ARKIVI:
27 Korrik 2026

Don Kishotizmi si ide e LDK-së, apo si angazhim politik i Lumir Abdixhikut

Shkrime relevante

A ishte në ujdi me politikën shtetërore, deklarata e Ministres së Serbisë Snezhana Paunoviq?!

Ryzhdi Baloku, Pejë Në opinionin e gjerë ka bërë bujë deklarata publike...

Një tubim nostalgjik në Malet e Idriz Seferit

Më 26 korrik,në Malet e Idriz Seferit (Karadak),në trojet shqiptare ngelur...

Çlirimi nuk është metaforë artistike – është sakrificë, kujtesë dhe ndërtim shteti

Agim Vuniqi, Vashington Liria nuk lind nga metaforat, as nuk mbrohet vetëm...

Pa një ekspertizë të pavarur shkencore, çdo analizë mbetët vetëm një interpretim politik”

Safet Sadiku, Zvicër a) Trajtime metodologjike: "Nëse administrata digjitale e Bashkimit Evropian rrit...

Shpërndaj

Agim Vuniqi, San Jose–Prishtinë

Adhuruesi i Don Kishotit dhe arkitekti i mullinjëve të erës luen k**e me fatin e mbi 2 milonë qytetarëve
Pas çlirimit të Kosovës, mbi supet e shoqërisë u vendos një klimë politike e çuditshme, “tërhiq e mos këput”, që vazhdon edhe sot, 26 vite më pas. Vota e qytetarit kosovar vazhdon të zhvlerësohet nga marrëveshjet e fshehta, nga kompromiset me LS që kthehen në “kushte kushtetuese”, dhe nga partitë aleate të mëdha që shohin shtetin si pronë private. Ideali se vetëm populli duhet të vendosë për fatin e tij është zëvendësuar nga një sistem ku një grusht individësh, disa të prodhuar nga lufta e disa nga biznesi i pasluftës, kontrollojnë institucionet duke i kthyer në paterica të interesave të tyre.
Nga SHIK-u në oligarki politike
Strukturat ilegale të pasluftës, si SHIK-u, që formalisht u prezantuan si “shërbime inteligjente”, në realitet u shndërruan në mekanizma të kontrollit politik, ekonomik dhe social. Sot është e dokumentuar edhe nga raportet ndërkombëtare se këto struktura u përdorën jo vetëm për grumbullim informacioni kundër Serbisë, por edhe për shantazh ndaj qytetarëve dhe rivalëve politikë shqiptarë, këtë e thonte publikisht i dyshuari për spiunazhë, Fatmir Sheholli. Ato krijuan një elitë të pasurish të rinj, të cilët përmes kontratave publike, privatizimeve të dyshimta dhe uzurpimeve, e bënë kapitalin e tyre politik dhe ekonomik.
Edhe në vitin 2025, shumë nga këta te ashtuquajtur ish-komandantë (ata në GJS vetë mohojnë angazhimin e tyre në luftë) apo pasardhësit e tyre vazhdojnë të dominojnë jetën politike dhe biznesore, duke dëshmuar se profiterët e luftës u kthyen në oligarkë të pa-tundshëm të paqes.
Uzurpimi i tokave – dekor i luftës dhe mallkim i paqes
Dosjet e uzurpimeve të tokave dhe pronave private në Prishtinë, Fushë-Kosovë, Mitrovicë e gjetiu janë ende të hapura. Një pjesë e madhe e kryeqytetit është ndërtuar mbi prona të kontestuara. Gjykatat, të politizuara, kanë prodhuar me mijëra procese të vonuara, duke e kthyer drejtësinë në farsë. Rasti i Matiqanit, i cili prek edhe autorin e këtyre rreshtave, është vetëm një shembull i mijëra rasteve kur qytetarët janë kërcënuar, shantazhuar dhe lënë pa pronë nën arsyetimin e “haraçit të luftës”. Odisejada ime e luftës kundër krimit te organizuar që nga Gjykata Themelore deri në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës është angazhim imi shumëvjeçar edhe në SHBA
Fakti se shteti i Kosovës nuk ka arritur ta mbyllë këtë plagë për 26 vjet, tregon se pronat nuk janë vetëm çështje private, por mekanizëm i kontrollit politik dhe i mbajtjes peng të shoqërisë.
Dhuna seksuale – krim i heshtur
Në Kosovë, janë dokumentuar mbi 20.000 raste të dhunës seksuale gjatë luftës, por vetëm një numër i vogël i viktimave kanë marrë njohje institucionale. Për vite të tëra, kjo temë është heshtur me justifikimin se mund të dëmtonte dialogun me Serbinë. Por në fakt, heshtja e institucioneve ishte një tradhti morale dhe politike ndaj grave të dhunuara. Edhe sot, shumë prej tyre jetojnë të margjinalizuara, ndërsa shoqëria i ka përdorur si dekor në përkujtimore, por jo si përfitues realë të drejtësisë.
Harresa e aseteve të luftës – fshirja e kujtesës kolektive
Për çudi, edhe pse Kosova ka shpenzuar qindra milionë euro në 25 vitet e fundit, nuk ka një Muze të Luftës së UÇK-së. Asetet e luftës janë të shpërndara, të harruara, të ekspozuara ndaj ndryshkut dhe kohës. Vetura e atentatit kundër rektorit serb Popoviq, apo veturat e Ilir Konushefcit, janë lënë rrugëve dhe fshatrave, në vend që të ishin pjesë e një kujtese publike. Ky është një sabotim i kujtesës historike, që lë hapësirë për narrativat serbe, të cilat mohojnë luftën çlirimtare dhe e reduktojnë atë në një “konflikt lokal”.
Privatizimi dhe “shteti i fajdeve”
Procesi i privatizimit, i udhëhequr nga AKP-ja, është shndërruar në sinonim të grabitjes së pasurisë publike. Nga Ferronikeli te Brezovica, nga KEK-u te ndërtimet në Prishtinë, gjithçka ka qenë arenë për përfituesit e luftës dhe të politikës. Një pjesë e madhe e kapitalit të Kosovës është në duart e pak familjeve që dikur mbanin uniforma ushtarake, e sot mbajnë kravata nëpër borde publike.
Rreziku i presedanëve kushtetues
Kosova është sot një shtet i papërfunduar, i kapur mes kujtesës së plagëve të luftës dhe korrupsionit të paqes. Grabitësit e pronave, profiterët e luftës, fajdexhinjtë e tranzicionit dhe oligarkët e sotëm janë të njëjtët njerëz, vetëm kanë ndërruar maska. Ata u bënë “maskotat” e shtetit të Kosovës, ndërsa populli mbeti spektator i pafuqishëm.
Nëse ky realitet nuk sfidohet me institucione të forta, drejtësi të pavarur dhe kujtesë të organizuar historike, Kosova rrezikon që të mbetet pa prona, pa kujtesë dhe pa sovranitet real – një shtet i zbrazur, i kapur nga hijet e vetvetes.

K O M E N T E

6 KOMENTE

    • “Antar i SHIK-ut” ?! Cka i bie, zotri Albert, antar i SHIK-ut? Paska antarsim ne SHIK? Dhe mundet mu antarsu kush don, apo si? Disi cuditshem…. ose une nuk kuptoj cka eshte SHIK? E dij se ne ish shtet jugosllav nuk ka mujt cdokush me u antarsu as ne SKJ e le mo ne UDB qe disi eshte simotra e SHIK-ut, apo une nuk kuptoj cka qenka SHIK, dhe si ashtu lehte antarsohen njerez ne ate SHIK e me radhe dhe zotri ne fjale, Glauk Konjufca, shtetas i Republikes te Kosoves. Ju lus per skjarim. Falemnderit.

      • Pvaresisht ironisë tende, shkurt po te tregoj se Glauk Konjufca ishte anetar i SH IK-ut te cilin e udhehoqi Kadri Veseli deri ne shperberjen e saj ne vitin 2008.

  1. z. Vuniqi,
    lexova shkrimin e juaj dhe ato ** qe ju i keni vën shënuar!?
    LDK-ja (L. Abdixhiku) ngjan’ në “BALTËN E GJALLË”, nga e cila, sa më shumë mundohesh të dalësh (ajo) të tërheq aq më shumë thellë (teposhtë)!
    Pak banale, por po e lypë puna të them këtë urti:
    “Maga** i qet shkelmat ma të mëdha, para se të “cofë”!

    Respekt,
    për juve, dhe
    për Kryeredaktorin

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu