ARKIVI:
27 Prill 2026

Moj Shqipëri zeza, në cfarë gjendje e ke Amfiteatrin e Durrësit ?

Shkrime relevante

Ditëlindja e shkrimtarit Mikel Gojani, një jubile i denjë për një emër të respektuar e të spikatur të letrave shqipe

Lekë Mrijaj, Klinë Të shkruash për shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, prof. Mikel...

Sejid Kutub , njeriu nga i cili më së shumti u frymëzua Osama bin Laden dhe Ajman El Zauahiri, por edhe tjerë

Driton Tali, Londër Ky është Sejid Kutub baba i islamit politik. Njeriu...

Lufta dhe njeriu i brendshëm: midis dehjes, dhunës dhe ndërgjegjës

Jeton Kelmendi, Prishtinë ____ Vepra “Lufta e fshehur, Anteu” e Jusuf Buxhovi paraqet...

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Shpërndaj

Shkruan Fahri Xharra, Gjakovë

Si mendoni që Europa të na do , kur ne nuk e duam vetvetën ?. Si mendoni të futemi në rrethin e botës së civilizuar kur ne ende nuk e dimë ABC-n e civilizimt ?

Shikoni në çfarë gjendje është Amfiteatri . Po sikur serbët ta kishin të njejtin do e lodhnin botën me shkrime e botime duke e quajtur veten “ djep i civilizimit “
Lexoni historikun , shikoni fotot dhe me shkruani ndonjë koment.
Amfiteatri i Durrësit është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare, dhe këtë vit shënon 50- vjetorin e zbulimit të tij. Në kuadër të kësaj, qyteti i Durrësit mund ta kthejë vitin 2016 në një periudhë të turizmit arkeologjik. 50-vjetori i zbulimit të amfiteatrit antik përbën një mundësi shumë të mirë promovimi qytetar për monumentet arkeologjike në qytetin 3000-vjeçar.

Durrësi duhet t’i rikthehet kujdesit për zbulimet e shumta që ndriçojnë historinë e tij dhe punimet që kanë nisur në amfiteatër janë një shkak shumë i mirë. Festa e parë pritet të organizohet më 18 prill, në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve. Pak ditë më parë përfundoi prishja e dy banesave të ndërtuara mbi arenën e amfiteatrit dhe banorët e tyre u kompensuan financiarisht nga shteti.

E njëjta procedurë pritet të zbatohet edhe gjatë këtij viti për pesë banesa të tjera, prishja e të cilave do të mundësojë fillimin e gërmimit arkeologjik për hapjen e plotë të
monumentit.

Në prill të vitit 1966, kur filloi ekspedita për zbulimin e monumentit më të madh antik të vendit tonë askush nuk e dinte saktësisht se çfarë rrënojash ndodheshin  nën themelet e 33 shtëpive që u rrafshuan, thuajse ngjitur me Xhaminë e madhe të qytetit të Durrësit. E vetmja e dhënë e shkruar vinte nga historiografi Marin Barleti, i cili në shek. 16-të shkruante se në Durrës: “ndodhet një arenë ose amfiteatër, i ndërtuar me zgjuarsi dhe mjeshtëri të admirueshme…”. Arkeologu i mirënjohur Vangjel Toçi dhe ekipi i Muzeut Arkeologjik që ai drejtonte, jo vetëm që besonin fort në mrekullinë që fshihej ngjitur me muret mesjetare të qytetit, por kishin grumbulluar të dhëna të mjaftueshme edhe nga banorët e lagjes së vjetër. 50 vjet më parë do të niste zbulimi i monumentit më të rëndësishëm të lashtësisë në vendin tonë, dhe që ka përmasa mesatare, mes 30 amfiteatrove të zbuluara nga Roma deri në Lion dhe Budapest.

Brenda katër vjetësh në qendër të qytetit antik u përvijuan shkallaret dhe galeritë nga ku nisnin shfaqjet 20 shekuj më parë. Bota shkencore i ktheu sytë nga Durrësi, duke konfirmuar shënimet e udhëtarëve, studiuesve, gjeografëve, historianëve dhe poetëve antikë.

Ciceroni e quan Durrësin “qytet shumë të mirë për të jetuar”; Jul Çezari mbërrin në portat e qytetit, pa e pushtuar dot atë; Aristoteli shkruan për Durrësin një nga 158 Kushtetutat e formuluara gjatë jetës së tij. Në vitin 1973 shteti e shpalli amfiteatrin “Monument kulture”

Gjakovë,06.10.21

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Sepse Edi Rama zhduke gjithçka historike ne trojet shqiptare me qellim qe te mnbesin vetem gjurmt e pushtuesit turk-osman. Ne kete menyre ai ia ban qefin Erdoganit per ta mbeshtete Edi Ramen ne pushtet.
    Por duket se kohet e fundit Erdogani po e leshon Edi Ramen. Per kete arsy Edi Rama po lidhet me Putinin, me te cilin Erdgani asht prishe.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu