Flet mbi vargje plaku me plis

Shkrime relevante

Çfarë po “gatuajnë” protestat kosovare, kombëtarizim apo rimbëkëmbje ideologjike?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Hyrje (Ky shkrim nuk synon të...

Bravo Zelenski!

Lis Bukuroca, Gjermani ____ Të shpallësh pavarësi të njëanshme është rezultat i guximit...

Pse me deklaratë për Aktgjykimin e Gjykatës Speciale të Hagës, pse ky Kuvend nuk i përmendi kurrë viktimat? A ishin ata “tradhëtar”, a jo?...

Shaqir Shala, Solothurn     ____ UNË, SI MJEK, HUMANIST, INTELEKTUAL DHE PJESË E MËRGATËS,PYSË...

Kuvendi i tretë i Shoqatës “Nisma e Deçanit” në Zvicër

Në foto: Saim Tahiraj ___ Në Schöftland të Zvicrës, mbrëmjen e 26 shtatorit...

Shpërndaj

Nga: Mirushe H. Musa

Përmes vargjeve zbrita malet,
ku bilbilat zgjojnë këngën e rapsodit;
dallgët ngrihen si dëshmitare,
e era shfleton legjendat e motit.

Folën gurët e të parëve të mi,
gurë që shekujt s’i vunë në gjumë;
rrënjë të lashta nën këtë dhe,
ku shqip jehon një kujtesë e pafund.

Nis lahuta mbi muret e oxhakut,
dridhet teli, zgjohet kënga kreshnike;
mbi vargje flet plaku me plis,
si një dëshmitar i kohëve historike.

Kullat prekin retë e bardha,
në frëngji ende frymon qëndresa;
gurët ruajnë besën shqiptare,
e prag më prag përcillet kujtesa.

Amaneti i plakut të moçëm
mban mbi supe peshën e malit:
“Mos e lini kujtesën pa themele,
as gurin e të parëve pa emër.”

Dhe toka hesht… por nuk harron.
Nën të flenë gjurmët e brezave;
çdo gur i vjetër bëhet dëshmitar,
çdo prag — një fjalë për pasardhësit.

Hapen portat në ballë të kalasë,
baladat marrin udhën përsëri;
gojëdhënat zbresin kodër më kodër,
si një lumë kujtese në Arbëri.

E atje, në Zogaj, mbi gurin e moçëm,
ngrihet përsëri fjala e amanetit;
gur mbi gur e brez pas brezi,
kujtesa bëhet themel i identitetit.

Kur mbi gur të vendoset guri,
le të dëgjohet zëri i të parëve:
“Ruajeni tokën, gjuhën dhe kujtesën,
se amaneti u përket brezave!”

Dhe plaku me plisin e bardhë
ngre sytë kah majat në agim;
lahuta hesht — por vargu vazhdon,
nga një brez shqiptar te brezi që vjen.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu