Nuk mund të hyj në një garë letrare me dikë që ende nuk e ka zgjidhur konfliktin e armatosur me tridhjetë e gjashtë shkronjat e gjuhës së vet

Shkrime relevante

Klithmat e Rifadijes pas shpërthimeve në Trekëndshin e Bermudës

Shkruen e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prishtinë) ___ RIFADIJE SHUMDOKARI DHE TREKËNDËSHI I...

Dashuria për Shqipërinë dhe Kosovën, na detyron të mos heshtim, mendime të Lis Bukurocës për një deklaratë të Ben Blushit

Lis Bukuroca, Gjermani ____ Ben Blushi: „Shqiptarët e Kosovës urrejnë Shqipërinë“ Nuk kam lexuar...

Secila vjehërr dikur ka qenë nuse dhe secila nuse do të bëhet vjeherr! 

Sabahate Byci, Gjermani  ____ Secila vjehërr dikur ka qenë nuse dhe secila nuse...

Nuk mund të hyj në një garë letrare me dikë që ende nuk e ka zgjidhur konfliktin e armatosur me tridhjetë e gjashtë shkronjat...

Shkruen e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prishtinë) ____ KONKURRENCA, FJALORI DHE VIBRATORI ____ Dje, një...

Amaneti im për kombin shqiptar dhe për njerëzimin

Dije Krasniqi, Mitrovicë AMANETI IM PËR KOMBIN SHQIPTAR DHE PËR TANË...

Shpërndaj

Shkruen e knon: Lirim Patrioti
(Lirim Gashi, Prishtinë)
____
KONKURRENCA, FJALORI DHE VIBRATORI
____
Dje, një mesazh që më mbërriti në inbox-in e Facebook-ut më preku aq thellë, saqë për pak sa nuk e ndërpreva përkohësisht karrierën time letrare për t’iu dorëzuar lotëve të gëzimit.
Një grua e re më shkruante se dikush ia kishte shkatërruar ëndrrën për t’u bërë shkrimtare më e mirë se unë.
Besomëni, u emocionova!
Jo sepse dikush kishte tentuar t’ia shkatërronte ëndrrën, por sepse, pas kaq shumë vitesh, më në fund po më shfaqej një konkurrencë e denjë. Një rivale që do të më detyronte të lexoja më shumë, të shkruaja edhe më mirë dhe të mos lejoja që pena ime të plakej para meje.
U gëzova aq shumë, saqë harrova edhe t’ia lexoja shkrimet. Përfytyrojeni këtë paradoks! Një shkrimtar që harron t’i lexojë tekstet e një konkurrenteje, vetëm sepse është emocionuar nga shfaqja e saj në horizontin letrar!
Kur emocionet më në fund zbritën nga kati i shtatë i entuziazmit në katin përdhes të arsyes dhe kureshtja ime filloi të kërkonte prova për talentin e shkrimtares së ardhshme, e hapa profilin e saj.
Dhe aty përjetova një aksident estetik.
Fotografitë që m’u shfaqën para syve ishin aq ekzotike, saqë do t’ua zgjonin epshin edhe dinosaurëve të zhdukur miliona vjet më parë. Madje, do t’ua ngrinin edhe atë që evolucioni ua kishte marrë bashkë me mundësinë për t’u shumuar.
Por unë nuk u ndala te fotografitë. Unë jam njeri i penës. Mua më interesojnë fjala, fjalia, metafora, sintaksa, arkitektura e mendimit dhe, mbi të gjitha, aftësia e njeriut për ta përdorur gjuhën pa pasur nevojë që shërbimi i emergjencës të ndërhyjë për ta shpëtuar alfabetin.
Fillova t’i lexoja shkrimet e saj.
Dhe atëherë kuptova një të vërtetë sa tragjike, aq edhe komike:
“Ëndrrën e saj për t’u bërë shkrimtare më e mirë se unë nuk ia kishte shkatërruar askush. As ndonjë njeri, as ndonjë gazetar, as ndonjë kritik letrar e as ndonjë koleg ziliqar.”
Ëndrrën ia kishte shkatërruar Fjalori i Gjuhës Shqipe!
Dukej sikur fjalori kishte shpallur grevë të përgjithshme dhe kishte vendosur të mos e furnizonte më trurin e saj me fjalë. Madje, alfabeti shqiptar e kishte paraqitur edhe një ankesë zyrtare pranë institucioneve përkatëse, duke pretenduar se kjo grua nuk kishte denjuar kurrë ta merrte në dorë për t’i mësuar shkronjat.
Në këto rrethana, edhe Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe kishte filluar ta shqyrtonte mundësinë e kërkimit të azilit politik.
Ndërkohë, duke i parë fotografitë e saja, kuptova se dora e saj nuk kishte mbetur krejtësisht pa punë.
Në mungesë të fjalorit, ajo e kishte gjetur një alternativë tjetër për ta mbajtur në dorë:
“Një vibrator, me të cilin, siç dukej, kompensonte mungesën e një ekzemplari natyror, origjinal dhe funksional të gjinisë mashkullore në afërsi, në mënyrë që vagina e saj ta merrte atë që letërsia, me sa duket, nuk kishte arritur t’ia ofronte.
Dhe pikërisht këtu më lindi një dilemë serioze intelektuale:
“Si është e mundur që një dorë të ketë kaq shumë përvojë me teknologjinë e kënaqësisë seksuale, ndërsa të mos ketë vendosur asnjë marrëdhënie diplomatike me lapsin, librin dhe alfabetin?”
Në fund, vendosa ta pezulloja përkohësisht entuziazmin tim për shfaqjen e konkurrencës.
Jo sepse më trembi talenti i saj. Përkundrazi, unë jam gjithmonë i gatshëm të përballem me shkrimtarë më të mirë se vetja. Por nuk mund të hyj në një garë letrare me dikë që ende nuk e ka zgjidhur konfliktin e armatosur me tridhjetë e gjashtë shkronjat e gjuhës së vet.
Prandaj, e nderuara zonjë, mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja!
Vazhdoni të fotografoheni, të shkruani dhe ta kultivoni talentin tuaj. Vetëm ju lutem, fillimisht nënshkruani një marrëveshje paqeje me alfabetin shqiptar. Ai nuk ka faj që fjalori nuk ju ka rënë kurrë në dorë ashtu siç ju ka rënë vibratori.
Ndërsa unë, ndërkohë, do të vazhdoj të shkruaj.
Sepse, nëse një ditë bëheni vërtet shkrimtare më e mirë se unë, do të dëshiroja që kjo të ndodhte falë talentit tuaj dhe jo sepse unë kam vdekur së qeshuri duke i lexuar përpjekjet tuaja për ta përdhunuar gramatikën shqipe.
Me respekt letrar dhe me shqetësim të thellë për gjendjen shëndetësore të alfabetit shqiptar,
Lirim Gashi

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu