Shkrim nga admini & promotorja; Venet & Viola Bregu
*
-Dy fjalë për krijuesin letrar-erudit që ka sfiduar kohën me shkrimet e tij gjiganteske në letrat shqipe…
Ju miq të autorit, ju lexues të nderuar dhe ju dashamirë të librit, sot për ju po ua prezentojmë, shkurt, librin eseistik të autorit, të saposhtypur, me titull: “ESE të humbura”, të autorit, tashmë të njohur e të profilizuar qëndrueshëm në letrat shqipe, z. Kasam Shaqirvela, i cili me përkushtimin dhe punë vetëmohuese si një asket letrar ka krijuar Veprën Monuumentale letrare-artistike dhe studimoro-shkencore, duke ardhur para lexuesit, në shumë gjini të ndryshme, me librat e tij nga: poetika, proza, eseistika, mendimet filozofike, romani, publicistika, monografitë, shtudimet etimologjike e gjuhësore, leksikografia me fjalorët bilingual…etj.
Në mendimin kritik për veprën dhe personalitetin e tij në letërsinë modern shqipe pse jo dhe më gjerë ..thuhet, citoj:
-“ Këtë dhuratë ka kohë që poeti Kasam Shaqirvela përmes penës së tij të artë ia ka dhuruar njerëzimit në librat e tij të shumtë, si një zë i veçantë i letërsisë moderne shqipe”, thotë poeti gjigand, Adem Zaplluzha, në “ANTOLOGJIA E POEZISË MODERNE SHQIPE”.
*
-“ “Kasam Shaqirvela një shkrimtar kapacitiv, me kulturë, me mendim të matur mirë dhe, mbi të gjitha, me këmbë në tokë, pa ditirambe”, thotë poeti, akademik Iliaz Bobaj
*
-“ Kasam Shaqirvela nuk ndjek modat letrare — ai ndjek thellësinë. Ai nuk shkruan për të pëlqyer — ai shkruan për të zgjuar. Dhe në këtë zgjuarje, lexuesi nuk gjen vetëm vargje, por gjen vetveten.
Në rrafshin e letrarëve shqiptarë, Shaqirvela është një zë i qartë dhe i veçantë, që flet me gjuhën e shpirtit dhe mendjes, duke e vendosur veten si një gur të rrallë në themelet e përjetshme të letërsisë sonë që ndriçon me dritën e dijes dhe ndjenjës”, kështu shprehet Truri Artificial(AI)
**
-Këtu më poshtë do të japim vështrimin e bërë nga recensenti i këtij libri. E të cilin zotëri e falënderojmë në emër të autorit për punën e bërë me përkushtim me recensionin e tij punë kjo që e bën librim më të plotë për lexuesin e apasionuar.
*
“Bajarm(Gjergj) Kabashi është njeriu me vertikale shqiptarizmi të rrallë ndër ne, publicist i paepur e profesionisti i inivilelit të lartë për fjalën dhe mendimin e lirë, qyshkur punonte në gazetën “Rilindja” dhe më vonë me Revistën elektronike “DRINI” e më pastaj me portalin (www.drini.us); ku gjatë një kohe bukur të gjatë i ka publikuar, pa hezitim, në këto mediume, më se 200 shkrime analitike-eseistike të mia..
Për këtë, me respektin tim më të thellë, unë Kasam Shaqirvela, e falënderoj nga thellësia e zemrës!”
***
Ja çka shkruan, publicist e botuesi i paepur i portalit prestigjioz, mbarëkombëtar, “DRINI.us”, z. Bajram Kabashi, në recensionin e tij.
FJALA E RECENSENTIT

Nga Bajram Kabashi, gazetar, publicist dhe editor i portalit “Drini”, Norvegji (www.drini.us)
“Shetitje e këndshme nëpër esetë e Shaqirvelës”
Kasam Shaqivela, shkrimtari i një morie veprash letrare, tashmë vjen me librin e radhës “ESE të humbura”, një libër domethënës që përmes eseve i “shëtitë” mendimet e tij në tema të ndryshme, përmes reflektimeve të tij karakterizuese, subjektive e reflektuese njëherit.
Libri me ese i Shaqirvelës, ndahet në gjashtë cikle; Cikli i I-rë Estetika e karakterit (e bukura, frymëzimi, arkitektët e shpirtit). Cikli i II-të Etika qytetare (vetë-ruajtja morale, intelektuali, defetizmi/shpresa). Cikli i III-të Identiteti dhe simbolet (shqiptaria, feja dhe publiku, simbolet). Cikli i IV-të Historia dhe drejtësia (zhgënjimi, pabesia, nekrologjitë/kujtesa). Cikli i V-të Intimitetet e kohës (pleqëria, dialogët, mikrodramaturgjia), dhe Cikli i VI-të Problematikat shoqërore Janë afë 60 ese gjithsej, ku shkrimtari i rryer në fushën letërsisë kredhet në tema të ndryshme duke e bërë librin mjaft interesant me shqyrtimet e tij nga tema të llojllojshme, që nga estetika, filozofia, arsimimi, traditat me doket e zakonet shqiptare dhe një mori temash të tjerash që e preokupojnë lexuesin bashkëkohor. Dhe nuk e lë pa e shqyrtuar me gjuhën eseistike dhe çështjen e globalizmit të sotshëm. Shkrimtari Kasam Shaqirvela e shpalon para lexuesit një botë të pasur shpirtërore të mjediseve shqiptare të Iliridës së sotshme (Republikës së Maqedonisë) përmes eseve të tij që e zbulojnë atë botë jo aq të njohur për lexuesit shqiptarë përgjithësisht. Ndonjë prej eseve që botohen në këtë libër i kam botuar edhe në portalin Drini, pasi Kasam Shaqirvela është autor i njohur dhe i respektuar i tij. Përmes eseve të tilla , që i pëmbledh në librin “ESE të humbura”, Shaqirvela reflekton për jetën e tij dhe të kombit, për të mirat dhe të këqijat, për kuptimin e jetës së jetuar e të pajetuar, vështruar me fantazinë e bujshme të një shkrimtari. Secila nga esetë e librit, e shpalon një ëndërr, brengë e shqetësim të autorit. Ai është një dëshmitar i madh dhe i ditur i rritës së kombit të tij, të shqiptarëve në Maqedoni dhe të Tetovës me dy universitete. Autori si një proçesmbajtës fanatik e regjistron rritën kombëtare, mendon dhe jep mendime për tema të ndryshme. Është mjaft interesant mendimi i Kasam Shaqirvelës për çështjen e religjionit, kur në njërin prej eseve të tij e thekson hapur se asnjë fe, pra as religjioni islam, nuk mund të jenë mbi kombin dhe interesat e tij. Në këtë qasje është mjaft domethënës edhe shpjegimi i Shaqirvelës për Shqiptarët ortodoksë të Rekës, ku ai e trimëron guximin e Branko Mihajlovskit dhe të Branisllav Sinadinovcit (Gjergj Prengës), tashmë të ndjerë, ku e thekson se duhet ecë përpara dhe treguar pa ndonjë mëdyshje se kush je dhe se çka të ka ndodhur që “ike prej vetvetes”.
Ky libër pa asnjë mëdyshje e shënon një arritje të madhe të shkrimtarit Kasam Shaqirvela, i cili me thjeshtësinë dhe bukurinë e të shkruarit që e shquan, na jap tablo të shumëta të jetës shqiptare nga një mjedis që për arsyet e njohura ka mbetur jo aq shumë në vëmendjen mbarëkombëtare.
Libri “ESE të humbura”…, sigurisht që do të ketë ndikim që ta rigjejmë veten.
Bajram Kabashi
Oslo, 26 Shkurt 2026


