Kreu Blog Faqe 1024

Policia suedeze jep leje për djegien e Kuranit

0

Rasmus Paludan duke e djegë Kuranin

NTB

Policia suedeze ka dhënë leje që një Kuran të digjet jashtë një xhamie në Stokholm të mërkurën. Policia po sjell përforcime nga i gjithë vendi.

Djegia e Kuranit ndodh jashtë një xhamie në Medborgarplatsen në Södermalm në Stokholm, të mërkurën pasdite, sipas TV4, dhe policia po forcon gatishmërinë e saj për të trajtuar çdo trazirë.

Djegia e Kuranit të së mërkurës është ndoshta e para që i është dhënë leja që kur gjykata në Stokholm zbuloi se vendimi i mëparshëm i policisë për të ndaluar djegien e Kuranit ishte kundër ligjit.

Demonstranter i Kandahar i Afghanistan brenner et svensk flagg 25. januar i år. Dette for å vise sin avsky over at den svensk-danske høyreekstremisten Rasmus Paludan fikk svenske myndigheters tillatelse til å brenne Koranen foran Tyrkias ambassade.

Demonstruesit në Kandahar të Afganistanit djegin një flamur suedez më 25 janar të këtij viti. Kjo për të treguar neverinë e tyre që ekstremisti i djathtë suedez-danez Rasmus Paludan mori lejen e autoriteteve suedeze për të djegur Kuranin përpara ambasadës turke. (SANAULLAH SEIAM/AFP)

2012 vite nga masakra në Reçicën e Mavriqit të Llapit

0

Gani I. Mehmeti 

Deri sa serbët “tanë” po ankohen nga të mirat e privilegjet që i gëzojnë nga ne shqiptarët, ne po numërojmë dhe po shënojmë masakrat serbe të kryera mbi shqiptarët që para 212 vitesh e deri në vitin 2000. 

Se ka ndodhur masakra e Mavriqit të Llapit në vitin 1811 është përcjellë gojë pas goje deri në ditët tona nga të parët tanë, nga që kjo nuk është një kohë aq e largët sa për të mos u vërtetuar, por për këtë masakër kanë shkruar edhe vetë serbët. 

Pra, pikërisht si sot e 212 vite më parë harambashët serbë, të etur për gjakun e shqptarëve u vërsulën dhe po mendonin se ku  e kujt t’i binin. Menduan t’i binin Mitrovicës, e cila edhe sot po vuan prej tyre, menduan t’i binin Vushtrrisë së Vjetër (Stara Vuçiternës,si e quanin ata), por fati i mjerë i familjes së Demë Ahmetit, një plakë shkinë (sipas këngës) i mësoi që për t’i qitur nam (za) vetit, t’i bijnë familjes së Demë Ahmetit në Reçicën e Llapit. Kjo ishte bërë vetëm nga urrejtja e serbëve që kishin ndaj shqiptarëve, për çka plaka u kishte thënë se duhet t’ia marrin edhe çikën e Demë Ahmetit e ta bënin nuse të një serbi e për t’u shërbyer edhe të tjerëve me kafe e tjera gjëra, krejt për ianti të shqiptarëve, jo pse kishin nevojën për të, se shqiptarët nuk donin e nuk lejonin asnjëherë të preken në nder. 

Si sot e 212 vite më parë, për shqiptarët e besimit myslimanë ishte dita e Bajramit. Demë Ahmeti kishte shkuar nga Reçica e Mavriqit të Llapit të bënte lutjet e bajramit në xhaminë e Zhitisë, më shumë se 12 kilometra larg, ku vetëm me kalë ose këmbë mund të kalohej ajo rrugë. 

Për të qenë më afër xhamisë, Demë Ahmeti kishte shkuar diku afër xhamisë natën e Bajramit.  

Dhe, pikërisht në natën e bajramit familja e Demë Ahmetit ishte rrethuar prej 300 e deri në 1000 serbë të organizuar, natyrisht, pa e ditur fare kjo familje se çka po i përgatitej.  

Diku heret në mëngjes, dikush troket në dyert e shtëpisë së Demës. Ata kërkojnë Ajeten, bijën e Demë Ahmetit, po njëra nga rejat e Demës i thotë se po u bënte zë burrave. Duan të hyjnë pa pyetur dhe i gjejnë të papërgatitur djemtë e Demë Ahmetit, të cilët vriten e masakrohen. Duan ta marrin Ajeten me vete, por kjo  qëndron me aq sa mundet, duke i vrarë disa nga serbët, deri sa ata detyrohen ta vrasin Ajeten, e cila assesi nuk po dorëzohej para kriminelëve e larg qoftë, të bëhej edhe nuse e dikujt prej tyre. 

Në këtë masakër u vranë e u masakruan plot 28 anëtarë të familjes së Demë Ahmetit, duke përfshirë gra e fëmijë dhe dy mysafirë, që kishin pasur fatin e keq të qëllonin atë natë aty, po bëhen 30 të masakruar. 

Të kënaqur me gjenë që kishin gjuajtur dhe gjakun e derdhur të shqiptarëve, ata kishin marrë dy reja të Demës peng dhe një djalë gjashtë muajsh. 

Demë Ahmetit i shkon lajmi në xhami se çka i kishte ndodhur në familje. Ai aty i njofton të pranishmit. Njoftimi merr dhenë anembanë Llapit e Gallapit. Llapi u tregua shumë solidar dhe nga çdo familje ishte një mashkull e më shumë në ndihmë të kësaj familje, për të ndjekur vrastarët dhe për t’i kthyer nderin familjes e për t’i dhënë kurajën Demë Ahmetit. 

Një lagje në Llapashticë kishte bërë aq shumë zhurmë duke informuar tjerët, sa më vonë u quajtën POETRË dhe këtë e mbajnë sot për mbiemër Potera. Shumë nga kuajt, nga shpejtësia e vrapit, kishin pëlcitur rrugës e kishin mbetur. Kishte dalë pothuaj i gjithë Llapi e Gallapi në Reçicë e kishin vazhduar rrugën nëpër fshatrat tutje, duke i kërkuar kriminelët. 

Ata i zënë në një fushë të rrafshët duke hedhur valle të dehur nga rakia dhe nga dehja e ngjarjes së ditës, që sipas tyre ishte një fitore e madhe. Ky vend në tri anë ishte i rrethuar me një greminë dhe kush do që të binte në të, nuk shpëtonte i gjallë. 

Tani të rrethuar nga shqiptarët, del vetë Demë Ahmeti e i shkon fshehur afër Hanifes, resë së tij, duke i thënë> 

  • Oj Hanife, vetëm atë djalë ma ruen!  

Këto fjalë i ndien Novica i Zi, si quhej prijësi i serbëve dhe përpiqet ta vrasë fëmijën gjashtë muajsh, që më vonë u quajt gjatë gjithë jetës së tij Izlam Qorri, sepse Novica i Zi e qëllon me singi në sy, duke e lënë të verbuar përjetë, por që nuk kishte arritur t’i binte dy herë, sepse e kishin qëlluar për vdekje shqiptarët atë me të gjithë të tjerët. Nga ky sulm, tani kishin shpëtuar vetë gjashtë prej tyre të zënë rob. Të gjashtit ia kishin dorëzuar organeve të kohës, për t’i treguar edhe mbretit, i cili ende po e sundonte vendin, për ngjarjen. 

Për këtë masakër është shkruar mjaft kohën e fundit nga disa historianë e tjerë. Mirëpo si vepra, kanë shkruar Shefqet Krasniqi, dramën “MASAKRA E MAVRIQIT”, Prof. Dr. Fehmi Pushkolli librin “Demë Ahmeti” dhe “Ajetja” që ua ka kushtuar këtyre të dyve për të mos u harruar. Gani I. Mehmeti “MAVRIQI I LLAPIT I” dhe “MAVRIQI I LLAPIT 2”, ndërsa kemi edhe disa këngë kushtuar kësaj tragjedie të madhe në disa variante e artikuj të ndryshëm nëpër librae sesione të ndryshme shkencore. 

Kjo është masakra e parë që është shënuar, mund të themi edhe në histori. Pas saj vijnë edhe përplot masakra të tjera, siç janë ato të viteve 1877 e 1878 me rastin e përndjekjes së shqiptarëve të pambrojtur nga Sanxhaku i Nishit, Toplica e vende tjera.  

Por, serbët nuk ngopen gjak shqiptari deri sa të mos mbetet asnjë prej tyre, prandaj, përveç sulmeve të herëpashershme deri në vitin 1912, në vitin 1912 e pushtuan edhe Ksovën e vise tjera shqiptare. Serbët vazhduan me maskara edhe në këtë vit (1912) e edhe pas këtij viti. Njihen maskarat e mëdha të viteve 1921 e më vonë. Dhe më pas ato GJATë Luftës së Dytë Botërore, si dhe ato të viteve 1990 – 1999 dhe e fundit, në vitin 2000, kur u vranë dhjetëra dhe u ndoqën nga Mitrovica e veriut të gjithë shqiptarët, për çka edhe sot e kësaj dite nuk janë kthyer e as bisedohet se do të kthehen ndonjëherë, dhe sërish serbët, për të ndarë veriun e Kosovës, ankohen se janë duke “vuajtur” nën sundimin e Albin Kurtit, por që asnjëherë deri sot, nuk e njohën Republikën e Kosovës dhe e luftojnë me të gjitha mjetet, për çka, ende nuk po i dihet fundi. 

Ishte vetëm një përkujtim i shkurtër i Masakrës, me rastin e 212 vjetorit, që ka koinçiduar edhe me datë, edhe me bajram edhe me vidovdanin serb, gjë që të dyja kishin qenë edhe atë kohë – bajrami, vidovdani dhe masakra. 

Vallë, do të marrin fund ndonjëherë këto krime serbe ndaj popullit shqiptar!?

Kosovës po i vjen era Bosnje! 

1

Zeqir Bekolli, shkrimtar, Prishtinë

Kur Bosnja dha shenja fetare, Evropa mbylli sytë para krimeve që bëri Serbia mbi këtë ish – republikë jugosllave për tre vjetë më radhë sa zgjati lufta. U dashtë të reagojë ShBA për ta ndalë gjenocidin mbi boshnjakët të parkuar pas besimit islam. Edhe pse ndodhi njëra ndër tragjeditë e mëdha si ajo e Srebrenicës, komuniteti ndërkombëtar nuk e pati fare dert këtë punë dhe me Konferencën e Deytonit e coptoi në atë mënyrë që Bosnja e Hercegovina u shndërrua  në një hapsirë me tri entitete që të mos jetë kurrë shtet funksional. 

Pra, ishte përmbajtja fetare e popullsisë që i kushtoi Bosnjes. 

E njëjta situatë po na ndodhë edhe neve. Mossyqeltësia e spektrit politik dhe investimet e shërbimeve të huaja në xhamizim , i dhanë Kosovës një pamje të lindjes dhe qarqe  të caktuara evropiane të prirë nga Borel dhe Lajçak , nisen hakmarrjen në stilin si te  Bosnjës për ta shpërblyer Beogradin zyrtar, kurse Kosovës për t’i dhënë një fizionomi të Bosnjes të një vendi jofunksional, me probleme për ta quar drejt shpërbërjes.

Informacionet e fundit sinjalizojnë qartë se Kosova gjendet afër  bosnjizimit edhe me fajin tonë. 

Nënshkrimet që u bënë më 2013 e 2015 dhe miratimi i tyre nga Kuvendi i Kosovës janë vdekjepruese për Kosovën.

Ne pos gabimeve trashanike do ta paguajmë edhe tagrin e fesë dhe nëse lejojmë po i japim fund Kosovës edhe me dorën tonë. 

Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare shkrimtari Naum Prifti, një nga emrat më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqiptare

0
nga Flori Bruqi, PHD
NË VEND TË PËRKUJTIMIT
* Shkrimtari mësohet se është ndarë nga jeta në SHBA, ku jetonte prej vitesh. 
 
Naum Prifti, novelisti, tregimtari, dramaturgu, skenaristi, kritiku, fabulisti, qëmtuesi i folklorit dhe mjeshtrit të shqipërimit, është një nga këto figura shumëdimensionale, që u rezistoi me dinjitet viteve të diktaturës dhe gjeti vendin e tij edhe pas saj. 
 

Lindi në Rehovë të Kolonjës, ku ka kryer shkollën fillore. Më pas, në Ersekë, atë 8-të vjeçare. 

Në 1953, mbaron Politeknikumin Mjekësor në Tiranë. 

Punon një vit si ndihmës mjek në Sanatoriumin e Korçës. 

I pasionuar pas letërsisë, vazhdon studimet për Gjuhë e Letërsi Shqipe në Universitetin Shtetëror të Tiranës. 

Gjatë viteve 1954-1960 ka shërbyer si redaktor në revistën Hosteni. 

Ndërsa nga 1960-67 si redaktor në revistën “Ylli”. Më pas ka punuar si arsimtar nga 1967-70 në Divjakë të Lushnjes.

Në 1970-72 ka pasur përgjegjësinë si redaktor përgjegjës për buletinin “Skena e fëmijëve”, pranë Shtëpisë Qendrore të Krijimtarisë Popullore, Tiranë dhe si inspektor teatri në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës gjatë 1974-76. 

Në këto vite ka shërbyer edhe si pedagog i jashtëm për Letërsinë Shqipe në Universitetin e Tiranës. 

Në vitin 1991, emigron në Amerikë (New York), ku vazhdon të japë ndihmesën e tij për komunitetin shqiptar këtu dhe për Letërsinë Shqipe.

 Në vitin 1995, zgjidhet sekretar i Federatës Panshqiptare Vatra.

 Me krijimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë e zgjedhin kryetar të saj si dhe ishte anëtar i AAAS-it në New York, TIranë, Prishtinë dhe Shkup.

Ka fituar shumë çmime për veprat letrare si vëllime me tregime, novela, letërsi për fëmijë, humor dhe skenarë filmash.

Në vitin 2001 nderohet nga Ministria e Kulturës dhe Lidhja e Shkrimtarëve me çmimin: “Penda e Argjendë”, për vëllimin me legjenda “Nëna e Diellit”. Çmimin “Penda e Artë” për vëllimin me tregime dhe skica humoristike “As Miço, As Muço” nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptare-Amerikane, New York, 2003. 

Për punën e tij të gjatë, të vazhdueshme letrare dhe me nivel artistik, është Dekoruar nga Kuvendi Popullor me Medaljen e Punës dhe “Urdhrin Naim Frashëri klasi ll-të”.

Krijimtaria e tij letrare është e larmishme dhe shtrihet në disa gjini : tregime, drama, komedi, novela, skenarë filmash, pjesë për teatrin e kukullave, skenarë për filma vizatimorë, biografi, artikuj kritikë, publicistikë, etj. 

Janë thuajse 100 vepra letrare, më shumë se vite jete dhe dyfishi i një gjysmëshekulli krijimtarie. Mijëra e mijëra faqe të shkruara me dorë, të shtypura me makinë të thjeshtë shkrimi, dhe të hedhura në kompjuterin e ditëve tona, qindra e qindra analiza, diskutime, letërkëmbime, biseda, që mund t’i quash pa frikë-publicistikë, për nga idea dhe mesazhi që mbartin dhe përcjellin.

Tregimi : “Dimri i Uris ” ka fituar çmim Nderi (Honour Prize), në Konkursin Letrar Ndërkombëtar të Maison Naaman pour la Culture, 2004-2005.

Autori pranohet anëtar Nderi i Shoqatës Kulturore Naji Naaman.

TREGIMTAR DHE DRAMATURG
 
 Pas botimeve të disa vëllimeve me tregime si: “Tregime të Fshatit” (1956), “Lëkura e Ujkut” (1958), “Çezma e Floririt” (1960), “Tregime” (1962), Naumi lëvroi dramën. 
 
Në vitin 1964 me dramën e tij “Rrethimi i Bardhë” u përurua hapja e teatri “Skampa” të Elbasanit. 
 

Drama u vu njëkohësisht edhe nga trupa profesioniste e teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës. Ndonëse u pëlqye shumë nga artistët dhe nga publiku, Enver Hoxha vërejti se grupit të gjeologëve të rrethuar nga bora në veri të vendit, nuk u erdhi në ndihmë aeroplani i dërguar nga autoritetet, por ata ia dalin mbanë vetë. Enver Hoxha dështimin e hedhjes së ndihmës nga aeroplani e mori si sfidë për politikën e tij. Drama dhe vetë autori do kishin pasur fat tjetër nëse punëtorët e kantierit do brohorisnin “Parti-Enver”. Me intuitën e tij, në dramë Naumi kishte pohuar se partia që e mbante veten si detashmenti pararojë i klasës punëtore, qe larg saj shpirtërisht e fizikisht dhe se askush nuk e ka shfrytëzuar më egërsisht këtë klasë se të vetëquajturit përfaqësuesit e saj, udhëheqësit e partive komuniste në vendet ku kishin në dorë pushtetin, kujton Naum Prifti. Riedukimi ishte një nga pasojat e hidhura të “dramës së gabuar”, “Rrethimi i Bardhë” që do ta shoqëronte shkrimtarin për më shumë se dhjetë vjet. Naumi kishte dhunti si dramaturg dhe repertori i tij në këtë gjini është shumë i pasur me vepra si “Mulliri i Kostë Bardhit” (1969), Plumbat e shkronjave” (1978), “Një verë e thatë”, “Zani-Partizani” (1981), “Lenini mes fëmijëve” (1981), “Luftëtari më i ri” (1981), komedia “Dasmë pa nuse” (1969), “Talent i rrallë” (1980). Naum Prifti është i vetmi autor, i cili ka parë një vepër të tij të vënë në të gjitha skenat e teatrove profesioniste të Shqipërisë. Me kërkesën e baletmaestros Agron Aliaj, Naum Prifti shkroi edhe një libret baleti me titullin “Bijtë e shqipes”. Libreti u nderua me çmimin e parë në Konkursin Kombëtar në 1974. 

 SKENARIST I FILMAVE ARTISTIKË DHE VIZATIMORË 

  Mbi të gjitha, Naum Prifti shquhet në gjininë e tregimit. 

 Lista e botimeve përshin vëllime si “Një pushkë më shumë” (1969), “Litar i zjarrtë” (1970), “Tregime të zgjedhura” (1972), “Njerëz të kësaj toke” (1975), “Njëqind vjet” (1983), “Tre vetë kapërcejnë malin” (1972), “Yjet ndritin lart” (2002), “As Miço, as Muço” (2003).
 
Regjisorët mendonin njëzëri se tregimet e Naum Priftit konvertoheshin lehtë në skenarë të suksesshëm. Prandaj filmat kishin motive dhe subjekte të tij: “Pylli i lirisë” nga tregimi “Ndjekësi i kuajve” me skenar të Kiço Blushit, “Tokë e përgjakur”, bazuar te tregimi “Litar i zjarrtë”, me regji të Kristaq Mitro e Ibrahim Muça, “Tre vetë kapërcejnë malin”, prodhim i Kosovafilm me regjisor Besim Sahatçiu (gjyshi i Rita Orës) dhe skenar të Skënder Blakaj. 
 
Ky tregim u kthye në skenar filmi edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë. 
 
Si skenarist u paraqit me filma në ekranin e TV apo të kinemasë. “Era e ngrohtë e thellësive” (TV) 1981, “Kush vdes në këmbë” me bashkëskenarist Vladimir Priftin (1984), “Fejesa e Blertës” me bashkëskenarist Roland Gjoza (TV) 1984. Filmi “Themistokli Gërmenji”, i cili shpalli Republikën e Korçës për ta shpëtuar nga aneksimi grek, megjithëse u aprovua nga Këshilli artistik i Kinostudios nuk arriti të xhirohej, se marrëdhëniet me Greqinë nuk duhet të ashpërsoheshin pas botimit të librit të Enver Hoxhës “Dy popuj miq”. Tregimi i tij “Pika e ujit” u punua në film multiplikativ nga një ekip i talentuar në Kinostudion “Shqipëria e Re”, që hodhën themelet e filmit vizatimor shqiptar. Përralla sjell disa dimensione, të cilat kanë arritur t’i realizojnë piktori Vlash Dobroniku, regjisori Bujar Kapexhiu dhe gjithë ekipi punues. Skenari i Naum Priftit fitoi Çmimin e Parë në Festivalin e Dytë të Filmit Shqiptar në 1976. SHKRIMTARI ANTIELITIST Emri i Naum Priftit spikat veçanërisht në letërsinë për fëmijë. Ndërsa për disa autorë nuk mund të quheshe shkrimtar për të rritur po të merreshe me botën e fëmijëve, Naum Prifti nuk besonte as në kategorizime dhe as në hierarki të gjinive letrare. Për të, mistifikimi i një fushe ishte shprehje apo pasojë e paditurisë për vlerat e artit. “Nuk ka gjini të lehta dhe të vështira në art, sepse arti në kuptimin e mirëfilltë është përpjekje e pareshtur, kërkim i përhershëm dhe rrekje për të arrirë shprehje të përkryer artistike”, thoshte Naum Prifti. Kaq e thellë është modestia e tij dhe vlerësimi për moshat e reja, sa Naum Prifti u angazhua si pjesëtar i ekipeve për tekstet shkollore, një punë me të cilën nuk do angazhohej asnjë “shkrimtar elitist”. MJESHTER I PËRKTHIMIT Dashuria për fjalën shqipe, për ruajtjen e tyre, për përdorimin me vend del në pah edhe më mirë në përkthimet mjeshtërore të Naum Priftit. Veprat e Roald Dahl “Gjiganti i madh i mirë”, 1990, “Çarli dhe ashensori i madh prej xhami” (2018) janë shqipëruar prej tij në mënyrë të përsosur. Në to është Naum Prifti poet, sepse i është dashur të krijojë poezitë që përmban libri. Prof. dr. Majtime Dushallari, në vlerësimin e saj për këtë libër, shkruan: Naum Prifti në këtë përkthim shpalos pasurinë e gjuhës shqipe. Për një fjalë anglisht asnjëherë nuk përsërit fjalët shqip, por përdor fjalë sinonime ose shprehje të ndryshme me të njëjtin kuptim sipas situatës, që e bëjnë tregimin të rrjedhshme dhe gjuhën më të larmishme. Nga frëngjishtja, ai ka përkthyer “Princin e vogël” të Exuperisë e nga italishtja “Katër stinët” me përralla. Ai ka përfunduar disa përkthime të tjera nga Dahl dhe Singer.

Shkruan për shkrimtarin Naum Prifti : 

“Naum Prifti – zëri i të bukurës dhe i të vërtetës universale”

 

Arben Veselaj, RTK-Radio

Javën që shkoi letërsia shqipe humbi njërin nga autorët e saj më të shquar: tregimtarin, dramaturgun, skenaristin dhe polemistin e madh, Naum Priftin (Ersekë, 1932 – ShBA, 2023).

Naum Prifti qe shkrimtar me një veprimtari të shumanshme letrare, që nga letërsia për fëmijë, te poezia, romani, drama, satira, kritika letrare – mbi të gjitha shkëlqeu me tregimet dhe novelat e papërsëritshme si: “Njerëz të kësaj toke”, “Erë mali, erë fushe”,  “Nëna e diellit”, “Grigja e shpirtit” etj. 

Jetëshkrimi i Naum Priftit është një nga më të begatët e autorëve shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI, me mbi njëqind tituj veprash të botuara përgjatë një krijimtarie që kapë një periudhë më se 70-vjeçare.

Disa nga tregimet e tij janë përkthyer në gjuhë të ndryshme botërore,  si dhe disa kanë marrë çmime ndërkombëtare, siç është tregimi “Dimri i urisë” që ka rrëmbyer çmim “Honour Prize”, më 2005.

Studiuesi kanadez i letërsisë shqipe, Robert Elsie, në tekstin e tij “Historia e letërsisë shqipe” e radhit Naum Priftin në mesin e autorëve kryesorë të modernitetit letrar shqiptar, duke spikatur tek vepra e tij vlerat e dallueshme estetike si: skicimin e mprehtë të karaktereve, thellësinë e mesazheve artistike, gjuhën e pasur dhe të lëmuar, mendimin që herë-herë arrin deri në përsiatje filozofike, ngrohtësinë e ndjenjës dhe shkallën e lartë të humanitetit etj.

Naum Prifti i takon brezit të shkrimtarëve më të shquar të letërsisë shqipe të periudhës së realizmit socialist, me Dritëro Agollin, Ismail Kadarenë, Fatos Arapin, e të tjerë, por për dallim nga të parët vepra e tij jo rrallë u kritikua dhe për shkak të disa “gabimeve”. Për shkak të disa prej veprave të tij ai u ndëshkua nga regjimi totalitar.

Naum Prifti erdhi në letërsinë shqipe kur asaj i mungonin zërat e modernitetit letrar – ata zëra që guxonin ta shmangin temën nacionale për t’iu rrekur temave universale. Emri i Naum Priftit u nënshkrua në shumë vepra ku me mjeshtri u shkrinë tradita me modernen, burimorja me fantazinë.

Që në fillimet e krijimtarisë Naum Prifti ra në kundërshtim me dogmën socrealiste që ushtrohej asokohe mbi letërsinë shqipe. Drama “Rrethi i bardhë” pas shfaqjes, në vitin 1964, iu nënshtrua në fushate të egër kritikash e sulmesh nga eksponentë të regjimit komunist, për kinse “gabime ideologjike”,  aq sa bëri që autori ta pësojë  me“masa riedukuese” – që i biente: 10 vjet internim dhe punë të detyrueshme në fushat e Myzeqesë.

Përmbledhja me novela dhe tregime “Grigja e shpirtit” konsiderohet ndër veprat më të arrira të Naum Priftit. Ky libër përmban tregime e novela të shkruara gjatë disa dekadave, por ato u botuan në vitin 2003.

Nëprozëne librit “Grigja e shpirtit” autori ka shkrirë gjithë talentin e tij, mbështjell me humor e me dhimbje njëherësh, me vërtetësi ngjethëse për fuqinë shkatërrimtare të diktaturave mbi njeriun dhe shoqërinë.

Shumë vrojtues të veprës së Naum Priftit brenda përmbledhjes me novela dhe tregime “Grigja e shpirtit” kanë veçuar tregimin “Cungjet e kryetarit”, ky satira monumentale e këtij autori shpërfaqet aq natyrshëm dhe bëhet sarkazëm e gjallë.

Ashtu sikurse te tregimet e librit “Njerëz të kësaj toke”, të vitit 1975, gjuha e Naum Priftit është po ajo: thumbuesja, por pa helm – gjuhë që shndërrohet në letërsi, e cila natyrshëm vihet në funksion të kritikës ndaj dukurive negative në shoqëri.

Me dijen dhe kulturën shumë të gjerë, për të gjallë të tij Naum Prifti konsiderohej njëri prej zërave më autoritativë në fushën e mendimit shqiptar. Ai ishte intelektual me klas. Edhe pse ishte shkrimtar shpeshherë i ndaluar gjatë kohës së regjimit, kurrë nuk rrahu gjoks për këtë fakt, siç bënë shumë prej kolegëve të tij shkrimtarë.  

Vitet e pas rënies së diktaturës Naum Prifti i kaloi kryesisht në ShBA, ku qe bërëpjesë udhëheqjes sëorganizatës panshqiptare “Vatra”. Prej atje, herë pas here, me shkrime të ndryshme, ka marrë pjesë në debatet publike që zhvilloheshin në hapësirat shqiptare, sidomos me polemikat intelektuale mbi pasojat e komunizmit, pastaj për rikonsiderimin ose jo të historisë më të re të Shqipërisë etj.

Në shkrimet më të njohura polemizuese Naum Prifti shfaqet si një intelektual i madh, me gjykim të shëndosh kombëtar e universal; me një objektivitet të padiskutueshëm në gjykimet e tij kritike etj.

Polemikat e Naum Priftit godasin ashpër regjimin monarkist të Zogut, ashtu siç godasin dhe dënojnë ashpër edhe regjimin komunist të Hoxhës.

Për fund duhet thënë se krijimtaria e gjerë e Naum Priftit, në pothuajse të gjitha gjinitë letrare, në kujtesën e kombit shqiptar do të mbetet si një libër i madh ku rrojnë të gjalla vlerat që krijoji, mbi të bukurën dhe të vërtetën nacionale e universale.

Zani partizani është një film shqiptar i vitit 1976, me regjisor Pali Kuke dhe skenarist Naum Prifti.

Premiera e filmit ishte me 11 janar 1976. U prodhua nga TVSH.

Marta Burda lindi në Korçë në vitin 1906 dhe vdiq në vitin 1996, ishte aktore i njohur shqiptare.

Marta Burda lindi në një familje me tradita në kulturën tonë kombëtare, ishte. Ajo ishte e bija e fotografit të shquar të rilindjes Jani Burda. Duke u ndikuar nga lëvizja artistike teatrale amatore në qytetin e Korçës, në vitet e para të pasçlirimit Marta është aktore profesioniste pranë Teatrit Popullor, ku interpreton në role të vegjël deri në vitin 1954, vit që kalon në teatrin profesionist të qytetit të Durrësit, me të cilin u lidh deri në vitet e fundit të jetës dhe fitoi gjithçka. Ka interpretuar disa role ne filmin artistik.

Në këtë jetë të gjatë artistike është nderuar me diploma, çmime, si dhe me titullin “Artiste e merituar”.

Spiro Urumi (1928-1997) ishte një aktor i Teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit. Ka interpretuar në dhjetëra role në teatër dhe në kinematografi. Ka qenë volejbollist me skuadrën e “Teutës”. Për meritat e tij artistike Spiro Urumi është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Guljelm Radoja (2 Korrik 1945 – 5 Maj 2021) ishte nje aktor shqiptar i filmit dhe teatrit. Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) për Dramaturgji në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit. Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin “Aleksandër Mojsiu” në Durrës. Ndër interpretimet e tij në teatër mund të përmendim rolet e tij në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bëllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit etj.

Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinnierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim te verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, etj.

Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”, pëfundon gazetari Arben Veselaj.

Kryeministri Kurti bisedoi me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

0

27 qershor 2023 

Gjatë paradites së sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pati një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Kryeministri Kurti e falënderoi Presidenten von der Leyen për mbështetjen ndaj Kosovës për zhvillim ekonomik, demokraci moderne dhe drejtësi ligjore, si dhe e njoftoi atë për arritjet dhe sukseset e vendit tonë në shumë fusha.Ai tha se shpreson që të trajtohet sa më parë aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, sepse me padurim presim që t’i marrim pyetjet e shumta nga Komisioni Evropian dhe t’ju përgjigjemi atyre sinqerisht me reforma të thella të brendshme, si shteti më pro-evropian i Ballkanit Perëndimor që jemi.Në këtë bashkëbisedim u diskutua edhe për domosdoshmërinë për deeskalim të situatës në katër komunat veriore të Kosovës dhe për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë përmes zbatimit të Marrëveshjes Bazike.Më tej, Kryeministri Kurti e informoi Presidenten e Komisionit Evropian për konfiskimin e armatimit të shumtë para katër ditëve në Zveçan në një veturë me targa të Beogradit, në vendin ku para katër javëve u ushtrua dhunë brutale mbi ushtarët e KFOR-it, policët e Kosovës dhe gazetarët. Ai shprehu gatishmërinë e tij për zvogëlimin e pranisë së policisë në ndërtesat komunale në veri gradualisht e në proporcion me vendosjen e rendit dhe ligjit, gjë që njëkohësisht do të mundësonte fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të parakohshme demokratike në këto komuna.Kryeministri Kurti e falënderoi Presidenten von der Leyen për këtë bisedë të përzemërt e të sinqertë.

Ministri Sveçla priti në takim tre policët e rrëmbyer nga Serbia

0

Prishtinë, 26 qershor 

Ministri Sveçla priti në takim tre policët e rrëmbyer nga Serbia, beteja jonë ligjore për këtë rast vazhdon 

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla bashkë me menaxhmentin e Policisë së Kosovës ka pritur sot në takim tre zyrtarët policorë kufitar z. Rifat Zeka, z. Beqir Sefi dhe z. Mustafë Shema, të cilët ishin kidnapuar nga njësitet policore-ushtarake të Serbisë, brenda territorit të Republikës së Kosovës, në kohën kur ata ishin në detyrë zyrtare. 

Forhåndsvisning av bilde

Që të tre zyrtarëve policorë në seancën e sotme gjyqësore në Kralevë i’u është konfirmuar aktakuza dhe janë liruar me procedurë të rregullt, çka nënkupton se ndaj të njëjtëve do të vijojnë thirrjet dhe përndjekjet nga Serbia. 

Forhåndsvisning av bilde

Gjendja e tyre shëndetësore fizike është relativisht e mirë por me vullnet të fortë dhe kurajë për të vazhduar detyrën në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. 

Forhåndsvisning av bilde

Ministri Sveçla shprehi mbështetjen e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës duke theksuar përkushtimin që ky rast i paprecedentë i Serbisë të mos kalojë pa përgjegjësi. Ky rast i montuar ndaj pjesëtarëve të Policisë duhet të mbyllet pa kushte dhe në tërësi. Serbia duhet të gjykohet për agresionin e saj. 

Cili do të jetë çmimi i lirimit të tre policëve?!

0

Florim Zeqa

Këtë shkrim po e fillojë me lajmin e mirë të lirimit të tre policëve të kidnapuar nga xhandarmëria Serbe. Përderisa presidendja dhe opozita i falenderuan SHBA-të për lirimin e policëve, pushtetarët asnjë fjalë falenderuese për askë, thuajse lirimi i tyre erdhi rastësisht apo nga zemërgjerësia e shtetit serb!”

Nën ankthin e pritjes

Sikurse kidnapimi i tre policëve që nuk ishte i rastësishëm, ashtu edhe lirimi i tyre nuk ishte i rastësishëm dhe spontan siq po paraqitet prej pushtetarëve. Më shumë sesa presioni ndërkombëtar, në lirimin e tyre mund të ketë ndikuar marrëveshja dhe dakordimi paraprak mes dy palëve në “konflikt”!

Zhvillimet e fundit në veriun e vendit të mbushura me skena dhe prapaskena, me pak të njohura e më shumë të panjohura për opinionin e gjërë, janë kthyer në ankth të madh për qytetarët e vendit, ngase askush nuk e di se çfarë do t’na sjellë e nesërmja.

Ajo që tashmë dihet, është kthimi ynë prapa. Shkuarja në një proces të ri zgjedhor nuk do të paraqet zgjidhje, por vetëm prolongim dhe përseritje të situatave të njëjta, për shkak se serbët përseri do t’i bojkotojnë zgjedhjet lokale në komunat veriore.

Ruajtja e partneritetit me SHBA-të, jetike për Kosovën

BE dhe SHBA nuk është qe duan Serbinë, por e kanë qëllim futjen e saj nën kontrollin e tyre dhe mbajtjen sa më largë Rusisë. Sikurse intervenimi ushtarak i NATO-s në pranverën e vitit 1999 që nuk kishte ndodhur vetëm për qëllime humanitare por për interesa strategjike ushtarake, edhe tani ledhatimi i Serbisë po ndodhë pikërisht për interesa strategjike të Aleancës Verio-Atlantike, por, për fatin tonë të keq, tani gjithçka po ndodhë në dëm të interesave të Kosovës!

Në politikë nuk ka sinqeritet dhe simpati, por ka interes dhe partneritet. E meqë është pikërisht kështu, në këtë fazë të zhvillimeve politike, Kosova duhet të tregohet tepër e kujdesshme në veprime, duke mbajtur paralelisht dy kurse veprimi; në njërën anë partneritetin me SHBA-të dhe në tjetrën interesin e shtetit të Kosovës.

Asnjëherë deri më sot Serbia nuk i ka dhënë gjë Kosovës pa marrë diçka në këmbim!

Hë për hë, enigmë mbetet çmimi i lirimit të tre pjestarëve të Policisë së Kosovës nga Serbia!

Por, do të jenë zhvillimet e ditëve të ardhshme, ato që do t’na tregojnë të vërtetën dhe koston që do ta paguajë Kosova për lirimin e tyre!

The Australian Women’s Weekly (1938) / Intervista ekskluzive me tri motrat e mbretit Zog në Hotel Ritz në Londër dhe mesazhi për shqiptarët e Australisë

0

Burimi : The Australian Women’s Weekly, e shtunë, 7 maj 1938, faqe n°24

Burimi : The Australian Women’s Weekly, e shtunë, 7 maj 1938, faqe n°24

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Qershor 2023 

“The Australian Women’s Weekly” ka botuar, të shtunën e 7 majit 1938, në faqen n°24, një shkrim ekskluziv mbi tri motrat e Mbretit Zog, princeshat Myzejen, Ruhije dhe Maxhide, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Motrat e mbretit luajtën një rol në romancë

Tri princesha ndihmojnë në modernizimin e oborrit të tij

Nga Mary St. Claire, përfaqësuesja jonë në Londër

Burimi : The Australian Women’s Weekly, e shtunë, 7 maj 1938, faqe n°24

Burimi : The Australian Women’s Weekly, e shtunë, 7 maj 1938, faqe n°24

Martesa e Mbretit Zog të Shqipërisë me konteshën Geraldinë Apponyi ka sjellë në qendër të vëmendjes tri motrat e tij më të vogla simpatike, pasi ato luajtën një rol jo të vogël në fundin e lumtur të romancës së vëllait të tyre. 

Kur ai vendosi të sfidonte traditën dhe të martohej me konteshën e tij bukuroshe hungareze, gjashtë motrat e tij dhe tri më të rejat në veçanti, e mbështetën atë maksimalisht. 

Ato gjithashtu dëshironin të hiqnin shumë nga kufizimet që rrethonin Gjykatën e vjetër myslimane të Shqipërisë. Në vëllain e tyre mbretëror, ato kishin një aleat të dobishëm. 

Unë pata privilegjin të intervistoja këto princesha bukuroshe përpara se të largoheshin nga Londra në kthimin e tyre në Shqipëri për dasmën e Mbretit. 

Pikërisht atëherë kuptova rolin që kishin luajtur këto vajza simpatike në mësimin e popullit shqiptar me idenë e një nuseje jomuslimane për Mbretin e tyre. 

Proverba e lashtë shqiptare : “Pak më shumë se qeni im dhe pak më pak se kali im – kjo është gruaja ime”, përshkruan pozitën e grave shqiptare përpara se gjashtë motrat e Mbretit Zog të hynin në Pallatin në Tiranë dhe të shijonin lirinë perëndimore. 

Nuk kaloi shumë kohë dhe ato bindën vëllanë e tyre për të ndihmuar në kauzën e tyre dhe një nga triumfet e tyre më të mëdha ishte dekreti, i miratuar rreth një vit më parë, për heqjen e ferexhes. 

Kur u bë kjo, tri motrat më të vogla – Myzejeni, Ruhija dhe Maxhidja – shtytëset kryesore të këtyre reformave, vendosën të udhëtojnë dhe të shohin botën. 

Nga kodrat e egra shqiptare, në hotelet më luksoze të Nju Jorkut dhe Londrës… 

Nga fustanet e tyre të rënda fshatare dhe tek modelet e Parisit… duke pirë çaj me Presidentin e Shteteve të Bashkuara… duke pirë kokteje me zonjat e zgjuara londineze… duke darkuar dhe kërcyer me xhevahire dhe peliçe që nuk i ëndërronin paraardhësit e tyre të përulur myslimanë… 

Kjo është përralla e bërë realitet për tri Zogletet (siç quheshin nga shtypi amerikan). 

Mbreti Zog është sundimtar i një prej mbretërive të fundit feudale të mbetura në botë dhe këto tri princesha mbretërore e kanë ndihmuar atë për ta modernizuar vendin. 

Stuhia dhe trazirat e dhjetë viteve të fundit, kohë gjatë së cilës vëllai i tyre nuk ka qenë kurrë shumë i sigurt për fronin e tij të ndërtuar vetë, duket se janë qetësuar. 

Burrat e përshtatshëm (duhur) 

Baronesha Franziska – “Madame Lupescu” e Shqipërisë – ka zënë vendin e dytë, kontesha bukuroshe dhe aristokrate Geraldinë Apponyi është bërë mbretëreshë, dhe shqetësimi i vetëm i Zogleteve tani është që t’i sigurojnë vetes burra të përshtatshëm dhe të vazhdojnë të ndihmojnë në modernizimin e vendit të tyre të prapambetur. 

Në rast se nuk dini shumë për Shqipërinë – dhe kush di? – ajo fitoi pavarësinë nga Turqia në vitin 1912. Më 1925, ushtari i ri-komplotist, Ahmet Zogu, u bë President-Diktator me një grusht shteti brilant, dhe menjëherë me kalimin e kohës (1928), ai u vetëshpall Mbret. 

Ai ishte një herë i martuar, por pas një kohe të shkurtër u divorcua sipas ligjit mysliman. 

Ndërkohë tri motrat e vogla, Myzejeni, Ruhija dhe Maxhidja, u vunë në krye të lëvizjes reformuese dhe iu besua puna për t’u treguar bashkatdhetarëve të tyre rrugën e emancipimit me shembullin e tyre të ndritshëm. 

Princesha Myzejen është zyrtarisht drejtuese e aktiviteteve sportive të femrave në të gjithë Shqipërinë, Princesha Ruhije kujdeset për gjithçka që ka të bëjë me artin dhe princesha Maxhide është e vetmja përgjegjëse për turizmin. 

Përveç kësaj, Princesha Maxhide, më e mprehta e treshes, ka organizuar një regjiment grash, ku ajo është kryekomandantja. 

Ajo dizenjoi uniformat e tyre, çizme shumë të lëmuara, pantallona të kuqe flakë dhe xhaketa jeshile të shkëlqyeshme me gërsheta floriri – dhe shpalli se duhet të bashkohen vetëm vajzat e familjeve më të njohura shqiptare. 

Shkëlqimi dhe tërheqja 

Betimi i tyre është që të stërviten për dy vjet, të mos martohen gjatë shërbimit dhe të “mbrojnë të drejtat e grave”. 

Kur mora fjalën nga sekretari i Ambasadës Shqiptare se princeshat do të më takonin privatisht në suitën e tyre në Hotelin Ritz, nuk jam e sigurt se çfarë prisja, por nuk isha e përgatitur për kaq shumë glamur. 

Mund të jetë për shkak të një përzierjeje të papërshkrueshme të misterit oriental me sofistikimin perëndimor – nuk e di – por këto shqiptare kanë diçka të veçantë. 

Ato xixëllojnë – shkëlqejnë – dhe tërheqin vëmendjen. 

Ato ishin të veshura me fustanet më elegante të pasdites, kishin vënë shumë byzylykë të mëdhenj diamanti dhe secila kishte një orë xhepi të vogël, me xhevahir në gjoks. 

Princesha Myzejen dhe princesha Ruhije kishin veshur “fustane motrash” të bëra njësoj – njëri në ngjyrë blu të kaltër, tjetri në të kuqe. 

Ato mbanin modele me qafë të lartë me mëngë të shkurtra të fryra, të zbukuruara me dantella të bardha irlandeze. 

Princesha Maxhide, e cila është më e bukur se dy të tjerat, kishte veshur dantella jeshile të errëta dhe bizhuteri të rënda. 

Secila ishte e grimuar në mënyrë ekzotike, qerpikët e Princeshës Maxhide rivalizonin qerpikët e Garbos për gjatësi dhe trashësi (volum). 

Na u desh të flisnim përmes një përkthyesi dhe ishte princesha Myzejen, motra që nuk e kishte vizituar më parë Londrën, ajo që fliste. 

“Çfarë mendoni për burrat?” E pyeta, duke i kujtuar thashethemet për martesë. 

Bënte kujdes kur përgjigjej. 

“Kemi kaluar kaq pak kohë këtu dhe kemi takuar kaq pak njerëz. Por burrat që kemi takuar mendojmë se janë shumë tërheqës”, u përgjigj Princesha Myzejen. 

Të pyetura për dasmën e vëllait të tyre (që atëherë ishte vetëm disa javë larg), ato u përgjigjën : 

“Nuk kemi bërë pazar për dasmën, çdo gjë është gati për të, porositur nga Tirana. 

Të gjithë jemi të veshura me të bardha. Por ne blemë disa gjëra për veten tonë dhe kemi bërë disa vizita. 

Sigurisht që kemi kaluar pak kohë me mbesën tonë, Princeshën Danushe, vajzën e motrës sonë, Princeshës Adile, në shkollën e saj. 

Dhe ne donim të shihnim Shtabin e Guidës së Vajzave (The Girl Guide Headquarters), pasi ne kemi një lëvizje të ngjashme në Shqipëri.” 

Unë e pyeta nëse ato mendonin se do të shkonin ndonjëherë në Australi. “Është shumë larg, por ne do të dëshironim të shkonim,” u përgjigj Princesha. 

“Atje ka një koloni mjaft të madhe shqiptare. A mund t’u transmetoni përshëndetjet tona dhe t’u thoni atyre se shpresojmë se do të jetë e mundur t’i shohim atje një ditë?”

Fotografitë :

Princeshat që kanë luajtur rolin e tyre në romancën e vëllait mbretëror. Princesha Myzejen Zogu (majtas) dhe princesha Ruhije (djathtas), motrat e mbretit Zog të Shqipërisë, me përpjekjet e tyre të palodhura për heqjen e zakoneve martesore të vendit të tyre, i hapën rrugën dasmës së vëllait të tyre me konteshën Apponyi.

Burimi : The Australian Women’s Weekly, e shtunë, 7 maj 1938, faqe n°24

Burimi : The Australian Women’s Weekly, e shtunë, 7 maj 1938, faqe n°24

Princesha Maxhide Zogu, motra më e vogël e mbretit Zog të Shqipërisë, ka organizuar një regjiment grash në mbretërinë e vëllait të saj. “Ushtria” e saj vesh pantallona të kuqe flakë dhe xhaketa jeshile të shkëlqyeshme me gërsheta ari.

Burimi : The Australian Women’s Weekly, e shtunë, 7 maj 1938, faqe n°24

Burimi : The Australian Women’s Weekly, e shtunë, 7 maj 1938, faqe n°24

Romancë përrallore :

Burimi : The Australian Women’s Weekly, e shtunë, 7 maj 1938, faqe n°24

Burimi : The Australian Women’s Weekly, e shtunë, 7 maj 1938, faqe n°24

Martesa e konteshës Geraldinë Apponyi me Mbretin Zog të Shqipërisë i jep fundin e lumtur një romance moderne Hirusheje.

Kontesha Geraldinë punonte për 4 £ në javë si bibliotekare përpara se mbreti Zog ta martonte dhe ta transportonte në një fron.

Ajo vjen nga një familje fisnike hungareze dikur e pasur, por tani e gjendur në ditë të vështira.

Kalimi i saj nga statusi i një vajze punëtore në atë të një mbretëreshe në pushtet ka gjithë romancën e një përralle.

Ishte për të një rol modern i Hirushes, por kishte një ndryshim : Nuk kishte motra të shëmtuara. Tri motrat bukuroshe princesha të Mbretit Zog e mbështetën në çdo mënyrë. Ndikimi i tyre në jetën e oborrit mbretëror shqiptar tregohet në këtë faqe.

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, https://www.darsiani.com/la-gazette/the-australian-women-s-weekly-1938-intervista-ekskluzive-me-tri-motrat-e-mbretit-zog-ne-hotel-ritz-ne-londer-dhe-mesazhi-per-shqiptaret-e-australise/.

Drejtësi për viktimat e Gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë! 

0

Sot, më 27 qershor, përkujtojmë njërën nga tragjeditë më të rënda që ka përjetuar populli shqiptar: 79-vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve autoktonë të Çamërisë.  

Fatkeqësisht edhe në vigjilje të përmbylljes së dekadës së tetë nga koha e kryerjes së këtij krimi të shëmtuar, drejtësia nuk ka ngadhënjyer!  

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” konsideron se është në përgjegjësinë e diplomacisë shqiptare dhe institucioneve shkencore që të mobilizojnë të gjitha energjitë e nevojshme që çështja e “Gjenocidit çam” të vihet në rend të ditën për zgjidhje! 

Pa zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje, gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë do të mbetet plagë e hapur! 

Gjenevë, 27 qershor 2023 

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” 

Blinken pas Vuçiqit e telefonon edhe Kurtin, kërkohet shtensionim i situatës në veriun e Kosovës

0
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Po ashtu, Kurti ia ka përmendur Blinkenit konfiskimin e armatimit e municionit të shumtë në një veturë me targa të Beogradit.

“U folë për nevojën për zbatim të plotë, të sekuencuar drejt e pa kushte të Marrëveshjes Bazike të Brukselit, si dhe për lirimin e tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia në Leposaviq por pasi që atyre iu ngrit aktakuza e për çfarë Departamenti i Shtetit Amerikan i pari kërkoi lirim të menjëhershëm e pa kushte”