ARKIVI:
10 Gusht 2026

Manastiri i Deçanit nuk ka nevojë të përdoret si pretekst politik!

Shkrime relevante

Manastiri i Deçanit nuk ka nevojë të përdoret si pretekst politik!

Saim Tahiraj ___ Manastiri i Deçanit nuk ka nevojë për një mbrojtje të...

E vërteta që Serbia ende nuk guxon t’ia thotë vetes

Koha kur u nënshkrue Marrëveshja e Kumanovës... Nga Isuf Bajraktari  Basara, Kosova dhe...

Vargjet e mia, poezi nga përmbledhja poetike me të njejtin emër e Nafi Çegranit

Nafi  Çegrani, Çegran VATGJET  E  MIA Poezi  PROLOG DHIMBJEJE PËR KOSOVËN Kur fjala bëhet dëshmi… Ka...

Shqiptarëve në Ballkan nuk u duhet më nacionalizmi folklorik, por nacionalizmi patriotik!

Prof.dr. Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë Duke përcjellë me saktësi kirurgjikale demonstrimet e...

Belisar Jezerci mendon që “Komandant Çeliku” – Fatmir Limaj, është shndërruar në komandant Turpi!

Msc Belisar Jezerci, historian ___ KOMANDANT ÇELIKU -FATMIR LIMAJ U SHNDËRRUA NË KOMANDANT...

Shpërndaj

Manastiri i Deçanit nuk ka nevojë për një mbrojtje të imponuar nga jashtë. Ajo që ka nevojë të mbrohet është e vërteta historike dhe trashëgimia kulturore e Kosovës nga propaganda dhe instrumentalizimi politik.
Për dekada me radhë, politika shoviniste dhe hegjemoniste serbe ka zhvilluar një propagandë të organizuar për ta paraqitur trashëgiminë kulturore e fetare të Kosovës si ekskluzivisht serbe, duke synuar ta ndërtojë një narrativë politike mbi pronësinë dhe identitetin e saj. Fatkeqësisht, kjo propagandë ka ndikuar edhe në perceptimet e një pjese të faktorit ndërkombëtar.
Por, kësaj politike propagandistike nuk duhet t’i shërbejë askush, e aq më pak veprimet e atyre qarqeve që, në emër të Islamit Politik, dëmtojnë interesat kombëtare dhe shtetërore të Kosovës.
Shqiptarët kanë një traditë të gjatë të respektimit dhe ruajtjes së objekteve fetare, pavarësisht përkatësisë së tyre. Në rastin e Manastirit të Deçanit, duhet të vlerësohet edhe historia e familjeve shqiptare që, sipas dëshmive dhe traditës së përcjellë ndër breza, kanë pasur rol në ndërtimin dhe ruajtjen e tij, ndër të cilat përmenden familja Buqaj nga Nokshiqi, familja Humaj nga Baballoqi i Deçanit dhe familja Demukaj nga Deçani. Ky manastir u ndertua nën përkujdesin e artitektit të madhë shqiptarë Fra Vita Buqaj.
Prandaj, nuk ka arsye që shqiptarët të trajtohen sikur nuk janë të aftë ta mbrojnë dhe ta ruajnë trashëgiminë e tyre kulturore e fetare. Shqiptarët i kanë ruajtur këto objekte ndër shekuj dhe do të vazhdojnë t’i ruajnë edhe sot.
Bashkësia ndërkombëtare duhet ta shohë Kosovën përtej propagandës së vjetër serbomadhe. Nuk duhet të lejojë që trashëgimia kulturore dhe fetare të shndërrohet në instrument të politikës hegjemoniste dhe të narrativave që synojnë ta deformojnë historinë.
Është koha që faktori ndërkombëtar të mos bjerë pre e kësaj propagande dhe të mos lejojë që objektet fetare të përdoren për qëllime politike.
Shqiptarët, në traditën e tyre, nuk i kanë shkatërruar objektet e veta fetare. Përkundrazi, i kanë ruajtur me përkushtim dhe fanatizëm. Edhe Manastirin e Deçanit e konsiderojmë pjesë të trashëgimisë që duhet të respektohet dhe ruhet.
Manastiri i Deçanit nuk duhet të jetë pretekst për politika hegjemoniste. Historia duhet të hulumtohet me fakte, trashëgimia duhet të respektohet dhe shqiptarëve duhet t’u besohet se dinë ta ruajnë atë që kanë ruajtur ndër shekuj.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu