Një vështrim rreth një vepre historike

Shkrime relevante

Çfarë po “gatuajnë” protestat kosovare, kombëtarizim apo rimbëkëmbje ideologjike?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Hyrje (Ky shkrim nuk synon të...

Bravo Zelenski!

Lis Bukuroca, Gjermani ____ Të shpallësh pavarësi të njëanshme është rezultat i guximit...

Pse me deklaratë për Aktgjykimin e Gjykatës Speciale të Hagës, pse ky Kuvend nuk i përmendi kurrë viktimat? A ishin ata “tradhëtar”, a jo?...

Shaqir Shala, Solothurn     ____ UNË, SI MJEK, HUMANIST, INTELEKTUAL DHE PJESË E MËRGATËS,PYSË...

Kuvendi i tretë i Shoqatës “Nisma e Deçanit” në Zvicër

Në foto: Saim Tahiraj ___ Në Schöftland të Zvicrës, mbrëmjen e 26 shtatorit...

Shpërndaj

Nga: Xhemil Zeqiri

NJË VËSHTRIM I THUKTË MBI NJË VEPËR HISTORIKE?!

Pak fjalë për Organizatën atdhetare, „KUSHTRIMI I LIRISË“.
Sapo përfundova së lexuari librin „Dritëhijet gjatë një veprimtarie“, që doli nga shtypi kohëve të fundit, të Elmaz Ademit, veprimtarit dhe ish-të burgosurit politik.
Ta përshkruash gjithë historikun e Organizatës „Kushtrimi i Lirisë“ në një përsiatje të thuktë është e pamundur. Prandaj, do të përpiqem që, në pika të shkurta, të përgjithshme, të paraqes sadopak veprimtarinë dhe rrugëtimin e saj.
Demonstratat e vitit 1968, të cilat u njohën si demonstratat për Flamurin Kuqezi, patën një ndikim të fuqishëm te popullata shqiptare në ngritjen e vetëdijes kombëtare, e cila kishte filluar të zbehej nën ndikimin e propagandës mashtruese jugosllave të „vëllazërim-bashkimit“.
Ndikimi më i madh u vërejt te rinia shqiptare, e cila mori pjesë masivisht në këto demonstrata.
Në mënyrë aktive në demonstratat e vitit 1968 morën pjesë edhe Rafi Halili dhe Gafurr Loku-dëshmor i atdheut (1999); atëbotë ish- nxënës të shkollës së mesme. Për pjesëmarrjen e tyre ata u dënuan me burgim, njëri me një muaj dhe tjetri me dhjetë ditë.
Pas përfundimit të shkollës së mesme, Rafi Halili u regjistrua në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Juridik, ndërsa Gafurr Loku në Fakultetin Ekonomik. Pas një apo dy vitesh, në të njëjtin universitet u regjistruan edhe Elmaz Ademi, Muhamet Saliu dhe Rushit Nesimi, në fakultetin ekonomik. Ndërsa Xhevahir Aliu, nga fshati Reçicë, u regjistrua në fakultetin e historisë.
-“Shpirtrat e trazuar të rinisë shqiptare kërkonin njëri-tjetrin. Kështu, në vitin 1971, rastësisht, para Fakultetit Filozofik në Prishtinë, takova Rafi Halilin. Shumë shpejt u kuptuam me njëri-tjetrin, pasi dhimbja shpirtërore dhe shqetësimi për gjendjen e popullit shqiptar ishin të njëjta. Më pas, kohë pas kohe, takoheshim dhe bisedonim për padrejtësitë që i bëheshin popullit shqiptar nga regjimi jugosllav, bisedonim edhe për nevojën e krijimit të një force të organizuar, e cila do t’i kundërvihej kësaj gjendjeje. Pas disa takimeve me Rafiun, e njoftova atë edhe me Muhamet Saliun dhe Xhevahir Aliun, të cilët kishin të njëjtin mendim dhe të njëjtat shqetësime; arritëm në përfundimin se duhej të bashkoheshim dhe të formonim një organizatë, përmes së cilës do t’i kundërviheshim së keqes që, sipas bindjes sonë, përfaqësonte sistemi jugosllav.
Në mesin e prillit të vitit 1972, në një banesë përdhese në rrugën „Ganimete Tërbeshi“, banesë e Rafi Halilit, u tubuan Rafi Halili, Gafurr Loku, Elmaz Ademi, Muhamet Saliu dhe Xhevahir Aliu. Si fillim, u vendos që të gjendej një emër me të cilin do të emërtohej Organizata. Kështu u formua Organizata „Kushtrimi i Lirisë“- në hetime të Sigurimit të shtetot jugosllav (UDB-së ) ka deklaruar kështu, Xhevat Ademi.
Programi i Organizatës „Kushtrimi i Lirisë“
Programi i Organizatës përbëhej nga dy pika kryesore:
1. Pika e parë ishte e paprekshme dhe e pandryshueshme dhe përcaktonte strategjinë e Organizatës: bashkimin e popullit shqiptar dhe të tokave të banuara prej tij, të cilat konsideroheshin të robëruara nga të huajt, me shtetin amë, Shqipërinë. Ky ishte ideali që, sipas autorit, e bashkonte çdo anëtar të Organizatës.
2. Pika e dytë përcaktonte veprimin taktik, pra veprimin në përputhje me kushtet dhe rrethanat që i impononte koha.
Sipas Statutit, anëtar i Organizatës „Kushtrimi i Lirisë“ mund të ishte çdo shqiptar i ndershëm dhe besnik, pa dallim të bindjeve politike apo fetare.
Përballë falsifikimit të historisë?!
Duhet t’u kundërvihemi edhe atyre „studiuesve“ mercenarë, të cilët, si gjithmonë, përpiqen të falsifikojnë edhe shkencën e historisë. Me sa kemi mësuar, historia përshkruhet vetëm mbi bazën e fakteve dhe jo mbi dëshirat e pushtetit, aq më tepër kur bëhet fjalë për një pushtet që ishte kundër shqiptarëve.
Pas demonstratave të vitit 1968, Rafi Halili dhe Gafurr Loku u burgosën për herë të parë. Pas daljes nga burgu dhe gjatë qëndrimit në Prishtinë, ata, së bashku me bashkëmendimtarët e tyre, vepruan për krijimin e një organizimi të qëndrueshëm kombëtar.
Sipas dëshmive të paraqitura dhe dokumenteve të përmendura nga veprimtarët e Organizatës, betimi është dhënë para flamurit kombëtar, para fotografive të Skënderbeut dhe të Enver Hoxhës. Sipas këtyre dokumenteve, Organizata „Kushtrimi i Lirisë“ është formuar në mesin e prillit të vitit 1972.
-Shtrohet pyetja: pse disa ish-veprimtarë politikë të OML-kës, historianë, “analistë politikë”, tashmë, kohëve të fundit, po përpiqen të falsifikojnë historikun e Organizatës „Kushtrimi i Lirisë“, kur disa prej personazheve që e kanë përjetuar dhe e kanë ndërtuar atë histori janë ende gjallë? Për më tepër, sipas dëshmive të paraqitura, vetë shërbimi sekret jugosllav ka përfshirë në dosjet e veta më shumë se 250 dokumente që lidhen me veprimtarinë e Organizatës gjatë viteve 1972–1982, duke e cilësuar atë si organizatë „armiqësore“ dhe „anti-jugosllave?!
Këto dëshmi, sipas autorit, vërtetohen edhe përmes proceseve gjyqësore dhe dënimeve që iu shqiptuan anëtarëve të Organizatës „Kushtrimi i Lirisë“:
Rafi Halili, kryetar i Organizatës – 7 vjet burgim të rëndë;
Gafurr Loku – 5 vjet burgim të rëndë;
Rushit Nesimi – 5 vjet burgim të rëndë;
Elmaz Ademi – 4 vjet burgim të rëndë;
Ajet Ademi – 2 vjet e 6 muaj burgim të rëndë.
Për veprimtarët e vërtetë, përkushtimi ndaj idealit të tyre nuk përfundoi me dënimet dhe burgimet. Elmaz Ademi dhe bashkëmendimtarët e tij vazhduan ta mbajnë betimin e dhënë për bashkimin kombëtar.
Në këtë libër, Elmaz Ademi sjellë dëshmi dhe rrëfime bindëse mbi veprimtarinë e Organizatës „Kushtrimi i Lirisë“, por edhe mbi ata që, sipas tij, janë përpjekur të shtrembërojnë historinë, të paraqiten në emër të Organizatës apo të përvetësojnë një veprimtarinë e saj që nuk u përket.
Prandaj, historiku i „Kushtrimit të Lirisë“ duhet të trajtohet mbi bazën e dokumenteve, dëshmive të drejtpërdrejta dhe fakteve historike. Historia nuk duhet të ndërtohet mbi dëshira, interesa politike apo interpretime të njëanshme, por mbi dëshmi të verifikueshme dhe mbi zërin e së vërtetës nga dora e parë; pikërisht prej atyre që e përjetuan drejtpërdrejt atë situatë, prej atyre që e prekën zjarrin e lirisë me dorë.

Lavdi dëshmorëve të atdheut!
15. 08. 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu