Janë do vorre në Kosovë…, poezi elegjiake e Dije Demirit – Frangut

Shkrime relevante

Janë do vorre në Kosovë…, poezi elegjiake e Dije Demirit – Frangut

Dije Demiri Frangu ____ Janë do vorre në Kosovë mbushur gjinj grash Janë do...

Presidenti i Greqisë, Konstantinos Tasoulas, Sot, me 28 tetor 2026, “thirrje për çlirimin e vorio epirit nga Selaniku”

Presidenti i Greqisë Konstantinos Tasoulas, provokon duke bërë thirrje për çlirimin...

Mos më vrisni edhe në varrin tim!

Luan - Asllan Dibrani, Durrës Elegji e dhimbjes, protestës dhe ndërgjegjes njerëzore...

Vrasja e Arlinda Zekajt nga këndi im

Gani I. Mehmeti E vërtetë se nuk arsyetoj asnjë vrasje të askujt...

Të mos e zëvendësojmë grurin e etërve tanë me egjrën e mashtrimit

Dom Fran Sopi, Pejë  Kemi fryte që mbillen në tokë dhe fara...

Shpërndaj

Dije Demiri Frangu
____
Janë do vorre në Kosovë mbushur gjinj grash
Janë do vorre në Kosovë
Që heshtin më shumë se tjerat
Të mbushura flokë të gjata,
Gjinj grashë që rrjedhin qumësht
Janë do vorre në Kosovë me mitra të fryra
vorre me vezore që prisnin evoluimin
Vorre me fëmijë që duhej të lindnin
Do vorre ku as kurorat s ‘guxojnë të qajnë
Emrat e tyre një kohë në gjykata jehojnë
Janë do varre në Kosovë
Me plumba trupave e vërragë sopatash
E mbi to vetëm re të zeza rrinë
Janë do varre në Kosovë me kangë-vaj mbushur
S’di a ka vend për shiun në to
Janë t’ mbushur lot nënash që vazhdojnë
Të qajnë për fëmijët
Që s’mund ua mësojnë alfabetin

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu