”Lirinë nuk ua solla unë, Lirinë e gjeta ndër jush!”
(Gjergj Kastrioti)
”Heroi Kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një shembull gati universal i luftëtarit të lirisë, i nderuar në botën mbarë me përmendore jo vetëm në Tiranë, Prishtinë e Shkup, po gjithashtu në Romë, Bruksel, Gjenevë, Detroit, Buenos Aires. Të tjera përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër, Varshavë, Melburn, Manila etj. Kur shqiptarët kanë kontribuar kaq shumë për qytetërimin e njerëzimit, përse pak njerëz në botë janë të ndërgjegjshëm për këtë, përkundrazi shumë as nuk kanë dashur ta pranojnë këtë realitet?
Evropa sabotoi historinë tuaj në shek. XIX, kur Ilirinë e quajti Ballkan”
(Aleksander Lambert)

Nga Ismet Hasani, Suedi
___
Histori e pa treguar
___
Çfarë thotë Dr. Aleksander Lambert për Gjergj Kastriotin dhe shqiptarët?
___
Gjergj Kastrioti është nje personalitet kombëtar e ndërkombëtar që qëndron në qendër si të historisë së kombit tonë arbënor ashtu edhe në historinë e europiane dhe botërore.
Nuk ka histori të kombeve që nuk ka individin në qendër të saj, madje është historia ajo që lidhet me personalitetet mbikohore që kanë lënë gjurmë në jetën e atij kombi.
Gjergj Kastrioti është pikërisht forca e shpirtit të tij ,guximi, aftësiët ,vlera ditura, që ai ka fituar edhe emrin Gjergji i Madh, sepse ai shkëlqeu me fitore të tij dhe gjenialitetin e tij luftarak.
Nuk ka histori të kombeve që nuk ka individin në qendër të saj, madje është historia ajo që lidhet me personalitetet mbikohore që kanë lënë gjurmë në jetën e atij kombi.
Gjergj Kastrioti është personalitet kombëtar e ndërkombëtar që qëndron në qendër si të historisë së kombit tonë arbënor ashtu edhe në historinë përgjithshme europiane dhe botërore.
Është pikërisht forca e shpirtit të tij ,guximi, aftësiët, vlera ditura, që ai ka fituar edhe emrin Gjergji i Madh, sepse ai shkëlqeu me fitore të tij dhe gjenialitetin e tij luftarak.
”Pra të gjitha librat e historisë së vërtetë nuk mund të harrojnë pa e nënvizuar periudhën e Gjergj Kastriotit dhe gjurmëve që ai la në historinë, jo vetëm të kombit tonë, por edhe të historisë botërore. Gjergji vërtetë kishte në vete diturinë, vlerën, veprat e mëdha dhe gjakun e vjetër të arbënisë sonë, personalisht jam i lumtur që i përkas gjakut të tij dhe e ndjej thellë në shpirt se pa të ne do të ishim banorë të huaj në tokën tonë, ose edhe nuk do të ekzistonim gjerë në ditët tona si komb,ai është shembull për të gjithë brezat, ai është frymdhënia kombëtare për të gjithë arbënorët që i qëndrojnë besnik rrënjëve të tyre të lashta kombëtare europiane.”
(Gjon Keka)
*
Hero kombëtar, ishte katolik kur ai luftonte kundër otomanëve për 25 vjet rresht, duke mbrojtur lirinë e Shqipërisë dhe duke penguar ushtritë otomane të mbërrinin deri në Vatikan. Nuk është një gjë e rastit që shumë Papë atë e kanë nderuar me emrin “Kampion i Kristianizmit”. Kurse Volteri ka shkruar për të: “Po të kishte qenë në krye të Perandorisë Bizantine, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Konstandinopoli nuk do të kishte rënë në duart e Otomanëve”, që në atë kohë përfaqësonin Perandorinë më të fuqishme të botës. Edhe Napoleon Bonaparti e ka vlerësuar Skënderbeun si një nga katër “Gjeneralët” më të mëdhenj të historisë.
E vërteta është se shqiptarët po ta kishin konsideruar fenë islame dhe çdo fe tjetër më të rëndësishme se identitetin kombëtar, nuk do ta kishin bërë Gjergj Kastriotin – Skënderbeun hero të tyre kombëtar. (Autori)
Vendasit e Shqipërisë nuk janë turq sikurse shumë e mendojnë; përpara kanë qenë shumica të krishterë, por gjatë shekujsh pjesa më e madhe është kthyer në besimin Islam.
(George Fred Williams)
*
Ne e përkrahim dhe duhet ta ndjekim me të gjitha përmasat përparimin në çdo degë të diturisë dhe të jetës, por tradicionalzimin duhet ta ruajmë me vetëdije të plotë si komb. Jemi të bindur se po deshtëm me jetua në botë si shqiptarë, duhet të vëmë në themel të bashkëjetesës sonë kombëtare traditën. Merret vesh traditën e kuptueme dinamikisht, të rrahun në frymë të kohës, të pastrueme nga ndryshku i paragjykimeve që s’kanë të bëjnë me palcën e thjeshtë të brumit tonë fisnor.
Duam që breznitë e ardhshme ta endin jetën e tyre me elementat më bujarë të përvojës.
Kush lakmon përtëritjen e shkëputun nga tradita, ai verbërisht përgatitet me marrë traditat e të huajit.
Tek gjendja jonë e varfër shpirtërore që kemi, sundon kapadaillëku, dembelizmi, trishtimi, melankolia, myku bizantin, mosrespekti, tek të cilat vegjetojnë plagët tona shoqërore dhe socilae.
Në procesin e gjatë e të vështirë të analizës së problemeve të shumta shqiptare, gjenden hijet e pushtimeve të huaja dhe fryma e keqe, që ato krijuan dhe na e lanë si dhuratë. Këto pushtime, jo rrallë, vijnë pa krisma armësh dhe gjëmimi, por me frymën e ndotur të kulturës se prapambetur që sjellin.
Era e rëndë orientale që ka fillua të fryejë që nga epoka bizantine, shpirtit të shqiptarit i ka bërë dëme të mëdha. Orientalizmi shqiptar ishte një sistem i të menduarit, i të sjellurit dhe i të vepruarit, kur ka krijuar botëkuptimin dhe filozofinë. Ashtu, siç dallohet e veçohet çdo filozofí dhe botëkuptim nga disa pikëpamje karakteristike, ashtu dallohet dhe karakterizohet edhe orientalizmi shqiptar nëpër disa shprehje symptomatike dhe filozofike. (Autori)
*
Shënim: FJALËN e dr. Aleksander Lambert, për Gjergj Kastriotin dhe shiqiptarët, do ta jap në pjesën 2 të këtij shkrimi.


