Luan Dibrani, Gjermani
Në politikën e Kosovës, ka momente kur një veprim i vetëm e zbulon më shumë se gjithë historia e një partie. Koalicioni i ri i PDK-së me të ashtuquajturën “Listë për Familjen” është një prej atyre momenteve jetike që tregojnë qartë se ky subjekt ka hyrë në një spirale të gjatë gabimesh strategjike dhe kapitullimi politik.
Aleanca me njerëzit që dikur i shfrytëzonin për përçarje
Është paradoksale, madje tragjikomike, që PDK – parti që dikur pretendonte të ishte shtylla e qëndrueshmërisë institucionale – sot po lidh marrëveshje me grupet që vetë i ka përdorur për të krijuar thyerje brenda Vetëvendosjes dhe subjekteve të tjera.
Të njëjtët njerëz që dikur shërbenin si instrumente përçarjeje, sot shpallen partnerë strategjikë. Për një vëzhgues serioz të politikës, kjo është shenjë jo force, por dëshpërimi.
Në vend të ringritjes, PDK po kërkon shpëtim në mbeturina politike – njerëz të konsumuar, të hedhur nga strukturat e mëparshme, të cilët sot përpiqen të ringjallen përmes një aleance që nuk ka filozofi, qëllim ose dinjitet politik.
Rrëshqitja e PDK-së nën drejtimin e figurave pa vizion
Për vite, PDK ka humbur boshtin ideologjik dhe identitetin historik që dikur e lidhte me idealin e UÇK-së. Rrëshqitja filloi nën udhëheqje jo të përgatitura, të cilat zëvendësuan figurat shtetformuese me figura të politikës së shpejtë, të fokusuar në marketing, jo në substancë.
Memli Krasniqi paraqitet sot si një tërheqje “strategjike” pas shtatë mandateve, por në realitet kjo tërheqje vjen pas një rënie të dukshme të ndikimit të tij dhe pas humbjes së autoritetit brenda partisë që ai e çoi drejt stagnimit.
Rreziku për identitetin kombëtar dhe orientimin evropian
Kosova ka lindur mbi themele të qarta: demokraci, laicitet dhe orientim evropian....