Kuvendi ynë na tregon se çfarë kemi zgedhur…!?

Shkrime relevante

Turizmi i gjelbër dhe zhvillimi i komuniteteve vendase, ligjëratë e Marjana Koçekut nga Shkodra në Pejë

Marjana Koçeku, Pejë Më 20 nëntor 2026 Në Pejë, ku pata kënaqësinë me...

Beqir Musliu, njëri prej emrave më të rëndësishëm në letërsinë moderne shqipe

Kaltrina Berisha , Prishtinë Shefqet Dibrani, “Artistikja në veprën Orfeiana të...

FFK nuk e pëson keq nga UEFA, e pëson nga vetvetja

Gani I. Mehmeti Në çdo shoqëri, shoqatë, organizim, shtet ka rregulla, ka...

Gjermania në rrugën e deinstrumentalizimit, sipas Ilir Secit

Ilir Seci, New York _____ ~ Cytje mendimesh nga takimi i djeshëm trilateral...

Lobimi në SHBA, Kosova rikthehet pas dy vjetësh: A do të japë “Ballard Partners” rezultatet e pritura?

Nga Hava Orana Xhukolli Mehmeti për rikthimin e lobimit në SHBA: Kosova...

Shpërndaj

Lekë Mrijaj, Klinë

Pamja e djeshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës ishte, për të ardhur keq, dhe më të vërtetë shumë dëshpëruese. Dhe jo vetëm për mënyrën e komunikimit dhe mungesën e kulturës qytetare e politike të disa deputeteve dhe deputetëve, por edhe për një të vërtetë që duhet ta pranojmë: ata nuk kanë ardhur aty vetë, por i kemi zgjedhur ne me votën tonë. Prandaj nuk është krejt e drejtë që gjithë fajin t’ua lëmë vetëm atyre. Në demokraci, edhe qytetari me votën e tij ka përgjegjësi për atë që zgjedh. Siç thotë populli ynë, çfarë mbjell, atë edhe korr. Nëse votojmë njerëz vetëm për parti, për inat, për interes apo pa e parë mirë dijen, sjelljen dhe përgjegjësinë e tyre, atëherë nuk duhet të çuditemi kur në Kuvend shohim hallakamë, zhurmë, arrogancë mesjetare dhe mungesë respekti.

‘Kosova është ndërtuar me shumë gjak dhe sakrificë nga heronjtë tanë dhe miqtë tanë euroatlantik. Për këtë arsye, Kuvendi duhet të jetë vend ku flitet me argumente, ku ruhet dinjiteti dhe ku respektohet edhe ai që mendon ndryshe. Nuk duhet të jetë vend ku deputetët sillen sikur janë në një arenë përplasjesh personale apo arenë cirku… Një deputet duhet ta dijë se nuk përfaqëson vetëm partinë e vet. Ai përfaqëson edhe qytetarin që e ka votuar,! institucionin ku është ulur dhe, në fund, vetë shtetin e Kosovës. Prandaj, kur shohim skena të tilla, nuk duhet të pyesim vetëm: “Çfarë deputetësh kemi?” Duhet ta pyesim edhe veten: “Çfarë njerëzish kemi zgjedhur?” Sepse vota nuk është vetëm një e drejtë. Është edhe përgjegjësi.

Në fund të fundit, çfarë votojmë, atë përfaqësim kemi.

Asgjë më shumë…!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu