Vrasja e grave në Kosovë, shembulli i Arlinda Zekajt

Shkrime relevante

Presheva bëhet qendër e një konference shkencore për studimet e huaja mbi shqiptarët

Sevdail Hyseni, Bujanovc  Studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Zvicra dhe...

Një popull i vogël, një krizë e madhe morali

Nga Frank Shkreli _____ “Si është e mundur që një popull kaq i...

A shkoi në mbeturina politika neofashiste serbe më 25 tetor 2026

Prof. Dr. Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Analizë observimesh historiko politike e ngjeshur...

Themelimi i celulës së parë të arsimit në Kosovë

Lekë Mrijaj, Klinë Me 3 shkurt 1990, në kohen kur arsimi shqip...

Kurti po e shkreton Kosovën, duke e mbështjellë regresin me retorikë politike dhe konservatizëm fetar!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan Kur politika përzihet me dogmën fetare, shteti laik...

Shpërndaj

Milazim Maraj, Istog

Vrasja e Grave në Kosovë, shembulli i Arlinda Zekajt

  • Bazuar në të dhënat e Policisë së Republikës së Kosovës nga viti 2010 deri sot janë vrarë 67 gra shqiptare.

Këto janë kryesisht të vrara nga dhuna familjare. Që do të thotë së janë vra nga familjaret e vet. Nuk flitet që kishte pas kaq vrasje nga familjarët para lufte ose deri në vitin 2010 pas lufte. Ajo që mbajmë mend është se kaq vrasje nuk ka pas në Kosovë as në vendet tjera të banuar me shqiptarë ndonjë herë më parë. Kultura kombëtare shqiptare respektohej shumë më shumë para lufte, e deri nja dhjetë vjet pas lufte. Pas vrasjes së fundit behët shumë zhurmë shumë fjalë në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës deri të institucioni me i lartë Kuvendi. Por asgjë nuk del e qëlluar. Janë më shumë tendenca që të shpëtohet nga faji. Apo të etiketohet dikush për këtë rast.

Nuk ka diçka të propozuar , që ndalon këtë dukuri të rëndë dhe shumë të shëmtuar. Po të i dëgjosh të gjitha këto diskutime kanë të bëjnë me masat pas ndodhjes së krimit. Asnjë fjalim apo një studim pse kanë dal kaç vrasje dhe dhunë në familje, pas vitit 2010. Cilat janë burimet e konflikteve në familje? Shkaqet e këtyre ngjarjeve të rënda që po dëmtojnë rëndë familjet tona? Ku është respekti dhe dashuria në familje që ishte dikur? Pse humbi, pse u dëmtua kaq shumë? Parandalimi i këtyre tragjedive nuk behët vetëm me dënime, kufizime, masa ndëshkuese. Këto masa pas tragjedive nuk përmirësojnë asgjë. Nuk ngjallën ata që vdesin. Nuk ri- shërohen këto plagë në këto familje.

Çka po ndodh? Këtu kemi disa kultura që pretendojnë të vendosën mbi bazën e kulturës së familjes shqiptare. Përleshje e tyre në territorin dhe kurrizin tonë. Njëra është kultura jon kombëtare e cila ekzistonte historikisht kur femra shqiptare mund të bëhej Princeshë dhe Mbretëreshë ishte Zonjë e madhe në familje . Kur zonja e shtëpisë ishte zëri i dytë në familje dhe i pari kur i Zoti i shtëpisë nuk ishte në shtëpi. Ishte respekti i ndërsjellë dhe vlerësimi i duhur për njeri tjetrin edhe kur familja ishte shumë anëtaresh. Tani kemi një dhunë që prodhohet nga depërtimit të ligjeve të sheriatit dhe një përplasje me Kartën e Kombeve të Bashkuara për barazi gjinore në Botë.

“Gratë tuaja janë arat tuaja, prandaj veproni me arat tuaja si të dëshironi, por përgatituni për vete dhe frikësohuni prej All-llahut dhe dine se do të dilni para Atij. Pra, përgëzoj besimtarët!”

[Kurani, 2:223 / shqipëruar nga teologu mysliman Prof. Dr. Feti Mehdiu.]

Sheriati femrën e konsideron si pronë të burrit, që “ zoti e ka falë për hatër të burrit” do të thotë që ajo duhet të jetë skllave. Ndërsa Karta e Kombeve të Bashkuara për barazi gjinore i sheh të barabartë. Këto dhe të tjera tani po thyhen mbi kurrizin e shqiptarëve duke luftuar ashpër kulturën kombëtare shqiptare. Shqiptaret si po duket nuk janë mjaftë të përgatitur për të i përballuar këtë dëm që nuk arritën armiqtë historik për dhjet shekuj. Kjo tregon se në shkollat tona po mungon ajo që duhet të ruhet dhe është futur ajo që na po na dëmton pa mëshirshëm. Kjo Tregon se planet e shkollave tona janë arsimore dhe nga kjo para kohe është hequr pjesa edukative. Kjo fatkeqësi kombëtare kërkon studim të shpejt, profesional që të mbrohemi, nga kjo e keqe e madhe. Nuk behët asnjë studim shkencor, nga vjen kjo dukuri, cilët janë faktorët që po ndikojnë në këtë tragjedi familjare. Cilat masa do të duhej të merren që kjo dukuri të parandalohet.

Të kontrollohet puna dhe efekti i psikologëve dhe këshilltarëve sociolog. Të vlerësohet efekti i punës së tyre. Të formohen dhe kontrollohet efekti i punës së këshillimoreve, të vlerësohet efekti i punës së tyre dhe të merren masa paraprake. Prokuroria, Gjyqi, Policia, Burgua janë institucione që mund të ndikojnë në mos përsëritjet e këtyre krimeve nga të njëjtit kryerës të veprave kriminale.

Më 27 tetor 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu