Malësorja Shqiptare

Shkrime relevante

Gjithmonë me kokën lartë, kurrë familja jonë s’është përkulur…!

Majlinda Shala, Gjermani ____ Unë dhe familja ime kemi qëndruar gjithmonë me kokën...

Malësorja Shqiptare

Fatmir Gashi, Prishtinë _____ Malësorja shqiptare nuk është një përshkrim i miteve të...

A pati gjenocid gjatë pushtimit Osman të trojeve Arbnore (1467-1590)?

Gjet Ndoj Tarazhi, Rrëshen - Tiranë _____ Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut,...

A jeni lodhur? Se unë jo vetëm që jam lodhur, por edhe jam mbështetur për muri…!

Maki Maqedonci Canoll, New York Prit me muaj e pritë me vjetë...

Shpërndaj

Malësorja shqiptare nuk është një përshkrim i miteve të Parajsës. Ajo është këtu, pranë dhe mes nesh, është në botën e gjallë, aty ku natyra ka vendosur të dëshmojë bukurinë e krijimit. Nëse e ndjek me sy të mprehtë, duke filluar nga gishtat e këmbëve,-dhe duke hedh vështrimin përgjatë këmbëve të saj të shkathëta, i sheh gjymtyrët si shtigjet që përshkojnë shkrepat, deri te qëndrimi krenar i trupit.
Duket sikur çdo përmasë është menduar nga një dorë precize që njihte sekretin e harmonisë trupore. Në siluetën e saj, nga maja e kokës deri te hapi mbi tokë, imagjinata sheh një gjeometri të artë, një simetri të rrallë, ku asgjë nuk duket e tepërt dhe asgjë nuk mungon. Sikur vetë natyra të kishte vizatuar me kompasin magjik, finesat e orbitës së bukurisë për të krijuar një vepër të gjallë. Pastaj, mbi këtë harmoni, flamuri kuq e zi me shqiponjën dykrenore nuk është thjesht një simbol, përkundrazi është shpirti i një populli që ka mësuar të qëndrojë krenar mes shkëmbinjve dhe stuhive, mes egërsisë dhe bukurisë.
Bukuria e saj nuk mbet peng i maleve ku lindi. Jo! Kudo që shkeli këmba e saj, në rrugët e Romës apo mes rrokaqiejve të Nju-Jorkut, me veti solli hijen e kreshtave shqiptare, sikur të ketë zbritur një copëz e Alpeve shqiptare në qytetet e botës, duke lënë pas aromën e gurit, frymën e erës dhe madhështinë e një vendi që nuk e harron dot. Ajo lindi diku thellë në hapësirë të Malësisë, aty ku TUZI ruan kujtesën e një bote shqiptare, aty ku ujërat e ujëvarave zbresin mbi gurë dhe duket sikur natyra ka lënë një këngë të lashtë, këngën e bujarisë së malësores shqiptare. Ndoshta,- edhe zëri i saj e ka atë jehonë! Një zë që të kujton rrjedhën e ujit, gjëmimin e ujëvarave dhe jehonën e maleve që e kanë rritur. Malësorja bart me vete një copë të lashtë atdheu ku njeriu dikur ngriti sytë drejt qiellit dhe kërkoi Zotin(Thotin), aty ku malet prekën retë dhe ku zoti dha betimin e marrëveshjes së lashtë për krijimin bukurisë shqiptare. Zoti (Thoti) i dha një populli shqiponjën për qiellin, shkëmbin për qëndresën dhe gruan për t’i dhënë bukurisë një shpirt njerëzor. Malësorja shqiptare kaloi,-dhe nëpër rrugët e Romës si një afresk i Rilindjes.
Në rrugët e Nju-Jorkut zgjoi imagjinatën e ringjalljes së Merilin Monrosë, por jo! Ajo u përket kreshtave që e formuan, kreshtave të malësisë shqiptare. Helena e Trojës mund të mbetet në kujtesën e botës si bukuri e një mit, që frymëzoi legjenda. Afërdita si hyjnesha e bukurisë, ndërsa malësorja shqiptare nuk ka nevojë të zbresë nga Olimpi, as të dalë nga muret e Trojës.
Ajo është këtu, e vërtetë, e gjallë, me shkëlqim natyror, vetëm me shtatin dhe bukurinë që ia fali natyra shqiptare. Kur kthen kokën nga historia, të duket sikur në të takohen lashtësia ilire, krenaria e shqiponjës dhe hijeshia e natyrës. Ajo ka diçka nga zanat që, sipas legjendave, banonin përtej shtigjeve të zakonshme të botës, por është më e bukur se ato, sepse nuk është legjendë.
Është bija jonë prej mishi e gjaku, bija e TUZIT, me shpirt mali dhe rrezatim nga fytyra.
Madje, duket sikur bukuria e saj të ketë kapërcyer edhe përmasat e imagjinatës së Parajsës. Ndoshta! Po ta shohësh me sytë e zgjuar mirë, bindesh se Zoti nuk krijoi vetëm shqiponjën për kreshtat dhe malet për të prekur qiellin. Jo! Ai krijoi edhe malësoren shqiptare, për t’i dhënë kësaj toke një bukuri që ecën, që udhëton, që kapërcen oqeanet, por kudo që shkon, bart një copëz të atdheut në vete. Në këtë tokë të krenarisë, bukurisë dhe shkathtësisë, malësorja nuk është kopje e asnjë legjende. Ajo është vetë origjinali. Dhe kudo që shkel, hija atdheut duket në krenarinë, dinjitetin, bukurinë e saj.
PS!
Një portret poetik i malësores shqiptare, i lindur nga frymëzimi dhe motivi i përbashkët i Mimoza Gashit dhe Fatmir Gashit, me figurën e Nafije Gjokajt si mishërim të bukurisë, krenarisë dhe shpirtit të Malësisë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu