Jo, jo o Glauk Konjufca, kjo s’kapërdihet më !

Shkrime relevante

Themelimi i celulës së parë të arsimit në Kosovë

Lekë Mrijaj, Klinë Me 3 shkurt 1990, në kohen kur arsimi shqip...

Kurti po e shkreton Kosovën, duke e mbështjellë regresin me retorikë politike dhe konservatizëm fetar!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan Kur politika përzihet me dogmën fetare, shteti laik...

Kur mbeturinat politike, kërkojnë të rikthehen në pushtet!

Lirim Gashi, Prishtinë ____ REPUBLIKA E KONTEJNERËVE: KUR MBETURINAT POLITIKE KËRKOJNË TË RIKTHEHEN...

Për historinë 1400 vjeçare të Kalifatit Islamik

Një nder sulltanët e tmerrshëm të Perendorisë Osmane, Sulltan Mehmeti -...

Kur trashëgimia kombëtare humb në heshtje, ndërsa feja shfrytëzohet “si mjet identiteti”

Halil Preniqi, Prishtinë ____ Shkrimet e Jusuf Buxhovit ngrenë çështje të rëndësishme për...

Shpërndaj

Nga: Fatmir Bajraj

Viktima s’është dhe s’bëhët dëshmor, madje as me dekret, por vetëm me vepër. Moni dhe Arbeni, mund të kishin të njëjtat ideale me Enverin dhe Afrimin, por vepra e tyre është aq e dallueshme, sikur nata me ditën, sikur llava vullkanike me acarët siberik, pra janë antipode, kuptojeni, o liderucë të turmave.

Moni dhe Arbeni u vranë për kauzën tuaj të rrëjshme : “Kundër Qeverisë ma të korruptueshme n’botë”, dhe kundër Pakos së Ahtisarit për pavarësi, pra kundër shtetit të pavarur të Kosovës, kështu është dhe kështu duhet ta thoni, duke kërkuar falje dhe pendesë, pse i derguat drejt vrasjes këta idealistë, duke i mashtruar dhe manipuluar skajshmërisht.

Për dallim : Enveri dhe Afrimi, nuk janë viktima sikur Moni e Arbeni, por janë heronj të ruajtjës se integritetit dhe sovranitetit shtëtëror të Republikës së Kosovës, pra pikërisht kundër këtij projekti, ju dhe lideri i juaj histerik, Albin Kurti n’krye të LVV-së, derguat drejt vdekjës Monin dhe Arbenin.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, barasvlerëson vrasjën e Arben Xheladinit dhe Mon Balaj në protestën e dhunshme të 17 shkurtit 2007, kundër pakos së Ahtisarit për pavarësi, me heronjët e Kosovës, Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku, të rënë në krye të detyrës, i pari në mbrojtje të kufirit shtetëror dhe i dyti në përballje me inkursionin dhe agresionin serb në Banjskë, në 24 shtatorin e vitit të kaluar, absurd ! S’përzihet uji i detit me ujëra të ëmbla, JO !

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu