Eksponentët e krimit, në rolin e pajtimit!

Shkrime relevante

Turizmi i gjelbër dhe zhvillimi i komuniteteve vendase, ligjëratë e Marjana Koçekut nga Shkodra në Pejë

Marjana Koçeku, Pejë Më 20 nëntor 2026 Në Pejë, ku pata kënaqësinë me...

Beqir Musliu, njëri prej emrave më të rëndësishëm në letërsinë moderne shqipe

Kaltrina Berisha , Prishtinë Shefqet Dibrani, “Artistikja në veprën Orfeiana të...

FFK nuk e pëson keq nga UEFA, e pëson nga vetvetja

Gani I. Mehmeti Në çdo shoqëri, shoqatë, organizim, shtet ka rregulla, ka...

Gjermania në rrugën e deinstrumentalizimit, sipas Ilir Secit

Ilir Seci, New York _____ ~ Cytje mendimesh nga takimi i djeshëm trilateral...

Lobimi në SHBA, Kosova rikthehet pas dy vjetësh: A do të japë “Ballard Partners” rezultatet e pritura?

Nga Hava Orana Xhukolli Mehmeti për rikthimin e lobimit në SHBA: Kosova...

Shpërndaj

Idriz Zeqiraj, Gjermani
     PDK-ja, me argatët e saj brenda strukturave të LDK-së, arritën ta përçajnë partinë. Për ta penguar rritjen e partisë dhe koalicionin e natyrshëm, LDK-LVV, si të vetmet parti parlamentare të pakriminalizuara, duke sabotuar në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare.
     Qëllimi i PDK-së ishte që deputetët e LDK-së, të mos jenë të bashkuar, në rast të votimit të presidentit/es të mundshme të LDK-së!
     Pasi ia arritën këtij qëllimi, eksponentët e krimit të PDK-së, morën rolin e pajtimit me LVV, duke bërë thirrje të përsëritura për koalicionin me LVV.
     Ndërkohë, LDK-ja jo vetëm nuk reagon, për deklarimet pajtuese të eksponentëve me kartela penalizuese, por, përkundrazi, anëtarë të klanit Mustafa, në prononcimet e përdyditshme, turpshëm e kriminalisht, thonë se “nuk kemi vija të kuqe për asnjë subjekt politik!”
     Madje, bëjnë thirrje që LDK-ja ta vazhdojë patericizmin e PDK-së dhe AAK-së në protesta, për t`i risjellë “komandantët” e penalizuar me dosje të krimeve faktike në pushtet.
     Janë këta argatë të PDK-së, të cilët Isa Mustafa i përdori si skllevër, për ta shkelur amanetin e Presidentit Rugova, për të mos lejuar Hashim dallaveren në kolltukun e presidentit!
     Vazhduan me votimin e Demarkacionit, Asociacionit, deri në bërjen e Hashimit hisedar në drejtimin e LDK-së!
     Janë subjektet politike të koalicionuara në PAN, shkaktarët kryesore të dy palë zgjedhjeve të fundit të përsëritura, të cilat nuk pranojnë të bëjnë kuorumin, për zgjedhjen e presidentit/es. Kësaj bande iu bashkëngjitën edhe disa deputetë kontrabandistë brenda LDK-së!
     Albin Kurti i ka mëkatet tij, sepse kërkon president kukullë, profan në politikë, për ta përdorur si rob të bindur.
     Mosmirënjohja për shtetin çlirues faktik të Kosovës, është sjellje që penalizon Kosovën, duke e lënë në rrezik të përhershëm, nëse nuk reflekton.
     Përndryshe, refuzimi që i bëri PAN-it kriminal në bllok, duke e akuzuar për krimin e organizuar, hajninë zyrtare galopante, haraçin e përgjakur, kontrabandën miliardëshe me bandat serbe të veriut të Kosovës dhe të gjithë katalogun e poshtërsive të kësaj bote, ishte parimor dhe fort i mirëpritur nga shqiptarët.
     Sot LDK-ja ka mbledhjen e Grupit Parlamentar. Lypse debat dhe llogari, për deklarimet paushalle që vazhdojnë të bëjnë klanorët e kallauzit Isa Mustafa, përkatësisht, argatë të PDK-së. Në mesin e vendimeve, të cilat i mori Kuvendi i fundit të LDK-së, ishte edhe ai se askush nuk mund të flasë në emër të LDK-së, pa qenë i autorizuar. Atëherë, shtrohet pyetja: Kur hynë në fuqi vendimi në fjalë?!
     Deputetët që nuk zbatojnë vendimet e partisë, bien ndesh me statutin e saj. Për rrjedhojë, nuk përfaqësojnë as anëtarësinë dhe elektoratin e LDK-së. Për më tepër, janë “kolonë e pastë” brenda partisë. Kjo nuk ka të bëjë fare me demokracinë e partisë. Përkundrazi, është anarki, që dëmton partinë.
     Mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar, është e një rëndësie të veçantë. Nostalgjia për aleancën me PAN-in, e ka katandisur LDK-në në këtë gjendje mjerane dhe assesi kryetari Lumir Abdixhiku me Lidershipin e tij aktual. Ai kështu e gjeti. Dhe, në përpjekje për ta rritur e ngritur më lart partinë, dikur krenare, të Presidentit Rugova, pengesa serioze vazhdojnë të jenë klanorët e Mustafës, gjegjësisht, hafijet e PDK-së.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu