Kërcënim Terrorist në Vushtrri: Bllokimi i Rrugëve si Taktikë e Radikalizimit Islamik

Shkrime relevante

Mendime që bëjnë dritë tërë jetën

Ismet M. Hasani, Suedi Mendime që bëjnë dritë tërë jetën (7) URTI POETIKE...

Kërcënim Terrorist në Vushtrri: Bllokimi i Rrugëve si Taktikë e Radikalizimit Islamik

Gjergj - Skender Jashari Fenomenet e kërcënimit terrorist islamik në hapësirën shqiptare...

Çfarë ka mbetur sot nga mendimi politik i Arbër Xhaferit

Frank Shkreli ___ ÇFARË KA MBETUR SOT NGA MENDIMI POLITIK I ARBËN XHAFERIT...

Nuk u prishën me Kurtin për parime, por për poste që nuk i meritonin!

Florim Zeqa Një fjalë e urtë popullore e thotë “Mos i pyet...

Te Ermal Panduri, të gjithë po rrejnë për Jusuf Gërvallën nga viti 1976 – 1982 – mos rreni sa jam gjallë !

Reshat Sahitaj, Durrës ____ Më vemendje po i përcjelli rrefimet që pa na...

Shpërndaj

Gjergj – Skender Jashari

Fenomenet e kërcënimit terrorist islamik në hapësirën shqiptare shpesh shfaqen jo vetëm përmes dhunës së drejtpërdrejtë, por edhe përmes formave të sofistikuara të presionit shoqëror, instrumentalizimit fetar dhe keqpërdorimit të mjeteve juridike. Pikërisht këtë e vërejta më 3 gusht, kur, gjatë një hulumtimi rutinë, hasa në një rast të dorëzimit të një peticioni që, në shikim të parë, dukej si nismë qytetare, por që në përmbajtje mbante elemente të qarta të radikalizimit ideologjik. Dokumenti i “Iniciativës…” që gjeta më pas, e konfirmonte se mjetet juridike po përdoren kundër qytetarëve të tjerë, jo për mbrojtjen e të drejtave, por për imponimin e një agjende fetare të ngurtë.

Kjo u konfirmua më 17 gusht 2026, kur në revistën zyrtare të Ipeshkvisë së Kosovës u publikua denoncimi i qartë: Policia e Kosovës kishte marrë vendim për të ndaluar ceremoninë fetare të bekimit të gurthemelit të Kishës në Zogaj, pavarësisht ankesës zyrtare të Don Fran Kolës. Ipeshkvia e cilësoi vendimin si “jo kushtetues, jo ligjor, të padrejtë dhe të pajustifikuar”, duke theksuar se ceremonia ishte fetare, paqësore dhe në pronë të Kishës — pra, në një hapësirë ku ligji e mbron qartësisht ushtrimin e fesë.

Në këtë kontekst, lind pyetja thelbësore: cilat janë bazat ligjore që mund të justifikojnë një ndalim të tillë? Dhe më e rëndësishmja: a ka pasur Policia e Kosovës ndonjë bazë reale për të kufizuar një ceremoni fetare në pronë private? Analiza juridike e ligjeve në fuqi — Kushtetuta, Ligji për Policinë, Ligji për Liritë Fetare dhe Ligji për Tubime Publike — tregon se kufizimet e tilla lejohen vetëm në raste jashtëzakonisht të veçanta, të lidhura me sigurinë kombëtare, rrezikun e menjëhershëm për jetën, apo kërcënime të dokumentuara. Asnjë prej këtyre kritereve nuk është përmbushur në rastin e Zogajt. 

Kërcënimi terrorist islamik

Më 03 gusht kisha lexuar rastin e dorëzimit të një peticioni, duke hulumtuar gjejta edhe dokumentin e “Iniciativës…” Dukej absurde të keqpërdoren mjetet juridike legjitime, nga qytetarët kundër qytetarëve.

Më 14 gusht 2026, kam lexuar në mediet lokale në Republikë të Kosovës, një lajm që kishte të bënte me “kundërshtimin e ndërtimit të Kishës Katolike në Zagaj, më 18 gusht dhe bllokim rrugësh në Dumnicë e Samadrexhë.” Këtë fillimisht e lexova nga sygjerimi që më jep algoritmi në rrjetin social, tek një faqe që shpesh poston materiale të ideologjisë islamike, për temat që kanë të bëjnë me sigurinë, anti-terrorizmin etj. Për të vërtetuar lajmin kërkova OSINT dhe gjejta të njejtën edhe në një portal më kredibil. Në këtë rast kishte edhe këtë lajmërim:” Organizatorët kanë bërë të ditur se për protestën është njoftuar edhe Policia e Kosovës, ndërsa është paralajmëruar bllokimi i rrugëve në Samadrexhë dhe në fshatrat e Dumnicës.”

Organizatorët e njohur për policinë dhe prokurorinë, nuk janë marrë në përgjegjësi penale deri më tash, për kërcënim terrorist “bllokimi i rrugëve në Samadrexhe dhe në fshatrat e Dumnicës.” Qytetatrët kanë të drejtë të protestojnë, por të drejtat dhe liritë e qytetarëve të tjerë nuk mund t’i cënojnë. Policia, ushtria e ka detyrë ligjore dhe kushtetuese t’ia garantoj të drejtat dhe liritë qytetarëve pa dallim… feje. Prandaj kjo mbetet dukshëm formë hibride e terrorizmit islamik apo taktikë hibride e presionit fetar radikal

që disa dekada në Republikë të Kosovës ka manifestuar forma të ngjajshme të organizimeve  të tubimeve gjysmë legale me thirrje kundër rendit kushtetues dhe juridik të Kosovës.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, një akt quhet terrorist vetëm nëse:

  • ka qëllim politik, ideologjik ose fetar,
  • ka për qëllim frikësimin serioz të popullatës,
  • ose detyrimin e institucioneve të veprojnë ose mosveprojnë,
  • dhe përfshin veprime të dhunshme, kërcënime serioze, shkelje të rëndë të rendit publik, bllokime të rrezikshme, sulme, shkatërrime, armë, rrezik për jetë, etj.
  1. Qëllimi ideologjik fetar. Organizatorët kanë vepruar për arsye fetare (kundërshtim i kishës katolike). Kjo është element ideologjik fetar.
  2. Presion ndaj institucioneve. Ata kanë paralajmëruar: bllokim rrugësh në Samadrexhë dhe Dumnicë, pengim të ceremonisë fetare, presion ndaj Policisë, presion ndaj Komunës. Ky është detyrim ndaj institucioneve për të mos lejuar një aktivitet fetar,  pra element i terrorizmit.
  3. Frikësim i populates. Bllokimi i rrugëve është: kërcënim i drejtpërdrejtë, cenim i lirisë së lëvizjes, frikësim i komunitetit katolik, frikësim i banorëve të zonës.
  4. Dhunë ose kërcënim serioz. Bllokimi i rrugëve nuk është protestë paqësore. Ligji e konsideron: pengim të qarkullimit, rrezik për sigurinë publike, veprim të dhunshëm, formë presioni të paligjshëm.
  5. Organizim i strukturuar. Organizatorët: kanë njoftuar Policinë, kanë paralajmëruar bllokime, kanë mobilizuar banorë, kanë vepruar si grup i organizuar. Ky është element organizativ, i domosdoshëm për terrorizëm.

Baza ligjore, që dëshmon ekzistimin e kërcënimit terrorist islamik janë:

  1. Qëllimi fetar,  është kundërshtimi i një objekti katolik.
  2. Presioni ndaj institucioneve, si  bllokim rrugësh, pengim ceremonie.
  3. Frikësim i popullatës, gjegjësisht komunitetit katolik, specifikisht Shqiptarëve që braktisin besimin Islam për t’u kthyer në fenë e të parëve.
  4. Veprim i organizuar, grup i strukturuar si dhe njoftimi paraprak.
  5. Veprim i paligjshëm, bllokimi i rrugëve nuk është protestë e lejuar, mos ndërtimi i kultit fetar Kishës së Florit dhe Laurit.
  6. Cenim i rendit kushtetues, pengim i ushtrimit të fesë, i pronës, i tubimit.

Në bashkimin kumulativ të këtyre elementeve, ligjërisht mund të argumentohet se kemi të bëjmë me formë hibride të ekstremizmit të dhunshëm me motivim fetar, që në literaturën e sigurisë quhet: “terrorizëm i nivelit të ulët” (low-intensity terrorism) “terrorizëm i butë” (soft terrorism) “terrorizëm hibrid” (hybrid terrorism),[1] e që është shumë e njohur në botën perëndimore, në formë të : tubime fetare të politizuara; presion komunitar; intimidim të pakicave fetare; protesta të organizuara për të ndikuar vendime komunale; mobilizim fetar kundër objekteve të komuniteteve të tjera.[2] Derisa në vendet e Ballkanit( përfshirë edhe Republikën e Kosovës, është heshtur dhe fshehur qëllimisht). E këso taktika terroriste organizatat terroriste islamike(si ISIS, Al‑Qaeda, Al‑Shabaab, Boko Haram – të cilat janë përgjegjëse për dhunë masive, vrasje dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut) i kanë përdorur shpesh.  P.sh: Al‑Shabaab në Somali – bllokon rrugë për të penguar ceremonitë fetare të krishtera dhe aktivitetet shtetërore;[3] ISIS në Irak/Siri – bllokon rrugë për të ndaluar lëvizjen e komuniteteve të krishtera dhe për të imponuar rregulla fetare;[4] Boko Haram në Nigeri – përdor bllokime rrugësh për të frikësuar komunitetet e krishtera dhe për të penguar ceremonitë fetare;[5] Talibanët në Afganistan – bllokojnë rrugë për të detyruar popullatën të mos marrë pjesë në aktivitete fetare që nuk i aprovojnë.[6]

Denoncimi i Ipeshkvisë së Republikës së Kosovës

Derisa më 17.08.2026, lexova në revistën e Ipeshkvisë së Kosovës:”  Policia e Kosovës ka marr një vendim që nuk do të lejohet të zhvillohet ceremonia e paraparë për nesër, më 18 gusht 2026. Edhe pas ankesës zyrtare të Don Fran Kolës, Policia nuk e ka anulua vendimin. Ne e konsiderojmë këtë vendim jo kushtetues, jo ligjor, të padrejtë dhe të pajustifikuar, sepse bëhet fjalë për një ngjarje kishtare, fetare dhe paqësore, në pronën e Kishës, për të cilën institucionet ishin njoftuar me kohë.

Vendimi kundërligjor dhe kundërkushtetues i Policisë së Kosovës

Pavarësisht që nuk ka pasur ndonjë publikim të vendimit të Policisë së Kosovës që ta ketë treguar bazën ligjore, në të cilën e ka bazuar,  por nga kërcënimet terroriste islamike prapa “Iniciativës…” mund të aludohet që këto të drejta mund të kufizohen vetëm në raste shumë të veçanta, sipas nenit 55 të Kushtutës së Republikës së Kosovës. Pa vazhduar në referimet ligjore mbi të cilat ka pasur mundësi të thirren, si Ligji Nr. 04/L-076 PËR POLICINË, neni 18, si dhe Ligjit Nr. 02/L-31, PËR LIRINË FETARE NË KOSOVË, si dhe Ligji NR. 08/L-166, PËR TUBIME PUBLIKE, neni 7, paragrafi 2, thuhet:” Tubimet publike që mbahen në hapësira të mbyllura private, si dhe në prona tjera private, mund të mbahen pa u lajmëruar.” Sipas të njejtit ligj, Tubimet publike, mund të kufizohen, por asnjëherë nuk theksohet që tubimet në prona private të mund të kufizohen( shih nenent 9-13 të ligjit të njejtë).

Vendimi i Policisë së Kosovës, mund të bazohej vetëm në:  Sigurinë publike, pasiqë kishte rrezik  real; i dokumentuar dhe i provuar me fakte, që mund të kishte  akte terroriste islamike, sepse ka pasur kërcënime të verifikuara.

Vendimi i tillë ka shkelur këto të drejta dhe liri themelore:

  1. Liria fetare (e drejta themelore),

Kjo është e garantuar nga: Kushtetuta e Republikës së Kosovës; Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ); Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (PNDCP); Ligji për Liritë Fetare në Kosovë. Prandaj ndalimi i ceremonisë fetare, pa arsye të justifikuar ligjore përbën:  Shkelje të nenit 38 të Kushtetutës së Kosovës( “Liria e besimit, ndërgjegjes dhe fesë është e garantuar.”);  Shkelje të nenit 9 të KEDNJ( “Çdokush ka të drejtë në lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë.”); Shkelje të nenit 18 të PNDCP( “Askush nuk mund të pengohet në ushtrimin e fesë.”).

  1. E drejta për ushtrim të paqësor të fesë në pronë të vet

Edhe Policia e Kosovës, më 18.08.2026, deklaroi që ceremonia ishte parapa të zhvillohej në: pronë të Kishës, me njoftim paraprak, etj.  Kjo shkel Neni 46 të Kushtetutës – E drejta e pronës, sepse Policia nuk mund të ndalojë një aktivitet fetar në pronë private, pa një arsye të fortë ligjore.

  1. E drejta për tubim paqësor

Edhe pse ceremonia është fetare, ajo është një formë tubimi. Ndalimi i tubimit fetar pa arsye të qarta ligjore është shkelje, në  këtë rast janë shkelur Neni 43 i Kushtetutës – Tubimi paqësor, Neni 11 i KEDNJ – Liria e tubimit 

  1. E drejta për mosdiskriminim fetar

Nëse Policia ka ndaluar një ceremoni fetare pa bazë ligjore, kjo mund të interpretohet si: Diskriminim fetar( i ndaluar nga: Neni 24 i Kushtetutës; Neni 14 i KEDNJ dhe Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi)

Aktet juridike vendore dhe ndërkombtare që janë shkelur, janë:

  1. Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ)( neni 9 – Liria e fesë; neni 11 – Liria e tubimit dhe neni 14 – Ndalimi i diskriminimit);
  2. Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (PNDCP)( neni 18 – Liria e fesë; neni 21 – Liria e tubimit; neni 26 – Barazia para ligjit);
  3. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (DUDNJ)( neni 18 – Liria e mendimit dhe fesë; neni 20 – Liria e tubimit paqësor);
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës( neni 24 – Barazia para ligjit; neni 38 – Liria e fesë; neni 43 – Tubimi paqësor; neni 46 – E drejta e pronës);
  5. Ligji për Liritë Fetare (Ligji Nr. 02/L-31)( neni 1 – Liria fetare; neni 2 –Mbrojtja nga Diskriminimi; neni 3  –Barazia Fetare; neni 6  – Liria e bashkimit fetar; neni 8  – Vendet e Kultit);
  6. Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi (Nr. 05/L-021)( neni 1 – Qëllimi i ligjit; neni 3 – Koncepti i diskriminimit; neni 4 – Llojet e diskriminimit; neni 5 – Format e rënda të diskriminimit). 

Kërkesa, Ankesa dhe Padi


  1. Ka bazë të fortë, për kërkesë, ankesë dhe padi:
  2. Ankesë administrative ndaj Policisë së Kosovës;
  3. Kallëzim tek Avokati i Popullit;
  4. Padi në Gjykatën Themelore (Departamenti Administrativ);
  5. Kërkesë për vlerësim kushtetues në Gjykatën Kushtetuese
  1. Republika e Kosovës ka detyrime ndërkombtare, për të respektu dhe mbrojtë të drejtat dhe liritë e qytetarëve pa asnjë dallim; për të përmbush obligimet për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit etj:
  2. Njoftimi zyrtar i Zyrës së BE‑së në Kosovë( Pasiqë, BE ka mandat të drejtpërdrejtë të monitorojë: shkeljet e lirisë fetare; shkeljet e të drejtës së pronës; shkeljet e tubimit paqësor; shkeljet e mosdiskriminimit fetar);
  3. Njoftimi i Këshillit të Evropës (CoE) – Departamenti për të Drejtat e Njeriut( Pasiqë, Këshilli i Evropës ka kompetencë të monitorojë shkeljet e KEDNJ-së);
  4. Njoftimi i OSCE – Departamenti për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete( Pasiqë, OSCE ka mandat të drejtpërdrejtë në Kosovë për: monitorimin e lirisë fetare; monitorimin e tubimeve; monitorimin e diskriminimit; monitorimin e policisë).
  5. Njoftimi i UN Human Rights Office (OHCHR)( Pasiqë OHCHR monitoron shkeljet e PNDCP-së);
  6. Njoftimi i Komisionit Evropian – DG JUST (Drejtësia dhe të Drejtat e Njeriut)( Pasiqë, DG JUST monitoron: diskriminimin fetar; sundimin e ligjit; të drejtat themelore);
  7. Njoftimi i Komisionit Evropian – DG HOME (Radikalizimi dhe Siguria)( Pasiqë, DG HOME merret me: radikalizimin fetar; ekstremizmin e dhunshëm; taktikat hibride të presionit fetar);
  8. Njoftimi i Komisionit Evropian – EEAS (Shërbimi i Jashtëm i BE‑së)( Pasiqë, EEAS monitoron: stabilitetin rajonal; tensionet fetare; radikalizimin në Ballkan);
  1. Procedimi i rastit në Institucionet respektive ndërkombëtar që trajtojnë rastet e radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit, si në:
  2. Europol – European Union Agency for Law Enforcement Cooperation

Europol ka dy struktura që lidhen drejtpërdrejt me rastin:

  • European Counter Terrorism Centre (ECTC)( që merret me: radikalizimin fetar; ekstremizmin e dhunshëm; taktikat hibride të presionit komunitar; kërcënimet ndaj objekteve fetare; destabilizimin e rendit publik);
  • EU Internet Referral Unit (EU IRU)( që merret me propagandën radikale; nxitjen e urrejtjes fetare; mobilizimin online të grupeve radikale)
  1. Interpol – Counter-Terrorism Directorate. Interpol ka një strukturë të specializuar Counter-Terrorism and Extremism Unit (CTEU) i cili merret me: radikalizimin fetar; ekstremizmin e dhunshëm; taktikat e presionit komunitar; kërcënimet ndaj objekteve fetare; mobilizimin e grupeve radikale.
  2. Qendrat Evropiane për Radikalizim dhe Ekstremizëm të Dhunshëm:
    • Radicalisation Awareness Network (RAN) – European Commission. RAN është qendra kryesore evropiane për parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, e cila merret me: radikalizimin fetar; ekstremizmin e dhunshëm; presionin komunitar; tubimet gjysmë‑legale; taktikat hibride të presionit fetar; indikatorët e hershëm të radikalizimit.
    • European Centre of Excellence for Countering Violent Extremism (Hedayah). E cila merret me: ekstremizmin e dhunshëm; radikalizimin fetar; presionin komunitar; mobilizimin fetar kundër objekteve të komuniteteve të tjera.
    • International Centre for Counter‑Terrorism (ICCT – The Hague). E cila merret me: analizën e taktikave hibride; presionin fetar të organizuar; radikalizimin në komunitete lokale; indikatorët e hershëm të ekstremizmit.
  3. Qendrat Globale për Terrorizëm dhe Siguri
    • Global Counterterrorism Forum (GCTF). E cila merret me: radikalizimin fetar; ekstremizmin e dhunshëm; taktikat e presionit komunitar; kërcënimet ndaj objekteve fetare.
    • United Nations Counter‑Terrorism Committee (UN‑CTC). E cila merret me : shkeljet e lirisë fetare; kërcënimet e radikalizimit; presionin fetar të organizuar; destabilizimin e rendit kushtetues.

Qytetarëve të Vushtrisë, që ndjehen të kërcënuar

Njoftimi i rastit si dhe njoftimet-denoncimet individuale të çdo qytetari të Vushtrrisë, që është ballafaqu me frikën, kërcënimin a rrezikun real nga këto ngjarjet e fundit, duke përfshirë edhe emrat e mbiemrat e të gjithë pjesëmarrësve të këtij “kërcënimi terrorist islamik”,  do e lehtësonte punën e agjensive ndërkombëtare që trajtojnë radikalizmin, ekstremizmin dhe terrorizmin islamik, që emrat e tyre( qoftë edhe adresa false të rrjeteve sociale të zbulohen) e të futen në databazat e tyre. Prandaj njoftimet e tilla në:  Policia e Kosovës, AKI, EUROPOL, INTERPOL, FRONTEX, databaza e Schengen SIS II, databaza e radikalizimit të BE‑së, RAN Centre of Excellence, bëjnë që personat e tillë të parandalohen nga çdo mundësi për akte terroriste në të ardhmen, gjithashtu do:

  1. Futet në SIS II( vendoset alert sigurie, ndalohet hyrja në BE, monitorohet në çdo kufi, kërkohet intervistë sigurie, kërkohet verifikim i identitetit);
  2. Futet në databazat e EUROPOL(futet në qendrat e antiterrorizmit, shpërndahet informacioni në BE, monitorohen udhëtimet, kërkohet dosja e plotë nga Kosova, futet në listën e vëzhgimit);
  3. Futet në databazat e FRONTEX( monitorohet në kufijtë e BE‑së, ndalohet për intervistë, kërkohen dokumente sigurie, refuzohet hyrja në BE, futet në analizat e radikalizimit);
  4. Futet në sistemin e vlerësimit të ETIAS( refuzojë hyrjen, kërkojë intervistë, kërkojë verifikim shtesë, kërkojë dokumente sigurie).

Në aspektin ndërkombëtar, ky veprim mund të prodhojë pasoja serioze për imazhin e Republikës së Kosovës, veçanërisht në raport me sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore. Vendimi i Policisë, i cili pritet të rrëzohet në instancat administrative, mund të interpretohet nga institucionet relevante ndërkombëtare si një precedent negativ në trajtimin e lirisë fetare dhe të drejtës së pronës.

Për më tepër, praktikat e bllokimit të rrugëve, presionit komunitar dhe pengimit të ceremonive fetare janë të dokumentuara në literaturën e sigurisë si taktika të përdorura nga grupe radikale në kontekste të tjera globale. Kjo nuk nënkupton se rasti i Zagorit është i njëjtë, por ngrit shqetësimin se forma të tilla të presionit fetar mund të interpretohen nga qarqet ndërkombëtare të antiterrorizmit si indikatorë të hershëm të radikalizimit të mundshëm.

Më:18 gusht 2026

Shkruar nga Skender Jashari

Phd candidate, Criminologist, Counter‑Terrorism Expert, Hybrid Warfare Specialist | Scientific Researcher | Security Policy Advisor, Aerospace & Ground Systems Designer specializing in Drones (VTOL, Fixed‑Wing), UUVs, ROVs, UGV, and USVs.

[1] NATO Strategic Communications Centre of Excellence. (2017). Hybrid threats: A comprehensive analysis. NATO StratCom COE; European Union Radicalisation Aëareness Netëork. (2020). Hybrid extremist tactics in local communities. RAN Centre of Excellence; International Centre for Counter‑Terrorism. (2019). Community‑level coercion by violent extremist groups. ICCT; RAND Corporation. (2018). Hybrid ëarfare and extremist mobilisation. RAND.

[2] Europol. (2023). TE‑SAT: EU Terrorism Situation and Trend Report. Europol; OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights. (2020). Violent extremism and radicalisation in Europe. OSCE; RAN Centre of Excellence. (2021). Local extremist mobilisation in EU member states. European Commission; Institute for Strategic Dialogue. (2019). Religious extremism in European communities. ISD.

[3] Hansen, S. J. (2013). Al-Shabaab in Somalia: The history and ideology of a militant Islamist group, 2005–2012. Oxford University Press; Menkhaus, K. (2014). State failure, violent extremism, and terrorism in Somalia. Journal of Conflict Studies, 29(1), 7–33; United Nations Security Council. (2020). Report of the Monitoring Group on Somalia and Eritrea. United Nations.

[4] Ëeiss, M., & Hassan, H. (2015). ISIS: Inside the army of terror. Regan Arts;  Lister, C. (2014). The Islamic State: A brief introduction. Brookings Institution Press; United Nations Human Rights Council. (2016). They came to destroy: ISIS crimes against the Yazidis. UNHRC.

[5] Zenn, J. (2020). Unmasking Boko Haram: Exploring global jihad in Nigeria. Lynne Rienner Publishers; Cook, D. (2014). Boko Haram: A neë Islamic state in Nigeria. CTC Sentinel, 7(8), 1–6; United Nations Office for Ëest Africa. (2015). Boko Haram: Impact on civilians. UNOËA.

[6] Giustozzi, A. (2019). The Taliban at ëar: 2001–2018. Oxford University Press; Ruttig, T. (2010). The Taliban’s shadoë governance. Afghanistan Analysts Netëork; United Nations Assistance Mission in Afghanistan. (2021). Protection of civilians in armed conflict. UNAMA.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu