
Nikolin Sh. Lëmezhi
___
Padrejtësia
___
(kushtuar Arlinda Zekaj e vrarë nga kunati i saj)
Poezi
___
Nëse do të hesht mbase është më mirë,
por kësaj radhe nuk hesht dot.
Se heshtja poetit nuk i shkon
– një ditë bota do të thot’.
E pra, kë të fajësoj për vrasjen tënde Arlinda?
Tek kush të kërkoj drejtësi?
Gjaku yt flet më shumë se asgjë tjetër,
gjaku yt është zëri që bën histori.
Ti nuk ke vdekur, o bijë e Kombit tonë,
ti gjithmonë do mbetesh e gjallë,
se gjithmonë prej teje do lindin jetë të reja
edhe tash që dheu ta flladit atë ballë.
Si mundet toka ty të të mbajë?
Kush për ty do të mbajë zi?
Gjaku yt i derdhur kaq mizorisht
le të jetë farë për një njerëzim të ri.
Se shqipari kurrë traditë nuk ka pasur,
Të vrasë gratë dhe njerëzit e shtëpisë.
Por vetëm armiqtë dhe tradhëtarët,
vetëm pushtuesin e Shqipërisë.
Ti nuk je një numër Arlinda,
ti nuk je thjesht një emër.
Do të jesh nëna, padrejtësisht e vrarë,
do të jesh gruaja që jeton në çdo zemër.
___
Shkodër, më 28. 10. 2026
Nikolin Sh. Lëmezhi
Lagjja Ndoc Mazi
Rruga Besëlidhja, nr. 20
Postpritje 4001
Shkodër (Albania)
Tel. 00355683236970
Lagjja Ndoc Mazi
Rruga Besëlidhja, nr. 20
Postpritje 4001
Shkodër (Albania)
Tel. 00355683236970



Një poezi thellësisht prekëse, e dhimbshme dhe plot revoltë ndaj padrejtësisë, ku çdo varg bëhet zë i ndërgjegjes njerëzore. Poeti Nikolin Sh. Lëmezhi, me ndjeshmëri dhe guxim qytetar, e kthen dhimbjen për Arlindën në një thirrje të fuqishme kundër dhunës dhe heshtjes.
Kjo poezi nuk është vetëm një elegji për një jetë të ndërprerë mizorisht, por edhe një protestë ndaj një shoqërie që duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e gruas.
Veçanërisht domethënës është mesazhi se Arlinda nuk është thjesht një emër apo një numër në statistikat e tragjedive, por një jetë njerëzore, një nënë dhe një kujtim që meriton drejtësi e respekt.
Kur poezia bëhet zëri i atyre që nuk mund të flasin më, ajo shndërrohet në ndërgjegjen e një kombi.
Respekt për penën tuaj, i nderuar poet, që nuk hesht përballë padrejtësisë! Uroj që dhimbja e Arlindës të mos mbetet vetëm kujtim, por të bëhet thirrje për drejtësi, ndërgjegjësim dhe mbrojtjen e çdo gruaje.
Lavdi kujtimit të Arlindës dhe drejtësi për jetën e saj të këputur padrejtësisht!