Këngë për Edi Ramën

Shkrime relevante

Këngë për Edi Ramën

Ismet Hasani, Suedi ____ Erdogan me Edi Ramën në Ankara ____ Erdogan & Rama& Vuçiq...

Islamikët, demokracia amerikane, monarkia saudite dhe propaganda fetare

Fatmir Gashi, Prishtinë Zgjedhja e Abdul El-Sayed në Senatin amerikan ka shkaktuar...

Shpërndaj

Ismet Hasani, Suedi
____
Erdogan me Edi Ramën në Ankara
____
Erdogan & Rama& Vuçiq – puna e tyne kurgjâ hiç
(Kangë për Edi Ramën – këndohet me lahutë)
___
Isha vetëm tuj mendue
Edi Rama m’u kujtue,
Thashë nji kangë me ja shkrue,
Po s’po di qysh me ja nisë
Disa rreshta me i randisë,
S’di me i ra mirë çiftelisë.
Paj nuk asht tuj m’u ngutë,
Po ja nisi me lahutë:
Me Lahutë qysh na mësoi Fishta,
Për Edi Ramën me punë të pista.
Nuk po sillna rrotull rreth lamës
Po drejtohna Edi Ramës,
Edi Ramës Kryeministrit,
E ka shtatin sa shtalla e misrit.
Si kryeministër me detyrë,
Nuk i ka punët hiç mirë,
Disa thonë, ku e qoj dreqi
Ndër Kryemistra ky ma i keqi!
E fali zoti, e e marrt dreqi!
Studenta e pedagogë kërkojnë drejtësi,
Edi Ramës s’asht tuj ja ni
Ka angazhue polici,
Studentat t’ngrat janë me duer thatë,
Policia me ”mburoje” e pushkë të gat’.
Pushkt’ e gata, me ”plumba gome”,
Që studentat me vrá komve.
Që studentat mos me kon’ të lirë,
I gjuejnë me topa-ujë të mërdhirë
Studentat s’jan tuj u nal’
Dej sa protestës n’kryt me i dal’.
Studentave ju kan’ bashkangjitë edhe qytetar’
Po i thonë Ramës – tradhëtar!
*
Po e lo pak me protestën
Po ja silli Ramës kujtesën.
M’u për hatër të Erdoganit t’ Turkisë,
E t’ja nisi ndertimit të xhamisë.
E ndërtoi xhaminë e ré,
I sherbente si folè,
Ajo ishte ”Xhami e Namazgjas’”’
Disa dojshin për me plas’
N’ hapje t’xhamisë e thirri Erdoganin,
Në Tiranë si me u bâ nami.
Policia e Ramës shpejt ja mrrini,
Për Erdoganin – sigurimi
E qoi Erdoganin dej të xhamia
Turr e vrap sigurimi e policija.
U tubuen ”xhematlija”
Edi Rama nuk ka bo mirë,
Shumë hoxhallarë s’i ka thirrë,
Si për shembull janë disa:
Elvis Naçi – hoxhë me zá.
Ka edhe shumë të tjerë,
Nuk i thirri  Rama me bâ nderë.
Por Erdogani i duel  me ”bisht”
Kur e thirri ”hytbën” Turqisht.
E priti Erdoganin si me kon’ Mret,
E harroi sundimin e tij 500 vjet!?
Për me e bo fénë tamon
Të krishterët i boni myslimanë,
Si me i pas hi terpia,
I rrëzoi kishat – maroj xhamia.
Për hoxhallarë mirë ka pas bâ,
E pat shkrue romanin me zá,
Ja pat thanë titullin ”Kurbani”
Si shkrimtar me i dal zani.
Nuk pat jehonë hiç ”Kurbani”,
Për q’ata Ramës ju shterr zani!
*
Tash po dal të Vuçiqi,
Rama e ai – krugjâ hiçi.
Aleksandri në Beograd,
Edi Ramës s’ju dokke larg.
Me Vuçiqin kur u takojshin,
Me gëzim u perqafojshin.
Me ju plotësue Ramës deshira,
Prej Vuçiqit merrke këshilla ”të mira”,
Sidomos për Kosovën,
Ky Aleksës ja shtrinte dorën.
Dorë për dore – krah për krah,
Për ”politikë” s’jan’ kërkah.
Kur Vuçiqi e rrehke defin
Edi Ramës ja marojke qejfin.
Nuk ja u ndijke për Kosovën!
Shkojke koha s’e kqyrshin orën.
12 orë mendojshin përhera,
Qysh me i hup 12 orë tjera?!
Kështu i hupshin 24 orë,
Tu folë keq për Kosovë.
*
Tash po dal të tjerat protestat,
Që n’Beograd e nisën studentat.
Ramës i huqi qdo deshirë,
Me shkue n’Beograd, s’i delke mirë,
se për Aleksën u bo fshtirë.
U mbajtën n’Serbi Zgjedhjet vjetore
”Lista e Studentave” korri fitore!
Ajo duel n’votime e para,
Mbet Aleksa mos ju dhasht e mara.
U turpnue shum’ Vuçiqi,
Puna tina – kurgjo hiçi.
Nuk shkoi Rama m’i ngushllue,
’se puna e tij ka përfundue
Hala Rama o tuj mendue,
Të ”Lista Studentave” qysh me shkue
Dhe fitoren me ja u urue,
Ka me ta me bashkëpunue?!
*
Tash po dal të protestat në Tiranë,
Edi Ramës mirë ja bân’
Ia kan nxanë rrugën si pritë,
Edhe zyren ja kanë gërditë,
Edi Rama si ”politolog”
Don me studenta ”Dialog”
I vuri kartonat me dorë,
Po studentat nuk u bân hor’
Ja larguan ”Dialogat” e liruen vendin,
S’dojshin me Ramën të kuvendin.
Rama i vendosi apet,
Po studentat ja hoqen vet.
Nuk durojshin me ja rreh teneqen
Kerkojshin prej Ramës –  dorëheqjen.
Edi Rama me krye të ngritë,
S´don për ta me u merzitë.
*
Policija rrijshin nën hije,
Po në gjendje gadishmerie
E me maska e me armë në dorë,
Për studenta me i përdor’
Nga 6 policë- nji sdudenti,
Po të gjashtëve u qindroj i shkreti.
Hiç pa pritë e pa kujtue,
Mbi studentë plumba kanë gjue,
Nji studenti ja kanë qillue,
Njonin sy ja kanë çorrue,
Në spital studenti o shkue,
Synin e plaguem me shërue.
Protesta asht tuj vazhdue,
S’dihet kur ka me përfundue,
Po dojnë Ramën m’i ”rahatue”
Pas dorëheqjes në burg m’i que,
Rama në zyre tuj mendue,
Po mendon zyrën me lëshue,
Po i vjen inati me u ”dorëzue”,
E mundojke edhe Berisha,
Me dorë t’majtë, i qojke dy gishta!
*
Tash po kthehna kah Kosova,
Kah po shkruej po m’dridhet dora,
I ka puntë keq e gjora,
Po mundohet ajo e shkreta,
Tuj u përballë me halle t’veta
Edi Rama, ”mendjehollë?”
S’po i bjen n’mend për Kosovë
Se studentat e bonën hor’:
Tuj ja rreh Ramës teneqen,
Tuj je kujtue ma vonë të keqen.
*
Rama jeton në Shqipni,
I mban lidhjet me Serbi.
Po i vëllai i Madh, s’osht President
Edi Ramën dojnë m’i lon’ ment.
Po ban planet e veta,
Qysh me u lidhë me ”Listën e Studenta”?!
Edi e hup të vëllanë,
E ka pas’  ”dorën e djathtë”
Tash i vëllai ka hup në votime,
Edi hala s’i ka shreh ngushëllime!
Nuk o shkue me puth’ dorën,
As Studentave nuk u ka uruar fitorën!?
Po mendon me ju bashkue
”Puna e Vuçiqit” ka përfundue
*
Dhe për fund do fjalë përngut’
Edi rama ka fillue me u tutë,
Se studentat nuk po lëshojnë pè.
S’i ka met’ Ramës veç n’hypt n’ré,
Se në zyre po i vjen nxetë,
S’po e qon ma kryet përpjetë?
As në zyre nuk e ka sigurinë,
Nuk e ka për ndihmë as policinë.
Si t’ia vnojnë prangat Ramos
Shpejt do të shkon me i ra pianos.
Për piano i mjaftojnë  8-të gishta,
Dy të tjerë i pret Sali Berisha!
Studentave asht tuj u ngutë,
Sali Berisha asht tuj u lutë!
Ka qejf Ramë n’burg me çue,
E për veti s’asht tuj kujtue!
*
Po e lo se m’u lodh dora,
Do të dorëzohet Rama sa ora.
Kah e shkrova ket’ kangë jam ngutë,
Do të këndohet me lahutë,
Me lahutë qysh ka shkrue Fishta,
Edi Rama tuj lujt me gishta,
Tuj lujt me gishta tuj lujt me mend,
Nuk po i nxihet vendi-vend
Lujt nga mendja ju marrt goja,
Për shembull t’keq e muerr krejt bota.
Tash mo kangën nuk po e zgati,
Se u bo 12-të sahati,
U bo 12-të sahati i natës,
Po ia ngjes drynin kangës.
Pa ja pa prangat n’dorë Ramës
Nuk baj gjumë deri në gjys’ të natës.
Lahuta mbet’ var në trâ,
Mixha kalbet n’dhé
Po nipat?
Nipat s´dijnë me ra!
*
Më 7 tetor 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu