Kreu Blog Faqe 1026

Gënjeshtrat e ricikluara në Beograd

0

Shkruan: Astrit Zemaj, Ambasador i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO 

  • Rreziku i pretenduar dhe fiktiv për Manastirin e Deçanit, është thjeshtë propagandë e ultë që e ka burimin jashtë Kosovës.  

Manastiri i Deçanit, as nuk është i rrezikuar sot, por as nuk ka qenë i rrezikuar ndonjëherë përgjatë gjithë historisë nga shqiptarët, sepse: 

  1. Manastiri, si faltore e krishterë u ndërtua nga shqiptarët e krishterë vendas, para së të zbrisnin serbët si pushtues në këto treva, dhe qindra vite para që të fillonte konvertimi i dhunshëm i popullsisë vendore nga ana e osmanëve;
  2. Të gjithë të krishterët pa dallim e kishin faltore të tyre përgjatë gjithë shekujve. Ishte dhe mbeti e trashëguar te shqiptarët deri në ditë e sotme thënia: “Mos prek Kishë e as Xhami, se është shtëpi e Zotit” ose ” Ai që thyen Kishë e Xhami, ai nuk është as njeri”.
  3. Përgjatë 500 viteve të sundimit të Perandorisë Osmane, Manastiri i Deçanit u ruajt nga popullsia vendore shqiptare. Manastiri ishte pjesë e vendit dhe e kuvendit ndër shekuj, shqiptarët ishin ata që kujdeseshin për objektin dhe pronat për rreth;
  4. Gjatë 500 viteve të sundimit osman, nuk kishte administratë serbe ose popullsi serbe që ta ruante. Manastiri qëndronte i paprekur dhe bashkëjetonte me mbi 98% popullsi vendore shqiptare. Ai mbeti si i tillë, pjesë autoktone e kulturës dhe trashëgimisë së banorëve vendas. Nuk mjafton të quhet tolerancë, por ishte bashkëjetesë sepse e konsideronin të tyre edhe pse ishte tjetërsuar përgjatë zhvillimeve historike;
  5. Në vitet e pushtimit Italian dhe Gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore, Manastiri mbeti nën përkujdesjen e plotë të shqiptarëve. Është i njohur fakti se ata e ruajtën, e mbikëqyrën dhe u kujdesën që mos të dëmtohet.  Qoftë edhe një tjegull e vetme mbi çatitë as të Manastirit as të objekteve përcjellëse nuk u dëmtua, e lëre të rrezikohej. Serbët dhe administrata e Mbretërisë pushtuese të SKS-së, ishin shpartalluar dhe tërhequr. Jo që nuk ishin aty, por edhe çelësat e Kishës ja kishin lenë dy familjeve vendore shqiptare të besimit Islam.
  6. Dihet botërisht që deri para luftës së fundit në Kosovë,  se shumica e popullsisë ortodokse në Deçan që flisnin serbisht, ishin malazez vendor me mbiemra me prejardhje shqiptare. Serbët gjithmonë kanë qenë ardhacak, qoftë si kolonizues, administratorë të dhunshëm dhe me pakicë. Është gabim i rëndë dhe e padrejtë që trashëgimia e krishterë në Dukagjin dhe Kosovë të ju atribuohet serbeve. Ne shqiptarët ishim të krishterë para se serbët dhe turqit të vinin në këto anë.
  7. Gjatë viteve të Jugosllavisë komuniste, përsëri ishin shqiptarët ata që kujdeseshin për bashkëjetesë dhe për Manastirin. Ka pasur disa festa tradicionale vendore që popullsia vendore i kanë festuar së bashku, deri me ardhjen e Millosheviçit në pushtet. Me sa jam në dijeni Deçani në 42 fshatra në vitet e 80-ta numëronte më pak se 780 serb dhe malazez. Ndërsa shqiptarët ishin mbi 50-të mijë. Edhe në kohën e kolonizimit serb të periudhës së Millosheviçit, në Deçan, u sollën serb kolonizues nga Kroacia dhe disa serb minoritar të dhunshëm nga Shqipëria, të cilët erdhën me Millosheviçin dhe ja mbathën nga kanë ardhur me Millosheviçin.

 8. Pra,  Deçani sikurse sot edhe para lufte,  me gjithë fshatrat ka pasur popullsi shumicë shqiptare gati 100%,  dhe përgjatë 600-700 viteve nuk u sulmua as nuk u dëmtua Manastiri. Ku është arsyeja të konsiderohet i rrezikuar sot? Kjo është thjeshtë propagandë në Beograd, sepse serbët dhe malazezët që ishin aty dhe janë sot në Manastir e dinë se kjo nuk qëndron. Sulmet dhe trazirat e vitit 2004 ndaj objekteve fetare në Kosovë në prezencë të mijëra forcave ndërkombëtare dhe atyre të KFOR-it, sot e kësaj dite nuk dihet kush i organizoj dhe kush qëndron prapa tyre. Por një gjë dihet botërisht,  se nga ato përfitoj propaganda vetëm propaganda serbe në Beograd, pasojat e të cilave i ndeshim edhe sot. 

  1. Zonat dhe pronat e ndaluara përreth Manastirit filluan të krijohen në kohën e regjimit të Millosheviçit,  dhe pas suprimimit të autonomisë së Kosovës pas vitit 1990. Ato nuk ekzistonin më herët. Ne, që jemi rritur në ato vende, e njohim çdo cep të realitetit të atëhershëm dhe gjendjes së ndryshuar sot. I kemi të freskëta dyert e hapura dhe kalimin pa pengesë brenda dhe rreth Manastirit. Rruga ka qenë e hapur dhe pa mure e rrethoja. Një shembull tjetër:  tek porta e vogël në pjesën e poshtme brenda oborrit të Manastirit ku kalohet tek Lumbardhi( Bistrica) ka pasur një lendinë të madhe dhe në pranverë shkonim në piknik me mësuesit deri te burimi i ujit mineral( Gushavcit). Atëherë kalonim pa pengesë, tani ajo është e mbyllur dhe futur brenda rrethojave siç është edhe pjesa ku pushonin turistët e huaj dhe vizitorët vendor, e cila është e ndaluar që në kohën së Millosheviçit. Edhe pishina në pjesën e poshtme të Manastirit është mbyllur dhe është rrafshuar sot. Tani edhe vendi ku ka qenë pishina është e futur brenda mureve dhe rrethojave politike të ndërtuara pas luftës.
  2. Muret e tanishme, jashtë atyre ekzistuese tradicionale para periudhës së Millosheviçit,  janë ndërtuar pas vitit 1999. Ato janë rrethoja politike, por të ndërtuara me gurë të gatshëm të kullave të djegura dhe rrënuara të shqiptarëve të cilët pas lufte për të mbijetuar nga shkatërrimi i fushatës së egër dhe gjenocidit serb 1998-99, ua shitnin disa punëkryesve shqiptarë që grumbullonin dhe blinin gurë kullash. Në realitet u pa se më vonë ato u përdorën për ndërtimin e atyre rrethojave;

Pra, Manastiri i Deçanit nuk u rrezikua me shekuj nga shqiptarët. Rreziku dhe propaganda rreth një rreziku e ka burimin në Beograd. Nëse Manastiri nuk u dëmtua ndër shekuj kur nuk kishte as administratë serbe as prezencë të huaj për ta ruajtur atë, cila është arsyeja të rrezikohet sot? Ky pretendim është thjeshtë një propagandë e ultë si në kohën e Millosheviçit, e ricikluar në shekullin e 21-të edhe nga “trashëgimtarët” pasues në Beograd. 

The Escanaba Daily Press (1945) / Shqiptari Gjon Mili, ukrainas një çast të vetëm për një fotografi

0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Qershor 2023

“The Escanaba Daily Press” ka botuar, të martën e 31 korrikut 1945, në faqen n°3, një rrëfim të veçantë mbi fotografin e famshëm shqiptar Gjon Milin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : The Escanaba Daily Press, e martë, 31 korrik 1945, faqe n°3

Burimi : The Escanaba Daily Press, e martë, 31 korrik 1945, faqe n°3

Gjon Mili, fotografi i “Life”, ishte kameramani zyrtar i Departamentit të Shtetit në seancat e mbyllura të Konferencës së Kombeve të Bashkuara. Gjatë një sesioni të ethshëm ku përfshihej Manuilski (Dmitri Zakharovitch Manouïlski), kreu rus i delegacionit ukrainas, Mili filloi të fokusonte kamerën e tij. Manuilski bërtiti “Jo, jo”… Përfaqësuesi i Protokollit të Departamentit të Shtetit nxitoi te burrat dhe i tha diplomatit ukrainas: “Por zoti Mili është gjithashtu një ukrainas.” … Manuilski shkëlqeu, pozoi për foton dhe e pyeti kameramanin: “Pra, ju jeni një ukrainas?”… Mili fokusoi kamerën e tij, më pas shtypi butonin që shkrepi foton dhe u përgjigj: “Jo. Shqiptar.”.

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania,  https://www.darsiani.com/la-gazette/the-escanaba-daily-press-1945-shqiptari-gjon-mili-ukrainas-nje-cast-te-vetem-per-nje-fotografi/.

Një ndërgjegje e lig është trampolina më e mirë për korrupsion dhe tradhti kombëtare

0

Aurel Dasareti, USA

Një “politikan” i mirë, me fjalë të tjera, lideri i ndonjë partie fantazmë, duhet të jetë një përhapës humori si Lul Brava dhe 4-5 mbështetësit e tij shakaxhi që përfshihen në konflikt interesi.

***

Kam shkruar më 02/02/2022

Është e pabesueshme sa i pabesë është Lul Brava

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Është e pabesueshme, mahnitëse se sa me guxim Lul Brava e mbron frikën e tij.

***

Vet ai nuk u beson më as bravave, prandaj është strehuar dhe deri në njoftimin e mëtejshëm të padronit të tij, thënë më mirë, sulltani nudist i Shqipërisë së droguar, do të qëndrojë në bunker bashkë me ato 7-8 pula të tjera që e rrethojnë – të cilave u kanë rënë pendët por mjerisht nuk i kanë ngrënë ende dhelprat.

Meqenëse Luli nuk ka krahë, përpiqet të përdor bërrylat për të fluturuar. Dhe ai “logjikon”:

Është e pabesueshme se sa shumë kohë kam shpenzuar duke shmangur shkatërrimin e Partisë Demokratike. Është e mahnitshme ajo që njerëzit mendojnë se mund të bëj. Kam marrë një shumë të pabesueshme parash nga pabesia ime por e gjithë ajo fëlliqësi më ka bërë peng të sulltanit të stërzgjatur dhe ka rezultuar me një numër të pabesueshëm shakash. Më besoni. Fuqia e pabesisë sime është shumë më e madhe se unë. Vështirë se një presje në përjetësi, por një pasthirrmë e patjetërsueshme për momentin. Askush nuk beson se unë jam i mahnitshëm, por kjo është e vërtetë. Në fund të fundit, konceptet që janë të vërteta dhe të rreme janë të kota në trurin tim, bëhet fjalë për të besueshme apo të pabesueshme. Normalisht në sallë kishte vetëm 1800 karrige, por sipas përllogaritjes sime mjaftonin për tu ulur 5004 persona në to. Në njërën prej karrigeve u ulë padroni im Edvin Kristaq Rama, në prehër të tij u ula unë Lul Brava Kimiku, kurse në prehrin tim u ul Dylber Gaztor Klouni që mbante një bravë dhe një shishe gazi helmues në prehrin e tij. Dhe, kështu me radhë. Është e pabesueshme si qeshi me veten me shakatë e mia. Por, adhurimi i disa shqiptarëve kokëtul ndaj meje dhe këtyre pak pulave të ngordhura që më ndjekin verbërisht, bashkohen me adhurimin e minjve të kanalizimeve. Kaq për sot. Dëgjohemi në gënjeshtrat dhe pabesinë e radhës. Respekt, Lul Brava.

Serbia u hakmor me kidnapimin e tre policëve pas arrestimit të Milun Milenkoviç – Llune, ndaj aksioneve për sundim të rendit dhe ligjit në Republikën tonë

0

Prishtinë, 20 qershor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, kanë mbajtur sot konferencë për media. 

Forhåndsvisning av bilde

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti në konferencën për media: 

Të nderuara medie,

Të dashur qytetarë,

Mirëdita dhe ju falemnderit që i jeni përgjigjur pozitivisht ftesës sonë për këtë konferencë të ftuar së bashku me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zonjën Donika  Gërvalla- Schwarz.

Në mesditën e 14 qershorit, u ushtrua agresion i Serbisë ndaj shtetit demokratik të Kosovës, me rrëmbimin e tre zyrtarëve të Policisë sonë, thellë në brendi të territorit të Republikës. Ky akt agresioni i pashembullt nga formacionet ushtarake policore të Serbisë është hakmarrje direkte ndaj Policisë së Kosovës, vetëm e vetëm sepse po luftohet krimi i organizuar, dhe që ka për synim destabilizimin atëherë kur veç një ditë para, pra më 13 qershor, patëm propozuar planin pesë pikësh për deeskalim të plotë të situatës në veri të vendit tonë.

Arrestimi i kapos të krimit të organizuar dhe njërit prej krerëve të ashtuquajturës “Mbrojtje civile”, strukturë ilegale kjo e Serbisë në Kosovë, Milun Milenkoviç – Llune, shfaqi efikasitet të jashtëzakonshëm, dhe nga ana e Serbisë u përcoll me hakmarrje ndaj aksioneve për sundim të rendit dhe ligjit në Republikën tonë. Një ditë pas arrestimit, Serbia pra, përdori instrumentin më qyqarë e të kundërligjshëm ndërkombëtarisht, pra atë të rrëmbimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës. Për këtë hakmarrje çnjerëzore, kemi kërkuar denoncim të hapur dhe kundërshtim me forcën e ligjit nga të gjithë partnerët tanë.

Në vendin e ngjarjes ka qenë Policia e Kosovës, ka qenë edhe KFOR-i, aty kanë gjetur gjurmët e çizmeve, këpucë të huaja në drejtim të Serbisë, kanë gjetur edhe prangat lidhëse të plastikës së forcave të Serbisë.

Rrëmbimi është zhvilluar me plan, me njerëz të armatosur që i përkasin dy formacioneve, atij të Njësitit Special Antiterrorist, që njihet me akronimin “SAJ”, dhe të formacionit të Njësive Ushtarake Speciale, që njihen me emrin “Kobra”.

Ata që pretendojnë se policët janë arrestuar në Serbi, duhet ta shpjegojnë se si lidhëset e tyre të plastikës si pranga, kanë qenë pikërisht në vendin ku tashmë kemi njoftuar në konferencën e 15 qershorit, unë bashkë me ministrin Sveçla, pas Mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, pra 1 kilometër larg kufirit në njërën anë, në pjesën veriperëndimore, 670 metra larg në veri –verilindje nga kufiri me Serbinë dhe 300 metra në jugperëndim të kufirit sërish larg prej Serbisë, e në brendi të territorit të Kosovës.

Vendngjarja e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës ka ndodhur në Kosovë. Nuk bëhet fjalë për kurrfarë arrestimi në Serbi, bëhet fjalë për rrëmbim në Kosovë. Për rrëmbimin, janë kontaktuar të gjithë mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që policët tanë të lirohen sa më parë dhe të kthehen në vendin e tyre.

Këtu një punë të jashtëzakonshme e ka bërë pikërisht Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për çfarë unë e falënderoj zëvendësen time dhe Ministren Gërvalla dhe gjithë ekipin e saj, e ambasadorët e diplomatët tanë të tjerë të shërbimit tonë të jashtëm për komunikimin që kanë zhvilluar, për letrat që kanë dërguar në mënyrë që të ngritët një valë e drejtë ndërkombëtare që kërkon lirimin e menjëhershëm e të pakusht të tre policëve të rrëmbyer.

Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, me shefin e zyrës, ambasadorin Jetish Jashari. Ai ka qenë në kontakt me institucionet atje, në përpjekje për të marrë sa më shumë informacione për gjendjen e policëve të rrëmbyer. Ambasadori Jashari sot i ka vizituar të tre policët, të cilët po mbahen peng nga Serbia, i ka vizituar ndaras njërin pas tjetrit. Përshkrimi i tre policëve se si ka ndodhur rrëmbimi është i njëjtë. Janë tri rrëfime ndaras identike të tre njerëzve të cilët thonë se në momentin e rrëmbimit me 14 qershor kanë qenë tek tryeza e improvizuar për ngrënie, pra kanë qenë duke ngrënë drekë së bashku, kur 15 persona i kanë rrethuar, i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer. Të tre kanë qenë bashkë dhe që të tre e thonë rrëfimin e njëjtë kur pyeten ndaras nga njëri-tjetri nga ambasadori ynë, Jetish Jashari. Kjo heq çfarëdo dileme edhe për ata të cilët dëshirojnë të jenë skeptikë për të drejtën e Kosovës, se Serbia ka zhvilluar agresion me 14 qershor dhe ka rrëmbyer tre policët tanë.

Vendi ku ndodhet tryeza e ngrënies është 7 metra prej veturës së policisë. Edhe një herë pikërisht në atë vend ku e kemi theksuar qysh me datën 15 qershor, pra 1 kilometër në brendi nga njëra anë, 300 metra nga ana tjetër dhe 670 metra nga ana tjetër. Pra, gjithsesi në brendi, vetëm 7 metra larg veturës së tyre.

Ne jemi në të drejtën tonë, në të drejtën e Republikës dhe dëshmitë që posedojnë institucionet tona të sigurisë, dhe dëshmia e tre policëve tanë, dokumentojnë qartë se zyrtarët e Policisë së Kosovës, pra ishin brenda territorit të Republikës. Policët ishin në nivel detyre, në luftim të kontrabandës, aty ku është mbyllur njëra nga 16 rrugët ilegale, që janë mbyllur në vitin e kaluar. Pra rrugët ilegale duhet të ngelen rrugë ilegale të pakapërcyeshme, prandaj edhe i kemi pasur policët aty.

Ne jemi Republikë demokratike dhe këtu kemi sundim të ligjit, nuk ka as nënshtrim e as kthim mbrapa. Jemi në të drejtën tonë të respektimit të kushtetushmërisë dhe ligjshmërisë, për shtet të së drejtës, kundër asnjë qytetari ose komuniteti, por në mbrojtje të ligjit dhe të rendit.

Edhe një herë kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policor. Ata duhet të lirohen sa më parë, pa kushte dhe të pacenuar. Njëkohësisht kërkojmë nga faktorët ndërkombëtarë, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja që ta dënojnë agresionin e Serbisë që paraqet edhe shkelje të pikës katër të Marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës, më 9 qershor të vitit 1999.

Ju falemnderit shumë, e tash po ia kaloj fjalën Zëvendëskryeministres dhe Ministres për Punë të Jashtme dhe Diasporë, zonjës Donika Gërvalla Schwarz, e cila do t’ua shpjegojë më gjerësisht për informacionin që kemi marrur nga raportimi i ambasadorit tonë Jetish Jashari.

Kryeministri Kurti takoi Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe nënkryetaren e Komunës, Katarina Ađančić

0

Prishtinë, 20 qershor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur sot Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq dhe nënkryetaren e Komunës, Katarina Ađančić, së bashku me bashkëpunëtorë të tyre.

Forhåndsvisning av bilde

Kryetari Atiq e njoftoi kryeministrin se së bashku me ekipin e tij janë duke punuar çdo ditë me intensitet të lartë për të propozuar dhe realizuar projekte që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve dhe shërbimet ndaj tyre.

Forhåndsvisning av bilde

Duke i uruar punë të mbarë dhe mirëseardhje, kryeministri Kurti i siguroi mbështetjen e plotë kryetarit Atiq nga qeveria qendrore për kërkesat dhe projektet e kësaj komune, me qëllim zhvillimin ekonomik lokal dhe shërbimet më efikase ndaj qytetarëve.

Forhåndsvisning av bilde

Komuna e Mitrovicës Veriore, është e hapur dhe transparente, drejtorët komunalë janë përzgjedhur për të përfaqësuar frymën multietnike dhe bashkërisht po punojnë me përkushtim, pa përjashtim dhe me profesionalizëm.

Forhåndsvisning av bilde

Protagonistët e Koncilit të Dytë të Vatikanit

0

Don Lush Gjergji, Prishtinë

Shën GJONI XXIII (1881 – 1963) (Pjesa e parë)

„Por ju duajini armiqtë tuaj, bëni mirë e huazoni pa pritur se do t’ju kthejnë gjë. Kështu do të jetë i madh shpërblimi juaj dhe do të jeni bijtë e të Tejetlartit Zot, sepse ai ua do të mirën edhe mosmirënjohësve e të këqijve.“   (Lk 6, 35)  

„Të duhemi mes veti, të kemi kujdes ndaj njëri-tjetrit në takime, që të mund të pranojmë atë që na bashkon, kështu duke  shmangur atë që mund të na largojë. Me të kthyer në shtëpi përkëdhelni fëmijët tuaj dhe tëhuajuni se kjo përkëdhelje është e Papës… Fëmijëz, nuk duhet të mendohet më në të kaluarën. Hyji e din mirë atë që ndodhi, gjithë atë duhet besuar mëshirës së tij, mirësisë së tij të pafund. E juaja është vetëm e tashmja… Duhet mbrojtur shpirtin e paqes… Besoj se Zoti do t’iu përgjigjet shpresave dhe pritjeve të botës e cila ka dëshirë aq të madhe për paqe…“. 

(Gjoni XXIII)                                                                                                                 

Të shkruhet apo flitet, sot, për papën Gjonin XXIII, apo siç e quanin të gjithë “Gjoni i Mirë“, është shumë vështirë, mirëpo njëkohësisht edhe e nevojshme, e dobishme, e domosdoshme, sepse ky margaritar i Kishës dhe njerëzimit të shekullit njëzet nuk guxon të harrohet, si dhe kujtimi në te nuk guxon të humbet. Me të erdhi rrezja e dritës dhe diellit, shpresës, mirësisë, dashurisë dhe vëllazërisë, hapja e Kishës ndaj  gjithë botës.

Jeta e tij qe e gjatë, 82 vite, pontifikati i tij i shkurtër, vetëm 5 vite, porosia e tij e amshueshme, personaliteti i tij karizmatik, gjithnjë i gjallë në Kishë dhe botë. Kështu që duke përkujtuar atë do të thotë ta ringjallësh atë, të shkruash për të do të thotë t’ia ofrosh atë gjeneratave të reja, sepse siç dihet, dashuria nuk vdes kurrë.

Angelo Giuseppe Roncalli, papa Gjoni XXIII, u lind në Sotto il Monte, fshat afër Bergamo-s, më 25 nëntor 1881 në një familje fshatare me shumë fëmijë si dhe varfëri të theksuar. Pikërisht aty, në rrethin familjar, mësoi artin e dashurisë, fesë, lutjes, flijimit, komunikimit me të tjerët, solidaritetin.

Prejardhje e varfër dhe e thjeshtë, mbetën karakteristika themelore të jetës së tij. Në shkollë ishte i mirë, kështu që famullitari  i këshilloi prindërit e tij që t’ia mundësojnë vazhdimin e mëtutjeshëm të shkollimit.

Hyri në seminar. Mirëpo edhe aty duhej të paguante, e para nuk kishte. I ati i tij Giovanni Battista dhe nëna Maria njëherë i thanë: „Je fëmijë i fshatarëve  skamnorë. Edhe nëse arrin të bëhesh meshtar, do të jesh gjithmonë meshtar i varfër…”

Mirëpo, për shkollimin e tij u kujdes Provania hyjnore. Një monsinjor mori për sipër kujdesin për pagesë të seminarit. Në mësime ishte i zellshëm, kurse në jetën e përshpirtërisë shumë i dalluar, me të tjerët i shoqërueshëm dhe i lumtur, gjithmonë i gëzueshëm.

I riu Angelo Giuseppe Roncalli kreu studimet filozofike-teologjike në Begamo. Studimet pos – diplomike i vazhdoi në Romë. Shërbimin ushtarak e kreu për 12 muaj. Qe shuguruar për meshtar në Romë me 10 gusht 1904, kurse Meshë e Parë kremtoi në vendlindje me 15 gusht 1904.

Ja dëshmia e tij rreth meshtarisë: „Zoti dëshiron të bëhem meshtar; për këtë më shpërbleu me mirësitë e tija, aq sa më dërgoi në Romë nën përkrahjen e Papës, zëvendësit të Jezu Krishtit, në Qytetin e Shenjtë, afër varrezave të shumë martirëve, shumë meshtarëve të shenjtë… Nuk u bëra meshtar për të qenë i nderuar, ose shakë i përfitimit, për të jetuar më lehtë, për të jetuar e shijuar nderin dhe kënaqësinë. Runa Zot, vaj për mua po të ishte kështu! Por para së gjithash dhe vetëm për këtë u bëra meshtar, t’i bëj mirë në të gjitha mënyrat botës skamnore.“

Ishte vite të tëra sekretar i ipeshkvit të Bergamos mons. Radini-Tedeschia-s, e më pas shpirtëror  në teologjinë  e Bergamos.

„Themeli i apostolatit tim është jeta ime e brendshme. Do i dua të rinjtë sikur një nënë e mirë“ shkruante kështu Don Angelo Roncalli.

Në vitin 1921 ishte i ftuar në Romë në Kongregatën Propaganda Fide, sot Kongregata për Ungjillëzimin e popujve, për kryetar të Zyrës  për përhapjen e fesë për Itali.

Nga Roma shkruan: „Me zemër të thyer kam lëshuar Bergamon, atë që e desha: seminarin, shtëpinë studentore…Ndihëm i hedhur me tërë shpirtin tim në shërbim të ri. Këtu dëshiroj dhe duhet të rri pa mëdyshje, pa shikuar apo dashur ndonjë gjë tjetër.“

Në vitin 1925, emërohet argjipeshkëv dhe vizitator apostolik në Bullgari,  shugurohet më 19 mars po të njëjtin vit. Mons. Angelo Roncalli shkruan: „Në realitet të jesh i emëruar ipeshkëv apo të mbetesh meshtar i rëndomtë, nuk do të thotë shumë për atë shpirt i  cili kërkon lavdinë e Hyjit, e jo shkëlqimin e rrejshëm të kënaqësive të kësaj bote… Jam i dëgjueshëm dhe me këtë aftësohem për t’i braktisur disa gjëra dhe për t’i pranuar tjerat“.

DHJETË VITE NË BULLGARI 

Menjëherë pas shugurimit ipeshkvor, ai shkoi në Bullgari (25 prill 1925), ku qëndroi plotë dhjetë vite. Në meshën e parë publike tha këtë: „Thjesht do të tregoj mënyrën e trajtimit të cilën do duhej në të ardhmen të kanë katolikët bullgarë ndaj ortodoksëve: këta janë vëllezërit e juaj. Nuk mjafton vetëm të kesh ndaj tyre ndjenja të përzemërta. Nëse i doni vërtet, ju jepni shembull të mirë përmes dashurisë suaj në vepër!“.

Që të dëshmoj këtë dashuri në vepër, ai menjëherë filloi t’i vizitojë bashkësitë e vogla katolike në Bullgari në kufi me Greqinë dhe Turqinë. Pas vizitave tha para gazetarëve bullgarë: „Erdha këtu që t’iu sjell katolikëve bullgarë bekimin e Atit të Shenjtë, i cili gjithnjë ka nderim të thellë dhe dashuri të përzemërt ndaj popullit bujar bullgar…Pashë një pjesë të mirë të vendit tuaj. Isha i pushtuar me thjeshtësinë dhe mirësinë e popullit i cili na pranoi gjithkund me mirëpritje prekëse… Isha dëshmitar i tolerancës së plotë të popullit bullgar ndaj pakicave fetare dhe kombëtare.”

Mons. Angelo Roncalli në mënyrë të shkëlqyeshme kreu misionin e tij apostolik në Bullgari duke animuar, mbështetur dhe inkurajuar bashkësitë katolike që të jenë të bashkuara, të vetëdijshme  për rolit të cilin e kanë në mesin ortodoks.

DELEGAT APOSTOLIK NË TURQI DHE  NË GREQI

 Por, ja sfida e re, prapë edhe një  ndërrim. Më nuk është i ri, tanimë është 53 vjeçar. Në vitin 1934 qe emëruar delegat apostolik në Turqi dhe Greqi.

Në predikimin e tij përshëndetës, tha: „Pas dhjetë vitesh në Bullgari, ajo më është bërë e dashur…Kudo të jam, po edhe në skaj të botës, kur do të kaloj ndonjë bullgar pranë shtëpisë sime, do ta gjejë në dritare qiriun e ndezur. Do trokasë në derën time dhe ajo do t’i hapet, pavarësisht është ai katolik apo ortodoks. Vëlla Bullgar: mjafton vetëm ky titull për të hyrë brenda e të gjej vërtet mirëpritje shumë të përzemërt në shtëpinë time…“

Turqia atëherë ishte në pozitë shumë të vështirë. Mustafa Kemal – pasha Ataturk (1881- 1938) krijoi Republikën Turke laike (1922), me kryeqytetin e Ankarasë. Ai dëshiroi ta evropeizonte Turqinë, duke ndërruar Kushtetutën, sipas shembullit të ligjeve italiane dhe zvicerane. Futi në përdorim alfabetin latin, kalendarin evropian, shpalli të dielën ditë pushimi  dhe ditë feste në vend të premtes, ndërpreu poligaminë dhe shpalli Turqinë shtet laik, me të drejta dhe detyrime të barabarta për të gjithë qytetarët e saj.

Gjitha këto ndryshime, i sollën popullatës turke vështirësi të shumta. Pas takimit të parë me këtë realitet mons. Roncalli shkruan: “Ndoshta do kam ditë të rënda e situata të vështira… Mirëpo, unë vazhdimisht shikoj në lartësi dhe në largësi…“

Në Turqi mori lajmin mbi sëmundjen, më pas edhe mbi vdekjen e të atit, Giovanni Battista. Komentoi thjesht dhe fetarisht: „Në dhimbjen time e cila është edhe më e madhe shkaku i largësisë, më ngushëllon mendimi, si për të gjithë besimtarët, se do të gjendemi në qiell.“

Mons. Giuseppe Angelo Roncalli dëshiron të jetë vëlla e atë i të gjithëve, dhe për këtë përpiqet të mësimin e gjuhës turke. Disa i thoshin se nuk i nevojitet, meqë bashkësia katolike lutet, kremton meshën dhe sakramentet në gjuhën frënge, me të cilën edhe shërbeheshin. Ai iu përgjigjet: „Po të isha unë turk, nuk do më tërhiqte feja e cila nuk e njeh gjuhën time.“ Dhe pikërisht për këtë e futi në liturgji edhe leximin e Ungjillit në gjuhën turke.

Edhe Greqia përjetonte vështirësi të mëdha në fusha të ndryshme. Mirëpo, njeriu i Zotit nuk dorëzohet askurrë, sepse në të gjitha rrethanat dhe kohërat jeton dhe dëshmon praninë dhe dashurinë e Zotit  mes nesh. Mons. Roncalli në Greqi arrin vitin në vitin1935. Së pari është dashur t’i tejkalojë dy mosbesime të mëdha: Qëndrimin e Kishës Ortodokse Greke dhe mospajtueshmërinë e shtetit. Kushtet e jetës dhe punës për katolikët ishin shumë të rënda. Këtë gjendje menjëherë ia parashtroi mbretit Georgios II, por me pak sukses. Me kënaqësi dhe shpesh e viziton Athinën, takonte hierarkinë katolike, bënte gjithë atë që kishte mundësi.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai është ambasador i vërtetë i paqes, pajtimit dhe faljes.

 Prishtinë, 20 qershor 2023 – Radio Maria – Kosovë

Burgu në Smrekovnicë, reflektim diletant i menaxhimit dhjetëvjeçar

Nga: Feti Tunuzliu, Mitrovicë

Mr. Jusuf Kelmendi: “Shënime autobiografike”, Pjesa e dytë, Ulqin, 2014, 203 faqe, botues – autori, shtypur në shtypshkronjën “Arta-grafika” në Podgoricë (Mali i Zi)

Kultur

Teksa po e shfletoja veprën “Shënime autobiografike – Pjesa e dytë” të autorit Mr Jusuf Kelmendi, mësova se vet autori paska financuar editimin e tij, se është shtypur më 2014 në shtypshkronjën “Art-Grafika në Podgoricë në tirazh prej 300 copë, se pjesa tekstuale po ilustrohej me foto, faksimile dokumentesh, etj. dhe se po përmbyllej me faqen 203.

Nisur nga gjithsej 41 punime të libërthit, del të jenë vetëm dy punime që kanë dedikim jetën e autorit nga perspektiva e menaxhimit të Burgut në Smrekonicë gjatë okupimit të hekurt të Kosovës: i pari punim titulluar: “Puna penologjike në shtëpinë Ndëshkuese-Korrektuese (Vushtrri-Mitrovicë)”, (fq. 124-128) dhe i dyti punim titulluar: “Beneficionet” (fq.136-143). Punimet tjera, 39 sish, që përfaqësojnë kronologjikisht momente të ngjarjeve dhe përvojave arsimore, kulturore, familiare, deri tek jeta pas pensionimi në Ulqin, duke i përceptuar si çështje periferike, ngelin jashtë orbitës së interesimit tonë.

Kjo prurje hapet me “Dy fjalë në hyrje” (fq. 5) duke e nis me paralajmërimin se: “Nuk ka redaktor, nuk ka recensues”. Kësisoj, sikur autori këmbëngul krijimin e përshtypjes që ky “roman historik” (!), siç parapëlqen ta quaj libërthin, nuk ka patur nevojë për t’u ndreq e përpunuar gjatë dhënjes së trajtës përfundimtare përpara se t’ishte botuar. Poashtu, sikur këmbëngul edhe krijimin e përshtypjes që ky projekt “intelektual” nuk ka nevojë as për vlerësim kritik ku do reflektohej përmbajtja dhe do shpaloseshin anët e mira dhe të metat e tij. Dhe kjo, mbase, për disa arsye kruciale: e para – ngase, siç shprehet ai, “më i sinqert nuk paraqitem dot, sepse çdo gjë që e shkrova e konsideroj reale, të vërtet”; e dyta – se libërthi “nuk ka pretendime shkencore-akademike, as komerciale”, e treta – se të dy vëllimet “i kam shkruar për veten, të afërmit e mi familjar, për shokët e shkollës, të klasës, punëtorët arsimorë” (fq. 15).

Pavarësisht këtyre justifikimeve dhe pavarësisht faktit se libri i tipit të vogël nuk është prezentuar botërisht duke mos u vënë në qarkullim për lexuesin e gjërë, megjithatë, jam i prirur të mendoj se një libërth si ky do duhej t’i nënshtrohej kritereve apo rregullave standarde të botimit për ta ndjerë dorën e redaktorit dhe të recensuesit, e pse jo edhe të korrektorit gjuhësor. Përtej kësaj, trajtimi, punimi, klasifikimi dhe katalogimi i libërthit në mënyë profesionale, të drejtë dhe të sakt vetëm sa do t’ ia shtonin vlerën akoma libërthit. Kësisoj, ky libër i vockël do kursehej në fushën e teorisë së letërsisë nga cilësimi ndër më të ndryshme, ndër to, edhe si vepër amatoreske, e cekët, e përciptë që në kuptimin e hartimit letrar e shkencor emërohet: autobiografi. Madje, do kursehej në fushën e botimeve si një vepër e shtypur dhe e vënë në qarkullim si tekst me fletë të shtypura e të ilustruara me foto të lidhura së bashku në një vëllim ! Mbase-mbase do të mund të konsiderohej vepër me rëndësi, vepër me vlerë kulturore.

I cytur nga “ndërgjegje intelektuale dhe krijuese”, së fundmi, autori i libërthit zbulon obligimin: “që të botoj edhe librin e tretë”. (fq. 5). Por edhe kështu, si një punë origjinale, nuk besoj që lexuesi do ta privoi autorin nga përgjegjësia për mungesën e cilësive dhe vlerave të domosdoshme, elementare që pamëdyshje i reflekton libërthi. Në këtë kontekst, lexuesi e

mban përgjegjës autorin para se gjithash nga aspekti intelektual. Ndërkaq, ne vërejmë këto dështime prej autori: së pari – nuk është udhëhequr nga përmasat intelektuale – shkollimit të tij sepse mban titullin akademik prej magjistri të shkencave; së dyti – nuk është udhëhequr as nga përvoja “në procesin arsimor edukativ në afatin kohor mbrenda 25 vjetëve … mësues, arsimtar, pedagog dhe penolog”, (fq. 15) në shkolla fillore e të mesme; së treti – nuk është udhëhequr as nga përvoja me “shkrime gazetarie” (fq. 99) duke mbajtur autorësinë e disa artikujve në gazetat e kohës: “Rilindja”, “Shkëndia” dhe “Zëri” (fq. 14).

Ndryshe, libërthi që e kemi në dorë, duhej reflektonte në rend të parë përfytyrimin personal çiltërsisht dhe objektivisht në punët e menaxhimit të institucionit penitanciar për ta josh lexuesin në rrugëtimin e tij autobiografik. Ky reflektim do realizohej përmes një pene shkrimi që do t’i paraqitte të gjallë, të ndjeshme anët pozitive dhe anët negative të natyrës menaxheriale, gjë që mungon. E kjo gjallëri dhe ndjesi shkrimi do duhej të manifestohej me një gamë përjetimesh të fuqishme, ndjenjash të zjarrta gjatë jetës menaxheriale, por që as këto nuk i vërejmë. Poashtu, përshkruan aktivitetin e vet menaxherial zbehtë, jo me ndjenja fisnike dhe kujtime të peshuara. Ndërkohë që, gjuha autobiografike dhe stili autobiografik nuk përkojnë me reflektimin e shkathtë dhe sentimental të realitetit menaxherial për ç’gjë autori as që ka marrë mundin t’i shpërfaq. Në këtë kontekst, mungojnë një mori tropesh dhe figurash stilistike. Të gjitha këto u thanë për faktin se autori i veprës autobiografike i le të lirë të shprehen të tjerët kur thekson që “çdo kush le ta thot mendimin e vet të lire”. Madje, shpreh bindjen e vet se “gjatë punës me të dënuar isha i bindur se detyra që po kryej është punë humane e drejtë dhe se do të ndihmojë për të mirën e njerëzve”.

Trajtimi i të dhënave autobiografike të cilat ndërlidhen ekskluzivisht me historikun e jetës menaxheriale të Jusuf Kelmendit në Shtëpinë Ndëshkuese-Korrektuese në Smrekonicë (në vijim: Burgu në Smrekonicë) ndonëse nuk e lënë të qetë lexuesin, megjithatë, shumë zor se reflektojnë strategjinë e mirëfilltë të të bërit menaxhim sepse nuk specifikohet në plotëni lënda që i referohet këtij menaxhimi. I dukshëm në këtë libërth është përmendja kalimthi i disa aspekteve të punëve të përditësuara penitenciare. Pastaj, autori nuk merr përsër argumentimin me prova autentike – materiale e personale të dala prej fondeve arkivore të institucioneve publike që disponojnë dokumente me vlera historike të sfondit të penologjisë dhe që dalin nga dëshmitë gojore e shkrimore të dëshmitarëve okularë apo të tërthortë e që hedhin dritë në rrethanat e menaxhimit të institucionit penitenciar nga Jusuf Kelmendi gjatë harkut kohor të viteve 1990-1999. Me shumë dashamirësi, desha t’ua bëj të qartë lexuesëve të nderuar se idenë për këtë shkrim e ka inspiruar pikërisht çështja se libërthi sa është përshkrim i njëmendtë dhe besnik i menaxhimit me Burgun në Smrekonicë. E në këtë kontekst, jo thjesht si kuriozitet, kureshtjen e autorit të këtyre rreshtave e zgjuan specifikisht dy çështje senzitive:

e para çështje sensitive – versioni i qasjes së autorit Jusuf Kelmendi për të përshkruar jetën menaxheriale duke qenë i rreshtuar në sistemin e ingranazheve penologjike serbe të ditaturës millosheviqiane kur Kosova po përjetonte zhvillime dramatike: kur Kosova gjendej para shpartallimit të Jugosllavisë; kur po përballej me aktet dhe veprimet kundërkushtetuese të “shtetit juridik” të Serbisë; kur shqiptarët në Kosovë po reflektonin kërkesa politike për pavarësi brenda ish-Jugosllavisë dhe në proceset politike ne Ballkan; kur Kosova po komunikonte me qendrat ndërkombëtare të vendosjes; kur Kosova duhej qasur negociatave shqiptaro-serbe, kur shqiptarëve të Kosovës u duhej konsolidimi kombëtar, etj. dhe

e dyta çështje sensitive – versioni i qasjes së autorit Jusuf Kelmendi për të përshkruar jetën menaxheriale karshi “respektit” të zyrtarëve të këtij institucioni penitenciar, sërish për dy arsye të ndjeshme: e para – sepse Jusuf Kelmendi, i pushtuar prej mendimesh të zymta se kishte veshur petkun e pushtetit brutal reflektuar me servilitet e puthadorë të shëmtuar dhe e dyta – i kërcënonte kohëpaskohe jo vetëm zyrtarët tek të cilët ngjallte frikë, ankth se – do i nxirrte nga

puna por edhe të burgosurit shqiptarë, se – do i transferoi nëpër burgje të Serbisë në emër të disiplinimit, një përjetim kujtimkeq i autorit të këtij shkrimi, ndryshe, ish zyrtar i Burgut në Smrekonicë.

Përkitazi përkushtimit menaxherial, në parathënien prej gjysëm faqe, autori shprehet: “E dhash fuqinë e fundit psiko-fizike, posaçërisht gjatë luftës kur punova me të dënuar në Shtëpinë Ndëshkuese Korektuese” (fq. 13). Pastaj, sjell në kujtesë kapacitetin e punëve që ka kryer si drejtor Burgu në Smrekonicë duke theksuar: “Punët, detyrat dhe obligimet e mia i kreva aq sa pata ingirenca” (fq. 13) të cilat punë vlerësohen nga “të dënuarit dhe punëtorët” duke dhënë “mendimin e vet të lirë” sepse në demokraci “secili është përgjegjës për veprat e veta” (fq. 13), thekson ai. Ndërkohë që, është “i bindur se detyra që po e kryej është punë humane e drejtë dhe se ndihmojë për të mirën e njerëzve” (fq. 13). Autori, pohon se libërthi nuk i përfshin të gjitha përjetimet për disa arsye: e para – “sepse gjërat janë harruar”; e dyta – disa nuk shkruhen “për shkak të modestisë sime”; e treta – “nuk kam pasur dëshirë që në tërësi ta zbulojë autobiografinë time” (fq. 201).

”Puna penologjike në shtëpinë ndëshkuese-korrektuese (Vushtrri-Mitrovicë)”

Nga analiza e bërë kësaj teme (fq. 124-128) del përfundimi se autori i libërthit, nuk i qaset në mënyrë të përthelluar e gjithëpërfshirëse udhëheqjes dhe organizimit të punës ndonëse ishte përgjegjës për sigurinë dhe mbarëvajtjen e punëve për zbatimin e ligjshmërisë dhe riedukimit të personave të dënuar. E punët e tilla kryheshin në kuadër të strukturave dhe organizimit të brendshëm të Burgut në Smrekonicë (Drejtori, Shërbimi i sigurimit, Shërbimi i riedukimit, Shërbimi ekonomiko-instruktiv, Shërbimi shëndetësor dhe Shërbimi ekzekutivo-administrativ dhe Udheheqësit), Grupi juridik dhe Grupi ekonomik dhe shefat e tyre). Mirëpo, libërthi nuk përmban ndonjë përshkrim, madje krucial, që i atribuuohet kapaciteteve juridike të këtyre niveleve të organizimeve. Tutje, ka dështuar së përshkruari pëmirësimin e shkathtësive të punëtorëve korrektues përmes udhërrefyesëve dhe standardeve të përshtatshme posaçërisht ka dshtuar s përshkruari shkaktimin e konsekuencave disiplinore zyrtarëve korrektues, sidomos shqiptarë përgjatë një dekade menaxhimi.

Gjatë përshkrimit të jetës menaxheriale, autori i libërthit nuk vë në pah as ndonjë promovim apo implementim eventual të mjeteve dhe metodave të reja në punën edukative-përmirësuese me persona të dënuar. Për pasojë, mungojnë përshkrimet për përmirësimin e përgjegjësisë, menaxhimit të shërbimeve, edukimit korrektues që t’i përmirësonin qëndrimet dhe shprehitë e të dënuarëve.

Me pak të dhëna vetjake (10 rreshta !) rreth menaxhimit të këtij institucioni penitenciar (fq. 125) ka lënë shumë për të dëshiruar përkitazi me: shkallën e aftësive të tij “letrare”, horizontin e njohurive, guximin në implementimin e rezultateve dhe të riedukimit e riintegrimit të personave të dënuar.

“Punën penologjike”, në këtë punim autori e nis me konstatimin e shkurtër që i atribuuohet fillimit të punës në Burgun e Smrekonicës duke theksuar: ”Në vitin 1990 u transferova nga Shtëpia Edukuese e Lipjanit dhe kalova drejtor i Shtëpisë Ndëshkuese-Korrektuese në Vushtrri-Mitrovicë”. Vetëm kaq !

Mirëpo, kjo fjali që në të parë është e thukët, megjithatë në thelb është “klandestine”, do thoshim, sepse – as nuk është e plotë, as nuk është e saktë por është e kamufluar terminologjikisht. Kështu, vitit “1990” i mungojnë: muaji (shtator) dhe dita (e 11-të) e tij; emërtimit të institucionit në Lipjan i mungon mbiemri: (“Korrektuese”), ndërsa togfjalëshi emror:

“Vushtrri-Mitrovicë” nuk shpreh ekzaktësisht toponimin gjeografik: (Smrekonicë). E ky fshat, i cili pas vitit 1999 njihet me emërtimin Gjytezë graviton pranë maleve të Albanikut. Është rreth 6 km në verilindje të Vushtrrisë, qytetit të cilit i përket në kuptimin administrativ-territorial. Kuintesenca e kësaj fjalie qëndron në faktin se me përdorimin e termeve (nocioneve) të pa sakta “transferim”, përkatësisht “kalim”, autori i libërthit fsheh fjalët e sakta: “avancim”, “ngritje”, “lartësim”, siç do shihet vijimisht.

Ç’është e vërteta, Jusuf Kelmendi, pikërisht më 11 shtator 1990, kishte filluar së punuari drejtor Burgu në Smrekonicë. Këtë e fakton ekzaktësisht Libreza e tij e punës lëshuar në Istog më 5 shtator 1959 të cilin fakt e heshtë autori i libërthit ! E sipas kësaj Libreze, Jusuf Kelmendi ishte punësuar për herë të parë në Këshillin Popullor në Istog më 10 shtator 1959 me diplomë mësuesie të shkollës normale kryer në Prizren nr. 1980/16.

Shtrohet pyetja: përse pikërisht më 11 shtator 1990 ? Këtë përgjigje e cila fatkeqësisht mungon në libërth, e jep aktvendimi nr. 1349/2, datë 25 shtator 1990 i drejtorit të Burgut në Lipjan, Millosh Petkoviqi. Në preambulën dhe titullin e këtij dokumenti zyrtar, thuhet se sipas ligjit, rregullores dhe “pëlqimit të drejtorit të këtij institucioni” (Millosh Petkoviq, v.j.) merret “aktvendimi mbi ndërprerjen e marrëdhënies së punës sipas dëshirës” (së Jusuf Kelmendit, v.j.). Ndërkaq, në arsyetimin e të njejtit precizohet se kjo bëhet sipas “kërkesës me shkrim” të mr. Jusuf Kelmendit që pikërisht “prej datës 10.9.1990” të njejtit t’i ndërprerehet marrëdhënia e punës në SHEK në Lipjan. E kjo ndërpreje bëhet “me motivacion se ka krijuar marrëdhënie pune në SHNK në Smrekonicë”. Prandaj, ky arsyetim a nuk transmeton vullnetin patologjik dhe insistimin kategorik të Jusuf Kelmendit që, para skadimit të mandatit të shkarkohet Enver Nimani nga pozita e drejtorit legjitim më 10 shtator 1990 që të vendoset ky madje për drejtor ilegjitim, i dhunshëm më 11 shtator 1990. Ky arsyetim, tutje, a nuk transmeton edhe “vlerat morale” të këtij njeriu me veti karrieriste, pse jo edhe avanturiere ?!

Libërthi ska as të dhënë se pesë ditë më heret, më 5 shtator 1990 Këshilli Ekzekutiv (lexo: Qeveria) e Serbisë me aktvendimin 02 nr. 119-4892/91, firmosur nga nënkryetari Mirosllav Mishkoviq kishte caktuar (vendosur) Jusuf Kelmendin, për drejtor Burgu në Smrekonicë.

Pra, ashtu siç ishte shprehur në mënyrë precize Jusuf Kelmendi në kërkesën shkrimore për shkëputjen e marrëdhënies së punës nga data 10 shtator 1990 në SHEK në Lipjan ashtu edhe iu realizua kërkesa juridikisht e praktikisht, veprim ky të cilin autori as që e përmend në libërthin e vet (!). Por, jo vetëm kaq. Ky nuk e shpalos as arsyen konkrete përse ideoi shkëputjen e marrëdhënies së punës në SHEK në Lipjan, ç’ju desh kjo aventurë ! Ndërkohë që, në libërth shpalos vlerat reale të moralit të vet njerëzor të cilat po ia lë lexuesit t’i cilësoi kur pohon tekstualisht se këto shënime: “argumentojnë përpjekjen time për ta kompletuar dhe më duket i bëjnë interesant, reale, objektive ata ngjarje të kaluara që meritojnë dhe të studiohen” ! (fq. 14).

Për rrjedhojë, vetëm një ditë më parë, pikërisht më 10 shtator 1990 në Burgun e Smrekonicës mbahet takimi i pranim-dorëzimit të detyrës zyrtare nga drejtori anas Enver Nimani, tek drejtori ardhacak Jusuf Kelmendi. Edhe këtë informatë, e heshtë autori i libërthit, Jusuf Kelmendi.

E sipas dëshmive të disa dëshmitarëve okularë të pranishëm në këtë takim, drejtori pararendës Enver Nimani, do i thërret në takim lamtumirës një grup bashkëpunëtorësh të ngushtë për një pikë të vetme të rendit të ditës: Njoftimi i stafit për pritjen e delegacionit të Ministrisë së Drejtësisë të Serbisë me synim kumtimi shkarkimin e drejtorit Nimani dhe caktimin e pasuesit të tij, Kelmendi.

Tutje, autori i libërthit nuk përshkruan as rrjedhën e takimit për pranim-dorëzim të detyrës, por zgjedh heshtjen. Prap sipas zyrtarëve dëshmitarë, pas arritjes së delegacionit, drejtori Enver Nimani në rolin e nikoqirit, i prezenton bashkëpunëtorët. Në fund të diskutimit të thukët e konstruktiv – i cili përndryshe shquhej për një gjuhë të tillë – i falënderon për bashkëpunimin e

ngushtë dhe korrekt. Ndërsa, zëvendësekretari (lexo: zëvendësministri) serb i drejtësisë, gjatë elaborimit të arsyeve të ardhjes, dorëzon vendimin mbi shkarkimin e drejtorit Enver Nimani. I saposhkarkuari reagon duke shtuar se, kjo është mënyra se si vepron “shteti juridik serb” kur largon kuadrot shqiptarë nga postet zyrtare pas 30 vite përvoje në organe shtetërore për t’i zëvendësuar me të tjerë ! Duke shprehur keqardhje, gjithnjë sipas dëshmitarëve okularë, arsyetimi i zyrtarëve serb kishte qenë se këta: “vetëm po e zbatonin urdhërin nga lartë”, ndërkohë që, drejtori i sapocaktuar ilegjitim Jusuf Kelmendi, rrinte e nuk bëzante. Këto do ishin “përshkrime që e mundësojnë njohjen e realitetit objektiv ? (fq. 12) për çka vetëm deklarohet Jusuf Kelmendi por nuk vepron kësisoj.

Ndryshe, vajtja e drejtorit legjitim Enver Nimani dhe ardhja e drejtorit ilegjitim Jusuf Kelmendi do shënoi kthesë të rrezikshme gjatë punës dhe aktivitetit menaxhues në Burgun e Smrekonicës që në fillesat e mandatit të parë. Pikërisht nga nga ky moment do të krijohet gjendje tensionimi në stafin penitenciar shqiptar dhe në popullatën penitenciare shqiptare që fatkeqësisht do të zgjas hiq më pak se një decenie (!)

E takimi i pranim-dorëzimit të mandatit ka edhe simbolikën e vet me që do shënoi një zhvillim mjaft sinjifikativ përbrenda një institucion mjaft të ndjeshëm mu në vorbullën e zhvillimeve të trazuara jo vetëm në Kosovë. Shqiptarët, ndonëse përbënin gadi 90 % të popullatës në Kosovë, paradoksalisht trajtoheshin “kategori jashtëkushtetuese, jashtëligjore dhe jashtëparlamentare”, thoshte akademiku, tani i ndjerë, Esat Stavileci (1942-2015). Ja vetëm disa evenimente të rëndësishme legjislative të historisë më të re politike të Kosovës të cilat shënuan kronologjikisht vitin 1990. Kuvendi i Serbisë nxorri disa ligje: më 26 qershor Ligjin për veprimin e organeve republikane në rrethana të veçanta; më 5 korrik Ligjin për ndërprerjen e punës së Kuvendit ë Kosovës dhe të Këshillit Ekzekutiv; më 26 korrik Ligjin për marrëdhëniet e punës në rrethana të veçanta; më 3 shtator mbahet Greva e përgjithshme e punëtorëve shqiptarë në tërë territorin e Kosovës; më 7 shtator nxirret “Kushtetuta e Kaçanikut” nga Kuvendi i Kosovës me të cilën Kosova sanksionohet njesi e barabartë me të gjitha republikat tjera të ish-Jugosllavisë federale-konfederale dhe më 27 shtator u nxorr Kushtetuta e Republikës së Serbisë.

Është paradoksale por mjerisht është më se e vërtet një fakt me rëndësi: ndonëse ishte dhjetë vjet drejtor Burgu në Smrekonicë, sepse që nga mandati i parë kur u rreshtua krah politikës serbe të cilën detyrë e bëri më së miri dhe vijoi me mandatin e dytë derisa u “arratis” në Serbi, Jusuf Kelmendi paska paqartësi mendore kur shprehet për shkallën e sigurisë së Burgut në Smrekonicë. Ç’është e vërteta, këtë Burg, edhe pas një dekade (!) e klasifikon, përkatësisht e kategorizon në mënyrë kontraverze: si “tretman gjysëm të hapur-të hapur” (fq. 124) dhe si “tretman të hapur” (fq. 125 dhe 137) ! E sipas kriterit të shkallës së sigurisë dhe praktikës penitenciare, kanë qenë tri lloj institucionesh penitenciare: 1. të tipit të mbyllur; 2. të tipit gjysëm të hapur dhe 3. të tipit të hapur. Pra, ligjërisht nuk ka qenë i sanksionuar asnjë institucion penitenciar si tip “gjysëm të hapur-të hapur”, siç shpik dhe trillon drejtori në fjalë njëkohësisht autori i libërthit Jusuf Kelmendi ! E Burgu në Smrekonicë ka qenë i tipit gjysëm të hapur, fakt notor që është ditur në Kosovë. Ka qenë i këtillë për një vistër arsyesh, sepse: 1) ishte nën mbikëqyrjen e rojeve dhe gardianëve; 2) ndërtesat dhe pavionet nuk ishin rrethuar me mure të larta e me pengesa fizike; 3) qarkullimi i të dënuarëve ishte më i lirë se te tipi i mbyllur; 4) këta të dënuar një kohë kanë qëndruar në institucione të tipit të mbyllur; 5) janë kryes të veprave më të lehta penale dhe nuk cilësohen si të rrezikishëm.

Më thotë mendja se tani e vlen të ndalemi pak edhe në semantikën e gjuhës tautologjike të autorit, përkatësisht të përsëritjes së panevojshme të fjalës “transferova” me fjalën e përafërt nga kuptimi “kalova”. Këto fjalë të cilat autori i libërthit, jo që e merr mundin t’i identifikoi kuptimësisht por, mëton ta shpërqëndroi vëmendjen e lexuesit përmes tri rreshtave jo të plotë !

Ç’është e vërteta, në rastin konkret Jusuf Kelmendi nuk ishte transferuar në detyrë zyrtare. Ai nuk kishte bërë lëvizje horizontale në nivele të barabarta, të njejta, duke ndërruar pozitën zyrtare paraprake me pozitën zyrtare pasuese. Nga aspekti i logjikës juridike ky kishte bërë lëvizje vërtikale duke u avancuar (termini technik). Ishte ngritur prej një pozite më të ultë – prej Udhëheqësit të Shërbimit të riedukimit në Shtëpinë Edukuese-Korrektuese (SHEK) në Lipjan në një pozitë më të lartë – në drejtor Burgu në Smrekonicë.

Prandaj, çështja del të mos jetë lojë e thjeshtë fjalësh, siç shprehet me koshiencë të plotë Jusuf Kelmendi. Përmes leksikut dredharak tinzar dhe taktikës së brishtë i shmanget përdorimit të leksikut të saktë nga visari i fjalëve shqipe. Terminologjikisht i barasvlerëson nocionet “transferim”, përkatësisht “kalim” me nocionet: “avancim”, “ngritje”, “lartësim” në detyrë zyrtare edhepse nuk barazvlerësohen as në kuptimin e përgjithshëm as në kuptimin juridik (ligjor).

Fundja, në asnjë dokument të dosjes personale të tij nuk figuron termi “transferim”, por figuron togfjalëshi: caktim në vend pune (vendosje), kur shqipërohet termi serbisht “postavlja se”.

Prandaj, thënë me eufemizëm, kjo sjellje e teorisë konspirative të autorit të libërthit bie ndesh me pohimet e tij se: “Dëshira, qëllimi im si pedagog ka qenë …të lë gjurmë, konkrete për kohët e kaluara … të argumentuar me përshkrime dhe fakte historike, personale …”. (fq. 12); se “ato që i kam parë, përjetuar, i pata obligim të shkruaj në mënyrë reale” (fq. 13) !

Siç po shihet, autori i libërthit Jusuf Kelmendi, kalon qetësisht edhe këtë fakt të shëmtuar avancimi për t’u ngrit zyrtarisht pa shpallje konkursi për plotësimin e vendit të lire të punës. Logjikisht, kjo specje njeriu nuk kishte nevojë dot të mbërthehet nga posti në post me çdo kusht vetëm e vetëm që të avancohet. Pikërisht avancimi simbolizon kryefjalën e tij në këtë maskaradë dhe këtë nuk e detajon fare në libërth me që nuk do reflektonte, veç tjerash, ndershmëri dhe dinjitet njerëzor. Ndërlidhur me këtë, çuditërisht, ai shprehet se: “krenohem me punë të sukseshme me veprat, moralin dhe guximin tim” (fq. 200)

Autori i libërthit tutje, përshkruan vetëm kalimthi disa ngjarje nga jeta menaxheriale prej drejtori të Burgut në Smrekonicë. Ja shembulli bindës: “përpilova planprogramet e aktiviteteve të përgjithshme. Zgjërimin e planeve në ekonomi, financim, angazhimin e çdo të dënuari për punë, krijimin e kushteve më të mira të jetesës së tyre dhe te të gjithë të punësuarve” (fq. 125). Pas këtyre frazave shton se ka vazhduar puna me “mbështjelljen e akumulatorëve që e trashëguam para viteve të ’90. Nisëm punë serioze në fabrikën e kartuçit”. Gjithashtu, përmend ”farmën e zogjve”, “farmën e pulave”, “thertoren e kafshëve”, ndërtimin e “furrës së bukës” dhe “shitoren” në hyrje të Burgut në Smrekonicë. Por, duke qenë drejtor, përveç se thot që “Ferma e lopëve dhe e gjedhit pas lufte u transferuan në SHNK të Pozharevcit” (fq. 126), nuk shpjegon plotësisht dhe realisht se si Burgu i drobitur në Smrekonicë zhvatej përfundimisht nga zyrtarët e këtij Burgu serb. Andaj, përmendja kot më kot e atyre fermave me ndonje të dhënë shkurtër për të justifikuar angazhimin e vet prej menaxheri të suksesshëm nuk përbëjnë ndonjë lajm të veçantë.

Tutje bën të ditur: se për Fabrikën e kartuçit ” na erdhën për ndihmë edhe dy instruktorë të njësisë ekonomike të SHNK të Nishit” (fq. 125). Por, sërish zgjedh heshtjen për shumçka tjetër. P.sh., përveç këtyre dy transferimeve, hesht nëse ka patur apo jo edhe tjera transferime punëtorësh apo diçka të ngjashme. Ndërsa, ish-të punësuarëve në Burgun e Smrekonicës nuk ju hiqen nga memorja disa infiltrime dhe rekrutime tjera nga Serbia, falë kontributdhënies së menaxherit Kelmendi të cilat autori i këtij shkrimi i dokumenton vijimësisht.

Me aktvendimin nr. 826/91, date 30.9.1993 pasi shkarkon Ali Vërbovcin, nga u.d. së drejtorit të Njësisë ekonomike “Zveçan” në Smrekonicë, në vend të tij, cakton Lubisha Grujiqin. Ç’është e vërteta, ky i fundit avancohet nga vendi i punës Shef i Sektorit të përgatitjeve teknike në Burgun e Nishit në drejtor të Njësisë ekonomike “Zveçan” në Smrekonicë sipas Marrëveshjes së datës

30.10.1991 mes Burgut në Smrekonicë (nr. 3554/1) dhe atij në Nish (nr. 833/1). Pastaj, autori i libërthit dështon së përmenduri edhe avancimin e Sllobodan Novakoviqit nga zëvendës komandanti i Spitalit të Burgut në Beograd (nr. 112-57/93-05-1, datë 20.1.1993) në Udhëheqës të Shërbimit të sigurimit në Burgun e Smrekonicës (nr. 93/93, date 27.1.1993).

Përkundër këtyre bëmave të diskriminimit etnik të shqiptarëve, autori i veprës pohon se: “Nuk ndihesha i qetë psiqikisht pa i lënë të shkruara këto gjurmë dhe përshkrime që e mundësojnë njohjen e realitetit objektiv të kësaj tematike që e ligjërova aq sa pata fuqi, mundësi dhe njohuri”. Sikur këto “shkrime” e “përshkrime” janë për t’u lavdëruar ! (fq. 12-13)

E sa i përket “biznesit” nga fermat dhe shitorja e përmendur, pretendon se “me profitin e shitjes së këtyre artikujve ushqimorë u ngrit standarti i ushqimit të të dënuarve dhe i punëtorëve” (!)

Shprehet kështu, sikur gjendja ekonomike e të punësuarëve përnjëmend paska arritur shkëlqimin më të madh gjatë dy mandateve të tij prej drejtori të Burgut në Smrekonicë. Mirëpo, “krijimi i kushteve më të mira të të punësurëve”, përkatësisht “ngritja e standardit të punëtorëve” nuk ka mundur të mendohet lere më të realizohet sepse nuk ka lejuar personalisht ky drejtor. Ky vetëm sa ka lëkundër mirëqenien sociale të të punësurëve korrektues. Këtë e ka realizuar me anë të “gjetjeve” që kanë pasuar me sanksione të pamëshirshme: me zbritjen e mëditjeve, zbritjen e pagave mujore prej 5-20 % deri në 6 muaj dhe me ndërprerje të marrëdhënies së punës. Pra, e vërteta lakuriqe është se drejtori Jusuf Kelmendi me sjellje të tilla të shfrenuara prej harbuti e pa ndjenja dhembshurie pashmangshëm ka përkeqësuar gjendjen sociale, materiale e financiare sidomos të punëtorëve shqiptarë. Ndërkohë që, për ngritjen e standardit jetësor të familjeve të tyre as që mund të imagjinohet.

Ja vetëm disa aktvendime stereotipe disiplinore të firmosura nga dora e vet Jusuf Kelmendit që rrëzojnë teoritë e tij tragjikomike rreth krijimit të kushteve dhe ngritjes së standardit të familjeve të zyrtarëve korrektues: aktvendimi 01 nr. 541/91, datë 14.6.1991 për gjobitjen e zyrtarëve nga 10 %: Xhevdet Veseli, Agron Thaqi, Mirosllav Millosheviq; nga 5 %:, Mursel Braha, Sefer Sadiku, Zoran Bishevac, Nazmi Shaqiri, Mirosllav Radovanoviq, Shaban Hasani, Radoslav Strtunjash, Hasan Maxhuni, Ferki Krasniqi; nga një mëditje: Musa Tahiri, Ismajl Izmaku, Ejup Hasani, Fadil Krasniqi; prej 1-3 ore mungesë: Feti Tunuzliu, Zymrete Balaj, Lumnije Prishtina, Veselin Qaviq, Bilana Gjorgjeviq; aktvendimi 01 nr. 643/91, datë 16.7.1991 për gjobitjen e zyrtarëve: 10 % Hysni Avdiu; nga 5 %: Miran Jaha, Fahredin Merovci, Milan Ivanjisheviq, Predrag Milladinoviq, Sofije Sylejmani, Rasim Salihu; me një mëditje: Mexhit Surdulli; Aktvendimi 01 nr. 716/91, datë 14.8.1991 për gjobitjen e zyrtarëve: 15 %: Vehbi Fazliu, nga 10 %: Enver Krasniqi, Fahredin Merovci, Bajram Zymberi, Naser Shosholli,; 5 % Xhavit Sadiku; nga një mëditje: Ragip Hasani, Mexhit Surdulli, Xhevat Cecelia; Njoftimi nr. 227/93, datë 9.3.1993 adresuar Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë për ndërprejen marrëdhënies së punës: Xhavit Sadikut, Mursel Brahës e Ragip Saraqit, suspendimin e Zymber Jasharit dhe gjobitjen e 18 zyrtarëve prej 5 % – 15 % të pagave të tyre (!). Njoftimi nr. 1030/93, datë 7.10.1993 adresuar sërish Ministrisë se Drejtësisë së Sërbisë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës Gani Gergurit, Sabri Mehmetit dhe Gani Salihut, gjobitjes së dy zyrtarëve dhe punësimit të serbëve: Vllastimit Davidoviq, Kosovka Jakshiq, Ollga Lekiq (në vend të Sabit Merovcit),Gordana Bishevac (në vend të Nala Hoxhës) Dejan Trajkoviq (në vend të Ragip Saraqit), etj. Pavarësisht bazave ligjore, hesht për largimin nga puna të zyrtarëve shqiptarë: Xhevat Cecelia, Ali Vërbovci, Ragip Saraqi, Hajzer Cimili, Beçir Gjushinca, Sadik Kelmendi, Muhedin Zekiqi, Isak Mavriqi, Fahredin Merovci, Erton Bajraktarit, Mursel Braha, Ylber Musa, Agim Selimi, Fadil Krasniqi, Xhevdet Veseli, Naser Shosholli, Gani Salihu, Nexhmedin Syla, Abdurrahim Imeri, Ragip Hasani e Sofije Sylejmani e Sadik Kelmendi. Për avancimin e zyrtarëve shqiptarë – as që e ka patur idenë.

Autori i libërthit shpreh një falënderim “të veçantë” punëtorëve penitenciarë për vullnetin e mirë “që të punohet me dëshirë që shfaqnin posaçërisht udheheqësit e të gjitha shërbimeve, e veçanërisht veçoi shërbimin e riedukimit (edukatorët) po edhe të gjithë shërbimet e tjera.” (fq. 125); “Punëtorët e institucioneve penale me dëshirë punuan me të privuarit nga lirija” (fq. 127).

Por, pas atyre fushatave disiplinore konsekuencat materiale e financiare i provuan në kurrizin e vet zyrtarët korrektues. Madje, ndaj një numri të madhë ato fushata edhe u përsëritën shumë herë e për pasojë shumë rrallë merrnin pagën e plotë gjatë atyre dhjetë viteve të menaxhimit të Burgut në Smrekonicë nga Jusuf Kelmendi. Kjo reflektohej në gjendjen sociale të tyre. Pason pyetja kureshtare – prej nga bindja e autorit të libërthit se këta zyrtarë paskan shfaqur “vullnetin e mirë dhe dëshirën për punë”. Prej nga “vullneti dhe dëshirat” e tilla ? Flet dokrra dhe marrëzira të neveritshme pa pikë ndjesie dhe shqetësimi njerëzor. Në këtë përplasje realitetesh, madje, gjenë forcë morale që të punësuarëve t’u shpreh falenderim !? Çfarë ironie ! E ky falenderim, natyrisht se rezulton të jetë gënjeshtër sepse nuk i përgjigjet aspak të vërtetës. Përkundrazi. Synon lajthimin e mashtrimin e lexuesit dhe jo vetëm. Me një fjalë të vetme quhet: hipokrizi. E në kuptimin sinonimik është e barabartë me: dyfytyrësi, dyfaqësi, shtirësi, laravi (Ali Dhrimo, Edmond Tupja, Eshref Ymeri, Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe, mbi 30.000 zëra, “Toena”, Tiranë, 2002, fq. 154).

Të rikujtujtojmë një moment të veçantë. Zyrtarëve të cilët para Jusuf Kelmendit patën shkelur pragun e “kapisë” së Burgut në Smrekonicë e të cilët u nderuan me mirënjohje për kontributin e dhënë në punë duke u shpërblyer nga drejtorët pararendës (Enver Nimani e Fahri Buçinca), si ndodhi që po të njejtit, me ardhjen e Jusuf Kelmendit përnjëherë u shndërruan në zyrtarë të padëgjueshëm e të padisiplinuar, madje edhe recidiv ! A duhej të vinte Jusuf Kelmendi dhe t’i “riedukonte” përmes ekspeditave ndëshkuese (disiplinore) dhjetë vjeçare e për t’i mësuar se si funksionon “rendi e ligji” dhe kësisoj t’ua ngrit moralin e punës, t’i vetëdijësojë e ndërgjegjësojë që në të ardhmën të mos kryjnë vepra disiplinore ? Si mund t’i besohet autorit të libërthit kur fare thjeshtë mohon të ketë reflektuar sjellje negative duke u shprehur: “Askend, kurrë nuk e kam fyer, injoruar, e çvlerësuarë” (fq. 197)” ? Pastaj, ku e gjen at liri që edhe pas një dekade e gjysmë (2014) menaxhimi të Burgut në Smrekonicë të shprehet me aq injorancë dhe të ngjallë aq neveri për të pretenduar se “Nuk ka nevojë të humbim kohë me ankime e me vaj, për ato që kanë ndodhur e kanë kaluar.” (fq. 197). Sipas autorit, sikur del që këto sjellje menaxheriale duhet cilësuar “imtësira nga kohët e kaluara” (fq. 196) të cilat edhepse “na bëhen pengesë sot” (fq. 196), megjithatë, duhet “mirëkuptim komunikim të sinqertë mes njëri-tjetrit” (fq. 196)” si një “shoqëri tolerante” (fq. 196) që jemi.

Tutje, autori i libërthit thekson se “ndihmesë të madhe ka dhënë moteli “Vicianum”, ku organizimi ishte i mire, profesional” (fq. 126). Vë theksin edhe te punët fizike të të dënuarëve në “Obiliq (Kosova A dhe B) si edhe punët fizike të tjera në Prishtinë në rregullimin e rrugëve Tasligje” (fq. 126). Tregon edhe punët e të burgosurëve në “rikontstruktimin, futjen e banjove dhe WC në dhomat e të dënuarëve në burgun e Mitrovicës” (fq. 126/127). Madje, shpalos edhe një praktikë të rendit shtëpiak të institucioneve penitenciare: se si gardiani “mbrenda ditës së paku tri herë i rreshton për të bërë numrimin (mëngjez, drekë dhe darkë)” (fq. 127) !

Nga prizmi i rendit shtëpiak, këto sekuenca kanë qenë vetëm procese pune të përditshme në Burgun e Smrekonicës dhe nuk kanë lidhje me menaxhimin nga drejtori. Datojnë që nga themelimi i Burgut në Smrekonicë. Pra edhe para ardhjes së Jusuf Kelmendit për drejtor. Ndryshe, autori i libërthit nuk shpreh asnjë vlerësim si autoritet kompetent për impaktin që këto kanë patur tek të burgosurit për krijimin e ndjenjës së përgjegjësisë personale, krijimit të shprehive dhe disiplinës. Thënë përmbledhazi, këto tregojnë se deri në çfarë shkalle kanë qenë të (pa)përgatitur të burgosurit që t’i respektojnë normat juridike kur të dalin në liri.

Autori i libërthit që synon të ngërthej tipare autobiografie, çuditërisht, nuk e thot asnjë fjalë nëse instruktorët korrektues (elektricist, hotelieri, etj.) kanë qenë apo jo të angazhuar për aftësimin praktik të të burgosurëve rreth ushtrimit të zejeve të praktikuara në Burgun e Smrekonicës. Kësisoj do realizohej parimi i ndihmës postpenale, që kur lirohen nga institucioni korrektues të (ri)punësohen pa probleme dhe vështirësi. Madje, edhe t’u sigurohet vendbanimi, mjekimi, etj. si dhe kushte të mira materiale e financiare për t’penguar përsëritjen e sjelljeve kriminale dhe rikthimin në institucionin korrektues.

Shfrytëzimin e kohës së lirë nga ana e të burgosurëve e përshkruan duke pohuar se ata: “rrinin në oborr, në korridore, në salla të mëdhaja para TV”. Por, kishte edhe të burgosur që “punonin punë vullnetare fizike në bujqësi dhe në puntori … kanë patur në përdorim telefonin … që komunikonin me prindërit e vet”.

Përshkrim ky pa kurrfarë gjallërie dhe ndjesie. Parafrazim tipik dalë nga rregullat e rendit shtëpiak. Asnjë fjalë s’e shkruan rreth ndonjë shfaqje teatrale nga vet të burgosurit apo trupave profesional artistik nga liria; as rreth aktiviteteve letrare: bibliotekës apo ndonjë fletushke që pasqyronin shkrimet e tyre; as rreth aktiviteteve muzikore e as aktiviteteve sportive (garave në futboll, hendboll, basketboll, etj.) me synim arritjeje të rezultateve më të mira për riedukimin e riintetgrimin e tyre dhe flakjen e veseve negative si dhe për zhvillimin normal fizik e krijimin e frymës për jetë kolektive e humane.

Si menaxher i institucionit të ekzekutimit të sanksioneve penale, autori i libërthit nuk prezenton ndonjë të dhënë që promovon ndonjë mjet konkret dhe metod inovative gjatë procesit të edukimit e përmirësimit të të burgosurëve. Nuk specifikon se me cilat angazhime dhe përpjekje, përkatësisht me cilat ide përparimtare dhe tretmane humanitare ky drejtor ka materializuar “produktin mendor” të tij duke “sponzoruar” inovacione empirike (jo deklarative siç mëton) në trajtimin e të burgosurëve. Vetëm këto arritje do të konfirmonin pa asnjë mëdyshje se Jusuf Kelmendi vërtet na qenka deator, personalitet i aftë, me horizont të gjërë njohurish që guximshëm ka sjell rezultate të prekshme në riedukimin dhe riintegrimin e të dënuarëve.

“Të dënuarit ishin të vetëdijshëm se nuk ishin në shtëpitë e veta, janë në institucione” (fq. 127), thekson autori i libërthit tutje. Përkundër këtij vetëdijësimi të cilin e artikulon kaq lehtë dhe thjeshtë, megjithatë habit fakti përse nuk përshkruan fare, psh. nëse përfundoi apo jo procesi i regjistrimit të dënuarëve si pjesë e regjistrimit të popullatës në ish-Jugosllavi. Përse ju kanosej të burgosurëve shqiptarë se do i transferoi nëpër burgje serbe nëse vazhdojnë së refuzuari ofrimin e të dhënave për plotësimin e formularëve – Pytësorëve përkatës gjatë vitit 1991. E procesi i regjistrimit të të burgosurve, s’do mend se ka qenë një megaproblem me të cilin është sfiduar Jusuf Kelmendi në fillim të dekadës së menaxhimit të Burgut në Smrekonicë. Lidhur me këtë, presionin e vet e fokusonte në konstatimin se “Ata duhet të dijnë se janë në burg – jo në shtëpi. Prandaj, duhet t’i nënshtrohen urdhërave dhe rendit shtëpiak” !

Beneficionet

Kështu titullohet vija e dytë rrëfimtare e libërthit (fq.136-143) edhepse rrëfimi nuk përkon besnikërisht me titullin, siç do të shihet vijimisht.

“Pushimet vjetore dhe vikendet i kanë shfrytëzue vetëm ata që kanë pasur verifikimin pozitiv” (fq. 137), konstaton fillimisht autori i libërthit. Në fakt, këta “ishin të dënuar për vepra të lehta, … për mbajtje të armës, prerjen e pyllit, etj.” (fq. 137). Prandaj, shton ai, kjo kategori është propozuar për lirim me kusht nga stafi profesional përbërë nga “pedagogu, sociologu, mjeku dhe defektologu” (fq. 137). Mirëpo, nuk specifikon se çfarë ka qenë roli i tij pragmatik në procesin e lirimit me kusht. Pra, cilat kanë qenë sfidat e veçanta jo vetëm para por edhe pas lirimit me kusht, në kuptim të revokimit të lirimit me kusht.

Është për tu habitur se si autori i bastardhon emrat dhe mbiemrat e zyrtarëve të Burgut në Smrekonicë me të cilët ka bashkëpunuar një decenie të plotë dhe se si ngatërron akronimet e institucioneve korrektuese. Këto vërtetojnë papërgjegjësinë e skajshme të fjalës së shkruar publike. Kështu, udhëheqësit të Shërbimit shëndetësor, neuropsikiatrit Fahri Drevinja ia ndërron mbiemri nga “Drevinja” në “Buqinca”, ndërsa teknikut medicinal Isak Uka ia ndërron emrin nga “Isak” në “Esat”, ndërsa përdor shkurtesën SHEK, që aludon në Burgun e Lipjanit në vend të shkurteses SHNK, që i përgjigjet emërtimit të Burgut në Smrekonicë. (fq. 137/138).

Në vijim shtrohet pyetja: si duhet kuptuar rrethanën e artikuluar nga autori: të bërit “pak apo shumë” një farë “kompromisi” me një shtet me regjim komunist nëse vet autori i libërthit ka pohuar: “Jo kompromis që shkon në dëm të popullit të vet” (fq. 138).

Atëherë, ky kompromis për tu bërë drejtor burgu, a nuk ishte në dëm të popullit shqiptar i cili po bëhej pikërisht kur po aneksohej Kosova nga ana e Serbisë; kur po minohej autonomia e Kosovës nga Serbia; kur po suspendohej pushteti në Kosovë në udhë jokushtetuese me masa e veprime jashtinstitucionale të Serbisë: kur po largoheshin punëtorët shqiptarë nga puna dhunshëm; kur çështja shqiptare po reduktohej në nivel të lirive themelore e të drejtave të njeriut, ndërsa ato po shkeleshin brutalisht dhe ndaj tyre po ushtrohej diskriminim sistematik.

Gjatë peripecive të portretizimit të vetëvetes si menaxher Burgu në Smrekonicë nga viti 1990 deri 1999, autori nuk ka përfshirë ngjarjet historike (politike, shoqërore, ekonomike, kulturore, arsimore, shëndetësore, etj.). Rrjedhimisht, ka dështuar së shpjeguari se si këto janë reflektuar përbrenda Burgut në Smrekonicë. Shënimet autobiografike të tij, kështu siç janë shkruar, nuk prezantojnë korpusin e veprave konkrete që i ka realizuar vijimisht në ato kushte e rrethana, siç ishte serbizimi. Ky proces reflektohej në forma nga më të ndryshme: në shtimin e numrit të të punësuarëve serb; punimin dhe përdorimin e vuleve me shkronja cirilike serbe dhe teksteve me shkronja të theksuara serbe n’raport me ato shqipe, dominimin e gjuhes serbe në administrate, në mbledhjeve të Kolegjiumit, në komunikim përmes lidhjeve telefonike, në shpalljen e konkurseve në gazeta serbe (“Politika”, “Jedinstvo”). Përndryshe, rrëfimet rreth menaxhimit të Burgut në Smrekonicë në libërth shkëputen pas fillimviteve të 90-ta dhe përshkrimi i tyre mungon kronologjikisht deri kah fillimi i luftës në Kosovë më 1999, ku autori sërish shpalos “virtytet e veta të mira”. Kësisoj, saora arrijnë tek rrëfimet për menaxhimin e Burgut në Smrekonicë në kushte lufte, duke u shprehur tekstualisht: “Pasiguria institucionale filloi atëherë kur forcat policore dhe ushtarake e morën në dorë tërë shtetin dhe u shpall gjendje lufte” (fq. 140). Në këtë kontekst e quante veten drejtor pa autorizime, për ç’arsye ska mund të reflektoi.

“Pa ingirenca e ndjeja vehten të paaftë që të organizojë se ç’duhet bërë në SHNK (jo: SHEK, v.j.). Kësisoj, sikur pranon të ketë humbur kredibilitetin prej zyrtari numër një të institucionit penitenciar. Së këndejmi, “nuk kisha besim në askend”, shprehet pesimist autori i libërthit. Megjithatë: “ngula këmb, nuk u largova edhepse isha i padëshiruar”, thekson ai.

Madje, spikat se si “shpesh më kërkonin disa persona të kombësisë tjetër që të mos vij në punë” (fq. 139). Pastaj, specifikon emra të përvetshëm të zyrtarëve penitenciarë të cilët “punuan me vështirësi të madhe deri në fund të luftës për hirë të të dënuarëve”: Bajram Zymberi (jo: Zyherin), Nexhmedin Çaka, Jeton Prishtina, Isak Uka, Mexhit Bilalli, Agron Thaqi, Naim Rexhepi, Muhamed Ferati, Remzi Rexhepi, Muharrem Mustafa dhe Safet Bezhani” (fq. 139). Tutje shton: “mjeku (dr. Fahri Drevinja, Udhëheqës i Sherbimit shendetësor) dhe Udhëheqësi i Shërbimit juridik, Zyberi lëshuan punën në të njejtën kohë. Mbeta pa dy udhëheqës të shërbimeve, më sollën në pozitë të palakmueshme” (fq. 155).

Pretendon se bashk me punëtorët e theksuar po bënte “një punë të madhë” sepse “sadopak u jepnim vullnet për jetë të dënuarve që ishin shumë të mërzitur dhe të frikësuar” (139). Ndonëse preokupohe

prapseprap kishte “dëshirë, vullnet për punë dhe gjindshmeri, guxim” sepse i “vinte një forcë e pabesueshme që t’i ndihmojë kësaj popullate” (fq. 139). I njejti, është i pakuptueshëm rreth problemit të rrezikut në përgjithësi: “e ndjeja vetëm unë, shpirti im”. Pastaj, shton: “e ndjenin edhe, puntorët dhe të dënuarit” (fq. 140). Më tej, duke folur për historikun e kësaj sfide pohon se “këtë problem të rrezikut e ka pasur tërë popullsia e Kosovës gjatë viteve ’90-1999” (fq. 140).

Në rrëfimin e tij autobiografik, autori sjell në kujtesë disa etiketime mbi baza nacionale. Pohon se, derisa “individ të kombësisë serbe” e quanin “I padefinuar” (fq. 140), zyrtarët shqiptarë apo “persona të kombësisë sime” (fq. 140), siç shprehet autori (!?), e quanin “i padukshëm” dhe se “me një dioptri tjetër i kanë shikuar punët e mija gjatë luftës” (fq. 141).

Megjithkëtë, autori i libërthit, sikur nuk jeton në planetin Tokë për të ditur që ka perënduar ajo kohë. Thekson: “Qeveria e Kosovës së re, posa formuar, nuk gjeti kohë që të analizojë këtë veprimtari të punës humane të punës sonë dhe të punëtorëve të këtij kolektivi me të cilët punuam deri në fund … Poashtu as qeveria e Serbisë si ajo e Kosovës vepruan sikur të ishin marrë vesh mes vedi dhe kaluan pa asnjë fjalë të mirë për këtë institucion” ! (fq. 201), thotë ai.

Arratisen dy të burgosur nga Burgu i Smrekonicës – Lajmi.net

Dhe kështu, qetësisht, kompromis pas kompromisi me regjimin serb, Jusuf Kelmendi shquhet publikisht si portret krenar për menaxhimin e Burgut në Smrekonicë, “plot një decenie”.

I prirur të shpjegoi karakterin patriotik që ia admironte vetit, duke parashtruar pyetjen: “Pse punova në këtë kohë ?” (fq. 141) sakaq jep edhe përgjigjen: “Vallë si mos të punohet në kohën më të vështirë me të dënuar ku mëse 80% të popullatës së tillë ishin me kombësi shqiptare” (fq. 13, ?). Po këtë version e përsërit duke theksuar: ”Punova për popullatën e të burgosurëve ku 80 %, ishin shqiptarë. Në kohën më të vështirë”.

Nëse kjo narrativë nënkupton se mr Jusuf Kelmendi paska administruar Burgun në Smrekonicë gjatë dhjetë vjetëve më të vështira vetëm për arsye se 80 % e të burgosurëve paskan qenë shqiptarë, atëherë përgjigjia e sipërpërmendur provon se ky gjakim i drejtorit bie ndesh drejtpërdrejt me vullnetin e popullatës penitenciare shqiptare në Burgun e Smrekonicës. Kjo popullatë sapo kishte mësuar se shumë shpejtë ka për t’u shkarkuar drejtori Enver Nimani për t’u pasuar nga drejtori Jusuf Kelmendi, ishte frustruuar jashtëzakonisht shumë. Prandaj, me ardhjen e drejtorit “non-grata” ky shqetësim mund të gjeneronte revoltë dhe indinjatë masive tek të njejtit. Mirëpo, fatmirësisht ky skenar u shmang për shkak të rrezikut kërcënues që do ishte me pasoja të paparashikueshme dhe fatale. Me bindje të patundur them se u shmang përfundimisht falë angazhimit tejet sekret e të vendosur të disa zyrtarëve shqiptarë të cilët ishin në kontakt përditësor me të burgosur – në njerën anë dhe falë mirëkuptimit të të burgosurëve shqiptarë që absolutisht nuk dëshironin përshkallëzim të situatës – në tjetrën anë. Nuk më ha mendja dot që për këto detaje të ketë qenë në dijeni drejtori i pa dëshiruar Jusuf Kelmendi. Poashtu, nuk më ha mendja që i njejti të këtë qenë në dijeni edhe per aktivitetin sindikal të punonjësve shqiptarë të Burgut në Smrekonicë, ndonëse po aty funksiononte Shoqata e Sindikatës së Pavarur e cila ishte pjesë e Sindikatave të Pavarura të Administratës dhe Judikaturës – nëndega në Vushtrri. Pra, nuk ishte në dijeni për faktin se këta punëtorë sindikal me përkushtim po implementimin obligimet dhe udhëzimet sindikale të dala nga dispozitat statutore e programore të Sindikatave të Pavarura të Administratës dhe Judikaturës së Kosovës. Në këtë situatë, udhëheqësia sindikale e Kosovës kërkonte me insistim që, veç tjerash, të mos lëshohen assesi vendet e punës nga ana e shqiptarëve duke synuar me çdo kusht ruajtjen e tyre. E kjo politikë sindikale, e pakontrolluar nga drejtori Kelmendi, reflektohej pozitivisht në atmosferën e brendshme, në disponimin e të burgosurëve shqiptarë të cilët përbënin pothuajse 100 % strukturën etnike të popullatës penitenciare shqiptare të Burgut në Smrekonicë.

Autori i libërthit pohon se “më 9 qershor 1999 u deportuan 155 të dënuar nga Burgu në Mitrovicë në “entin Ndëshkues Korrrektues në Pozharevc me urdhërin e Ministrisë së

Drejtësisë të Serbisë. Poashtu, “të dënuarit me dënime me kusht u transferuan në Novi Pazar. Ndërsa të dënuarit tjerë me dënime të vogla mbetën nën mbikëqyrjen e gardianit Agron dhe me kusht u liruan diku nga data 12,13 qershor” (fq. 143).

Arratiset një person nga burgu i Smrekonicës

Sipas protogonistit tonë, gjatë këtyre ditëve ishte njoftuar nga zyrtari për çështjen e të dënuarëve, se 13 të burgosur të përgatitur për deportim (Brahim Elshani, Haki Kuçani, Fehmi Hasani, Xhevdet Kodra, Asllan Uka, Kadri Binaku, Mahit Emini, Zenel Polaku, Sami Hseni, Besnik Rushiti, Ramiz Çakaj, Xhafer Hasani dhe Ramë Ahmeti) që “kanë pasur vetëm fletëparaqitjen, kallzimin penal nga policia”. Për këtë problem pasi është konsultuar me “kryetarin e gjykatës së qarkut Ivanoviqin, në Mitrovicë” të gjithë janë liruar (fq. 143).

Përkrah këtyre të dhënave që ndërlidhen me shkërmoqjen e Burgut në Smrekonicë pas ndërprerjes së luftës në Kosovë më 10 qershor 1999 kur aty vendosen forcat ushtarake të KFOR-it francez, autori i libërthit nuk ofron asnjë informacion për një varg të dhënash zyrtare. Para se gjithash nuk e thotë asnjë fjalë se në dorë të kujtë e la Burgun në Smrekonicë. Përtej kësaj nuk specifikon as pozitën zyrtare në Serbi, në cilin institucion dhe sa kohë punoi në Serbi, kur u pensionua, si ndodhi të shpërngulet nga Kosova në Mal të Zi (Ulqin, Shtoj), etj. Në mënyrë të tërthortë le të kuptohet se atje ka shkuar më 9 qershor 1999 me të burgosurit dhe gardianët e Smrekonicës e të Pozharevcit sipas Urdhërit të Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë.

Në përmbyllje të këtij shkrimi, të theksojmë se libërthi shkruar nga dora e Jusuf Kelmendit me një mori gabimesh drejtshkrimore, është një pasqyrim diletant i menaxhimit me Burgun në Smrekonicë pa vlera serioze jetëshkrimore. Prandaj, mesazhi më kuptimplotë dhe më i drejtë që reflekton mes rreshtash ky libërth, duket të jetë: t’mos shkruhet dot – se sa të shkruhet harakiri !

Një monografi e rëndësishme për Dardaninë antike

0
____
-Arianit Buqinca: “Dardanët e Ilirisë (VI-I p.e.s.), boti Instituti Albanologjik”, Prishtinë, 2022, faqe 518.
___
Botime
*
Studimeve për Dardanët dhe Dardaninë, kohëve të fundit, iu shtua edhe vepra e Arian Buqincës “Dardanët e Ilirisë (VI-I p.e.s.) botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës. Fjala është për një monografi e filluar si tezë doktoranture të mbrojtur kohë më parë në Universitetin e Lyonit.
Qysh në fillim, në monografi shpaloset pretendimi sintetik, si koncept që t’u jepet përgjigje katër pyetjeve: ku është Dardania, kush janë dardanët, çfarë është shkruar dhe çka dimë sot për dardanët dhe, cilat çështje duhet të ndiqen për të arritur një punë me rezultate autentike?
Natyrisht se përgjigjet “autetike” rreth tri pyetje të para mbesin të hapura për vetë faktin se qasja induktive e kësaj problematike, ku dardanët përkufizohen si pjesë e Ilirisë, përkundër faktit se bazuar te burimet antike (të shumtën të mangëta, të shkapërderdhura dhe difuze nga shum pikëpamje) Ilirët dhe ajo që pas pushtimeve romake (nga gjysma e dytë e shekullit II para erës sonë e deri te fillimet e shekullit I pas erës sonë) administrativisht njihet si Ilirik, e mban pezull këtë përkufizim. Madje, nga shumë autorë të njohur botërorë (Papazogllu, Mirdita, Hammondit, Wilkes,Cabanes, Georgiewi, Srejoviq, Ceka, Përzhita e të tjerë), çështja e etnogjenezës së dardanëve përcillet me qendrime të ndryshme, ngaqë disa e shohin në kuadër të etnisë ilire, të tjerët në kuadër të asaj iliro-trake, pa përjashtuar edhe ato ku shihet si faktor i veçantë, përkundër veçorive të përbashkëta etnike dhe kulturore të njërës apo tjetrës. Por, ajo që shfaqet si fakt i pamohueshëm në “mozaikun ilir”, me të cilën merret kjo monografi, Mbretëria e Dardanisë (nga shekulli IV para erës sonë deri te shekulli I pas erës sonë), bashkë me mbretërinë e Ardiejve, Taulantëve, të Maqedonasve dhe të Molosëve të Epirit dhe ndonjë tjetër, nxjerrin në pah rolin dhe rëndësinë e saj politike në antikitet.
Në këtë konfigurim mbretëror të antikitetit, në pjesën qendrore të gadishullit ilirik, mbretëria e Dardanisë, zë një vend të rëndësishëm si një faktor koheziv shoqëror, politik dhe kulturor, që do të ndikojë zhvillimet në hapësirën e gjërë të Mesdheut. Kjo madje, del qartë edhe nga përgjigjet që autori u jep pyetjeve që shtron se ku është Dardania (vendosja gjeografike dhe problemi i kufinjve), se kush janë daranët (problemi i origjinës) dhe, çfarë është kruar e thënë për dardanët (bilanci bibliografik dhe gjendja e artit).
Në këtë aspekt, objektivi i autorit është i qartë, siç thekson me atë se duke zgjedhur kufijtë kronologjikë, “bëhet fjalë për të vizatuar një tablo të Dardanisë, siç mund ta zbulonin romakët kur legjionet e tyre mbërritën në vend, pra u zgjidh shekulli I pas erës sonë, si kufi i poshtëm kronologjik”.
Duhet thënë se në kuadër të metodologjisë së ndjekur kronologjike (nga shekulli IV para erës sonë deri te shekulli I pas erës sonë), autori është përqendruar tek të dhënat arkeolgjike, të nxerrë në pah “një shoqëri të strukturuar, kryesisht ushtarake që evoluon pak nga pak drejt një shteti të aftë për të mbrojtur veten nga agresorët e jashtëm, madje edhe të aftë për të kryer sume në territoret armiqësore”.
Për ta rrumbullakuar këtë koncept, autori përqendrohet te historia politike (luftërat kundër Maqedonisë, Dardanët në kohën e Amyntas III dhe Filipit II, luftërat e Aleksandrit të Madh në Veri, pastaj te keltët në Dardani, pushtimi i Peonisë, te Longari përballë Filipit V të Maqedonisë si dhe te koha e mbretit të daranëve Monunit); te organizimi politik, ndalet te burimet, prodhimet dhe shkëmbimet dhe, së fundi, te religjioni.
Nëse për historinë politike, mund të thuhet ajo që tashmë dihet, se roli dhe rëndësia e mbretërisë dardane shihet në raport me luftërat me mbretërinë maqedonase për hegjemoni që zgjatën afër dy shekuj, megjithatë, pjesa e dytë (Organizimi politik dhe social), e treta (Burimet, prodhimet dhe shkëmbiet) si dhe e katërta (Religjioni), monografisë i japin një peshë të veçantë dhe me të drejtë e radhisin ndër studimet më të kompletuara të kësaj natyre deri më tash te ne.
Ky vlerësim pamëdyshje se gjenë mbështetje tek tri pjesët, ngaqë supozimet historike, të shumtën të kufizuara nga burimet e autorëve antikë, gjejnë mbështetje te zbulimet arekeologjike, të cilat nxjerrin në pah një shoqëri të strukturuar, të zhvilluar mbi bazën e rezurseve natyrore (xeheve) që kanë mundësuar një shkallë të tillë të qytetërimit me vendbanime të shumta, shtrirja gjeografike e të cilave përafërsisht përfakton edhe shtrirjen shoqërore dhe politike të mbretërisë dardane, të asaj që njihet midis shekujve IV para erës sonë dhe shekullit I pas erës sonë. Është me interes të veçantë se në këtë monografi, për herë të parë jepet katalogu i vendbanimeve (atyre kodrinore, tarracore dhe në rrafsh, 27 sosh, në hapësirën e Kosovës, të Maqedonisë së Verit dhe disa nga Shqipëria e veriut). Në këtë vazhdë, me një çasje të përqendruar, elaborohet edhe çështja e burimeve minerare (metaleve dhe cinabrit) si dhe përpunimi i tyre (bizhuteritë e qelibarit), pastaj ekonomia rurale, bujqësia dhe blergoria, prodhimi i birrës dhe verës, e mbi të gjitha, me një pamje analitike pasqyrohet prodhimtaria artizanale (joqeramike), prodhimtaria e tekstilit (klamidat dardane – gunat, rrobat e femrave) e deri te prodhimi dhe qarkullimi monetar. Me interes, këtu, paraqiten edhe prodhimet prej qeramikës (enët dhe ato nga tadita vendore, kacekët për ruajtjen e ushqimeve), e ku trajtohen edhe vazot e importuara dhe imitimet e tyre lokale.
Pjesa e religjionit, paraqet njërën ndër shtylla e rëndësishme të kësaj monografie, ngaqë në mënyrë kompleske dhe të mbështetur mbi artefaktet dhe gjetjet tjera arkeologjike, pasqyron kulturën shpirtërore nga shenjtorët e deri te hyjnitë. Te kjo pjesë, (observatori i Kokinës), hyjnia e rrjedhave të ujit, kulti i Nënës së Perëndimve (Dea Dardanica) dhe të tjerave të kësaj natyre, shihet ndërlidhja me kozmogominë, si kulturë materiale universale, të gjetura në hapësirën dardane.
Por, ajo që monografisë i jep dimensionin e një studimi serioz, është pjesa që merret me besimet funerale, nga bota e tumave të varrimit. Këtu, vëmendje zgjon pasqyrimi i rastit unik të stelës së Kulinës, si dhe pasqyrimi i argumentuar i tupjegies dhe varrosjes së hirit, urnave të mbarështruara në kuadër të tipologjisë së varreve. Të gjitha këto dëshmohen me anën e repertuarit të Aneksit të nekropoleve tumulare.
Monografia përcillet me harta, skica dhe foto të ndryshme të artefakteve dhe tumulave të hulumtuara gjatë viteve të pesëdhjeta-tetëdhjeta si dhe ato të viteve të fundit, të mbikëqyrura nga areologët nga Shqipëria dhe Kosova.
Me këtë rast duhet konstatuar se ilustrimet nuk kanë cilësitë teknike që duhet t’i kishte një monografi e tillë. Ndaj, mbetet që Instituti Albanologjik, ribotimin e monografisë ta përcjellë me ilustrime cilësore (në ofset) dhe madje, ato të trajtohen si shtojcë speciale e librit, në mënyrë që të rrumbullaksohet pasqyrimi i gjithë problematikës.
Meqë, kjo monografi, mund të merret si e arritura me komplete e paraqitjes së dardanëve dhe të mbretërisë së Dardanisë në rrethanat e antikitetit, është me interes që kjo vepër të përkthehet në anglisht dhe, bashkë me pjesën ilustrative (si shtojcë), të plasohet në botën akademike jashtë.

Kush e formoi Shqipërinë në vitin 1913

0

Akademik Prof Dr Hakif Bjarami 

  • Prindërit’ dhe mësuesit e mijë, më kanë mësuar që mos ta durojë hipokrizinë me asnjë çmim! 

Shqipërinë e bërën shqiptarët dhe askush tjetër, mbanie në mend se është ideali m` i vjetër. Pra Shqipërinë e bërën gjeneratat idealiste po edhe ndihma e miqëve liridashës, e cila në fillim të shekullit XX sidomos, ishte e cunguar, sepse “Bota e fuqisë” ishte e polarizuar në dy kampe: Kampi i parë, që quhet Fuqitë e Boshtit:  Gjermani, Austro Hungrai dhe Itali deri në pranverë të citit 1915. Kampi i dytë që quhej Antantë përbëhej nga: Anglia, Franca dhe Rusia. Është e vërtetë e pamohuar se nga këto 6 shtete që diktonin histori inflative, më së shumti na ka ndihmuar për t` u çliruar Austro-Hungria. Por, të kuptohemi, dokumentet e kohës zbulojnë edhe anën e “zezë” të medalës të cilën e shtrojmë këtu, në këtë shkrim që botohet, me një porosi se jam i detyruar të mbarohem nga disa njerëz që nuk guxojnë të dalin me emra publik por masokohen dhe sulmojnë nga “pusia”. Le ta dijnë që unë nuk kam asnjë frigë, sepse e them atë që është shkruar, natyrisht duke e analizuar në kohë dhe rrethana çdo dokument, pa asnjë trendencë të ulët, por vetëm që t` i hapin sytë ata që drejtojnë “anijen kombëtare” e mos të tradhtojnë për interesa të xhepit apo të klanit politik.

Këto ditë doli një shkrolagji dhe më kritikoi pse po e “mohuekam rrolin e Austro Hungarisë në bërjën e shtetit shqiptar”, madje kur shkrova për Hasan Prishtinën në 150 vjetirin e Lindjës. Kanë kaluar mbi 100 vjetë jetë të shtetit shqiptar (kuptohet me dy shkëputje okupimesh më 1915-1918; 1939-1944), dhe ende lajmërohën emra me qëndrime të prera se: shtetin shqiptar e themeloi Austro-Hungraia. Nuk është çudi për lexuesit e rendomtë. Por është për të shtruar pyetje pse këtë qëndrim e mështetë si “meritë” austriake, madje me një libër voluminoz Dr Helena Kocaçi. E kam lexuar librin, dhe duke i njohur në detale dokumentet austro- hungareze më saktësisht se çdo historian ballkanik, më duhet të i them disa fakte që e tregojnë politikën zyrtare të Wjneës, ndaj Çështjës shqiptare, sidomos lidhur me Konferencën e Londrës më 1913. Mos ta zgjati. Shtetin shqiptar e krijuan si ide Rilindasit shqiptarë, e krijoi si realitet lufta e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi 1878-1912.

E shtroi pyetjën ku i mbështes kritikat ndaj 6 fuqive të mëdha, të cilat ishin të përçara në dy blloqe dhe më në fund u gjakosën në Luftën e Parë Botërore, si asnjëherë më parë. Për ta dëshmuar këtë që e them, sot ka fusha të “mejdanit” sa të duash, dhe kurdo që u tekët atyre që shkruajnë me “tahmin” dalim dhe i mbatim argumentet, i mbatim muskujt dhe e mbatim trurin. Këtu jam pa asnjë mëdyshje si para 50 viteve. E kur të më ofrohen argumente tjera, unë ndryshojë çëndrim sepse shkenca e ka atë mision të shenjët.

Shqipërinë etnike e vranë ende pa lindur fare (nga viti 1869 kur Mithat Pasha e lëshoi idenë për një Vilajet shqiptar, i cili u ndalua si ide tre muaj më vonë nga Padishahu!) paktet që i sjell si dokumente në vijim.

1.Marrëveshja sekrete Wjenë-Peterburg më 15 janar 1877 në Budapesht 

Së pari, Marrëveshje sekrete Austro-Hungari- Rusi më 15 janar 1877 në Budapesht, hapi pazare meskine në dëm të tokave të robëruara shqiptare, gjithnjë nën maskën se “po e largojmë osmanlinë-islamin nga Evropa e krishterë”. Me atë Marrëveshje, Wjena dhe Peterburgu u dakorduan për t` i ndarë rrolet në luftë kinse kundër Portës, por në esencë lufta u zhvillua kryesisht në trojet shqiptare, të cilat u shndërruan në arenë luftërash të përgjakshme, u shndërruan në KREMATORIUM të popullit shqiptar në Shqipërinë Veriore e që ishte Sanxhaku i Nishit deri në dhjetor 1877. Në bazë të dokumenteve komandantë në dy fronte, karshi të tjerëve ishin edhe oficerët e lartë austriak. Bile edhe ushtarët serbian (një pjesë-Hb) filluan terminologjinë e komandimit ta përdorin në gjuhën gjermane. Madje, princi serbian i dinastisë Obrenoviqe, deri më 1882 e pastaj mbreti serbian, deri në mars 1903 më shumë rrinin në Wjenë se sa në Beograd. Më 1903 dinastia Obrenoviqe u zavendsua me atë Karagjorgjeviqe, por edhe me rreshtimi politikës serbiane u kthye kah Rusia, për të u pozicionuar si e tillë deri sot.

Më Marrëveshjën sekrete të Budapeshtit më 15 janar 1877, Rusia u obligua për t` i ndihmuar Bullgarisë në kuadër të “Otoçestveno Fronit”, dhe nga marsi e deri në fund të vitit 1877 përmes luftës iu afrua Stambollit. Porta e humbi luftën dhe Rusia i diktoi kushtet në Shën Stefan më 3 mars 1878. Dihen pasojat e kësaj paqe, jo vetëm për trojet shqiptare.

Së dyti, Wjena në anën tjetër e ndihmoi Principatën e Serbisë në luftën njëmujore (1 -28 XII 1877), kundër shqiptarëve (kinse kundër Portës) duke i bërë shkrumb e hi 714 katune dhe 6 qytete me shumicë shqiptare të Sanxhakut Nishit dhe Sanxhakut Pirotit. Mos të harrojmë se topat me të cilët u bombarduan fshatrat shqiptare për Serbinë ishin dhuratë e Wjenës. Ajo trevë e Sanxahkut Nishit, që quhej Shqipëria e Vjetër, për 10 vjetë në tërësi u sllavizua, me instruksione të Rusisë dhe Francës. Si u vëndos kufiri dhe sa interesohej delegati austriak (bje fjla e ku ishin edhe të tjerët, madje edhe turku i konveruar Maxhar Pasha, që pushonte me dy lavire në Vrajë! (AS. F. MUP/1879)) është për çdo turp civilizues. Oborrin shqitarit ku jetonte den baba den,  Komisioni i 6 Fuqive evropine ia ndante në dy pjesë: në pjesën serbe mbetej oda e burrave dhe toka me kullosa dhe në pjesën turke, ku ishin fëmijët dhe gratë me disa banesa dhe pa asnjë mundësi që të kanë së pakut ujë të mjaftuar për nevoja jetësore. Jo vetëm kaq. Tragjedia që ka emër edhe Wienez pasqyrohet me kët dokument në vijim, për çka duhet të skuqet jo vetëm sot, por edhe në të ardhmën çdo diplomat apo politikan, sepse mizoritë nuk mund të abortohën me asnjë politikë, qoftë ajo edhe tepër miqësore, më vonë. Pra Serbinë parafashiste e drejtoi kah Kosova Marrëveshja e Budapeshtit e 15 janarit 1877 në mes Wjnenës dhe Peterburgut. Tregtia nuk mbaron me kaq.

2.Çka përmban Marrëveshja sekrete Wjenë-Beograd e 28 VI 1881

Pikërisht kjo Marrëvshjen sekrete e 28 qershorit 1881, Austro-Hungrainë e obligote për ta ndihmuar Principatën e Serbisë që në të ardhmën të zgjërohet kah Kosova dhe Manastiri, për të dalur Serbia në det përmes Durrësi dhe Selanikut. E tërë kjo politikë zhvillohej kinse po e luftojnë osmanlin e në fakt luftohej shqiptaria. Serbia në anën tjetër, me Marrëveshjen e Vidovdanit (28 VI 1881) obligohej që nuk do t` i përzihet Austro Hungarisë në Bosnje e Hercegovinë, pasi që Wjena e kishte okupuar më 1875 dhe e kishte në paln për ta aneksuar ( e ankesoi më 7 tetor 1908). (shiqo: Dr F A. Pribram, Die politischen Geheimvertrage Osterreich-Ungrans 1878-1914. f.18-20). Ky dokument është botuar edhe serbisht me emrin” Tajna Konvencija 1881-1889. Shiqo nenin 7 të Marrëvesjës). Shtrohet tash një pyetje principiele: A më shumë kishte serbian në Vilajetin e Kosovës dhe Manastirit, apo në Bosnje dhe në Kroaci. Jo, Wjena nuk i ka hall ata serbian, po i ka “hall” serbët në Kosovë, sespe duhej me ia dobësuar frontin kundër Osamnlisë. Madje posa u përzie Serbia më 1914 në Bosnje, do të fillojë Lufta me permasa botërore, gjithnjë për sfera të interesit “rreligjioz” dhe imperialist.

3.Pason Marrëveshja sekrete Rusi-Austro Hungrai e 17 majit 1897 

Në Marëveshje në pikën 3-b thuhet tekstualisht: “ Pjesa e përfshirë midis Janinës në jug dhe liqenit Shkodrës në veri me një shtrirje të mjaftueshme nga ana e lindjës, do të formohet një shtet i pavarur me emrin Principata e Shqipërisë, duke përjashtuar çdo sundim të huaj. Pjesa tjetër e territorit disponueshëm do të ndahet në mënyrë të drejtë midis shteteve të vogla të ndryshme të Ballkanit që ekzistojnë sot. Në këtë ndarje Austro-Hungara dhe Rusia ruajnë të drejtën që të mirren vesh në kohën e duhur…”. (Shiqo: A F Pribram, Les traites politique de L Autriche-Hongarie, I, Paris, 1923 f. 109). Jo, jo Wjena ka qenë zemërgjerë edhe për Shqipërinë e Jugut! Fakti:

  1. Marrëveshja në mes Austro-Hungarisë dhe Greqisë më 1903

Pason teksti i marrëveshjës: “ Austro-Hungaria e pranon sferën e interesit grek deri te lumi Shkumbim, në jug të Durrësit. Kjo do të thot në tërë Viljetin e Janinës dhe një pjesë të Vilajetit të Manastirit deri te ata kufijë monarkia (Wjena) i pranon  interesat greke. Greqia nga ana e saj pranon sferën e interesit austriak në tërë Vilajetin e Shkodrës dhe në tërë Maqedoninë deri te Selaniku. Kjo Konventë sekrete mbetët në fuqi edhe në rast të ndrrimit të gjendjës tanishme në Ballkan, deri në atë rast të shkatërrimit të integritetit të Perandorisë Osmane, me ç` rast të dy shtetet obligohën që të ndihmojnë njera tjetrën.” Dokumentin e nënshkruajnë Cari i Austro Hungraisë Franc Jozef dhe Mbreti Gjorgje për Greqinë. (Shiqo: Gazeta “Courrier des Balkans” Romë, qershor 1906). Lidhur me këtë, nuk është tragjedi që tokat shqiptare ndahën kështu, por krim tragjik për ata që i besojnë “ndihmës austriake”, në këtë mënyrë ku një shtet merr patronat për t` i ndarë copa copa viset e një populli me të vetmën prapavi se: duhet të shporret nga Evropa Islami”. (Shiqo A. Austria-Fondi rreligjionet dhe diktati që duhet mbajtur 1900-1952, Elaborat e P. Placit). Këtu pushon pa papagesë kanceri që i rrin shqiptarisë mbi kokë tinisht edhe sot. Mjerisht ky “kancer” pushon dhe e ruan momentin e shpërthimit edhe në Vatikan dhe në disa kryeqndra islame. Nuk kam asnjë urrejtëje ndaj popullit mik dhe shumë të civilizuar austriak, përkundrazi ka gjëra të tjera që janë aq të turpshme sa që nuk mundëm as të i përshkruaj. Po, kush e mësoi Vuk Stefanoviq Karagjiqin të shkroi memorandumin: “Srbi svi i svuda më 1836”.  Kopitari Wjenez dhe askush tjetër.

5.Pasojat e marrëveshjeve nga e kaluara si obligime për Konferencëne Londrës 1913  

Tash shtrohet pyetja: a nuk u realizuan këto marrëveshje kriminale me pazare të pandërprera nga 17 XII 1912 e deri më 29 korrik 1913 në Londër, kur u shpall e pavarur një gjysëm Shqipërie, nga përfaqsuesit e të gjitha krahinave etnike shqiptare. Dokumentet sekrete që ruhën në Wjenë mjafueshëm mësojnë se: “shqiptarët ortodoks aspiriojnë kah Patrikana e Stambollit; Shqiptarët katolik aspirojnë kah Vatikani dhe Salcburgu prej kah priftërinjët nga viti 1791 i marrin rrogat; Shqiptarët musliman nuk po mund të ndahën dot nga Padishahu, nga Stambolli, sado që tri qendrat ua kishin shtypur kokën për shekuj me radhë. Këtu jemi iluzionista të mallkuar shqiptar, që nuk keni lexuar asgjë pse jemi komb tragjik dhe pse një pjesë të fajit për këtë tragjedi e kemi edhe vet.

6.Fronit i luftës shqiptaro-serbe që e drejtoi Hasan Prishtina 1915/1916 

Pas fillimit të Luftës Parë Botërore (1914), në fund të vitit 1915 dhe fillim të vitit 1916 Hasan Prishtina në bashkorganizim të: Isa Boletinit, Bajram Currit dhe Elez Isufit do t` i organizojnë ushtrisë serbine front në vijën: Kodra e Vasilefcit-Merdar-Perpellac-Kopaonik-Plavë-Guci-Kukës-Dibër. Austria duke u friguar se shqiptarët do ta shpallin neutralitetin, frontin e Hasan Prishtinës e luftoi me të gjitha mjetet dhe aty kah pranvera e vitit 1916 shqiptartë u detyruan të demobilizohën.

Si u soll pushteti i Austro Hungarisë me seli në Shkodër ndaj Kongresit shqiptar të paraparë të mbahet në Elbasan në mars 1917, lexone publikimin dokumentar të Hil Mosit “Dokumente historike”. E nëse na paska ‘dashuruar Austria pse pjesa më e mirë e ish Vilajetit Kosovës iu dhurua Bullgarisë gjatë Luftës Parë Botërore; pse Vlora me krahninë iu dhuruar Italisë. E dikush do të klithë: Marrëveshja sekrete e Londrës më 1915. Po, ajo marrëveshje është pazari më eklatant se deri ku kishte sharrfuar thika në “mishin e njohmë të trupit tokësor shqiptar”. Edhe këtë marrëveshje e kam botuar. Por nga soji i Florinit anonim kritikues (Drini 18 VI 2023) do të “rikritiokhem pse e kam botuar, se po na hidhërohen anglezët, italianët, rusët dhe francëzët që ishin kumbar të pazarit. Për fat atë Marrëveshje nuk duhet ta injorojmë se e botoi Kominterni, me urdhër të Leninit. Po, kush e mohon në anën tjetër se me dallim nga pushteti osman dhe serbiano malazez që ndalonin shkollat shqipe, Wjena në anën tjetër nuk donte popuj anlfabet të nënshtruar, por jo vetëm që lejoi për bëri propogandë që të hapën shkollat shqipe, sidomos në ish Vilajetin e Kosovës, bile me emra të partiotëve shqiptar.

Prap më 1917 Hasan Prishtina dhe shumë patriotë shqiptar u organizuan për të shkuar në Wjnenë për “kryeshnosh” me rastine vdekjës së Frnac Jozefit. Të 33 misat shqiptarë Wjena i izoloi dhe nuk u hapi rrugë që të kthehen në trojet e veta, krejtë me qëllim që mos të përgatitën për Konferencën e Versajit. (Shiqo: Hakif Bajrami, Shqiptarët në luftë për shtet kombëtar 1912-1918, Prishtinë 2019; Shiqo: Arkivi i Kroacisë, Fondi i relacioneve fetare 1903-1933, kur vritët Hasan Prishtina. E një pjesë e Prtit Selanikut iu dhurua Serbisë pa doganë për një kohë të gjatë si “kompenzim” se nuk doli në det. Dhurat është e framncezëve dhe anglezëve, të cilët e shkatrruan Pernadorinë “porshqiptere”-Austro Hungarinë dhe e krijuan në Versaj Pernadorinë Jugosllave (lexo serbe) duke ia rritur mendjën Serbisë se po e “përtrinë kohën e car Dushanit”. Po, po luftë e egër është bërë nepër kancalari të Evropës për ta krijuar “Kombin jugosllav”, luftë kjo që e zavendsonte rrolin e Rusisë Cariste por që vepronte “ilrgalisht” me emrin e Kominternit ku ngjyra e kuqe ishte sibol i xhakut të sllavëve alkoholistë”-Trocki si hebrej).

  1. Çështja e Kurt Valdhajmit

A nuk është lufta 1939-1944 dëshmi se ishim në anën e fashizmit duke ia dorëzaur Kurorër e Skenderbeut Viktor Emanuellit, po edhe duke themeluar Parti Fashiste që e drejtonte Kolë Bib Mirakaj (1939.40). Po çfra rroli pati Rregjenca shqiptare me seli në Tiranë (1943/44), për çka nuk është prapa saj edhe Lidhja e Dytë e Prizrenit (1943/44). Po dokumentet gjermnane katerciprisht e vertetojnë se Zona okupuar e Kosovës nga Gjermanët dhe Millan Nediqi kurrë nuk janë administruar nga Tirana. Lidbhur me këtë po propogandohet se “Shqipëria në shtator 1943/44 ka qenë neutrale”. Ju përgjigjem se E Frashëri shkoi në Berlin dhe kërkoi që të hapën ambasadat e shtetit shqiptar në Zvicër, Sofje dhe Ankara. Shtabi i Fyrerit i refuzoi me elgancë-Jo, ska Shqipëri sobvrane.  Shtrohet edhe pyetja: ku i muarën rrogat xhandarët dhe nëpunësit e zons okupuar gjermane-imerrnin nga Beogradi. Në lidhje me këtë Armata “E” gjermane ka qenë njera ndër më të njohurat për Rajhun e Tretë Gjerman. Kjo armatë komandohet nga Gjenerali Fon Leri. Zëdhës i kësaj armate është Kurt Valdhajmi. Kjo armatë është e njohur për mizori ndaj hebrenjëve në Greqi (shtabin një kohë e kishte në Selanik, pastaj në terhiekje shtabi u vëndos në Mitrovicë (tetor 1944), pastaj në Sarajevë dhe Maribor… Kjo armatë i ka 50 fletore DITAR. Pas luftës 2 fletore ekspertët i kanë krijuar edhe 2 fletore REGJISTËR të emrave. Në këtë ditar Kurt Valdhajm është i cilsuar si funksionar i larë nazifashist. Eshtë përgjegjës për disa mizori në Greqi, në Banjallukë, për mizorinë në Prishtinë më 23 tetor 1944 me që rast pushkatohën 92 partiotë shqiptar, prej tyre 32 studnetë, e të tjerët me shkolla të mesme, të gjithë nga Shqipëria Bregdetare) por të gjithë të njohur si antifashist. Prej tyre, një ka shpëtuar dhe kujtimin e tij e ka botuar në dy faqe në “Rlindja”.

Shtrohet pyetja: Kurt Valdhajm ishte Sekretar i OKB-ës. Po e bëri ai nodnjë lëvizje sa ishte sekretar i OKBës, duke akuzuar Jugosllavinë për mizoritë që ua bënte shqiptarëve. Jo, asnjë fjalë kurrë. Shtrohet pyrtja e pyejeve: Pse Stejdepartamenti i SHBA-ve e shaplli PERSON NON GRATA Kurt Valdhajmin?. Folni kritizerë, se ju e njihni historinë e prralave dhe interesave të xhepit, është punë e juejs si zejtari, madje shumë mirë e pati skalitë Faik Konica, duke ju quajtur tregtarë flamujsh.

Heshtni “mergata e qyqeve”, se tradhta dhe krimi nuk mund të mbulohet me shosh. Mjaftë më me qyqari mjerane: “na ka çliruar ky e ai pushtet”. Okupatori është okupator. Miqësi në politikë nuk ka ka por ka vetëm interes. Shqiptaia kurrë nuk duhet ta humb besimin në armet e veta, zakonte dhe traditën kombëtare.

Shkrimi iu kushtohet: Hasan Prishtinës, Adem Demaçit, Akademik Ali Hadrit, Prof Ukshin Hotit, Gjeneral Tahir Sinanit nga Tropoja dhe Gjeneral Dilaver Goxhajt (Shpetim Golemit) nga Gjirokratsra, që duhet për të na shërbyer si shkollë, se kah duhet rreshtohemi, për të jetuar të lirë në trojet tona pellazgo-ilie, si kombi më i lashtë i Evropës.

Më 20.06.2023   

Albin Kurti e ka fituar luftën politikisht ndaj antishqiptarëve!

1

Shkruan: Luan – Asllan Dibrani  

-Natyrisht, zhvillimet e fundit në rajon, në veçanti tensionet e larta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për  situatën  në veri të Kosovës, është një luftë e të gjithëve në garë politike,  qe zoti Albin Kurti  i sfidoj   politikisht   nga  pozicionet  antishqiptarë qe të gjithë ? 

-Serbia  dhe Evropa  dhe disa  forca  ndërkombëtare, fatkeqësisht edhe  opozita kosovare e bashkuar me ta, si zorrë nëpër këmbë  në  aleancë për ta rrezuar politiken e Albin Kurtit , qe po mbron Republikën   e Kosovës… ata ranë ne fushën e betejës politikisht.    Albin Kurti e fitoj  luftën.   

Në kohët  e fundit shihet një dukuri  e  papranueshme ndaj Kosovës, respektivisht presioneve dhe kërcënimeve edhe nga   SHBA-të , po edhe nga BE-ne , vetëm e vetëm pse kryeministri Kurti, po e zbaton ligjshmërinë dhe po e shtrinë sovranitetin në pjesën Veriore të Kosovës!?

Njëanshmëria e tyre  me deklarata  duke kritikuar pa kurrfarë baze vetëm Kosovën, mund t’a destabilizoj  jo vetëm  Kosovën, por edhe rajonin  ballkanik  nga  e cila nuk mund ti shpëtoj   as Shqipëria e  Edi Rames  këtij  konflikti, dhe të eskaloje sigurinë në Kosovë. Kjo tezë   u vërtetua edhe gjatë sulmeve dhe përleshjeve të bandave kriminale serbe në Veri të Kosovës kundër policët së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve?

Gjykoj se SHBA-të dhe BE-ja, ende nuk e kanë kuptuar politiken  e Aleksander Vuçiqit? 

Gjykoj se SHBA-të dhe BE-ja, ende nuk e kanë kuptuar politiken  e Aleksander Vuçiqit, dhe derisa nuk e kuptojnë këtë, kriza në Veri, jo vetëm se do të vazhdojë, por do të eskalojë dhe rrezikojë tërë Ballkanin Perëndimor. 

Kryeministri Albin Kurti, duke i mbrojtur interesat e Republikës së Kosovës , i lakuriqësoj politikat e opozitës  kosovare  e cila qëndroi mbi 20 vite në pushtet, qe e bënë Republikën e Kosovë si një republikë të nënshtruar, kontrolluar dhe dirigjuar nga Serbia?! 

T’iu rikujtojmë këtyre analfabeteve  dhe   se  nëse ja  lëmi  Mitrovicën  Serbisë,   ne  e paskemi bërë  lutën   shekullore   për së koti !

Njëanshmëria  dhe  tyxharët e PDK-së ,LDKsë , dhe AAk-se, e  opozitës  në Kosovë   për korrigjimin e kufijve, fatkeqësisht edhe sot  po e  përforcon  Beogradin. 

Pretendimet  e kësaj klase politike dhe këtyre  tyxharëve  me tokat tona  te Republikës së   Kosovës . T’iu rikujtojmë këtyre analfabeteve  dhe   se  nëse ja  lëmi  Mitrovicën  Serbisë,   ne  e paskemi bërë  lutën   shekullore   për së koti  !!!… Serbisë   i nevojitet miniera  e Trepçës dhe liqenin i  Ujmanit, se për një  grusht  serb, as Serbia,as Rusia s’kane   kurrfarë brenge. Ata duke u thirrur  ne teoritë e  Vuçiqit, të Edi Rames dhe opozitës kosovare se, serbët “janë të rrezikuar nga Albini”, duke mos e çarë kokën, as Evropa por edhe Amerika, të cilat, po i rrinë  konfuze   duke  iu nënshtruar edhe qëndrimeve  të opozitës kosovare. 

Nuk  di se  çfarë  argumentesh  kukohen qe këtu ,  po cenohet  integriteti  i Kosovës, kur gati pati edhe viktima ne mesin e ushtarëve të KFOR-it, të cilët, ne vend se t’i mbrojnë kufijtë sipas Rezolutës 1244 ato forca  bien nen ndikimin  e propagandës .

Qëndresa e Kryeministrit Kurti dhe udhëheqjes aktuale të Republikës së Kosovës, iu kanë  bluar ne  dore  politiken  te gjithë faktorëve te brendshëm  e të jashtëm  prandaj nuk ka përkulje. 

Nga këto sjellje dhe qëndrimet politike evro-amerikane, duhet ta kenë të qartë nëse këto janë presione ndaj Kryeministrit Albin Kurti për ta detyruar që të dorëzon  Veriun e Kosovës  ndaj këtij shantazhi përmes forcës, politike, diplomatike, ekonomike dhe ushtarake, duhet të jeni të vetëdijshëm se, populli shqiptar, jo vetëm i Kosovës , por i gjithë shqiptarëve 

  qe pa drejtësisht i  copëtuan ne  këto shtet  si në:, Shqipëri, Kosovë ,Mal të Zi ,Maqedoni ,Serbi, Greqi , Turqi   dhe diasporën  shqiptare anembanë  botes , kurrë një gjë të tillë, nuk do ta pranojnë. 

Populli i Kosovës e ka treguar  vendosmërinë  qe përmes  votës  se vet  janë me Albin Kurtin, sepse  ai po mbron Kosovën, demokracinë, shtetin, institucionet, dinjitetin e territorin e Kosovës  nga tkurrja e mëtutjeshme nga Rusia dhe Serbia. 

Albin Kurti është lideri politik që ka bërë histori në Kosovë, prandaj kjo qasje me ultimatume ndaj tij nuk ndihmon Kosovën, as nuk  kërcënohet   Albin Kurti. 

Qëndresa e Kryeministrit Kurti dhe udhëheqjes aktuale të Republikës së Kosovës, iu kanë  bluar ne  dore  politiken  te gjithë faktorëve   te  lartshënuar se  me kërcënime, as me sanksione as me kurrfarë mase nuk munden ta  stabilizojnë këtu gjendjen. 

 -Ata e kanë studiuar gjendjen  ne terren ,  se në rast te një  përshkallëzimi    te situatës me tutje    ne këtë  zjarre   do te  futen  edhe  vete  Evropa ,prandaj   matnu, se çka po veproni   më  shqiptarët. 

-I bej thirrje  opozitës  qe vodhën deri dje, tërhiquni dhe  shmangnju  politikës  pro serbe,  sepse  te paret qe  do te  digjen  qofte politikisht qofte në  front  lufte, ju do te jeni   humbësit e betejës…