Kreu Blog Faqe 1028

Vizitat në Vlorë, në qytetin e Pavarësisë, dhe në Berat, qytetin e 1001 dritareve  

0

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar me titull “Në hotelin ”Butrint” dhe në qytetin e Butrintit …!” publikuar më 17 e 18 Qershor 2023  

Nga Ditari im si student  

Pjesa e gjashtë (6)  

Ndoshta Vlora është qyteti që e dinim dhe e njihnim të gjithë, si qyetin e Pavarësësisë, vendlindjen e plakut mjekërrrbardhë, Ismail Qemal- Vlorës. Më kujtohet se pleqtë tanë, të familjes Vlorën e quanin VLONË, dhe Ismailin e quanin, Bba i Shqipnisë. 

Në Vlorë nuk më kujtohet se si quhet hoteli ku kemi banua. Pasi u vendosem nëpër dhomat e hotelit, shkuan në restorantin e Hotelit për darkë. Aty erdhi edhe shoqja e jonë e studimeve, me mbiemrin Ahmeti nga Vuthaj, motra e Ali Ahmetit, e cila kishte ndërprerë studimet dhe kishte ardhur në Shqipëri. Ajo kishte qenë me neve në studime 2 vite por pastaj, për arësye që nuk i dimë, shkaqe private, kishte ikur në Shqipëri dhe jetonte atje. Me te erdhi edhe një mësuese- pedagoge e universitetit. Takimi me … Ahmetin, emri i saj nuk më kujtohet, ishte shumës prekës. Ajo mërzitej shumë por nuk jipej.  

Kujtim Kalemi, portieri i hotelit ”Butrint”, Sarandë, 2019

Ajo që dihët është se ajo kishte një vëlla në Prishtinë, Ali Ahmetin, profesor i gjuhës shqipe në gjimnazin ”Ivo Llola Ribar” *), tash ”Sami Frashëri”*) dhe një të afërm tjetër, Mustafë Ahmetin, ish drejtor i Kosovatransit, ndërmarje transportuese ndërurbane në Prishtinë. 

Aliu ka vdekur në fatkeqësi në komunikacion duke lënë pas gruan dhe dy vajza. 

Të nesërmen, pasi hëngrëm mëngjesin shkuam në Shtëpinë e Pavarësisë, shtëpinë e Ismail Qemalit.  

Vlora është e njohur edhe si qyteti pavarësisë aty ku bashkohet deti Adriatik dhe Jon. 

”Qyteti i pavarësisë është njëri ndër vendet më të vizituar në të gjithë Shqipërinë. Buzë detit të këtij qyteti gjendet edhe shtëpia e selisë së Qeverisë së Vlorës, 1912. Kjo godinë, fillimisht ka shërbyer si ndërtesë e Karantinës, e pas shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor të vitit 1912, u bë selia e Qeverisë së Përkohshme të Ismail Qemalit për 14 muaj, deri në 22 janar të vitit 1914. 

Nga viti 1936 deri në vitin 1939 ka shërbyer si muze historik. Pasi kaluan 50 vjet nga vendimi i shpalljes së pavarësisë, godina u shpall Muze Kombëtar. Godina përbëhet nga dy kate me nga dy dritare”. 

Në katin e dytë ruheshin disa nga dokumentet e kohës, të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë *), fotografi, tavolina e punës dhe karriga ku ishte ulur Ismaili.   

Në qendër të qytetit të Vlorës ishte edhe një monument, ”Monumenti i Pavarësisë” *). Aty më kujtohet se shtyheshim kush po ulet më afër monumentit, te këmbët e atyre burrave, te Sheshi i Pavarësisë, e Ruzhdiu, studente nga Vitia kishte një afarat dhe na fotografonte e herë herë, ai e gjente diku tjetër me na fotografua e vetë ulej ku mundëte, por që binte në sy. 

Ismet Tahiraj, Milazim Krasniqi dhe Sinan Kastrati. Prishtinë, 2019

Në Berat *) nuk mbaj mend ku kemi fjetur e as sa kemi ndejtur por vetëm e di se kemi shëtitur nëpër qytetin e vjetër të 1001 dritareve. 

Qyteti i Beratit është ndër qytetet më të bukura të Shqipërisë. Nuk ka qytet më me shumë bukuri që shtrihet në buzë të lumit Osum*) e ku të duket se shtëpitë janë të ndërtuara mbi njëra tjetrën.  

*) Ivo Lola Ribar 

Ivo Lola Ribar (1916—1943), filozofë dhe jurist, ishte aktivist në revulucionin komunist në Jugosllavi, kroat nga Kroacia. 

Ivo Lola Ribari ishte organizator dhe më vonë drejtues i lëvizjes revulucionare komuniste të rinis dhe studentëve në Jugosllavi. Ai u bë i njohur për publikun gjithëshqiptarë me rastin e dekorimit të tij nga ana e komunistve në Shqipëri, me “Urdhrin e Heroit Kombëtar” dhe me “Urdhrin e Flamurit”  

*) Sami bej Frashëri 

Sami bej Frashëri i njohur në kohën e tij si Shemsedin Sami Bej (turqisht: Şemseddin Sami Bey;[1] 1 qershor 1850, Frashër – 18 qershor 1904, Stamboll) ka qenë nëpunës dhe intelektual shqiptar i Perandorisë Osmane, gjuhëtar, leksikograf, enciklopedist, romancier, dramaturg, përkthyes dhe ideologu themelor i Rilindjes Kombëtare, së bashku me dy vëllezërit e tij Abdylin dhe Naimin.[2] Me veprimtarinë e tij u bë mendimtari më i shquar i nacionalizmit shqiptar dhe ndër pionierët e nacionalizmit turk,[3][4][5] i njohur përgjithësisht si Samiu në mënyrë informale në shqip dhe Shemsedin Samiu në turqisht.[6] Në opinionin turk njihet si “babai i enciklopedistëve.”[7] 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Sami_Frash%C3%ABri  

*) Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë është shpallja e pavarësisë së vilajetit shqiptar nga Perandoria Osmane në kushtet e Luftës së Parë Ballkanike. Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 40 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë. 

Ismet Tahiraj, Milazim Krasniqi dhe Sinan Kastrati. Prishtinë, 2023

Arritja e kryengritjes shqiptare të 1912 u dha të kuptonte shteteve ballkanike se gjendja e Perandorisë Osmane ishte e dobët. Mbretëria e Serbisë ishte kundër planit të Vilajetit Shqiptar, duke parapëlqyer një shkartisje të Rumelisë mes katër shteteve ballkanike. Shtete të cilat planifikuan ndarjen e territoreve evropiane osmane dhe gjithashtu u ujdisën që territoret e pushtuara gjatë Luftës Ballkanike të qeveriseshin si Condominium. Kjo edhe është arsyeja e Asamblesë Mbarëshqiptare të tubuar nga Ismail Qemali, ku morën pjesë delegatët e ardhur nga të gjitha trevat shqiptare. 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Shpallja_e_Pavar%C3%ABsis%C3%AB_s%C3%AB_Shqip%C3%ABris%C3%AB  

*) Monumenti i Pavarësisë 

Monumenti i Pavarësisë është një monument në Vlorë, Shqipëri, kushtuar Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, i ndërtuar nga Kristaq Rama, Muntaz Dhrami, Sh.Hadëri në Vlorë në vitin 1972 dhe i mbuluar me bronz, është i lartë 17 metra. Ky monument ngrihet në qendër të qytetit në Sheshin e Flamurit. Në qendër të grupit skulpturor është figura e Ismail Qemalit, kryetarit të parë të shtetit shqiptar.  

*) Berat 

Berati (quajtur ndryshe dhe si qyteti i një mbi një dritareve) është qyteti i nëntë për nga popullsia në Republikën e Shqipërisë me një popullsi prej 60,031 (2011 census). Qyteti është qendra e Qarkut të Beratit. Gjendet në jugun e vendit, 70 km në vijë ajrore në jug të Tiranës, përshkohet nga lumi Osum dhe rrethohet nga kodra dhe male, ku spikat Tomorri, i njohur si park kombëtar. 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Berati  

*) Lumi Osum, Lumi i Beratit 

Osumi është degë kryesore e Semanit. Është quajtur më parë Lumi i Beratit. Ai është 161 km i gjatë, sipërfaqja ujëmbledhëse është 2.150 km2, lartësia mesatare 828 m, prurja mesatare shumëvjeçare 32,5 m3/s dhe rrjedhje të pakta prej 17,5 l/s/km2. Uji ka mineralizim mesatar prej 345 mg/l[1]. 

Osumi kalon në zemër të qytetit të Beratit. Në fund të rrjedhës së tij bashkohet me lumin Devoll ku bashkë krijojnë lumin Seman. 

Ali Lajçi, Sokol Maxharraj, tash i ndjerë, Nexha dhe Sinan Kastrati. Prishtinë, 2020

Sinan Kastrati, Mustafë Aliu (tash i ndjerë), prof Isak Shema dhe … Ruzhdiu Durres , qershor 1979

Vazhdon 

Malmö, 17 qershor 2023 

sinankastrati09@hotmail.com 

Albumi i ri i Kastro Zizo-s: Ngjyra e 6-të e Karrierës së Tij!

0

Nga: Klevis Bega

Artisti i njohur Kastro Zizo dita më 16 qershor 2023 doli me albumin e tij të 6-të në karrierë me titull “ 101 “. Ky album vjen me 6 këngë të reja, të prezantuara në formën e EP, por ajo që e bën të veçantë është se të gjitha këngët vijnë shoqëruar me videoklipe korresponduese. Kastro ka arritur të realizojë albumin e tij të 6-të në karrierë, por këtë herë duket se vjen me më shumë ngjyra. Të 6 këngët e tij nuk janë thjesht krijime, por shprehin perceptimet artistike të tij që përplasen me realitetin dhe fantazinë.
Kastro, i cili ka moshën 39 vjeç, shoqërohet në këtë album nga artistë të rinj dhe të konsoliduar në tregun muzikor. Një veçori tjetër e veçantë është se të gjitha këngët janë rezultat i bashkëpunimit. Ai ka bashkëpunuar në këngë me Flaka Krelanin, Wendi Mancakun, Kejsi Jazxhi, Shiny dhe 2 këngë me grupin e tij 2 FARM. Ky album vjen me këto 6 këngë: “Breeze,” “Me merr,” “Shamani,” “I know you,” “N Ballkan,” dhe “Back home.”
Këngët vijnë në 6 zhanre të ndryshme muzikore, duke filluar nga hip hop-i underground, pop rock, apo country pop, tek trip hop house apo Indi pop-rock. Këngët janë realizuar në bashkëpunim me artistë ndërkombëtarë si Kristof Lilienthal, i njohur si Buckroll, një nga producentët më të suksesshëm të hip hop-it në botë, i cili ka fituar disa diskografi platine, si dhe me talentet kanadeze Ayy Walker; John Aplacador, që aktualisht janë pjesë e labelit që prodhon muzikën e Drake, me Esteban Garcia, francezin e baladave, me franko-marokenin Mohammed Ezzerrouqi, një nga artistët më progresivë në vend, dhe në fund, Tuomo Korander dhe Tommi Vatanen, të njohur si BigBadBeats, finlandezët që kanë 4 diskografi platine. Bashkëpunimi ndërkombëtar ka sjellë origjinalitet dhe frymë të re në çdo këngë. Kastro ka krijuar një të re duke shkrirë mentalitete dhe kultura të ndryshme përmes muzikës.

Forhåndsvisning av bilde
Bashkpunimi nderkombetar ka sjellë origjinalitetin dhe frymën më të re në çdo këngë. Është bërë sikur të ketë shkëputur mentalitetet dhe kulturat duke krijuar një dhënë të re nëpërmjet muzikës. Për realizimin e albumit, artistit iu deshën disa muaj, dhe si rezultat, u shfaq projekti audio-vizual “101” si një derivat i tij. Albumi u mbeshtet nga Bashkia e Tiranës dhe xhirimet e videove u realizuan në Tiranë dhe New York. Për xhirimet në New York, u kujdes Olsi Beci, ndërsa në Tiranë u angazhuan Dean Anadolli dhe Arber Roshi. Kenget prekin tematika sociale, dhe një prej tyre është një plagë shoqërore si “Alkooli”. Artisti e sjell këtë temë në këngë me një nga zërat dhe talentet e reja në Shqipëri, Kejsi Jazxhi.

Forhåndsvisning av bilde
Në këngën “Në Ballkan”, Kastro vjen në bashkpunim me Wendi Mancakun, të sapo diplomuar për produksion muzikor në New York (sepse mbaj mend kolegjin). Kënga, në pamje të parë, ngjan sikur flet për historinë fatkeqe të një çifti të dashuruar, por përmes planeve të Central Park-ut dhe Pazarit të Ri në Tiranë, Kastro, me anë të një teksti simbolik surreal dhe gati hermetik, jep kendveshtrimin e tij artistik mbi situatën socio-politike në Ballkan, nëpërmjet popujve që e jetojnë. Me anë të termin “Marri”, në këtë rast, refreni “Ballkan, i marri ti, i marri une!” autori vuajti nëpër një bështrim që i bën ballkanasët të thjeshtë dhe pasojave të forta politike që ndikojnë në jetën e tij.

Forhåndsvisning av bildeKenget “Shamani” dhe “Back Home” risjellin Kastron me grupin e tij të rimbledhur pas gati 20 viteve, 2 Farm, dhe pas skenës së festivalit në RTSH, ku ata u vlerësuan me çmimin e tretë.

Forhåndsvisning av bilde

Grupi këtë radhë nuk erdhi me një, por me dy këngë të shoqëruara me videoklipe. Kënga “Shamani” është një bisedë me një alter ego imagjinar që ka frymëzim nga realiteti i ndërtuar dhe krijohet që të vihet në zbatim nga sistemi.

Forhåndsvisning av bilde

Secili nga çunat ndahet në botëkuptime dhe mënyra perceptimi, por lidhen ngushtë në formë dhe rrugëtim energjitik, duke plotësuar njeri tjetrin.

Forhåndsvisning av bilde
Kënga “Back Home” është një retrospektivë shpirtërore që gjithashtu vjen si një perceptim personal i çunave hedhur në këngë. Kastro thotë se pas performancës së suksesshme në “Shqip Hop”, 2 Farm do të vijnë me 3 këngë dhe klipet e reja.

Forhåndsvisning av bilde

Në fakt, kenget janë ripunim i 3 hitet e grupit, “Tradhetia”, “Lodhem”, “Deputeti”… ato janë ripunuar nga autori dhe producenti i tyre i vjetër, Genti Lako, në Venom Records.

Forhåndsvisning av bilde

Kënga “I Know You” risjell duon Kastro-Sjiny pas suksesit të tyre “Syte e tu” të publikuar pak kohë më parë. Duket se kombinimi i të dyve pelqen shumë dhe djemtë duken shumë në harmoni mes tyre.

Forhåndsvisning av bilde
Për fund, bashkpunimi me Flaka Krelanin është si qershia mbi torte . “Breeze”, një këngë që të ngjit nga majat më të larta të Manhattanit deri te gradacelat e reja të Tiranës, dashuria, largësia, vujtja që ndodh në tekst duket se shkrihet më së miri me planet e dy metropoleve që sa larg dhe afër janë me njëra-tjetrën.

Forhåndsvisning av bilde

Kënga pa dashje i lidh këto dy metropole dhe i sjell bukur përfaqësuar nga artistet përkatëse me gjithë shkëlqimin e tyre.

Forhåndsvisning av bilde

Flaka vjen siç ka emrin, e bukur, sexy, por mbi të gjitha me një zë të jashtëzakonshëm. Ajo ka disa vite në NY dhe është integruar me së miri në qarqet artistike në New York.

Forhåndsvisning av bilde
Në përfundim, albumi i ri i Kastro Zizo sjell një koleksion të rrëfimeve artistike që lëvizin nga realiteti në fantazi, me një ndikim të theksuar nga bashkëpunimet ndërkombëtare dhe kombinimi i zhanreve të ndryshme muzikore. Kjo krijon një eksperiencë të re dhe të freskët për dëgjuesit.

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Nga shteti laik, drejt Mekës në uniforma Arabe!

1

Zeqir Bekolli , shkrimtar, Prishtinë

NGA SHTETI LAIK DREJT MEKËS ME UNIFORMA ARABE!!!

Mëse 1597 besimatarë të besimit islam, nëpërmjet aeroportit Adem Jashari , ia msynë Mekës dhe për këtë udhëtim paguan nga 6350 euro, ose gjithsejt 10,140,950 milionë, që e bëjnë Bashkësinë Islame të Kosovës një institucion shumë fitimprurës.

BIK-u, që ka satus ilegal, sepse nuk është i regjistruar në institucione të Kosovës si OJQ, me bizneset që po i bën me haxhilerë e kurbanë vazhdon t’iu ikën obligimeve të shtetit. Një udhëtim për Meke, në rrethana normale, nuk mund të kushtojë më shumë se 1600 euro.

Por, ajo që bie në sy kësaj radhe, ishte pamja e haxhilerëve dhe veshjet e tyre krejt në të bardha sikur të ishin arabë. Ata u nisën nga një shtet laik, me veshje të huaj, dhe kjo është një shenjë tejet serioze për përkushtimin e BIK-ut për t’i arapizuar shqiptarët edhe këtë fare hapur. Nëse veprimet tjera për shpërlarjen e trurit i bën të kamufluara, këto uniforma arabe janë dëshmi e pa kontestueshme për orjentimin e hapur të këtij institucioni ilegal.

Pos uniformave të femrave dhe xhamive të shumta , që i sollën me të madhe bikashit, që nga pas lufta, tash i paskan sjellë edhe uniformat e meshkujve duke ia dhënë një fizionomi të lindjes shtetit tonë të ri, në zemër të Evropës. E kur kësaj i shtojmë edhe rekrutimet, që i pat bërë për luftën e pa kuptimtë në Siri, dhe deklaratat si ajo e zëvendësministrit të MAPL-së, se Kosovën do ta shndërrojmë në punkt për përhapjen e islamit në Evropë, nuk do mend se Kosova por rrëshqet drejt një humnere, pasojat e të cilës nuk shkon larg e do t’i shohim.

news image

Të gjitha këto po i sheh Evropa, ndaj nuk janë të rastësishme të gjitha këto trysni mbi shtetin tonë, që bëhen pikërisht edhe për shkak të kësaj mësymjeje. Veç ai që nuk sheh deri te hunda, se ne tashmë jemi duke e paguar tagrin e fesë.

Dëshmi destabiliteti politik i vendit tonë.

Në aeroplan …

___

Eman Rrahmani niset për në Haxh

Foto e para një viti …

•1597 haxhinjë nga Kosova u nisën këtë vit për ta kryer haxhin në të ashtuquajturat vendet e shenjta islame

• Në orët e hershme të mëngjesit është nisur edhe grupi i tretë i besimtarëve nga Kosova drejt vendeve të shenjta për ta kryer të ashtuquajturin obligimin e haxhit. 282 haxhinjë nga Gjilani, Kaçaniku, Mitrovica dhe Vitia udhëtuan sot nga aeroporti “Adem Jashari” rreth orës 06:00. Të gjitha fluturimet janë duke u zhvilluar sipas orareve të parapara, sipas njoftimeve të BIK-ut, ndërkohë që edhe tri grupe pritet të udhëtojnë gjatë ditës së sotme dhe të nesërmen. Këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1597 besimtarë.

Pretendimet serbe rreth Kosovës dhe realiteti kosovar, sipas tashmë të ndjerit Ymer Adem Llugaliu

0

 Ymer Adem Llugaliu

  • Memorandum i Qeverisë serbe dërgue fuqive të mëdha në fillim të vitit 1913  

Memorandumi shkruhej në nji kohë kur Kosova ishte e pushtueme e masakrueme, e shkrumueme,  nga formacionet e rregullta ushtarake serbe. Të cilat formacione në urdhën dite kishin: “Kundër shqiptarëve lejohet me ba çdo gja. “Memorandumi shkruhej dhe u dergohej Fuqive të Mëdha në nji kohë kur ambasadoret e tyne do të mblidheshin në Londër për me ba ndamjen e tokave të pushtume nga Koalicioni Ballkanik në luftë kundër Perandoris Otomane, e që në fakt të gjitha ishin thjesht troje shqiptare, bile edhe të lirueme nga vetë shqiptarët me kryengritjen e vitit 1912. Ky Memorandum pretendonte me jusitifkue pushtimin serb dhe vazhdimin e sundimit të tij mbi Kosovë të mbeshtetun mbi tri “të drejta”:  

  1. E drejta morale si popull i civilizuem.  
  1. E drejta historike, sepse atje ishte djepi Patrikanes Ortodokse Serbe.  
  1. E drejta demografike, sepse popullsia serbe atje paska qenë shumicë. 

Ky Memorandum, mundet me qendrue, në mos i mykun, i mbuluem nga pluhuni nepër qoshet e arshivave të shteteve të cilave iu ka dergue, nuk pat me na terhek vemendjen e me u ba objekt i këtij shkrimi, po të mos ishte ironia fatale e kohes, që serbët mitik, fondamentalist e shovenist kambngulin si mushka në baltë po në ato pik-pamje të para nji shekuli, se gjoja në të tria ato pikpamje kanë të drejtë.

Fytyren e vetë të vertetë para botës serbët e treguan veçant në dekaden e fundit të shekullit të kaluem, se na e njohim atë nëpër shekuj. Të fillojmë me pikën e parë: 

  1. E DREJTA MORALE SERBE SI POPULL I CIVILIZUEM ME PUSHTUE DHE SUNDUE KOSOVARET

Si pikë kulmore për këtë civilizim serbët, pa dyshim, e marrin Car Dushanin. E pra dihet  botnisht se ky Car pushtetin e ka marr nga i ati mbasi e ka vra ate. Analog me magjupin, qe posa u ba pashë, së pari ia hoqi kryet të atit. Në Luftën e Parë Botnore ushtira serbe, që ikte si kope dhish e ndjekun nga ajo austriake nepër malet e frigshme shqiptare, jo vetëm që kanë hangër mushkat e kuajt e gjallë, por kanë hanger dhe njeni- tjetrin.

Civilizim ky, që kualifikohet me shkallën ma të ulët të zhvillimit njerëzor, me kanibalizëm. Kanibalizmin serbët  e kanë ushtrue edhe nepër ahengje: tue pjek fëmijë shqiptarë në syt e prindve të tyne të lidhun, e tue i hangër për meze shlivovice. Kanibalizmin serbët po e tregojnë edhe sot. Siç u shpreh nji nanë shqiptare, nanë deshmorësh. E cila po priste me vjet kthimin e djemve të vet, të rrembyem nga xhelatët serb. E tash mori vetëm dy grushta eshnash, se mishin ua kishin ngranë kanibalët serb.

Sepse, siç u ba tash e ditun, mija shqiptarë, që serbët i masakruan në Kosovë, i mbyllen në autofrig-orifer e i hodhen në Danub, ose i ngarkuaen nëpër kamion e i çuen në Serbi dhe i vorrosen në afërsi të Beogradit për me u mburr para gospogjeve të tyne: Shihni, sa trima jemi, çka u bajmë na shqiptarëve. Në fakt këte kanibalët serb e banë në këtë luftën e fundit 1998-99, sepse ishin të vetëdishëm se komuniteti nderkombtar mbas lufte do ta gjurmonte krimin dhe kriminelët.

Sepse po të ishte në periudha tjera të kasaphaneave në Kosovë si; më 1912-14, më 1918-24, më 1944-46 gjurmët  bisha i mbulonte leht, me pretendimin se qingji po ia trubullonte ujin.  

Dihet se nepër ato periudha, përveç ndonji gazetari rebel”, kurkush nuk u kërkonte llogari për krimet ndaj shqiptarëve. Simbas medjave europjane, deri në dhetor të vitit 1912 ishin masakrue rreth 20.000 shqiptarë në Kosovë.
 

 Këto krime i takon të jenë ba mbrenda 40 ditëve, dhetë ditë të tetorit dhe nandorit. Merrni me mend sa krime mund të jenë ba deri me ardhjen e austriakve, diku nga fundi i vitit 1914. Mesatarja e atyne vrasjeve po na del 500 të vramë në ditë, 20,8 në orë, dhe në çdo tre minuta asht vra nji shqiptar.
Kjo asht krejt e besueshme, kur kemi parasysh frymzimin mitik serb rreth Betejes së Kosovës më 1389.  

Veçant këto frymzime mueren hov në gjysen e dytë të shekullit 19. mbas pushtimit të Sanxhakut të Nishit, ku Serbis i shtoheshin përafersisht 11.000 km2, ndërsa Kosovës i shkëputej gjysa e trupit të saj.

Nga ana tjetër serbët, ndonse e dinin mirë, si
edhe Aeleksa Bogosavleviq, Qe shkruente:
Arnautu div junaku
zlo se sa svih strana sprema.
Al u krvi junaçkoj mu
Bash ni kapi turske nema.
 

Shqiptarit trimit të mrekullueshem
asht tue iu pregadit e keqja nga çdo anë.
Ndonse në gjakun e tij heroik
asnji pikë turke s’përmban.
 

Prap të përfshim në rrymën e paragjykimeve mitike, fetare, mistike, shovene vraponin në Kosovë me bindjen donkishotjane se po lultonin kundër vigajve turq, e në fakt masakronin fëmijë, gra, pleq e njerëz të çarmatosun shqiptarë.  

Të cilët, në mos ma tepër, kishin vuejt po aq sa edhe serbët nga sundimi turk.  

Lazer Mjeda, Arçipeshkv i Shkupit në Janar 1913 në raportin, që i dergonte Romës mes tjerave thekson:  

Në Kosovë deri tash janë vra rreth 25.000 shqiptarë. Në të gjith Ferizajn kanë shpetue vetëm tre shqiptarë  mbi moshën 15-vjeçare.  

Ushtria serbe kudo që has burra i grumbullon dhe 300-400 vetë i vret njeheresh. Vetëkuptohet veprimi shtazarak serb në Ferizaj, ku rastisi e pa Mjeda, nuk ka qenë as rastsor as i veçanët, ai veprim ka qenë moto gjenocidiale ndaj shqiptarëve nëpër gjith Kosovën e pushtueme nga serbët.  

Gjatë viteve 1820-1867 janë përzanë nga Beogradi, Çupria, Smedereva, Klladova, Kragujevci pra nga mbarë Pashalluku I Beogradit mbi 150.000 shqiptarë. ˙

Ndonse kryengritjen serbe jo vetëm që e kishin ndihmue, por e kishin inicue dhe bile e kishin drejtue shqiptarët e atyne anëve. Gjatë dhetorit 1877 janarit 1878 nga Sanxhaku i Nishit janë përzanë mbi 200.000 shqiptarë,
Me mija tjerë janë vra ose kanë mbet të ngrimë ne borë e akull anëve të rruëve të arratisun.  

Të gjithë ata që nuk janë arratis, shumica prej të cilve kanë qenë katolikë, mbas nji kohe të shkurtë janë asimilue.   

Gjatë tri pushtimeve që psoi Kosova në shekullin 20, nën presionin e hekurit dhe zjermit pastrimit etnik përfshiu mbi 700.000 shqiptarë. Ky numër i bashkuem me numrin e dy periudhave të maparshme e kalon shifren nji milion.

Rreth 90% prej tyne kanë perfundue në Turqi, jo pse ishin turq, por si pasojë e pastrimit etnik dhe e tregtis modeme me skllavet e shekullit 20, mes dy shteteve matrapaze. Serbia për spastrim etnik, Turqia për popullimin e djerrinave të Anadollit.  

Numrin e sakët të të vramëve kosovarë nga dora e xhelatit serb nuk e di askush. Na e kemi ndjek nji traditë të mjerë të trashigueme nga iliro-dardanët. Me shfletue papiruset e lmuet, me ua fshij pluhunin dhe prap bosh me i lanë.

Kleri ynë mysliman injorant apo i paguem nga okupatori e mësonte xhematin e vet të pashkolë: Zollumet që na vijnë nga shkau, na vijnë se jemi ba laik.  

Duhet me vuejt sa ma shum në këtë botë për me e fitue botën tjetër. Nafaka e njeriut asht e shkrueme nga nalt dhe kush ngrit dorën kundër saj shkon pa din e pa iman. Ndërsa At Gjergj Fishta shkruente:
 

“Se ti luej nafaka luej.
Ka pasë thanë ai burr i huej.
Se po s’luejte kambë e dorë,
S’ië ndihmon zot as shen Nikollë.
 

Shembuj “civilizimi” barbar serb kemi shumë, Po përmendim: Në shtator 1913 nëFshaje nji officerserb tenton me dhunue nji grue shqiptare, i shoqi e vret oficerin. Ushtria serbe në shej hakmarrje djeg tri katunde shqiptare, masakron me dheta njerëz. 35 kryefamiljarë i djeg për së gjalli. 

 Në maj 1913 vetëm në Pejë janë detyrue me u konvertue në ortodoks ose janë pushkatue mase 2000 familje shqiptare myslimane apo katolike. Kjo praktikë e inkuizicionit mesjetar vazhdoi në Lugun e Baranit, në Mitrovicë, në Prishtinë, në Janjevë etj.  

Kur në Gjakovë e masakruen priftin katolik Luigj Palaj, vetëm pse nuk pranoi konvertimin në ortodoks, ndërhyni qeveria Austro-hungareze për me ndërpre këtë veprim fondamentalist barbar serb.

Ndonse në vitin 1919 Jugosllavia e Versajes e kishte nënshkrue Konventen e KB për të drejtat e pakicave kombtare, ku arsimi fillor në gjuhën amtare ishte i obligueshem; dhe ndonse shqiptarët me numër popullsie zinin vendin e katërt ndër gjith popujt e atij shteti.  

Të gjitha pakicave ua lejoi shkollimin fillor në gjuhen amtare.  

Vetëm shqip-tarëve jo.  

Këtë e justifikonin me pretekstin se nuk ka kuader. Në fakt qeveria serbe me 1930 i mbylli 27 shkolla shqipe, që arsimdashsit shqiptarë i kishin hapë ilegalisht.  

Pra shihej sheshit se të gjitha qever-it serbosllave me kambungulje mundoheshin me zbatue pretendimet ultra shoveniste të ish-kryemi-nistrit serb Vlladan Xhorxheviq, se nuk ekzistueka populli shqiptar.

“Atje janë vetëm do fise malore, pjestarët e të cilëve ngjajnë në majmunë me bisht.” Këso pikpamjesh kanë posedue, këso urrejtjesh kanë ushqye, këso ndërmarrjesh kanë ushtrue ndaj nesh tue fillue me Obrenoviqët, Garashaninët, Xhorxheviqët, Cvijiqët, Pashiqët, Çubrilloviqët,e tue përfundue me Millosheviqin, i cili i tmerronte diplomatet perendimorë me konceptet e tij shovene, genocidiale: “A village on day and keep the NATO away.” (Do ta zhduk nga nji katund në ditë dhe NATO nuk ka punë aty).

Kjo shprehte në thelb planet e tij për masakra dhe spastrim etnik, siç i ushtroi në Kosovë, tue përzan rreth nji milion kosovarë nga trojet e veta, tue masakrue mase 15.000 vetë dhe tue djeg e ba shkrum nji civilizim të tanë, me qellim që të jetojë i vetëm apo me kliken, idetë dhe errsinen mesjetare.  

Pra siç vetëkuptohet nga sa u tha ma sipër tri ishin pikësynimet e të gjitha qeverive të civilizimit serb ndaj kosovarëve: zhdukja fizike nëpërmes masakrave, shpërnguljen e tyne nëpërmes dhunës dhe tmerrit, serbizimin e asaj pakice që mund të tepronte nga dy veprimet e para.

Pra shkurt “civilizimin” që na kanë sjell serbët nga filli i shekullit 19. e deri nga fundi i shekullit 20. mundet me u përmbledh në tri nocione: gjenocid, spastrim etnik dhe asimilim.  

  1. E DREJTA HISTORIKE, SEPSE ATJE ISHTE DJEPI I PATRIKANES ORTODOKSE SERBE
     

Njena nga pikat ma delikate të memorandumit në fjalë, me të cilën tentohej me depertue në zemrën ortodokse dhe me e ba ate për vete, ishte Patrikana serbe e Deçanit. Ate e reklamonin si Jerusalemin serb. Por e verteta asht ndryshe. Manastiri i parë ortodoks i shtetit të Rashkes ishte ai i Shen Xhorxhit në Studenicë.  

 

Që sot njihet me emnin Xhorxhevi Stubovi (shtyllat e Xhorxhit). Mbas tij vjen manastiri i Zhicës pranë Kralevës, i ndertuem nga Stefani I i Kunorzuem. Ky manastri u zgjodh nga Sava, i vllai i Stefanit, si qender e Autoqefalis së kishës ortodokse serbe.

Këtë autonomi kisha serbe e mori me lejen e asaj greke. Vetëm mbas shkatrrimit të Zhicës nga pushtimet e Tartarëve, diku nga fundi i shekullit 13. u ndertue manastiri i Deçanit afër Peje, ku dhe u vendos qendra e Patrikanës së kishës serbe.  

Pra Jeruzalemi i besimit serb nuk asht as Deçani as Peja as Kosova. Atë munden me e kërkue në Studenicë, në Zhice, por jo në Kosovë.  

Sepse po të kërkoheshin vendet me pretendimin se janë të mijat, tue u bazue në monumentet fetare, apo çfardo qofshin ato, që kanë ngrit pushtuesit nëpër shekuj në vendet e pushtueme, atëherë Spanja duhej të ishte Arabe, Britania e Madhe franceze, gjithë Europa romake, gjith Ballkani turk, e kështu me radhë. Jeruzalemi i vertetë i ortodoksve të Ballkanit asht Istanbulli. Pse nuk kanë pretendime ndaj tij? Arsyet dihen, Sepse nuk guxojnë.

Patrikana serbe gjatë pushtimit Otoman luejti rolin e spiunes së okupatorit tue i damtue interesat e popujve të pushtuem. Ajo e tradhtoi koalicionin hungarezo-shqiptaro-rumun në Betejen e Dytë, të Kosovës më 1448 të udhëhequn nga Hunjadi dhe Skenderbeu. 

 Për pasojë turqit e fituen betejen. Sigurisht për këtë “meritë”, po edhe për shum të tjera Veziri i Madh turk, Mehmet Sokollovi, me 1557 urdhnoi që të bahet rimkambja e kësaj Patrikane dhe manastireve tjera serbe.  

Ironia komiko-tragjike asht se shqiptarët katolik apo mysliman për pesë shekuj i ruejten këto manastire me përkushtim.

Komikja qëndron në faktin se shumica e këtyne rojeve nuk rrinin aty për muret e manastireve, por për murgeshat që kishin mbrenda, trupi i të cilave ishte borë në ngjyrë dhe qendrim, por që po ta prekje të digjte si thëngjill i mbuluem dhe ndrydhej e shtrydhej si sfungjer.   

Tragjikja u vulos në trupin lakuriq të mase 30.000 krijesave të pafajshme në rrafshinat përreth manastirit me nji hekur të skuqun e të kryqzuem në dorën e nji shtrige plakë, emni i të cilës ka inicialet  S me klithmen: “Ja shpërblimi për të miren që ma batë. Mos thoni që nuk jam mirënjohse..” 

  1. E DREJTA DEMOGRAFIKE, SEPSE POPULLSIA SERBE ATJE PASKA QENË SHUMICË
     

Nëpër shekuj shtyhemi si elefandi me hienen nëpër këto hapsina ilirike (ballkanike). Elefandin e vrasin shum shekuj ma parë se të vinte hiena në këto anë. Elefandin e vrasin gjuetarët matrapaz të matan detit vetëm për dhambet e tij të fildishët. Ia marrin dhambët dhe tërhiqen. Hiena tinzare, llupse e ndytë dhe e pamëshirë; ia pret bishtin, ia kafshon kofshët herë njënën, herë tjetrën.  

Zogu i elefandit shtohet njimbdhet paund në ditë dhe synon denjsisht me e trashigue të atin.

Që nga fundi i shekullit 12. kur historikisht njihet shtrimja e serbve në Kosovën e sotme, e deri në ditët tona nuk kanë pushue pretendimet e tyne për të drejtën dominuese në këto anë.  

Ata janë mundue jo vetëm me e minimizue, por edhe me e eliminue krejt praninë shqiptare në këto hapsina.  

Por ,faktet vertetojnë të kundërten më 1210 në nji regjister të manastirit të Zhices janë të shenuem 154 emna serb, ndërsa 54 emna joserb.  

Më 1313 në nji regjister të manastirit të Banjskes kemi 444 emna serb ndërsa117 emna joserb.

Tek joserbët, siç do të shohim edhe ma vonë, janë shqiptarët (arbanasi) dhe vllahet, për të cilët siç pohojnë edhe historianët serb, nuk paraqesin popull, por vetëm nënkuptojnë barij.  

Kjo asht analoge edhe me emnin e tyne çoban në Shqipni. Pra për emnat joserb përveç shqiptarëve direkt, shqiptarë kemi të drejtë me supozue se ka qenë edhe nji pjesë e atyne që janë identifikue me barij.  

Më1348 në nji krisobull të Dushanit përmenden nandë katunde shqiptare në rrethin e Prizrenit.  

Po nëpër këto krisobulla janë gjetë me qinda emna e mbiemna, apo vetëm emna, apo vetëm mbiemna katolikësh.

E që të gjithë kanë qenë emna shqiptarësh, sepse serbët asnjiherë nuk e kanë pranue fenë katolike.  

Dihet historikisht se Dushani me ndihmën e shqiptarëve, sigurisht shumica kosovarë, e ka marrë pushtetin në luftë kundër të jatit. në vitin 1331.  

Tue fillue nga viti 1555-57 e tue vazhdue gjith shekullin në vijim dhe fillimin e shekullit 17 shqiptarët në tansi, po veçanët ata të Kosovës u konvertuen me të madhe nga katolik dhe ortodoks në mysliman.

Ndoshta këta të fundit këtë e banë, përveç  arsyeve tjera, edhe për faktin, se nuk donin me ndigjue predikimin në gjuhën serbe. Që në Kosovë ka pasë shqiptarë ortodoks e vërtetojnë rajet (popullsia jo myslimane në Kosovë), të cilët shqipen e kanë dijt ma mirë se serbishten dhe veshjen e kanë pasë kombtare shqiptare.  

Pranimi i fesë myslimane i ndau shqiptarët nga ortodoksia serbe dhe u provue prania e tyne me shumicë apsolute në Kosovë.

Përpara vitit 1690 Kosova kishte ma shumë popullsi se Shqipnia e Veriut dhe ajo Qendrore të marrun së bashku. Pra nuk ka pasë asnji vershim popullsie nga Shqipnia për në Kosovë. Për vitin 1690, kur serbët gjithmonë  kanë pretendue se ndodhi vershimi i shqiptarëve nga Shqipnia për në Kosovë, regjistrat turk kanë të shenuem se në Prizren kishin ardh 25 shqiptarë, ndërsa po në atë vit kishin ardhë 133 serb.

Pra Prizreni asht porta e hymjes nga Shqipnia për në Kosovë. Serbët për me justifikue ndryshimin demografik në relacionin shqiptarë-serb, pra në disfavor të ktyne të fundit, gjithë kohën iu kanë referue Luftës Austriako-Turke 1689-90. ku, simbas tyne, meqense humben austriakët bashk me ta qenkan arratis 400.000-500.000 serb me kryepatriarkun Arsenie në ball. Simbas tyne, kjo erdhi si pasoj sepse ai priti Picolominin me nderime të mëdha në Prizren.

Në fakt raportet e diplomatve francez dhe italianë vertetojnë të kunëdrten. Ato thonë se Picolominin, kryekomandantin e ushtrisë austriake, në Prizren, që në atë kohë kishte rreth 50.000 banorë dhe quhej kryeqytet i Shqipnis, e priti Pjeter Bogdani, arqipeshkvi i kishës katolike. Këtë pritje Bogdani e bani në krye të 5000 vetëve dhe me tri të shtime nderi. 

 Përkrah Bogdanit ka qenë edhe Tomë Raspasani, prift i kishes katolike në malsi të Karadakut të Shkupit. Picolomini ka vdek mbas kësaj pritjeje po në Prizren nga nji lung që i kishte dalë nënsjetull rrugës tue ardh për në Prizren. Ceremonin e varrimit Picolominit ia ka ba Pjeter Bogdani.  

Ndërsa Bogdani ka vdek me 6 dhetor në Prishtinë, ku e kishin çue për sherim. Pritja e Picolominit në Prizren asht ba me 9 nandor.

Që Arsenie nuk ka marrë pjesë në pritje të Picolominit e vërteton fakti se ai me 14 nandor ishte në Cetinë.  

E që ai nuk asht largue nga Kosova as në krye të 50 serbve, e verteton fakti se me 29 nandor ishte në Nikshiq prej nga ik për në Beograd. 

Aty mbledh shumë priftrij për me diskutue për arratinë, por asnji prej tyne nuk e kishte nga Kosova.  

Më 1693 në Hungari Arsenie e shkruen nji peticion në emen të 30.000-40.000 refugjatve serb, të cilët simbas Raspasanit ishin të teritorit serb, mes Nishi dhe Beogradi. Teritor ky në të cilin edhe Hans Dershvam e vendos Serbin me 1550, por shton se edhe Rrashianët e quenin veten serb.

Kjo len me kuptue se edhe ai vete habitet si rashianët e quejnë veten serb. Anonimi italian shkon edhe ma larg kur flet për regrutet vullnetarë, që iu bashkuen ushtris austriake me 1689-90 ai i quen ata “rasiani o albanezi”. Raspasani thekson se mbas ardhjes së ushtris turke në Prizren, Pejë apo kudo tjetër në Kosovë, s’ka mujt me dalë prej andej as edhe nji person, e leje ma me ik në mënyrë të organizueme.   

Siç shihet nga faktet, egzodi serb prej 400-500 mij vetëve nga Kosova e fundshekullit 17 asht nji trillim qëllimkeq. Por i pambuluem me fakte sikur asht, mbetet nji flluskë sapuni në lumin e analeve të historisë. Këtë trillim delirant serbët, fallsifikator të historis, tentuen me justifikue pushtimin e Kosovës dhe të Vojvodinës.

Sepse atje para vitit 1690 gjoja paskan jetue edhe 500.000 serb. Ndërsa Vojvodina u takoka në bazë të popullsisë që përbanë këta refugjat. E pra dihet historikisht se as Kosova as Vojvodina kurr s’kanë qenë pjesë përbamse te Serbis.  

Vojvodina në vitin 1918 iu ka dhanë Jugosllavis së Versajes nga koalicioni fitues i Luftës së Parë Botnore, mbas shpërbamjes së Austro Hungaris. Kosova, po ashtu, pa pjesëmarrjen e kosovarëve me traktatin e Ankaras me 1925 asht njohët si pjesë e Jugosllavisë. 

 Në Konferencën e Prizrenit korrik 1945 nga 142 anëtarët e KNÇK, që kanë marrë pjesë në te, vetëm 33 ishin shqiptarë. Këta nuk kanë qenë të zgjedhun nga popupulli, këta nuk kanë votue.

Aprovimi asht  ba me duertrokitje serbe, pa asnji paradiskutim. Asnji kosovar kurr s’ka qenë shtetas i Serbis.  

Që Kosova ka qenë e banueme dendsisht me popullsi shqiptare gjatë shekullit 17 na vërtetojnë edhe këto të dhana: Nikollë Makajshi 1610, Pjeter  Budi 1621, Pjeter Bogdani 1685 të tre kryetar-aqipeshkv, siç shihet në periudha të ndryshme, në Arqipeshkvinë Katolike me seli në Prizren apo në Shkup.  

Në raportet që i dërgojnë Romës i premtojnë Papës se munden me ngrit në luftë kundër pushtuesit turk nga 50.00 deri në 80.000 luftëtarë shqiptarë. Pa dyshim shumica nga Kosova, ku edhe shërbenin këta titullarë.

Më 1638-39 Romës i raportohej se shqiptarët katolik të Mitrovicës për mungesë prifti katolik, ka rrezik të kthehen në besimin ortodoks. Jehonën e këtij fenomeni sikur e ndiejmë më 1912, kur serbët e Mitrovicës kërkojnë me u shkrue kosovarë dhe jo serb. 

PAK FJALË RRETH ORIGJINËS SONË DHE TË TJERËVE  

Spiridon Gopçeviq, që njihet nga serbët si babaj i Etnografis serbe, shkruen se të gjithë shqiptarët e Kosovës dhe të gjithë maqedonët  janë serbë të tjetersuem.  

Librit të tij me trillime dhe falsifikime ia shuejti jehonën në Perendim albanalogu i njohun austriak Weigand, tue e identifikue ate me nji rrenë të ashpër.  

Po të vihet re me vëmendje propoganda serbe antishqiptare, do të shohim se ajo kalon në shovenizëm e racizëm nga nji anë.  

Po nga ana tjetër ajo shpesh e lufton vetëveten deri në eleminim.  

Analog me grupet mafioze, që shpesh i kundervihen njena- tjetrës deri në asgjësim. P.sh. Vlladan Xhorxheviq thot: Nuk ka popull shqiptar. Ata janë disa grupe fisnore me bisht si majmun. “Pretenduesit e egzodit  të madh serb më 1690 reklamojnë se të gjithë shqiptarët e Kosovës janë të ardhun nga malsit e Shqipnis Veriore. Gapçeviq: Të gjithë shqiptarët e Kosovës janë serb të shqiptarizuem.

Simbioza e këtyne teorive rezulton: Fiset malore shqiptare të gjithë majmun me bisht, shqiptarët e Kosovës prejardhje nga ato fise edhe këta majmun me bisht. Shqiptarët e Kosovës të gjithë prejardhje serbe  të gjithë serbët  majmun me bisht.  

Që shqiptarët janë vendas, ndersa sllavet të ardhun në Ballkan asht e njohur dhe e pranueme botnisht.   

Që shqiptarët kanë prejardhje ilire, edhe kjo njihet  botnisht dhe asht argumentue gjuhësisht , arkeologjikisht  

Por janë do pyetje tjera, përgjigjet e të cilave ende mbeten të errta, në mungesë të ndriçimit studimor të Mesjetes Ballkanike veçant të Mesjetës Shqiptare.   

P.sh :kurkush nga historianët  tanë, po as nga gjeografet nuk asht përgjigj në pyetjen: Deri ku shtriheshin arebanasit nëpër Ballkan, kur erdhen sllavet?  

Po them arebanasit dhe jo iliret, sepse emnin albanoi Ptolemeu e ka përmend qysh në shekullin 2 e.r. ndërsa sllavet kanë fillue me ardhë në Ballkan diku nga shekulli i 5.

Kjo pyetje mue me lindi kur mësova se në kohën që Serbia ka fitue autonomin më 1817 në teritorin e Pashallukut të Beogradit, të gjitha qytetet e saj kanë pasë ma shumë popullsi joserbe se serbe.  

Kjo popullsi joserbe, përveç ndonji familje ushtaraku,turke nuk ka qene.Vllehet si barij qe ishin nuk kane banuar neper qytete, por neper zona malore .  

Pra popullsia joserbe, në mos e tana, 90% ka qenë shqiptare. Këtë e vërteton edhe fakti se, përveç atyne që kanë mbet dhe janë asimilue, nga viti 1817 e në vazhdim janë shpërngul prej andej mbi 150.000 shqiptarë.

Përderisa kurkush nuk e vërteton se këta kanë qenë të ardhun, nënkuptohet  se shqiptarët ishin vendas nëpër ato vende.  

Nga ana tjetër, dihet se shteti i Rashkës tek nga fundi i shekullit 12. arrin me u shtri deri në Nish.  

Për vete shtetin Rasha ose Rashka, që serbët e mbajnë si shtetin e parë të tyne, tue u bazue në disa të dhana gjuhësore, po edhe historike lindin disa dyshime. P.sh: toponimi Rasha (ka) munet me pasë prejardhje nga folja shqipe -me ra-, e kryemja e thjeshët rash, dëshirorja e tashme ra(f)sha, për lehtsi shqiptimi rasha, – ka deminutiv, që e gjejmë në të folmen korçare si, ball-ballka , dorë-dorka ,etj.  

Ose antroponimi i themeluesit të këtij shteti Naaman-Nemanja-Nemanid. Asnjëna nga këto forma nuk janë të natyrës së gjuhës serbe.  

Naman emen mashkulli që e gjejmë edhe sot e kësaj dite te shqiptarët, E. Naman-i, Dh. Naman-it (analoge kjo e fun-dit me Neman-id, por asnjëherë te serbët.

Përkrah të dhanave gjuhesore , kemi edhe të dhana historike. Historiani Hans Dershvam me 1550 Serbi e quen teritorin mes Beogradit dhe Nishit, por shton se edhe rashianet e quenin vehten serb.  

Siç kuptohet nga ky pohim edhe vetë autori habitet, pse e quenin ata vehten serb derisa nuk ishin të tillë.  

Ndersa Anonimi italian me 1690, kur flet për regrutet që iu bashkuen vullnetarisht ushtris austriake te Picolominit, thot se ata ishin “rashiani o albanezi”, që dmth nocioni asht nji, emni asht dublim.

Siç mundet me thanë sot “shqiptari o albanezi”. Ne favor të këtij supozimi mendojmë se anon edhe besimi i Dushanit me ua shfaq shqip-arëve komplotin dhe me veprue bashk me ata në luftë kundër të atit dhe me ia marrë pushtetin. 

 Me ushtri po shqiptare Dushani pushton Greqinë Bizantine. Dinastia Ballshaj, që ka sundue Malin e Zi, nji pjesë të Shqipnis Veriore dhe nji pjesë të Kosovës, e që serbo-malazezet gjithmon e kanë reklamue si të veten, në fakt ka qenë shqiptare. 

 Në favor të tezës shqiptare të Ballshajve flsain Weigandi dhe Gelçiq. Por që në fakt fenë e kishin ndrrue herë katolike herë ortodokse, siç mendohet se kishte ba edhe Skenderbeu, simbas situatave.

Ka mendime se edhe vetë Peter Karagjergji, që ka udhëheq Kryengritjen serbe 1804-1809 ka qenë shqiptar. 

Në udhëheqje të asaj kryengritjeje ka qenë edhe shqiptari tjetër Konde Bajraktari.  

Austriakët më 1690 teritoret ku tash shtrihet Kosova dhe Mali i Zi i quenin Shqipni. Për këtë Shqipni ,Prizreni, që kishte 50.000 banorë, quhej kryeqytet.  

Përsa i përket origjinës së malazezve, Edith Durham në nji leter private mars 1931 shpreh bindjen e saj të plotë se malazezët nuk janë sllav, por shqiptarë.  

Këtë bindje asaj ia kishte krijue veçant riti i tyne kishtar ku nji herë në vit recitohet pre-jardhja e tyne familjare si në kishen katolike shqiptare: Gja që nuk e hasim në ritet e kishes ortodokse serbe, theksonte ajo.

Tezen se malazezët kanë origjinë shqiptare e vertetojnë edhe fiset e tyne identike me ato të shqiptarëve, si Kuqi, Byberi (Piperi), Berisha, Gashi, etj. Këto vertetojnë pre-jardhjen e tyne shqiptare, jo vetëm se janë të njejta, por edhe për faktin se mbiemna fisesh nuk hasin te sllavet. 

 Në favor të origjinës shqiptare të malazezëve flasin edhe Kanget Kreshnike, që ata i këndojnë dhe i shoqnojnë me lahut si edhe shqiptarët e Shqipnis Veriore dhe Kosovës.   

Banorët e Sanxhakut historikisht dhe tradicionalisht e kanë folë gjuhën shqipe, kanë mbajtë veshjen kombtare shqiptare dhe deri në dekadat e fundit të shekullit të kaluem e kanë quejt vehten shqiptarë.  

Veshjen kombtare shqiptare deri në vitin 1912 e kanë mbajt edhe raja “serbe e Kosovës dhe e kanë folë shqipen ma mirë se serbishten.

Janë dallue nga kosovarët vetëm me besimin e tyne ortodokës. Mark Milani, komandant i Ushtris malazeze në kohën e Lidhjes së Prizrenit, në kujtimet e tij me shkrim e pohon se ka origjin shqiptare.  

Gjithë ky digresion te origjina jonë, qoft dhe e të tjerëve përreth nesh, na u imponue nga Gopçeviqi dhe gopçeviqët serb.  

Gjoka Perina nji vazhdues i Gopçeviqit, planifikonte se në Kosovë duhej me i ba 67,5% serb. Por këtë qëllim, thot ky shovenist, duhet me i çue atje 470.000 kolonë serbë, ndërsa me i përzanë prej andej 300.000 shqiptarë. Të gjithë kosovarët që janë përzanë për në Turqi, janë perzanë në emen të turqve.  

E pra ja ç’deshmojnë statistikat në kohën e sundimit turk e pastaj të sundimit jugosllav në lidhje me popullsinë turke në Kosovë, gjegjsisht në Jugosllavi.

Më 1840 në Pejë kishte 62 familje turke, në Prizren 400-500 banorë turq, në Gjakovë 180 banorë turq.  

Ndërsa në Prishtinë, më 1860 Hahni gjen 14 familje turke. 

Edhe ato të ardhuna nga Neubergu (Nova Berda) Simbas statistikave turke me 1912 popullsia e krishtene në Kosovë, ku përveç ortodoksve, përfshihej edhe ajo katolike shqiptare, përbante 21% të popullsis së përgjithshme.  

Më 1920, simbas Antonio Balldaqit, diplomat italian, në Jugosllavi jetonin 700.000 shqiptarë.  

Ndërsa më 1931, simbas gjeografit rumun, Nicolae Popp, në Jugosllavi jetonin mbi 800.000 shqiptarë, tue zanë kështu vendin e katërt me numër popullsie në atë shtet.  

Tue lanë mbrapa boshnjakët, makedonët, malazezët, e gjithë pakicat tjera. Kosova, ndonse ishte hapsina ma e popullueme në gjithë ish-Jugosllavinë, qysh me 1912 kishte hy në planet serbe të kolonizimit.

Simbas ligjit serb të kolonizimit çdo familje të kolonit do t’i jipeshin 9 ha. tokë + 2 ha. tokë për çdo antar mashkull po të asaj familje. Për këtë qëllim Serbia shtetzoi 200.000 ha. tokë nga 400.000 ha. tokë e punueshme që ishin në Kosovë. 

Më 1928 në Kosovë kishin sjell 70.000 kolon serb. Familjeve shqiptare u liheshin 0,4ha. tokë për anëtarë, me qëllim që t’i detyronin me u shpërngul. Simbas kontratës jugosllavo-turke të vitit 1935 Turqia do t’i pranonte 200.000 “turq” pro shqiptar nga Kosova.

Por më 1938 qeveria e Stojadinoviqit, për me e përshpejtue këtë proces dhe për mos me e kufizue në numrin e naltpërmendun, do t’i paguente Turqis për çdo familje të shpërnguluni 15.000 dinarë. 

Kontrata u ba për 40.000 familje. Siç e dimë numri i antarëve në nji familje shqiptare në atë kohë mund të arrinte deri në 70 e ma shumë.  

Ky plan nuk arri-ti me u realizue plotsisht, fal Luftës së Dytë. Botnore. Por kontrata u përtri me 1953, në bazë të së cilës shpëmgulja vazhdoi deri më 1966.  

Tue i krahasue dy statistikat e maposhtme serbe në lidhje me numrin e “turqve” në Kosovë shohim falsifikimin drastik serb.  

Më 1948, kur Jugosllavia,përkatsisht Serbia ishin të shqetsueme se ishin prish me Bashkimin Sovjetik, e nuk u binte në mend për emen të vet, kemi 1315 turq në Kosovë, numër ky që i afrohet realitetit. 

Ndërsa më 1953, kur u ripërtri kontrata jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve, numri i turqve në Kosovë shtohet me rrshekun e shtrigës.

Ne statistikën e këtij viti kemi 34.583 turq në Kosovë. Siç pamë edhe ma sipër, spastrimi etnik serb kundër shqiptarëve fillon diku, me sa dimë na, nga dekada e dytë e shekullit 19. me Millosh Obrenoviqin, për me përfundue përafersisht mbas dy shekujve me S. Millosheviqin.  

Tue na e zvoglue Kosovën përafërsisht për 2/3-tat e saj në teritor dhe në popullsi. Nga viti 1912 e deri më sot popullsia serbe në Kosovë, për mos me thanë qindpërqind 90% ka qenë dhe ka mbet kolonë.  

Serbve, po edhe gjithë rajonit, do t’u binte ma mirë ta kishin ndigjue zanin e akademikut Aleksa Despiq, që me 1996 pat konstatue se në vitet e 20- ta të sh.XXI serbët në Serbi do të mbeteshin minoritet.  

Prandaj propozoi: Me Kosovën duhet me u nda në mënyrë paqsore. 

Këto pjesë janë shkëputur nga libri  i autorit Ymer Adem Llugaliu “Pretendimet  serbe rreth Kosovës dhe realiteti kosovar” Libri është botuar më 2005 në Prishtinë, në gjuhën shqipe dhe angleze. 

  • Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale, dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

1929 / “Pajtimi i gjaqeve, një detyrë e vështirë me të cilën po përballet Mbreti Zog. Në rast suksesi, do të jetë një arritje e madhe…”

0

Charles Calmer Hart (1878 – 1956)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Qershor 2023

— Rrëfimi i Charles C. Hart (Ambasador i SHBA-ve në Tiranë) 

“The Chicago Tribune and the Daily News” ka botuar, të shtunën e 9 shkurtit 1929, në faqen n°3, rrëfimin e Charles C. Hart (Ambasador i SHBA-ve në Tiranë) mbi krimet dhe gjakmarrjet në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Kur i varin në Shqipëri, ndodh për së vërteti

Jo si në kohët e vjetra kur burrat e “vdekur” riktheheshin

Burimi : The Chicago Tribune and the Daily News, e shtunë, 9 shkurt 1929, faqe n°3

Burimi : The Chicago Tribune and the Daily News, e shtunë, 9 shkurt 1929, faqe n°3

Banditizmi nuk është më sporti i preferuar në natyrë në Shqipëri, raporton zoti Charles C. Hart, ministër amerikan në vendin e Mbretit Zog, i cili lundroi dje për në shtëpinë e tij në Shtetet e Bashkuara. 

“Në kohët e vjetra,” tha zoti Hart, “kriminelët, të cilët me sa duket ekzekutoheshin, kishin një zakon të çuditshëm që të vinin në jetë përsëri pas disa muajsh. Pak para (të holla) i zgjidhnin gjërat me xhelatin. Sot, kur varet një bandit, ai qëndron i varur. Ata e lënë të varur në një vend publik me një pankartë që mban listën e krimeve të tij të lidhur në qafë. Banditizmi është bërë mjaft i pashëndetshëm.” 

Megjithatë, në mënyra të tjera, vendi nuk është aq i avancuar, sipas përshkrimit të zotit Hart. Në fakt, duhet të jetë një strehë ideale për ata që nuk e pëlqejnë përparimin dhe modernitetin. Nuk ka asnjë pjesë hekurudhe në të gjithë mbretërinë. Puse pak a shumë të pastër përbëjnë furnizimin me ujë. Hoteli më i mirë në Tiranë ka një vaskë, por në shumicën e rasteve nuk mund të përdoret nga mungesa e ujit. Gomerët përbëjnë burimin kryesor të transportit. 

“Kur ngjitesh në male,” vazhdoi zoti Hart, “ju duket sikur jeni kthyer në ditët e Dhiatës së Vjetër. Malësorët jetojnë si patriarkë në fise. Ata mezi e dinë se çfarë është paraja. Malësori shqiptar gërvisht një copë toke, jeton me bukën e trashë të misrit që e bën vetë dhe për luks qëllon gjahun, ther herë pas here një pulë të dobët ose një dele. 

Janë mikpritës. 

“Mikpritja” është pjesë e fesë së tij. Kur një i huaj kalon pragun e derës së tij, ai varfërohet për një vit për ta mirëpritur. Gratë mbajnë mbulesë por nuk janë të izoluara. Niveli i moralit është shumë i lartë dhe nderi i gruas është punë e gjithë fisit të saj. Një burrë jobesnik ka të ngjarë të qëllohet nga anëtari i parë i fisit të gruas së tij që e has në kalim. 

“Kështu nis shumica e gjakmarrjes. Shqiptarët nuk janë në të vërtetë një popull i egër apo hakmarrës, por janë tepër të gatshëm me armët e tyre. Një fshatar malësor nuk e vë kurrë këmbën jashtë shtëpisë së tij pa pushkën e varur në shpinë. Nëse ofendohet ose ka ndonjë lloj mosmarrëveshjeje, ai nuk mund të mendojë për ndonjë mënyrë për ta zgjidhur atë, përveçse të qëllojë kundër kundërshtarit të tij. Është pothuajse një çështje zakoni me të. Motoja e tij duket të jetë: ‘Në rast dyshimi, gjuaj!’ Më pas, zakonisht i vjen shumë keq. 

“Pajtimi i gjakmarrjes (gjaqeve) është ndoshta detyra më e vështirë që përballet Mbreti Zog. Ai ka një plan për të pajtuar malësorët që grinden me shtrëngimin ceremonial të duarve dhe më pas për t’i çarmatosur. Nëse ai ka sukses në këtë, do të jetë një gjë e madhe për vendin.”

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/1929-pajtimi-i-gjaqeve-nje-detyre-e-veshtire-me-te-cilen-po-perballet-mbreti-zog-ne-rast-suksesi-do-te-jete-nje-arritje-e-madhe-rrefimi-i-charles-c-hart-ambasador-i-shba-ve-ne-tirane/.

Në hotelin ”Butrint” dhe në qytetin e Butrintit …!

0

Në qytetin Antik të Butrintit, 1 gusht 2022

Sinan Kastrati, Suedi 

Vazhdon nga numri i kaluar me titull “Vizitat e mija në Durrës dhe Gjirokastër”, publikuar më 16 e 17 Qershor 2023  

Nga Ditari  

Pjesa pestë (5)  

Nga Gjirokastra pasi vizituam qytetin muze, rrugët dhe shtëpitë karakteristike të qytetit të Gjirokastrës si një nga qytetet me një arkitekturë të ndërtimi tipike shqiptare, me gurë e me rrasa, me hajate e ballkone të drunjëta që janë të rralla në qytetet tjera, të ruajtura për mrekulli, e lam qytetin muze dhe shkuam te qyteti tjetër antik, Butrinti. 

Rruga për në Sarandë ishte, më duhët ta them ishte rrugë shumë e ngushtë dhe me shumë kthesa. Autobusi turistik nuk mund të ecte më shumë se 30-40 km në orë, aq sa në kushte normale ec një biçiklikletë dhe shpejtësinë e një traktori. Nuk më kujtohët e kemi hy në ”qytetin” e Delvinës por para mbrëmjes kemi mbërri në qytetin buzë Jonit, në Sarandën e bukur.  

Saranda, nga rruga jo e gjatë por e lodhshme nuk duk sikur të gjithë muarëm frymë e hym si fitimtarë në Sarandë. Deti i pastër i Jonit na ofroi ate që s`e kishim provua deri atëherë, mikëpritjen dhe pamjen e mrekullueshme. Nuk na pritej që të vendosemi në hotel e të dalim të shëtisim në rrugët me palme. Dhomat e fjetjes, shikonin në detin Jon, që ishte në perëndim të hotelit. Jo larg nga hoteli, shiheshin dritat matanë detit. Ishin vendbanimet greke. Korfuzi ishte qyteti më i madh dhe më i afërt, fqinji i parë me Sarandën, qyetet përendimor e me aeroport. Nga Korfuzi, atëherë nuk e di a kishte rrugë detare dhe a qarkullonte ndonjë anije e vogël udhtarësh a jo por as nuk kishte ndryshime të mëdha. 

Për udhtimin Korfuz- Sarandë kam shkruajtur vitin e kaluar një fejton 7, 8 vazhdime.   

Një heër në gjashtë orë, dhe vetëm ditën, edhe tash kishte anije nga Korfuzi për në Sarandë, anije e vjetër të cilën pas 40 vjetëve udhtova unë po nga Korfuzi për në Sarandë, me ”Delfinën”, kapiteni i cili na tha se kjo anije është në qarkullim që kur është lëshua rruga detare.
Por për udhtimin Korfuz- Sarandë, soiq e thash  kam shkruajtur vitin e kaluar një fejton në disa vazhdime ”Kujtimet të paharrueshme nga pushimet verore në Shqipëri, Greqi e në Kosovë”, ”Butrinti, qyteti antik që të zgjon ndjenjën e kënaqësisë dhe të madhështisë kulturore e historike”, ”Butrinti dhe Syri i Kaltër, jepen me qira apo falen ?” dhe bashkë me rrugën vazhdova edhe kujtimet e mia, përtej Shqipërisë, ”Zosimea, shkollë me nam, nxënës e personalitete të njohura” , ”Te shtëpia e Hasan Prishtinës në Selanik”, Sheshi dhe statuja e Aristotelit në Selanik” … e për ta mbyllur fejtonin, pasi vizitova shumë qytete dikur të banuara e të njohura me shqiptarë, kulturë e kujtime shqiptare, nëpër Maqedoni, Tetovë, Shkup e Kaqanik … në korrik e gusht të vitit 2022 . 

Saranda në mbrëmje, nga ballkoni i banesës. Korrik 2022

Udhtimet gjithnjë janë interesante e të paharrueshme, sidomos atëherë kur ato harrohën nga shteti siq ishte rasti me Kalanë e Janinës që mjerisht nuk e vizitova. Por u gëzova që e pash Gjimnazin ”Zosimea” në Janinåe që ishte për të ardhur keq.  ”Zosimea” ishte ende shkollë, si dikur por së pakut ka mundur por nuk kishte as edhe një pllakatë të shkruar, ndasht edhe në greqisht që këtu, në këtë shkollë kanë mësua shumë atdhetarë shqiptarë. 

U largova përpak nga Saranda. Darkën me ushqim të shishëm, peshk e patate i hëngëm në hotrlin ”Butrint”. Të nesërmen filloi rrugëtimi ynë për në ”qyetetin” që nuk kishte më shumë se 20 -30 ndërtesa dykatëshe, por mjaftonte që të kishte një rrugë asfalti e dy- tre pallate ta quhej ”qytet”, Ksamili. 

Një nga shoqëruesit kur hymë në ”qytetin” e Ksamilit na tregoi se paskan mbjellur disa pemë bregdetare (hurma, limonë apo portokaj?) por që s`qenkan rritur e dhënë fryte, më urdhër të shokut Enver, sepse pa urdhër të Enverit as dielli nuk nxente e shi nuk binte në Shqipëri. Kur shoku Enver viziton, pas disa viteve Ksamilin i sheh pemët pa fryte dhe i drejtohet Nexhmijes: 

-Po nuk u bënë moj Nexhmije, nuk u bënë. 

Vizita më e rëndësishme padyshim ishte ajo në qytetin antik, me të drejtë, Qytetin Antik të Butrintit. 

Interesimi jonë ishte i madh por edhe ciceroni na shpjegoi në detaje çdo pjesë të qytetit për të cilat, nuk mund të them se dinim sa duhët e kishim njohuri për Butrintin.  

Për Butrintin kam shkruajtur vitin e kaluar më 21 e 22 gusht 2023, ato që kam parë. 

”Butrinti, qyteti antik që të zgjon ndjenjën e kënaqësisë dhe të madhështisë kulturore e historike”,  

https://drini.us/butrinti-qyteti-antik-qe-te-zgjon-ndjenjen-e-kenaqesise-dhe-te-madheshtise-kulturore-e-historike/ 

”Butrinti dhe Syri i Kaltër, jepen me qira apo falen ?” 

https://drini.us/butrinti-dhe-syri-i-kalter-jepen-me-qira-apo-falen/  

Para se ta lë Sarandën, Ksamilin e Butrintin e për të vazhduar ekskursionin me vizitat në Vlorë e Berat dhe Krujë e Shkodër dua të tregoj pse nuk erdhën të gjithë studentët e Letërsisë dhe ata Gjuhës Shqipe të UP në ekskusionin mësimor e shkencor në Shqipëri. 

Interesimi i studentëve për me shkua në Shqipëri ishte i jashtëzakonshëm. Sipas asaj që mbaj mend, profesori Isak Shema, ishte përgjegjës për ekskursion, për udhtimin dhe për vizitat që duhej ti bënim atje. Ai është gjallë dhe jeton në Prshtinë, si pensionist. 

Por, gjithnjë sipas profesor Isak Shemës, numri i studentëve që duhej të shkonim në Shqipëri, ishte i kufizuar, gjoja Universiteti i Tiranës, pranon numër të caktuar 35-45 studentë. Pasi u mblodhëm, vendosëm që të zgjidhët një komision prej 3 antarëve, profesorë e studentë. Në komision u zgjidha edhe unë. 

Si kritere për me shkua dhe kush duhet të shkoi u propozuan, pasi që ishte numri i kufizuar: 

Studentët që janë) (kanë qenë) të rregullt dhe nuk e kanë përseritur vitin. 

Studentet që kanë mesataren e notave (më) të larta, 

Studentët të cilët kanë qenë në Shqipëri, tash nuk mund të shkonin, 

Studentët që punojnë, nuk mund të vinin etj. 

Kjo ndarje nuk ishte e drejtë, por kështu na thanë profesorët, për çka kur shkuam në Shqipëri, ata na thanë: 

-Ne kemi mendua që do tëvini të gjithë e nuk kemi kërkua asnjë kusht e kriter tjetër. 

Kur ti shtohet kësaj edhe numrin e studentëve që nuk ia dhanë Sekretariati i Punëve të Brendshme pasaporta, numri i studentëve që nuk erdhën ishte afër 20-të: 

Ali Lajçi,  

Muhamet Mahmutaj, 

Brahim Buçolli, nga komuna Pejës, 

Iljaz Gashi, 

Sokol Maxharraj, komuna e Klinës, 

Abdyl Morina, 

Hasan Dulaj nga komuna e Rahovecit, 

Gafurri, 

Qemali nga Lipjani dhe 2 vajza (emrat nuk më kujtohen), 

Zojë Bajra, 

Nurija nga Istogu 

Nuhi Syla, 

Rexhep Sadiku, 

Dije Demiri (peete e profesoreshë universiteti) nga Frizaj 

Milazim Krasniqi, nga Breznica (tash studjues, poet e profesor), 

Shkurte Ulaj, 

Dusha Prelvuka (nga Mali i Zi, Ulqini ?) e sigurisht ndonjë tjetër që ia kam harrua emrin. 

Në Butrint, 1 gusht 2022

Një detaj: 

Një nga shokët e mi e quajta ”shok” se shoku nuk ta punon pas shpine (emrin nuk mund të ia tregoj, i kishte thënë Milazim Hasan Krasniqit, shokut më të ngusht, i cili punonte si teknik medicianal në Spitalin e Përgjithshëm në Prishtinë, bashkë me Rifat Latifin, (mjek, kirurg e prof. Universiteti në SHBA, ish Ministër i Shëndetësisë) që Sinani, pra unë pasi isha në komision, ia kam hqeur emrin nga lista, çka nuk është e vërtetë. Asnjë emër të asnjë studenti apo studenteje nuk e kam hequr. Kjo ka qenë punë e prof. Isak Shemës dhe ”kritereve” të padrejta që na kanë ardhurr nga lartë, e ni ka thënë Isak Shema, i kanë ditur edhe studentët.   

vazhdon 

Malmö, 17 qershor 2023  

sinankastrati09@hotmail.com 

Magjia e dashurisë ushqen botën me jetë 

0

Eshref Ymeri  

Para pak ditësh, doli nga shtypi romani i shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj, me titull “Gjuha e zemrës”. Me këtë vepër të re, shkrimtarja, si një autore me emër në fushën e krijimtarisë artistike me vlera mbarëkombëtare, e ka lëvizur deri në fund perden e dritares së jetës, prej nga lexuesit i shpalosen disa realitete, të cilat ai i ndjek me një kërshëri të veçantë. 

Këto realitete shkrimtarja i ka ravijëzuar në disa linja. 

Së pari, atë e ka shqetësuar dhe e shqetëson një e vërtetë tragjike për fatet e etnisë shqiptare në gadishullin tonë, si kombi më i madh i tij që asokohe kur në skenën e historisë u kristalizuan kombet evropiane. Me këto shqetësime fillon uvertura e romanit, në të cilën autorja shpreh brengën e vet të thellë për krimet e rënda që kryen kundër kombit tonë fuqitë e mëdha evropiane, nën diktatin e Rusisë shoviniste, të cilat nuk u mjaftuan vetëm me copëtimin e trojeve tona etnike, por arritën edhe deri aty, saqë ndryshuan edhe emërtimin e gadishullit, nga “Gadishulli i Ilirisë” në “Gфdishull Ballkanik”. Ai copëtim eksperimental u bë në kurriz të kombit shqiptar për krijimin e shteteve artificiale ballkanike në trojet e lashta pellazgo-ilire. Por projekte eksperimentale të fuqive evropiane kundër edhe atyre ngastrave që mbetën pas thikave të tyre të vitit 1878 dhe të vitit 1913, vazhdojnë të hartohen edhe në ditët tona dhe, fatkeqësisht, sot është bërë bashkautore e tyre edhe diplomacia e Blinkenit. Megjithatë, faji nuk është i të huajve perëndimorë, faji e ka strehën në përçarjen tragjike të dordolecëve të politikës shqiptare, të cilët bëhen urë e vigë para tyre.  

Së dyti, shkrimtaren e shqetëson një plagë e kahershme në historinë e kombit tonë, plaga e emigrimit. Për shkak të natyrës së panënshtruar ndaj të huajve, shqiptari, në një masë të madhe, është detyruar të braktisë atdheun dhe të emigrojë drejt vendeve të huaja. 

Kjo shkrimtare, si një penë me talent të veçantë, ka aftësinë të mishërohet në figurat e heronjve të këtij romani, të përjetojë të gjitha përpjetat dhe tatëpjetat  në rrethanat ku ata ndodhen,  të qeshë, të gëzojë, të dëshpërohet, dhe të tronditet, njëlloj si vetë ata, në varësi të sfidave ku i pëplas jeta me të papriturat e saj. Dhe të gjitha këto përjetime që i burojnë nga zemra, ajo ia përcjell lexuesit me mjeshtërinë e fjalës artistike. Prandaj  ajo i zbulon lexuesit furtunat e shpirtit të vet: 

“…i mërguari pas punës së lodhshme në dhé të huaj, me nostalgji kujton gjithçka që ka lënë pas.  I gjori derdh lot dëshpërmi për njerëzit që tashmë i mungojnë”. 

Mungesa e mjedisit komunikues me bashkatdhetarët e vet, është gjëja e parë që emigrantit i bie në sy sapo shkel në një vend të huaj. Sepse aty duhet kohë për të gjetur miq dhe të njohur, duhet këmbëngulje dhe vendosmëri për të ruajtur lidhjet e vjetra me bashkatdhetarët e njohur në atdheun amë, sepse ruajtja e atyre lidhjeve në largësi kërkon edhe sakrifica. Madje qëllon që edhe miqtë më të ngushtë mund t’i largohen apo edhe ta ndërpresin komunikimin për fare. Në raste të tilla, emigranti bie në një gjendje stresi, sepse e ndien veten në kushtet e një izolimi social, si një njeri i braktisur. 

Me brengosjen e vet për fatin e emigrantit, autorja e nxit lexuesin të bjerë në përsiatje se cila duhet të jetë rrugëzgjidhja e tij. Sipas teorisë universale të përshtatjes së njeriut në kushte krejtësisht të tjera, teori kjo, të cilën, në mesin e shek. XX, e ka pasë parashtruar antropologu kanadez Kalervo Oberg (1901-1973, çdo emigrant kalon një periudhë krize, e cila mund të jetë kaq e rëndë, saqë mund të çojë në një depresion klinik. Pikërisht kjo është periudha më e rëndë, kur në fund të “tunelit”  nuk shkëlqen ndonjë rreze drite.  

Në strukturën e romanit, autorja ka përfshirë edhe poezinë “Mërgimi”, në të cilën shpërthejnë gulshet e shpirtit të saj për fatin e gremisur të emigrantit. 

Kjo poezi më emocionoi jashtë mase dhe më shtyti tutje në vite, drejt vitit 2014, kur poeti i talentuar Përparim Hysi më pati dhuruar përmbledhjen poetike me titull “Kurthi i mallit”. 

Në njërën prej poezive po me këtë titull, bien në sy një shpirt plot ndjesi, një përsiatje e plagosur, ca ndjenja dhe ca mendime prekëse deri në dhembshuri. 

Kur lexon strofat në vijim, bindesh menjëherë se ç’mall i patreguar vlon në shpirtin e poetit zemërpërvëluar për atdheun që e ka lënë atje larg, matanë Oqeanit: 

Ashtu si kujtesa që kapërdin çastet e hidhura, 

Sa, pak nga pak, gjatë kohës i harron, 

Kështu dhe malli të lidh si me zinxhira 

Që janë aq të trashë, sa zor se shpëton.  

 

Kur them kështu, e kam për mallin për Atdhenë 

Që ngrihet mbi çdo mall, më i lartë se Everesti. 

Këtë mall e kupton kush lë si unë Atdhenë, 

Nga kurthi i këtij malli s’shpëton deri sa të vdesi.  

Oksana Korzun (1988), shkrimtare dhe gazetare, ish-shtetase ruse dhe tani shtetase amerikane, me banim në Nju Jork, ka shkruar një libër të posaçëm, me përmbajtje mjaft interesante, kushtuar jetës së emigrantëve. Në Rusi ajo ishte aktiviste politike. Punonte në Agjencinë e luftës kundër korrupsionit. Pas një përvoje disavjeçare në punë, ajo pati arritur në përfundimin se lufta kundër korrupsionit në Rusi mbetet thjesht një ëndërr në sirtar e njerëzve idealistë, prandaj vendosi ta braktisë Rusinë një herë e përgjithmonë dhe në vitin 2016 emigroi drejt Shteteve të Bashkuara. Aty ajo e gjeti veten, duke hyrë ca nga ca në indin e jetës amerikane dhe në vitin 2018 botoi librin me titull “Si të zhvendosesh në një vend tjetër dhe  mos ta pësosh nga malli për atdheun”, një vepër interesante kjo, të cilën nuk pranuan t’ia botonin në Rusi. 

Në atë libër ajo thekson se zhvendosja në një vend të huaj, për shumë njerëz, kthehet në një nga ngjarjet më serioze në jetën e tyre. Ajo e vë theksin tek ajo që është shumë më e rëndësishme – te përgatitja psikologjike, në mënyrë që emigranti të mos mposhtet nga të papriturat që do t’i dalin përpara, nga malli për njerëzit e dashur dhe nga vetmia. Në atë libër janë radhitur dhjetra fakte nga jeta e emigrantëve që kanë përjetuar gjëra të tilla, janë shtjelluar mënyra të argumentuara për kapërcimin e problemeve emocionale dhe jepen këshilla mjaft të vlefshme për vetëqëndresë, sidomos në çaste të vështira. 

Ja çfarë thotë për jetën në emigracion Profesori i mirënjohur Saimir Lolja, shtetas kanadez, dikur pedagog në Fakultetin e shkencave të natyrës të Universitetit të Tiranës:  

“Ndonëse këndej prodhohen lumë filmat artistikë, jeta këndej nuk është film artistik… Fluturuam e zbritëm në Toronto më 6 Qershor 2000… Tre netë fjetëm mbi parket, me batanijet dhe velenxën që kishim marrë, derisa na erdhën krevatet dhe kolltukët që porositëm. Dy javët e para ishim si në muzg: gjysmë të zgjuar, gjysmë gjumë dhe rrjedhja e kohës kishte ngrirë” (Citohet sipas: “Jeta në emigrim nuk është film artistik – Intervistë me Prof. Saimir Lolja, Toronto”. Faqja e internetit “Flas shqip.ca”. 17 tetor 2021). 

Me kalimin e kohës, shqetësimet dhe ankthehet e emigranit, ca nga ca, zënë e kalojnë në plan të dytë dhe instinkti i mbijetesë fillon e merr sipërinë edhe në kushtet e  një mjedisi krejtësisht të huaj. Njerëzit, me të cilët emigranti komunikon gjatë punës, fillojnë t’ia largojnë ngapak ndjenjën e vetmisë, gjendjen stresive dhe, në përshtatje e sipër, ai nis ta shikojë realitetin e ri me një tjetër sy dhe diku në largësi zë e shfaqet një horizont me pak më shumë dritë, me pak më shumë optimizëm. E megjithatë, malli për atdheun vazhdon t’ia ndrydhë zemrën kohë pas kohe. Dhe lexuesi i romanit mallëngjehet së tepërmi nga fjalët e autores plot brengë sfilitëse: 

“Mërgimi, ah, mërgimi! Eshtë plagë e rëndë e shekujve që edhe pse nuk e shkakton plumbi, përsëri ajo rrjedh gjak, hap plagë të  rënda shpirtërore që përherë rihapen dhe kanë shumë dhembje. Malli për fëmijët në emigrim përherë ka zhuritur zemrat e nënave. Për ata kanë rënkuar trojet… Emigracioni sjell shpopullimin dhe shpërbërjen e kombit”. 

Autorja i përjeton artistikisht thellë turbullimet shpirtërore të emigrantit, sidomos të atij që sapo është zhvendosur në një vend të huaj, ajo hyn mrekullisht në botën e shqetësimeve të tij, duke i përcjellë lexuesit atë që në psikologji quhet culture shock, në anglishte, apo choc culturel, në frëngjishte, domethënë, në përkthimin fjalë për fjalë – shok kulturor, që mund të shpjegohet me barasvlerësin tronditje shpirtërore nga një mjedis krejtësisht i panjohur. Ky është një proces patologjik, që zhvillohet si përgjigje ndaj ndikimit të ngacmuesve të jashtëzakonshëm dhe që shoqërohet me një çrregullim në rritje të funksioneve të rëndësishme jetësore të sistemit nervor, të qarkullimit të gjakut, të frymëmarrjes dhe të këmbimit të lëndëve. Këtë term, në vitin 1960, e pati përdorur për herë të parë antropologu i lartpërmendur kanadez Kalervo Oberg.  

Me fjalë të tjera, me termin shok kulturor nënkuptohet konflikti i dy kulturave në nivelin e vetëdijes individuale të emigrantit. 

Së treti, në uverturën e romanit të lë mbresa të pashlyeshme linja e luftës së klasave, e këtij demoni të përbindshëm që shkatërroi themelet e fisnikërisë shqiptare dhe çoi në shfarosjen pothuajse tërësore të elitës intelektuale, të pajisur me kulturë të gjerë në universitetet perëndimore. Kjo ishte tragjedia më e rëndë që diktatura komuniste i shkaktoi vendit tonë gjatë një periudhe gati gjysmëshekullore. Autorja e këtij romani, me prejardhje nga një familje me tradita të kahershme fisnikërie dhe atdhetarie, ka qenë vetë viktimë e luftës së klasave. 

Së katërti, autorja ndalet në politikën e shpronësimeve kriminale që zbatoi diktatura komuniste, duke i grabitur popullit pasuri të jashtëzakonshme monetare dhe shumë prona të tjera. Nga studimi i dokumenteve arkivore, historiani Kastriot Dervishi ka bërë publike grabitjen e floririt të tregtarëve shqiptarë që arrinte në 320 tonë (Kastriot Dervishi. “Historia e plotë se kush e vodhi floririn shqiptar”. Faqja e internetit “Opinion”. 01 shkurt 2016). 

Familjen e autores së romanit, diktatura e egër komuniste e pati vënë jo vetëm në tehun e luftës së klasave, por edhe në tehun e politikës së shpronësimeve të dhunshme. Dhe, fatkeqësisht, edhe pas vitit 1990, asaj nuk ia kthyen pronat e dikurshme, sepse diktatura komuniste u zëvendësua me demoshëmtinë dhjetoriste, në përputhje të plotë me strategjinë ramiziste. 

Pasi e vazhdon rrëfimin edhe në disa linja të tjera për fatkeqësitë që e kanë ndjekur pas në shekuj etninë shqiptare, autorja ndalet në burimin e tyre – në përçarjen e tragjike të shqiptarëve, e cila ka qënë mbështetje e fuqishme për gjëmat e rënda që na shkaktuan të huajt. Prandaj ajo ndan me lexuesit një brengë që i buron nga shpirti:  

“Për fat të keq, nuk i lë smira, xhelozia dhe urrejtja ndaj njëri-tjetrit. Eh, sikur shqiptari ndaj shqiptarit, në vend të këtyre cilësive negative të përdorte mirësinë, ne sot do të ishim ndryshe”.     

Pas mbylljes së uverturës së romanit, autorja “ka përveshur mëngët” dhe “ka hyrë në magjen e gatimit”,  ka filluar “të mbrujë” brumin kryesor të tij –  dashurinë që ka lindur mes një të riu shqiptar, Dardanit, student në Rumani, dhe një vashe rumune, Aurelës, një bukuroshe që “e pati luajtur nga mendtë”. Kur lexova përshkrimin aq joshës të autores për lindjen e asaj dashurie, më erdhën ndër mend ato vargjet gjëmimtare për dashurinë e atij djalit nga treva e Labërisë: 

Bukuroshe flokargjentë, 

Më prishe fare nga mendtë, 

Ika, lashë vetëm dhentë 

Nga sevdaja jot’ e shtrenjtë.  

Autorja e këtij romani, në krijimtarinë e saj të pasur artistike, temën e dashurisë e ka pasë trajtuar në disa nga veprat e saj në prozë dhe në poezi. Mund të thuhet me bindje të plotë se ajo është një mjeshtre e vërtetë në pasqyrimin e kësaj ndjenje hyjnore që mban njerëzimin më këmbë. Dashuria në penën e kësaj shkrimtreje është burim frymëzimi, e cila, të rinjtë, të rrëmbyer nga magjia e saj, i bën fatlumë që flatrojnë në rrugët e jetës shend e verë. Por, si një zonjë me prejardhje nga një familje fisnike, të cilën diktatura komuniste e bëri objekt të luftës së klasave, ajo ka trajtuar me një vërtetësi befasuese edhe temën e dashurive të vrara. Kushdo që ka lexuar veprat e kësaj shkrimtareje, me temë kryesore dashuritë e vrara, e kthen kokën pas dhe ringjall në kujtesë dramat e atyre dashurive të sakatuara për vdekje, ai rri e përsiat në qetësi: megjithëse ato ngjarje, që mbartnin në vetvete paradoksin e një diktature absurde deri në marrëzi,  zhvendosen tutje në vite, drejt mjegullnajës së historisë, prapëseprapë mbresat e njerëzve zemërplagosur që ato i përjetuan me brenga aq të thella në shpirt, vazhdojnë të mbeten të pashlyeshme deri në botën e amshuar. 

Shkrimtares nuk i ndahet shpirti nga tema e dashurisë. Edhe ditët e fundit, ajo botoi në internet tregimin me titull “Dashuroni si ne”. 

Në këtë roman i bëhet një homazh fort mbresëlënës një dashurie të pastër, e cila i përballoi të gjitha tallazet e jetës, deri në moshën e thyer të heronjve të saj. Përshkrimin e kësaj dashurie autorja e bën me një frymëzin hyjnor, çka lexuesit i nxit fantazinë për këtë ndjenjë të shenjtëruar: dashuria është fillesa dhe vazhdimi i jetës në planetin tonë. Dashuria e Dardanit për Aurelën nuk është iluzion, ajo është shpërthim i një ndjenje të fuqishme nga dy zemra të pastra. Ajo lindi në një mënyrë fare rastësore. Ajo ishte dashuri me shikim të parë. 

Gjatë pushimeve të verës, studenti Dardan Voka, në një karrocë ambulante, tregtonte ëmbëlsira dhe ndofarë çikërrimash të tjera. Një ditë prej ditësh, para tij ndali një karrocë luksoze, që i ngjante një karroce mbretërore. Prej saj zbritën dy zonjusha elegante dhe u afruan pranë karrocës së tij. Njërën prej tyre, shkrimtarja e përshkruan me aq ëmbëlsi, saqë lexuesit i ngjethet kurmi: 

“Ishte e hollë, e gjatë, shtatselvi, me flokët e mbledhura topuz, dukej si një artiste filmash”.  

Bukuroshja i kërkoi një krehër, të cilin Dardani deshi t’ia bënte dhuratë, por ajo s’pranoi, hodhi paratë dhe të dyja u larguan. Karroca mori drejtimin për nga pallati mbretëror. 

Dardani u kap në befasi. Iu përfytyrua menjëherë sikur dy përcjellësa me ngarkesë pozitive dhe negative ranë në kontakt dhe u ndez një shkëndijë. Dhe me të vërtetë, një ndjenjë e shenjtëruar i shpërtheu në gjoks për fraksione sekondash. Në raste të tillë, lexuesi shtron pyetjen: çfarë ndodhi në organizmin e Dardanit, kur, sapo pa atë bukuroshe, afshi i dashurisë iu ndez aty për aty? 

Për dashurinë që shpërthen me shikim të parë, shkencëtarët e fushës së mjekësisë dhe të psikologjisë kanë arritur në përfundimin se brenda një të pestës së sekondës pas kontaktit pamor, një ngcmim i fuqishëm vihet re menjëherë në shumë seksione të trurit, në gjak shtohen disa hormone të ndryshme, që sjellin si pasojë shpërqendrimin e veprimtarisë normale të sistemit nervor.  

Po pse ndodh një gjë e tillë? Ku e ka burimin ajo shkëndija e parë e dashurisë? 

Shkencëtarët e lartpërmendur kanë nënvizuar se dashuria me shikim të parë lind mbi një bazë gjenetike. I dashuruari apo e dashuruara, sipas tyre, brenda fraksioneve të sekondës janë në gjendje të përcaktojnë nëse është e përshtatshme gjenetikisht zgjedhja e partnerit ose e partneres së mundshme për shtimin dhe përftimin e një trashëgimie të shëndetshme. Sa më i goditur të jetë kombinimi gjenetik i mashkullit dhe i femrës, aq më e fuqishme do të jetë ndjenja që ka lindur midis tyre. 

Shkrimtarja, me intuitën e një mjeshtreje të fjalës artistike,  me fantazinë e saj, ka shtegtuar drejt seksioneve të trurit të Dardanit dhe të Aurelës, të cilëve shkëndija e dashurisë për njëri-tjetrin u pati shpërthyer njëkohësisht. Ajo ishte një dashuri me një magnetizëm kaq të fuqishëm, saqë, që nga çasti që shpërtheu dhe deri në moshën e tyre të thyer, pati folur jo vetëm me gjuhën e zemrës, por edhe me kthjelltësinë e mendjes. 

Dardani ishte bir i një familjeje të thjeshtë fshatare nga Shipkovica, një fshat që shtrihet në qarkun e Tetovës, në shpatet e malit Sharr. Aurela ishte bija e një gjenerali, që kishte rënë gjatë Luftës së parë botërore. Ai kishte qenë mik i familjes mbretërore, në të cilën Aurela vinte si e ftuar dy-tri herë në vit. Pra, Aurela ra në dashuri me një djalë jo të sërës së vet. Kjo dashuri të kujton diçka nga jeta e artistëve të  njohur. 

[Gjëra interesante hasen nga jeta e artistëve të Hollivudit, të kësaj “kështjelle” të njohur të kinematografisë botërore, ku historitë e dashurive dhe të aventurave dashurore pas njohjesh rastësore, të shoqëruara me kurorëzime dhe shkurorëzime të shumta, janë pa fund. Por mbresa të veçnta të lë dashuria me shikim të parë e një artisti.  

Aktori i Hollivudit Matthew McConaughey  (1969) ka qenë i njohur si modeli i rrëmbyesit të zemrave, kurse pas filmit “Super Majk”, u bë një seks-simbol. Është zor ta besosh që ky bukurosh i kinematografisë jo vetëm që ka shumë vjet i martuar, por edhe lë kokën  për bashkëshorten e tij.  Ajo është modelistja braziliane Kamila (Camila) Alves (1982), me të cilën  aktori qe njohur fare rastësisht në vitin 2006. Sapo e kishte parë, kishte thënë me vete: është pikërisht ajo. Aktori ka rrëfyer se para atij takimi, e ndiente veten si një “beqar fatlum”, por kur sapo kishte parë Kamilën, i ishte drejtuar shokut të vet jo me pyetjen “Kush është kjo?”, por me pyetjen “Çfarë është kjo”?. Dikur aktori pati shkuar për të ngrënë darkë në njërin nga restorantet e Los Anxhelosit, ndërkohë që braziliania aty po festonte ditëlindjen. Si zor ta thuash që ajo e dimte se, disa tryeza më tutje, qe ulur i zgjedhuri i ardhshëm i zemrës dhe, me këtë rast, dhurata më e bukur për ditëlindjen e saj. Në një intervistë, para se ta pikaste Kamilën, aktori qe shprehur se cila duhej të ishte e zgjedhura e tij ideale. Ai do të parapëlqente ndonjë kolege ose ndonjë yll të \kinematografisë, në mënyrë që ta kuptonin më mirë mënyrën e jetesës së njëri-tjetrit. Rastësia e solli që ai të njihej me Kamilën që nuk ishte as aktore, as nga ato të famshmet e Hollivudit, por zjarri i dashurisë për të iu ndez kundër çdo parashikimi]. 

Që nga ai çast kur shkëmbeu vështrimet me Aurelën. Dardani e humbi qetësinë, zemra po i rrihte me një tjetër ritëm dhe frymëmarrja i qe shpeshtuar. Karrocën ambulante e mbante diku jo fort larg pallatit mbretëror dhe shpesh herë sytë i hidhte nga një dritare, prapa së cilës dikush lëvzte perden kohë pas kohe. Ishte Aurela, të cilën e shqetësonin po të  njëjtat emocione. Kështu, dashuria e tyre erdhi u bë edhe më e ndezur dhe një ditë u takuan. Mandej shpesh e më shpesh. Por në takimet e tyre nuk u vunë re kurrfarë përbetimesh, kurrfarë premtimesh apo, thënë më thjesht, kurrfarë deklaratash për besnikëri deri në amshim. Ata flisnin me njëri-tjetrin vetëm me gjuhën e zemrës. Sepse jeta na mëson që dashuria me përgjërime dhe me premtime të shumta, zakonisht nuk është jetëgjatë. 

[Këtu e disa vjet të shkuara, kur ndodhesha në Tiranë, një mbrëmje isha duke ndjekur lajmet kryesore në televizionin “Klan”. Pasi mbaruan lajmet, prezantuesja njoftoi për vazhdimin e programit me emisionin “Më shumë dashuri”. Pas pak, në ekran doli një çift. Vajza ishte bukuroshe mahnitëse. Nuk e quaj me vend t’ua përmend emrat, se nuk dëshiroj t’ua lëndoj ndjenjat. Drejtuesja e emisionit u drejtoi shumë pyetje dhe kur biseda po i afrohej fundit, i pyeti se si e vlerësojnë dashurinë që ushqejnë për njëri-tjetrin. Bukuroshja u përgjigj e para. Ajo shpërtheu me fjalë plot afsh për dashurinë e saj për të fejuarin që kishte në krah: 

“Pa… (përmendi emrin e të fejuarit) nuk mund të jetohet”.  

Nuk më la përshtypje të mirë një deklaratë e tillë, sepse dyshova në jetëgjatësinë e asaj dashurie. U çova nga kolltuku dhe shkova mora bllokun e shënimeve mbi tryezën  e punës, ku, kohë pas kohe, hedh ndonjë mbresë nga jeta. Shënova datën e transmetimit të emisionit (11 prill 2008), deklaratën e bukuroshes dhe reagimin tim ndaj saj: 

“Të shikojmë se sa jetëgjatë do të jetë dashuria e saj për të fejuarin. Uroj nga zemra që dashuria e tyre të jetë e përjetshme”. 

Pas 14 vjetësh, çuditërisht dhe fatkeqësisht, çifti u shkurorëzua]. 

Takimet u shpeshtuan, por Aurela ishte vetëm mysafire në pallatin mbretëror, kurse nëna e saj jetonte 600 km larg, në Transilvani. Pas ca kohësh, e ëma e saj, Rozana Grauer, i kishte dërguar një letër familjes mbretëore që ta njoftonte për t’u nisur menjëherë. Para se të largohej, Aurela i la Dardanit një parullë të qëndisur, ku shkruhej në gjuhën shqipe: 

“Rroftë Shqipëria dhe e ndihmoftë Perëndia”. 

Atë natë Aurela e kishte larë me lot dhe, herët në mëngjes, qe nisur për tek e ëma. Dardanit iu ngrit mendja. Aq më tepër që dyshohej se e ëma mund ta fejonte Aurelën me ndonjë djalë me prejardhje nga një familje e sërës së saj. 

Paskëtaj, shkrimtarja përshkruan odisejadën e Dardanit, i cili sapo mbaroi provimet, u nis për në Transilvani. Dashuria nuk mposhtet kurrë as nga vështirësitë, as nga largësitë. E dinte se, siç i kishte thënë Aurela, nëna e saj ishte “tel i sertë”, por Dardani, sapo arriti në Transilvani dhe u njoh me Rozanën, iu prezantua asaj si “kopshtar” që kërkonte punë sezonale gjatë verës. Shpresonte shumë se me punën si kopshtar mund t’i hynte në zemër nënës së Aurelës Me punën që bëri si një mjeshtër i vërtetë, asaj ia ngrohu zemrën. Rozana dha pëlqimin dhe bekimin për fejesë. 

Gjatë qëndrimit në vilën e Rozanës, Dardani përjetoi njërin nga çastet më të lumtura të jetës së tij: gjatë kohës që Rozana ishte larguar për punët e fermës, ata patën dalë për një shëtitje në një lëndinë me bar të shëndetshëm. Atje u shtrinë përtokë, por afshi i dashurisë qe kaq i ndezur, saqë nuk i bën dot ballë joshës për kryerjen e një akti erotik, kurmet e tyre u shndërruan në një të vetëm. 

Pasi Dardani përfundoi studimet në Bukuresht, organizuan një dasmë të thjeshtë, ku kishte ardhur edhe nëna e Aurelës. Çifti mendonte të vendosej aty me banim. Por autorja e romanit e vë çiftin e ri para një prove të vështirë. Dardanit i vjen një lajm i papritur nga Shipkovica për Babain e sëmurë rëndë, çka e detyroi të marrë vendim të nisej menjëherë për në atdhe. E diente veten të pushtuar nga ankthi: si do ta linte Aurelën vetëm. Por Aurela e dëshmoi se për dashurinë që ushqente për Dardanin kishte folur sa me gjuhën e zemrës, aq edhe me kthjelltësinë e mendjes. Dhe kur dashuria mbështetet mbi këto dy shtylla të fuqishme, ajo nuk tutet kurrë para çdolloj sacrifice dhe vështirësie. Dhe çifti mori rrugën për në Shipkovicë. Aty Aurelia, për herë të parë, u ndesh dhe u befasua me egërsinë e mjedisit: një fshat i largët malor, në të cilin nuk mund të bëhej fjalë absolutisht për kurrfarë infrastrukture, një fshati i braktisur nga pikëpamja e zhvillimit ekonomik dhe kulturor, ku mund të përballej me një stres social dhe psikologjik, për arsye se, sipas mendësive patriarkale, gruaja jo vetëm që trajtohej si shërbëtore, por edhe keqtrajtohej. 

Para pak ditësh pata një letërkëmbim me Zonjën Vilhelme për dy heronjtë kryesorë të romanit. Zonja Vilhelme më shkruante: 

“Aurela në fshat milte lopët, dhentë dhe bënte çdolloj pune”. 

Menjëherë më ra ndër mend diçka. Kur isha pedagog, në fakultet kishim një shef administrate. Ishte nga Korça. E kujtoj me shumë respekt se ishte shumë i komunikueshëm, përherë buzagaz dhe dallohej për një humor të këndshëm. Në njërën prej “dritareve” të orarit, e ftova në pinim diçka në kafenenë përballë fakultetit. Shkuam, u ulëm dhe po bisedonim. Pas pak, në kafene hyri Profesori i frëngjishtes, miku im Edmond Tupja, së bashku me një kolege dhe shkuan e zunë vend disa tryeza më tutje. Në bisedë e sipër, shefi i administratës më tha: 

“Ky është Profesor shumë i përgatitur, i ka mbaruar studimet në Paris”.  

Dhe, sa përmendi Parisin, psherëtiu lehtë dhe vazhdoi: 

“Kam pasur një kushëri të parë që i pati mbaruar studimet në Paris, në vitet ’20. Atje ra në dashuri me një studente franceze. Ishte nga një familje intelektualësh, e lindur dhe e rritur në Paris. Dashuria e tyre paskej qenë kaq a madhe, saqë ajo la Parisin dhe erdhi me tim kushëri në Korçë, i cili familjen e kishte në fshat. Në fillim, para se të sistemohej me punë në qytet, shkoi me nusen në fshat. Ty të duket e pabesueshme, por nusja franceze i vuri emër vetes, sikur të ishte nuse shqiptare shembullore: milte dhitë, i nxirrte për kullotë, shkonte mbushte ujë në çesmë, gatuante, bënte të gjitha punët e shtëpisë, saqë gjithë fshati la mendjen për thjeshtësinë e saj befasuese”.   

Jeta e Aurelës në Shipkovicë përbën një enciklopedi më vete. Një vajzë bukuroshe si yll i këputur, bijë gjenerali, e rritur në një familje fisnike, bëri emër në atë fshatë të largët malor. Ajo u bë busulla orientuese për të gjitha gratë dhe vajzat shipkovicare. Ajo iu fut me pasion studimit të gjuhës shqipe, derisa e zotëroi për mrekulli, duke pasur gjithmonë Dardanin pranë, dhe u bë melhem për zemrën e prindërve të tij të moshuar. Aurela ndikoi në mënyrë të jashtëzakonshme për emancimin e grave dhe vajzave jo vetëm të Shikpovicës, por edhe të zonave përreth, ndërkohë që Dardani punonte mësues, u jepte nxënësve për të mësuar poezi të Fishtës, të Naimit dhe të Çajupit, kushtuar Atdheut. Aty Aurela përjetoi çaste gëzimi dhe lumturie familjare kur pati lindur katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë. Por ajo përjetoi me dhimbje të thellë largimin e prindërve të Dardanit drejt amshimit. Megjithatë, goditjen më të rëndë në jetën e saj e  pësoi kur humbi tragjikisht njërin nga djemtë, Skënderin 15-vjeçar, i cili qe nisur për në atdheun amë, për në Dibër, por, fatkeqësisht, në një ditë me shi mjaft të rrëmbyeshëm, e përpin dallgët e lumit Drin. Tronditjet e zemrës së saj vazhduan pas arrestimit të Dardanit, të cilin bishat fashiste serbe e patën torturuar egërsisht se pse u mësonte nxënësve gjuhën shqipe, se pse shpërndante gazeta, libra dhe parulla në gjuhën amtare. 

Dihet që shumë prej shqiptarëve në Jugosllavi mundoheshin të arratiseshin drejt atdheut amë. Por sa kalonin kufirin, arrestoheshin nga rojat shqiptare dhe përfundonin në burg, duke iu nënshtruar torturave. Pra, andej skëterrë, këtej edhe më skëterrë. Edhe djali i madh, Albani, qe arrestuar nga rojat serbe dhe qe rrasur në burg. Por ai mundi të arratisej dhe të përfundonte në Rumani.  

Kushdo që lexon me kërshëri faqet e këtij romani dhe njihet me jetën e Aurelës në Shipkovicë, befasohet dhe shtron pyetjen: si është e mundur që ajo vajzë bukuroshe la vendlindjen në Transilvani, ku kushtet e jetesës i kishte të shkëlqyera, edhe nën kujdesin e njerëzve që i shërbenin familjes, si të punësuar, dhe nëna e saj kishte në zotërim një fermë të tërë? 

Aurela e la vendlindjen dhe familjen për dashurinë me shikimin e parë që i shpërtheu në gjoks si një shkreptimë rrufeje. Vërtet me shikim të parë, por ajo ishte një dashuri e madhe dhe për “administrimin” e një dashurie të tillë duhet talent. Jeta vërtetoi se Aurela ishte një vajzë me shumë talent. Kjo për arsye se dashuria e saj e madhe ishte e tillë, që  i binte jo një teli, por të gjithë telave të zemrës. Dhe për më tepër, zemra e Aurelës, ashtu si edhe e Dardnit, rrihte jo për çdolloj dashurie, ajo rrihte vetëm për një dashuri të përjetshme. Shpërthimi i saj vërtet ndodhi brenda fraksioneve të sekondës, por ato fraksione u shndërruan në përjetësi. Dashuria e madhe është prova e zjarrit, përmes së cilës zbulohet edukata, karakteri, aftësia dhe zotësia e njeriut për t’i përballuar me vendosmëri furtunat e jetës me të papriturat e saj. 

Ja, kjo është vërtet dashuri,  

Kjo heroinë plot bukuri, 

Që t’i merr mendtë si me magji, 

Të përtërin, të merr në gji, 

Të mbush me shpresë dhe mirësi, 

Se nuk njeh tutë, vështirësi,  

E besës gjer në përjetësi,  

Se mbi kët’ Tokë ësht’ vetë Hyjni. 

Në fund të romanit lexuesi mëson se gjithë historia e dashurisë dhe e jetës së Aurelës dhe të Dardanit, është një rrëfim me lirizëm të thellë, sipas regjistrimit që vetë Dardani kishte bërë në magnetofon dhe ia kishte lënë Albanit në trashëgim. Këtë histori, Albani ia pati rrëfyer gazetarit Bardhyl Korça, i cili kishte shkuar në Rumani për studime. Bardhyli e pati takuar Albanin në njërën nga rrugët e Bukureshtit, ku, ashtu si edhe i ati i tij dikur, shiste ëmbëlsira dhe çikërrima të tjera në një karrocë ambulante. Në karrocë Albani mbante një gazetë dhe një revistë të vitit 1932, ku ishte botuar historia e dashurisë së Dardanit dhe të Aurelës. Bardhyli e këshilloi Albanin që atë histori ta botonte si libër më vete në kujtim dhe në nderim të prindërve të tij. Dhe librin Albani e pati botuar me titullin “Gjuha e zemrës”. 

Titulli i këtij romani më solli në kujtesë romanin “Zemra” të shkrimtarit të shquar japonez Nacume Soseki (1867-1916), njërit nga themeluesit e letërsisë bashkëkohore japoneze. Romani pati dalë nga shtypi në vitin 1914. Heroi kryesor është një student i zakonshëm, në emër të të cilit bëhet rrëfimi i shkrimtarit. Autori e njeh lexuesin me jetën e atij studenti në Tokio, ku kishte marrë me qira një dhomë në shtëpinë e një vejushe, me vajzën e së cilës ra në dashuri. Pas përfundimit të studimeve, ai kthehet në fshat, tek i ati, gjendja shëndetësore e të cilit sa vinte e keqësohej nga dita në ditë.  

Kur ka filluar të hedhë në kompjuter këtë roman, autores i ka dal përpara një problem : cila do të jetë zgjedhja e strukturimit gjuhësor. Sepse çdo shkrimtar ka gjuhën e vet, mënyrën e vet të të shkruarit, të përpunuar mbi bazën e arsimimit, të formimit kulturor dhe të vetëpërsosjes gjatë përvojës jetësore. Gjuha e shkrimtarit është “mjet prodhimi” me shumë peshë në krijimtarinë e tij. 

Në themel të këtij romani, autorja ka vendosur mënyrën e ndërkëmbimit të monologut me dialogun, çka e bën mjaft tërheqës stilin e saj rrëfimtar. Dikur, në njërin nga shënimet e mia për një vepër të autores, e kam pasë theksuar se gjuha e saj është mjaft e pasur me aforizma. Edhe në këtë roman, aforistika e saj është mjaft mbresëlënëse. Meqenëse në qendër të romanit është dashuria, aforizmat për këtë ndjenjë hyjnore janë të shumta, prandaj nuk mund të rri pa i përmendur: 

Dashuria është oksigjeni që më jep shpresë për të jetuar. 

Dashuria  s’është vetëm gëzim, por është dhe trishtim.  

Gjuha e dashurisë është kënga e jetës, është gjuha e zemrës. 

Gjuha e zemrës është gjuha e dashurisë. 

Kur këndon zemra, atëherë ka triumfuar dashuria. 

Muzikën e shpirtit na e përciell gjuha e zemrës,  

Të fshehtat e shpirtit i ruan vetëm zemra. 

Vetëm zemra di të flasë ëmbël dhe bukur me gjuhën e saj. 

Zemra flet në heshje. 

Shpresoj që zonja Vilhelme dikur do t’i mbledhë të gjitha aforizmat, duke i vjelë ng korpusi i më shumë se pesëdhjetë veprave që ka shkruar dhe t’i botojë si libër më vete. Do t’i kujtojnë lexuesit aforizmat e famshme të Sami Frashërit. 

Kaliforni, 17 qershor 2023 

Në përkujdesjen e Kryeministrit Kurti, Zyra e Kryeministrit, organizoi ceremoni për 80-vjetorin e lindjes së Prof.Ukshin Hotit

0

Prishtinë, 17 qershor 2023

Në kuadër të aktiviteteve që janë organizuar sot në shënim të 80- vjetorit të lindjes së Prof. Ukshin Hotit, Zyra e Kryeministrit, nën përkujdesjen e kryeministrit Albin Kurti, u mbajt ceremoni në 80-vjetorin e lindjes së Prof.Ukshin Hotit.

Pasi ka falënderuar të pranishmit që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për këtë mbrëmje, kryeministri Kurti tha se kujtojmë e përkujtojmë figurën e bacës Ukë, një veprimtari, intelektuali, politikani, ish-të burgosuri politik, i cili me angazhimet e tij, mendimet e tij, jetën dhe veprën e tij, është unik dhe i papërsëritshëm.

Para të pranishmëve, kryeministri tha se 24 vjet pas përfundimit të luftës, ne e kemi ende të freskët 16 majin e vitit 1999, kur ai u lirua nga burgu, për të mos u gjetur më, ndërsa profesor Hotin e ka cilësuar njeri i librave dhe njeri i burgut, por edhe njeri i jetës e i lirisë.

16 maji i vitit 1999, ishte po ashtu dita kur i burgosuri politik Enver Dugolli, që tani është deputet i Kuvendit të Republikës, e kishte parë për herë të fundit profesor Hotin. Ai tha se kjo, njëkohësisht është edhe dita të cilën ne e përkujtojmë sa herë që shkojmë në Dubravë për ta kujtuar masakrën e Dubravës, ku u vranë e masakruan të burgosurit duarlidhur nga gardianët dhe nga të burgosurit e tjerë serb.

“Gjithashtu me këtë rast kujtojmë në përgjithësi 1617 të zhdukur, të cilët janë rrëmbyer me dhunë dhe për fatin e të cilëve nuk dimë as sot e kësaj dite. Ne ishim gjithsej 5000 peng lufte në qershorin e vitit 1999, rreth 2000 prej nesh në burgje zyrtare, 3000 të pagjetur, ndërkaq më shumë se gjysma e tyre janë të tillë, pra të pagjetur edhe sot e kësaj dite”, tha kryeministri Kurti.

Me këtë rast, kryeministri ka përmendur dakordimin që është arritur në Bruksel me palën serbe, për çështjen e të pagjeturve, e ku është pikërisht djali i Ukshin Hotit, Andini, ai që i ka dërguar letër presidentit të Serbisë, ku kërkon hapjen e arkivave për të mësuar të vërtetën.

“Na duhet e vërteta, na duhet përgjegjësia, na duhet drejtësia”, tha kryeministri, duke shtuar se në këtë letër, Andin Hoti kërkon të hapet në veçanti arkiva e Brigadës së motorizuar 37, e cila është përgjegjëse për shumë masakra në Kosovë, për fatin e shumë të zhdukurve, e në veçanti në rajonin e Drenicës.

Mbrëmje e sotme, tha kryeministri, është mbrëmje në të cilën ne kujtojmë veprën dhe jetën e bacës Ukë, i cili ka vetëm ditëlindje, por në të njëjtën kohë edhe bëjmë thirrje, aktivizim e mobilizim qytetarë e gjithëkombëtar, në mënyrë që kësaj plage që kullon në kombin tonë, pra ajo e të gjithë të pagjeturve, ku figura me emblematike është Ukshin Hoti, t’i vije fundi dhe familjarët të mos e kenë këtë gjendje në të cilën ankthi ua dominon edhe pikëllimin, kurse zemërimi ua dominon vajtimin.

Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, akademik profesor Rexhep Qosja, familjarë të profesor Ukshin Hotit, si dhe personalitete të tjera të jetës publike.

Forhåndsvisning av bilde

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti: 

I nderuari akademik, profesor Rexhep Qosja,I nderuari Kryetar i Kuvendit të Republikës, Glauk Konjufca,

Të nderuar ministra të Qeverisë e deputetë të Kuvendit,

E nderuara familje e profesor Ukshin Hotit, bacës Ukë,

Të dashur Andin dhe Brisilda,

Zonja e zotërinj,

Ish të burgosur politikë, veteranë e invalidë të luftës së UÇK-së, familje të dëshmorëve,

Motra e vëllezër,

Unë ju falënderoj që iu jeni përgjigjur pozitivisht ftesës për këtë mbrëmje, në të cilën ne kujtojmë e përkujtojmë figurën e bacës Ukë, një veprimtari, intelektuali, politikani, ish-të burgosuri politik, i cili me angazhimet e tij, mendimet e tij, jetën dhe veprën e tij, është unik dhe i papërsëritshëm.

Mirëpo, baca Ukë, profesor Ukshin Hoti ka vetëm ditëlindje, 17 qershorin e vitit 1943, kur lindi, por pa një datë vdekje.

Ky takim i sontëm, mëngjesi i kësaj dite kur vendosëm lule të freskëta dhe bëmë nderim te busti i tij në vendlindjen e tij te Shtëpia Muze në Krushë të Madhe dhe pa numër tubime të këtilla e referenca te baca Ukë, thua se e vërtetojnë që Ukshin Hoti mund të ketë vetëm datëlindje, por jo edhe ditë të vdekjes. E nuk ka ditë të vdekjes, sepse njeriu 80 vjeç mund të gjallë, por nuk ka ditë të vdekjes edhe për shkak se është i pagjetur.

24 vjet pas përfundimit të luftës, ne e kemi ende të freskët 16 majin e vitit 1999, kur ai u lirua nga burgu, për të mos u gjetur më.

Ishte burgu i tij i tretë dhe kishte jo më pak burgje, që i kishte ndërruar sa universitet, në të cilat kishte studiuar.

Njeri i librave dhe njeri i burgut, por edhe njeri i jetës e i lirisë.

Xhirimi, që porsa e pamë bashkë, kur ai bën thirrje për krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, është nga viti 1991. Ishte vit, kur ishte e qartë se shpërbërja e dhunshme e ish-Jugosllavisë ishte e pashmangshme, ndërkaq në Kosovë ishte vit i referendumit për pavarësi.

Forhåndsvisning av bilde

Profesor Ukshin Hoti e ka bërë lidhjen organike midis republikës dhe demokracisë dhe Evropës për shqiptarët, ndërkaq, në anën tjetër, ai po ashtu me librat e tij ka kombinuar në teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare Hans Morgenthau, me filozofin gjerman, Hegel.

Siç thotë studiuesi Gent Carrabregu, vepra e Ukshin Hotit është një variacion hegelian, është një idealizëm realist, i cili u hyn në punë fort shqiptarëve, por edhe që të gjithë të tjerëve.

Profesor Ukshin Hoti ka thënë që bashkimi i shqiptarëve është guri provues edhe i Evropës së bashkuar, ndërkaq në anën tjetër, ai ka bërë edhe teoritizimin e praktikave liridashëse, çlirimtare, të shqiptarëve, por në anën tjetër edhe praktikën e teorive më bashkëkohore të cilët i njohin edhe marrëdhëniet ndërkombëtare e shkencat politike, por edhe filozofia.

Forhåndsvisning av bilde

16 maji i vitit 1999 është dita e fundit kur i burgosuri politik Enver Dugolli, i cili është deputet i Kuvendit të Republikës, e ka parë për herë të fundit, por njëkohësisht është edhe dita të cilën ne e përkujtojmë sa herë që shkojmë në Dubravë për ta kujtuar masakrën e Dubravës, ku u vranë e masakruan të burgosurit duarlidhur nga gardianët dhe nga të burgosurit e tjerë serb.

Gjithashtu me këtë rast kujtojmë në përgjithësi 1617 të zhdukur, të cilët janë rrëmbyer me dhunë dhe për fatin e të cilëve nuk dimë as sot e kësaj dite. Ne ishim gjithsej 5000 peng lufte në qershorin e vitit 1999, rreth 2000 prej nesh në burgje zyrtare, 3000 të pagjetur, ndërkaq më shumë se gjysma e tyre janë të tillë, pra të pagjetur edhe sot e kësaj dite. Dhe nga një dakordim që kemi bërë në Bruksel me palën tjetër për çështjen e të pagjeturve, duke u bazuar në të, djali i Ukshin Hotit i cili është gjithashtu këtu me neve, Andini, i ka dërguar letër presidentit të Serbisë, ku kërkon hapjen e arkivave për të mësuar të vërtetën. Na duhet e vërteta, na duhet përgjegjësia, na duhet drejtësia. Dhe në këtë letër, Andin Hoti thotë të hapet në veçanti arkiva e Brigadës së motorizuar 37, e cila është përgjegjëse për shumë masakra në Kosovë, për fatin e shumë të zhdukurve, e në veçanti në rajonin e Drenicës.

Kjo mbrëmje e sotme është mbrëmje në të cilën në kujtojmë veprën dhe jetën e bacës Ukë, i cili ka vetëm ditëlindje, por në të njëjtën kohë edhe bëjmë thirrje, aktivizim e mobilizim qytetarë e gjithëkombëtar, në mënyrë që kësaj plage që kullon në kombin tonë, pra ajo e të gjithë të pagjeturve, ku figura me emblematike është Ukshin Hoti, t’i vije fundi dhe familjarët të mos e kenë këtë gjendje në të cilën ankthi ua dominon edhe pikëllimin, kurse zemërimi ua dominon vajtimin.

Lavdi veprës e jetës së Ukshin Hotit. Në çfarëdo gjendje që ndodhet trupi i tij, shpirti i tij do të jetë përherë me ne.

Forhåndsvisning av bilde

Me rastin e 150 vjetorit të lindjes së Hasan Prishtinës 

2

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, Prishtinë 

  • PETICIONET E HASAN PRISHTINËS DËRGUAR SHOQATËS KOMBEVE MË 1924,1927, 1929 dhe 1931

“Historia është dëshmitare e kohës, dritë e së vërtetës, jetës e të mbajturit mend, mësuese e jetës dhe  zëri i vjetersisë”!

CICERONI 

Atdheu është në rrezik kur intelektualët heshtin, ndërsa politikanët në vend se të vepronë në favor të drejtësisë, llomotitin dhe shpërndajnë urejtëje!

Hakif Bajrami 

Rëndësia historike, politike dhe kombëtare e peticioneve 

Hasan Prishtina është njëri ndër personalitetet më të rëndësishme kombëtare, gjatë pjesës parë të shekullit XX. U lind në Polac të Drenicës kryengritëse. Më 1908 do të zgjidhet deputet në Parlamentin e Pernadorisë Osmane. Derisa Sami Frashësi gjatë gjysmës dytë të shekullit XIX u shkri në punë për krijimin e Kombit shqiptar, Hasan Prishtina deri në vdekje luftoi për ruajtjën e tërësisë toksore të kombit më të vjetër të Evropës, duke u përkushtuar sodomos për arsimimin popullor. Nuk do të merr pjesë në Shpalljën e Pavarësisë shtetit shqiptar, sepse më 6 nëntor 1912 serbianët e burgosën në Shkup. E mbajtën në burgun e Beogradit me disa patriotë tjerë deri më 1 prill 1913. Deri në ekzekutimin e tij në Selanik më 1933, nuk ka ngjarje kombëtare shqiptare që nuk lidhet me emrin e Hasan Prishtinës. Nuk ishte aq entuziast për Princin Vid, nuk pajtohej me asnjë lëvizje të Esad Pash Toptanit, por është i vetmi që e kuptoi prapavinë e okupimit austriak, sepse nuk e ndihmuan më 1915/16 që ta sulmoi ushtrinë serbe në frontin: Merdar-Perpellac-Dem Ahmet- Plavë-Guci-Tropojë-Kukës-Dibër. Këtë front e organizoi me: Isa Boletinin, Bajram Currin, Elez Isufin. Ishte personaliteti kryesor që organizoi Kongres Kombëtar në mars 1917 në Elbasan, e të cilin tubim kombëtar e ndaluan austriakët kinse në atë krahinë ka rënë tifoja ngjitëse.

Me 1918 iu drejtuar Konferencës Paqës që ishte lajmëruar të mbahet në Versaj të Francës. Më 1921 themeloi Qeveri në Tiranë, por pas një jave me kërcnim u detyrua të largohet nga posti. Më 26 shtator 1924 Hasan Prishtina së bashku me Bajram Currin, do t` i drejtohet Shoqatës Kombeve në Gjenevë, duke e njohtuar se Komitetet shqiptare nga 15 e deri më 30 tetor 1918 i janë drejtuar Konferencës së Paqës, Kombeve dhe opinionit publik të botës qytetruar me një protestë kundër shtetit serbo-kroato-slloven për padrejtësitë që u bëheshin viseve të okupuara shqiptare. Padrejtësitë kanë shkuar deri në atë shkallë, shkruan Hasani, sa që: “shqiptarët e kanë të vështirë për të jetuar në këtë shtet, sepse u mohohet çdo gjë”. Shteti SKS thuhet në Premomorje, është kah i kryen këto paudhësi si: Organizim bandash të armatosura; Organizim masakrash periodike; Kolonizim i fshatrave dhe shkatrruara me sllavë; Plaçkitje pa shkëputje; Emigrim në masë i shqiptarëve të Kosovës, për t` u përseritë Toplica II; Cenim i lirive kushtetuese; Drejtësia serbe është ligjë i gjungllës”.

Peticionet e Hasan Prishtinës drejtuar Shoqatës Kombeve në Gjenevë, kanë rëndësi shkencore diplomatike, sepse ishin të përgatitura në atë nivel sa që Erik Drymond (Kryetar e Shoqatës) i cilsoi si leksikone të artit që mendon, flet dhe vepron. Hasani me peticonet e tij, sidomos me ankeset që nuk janë botuar kurrë e zbulon para Aeropagut Botëror (Shoqatës Kombeve) se cilat janë ato vise shqiptare që i kishte okupuar: Greqia, Serbia dhe Mali i Zi dhe përgjigjet se: “Në bazë të etnografisë, toponimeve,antroponimeve, botës bimore, relefit dhe pasurisë nëntoksore, viseve ku folet shqip, se është fjala për pasuritë më të njohura dhe më kompakte në Evropë. Se këto vise të okupuara, thot Hasani janë puro shqiptare vërteton numri i kryengritjeve para ardhjës së osmanlinjëve, gjatë pushtetit osman dhe pas tij. Mbi të gjitha, Hasani potentncon rrolin destruktiva dhe anticivilizues që pati imperializmi i shprehur në Berlin (1878), Londër (1913), Versaj (1919), për çështjen shqiptare.

Më 1927 Hasan Prishtina i ridrejtohet Shoqatës Kombeve në Gjnevë duke argumentuar mizoritë e pushtetit SKS, krejtë me fakte se paria politike shqiptare po shfarosej me atentate të organizuara me vite të tëra si: Vrasja e Azem Bejtë Galicës më 1924; vrasja e Bajram Currit më 1925; Vrasja e Luigj Gurakuqit më 1925,tentim vrasja e Nazim Gafurrit Gafurrit më 1927, Vrasja e këtij partioti më 1928; vrajsa e Shtjefën Gjeqovit më 1929; Ndiekja e tre priftërinjëve shqiptar më 1930. Lidhur me këtë periudhë kohore 1924-1930 është për t` u theksuar se Peticioni i Hasan Prishtinë i vitit 1927 ia lëkundi themelet Mbretërisë SKS në arenën ndërkombëtare. Dhe për ta paralizuar këtë peticion historik që konsiderohet si më i ploti i propozuar ndonjëherë fuqive evropiane, Qeveria e Beogradit e drejtuar nga Bozha Maksimoviq-Kundak, do t` i ofrojë Francës Minjerën e Borit dhe Britanisë i ofornë Minjerën e Ttrepçës koncesion për një shekull, e që ta  largojnë nga rendi i ditës Peticionin e Hasan Prishtinës në Gjenevë. Për këtë pasuri të dy minjerave, diplomacitë e Londrës dhe Parisit me një urdhër sekret e detyruan Erik Drymondin që ta nxjerr Peticionin e Hasan Prishtinës nga rendi i ditës.

Për të gjitha mizoritë ndaj shqiptarëve Hasan Prishtina KËRKON nga Shoqata e Komveve më 18 mars 1930, që ta DERGOHET NJË KOMISION HETUES dhe të bindet mbi vërtetësinë e ankesave. Hasan Prishtina më 30 janar 1931 e njohton sërish Shoqatën e Kombeve në Gjenevë: “ Se 1 000 000 shqiptarë në Kosovë dhe Maqedoni nuk e kanë asnjë shkollë të vetën në gjuhën shqipe”. Mungesa e shkollave shqipe dëshmohet me numrin e burgjeve që janë përplot me shqiptar. Në lidhje me këtë, Hasani cition Emil Zolën: Atu ku hapët një shkollë,mbyllën dhejtë bjurgje dhe e kunderta, aty ku hapën dhjetë burgje mbyllën të gjitha shkollat. E këtë realitet e kishim edhe në kohën e vezirëve dhe kjo parktikë po vazhdon në “kohën e zhupanëve vrastarë”, pas vitit 1912.

Në bazë të realitetit në viset shqiptare, Qeveria e Mbretërisë SKS më 1927 për t` i penguar informatat e Hasan Prishtinës drejtuar Shoqatës Kobeve në Gjenevë, bëri pazare edhe më 1931 me Francën dhe Anglinë, duke ia dhuruar si koncesion kësaj të fundit Minjerat tjera rreth Trepçës, koncesione ato që u realizuar përmes djalit të Nikolla Pashiqit –Rade Pashiq. Ky vrasës i shqiptarëve do të sigurojë koncesione nga Trepça deri më 1952, koncesione ato që i fitoi përmes padisë që bërë Qeveria e Londrës, e cila e mbante në ÇESIM tërë suitën e Karagjorgjeviqëve. E kundërtaLondra arin e grabitur shqiptar më 1946, nuk e ktheu kurrë. E njejta histori është në relacion me Francën dhe Minjerën e Borit.

Pasuria e shkrimeve të Hasan Prishtinës është e shpërndarë varësisht vendeve të banimit, të cilat Hasani ishte i detyruar për t` i ndrruar shumë shpesh. Në një shkrim që ka mbetur në Trieshtë Hasani do të shkruaj se: “ Me u bërë me politikën antishqiptare, që drejtohet nga Lindja po edhe nga Perendimi, është e sigurtë se do të bëhesha i pasur, por do të mbetëshesha për gjithëmonë i pafytyrë dhe i dëmkosur në popull si Esad Pasha”. Së këndejmi për ta lexuar tërë krjimtarinë e Hasanit, e cila tragjikisht është e shpërndarë në shumë vise të Evropës dhe Azisë, vetëm atëherë do të kuptohet se armiqësia ndaj shqiptarëve që u cptuan në pesë copa, është minore në krhasim me atë që po ndodhë sot para syve tanë. Dhe ne gati se po heshtim, madje symbyllas ka raste që nga qendrat e fuqisë, diturisë dhe politikës, prodhimit dhe tregtisë, po ndihmohën armiqët tanë dhe ata që po i ndihmojnë armiqët, nuk po skuqën fare edhe nëse moskënaqësinë ua thua në fytyrë. Ky fenomen i albanofobisë po dëshmohet sërish se qelb i mykuar, por që është koaguluar kundër shqiptarisë edhe pse më 17 shkurt 2008 na u lejua t` i ngrehim shtetin e dytë që quhet Republika e Kosovës. Lidhur me këtë, tani kanë çitë kokë sërisht gjarpinjët e vjetër, edhe pse më 1999 ua patëm shtypuar kokat, por si poduket nuk i kemi asgjasuar sa e si duhet. Prandaj Shqiptaria sot, më shumë se kurrë më parë duhet gjetur rrugën e kombit që na bashkon në të gjitha fushat, por ai bashkim duhet të jetë dhe të bërët pa i dëmtuar kombet tjera që nuk janë si ne, por që kanë të drejtë në çlirim ekonomik. E duke na “parë” në këtë rrugë Hasan Prishtina do të brohoriste se: Nuk paskemi vdekur, sepse paskëmi lërë trashëgimtarë të denjë dhe bjurra shteti që mendojnë çka t` i lëmë kombit trashëgim, madje diçka më tepër se sa politikanët pararënës. Por nëse mendojnë cilado kore e politikanëve, vetëm për zgjedhjet e ardhëshme, e kjo po ndodhë, atëherë ata janë politikanë që do të mbahën në mend si humbës të paarsimuar. Në këtë shkollë duhet të arsimohemi, në mënyrë që mos të na përseritët historia.

Si përfundim ishte grancion se në Gjenevë çështja shqiptare, pas vitit 1927, posa vihej në ndonjë komision, përfaqsuesit anglo-francez i venin jashtë çdo diskutimi në seicilin forum. Dhe, kështu tragjedia shqiptare e projektuar si kryqzatë Evropiane në Berlin më 1878; e vulosur si kryqzatë Evropiane në Londër më 1913; e nënshkruar si parafashizëm në Versaj më 1919, mjerishtë nuk do të mbyllët. E vërteta edhe pse bërëm luftë çlirimtare dhe u çliruam me armet tona si i vetmi popull në Evropë, Çështja shqiptare nuk do të mbyllet si tragjedi, as në Konferencëne Paqës në Paris më 1946. Kjo për faktin se kjo çështje u plasua në Dokumnetin e Mbrapsht të Cherchillit më 28 nëntor 1943 në Teheran si çështje inekzstente. Për t` u fshi Shqipëria dhe Shqiptarët në Krime më 1945 nga dora e Cherchillit do të kuptohet edhe në një takim në Bari të Italisë Cherchill-Tito ku do të shfaqet qëndrimi se: “Nuk duhet të ekzistojnë shqiptarët as si komb në Ballkan”. Shtrohet pyetja pse? Sepse shqiptarët i kishin shkaktuar humbje katastrofale Cherchillit në Çanakala më 1916, sa që u detyra t` japi dorëheqje. Pra e ka rikrijuar dhe vazhduar albanofobinë nga viti 1878 kur fati i Ballkanit u vizatua në Berlin.

Hasan Prishtinë e vranë me para në verë të vitit 1933. Derisa për vrasjen e Bajram Currit Jugosllavët i kishin investuar 100 000 dinarë, për ekzekutimin e Hasan Prishtinë:  Beogradi, Londra, Parisi dhe Tirana i kishin investuar 300 000 dinarë. Paratë i muar Ahmet Zogolli, kurse “historinë e ndritëshme shqiptare e ruajtën arkivat, për t` u ardhur çdo gjë në fund të shekullit XX në një përmirësim sado pak domethënës. Së këndejmi, amanetin e Hasan Prishtinës e përmirësoi deri në një masë: Ushtria e Adem Jasharit 1998/99 (UÇK) me neoluftë, së cilës iu bashkangjit nga 24 marsi e deri më 10 qershor 1999 edhe NATO.

Shënim me rëndësi: Në Zyrën Politike të UÇK-ës që e drejtonte Adem Demaçi është zhvilluar një dramë diskutimesh për ta bindur Bacin Demë që të shkojë në Rambuje dhe ato 10 pikat kapitulluese të izolohën. I para fundit në bisedë me Bacin Demë ishte gjeneral Sulejman Ajeti. I fundit si këshilltar isha unë Hakif Bjarami. Pas shumë bisedimesh, Baca më tha: PO SHKOJË NË RAMBUJE. PO E KAM NJË KUSHT: ME MA LËSHUa ME GARANCION TË NDËRKOMBËTARËVE Prof Ukshin HOTIN nga burgu. Shkurt e shqip, nuk kanë dashur disa që muarën turr të shkojnë në Francë, pa këtë kusht. Por mbi të gjitha, tërë operacionin e lirimit të Prof Ukshin Hotit nga burgu e ka injoruar një ambasador i një vendi mik që ishte në Shkup, duke pohuar se: “Nuk bëjmë tregti me norma të drejtësisë dhe gjyqeve”. Ambasadori ishte bërë i njohur për katër draftët e tij me të cilat: “Kosova dhe Metohija ishte dhe mbetej pjesë e Serbisë”. Mjerisht i njejti persona është aktiv edhe tash, por vendqëndrimin e ka në Beograd. Lidhur me këtë, nëse kanë ndërgjegje duhet të deklarohen rreth lirimit të Porf Ukshin Hotit edhe disa funksionar të atëhershëm si nga radhët e partive institucionale ashtu edhe nga disa drejtues të UÇK-ës. Kush janë ata, le të dalin e të kërkojnë falje. Populli është zemërgjërë dhe i amneston. Unë popullit i besoi.

Shkrimi i kushtohet Adem Demaçit, sepse publikisht deklaroi: Jam nxënës i Hasan Prishtinës. Shkrimi i kushtohet edhe Prof Ukshin Hotit me rastin e 80 vjetorit të lindjës, sespe hapur deklaronte: Bëje ose vdis. Që do të thot pranohe UÇK dhe vdekjën si mundësi, sepse nuk ka mbetur rrugë tjetër. Shkurt, duhet plotësuar Programi i Adem Demaçit nga viti 1963”! 

Më 17 .06. 2023 

Jeronim De Rada – pararadhësi i Rilindjes Kombëtare Shqiptare (1814-1903) 

0

Don Lush GJERGJI 

Prejardhja dhe jeta  

“Stërgjyshët e mi qenë mbase pinjoj të Pietro Antonio Radës nga Arbëria” shkruan Jeronim De Rada në Autobiografi. 

Jeronim De Rada është poet dhe autor/publicist shumë i njohur. U lind në Makia të Kalabrisë mësimet e para i kreu në kolegjin e Shën Adrianit të Shën Mitër Koronës. Më 1834 shkoi për të studiuar drejtësi në Napoli, ku mori pjesë gjallërisht në lëvizjen politike dhe kulturore të  asaj kohës… 

Duke nisur nga v. 1861, në jetën e De Rada nisi një fazë e re, kur ai shfaqet si një nga figurat më në zë te Rilindjes sonë Kombëtare. Pas traktatit Parimet e estetikës (Principii di estetica, 1861) botoi veprat lashtësia e kombit shqiptar (“Antichità della nazione albanase”, 1864) dhe Rapsodi të një poeme arbëreshe (“Rapsodie d’un poema albanese”, 1866), që luajtën një rol të rëndësishëm për propagandimin e çështjes kombëtare shqiptare. 

 Më 1878 përkrahu Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ngriti zërin kundër gjymtimit tokësor të Shqipërisë. Një ndihmesë të çmuar çështjes kombëtare i dha me revistën “Flamuri Arbrit”, që botoi në vitet 1883-1885. Në “Testamentin politik” (1902) shprehu optimizmin në të ardhmen e Shqipërisë dhe pakënaqësinë e tij ndaj politikës imperialiste të Italisë ndaj atdheut të të parëve.

Në veprimtarinë gjuhësore të De Rada duhet përmendur edhe organizimi i dy kongreseve gjuhësore të shqipes, i pari (1895) në Koriliano Kalabro, i dyti (1897) në Lungro (Kongreset gjuhësore arbëreshe).  

Dha me vetmohim mësimin e shqipes në Kolegjin arbëresh të Shën Mitër Koronës për dhjetëvjeçarë të tërë gjersa vdiq.

De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare; ai është i pari që shkroi vepra me frymë kombëtare. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët arbëreshë dhe kudo shqiptarë bashkëkohës ishte i madh;. Pas Çlirimit në Shqipëri janë botuar të adoptuara veprat e tij kryesore. Mban titullin “Mësues i Popullit”  

Vepra dhe vlerat  

Biografia e tij numëron deri në 43 vepra, të gjitha të ndryshme nga njëra-tjera për nga gjinia, por tek të gjitha me damarin e krijimtarisë, me ndjenja të thella dhe burimore të patriotizmit të lartë, për t’i shfaqur kështu si “fragmente zemre”; ose “copëza zemre” , si armë në  fushë-betejë për të sfiduar armiqtë e  Shqiptarëve dhe të Shqipërisë, me një fjalë: për të qenë vetvetja!.  

Edhe atëherë kur për disa njerëz apo rrethana kishte ide shumë të errëta dhe të paqarta, mos të themi të dyshimta,  Jeronim De Rada ishte dhe mbetet tejet i shquar dhe shumë i dalluar, unik, si “pionier” i etnicitetit arbëror dhe shqiptar: 

  • si vazhdimësi e etnicitetit të më hershëm ilir dhe arbëror,  së pari nëpërmjet lashtësisë dhe autoktonisë, pra,  gjuhës, traditës, kulturës dhe qytetërimit tonë, pastaj edhe religjionit antik të krishterë prej Shën Palit dhe nxënësve të tij e deri në ditët tona;  
  • më pastaj kujtimeve të gjalla dhe shumë të fuqishme, frymëzuese kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit –   Skënderbeut dhe idealeve të tija për  rifitimit të lirisë dhe  pavarësisë, e, mbi të gjitha, rikthimi në qytetërimin e humbur apo edhe më qartë, të rrënjët  e lashta dhe të gjithmonë të gjalla. Thelbi i misionit dhe meritave të tija të pamohueshme janë këto: Jeronim  De Rada pas Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, imzot Pjetër Bogdanit, është vigani i historisë, kulturës dhe qytetërimit tonë ilir – arbëror dhe shqiptar, së pari për Arbëreshët e Italisë, pastaj edhe për të gjithë shqiptarët, në trojet e dikurshme etnike apo gjetiu. Kjo strategji dhe metodologji që t’i kthehemi vetvetes dhe të vërtetës, lashtësisë dhe autoktonisë, burimeve dhe frymëzimeve është gjithnjë e rëndësishme  dhe tejet aktuale. 

Qortimi i tij profetik: O Shqiptarë, perandoria turko – otomane është një “cofëtinë” e madhe, e cila po mbaron, por nëse ne e lidhin fatin tonë me ata, atëherë ne do të hyjmë për së gjalli në varr me ata!!! 

Atë Zef Valentini,  thotë se Jeronim De Rada e “nxori” prej varrit të robërisë dhe rrezikut të asgjësimit gjuhën, traditën, kulturën dhe qytetërimin tonë të lashtë dhe aktual. 

Me rastin e marrjes së çmimit “Jeronim de Rada” më 15 nëntor 2014,   për jetën dhe veprimtarinë e tij Ismail Kadareja thotë “…jam i nderuar dhe i prekur për këtë çmim që mban emrin e gjeniut të parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe poetit që e ndihmoi të lindte rilindja dhe u bë paraardhësi i dritës së madhe që mbuloi në atë kohë Shqipërinë. De Rada riktheu letërsinë shqipe në orientimin evropian që letërsia shqipe ishte duke e humbur…De Rada ishte poet i madh dhe profet i së ardhmes”.  

Ishte studiues i mirëfilltë dhe hulumtues i palodhshëm, gjithnjë në kërkim të mënyrës dhe formave të reja gjuhësore dhe përmbajtësore. Ajo çka mund të themi me siguri është fakti se me  shkrimet dhe poemat e tij ai s’ndihej kurrë plotësisht i kënaqur, pavarësisht se ishte i ndërgjegjshëm se bëhej fjalë për diçka të madhe. Ja pse shumica prej tyre, edhe pse të ripunuara shpesh, mbetën për të në gjendjen e tentativave të pakënaqura asnjëherë. 

DISA POROSI JETËSORE TË JERONIM DE RADËS:  

De Rada thoshte: “Në një shoqëri të organizuar, për të mirë, për kombin, për shtetin, njeriu ndihmon dhe ndihmohet nga të tjerët, në një rreth ku lulëzon dija dhe nderi”, duke theksuar se: “Ky organizim niset nga individi dhe shkon nëpër shkollat, në familje dhe arrin deri në shtet”. Prandaj, sipas Jeronim De Radës: “Shteti është organizëm që udhëhiqet nga ligjet (drejtësia), si shtresë e parë e jetës shoqërore, shtresë që shkon tej jetës së brendshme dhe individuale të njeriut”. Ai në mes të tjerash thoshte: “E mira dhe e keqja  janë si jeta dhe vdekja, janë dy skaje stabile ndërmjet të cilave lëviz dhe paraqitet bota trupore dhe ajo shpirtërore”. 

De Rada së shpejti u nxitë që të botojë synimet, kërkesat, dëshirat, planet, aspiratat e kahershme të popullit tonë, si dhe të kohës përmes revistës “Fiamuri Arbërit” apo “La Bandiera Albanese”. Përmes kësaj reviste mujore mund të thuhet se ka origjinën zanafilla e shtypit shqiptar.  Ai përmes saj i bëri të njohur Evropës se ekziston një popull shqiptar me histori të lashtë dhe të lavdishme, martire, një gjuhë dhe tradita të forta, si parakusht që të  mund të aspironte pa frikë lirinë dhe pavarësinë e vendit të vetë, pra, edhe shtet-formimin si garanci e ruajtjes dhe zhvillimit të autoktonisë dhe lashtësisë, por edhe si përballje të suksesshme me batica dhe zbatica aktuale. 

 Gazeta “L’Albanese d’Italia” qe një tribunë e fuqishme që kërkonte ringjalljen e atdheut të robëruar dhe pavarësinë e tij, ai merr përsipër të organizojë dy Kongrese Linguistike Arbëreshe, një më 1895, dhe një në 1897. 

Jeronim de Rada e arriti kulmin e krijimtarisë së tij në vitin 1866 kur botoi në Firence “Këngët e Milosaos”. Ky libër përmban rapsoditë më të bukura shqiptare, të cilat autori i kishte mbledhur në kolonitë shqiptare të Kalabrisë dhe të Napolit. Këto këngë i patën sjellë me vete të shpërngulurit (arbëreshët) dhe u transmetuan gojë më gojë nga brezi në brez për katër shekuj. Pa të gjithë kjo begati dhe trashëgimi do të rrezikohej përgjithmonë.  

Jeronim de Rada ishte mësues, botues, folklorist, filolog, poet dhe shkrimtar italo–shqiptar – arbëresh , themelues  dhe në një mënyrë edhe paraardhësi i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.  Aktivitetet e tij publicistike, letrare dhe politike, ishin thelbësore, jo vetëm për ndërgjegjësimin rreth minoritetit Arbëresh në Itali, por edhe për vendosjen e themeleve të një letërsie kombëtare shqiptare, me këtë, kuptohet edhe të vetëdijes dhe ndjenjës së përkatësisë së përbashkët gjithë-shqiptare.  Veprat e tij, në të cilat mbizotëron dashuria e zjarrtë për prejardhjen e tij, janë një dëshmi e mbijetesës së identitetit shqiptar, i vënë përballë sfidave të shumta gjatë historisë.  

Në vitin e revolucioneve në Evropë, 1848, De Rada themeloi gazetën Shqiptari i Italisë (L’Albanese d’Italia), ku u përfshinë artikuj në gjuhën shqipe. Kjo gazetë dygjuhëshe, me karakter ‘politik, moral e letrar’ e me një tirazh prej 3200 kopjesh ishte i pari periodik në gjuhën shqipe i botuar ndokund.  

Emri i Jeronim  De Radës si katalizator i ndërgjegjes kombëtare shqiptare u bë i njohur dhe u përhap në mesin e shekullit XIX. Ai mbajti letërkëmbim me figura të tilla udhëheqëse të lëvizjes së Rilindjes si Thimi Mitko, Zef Jubani, Sami Frashëri, shkrimtaren rumune me prejardhje shqiptare Dora d’Istria, si dhe me studiues dhe shkrimtarë të huaj të interesuar për Shqipërinë.  

I mërzitur nga ngjarjet e vitit 1848, De Rada e la botimin e gazetës Shqiptari i Italisë (L’Albanese d’Italia), iku nga Napoli dhe u kthye në Shën Mitër për të dhënë mësim në shkollë. Atje arriti të përfshijë gjuhën shqipe në programin mësimor, por më 1853, për shkak të bindjeve politike liberale, u pushua nga puna.  

Më 1850 u martua me Madalena Melikion (Maddalena Melicchio) nga Kajberici (Cavallerizo) me të cilën pati katër fëmijë: Gjyzepe, Mikelangjelo, Rodrigo, Etore. Që të katër vdiqën sa qe gjallë poeti. Këto ishin vite të vështira  dhe tejet të pikëllueshme për De Radën. Më vonë i vdiqën gruaja dhe vëllezërit, ndërsa ai jetoi i vetmuar në fshatin e tij malor të Kalabrisë, pa ndonjë burim të ardhurash, pra, në vetmi dhe në varfëri.  

Në një çast dëshpërimi, asgjëson të gjithë përmbledhjen e këngëve popullore që i kishte mbledhur me dëshirë të flaktë vit pas viti. Më 1868 mori detyrën e drejtorit të shkollës së mesme të Garopolit në Koriliano Kalabro, detyrë kjo që do ta mbante për dhjetë vjet. Gjatë kësaj periudhe u shtypën një numër veprash të tjera të tij, pjesa më e madhe në italisht. 

I vetmuar dhe i varfër, gjysmë i verbuar e në prag të urisë, De Rada vdiq në vendlindje në malësinë e Kalabrisë më 28 shkurt 1903 – një fund tragjik ky për një figurë të madhe të kulturës shqiptare. Mirëpo vepra e tij nuk do të vdesë kurrë

“Skënderbeu i pafaan”, një nga kryeveprat e De Radës, të cilën e mbajti në duar një kohë të gjatë (1837-1896). Në vepër janë shkrirë mjaft nga këngët dhe poemat që kishte botuar më parë. Aty u shpreh në mënyrë më të plotë dhe më të qartë patosi kombëtar që kishte frymëzuar veprën e De Radës. Ndonëse nuk ka njësi veprimi dhe vazhdimësi, poema jep një tablo të gjerë të Shqipërisë në shek. XV, të bëmat e lavdishme të popullit, dashurinë e tij të flaktë për jetë të lirë dhe të pavarur, gjallërinë e mahnitshme që shfaqi përballë sulmeve të egra të armiqve. Në qendër të veprës është konflikti midis shqiptarëve dhe osmanëve, dhënë me anë skenash ku paraqiten beteja të ashpra e të furishme, që shquhen nga ngjyresa e theksuar historike dhe imtësitë shprehëse. 

Heroi kombëtar shfaqet në vepër si burrë shteti i shquar dhe trim i rrallë, që diti me mençurinë dhe me heroizmin e tij të ngrejë popullin e vet në luftë çlirimtare të pashoqe, t’i takonte, afronte dhe bashkonte principatat arbërore – shqiptare për formimin e shtetit të vogël që i bëri ballë për 25 vite perandorisë së madhe turko-otomane. Në karakteret e personazheve të tjera mishërohet heroizmi dhe trimëria e shqiptarëve. Skënderbeu i pafat është kryevepra e De Radës në të u dukën në mënyrë të qartë veçoritë kryesore të talentit të tij, si mjeshtër i tablove të gjera historike dhe i përshkrimit me zotësi të botës së brendshme të heronjve, të mendimeve dhe të ndjenjave më të thella e më të fshehta të njeriut të asaj kohe. 

De Rada mbetet poeti që hodhi themelet e letërsisë me të vërtetë artistike arbëreshe, dhe dha një ndihmesë të madhe për tërë letërsinë  tonë kombëtare. Ai qe i pari që ngriti në art epokën e lavdishme të Skënderbeut. Duke pasqyruar “Motin e madh”, kohën e “Skënderbeut”. De Rada hodhi kushtrimin për luftë të armatosur kundër zgjedhës osmane. Ai është njëkohësisht i pari që çeli traditën e mbështëtjes së letërsisë arbëreshe në poezinë popullore. De Rada qe edhe lëvruesi i parë i poemës epiko-lirike, i novelës në vargje dhe i poemës epike. Gjithashtu ai ka meritën që lëvroi deri diku poemën shoqërore, ndonëse nuk i kuptonte deri në fund kontradikatat klasore. Poeti ka simpati për njerëzit e thjeshtë, pasqyron me dhembje mjerimin dhe shfrytëzimin, ka besim të madh te njeriu dhe te mundësitë e tij, megjithatë deri diku ndikohet nga fatalizmi dhe misticizmi, që vende-vende ia dëmtojnë krijimtarinë nga ana ideore, madje edhe estetike dhe letrare.  

Në thelb vepra e De Radës i përket romantizmit përparimtar, një romantizmi veçanërisht origjinal, që nuk i këndon vetëm të jashtëzakonshmes, por zbulon edhe poezinë e së zakonshmes. De Rada është mjeshtër i stilit të përmbledhur dhe tepër shprehës, i përdorimit të figuracionit, që dallohet për freski dhe ndikim të fortë emocional. Gjuha me të cilën shprehet De Rada, është e pasur, por disi e errët, ndoshta edhe e “tkurrur”.  

Shumë dorëshkrime dhe letërshkëmbime janë humbur, por De Rada kishte lidhje me njerëz të shquar të kohës së tij. Po i përmendi vetëm disa: Dora D’Istria, Faik Konica, Giuseppe Schirò, Pal Dodaj, Bernardo Belotta dhe shumë të tjerë. Letra me përbajtje atdhedashurie dhe porosi kombëtare, por edhe letrare, u kishte drejtuar: Vaso Pashë Shkodranit, Zef Jubani dhe tjerëve. 

Si përbyllje: Jeronim De Rada ishte vegimtar, përparimtar, njohës i mirë i së kaluares, njeri me mend dhe me zemër i angazhuar për kohën dhe hapësirat arbëreshe dhe shqiptare, “profet”, lavërtar dhe kolos për zbulimin, ruajtjen, mbajtjen dhe zhvillimin e “gjakut të shprishur”, që hapi horizonte, përspektiva, rrugërrëfime së pari për Arbëreshët e Kalabrisë dhe Sicilisë, pastaj edhe më gjerë, për të gjitha viset tona ilire, arbërore dhe shqiptare, dhe si i tillë ka dhënë frymëzim dhe motivim për breze të tëra dhe në vazhdimësi. 

Prishtinë – Llapushnik, 18 qershor 2023                                                     

Bibliografia për Reronim De Radën: 

  1. Marchianò, Michele, L’Albania e l’opera di Girolamo de Rada, Trani, 1902. 
  1. Gualtieri, Vittorio, Girolamo de Rada poeta albanese, Palermo: Sandron, 1930. 
  1. Kastrati, Jup, Jeronim de Rada | Jeta dhe veprat, Tiranë, 8 nëntor 1987. 
  1. Zeqo, Moikom, De Rada | Rishpikja e Arbërisë: sprovë kritike për një lexim të ri. Tiranë, 2014. 
  1. Kodra, Klara, Erdhi dita e Arbrit, Erik, 2000. 
  1. Opera Omnia, në përkujdesje të Prof. Francesco Altimari, 12 vëllime, katedra e albanologjisë, Kozencë, 2005 – 2018. 

Botime përkujtimore:  

Shêjzat VIII, 1964, 7-10: 217-460. 

Studime 21/2014: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. Në 200 – vjetorin e lindjes së Jeronim De Radës. Tryezë shkencore, 21 nëntor 2014.