Një herë kolaborator – përherë kolaborator
Kurti pret në kryeministri shkrimtarin Ismail Kadare, bashkëbiseduan për letërsi, histori e kulturën shqiptare
Prishtinë, 6 qershor 2023
Diskutime për letërsinë, historinë e kulturën e popullit shqiptar, patën sot në një takim miqësor, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe shkrimtari më i madh shqiptar me renome ndërkombëtare, Ismail Kadare.
Duke rikthyer të kaluarën për botën e librave, kryeministri Kurti gjatë bashkëbisedimit i kujtoi Kadaresë se si librat e tij kanë qenë kriter për t’u lexuar nga nxënësit, duke përmendur kështu veprat e famshme “Princesha Argjiro”, “Kështjella”, “Ura me tri harqe” dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Ai shprehu se pikërisht këto vëllime kanë qenë motivi i cili ka nxitur leximin e gjitha veprave të Kadaresë.
Për shkak se kjo krijimtari e Kadaresë vë në pah historinë kombëtare shqiptare nga një kënd tjetër, atë më njerëzor dhe shpirtëror, sipas kryeministrit është arsyeja që e bën një art aq të bukur të tregimit dhe inkurajim për të lexuar tregimin e historisë. Rrjedhimisht, ai ritheksoi se brezave të rinj duhet të ua mësojmë më shumë historinë nëpërmjet letërsisë së Kadaresë, pasi që ajo është e pazëvendësueshme dhe thelbësore.
Në anën tjetër, shkrimtari Ismail Kadare vlerësoi fjalët e kryeministrit, duke potencuar se puna dhe krijimtaria për kombet është ndër detyrimet morale e universale. Ndërkaq, Shqipërinë ai e renditi ndër vendet e para në zonën e Evropës që ka botuar letërsi, siç janë librat historik e kombëtar në gjuhën shqipe.
Tutje, për kulturën shqiptare Kadare shtoi se përveç se është shërbim për vet popullin shqiptar, ka një rol të veçantë edhe në shërbimin ndaj gjithë zonës evropiane, që e gjen rifillimin dhe frymëzimin në kohën e Dantes. Me anë të artit letrar, ai tha se lexuesve, bashkohësve tanë, duhet t’u përçojmë të vërtetën pasi që kjo vlerë na duhet shumë dhe është e çmuar për njerëzimin.
Në këtë takim kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ndërkaq bashkë me shkrimtarin Ismail Kadare ishte bashkëshortja e tij, Helena Kadare.
Sot gjatë ditës u bë hapja e edicionit të 23-të të Panairit të Librit , organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku mori pjesë edhe kryeministri Kurti.

Ana e Malit sipas Trieshanit Gjekë Gjonaj
Ku bie Ana e Malit? Ana e Malit është një krahinë gjeografike dhe etnografike e ndarë, për fat të keq, ashtu si shumë territore të tjera shqiptare në dy pjesë: mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ana e Malit në Shqipëri i përket Bashkisë Shkodër, ndërsa Ana e Malit në Mal të Zi i përket Komunës së Ulqinit. Kjo ndarje fatzezë e trevave shqiptare u imponua nga Fuqitë e mëdha të asaj kohe, në vitin 1913. Popullsia e kësaj krahine përbëhet pothuaj me 100% shqiptarë. Shumica e banorëve i përkasin fesë myslimane, me një përqindje të vogël katolike. Shqiptarët e dy anëve të krahinës së Anës Malit pësuan një goditje të rëndë në marrëdhëniet ndër familjare e shoqërore, por dhe ekonomike, kur në vitin 1948 u mbyll kufiri midis Shqipërisë komuniste dhe ish-Jugosllavisë, gjithashtu komuniste, si pasojë e prishjes së dy miqve të vjetër Enver Hoxhës dhe Titos: megjithëse Tito me agjentët e tij ishte instrumental në themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare të Enver Hoxhës. Sidoqoftë, më në fund, ra Muri i Berlinit! U shemb komunizmi zyrtar ndërkombëtar sllavo-aziatik në Evropë dhe familjet shqiptare të Anës Malit rivendosën, më në fund, lidhjet familjare e shoqërore midis tyre nga të dy anët e kufirit. Është kjo Ana e Malit që sot, fatkeqësisht, dita ditës po zbrazet nga popullsia shqiptare shekullore e atyre trojeve, për arsye ekonomike, por pa përjashtuar gjithashtu as arsyet politike, duke emigruar në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet evropiano-perëndimore. Është, pikërisht, kjo krahinë: “Ana e Malit sipas një Trieshani” një kronikë historike e jetës së përditshme të asaj treve, për të cilën shkruan në librin e 10-të të tij autori i palodhshëm nga Trieshi, Gjekë Gjonaj.

Unë e lexova me shumë interesim dhe dashuri këtë libër pasi unë kam lindur e jam rritur në Amull; në ato troje ku edhe kam mbaruar shkollën fillore ‘Bedri Elezaga’, për të cilën shkruan autori duke e cilësuar atë si “Tempull të diturisë që ruajti gjuhën shqipe, kulturën dhe graditën tonë të lavdishme. Ky libër më solli shumë kujtime dhe emocione! Ndërsa lexoja për jetën, traditën dhe për personalitetet, disa prej të cilëve i kam njohur, megjithëse ka kaluar më shumë se një gjysëm shekulli që jetoj në Amerikë është e pamundur të përshkruaj përmallimin, ndjenjat dhe kujtesat nga fëmijëria duke lexuar këtë libër. Ngjarjet, personalitetet, gëzimet dhe hidhërimet, si dhe rrethanat që shoqëronin ato, më shumë se një gjysëm shekulli më parë, bëhen reale.
“Gjithçka shkrova në këtë libër, në të cilin solla një pjesë të identitetit nacional të popullatës vendore të Anës së Malit, me qëllim që t‘i përcjell ato në trevat mbarëshqiptare” janë fjalë zemre të motivuara nga vullneti i mirë. Nuk mund të ishte ndryshe kur bashkëbiseduesit/et e mi/a, përveçse më hapën dyert e shtëpive, më shtruan sofrën bujare dhe më hapën zemrat dhe shpirtin e tyre të pastër”,- shprehet autori për librin e tij.
Sipas vet autorit, kjo vepër publicistike mbi trevën e Anës Malit, nuk është një monografi as dokument faktik, por vetëm pjesë e një letërnjoftimi të vogël, me fjalë shumë, të kësaj treve.” Ajo është një mozaik prozaik me copëza veçantie nga jeta e zakonshme e pa bujë e anamalasve, realiteti i tyre jetësor, një pjesë e së shkuarës dhe të sotmes së tyre në këtë lokalitet, ashtu siç i njoha unë. Në këtë mozaik kryesisht pasqyrohen lashtësia, tradita, trashëgimia e pasur kulturore materiale dhe ajo shpirtërore (jomateriale) e kësaj treve, që janë pjesë e vlerave të trashëgimisë kombëtare”,- shkruan autori Gjonaj.

Përveç të dhënave të vyera, që ofron libri mbi trashëgiminë historike dhe kulturore të Anës Malit, në brendësinë e kësaj vepre, autori jep edhe informacione biografike për një numër personalitetesh të dalluara të kësaj treve. Personalitete të dalluara në fusha dhe veprimtari të ndryshme të jetës, si klerikë, personalitete të njohura të arsimit e kulturës dhe në përgjithësi figura të shquara të asaj anë, me kontribute të pamohueshme, jo vetëm, për krahinën e Anës së Malit, por edhe më gjërë.
“Autori si një gazetar me përvojë, duke u bazuar edhe në literaturën e shkruar për Anën e Malit, ka arritur të trajtojë mjaft mirë në disa dimensione këtë trevë. Autori me hollësi dhe me një gjuhë të qartë e të kuptueshme për lexuesin, ka trajtuar natyrën, trashëgiminë kulturore e materiale, zhvillimet sociale e demografike, arsimin, folklorin, personalitete dhe jetën e përditshme të banorëve të Anës së Malit”, -vlerëson librin, Dr. Nexhat Avdiu, njëri prej recensuesve të veprës së Gjekë Gjonajt. Ndërsa recensuesja tjetër e librit Dr. Sabina Osmanoviq shprehet se, “Gjeka i ka ndenjur besnik stilit të profesionit të gazetarisë dhe si i tillë është i kapshëm për çdo lexues. Libri në fjalë është i larmishëm në përmbajtje: herë ngjan me udhëpërshkrim, herë si një rrëfim historik. Teksa lexoni librin, në çdo fjali mund të ndjeni tonin dashamirës për njerëzit e kësaj zonë dhe një lloj afrimiteti krejtësisht të natyrshëm. Të gjithë bashkëbiseduesit e tij, Gjeka i vlerëson si bashkautorë nga që pa rrëfimet e tyre unike nuk do të ishte e mundur të shkruhej ky libër”,- ka thënë në recensionin e saj, Dr. Sabina Osmanoviq.

Nga promovimi i librit: “Ana e Malit sipas një trieshiani” i autorit Gjekë Gjonaj ditën e shtunë (27 maj 2023) në Muzeun Etnografik në Draginë, në kuadër të manifestimit “Pranvera në Anë të Malit”, i cili është organizuar nga Shoqata “Ora”. Në fjalën përshëndetëse, kryetarja e kësaj shoqate, Arjeta Kurti, ka falënderuar autorin për kontributin e tij për Anën e Malit, për vlerat dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të kësaj treve. Ajo ka theksuar se, “Ky libër do të jetë një vlerë e shtuar e Anës së Malit, i cili do të shërbejë si udhërrëfyes për projekte të tjera lidhur me Anën e Malit”, -ka shtuar ndër të tjera Arjeta Kurti, me rastin e promovimit të këtij libri dy javë më parë.
Ashtu siç sugjeron edhe autori Gjekë Gjonaj, ky libër është një vepër-dokumentar i shkruar, për t’ua lenë jo vetëm brezit të ri sot dhe brezave të ardhshëm të asaj krahine, ndoshta shpesh të harruar, por dhe brezave të ardhshëm të mbarë Kombit Shqiptar, të cilët ndoshta dinë pak ose aspak mbi këtë krahinë shqiptare iliro-arbërore; që të mësojnë dhe të mos harrojnë përpjekjet, ndër shekuj, për mbijetesë dhe sakrificat e popullatës së kësaj krahine të lashtë shqiptare; për ruajtjen e dinjitetit dhe identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës shqiptare gjatë historisë.
Ky është një shërbim i madh që Gjekë Gjonaj i bën historiografisë së Anës Malit, por edhe asaj shqiptare në përgjithësi, duke e pasuruar literaturën shqiptare me një vepër të tillë. Shihet qartë se në librin e tij, “Ana e Malit sipas një Trieshani”, autori Gjekë Gjonaj shpreh dashurinë e tij të thellë për Anën e Malit dhe për popullatën e asaj krahine historike, por të vuajtur. Libri lexohet me andje dhe është shkruar me një gjuhë të kuptueshme dhe të qartë për lexuesin kudo, që ndoshta nuk ka shumë njohuri për këtë trevë, të quajtur Ana e Malit.
Presidentja Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Australisë, Richard Rodgers
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Australisë, Richard Rodgers, të cilin e ka uruar për detyrën dhe ka shfaqur shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve tona.
Presidentja Osmani ka falënderuar Australinë për mbështetjen e palëkundur për Kosovën përgjatë viteve, duke potencuar rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së mëtejme në rrugën drejt anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe forcimit të pozitës sonë ndërkombëtare.
Në raport me zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Republikës vazhdojnë të jenë të përkushtuara për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon dhe Evropë. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka folur mbi rëndësinë e bashkëpunimit në mes të shteteve demokratike dhe paqedashëse për t’i kundërshtuar përpjekjet e vazhdueshme të forcave keqdashëse jodemokratike.
Presidentja Osmani potencoi se Australia ka qenë dhe mbetet një shtet mik dhe aleat strategjik i Kosovës. Me ambasadorin Rodgers u dakorduan për koordinim të ngushtë drejt hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit, përfshirë edhe projektet e përbashkëta për fuqizimin e grave dhe vajzave, dhe projekte tjera të interesit të dyanshëm.
Prishtina kryeqytet libri nga bota shqiptare, hapet Panairi…

Nga: Behlul Jashari , Prishtinë
PRISHTINË, 6 Qershor 2023/ Prishtina përsëri kryeqytet libri mirëpriti botuesit e botës shqiptare në edicionin e 23-të të Panairit të librit në 24 vjetorin e lirisë së Kosovës.
Nën moton “Libri Triumfon”, Panairi i hapur sot mbahet nga 6 deri në 11 Qershor 2023 në ambientet e Pallatit të Rinisë organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare u shumë mirëprit në hapje të Panairit, si edhe para 24 viteve, kur menjëherë pas luftës në Kosovë nga 17 deri 22 Nëntor 1999, është organizuar panairi i parë i librit në Prishtinë, i cili ishte ndër aktivitetet e para kulturore në liri bashkë me një koncert të mbajtur në qytetin e Prizrenit të artistëve nga Kosova e Shqipëria.
Shkrimtari Ismail Kadare, i cili ishte bashkë me bashkëshorten, shkrimtaren Elena Kadare, u shpreh falënderues për pritjen në këtë ditë kaq të veçantë për librin, me dëshirën që populli shqiptar të mbërrijë ditë më të lumtura e më të ndritshme.
Duke e vlerësuar frymëzues Panairin e Librit, Kadare tha: “Më vjen mirë që ndodhem pranë jush në këtë ditë kaq të bukur, kaq frymëzuese, kaq të paharrueshme që është dita e librit. Çdo populli kjo i bën një nder të madh. Ne shqiptarët për fat të keq disa herë e kemi neglizhuar, por pastaj jemi kujtuar, i jemi rikthyer. Unë shpresoj që do t’i rikthehemi më mirë, më fort, më bukur në të ardhmen. Ju falënderoj për këtë pritje tejet të gëzueshme tuajën”.
Në këtë ngjarje, në atmosferën e hapjes së Panairit përplot tituj librash ishin edhe Kryeministri i Republikes së Kosovës, Albin Kurti, Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili edhe bëri hapjen zyrtare të Panairit të Librit 2023, si dhe shumë shkrimtarë, autorë, lexues, profesorë e studentë.
Fillimisht duke e konsideruar si festival të librit, Kryeministri Kurti shprehu dëshirën e tij që ky panair i librit, i cili është i barasvlershëm me një mendje të hapur e një qytezë në vete, të ketë ndikim mendor e shpirtëror, veçmas mbi të rinjtë.
Duke theksuar rëndësinë e librit, Kryeministri Kurti para të pranishmeve ka folur rreth qasjes dhe veprimeve të Qeverisë ndaj zhvillimit të librit.
“Me këtë rast, është gjashtëfishuar buxheti për librin, nga njëqind e gjashtëdhjetë mijë euro në një milion euro. Qeveria nuk mbështet vetëm letërsinë dhe shtëpitë botuese, por të gjitha gjinitë letrare dhe autorin e pavarur drejtpërdrejt. Njashtu, mbështet edhe zhvillimin e audio librave, programeve për nxitjen e lexueshmërisë, si dhe rezidencat letrare.
Transformimi digjital po prek edhe Bibliotekën Kombëtare të Kosovës duke e shndërruar në bibliotekën më të avancuar në rajon. Kryeministri përmendi edhe disa nga iniciativat që kanë për synim lehtësimin e qasjes së lexuesit te libri, duke përfshirë sistemin e rrjetit bibliotekar të Kosovës, Bibliotekën Digjitale dhe Programin Kombëtar të Arsimimit Bibliotekar”, u shpreh Kryeministri Kurti.
Me vlerësime të larta për praninë e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, Kryeministri Kurti në këtë ceremoni theksoi rëndësinë e kontributit të Kadaresë në formësimin e kombit shqiptar me anë të romaneve dhe poezisë së tij.
“Jemi shumë të nderuar dhe pafund të gëzuar që e kemi në mesin tonë, shkrimtarin tonë të madh Ismail Kadare dhe më duhet të them që të gjithë ne jemi rritur me të, që do të thotë se vetëdija jonë për veten si komb shqiptar është në masë të konsiderueshme e formësuar nga romanet dhe nga poezia e Ismail Kadares. Ne atij jemi borxh sa s’thuhet”, deklaroi Kryeministri Kurti, i cili më pas zhvilloi një bashkëbisedim me Kadarenë, ku shkrimtari i dhuroi të nënshkruar edhe librin e tij ‘’Aksidenti’’.
Në fjalën e tij Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se libri është institucion i gjuhës, të shprehurit dhe rrëfimit, dhe si i tillë është formë bazike e konstitucionit human. Duke e konsideruar shtëpi të përbashkët të shkrimtarit dhe lexuesit, Kryetari Konjufca tha se libri është mishërim i idesë dhe për rrjedhojë është i pashterueshëm.
“Kjo është arsyeja pse njerëzit janë mbledhur në të shkuarën dhe do të takohen gjithmonë edhe në të ardhmen për të festuar librin, siç po bëjmë ne sot”, tha Kryetari Konjufca.
Duke folur për figurën e shkrimtarit Ismail Kadare, Kryetari Konjufca tha se letërsisë shqipe ia siguroi një vend të pavdekshëm në atë që vetë e quan “letërsia universale”.
“Ismail Kadare gjithnjë ka qenë dhe është forcë gjigande e ngritjes së vetëdijes botërore për gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare. Ai për Kosovën bëri gjithçka që mund të bënte një intelektual i përmasave planetare. Kosovës i kushtoi edhe vepra dhe e kërkoi me ngulm lirinë tonë. Ishte zëri ynë kolektiv kudo që shkoi, në çdo intervistë, në çdo paraqitje, në secilin takim me figurat e rëndësishme politike të kohës”, tha Konjufca.
Kreu i Kuvendit përmendi edhe sensibilizimin që Kadare bëri në politikën ndërkombëtare për burgosjen e Ukshin Hotit nga Serbia.
“Për shkak të kontributit të tij për kulturën dhe letërsinë në planin kombëtar, por edhe atë universal, si dhe për punën e tij të palodhshme për lirinë e Kosovës dhe për emancipimin e kombit shqiptar, Ismail Kadare është ngritur në simbolin më të lartë e kuptimplotë për popullin tonë”, theksoi Kryetari Glauk Konjufca.
PANARI SJELL BASHKË AUTORË, BOTUES DHE LEXUES NË NJË AMBIENT FRYMËZUES
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar:
Sot hapëm PANAIRIN E LIBRIT 2023 në të Prishtinës.
Panari sjell bashkë autorë, botues dhe lexues në një ambient frymëzues, duke krijuar një platformë të shkëlqyeshme për përhapjen e dijes.
Përmes panairit, promovohet një kulturë e leximit dhe edukimit që i pasuron mendjet e individëve dhe komunitetit në tërësi.
Panairin mund ta vizitoni me datat 6-11 qershor,në Pallatin e Rinisë.
FAN NOLI KRYEMINISTËR, NJË NGA TITUJT E LIBRAVE NË PANAIRE
“FAN NOLI KRYEMINISTER” – shkruan në një nga kopertinat e librave, në një nga stendat e shumëta në panairet në Prishtinë nëpër vite…
“Fan Noli Kryeminister, Një libër
për kryeshtetarin erudit”, kujtoj këtë titull shkrimi që e kam lexuar në shtypin shqiptar para disa viteve.
“Një përmbledhje kumtesash që sjellin një vlerësimi unik për Fan Nolin si një nga kryeministrat më të kulturuar të Ballkanit, një nga krerët e kulturës europiane të kohës, politikan, diplomat e orator, poet, muzikolog përkthyes…”, shkruante në nëntitull.
Dhe, më tej shkrimi fillonte kështu:
“Fondacioni Fan Noli, një nga institucionet kulturore në shërbim të kulturës kombëtare, po e çon më tej misionin në vlerësimin historik të personaliteteve të shquar të kombit. Këtë e tregoi më së miri dhe botimi prej tij, i librit Fan Noli kryeministër”…
Shkrimi i botuar në Shqiptarja.com (print) në 22 Mars 2015 përmbyllej kështu:
“Duke përfunduar botimi i këtij libri i justifikon më së miri përpjekjet e studiuesve për prurjet e tyre shkencore mbi figurën e Nolit i cili në këtë botë shqiptare, që ai e deshi me të gjitha fijet e zemrës - siç shprehet Eqerem Çabej – mbetet i gjallë ndër ne, si sot, si në ditët që do të vijnë.”
Leter e hapur Orgeta Manastirliut, Ministres së Shendetësisë

Nga: Pirro Prifti
- Jep dorëheqjen!
Ngjarjet e kohëve të fundit kanë vërtetuar edhe njëherë se sa të drejtë kam patur kur kam shkruar dhe kritikuar madje edhe duke i sugjeruar Ministres së Shëndetësisë se si mund të dilet nga gjëndja e rëndë në Sistemi Shëndetëor Publik kryesisht atë spitalor. Shkrimet e mia të botuara jo vetëëm ne Gazetën sot por edhe në Liberale.al, në gazetën Fjala, në facebook, Forumi shqiptar dhe Forumi .al, tëitter, jo vetëm që nuk janë lexuar, por si një Ministri që as nuk dëgjon dhe as nuk reflekton ka vazhduar punën e saj vetëm mbi baza egzibicioniste duke dalë në foto dhe duke u lavdëruar me bërjen e ndërtimeve tip `llaç e tulla` aty ku mund të fitohet më lehtë me tendera dhe më futjen në punë të punonjësve të shëndetësisë me para nën dorë , duke injoruar konkurset e rregullta dhe duke futur në Spitalet qëndroer universitare disa individë që nuk e meritojnë si mjekë ashtu dhe infermjerë, fizioterapeutistë, imazheristë, madje dhe si drejtues, e plot të tjerë.
Pavarësisht përmirësimit të infrastrukturës së disa spitaleve qofshin ato dhe universitare (infrastrukturë e cila duhet parë edhe si cilësi në punimet e brëndëshme) ajo nuk justifikon problemet e rënda me të cilat hasen pacientët që kanë nevojë për shtrim në spitalsepse ndërtimet nuk kanë se përse të mbulojnë dështimet e sistmeti public spitalor.
Përse duhet të japë dorëheqjen Ministrja e Shëndetësisë sipas opinionit tim me një eksperiencë 48 vjeçare:
-Sepse me punën e saj të dobët dhe jo profesionale ka lejuar që të lulëzojë mitmarrja massive në spitalet publike nga mjekët dhe teknicienët shëndetësorë duke rënduar buxhetin familjar të pacientëve të cilët përveç pagimit të siguracioneve shëndetësore paguajnë plus mbi 40.000 lekë të reja çdo vit nën dorë për shërbim mjekësor nga mjekët dhe teknicienët mjekësorë, nga 13.923 lekë/për banorë që paguan shteti (viti 2021).
-Sepse check-up nuk funksionon siduhet dhe kaparregullsi të vilat nuk janë konstaturar nga Ministria që e ka miratuar. Nuk informohen njerëzit për kontrollet checkup, nuk paguhen mjekët dhe infermjerët që punojnë edhe si punonjë shëndetësie edhe duke punuar për check-up,
-Sepse PPP për laboratorët detyrojnë pacientët të bëjnë analiza në privatë për shkak se nuk ka rrugulla dhe as kontrolle nga MSH.
-Sepse egzaminimet mjekësore për spitalet publike në varësi të dyfishtë nga Fondi i Siguracioneve dhe nga MSH nuk funksionon minrë duke vënë në vështorësi pacientët dhe duke rënduar kujdesin mjekësor public të pacientëve,
-Sepse iSHP-së nuk i është vënë roli kryesor për të monitoruar, kontrolluar, analizuar shëndetin dherisk-et ndaj sëmundjeve infektive, ujit, etj, dhe nuk ka buxhetin që duhet të kishte.
-Sepse në Parlament nuk ka ngritur asnjëherë nevojën e rritjes së GDP të Shëndetësisë, dhe shpërndarjen e buxhetit për shëndetësinë sipas popullatës, sipas morbozitetit, sipas nevojës për kujdes shëndetësor
-Sepse ka lejuar që Ministria të bëhet një vatër për miltantët dhe jo për profesionstët mjekësorë sipas dikastereve
-Sepse bashkëpunom me një ekip drejtues të korruptuar mjekësor si dhe ata që i merr si këshilltarë të jashtëm, madje dhe bordi drejtues, i cili duhet shkarkuar mënjëherë
-Sepse nuk ka vënë asnjëherrë ujin në zjarr për të nxjerrë një Vendim që në Qëndrat Shëndetësore të vëndit duhet të punojnë mjekë më specializom `Mjek Familje` dhe jo `Mjek i përgjithshëm`, gjë që ka ulur ciëlsinë e kujdesit mjekësor tek pacientët; u bënë 32 vite dhe nuk ka asnjë përmirësim
-Sepse asnjëherë nuk ka vënë ujin në zjarr për të kategorizuar infermjerët ashtu si e kanë vëndet e BE duke kategorizuar dhe rrogat përkatëse
Sepse asnjëherë nuk ka dëgjuar për nevojat që kanë spitalet, shttëpitë e të moshuarve, Q.SH., të hapë vënde pune nëpërmjet vendimeve përkatëse për asistentë infermjerë, operatorë të kujdesit shëndetësor, infermjereve pëkujdes në shtëpi, etj
Nuk qëndron problemi vetëm këtu. Problemet më të mëdha qëndrojnë jo vetëm në infrastrukturën e Spitaleve Universitare Terciare por dhe në ato rajonale, por problemet e pazgjidhura mbeten në Manaxhimin Spitalor të Spitaleve publike. Në disa nga shkrimet e mia, por dhe të të tjerëve si (`Kongresi i shëndetësisë- por spitalet publike mbeten një katastrofë mjekësore`- gazeta sot, `Kujdesi ndaj pacientit në spitalet publike – jashtë standardeve`, `Autonomia Spitalore-një goditje kundër Kujdesit Mjekesor cilësor në Spitalet Publike`, etj), ia kanë paraqitur mangësite por dhe mundësitë se si mund të dilet nga ky qorrsokak i trashëguar që pas viteve `90 kur u shpërbë sistemi shëndetësor public i tipit sovjetik Semashko, ku çdo gë bëhej falas `nga lindja e deri në varr`, dhe u përpoq të kthehej në një sistem public shëndetësor bazur në Siguracionet Shëndetësore.
Probleme të rënda mbeten në manaxhimin dhe kontrollin spitalor po aq sa në mos funksionimin e Siguracioneve Shëndetësore dhe në disa probleme të tjera që jo vetëm nuk janë zgjidhur nga Ministrja aktuale e Shëndetësisë por nga këshilltarët dhe nga presionet ndoshta të të interesuarve për PPP, dhe për tenderet e ndryshëm, mos funksionimi i Urdhërit të Mjekut që ndoshta është autonom por Ministrja mban përgjegjësi për mitmarrjen, korrupsioni aktiv dhe pasiv, mungesën e medikamenteve në Spitale, vendosjen e drejutesve jo-profesionistë dhe partiake në drejtimin e shërbimeve shëndetësore jo vetëm spitalore por edhe në Sistemin parësor.
Praktikisht mangësitë që vijnë nga mungesa e kontrollit nga vetë Ministrija e Shëndetësisë dhe paaftësia e kësaj Ministrie për të përmirësuar kudesin e pacientit që shtrohet në spital dhe mungesa e kujdesit pasi pacienti del nga spitali , mund t të realizohet nëpërmjet një Reforme reale disa nga të cilat mund ti rradhisim si më poshtë;
- Miratimi i ligjit për Autonominë Spitalore për mendimin tim është një gafë ligjore dhe institucionale, e cila u jep mundësi Spitaleve publike dhe drejtuesve të tyre të kthejnë spitalet publike në kripto-spitale private, me qëllim që të marrin lekë për së dyti herë nga pacientët e shtruar të cilët aktualisht Paguajnë Siguracionet Shëndetësore 3.4%, por Fondi i Siguracioneve Shëndetësore nuk mban përgjegjësi për paratë që ka marrë ndër vite nga populli. Kjo rëndon xhepat e popullatës. Por kjo nuk është në interes të taksapaguesve që shtrohen e mjekohen në spitalet publike!
- Mbajtja e këshilltarëve politike dhe amatorë dhe me moshë të re, në Ministri pa përvojë personale profesionale sipas profilit (mbi 20 vjeçare) të cilët jo vetëm nuk mund të japin dot këshilla Ministrit ( përveçse atyre me karakter jo-profesional), por se e kanë futur në qorrsokak Ministrinë e Shnëdetësië me injorancën e tyre. Dhe kjo kërkon një VKM të re nga qeveria për Këshilltarët e Ministrive të cilët duhet të jenë të profilit dhe me eksperiencë punëmbi 20 vjeçare.
- Konkurimi dhe intervista për pranimin në punë të mjekëve, infermjerëve, dhe personelit teknicien shëndetësor duhet të bëhet me pjesmarrjen në komision të Urdhërit të Mjekut, infermjerit dhe duhen marrë në punë personel shëndetësor nga më të mirët në Spitalet Universitare me kriter notën, intervistën me gojë dhe eksperiencën në punë.
- Konkurimi çdo vit i të punësuarve në spital me pyetje quiz për çdo specialitet të drejtuar ga një komision sipas specialiteteve. Nëse nuk e merr, ka të drejtën e përsëritjes vetëm një herë
- Krijimi i Bordit të Spitaleve Terciare dhe Rajonale në Bord jo më shumë se 7 individë: me përfaqësues nga: pacientët, sigurimet shëndetësore, dy nga Spitali, dhe nga Urdhëri i Mjekut dhe i infermjerit, një nga Bashkia oser Ministria (Terciari).
- Krijimi i një magazine ndërspitalore (ndoshta është krijuar) për spitalet publike dhe krijimi i një komisioni tenderimesh për të gjithë spitalet e republikës për të plotësuar nevojat e spitaleve publike të drejtuar nga Ministria e Shëndetësisë
- Drejtimi i Shërbimeve spitalore nga mjekë me eksperiencë mbi 20 vjet me konkurimme komisionin professional dhe jo politik.
- krijimi i një organizme kontrolli professional mjekësor dhe financiar brënda spitalit
Për tëndaluar mitmarrjen;
- Të ndalohet dy pënsimi i shefave të Shërbimit dhe mjekëve specialistë të Spitaleve Terciare
- Të vendoset kontroll i rreptë në harxhimet `consumable` dhe farmaceutike që përdoren pë rpacientët
- Të aktivizohet Urgjentisht `KARTA E SHËNDETIT` për pacientët që paguajnë sigurimet shëndetësore, nëpërmjet të cilave shtrimet dhe operacionet të bëhen pa pagesë. Paratë për shtrimet dhe operacionet duhet ti merrën Fondit të Siguracioneve Shëndetësore sipas një Rregulloreje të veçantë dhe Udhëzimeve Paraprake për Kartën e Shndeteti sipas Patologjisë.
- Të rishikohet Libri i Barnave të rimbursueshme dhe kjo të jetë në dorë të Fondit dhe jo të Ministrit të Shëndetësisë bazuar në informacionet që kanë Shërbimet mjekësore spitalore dhe ndërkombëtare
- Te ri-vendosen bonus-et për punë jashtë orarit, konsulta, për mjekët dhe infermjerët `on duty`, si dhe për shërbimet jashtë spitalore,
- Rritja e Pagës të arrijë 100% për të gjitha nivelet por të kontrollohet puna e punonjësve të shëndetësisë, dhe cilësia e punës së tyre nga Shefi i Shërbimit.
- Mjekët që janë edhe pedagogë të ri-vendosën orare të reduktuara pune në Spital public, të mos lejohen të shkojnë në spitale private.
- Specializimiet të beëhen me pagesë por futja në punë në spitale publike të bëhet me konkurim dhe intervistë, pavarësisht marrjes së specializimit
- Për nevojat e Bashkive dhe rretheve Bashkitë dhe rrethet duhet të bëjnë Kontrata të veçanta pune 3-5 vjeçare për mjekët, dhe specialistët e tjerë për të cilët kanë nevojë duke u siguruar atyre jo vetëm punën, rrogë speciale, por edhe shtepi dhe lehtësira të tjera.
- -Mitmarrësit dhe të korruptuarit personel Shendetësor tu hiqet licensa nga Urdheri i Mjekut dhe infermjerit etj, dhe të largohen nga puna e të veprohet sipas ligjeve në fuqi.
Këto probleme do të ishin parandaluar nëse qeverisja e sotme do të interesohej më seriozisht në realizimin e një reforme në shëndetësi dhe nëse do të vendosej një Ministër profesionist që nuk e ka mëndjen të dali në foto gjithë ditën…
Prof. Dr. Pirro Prifti
Presidentja Osmani priti në takim të përfaqësuesin special të ShBA-ve, Gabriel Escobar dhe atë të BE-së, Miroslav Lajčák
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, z.Miroslav Lajčák.
Në takim, Presidentja Osmani ka shprehur përkushtimin e plotë që të punohet së bashku me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që në veri të vendit të sundojë rendi e ligji dhe të ruhet sovraniteti i Republikës së Kosovës.
Sipas Presidentes Osmani, ndëshkimi i grupeve kriminale dhe individëve që përdorën dhunë ndaj policisë, gazetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve, është rruga e vetme për stabilitet të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Prandaj, theksoi ajo, presim që institucionet ligjzbatuese ta bëjnë punën e tyre, në përputhje me ligjin, në mënyrë që grupet kriminale përgjegjëse për dhunën të përballen me drejtësinë.
Presidentja Osmani ka potencuar se zgjedhjet e reja në komunat në veri të vendit mund të organizohen në përputhje me kornizën aktuale kushtetuese e ligjore dhe në këtë kontekst, ajo shtoi se duhet të sigurohet pjesëmarrje demokratike e qytetarëve që jetojnë në këto katër komuna.
![]()
Në takim me të dy emisarët, Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e fuqizimit të aleancës me SHBA-të dhe BE-në, në përmbushjen e synimeve të përbashkëta për rrugën euroatlantike dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
A ka pasur kisha ortodokse shqiptare në Kosovë dhe a janë tjetërsuar ato? Ja shpjegimet e historianit Jusuf Buxhovi
- Në këtë intervistë me historianin Jusuf Buxhovi flitet për disa çështje rreth krishtërimit në Dardani, ortodoksisë dhe rapoteve tona me të, si dhe gënjeshtrat serbe rreth autoqefalisë!
Historiani e shkrimtari i njohur Jusuf Buxhovi ka prekë edhe rolin e medresës së Karagjorgjeviqve në Shkup (“Velika Medresa Krala Aleksandra”) në asimilimin dhe spiunimin e shqiptarëve dje dhe sot… Ajo medrese në krye e ka pasur njeriun e shërbimit sekret serb dhe qëllimi i saj parësor ka qenë përgatitja e spiunëve që në emër të “njerëzve të zotit” ua bëjnë shqiptarëve “xhenet” (parajsë), shkuarjen “në tokën e vet në Turqi si Musliman”. Në të vërtetë marrëveshjet për shpërnguljet e shqiptarëve bëheshin pikërisht që që shqiptarët të vendoseshin atje “si musliman” në tokat e lëna shkretë prej kurdëve e armenëve, ndaj të cilëve ishin ushtruar luftëra gjenocidale nga shteti turk.
Videoja e intervistës me Jusuf Buxhovin:
Ora e Pasdites – A ka pasur kisha ortodokse shqiptare në Kosovë dhe a janë tjetërsuar ato! – YouTube
Veriu i vendit, është pjesë integrale e Republikës së Kosovës
Shkruan: Ramiz Tafilaj
Houston, Texas
6 Qershor 2023
Gramos Shala, Askush nuk mund e as që duhet të mendojë ndryshe
U deshën një shekull, që më 1999, përsëri të bëhej Amerika shpëtimtari i shqiptarëve të Kosovës
Gjeopolitika e fuqive të mëdha, në historinë tonë si komb, zakonisht ka qenë e pamëshirshëm ndaj nesh. Qoftë në Kongresin e Berlinit (1878) apo Konferencën e Londrës (1912-13), si dy nga ngjarjet me peshën më të madhe historike e politike të historisë moderne, shqiptarët u dëmtuan jo vetëm territorialisht, por edhe si komb. Arsyeja e vetme, ani pse jo e arsyeshme, ishte akomodimi i interesave të fuqive të mëdha të kohës duke ledhatuar sa s’duhet vendet si Serbia. Vetëm më 1919, në Konferencën e Paqes në Paris, një nga këto fuqitë e mëdha të kohës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën udhëheqjen e Presidentit Woodrow Wilson, kishte ndërruar qasje: “Shqipëria duhet të jetë e pavarur,” kishte theksuar ky burrështetas amerikan duke përdorur veton që kishin SHBA-të, kundrejt krejt planeve për të copëtuar Shqipërinë në tërësi, duke zhbërë kështu të vetmin shtet shqiptar në Evropë dhe duke lënë shqiptarët komplet nën mëshirën dhe sundimin e shteteve fqinje si Greqia, Mali i Zi, e Serbia. Këtë fat nuk e patën Kurdët të cilët më, nuk janë as shtet e as komb.
Besoj se nuk do shumë koment se si do ishim, apo më mirë thënë, si s’do ishim fare sot ndoshta as si shqiptarë e leje më si shtete që tani në kemi dy – Shqipërinë dhe Kosovën – pa këtë ndryshim drastik të politikës së SHBA-ve karshi shqiptarëve në Evropë të filluar nga Presidenti Wilson! Besoj se nuk duhet shumë analizë për të kuptuar se vet ekzistenca jonë sot si shtet e komb është duke iu falënderuar SHBA-ve.
U deshën gati edhe një shekull, që më 1999, përsëri të bëhej Amerika shpëtimtari i shqiptarëve të Kosovës, dhe realisht pagëzuesi i shtetit më të ri në Kosovë, Republikës së Kosovës, kur në linjë me Wilson më 1919, ishte George W. Bush më 2007 që kishte deklaruar midis Tirane se “mjaft është mjaft, Kosova do jetë e pavarur!”
Sot, mbi një shekull pas shpëtimit të ekzistencës që na e bëri Amerika si shtet e komb, dhe mbi dy dekada pas shpëtimit të Kosovës, që përsëri u bë falë SHBA-ve (kuptohet, edhe aleatëve tjerë, gjithsesi), është shumë paradoksale të shihet një përkeqësim i marrëdhënieve diplomatike në mes Kosovë e SHBA-ve. Kur kreu i diplomacisë së SHBA-ve e dënon publikisht Qeverinë e Kosovës dhe vet kreun e saj, dhe kur i fundit sillet si pasha ndaj aleatit më të pazëvendësueshëm e besnik të shqiptarëve e veçanërisht Kosovës, duket se busulla e orientimit gjeopolitik të Kosovës është totalisht e hutuar, për të mos thënë thellësisht e gabuar.
Bota dhe interesat politike ndërkombëtare as nuk varen e as nuk determinohen aspak nga Kosova. E kundërta është e vërtetë: veprimet e Kosovës – deshtëm apo s’deshtëm ne – orientohen, drejtohen, dhe përcaktohen nga këto interesa. Krejt çka ne duhet të bëjmë është ta ruajmë kursin e veprimeve tona në linjë me SHBA-të. Pjesa tjetër është teknike.
Çfarëdo devijimi ynë nga kursi i një linje me SHBA-të është braktisje e një super anije për të ruajtur pozitën e një kapiteni të një barke as pa motor, në ujërat tmerrësisht të trazuara të një oqeani gjeopolitik ndërkombëtar. Stuhia që ka trazuar këtë oqean quhet Ukrainë. Andaj, siç e ka thënë edhe miku im i çmuar dhe ambasadori ynë pa portofol në SHBA, Dr. Faton Bislimi, “ky është momenti kur ne duhet të shohim përtej gardhit!” Ky është momenti kur ne duhet të jemi vizionarë e të mos luajmë me formalitetet kundrejt realiteteve. Teoria është e bukur në shpjegimin e fenomeneve, por është praktika ajo që i shkakton fenomenet. Sovraniteti si koncept teorik është impresiv, sidomos për një vend si Kosova, por realizimi i tij praktik është shumë i komplikuar sesa shihet nga kuptimi i shkronjave në ligj a kushtetutë. Fundja, edhe vet kushtetuta flet, jo vetëm për kuptimin bukfal të shkronjës, por edhe të shpirtit të saj – pra, domethënies së qëllimit për të cilën ajo është aty.

Pjesa veriore e vendit, është pjesë integrale e Republikës. Askush nuk mund e as që duhet të mendojë ndryshe. As Amerikanët. Por, krijimi i një situate që ndoshta qëllimin e ka pasë shumë të mirë, por rezultatin kogja të keq, nuk i shërben Republikës së re të Kosovës. Nëse çarja me SHBA-të bëhet normë, Kosova humb. Ne fitojmë, siç na mëson historia, vetëm atëherë kur jemi në linjë me SHBA-të. Fitore tjetër as nuk kemi pasë, e frikoj as që do kemi. Po e lëshuam superanijen SHBA, dallgët e oqeanit të trazuar politik mund shpejtë ta gëlltisin barkën tonë të vogël pa motor. Kapiteni e krejt ekuipazhi i tij s’do marrin lavdinë për fundosjen e atyre pasagjerëve. Pos mallkim!
- s.
Ramiz Tafilaj është aktivist shqiptaro-amerikan që jeton e vepron në Houston, TX. Për kontributin e tij për kauzën kombëtare, ai është nderuar edhe nga Presidenti i SHBA-ve me Medaljen e Arritjes Jetësore. Ai është gjithashtu anëtar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, dhe mban Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”
Çdo mirësi dhe marrëzi kanë limitet e tyre të progresit dhe regresit
- Një kontribut modest për demokraci
Nuk ka vënd për të diskutuar teoritë e ndryshme të organizimit të shoqërive. Ka shumë të tilla të ideuara, të vëna në zbatim dhe të pa gjetura për tu konsoliduar. E pritëm në fillim të 1991-shit ndërrimin e sistemit me shpresa të mëdha. Na u bë zemra mal. Mbushëm sheshet dhe mejdanet me brohoritje, thamë se shpresat e gjithëhershme të brezave zbritën nga “qielli”. Gëzonim se po e mposhtnim “Unin”, “Monoizmin”, varfërinë. Koha na tregoi se u zhgënjyem. Zhgënjim, jo se ish rendi që përmbysëm ishte i përshtatshëm, por zhgënjim për atë ç’farë shpresonim të arrihej. Ikën 32 vjet. Zhgënjimi është zmadhuar në atë masë sa thelluka, na i pret shpresat për ngjitje. Nuk do analizojmë pse-në, sepse zhgënjimi i tre dekadave është shumë i qartë, kudo është i provuar dhe i urryer. E solli, kush e solli, edhe kjo dihet. Nuk ja vlejnë artikujt, intervistat, debatet mediatike, apo televizive. As akuzat që përdoren për të zgjatur proçeset, as teoritë e mbara dhe të mbrapshta partiake, akademike. Madje as importimi i llojeve të demokracive.
Në genet e etnike të kombit tonë, qendrojnë të gjitha aspektet më të pëlqyera të drejtimit dhe zhvillimit shoqëror. Trashëgojmë karakteret, virtydet dhe mbivlerat e administrimit të shoqërisë që nga Aleksandri i Madh, Olimbia, Pirro i Epirit, Gjin Bue Shpata, Gjon Zenebishi, Gjergj Kastrioti, Gjergj Fishta, Frashëllinjtë, Dinejt preveziotë, Fan Stilian Noli dhe ndonjë tjetër.
U harruan traditat tona kombëtare, filluam të drejtohemi me ndasitë mes vetvetes, disa na dolën të majtë, disa të djathtë, disa të “kuturusë”. Hasmëruam veten tonë me luftë ndarëse të brendshme klasash, sepse kështu na diktonin ata të djeshmit dhe këta të sotmit. Deri dje të huajt na lëvdonin për institucionin tonë të familjes, ndërsa sot ata gëzohen që na e përçanë. Arritëm të bëhemi si ata.
Vërtet ka shprehje që çdo popull meriton qeverinë që ka. Por, etnisë tonë, jo të gjitha fjalët e urta të popujve i përshtaten. Në këtë rast ne kemi urtësinë tonë: “Çdo fshat e zanat, ose derë e tabiat”.
●●●
Zbresim në terrenin tonë. Konkretisht tek zgjedhjet e 14 majit 2023, janë të nëntat për pushtetin vendor në këto 33 vite demokraci. Sipas KQZ numuri i shtetasve shqiptar (RSH) me të drejtë vote ishte 3,650,550 shtetas. Nga këta 122,545 zgjedhës votonin për herë të parë. Mirëpo nga zgjedhësit që votonin për herë të parë, më 14 maj, sipas të dhënave të raportuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vetëm 16, 628 prej tyre ose 13.5% e kanë ushtruar të drejtën e votës ditën e 14 majit. 86,5% e të rinjëve nuk votuan (me rezerva se mungojnë të larguarit).
● Një sinjal tepër domethënës, për ata drejtues partish që duan të bëjnë vlerësim të drejtë të situatës. Të rinjtë treguan me votën e tyre mos besim ndaj politikës aktuale.
Ndërsa vetëm 37,79%, ose rreth 1.250.000 shqiptarë, në 14 maj 2023 (të dhëna paraprake) i u drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur 61 krerët e rinj të bashkive që do drejtojnë në 4 vitet e ardhshme. Pjesmarrje tepër e ulët! Kjo pjesmarrje nuk tregon të vërtetën, sepse nga 3,650,550 zgjedhës mbi 1,100,000 nuk kanë votuar sepse janë jashtë atdheut. Nëse do të votonin edhe ata, përqindja në pjesmarrje do shkonte tek 65-70%. Fenomen që kërkon zgjidhje, ose t’u jepet e drejta e votimit; ose të zbriten nga numri i të rregjistruarve për zgjedhje. Më e mira të krijohen kushte për t’u kthyer në atdhe. Rezulton se Institucionet shtetërore përkatëse nuk kanë arritur të justifikojnë detyrat e ngarkuara.
Tjetër sinjal që dhanë këto zgjedhje është veprimi që kryhet me shifrat që jep KQZ-ja, mbasi tek të rregjistruarit për votim përfshihen edhe shqiptarët që janë jashtë (mangësi statistikore në numurin e shqipëtarëve që jetojnë jashtë vendit). Aktualisht kemi 140 deputetë, që i përgjigjen numurit të përgjithshëm të zgjedhësve, por nëse zbriten të larguarit, zvogëlohet numri i votuesve, si rrjedhojë duhet të ulet numri i deputetëve nga 140 që janë sot, ndofta duhen 100 të tillë. Po kështu dhe numri i punonjësve në administrata shtetërore, të korigjohet në raport me numrin real të banorëve që u shërbehet.
● Një sinjal tjetër madhor që zgjedhësit e RSH i dhanë politikës tre dekadëshe. Në ndihmë të shtjellimit të kësaj teme, krahasojmë disa të dhëna cilësore të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.
● Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në Shqipëri, kanë marrë pjesë në votim 1.613.087 zgjedhës, ose 46,72 % e numrit të përgjithshëm.
Sipas KQZ-së, Partia Socialiste ka siguruar 763.999 vota, ose 48,33 për qind e numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme.Partia Demokratike mori 455.481, vota ose 28,81përiqnd.
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 225.678 vota ose 14,28 për qind.
Partia Demokratike dhe Partia e Lëvizjes socialiste, sëbashku në 2021 morën 681,159 vota. Diferenca mes PD+PLS me partinë socialiste ishte 82.840 vota në favor të Partisë Socialiste.
Në zgjedhjet e 14 majit 2023, Partia Socialiste arriti të fitonte 53 bashki, koalicioni “Bashkë Fitojmë” fitoi në 7 bashki, ndërsa një bashki u fitua nga Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen.
Në këto zgjedhje vendore morën pjesë 1.250.000 zgjedhës, ose 37,79%. Ende deri sot (05/06/2023) nuk janë çertifikuar përfundimisht nga KQZ-ja rezultatet për të paraqitur shifrat absolute dhe relative të fituara dhe të humbura nga subjektet elektorale, për të bërë vlerësimet politike, por u mësua se partia socialiste ka fituar shumicën e bashkive, ose 86,88 % të tyre. Këta tregues dëshmojnë se për elektoratin shqiptar paraqiten shqetësime serioze, të cilat duhet të zgjidhen nga institucionet e larta shtetërore; KQZ; Partitë politike qofshin fituese apo humbëse. Diferencat e theksuara mes partive, tregojnë mungesë pluralizmi, ende nuk kemi arritur të shkëputemi nga e shkuara. Kjo është përgjegjësi e të gjithëve për nga veprimet dhe mos veprimet në ndikimin për ndryshimin, shkëputjen nga e shkuara.
Të dhënat që rezultojnë nga zgjedhjet, si parlamentare dhe vendore, tregojnë se në Shqipëri, zgjedhësit anojnë nga e majta. Kjo prirje, sipas mendimit tonë, ka disa arësye:
a) tregon se tek e majta (kryesisht tek PS), strukturat organizative janë më të konsoliduara, rrjedhojë e trashëgimisë.
b) tregon se të djathtës i mungon përvoja në konsolidimin e strukturave nga qendra në bazë, mungon aftësia për të krijuar lidershipin e saj, ka luhatje-pa qendrueshmëri. Madje nuk është arritur përputhja e parimeve të demokracisë me përzgjedhjen e emërtimit të saj si Parti Demokratike. Nuk është gjetur bashkërendimi, besueshmëria ndërmjet emërit të partisë (PD) me parimet demokratike. Nuk është arritur përshtatja e emërit të PD me synimet për vendosjen e kritereve dhe parimeve demokratike
Deri tani, me keqardhje rezulton më shumë si një përvehtësim.
c) Nuk është arritur konceptimi se çdo parti, së pari krijohet për mbrojtjen e ruajtjen e Atdheut, të interesave të bashkëkombasve, zhvillimit të shoqërisë.
Përvoja e këtyre tre dekadave tregon se ka ekzistuar dhe ekziston privatësia partiake, konfliktualizmi partiak për interesa shumë të ngushta, apo për grupime shumë të vogëla dhe të ngushta interesash. Është i dukshëm roli i “individit”, egoizmi ekstremist. Këto janë plagë të thella, që kanë partitë tona dhe duhen të shërohen, por në asnjë rast me riciklime, siç është vepruar dhe dëshirojnë të gjitha partitë me propagandat e tyre. Janë mëse të tepruara qendrimet në krye të partive të njëjtët persona me dekada!. Kriter krejtësisht antidemokratik, të pamerituar dhe aspak të justifikuar.
ç) Qëndrimet konfliktuale rëndom të përdorshme nga krerët e partive, të cilat kalojnë në veprime ekstreme, siç janë thirrjet për vdekje politike të këtij apo atij politikani apo partie, janë thirrje antidemokratike. Nëse, vërtet do të realizoheshin këto lloj qendrime mallkuese, kuptohet se do mbetej vetëm partia “mallkuese”. Kjo pa mëdyshje nënkupton shuarjen e pluralizmit.
Pa u shtjelluar më tej, çdo thirrje dhe veprime të tilla të ashpra armiqësore mes partive dhe personave drejtues, tregojnë se këta lloj “thirrësish” nuk kanë arritur të kuptojnë asgjë nga demokracia, por u qëndrojnë besnik pushteteve diktatoriale, intresave vetiake, kundër interesave patriotike e shoqërore. Votuesit nuk duan sharje, as konflikte, vend e pa vend, por ata kërkojnë pluralizëm, dmth konkurenca (gara) në zgjedhje për programet më të mira në favor të shoqërisë dhe vendit. Këtë pëlqim, dëshirë duan zgjedhësit dhe kjo duhet kuptuar qartë.
Çdo devijim nga parimet demokratike shpie në dëmtim të demokracisë, siç ka ndodhur këto 32 vite.!
d) kërkohet thellim për shkaqet që na shpien në fitore ose humbje. Nëse fituesi e tepron fitoren duke i bërë jehonë, ai do rrëshqasë nga humbja, sepse shuhen përpjekjet për të ecur më përpara, bie vigjilenca garuese. Edhe më keq do eci humbësi, nëse nuk analizon shkaqet e vërteta të humbjes, por trumbeton si shkaqe vjedhjen e votave, manipulimin, manovra ekonomiko-sociale në prag fushate etj, të cilat dihet që kanë vepruar dhe veprojnë gjatë zgjedhjeve. Humbësi do mbetet përsëri humbës. Ndaj duhet të dy palët të jenë seriozë në nxjerrjen e shkaqeve, t’u drejtohen projekteve, programeve që i nevojiten vendit dhe shoqërisë. Të mos merren vetëm duke zmadhuar shkaqet e vogla dhe të përsëritura, të cilat i përdor politika për largimin e përgjegjësive e manipulimin e elektoratit.
● Tjetër sinjal shqetësues që rezultoi mbas 32 viteve, votuesit shqiptarë, për herë të parë shfaqin interesin më të ulët në zgjedhjet vendore. Fakti tregon se zgjedhësi shqiptar është ngopur me propagandat e pafundme të politikanëve. Duhet kuptuar dhe pranuar tashmë se mashtrimeve zgjedhore po u vjen fundi. Koalicioni “Bashkë fitojmë” u votua nga afro sa gjysma e votave që ka pasur e gjithë opozita në zgjedhjet e mëparshme.
● Një situatë e tillë, e padëshiruar nga të gjithë ne, është sinjal i qartë politik, jo vetëm për opozitën e ndarë, por për lojrat politike të lidershipërve të politikës tonë aktuale. Opozita nuk ishte solide me idenë dhe veprimin e një bashkimi aspak organik. Ky ortakllëk, mundet të dyshohet edhe i mirëmenduar. Fenomeni lindi tek opozita, por për shqiptarët dhe Shqipërinë, fenomeni është tek i gjithë lidershipi partiak.
Mos marrja pjesë e më shumë se gjysmës së elektoratit, kryesisht të djathtë, goditi me të drejtë vetveten, por shkaku i goditjes e kapërcen “vetveten” duke folur bindshëm për gabimin politik të mos zbatimit të orientimit euroatlantik në vendit tonë. Kjo duhet të ngulitet mirë tek truri politik, si tek të “majtët” dhe tek të “djathtët”.
Zgjedhjet treguan se kërkojnë bindshëm ringritjen në nivel kombëtar për riorganizimin politik të partive kryesore, të djathta dhe të majta. Kujdes ti kushtohet elementit të ri (larg nepotizmit dhe militantizmit), të përkushtuarve për demokratizimin e shoqërisë.
Nëse do të shikohet realisht riorganizimi Partisë Demokratike, nuk ka asnjë vlerë që të vazhdojnë të ndara, veç interesave personale. Të gjithë e dimë se çdo ndarje, është rifillim për të dyja copëzat. Asnjë parti nuk mund dhe nuk duhet të shkëputet nga objektivi për të ndërrtuar politika që i përshtaten vendit dhe shoqërisë. Pikërisht ky parim i bën ato të jenë pasuri e të gjithë shqiptarëve. Shqipëria nuk është pronë e asnjë partie. Ndërsa partitë janë pronë e Shqipërisë dhe të detyruara për të mbrojtur sovranitetit dhe vetëm në shërbim, kush e kush, sa më mirë për zhvillimin tonë shoqëror. Synimet për të qenë partitë pasuri individuale apo grupnjerëzish, të shkëputur nga interesat gjithpërfshirëse të shoqërisë, janë të destinuara të “dështojnë”. Këtë e din edhe “bufi”, por na e mësuan dhe e goditën mjaft qartë dhe rëndë rezultatet e këtyre zgjedhjeve.
U tregua me maturi se dëshpërimit, zhgënjimit dhe durimit 32 vjeçar i erdhi fundi, ose duhet t’i vijë fundi. Këtë maturi, lidershipi (udhëheqësit) shqiptar duhet ta konkretizojë nëpërmjet ndryshimit cilësor të drejtimit. Të udhëheqësh, kërkohen disa kritere, të cilat nuk janë kopsitur as sot dhe as nga ne, por nga përvojat botërore historike.
● Një shprehje e Alcide de Gasperi që ką qenë një ndër kryeministrat e shquar të Italisë, duhet të jetë në qendër të vëmëndjes: “Politikanët mendojnë gjithmonë për zgjedhjet e ardhshme. Burrat e shtetit mendojnë për brezat e ardhshëm”.
Në këto tre dekada, duhet pranuar që politikanët tanë kanë vepruar vetëm dhe vetëm për të fituar zgjedhjet. Me zgjedhjet e 14 majit 2023, sovrani e dënoi këtë veprim dhe kërkon që “burrat” e shtetit të mendojnë dhe veprojnë për brezat e ardhshëm. Ka disa përkufizime që përcaktojnë profilin e lidershipit të vërtetë: “Lidershipi është frymëzim, për vete dhe për të tjerët. Lidershipi i suksesshëm është për jetesat njerëzore, jo për proceset. Lidershipi nuk është formulë apo program, por një aktivitet njerëzor që vjen nga zemra dhe merr parasysh zemrën e të tjerëve. Është një qëndrim dhe jo një rutinë”. Për fat të keq na mungojnë të tillë personalitete. Kjo mungesë është pasojë e sistemit të shkuar por që vazhdon edhe sot, ku nuk piketohen individë cilësor duke filluar në bankat e shkollave e në vijimësi për trajnimin e individëve të përveçëm, brenda shoqërisë tonë.
● Tek ne është vërtetuar një tjetër e thënë:”Kur vërtetohen me shifra dhe fakte gabimet, duhet të kërkohet falje. Tek ne mungon se kush është bindësi për të treguar se është gabim”. Për fat të mirë, me këto zgjedhje u gjet se kush duhet ti bindë udhëheqësit që kanë vepruar dhe veprojnë gabim. Ky ështe elektorati si i djathtë dhe i majtë. Foli sovrani, madje me zë të fortë: “Binduni se jeni gabim”. Nëse ende nuk reflektohet për bindje, atëhere drejtësia është e detyruar të vendosë për t’i bindur.
Zgjedhjet e 14 majit, me rezultatet e arritura, treguan se sovrani zgjodhi pluralizmin shqiptar, sepse si ata që votuan dhe ata që nuk e panë të arësyeshme të votonin, nuk joshen më me propagandë, por duan pluralizëm dhe rotacion politik, jo se është e thënë teorike, por e duan të bazuar në balancat e meritokracisë.
Kush mendon se, në rastin konkret, ndarja e një partie në copëza, do sjell fitoren, demokracinë, apo marrjen e pushtetit, nuk e njeh demokracinë, madje as veprimet arithmetike. Ose bëhen qëllimisht për të penguar demokracinë. Ndërsa të rendurit mbas krijimit të partive të reja, shpie në egoizëm, tregon “pronësi” vetiake, ose parti për interesa të veçanta grupnjerëzish, por që nuk i përkasin rendit demokratik.
Çdo e mirë arrihet nëpërmjet unitetit, bashkimit dhe jo ndarjes. Ndaj kombit tonë, dashakeqët romakë, bizantinë, osmanë, etj. kanë arritur të na dëmojnë rëndshëm pikërisht nëpërmjet copëzimit të trojeve, përçarjes fetare dhe këto afro 70-80 vitet e fundit, na mbollën edhe luftën e klasave. Ca turq e ca grekë apo serbë; ca kulakë, ca ballistë, a komunistë. Duken qesharake, por të tilla ndarje kanë çoroditur, armiqësuar popullin deri në palcën e familjes. Nëse ndokush ende vazhdon të pranojë ndarjen, ai apo ajo, kushdo qoftë, praktikisht dhe teorikisht nuk mund të jenë udhëheqës. Ndaj tyre duhet të hiqet dorë, ose historia do ti ndëshkojë njëlloj edhe rendësit pas tyre.
Mbas zgjedhjeve dëgjojmë edhe pretendime të cilat përgënjeshtrojnë njëra tjetrën. Disa drejtues të rëndësishëm partiakë e kanë guximin dhe deklarohen drejt për shkaqet e vërteta të dobësive në zgjedhjet e 14 majit 2023:
● Nëse PD-ja do të ishte e bashkuar, ndyshe do të ishte situata. Atëhere ky është shkaku, kurse thirrjet: “u vodhën votat” është manipulim për të mbuluar realitetin. Një konkludim i saktë, i pastër dhe i drejtë. Metodë tepër e gabuar, kur defekti kërkohet gjithnji vetëm tek vjedhja, manipulimi i votave. Ky pretendim nuk i shërben as PD dhe as demokracisë në Shqipëri. Dikush tjetër në rrjetet sociale shpreh mendimin e tij se: “Berisha dhe Basha të tërhiqen. Asnjëri nuk është për situatën ku është PD-ja”.
Në të vërtetë dorëheqja është institucion, i cili vepron në raport me ndërgjegjen dhe përgjegjshmërinë e secilit ndaj interesave tërësore të shoqërisë së cilës i takon dhe kundër interesave vetiake, tepër të ngushta.
● Ish-kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, aktualisht nënkryetar i kësaj partie, Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar se PD nuk hyri në zgjedhjet lokale për të fituar, por për të mbajtur gjallë partinë dhe atë që ajo përfaqëson. Deklarime të tilla, në pamje të sinqerta dhe të vërteta, por nuk kuptohet e kundërta kur bëhen akuza për “vjedhje të votave”, manipulime, etj. Fjala vjen: ish kryeministri sërish ka vijuar akuzat ndaj qeverisë duke bërë atë përgjegjëse për humbjen drastike në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ai deklaroi se “në këto zgjedhje kishte një industri të blerjes së votës përmes bandave dhe oligarkëve. Gjithashtu shtoi se në zona si Mamurrasi blerja e një vote kapi dhe shifra deri në 600 euro”. Në Shkodër, eksponentë tanë të PD u telefonuan nga banditët, u kërcënuan në mënyrën më të egër prej tyre, u ofruan gjer në 20 milionë lekë për komisioner, nga 10 mijë euro për komisione. Edhe Partia e Lirisë deklaron: Krimi nën komandën e Ramës shkatërroi zgjedhjet! Do mbrojmë votën me çdo çmim. Në emër të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, përfaqësues të Partisë së Lirisë, i mëshojnë argumentit se më 14 maj pati votime nën terrorin e mafies së pastrimit të parave dhe krimit të organizuar, të cilat, sipas tyre, shkatërruan zgjedhjet.”Qindra milionë euro të pista u hodhën në fushatë për të blerë vota….”etj. Të tilla vlerësime i kemi dëgjuar në të gjitha zgjedhjet e pas nëntëdhjetës, nga të dyja palët dhe që thuhen edhe para zgjedhjeve se do të mbrohen votat, etj. Nuk pretendohet dhe as mohohet se në zgjedhje nuk veprojnë fenomene të tilla, por ato nuk eliminohen me deklarime nëpër media, as duke treguar trimëri si para dhe pas tyre. Rrugët për ndreqjen e fenomenit janë mbledhja e fakteve me prova dhe kallzimet në organet përkatëse të drejtësisë.
● Në shkrimin tonë, nuk anësojmë nga asnjë palë, nuk jemi pjesë e asnjë force politike, por si qytetarë, si intelektualë e ndjejmë të nevojshme të paraqesim mendimet tona. Dëshirojmë të japim kontributin tonë për të ulur sado pak tensionet, konfliktet partiake, të cilat janë vërtetuar se nuk ndihmojnë aspak në gjetjen e rrugës më të mirë, më të përshtatshme për të patur opozitë dhe pozitë të shëndosha e të konkurueshme. Qendrime të tilla, të pa përshtatshme, u shërbejnë vetëm disa pak individëve dhe grupeve të caktuara pranë tyre.
Duhet të ndërgjegjësohemi për të siguruar rotacionin qeverisës mbi bazë të meritokracisë, vetëm të asaj force politike që ideon dhe realizon projekte më të favorshme për shoqërinë dhe vendin. Të mos ecim pas sloganeve konfliktuale, as propagandave ku vetëm luftohen individë apo parti politike pa argumenta. Të vlerësojmë vetëm arritjet, veprimet që kryejnë palët politike. Jo rotacion politik fallso se: “dua unë, apo duam ne”. As me mashtrime nën sliganun se është parim demokratik. Rotacioni politik është vërtet parim demokratik, por me kushtin garues meritokracinë.
Urojmë që rezultatet e këtyre zgjedhjeve të shërbejnë në arritjen e reflektimeve pozitive, të mposhten, sjelljet dhe veset e mbrapështa, pjella të së kaluarës jo demokratike.
Nga: profesor Agim Binaj,
studjues Fahri Dahri
Tiranë – Qershor 2023






