Ky është futbollisti tashmë i ndjerë Xhevat Prekazi. Xhevat Prekazi (1957–2026) gjatë karrierës së tij luajti te Partizani i Beogradit dhe Galatasaray, nga vitet e tij të mëvonshme. I lindur në Mitrovicë, ai u bë i njohur për gjuajtjet e tij të lira dhe karrierën e suksesshme në Ish-Jugosllavi dhe Turqi, përpara se të ndahej nga jeta më 8 nëntor 2026 në moshën 69-vjeçare.

____
3 përsonazhe të ndryshme apo të ngjashme?
____
Kur analizoj rrugëtimin tonë drejt dijës, shkollimit e edukimit, mund të them se rrugët qe na shpienin drejt dijes, shkollimit e edukimit ishin të veshtira, jo si rrugët e sodit. Për kuadrat e viteve të 50, 60 e 70-ta, drejtimi ishte kah Beogradi, Zagrebi e Lublana. Para se të hapej Universiteti i Prishtinës, nuk kishim fakultete ku mund të sjellnin përspektivë, veç disa shkollave të larta e edhe më pak superiore, qe ishin nën Universitetin e Beogradit. Por ky 8rrugëtim i studenteve tanë atje mbarte dhe rrezikshmeri edhe sfidë. Pikësepari ishte identiteti, i cili në të shumtën e rasteve ose nuk potencohej ose anashkalohej nga rinia qe shkollohej atje dhe e dyte dashuria. Duke jetuar në një Jugosllavi, ku propagandohej barazia, bashkim vëllazërimi e dashuria mes kombëve, studentët iu nënshtruan këtyre fakteve.
Jo rastësisht mora 3 personalitete: Të parin-politikan, të dytin aktor dhe të tretin sportist.
Qe të tre ishin martuar me serbe; dikush pak e dikush më shumë kishin jetuar në Beograd. Atje kishin krijuar familje.
Qe të 3 dallojnë mes veti përnga puna, veprimi e qendrimi karshi kombit e Kosovës.
Rrahman Morina, i martuar me serbe, politikan kishte rënë në humnerën e thellë të tradhtisë bashkë me Bubën e familjen. Ishte shitur tek serbët, kishte devijuar pokitikën edhe ashtu të dobët të kosovës deri në atë shkallë sa të humbët autonomia e vitit 1974.

Ky politikan u varros me nderime politike në varret e vipave në Beograd:”groblje velikana”! Padyshim ishte tradhëtar me vulën e popullit të Kosovës e patriot me vulën e Nillosheviqit.
Bekim Fehmiu, i martuar me aktoren serbe të njohur Branka Petriç, aktori me i njohur shqiptar. Kurrë nuk e ka mohuar prejardhjen. Kurr nuk ka pranuar ta ndrrojë emrin e as mbiemrin për të luajtur në Holivood. Pasi ishte nominuar për çmimin “Oskar” në rolin e romit në filmin “mbledhësit e puplave”, Bekimit iu rrit fama, por jo përmes Beogradit po përmes regjisorit italian Franko Rosi. Ai ia besoi rolin kryesor të Uliksit, në filmin “Odisea”. Jetoj në Romë, vizitoj Tiranën dhe u takua me rexhisorët e njohur atje, po kurr nuk iu besua roli i Skenderbeut. I larguar nga filmi e shoqëria, pa gëzuar pension, kurr nuk u dorëzua, kurr nuk e harroj Kosovën. U varros në ujin e vendlindjes, në drinin e Prizrenit, ku kishte kaluar femijerinë. Anakronike, se si kuvendi dhe krye kuvendari Jakup Krasniqi refuzuan të mbajnë 1 minut heshtje në Kuvendin e Kosovës, për këtë aktor të madh shqiptar.

XHevat Prekazi, futbollist i Trepçës, Partizanit, Galkatasarajit e i shumë klubeve të njohura europiane. I martuar poashtu me serbe. Kurr nuk është marr më politikë. Ka shprehur dhimbshuri për vuajtjet e popullit të tij, ka vizituar familjarë e vendas në Mitrovicë. Nuk e kam njohur më shumë, po kur punoja në Gjimnazin e Mitrovicës flitej për te veç me dashamirësi. Tani e degjova në You tube tek përshendeste pjesëmarrësit në Mal të Zi në gjuhën shqipe. Në mos më shumë, ai ka meritue një telegram ngushëllini nga klubi “Trepça”, në ngritjen e të cilit pa dyshim ka merita dhe Xhevat Prekazi.

E meta jonë është qe çdo njeri të huaj përpiqemi ta bëjmë tonin, ndërsa figurat tona të njohura të shkencës, artit, kulturës, politikës, për një martesë, vendbanim e deklaratë ti kundërshtojmë deri në mohim të plotë. Sa më shumë figura të njohura shqiptare aq më shumë na njef bota.


