ARKIVI:
21 Qershor 2026

Fadil Hoxha në 110 vjetorin e lindjes dhe 25 vjetorin e ndarjes nga jeta

Shkrime relevante

Protestat, solidariteti dhe kufijtë e përfshirjes

MSc. Adem Lushaj, Deçan Prej disa ditësh në Shqipëri po zhvillohen protesta...

Lidhur me deklaratën fyese të publikuar nga Blerim Latifi për shqiptarët e Luginës së Preshevës

REAGIM PUBLIK Lidhur me deklaratën fyese të publikuar nga Blerim Latifi për...

Mos e njollosni protestën me akte që dëmtojnë interesin kombëtar

Zeqir Bekolli, Prishtinë Protesta është një e drejtë demokratike dhe çdo qytetar...

Protestat në Shqipëri: Solidaritet apo ndërhyrje politike?

Naim Krasniqi, Gjermani Disa pyetje rreth protestave në Shqipëri Protestat e fundit në...

Projekti për shpërbërjen e kombit shqiptar vazhdon!

Nga Aurel Dasareti Keqbërësit mund t`i torturojnë trupat tonë, thyejnë këmbët tona, të...

Shpërndaj

Halil Rama – “Mjeshtër i Madh”

PERSONALITETE

Fadil Hoxha-arkitekt i Kosovës së lirë

  • Gjeneral Rrahman Parllaku – Hero i Popullit dhe “Nderi i Kombit”, në librin e tij testament “Memoria historike e Kombit” shkruan se: “Për mua, Fadil Hoxha është më i madhi i të gjithë shqiptarëve, qofshin në Shqipëri apo në Kosovë. Më i madhi duhet të ishte Enveri, po të mos kishte pushkatuar të vetët Fadil Hoxha, si burrë shteti, me aftësi e dinjitet, me zgjuarsi e largpamësi të jashtëzakonshme, duke shfrytëzuar më së miri konjukturat e brendshme politike në ish-Federatën Jugosllave, arriti ta bëjë Kosovën pjesëkushtetuese të Federatës”….

Me një vështrim realist të kushteve dhe rrethanave historike nëpër të cilat kaloi Kosova, në vitet e thyerjeve të mëdha dhe krizës së pushtetit, janë të rrallë personalitete që u kundërqëndruan sfidave, provokimeve, përndjekjeve, hileve dhe dredhive politike të panumërta, në mënyrë aq stoike, si Fadil Hoxha. Ai pati vizionin e një politikani patriot e modern, i cili projektoi dhe sendërtoi të ardhmen e atdheut të tij.

Në dy libra të botuar në Prishtinë: “Fadil Hoxha siç e njoha unë” i akademik Ekrem Myrtezai dhe “Fadil Hoxha në veten e parë”, me parathënie nga publicisti Veton Surroi, personaliteti më emblematik i Kosovës së periudhës së Luftës së Dytë Botërore dhe i pasluftës, kur Kosova qe e okupuar nën pushtetin serb, paraqitet si udhëheqës dhe pushtetar ithjeshtë, pa ekstravagancë apo kryelartësi.

Në këto botime, si dhe në filmin dokumentar televiziv “Fadil Hoxha-arkitekt i Kosovës së lirë” – prodhim i Radiotelevizionit Publik Shqiptar (ku jam bashkëskenarist me Dr.Hajri Mandrin), Fadil Hoxha evidentohet si misionari historik që vjen e na zgjon për motivime të mëdha kombëtare, si personaliteti që mbushi me frymë krijuese një shekull, për t’i dhënë Në çaste kritike, i urtë e racional, kolos i luftës, sa romantik në ëndërrime aq realist në veprime, e lindi vuajtja e popullit të tij për t’u ngritur mbi dallgët e shantazhet politike sifeniksi nga hiri.

Ai lindi në Gjakovë (15 Maj 1916), por njerëzit e mëdhenj nuk i nxë qyteti, ai u bë bir i tërë Kosovës dhe Shqipërisë që e ëndërroi tërë jetën si komb të bashkuar. Fadili nuk krijoi pasuri por la veprën e Tij: Kosovën e lirë me vështrimin drejt demokracive të përparuara e të qytetëruara, ai sot është Kosova në ecje, jeta në prosperitet dhe liria e demokracia në hapësiratë reja! Fadil Hoxha bashkë me shokët e tij Xhavit Nimanin, Xhevdet Hamza, Veli Dema,  Xhafer Vokshi etj. i qëndrojnë historisë Kosovës si kostelacion yjesh në qiellin e demokracisë.

Personalitete kosovare të botës akademike e të letrave e personifikojnë Fadil Hoxhën si intelektualin e udhëheqësin komunikues, të hapur, të çiltër dhe të ngrohtë me të gjithë, si burrështetasin që ngrihet në lartësitë morale të burrave të rrallë të kombit shqiptar që ende na fton e na thërret, për më shumë dashuri amtare për më shumë dinjitet!

Sipas Akademikut Ekrem Murtezai, Fadil Hoxha ka bërë për Kosovën optimumin e asaj që ka qenë e mundur në kushtet, rrethanat dhe në situatën e atëhershme brendapërbrenda sistemit socialist e monist”.

Ekrem Murtezai që nga viti 1969 e deri në vitin 1973 ka qenë shef i Kabinetit dhe këshilltar i pavarur i Fadil Hoxhës, i cili në Kongresin e IX, u zgjodh anëtar i Byros Ekzekutive të Kryesisë së LKJ që ka qenë maja e piramidës në hijerharhinë partiake jugosllavë.

Në librin e tij “Fadil Hoxha siç e njoha unë” Akademik Ekrem Murtezai veç tjerash shkruan: “Fadil Hoxha për shqiptarët ka bërë tërë atë që ka qenë e mundur në kushtet mjaft të pavolitshme ekonomike, politike, kulturore dhe ndërkombëtare, duke dhënë optimumin e mundshëm brendapërbrënda sistemit. Në bazë të angazhimit të tij si politikan numër një i Kosovës, si tribun, mund të them se Fadil Hoxha ka meritën më të madhe se kushdo tjetër nga drejtuesit e tjerë kosovarë jo vetëm për arritjet e shqiptarëve në federatën jugosllave, por, më tepër, edhe për atë që kemi sot – shtetin e ri të pavarur dhe sovran të Kosovës, sepse pa

Kushtetutën e vitit 1974 , do të kishte shumë vështirësi juridike ndërkombëtare në përkrahjen e UÇK-së.

REXHEP QOSJA: FADIL HOXHA MË MBRONTE MUA DHE KONCEPTIN E SHQIPËRISË ETNIKE

Akademik Rexhep Qosja, për Fadil Hoxhën, në Klan Kosova në vitin 2015, thotë: “Unë e di një gjë, Fadil Hoxha ka thënë të mbrojmë intelegjencën, sepse e ka ditur se tehu i sulmeve të Serbisë ishte drejtuar kundër intelektualëve të Kosovës. Në takimet që kam pasur me Fadil Hoxhën, Mahmut Bakallin dhe Xhavit Nimanin, ata i kam perceptuar duke bërë sjellje në pjesën më të madhe të dinjitetshme. Ata flijonin interesat e veta të ngushta dhe mendonin për interesat e Kosovës. Serbia ka bërë çmos që në vitin 1981 dhe 1982 të vëjë administratë ushtarake në Kosovë. Këtë tragjedi e ka parandaluar Fadil Hoxha”. Më tej akademiku I mirënjohur kosovar shprehet se: “Prej rreziqeve që më janë kanosur, jo vetëm për dënim politik, por edhe për pushim nga puna, edhe për burgosje, më ka shpëtuar një njeri që është figura më e shquar politike e Kosovës dhe quhet Fadil Hoxha. Ai në mënyrë të hapur u ka thënë zyrtarëve që vendosnin për fatin e intelektualëve, mbani duart larg prej Rexhep Qosjes.

Më kanë shkarkuar nga detyra e drejtorit, më kanë dënuar edhe partiakisht, por nuk më kanë burgosur. I kam një borxh moral e njerëzor Fadil Hoxhës dhe këtë e kam thënë hapur dhe shpjeguar në ditar. Të mos harrojmë se Fadil Hoxha ka qenë nxënës i Normales së Elbasanit dhe sado që ka qenë zyrtar i lartë në Jugosllavi, që zbatonte politikën e atij shteti, ishte atdhetar gjithëkombëtar. Kam pasur tri a katër biseda me të, në katër sy, dhe e kam ndjerë, e kam parë, dhe e kam përjetuar nostalgjinë që kishte Fadil Hoxha për Shqipërinë”.

Një tjetër personalitet i mirënjohur kosovar, Akademik Pajazit Nushi në jë intervistë dhënë RTK-së në vitin 2015 shprehet se: Fadil Hoxha ka vdekur si thotë populli me “zhigun” e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Kjo ka qenë vija konstante e politikës së tij. Jam i sigurt që ka shku me brengën që Kosova (ende) nuk është bashkuar me Shqipërinë. Për aq sa e kam njohur Fadil Hoxhën, për këtë jam i sigurt.

Po ashtu akademiku i shquar i Kosovës, Jusuf Bajraktari – ish Kryetar I Akademisë së Shkencave të Kosovës, vlerëson se: Fadil Hoxha është njeriu, luftëtari, komandanti, politikani dhe burrështetasi që me përkushtim, vuri emrin e Tij, në altarin e personaliteteve që personifikojnë historinë Kosovare si një nga figurat e mëdha shqiptare të shekullit që lamë pas. Intervista…

Prof. Dr. Hakif Bajrami, historian dhe publicist i njohur shqiptar shkruan se: Fadil Hoxha e përkushtoi jetën dhe veprimtarinë e tij në shërbim të pandërprerë të atdheut, aktiviteti i tij shumëdimensional nga komandant i talentuar i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, burrështeti dhe patriot i flaktë, u bë symbol përkushtimit atdhetar. Idhulli ipartizanëve të Kosovës, Udhëheqësi i shquar i shtetndërtimit në gjysmëshekullin e pasluftës, kurrë nuk iu nda epiteti “separatist” nga Beogradi. Historia e luftës dhe pasluftës ka emrin mendjen dhe veprën e babait separatist, Fadil Hoxha. Nga llogoret e Luftës deri te piramida e pushtetit, nga akuzat dhe burgjet, deri te mirënjohja e heroit të Kosovës, me adhurimin më madhor publik, shtrihet jeta dhe vepra e këtij vigani liberator!

Prof. Dr. Masar Rizvanolli – Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”, ndër të tjera vlerëson se “Fadil Hoxha ishte ndër themeluesit e parë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe aradhave partizane, në krye të së cilës ishte vetë ai… gati në të gjitha betejat ishte luftëtar me armë në dorë, duke u treguar strateg i niveleve të larta ushtarake.

Po ashtu gjeneral Rrahman Parllaku – Hero i Popullit dhe “Nderi i Kombit”, në librin e tij testament “Memoria historike e Kombit” shkruan se: “Për mua, Fadil Hoxha është më i madhi i të gjithë shqiptarëve, qofshin në Shqipëri apo në Kosovë. Më i madhi duhet të ishte Enveri, po të mos kishte pushkatuar të vetët Fadil Hoxha, si burrë shteti, me aftësi e dinjitet, me zgjuarsi e largpamësi të jashtëzakonshme, duke shfrytëzuar më së miri konjukturat e brendshme politike në ish-Federatën Jugosllave, arriti ta bëjë Kosovën pjesëkushtetuese të Federatës”.

Pak radhë për filmin dokumentar kushtuar Fadil Hoxhës

Filmi dokumentar “Fadil Hoxha-arkitekt i Kosovës së lirë” që u promovua më 15 shkurt 2022 në sallën e Akademisë së Shkencave në Tiranë, në praninë e më shumë se 100 personaliteteve akademike e publike nga Tirana e Prishtina, (ku unë jam bashkëskenarist me dr. Hajri Mandrin dhe me regjisor të mirënjohurin Llesh Nikolla – “Mjeshtër i Madh”, e konsulent z. Bashkim Hisari), është një prodhim me metrazh të gjatë, 47 minuta, i cili i kushtohet veprimtarisë së Fadil Hoxhës, për periudhën 1932 deri 2001, si lideri kryesor në historinë e Kosovës.

Filmi jep një përmbledhje të zhvillimeve politike, historike dhe kulturore në Kosovë, duke u fokusuar te kontributi politik dhe patriotik i Fadil Hoxhës në zhvillimin dhe konsolidimin e Pavarësisë së Kosovës. Diskursi politik e patriotik i Fadil Hoxhës, në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të popullit shqiptar në Kosovë Në përshëndetjen për të pranishmit, pas shfaqjes së filmit dokumentar, ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ndër të tjera veçoi formimin, frymën, qëndrimet, vlerat dhe arritjet e Fadil Hoxhës si udhëheqësi më jetëgjatë i Kosovës, duke dhënë në gjuhë filmike, momentet dhe pasazhet më domethënëse që shërbejnë për plotësimin e shëmbëlltyrës së Fadil Hoxhës, si protagonist kryesor.

Po ashtu, prof. dr. Bujar Kapexhiu – “Nderi i Kombit” e vlerësoi filmin si një narrativë dokumentare me efekte letrarizuese ku dimensioni i liderit kosovar Fadil Hoxha jepet në diskursin e tij politik e patriotik, në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të popullit shqiptar në Kosovë. Rëndësi ka materiali i pasur arkivor e fotografik dhe intervistat që japin rolin bashkëpunues të F.Hoxhës në politikëbërje në mbrojtje të kauzës shqiptare. Skenari dhe materialet filmike, intervistat me personalitetet më të shquara akademike në Shqipëri dhe Kosovë jepen në film në mënyrë estetiko-profesionale me një nivel të lartë, duke përcjellë vlera dhe mesazhe aktuale në dobi të përparimit të shqiptarëve.

Në vlerësimet që bëjnë figurat më të shquara kombëtare akademike, historike dhe publicistike si akademik Rexhep Qosja, Jusuf Bajraktari, Paskal Milo, Nevila Nika, publicistët Veton Surroi, Akif Bajrami etj., përcaktojnë dhe ridimensionojnë figurën dhe rolin e Fadil Hoxhës në historinë e Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore deri në Luftën e UÇK-së, sidomos rolin e tij vendimtar për Kushtetutën e vitit 1974, që e përcaktoi Kosovën krahinë autonome, kufijtë e së cilës shërbyen për shtetin e sotëm të pavarur të Republikës së Kosovës.

Akademik Pëllumb Xhufi evidentoi rolin e rëndësishëm të Fadil Hoxhës në tejkalimin e prapambetjes kulturoro-arsimore të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, arritjet në fushën e të drejtave politike në kuadrin e autonomisë, lirisë dhe të drejtave politike e kombëtare dhe arritjet në Kushtetutën e 1974, përpjekjet në Konferencën e Bujanit për bashkimin kombëtar të shqiptarëve etj. Filmi dokumentar “Fadil Hoxha, arkitekti i Kosovës së lirë” ruan koherencën kontekstuale, mbështetet në inserte ndëraktive që ndërthuren në formë kujtimesh dhënë në mënyrë estetike.

Fadil Hoxha ishte idealist, besonte te liria dhe prosperiteti i popullit të tij Fadili, si shumë djem kosovarë që shkolloheshin në Shqipëri, ishte ndër të parët që përqafoi idetë përparimtare e liridashëse të kohës, pasi kishte ndjerë shtypjen e lirive nacionale, nën sundimin e regjimit të egër serb.

Fadil Hoxha, si burrë shteti, me aftësi e dinjitet, me zgjuarsi e largpamësi të jashtëzakonshme, duke shfrytëzuar më së miri konjukturat e brendshme politike në ish-Federatën Jugosllave, arriti ta bëjë Kosovën pjesë kushtetuese të Federatës”.

Një ndër gratë më të njohura në kohën e saj, Vahide Hoxha, reformatore e Edukimit dhe aktiviste e shquar, jo vetëm pse ishte bashkëshorte e Fadil Hoxhës, por sepse kreu funksione të shumta, që nga profesoresha e Normales në Prishtinë deri te kryetarja e Bashkësisë së Kulturës. “Sinqerisht them se kam kaluar një jetë të lumtur. Jemi marrë vesh për çdo gjë, kemi qenë si shokë. Prandaj, nuk e kam pasur lehtë që pas 56 vjetësh të ndahem prej tij. Ishte vështirë. Por, jam munduar të mbahem. Në cdo skutë të shtëpisë sime janë kujtimet, që më lidhin me të.”

Me një vështrim realist të kushteve dhe rrethanave historike nëpër të cilat kaloi Kosova, në vitet e thyerjeve të mëdha dhe krizës së pushtetit, janë të rrallë personalitete që u kundërqëndruan sfidave, provokimeve, përndjekjevë, hileve dhe dredhive politike të panumërta, në mënyrë aq stoike, si Fadil Hoxha. Ai ishte idealist, besonte te liria dhe prosperiteti i popullit të tij, shpresonte dhe ishte i bindur se nëpërmjet Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, si pjesë e Koalicionit Ndërkombëtar Antifashist, do t’i shërbente idealit të kahershëm të popullit të Kosovës – bashkimit me Shqipërinë. Ai ishte iniciatori kryesor edhe për aktivitetin e 500-Vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar – Skënderbeut (1968); 100-vjetorin të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1978), si dy nga ngjarjet kulmore të jetës kulturore e shkencore në Kosovë. Fadil Hoxha pati vizionin e një politikani patriot e modern, i cili projektoi dhe sendërtoi të ardhmen e atdheut të tij.

Fadil Hoxha vdiq më 23 prill 2001 në Prishtinë, në moshën 85-vjeçare.

K O M E N T E

13 KOMENTE

  1. Heroji i Popullit Fadil HOxha me bashkèveprimtaret, akademiket e atèhershem, jo si akdemyket e tashem filluan gurin e parë të THEMELTAR të Dardanisë i cili vazhdoi më Akademik Prof.dr.Ibrahim Rugovën, UÇK-ja me Komandanti ton♪7 legjendar Adem Shaban Jasharin më Legjendarin Zahir Pajaziti më shokë , Herojet tjere: Sali Ceku, Luan e Shkelzen Haradinaj, Rrustem Bruqin e shumë të tjerë që ranë në Altarin e Lirisë dhe tash e gëzojmë ne dhe fëmijtë tanë irinë që e fitojë -ja së bashku me forcat aleate të NATO-së…
    Tash e 3 decenje ,Dardania dhe forcat aleate (mike) të Dardanisë, janë duke u përballë më Serbinë fashiste…e lë më kur Heroji Fadil Hoxha është përballur më Komenternen ruso -sllave…që e ka shtlellaur akademiku i njohur shqiptar nga Tirana(zt.Halil Rama dhe gjeneralet tjerë shqipatr) në bazë të fakteve historike ….
    Neve na ka mbetur ne gjak vetëm gjërat e keqija ti theksojmë e jo të mirat( Univerziteti i Kosovës, Kushtetuta e 74-tes etj.).
    Me repekt!

    Flori Bruqi

  2. Universiteti i Kosovës është fryt i gjakut të Murat Mehmetit dhe organizatorëve të demonstratave të vitit 1968 dhe të 28 viteve vuajtje të Adem Demaçit në burgjet skëterrë të ish – Jugosllavisë .
    Shumica e organizatorëve të këtyre demonstratave vuajtën në Goli – Otokun famëkeq . Burgu më i tmerrshëm në Evropë .
    Më herët ka qenë i burgosur Teki Dervishi me shokë . Metush Krasniqi e Ramë Govori e dhjetëra të tjerë në burgun e Nishit.
    Sikur mos të ekzistonte nënshtrimi i udhëheqësve shqiptarë në Konferencën e Bujanit e vëllazërimi i Enver Hoxhës me komunistët jugosllavë Kosova nuk do të shkëputej aq lehtë nga trungu i saj e as viset e tjera shqiptare në ish- Jugosllavi . Mjafton me u pa konfiguracioni i Malit të Zi , deri në Tivar, të gjitha vendbanime shqiptare të rrëmbyera nga malazezët . Masakra e Tivarit fare mirë dihet që është tradhëti e kulluar e udhëheqjes së atëhershme të Shqiprisë . Madje, Shefqet Peçi një nga fajtorët kryesor e quan ” fatkeqësi”

  3. Burrështetasit Fadil Hoxha askush s’mund t’ja mohojë rolin udhëheqës të Kosovës gjatë Luftës Antifashiste, duke e renditur atë me fitimtarët e Aleancës së fuqishme SHBA-ANGLI-RUSI; ashtu sidhe kontributin madhor për njohjen si krahinë autonome, në kufijtë e së cilës njihet edhe sot shteti i Kosovës.
    Përderisa personaliteti i tij vlerësohet nga akamikë të njohur kosovar, madje edhe nga i ndjeri poliedriku Rexhep Qosja, figura e tij kurrësesi nuk mund të venitet e sfumohet nga ndonjë kalemxhi dashakeqas.
    Mbi të gjitha, Fadil Hoxha mbështeti pa rezerva UÇK dhe jetoi në një pallat të thjeshtë të Prishtinës si gjithë qytetarët e thjeshtë, deri sa vdiq , e pikërisht edhe tek ky fakt qëndron madhështia e tij…

  4. .:Burrështetasit Fadil Hoxha askush s’mund t’ja rolin udhëheqës të Kosovës gjatë Luftës Antifashiste, duke e renditur atë me fitimtarët e Aleancës së fuqishme SHBA-ANGLI-RUSI; ashtu sidhe kontributin madhor për njohjen si krahinë autonome, në kufijtë e së cilës njihet edhe sot shteti i Kosovës.
    Përderisa personaliteti i tij vlerësohet nga akamikë të njohur kosovar, madje edhe nga i ndjeri poliedriku Rexhep Qosja, figura e tij kurrësesi nuk mund të venitet e sfumohet nga ndonjë kalemxhi dashakeqas.
    Mbi të gjitha, Fadil Hoxha mbështeti pa rezerva UÇK dhe jetoi në një pallat të thjeshtë të Prishtinës si gjithë qytetarët e thjeshtë, deri sa vdiq , e pikërisht edhe tek ky fakt qëndron madhështia e tij…

    Me respekt!

  5. Shala thotë se Fadil Hoxha s’është tradhtar: Figurë me vlerë, politikan i madh
    1 vit më parë
    nga NACIONALE
    Asdren Shala, historian dhe aktivist i PSD-së, ka folur rreth figurës së Fadil Hoxhës, ish-udhëheqësit komunist të Kosovës në kohën e ish-Jugosllavisë, një krijesë politike që është quajtur gjerësisht si “burg i kombëve”.

    Në Klan Kosova, Shala e ka vlerësuar figurën e Hoxhës, duke thënë se është figurë “patjetër e rëndësishme” dhe me “arritje dhe kontribut për çështjen shqiptare”.
    “Fadil Hoxha është figurë, pa dyshim, e historisë sonë, patjetër e rëndësishme me krejt ato dritëhijet…Në gjykim tim si historian, Fadil Hoxha, thash në fillim të emisionit, i ka ato dritëhijet e veta, por nëse i shikojmë dhe i vëjmë në peshoren e historisë e në fund ajo peshore tregon se cili është e vërteta e këtij raporti, e këtij personi në raport me historinë, mue më del një personazh me arritje dhe me kontribut për çështjen shqiptare” – tha fillimisht Shala.

    Tutje, Shala konsideroi se Hoxha është figurë me vlerë.

    “Unë e kam qëndrimin tim, por nuk po e them sot sepse nuk po du me i fy viktimat. Përtej ndjeshmërisë, përtej respektit, unë mendoj që Fadil Hoxha është figurë me vlerë” – tha ai.

    Këtu ndërhyri moderatorja e emisionit, duke thënë se Hoxha “nuk qenka tradhtar”.

    “Asnjëherë, asnjëherë” – tha Shala.

    Tutje, Shala e vlerësoi Hoxhën si politikan të madh.

  6. Edhe Adem Demaçi në një emiisuon tv sa ishte gjallë deklaronte se Fafil Hoxha na mbronte, përmes Esad Mekulit, sepse me Esadin ka pasë raporte të mira vëllazrore…! Duhet ndegjuar e shiquar këtë emision në TV kur u prononcue Demaçi!

  7. Asdren Shala thotë se Fadil Hoxha s’është tradhtar: Figurë me vlerë, politikan i madh

    Asdren Shala, historian dhe aktivist i PSD-së, ka folur rreth figurës së Fadil Hoxhës, ish-udhëheqësit komunist të Kosovës në kohën e ish-Jugosllavisë, një krijesë politike që është quajtur gjerësisht si “burg i kombëve”.

    Në Klan Kosova, Shala e ka vlerësuar figurën e Hoxhës, duke thënë se është figurë “patjetër e rëndësishme” dhe me “arritje dhe kontribut për çështjen shqiptare”.

    “Fadil Hoxha është figurë, pa dyshim, e historisë sonë, patjetër e rëndësishme me krejt ato dritëhijet…Në gjykim tim si historian, Fadil Hoxha, thash në fillim të emisionit, i ka ato dritëhijet e veta, por nëse i shikojmë dhe i vëjmë në peshoren e historisë e në fund ajo peshore tregon se cili është e vërteta e këtij raporti, e këtij personi në raport me historinë, mue më del një personazh me arritje dhe me kontribut për çështjen shqiptare” – tha fillimisht Shala.

    Tutje, Shala konsideroi se Hoxha është figurë me vlerë.

    “Unë e kam qëndrimin tim, por nuk po e them sot sepse nuk po du me i fy viktimat. Përtej ndjeshmërisë, përtej respektit, unë mendoj që Fadil Hoxha është figurë me vlerë” – tha ai.

    Këtu ndërhyri moderatorja e emisionit, duke thënë se Hoxha “nuk qenka tradhtar”.

    “Asnjëherë, asnjëherë” – tha Shala.

    Tutje, Shala e vlerësoi Hoxhën si politikan të madh.

    https://nacionale.com/live/shala-thote-se-fadil-hoxha-seshte-tradhtar-eshte-figure-me-vlere

    Heroin e Popullit e vlerësojë edhe shumë figura tjera të kombit tonë si akademik Rexhep Qosja, Akademik Prof.dt.Halil Rama, e shume fytyra të ndritura të kombit gjeneral dhe akademik të tjer1% të Dardanisë dhe Shqipërisë.
    Me respekt !

    Me respekt

    Flori Bruqi

  8. Sa gỏmi buzbardhe po shkruan! Po jeni ânlfabeta bre zoti ju vrafte! Cka keni bể ju pr Kosoven me shume se Fadi Hõha! Jeni ike ne Suedi! Fadil Hõha i ka qendruar balle pẻ bslle si Hero i Popullit si Lí me dege stuhive sẻbocetnike! Kaloni mire!
    Skenderbe Kastrati, profesor hítorije

  9. I KENI THEKSSUAR POR UNE KAM QENE I DREJTPEERDREJTE CKA KANE THENE PER HEROIN HOXHA TE TJEREET EJO KUOLARET NEPER KAAAAAAFENE TE DARDANISE AAPO SUEDISE…
    RESPEKKT POR JO ME KOMEENTE POR ME SHKRIM ANALITKE + ME SHUME TE SHKRUHEN NGA LEXUESIT DHE HISTORIANET E MIREFILLTE .LENI KOMENTET…
    POR R SHKRIME BURIMORE ANALITIKE TE SILLEN PER BOTIM NE DRINI.
    ME RESPEKT!
    FLORI BRUQI.

  10. A kishte dorë Heroji Fadil Hoxha në vrasjen e Komandanti drenicar Shaban Polluzhës dhe në demonstratat e 81-shit?!

    Për vrasjes së Shaban Polluzhës i vrarë nga komunistët e udhëhequr prej Fadil Hoxhës. Ky i fundit, sa ishte gjallë, kishte thënë se Shaban Polluzha ishte likuiduar dhe pas kësaj ishte qetësuar edhe Drenica. Madje, komunisti Hoxha kishte thënë se në likuidimin e Polluzhës kishin marrë pjesë edhe njerëz të Drenicës. E vërteta e demonstratave të vitit 1981 “të vërtetën për atë se kush i ka nxitur ato protesta”, duhet të sqarohet edhe për termin kundërrevolucion dhe diferencimet ideo-politike. Sepse, në vitin 1981, Mahmut Bakalli, si kreu i Partisë Komuniste në Kosovë, dha dorëheqje nga të gjitha funksionet në shenjë mospajtimi me qëndrimet e udhëheqjes në Beograd se këto ngjarje ishin kundërrevolucionare, dhe qëndrimin e Fadil Hoxhës,se kur nuk e përfillën politikajt kosovar Serbinë gjëja se me futë në Kosovë ushtrin serbe se Kosova sipas tyre ishte provincë esaj,e tradhtuan Fadil Hoxhë në emër të jugosllavisë po intervenojmë,këtë tradhti ju gatua Fadil Hoxhës,nënshkroi dhe pësuan studentat nër konvikte duke u ngrehur shagas nga ushtria serbo-sllave në emer të ushtrisë Jugosllave,dëshmi e Mahmut Bakallit, Azem Vllasit etj. Bakalli ishte deputet në legjislaturën e parë të Kuvendit të Kosovës gjatë viteve 2001-2004, nga radhët e AAK-së, dhe një kohë këshilltar i Ramush Haradinajt dhe u varros në nderimet e UÇK-së.

    Ky Ishte rrëfimi i Fadil Hoxhës për vrasjen e Shaban Polluzhës

    Për vrasjes së Shaban Polluzhës i vrarë nga komunistët e udhëhequr prej Fadil Hoxhës. Ky i fundit, sa ishte gjallë, kishte thënë se Shaban Polluzha ishte likuiduar dhe pas kësaj ishte qetësuar edhe Drenica. Madje, komunisti Hoxha kishte thënë se në likuidimin e Polluzhës kishin marrë pjesë edhe njerëz të Drenicës.

    Fadil Hoxha, krykomunisti i Kosovës prej vitit 1943-1969, kishte rrëfyer ngjarjen e vrasjes së Shaban Polluzhës dhe ushtarëve të tij.

    Hoxha kishte thënë se kur ishte likuiduar Shaban Polluzha ishte qetësuar Drenica.

    “Ne luftë u vranë shumë njerëz tanë. Kjo ka zgjatur afër një muaj ditë, qetësimi i situatës në Drenicë afër një muaj e kusur. Lufta kundër asaj njësie, siç quhej të Shaban Polluzhës, një pjesë e të cilës shpejt është shpërndarë ka ikë, por një pjesë e tyre kanë luftuar kundër nesh, sidomos Mehmet Gradica edhe të tjerë, si dhe Shabani. Ashtë vra Shabani, asht vra i biri. Kjo ka zgjatë nja një muaj ditë, por aty janë vra bukur edhe do partizanë tanë. Nuk e di numrin taman”.

    “Me likuidimin e këtij grupi të Drenicës gati është qetësue Drenica. Deshta me të thanë se edhe populli i Drenicës, një pjesë e madhe e tij, ka marrë pjesë me ne, mbasadndej kundër këtyre. Kështu që kjo asht jashtëzakonisht me rëndësi përndryshe do të kishim probleme edhe masandej në Drenicë”, thotë Fadil Hoxha, cituar në librin e Veton Surroit, në intervistën e tij të dhënë përmes magnetofonit Rexhai Surroit, në gusht të vitit 1963.

    Sipas versionit të Hoxhës, Shaban Polluzha e kishte thyer marrëveshjen me komunistët dhe nuk kishte mbajtur premtimin për ta çuar Çetën e Drenicën në frontin e Sremit, aty ku luftohej mes gjermanëve e komunistëve, në kuadër të luftës së dytë botërore.

    Sipas Hoxhës, Shaban Polluzha me ushtarët e tij ishin pajtuar t’iu bashkoheshin komunistëve dhe të merrnin pjesë në frontin e Semi, në Serbi, ku po luftohej kundër gjermanëve.

    Mirëpo, kur çeta e Shaban Polluzhës po kalonte prej Drenicës për në Podujevë, duke shkuar për në frontin e Sremit, qindra banorë të Llapit kishin kërkuar Polluzhës dhe ushtarëve shqiptarë të mos shkonin në Serbi e të lënin qytetet e Kosovën në dorën e komunistëve shqiptarë e serbë.

    Dhe, kështu edhe kishte ndodhur. Luftëtarët e Shaban Polluzhës ishin kthyer në Drenicë, ku pastaj ishin vrarë nga komunistët e Fadil Hoxhës.

    Para se të vdiste Fadil Hoxha ishte bërë anëtar nderi i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ishte varrosur me nderime nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës të cila kishin qenë trashëgimtare të UÇK’së.

    Shaban Polluzha ishte nderuar nga Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, në vitin 1993 me dekoratën “Urdhri për Veprimtari Patriotike të Klasitë të Parë”, ndërsa, Presidenti Fatmir Sejdiu, në vitin 2009, Pollzhën e shpallë “Hero i Kosovës”.

    Para pak kohësh, qyteti i vetëm në Europë, Gjakova kishte nisur procedurat për nderimin e një komunisti, siç ishte Fadil Hoxha. Madje, ishte paraparë ndërtimi i bustit të tij midis Gjakove. Ky projekt ende nuk është realizuar.

    Ende nuk ekziston në Kosovë një dokument me të cilin dënohen krimet e komunizmit. Ka pasur disa përpjekje por kanë dështuar edhe në Parlamentin e Kosovës për të nxjerrë një Rezolutë me të cilën do të dënoheshin krimet që kanë ndodhur në kohën e komunizmit.

    Kush ishte Shaban Polluzha?

    I linduar nga divizione të shumta ushtarake të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës, më 21 shkurt të vitit 1945, pas një lufte të ashpër në kullat e Hasan Sylës në Trestenik, ra heroikisht si legjendar Shaban Polluzha, njëri ndër koloset e historisë sonë kombëtare bashkë me një pjesë të luftëtarëve të tij dhe me trimin e njohur, Mehmet Gradica.

    Të gjitha këto divizione jugosllave, përkundër zjarrit me mortaja dhe artileri të rënda, vetëm pas 9 orësh, arritën ta rrënojnë fortifikatën, ku ndodheshin 150 kryengritës të guerilës shqiptare. Këtu mbaron një dramë dhe vazhdon drama tjetër e përgjakshme ndaj Kosovës: ekzekutime masive, burgosje, zhdukje, Tivari, Sremi, Trogiri… Viti 1945 konsiderohet viti më tragjik, bashkë me dimrin e egër që s’ mbahej mend.

    Shaban Polluzha, një burrë me shtat mesatar, kokëthinjur me një natyrë të ngrysur, kishte kundërshtuar padrejtësitë ndaj shqiptarëve të Kosovës në kohë të ndryshme: gjatë Luftës së Parë Botërore, gjatë Mbretërisë Sebo-kroato-Sllovene dhe më 1945 organizoi kryengritjen kundër okupimit serbo-jugosllav. Në fushë-betejë nxjorri afro 10.000 luftëtarë.

    Lindi në Polluzhë të Drenicës më 1871. Mibemrin e mori sipas fshatit të lindjes, ndërsa i përket fist Kastrati. U rrit dhe u edukua në një familje me traditë kombëtare, e njohur edhe për zgjidhjen e konflikteve ndërfamiljare e ndërnjerëzore. Qe edhe kryetar i Këshillit Pajtues në Drenicë dhe kryetar i komunës në Polac. Një personalitet i rrallë, shumë i respektuar me veti të jashtëzakonshme njerëzore. Në një rast kur i burgoset, njëri nga tre djemtë e tij, gruaja i thotë: “Djalin po duan ta pushkatojnë, ndërkohë që ti po sillesh si të mos kishte ndodhur asgjë”, ai i përgjigjet: “Edhe të tjerët që ndodhen aty, kanë dikënd të vetin, sikurse djali ynë”.

    Ishte tejet i matur, por në momente dinte të rrebelohej. Një ushtar i tij e hedh bukën nga dritarja se ishte pak e pa pjekur, ai me ngritje të zërit i thotë:” A di se jemi në luftë, e jo në shtëpi”, ndërkaq kur i plagoset djali i madh, ndonëse e kishte prekur thellë në shpirt, shokëve të luftës u thotë” edhe tjerët janë plagosur dhe vrarë”.

    Në dimrin e egër të atij viti, kur e shihte popullin duke vuajtur për bukë dhe të masakruar nga çetnikët dhe partizanët komunistë, i shkonin lotët.

    Babai i tij, Rexhepi, u pushkatua më 1912 në Serbi, pasi ishte marrë dhunshëm me shumë burra të tjerë nga Kosova. Vrasjen e tij, dhe të burrave tjerë, e përjetoi rëndë dhe kjo ngjarje e motivoi më shumë t’i përkushtohej luftës në mbrojtjen e të drejtave kombëtare e njerëzore të popullit të tij. Kishte përjetuar katër pushtime, njërin pas tjetrit: turk, serb, bullgar, austriak dhe jugosllav. I kishte dalë në ndihmë Azem Bejtës, si mik që e kishte, dhe Lëvizjes së tij Kaçake, kur ishte kryetar komune në Polac. Në vitin 1941 xhandarmëria e udhëhequr nga italianët, ia internoi familjen në Kullat e Sheremetit në Pejë, ndërsa në Polluzhë i djegu të tijen trikatëshe bashkë me shtëpinë dhe objektet tjera.

    Kulla e tij bëhet rrafsh me tokë edhe në vitin 1945 nga Brigada e KNOJ-it. Shumçka e vlefshme ishte shkatërruar nga flakët. Më 1941 organizon forcat e tij vullnetare ndaj depërtimit të çetnikëve në rajonin e Koleshinit të Ibrit, ndërsa më 1943 i priu një mase të madhe prej 3000 vullnetarësh në mbrojtje të Novi Pazarit, ku çetnikët kryenin masakra tmerruese ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve, si në Bihor e vende të tjera të këtij rajoni.

    Në janar dhe shkur(1945) me luftë kundërshton projektin shfarosëse të Serbisë në Kosovë. Në fushë-betejë nxorri afo 10.000 luftëtarë, kryesisht nga Drenica për të ndalë krimet çetnike mbi gra, fëmijë e pleq që kryheshin gjithandej Kosovës.

    Rrethanat shoqërore-politike në këtë periudhë ishin shumë të disfavorshme për Kosovën. Në Beograd dhe Podgoricë ishte projektuar një skenar i errët për shqiptarët jashtë Shqipërisë shtetërore, në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të zi. Në këtë skenar parashihej mobilizimi i shqiptarëve të moshave të ndryshme dhe dërgimi i tyre në frontin e Sremit,Trogirit dhe në vija të tjera të luftës në Jugosllavi, ndërsa brenda në Kosovës dhe në territoreve tjera shqiptare, të silleshin çetnikët e Drazha Mihaloviqit dhe bandat tjera serbe për të kryer krime masive mbi civilët shqiptarë.

    Në bazë të këtij skenari famkeq insistohet të bindej Shaban Polluzha që, me brigadën e tij, të nisej në luftë kundër nazistëve gjermanë në rajonin e Sremit në Vojvodinë, kurse çetnikët dhe partizanët të bënin çdo gjë të keqe në Kosovë, pa u penguar nga askush. I zënë ngusht, para përgjegjësië së madhe ndaj popullit, Shaban Polluzha që kishte një moshë 75 vjeçare, fillimisht kishte pranuar dhe, ende sa ndodhej në Podujevë në rrugë për në Srem, i arrijnë lajme të frikshme se çetnikët kishin hyrë në Drenicën veriore dhe në disa pjesë të Kosovës në kufij me Srebi e po ekzekutonin njerëz në familjet shqiptare, duke i therrur edhe me bojaneta. Pas këtyre informatave, edhe përkundër urdhërit të prerë të Shtabit të LNÇJ që të vazhdonte rrugën për në Srem, se më nuk do të ndodhte më asnjë vrasje e njerëzve të pafajshëm, ai kishte refuzuar kategorikisht pohimin e tyre dhe në bisedë u kithte thënë se ju më pretë në besë. Në këtë “besë” ai kishte dyshuar vazhdimisht!. Këtë dyshim e kishte nga përvoja e tij e gjatë. Derisa ky po kthehej, Shaban Haxhia me Brigadën e 7 të “Kosovë e Metohisë”, në të njëjtën ditë, po udhëtonte për në frontin e Sremit.

    Gjatë kthimit nga Llapi për në Drenicë, brigada e tij sulmohet në pritë nga njësitë partizane, por pa pasoja dhe kapërcen Çiçavicën, duke u përqëndruar në Drenicë ngaqë aty, ditë më parë, ishte likuiduar paria dhe njerëzit më autoritativ dhe luftëtarët ishin nga kjo pjesë e Kosovës. Serbia këtë rajon e konsideronte të rrezikshëm, duke kujtuar rezistencën shumëvjeçare të Azem Bejtës.

    Më 8 shkurt 1945 Shtabi Suprem i UNÇJ, Kosovën e futi nën administrimin e hekurt ushtarak dhe shpall gjendjen e luftës. Tani shqiptarët pushkatoheshin në shtëpi, në rrugë dhe aty ku ndodheshin e lëvizeshin.

    Shaban Polluzha, me luftëtarët e tij vendoset në Drenicën Perëndimore dhe aty organizohen në formacione ushtarake: në çeta, batalione, togje dhe njësi më të vogla. Në fillim, për shkak të raporteve jo të mira mes tij me Mehmet Gradicën, luftën kundër brigadave partizano serbe e zhvilluan ndaras, por ideali kombëtar i bashkoi në një front.
    Aksionet u organizuan sipas terrenit dhe strategjisë në vende të ndryshme, të përqëndruar në Rezallë, Likovc, Obri, Plluzhinë, Ticë, Açarevë, Tërstenik, Llaushë, Prekaz dhe më vonë në fshatrat tjera të Drenicës Lindore, rrëzë Çiçavicës. Në brigadën e Drenicës kishte luftëtarë edhe nga rajoni i Vushtrrisë, Mitrovicës, Artakollit, Llapushës dhe më pak nga viset tjera. Divizionet dhe brigadat ushtarake serbe, malazeze, maqedone dhe ato, ku kishte të inkuadruar edhe shqiptarë nga Kosova, si dhe Brigada e pestë e Shqipërisë që u kthye në Kosvovë pas Vishegradit, kryen krime të frikshme kundër popullatës civile, në pamundësi që të hakmerrshin drejtpërdrejt për humbjet e tyre nga kryengritësit shqiptarë të Polluzhës. Komandanti i Administratës ushtarake, Sava Derljeviq, kohë më pas, shkruante për kryengritjen e Drenicës. “…nga ana jonë ishin të angazhuar së paku 4 divizione, brigada e 46 serbe, e 52 e Kosmetit, grupi operativ i brigadave (e I-ra e Bokelit, e 6 malazeze, dy brigada të Kosmetit) dhe Brigada e KNOJ-it. Kohë pas kohe ishin të angazhuar edhe divizioni i 24-të serb dhe 41-të dhe ai 50 maqedon. Krejt këto forca kishin mbi 40. 000 ushtarë. Në këto përleshje edhe ne kemi pësuar humbje serioze”, thotë Derljeviq.

    Janë tmerruese masakrat në Terstenik, në Skenderaj, në Polac, Rezallë, Drenas,… Druar dhe në fshatrat tjera të Drenicës dhe Kosovës.

    Në këtë luftë brigadat serbe, malazeze, ato Maqedone dhe ajo e Kosmetit, kanë psuar humbje të konsiderueshme në njerëz, sidomos në pjesën e fundit të janarit dhe në fillim të shkurtit 1945. Konsiderohet se në luftimet e ashpra kundër Brigadës së Shaban Polluzhës, janë vrarë 1500 luftëtarë të armikut dhe një numër tjetër është zhdukur. Luftimet më të mëdha janë zhvilluar në Terstenik, Obri, Rezallë, Likofc, Tërrnafc, Makermal, Çiçavicë dhe tek ura e Pestovës.

    Një popull i varfër siç ishte Drenica, e kishte të vështirë t’ i mbante me bukë aq luftëtarë sa kishte Shaban Polluzha, prandaj ai u detyrua të lëvizte me brigadën e tij, duke kaluar në fshatrat rrëzë Çiçavices, e pastaj në Shalë të Bajgorës e prapë në Drenicë.

    Shaban Polluzha dhe Shtabi i tiji luftës, i vendosur tek Malajt në Rezallë, ishte ndihmuar edhe nga disa intelektualë nacionalistë, si Selman Riza, Ymer Berisha, Marije Shllaku, Ibrahim Lutfiu, dhe klerikët Mulla Ilaz Broja, Mulla Brahim Polaci-Hoti etj, ndërsa u masakruan Asim Luzha dhe Qamil Hoxha, i pari në Terstenik, i dyti në në Skenderaj nga brigadë e KNOJ-it.

    Të tërbuar me sindromin e urrejtjes ndaj shqiptarëve dogjën dhe shkatërruan çdo gjë që ndodhej para tyre. Në këtë dimër, më të egrin që mbahej mend, gra dhe fëmijë morën plaçkat në dorë, duke mos ditur kah të shkonin.

    Pas shurjes me gjak të Luftës së Drenicës, në Kosovë intensifikohet dhuna dhe terrori. Në pranverë të atij viti (1945) ndodhi masakra e Tivarit, u pushkatuan pa gjyq e me gjyq intelektualë, nacionalistë, idalistë dhe civilë.

    Nën Administrimin ushtarak u mbajt edhe Sesioni i Dytë i Këshillit “Nacionaçlirimtar” i Kosovës, i njohur si Kuvendi i Prizrenit, korrik 1945 dhe këtu Kosova u aneksua nga Serbia. Në këtë kuvend u përmbysën vendimet e Bujanit. Pro aneksimit, në Prizren votuan shqiptarë e serbë, ata të cilët refuzuan u burgosën dhe u likuiduan.

    Shtëpia e Shaban Polluzhës disa herë është bërë rrafsh me tokë. Shumçka e vlefshme është djegur dhe shkatërruar. Bashkë me shumë sende të tjera janë djegur edhe ato pak fotografi të Shaban Polluzhës. Siç thotë Ramadani, djali i tij, dikush babait ia kishte bërë dy tri fotografi dhe deri para Luftës së Dytë Botërore kanë qenë në shtëpi. Nga to ka shpëtuar vetëm një. Meqë shtëpia jonë bastisej nga OZN-a, ne atë fotografi e mbshtollëm në letër dhe e shtimë në mes dy dërrasave të hambarit për ta ruajtur kujtimin për babain. Mirëpo, kohëzgjatja në kushte jo klimatike eresioni e kishin dëmtuar. Fotografia e vetme e tij, nga dërrasat e hambarit, u nxorr në vitin 1990, atëherë kur unë kërkoja një foto për botim. Nga kjo fotografi e mbetur vështir se mund të fitohet imazhi për babain, thotë Ramadani, i cili ishte me të deri sa ra heroikisht në kullat e Dvoranëve në Terstenik, më 21 shkurt 1945 bashkë me një numër luftëtarësh.

    Kufomën e Shaban Polluzhës, djali i tij Ramadani me një grup shokësh e kishte hedhur në lumin Drenica, duke thyer një pjesë të akullit, dhe vetëm pas 6 javësh do tw nxirrej dhe varrosej. Në gurin e varrit figuronte viti i lindjes, 15 vjet më i vjetër sesa që kishte pasur. Kjo ishte bërë me qëllim nga familja në mënyrë që të mendohej për ndonjë person tjetër. Shaban Polluzha për 50 vjet ishte temë tabu.

    Më 13 dhjetor 2013, në shënimin e 70-vjetorit të Konferencës së Bujanit (1943-44), nën patronatin e kryetarit të atëhershëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, u mbajt një tryezë shkencore. Më atë rast, Krasniqi deklaroi: “Kuvendi i Bujanit, i organizuar nga udhëheqësit e njësive Nacional-Çlirimtare të Kosovës, e të Shqipërisë, janë historia e lavdishme e historisë sonë moderne dhe janë pararendësit e këtij Kuvendi të Republikës së Kosovës së sotme”! Një prej ideatorëve të Bujanit ishte lideri i dikurshëm komunist i Kosovës, Fadil Hoxha, për të cilin janë dy versione të historisë: një negativ dhe një pozitiv, gjë që ilustrohet edhe me reagimet pro dhe kundër ngritjes së bustit të tij në Gjakovë. Telegrafi ju sjell më poshtë ca fakte që nuk janë shumë të njohura nga masat për këtë figurë, e që shpesh herë edhe mohohen.

    Më 31 janar 1943, gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbahet Konferenca e Bujanit. Më 2 janar 1944, pasi shqyrtoi tri ditë radhazi problemet që dilnin nga lufta kundër pushtuesit, Konferenca doli me një dokument përfundimtar, ku thuhet: “Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron me u bashkue me Shqipërinë”.

    Ditë më parë, ish-kryetari i Komitetit krahinor, Azem Vllasi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se organizatorët e demonstratave të vitit 1981 nuk kanë kërkuar përmirësimin e kushteve të shqiptarëve të Kosovës, por se kanë synuar që komunizmin jugosllav ta zëvendësojnë më atë stalinist. Kjo deklaratë ka nxitur reagime të mëdha nga shumë organizatorë të këtyre demonstratave, përfshirë edhe deklaratën e Vllasit se janë të pabaza arsyetimet se protestat e vitit 1981 e kanë ngritur vetëdijen kombëtare në mesin e shqiptarëve të Kosovës, meqë “vetëdija kombëtare ka qenë vazhdimisht në ngritje.

    Se kjo është e vërtetë, si dëshmi mund ta marrim Kombinatin “Trepça”, e cila që në kohën kur udhëhiqej nga Veli Deva, në vitet ’70 të shekullit të kaluar, kishte 11 njësi (secila me nga 250-1000 punëtorë) e ku 75 për qind e kuadrove ishin shqiptare dhe në pozitat udhëheqëse. Për këtë, udhëheqësit shqiptarë të Kosovës ishin nën presion. Madje, thuhet se Deva në një takim politik kishte thënë: “Ngushtë jemi prej shkieve këtu në ‘Trepçë’”!

    Ndërkaq, mos të harrojmë se më 1978, për vetëm 24 vite nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, Kosova kishte 400 mijë nxënës në shkolla të mesme e fillore. Sipas akademikut Mark Krasniqi, vetëm nga viti 1970-1990 u diplomuan mbi 33 mijë student shqiptarë, 213 doktorë shkencash, 160 magjistra…!

    Pra, kishte emancipim dhe ngritje të vetëdijes kombëtare, e kjo dëshmohet edhe me ngritjen e statusit të Kosovës në federatën jugosllave.

    Hoxha ia hoqi Metohinë emrit të Kosovës, ndërsa kërkoi edhe republikën

    Vllasi, në intervistën për Telegrafin përmend se “republikën e kemi diskutuar haptas edhe në kohën kur kanë qenë ndryshimet kushtetuese, në vitet ‘68 dhe ‘69”. Kjo thuhet edhe nga historianët serbë. Sepse, pas Plenumit të Brioneve (1966), pra pas rënies së ministrit të Brendshëm të Jugosllavisë, antishqiptarit Aleksandër Rankoviq, pozita e shqiptarëve në Jugosllavi nis të avancohet, sidomos pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 1974.

    Mediat serbe, duke u cituar arkivin e TItos, kanë shkruar se Hoxha më 1966 kishte kërkuar që emrit të Kosovës t’i hiqet Metohija, gjë që edhe ka ndodhur, dhe se Kosova duhet të sjell ligjet e saj, përfshirë Gjykatën Supreme. Pra, të jetë e barabartë me njësitë tjera të Jugosllavisë. Ndërsa, historiani serb, Millosh Mishoviq, në librin e tij “Ko je trazio republiku: Kosovo 1945-1985” (Kush e kërkoi Republikën: Kosova 1945-1985), ka shkruar se më 22 prill 1968, në mbledhjen e Kryesisë së Komisionit Ekzekutiv të Kosovës, Fadil Hoxha kërkonte: “Flamuri i Kosovës nuk duhet të jetë një flamur i trilluar… Në Kosovë shumica janë shqiptarë dhe flamuri duhet të jetë shqiptar”. “Hoxha”, thuhet po aty, “kërkoi që Kosova të ketë flamurin zyrtar, stemën dhe festën e vetë shtetërore. Këtu është kërkuar Kosova Republikë”.

    Pozita e shqiptarëve avancohet pas vitit 1974, por gjërat ndryshojnë pas demonstratave të vitit 1981, për të cilat duhet pranuar se askush nuk di të japë një sqarim të qartë, sidomos për organizimin e tyre.

    “Parulla kryesore me datën 26 mars, te Qendra e Studentëve, ku kam qenë prezent edhe unë, ka qenë: ‘Lavdi marksizëm-leninizmit”, thotë Vllasi në intervistën për Telegrafin.
    Është e vërtetë se parullat e demonstratave shqiptare shpesh binin në kundërshtim me njëra-tjetrën. Kështu, Branko Horvat, në librin e tij “Kosovsko pitanje” (Çështja e Kosovës), ka shkruar se në demonstratat e vitit 1981, parullat dhe grupet ndahen kështu: I. “Duam Republikë, ja me hatër ja me luftë”, “Jemi shqiptarë, jo jugosllovenë”, “Kosova e kosovarëve”; II. “’Trepça punon, Beogradi ndërton”; III. “I duam shokët e burgosur”, “Rroftë Adem Demaçi”; IV. “Rroftë vëllazëria e popullit shqiptar”, “Bashkim i trojeve shqiptare”; V. “Rroftë marksizëm-leninizmi”, “Poshtë revizionizmi”; VI. “Dikush në kolltuk, dikush pa bukë”, “Deri kur në podrum”, “S’ka bisedime me borgjezinë e kuqe”, “Rroftë klasa punëtore”, “Kërkojmë kushte më të mira”!

    Fadil Hoxha nuk kishte hezituar ta përmendte as bashkimin kombëtar

    Historiani Shaban Braha ka thënë se “për tragjedinë e Tivarit dinin më mirë Koçe Xoxe në Tiranë dhe Aleksandër Rankoviqi në Beograd”. Po ashtu, sipas tij, në shkurt 1945 Fadil Hoxha i tha Titos: “Ju e dini çfarë premtimesh na keni dhënë gjatë LANÇ-së dhe ato duhet t’i mbani, ndryshe Jugosllavia do të jetë për një kohë të gjatë në luftë me shqiptarët”.

    Me rastin e vdekjes së Brahës, ish-kryeministri Hashim Thaçi – i cili e kishte këshilltar politik Azem Vllasin – ka dërguar një telegram ngushëllimi më 2013, me këtë përmbajtje: “Vepra dhe figura e Shaban Brahës do të mbetet shëmbëlltyrë e paharruar e veprimtarit të palodhshëm dhe patriotit që angazhimin dhe dashurinë për atdheun e kanë të pashterur dhe konstant”.

    Në anën tjetër, akademiku Mark Krasniqi, në një intervistë për KTV, kishte thënë se pas konflikteve që kishte Hoxha me Stanoje Aksiçin e Lipjanit, që ishte zyrtar i lartë në Serbi, ai kishte thënë në katër sy (Krasniqit): “Nuk ka zgjidhje tjetër për Kosovën, përveç bashkimit me Shqipërinë”. Ndërsa, Milan Vuçiniq, në librin e tij “Zas?to Kosovo ne moz?e da bude republika” (Pse Kosova nuk mund të jetë republikë), thotë se Fadil Hoxha më 1958 kishte thënë: “Me qenë se është shumica e shqiptarëve në Kosovë, gjithsesi se kjo do të shkojë në Shqipëri”. Pra, për dallim nga politikanët e sotëm të Kosovës, Hoxha në një sistem monist megjithatë kishte guxuar ta përmendte bashkimin me Shqipërinë.

    Luftëtarë të dy blloqeve: Fadil Hoxha përqafohet me Hysen Tërpezën

    Sidoqoftë, kemi shumë versione të historisë, pro e kundër Enverit, pro e kundër Fadilit, siç kemi pro e kundër shumë figurave tjera, që nga Skënderbeu. Por, askush nuk mund ta mohojë se ka pasur tendenca nga disa personalitetet komuniste që, siç ka thënë Kaçusha Jashari për BBC, në dobi të shqiptarëve të ndërrohet sistemi brenda sistemit ekzistues jugosllav.

    Jakup Krasniqi është arrestuar pas demonstratave të vitit 1981. Natyrisht, askush nuk mund të pajtohet me këtë arrestim dhe as vuajtjet nëpër të cilat ka kaluar ai. Megjithatë, ai dhe secili duhet të jetë i hapur për debatet që bëhen për rrethanat e ndryshime historike, siç ishin demonstratat e vitit 1981.

    Për këtë duhet të merret model Hysen Tërpeza dhe Fadil Hoxha. Te pjesa dërrmuese e popullatës së Kosovës, të të dy taboreve, në versionin e ri të historisë i pari ishte dhe mbetet model i rezistencës, i lëvizjes për liri dhe çlirim, ndërsa i dyti model i poltronistit të komunizmit jugosllav. Versioni se Hoxha mund të ketë qenë më vigjilent për pafuqinë e shqiptarëve dhe se të drejtat e tyre është munduar t’i realizojë përmes sistemit që është imponuar, nuk është shumë bindës për bashkëluftëtarët dhe ithtarët e dikurshëm e të tashëm të Tërpezës. Por, përqafimi i Hoxhës dhe Tërpezës, pas çlirimit të Kosovës dhe pak para vdekjes së të dyve, është shembull që rrënon shumë paragjykime. Ata dëshmuan se rivalët politik në fazat e tranzicionit jo gjithmonë janë rivalë të koncepteve patriotike në njërën anë dhe të koncepteve të tradhtisë në anën tjetër.

    Fadil e Sharr Hoxha, që të dy të urryer nga politika serbe

    Fadil Hoxha është akuzuar që nga Konferenca e Bujanit e gjer në vdekje të tij si armik i serbëve. Ai më 1986 shkarkohet nga të gjitha postet. Ndërsa, më 1991, nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit akuzohet për tradhti.

    Më lartë u përmendën parullat e thëna nga demonstruesit gjatë vitit 1981. Shumë nga pjesëmarrësit e këtyre demonstratave, të burgosur ose jo, pas luftës kishin poste udhëheqëse në Kosovë. Mirëpo, nuk duhet të harrohet një fakt: para tyre, parulla kundër sistemit të Jugosllavisë ka shkruar i biri i Fadil Hoxhës, Sharri. Pikërisht për këtë, gjatë viteve ’80 ka shkruar shtypi serb, madje edhe se Sharri në hotelin “Bozhur” në Prishtinë nga kamerieri kishte kërkuar t’i shërbehet një “kokë serbi”. Përderisa kjo deklaratë mund të jetë pjesë e propagandës, ajo që dihet është kjo: Branko Horvat ka shkruar se më 1963 Sharr Hoxha me një grup ka shkruar parullat: “Poshtë Tito”, “Poshtë Jugosllavia”, “Rroftë Enver Hoxha”, “Rroftë Shqipëria”.

    Sipas dokumenteve në Arkivin e Jugosllavisë, UDB-ja mikrofonat i ka instaluar edhe në shtëpitë e Ismet Shaqirit, Ymer Pulës, Mehmet Hoxhës dhe Fadil Hoxhës. Në këtë fushatë është përcjellë puna e intelektualëve shqiptarë, si Mark Krasniqi, Gjon Shiroka dhe Enver Gjergjeku. Dyshimet janë se janë përgjuar edhe Veli Deva, Xhevdet Hamza e Drita Dobroshi.

    Për vrasjen së Shaban Polluzhës i vrarë nga komunistët e udhëhequr prej Fadil Hoxhës. Ky i fundit, sa ishte gjallë, kishte thënë se Shaban Polluzha ishte likuiduar dhe pas kësaj ishte qetësuar edhe Drenica. Madje, komunisti Hoxha kishte thënë se në likuidimin e Polluzhës kishin marrë pjesë edhe njerëz të Drenicës. E vërteta e demonstratave të vitit 1981 “të vërtetën për atë se kush i ka nxitur ato protesta”, duhet të sqarohet edhe për termin kundërrevolucion dhe diferencimet ideo-politike. Sepse, në vitin 1981, Mahmut Bakalli, si kreu i Partisë Komuniste në Kosovë, dha dorëheqje nga të gjitha funksionet në shenjë mospajtimi me qëndrimet e udhëheqjes në Beograd se këto ngjarje ishin kundërrevolucionare, dhe qëndrimin e Fadil Hoxhës,se kur nuk e përfillën politikajt kosovar Serbinë gjëja se me futë në Kosovë ushtrin serbe se Kosova sipas tyre ishte provincë esaj,e tradhtuan Fadil Hoxhë në emër të jugosllavisë po intervenojmë,këtë tradhti ju gatua Fadil Hoxhës,nënshkroi dhe pësuan studentat nër konvikte duke u ngrehur shagas nga ushtria serbo-sllave në emer të ushtrisë Jugosllave,dëshmi e Mahmut Bakallit, Azem Vllasit etj. Bakalli ishte deputet në legjislaturën e parë të Kuvendit të Kosovës gjatë viteve 2001-2004, nga radhët e AAK-së, dhe një kohë këshilltar i Ramush Haradinajt dhe u varros në nderimet e UÇK-së.

    Ragip Guraziu , është gazetar-analist i pavarur.

    me respekt
    Akademik Prof.DR. PHD Flori Bruqi, Prihsstinë.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu