Botohet libri i Sinan Kastratit ”Përsëri për Turjakën”

Shkrime relevante

Akoma nuk kemi gjetur ndonjë hoxhë të vrarë nga turqit, ja prifti At Irakli Pylli “me kobure”

At Irakli Pylli (1872-1944 Shën Pjetër Fier) Patriot, mësonjës, rilindës, luftëtar,...

Botohet libri i Sinan Kastratit ”Përsëri për Turjakën”

Sinan Kastrati _____ Sinan Kastrati deri tash ka botua tre libra ”Thesari popullor...

Një vështrim kritik – poetik mbi këngën e interpretuar nga Sherif Hasani

Nga: Hajriz Mamaj KËNGË KUSHTUAR NËNËS Një vështrim kritik-poetik mbi këngën e interpretuar...

Shpërndaj

Sinan Kastrati
_____
Sinan Kastrati deri tash ka botua tre libra ”Thesari popullor i Turjakës”, ”25 vjet përpjekje për Kosovën Republikë dhe ” PËRSËRI PËR TURJAKËN”
Sinan Kastrati ka publikua më shumë 700 tituj e fejtone me mbi 5000 faqe në shtypin e kohës, Bota sot, Bota press, Shqiptari, Fjala e lirë dhe Drini.us.
Këto ditë doli nga shtypi libri i tij më i ri ”Përsëri për Turjakën” ose sikurse thotë autori, ”Përsëri për Turjakën dhe ngjarje e kujtime të tjera …”   
Libri ka 418 faqe.
Librit ”Përsëri për Turjakën” i prinë një parathënie e shkurtër PAK FJALË PËR LEXUESIT NË VEND TË HYRJES DHE VËSHTIRËSITË GJATË PUNËS RRETH LIBRIT që flet për vështirësitë e autorit për grumbullimin e materialit.  
 
Libri “Përsëri për Turjakën”, Sinan Kastrati e ndan në katër pjesë:
Pjesën parë rrëfen për Turjakën, takimin me babën, me familjarë, kusherinj e të afërm kur shkon në Turjakë pas më shumë se 8 vjetëve apo qysh thotë autori, “një jetë nizami”.
Pjesën e dytë shkruan për eksursionin në Shqipëri, më 1979, në kohëne Enver Hoxhës
Vazhdohet me Drenocin e Zatriqit. Autori vlerëson rreth asaj se ”A kishte organizim ushtarak, Shtab të UÇK-së dhe luftë çlirimtare në Drenoc të Zatriqit”
Pjesa e katërt e librit, janë reagimet për e kundër Sinan Kastratit nga “OVL-UÇK dega në Rahovec, reagon ndaj shpifjeve ndaj Sinan Kastrati për luftën e UÇK-së” dhe disa ”veteranëve” të tjerë nga Drenoci e Rrethina e Rahovecit dhe Malishevës.
Në fund të librit, paraqet literatura e përdorur, me të dhëna të bollshme.
Është me interes se autori shkruan dhe nuk i kursen asnjë njeri që ai mendon se ka gjynahe dhe për ato që dihen shumë pakë nga lexuesi shqiptar, duke filluar me Adem Demacin e Metush Krasniqin
”Për Adem Demaçin, që gjithashtu foli gjatë dëshmisë Fadil Geci në Hagë, me të drejtë e përmendi edhe Metush Krasniqin që një herë në 101 vjet ban nëna, po paraqes dy dëshmi.
E para: Kur LPK-ja ―lufonte kundër ushtrisë serbe, Demaçi luftonte për një shtet të ri për formimin e Jugosllavisë së tretë. Adem Demaçi: Pranoj të jem kryetar i konfederatës ballkanike” (Naša borba, nezavisni politički dnevnik, nedelja, 7 jun 1997) Burimi: Bota Press, 202/02/20215
E dyta: Rrëfimi tronditës i Heroit Metush Krasniqi për Adem Demaçin”
―Me Adem Demaçin biseduam më 1963. Ai më foli per nji Organizatë Marksiste Leniniste, ndërsa unë isha i interesuar për vazhdimsi të NDSH-së (Nacional Demokratikja Shqiptare). Ademi më tha se ajo asht nji organizatë fashiste! Unë e ndjeva veten keq dhe i thash se nuk doja të punoja për komunizëm. Ato ditë më moren në hetuesi e më keqtrajtuen sa s`bëhet, duke më kerkuer t‟i informoja për organizatën e NDSH-së! Na thuej me kë e ke formuar organizatën?
– Ju thash, pse më torturoni, pse nuk jua paska thënë i njejti se më ke e kam formuar organizatën, derisa ditka për formimin e saj?”
Burimi i informacionit – Familjarët e Metush Krasniqit dhe libri i të burgosurit politik Ramadan Haziri Imazhi i vëllait në sytë e motrës Fq. 144
Sinan Kastrati në librin ”Përsëri për Turjakën” flet për disa të zhdukurit dhe Behajdin Allaqin *)  në burgun e Drenocit të Zatriqit që fatkeqësiht ishte në shkollën e katundit.
Pamje pranverore e Turjakës 
_____
Disa vlerësime për veprën e Sinan Kastratit:
R. Shahu ”Përsëri për Turjakën”
Një konsideratë e shpejtë, një skicë për vlerësim:
Pa nisë akoma që të bëj ca korigjime të vogla, po përcjell impresione nga leximi i librit:
Mendimi i parë që të vjen në mendje ndërsa lexon librin Përsëri për Turjakën, është se autori i tij Sinan Kastrati shkruan ndershëm dhe nuk bën kurrfarë pazari me të vertetat e tij, nuk bën kurrfarë zbukurimi e shëmtimi për hir a hatër të askujt.
E verteta është e vertetë ajo nuk ndryshon sipas oreksit apo shijes së ndokujt i pushtetshëm a jo, i famshëm a jo. Gjithkush ka të vertetën e tij, por ajo që ka ndodhë është një, këndvështrimet ndaj saj janë të ndryshme. Historia njerzore e vetes së tij e shkruar nga Sinan Kastrati ka motër veç të vertetën, ai nuk e përshtat historinë për hatrin e askujt, ai me këmbëngulje që edhe mund të shkaktojë dhimbje nuk e transformon të vertetën që e ka parë a regjistruar nga protagonistët në momente dramatike. Gjithkush munde ta shkruajë si Sinani të vertetën e tij. Sinan Kastrati është digë që synon të mbrojë të vertetën e jetës, luftës. Sinani shkruan sikur ka dalë në gjyq dhe dëshmon para Zotit dhe Historisë dhe asnjë fërshëllimë e fërfërime nuk e tundon të mos e rrefejë të vertetën e tij sipas tij, për Turjakën dhe veten, të verteta që i ka mbajtë thellë në mendje e zemër për dekada me radhë dhe tani do t’ia lërë të shkruara kujtesës së botës, rrënjëve të tij, vendlindjes së tij që ka një jetë që e mbart në shpinë në shpirt e zemës.
Sinan Kastrati  me tregimin e tij, me kamer të ndezur pa e fikë kurrë, tregon me sinqeritet tronditës, me gjuhën e vjetër të vendit e të tokës, me stilin e hershëm e muzikën e hershme të fjalës burimore e tingullit të vendit, pa u tundue kësaj radhe nga standarti gjuhësor që rrafshon, i ka bërë nder përsëri Turjakës së tij, tempullit të tij ku ka të ruajtur ëndrrat, kujtimet, që i ka futë në torbë e me të cilat udhëton në jetën moderne e në vende të qytetëruara, në bulevardet e të cilave flet vetmevete me vendlindjen, të parët e tij, të dashurit e tij, me udhë e shtigje, me gjurmë të vjetra, me pleq e urtarë, flet me zë, sa djali i thotë, babë, po flet vetmevete udhëve e po të shohin me çudi njerzit.
Sinani bash ashtu të folmesh vetmeveti ka pru edhe në këzë libër me shumë vlera të gjithanshme.
Portretet e njerzve të dashur e të njohur që gdhend më fjalë dashurie Sinan Kastrati përbëjnë një galeri të rrallë njerzish fisnikë që kanë ditë e kanë mundë me e ndërtue e me e jetue jetën edhe në kushte tejet të rënda e mes sakrificave të jashtëzakonshme.
Sinani i kushton vemendje të përqëndruar detajit të imtë dhe falë ndershmërisë e kodeve të tij morale që nuk e lejojnë të gënjejë, të tjetërsojë, ai ndërron kryet e vet por të vërteten e tij, atë që ka parë, që e di, që e ka jetuar, që e ka parë e prekë, nuk e ndyshon për asnjë interes të askujt
Pa fole per polemikat e tua te nxehta por te ndershme qe tregojne shpirtin tend te drejte e luftarak, di te them se shkrimet per Turjaken e shpirtin e saj, pershkrimet e njerzve, menyren e tyre te shprehjes e te jeteses, marredheniet e tyre, jane shkrime qwe kane me mbete gjerdane bukurie per vendlindjen tende. Ka me te nderue cdo turjakas i ditur ne vite, ka me te nderue kujtesa e njerzve se ti ia ke shkrue pasaporten Turjakes. Je pasues dinjitor i Anton Çettes e dijetarve te medhej te Kosoves qe kane shkrue shpirtin e Kosoves, menyren e jeteses, te folmen, ritet, doket e zakonet. Urimet e mia le te bashkohen me urimert e njerzve qe ia dine vleren librave te tu per Turjaken. Sa me shume te kaloje koha librat e tu per Turjaken do te jene drita te ndezura ne qiejt e kujteses kombetare.
Urime Sinan dhe pune te mbare.
Rexhep Shahu
Ndërsa ish shoku i studimeve me Sinanin, Milazim Krasniqi shkruan një mikut tjetër për Sinan Kastratin. Qe një pjesë e letrës studimeve. Në të vërtetë ai ia kishte dërgua letrën një mikut të tij i cili paska lexua një publikim të Sinanit e ai ia paska dërgua Milazimit. Pastaj Milazimi i shkruan një letër dhe sigurisht i flet për njohjet me Sinanin. Një kopje të letrën:
“ …  Ky është një rast i rrallë kur njeriu të bën nderimin më të madh, edhe duke të kritikuar, për arsye se është korrekt me të vërtetën. Kjo është e mundshme vetëm nga njerëz me vlera morale dhe që janë besimtarë te devotshëm. Prandaj uroj për gjithe ate mbamendje, për korrektesinë e plotë dhe vlerësimet reale …” (M. K.)
***
*) Behajdin (Myrteza) Allaqi (7 prill 1963, Prizren – i zhdukur nga 11 qeshor 1998) ishte veprimtar dhe intelektual shqiptar i çështjes kombëtare gjatë viteve 1980-90, dhe i cili së bashku me Fadil Vatën, Afrim Zhitinë ishin udhëheqësit e lëvizjes ilegale për çlirim që njihej me emrin Lëvizja për Republikën e Kosovës. Allaqi ka qenë edhe pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës[1] ku dhe mori pjesë në Luftën e Kosovës gjatë së cilës dhe u zhduk në mënyrë shumë të dyshimtë.
Më 17 shkurt 2015 figura e Behajdin Allaqit dekorohet me urdhrin Hero i Kosovës nga presidentja Atifete Jahjaga.[2][3] marrë nga Wikipedia
______
Autor: Sinan Kastrati
Redaktor: Rexhep Shahu
Shtëpia botuese e promovuese: Klubi i Poezisë, Tiranë 
Punoi ballinën & Arti grafik: Blendi Shahu
© autori & Klubi i Poezisë
ISBN 9789928337825
 Tiranë, 2026  
Çmimi 15 euro
Sinan Kastrati…, në Turjakë

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu