
Luan – Asllan Dibrani, Gjermani
25 shtator 2026
Tregim satirik
Në atë shtëpi, fjala «bahçe» kishte dy kuptime. Njërin e njihte mirë hoxha: toka jepte prodhim, gratë punonin dhe ai mblidhte paratë. Kuptimin tjetër do ta mësonte vonë, kur të kuptonte se edhe zemrat e lëna pas dore kërkojnë ujë.
Hoxhë Sylejmani e quante familjen «bahçe të bekuar». Kishte tri gra dhe secilës i tregonte si duhej ta mbante shtëpinë: Hanifes i predikonte durimin, Xhemiles kursimin, Sabrijes bindjen. Vetë mbante çelësat e hambarit dhe numëronte të ardhurat nga puna e tyre.
Kur njoftoi se do të martohej edhe me Hyrijen, njëzet vjet më të re, Hanifja e pyeti:
— Tri bahçet që ke, a i ke ujitur ndonjëherë?
— Ju të tria jeni mirë, — tha Sylejmani. — Zemra ime kërkon një pranverë të re.
Xhemilja pa duart e Hanifes, të çara nga puna, pastaj ato të Sabrijes.
— Pranverën tënde do ta paguajmë prapë ne?
Ashtu ndodhi. Sylejmani shiti dy lopë, grurin, patatet dhe domatet. Me paratë e grave bëri dasmën dhe mori një apartament pranë detit. Kur Hanifja i kujtoi bahçen e shtëpisë, ai hodhi valixhen në makinë dhe u përgjigj:
— Gjeni një burrë që di ta ujisë. Unë po shkoj me Hyrijen!
Hanifja nuk foli. Qazimi kishte vite që vinte pranë saj, që nga martesa e tretë e Sylejmanit. Ai e dëgjonte kur hoxha harronte ta pyeste si ishte. Me kohë, Hanifja dhe Qazimi ishin dashuruar. Nga tre fëmijët e Hanifes, njëri ishte i Sylejmanit, dy të Qazimit. Hoxha, aq krenar për madhësinë e familjes, nuk kishte vënë re sa pak dinte për jetën e saj.
Sabrija e kishte kuptuar afërsinë mes tyre. Edhe ajo ndihej e lënë pas dore, por ia hapi fjalën Hanifes me zemërim e me kërcënim. Hanifja nuk e pranoi atë mënyrë.
— Nëse do të flasësh me Qazimin, fol vetë, — i tha. — Mos e përdor frikën time për të marrë atë që dëshiron.
Sabrija kërkoi falje. Pastaj foli me Qazimin. Gjatë ditëve që Sylejmani pushonte në det, mes tyre lindi një afërsi e re, me dëshirën e të dyve. Hanifja dhe Sabrija, që deri atëherë kishin ruajtur secila vetminë e vet, nisën të flisnin hapur me njëra-tjetrën. Qazimi kujdesej për dy gra që hoxha i kishte lënë pa dashuri, ndërsa Xhemilja u kujtonte të gjithëve se domatet e vërteta duheshin ujitur çdo mbrëmje.
Në plazh, Hyrija priste të kalonte kohë me Sylejmanin. Ai i foli për qiranë, çmimin e drekës dhe faturën e kondicionerit. Ditën e tretë e zuri gjumi nën çadër. Hyrija doli të shëtiste, njohu një djalë të ri dhe ra në dashuri me të. Vendosi të qëndronte pranë detit.
Kur u zgjua, hoxha gjeti mbi peshqir fustanin, sandalet dhe një letër:
«Më premtove dashuri e më numërove shpenzimet. Bahçja ime kërkonte kujdes; ti fjete nën çadër. Unë po qëndroj këtu me dikë që pati kohë të më dëgjojë dhe të ma ujis bashqen se u rrit bari e thare pa e ujit asnjeri . Ky erifi qenka zanatli dhe e freskoj me kujdes .Ti mire mbetesh .»
Sylejmanite lexoj një herë letrën su besoj syve e lexoj së dyti u mundua ta feshte siku po i asheh dikush . Iu morën mendtë u rrezhua ne me kokë në rre . Pushuesit e ndihmuan dhe e çuan në spital. Nga atje telefonoi në shtëpi. Hanifja, Xhemilja dhe Sabrija nuk kuptuan pse e si, por Xhemilja sikur u zbeh pak ndesa Hanifja dhe Sabria sikur a panë pa kurrfar ndryshimi ja meshelen syrin njëra – tjetres bënë gati rroba për të dhe shkuan ta vizitonin.
— Sa mirë që ju kam, — u tha ai kur i pa pranë shtratit. — Ju të tria e mbani shtëpinë bashkë.
— E mbajmë, — tha Hanifja.
— Dhe flasim më shumë me njëra – tjetrën tani, — shtoi Sabrija.
Sylejmani buzëqeshi, i bindur se sëmundja e tij ua kishte afruar zemrat. Nuk e dinte se ato kishin nisur të afroheshin që kur ai i kishte lënë të vetme me gjithë punët e shtëpisë.
Në mbrëmje, Hanifja dhe Sabrija dolën nga spitali krah për krah. Kishin lënë takim me Qazimin pasi të mbaronin punët. Xhemilja u kishte porositur të ktheheshin me kohë për t’i ujitur domatet.
— A mendon se Sylejmani do ta mësojë ndonjëherë? — pyeti Sabrija.
Hanifja pa nga dritarja e spitalit, ku ai ende u bënte me dorë.
— Ndoshta do të mësojë të na pyesë si jemi, — tha. — Pastaj le të fillojë të na dëgjojë.
Në shtrat, hoxha i tha infermierit se ishte me fat: tri gratë e tij paskëshin mbetur të bashkuara. Ai nuk e dinte sekretin që ruanin Hanifja dhe Sabrija. E dinte vetëm se Hyrija nuk do të kthehej dhe se, kur të dilte nga spitali, e priste fletorja e Xhemiles me llogarinë e lopëve, të grurit dhe të domateve.
Hoxha kishte shkuar në det për një pranverë të katërt dhe kishte përfunduar në spital me një palë sandale kujtim. Në shtëpi, bahçet vazhdonin të gjelbëronin. Ai kishte pasur çelësat e hambarit; Qazimi kishte ditur ku duhej çuar uji.


