GJENERATA IME E HEKURT!
_____
Ishte TRANI kryesorë i të gjitha ngarkesave të kalimit të shqiptareve nga ajo që na quanin pa identitet KOMBTARË, në diçka që po formohej, rritej dhe forcohej, për tu quajtur SHQIPTARË!
Ne në kurrizin tonë përballuam profesorët që po vinin nga Beogradi e Zagrebi, dhe na mësonin Elektroteknikën dhe Telekomunikacinin, Mjekësinë dhe Stomatologjinë, Matematikën dhe Fizikën, si dhe shum e shum lëndë dhe shkenca tjera, në gjuhën serbe dhe kroate!
Nuk u ankuam pse nuk kishim profesorë në gjuhën tonë të bukur Shqipe. Përballuam dhe diktaturën por nuk u ankuam. E ruajtëm IDENTITETIN tonë Kombtarë sikur sytë e BALLIT!
Kur rexhimi i kriminelit dhe diktatorit Millosheviç na nxorri prej shkollave shqipe, nuk u dorëzuam. Shtëpitë i shëndrruam në shkolla, për të mësuar nëpër “SHTËPI-SHKOLLA”, duke ju dhënë DITURI dhe edukatë për ta respektuar, dashur, dhe mbrojtur ATDHEUN dhe KOMBIN!

I mësuam edhe këta “Shefa e Matanxhera”, “Ministra e Kryeministra”, “Parlamrentarë e Kryeparlamentarë”.
Për TURPIN e tyre, këta “PATRIOTA”, mezi e pranuan stazhin e punës që punuam nëpër ato vite të vështira, shum të vështira.

Ndërkohë që diplomat që i morën ishin pikërisht dëshmi dhe produkt i punës tonë në ato kohë shum-shum të vështira!
Këto kreatura gjenetike me formë të njeriut, me punën, sjelljen dhe veprimet e tyre, e fyenë për gjithë këto vite dinjitetin e mësuesve dhe personifikimin e SHQIPTAREVE!
Ehhhhhh…. miq të mi!
Sa do të më nevoiteshin, germa e germa, fjalë e fjali, rreshta e paragrafe, për ta përshkruar dhëmbjen që kam për këta që i thonë vetit “SHQIPTARË”.
Për ta shprehur dhëmbjen që kam për këto kreatura gjenetike, që fatkeqësisht kan formën e njeriut, dhe i thonë vedit SHQIPTARË. Këta që ia zbehën imazhin e Kosovës, dhe në njëfar mënyre na cunguan lirinë aq të shum pritur.
Në vazhdim do doja ta ndajë me ju një TREGIM për mësuesin e mirë, i cili mua më nxorri mjaft emocione!
***
Mësuesi
(Tregim i mirë dhe shum motivues!)
Një ditë, një i ri takon një të moshuar!
Më mbani në mend?
Jo.
Kam qenë nxënësi juaj!
O gëzohem. Si je? Me çfarë merresh tani?
Jam bërë mësues!
Gjykon se je i mirë në punën tënde?

E vërteta është po. Ju më frymëzuat dhe doja t’ju ngjaja!
Kureshtar i moshuari, pyet për të mësuar se çfarë i mbeti në mendje që e frymëzoi në këte shkallë saqë donte ti ngjante.
I riu i rrëfeu historinë e mëposhtme:
Një ditë një nxënës i klasës që ishte dhe shoku im, erdhi në klasë dhe më tregoi një orë të re shumë të bukur, të cilën e mbante në xhep.
Nuk u përmbajtja dhe ia vodha!
Pas pak ai vuri re që i mungonte ora nga xhepi dhe menjëherë njoftoi profesorin që na jepte mësim atë moment në klasë. Ai profesor ishit ju.
Në vazhdim, iu drejtuat klasës duke u shprehur:
“Ora e një nxënësi të kësaj klase u vodh në këtë orë mësimi. Kush e vodhi, ju lutem ta kthej menjëherë!”
Kur mendoja turpin e poshtërimin përpara gjithë shokëve të mi të klasës, nuk guxova ta dorëzoja orën.
Pastaj ju mbyllët derën, na thatë të qëndronim të gjithë në këmbë, sepse do kontrollonit xhepat e gjithë nxënesve derisa ta gjenit orën. Por vendoset një kusht.
Të gjithë duhet ti kemi sytë mbyllur, për të mos shikuar fajtorin!
Kështu edhe ndodhi. Kur arritet tek unë, e gjetët orën në xhepin tim dhe e morët. Por vazhduat të kërkonit në xhepat e të gjithëve. Kur mbaruat thatë:
“tani mund t’i hapni sytë, ora u gjend”!
Ju nuk e zutë emrin tim në gojë dhe as nuk ma tërhoqët vërejtjen. Unë prisja të më qortonit dhe të më bënit moral, por as kjo nuk ndodhi!
Atë ditë, ju shpëtuat dinjitetin tim. Ajo ditë, ishte dita më e turpshme e jetës sime. Me mënyrën tuaj ju më dhatë një mësim të fortë, të cilin nuk e kam harruar asnjëherë.
Ju kujtohet tani z. Profesor?
Po, duke të dëgjuar, i kujtova të gjitha. Por ka diçka që nuk më kujtohet, dhe ai je ti, sepse edhe unë i kisha sytë e mbyllur kur ju kontrolloja të gjithëve!!!

MESIM MORAL:
Nëse duhët të poshtërosh një nxënës në sytë e gjithë nxënësve për ta denuar, atëherë jo vetëm nuk quhesh mësues, por dhe nuk je MËSUES!
Mësues të tillë çjerrin shpirtra, që mbeten të gdhendura përgjithmonë në kujtesen e nxënëseve.


