ARKIVI:
25 Prill 2026

Ku shkel drita, intrigat, shpifjet dhe helmi i errësirës nuk kanë ku të fshihen

Shkrime relevante

Rishikimi i trashëgimisë toponimike në hapësirën shqiptare

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Një domosdoshmëri shkencore, kulturore dhe institucionale për...

Agim Vuniqi thotë se “Rexhep Qosja nuk debatohet më me slogane — lexohet me vepër”

Agim Vuniqi, Vashington Ka një çast në historinë e kombeve kur polemika...

U nda nga jeta Akademik Rexhep Qosja

Frank Shkreli  Një figurë e madhe e kulturës shqiptare dhe zëri që...

Shpërndaj

Nga: Blerim Nika
___
DUKE PARË, DUKE BËRË – II
___
“E Drita shkëlqeu në errësirë, dhe errësira nuk e pushtoi.” (Gjoni 1:5)
Këto fjalë të Shkrimit Shenjt na kujtojnë se çdo përballje me të keqen nuk është thjesht një veprim individual. Nuk është debat retorik apo diskutim i lehtë. Është një luftë kundër mentaliteteve të deformuara dhe ideologjive që kanë shkatërruar breza të tërë shqiptarësh. Drita nuk ka frikë nga errësira; errësira dridhet para saj. Ku shkel drita, intrigat, shpifjet dhe helmi i errësirës nuk kanë ku të fshihen.
Shoqëria jonë ndodhet në një pikë kritike. Retorika e butë nuk mjafton më, as durimi i pafund nuk ka efekt. Një sëmundje e trashëguar, e pandrequr, vetëm sa përkeqësohet me kohën. Mentaliteti më toksik që ka prekur karakterin tonë kombëtar, përveç Islamit Politik, është motra e Islamit Politik, ANADOLLIZMI. Ky mentalitet (anadollizmi) nuk është thjesht një sjellje; është një model psikologjik i deformuar, i lindur nga periudha e Perandorisë Osmane dhe i mbajtur gjallë përmes frikës, përçarjes, shpifjes dhe varfërimit shpirtëror.
Anadollizmi prodhon vetëm dy gjëra: konflikt dhe shpifje. Një shoqëri që nuk e trajton këtë plagë, rrezikon të ngecë peng i saj për jetë.
Sa për sulmet ndaj meje, le të jenë të qarta: nuk kanë asnjë peshë. Nuk jam këtu për të kërkuar butësi. Jam këtu për t’u përballur me mentalitete që kanë dëmtuar breza shqiptarësh dhe për të thirrur njerëzit të kthehen te drita e Krishtit, te pastërtia e mendjes dhe e shpirtit. Goditni, shpifni, intrigoni, sa më shumë e bëni, aq më shumë forcohet drita që përfaqësoj.
Disa përpiqen të ndalin dritën, duke u fshehur pas emrit të Zotit. Por ua them qartë: nuk mund të ndalojnë asnjë proces, asnjë mision që është i drejtë dhe i bekuar. Drita ime mjafton për t’ju ekspozuar motivet dhe për të ndriçuar të vërtetën. Kush nuk e pranon dritën, ushqehet me urrejtje dhe tradhton pa ndërgjegje, përfundon si Judas.
Çeta e Dritës dhe Lëvizja Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm janë të pathyeshme. Sa më shumë intrigoni, aq më shumë forcohet misioni ynë. Drita ka ligjin e vet: sa më shumë goditet, aq më fort shpërthen.
Ekipi me të cilin punoj është përzgjedhur me kujdes: profesionistë, intelektualë dhe njerëz që kuptojnë peshën e të qenit të pagëzuar. Katolicizmi nuk është privilegj; është përgjegjësi morale, qytetare dhe shpirtërore. Kush nuk e kupton këtë, nuk e ka parë kurrë dritën e Krishtit dhe nuk e ka përjetuar ende Shpirtin e Shenjtë.
Ata që shpifin kundër meje janë produkt tipik i mentalitetit anadollist: dyshojnë, intrigojnë, gënjejnë, manipulojnë. Drita i shqetëson sepse ua zbërthen motivet. Koha do t’i ekspozojë. Kush ushqehet me urrejtje tradhton veten në çdo hap; drita ua shqep maskën.
Lutem për ta, por le të jetë e qartë: askush nuk mund të ndalojë këtë mision. Nuk drejtohem nga egot njerëzore, por nga një thirrje më e madhe se çdo intrigë, shpifje apo frikë.
Lëvizja jonë nuk është lojë. Është kthimi i shqiptarëve te rrënja shpirtërore, te kultura e pastër, te identiteti europian dhe te drita që i ka mbajtur gjallë ndër shekuj. Është proces pastrimi: “cleansing”, dhe nuk ndalet.
Nëse do të ketë nevojë për një pjesë të tretë të “DUKE PARË, DUKE BËRË”, atëherë gjarpri do të goditet në kokë dhe errësira do të demaskohet pa asnjë mëshirë.
Dhe mos harroni: drita nuk shuhet kurrë. Sa më shumë që rrethohet nga errësira, aq më fuqishëm shpërthen dhe e shkatërron atë. Kjo është natyra e saj, ky është ligji i saj.
Zoti i bekoftë ata që ecin në dritë, por uroj që Zoti të ketë mëshirë edhe për ata që e mbajnë zemrën të mbushur me urrejtje dhe mentalitet anadollist, që e tremben dritës dhe strehohen pas mjegullës së shpifjeve.
Sinqerisht,
Blerim Nika
Me 19.11.2025

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Zoti te bekofte fuqishem Blerim Nika🙏Ti ke vendosur te shperndash driten e Krishtit qe nuk mund ta erresoje asnje tunel asnje humnere qe kurre ska pare drite! Ti je i thirrur dhe i zgjedhur nga Zoti dhe i mbushur me shpirtin e shejte per ti sherbyer Krishtit dhe Kombit tend duke i sjelle driten qe kishte humbur prej 500 vitesh nen sundimim e pushtuesve otomane!
    Por sot ka ardhur dita qe misionaret e drites te dalin e te perhapin kete drite qe do te largoje erresiren shekullore!
    Bravo Blerim jemi ne mbeshteje dhe ne anen tende qe Kombi yne te shohe driten e Krishtit qe hap çdo sy çdo vesh çdo goje e te pohoje se Jezus Krishti eshte drita e botes dhe kripa e tokes qe i jep drite dhe shije gjithe gjerave ne kete bote🙏✝️🇦🇱🇦🇱

  2. shen Pali: Letra E Pare Korintianve 14, – 26
    21 “Ne Ligje eshte shkruar:
    “Une do i flas ketij populi -thot Zoti-
    me gjuhe te huaja, e me buze te huaja dhe as ashtu nuk do te me degjojne”

    Ne disa nivele sinjifikante kjo thenia e shen Palit, zotri Blerim Nika. Po i referohem sinjifikantes te dyte, zotri Nika, e lidhur personalisht me Juve. A jeni i sugurt, a jeni i sigurt… se fjalet e Juaja, E NE EMER TE KRISHTIT, do te i vijne deri te veshi te bashkekombasve tane, perderisa Ju personalisht jeni i veshur me nje veshje te shtrenjet, ne manire te nje besnismeni, e i fotografuar si per tabloid qe promovon sukses dhe pasuri materiale…
    Disi… gati njesoi sikurse qe shqipetaret nuk e kuptojne gjuhen arabe, sepse jane buze te huaja, ashtu disi… dhe kesi veshje, si ketu e Juaja, jane buze te huaja.
    Besoj, besoj se do te mendoheni per kete, zotri Blerim Nika. Perqafime.
    Diana Rexhepi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu