Kreu Blog Faqe 1023

Biden ka filluar të përdorë një aparat për frymëmarrje pa pengesa gjat gjumit

0

NTB / Aftenposten

Presidenti amerikan Joe Biden kishte shenja të dukshme nga makina CPAP në fytyrën e tij kur u largua nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën. Foto: Foto: Andrew Harnik / AP / NTB
Presidenti amerikan Joe Biden (80) ka filluar të përdorë të ashtuquajturën makinë CPAC për të ndihmuar gjumin pa pengesa gjatë natës.

Zbulimi nga Shtëpia e Bardhë vjen pasi shenjat nga një maskë ishin të dukshme në fytyrën e presidentit.

Që nga viti 2008, Biden ka qenë i hapur për problemet me fymëmarrjen pa pengesa gjat gjumit. Është një gjendje e zakonshme, por potencialisht serioze, ku frymëmarrja mund të ndalet dhe më pas të fillojë përsëri gjatë natës.

Një makinë CPAP pompon ajrin përmes një maske për të hapur rrugët e frymëmarrjes të përdoruesit.

Fatos Tarifa ka mprehur shpatën kundër Albin Kurtit  

1

Eshref Ymeri  

(Pjellat e sorosizmit janë hedhur në sulm)  

Në faqen e internetit “Demokracia” të datës 09 qershor 2023, lexova artikullin e Fatos Tarifës, me titull “Rreziku që vjen nga Albin Kurti”. Që në fjalinë e parë, ai deklaron: 

“Nuk e shoh të nevojshme të flas si një diplomat”. 

Dhe me të vërtetë. Fatosi “ka përvjelë mëngët”, e ka flakur tutje etikën diplomatike, ka marrë në dorë “sëpatën e dardharit” dhe i është turrur Albinit me tërë “baterinë” e epiteteve të mundshme. Sipas bindjes së patundur të Fatosit, Albini është “demagog, dritëshkurtër, i dobët, i shurdhët, i verbër, jo i mençur, jo politikan mendjehapur, jo vizionar, kryeneç, mendjembyllur, me kokë “demi”, mendjengushtë, populist, rrezik për Kosovën, “sovranist” folklorik, nuk është politikan i mençur, nuk është  diplomat i zoti, nuk është trim”.   

Me këtë vargan epitetesh, Fatosi ka dhënë një ndihmesë mjaft të ndjeshme për pasurimin e Fjalorit të gjuhës shqipe me sinonime bukur të goditura për vlerësimin negativ të punës së një kryepolitikani  “të  paaftë”. Prandaj leksikografët duhet ta kenë parasysh, për ta tërhequr si bashkëpunëtor në hartimin e fjalorëve sinonimikë të gjuhës shqipe, paçka se pena e tij është e zënë me zejen e politikës neokomun(social)iste. 

Pas gjithë breshërisë së epiteteve sinonimike që përdor kundër Albinit, Fatosi nuk i thotë lexuesit asgjë konkretisht se cili na qenka “faji i tij i rëndë”, por mjaftohet vetëm me shprehjen  “… është një papërgjegjësi e madhe t’u bësh  karshillëk Uashingtonit dhe Brukselit…”. Pra, rezultuaka sikur Albini, si kryeministër, na qenka mëkatar i madh. Dhe ku qëndruaka “mëkati” i tij? Ja shpjegimi i Fatosit: 

“Diplomacia është një gjuhë e huaj për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe një kulturë shtetërore që ai qartazi duket se nuk e njeh, ndryshe nga z. Enver Hoxhaj dhe qëndrimet realiste të tij”. 

Po cilat na qenkan këto qëndrimet “realiste” të Enver Hoxhajt, të cilat i pëlqyekan kaq fort nekomunistit Fatos Tarifa? 

Përmes internetit është bërë i njohur informacioni në vijim: 

“Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, deklaron se e ke parë dhe e ka vlerësuar draftin e kryeministrit Edi Rama për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke e cilësuar si të rëndësishëm dhe të mirë” (Faqja e internetit “top.channel”. 08 qershor 2023). 

Enver Hoxhaj, si bashkargat i Thaçit në shërbim të Vuçiçit, i bën reklamë draftit të Ramës, i cili, për shkak të komplekseve të inferioritetit, kërkon t’i rritë famën vetes, duke deklaruar: 

“Një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar, që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën” (Citohet sipas: Idriz Zeqiraj. “Dje sabotuan luftën, sot me asociacionin duan Serbinë hisedare në Kosovë”. Faqja e internetit “merbraha.com”. 21 qershor 2023). 

Pra, ja ku fleka lepuri: Fatos Tarifa e paska mprehur shpatën e sulmit të vet kundër Albinit për të vetmen arsye se, në kundërshtim me Albinin, qenka plotësisht solidar me Vuçiçin dhe me Ramën për krijimin e një shteti serb brenda territorit të Kosovës, të maskuar me mantelin e “bashkësisë së komunave serbe”. Ndaj dhe nuk i bën përshtypje absolutisht drafti sekret, të cilin Rama ia pati nisur Berlinit dhe Parisit, a thua se Republika e Kosovës na qenka një fëmijë jetim që pret dikë t’i bëhet strehë. Rama s’mund të veprojë ndryshe, sepse, si servil dhe argat i kriminelit Vuçiç, Kosovën, faktikisht, nuk e konsideron shtet të pavarur dhe sovran. Fatos Tarifa, si  një diplomat karriere, si ia lejon vetes në këtë rast të deklarohet në mbështetje të Ramës dhe të Enver Hoxhajt, servilit të njohur të Hashim Thaçit? Ky Enver Hoxhaj është ai farë burri, i cili, si njeri pa personalitet para Thaçit, ka pasë deklaruar (sipas një citimi të Berat Buzhalës në njërin nga emisionet e tij “Ditari i Buzhalës”, të transmetuar në muajin gusht të vitit të kaluar): “Ne do të bëhemi hi e pluhur dhe emri i Hashim Thaçit nuk do të shuhet asnjëherë”. Pra, i parapëlqyeri i Fatos Tarifës, Enver Hoxhaj, e ngre në qiell Hashim Thaçin, i cili, siç e ka cilësuar bukur mirë Presidentja Vjosa Osmani, hyri në histori si “faqja e zezë” e vendit me marrëveshjet tradhtare që nënshkroi me Beogradin, duke e shndërruar Republikën e Kosovës në Palestinë të gadishullit tonë, çka i erdhi shumë për zemër Brukselit dhe taborit të sorosistëve, duke filluar nga Rama i Tiranës deri te Eskobari i Blinkenit në Departamentin e Shtetit. Vajmedet për diplomatin e karrierës Fatos Tarifa, që sulmon Albin Kuirtin, Kryeministrin me dinjitet të lartë kombëtar, dhe rreshtohet në të njëjtën llogore me Ramën dhe Hoxhajn – pasardhës të Enver Hoxhës në shërbim të serboshovinizmit gjakatar. 

Për dijeninë e Fatosit, si anëtar i taborit të sorosistëve shqiptarë, me në krye Ramën, shumica e popullit kosovar, me votën e vet të 14 shkurtit 2021, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit u ngarkoi detyrën “… për ta finalizuar faturën e dokumentuar të krimeve të luftës dhe padinë ndërkombëtare për krimet dhe gjenocidin e ushtruar nga një shtet, në krye të të cilit gjendet njeriu kryesor i ish-regjimit të Millosheviçit, i cili bart mbi vete edhe sot këtë barrë të trashëguar e të papastruar” (Citohet sipas: Hajrrullah Tërnava. “Me Vuçiqin në krye të shtetit të Serbisë, të përfshirë në masakra, gjenocid dhe krim, nuk mundë të ketë marrëveshje dhe pajtim”. Faqja e internetit “Kosova Sot”. 24 qershor 2023). 

Në artikullin e Fatosit të bën përshtypje shakaja e tij e lezetshme që përcillet në paragrafin në vazhdim: 

“Në Rambuje, shqiptarët e Kosovës u përfaqësuan nga djem e burra trima, të mençur dhe diplomatë të zotë; kryeministri Kurti është sot e kundërta e tyre, as trim, as një politikan i mençur, as një diplomat i zoti”.  

[Një parantezë: diplomat i zoti ishte vetëm Dr. Ibrahim Rugova, i cili, gjatë viteve ’90, pati vizituar shumë vende evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ta ndërkombëtarizuar Çështjen e Kosovës dhe arriti ta ndërkombëtarizojë.] 

Mes përfaqësuesve të delegacionit kosovar, të cilët  Fatosi i vlerëson si “djem e burra trima, të mençur e diplomatë të zotë”, ia vlen të ndalemi vetëm te njëri prej tyre, te Hashim Thaçi, si përfaqësues i UÇK-së. Vetvetiu shtrohet pyetja: vallë me të vërtetë Fatosi nuk e ka pasur informacionin e duhur se cili ishte “diplomati dhe trimi” Hashim Thaçi?   

Në një film dokumentar special francez të Canal +, të realizuar nga Pascal Henry, i çirret maska “diplomatit” të Fatos Tarifës. Në atë film thuhet:  

“Hashim Thaçi është agjent i Francës. Kështu thotë ish-shefi i shërbimit francez, Pierre Siramy. Sipas tij, në historinë e rekrutimit të Thaçit është i përfshirë Arnaud Danjean, në atë kohë, oficer hulumtues për çështje të Ballkanit” (Citohet sipas:“Ish-shefi i shërbimit sekret francez tha se Thaçi është agjent i tyre, e rekrutuan në Rambuje”. Faqja e internetit “Kosova Sot”. 09 shtator 2020). 

Pra, “diplomati i talentuar” i Fatos Tarifës, me emrin Hashim Thaçi, rezultonte agjent i Francës. Dhe, nënkuptohet, i rekrutuar nga shërbimi sekret francez për llogari të Serbisë, me qëllim varrosjen e interesave kombëtare të Kosovës. Dhe praktikisht u vërtetua në disa raste që Hashim Thaçi, si argat në shërbim të Serbisë, që gjatë luftës kreu akte të rënda tradhtie kundër popullit shqiptar të Kosovës.  

Së pari, Hashim Thaçi, si drejtues politik i UÇK-së, nuk lejoi hyrjen e saj në Mitrovicën e Veriut, për të dëbuar që andej të gjithë serbët (siç i pati dëbuar Kroacia, si vend me zot, me në krye të Madhin Franjo Tuxhman), të cilët patën  bashkëpunuar me bandat e ushtrisë fashiste serbe për masakrimin e shqiptarëve.  

Nga data 15 deri më 19 nëntor 1999, në Kosovë, në rolin e përkthyesit, pata shoqëruar një grup gazetarësh rusë. Në fshatin Grejkoc të komunës së Prizrenit vizituam familjen e zotërisë së moshuar Azem Canaj. Në bisedë e sipër, ndërhyri njëra nga nuset e djemve, e cila u tha gazetarëve:  

“Ushtarët fashistë serbë armatosën të gjithë popullsinë serbe, duke filluar që nga fëmijët 12-vjeçarë, të cilët na kërcënonin me automatikë se do të na vrisnin”. 

Naim Miftarit, luftëtar-veteran i njohur, ish-epror i lartë i UÇK-së, G2, UÇK-TMK dhe pjesëtar i Shërbimit informativ të Kosovës (SHIK), në një intervistë që i pati marrë Asllan Dibrani, i qe drejtuar me këtë pyetje:  

“Po pse nuk u përqendruat në Mitrovicë ju me forcat e UÇK-së?”. 

Ja përgjigjja e tij në vijim: 

“Pesë ditë para se me u vendosë forcat e huaja, ne prisnim urdhrin që të futemi në Mitrovicë, por na erdhi urdhri nga Shtabi i Përgjithshëm që mos të sulmojmë…” (Citohet sipas: “Intervistë me Naim Miftarin, hetues i luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar”. Faqja e internetit “Forumi shqiptar”. 30 maj 2009). 

Së dyti, Hashim Thaçi nuk lejoi marrjen nën kontroll të minierave të Trepçës. Njëri nga aktivistët e shquar të diasporës shqiptare në Gjermani, zotëria Xhafer Leci, e ka denoncuar publikisht Hashim Thaçin, si agjent i francezëve në shërbim të Beogradit. Ai i është drejtuar me pyetjen në vijim:  

“Pse përpjekjet e UÇK-së për të marrë kontrollin e  minierave të Trepçës u penguan nga trupat franceze më 3 korrik 1999 dhe pse heshti Hashim Thaçi?” (Citohet sipas: Xhafer Leci. “Mitrovica, Trepça dhe Hashimi”. Faqja e internetit “Tribuna Shqiptare”. 23 nëntor 2013). 

Pas luftës, “diplomati” Hashim Thaçi kreu një tjetër akt të rëndë tradhtie në Mitrovicën e Veriut. 

Naim Miftari, duke iu drejtuar Hashim Thaçit, ka deklaruar:   

“… Sa i butë je për shefat e tu francezë, te cilët, në koordinim me Serbinë dhe me ju, e ndanë Mitrovicën, që ju tani po doni me e nda me letra, me marrëveshje. Nuk shpjeguat rolin tuaj në 2 dhe 3 shkurt 2000, kur e pastruat veriun e Kosovës nga shqiptarët, në koordinim me shefin tuaj francez, Denjear Arnaud, dhe me republikën e Serbisë, e cila kishte sjellë me autobusë paramilitarë, mercenarë dhe MUP-ovca (ishin vendosur si pacientë kinse në spitalin e Mitrovicës) disa ditë më herët, kur edhe ishte bërë plani për dëbimin, vrasjen, plaçkitjen, rrahjen e mbi 14.500 shqiptarëve që jetonin në Mitrovicën e Veriut” (Citohet sipas: “Demantohet Thaçi, personi që ishte prezent në sigurimin e tij, zbulon gjithçka se çfarë ndodhi në Mitrovicë”. Faqja e internetit “Bota Sot”. 09 qershor 2019).  

Sigurisht, kryetradhtari Hashim Thaçi zbatoi urdhrin e Beogradit për dëbimin e atyre mijëra shqiptarëve nga shtëpitë e tyre në Mitrovicën e Veriut, se në ato shtëpi do të strehoheshin serbët e dëbuar nga Kroacia me dajakun e Franjo Tuxhmanit. 

Pra, këto ishin krimet e rënda që “diplomati” Thaçi i Fatos Tarifës pati kryer në qershorin e vitit 1999 dhe në shkurtin e vitit 2000. 

Fatos Tarifa nuk mund të mos e dijë se çfarë ka deklaruar Vuçiçi për këlyshin e vet Hashim Thaçi, sipas informacionit në vijim:  

“Radio serbe B92, duke përcjellë një lajm nga Tanjug, sjell deklaratën bombë të Presidentit të Serbisë, drejtuar Hashim Thaçit. Aleksandër Vuçiç e nxjerr zbuluar Hashim Thaçin! Presidenti i Serbisë ia tha këtë deklaratë  Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi gjatë takimit të përbashkët në samitin e Brdo-Brijunit, të zhvilluar në Tiranë, Shqipëri. Ja çfarë citon Tanjug t’i ketë thënë Vuçiçi Hashim Thaçit: 

“Ti Hashim varesh nga ne. Jam duke t’u lutur të flasësh, për të mos thënë atë që ti do apo atë që ti nuk do!”. 

Vuçiçi përsëriti se ai nuk ka folur kurrë për zgjidhje,  por për arritjen e një marrëveshjeje” (Citohet sipas: “Deklarata e Aleksandër Vuçiçit: Hashimi varet nga ne! Nuk na ka kërkuar kurrë që Serbia ta njohë Kosovën…”. Faqja e internetit “Gazeta Impakt”. 12 maj 2019). 

Në artikullin e Fatos Tarifës bëhet e ditur se Hashim Thaçi paska qenë edhe “trim”, por nuk sillen fakte konkrete se ku qenka provuar “trimëria” e tij. Në periudhën e zhvillimit të luftës në Kosovë, Hashimi s’pati rënë në sy absolutisht për ndonjë “akt trimëror”, sepse njihej si klient i Rognerit.  

Naim Miftari i është drejtuar përsëri Hashim Thaçit. Ai kësaj radhe e ka ftuar që të tregojë të vërtetën se a ishte  në luftë apo jo? Ai shkruan:  

“Hashim, trego djalë definitivisht, a je kanë në luftë a jo se brenda ditës herë po thoni po keni luftuar me armë në dorë, e herë kur po frikohesh nga Gjykata e Hagës po thu se ju keni qëndruar shumë larg vijave të frontit në Kosovë?” (Citohet sipas: Miftari: ”Hashim, trego definitivisht a je kanë në luftë?”. Faqja e internetit “a-news 24”, 10 qershor 2022). 

Po si shpjegohet që ky “trimi” i Fatos Tarifës, si  kryekomisar i UÇK-së, s’paska marrë pjesë në asnjë betejë absolutisht dhe, pa e shkrehur pushkën as edhe një herë të vetme, e paska lënë t’i zërë ndyshk? Kjo të kujton atin shpirtëror të Thaçit, kryekriminelin Enver Hoxha,  kryeargatin e Beogradit, për të cilin Sejfulla Maleshova, në Plenumin e Beratit (23-27 nëntor 1944), duke iu drejtuar të pranishmëve, tha: 

“Shikojani Enverit koburen që mban në brez se i ka zënë ndryshk”. 

Kur Hashimi mbante postin e kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, në vitet 2013 dhe 2015, në Bruksel  janë  firmosur dy marrëveshje tradhtare, me pasoja shumë të rënda për Kosovën – marrëveshjet për krijimin shtetit serb në territorin e Kosovës – bashkësisë së komunave serbe. Pra, me Serbinë fashiste, e cila vrau dhe masakroi popullin shqiptar, dogji 200 mijë shtëpi, poshtëroi 20 mijë femra dhe shkatërroi krejt ekonominë e Kosovës, Hashim Thaçi pranoi të ulej në bisedime për copëtimin e Kosovës, bisedime, të cilat i ka vazhduar edhe pasi Gjykata Kushtetuese nuk e ka pranuar krijimin e bashkësisë së komunave serbe. Ku e gjeti të drejtën Hashim Thaçi për të firmosur për krijimin e tyre?  Zbatoi urdhrin e Beogradit, ndaj dhe nuk i interesonte absolutisht se cili ishte vullneti i popullit. Thjesht ndoqi praktikën e atit të tij shpirtëror, kryetradhtarit Enver Hoxha, i cili, duke shpërfillur mendimin mbarëpopullor, në mbledhjen e Byrosë Politike të 15 dhjetorit 1947, mori vendimin për bashkimin e Shqipërisë një sahat e më parë me Jugosllavinë, çka nënkuptonte shndërrimin faktik të saj në koloni jugosllave, nën maskën e republikës së shtatë. 

Fatos Tarifa nuk mund të mos ketë dijeni për këto akte të  rënda tradhtie që janë kryer në Kosovë gjatë kohës që Hashim Thaçi ka qenë në majat e pushtetit. Dhe, për ironi, ai bën të paditurin për skenarin që patën përgatitur kriminelët e Beogradit me Millosheviçin në krye.  

Fatkeqësisht, s’mund të ndodhte ndryshe, sepse skenari serb për Kosovën ishte përgatitur me kohë. Publicisti dhe analisti i talentuar Idriz Zeqiraj shkruan nga Gjermania:   

“Serbia i kishte argatët e vetë të gatshëm. Ajo kishte planifikuar, që, sido që të rrjedhin ngjarjet në Kosovë, donte që njerëzit e saj të vihen në pozicione favorizuese për atë, Serbinë. Por, asaj nuk i mjaftonte vetëm ndihma e social-komunistëve të Tiranës. Bëri si bëri, koordinoi me miken tradicionale të Serbisë, Francën, e cila do t’ia ofronte Hashim Thaçit “mikun” e gatshëm, Arnaud Danjean, agjent i Sigurimit francez, DGES” (Citohet sipas: Idriz Zeqiraj. “Hashim Thaçi u arrestua për vrasjen e Ali Ukajt, u lirua pas telefonatës së Xhavit Halitit”. Faqja e internetit “MekuliPress”. 14 gusht 2017). 

Pra, Beogradi vuri në jetë në Kosovë po të njëjtin skenar që pati zbatuar në Shqipëri për vendosjen e agjentëve të vet në krye të partisë komuniste në vitin 1941, të cilët do t’i përdorte për përçarjen e popullit tonë gjatë dhe pas luftës. Shërbimi sekret jugosllav, përmes agjentit të vet Stanoje Simiç (1893-1970), konsull në Korçë në vitet 1930, peshkoi Enver Hoxhën, si njeri pa kurrfarë morali, të cilin ia rekomandoi Beogradit për ta vënë në krye të partisë komuniste, në mënyrë që kjo parti të shërbente si agjenturë jugosllave në Shqipëri, në përputhje me udhëzimet që u kishte dhënë dy emisarëve të vet pranë Enver Hoxhës – Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës. Pasojat tragjike u dukën shpejt: që gjatë luftës, krimineli Enver Hoxha, i frymëzuar nga dy emisarët në fjalë, filloi vrasjet e kundërshtarëve politikë, për çka e imitoi edhe Thaçi gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Dhe tradhtia e Enver Hoxhës arriti kulmin, pas Marrëveshjes së Mukjes. Ja çfarë shkruan një trashëgimtar i nderuar i nacionalizmit shqiptar: 

“Ishte nisma e PKSH që kërkoi bashkimin… Në Mukje u morën vendime të rëndësishme. Ishte një program model, jo për në atë kohë, por dhe për sot. Këtë marrëveshje e prishi Partia Komuniste. Miladin Popoviçi e grisi marrëveshjen dhe ia hodhi Enver Hoxhës në fytyrë…” (Citohet sipas: “Marrëveshja e Mukjes, Uran Butka: Miladin Popoviçi e grisi dhe ia hodhi në fytyrë Enverit”. Faqja e internetit “Ora news”. 22 shkurt 2015). 

Miladin Popoviçi, me atë qëndrim prej banditi që mbajti ndaj Enver Hoxhës, argatit të Beogradit, poshtëroi  krejt drejtuesit e partisë dhe të ushtrisë që ishin të pranishëm dhe, për pasojë, mbarë kombin shqiptar, se Enver Hoxha ishte i poshtëruar me kohë me servilizmin e vet para tij. Por megjithëse të lartpërmendurit ishin të pranishëm, që të gjihë me uniforma ushtarake dhe me kobure në brez, mes tyre, fatkeqësisht, s’u gjend një burrë trim, që Miladin Popoviçit t’i kishte treguar vendin dhe të kërkonte që të dëbohej një sahat e më parë nga vendi ynë. Që të gjithë, me heshtjen e tyre. u treguan burracakë.  

Fatos Tarifa, i rreshtuar përkrah Ramës, në artikullin “demaskues” kundër Albin Kurtit, shkruan: 

“Kryeministri Rama ka të drejtë kur thotë se ndërkombëtarët janë të zotët e shtëpisë në Kosovë dhe s’mund t’u dalësh kundër”. 

Kjo deklaratë e tij të kujton atë të famshmen fjalë të urtë në vijim, në të cilën shprehet mungesa e theksuar e respektit të shqiptarit ndaj vetvetes:  

“Shtëpia e shqiptarit, është e mikut dhe e shtegtarit”. 

Shqiptari, gjatë jetës së tij, ka respektuar më shumë të huajin sesa vetveten. Dhe ia ka parë hairin të huajit me  rrudhosjen tragjike të trojeve të veta etnike.  

Fatosi, si neokomunist, ndjek gjurmët e Ramës, i cili, si tradhtar i shqiptarëve, vazhdon traditën e tradhtisë së Enver Hoxhës, i cili, duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve dhe të viktimave kosovare në masakrën e Tivarit, për organizimin e së cilës bashkëpunoi me kriminelët serbë, për paturpësinë e tij, pati dhënë porosi, që, në faqen e parë të Abetares së vitit 1947, të shkruhej:“Tito luftëtar, Tito çlirimtar, Tito shpëtimtar i popullit tonë”!!! I kthente Borxhin Titos, i cili,  në vitin 1945, e kishte shpallur “hero të popujve të Jugosllavisë”!!! Për çfarë meritash para popujve të Jugosllavisë? Se kishte kryer tradhti të rënda ndaj Shqipërisë. Po Enver Hoxha ishte ai, i cili, në vitin 1951, pati deklaruar: “Bashkimi Sovjeti është ajri, uji dhe dielli për ne”, duke harruar që Stalini, në takimin me delegacionin jugosllav në Moskë në muajin shkurt të vitit 1948, kërkoi, sipas kujtimeve të Gjilasit, që Jugosllavia ta gëlltiste Shqipërinë. Fatos Tarifa të mundohet të mësojë sadopak nga intelektualë me brumosje të shëndoshë atdhetarizmi, njëri prej të cilëve shkruan: 

“… kam gjithë të drejtën e Zotit të them se ky është një nënshtrim e përulje e neveritshme, autorët e të cilit jo vetëm që i damkos, por edhe do të mbahen mend gjatë si burralecë shteti pa dinjitet. Ka qenë një kohë gjatë sistemit komunist, kur politikanët shqiptarë nxitonin kush e kush të shpallte dashurinë e madhe ndaj Jugosllavisë, pastaj Bashkimit Sovjetik dhe në fund, ndaj Kinës. Betoheshin gjithë solemnitet se do t`u mbeteshin përjetë besnikë atyre”  (Citohet sipas: Shpend Topallaj. “Nuk ka asnjë arsye…”. Faqja e internetit “Fjala e Lirë”. 18 qershor 2023). 

Edhe Rama, duke u lëpirë me kriminelin Vuçiç, ka shkelur mbi gjakun që derdhi populli shqiptar i Kosovës gjatë viteve ’90. 

Në kor me tradhtarin Rama dhe me kopenë e analistëve servilë të tij, Fatos Tarifa sulmon Albin Kurtin në mënyrën më fshikulluese, me mllefin karakteristik të paraardhësve të tij komunistë. Ai citon Ramën, sipas të cilit “ndërkombëtarët janë të zotët e shtëpisë në Kosovë dhe s’mund t’u dalësh kundër”. E ka fjalën për Brukselin dhe Vashingtonin. Dihet që Rama njihet si kryetradhtar i Shqipërisë dhe shpërfillës i Kosovës, po Fatos Tarifa, si diplomat i karrierës, si ia lejon vetes të bëhet servil i Ramës, duke mos ia  shtruar vetes pyetjen se si shpjegohet që ai Brukseli, si ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi, ka caktuar Borellin spanjoll dhe Laiçakun sllovak, dy përfaqësues nga dy vende, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës? Vallë nuk e kuptuaka Fatos Tarifa që Brukseli, pas përfundimit të luftës, u rreshtua në anën e Serbisë? Mirë do të ishte që diplomati i karrierës Fatos Tarifa, për qëndrimin e Borellit ndaj Kosovës, të marrë leksione nga një politikane perëndimore. Në informacionin në vijim thuhet: 

“Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, i ka bërë thirrje Evropës që të qëndrojë me Kosovën dhe i ka kërkuar Jozef Borrell-it që të japë dorëheqjen: “Dorëhiqu para se të bësh më shumë dëme. Ti je një rrezik për demokracinë dhe paqen në Evropë. Na duhen njerëz që e mbrojnë demokracinë tonë, jo që forcojnë autokratët”, – citohet të ketë shkruar ajo në rrjetet sociale” (Citohet sipas: Frank Shkreli. “Për dorëheqjen e Jozef Borellit”. Faqja e internetit “Fjala e Lirë”. 18 qershor 2023).  

Diplomatit Fatos Tarifa mirë do t’i bënin edhe leksionet e një intelektuali të botës akademike perëndimore, i cili, duke konstatuar që “shtetet perëndimore po tërhiqen  nga politika progresive”, ka deklaruar: 

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet parë si një mjet i Serbisë për destabilizimin e Kosovës, sipas modelit të Republikës Srpska në Bosnje-Hercegovinë dhe ish-Republikës Serbe të Krajinës në Kroaci. Çështja nuk është se çfarë duket si një kompromis i drejtë në letër, por se si Serbia do ta përdorë një entitet të tillë në praktikë. Në praktikë, Serbia mbetet e përkushtuar ndaj politikës shoviniste të rimarrjes së Kosovës dhe çdo autonomi institucionale për serbët në Kosovë do të ndërtohet në atë mënyrë, derisa të bëhet një shtet serb-irredentist brenda një shteti, i cili do të përdoret për të përmbysur tërë Kosovën ose, ndoshta, copëtimin e saj” (Citohet sipas: “Intervista e “Albanian Post” me dr. Marko Attila Hoare, profesor në Universitetin e Sarajevës”. Faqja e internetit “Radio Kosova e Lirë”. 13 maj 2023). 

Fatos Tarifa le të njihet edhe me këndvështrimin e ekspertit amerikan të marrëdhënieve ndërkombëtare, Daniel Serwer, profesor i Universitetit Xhons Hopkins. i intervistuar në youtube-kanalin kosovar “Mikrosoft Bing” të datës 13 qershor. Ai u shpreh kundër draftit të Ramës për Kosovën dhe deklaroi: “Berisha ka të drejtë… Amerikanët duhet të ndryshojnë qëndrim”. Kurse një javë më vonë, duke iu drejtuar Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, ai deklaroi: 

“SHBA e ka ushqyer Vuçiçin kryesisht me karota… BE-ja dhe SHBA-ja po ndjekin me zjarr misionar prioritetin kryesor të Vuçiçit, Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe brenda Kosovës… Qasja juaj aktuale ndaj normalizimit nuk do të funksionojë: synon shumë lart dhe anon shumë… Ajo që do të funksionojë me Serbinë është më pak karota dhe më shumë shkopinj. Ajo që do të funksionojë me Kosovën është më pak shkopinj dhe më shumë karota. Vazhdimi me qasjen tuaj aktuale rrezikon të minojë normalizimin dhe të shkaktojë destabilitet serioz rajonal” (Citohet sipas: Daniel Serwer. “Ëndrra ime për negociatorët e SHBA dhe BE me Kosovën dhe Serbinë”. Faqja e internetit “Voal”. 21 qershor 2023). 

Analisti dhe publicisti i njohur kosovar, Skënder Kapiti, në  një artikull, të botuar në internet, ndër të tjera, ka deklaruar: “… Kurtit iu kanë kundëvënë edhe shtete aleate që kontribuan në çlirimin e Kosovës…”. Aleatë kryesorë ishin Shtetet e Bashkuara. Por, me kalimin e viteve, fatkeqësisht, në raport me Kosovën, ngjarjet në Vashington morën një tjetër drejtim. Ish-presidenti Tramp, në dhjetor të vitit 2015, në hapje të fushatës zgjedhore për president, pati deklaruar: 

“Për mua personalisht, bombardimi i serbëve është një turp i vërtetë. Ndërkohë, Klintonët këtë e vlerësojnë si një sukses të paparë. Kërkoj ndjesë para popullit serb për të gjitha gabimet e politikës amerikane. Në qoftë se unë do të vij në krye të Amerikës, atëherë ka për të ndryshuar kursi i politikës së jashme, i cili deri tani shpeshherë ka qenë i gabuar” (Citohet sipas“Trampi i kërkoi falje Serbisë… për Klintonët”. Marrë nga faqja e internetit “stihiya.org”. 25 dhjetor 2015).  

Pra, Trampi s’e kishte për gjë fare ta fyente rëndë dinjitetin e popullit shqiptar të Kosovës dhe të shkelte mbi gjakun e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare dhe të mijëra e mijëra viktimave nga radhët e popullsisë civile.  

Madje, për ta nënvizuar simpatinë e vet për Serbinë dhe qëndrimin  kundër Republikës së Kosovës, Trampi, fillimisht, si të dërguar special për Kosovën, pati emëruar këshilltarin e vet Xhon Bolton (John Bolton), armikun e pavarësisë së Kosovës. Pas Boltonit emëroi Metju Palmerin (Matthew Palmer), dhëndrin e Serbisë, i cili pati deklaruar se kur të dilte në pension, do të zhvendosej me banim në Serbi. Më në fund, emëroi Riçard Grenellin (Richard Grenell), një njeri aspak i moralshëm ndaj Kosovës. Por qëndrimet kundër Kosovës po vazhdojnë edhe tani në Departamentin e Shtetit. 

Ambasadori amerikan në Beograd, Kristofer (Christopher) Hill, ka deklaruar: “Formimi i Asociacionit është një parakusht për të ecur përpara” (Faqja e internetit “Reporteri”. 24 janar 2023). Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, po ashtu, ka deklaruar:  “Formimi i Asociacionit është një detyrë urgente” (Faqja e internetit “Konica”. 25 maj 2023). 

Ish-senatori i Arizonës, i ndjeri Xhon Mekei (John  McCain – 1936-2018), këtu e disa vite të shkuara, qe shprehur në Senat  kundër emërimit të Blinkenit në postin e Zëvendëssekretarit të Shtetit në vitin 2014, sepse e konsideronte “dangerous to America” (Citohet sipas:“Senator John McCain on Tony Blinken Nomination”. Faqja e internetit “c-span”. 16 dhjetor 2014). Blinkeni, siç dihet, është mik i Sorosit. Tani që Blinkeni është Sekretar Shteti, ka emëruar të dërguar të posaçëm Gabriel Eskobarin për të ndjekur dialogun Kosovë-Serbi. Dhe Eskobari ka marrë në dorë çelësat e shtëpisë në Kosovë dhe, për krijimin e shtetit serb, të ashtuquajturit asociacion, në territorin e Kosovës, ka deklaruar: 

“Asociacioni është një kërkesë ligjore për qeverinë e  Kosovës. Është në marrëveshjen e Brukselit, është në konkluzionet e këshillit europian, është në marrëveshjen e Ohrit. Nuk është një marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë por mes Kosovës dhe Serbisë. Prandaj nëse Prishtina dëshiron të ecë përpara me integrimin, duhet të formojë asociacionin. Do të ndodhë! Pyetja që ngrihet është: nëse do të ndodhë me këtë qeveri apo një qeveri të ardhshme” (Citohet sipas: ““Asociacioni, detyrim ligjor”, Eskobar i prerë: Do të ndodhë se s’bën, me, ose pa Albin Kurtin”. Faqja e internetit “Opozita.com”. 07 qershor 2023). 

Kjo deklaratë e Eskobarit, me tonet e një ushtraku të  lartë, karakteristike për zbatimin e një urdhri të prerë, është tepër arrogante, tepër fyese jo vetëm për Albin Kurtin dhe qeverinë e tij, por edhe për mbarë popullin e Republikës së Kosovës. Në këto kushte, është e çuditshme se si ka mundësi që treshja udhëheqëse në Prishtinë – Osmani, Kurti, Konjufca – deri tani nuk e kanë dëgjuar absolutisht zërin e disa intelektualëve me brumosje të shëndoshë atdhetarie. Ata intelektualë kanë kërkuar, që, marrëveshjet tradhtare, të cilat kryeargati i Vuçiçit, Thaçi, tani i ndodhur në qelitë e Hagës, ka nënshkruar në Bruksel vetëm për interesat e Serbisë, përfshirë marrëveshjen kryesore për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, duhej të ishin hedhur poshtë, në përputhje me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, edhe me vendim të Kuvendit, edhe me respektimin e vullnetit mbarëpopullor përmes zhvillimit të një Referendumi. Intelektuali i shquar, Prof.dr. Mehdi Hyseni, historian i njohur dhe specialist i së drejtës ndërkombëtare, i është drejtuar Kryeministrit Kurti me një letër të hapur, në të cilën i ka bërë thirrje të mos e marrë përsipër faturën e përgjegjësisë për mospranimin e krijimit të bashkësisë së komunave serbe, por t’i përgjigjet presionit të ndërkombëtarëve me zërin e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të opinionit mbarëpopullor me Referendum, mbi të cilin nuk mund të ngrihet absolutisht askush.  

Për kombin shqiptar, Amerika ka qenë dhe mbetet një mik i pazëvendësueshëm për arsyet që dihen. Edhe Amerika është e bindur plotësisht që shqiptarët janë i vetëmi komb më proamerikan në mbarë botën. Por në marrëdhëniet midis miqve ka një marrëveshje të heshtur, sidomos kur është fjala për miqësinë midis një më të madhi dhe një më të vogli. Miku më i vogël duhet të jetë i kujdesshëm në marrëdhëniet me mikun e madh, të cilit nuk i duhet thënë vazhdimisht si urdhron, si urdhëron, si urdhëron për çdo gjë. Sepse kjo mënyrë sjelljeje, me kalimin e kohës, bëhet shkak që miku i madh, në heshtje, të fillojë ta shpërfillë mikun e vogël, madje deri në përbuzje. Prandaj kur miku i madh gabon, miku i vogël nuk duhet të pajtohet kurrsesi me të. Por tani që miku i madh bën presion në mbështetje të Serbisë, taborrët e analistëve, në shumicën dërrmuese të mjeteve të informimit masiv në shërbim të Ramës, si edhe krejt opozita në Prishtinë, si një kope e uritur hienash, janë turrur kundër Albin Kurtit. 

Duhet përshëndetur përzemërsisht publicisti i nderuar shqiptaro-amerikan, Aurel Dasareti, ekspert i shkencave ushtarake dhe psikologjike, i cili, në shumë faqe interneti të datës 20 qershor 2023, ka deklaruar:  

“Të huajt e ledhatojnë Serbinë dhe tallen me Kosovën, sepse e dinë se edhe tradhtarët e shtetit amë (Shqipërisë londineze) janë në anën e barbarëve terroristë…”. 

[Ambasadori amerikan në Beograd, Kristofer (Christopher) Hill, e ka shprehur publikisht ledhatimin e vet për Serbinë. Ai ka deklaruar: 

“… NATO-ja e ka bërë të qartë se Serbia, nëse dëshiron, mund të bëhet pjesë e asaj aleance, por gjithashtu theksoi se kjo do të ndodhë kur ta dëshirojnë qytetarët e saj” (Faqja e internetit “top.channel”. 11 gusht 2022).  

Pra, vendimtare për pranimin e Serbisë në NATO, na qenka dëshira e popullit serb, jo vendimi unanim i anëtarëve të Aleancës Veriatlantike. A ka vallë qëndrim më ledhatues për Serbinë, sesa ky i ambasadarit Hill? Po pse Hilli nuk ledhaton edhe Kosovën, e cila dihet se sa të madhe e ka dëshirën për t’u pranuar në NATO? Për qytetarët e Republikës së Kosovës, vetvetiu lind dyshimi se ambasadorët Hill, Hovenier dhe të dërguarin Eskobar, i ka blerë Beogradi] 

 Edhe neokomunisti Fatos Tarifa, si  vegël e bindur e Ramës, mikut të Vuçiçit  dhe të Thaçit, treshes komlotiste, e cila në Nish hartoi në fshehtësi planin për copëtimin e Kosovës, plan ky i denoncuar nga Zonja e nderuar Sonja Biserko, nuk mund t’ia lejonte vetes të mbetej jashtë kësaj kopeje. Me këtë rast, pjesëtarët e kopesë së hienave ia kanë çjerrë  maskën vetes dyfish. 

Së pari, ata mundohen ta reklamojnë veten si proamerikanë, meqenëse, sipas trurit të tyre të lajthitur nga servilizmi me pagë, Albini na qenka “antiamerikan”, ndërsa në të vërtetë ata vetë janë antiamerikanë të kulluar. 

Së dyti, si pasardhës besnikë të pararendësve të tyre veteranokomunistë, ata e zbulojnë veten ashtu siç janë faktikisht: neokomunistë të thekur, trashëgimtarë besnikë të politikës tradhtare të Enver Hoxhës në shërbim të Beogradit, armikut shumëshekullorë të kombit shqiptar. 

Analisti Skënder Kapiti ka nxjerr në pah një dukuri tragjike që  vihet re në Shqipëri, dukuri, e cila ndikon shumë negativisht mbi krejt bashkëkombasit tanë. Ai shkruan: 

“Si politika, ashtu edhe mediat në Shqipëri, janë të zhveshura nga patriotizmi dhe nacionalizmi dhe kanë një antikosovarizëm të maskuar me hipokrizi dhe shumë të pabesë e tinëzar…  Patriotizëm do të ishte dhe do të kishte atëherë kur Shqipëria të kishte hyrë në luftë për mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës nga gjenocidi serb dhe për çlirimin e Kosovës” (Citohet sipas: “Në Shqipëri ka pak e rrallë ndonjë politikan, intelektual e media nacionaliste”. Faqja e internetit “gazeta.mk”. 17 qershor 2023).   

Ka shumë të drejtë analisti i nderuar Skënder Kapiti, por Shqipëria në vitin 1999 nuk mund të ndërhynte në luftë për mbrojtjen e Kosovës, sepse në krye të vendit ishin dy komunistë antinacionalistë, pasardhës të Enver Hoxhës në zejen e servilizmit ndaj serboshovinizmit, si Fatos Nano dhe Rexhep Meidani. Asokohe, siç më ka rrëfyer specialisti i shkëlqyer i artit usharak, kolonel Dilaver Goxhaj, ish-zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, në Veri të vendit tonë ndodheshin 400 tanke. Por të dy të lartpërmendurit nuk dhanë urdhër që, qoftë edhe një tank i  vetëm, të kalonte matanë kufirit, në mbrojtje të vëllezërve tanë të një gjaku. Për më tepër, kolonelin Dilaver Goxhaj, i cili, si intelektual me vetëdije të lartë kombëtare, me vetiniciativë, shkoi vullnetarisht të mbronte Kosovën dhe, si specialist i anglishtes, dha një kontribut të jashtëzakonshëm për koordinimin e veprimeve luftarake të pilotëve të NATO-s me forcat tokësore të UÇK-së, Presidenti Rexhep Mejdani, pas luftës, në vend që ta gradonte gjeneral dhe ta dekoronte me Medaljen më të lartë “Nderi i Kombit”, u tregua krejtësisht shpërfillës ndaj tij, një qëndrim ky shumë i pahijshëm për postin që mbante. 

Majtizmi shqiptar, i përfaqësuar  nga komunistët e djeshëm dhe neokomunistët e sotëm, ka qenë dhe mbetet argat në shërbim të serboshovinizmit shtazëror, armikut të egër të shqiptarëve. Kjo është një e vërtetë tragjike në historinë tonë gjatë më shumë se 80 vjetëve të fundit: Enver Hoxha – argat dhe servil i Beogradit, Fatos Nano, i cili dikur, që nga Lisbona, kërkonte t’u jepte leksion vëllezërve tanë në Kosovë se kryeqytet i tyre na qenkej Beogradi, argat dhe servil i Beogradit jo më pak se Enver Hoxha, Edi Rama – argat dhe servil i Beogradit edhe më shumë se Enver Hoxha dhe Fatos Nano, sepse me minishengenin e kriminelit Vuçiç kërkon ta futë Kosovën nën ombrellën koloniale serbe. Fatos Tarifa, si diplomat karriere, do të ishte mirë të ndodhej në një tjetër pozicion, duke pasur parasysh qëndrimin e vendosur të Kryeministrit Albin Kurti dhe të Presidentes Vjosa Osmani kundër shovinizmit serbokriminal, shovinizëm ky, përkrah të cilit Brukseli ka qenë i rreshtuar që pas përfundimit të luftës dhe tani janë rreshtuar edhe diplomatë të Departamentit të Shtetit. Sepse e vërteta duhet thënë pa dorashka: ky Departament tani nuk është më ai i kohës së Medlin Ollbraitit (Madeleine Albright – 1937-2022), e cila, dikur, gjatë bombardimeve të NATO-s, në një bisedë telefonike, Hashim Thaçit ia pati futur të dyja këmbët në një këpucë. Tani, në krye të atij Departamenti, ndodhet Blinkeni, i cili, siç është bërë e njohur në mjetet e informimit masiv, njihet për lidhjet miqësore familjare me Sorosin. Për pasojë, Departamenti i Shtetit ndodhet nën ndikimin e fuqishëm të sorosizmit. Vallë të mos e kuptojë Fatos Tarifa që po vihet në jetë një strategji fort djallëzore kundër shqiptarëve? Kjo është strategjia e ftohjes, e hedhjes në mëri të shqiptarëve kundër Shteteve të Bashkuara, për çka kanë qenë me kohë të interesuara dy kryeqendrat armiqësore kundër kombit tonë – Serbia dhe Rusia. Fatos Tarifa bëhet mbështetje e Ramës, i cili, si kryeministër i shtetit amë, në vend që të ngrinte padi në Gjykatën Ndërkombëtre të Hagës kundër Serbisë për të kërkuar dëmshpërblim për të gjitha krimet e rënda dhe shkatërrimet e panumërta që pati kryer në Kosovë, ai, përkundrazi, është bërë servil dhe argat i kriminelit Vuçiç. Por Fatos Tarifa s’mund ta ndryshojë dot pozicionin e vet, prandaj e sulmon egërsisht Albin Kurtin. Domosdo, sepse në “kozmologjinë” komuniste dhe neokomuniste shqiptare, ku endet Fatos Tarifa, gravitacioni komunist nuk e lejon ta ndryshojë pozicionin drejt krahut nacionalist, drejt krahut të atdhetarizmit ndërshqiptar. I rreshtuar përkrah Ramës, i cili, bashkë me Vuçiçin, ka kohë që komploton kundër Republikës së Kosovës, Fatos Tarifa, me sulmin kundër Albin Kurtit, tërthorazi, bën kauzë me ushtarët serbë, të cilët, siç thuhet në faqen e internetit “telegrafi” të datës 30 maj 2023, “bëjnë fushatë kundër ushtarit amerikan që po qëndron në veri, bëjnë thirrje edhe për vrasjen e tij”. Ёshtë fjala për ushtarin Stanley, i cili është duke qëndruar bashkë me ushtarët e tjerë të KFOR-it në komunat veriore të Kosovës. 

Në këto kushte, Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani duhet të mbështeten fuqimisht te populli, për të vjelë mendimin e tij me Referendum. Sepse kjo dyshe e nderuar udhëheqëse është pikërisht ashtu siç e ka karakterizuar analisti atdhetar Skënder Kapiti: 

“… Kurti, dhe jo vetëm ai, por edhe Presidentja Znj. Osmani, janë dy politikanët dhe shtetarët shqiptarë model e shembull patriotizmi real, përgjegjshmërie publike e kombëtare, të pakorruptuar, shembull pastërtie, sinqeriteti dhe aftësie për të qenë në krye të Shtetit të Kosovës” (Citohet sipas: Skënder Kapiti. “Shqipëria, Kosova dhe Kurti e Osmani”. Faqja e internetit “Fjala e Lirë”. 18 qershor 2023). 

  Në mbyllje, dëshiroj të theksoj edhe diçka: 

Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani duhet të vazhdojnë të qëndrojnë burrërisht në mbrojtje të tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, kundër krijimit të çdolloj bashkësie serbe, pavarësisht nga presioni i ndërkombëtarëve, sepse një bashkësi e tillë është poshtërim i dinjitetit kombëtar para Serbisë, e cila, për shkak të natyrës së saj fashiste-shoviniste, Kosovën e quan pjesë të territorit të vet, duke harruar që i ka shumë borxhe të papaguara mbarë kombit shqiptar. Diplomatët brukselistë, me të cilët, fatkeqësisht, janë bashkuar edhe diplomatët sorosistë amerikanë, si Eskobar, Hill, Hovenier etj., do të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani, që të pranojnë krijimin e bashkësisë së komunave serbe, sepse, për fajin e politikës sonë tradicionale, ata kanë krijuar bindjen se shqiptarët janë mendjelehtë dhe tërhiqen para të huajve. Në një información, të botuar shumë vite më parë, flitet për periudhën para Marrëveshjes së Ohrit të 13 gushtit 2001, të nënshkruar nën presionin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Në atë informacin thuhet: 

“Dihet, po ashtu se asokohe, në Shkup, kishte shkuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, admirali Gregori Xhonson, dhe i kishte bindur autoritetet e qeverisë së Shkupit se nuk mund ta fitonin luftën kundër shqiptarëve, por mund ta ruanin shtetin e tyre, nëse do të nënshkruanin një marrëveshje, e cila do t’ i joshte shqiptarët mendjelehtë dhe do të ruhej statusquoja edhe për një kohë të gjatë në këtë shtet…” (Citohet sipas: Ahmet Qeriqi. “I robëruari s’ka ç’ka humb në luftë, përveç këmishës së zezë të robërisë”. Faqja e internetit “Radio Kosova e Lirë”. 16 dhjetor 2009). 

Ndërkombëtarëve, të cilët Serbinë fashiste, që humbi luftën, duan ta shpallin fitimtare  pas luftës, duke e shpërblyer me territore të Republikës së Kosovës, Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani nuk mund t’u bëjnë asnjë lëshim absolutisht, se janë plotësisht në të drejtën e tyre. Kjo për arsye se Brukseli dhe diplomatët e Departamentit të Shtetit, presionin duhej ta kishin ushtruar fuqimish me kohë kundër Beogradit për flakjen nga kushtetuta të nenit, sipas të cilit Kosova konsiderohet pjesë e Serbisë. Ai nen dëshmon se ndërkombëtarët janë tallur dhe vazhdojnë të tallen me Kosovën, duke i kërkuar dialog me Serbinë, dialog ky, i cili ka qenë dhe vazhdon të mbetet paradoksal për shkak të tradhtisë së Hashim Thaçit. Në respekt të dinjitetit të Republikës së Kosovës, dialogu paradoksal me Serbinë duhet të ndërpritet, deri në flakjen e atij neni nga kushtetuta e Serbisë. Veç kësaj, Kryeministri dhe Presidentja e Kosovës duhet ta sfidojnë Serbinë, duke vënë në jetë propozimin që u ka dërguar me kohë Akadamia Shqiptaro-Amerikane e Arteve dhe e Shkencave për zëvendësimin e toponimit serb Kosovë me toponimin  tradicional iliropellazg Dardani.     

Kaliforni, 28 qershor 2023 

Edi Rama, e ke tepruar…!

2

Zeqir Bekolli, shkrimtar, Prishtinë

Pas Luftës së Dytë Botërore, kur ndodhi kryengritja e Drenicës e udhëhequr nga tribuni, Shaban Palluzha,  në fushëbetejë për 21 ditë mbetën të vrarë mëse 3 mijë çetnikë-partizanë.  Atë botë, bëhej përpjekje në Drenicë për t’u larguar nga mashtrimi dhe kthetrat komuniste. Por forcave çetniko-partizane fatkeqësisht iu erdhën në ndihmë brigadat komuniste të Shqipërisë, të cilat u bën shkas për thyerjen e kryengritjes. Ky veprim i shkaktoi dhembje popullit të Drenicës dhe dëme të mëdha Kosovës e cila mbeti nën pushtimin serbojugosllav. 

Pothuaj, analoge me këtë po del edhe veprimi i Edi Romës, i cili në këto momente kritike për Kosovën, në vend që të na mbështes, del hapur me propozime, që i shkojnë direkt për shtati Vuçiqit dhe Serbisë .

Propozimit i tij në nivel evropian   për organizimin e një Konference Ndërkombëtare për Kosovën është interes i drejtpërdrejtë i Serbisë e cila po synon copëtimin e Kosovës.  

Ta hedhësh në tavolinë çështjen e Kosovës, pas gjithatyre njohjeve do të thotë ta kontestosh pavarësinë duke ia rritur pazarin Serbisë dhe kërkesave të saja për territor.  

Një propozim të tillë nuk e kanë bërë as qarqet më antishqiptare, por kësaj radhe e bën njeriu që gjendet në majat e shtetit shqiptar?! Ky veprim, pos që përbën skandal më vete, rrezikon drejtpërdrejtë interesat dhe shtetësinë e Kosovës. Ndaj ne këtë rast detyrimisht i themi Ramës, nëse nuk na ndihmon, të paktën mos na shkakto telashe të përmasave destabilizuese.  

Kosova është shpallur shtet i pavarur kurse nismat për konferenca të tilla konsideroj se janë të vdekura. Por neve në Kosovë na  habitë fakti se çfarë interesi ka ky njeri, që merr hapa të tillë, pa e konsultuar spektrin politik të Kosovës, kur dihet se me këto veprime bën  dëme të pa llogaritshme në kurriz të Kosovës. 

Në Kosovë në 28 Qershor 1989  kreu shtetëror serb u binte daulleve të luftës 

0

Nga: Behlul Jashari , Prishtinë

-Manifestime serbe në ditën e Vidovdanit – në 634 vjetorin e Betejës së Kosovës, që ka ndodhur në vitin  1389, e cila ishte humbur…/ 

 - Raportime të 28 Qershorit 1998 nga Kosova në luftë…/  

 PRISHTINË, 28 Qershor 2023/ Serbë kosovarë dhe të ardhur edhe nga Serbia festojnë Vidovdanin,  të mbledhur sot në Manastirin e Graçanicës në vend si viteve tjera në[e1]  Gazimestan, në një fushë rreth pesë kilometra në veri të Prishtinës, duke shënuar kështu 634 vjetorin e Betejës së Kosovës. 

Edhe me manifestime tjera, në çdo 28 Qershor serbët festojnë Vidovdanin apo Betejën e Kosovës, që ka ndodhur në vitin  1389, e cila ishte humbur. 

Para 34 viteve, në 600 vjetorin e Betejës së Kosovës, kreu i atëhershëm shtetëror serb, Slobodan Milosheviç, pikërisht në 28 Qershor 1989 në ditën e Vidovdanit në fushën e Kosovës – Gazimestan, u binte daulleve të luftës, e cila pastaj u ndez e përfshiu hapësirat e ish-Jugosllavisë, edhe Kosovën, luftës për Serbinë e madhe, nga më të përgjakshmet në gjithë historinë e Ballkanit, dhe që në fund e humbi e pastaj vet përfundoi në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë. 

 “Ne ishim të guximshëm e dinjitozë. Tani, gjashtë shekuj më vonë, ne sërish jemi në betejë. Nuk janë këto beteja të armatosura, por ato nuk mund të përjashtohen”, thoshte Milosheviç në fushën e Kosovës në Gazimestan. 

E “betejat” e Milosheviçit kundër Kosovës – shqiptarëve ishin të nisura. Po para 34 viteve, në rrethana tragjike terrori, Serbia në Kuvendin e saj në 28 Mars të vitit 1989 miratoi “kushtetutën e tankeve”, që përgjakshëm, me forcë e në mënyrë kundërkushtetuese rrënoi autonominë që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 si element konstituiv me të drejtë vetoje në federatën e atëhershme, nga shpërbërja e së cilës pastaj dolën 7 shtete të pavarura. 

Në demonstratat  gjithëpopullore në mbrojtje të Kosovës nga sulmet e Serbisë, vetëm brenda dy ditëve, në 27 e 28 Mars 1989, në shtetrrethimin e hekurt ushtarako-policor të vendosur nga Beogradi u vranë 22 shqiptarë e plagosën qindra të tjerë në Prishtinë, Podujevë, Mitrovicë, Zhur e Dushanovë afër Prizrenit, Deçan, Gjilan e në anë të tjera të Kosovës. 

Edhe gjatë viteve të tjera, në ditën e Vidovdanit në Kosovë grupe ekstremiste të serbëve kanë manifestuar edhe provokacione, në forma të ndryshme. Është parë edhe se numri i pjesëmarrëve në manifestime të tilla me provokime është më i paktë nga viti në vit… 

Forhåndsvisning av bilde

KOSOVA-LUFTA NË LAJME: RAPORTIME QË KAM BËRË PËR AGJENCINË SHTETËRORE ZYRTARE TË LAJMEVE TË SHQIPËRISË NË 28 QERSHOR 1998:   

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-06-28.ata.html   

[01] Serbian military forces built up in west of Prishtine 

PRISHTINE, June 28 /ATA correspondent Behlul Jashari reports: 

Yugoslav military forces backed by some 60 tanks and other armaments were concentrated yesterday morning in the suburbs of the Bardh i Madh village, nearly 10 km west of Prishtine. 

The situation in Fushe-Kosova continues to be tense. Civilan armed and organised Serbs have taken to the streets along with the military forces. 

Groups of Serbian volunteers, dressed in military uniforms, were sent yesterday from Fushe-Kosova in the direction of Drenice. Serbian civilians were distributed weapons yesterday also at the Serbian army barracks in Gjakova. 

Sources say these groups have also taken part in the recent attacks and bombardments carried out by the Serbian military forces in the villages of Pantine and Okrashtice of the Vushtrise commune. /p.ta/das/lm/ 

Albanian Telegraphic Agency 

[02] Six Montenegrin soldiers desert army near Sllatine 

PRISHTINE, June 28/ATA correspondent Behlul Jashari reports: 

Six Montenegrin soldiers have deserted their army in the vicinity of the Sllatine village of Fushe Kosova commune. 

Sources of the Democratic League of Kosova (LDK) says that the soldiers jumped out of the vehicles while the Yugoslav military column was passing near a forest. /p.ta/das/lm/ 

Albanian Telegraphic Agency 

[03] Serbian snipers’ shooting intensified in Gllogoc 

PRISHTINE, June 28 (ATA)-Shooting by Serbian sniper groups, established on the building of the Gllogoc town post office, has been intensified over the last three days, according to sources of the Council for the Defence of Human Rights and Freedoms. 

They also report that yesterday the Serbian forces deployed at Komoran opened fire from the armoured vehicles in the direction of the Gorge of Llapushnik. 

Large groups of Serbian police, coming to the town, have been deployed at one of the blocks of flats as well as the damaged building of the bus station. /P.Ta/das/lm/ 

Albanian Telegraphic Agency 

[04] Mitrovice: Serbian forces move towards Zubin Patok and Skenderaj 

PRISHTINE, June 28 (ATA)-Serbian forces yesterday moved in the direction of Zubin Patok. Two heavy transportation vehicles and well as truckloads of armed forces and headed by another vehicle thought to be transporting ammunition, came out of the Mitrovice barracks early in the morning and headed for Zubin Patok, according to sources from the Council for the Defence of Human Rights and Freedoms. 

According to the same sources, two armoured cars and several other military vehicles also moved in the same direction in the afternoon hours. 

Reinforcement troops were also sent towards Skenderaj on vehicles carrying Belgrade number plates. /p.ta/das/lm/ 

Albanian Telegraphic Agency 

[05] Helicopters attack Malisheve region 

PRISHTINE, June 28 /ATA correspondent Behlul Jashari reports: 

Military developments continue to concentrate on the border belt with Albania, in Dukagjin, Drenice and several regions of Rrafshi i Kosoves. 

The regions between Mitrovice and Vushtrise as well as Pantine and Okrashtice villages were attacked yesterday by the Yugoslav heavy artillery. Today, too, these forces continue to be on alert. 

According to the Prishtine press, four Serbian forces helicopters yesterday attacked regions of the Malisheve commune, opening fire on the inhabitants in the villages of Bubavec, Mlegan and Lluzhice. /p.ta/das/lm/ 

Albanian Telegraphic Agency 

[06] Wave of arrests among Albanian activists in Ferizaj 

PRISHTINE, June 28/ATA correspondent Behlul Jashari reports: 

This morning, in the vicinity of Ferizaj (South of Kosova) the Serbian police forces launched a fresh campaign of arrests among Albanian political and humanitarian activists. 

Several functionaries of the Democratic League of Kosova (LDK) and of the subcouncil for Human Rights in Ferizaj, among whom also the chairman of this subcouncil, have been arrested. 

Many Albanian citizens are also reported to have been maltreated and a number of houses raided and damaged./p.ta/das/lm/ 

Albanian Telegraphic Agency 

[07] Fierce fighting in Decan suburbs 

PRISHTINE, June 28 /ATA correspondent Behlul Jashari reports: 

Fierce fighting took place on the front line of the village of Prejlep of Decan last night and today. 

Sources from the spot say that the forces of Serbian aggressor have transported killed and wounded soldiers by helicopter. There have been no casualties on the part of Albanians. 

Reports from Decan suburbs also report on fierce fighting in the region of Vokshi, Baballoq and Gramacel. /das/lm/ 

Albanian Telegraphic Agency 

[08] Albanian killed in Gjakove in Yugoslav army attacks 

PRISHTINE, June 28 /ATA correspondent Behlul Jashari reports: 

Albanian teacher Rexhep Syla, 55, was killed in yesterday’s fighting between the Albanian defensive forces and the Yugoslav army forces, which attacked the Shishman village of Boke e Rreke e Keqe. 

Fighting continued on Sunday in the regions on the border belt of Kosova with Albania, in the suburbs of Gjakova. 

Fresh reinforcements of Serbian forces on the Cabrati hill, near the Gjakova city, are also reported. /fh/das/lm/ 

Forhåndsvisning av bilde

Përkujtim i Teki Dervishit, në 12 – vjetorin e vdekjes, më 29. 06. 2023

0

Don Lush Gjergji, Prishtinë

In memoriam  

 Teki Dervishi (12 – vjetori i vdekjes, 29. 06. 2023) 

“Memoria perditur” – shqip: po humbet  apo po tretet kujtimi apo kujtesa! 

Si duket, ne Shqiptarët, kemi “memorien e shkurtë”, mos të them mbajmë mend shumë gjatë, pothuaj gjithnjë, vetëm  të keqen, ndërsa të mirën shumë shpejtë e harrojmë. figurativisht e “qesim pas shpine”. 

Përjashtime për mirë ka pak dhe janë mjaft të rralla. Kështu ka ndodhur historikisht me figurat tona madhore, si p. sh. Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, pastaj edhe me të tjerët, si Imzot Pjetër Bogdani, Jeronim De Radën, Dr. Ibrahim Rugovën, Shën Nënën Tereze, Adem Jasharin e shumë të tjerë… 

Përse po ndodhë kjo dhe kështu? 

Dikush tha: “Jemi bërë shoshë”, e në shoshë nuk mund të mbledhet apo të ruhet uji! 

Sot njeriu ynë ka pak vlera dhe virtyte, ide dhe ideale, është i “robëruar” nga materializmi, konsumizmi, hedonizmi, relativizmi dhe ateizmi praktik, kështu të “ngopur” me pseudo vlera, nuk ka më vend për vlera të mirëfillta, për figura dhe personaliteti, siç ishte i mirë, i dashuri, i madhi, i “pavdekshmi” Teki DERVISHI. 

Aty – këtu dikush e përkujton në ndonjë përvjetor, prapë me mentalitetin tonë të “dyfytyrësisë”: duhet ta përkujtojmë, s’duhet ta harrojmë, nuk bënë më kështu…, në mënyra dhe forma formale. Na mbyti formaliteti, dyfytyrësia, mbi të gjitha  pafytyrlësia dhe lakmia, që më çdo kusht lypset rrënuar kështu: jo më vetëm duhet, por dua, me krejt qenien dhe personalitein tonë, me bindje, përcaktim dhe orientim, që domethënë historinë, të kaluarën, koloset tanë t’ i kemi gjithnjë në mendje dhe në zemër, si frymëzues dhe orientues për të tashmen dhe të ardhmen tonë. 

12 – vjet pa praninë fizike, shkrimet, analizat, zbërthimet profetike të Teki Dervishit. Koha, disa plagë, gjithsesi i mjekon dhe shëron, ndërsa disa tjera, vetëm i keqason… 

Ai i mungon shumë sot publicistikës shqiptare, sepse tashmë është në krijim apo formim një mentalitet tjetër dhe ndryshe: egoizmi, egocentrizmi, ku pak njerëz të mendjes dhe të pendës, të shkencës, kulturës dhe artit, të krijimtarisë,  merren me çështje  historike, kulturore, shpirtërore, me fatin e Popullit dhe Shtetit tonë, sipas parimit madhor të Pjetër Bogdanit: “Fati i Popullit tim, është fati im”. 

Shpresojmë dhe urojmë që të “zgjohet” ndërgjegjja e “fjetur” apo “ngarkuar“, mos të them e robëruar, me parimin tashmë të njohur dhe bazik: T’i kthehemi vetvetes dhe të vërtetës, sepse përndryshe do të jemi Popull masë, turmë, mori, grumbull, por pa identitet dhe personalitet, pra, me një jetë sipërfaqësore, pa shije dhe pa kënaqësi, lumturi, harmoni me vetveten. me të tjerër, për ne besimtarët, me Zotin.  

Këta rreshta  ndoshta janë të “vrazhdët”, për dikë edhe të ashpër, negativ, por unë mendoj që duhet të zgjohemi nga “endërrimet” në pikë të ditës, të vetëdijësohemi dhe përcaktohemi për të kaluaren tonë, për të tashmen dhe për të ardhmen.  

Në këtë fushëveprim i ndjeri Teki DERVISHI dhe shumë të tjerë, ishin “mjeshtër”, të frymëzuar nga idealizmi dhe atdhedashuria, që konkretisht domethenë nga zbërthimi i gjendje dhe kushteve në të cilat jetojmë dhe veprojmë. 

Teki DERVISHI e gëzoftë paqen, lumturinë, pavdeksinë e amshuar! Pushoftë në Paqe! Na faltë për shumë mangësi dhe zbrazëti në kohën dhe hapësirat tona. 

Prishtinë, 27 qershor 2023 

Don Lush GJERGJI    

***                            

 Teki Dervishi, Miku dhe Vëllai im i paharruar 

Ditët po rrjedhin, koha po kalon, bota ndër ne dhe në ne dhe rreth nesh gjithnjë po ndryshon… Mirëpo ka Dikush apo Diçka, që nuk ndërron kurrë, që koha nuk e zbeh apo dëbëson. 

Përkundrazi, miqësia dhe vëllazëria “matet” me kohë, është më e fuqishme se rrjedhat kohore, është e amshuar. 

Kështu ishin dhe janë lidhjet, kujtimet, përjetimet, vlerësimet e mia për Teki Dërvishin. Dhe sa më shumë që koha kalon, fluturon, aq më shumë hetohet mungesa e tij fizike ndër ne, mendja e ndritur, zemra e hapur, frymëzimi në jetë, veprimtari, krijimtari, si Njeri në kohë, por edhe mbi apo jashtë kohës dhe hapësirës, me vlera dhe virtyte për të mirë e Popullit Shqiptar. 

Mungesa e tij për Kosovën është e madhe, e dukshme, për disa segmente edhe e pazëvendësueshme. Mbi të gjitha më mungon si afërsi, shikim, bashkëpunim, njohës i të kaluares, mishërues i së tashmes dhe profeitizues – paraprijës i së ardhmes. Më mungon fjala, mendimi, frymëzimi, atdhedashuria e tij e spikatur, flijimi burimo dhe shembullor, që Popullin tonë, që ta nxjerrim nga mosdija, mungesa e vetëdijes, aftësia e orientimit dhe përcaktimit, shijimi i lirisë dhe demokracisë, që mund të jetohet dhe shijohet vetëm në prizmën e së Vërtetës dhe të Dashurisë.  

Më mungon ky Dëshmitar i vlerave dhe virtyteve tona të lashta dhe aktuale…  

Presim, shpresojm, jetojmë me ankthe të vjetra dhe të reja, pa Tefikun tonë, pa shumë pishtarë të lirisë së mirëfilltë dhe të demokracisë burimore, gjithnjë me shpresë dhe me bindje që në gjiun e Popullit do të ndodhë “mrekullia”, ku edhe guri do të lulëzojë… 

Për Tekiun, nderime, falënderime, uratë dhe dashuri. 

Prishtinë, 28 qershor 2021 

_____

“E mira nuk harrohet”, thotë Populli ynë 

Pesë vite pas shkuarjes në amshim, miqtë e afërt, ata që e njohën dhe ishin bashkudhëtar të jetës dhe veprës së publicistit Teki Dervishi, ende e kanë të freskët kujtimin për të. Don Lush Gjergji, është një nga personat që njohu për së afërmi shkrimtarin dhe artistin Teki Dervishi. Ai për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Teki Dervishi, la gjurmë të pashlyeshme në kulturën dhe qytetërimin shqiptar duke dhënë vizione dhe vegime të qarta se kush kemi qenë, kush jemi dhe kush duhet dhe mund të jemi. 

“Teki Dervishi ishte një mik, një shok e mbi të gjitha një krijues i mirëfilltë i kulturës dhe qytetërimit tonë Iliro-Arbroro-Shqiptar, ndërroi jetë dhe shpejt shkoi në amshim, por la gjurmë të pashlyeshme në kulturën dhe qytetërimin tonë, sepse në jetën dhe veprën e tij, si në aspektin njerëzor e aq më tepër në aspektin kulturor dhe letrar na begatoi dhe na pasuroi duke na dhënë vizione dhe vegime të qarta, se kush kemi qenë, kush jemi dhe kush duhet dhe mund të jemi”, thotë për gazetën “Bota sot”, Don Lush Gjergji. 

Kujtimet e miqve

Kështu, sipas tij, Teki Dervishi meriton falënderime të mëdha për shërbimin që ia bëri popullit në aspektin kulturor e publicistik. “Prandaj e përkujtoj me nderime dhe falënderime të thella, për jetën dhe veprën e tij, për kontributin e tij, për shërbimin që ia bëri popullit tonë, mbi të gjitha kulturës sonë dhe publicistikës sonë, gazetarisë sonë sepse ishte një njeri i gjithanshëm, si në formën e letrarit dhe gazetarit të publicistit të njeriut të kulturës e mbi të gjitha të njeriut i cili kishte bindje dhe përcaktime shumë të qarta pro-evropiane apo properëndimore që të na kthente atje ku dikur ishim si popull meritor”, shprehet ai. Don Lush Gjergji, e kujton Teki Dervishin, në momente gëzimi e hidhërimi. 

“Teki Dërvishi është një nga figurat, me të cilat kam komunikuar shpesh miqësisht dhe vëllazërisht në rrafshin e gjithëmbarshëm, andaj veprën e tij mundohem ta kem gjithmonë afër vetes, ndërsa figura e tij, personaliteti i tij më mungon mjaft sepse në momentet e vështira apo të gëzimit, figurat e tilla krijojnë mangësi dhe zbrazëti në jetën tonë”, potencon ai. “Teki Dervishi ishte një intelektual, krijues dhe atdhetar”… 

Namazi! Namazi! Kur i pyet se si e shpjegon Kurani…? Ata thonë se kështu kanë thënë dijetarët?!

0
Nga: Tim Shkupi, teolog nga Shkupi
____
“Namazi, Namazi! Pa NA MA ZI s’ka xhenet. Mos shko te Zoti pa NA MA ZI” – keshtu ju thone te gjithe anetaret e kombit musliman ne tokat arberore qe na e ndotin shqipen cdo dite.
Kur i pyet cfare thote Kurani?
Ata thone kane thene dijetaret, jane librat e Horosanit dhe librat e Persise, qe une i quaj libra te Bagdadit, por ata i quajne hadithe, gjoja se aty ka fole hazreti Muhamedi, ua ka shpjeguar njerzve punen e namazit, gje qe eshte e pa vertete, eshte rrene e madhe dhe shpifje mbi hazreti Muhamedin.
Se cka thone dijetaret, librat e mufesirave te tyre, qe ta kuptoni se kjo puna e NAMAZIT eshte trik, sehire me ua marr lirite juve, me ju hipnotizu dhe me ua humb juve dynjan dhe ahiretin, do t’ua sjelli ajetin 114 te sures HUD, qe ne perkthim e keni Falni Namazin ne dy skajet e Dites, por mufesirat sa here jane mbeshtetur ne Buhari dhe Muslim dhe frazen TAREFEJI nNehar ju thone se behet fjale per namazin e Fexhrit dhe Jacise, por ju thone se behet fjale edhe per namazin e Drekes dhe te Iqindise. Dhe ju thone edhe gjera te tjera. Pra, pyetja eshte si jane falur:
Kur kane pasur dallime????
Pra, pak me lodh trurin, ju e shihni, se dijetaret, alimat, mufesirat e kombit musliman nuk i kane ditur se sa vakte namaz jane ne dite, por e kane pasur me BINGO????
QE DO TE THOT S’KA NA MA ZI NE KURANIN E SHENJTE

Të gjitha dihen, por pengohemi nga interesat materiale

0

Nga: Fahri Dahri, studjues i çështjes çame

[Sqarim për handikapin: “Jam grek, serb, maqedon, por flas shqip”!?]

                   ●●●

Koncepte që thuhen rëndom, por nuk duhen kapërcyer kaq thjeshtë. Ka qenë dhe është një projekt shumë shekullor që popujt të ndahen në dy grupime të mëdha.

Është pranuar se fundi i Perandorisë Romake zakonisht përmendet 04/09/476, kur perandori Romulus Augustus u hoq dhe nuk u zëvëndësua. Me ndarjen e perandorisë Romake në atë të Lindjes e të Perëndimit, Perandoria Romake e Lindjes zyrtarizoi, si gjuhë të saj  gjuhën greke. Perandoria e Lindjes, njihet edhe si Perandoria Bizantine, e cila ruajti traditat ligjore e kulturore greko-romake si dhe elementet helenikë e ortodokse të krishtera edhe për një mijëvjeçar tjetër, deri në vitin 1453 kur u mund nga Perandoria Osmane. Nga ajo kohë lindi islamizmi, kohë kur bota u ndodh mes dy besimeve fetare. Të dyja perandoritë kërkonin që popujt e Botës të grupoheshin në dy pole, veç të krishterët, veç islamikët. Pra të jenë dy ndarje botërore. Bota e krishterë, A= Kishat dhe Bota islame, B = Xhamitë. Kjo platformë është e sigurtë, se më e theksuar mori përmasa të paktën nga fillimi i shekullit XIX. Sigurisht për këtë fakt, ka patur përplasje të mëdha, të cilat vazhdojnë edhe në ditët tona. Kjo ndarje e popujve ka ndeshur keqas me mendimin ndryshe vetëm të kombit shqiptar, i cili përcaktohet me identitetin etnik, përkundër  plagjiaturave fetare.

Në Mesjetë, por dhe më parë buçisnin “borbolet”(1); ndërsa  tani buçasin mikrofonët, si për njërin pol dhe tjetrin, duke ligjëruar për kombësi vetëm të përcaktuarit sipas besimeve fetare. Ky  fakt mbetet një defekt i rëndë dhe serioz që trashëgohet nga perandoritë e epokës tonë.

Je ortodoks? Oh sa mirë! Qenke grek, ose serb. Je mysliman? Oh sa keq, je turk, je turkoshak, je aziatik, etj. Ose anasjelltas!.

Propagandat, predikimet, favorizimet, financimet dhe tjetërsimet e toponimeve kanë dëmtuar mendjen e një pjese të popullit dardan-arbëror-epirot, kryesisht në mesjetë, kur nuk kishte emërtimi “shqiptar”, duke rënë pre e përcaktimit të kombit sipas konceptit fetar.

Sot një pjesë e konsiderueshme e të emigruarve mesjetarë, mbartin emrin e vendit të kohës kur janë larguar, arbëreshë, arvanitë, etj.

I pyet ata? Dhe përgjigjen: Jemi arvanitas, nuk jemi shqiptarë!. Thënie e drejtë e tyre (ndofta sot dhe të detyruara), se kur ata ikën, nuk kishte emër shqipëtar.

Këtu qëndron kleçka që ata e përdorin për vijimësi, ndërsa predikuesit e shfrytëzojnë për qëllime asimilimi.

Këto fakte, të gjithë i kanë të qarta, por, ose nuk kuptojnë të vërtetat, ose u mungojnë aftësitë lidhur me evolimin, zhvillimin, të vërtetën dialetike se gjithçka është në lëvizje. Ata e dinë (të larguarit në mesjetë dhe predikuesit) që emri shqiptar njihej si popull, por vendi në Mesjetë nuk quhej Shqipëri. Shqipëria është evolimi në të sotmen, nga e djeshmja Dardani, Arbëri dhe Epir. Por  predikuesit me mjetet e shumta që përdorin për asimilim, i ndajnë, nuk duan të pranojnë njësimin dialektik të dardanëve, arbërorëve dhe epirotëve, me shqiptarët e sotëm të Shqipërisë që janë një gjak, një gjuhë, një vëllazëri.

Jemi përpara faktit të një pengesa, defekti të madh dhe serioz, të cilin duhet ta ndreqim me ngritjen e strukturave të veçanta. Handikapi, në dukje është qesharak, por efektet janë tepër të rënda: E pyet dardanin, arbërorin, epirotin e sotëm (jo banues në Shqipëri):

“Çfarë je? – Menjëherë merr përgjigjen: “Maqedonas, ose grek, serb, malazez…!

E pyet, nga e di gjuhën shqipe?

Përgjigjet: “Ma kanë mësuar gjyshërit”.

Sqarohesh: “Pra je grek, serb, maqedonas, a malazez, por flet shqip? Po, ashtu jam”. “Jam maqedonas, ose, ose, ose… por flas shqip”!

Dhe këtu mbyllet, këtu merr kuptim si e vërteta dhe e pa vërteta. Nuk është as për të qeshur, as për të qarë, as për tu habitur. Jemi përpara një të pa vërtete, një handikapi më të madh të kohës. Ndaj duhet të zgjohen historianët, gjuhëtarët, antropologët, politikanët, studjusit, arkeologët, t’a bëjnë me shumë seriozitet punët e tyre profesionale. Nëse përballen përpara kanosjeve deri dhe me ekzistencën, dy rrugë zgjidhjeje kanë, ose të tërhiqen, ose të kërohet mbështetje sigurie shtetërore. Nuk mundet të mbeten jashtë kësaj ndreqjeje edhe priftërinjtë dhe mullahët, të cilët mbështetur në librat e shenjta, të përdorin predikimet fetare, për t’i sqaruar besimtarët se feja gjithkujt i shërben edhe për këtë jetë, por më shumë u shërben për jetën tjetër-jetën e përtejme; kurse etnia e bazuar në gjak, në gjuhë, territor, zakone, tradita, ushqim etj, ju duhen për të bërë këtë jetë sa më të begatë për gjithë popujt.    Aktualisht koha detyron hartimin e një strategjie kombëtare për t’u bindur të gjithë shqiptarët etnikë se, pavarësisht nga emrat e ndryshëm të lindur gjatë afro 6 shekujve, e përbashkëta është se kemi një etni, një ADN dhe trojet historikisht të mirë përcaktuara. Duhet arritur të kuptohet qartë se “besimet fetare janë individuale, të vetvullnetshme dhe jo përcaktuese të etnisë”.

Ky është problemi më i madh i yni, i krijuar nga Mesjeta e në vazhdim. Aktualisht merr përparësi hartimi i strategjisë kombëtare, për të ndërgjegjësuar arritjen e unitetit etnik mbarë shqiptarë kudo janë. Ka plot urtësira për të përmbyllur me nder jetën. Por këtu e mbyllim me frazën e urtë: “Nëse nuk pranon të njihesh me të shkuarën, nuk mund të ecësh mirë në të ardhmen”. Dhe etnia jonë, që nga Mesjeta nuk arrin të pranojë të shkuarën, kjo ka goditur unitetin etnik, i cili vazhdon të pengojë seriozisht të ardhmen dhe kjo sfidohet me urtësinë që na ka lënë Gjergj Kastrioti, heroi ynë kombëtar: “Bashkimi bën fuqi”. Kriter tepër i domosdoshëm për ne, që duhet të rivendoset sa më parë. Për anallogji kjo urtësi, e cila nuk veproi në mbrojtjen e shqiptarëve të Çamërisë në vitet 1940-1945, krijoi lehtësi për vrasësit, të cilët arritën gadi në shfarosjen e fisit më të vjetër thesprot (çam).

Me rastin e 79 vjetorit të gjenocidit ortodoks grek ndaj çamëve, është ndalur dhe z. Kim Mehmeti, lidhur me ngecjen e zgjidhjes, i cili konkludon  “…. se kjo ngecje është tek shpërbërja e vëllazërisë tonë”!

                  ●●●

Këtë temë e zhvillova me rastin e Kurban Bajramit, me lutje tek Zoti, të kthjellojë mendjet e të gjithë mbarëshqiptarëve, për të na bërë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm. Pavarësisht ku jemi dhe si quhemi nga Mesjeta e këndej, jemi një gjak, kemi një gjuhë, jetojmë në një hapësirë të përcaktuar qartë, që nga lashtësia e largët.

Shpresoj në mirëkuptimin e vëllezërve tanë që sot quhen arvanitas, maqedonas, malazez, serb, grekë, çamë të krishterë, boshnjakë, kroatë, etj. por që e dinë se etnikisht janë shqiptarë.

Shënim: Borboll(1): Guackë “kërmilli”, në formë spirale, e përdredhur, që përdorej për ndërlidhje në distanca të largëta, sinjalizimet, kjo për kohën që mungonte teknologjia e sotme për ndërlidhje.

Më 28 .06.2023

Çka është “Vidovdani” , që ortodoksët e festojn me 28 qershor?!…

0
Shefqet Cakiqi – Llapashtica
______
* RRETH TË ASHTUQUAJTURËS “BETEJA E KOSOVËS” 1389 – DHE VRASJES SË SULLTAN MURATIT . FILLET E VAZALITETIT TË ORTHODOKSËVE DHE PUSHTIMI I BALLKANIT .
Shën Vidi ka origjinën nga besimi në Trinin e Shenjët që përbëhet nga Krijuesi, Mbajtësi dhe Shkatrruesi i Jetës! Svantevit (Sanctus Vitus në latnishte) e kanë sjellur minatorët gjerman të besimit Katolik, të cilin pastaj e kanë përshtatur të krishterët edhe në Ballkan! Në Kap Arkona është statuja prej drurit me fëtyrë me shiqime në 4 anë, që daton nga viti 1168-1169! Svantevit ka shenjën e kryqit me 4 S (C) i cili është i përhapur në kohën e Bizantit gjithandej ku kishte të krishter orthodoks. Simboli i Shënë Vidit përbëhet nga 4 S (C) dhe shenjat S (C) shiqojnë në katër anët e botës! Ky simbol shkon deri te emri i vjetër i profetit Ilije (hasreti Ilias te muslimanët) apo te bullgarët dhe maqedonbët Ilin-den)! Svantevit do të thot nga Sventu I shenjët, I fort dhe Vit : Fitues, Dritë e Zotit dhe shikues!
Ndërsa nga Koha e dinasisë bizantine të Komnenve kjo shenje lexohet si 4 „V“ = Vasilevs Vasileon, Vasilevs Vasileon (Mbreti i Mbretërve, Mbretron Mbretëritë) duke menduar Jezu Krishtin, 4 „C“ (car careva, caruje carevima ) serbisht!
Si ditë e Shënë Vidit merret 15 qershori të kalendarit Julian ose 28 qershori sipas kalendarit gregorian!
Kjo datë lidhet edhe me mitin e një ngjarje që është diskutabile dhe që bënë pjeë në mitologjinë orhtodokse në Ballakan si e ashtuquajtura Beteja e Kosovës dhe vrasja e Sulltan Muratit në Mazgit afër Prishtinës! !
Historia e lidhjeve të miqsisë së orthodokësve me Perandorin Osmane, daton që nga fillet e shtrirjes së saj në Ballkan! Pas të ashtuquajturës „Beteja e Kosovës“ me 1389, apo me mirë me thënë pas improvizimit të vrasjes së Sulltan Muratit në Mazgit afër Prishtnës, në krye të Perandorisë Osmane vjen Sulltan Pajaziti i njohur si „I tmerrshmi“ i cili vret edhe vëllaun Jakubin si konkurrent të fronit mbretëror!
Feudalët lokal fillojn të lidhin marrveshje paqje me Perandorinë Osmane! Nga të parët lidhet marrveshja e vazalitetit të Knez Lazarit dhe Perandorisë Osmane. Si shenjë e besnikrisë ndaj Perandorisë Osmane, Sulltan Pajaziti merr për grua vajzën e Knjez Llazarit – Oliverën ! Nga viti 1390, Olivera Lazarevic ishte gruaja e 4. e ligjshme e Sulltan Pajazitit, grua KADUN si quheshin vetëm 4. gratë e ligjshme, sipas sheriatit, që dalloheshin nga pjesa tjetër e Haremit ! Olivera Lazarević është e lindur në vitin 1373 në Krushevc të Serbisë së sotme! Ajo ishte e bija e Knez Llazarit, një feudali lokal serb! Edhe sot janë të ruajtura kujtimet dhe këngët serbe kur e kanë përcjellë Oliverën për në Portën e Pernadorisë nga Krushevci deri në Bullgari, serbët i kanë shtruar lule rrugës kah ka kaluar Karavani !
Në vitin 1402 në Betejën e Angorës(Ankaras së sotme) në anën e Perandorisë Osmane merr pjesë edhe vëllau u Oliverës, Stefan Llazarevic. Turqit humbin në atë betej dhe Sulltan Pajaziti zinet rob dhe për të mos duruar poshtrimet e mbyt veten! Olivera Lazareviç nuk ishte ri-martuar kurrë në shenjë dashurie dhe respekti për Sulltan Pajazitin, ka vdekur në vitin 1444!! Olivera Lazarevicin, serbët e sotëm e kanë pjesë të historisë, madje e kanë shpallur edhe të shejtë! Po të ishte e vërtetë Beteja e Kosovës dhe vrasja e Sulltanit nga vendasit… nuk do të bëhej kurorëzimi i Sulltan Pajazitit me vajzën e Knez Llazarit, nuk do të pranohej vasaliteti e nuk do të viheshin në mbrojtje Kishat dhe Manastiret Orthodokse, gjithandej në Ballkan! Nga këto fakte, vërtetohet teoria se Sulltan Murati është vra në një komplot të brendshëm për marrjen e Sulltanatit nga Pajaziti i quajturi „I tmerrshëmi“!
Në raste të ngjajshme, në vendet kryengritse, Perandoria ka rrafshuar me tokë Kishat dhe i ka shëndrruar në Xhamia! Betjeja e Kosovës, vrasja e Sulltan Muratit dhe mitet tjera, në dritën e këtyre fakteve, mbesin mite e folklor ballkanik !! E kjo është e vëteta se si na ka „çliruar Baba Mbret” me Betejën e Kosovës ! Orthodoksët (edhe serbët e sotëm) deri me me 1815, kur e fitojnë autonominë nga Perandoria Osmane, vazhdimisht ishin vasal dhe të privilegjuar te Porta ! Vet Knez Millosh Obrenoviqi (1780 –1860) kishte qallmin dhe shallin si i biri i Sulltanit dhe i nënshtrohej dhe e dinte për pushtet Sulltanin, e kishte të shkruar edhe në Kushtetutë; i nënshtrohej Sulltanit!!
FLAMURIN E KOMBIT TË RI „SERV“ E CAKTOJ SULLTAN MAHMUD II
Mahmud II (osmanisht&turqisht : محمود ثانى Mahmud-u sānī, محمود عدلى Mahmud-u Âdlî; 20. korrik, 1785–11. korrik, 1839) ishte sultan i Perandorisë Osmane nga 1808. Deri me vdekjen e tij në vitin 1839.
„Fermani daton nga dhjetori i vitit 1835 dërguar knezit (princit), Vezirve të vendeve Danubiane, ajanëve, vojvadëve, „kadive“ (gjyqtarve) dhe mbikëqyrsve të skelev (limaneve). Ai thot se populli serb ka të drejtë të shpalosë flamurin trengjyrësh në anijet tregtare të cilat mund të lundrojnë lumenjëve dhe deteve „edhe në Stamboll shkuarjeardhje dhe kalim“. Së bashku me Fermanin ata kann marr edhe nga një ekzemplar të flamurit. Tash flamuri ka marr renditje të re të ngjyrave, për dallim nga ajo që ka përshkruar Kushtetuta e janarit „Sretenjski“. Ngjyrat ishin horizontalisht : e kuqe, e kaltërt dhe e bardha.“ Dr Radoš Ljušić në librin „Principata e Serbisë“ (Knezevina Srbija) 1830-1839, Beograd 1986, faqe 293!
Origjinal: “Ferman datiran decembra 1835. godine upućen je knezu i podunavskim vezirima, pašama, ajanima, vojvodama, kadijama i nadzornicima skela. On kaže da srpski narod ima pravo razvijati trobojnu zastavu na trgovačkim lađama koje mogu ploviti rekama i morem “u Carigrad dohodećim i tuda prolazećim”. Uz ferman, oni su dobili po jedan primerak zastave. Sada je zastava dobila nov raspored boja, za razliku od one koju je propisao Sretenjski ustav. Boje su bile vodoravno poređane: crvena, plava i bela.” Dr Radoš Ljušić u knjizi „Knezevina Srbija 1830-1839, Beograd 1986, str 293!
DY ORTHODOKSE GRA TË SULLTANËVE TË PERANDORISË OSMANE !
Në Serbi edhe sot proklamohet kjo miqësi serbo-turke! Në botim të shtëpisë botuese „Derete“ në Beograd u botua libri „Dy serbe Sultane“ (Dve srpske sultanije) të autorit Nikole Giljen, me histori nga mardhënjet serbo-osmane në mesjetë, përmes biografive të Olivera Llazareviqit(1373-1444) grua kadum (e para nga 4 të kurorzimit) e Sulltan Pajazitit (1360-1403) dhe Mare Brankoviqit (1418-1487) grua kadum (e para nga 4 të kurorzimit) e Sulltan Muratit II (1404 – 1451).
– SULLTANJA Olivere Lazarević (1373-1444), ishte e bija e Knez Lazarit
– SULLTANJA Mare Brankoviq (1418-1487), e bija e despotit Gjurgja Brankoviq. SULLTANJA Aleksandra Anastazia Lisovska Haseki Hurem (1506-1558) Ruse.
Olivera Llazaerviq është martuar pas të ashtuquajturës Beteja e Kosovës në vitin 1389. Vrasja e Sulltan Muratit, sipas kronikasve të asaj kohe, ishte vrasje për pushtet! Dihet se Pajaziti ishte i fuqishëm dhe për të marrë pushtetin inskenon vrasjen e Sulltan Muratit dhe merr fronin! Nuk qëndrojnë tezat se kishte betejë dhe vrasje të Sulltan Muratit nga vendorët, as nga serbët as nga shqiptarët! Ngjarjet e ma vonshme tregojnë të kundërtën, asnjë Kishë dhe Manastir orthodoks në Kosovë dhe Ballkan nuk u shëndrrua në Xhami dhe nuk pati persekutime në popullatë për shkak të vrasjes së Sulltan Muratit! Sulltan Pajaziti u martua me të bijenë e Knez Llazarit, një feudal lokal orthodoks dhe lidhën koalicion, që njihej si „vazalitet“ ndaj Portës! Kjo marrveshje e „vazalitetit“ u bë në marrveshje me Kishën Orthodokse dhe përfshinte gjithë popullsinë orthodokse në Ballkan! Postulati i „Vazalitetit“ ishte „Duša Patriarhu, telo Padišahu“ (Shpirti Patriarhut, trupi Padishahut) që nënkuptonte nënshtrimin fizik organeve të Perandorisë Osmane, duke përfshirë mashkujt ushtar në kuadër të Perandorisë Osmane, po edhe femrat në posedim Spahive dhe administratorve të shtetit Osman. Si duket kjo e fundit ishte „taksa„ që shqiptarët e besimit orthodoks nuk mundën ta toleronin dhe filloj kalimi masovik i shqiptarve në fenë islame!
Sulltan Sulejmani Ligjvënësi (1520–1566) ishte i martuar me Rusen me Aleksandra Anastazia Lisovska, ajo babain e kishte Prift Orthodoks dhe në Haremin e Sulltanit njihej si Sulltania Haseki Hurem! Sulltania Haseki Hurem, njihet si grua e ligjshem „Kadum“ me ndikim në Perandori, ajo njihet edhe si humanitare, kishte ndërtuar disa kuzhina popullore në Mekë dhe Medina, pasi që dhëndrri i saj Rrustem Pasha ishte bërë Vezir i Madh dhe nga kjo kishte rritur ndikimin. Ka ndërtuar edhe Banjo publike (te ne shqiptaret nga kjo ka mbet thenja „Hamami i Hyres“), një Xhami në Stamboll që njihet si Xhamia Haseki Hurem, ndërsa në Jerusalem kishte ndërtuar një Xhami me Medrese! Pas vdekjes së Aleksandra Anastazia Lisovska 17 prill 1558, Sulltan Sulejman Ligjvënësi i ndërtoi një Mauzole me mure të stilizuara që u quajtën „muret e lumturisë së xhenetit“! Sulltania Haseki Hurem ishte edhe personazh i shkrimeve të Shekspirit!
FERMANI I SULLTAN SULEJMANIT QË LIRON NGA TAKSA KISHËN E DEÇANIT QË NGA VITI 1539!
„Ferman i Sulltan Sulejmanit -I-
Shkruar në Konstandinopojë në 1539.
Nënshkrimi DK-196.
I drejtohet kadiut të Pejës. Kreu i Deçanit ankohet në Fronin Mbretëror që Spahiu lokal i kërkoi atij tatimin që i takon një Spahiu. Si kreu i Deçanit, ai nuk u regjistrua në librat e regjistrimit si anëtar i rajes, por më tepër si Prift i Kishës së lartpërmendur. Nëse Spahiu përsëri duhet të kërkojë pagesën e tatimit ose ngacmonë Priftin, ai duhet të refuzohet, dhe nëse diçka i është dhënë atij, atëherë ai duhet të gjobitet.
Shkruar në Kostandinopojë në të tretën e fundit të muajit Seval 944 (12-23 mars 1539).
Në anën e kundërt: Për kishën, që ajo të ndërtohet.
Një mbishkrim i dytë me shkrim dore: Në vitin 944 në epokën e Sulltan Suleimanit (936-974 sipas kalendarit turk).
Shënim: Ruhet.“
Kishat dhe manastiret orthodokse ne ballkan i takojn Arberve&Arvanitasve&Arbereshve&Arbanašve!
Edhe shqiponja, edhe kryqi me 4 C jane shqiptate&Arbanaše, qe sot jane konvertuar ne steme dhe flamuj te kombeve te ndryshme te promovuar ne shekullin e 19!
Problemi eshte se emertimi sllav, serb dhe shkja… ne antike nga shekulli i 6 deri ne shekullin e 18 ishte koncept social e fetare, jo etnik! Ne Perandorine Romake dhe Bizante popullsia ardhacake nga Azia cilsoheshin skllav dhe shkriheshin me grupe tjera skllavesh ne Perandorin Romake e me vone ne ate Bizantine! Historia nuk sqarohet nga premisat e sotme, me ato te shoqerive feudale dhe skllavopronare! Gjuha dhe Bibla e shperndar ne gjuhet e ardhacakve, ishte ne funksion te civilizimit te tyre! Ka mbretruar strategjia e Aleksandrit te Madh… i cili kishte mesuar dhe urdheruar ushtaret e tij qe te vishen dhe te duken si Persian gjate sundimit dhe shrirjes ne Persi… ashtu edhe si egjiptian dhe indian gjate shtrirjes deri ne Egjipt dhe Indi! Ne ato periudha nuk ishin e nuk kishte pushtime dhe ndikime gjuhesore e kulturore… sundimtaret mesonin edhe gjuhen e sklleverve te vet, per te shtuar Perandorine dhe per te marr sherbimet dhe taksat! Edhe pjesa e prifterinjve ne Ballkan ishin me origjine nga popullsia vendase, po si misionar te fese dhe per zgjerimin e sundimit dhe fese, kishin marre gjuhen si instrumet dhe si arme per te shtuar Skllavet dhe perandorine! Skllav, serb, kishte prej te gjitha etnive te asaj kohe… edhe fise ilire, vllahe , thrake, bullgare.. etj. Kultura kishtare e Bizantit eshte e drejtuar nga priftrinjet vendas, te cilet ne misionet e tyre e kane quajtur veten edhe sundimtar te sllaveve, serve ( jo ne kuptimin etnik, po ne kuptimin e shtreses sociale-fetare skllaveve dhe bujkroberve (Edhe Stefan Nemanja ( i Bjesheve te NEMUNA*- ) ne varrin e tij ne Hilandar e ka te shkruar se ishte price Arbanaš… aty eshte i varrosur edhe vellai i Skenderbeut Reposhi… pastaj bijt e tij “Sveti” Sava, Dushani… jane arbanaš nga fiset e Bjeshkeve te Nemuna, ku ishin te vendosura fiset shqiptare dhe ata ishin Arbenor apo Arbanaš si thone serbet … qe emrin e morren ne shekullin e 19 duke u thirr ne emrin e shtreses sociale-fetare ne kohen e Bizantit! Sklavius, serober, shkja … ishte emertim per shtresen sociale-fetare te roberve dhe skllaveve orthodoks, te krishter te ritit te lindjes !
Në periudhën e marrjes së emrit SERB dhe SERBI në shekullin e 19, vetëm rastësia ka bërë që mos të quhen ARBANAŠ, nga ndikimi i Kishës Ruse, ka dominue emri SERBIA dhe SERB, dhe SLLAVENI – JUZNISLLAVENI.. terme këto që në mesjetë dhe në antikën e vonshme ishin cilësime të shtresës sociale-fetare, gjatë kohës së Perandorisë Romake dhe kohës së Bizantit ! Nga latinishtja, SLAVIUS, SERVE, për shtresën e skllavërisë në shoqërinë skllavopronare! Sklavius, serbi dhe shkja , ishin kategori sociale-fetare që kishte nga të gjitha etnin e asaj kohe në Ballkan, edhe nga shqiptarët (fiset ilire), thrakët, bullgarët, vllahe etj.
Servi– në gjuhën latine kishte kuptimin : Robërit, Servus&Sklavus, ashtu si sot që kuptohet fjala Islam – Fjala “Islam”, “musliman” në fjalorin fetar e ka kuptimin e dorëzimit, bindjes, përuljes dhe paqes, jo rezistencës në kuptimin ndaj Zotit po edhe sundimtarit Kalifit! Në aspektin fetar të nënshtruar ndaj Zotit dhe në aspektin social të nënshtruar ndaj sundimtarit! Deri vonë edhe shqiptarët termin serb-servus-shkja e kishte për të gjithë orthodokset qoft ai grek, shqiptar, bullgar, serb, maqedon apo malazez!
Në shkrimin e tij „Malazezët janë vendas“, Mirosllav QOSOVIQ në Analitika 2015, shkruan:
„Ne jemi banor të lashtë të Ilirisë të cilët përfundimisht kemi marrë gjuhën sllavene nga fundi i mesjetës, pas vitit 800-900 (nga shekulli 6/7 deri nga fundi i shekullit XV) …. manifestuar me faktin se paraardhësit tanë kishin marrë Shkrimet e Shenjta në gjuhën sllavene (gjuhën sllavene të parër e kanë nominuar Çirili dhe Metodi në shekullin e 9). Për shembull, po ashtu, sot pothuajse të gjithë skocezëve gjuhë e tyre amtare është anglisht, ndërsa gjuhën e tyre amtare (një nga gjuhët kelte) sot e flasin vetëm një përqindje e vogël e Skocezve. Është njësoj me irlandezët. ” !
(Origjinale „Mi smo starośedioci Ilirika koji su konačno primili slovenski jezik krajem srednjeg vijeka, poslije 800-900 godina (od 6./7. do kraja 15. vijeka) …. koja je manifestovana time što je našim precima Sveto Pismo bilo dostupno na slovenskom jeziku (slovenski jezik su prvi književno normirali Ćirilo i Metodije, u 9. vijeku).
Na primjer, isto tako, danas je skoro svim Škotima maternji jezik engleski, a njihovim vlastitim izvornim jezikom (jedan od keltskih jezika), danas govori par procenata Škota. Slično je i sa Ircima.“ Piše Miroslav ĆOSOVIĆ, Analitika 2015!)
Qarku i Toplicës është në pjesën veri-lindore të Kosovës, që përbëhet nga komuna e Bllacës, Kurshumlisë, Prokuples dhe Zhitoragjës!
Nga këto rajone gjatë viteve 1866 deri 1878 janë shpërngulur me mijra „muhaxher“, të cilët janë vendosur në vende të ndryshme në Kosovë, Maqedoni deri edhe në Turqi! Sot rajoni i Toplicës, në jug të Serbisë, është rajoni më i pazhvilluar dhe më i varfër i Serbisë! Pak kush e dinë se po aq sa ishin shpërngul nga këto vise, po aq kishin mbet dhe kishin vazhduar të jetojn atje, duke vazhduar me fenë Orthodokse se ciles i takonin para se të pranonin fenë Islame. Po pakë nga ata ende kanë prefiksin e fiseve nga e kanë origjininën! Dallojn mbiemrat Gashiç (nga fisi Gashi), Krasojeviç (nga fisi Krasniqi) , Batiç (nga fisi Bytyqi) Kuçiq (nga fisi Kuqi), Shaliq (nga fisi Shala), Berišič (Berisha)… etj.
Me dokumentimet e fundit të ADN-së, po del në shesh se jo Tirana as Prishtina e Shkupi … po Velika Skadarlia e Beogradit ka më së shumti Arbanaš ! Edhe Toplica dhe Topćideri deri në Srem me Arbanas në Hrtkovci , Nikinci, Rudnik dhe Avalla…..që deri në ditët e sotme mbajn mbiemrat e fiseve shqiptare!
Nga studimet gjenetike „serbët“ në kromozomet e tyre kanë 48% halpogrupe 12a (haplogrupë ilire) dhe vetëm 15% haplogrupe R1 (që ka prejardhje nga Azia) dhe përqindja tjetër me haplogrupe të Ballkanit!
Edhe sipas Kishes Ortodokse Kishat Manastiret e sotshme (si ajo në Pejë, Deqan, Graqanice, Prizren, Deviq, Tërnovë etj. nuk ekzistonin për shkakë të nacionaliteteve apo politikave, po per shkak te besimtarve, e besimtaret e tyre nuk i takojnë vetëm një gjuhe apo race, sepse ato ishin para kombeve dhe politikave te shekullit 19 e 20!

Në Kosovë po vizatohet Bosnja…?!

0
Shefqet Cakiqi- Llapashtica
____
Fatkeqsia jone eshte rritja e neosmanizmit ne Kosove! Shiqoni festat dhe daljen ne rruge, dehje e madhe duhet me qene, me tu be asfalti tepih, e me u fal ne rruge !! Ju kane mbete Xhamiat bosh në fshate dhe kane ardh ne asfalt me u reklamue!!
Ne Kosovë e kane shpalle Hero Sulltan Muratin! Serbia fsheht financon islamin politik dhe neootomanizmin, ndersa Europes dhe amerikes ju thot “ja rreziku per qytetrimin europian” ! E ashtuquajtura “vija e gjelbert” nga Kosova, Sangjaku i Novi Pazarit dhe Bosnja muslimane eshte e krijuar nga serbet! Edhe ideja e asociacionit eshte nderprerja e kesaj vije ne Mitrovicen e veriut, Leposaviqit dhe Zveqanit! Edhe Dejtoni ishte i imponuar per kete qellim! Holbruk ka thene: “po mos ta impononim Dejtonin (republiken Srpska) ne do te sulmoheshim nga Al Kaida e Bosnjes jo nga Afganistani” …. prandaj hapni syte , neoosmanizmi dhe rritja e islamit poltike në Kosovë jane projekte serbe per te arritur kete qellim !! Fatkeqsisht kjo nuk i tregohet popullit te Kosoves !!!!
BOSNJA E HERCEGOVINA, REPUBLIKA SRPSKA & KOSOVA DHE ASOCIACIONI ME KOMUNA SERBE!!
Pavarsia e Bosnjës dhe Hercegovinës është bërë me 5 prill 1992, pas referendumit qytetar për Pavarsinë e Bosnjës dhe Hecegovinës mbajtur nga 29 shkurt deri më 1 mars 1992,
ku votuan 2.073.568 votues (dalja në referendum ishte 63.7% e qytetarve të B. dhe H.
Pyetja në Referendum ishte : “A jeni për një Bosnjë dhe Hercegovinë sovrane dhe të pavarur, një shtet të qytetarëve të barabartë, popullit të BiH – myslimanëve, serbëve, kroatëve dhe anëtarëve të kombeve të tjera që jetojnë në të?” „Për“ dhe „Kundër“!
Republika Srpska ishte shpallur me 9 janar 1992 por gjatë gjithë kohës së luftës është cilsuar si krijes ilegale dhe jo e njohur ndërkombtarisht! Kjo gjendje ka vazhduar deri në Marrveshjen e Dejtonit e mbajtur nga 1 deri 21 nëntor 1995 ku në Kushtetutën e ardhëshme të Bosnjës dhe Hercegovinës futet etniteti i ri „shtetror“ i quajtur Republika Srpska !
Asnjë analizë serioze nuk e sqaron arsyen e këtyre ndryshimeve dramatike!
Republika Srpska kishte bërë gjenocidin në Srebrenicë …. po në Konferencën e Dejtonit u shpërblyen! PSE ??!!
Richard Holbrooke (Riçard Hollbruk) (24 prill 1941 – 13 dhjetor 2010) e ka sqarue me një fjali: „Da nismo nametnuli Dejton, Al Kaida bi nas napala iz Bosne a ne iz Afganistana“!
(Sikur të mos impononim Dejtonin, Al Kaida do të na sulmonte nga Bosnja, jo nga Afganistani)! Ky ishte çmimi i implikimit të xhihadistave në luftën e Bosnjës dhe Hercegovinës! Nga viti 1992 deri me 1995 kur u imponua Dejtoni, Bosnja dhe Hercegovina ishte e njohur ndërkombtarisht si shtet unik!
KJO NUK I SQAROHET KOSOVËS!
Në Kosovë kemi pas fatin që UÇK-ja nuk ka lejuar infiltrimin e xhihadistave Islamik në luftën e saj çlirimtare! Infiltrimi erdhi pas vitit 2004, me thyrjen e kishave dhe objektve fetare serbe ne Kosovë! Në Kosovë mori hov Islami arkaik! Madje edhe me dalje publike në rrugë, edhe me pjesmarrje të madhe të shqiptarev në anën e ISISIt në luftrat në Siri dhe Irak! Zhvillimet e Islamit arkaik te shqiptarët mori hov !
Athere doli në skenë imponimi i Dejtonit për Kosovën me emrin „Asociacioni i komunave serbe në Kosovë“ ! Kjo nuk i tregohet popullit shqiptar!
Janë katër monumente të rëndësisë së veqant me mbrojtje nga UNESCO, si Manastiri i Deçanit (e ndërtuar 1335), Patriarkana e Pejës (e ndërtuar 1316–1325), Kisha e Graqanicës (e ndërtuar 1311) dhe Manastiri i Shënë Shpëtimtarit „Manastir Sveti Arhanđeli“ ( e ndërtuar 1333-1335) që janë pasuria më e madhe kulturore e Kosovës dhe rajonit!
E deri sot bëhet polemika për tokat e Manastirit të Deçanit! Po nuk tregohet se janë këto fakte që kanë pjellë „imponimin e Dejonit“ për Kosovën me emrin „Asociacioni i komunave serbe në Kosovë“! Të kota janë dëshmitë e të drejtës tonë, viktimat, vuajtjet dhunimet…! Kujtoni gjenocidin në Srebrenicë dhe prap me „imponimin e Dejtonit“, në Bosnjë dhe Hercegovinë dalin fitimtar serbët! Kjo nuk i tregohet popullit të Kosovës!!
Feja Islame në Kosovë ka marr hov të zhvillimit arkaik! Nuk u krijua kurr Bashkesin Islame Shqiptare! Kane mbetë në korniza të “Islamska Zajednica Kosovo”… e Kralit,Tites e Millosheviqit, të ndikuara nga qarqet armike të Kosovës!! Krejt kombet muslimane i kanë bashkesite me prefiksin nacional! vetm ne Kosovë kanë mbetë pa e bërë Islamin Shqiptar !
Asnjë hoxh apo Imam në Kosovë nuk e ka statistikën sa besimtar ka, sa janë martuar sa kanë lindë e sa kanë vdek…. !!
Një shoqeri që nderton një Islam arkaik,me mësime se lufta në Sham (Siri) sjell xhenetin, se me vdek atje shkon „shehid“…. një Islam që preferon “shamia” e burka… rrezikon shtetin! Një shoqeri që nderton xhamia në fshat e qytet, që lënë xhamiat në fshat bosh e falen me u dukë shumë në qytet, një shoqeri që len shkollat në mjerim e mësimdhënesit i detyron me bë grava, njerzit meritor te lirisë, veteranet i len në mjerim …. e synon Islamin arkaik… e ka denua shtetin e Kosoves më deshtue me përfundue si Bosnja dhe Hercegovina!
Një shoqëri që abstenon dhe ik nga objektet e saja historike të mbrojtura nga UNESCO, të mbetura si trashegemi serb…janë katër monumente të rëndësisë së veqant me mbrojtje nga UNESCO, si Manastiri i Deçanit (e ndërtuar 1335), Patriarkana e Pejës (e ndërtuar 1316–1325), Kisha e Graqanicës (e ndërtuar 1311) dhe Manastiri i Shënë Shpëtimtarit „Manastir Sveti Arhanđeli“ ( e ndërtuar 1333-1335) që janë pasuria më e madhe kulturore e Kosovës dhe rajonit!
Abstenimi i shqiptarve nga këto objekte dhe mohimi i tyre si objekte nacionale shqiptare, rrezikon këthimin e forcave serbe në Kosovë! Rritja e Islamit arkaik do te detyroj Ameriken dhe Europen që në Kosovë të vendos forca serbe për mbrojtjen e objekteve me rëndesi ndërkombtare, që sot cilsohen si serbe!!
Asociacioni i komunave serbe në Kosovë është „Dejtoni i imponuar“ në Bosnjë dhe Hercegovinë! Shqiptartët duhet ta kuptojnë se nga shpallja e Pavarsisë së kosovës nuk i ka zhvillue vletar mbi të cilat është shpall ajo Pavarësi… po ka marr zhvillim arkaik që do të na kushtoj shumë shtrejt!
Fatkeqsia e Kosovës: vizatimi i Bosnjes ne veri dhe jug te Mitrovicës! Mund te i quajm miqet tane naiv e të paditur… po ne vete, kemi sharruar ne injorance mesjetare!!
Kosovë nuk ta kam ënderruar një kësi fati tragjik !!

Car Llazari, nuk erdhi kot në Mitrovicë ! …

0
Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe historian nga Prishtina
____

Pa hy në atë se çfarë ishte Lufta e Kosovës (Dardanës) e vitit 1389 (meqë si historian kam dhënë mendimin në librin “Kosova” II) dhe pa hyrë në mitin rreth kësaj ngjarje ende gjithnjë të mjegulluar historike, që e ngriti historiografia serbe e shekullit XIX për qëllime hegjemoniste parametrat e së cilës vazhdojnë edhe sot e gjithëditën në raport me shqiptarët dhe Kosovën, megjithatë reagimet e djeshme zyrtare ( i përfaqësuesit të qeverisë ku thuhet se “të vdekurit e historisë nuk mund t’i kthejnë të gjallët”) dhe të disa politikanëve të Kosovës rreth “ardhjes” së djeshme të Llazarit në Mitrovicë , ku ai quhet “car”, pra “perandor” dhe jo një feudal i rëndomtë origjina e të cilit ende gjithnjë mbetet e paqartë (sllav,arbëror ose vllah) e çfarë asokohe Iliriku kishte me bollëk, tregojnë se kjo shtatore nuk ka ardhur as rastësisht e as jashtë “kritereve”, që politika e tanishme i ka kthye në “standarde” antihistorike kundër historisë dhe kulturës shpirtërore shqiptare me rrënjë në antikitet, e me këtë edhe kundër vetë shtetit të Kosovës si projekt perendimor për të cilin u desht edhe ndërhyrja ushtarake e NATO-s e vitit 1999 që ajo të nxirrej nga kthetrat e këtij hegjemonizmi, të mbështetur mbi të ashtuquajturen “të drejtë historike”, të kthyer në “të drejtë” vrastare.

Pra, Llazari dje nuk erdhi në Kosovë, për të shënuar një jubile të një kujtese të përbashkët historike të të krishterëve të Ilirikut, që po ashtu luftuan bashkarisht kundër pushtimit osman, (fakt ky i pamohueshëm historik që e obligon edhe Qeverinë e Kosovës dhe intititucionet shkencore : Akademinë dhe Institutin e Historisë dhe të tjerët që kjo ngjarje të trajtohet dhe të shënohet me pijetet si pjesë e historisë së vet), por erdhi për të demonstruar “të drejtës historike” serbe për Kosovën “djep shpirtëror mesjetar serb” , të pranuar tashmë me pakon e Ahtisarit edhe në Kushtetutën e Kosovës, sipas të cilës Serbisë i njihen “tapitë mesjetare” në Kosovë, pikërisht çfarë i parasheh edhe “Naçërtanja” e Garashaninit !

Kështu, e trimëruar që Kosova ka hequr dorë nga krishterimi i mirëfilltë (i pranuar ndër të parët nga iliro-dardanët në shekullin III) e me këtë edhe nga pjesa me e rëndësishme e kulturës shpirtërore që lidhet me ritin ortodoks, dominues për shekuj me radhë në Dardani dhe pjesën më të madhe të Ilirikut, Serbia ka rikthyer ofanzivën e njohur për ta paraqitur Kosovën “piemont të krishterimit” në Europë, pikërisht ku krishterimi para më shumë se gjashtë shekujsh humbi betejën kryesore kundër pushtimeve osmane!

Natyrisht se “piemontizmi religjioz” i Beogradit me tharmin e hegjemonizmit, i njohur nga koha e ofansivës së Millosheviqit për rrënimin e Jugosllavisë, i filluar në vitin 1988 pikërisht me ritualin e bartjes së eshtrave të Llazarit nga Knini i Kroacisë “nëpër vendet serbe deri në Kosovë” dhe i përfunduar në Gazimestan, më 28 qershor 1989, në mitingun një milionësh kur edhe iu shpall luftë Kosovës dhe shqiptarëve deri në zhdukje fizike, nuk do të ishte i mundur pa rrethanat politike dhe shoqërore në Kosovë të krijuara nga politika e “komandantëve”, e cila për këto vite, krahas keqqeverisjes dhe rrënimit të vendit nga çdo pikëpamje, me perfiditet ka punuar vazhdimisht kundër parimeve të shtetit sekular si koncept perëndimor, siç ka promovuar edhe islamin politik (me vahabizmin, umën si formë e arabizimit të jetës së gjithëmbarshme dhe logjikën e xhihadit). Paçka se me kthimin e islamit politik në aleat kryesor për marrjen dhe ruajtjen e pushtetit meçdokusht, kjo politikë antikombëtare dhe antiperëndimore, me lejimin e hoxharëve që të shpjegojnë historinë dhe të mbajnë ders për të gjitha çështjet nga arsimi e kultura e deri te sporti dhe seksi madje, me çka rrënohen seriozisht bazat e arsimit dhe të emancipimit laik, të përcaktuara edhe me Kushtetutë, pos dëmit të madh shoqëror dhe kulturor në të gjitha rrafshet e jetës, i ka dhënë argumente pikërisht anatemës historike të ngritur nga Beogradi rreth shqiptarëve si “mbetje e rrezikshme fundamentaliste islamike” në Europë, me të cilën ka “arsyetuar” pushtimin e Kosovës dhe tri gjenocidet kundër shqiptarëve (i vitit 1877, 1912 dhe 1944).

Andaj, në këto rrethana, “ardhja” e Llazarit në Kosovë si “car” bashkë me “kral” Millutinin në Graçanicë dhe monumentin e “Trimave të Kosovës” në Gazimestan, manifeston demonstrativisht trekandëshin e trinitetit hegjemonist serb në Kosovë në përputhje me “të drejtën historike”, më fuqishëm se në kohën e kralevinës dhe të Rankoviqit. Ndërsa reagimet e qereritarëve shqiptarë për ta pranuar si të tillë, tregojnë për një pozicionim antihistorik të kësaj klase politike (të shantazhuar shumanshëm nga Gjykata e Hagës dhe Specialja), ndër më të dëmshmit dhe të rrezikshmit për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.