Definitivisht, shumë bashkëkombësve tanë ideologjia islamiste ua ka bërë trurin bërllok. Për ata që nuk e kuptojnë: ideologjia fetare nuk është e njëjtë me fenë. Feja është e garantuar në vendet demokratike, ndërsa shumë ideologji fetare ekstremiste janë të ndaluara.
Vetëm pse Abdul El-Sayed u zgjodh senator në SHBA, shumë bashkëkombës ranë në ekstazë. Ky senator nuk na ka përkrahur deri më sot, e as nuk besoj se do të luajë ndonjë rol të rëndësishëm në çështjen tonë kombëtare. Për sqarim, gjithashtu nuk ka fakte që ai ka kërkuar mbylljen e Kampit Bondsteel në Kosovë. Mos te këtë shpifje dhe paragjykime se nuk na ndihmojnë.
Të njëjtit njerëz që e përkrahin Abdul El-Sayed, në rrjetet sociale shajnë pa ndërprerë hebrenjtë (jahuditë, siç i quajmë në gjuhën popullore). Ndërkohë, një kërkim i thjeshtë me AI tregon se shumë politikanë amerikanë me prejardhje hebraike kanë qenë ndër zërat më të fuqishëm në mbështetje të Kosovës (shikoni foton me listen e disave nga ata). Përmes Senatit dhe Kongresit të SHBA-së, ata kanë kontribuar në avancimin e lirisë, sigurisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Gjithashtu, shumë bashkëkombës kanë paragjykime dhe urrejtje ndaj hebrenjve. Kur i pyet: “A njihni personalisht ndonjë hebre?”, e dini si përgjigjen shumica? “Nuk i njohim, por i dimë!”

A nuk është kjo shenjë e shpëlarjes së trurit nga propaganda dhe ndikimet antishqiptare?
Për besë, mjerim dhe marrëzi!



