Kalimi i mbikëqyrjes së Urës të Ibrit, të kësaj pike neuralgjike të vendit tonë, nga KFOR-i në PK, mesazhi që bartë

Shkrime relevante

A vërtetë Islami është religjion agresiv dhe i rrezikshëm?!

Katedrala  "Shën Nëna Tereze" - Prishtinë Nga Ismet M. Hasani, Suedi ______ A vërtetë...

Kur cënohet siguria e shtetit, heshtja është e papranueshme

Apel për drejtësi dhe bashkërendim kombëta  KUMTESË PËR MEDIA Federata e Arbërisë IDENTITET...

Kuvendi nuk është foltore islamike, zotërinj qeveritar

Nga Rrezart Kalaja Albin Kurti dhe partitë duhet të përgjigjen për...

Fabrika Izrelite e dronëve në Serbi, çfarë dijmë e nuk dijmë ne

Lirim Gashi, Prishtinë ____ FABRIKA IZRAELITE E DRONËVE NË SERBI ÇFARË DIMË, ÇFARË NUK...

Shpërndaj

Mesazhi që ka kalimi i mbikëqyrjes së Urës të Ibrit, të kësaj pike neuralgjike të vendit tonë, nga KFOR-i në PK, shumëfish e tejkalon aspektin i njohjes së kapaciteteve teknike të PK për ta marrë përsipër këtë detyrë. Bëhet fjalë për simbolikë politike të rendit të parë të lejimit të shtetit të Kosovës që të merr përsipër pikën më të nxehtë të sovranitetit politik dhe të sigurisë, pastaj edhe të tjera të kontrollit mbi këtë nyje.
PK, dhe autoriteti politik që i qendron prapa, do ta merr këtë përsipër me serozitetin dhe përgegjësinë më të madhe të mundshme. Jo për t’ia bërë qefin ndokujt, dhe jo për t’ mos projektuar zhgënjim në vend të besimit, por sepse kjo është në interes më mirin të mundur të vet shtetit të Kosovës në tërësi.
Sa për ilustrim të jo vetëm simbolikës por edhe të peshës politike që ky kalim sot ka, të rikujtojmë se po e njëjta situte ishte me ndalesë ndërhyrjeje çfarëdo, zyrtare dhe civile, në monumentit e “Betejës së Kosovës” në Gazimestan, të cilin e kishte nën po të njejtin embargo qasjeje KFOR-i deri në vitin 2010. Dhe mu ky kalim përgjegjësie e mundësoi ushtrimin e autoritet të PK dhe të shtetit mbi këtë objekt. Me tjera fjalë, kjo mundësoi që i njejti të mos keqpërdoret nga shovinizmi serb si objekt pelegrinazhi klero fashist që reciklon gënjeshtra dhe mitomani serbomadhe si burim i vazhdueshëm destabiliteti të Kosovës.
Por “loja” ka rregulla që vlejnë për të gjithë pretendentet e terenit. Rregulli mbi të gjithë është: Sovraniteti është i juaji – i Republikës së Kosovës, por ushtrojeni me përgjegjësi. Përndryshe ne (KFOR-i), jemi ende këtu!
Andaj, mos të mashtrohet kushdo nga cilado anë se me aksione të cekëta kuazi patriotike do të lejohen të provokojnë pasiguri në këtë nyje të infrastrukturës politike të vendit. Garant për këtë është PK dhe Qeveria. Më në fund!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu