35-vjet tranzicion “post-komunist”, Shqipëria e polarizuar dhe e konfliktuar, politikisht – për fat të keq të vetin dhe të tjerëve për rreth, vazhdon të jetë pa projekt dhe bashkrendim kombëtar. Në Tiranë, politika shqiptare vazhdon të mbetet e mbërthyer në një konflikt që duket i përhershëm, mes mazhorancës dhe opozitës, sidomos ndërmjet dy partive kryesore politike. Diskursi i përditshëm politik publik, në media dhe në parlament, dominohet nga akuza për korrupsion, kontroll institucional, aautoritarizëm dhe luftë për pushtet, ndërsa çështjet kombëtare nuk trajtohen fare, ose trajtohen shpesh vetëm në nivel retorik, sa për sy e faqe. Klasa politike shqiptare, pavarësisht deklarimeve patriotike, me ndonjë rast kur i përshtatet interesave partiake, nuk ka arritur të ndërtojë një platformë të qëndrueshme kombëtare për shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë, përveç ndonjë vizite “folklorike” sa për dukje, gjatë viteve nga kryeminstrat ose presidentët e Shqipërisë. Në vend që Tirana zyrtare të jetë një qendër koordinimi kulturor, arsimor dhe diplomatik për shqiptarët në rajon, ajo shpesh shfaqet e fokusuar vetëm në kapjen dhe ruajtjen e pushtetit dhe në krizën e saj të brendshme politike. Kjo dobësi pasqyrohet edhe në mungesën e reagimeve të forta institucionale ndaj sfidave me të cilat janë përballur e përballen çdo ditë e gjithnjë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës apo Mal të Zi.
Ndërkaq, ndonëse kujtimet e luftës dhe krimet e Serbisë në atë vend gjatë luftës së fundit, dhe megjith mbështjetje e fortë ndërkombëtare, sidomos nga Shtetet e Bashkuara, Kosova vazhdon me një shtetësi të papërfunduar dhe me tensione të vazhdueshme politike edhe ata për pushtet e karrige – diçka që është shumë e vështirë të kuptohet, duke marrë parasyshë sakrificat nepërt të cilat ka kaluar ai popull. Por diçka që i bën sfidat e Prishtinës, edhe më komplekse. Kosova vazhdon të përballet me presion të vazhdueshëm ndërkombëtar dhe me tensione të përhershme me Serbinë, që vështirson gjëndjen politike të konfliktuar të udhëheqjes shqiptare atje, (por nuk e justifikon). Këtë e provon edhe publikimi i ditëve të fundit i një memorandumi të studentëve serbë për Kosovën që tregon se ideologjia shoviniste e mospranimit të realitetit të shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës vazhdon të ekzistojë në segmente të rëndësishme të shoqërisë serbe, madje e dhe në brezin e ri, siç përfqësohet në studentët serbë dhe memeorandumit e tzyre të fundit mbi Kosovën.
Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Memorandumin” për Kosovën? (Radio Evropa e Lirë)
Në këtë kontekst, kërkesat e studentëve shqiptarë në Shkup për përdorimin e gjuhës shqipe marrin një dimension edhe më të ndjeshëm dhe më urgjent sepse ato lidhen drejtpërdrejt me mbrojtjen e identitetit kombëtar dhe me të drejtën për të ekzistuar si komunitet i barabartë. Megjithatë dhe për fat të keq, ashtu si në Tiranë, edhe politika shqiptare në Kosovë mbetet e polarizuar. Konflikti i vazhdueshëm mes pushtetit dhe opozitës, tensionet me aleatët ndërkombëtarë dhe mungesa e një konsensusi të gjerë strategjik, kontribojnë ndjeshëm në dobësimin e pozicionit mbarë-shqiptar në rajon në fillim të shekullit XXI, që dikur ishte deklaruar me pompozitet, si “shekulli i shqiptarëve”. Kosova shpesh është e detyruar të reagojë ndaj krizave ditore dhe akuzave absurde nga Beogradi, duke humbur mundësinë për të ndërtuar politika afatgjata kombëtare në bashkrendim me Tiranën ngurruese zyrtare dhe me shqiptarët në rajon.
Ja rasti konkret i kohëve të fundit. Në Shkup, çështja e gjuhës shqipe vazhdon të mbetet testi më i madh i barazisë ndëretnike në atë vend, por jo vetëm. Edhe pse shqiptarët janë popull shtetformues dhe Marrëveshja e Ohrit garantoi të drejta të rëndësishme pas konfliktit të vitit 2001, zbatimi praktik i barazisë vazhdon të hasë pengesa zyrtare të autoritetve, duke shkaktuar, me të drejtë, reagime dhe protesta e studentëve shqiptarë. Kërkesat e studentëve shqiptarë për përdorimin e gjuhës shqipe — gjuhën e Nënës — nuk janë aspak radikale. Ato janë kërkesa minimale demokratike në një shtet multietnik, që pretendon të jetë demokratik, anëtar i NATO-s dhe me aspirata për antarësim në Bashkimin Evropian. Reagimet negative të autoriteteve zyrtare shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj kërkesave të studentëve shqiptarë, tregojnë se — ashtu si edhe në Serbi – edhe në Maqedonië e Veriut, ende ekzistojnë struktura politike dhe shoqërore me mendësi që e shohin gjuhën shqipe si kërcënim, e jo si pasuri të përbashkët shtetërore. E çfarë të themi për klasën politike shqiptare në atë vend!?
Pothuaj ashtu si në Tiranën dhe Prishtinën zyrtare, partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut shpesh janë konsumuar nga rivalitetet për pushtet dhe pjesëmarrje në qeveri, duke humbur besueshmërinë tek një pjesë e madhe rinisë shqiptare. Me protestat e tyre, studentët shqiptarë atje po e artikulojnë gjithnjë e më shumë vetë dhe me mjete paqësore, frustrimin e tyre, jashtë kontrollit tradicional partiak.
Unë jam i mendimit se shpresa e Kombit shqiptar, mund të jetë dhe duhet të tjetë, rinia shqiptare, anë e mbanë trojeve shqiptare, me një vizion të ri e të përbashkët për veprim në të ardhmen. Sepse është e qartë se – në mungesë të një strategjie të përbashkët — midis Tiranës, Prishtinës e Shkupit — një element i përbashkët i rinisë shqiptare në gjithë hapësirën shqiptare, është zhgënjimi i madh i rinisë ndaj elitave politike aktuale. Studentët shqiptarë sot nuk kërkojnë vetëm të drejta gjuhësore. Ata kërkojnë respekt, meritokraci, përfaqësim dinjitoz dhe një të ardhme që nuk i detyron ata të largohen nga trojet e të parëve të tyre. Kështuqë, një BRAVO e madhe rinisë shqiptare për aktivizimin e saj! Ndërkohë që politika shqiptare gjithandej vazhdon të mbetet e përçarë, rinia po artikulon nevojën për një vetëdije të re kombëtare, më moderne, më demokratike dhe më të koordinuar. Gjuha shqipe në këtë betejë nuk është vetëm mjet komunikimi. Ajo është simbol i identitetit, kujtesës historike dhe i të drejtës për të qenë të barabartë në vendin dhe trollin e të stërgjyshërve.
Në përmbledhje të këytre mendimeve, dua të them se trojet shqiptare sot ndodhen përballë një sfide të dyfishtë: nga njëra anë presionet dhe narrativat nacionaliste serbo-maqedonase që rikthehen në rajon dhe nga ana tjetër, fragmentimi dhe konfliktet e vetë politikës shqiptare. Ashtuqë, uroj dhe shpresoj që nëse Tirana, Prishtina dhe Shkupi vazhdojnë të funksionojnë pa bashkrendim strategjik dhe pa një vizion të përbashkët kulturor e kombëtar, atëherë boshllëkun do ta mbushin krizat, konfliktet dhe frustrimi shoqëror. Ndonëse në një botë normale, do të dëshironim që studentët kudo, të ishin në klasat e mësimit dhe jo në protestat e rrugës, studentët shqiptarë po japin një sinjal të qartë se të drejtat kombëtare, identiteti, gjuha dhe dinjiteti nuk mund të mbeten peng i kalkulimeve të klasës politike aktuale shqiptare. Dhe ndoshta pikërisht nga kjo gjeneratë mund të lindë një qasje e re shqiptare — më e bashkuar, më e vetëdijshme dhe më larg konflikteve të vjetra e të reja partiake, siç po ndodhë me klasën aktuale politike shqiptare anë e mbanë trojeve.
“Një komb, një gjuhë, një flamur! Ka momente në historinë e një kombi kur heshtja bëhet padrejtësi. Sot, shqiptarët kudo që jetojnë — në trojet e tyre etnike apo në diasporë — kanë detyrimin moral dhe kombëtar të ngrihen në mbështetje të studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët po kërkojnë asgjë më shumë, as më pak, se një të drejtë themelore njerëzore: përdorimin e gjuhës së tyre amtare, e garantuar edhe nga konventat ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut.