Kreu Blog Faqe 1025

Kryeministri Kurti u mirëprit nga Sekretari për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Cleverly

0

Londër, 26 qershor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit sot në takim nga Sekretari për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly. 

Falënderues për mikpritjen dhe bashkëpunimin e sekretarit Cleverly, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe popullit të saj në të gjitha etapat e shtetformimit, shtetndërtimit dhe zhvillimit.   

Në takim u fol për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë dhe fushat në të cilat ato mund të forcohen e thellohen. 

Zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës dhe situata në katër komunat në veri të vendit ishin po ashtu temë e këtij takimi. Kryeministri Kurti e njoftoi sekretarin Cleverly me propozimin e tij për shtensionimin e situatës, duke theksuar se sundimi i ligjit është parimi bazë për adresimin e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve gjatë ditëve të tensionuara në ato komuna dhe që mundëson mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në po ato komuna, e të cilat duhet të jenë gjithëpërfshirëse, të lira e demokratike dhe me fushatë të hapur dhe fer. 

Kryeministri Kurti po zhvillon një vizitë pune dyditore në Britani të Madhe. Ky ishte takimi i dytë i tij me sekretarin Cleverly. Takimi i parë ishte mbajtur në tetor të vitit të kaluar, po ashtu në Mbretëri të Bashkuar.

Rrëfimi i Jonuz Canit , alpinistit 77-vjeçar që u ngjit në majen e Kilimanxharos, që “e ka thesar në jetë”

0
Tashmë otorinolaringolog i pensionuar nga Gjilani, Jonuz Cani me prejardhje nga Llashtica e Gjilanit, ka vendosur të fokusohet në sportin e bjeshkatarisë, më saktësisht në alpinizëm, duke u ngjitur në maja mijëra metra të larta.
Ani pse dashurinë për këtë sport e ka tash e 60 vjet, 77-vjeçari, deri vonë, nuk ka mundur të ndajë shumë kohë për të, për shkak të jetës së tij profesionale.

“Maja më e lartë që kam ngjitur, është maja Kilimanxharo [mbi 5.000 metra]. Kjo ka ndodhur në vitin 2001… Kam shëtitur Tanzaninë dhe e kam shfrytëzuar rastin për ngjitje me guidë në Kilimanxharo. Ajo është një majë vullkanike me një krater shumë mbresëlënës, e që e kam si thesar në jetë”, thotë Cani për Radion Evropa e Lirë.

Maja e parë ku është ngjitur, thotë se është ajo e Stubllës në Kosovë, dekada më parë.

Jonuz Cana në majën e Hajlës, që është maja më e lartë në Rugovë me një lartësi prej 2.403 metrash. Tetor, 2022

Ai thotë se edhe në ditët më të zëna, është munduar të mos e ndalë aktivitetin e ecjes.

“Vërtet unë kam qenë i zënë shumë në aspektin profesional. Një kohë prej 10-15 vjetësh kam qenë i vetmi në këtë lëmi, dhe kam pasur frekuencë shumë të madhe të pacientëve. Por, dëshira për bjeshkatari ka bërë që unë të gjej kohë dhe të mos ndalem kurrë”, thotë Cani, i cili ka punuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Ai thotë se para 60 vjetësh, kur ka nisur të merret me këtë sport, ka qenë bjeshkatari i parë zyrtar, i regjistruar në Kosovë.

“Në atë kohë ka funksionuar një shoqatë e bjeshkatarisë, e quajtur Frushka Gora, dhe unë kam qenë pjesëtar i asaj shoqate. Me atë shoqatë kemi realizuar shumë ngjitje”, kujton Cani.

Një prej faktorëve që e ka shtyrë në këtë sport, thotë se është Llashtica e Gjilanit, fshati ku ka lindur, i cili gjendet në pjesën lindore të Kosovës. Natyra e tij thotë se ishte motiv për të.

“Ta them të drejtën, unë si fëmijë jam rritur në pjesët rurale, në një fshat, dhe gjatë gjithë kohës kam qenë i preokupuar me bjeshkë. Më shumë kam ndenjur në bjeshkë, sesa në shtëpi… Kemi bjeshkë të shenjta, neve natyra na ka dhuruar aq begati të madhe në këtë aspekt, saqë ne, në të vërtetë, jemi shumë neglizhentë në shfrytëzimin e të mirave të saj”, thotë Cani.

Sipas tij, interesimi për bjeshkatari është gjithnjë e më shumë në rritje.

Me formimin e klubeve të ndryshme në mbarë Kosovën, thotë ai, të rinjtë dhe të rejat janë shumë kureshtarë për këtë sport.

“Të gjithë nga jashtë, prioritet e kanë Majën e Lubotenit. Maja e Lubotenit është maja më atraktive e bjeshkëve tona”, thotë Cani.

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke bërë alpinizëm dhe mal

Ai thotë se ngjitjet i bën kryesisht me shoqërinë e tij, por nganjëherë edhe vetë.

“Ngjitja është një sfidë mjaft e madhe dhe në momentin kur bjeshkatari mbërrin në majë, kënaqësia është e papërshkrueshme. Besoni se aty derdhen lot, aty bëhen përqafime të ngrohta… Njeriu, siç ka nevojë ditore të ushqimit, ashtu ka nevojë edhe për shujtë sportive ditore, javore… ”, thotë 77-vjeçari.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe bar

Nga Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës thonë për Radion Evropa e Lirë se i kanë të regjistruara 22 shoqata dhe klube të bjeshkatarëve, me një numër prej 1.150 bjeshkatarësh dhe alpinistësh.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Sipas kësaj federate, grup-moshat më aktive në ngjitje janë nga 18 deri në 50 vjeç, por ka edhe bjeshkatarë aktivë deri në moshën 70-vjeçare.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe mal

Derisa kujton ngjitjen e vështirë në Materhorn të Zvicërs, Cani thotë se, së shpejti, synon të ngjitet në majën e majen e Musalles në Bullgari.

Ish-shefi i mbrojtjes së Britanisë i frikësohet një sulmi të Wagner nga Bjellorusia

0

Anja Ariel Tørnes Brekke, VG

Ish-shefi i mbrojtjes së Britanisë, Richard Dannatt, ka frikë se mercenarët nga grupi Wagner do të përdorin Bjellorusinë si bazë për sulme të reja në Ukrainë.

Udhëheqësi i grupit Wagner Yevgeny Prigozhin të shtunën anuloi një rebelim kundër udhëheqjes ushtarake në Moskë në këmbim të amnistisë për veten dhe mercenarët e tij.

Si pjesë e marrëveshjes, vetë Prigozhin po zhvendoset në Bjellorusi, por aktualisht është e paqartë se sa nga ushtarët e tij do të ndjekin. Nëse ka shumë, Richard Dannatt ka frikë

se Bjellorusia mund të përdoret si bazë për sulmet kundër Kievit nga veriperëndimi.

“Fakti që ai ka shkuar në Bjellorusi është arsye për shqetësim”, thotë ish-shefi i mbrojtjes britanike për Sky News.

Besohet se grupi Wagner numëron rreth 25,000 ushtarë dhe këta kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përpjekjet e Rusisë për të pushtuar zona të reja në Ukrainë.

– Nëse Prigozhin ruan një forcë efektive luftarake rreth tij, atëherë ai do të përbëjë përsëri një kërcënim për krahun ukrainas që është më afër Kievit, thotë Dannatt.

Pikërisht nga ajo pjesë rusët filluan pushtimin e tyre në Ukrainë më 24 shkurt të vitit të kaluar, thekson ai.

Dannatt beson se është “shumë e mundur” që Rusia të përdorë grupin Wagner për të bërë një përpjekje tjetër për të marrë Kievin.

(NTB)

Letërsia moderne shqiptare në Kosovë dhe diasporë

4
Nga: Flori Bruqi , Prishtinë

E pasur dhe e bukur është gjuha shqipe, nga e cila shqiptarët krijuan një kult të vërtetë; megjithëkëtë është fare pak e zhvilluar: rrethanat historike krejt të posaçme dhe sidomos një sundim i huaj prej më shumë se 5 shekujsh i vonuan për një kohë shumë të gjatë çdo farë rilindje kulturore popullit shqiptar të dashuruar për liri.

Letërsia shqiptare që zhvillohet në vitet e tridhjeta në Kosovë, kishte disa shenja parandaluese: ajo ishte e shkëputur nga letërsia amë dhe nga një pjesë e traditës letrare.

Letrarët dhe letërsia në Kosovë, pothuaj nuk ishin fare në kontakt me të dhe nuk ishin të informuar për atë çka ndodhte në fushën e letërsisë brenda kufirit të shtetit shqiptar.

Në Kosovën letrare herë pas here ilegalisht, mund të depërtonte ndonjë vepër ose autor nga periudha e viteve 1930, kryesisht përmes atyre pak nxënësve që shkolloheshin aso kohe në Shqipëri.

Pas luftës nacional –çlirimtare ( vitet 1950), krijuesit e parë të letërsisë shqiptare në Kosovë , për mbështetje kishin kryesisht letërsinë gojore (të pasur) dhe fare pak kishin vepra nga fondi letrar i traditës si dhe kishin fare pak përvojat e huaja letrare, në radhë të parë ato sllave.

Nga emrat e shkrimtarëve, të cilët e kishin filluar veprimtarinë e vet letrare para luftës, do të përmendim këtu vetëm Esat Mekulin , Hivzi Sulejmanin.

Esat Mekuli u shqua me lirikën e angazhuar shoqërore dhe kombëtare të shkruar gjatë viteve 1930, ndërsa Hivzi Sylejmani solli përvojën e parë më serioze në llojin e prozës së gjatë me romanin dy vëllimesh “Njerëzit I” dhe “Njerëzit II”, si dhe “Fëmijët e lumit tim”.

Para tyre Hivzi Sulejmani do të shkruante disa nga tregimet, që edhe sot tingëllojnë moderne.

Ishte poezia ajo që arriti majat e letërsisë shqiptare në Kosovë, duke filluar nga fundi i viteve 1950 -2014 e sidomos me emrat: Mark Krasniqi,Din Mehmeti, Fahredin Gunga, Rrahman Dedaj, Enver Gjerqeku, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Besim Bokshi, Eqrem Basha, Sabri Hamiti , Flora Brovina ,Iljaz Prokshi,Afërdita Skënderi ,Gani Xhafolli, Naim Kelmendi,Agim Vinca,Nuhi Vinca,Fahredin Shehu e shumë të tjerë.

Ndërsa në prozë dalloheshin: Anton Pashku, Ramiz Kelmendi, Azem Shkreli, Nazmi Rrahmani, Rexhep Qosja, Rexhep Hoxha,Mehmet Kajtazi, Mehmet Kraja, Ramiz Kelmendi , Shyqri Galica Adem Gashi, Musa Ramadani, Iljaz Prokshi, Agim Vinca,Nuhi Vinca,Naim Kelmendi,Abdyl Kadolli,Gëzim Ajgeraj e disa të tjerë.

Edhe në Kosovë shumë shkrimtarë patën fatin të burgosen, të persekutohen apo të arratisen e të jetojnë jashtë truallit të tyre(Adem Istrefi etj).

Pushteti serb ushtronte dhunën më të egër ndaj intelektualëve që me pushtetin e fjalës përpiqeshin të afirmonin vlerat kombëtare shqiptare.

Kështu e pësuan rreptë nga kjo censurë: Adem Demaçi, Ramadan Rexhepi, Kapllan Resuli (i cili pasi u arratis në Shqipëri u burgos edhe këtu) etj.

Krahas letërsisë shqiptare që krijohej dhe botohej kryesisht në Prishtinë, ajo krijohej dhe botohej edhe në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë, kryesisht me prozën dhe poezinë e Murat Isakut, Teki Dervishit, Abdylazis Islamit, e më pas, me veprën letrare të Resul Shabanit, Adem Gajtanit, Agim Vincës, Din Mehmetit etj.

Vlenë të përmendet dhe një personalitet i shquar i kulturës, Luan Starova, (shqiptari më i përkthyer sot pas Ismail Kadaresë etj ), por shumica e veprave të tij nuk janë në gjuhën shqipe.

Letërsia moderne shqiptare në diasporë

Edhe pse e zhvilluar në kushte të një izolimi gjeografik e ideologjik, fati dhe perspektiva e letërsisë bashkëkohore shqiptare atë duhet ta vështrojmë edhe nga konteksti më i gjerë gjeografik, pra edhe përtej kornizës ngushtësisht nacionale.

Pavarësisht nga zhvillimet brenda Republikës së Shqipërisë, si dhe brenda viseve etnike si: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Luginë të Preshevës, Çameri ,kjo letërsi pati dhe njohu zhvillime dhe në diasporë.

Sa i takon zhvillimeve të saj në diasporë, letërsia shqiptare mund të shikohet gjeografikisht brenda dy vatrave: Vatra historike e diasporës shqiptare: Greqi, Rumani, Bullgari, Turqi, Danimarkë, Norvëgji, etj. 

Vatra të reja të diasporës shqiptare: Itali, Francë, Zvicër, Gjermani, Danimarkë, Norvegji ,Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Canadë etj.

Zhvillimet më të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore shqiptare në diasporë ndodhën në Itali, aty ku sot e kësaj dite jetojnë rreth 90.000 arbëreshë, që vazhdojnë të flasin shqipen.

Në përgjithësi mund të thuhet se një “rilindje” e letërsisë arbëreshe ndodhi diku rreth fundit të viteve 1950, kur dhe nisi të botohej në Romë revista “Shejzat”nga Ernest Koliqi , e më pas revistat “Zgjimi”, “Katundi ynë”, “Zjarri”, “Zëri i Arbëreshëvet”, “Lidhja”, “Bota shqiptare” etj.

Këto revista ndikuan në krijimin dhe publikimin e një brezi poetësh e shkrimtarësh që shkruanin në arbërisht.

Veç të tjerash, një pjesë e tyre funksionoi edhe si shtëpi botuese, duke publikuar vepra të tëra me poezi ,si dhe vepra të ndryshme letraro-publicistike.

Ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të kësaj vatre duhen përmendur:Francesko Solano (1914), i njohur me pseudonimin Dushko Vetmo, i lindur në Kozencë.

Dushko Vetmo, pas një periudhe të gjatë qëndrimi në Argjentinë, Uruguai dhe Kili, ku dhe shugurohet për prift, Françesko Solano alias Dushko Vetmo, kthehet në vendlindje. 

Ai ishte aktivë në shumë fusha letrare – ishte poet , prozator dhe dramaturg.

Ndër veprat e tij më të rëndësishme janë : “Burbuqe t`egra,” 1946, “Shkretëtira prej gurit”(dramë, 1974), si dhe “Tregimet e Lëmit ” etj.

Domenico Bellizzi (1931), ishte prift nga Frasnita.Ai është i njohur me pseudonimin Vorea Ujko. Është një ndër trashigimtarët më të denjë të Jeronim De Radës si dhe të Zef Serembes.

Vorea Ujko alias Domenico Bellizzi me poezinë e tij arriti nivele të spikatura të ligjërimit poetik, veçanërisht me veprat: “Zgjimet e gjakut”, “Këngë arbëreshe”(1982),” Hapma derën zonja meme”( 1990) etj.

Karmell Kandreva (1931), poet, bartës i identitetit kombëtar me anë të një ligjërimi poetik origjinal si dhe luftëtar i angazhimit social të arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës origjinale, ka shkruar triologjinë poetike: “Shpirti i arbërit rron”; “Shpirti i arbërit rron”,” Arbëreshi tregon”, ‘Vuan dega e hershme” etj.

Zef Skiro Di Maxhio (1944), poet, përkthyes dhe dramaturg i shquar. I angazhuar edhe si drejtor i revistës “Bota shqiptare”, i shquar për tonin e tij ironik e shpesh sarkastik, ai është autor i rreth dhjetë librave poetikë, ndër të cilat vlen të përmenden: Nëpër udhët e parrajsit shqiptare e t`arbreshë. Poemë gjysmëserioze arbëreshe si “Orëmira”, “Për tokën fisnike të Horës” etj.

Padyshim që letërsia arbëreshe vazhdon jetën me të tjerë shkrimtarë, shumica syresh të rinj, duke luajtur kështu një rol të rëndësishëm në diversitetin kulturor shqiptar, por edhe atë italian.

Një tjetër vatër e rëndësishme historike, ku kanë lulëzuar shkrimet shqipe që në fundin e shekullit XIX dhe ku jeta kulturore e elementëve shqiptarë ka qenë e organizuar më së miri, është Rumania.

Një ndër personazhet më të rëndësishëm të letrave bashkëkohore shqiptare është Viktor Eftimiu (1889 – 1972) , autor i rreth njëqind vëllimeve letrare të shkruara në rumanisht.

Mjaftë prej veprave të tij dramatike janë ndërtuara mbi bazën e motiveve shqiptare e të fëmijërisë së tij në malet e vendlindjes.

Po aq e rëndësishme sa është edhe Rumania në pikëpamje të jetës kulturore shqiptare mbetet edhe Bullgaria, ku janë njohur organizime të hershme të komunitetit shqiptar.

Një figurë mjaft e rëndësishme në letërsinë tonë shqipe është edhe Thoma Kaçori, i cili shkroi në shqip disa romane e libra me tregime.

Në vatrat e reja të zhvillimit të letërsisë bashkëkohore shqiptare hyjnë ato vende në të cilat emigruan për motive kryesisht politike një pjesë e shkrimtarëve të talentuar shqiptarë, që duke mos u pajtuar me diktaturën dhe duke ndjerë etjen për liri, realizuan në periudha të ndryshme të regjimit komunist eksodet e sforcuara.

Një nga shkrimtarët e diasporës me peshë më të madhe që jetoi e krijoi në Gjermani, është Martin Camaj (1925 – 1992). Vepra e tij hyë në fondin më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqiptare.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi veprimtarinë më të madhe studimore e letrare është Arshi Pipa (1920- 1997), një ndër punëtorët më të mëdhenj të letrave shqipe, intelektual i shquar, poet, përkthyes, studiues e polemist.

Më 1944 ai drejtoj revistën “Kritika” dhe po këtë vit botoi librin e parë me poezi Lundërtarë. Në SHBA, ku emigroi në vitin 1958, punoi si profesor në disa universitete amerikane deri sa doli në pension.

Si dëshmi e asaj që kishte përjetuar në kampet dhe burgjet komuniste ai botoi në Romë vëllimin me poezi “Libri i burgut 1959”, dhe më vonë dhe vepra të tjera.

Vlenë theksuar edhe një dyzinë shkrimtarësh dhe studiuesish letrarë që krijojnë në diasporë si Ernest Koliqi, Kostë Çekrezi, Gj.Bubani, S.Malëshova, Z.Fundo, Tajar Zavalani ,Eshref Ymeri, Rasim Bebo, Gjek Marinaj, Kolec Traboini, Agim Bacelli,Adnan Mehmeti,Kozeta Zylo,Raimonda Moisu,Iliriana Sulkuqi,Rita Salihu,Mëhill Velaj, Anton Kote, Sotir Andoni ,Peter Prifti, Dalan Luzi,Zef Pergega, Luigj Çekaj, Albana Mëlyshi, Ramiz Gjini, Dalip Greca ,Fatmir Terziu, Engjell Shehu, Gëzim Ajgeraj , Elvira Dones, Ornela Vorpsi, Anilda Ibrahimi, Besa Myftiu ,Kozeta Nushi ,Hasan Aliaj , Shefqet Dibrani,Brahim Avdyli, Ymer Shkreli,Pal Sokoli etj.

Në gjuhë të huaj, por me tema shqiptare

Vlenë theksuar që në diasporë kemi disa poetë që shkruajnë në gjuhë të huaj .Ata medoemos duhet të përfshihen në historinë e letërsisë shqipe apo duhet të konsiderohen pjesë e letërsisë së gjuhëve në të cilat krijojnë, shtrohet thuajse në të gjitha konferencat shkencore që zhvillohen në Tiranë, Prishtinë,Shkup , Tetovë.

Në Itali është prezent një numër bukur i madh i letrarëve shqiptarë që shkruajnë libra në gjuhën italiane me botimet e tyre, fare pak njihen në Shqipëri.

Shkrimtarja rumune Herta Muller ,e cila shkruan në gjuhën gjermane do t’u drejtohej me këto fjalë atdhetarëve të saj kur mori çmimin “Nobel” në letërsi:…” sepse dhe ne vetë mendojmë -se ata nuk janë shkrimtarët tanë”…“Atdheu është çka flitet” Fenomei i tillë është botëror , ku shqiptarët nuk kanë pse të jenë përjashtim.

Nuk është një proces i stisur apo i paramenduar. Ai lind së brendshmi dhe nuk është thjesht një proces normal i të shkruarit. Janë shumë shkrimtare të ekzilit , që po prezantohen me shumë sukses në botën letrare .Kësaj radhe veçojmë pesë shkrimtare femra.

Elvira Dones që botohet nga “Feltrinelli” dhe “Einaudi”, Anilda Ibrahimi , Ornela Vorpsi (‘’Einaudi’’) dhe Kozeta Nushi-Alikaj, janë katërshja e letërsisë shqiptare e mërgimit në Itali.

Kësaj katërshje i bashkohet edhe Besa Myftiu, që jeton në Zvicër e boton në Francë me logon e shtëpisë botuese të Parisit “ Fayard”.

Përtej faktit se shkruajnë në gjuhë të huaj dhe jo në gjuhën e nënës, ajo çfarë i bashkon këto shkrimtare është dhe tematika që trajtojnë në veprat e tyre.

Shkrimtaret tona shkruajnë , në veten e parë e here –herë në vetën e tretë.

Kjo gjë është gjithmonë e pranishme. E shkuara gjithashtu; fëmijëria nën diktaturë, mentaliteti, dramat sociale, zakonet dhe kanunet e vendit të origjinës janë pjesë e rrëfimeve në krijimtarinë e tyre. Tema të identitetit mbeten të preferuara për këto autore shqiptare, që jo rastësisht kanë zgjedhur të krijojnë në gjuhë të huaj…

“Shkrimi në gjuhë të huaj të jep liri, distancë” thotë shkrimtarja Besa Myftiu. Ajo për fat të keq historitë e saja nuk i shkruan në shqipen tonë të bukur.

Ndjehet e frustruar kur tenton të shkruajë në shqip. I druhet dhe paragjykimeve , ndaj ka zgjedhur rrëfimin në gjuhën frënge. Ajo është e bija e shkrimtarit Mehmet Myftiu.Besa Myftiu , ka botuar 9 libra në frëngjisht, i fundit është libri “Dashuri në kohën e komunizmit”, botuar nga “Fayard” në Francë.

Edhe shkrimtares Ornela Vorpsit gjithaq i nevojitej distanca për ta parë më qartë të shkruarën. Italishtja ishte për të një zgjedhje organike. Ajo thotë : “Po të kisha jetuar në Shqipëri, ndoshta nuk do isha bërë shkrimtare. Ishte ekzili që më tregoi këtë rrugë. Nuk ishte ndonjë zgjidhje për të tradhtuar Shqipërinë, siç më sulmojnë shpesh. Ishte një zgjidhje shumë organike. Duke menduar pse kisha nevojë të shkruaja në italisht, pashë se në mënyrë organike kisha nevojë për distancë nga ajo çka tregoja”(përfundon citati).

Ajo veten tashmë e sheh si shkrimtare në një vend të huaj e që shkruan po ashtu në një gjuhë të huaj.

Ornela Vorpsi vazhdon të shkruajë në gjuhë italiane, por siç thotë dhe vetë, në të njëjtën kohë mendon dhe flet katër gjuhë.

Gjuha e nënës mbetet gjuha e parë, sepse shqipja për të është gjuha që mbart kujtimet e fëmijërisë e për këtë ajo ndjehet thellësisht e tërësisht shqiptare. “Besoj se gjuha e romaneve të mia është një sintezë e shumë kulturave, e shumë gjuhëve të përzierja së bashku”.

Janë të paktë shkrimtarët që arrijnë të jenë kreativë në dy gjuhë të huaja, por Elvira Dones sigurisht që ia ka dalë. Ajo është shkrimtare, gazetare dhe dokumentariste, autore e shtatë romaneve, dy vëllimeve me tregimeve, artikujsh e filma dokumentarë.

Tema si prostitucioni, drama sociale, lufta etj., e kanë bërë Elvira Donesin shkrimtare të mirëpritur në qarqet letrare. Letërsinë e saj e shkruar në dy gjuhë; në gjuhën e nënës shqip dhe në gjuhën italiane. Raporti i saj me gjuhën që zgjedh për të shkruar fillon qysh kur libri nis të ngjizet.

Ajo thotë :“Është thelbësore atmosfera e fillimit, fjalitë e para ndoshta dhe një fjalë e vetme që “godet” në njërën gjuhë në vend të tjetrës”(përfundon citati). Pikërisht kjo i ndodhi Elvira Donesit kur shkroi romanin “Luftë e vogël e përkorë”, ritmi gjuhësor u krijua natyrshëm në gjuhën e saj të dytë, italishten.

“Pashë se kisha nisur rrëfimin në italisht edhe për një arsye tjetër, për të cilën me sa duket kisha nevojë: më shërbente si filtër mbrojtës”, thotë Dones .

Në këtë rast është ‘’terreni’’ për të cilën shkruan ai që zgjedh gjuhën, për shkrimtaren Elvira Dones. Ajo ka në proces dy libra; njërin të shkruar në gjuhën italiane dhe tjetrin në shqip, që shumë shpejt do të jenë në duart e lexuesve.

Edhe pse këto shkrimtare zgjedhin një gjuhë tjetër, bashkohen në një pikë: shfrytëzimi i temës së identitetit. “A ka nevojë të shkruaj në shqip për të rrëfyer Shqipërinë e sotme?”- bën pyetjen retorike Anilda Ibrahimi.

I ka qëlluar shkrimtares Anilda Ibrahimi të lexojë në shtypin shqiptar (online) sesi shqiptarët e fyejnë në komentet e tyre për zgjedhjen e italishtes si gjuhë letrare.

Ajo thotë : “Nuk ka asnjë akt tradhtie nga ana ime drejt gjuhës mëmë. Zgjedhjen time e shoh si përulje të një personi të ndërgjegjshëm që e do gjuhën e vet në atë farë mënyre sa të hiqet mënjanë duke thëne: unë s’jam në gjendje, ka të tjerë që e bëjnë më mirë se unë, Shqipëria ecën përpara edhe pa mua! Nuk jemi të pazëvendësueshëm…”(përfundon citati).

Kjo është revolta e saj në përballjen për së largu me lexuesin shqiptar. Ndoshta për këtë arsye ajo edhe Ornela Vorpsi refuzojnë vazhdimisht që librat e tyre të përkthehen në gjuhën shqipe.

Ëndërr për poeten shqiptare Kozeta Nushi-Alikaj është” Të publikoj shpejt librin në italisht.Do të desha që edhe Italia, që në të kaluarën i ka bërë keq Shqipërisë, të mbështesë futjen e saj në Bashkimin Evropian.Dhe grekët, që besojnë të jenë ortodoks, janë kriminelë dhe duhet të jenë të parët që të dalin nga Bashkimi Evropian.”(përfundon citati).

Kështu pohon Kozeta Nushi – Alikaj, një 40 vjeçare shqiptare, që po bën 10 vjet në Itali .Impenjimi i saj, interesi i saj i lartë për politikën, zbulohet menjëherë nga fjalët që zgjedh, nga argumentet që përcjell.

Në politikën shqiptare, po edhe në atë botërore, të gjithë flasin me fjalë të shëmtuara, që në fakt duhet të zhduken nga fjalori; populli nuk është injorant, është vetëm i lodhur, i dhembin veshët. Unë mendoj se të mirët janë pak dhe hiqen mënjanë, duke mos dashur të ngatërrohen në politikë.

Kozeta ka lindur në Vlorë, e njohur në botë me portin e saj të rëndësishëm detar, po është rritur në Fitore.Është kristiane, ortodokse, po thjesht preferon të quhet bijë e Zotit. Dhe e prekur thellë në shpirt, e përlotur, me fjalët që i mblidhen lëmsh në grykë, shqipton me shpirt të plagosur: – Mendoj se Zoti e ka sakrifikuar Shqipërinë… Jemi të vegjël, po jemi shumë të fortë edhe pse për më shumë se 500 vjet kemi qenë të shtypur nën thundrën e të huajve. Jemi pak, por jemi si pikat e oqeanit.

Do të doja që edhe gratë të jenë të interesuara për letërsine ,politikën, në mënyrë që bota të përmirësohet.

Kozeta është e diplomuar në gjuhë ruse dhe gjuhë angleze. Ka bërë disa përkthime librash të rëndësishme, ka përkthyer Dostojevskin, Çehovin që ishin autor të ndaluar në Shqipëri, si dhe ka përkthyer autorë norvegjezë nga gjuha ruse.

Më i madhi pasion i Kozetës është shkrimi – më parë një dëshirë; tani që kam zbuluar impenjimin politik, është edhe një mision, – të cilit i dedikohet jo vetëm në shqip, duke publikuar në italisht, falë mbështetjes së Carlo dhe Marina Salvadorit.

Kozeta, se shpejti do të botojë në italisht librin “Një jetë e mbetur ëndërr“.

Tashmë në qarkullim është libri poetik i autorës Kozeta Nushi –Alikaj “Rizgjimi i ëndrrave”nga Shtëpia Botuese “Rugova Art”-Prishtinë,2014.

Kohë më pare shkrimtarija shqiptare përktheu për herë të parë në shqip novelen e shkrimtarit rus F.M Dostojevski “E drojtura”(Krotkaja) të cilën e botoi Shtëpia Botuese “Aferdita & Omsca”-Tiranë.

Shkrimtari i mirënjohur Dritero Agolli,thotë: “Kisha kohë pa lexuar dicka kaq të bukur, – Pylli ynë po rrallohet, e ti do te jesh trashëgimtarja e vërtetë dhe e denjë e ditëve që do të vijnë,… e pendës që di të shkruaj kaq bukur shqip”,thotë Agolli për novelën e Dostojevskit “Krotkaja” e përkthyer nga Kozeta Nushi ,e cila ka studiuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, në Departamentin e Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike.

Xhelal Sveçla pas aksionit të Policisë së Kosovës , kur nga një veturë me tabela të Beogradit kanë konfiskuar një arsenal të armëve

0

Prishtinë, më 24 qershor 2023

Komunikatë për media 

Nr. 25/2023 

Prishtinë, 24 qershor 

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Gazmend Hoxha, kanë mbajtur sot një konferencë për media, ku ka folur për aksionin e suksesshëm të Policisë së Kosovës të cilët nga një veturë me tabela të Beogradit kanë konfiskuar një arsenal të armëve.  

Më poshtë keni fjalimin e plotë të ministri të Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla 

I nderuar Drejtor z. Hoxha, 

Të nderuar përfaqësues të mediave, 

Të dashur qytetarë,  

Që nga paslufta, Republika e Kosovës ka vijuar të përballet me agresionin e Beogradit zyrtar. Posaçërisht kohën e fundit dora e zgjatur e tyre ka intensifikuar sulmet terrosite ndaj Policisë së Kosovës, veturave të tyre dhe stacioneve policore, sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR e gazetarëve e deri tek brutaliteti ndaj qytetarëve tanë në veri të vendit. Siç tashmë jemi dëshmitarë, situate ka degraduar në kulm pas agresionit të Serbisë me ç’rast janë kidnapuar 4 pjesëtarë të Policisë së Kosovës me 14 qershor.  

Duke marrë shkas nga këto akte kundër ligjit, ne kemi intensifikuar punën për të siguruar qetësinë dhe një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët, në mënyrë që të parandalojmë tentativat për eskalim të situatës dhe cënim të rendit, sigurisë dhe sonvranitetit të vendit tonë.  

Arrestime të shumta janë realizuar, duke vënë në pranga kriminelë të cilët në të kaluarën për vepra të ngjashme janë toleruar e janë amnistuar. Të njëjtët kanë sulmuar gazetarët dhe KFOR-in, e me vite kanë kërcënuar e shantazhuar qytetarët tanë, veçanërisht komunitetin serb.  

Sundimi i ligjit për ne është prioritet. Ne po veprojmë sipas ligjit. Sovraniteti i Republikës së Kosovës është i paprekshëm. Andaj dhe arrestimet po ndodhin, sepse ne nuk mund të zmbrapsemi ndaj kriminelëve, dhe qëndrojmë të angazhuar për zbardhjen e të gjitha sulmeve dhe ruajtjen e të gjithë qytetarëve pa dalim. 

Ne nuk do ta ndalim përkushtimin tonë të përbashkët për ligjshmëri, kushtetutshmëri dhe legalitet në çdo cep të vendit. Për më tepër tash, kur ditën e djeshme, veprimet profesionale dhe puna serioze e Policisë së Kosovës dhe AKI-së, shmangën një sulm të planifikuar terrorist ndaj Republikës së Kosovës. 

Të dashur qytetarë, 

Siç edhe jeni njoftuar përmes kanaleve tona zyrtare, mbrëmë u identifikua një veturë me targa të Beogradit, rreth 100m larg Komunës së Zveçanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake. 

Siç edhe mund t’i shihni të ekspozuara këtu, ka shenja me simbolet e formacionit ilegal kriminal e terrorist “Brigada e Veriut”, shenja dalluese të njësiteve ruse, radiolidhje të njëjta me ato të Aleksandër Filipovic (ish-shef i operativës në drejtorinë rajonale të veriut) të cilat janë gjetur në zyrën ilegale të tij brenda objektit të Komunës së Leposaviqit, pajisje të formacionit kriminal e terrorist “Mbrojtja Civile” të cilat shërbejnë për shkaktim të trazirave e sulmeve terroriste.  

Këto mjete kishin për qëllim realizimin e sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë. 

Ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake.  

Të dashur gazetarë, 

Vetura që shihni këtu, me targa të Beogradit, e përfshirë në këtë rast është evidentuar si pronë e një ndërmarrje publike shtetërore e Serbisë. Saktësisht “Shoqëria Aksionare Hekurudha e Serbisë”.  

Është mëse e qartë kush qëndron pas sulmeve dhe përpjekjeve terroriste brenda vendit tonë.  

Pra, këtu në këto prova gjeni veturën e institucioneve të shtetit të Serbisë, radiolidhje të zyrtarëve serbë në Kosovë, simbole të Rusisë dhe të organizimit terrorist “Severna Brigada”. Panorama është më e qartë se kurrë. Granatat e dorës janë prodhim serb i vitit 2021, tashmë ka dëshmi që i njëjti lloj është përdorur në rastin kur janë plagosur ushtarët e KFOR-it me 29 maj në Zvecan. Fakti se janë prodhuar në këtë vit tregon se ky arsenal armësh nuk është i mbetur nga lufta 98-99 por është i sjellë nga Serbia, drejtpërdrejtë nga ushtria e Serbisë.  

Doza e dhunës dhe kriminalitetit nga Serbia po rritet. Bandat kriminale janë shndërruar në organizime terroriste. Por, ne nuk do i lejojmë të kenë sukses. 

I bëjmë thirrje Beogradit zyrtar të tërhiqet nga këto akte kriminale e tash edhe terroriste dhe të ndalojë tentativat dhe dëshirën për eskalim të situatës në vendin tonë.  

Gjithashtu dhe faktorit ndërkombëtar, që të reagojë ashpër ndaj këtyre ngjarjeve dhe ta dënojë sjelljen e dhunshme e terroriste të Serbisë ndaj Kosovës. 

Qytetarëve të Republikës së Kosovës, të të gjitha etnive, iu bëjmë thirrje që të vijojnë të qëndrojnë të informuar nga kanalet zyrtare të komunikimit të institucioneve shtetërore dhe të mos bien pre e dezinformatave. 

Do të vazhdojmë pa ndalur punën tonë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe ballafaqimin tonë me grupet kriminale e terroriste të Serbisë. Destabilizimi dhe dhuna që ata po e kërkojnë dhe nxisin, nuk do të kalojë. 

Po ashtu, unë do të kërkoj nga Qeveria e Kosovës që organizatat si Mbrojtja Civile dhe Severna Brigada të shpallen organizata terroriste.  

Ju Faleminderit. 

Në Zveçan, në automjetin e dyshuar me targa BG, konfiskohet një arsenal armësh dhe pajisje të ndryshme ushtarake

0

Prishtinë, më 24 qershor 2023 

Me datën 24 qershor 2023, ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, kanë mbajtur konferencë për media, ku kanë folur për aksionin e suksesshëm të Policisë së Kosovës në Zveqan të realizuar me 23.06.2023, të cilët nga një veturë me tabela të Beogradit kanë konfiskuar një arsenal të armëve. 

Më poshtë keni fjalimet e ministrit të Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla dhe drejtorit të Përgjithshëm të PK-së Kolonel Gazmend Hoxha. 

Forhåndsvisning av bilde

Fjalimi i ministrit: 

I nderuar Drejtor z. Hoxha, 

Të nderuar përfaqësues të mediave, 

Të dashur qytetarë, 

Që nga paslufta, Republika e Kosovës ka vijuar të përballet me agresionin e Beogradit zyrtar. Posaçërisht kohën e fundit dora e zgjatur e tyre ka intensifikuar sulmet tororiste ndaj Policisë së Kosovës, veturave të tyre dhe stacioneve policore, sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR e gazetarëve e deri tek brutaliteti ndaj qytetarëve tanë në veri të vendit. Siç tashmë jemi dëshmitarë, situate ka degraduar në kulm pas agresionit të Serbisë me ç’rast janë kidnapuar 4 pjesëtarë të Policisë së Kosovës me 14 qershor.  

Duke marrë shkas nga këto akte kundër ligjit, ne kemi intensifikuar punën për të siguruar qetësinë dhe një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët, në mënyrë që të parandalojmë tentativat për eskalim të situatës dhe cënim të rendit, sigurisë dhe sonvranitetit të vendit tonë.  

Arrestime të shumta janë realizuar, duke vënë në pranga kriminelë të cilët në të kaluarën për vepra të ngjashme janë toleruar e janë amnistuar. Të njëjtët kanë sulmuar gazetarët dhe KFOR-in, e me vite kanë kërcënuar e shantazhuar qytetarët tanë, veçanërisht komunitetin serb.  

Sundimi i ligjit për ne është prioritet. Ne po veprojmë sipas ligjit. Sovraniteti i Republikës së Kosovës është i paprekshëm. Andaj dhe arrestimet po ndodhin, sepse ne nuk mund të zmbrapsemi ndaj kriminelëve, dhe qëndrojmë të angazhuar për zbardhjen e të gjitha sulmeve dhe ruajtjen e të gjithë qytetarëve pa dalim. 

Ne nuk do ta ndalim përkushtimin tonë të përbashkët për ligjshmëri, kushtetutshmëri dhe legalitet në çdo cep të vendit. Për më tepër tash, kur ditën e djeshme, veprimet profesionale dhe puna serioze e Policisë së Kosovës dhe AKI-së, shmangën një sulm të planifikuar terrorist ndaj Republikës së Kosovës. 

Të dashur qytetarë, 

Siç edhe jeni njoftuar përmes kanaleve tona zyrtare, mbrëmë u identifikua një veturë me targa të Beogradit, rreth 100m larg Komunës së Zveçanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake. 

Siç edhe mund t’i shihni të ekspozuara këtu, ka shenja me simbolet e formacionit ilegal kriminal e terrorist “Brigada e Veriut”, shenja dalluese të njësiteve ruse, radiolidhje të njëjta me ato të Aleksandër Filipovic (ish-shef i operativës në drejtorinë rajonale të veriut) të cilat janë gjetur në zyrën ilegale të tij brenda objektit të Komunës së Leposaviqit, pajisje të formacionit kriminal e terrorist “Mbrojtja Civile” të cilat shërbejnë për shkaktim të trazirave e sulmeve terroriste.  

Këto mjete kishin për qëllim realizimin e sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë. 

Ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake.  

Të dashur gazetarë, 

Vetura që shihni këtu, me targa të Beogradit, e përfshirë në këtë rast është evidentuar si pronë e një ndërmarrje publike shtetërore e Serbisë. Saktësisht “Shoqëria Aksionare Hekurudha e Serbisë”.  

Është mëse e qartë kush qëndron pas sulmeve dhe përpjekjeve terroriste brenda vendit tonë.  

Pra, këtu në këto prova gjeni veturën e institucioneve të shtetit të Serbisë, radiolidhje të zyrtarëve serbë në Kosovë, simbole të Rusisë dhe të organizimit terrorist “Severna Brigada”. Panorama është më e qartë se kurrë. Granatat e dorës janë prodhim serb i vitit 2021, tashmë ka dëshmi që i njëjti lloj është përdorur në rastin kur janë plagosur ushtarët e KFOR-it me 29 maj në Zvecan. Fakti se janë prodhuar në këtë vit tregon se ky arsenal armësh nuk është i mbetur nga lufta 98-99 por është i sjellë nga Serbia, drejtpërdrejtë nga ushtria e Serbisë.  

Doza e dhunës dhe kriminalitetit nga Serbia po rritet. Bandat kriminale janë shndërruar në organizime terroriste. Por, ne nuk do i lejojmë të kenë sukses. 

I bëjmë thirrje Beogradit zyrtar të tërhiqet nga këto akte kriminale e tash edhe terroriste dhe të ndalojë tentativat dhe dëshirën për eskalim të situatës në vendin tonë.  

Gjithashtu dhe faktorit ndërkombëtar, që të reagojë ashpër ndaj këtyre ngjarjeve dhe ta dënojë sjelljen e dhunshme e terroriste të Serbisë ndaj Kosovës. 

Qytetarëve të Republikës së Kosovës, të të gjitha etnive, iu bëjmë thirrje që të vijojnë të qëndrojnë të informuar nga kanalet zyrtare të komunikimit të institucioneve shtetërore dhe të mos bien pre e dezinformatave. 

Do të vazhdojmë pa ndalur punën tonë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe ballafaqimin tonë me grupet kriminale e terroriste të Serbisë. Destabilizimi dhe dhuna që ata po e kërkojnë dhe nxisin, nuk do të kalojë. 

Forhåndsvisning av bilde

Po ashtu, unë do të kërkoj nga Qeveria e Kosovës që organizatat si Mbrojtja Civile dhe Severna Brigada të shpallen organizata terroriste. 

Forhåndsvisning av bilde

Fjalimi i drejtorit: 

I nderuar Ministër z.Sveçla, 

Të nderuar përfaqësues të mediave, 

Të dashur qytetarë,  

Pas një pune intensive nga Policia e Kosovës (PK) dhe shërbimet e inteligjencës, janë siguruar informacione se strukturat ilegale dhe grupet kriminale në veri të vendit kanë deponuar një sasi të madhe të armatimit në Zveçan, me qëllim që të njëjtat të përdoren për sulme terroriste ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës si dhe forcave të sigurisë që operojnë në veri të vendit, përfshi KFOR-in.  

Forhåndsvisning av bilde

Me datë 23.06.2023 rreth orës 20:03, PK-ja ka  kryer një kontroll të veturës Audi A6 me targa BG-955-JW, ku është zbuluar një sasi e konsiderueshme e mjeteve shpërthyese, armëve të rënda luftarake dhe pajisje tjera ushtarake. Vetura ka qenë e parkuar ndërmjet objekteve të banimit kolektiv në rrugën Obiliqi, Lagja Kolonia, Zveçan. 

Menjëherë janë ndërmarr masat e sigurisë nga pjesëtarët e PK-së për sigurinë e qytetarëve në atë zonë, pasi që kjo sasi e madhe e armëve dhe mjeteve shpërthyese kanë paraqitur rrezik të jashtëzakonshëm për banorët e asaj lagjeje.  

Policia ka ndërmarr të gjitha veprimet operative dhe hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti dhe ka arrit deri te informacionet se vetura ka qëndruar për një kohë në atë lokacion, duke qenë rrezik permanent dhe me pasoja katastrofale për banorët, qytetarët që kanë frekuentuar në atë zonë. 

Forhåndsvisning av bilde

Në vend ngjarje përpos njësiteve të PK-se, Krim Teknika, NJTME (njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive-PK) kanë marrë pjesë edhe pjesëtarët e EOD të KFOR-it, të cilët kanë kryer vend-shiqimin.  

 

Procesimi i vendit të ngjarjes është kryer pas mesnate rreth orës 00:33, duke sekuestruar veturën Audi A6 me targa BG-955-JW, si dhe gjësendet e gjetura në veturë, siç janë; 

  • 9 Zolla;  
  • 2 Lansues;  
  • 2 Osa;  
  • 1 Predhë e minahedhësit; 
  • 21 Granata dore;  
  • 20 Predha të troblonit;  
  • 2 Mbushëse të barutit;  
  • 10 Arme të gjata automatike;  
  • 1 Revole;  
  • 1 Shurdhues i armeve;  
  • 51 Karikator të armeve të gjata;  
  • 5 Karikator të armeve të shkurtra;  
  • 5756 Fishek të kalibrit të ndryshëm;  
  • 18 Koktej molotovi;  
  • 17 Mjete piroteknike;  
  • 14 Mjete tymuese;  
  • 5 Thika Ushtarake;  
  • 11 Jelek anti plumb dhe Jelek taktik;  
  • 9 Uniforma Ushtarake;  
  • 1 Pale Dylbi;  
  • 2 Maska pambuku për kokë; 
  • 1 Maskë kundër helmeve dhe gazrave;  
  • 1 Dyshek ushtarak (për snajperit);  
  • 19 Emblema të Severna Brigada  
  • 1 Telefon ajrore me SIM kartele dhe numër;  
  • 3 Radiolidhje, mbushës të radiolidhjeve;  
  • Si dhe një sasi e Narkotikeve. 
  • 1 Veturë Audi A6 me targa BG-955-JW 

 

Pjesa dërmuese e armatimeve dhe mjeteve shpërthyese janë të prodhimit të Serbisë dhe ish-Jugosllavisë. 

Vlen të theksohet se nga totali i granatave të sekuestruara 15 prej tyre janë të prodhuara në vitin 2021 dhe nga ekzaminimi preliminar i ekspertëve të eksplozivëve, ekziston dyshim i bazuar se lloji i njëjtë i granatave është përdorur gjatë sulmit  ndaj KFOR-it me datë 29.05.2023 në protestën e dhunshme në Zveçan.  

Drejtoria Kundër Terrorizmit është duke e trajtuar rastin në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.   

Rasti mbetet nën hetime lidhur me veprat penale: 

  • “Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës” nga neni 114, lidhur me  
  • “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, lidhur me,  
  • “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese” nga neni127, lidhur me,  
  • “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 138, lidhur me,  
  • “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, lidhur me, 
  • Nenin 28 të KPRK-së, si dhe   
  • “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotropike ose analoge” nga neni 269 të KPRK-së. 

 Vëmendje:  

Po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur emblemat e të ashtuquajturës Severna BRIGADA, ju njoftojmë se që nga viti 2022 në katër Komunat Veriore (Mitrovicë Veri, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) janë shfaqur grafitë kërcënuese të organizatës Ilegale,, Severna BRIGADA” e cila vepron në kuadër të strukturave ilegale në katër Komunat në veri të vendit. 

Pjesa veriore e Kosovës nuk është tokë e pa Zot , që ta grabis kujt t’i teket !

0

Pamje e Leposaviqit

nga: Gani I. Mehmeti 

VERIU I KOSOVËS NUK ËSHTË TOKË MERE (NEUTRALE) QË TA GRABISË KUSH MË PARË!

Veriu i Kosovës, ashtu si krejt Kosova, është  KOSOVË. Krejt bisedimet rreth këtyre komunave dhe gjoja të dretjave për serbët, janë politike me qëllim që, këto komuna të shkëputen nga Kosova dhe t`i bashkangjiten Serbisë për arsye të pasurisë nëntokësore të saj, jo për të drejtat e serbëve.

Përndryshe, as që do të kishte nevojë të zhvilloheshin bisedime për kurrfarë të drejtash e as asocacioni për komunat me shumicë serbe, sepse në të gjitha ato komuna nuk kalon 3 për qindshi i popullatës së Kosovës. Dhe, përveç kësaj, serbëve nuk u mungojnë të drejtat në Kosovë, këtë e dinë edhe serbët, edhe Serbia, edhe ndërkombëtarët. Këtu qëndron diçka tjetër, për çka bashkësia ndërkombëltare e di, por po gabon në përkrahjen e serbëve.

Vuçiqi më kot ankohet, qahet  e kërkon më shumë për ta, pse nuk kanë asnjë të keqe prej shqiptarëve e as nga qeveria, e cila nuk kërkon kurrgjë më shumë, përveç zbatimin e ligjeve të Kosovës edhe në këtë rajon.

Në anën tjetër, veriu i Kosovës është territor i Kosovës, nuk është një tokë djerrë dhe e lirë që të bëhen shtyrje se kush po e përfiton më parë! Ajo nuk është tokë mere (e lire) mes Kosovës e Serbisë, është territore Kosovës dhe të gjithë e dinë këtë, të gjithë e thonë këtë. Dhe, deri sa është territory i Kosovës, me çfarë të drejte dikush kërkon që ajo t`i jipet dikujt tjetër!?

Deri sa është tokë e Kosovës, cili ka të drejtën më të luftojë për të, ai i të cilit është, apo ai i të cilit nuk është, por kërkon ta ketë, ta pushtojë, uzurpojë apo si do që të thuhet. Gjithherë në të drejtën e tij është ai që e mbron të vetën. E, deri sa, Serbia përpiqet, gjoja, për të drejta më të mëdha të serbëve në këto komuna, ata i kanë të gjitha të drejtat, përveç një të drejte: Se ata janë banorë e qytetarë të Republikës së Kosovës e jo banorë e qytetarë të Republikës së Serbisë. Këtu është dhe bëhen ankesat e serbëve, brenda e jashtë Kosovës. Këtu pse ata nuk duan ta njohin Republikën e Kosovës. Këtu do duhej të ngulnin këmbë edhe ndërkombëtarët, si SHBA e BE duhet t`u tregojnë serbëve se ata duhet të respektojnë flamurin, stemën dhe gjithçka tjetër të Republikës së Kosovës, si dhe vetë Republikën e Kosovës.

Thuhet se serbët kanë qenë të integruar në Kosovë! Kjo qe një nga gënjeshtrat më të mëdha. U pa kur u kërkua me letërnjoftime të Kosovës, pastaj edhe me targa. Unë nuk di një rast kur veturat e qytetarëve të një shteti mund të regjistrohen në një shtet tjetër! Kjo është e papranueshme. Sikur të kishin qenë të integruar, ata do i kishin vendosur flamujt dhe stemat e Republikës së Kosovës nëpër vende publike, nëpër zyre, nëpër komuna, gjykata, prokurori, shkolla, spitale e ku jo tjetër që nuk është as e nevojshme t`i numërojë të gjitha.

A do të lejonin Lajçak e Borell nëpër shtetet e tyre të largohen flamuj, stema e gjithçka tjetër shtetërore  për t`u vendosur flamuj, stema e gjihçka tjetër të ndonjë shteti tjetër në shtetet e tyre? Assesi. Prandaj, nuk është vështirë  të jeshë i drejtë, të mendosh si për vete edhe për të tjerët.

Ata kanë mundur ta bëjnë këtë për këto 15 vite nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe për këto 12 vite bisedime mes Kosovës e Serbisë.

Në anën tjetër, bisedimet iu imponuan Kosovës me të padrejtë me Serbinë. Ato do duhej të zhvilloheshin vetëm me serbët e Kosovës, pa lejuar që në punët e brendshme të Kosovës të përzihej Serbia. Ky gabim u bë nga vetë ndërkombëtarët, gjoja për normalizimin e marrëdhënieve e ato po bëhen gjithherë e më të vështira, më të ashpra e më larg normalizimit.

Kosova ka mundur të bëhet anëtare e çdo organizate ndërkombëtare edhe pa miratimin e Serbisë. Dhe ashtu, deri tani, vërtet do të ishin normalizuar marrëdhëniet, pse vetë dy shtetet do të bisedonin për mrrëdhënie  shtetërore edhe pa “lehtësimin” e bisedimeve përmes BE.

BE vetëm sa i ka komplikuar e ndrlikuar bisedimet, duke ia dhënë krahun Serbisë vazhdimisht. E, sikur të ishte unike vetë BE, do ta kishin njohur Kosovën të gjitha shtetet e saja, por nuk po mundin t` i bindin ta njohin Kosovën edhe 5 shtet të tjera, që janë proserbe.

Së fundmi, është e drejtë e Kosovës të mos e japë veriun e saj, këtë të drejtë duhet ta mbajnë edhe SHBA e BE, që t`i tregojnë edhe Serbisë, se nuk është e drejtë e saj të marrë tokë të huaj, që nuk është e saja. Në anën tjetër, t`i tregojnë përfundimisht se Kosova është shtet i pavarur përbrenda kufijve të saj të pandryshuar.

Besoj se me kaq do të përfundonte gjithçka dhe nuk do të shkonte larg e do të pajtohej edhe vet Serbia, kur ajo do e shihte statusin e Kosovës Republikë, por statusi nuk po i thuhet Serbisë, për çka ajo po shpreson për Kosovën nën Serbi! Ky është gabimi I ndërkombëtarëve, I atyre që ndihmuan Kosovën të jetë e pavarur, nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe BE-në e lodhur në ndërmjetësimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sali Ramadani- Kërçova , patriot i denj!

2

Sali Ramadani- Kèrçova , patriot i denjë ! 

Nafi Çegrani në Kaçanik, në vitin 1996

Shkruan: Nafi Çegrani  

  • Lindi në vitin 1939 Lindi në fsh. Greshnicë të Kërçovë . 

Ishte një protagonist  inteligjent i politikës  para dhe pas tranzicionit. Me ardhjen e demokracisë, në periudhën nga mesi i viteve 90-të si deputet i PPD apo më vonë PDSH-së në Parlamentin e Maqedonisë, bëri disa këthesa dhe transformime të reja dhe interesante në zhvillimet e politikës shqiptare në këto treva. Më 8 korrik të 1997 nga foltorja e Parlamentit të Maqedonisë nxori flamurin kombëtar shqiptar dhe e shpalosi në sallës e Parlamentit, gjë që i tmerroi disa rryma dhe qarrqe shoviniste sllavo-maqedono-bullgare në Shkup e gjetiu. 

Bina – Merita , me flamur

Si e njoha në vitet e rinisë Sali Ramadanin?  

  Në vitet gjersa merresha me mbledhjen e folklorit në trevën e Pollogut, e njoha që nga 1969, kur merrnim pjersë në një Orë pune pranë Institutit Albanologjik në Prishtinë me ftesë të Prof  Idriz Ajetit dhe Anton Çettës. 

Saliu u prezantua se vjente nga Kërçova. Dikush pyeti se ku gjendej Kërçova? Saliu u zemrua, u çua në këmbë si një dy metro burrë që ishte dhe  duke thënë : Si ka mundësi mos dini se ku gjendet Kërçova, ajo trevë me popullatë etnike shqiptare, tokë e lashtë e traditave dhe kulturës, me histori  të lashta iliro-dardane! »- tha Sali Ramadani shtatlartë dhe sërish u ul në vend. 

Të pranishmit heshtën. Sqarime tha kreshinku Anton Çetta, duke folur gjatë për traditat, kulturën dhe historinë e origjinës së shqiptarëve nga treva e Uskanës. 

Saliu ishte idealist dhe atdhetar i denjë, E ndoqën dhe survejuan rrjeti i informatorëve të UDB në Kërçovë madje edhe në Prishtinë ku u vendos pas demoinstratave të 1968, u angazhuan rreth tij disa nga kodoshët e trevëssë Kërçovës e që njëri nga ata ishte student në Prishtinë i lindur në fshatin Arangjerl, dhe udba (SDB) e regjistriu në kartotekën me pseodonimin « Studenti* Ishte Aliçja dhe si i till si i zgjedhur në saje të veprimtarisë së tij nga angazhimet u inkuadrua në rradhët e SDB me propozimet e udbashëve Bexhet Bexheti  « Lepri », Dushko Trajkovski dhe Jovani.   

… Historia e jetës së tij është shumë e bujshme dhe me batica  e zbatica të mëdha ! Shtatë herë u arrestua, me vite i dënuar dhe gjithë jetën ishte i survejuar dhe i ndjekur nga UDB-a dhe informatorët e saj.  

Këndon Zajazi …

Si depuitet në Parlamentin e Maqedonisë shpalosi në foltoire Flamurin kombëtar shqiptar dhe i tmerrosi qarrqet shoviniste sllavo-maqedonase. Erdhi tek unë, në studion e Tv Çegranit. E ptirta me respekt, pimë nga një kafe dhe zhvilluam shumë biseda rreth çështjes kombëtare dhe prosporitetin e shqiptarëve etnik në këto treva të lashta, siç kishte në merrak ti  thoshte Saliu: Toka etnike iliro=dardane! 

Në fund kishte merrak të dinte se cili ishte informatory “Studenti”   i cili gjatë kohë e ka survejuar gjarsa ishte në {rishtinë por edhe në Kërçovë. 

I thash: Po e di. Ai person është nga fshati Arangjel. 

-Ahaaaa, e di…tani e di, Nafi. E kam qartë se kush na paska qenë « Studenti”. Shpesh vinte rreth e qarrk meje, kinse i interesonin disa dema delicate, por unë edhe dyshoja në sjelljet e tij, se më dukej që ishte si një provokator.Tash me vite gjendet si udbash. Më past në qafë!- tha Saliu duke u zhytur thellë në mendime, duku u future  në mjegullat e së kaluarës, duke më rrëfyer sa sa here e kishin thirrë nëbiseda informative udbashi Jovani, sa here e ka burgos dhe torturuar xhahili B.B. “Lepri” dhe kurrë nuk ia bëj hallall.… 

… Gjatë bisedës Sali Ramadani- Kërçova, me rastin e vizitës që më bëri në Çegran, ai vazhdimisht thotë se shqiptarët duhet të jenë të drejtë. Dhe çdo shqiptar që beson në çiltërsinë e kombit dhe bukurinë e flamurit kombëtar.

  

Me Kujtim Haxhiun me Flamur

Nuk duhet shqiptarët të kenë urrejtje mes njëri –tjetrit, duhet të kenë besim dhe të duan paqën, ta duan dhe ndjekin dijen, dhe sa më shumë të arsimohen shqiptarët, do jenë të vyeshëm për kombin. Të tillët do jenë të respektuar , dhe për devotshmërinë kombëtare të shqiptarit, kjo ka rëndësi edhe për të vërtetën dhe drejtësinë, poqe se don të jetë i drejtë dhe human, I dobishëm për popullin e vet dhe kombin që ka një histori mjaftë të bujshme, por mjerisht edhe shumë tragjike. 

Ndëroi jetë më 27 janar 2018 dhe u varros me dnerime kombëtare ! 

L a v d i ! 

Xhejms Bejkeri në Shqipëri: Ju jeni me ne, ne jemi me ju – Shqiptarët i shfaqën miqësi të madhe Amerikës – raportonte gazeta e vetme shqipe e Kosovës e 23 Qershor 1991

0

-Si u raportua për vizitën historike të Sekretarit Amerikan të Shtetit James Baker në Tiranë në Qershorin e vitit 1991 nga gazeta e rezistencës – e vetme shqipe në atë kohë në Kosovë, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha,  derisa kufiri me Shqipërinë ishte i hekurt, ishte “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, si e përshkruaja në titullin e reportazhit që e botova në Prishtinë e edhe në Tiranë në 19 Mars 1996/ 

Nga Behlul JASHARI , Prishtinë  

 PRISHTINË, 23 Qershor 2023/ Para 32 viteve, në 22 Qershorin e vitit 1991 për të përcjellë vizitën historike të Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Baker në Tiranë  nga gazeta e vetme shqipe në Kosovë në atë kohë “Bujku” dërguam në Shqipëri reporterin special Avni Spahiu, si dhe ekipin në qytetin pranë kufirit të hekurt të Kosovës me Shqipërinë, në Gjakovë, atje ku mund të shihej Televizioni Shqiptar, i cili nuk mund të shihej në Prishtinë e në shumicën rajoneve kosovare. Fotot i patëm bërë nga transmetimet e Televizionit Shqiptar, nuk kishte asnjë mundësi teknike në atë kohë t’i marrim nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, me të cilën kishim nisur bashkëpunimet e para të mediave Kosovë-Shqipëri. Ishte koha kur mes Kosovës dhe Shqipërisë ishte “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, si e përshkruaja në titullin e reportazhit që e botova në Prishtinë e edhe në Tiranë në 19 Mars 1996,  duke thyer kufirin e hekurt me shkrimet shqip. 

Forhåndsvisning av bilde

Në gazetën e rezistencës që dilte në Prishtinë “Bujku”  në 23 Qershor 1991 kryetituj në ballinë ishin: XHEJMS BEJKERI NË SHQIPËRI: JU JENI ME NE, NE JEMI ME JU – SHQIPTARËT I SHFAQËN MIQËSI TË MADHE AMERIKËS -  VIZITA E BEJKERIT NË SHQIPËRI U NDOQ ME INTERESIM NË KOSOVË. 

Në ballinë paralajmëroheshin raportimet për vizitën historike të Sekretarit Amerikan të Shtetit në Tiranë gjerësisht në faqet 8 e 9, ku kryetituj janë: SHQIPËRIA KA MBËSHTETJEN E SHBA-ve, AMERIKANËT JANË ME SHQIPTARË, SHQIPTARËT JANË ME AMERIKANË – AMERIKA PO KTHEHET NË SHQIPËRI. Janë këto citime nga fjalimet e Sekretarit Amerikan të Shtetit Xhejms Bejker. MOMENT HISTORIK PËR SHQIPËRINË, është një titull tjetër… 

Po në ballinë me titull BISEDUAM SI MIQ botohej Deklarata për gazetën “Bujku” e Dr. Ibrahim Rugovës pas takimit me Xhejms Bejkerin, ku në nëntitull theksohej: Sekretarit amerikan të shtetit iu dorëzua mesazhi i partive politike shqiptare me kërkesat e tyre për zgjidhjen e krizës në Kosovë dhe në Jugosllavi. Në tekst njoftohej se takimi, ku ishin lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut Adem Demaçi  dhe kryetari i Partisë Parlamentare të Kosovës Veton Surroi, ishte mbajtur  me 21 Qershor 1991 në një hotel në Beograd, gjatë vizitës që Bejker kishte edhe në Jugosllavi. 

Forhåndsvisning av bilde

Në ballinë të gazetës “Bujku” paralajmërohej edhe shkrimi: SHKOLLAT SHQIPE NË MËRGATË – KUNDËR ASIMILIMIT. 

Dhe, mes tjerash, një titull tjetër ishte: LUTJE PËR PAQE, QETËSI E LIRI… 

Forhåndsvisning av bilde

“Bujku” ishte gazetë e përditëshme e rezistencës, e lëvizjes për liri e pavarësi të Kosovës, me orientim e përcaktim të fuqishëm propërëndimor euroatlantik që nisi të dalë  nga 18 Janari 1991, isha themeluesi-kryeredaktori i saj në atë kohë. Ishte gazeta e vetme e përditshme shqipe në Kosovë dhe edhe sfidonte ndalimin e dhunshëm të gazetës tradiconale shqiptare kosovare Rilindja nga regjimi okupator serb. 

Kryetari Konjufca: Shqipëria dhe Kosova krah njëra-tjetrës në procesin e integrimit 

0

Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në konferencën e përbashkët shkencore të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me temën “Harmonizimi i legjislacionit mes Kosovës dhe Shqipërisë në procesin e integrimit evropian”.   

Në fjalën e tij kryetari Konjufca theksoi se ky takim, në vazhdën e aktiviteteve të përbashkëta, thellon bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me theks të veçantë në fushën e harmonizimit të legjislacionit mes dy vendeve tona, në kuadër të procesit të integrimit evropian.  

“Shqipëria dhe Kosova, si dy shtete aspirante për integrim në Bashkimin Evropian, por para së gjithash si dy shtete që përfaqësojnë ëndrrën e të njëjtit komb, duhet të jenë në krah të njëra-tjetrës në procesin e gjatë e të vështirë të integrimit në BE”, theksoi kryetari Konjufca. 

Forhåndsvisning av bilde

Kreu i Kuvendit shtoi se në këtë proces Shqipëria si shtet me përvojë të avancuar në sferën e integrimit evropian, mund ta ndihmojë shtetin e Kosovës në kapërcimin e pengesave, të cilat ajo i ka tejkaluar.  

Forhåndsvisning av bilde

Gjithashtu kryetari Konjufca tha se mënyra më e mirë e kompensimit të kohës së të qenit të ndarë padrejtësisht, është kjo, nëpërmjet bashkëpunimit në fushën e legjislacionit, krijimit të trupave të përhershëm dhe shkëmbimit të përvojave reciproke. Kreu i Kuvendit tha se kjo mundëson largimin e dallimeve sociale, të cilat janë prodhuar si rezultat i ndarjes juridike e politike të kombit tonë. 

Forhåndsvisning av bilde

“Është në dorën tonë, si shtete dhe si parlamente, që ta kompensojmë kohën e gjatë e të qenit të ndarë padrejtësisht, që tani përmes legjislacionit të sheshojmë dallimet sociale që kanë prodhuar rendet e ndara politike e juridike mbi kombin tonë, veçanërisht në Kosovë dhe trojet e tjera jashtë Shqipërisë.

Forhåndsvisning av bilde

Në modernitet identiteti kombëtar dhe kultura kombëtare kultivohen çdo ditë me mekanizma shtetërorë, me synimin për ta mirëmbajtur homogjenitetin dhe kohezionin social e identitar, të domosdoshëm për ekzistencën dhe prosperitetin e kombit tonë”, përfundoi kryetari Konjufca. 

Forhåndsvisning av bilde

Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun