Kreu Blog Faqe 1036

Kryeministri Kurti mori pjesë në konferencën “Kroacia Evropiane: Retrospektivë dhe Perspektivë” të mbajtur në Dubrovnik të Kroacisë

0

Dubrovnik, 9 qershor 2023

Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të mbajtur në Dubrovnik, titulluar “Kroacia Evropiane: Retrospektivë dhe Perspektivë” (European Croatia: Retrospective & Prospective).

Atje, kryeministri Kurti ishte folës në panel, ku prezantoi para të pranishmëve progresin demokratik dhe ekonomik të Republikës së Kosovës, si dhe foli për zhvillimet e fundit dhe situatën aktuale në katër komunat në veri të vendit, duke dhënë një shpjegim kronologjik të ngjarjeve.

Ai u shpreh i lumtur që ndodhet në Kroaci, vend ky mik dhe aleat i Kosovës dhe me të cilën gëzojmë marrëdhënie të shkëlqyeshme dypalëshe.

Kroacinë e shohim si shembull i mirë i anëtarësimit të një shteti të rajonit në Bashkimin Evropian dhe NATO, u shpreh kryeministri.

Në lidhje me raportet me Serbisë, ai tha se Kosova dhe Serbia tashmë kanë një marrëveshje të dakorduar me njohje reciproke de-facto në qendër, një arritje kjo e madhe e BE-së, por që nuk po gjenë zbatim në praktikë për shkak të sjelljes destruktive të Serbisë. Me këtë rast, ai ritheksoi rëndësinë dhe nevojën e zbatimit të plotë, të shpejtë dhe të pa kushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe aneksit të saj.

Në këtë konferencë, Kryeministri Kurti riktheu në vëmendje propozimin e tij të mëparshëm për një model të ri të bashkëpunimit rajonal të quajtur SEFTA, sipas modelit aktual të EFTA-EEA, që do të shërbente si një baticë që ngre të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

Ai po ashtu shtoi se Bashkimi Evropian duhet të mbrohet, dhe se i njëjti mund të reformohet dhe të zgjerohet në të njëjtën kohë.

Konferenca e cila u mbajt në Dubrovnik të Kroacisë, ishte e organizuar nga Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian (S&D).

Më shumë fotografi gjeni në LINKUN në vijim:

https://we.tl/t-fmpZqoLHYf

Analizë për romanin të Sulejman Krasniqit,“Prisja e Komiteve”

0

Nga: Zeqir Bekolli , shkrimtar nga Prishtina

  • Aftësitë strategjike të Shotë Galicës dhe gatishmëria e saj për t’u flijuar për atdhe  
  • Analizë për romanin e Sulejman Krasniqit, “Prisja e komitëve”, botim i Shtypshkronjes “Mihal Duri”, Tiranë, 1975 

Romani “Prisja e Komiteve”, me autor Sulejman Krasniqin, radhitet ndër veprat me vlerë të Letërsisë Shqipe dhe i kushtohet heroines Shote Galica. Për subjekt ka ngjarjet historike të kryengritësve shqiptarë, jo vetëm në trevën e Drenicës, të prirë nga Azem Galica, kundër ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe. Është fjala për periudhën e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene.  

Në një darkë zyrtare, ku merrte pjesë kryeministri i kohës, Nikolla Pashiqi, i njohur si njëri ndër dinakët më të mëdhenj të asaj peridhe, në Beograd. Në kryeqytetin serb u thurën të gjithë skenarët dhe intrigat antishqiptare për kolonizimin e Kosovës, për shpënguljen e shqiptarëve për Turqi , për strategjitë e ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe për shuarjen e kryengritjes në mbarë Kosovën,  e sidomos në Drenicë, për apetitet serbe për Trepçën e çka jo. 

Autori ngjarjen e përqendron në Drenicë, aty ku ndodhnin përpjekjet e ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe për shuarjen e kryengritjes, të cilat shoqëroheshin me masakra, vrasje, kidnapime dhe djegie të fshatrave shqiptare, por edhe luftën që bënë komitet, me ushtrinë e xhandarët serbë në fshatrat e kësaj treve. Ishte kjo periudha kur plagoset rëndë  dhe vdes kryekomiti, Azem Bejta, i cili do të varroset në Shpellen e Shqiponjave, në fshatin Kjevë të komunës së  Klinës, në prani të Shotës, e trupi i tij u hodh në greminën e shpellës, që të mos binte në duartë e armiqëve.  

Krasniqi, duke e njohur mentalitetin e masës, me sukses prezanton karakteret e komitëve, atyre konzervativ dhe më besnikëve të prijësit të tyre, me tendencën “pro” dhe “kundër” emërimit të Shotë Galicës prijëse , që shpie deri në përçarje të komitëve. Këtu përshkruhen edhe përpjekjet e ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe për të depërtuar në mesin e komitëve . Në këto rrethana, shfaqet kolonja Angja, të cilës regjimi ia kishte persekutuar familjen dhe vullnetarisht ndihmon dhe informon komitet për planet e ushtrisë serbe, por janë edhe ushtarët serbë, që kanë futë në shërbim agjentin e tyre, Mulla Tajarin, në rolin e hoxhës, për qëllimet e tyre. Krejt këto ndodhin  në periudhën e mospajtimeve të komitëve për prijësin e ri, për shkak të paragjykimeve  dhe mentalitetit patriarkal. Përballë këtyre ndodhive, Miliq Kërsta vazhdonte të digjte shtëpi e vriste gra e fëmijë.  

Një përshkrim interesant i bëhet sulmeve guerile të komitëve mbi Kampin ushtarak dhe mbi postat e xhandarmërisë anë e kënd vendit nën thirrjen: “O prite, prite Azem Galicën , o hej…”, ku vërehej zëri i Shotës, që ua fuste serbëve frikën në palcë. Shota, me komitët e saj arriti t’i dëbojë nga lugina e Skenderajt dhe nga dy klinat mbi 2 mijë ushtarë e xhandarë serbë të cilët i ngujoi në Mitrovicë. Këtu e panë  fuqinë e trimëreshës, Shotë, ata të cilët ishin peng e zakoneve prapanike dhe kundërshtonin emërimin e saj për prijëse  të çetave kryengritëse.  

Heroina Shote Galica

Se Shota ishte një zëvendësim i denj i kryetrimit, Azem Bejta, dëshmon edhe rasti i sulmit në Stacionin e Xhandarmërisë në Mitrovicë, të cilin e realizoi tok me pesë komitë, ku vrau kryekomandantin e stacionit, në shenjë hakmarrjeje ndaj krimeve serbe mbi shqiptarët. Ky rast,  nxori në shesh aftësitë strategjike të Shotës, por edhe guximim dhe gatishmërinë për t’u flijuar për atdhe. Ky sukses shtoi edhe përkrahjen e madhe në mesin e komitëve dhe në popull. Autori, duke u mbështetur në të vërtetën historike, e ka portretuar heroinen tonë me të gjitha tiparet e një prisjeje që do ta kishte lakmi të kishte secili popull në radhët e veta. 

Për ta prezantuar fuqinë e femrës shqiptare në një kohë, kur patriarkalizmi dominonte mentalitetin shqiptar, autori nxjerrë në sipërfaqe edhe një luftëtare të fuqishme siç ishte, Merushe Meshtekna e cila mori pjesë në likuidimin e kriminelit Miliq Kërsta, me ndihmen e Ramës, në periudhën kur ushtria serbe marshonte drejt Drenicës.  

Autori aftësitë luftarake te femrës shqiptare, të Shotës dhe Merushe Mështeknës do t’i përshkruajë mirë në betejen te Lendina e Gjakut, kur vriten në pusi qindra ushtarë e oficerë serbë dhe të tjerë, që u zunë robër, në  përpjekje për t’u futur në Drenicë. Këtu del në shesh edhe roli i Ramës, të cilin një oficer serb e kishte plagosur rënd pasi kuptoi se ai i kishte nxjerrë në pritë, në bashkëpunim me Meshteknën. Rama nga plagët vdes, por rrëfimi dhe kënga kushtuar atij jetuan gjatë.  

Në roman fuqishëm përshkruhet edhe aksioni luftarak për lirimin e vajzave e nuseve të komitëve të cilat i kishin rrëmbyer xhandarët të prirë nga Haso Keçi.  Shota në rolin e një diverzanteje të vërtetë, e ndihmuar nga komitet dhe e veshur si plakë, hyn në mes të plaçiktësve, i shpartallon ata, liron vajzat e nuset, rrëmben Haso Keçin dhe disa oficerë.  

Një sukses për komitet ishte edhe kidnapimi që iu bë , Vlladan Bogojeviqit, zëvendëskomandantit të ekspeditës serbe, i cili dha shumë informacione për planet shkatrruese serbe për Drenicën, por edhe për infiltrimin e Tajar Bogujeviqit, në mesin e myslimanëve në Mitrovicë, i cili kishte mësuar gjuhën shqipe, qysh në vitin 1911. Nuk ishte i vetëm Mulla Tajari, si hafije, që u vra në xhami pas tradhëtisë, që i kishte bërë komitit Ukë Gunës, të cilin e kishin kidnapuar ushtarët serbë, por në një aksion spektakular të udhëhequr nga Shota, ishte liruar.  

Lirimi i Ukë Gunës nga komitët, ndikoi në formimin e Komitetit Pleqnar, në ribashkimin e grupeve të komiteve dhe në emrimin e Shotës prijese të komiteve. Ky rimobilizim shtoi shpresat për qëndresë kundër ushtrisë serbe e cila po planifikonte të sulmonte komitet nga të gjitha anët, madje edhe nga Shkupi.  

Serbia llogariste edhe në Cana Beg Kryeziun, që po ashtu shërbente si hafije në anën e serbëve. Autori nxjerr në shesh edhe figurën negative te Heqimit, një oficeri serb, i infiltruar në mesin e shqiptarëve. Në filim ai ishte prezantuar si xharrah, që kishte mbytur disa fëmijë shqiptarë, pas synetisë. Më vonë ishte përpjekur t’i helmonte komitët e plagosur. Zbulimi dhe asgjësimi i tij tregon qartë se komitet të prirë nga Shote Galica po korrnin suksese pikërisht edhe në saje të aftësive të tyre për zbulim.  

Gazetari, shkrimtari dhe kritiku letrar Zeqir Bekolli , sot duke folur për librin e Sulejman Krasniqit për Shote Galicen , në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë. 

Romani përfundon me betejat e përgjakashme për asgjësimin e Shtabit të Ushtrisë Serbe , ku bie heroikisht Merrushe Meshtekna, gjatë shpartallimit të ushtrisë serbe në fshatin Lybovec, prej ku prisja e komiteve bashkë me komitet ngjiten në bjeshkën e Çyqavicës, e  vetmja zonë, që mbahej e lirë nga komitet, sikur vargmalet e Berishës në luftën e fundit të UÇK-së. 

PD praktikisht e ka mbyllur ciklin e saj politik pas 32 vitesh 

0

Pirro Prifti, Tiranë 

Përplajse t e shumta dhe përcarja e thelle qe ka ndodhur në PD duke filluar që nga viti 2013 e deri më sot ku lufta politike për të bashkuar copat e bukës së këputur po vazhdon në dështim të plotë, tregon edhe një herë se Misioni Historik i Partisë Demokratike të themeluar nga PPSH me Ramiz Alinë në krye që në dhjetor të 1990- ka përfunduar pa sukses. 

Shumica dërrmuese e drejtuesve politikë të PD që në fillime deri më sot të drejtuar nga Berisha dhe pas 2013 nga pinjolli i tij Basha, kanë qënë dhe mbeten ose bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit, ose ish spiunë ose servilë dhe miq të drejtuesve politikë të cilët vazhdojnë të jenë promotorë të lëvizjeve politike konfliktuoze e përçarëse gjatë gjith këtyre viteve në Shqipëri. 

 E nisur si lëvizje  që do të mund të bëhej si Parti e idealeve të Dhjetorit, Partia Demokratike që në fillesat e sa u mbars me dështakët e Partisë së Punës që në atë kohë njiheshin edhe si besnikë të saj, ashtu si dhe tre Partitë e tjera  plot partiakë të betuar të ekstremit të majtë që çuditërisht me urdhër të Ramiz Alisë u përfshinë në dy Parti të djathta si ajo Republikane  ajo e të drejtave të njerit të dyja me dy ish sigurimsa me ish bashkëpuntorë të sigurimit dhe dy të majta, ajo social demokrate dhe  ajo Socialiste të cilat u mbushën më shumë me ish individë me tesera komuniste por edhe më pak si bashkëpuntorë të sigurimit dh eish spiunë.  

Çuditërisht të persekutuarit politike qëndruan momentalisht indiferentë dhe nuk u bashkuan menjëherë me këto katër aprti të cialt u krijuan nga Raiz Alia si përgjigje ndaj presionit të OSBE por edhe nga frika se os ndohte e njëjta gjë siç ndohi në Rumani. 

Përse PD e përfundoi ciklin e saj politik e për pasojë edhe misionin e sja historik të realizimit të një periudhe tranzicioni nga diktatura e egër komuniste në një shtet me demokraci perëndimore? 

Partia Demokratike e përfundoi këtë cikël pas 32 vitesh për këto arësye: 

-Sepse në fillim u caktua ashtu si dhe partitë e tjera të reja pluraliste për të realizuar Katovicën pra për të bërë një largim të butë nga diktatura në demokraci perëndimore e cila shahej aq shumë nga diktatura si një demokraci në kalbëzim e sipër 

-Sepse në fillim nga Ramiz Alia u dha direktiva e zbatimit të ideve të Katovicës, pra të trumbetohej në popull, se sa i mirë ishte socializmi dhe se sa i keq është kapitalizmi duke shkatërruar  ato që ishin ndërtuar në socializëm dhe për të treguar pabarazinë që ekzistonte në kapitalizëm 

Sepse drejtuesit e Partisë Demokratike me të vërtetë i muarën direktivat nga PPSH por u përpoqën të realizonin disa element kapitalistë mbi strukturën dhe superstrukturën ish socialiste  duke trumbetuar `çekun e bardhë`, dhe teorinë e terapisë emergjente ekonomike të `shockut `, gjë që e cila rezultoi një dështim i plotë ekonomiko-financiar. 

Sepse ndihma që i dha SHBA nëpërmjet Rajersonit dhe Camdesy (BB), duke futur që në 1993-1994  para të pista që mund të `shpëlaheshin` nëpërmjet Firmave Piramidale që u krijuan më vonë, me qëllim nxitjen e ekonomis së vëndit dështuan gjithashtu `me sukses`.  

Kjo shkaktoi një `luftë civile` në Shqipëri dhe rënien e shtetit në vitet 97-98. Çdo herë që e merrte pushtetin PD me aleatëte saj shkaktontë probleme social-ekonomike dhe financiare duke e paraqitur Shqipërinë si një shtet madje dhe popull primitiv dhe hajdut në sytë e ndërkombëtarëve. Duke u paraqitur si një Parti me drejtues intelektualë fshatërë pa përvojë dhe eksperiencë dhe pa meritokraci, Në Shqipëri dhe votuesit e saj e refuzuan Partinë Demokratike e cila ka 10 vjet që jo vetëm nuk është në pushtet, por se ka humbur edhe pushtetet lokale pikërisht për shkak se drejtuesit e saj ishin pa asnjë vision për të ardhmen, ishin drejtues ose ish-bashkëpuntorë të sigurimit , ose ish spiunë, ose bashkëpuntorë dhe servilë të tyre deri sa ata ishin në pushtet.  

Partia e majtë, një Parti e krijuar gjithashtu nga PPSH, qëndroi pa probleme sepse u përshtat më me lehtësi në kushtet e një sistemi liberal demokratik perëndimor, por se për herë të parë kjo Parti u drejtua nga qytetarët të cilët kishin një vision dhe nuhatje më të mirë se çfarë kërkohet nga Perëndimi. 

Për këtë shkak edhe për arësye se drejtuesi i PD ish komunisti i vjetër Berisha u shpall non grata madje edhe si familje nga SHBA dhe Britania e Madhe, i cili ishte dhe mbetet konfliktual dhe me halucinacone të marrjes së pushtetit me `revolucion`, për shkak edhe se është një person që ka baltosut vëndin e tij dhe ka krijuar me dashje apo pa dashje, përçarje të thella brënda partisë së tij por edhe në popull duke predikuar çdo ditë në media dhe rrjete sociale bashkë me ata që paguhen prej tij gjera të pavërteta dhe aspak reale për Shqipërinë duke mashtruar dhe gënjyer popullin për realitetin dhe duke kundërshtuar ndërkombatarët si dhe qeverisjen aktuale, e cila përkrahet fuqimisht nga SHBA dhe BE. 

 Si përfundim përçarja e thellë në PD nuk e ka shkakun vetëm tek non grata Berisha i cili për të mbrojtur e justifikuar shkeljet e ligjit që ka kryer ai dhe disa nga familja e tij po bën çmos të marrë drejtimin e një Partie tashmë fantazmë ku të gjithë ish drejtuesit, madje dhe këta të rinjtë janë të implikuar në afera me shkelje ligji dhe më e keqja është se janë pa asnjë vision. 

 Kjo pamundësi për të bashkuar PD e përçarë deri në rrëzi i ngjan bukës së thyer që nuk ngjitet më dhe është e kotë që të harxhohet energji për të bashkuar dçka që i ka kaluar koha dhe që e ka humbur e përfunduar si vizionin ashtu dhe misionin e saj. 

 Ka ardhur koha ashtu si në fillimet e viteve `90, kur në botën perëndimore pas rënies së komunizmit edhe partitë e vjetra perëndimore ndrruan jo vetëm emrat por edhe strukturën në dobi të realiteteve të reja, ashtu dhe në Shqipëri pas 32 vitesh ka ardhur koha që partitë opozitare të ndryshojnë jo vetë emër por edhe vizion për të ardhmen në dakordësi me ato që predikon Demokracia Perëndimore. 

 Lamtumirë PD e non gratta-s. 

priftipirro2017@gmail.com  

Mesha e Parë në Stubëll, 12 gusht 1973

arch. Ardian DODAJ
Shpjegime:
Mesha e Parë në Stubëll, 12 gusht 1973;
Hyrja në kishën e Shën Jozefit, Stubëll, 12 gusht 1973;
Lyerja me vajin e shenjt, Binçë, 11 gusht 1973;
Vërja e duarve mbi krye, Binçë, 11 gusht 1973;
Përqafimi pas shugurimit meshtarak, Binçë, 11 gusht 1973;
Shuguri diakonal në Gllogjan, 1973;
Shurimi meshtarak në Binçë, Imzot Nikë Prela, ipeshkëv, shugurues, Binçë, 11 gusht 1973;
Forhåndsvisning av bilde
Nga shugurimi në Binçë, 11 gusht 1973;
Para shugurimit, Binçë, 11 gusht 1973;
Forhåndsvisning av bilde
Forhåndsvisning av bilde
Forhåndsvisning av bilde
Nga Mesha e Parë në Stubëll, 12 gusht 1973;
Forhåndsvisning av bilde
Fotografimi pas shugurimit në Binçë, 11 gusht 1973: Don Dedë Ramaj (1905 – 1075) dhe Don Luka Cirimotić (1929 – 2006);
Profili i Don Dedč Ramaj;
Tofografitë nga FTESA  për Shugurim Meshtarak  dhe  Meshën e Parë (Binë – Stubëll, 11 – 12 gusht 1973).

Pasioni për traditën dhe dasmën anamalëse

0

Prof. Dr. Nail  Draga, Ulqin 

  • Esat Mehmeti, Dasma në Anë të Malit-ritet dhe ceremoniali i saj, Art Club, Ulqin, 2023 

Në tre dekadat e fundit nga autorë shqiptarë nga Mali i Zi, janë botuar vepra profileve  të ndryshme, të cilat kanë ndriçuar çështje shumëdimensionale të veprimtarive shoqërore të shqiptarëve në këtë mjedis. Varësisht prej përgatitjes profesionale, pasionit dhe guximit për të trajtuar tema te ndryshme ata kanë ofruar botime më vlerë qe janë mirëpritur nga opinioni i gjerë. 

Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse për të parën herë temat e trajtuara u publikuan pa pasur pasoja pas vitit 1990, në sajë të ndryshimeve shoqërore në vendet e ish kampit socialist. Pikërisht  duke iu falënderuar këtyre autorëve opinioni i gjerë kulturor dhe shkencor ka mundësi të njihet më detalisht më çështjet përkatëse të cilat kanë qenë dhe janë preokupuese për shqiptarët në viset e tyre në Mal të Zi. 

Në gamën  e tyre botimeve bënë pjesë edhe libri i Esat Mehmetit me titull Dasma në Anë të Malit-ritet dhe ceremoniali i saj, botuar ditë më parë nga Art Club-i. 

Nga vet titulli i tij, por edhe nga trajtimi i lëndes dhe argumentët e ofruara del qartë se kemi të bëjmë me një botim  të veçantë  nga fusha e etnografisë, që i ka munguar literaturës në gjuhën shqipe  tek ne.  

Trajtimi i temave të cilat janë pjesë e identitetit të një mjedisi  paraqesin sfidë për autorin si dhe kureshtje për lexuesit. Pikërisht i tillë është ceremoniali i dasmës në Anë të Malit e cila është dëshmi autentike e ruajtjës së identitetit kombëtar shqiptar. Kemi të bëjmë me krahinën etnografike të Anës së Malit e cila ndonëse ishte ne lidhje të drejpërdrejtë me Shkodrën si kryeqendra  e veriut shqiptar, ajo ruajti veçoritë e veta sociokulturore  që janë të pranishme edhe në ditët tona.  

Në këtë botim çështja e dasmës trajtohet me terë kompleksitetin e saj, duke ofruar të dhëna me interes, në dhjetë kapituj. Të dhënat e prezantuara janë rezultat i mbledhjes së lëndës në një periudhë të gjatë kohore, të cilat janë sistemuar e përgatitur për këtë botim. 

Ana e Malit si krahinë etnografike ofron mundësi të mëdha hulumtimi për studiues të profileve të ndryshme. Në këtë aspekt ka munguar botimi i veçantë qe si temë trajtimi ka pasur ceremonialin e dasmës në Anë të Malit. Duke marrë parasysh se kjo krahinë është pjesë e arealit kulturor të Shkodrës, me ndonjë përjashtim  dasma  është pothuaj identike si ajo   shkodrane. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse në të kalurën anamalasit kishin raporte  të përditshme  sociale e shoqërore me qytetin e Shkodrës. 

Autori dasmën e prezanton në dy kohë, ate në të shkuarën dhe në ditët tona. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse kemi të bëjmë me ndryshime dinamike në aspektin social e shoqëror. Pikërisht në këtë aspekt këtu është vlera e këtij botimi për t`a prezantuar të kaluarën e ceremonialit të dasmës e cila është pothuaj e panjohur për moshën e re. 

Në përgatitjen e këtij botimi autori përveç lëndës së mbledhur në terren ka konsultuar edhe literaturë selektive që është në favor të përmbajtjes dhe të konceptimit të këtij punimi. 

Me këtë botim autori dëshmon se ai nuk ka qenë vetëm mësimdhënës e gazetar, por ai me pasion ka mbledhur  e përgatitur lëndën për ceremonialin e dasmës anamalese. Ishte kjo një nismë personale në nderim të kulturës popullore, sepse ka ndodhur ajo që është shkruar. Si i tillë, ky botim është dëshmi e jetës sociale e shoqërore, çështje e cila do të zgjojë kërshërinë e lexuesve të pasionuar. 

Libri është i mirëseardhur për të gjithë lexuesit të cilët dëshirojnë të njihen me ceremonialin e dasmës në Anë të Malit, si vlerë kulturore  dhe të identitetit kombëtar shqiptar, si mision për brezat e tashëm dhe ato që do të vijnë pas nesh. 

(Fjala e mbajtur me rastin e përurimin e librit, me 13 maj 2023) 

Perëndimi po e mbështet Serbinë për të parandaluar ndikimin e Rusisë në rajonin e Ballkanit, qoftë edhe në dëm të Kosovës dhe Bosnjës

0
Prof. Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë
Ndërmarrja e veprimeve nga Perëndimi në mbështetje të Serbisë në dialogun me Kosovën mund të shpjegohet nga faktorë gjeopolitikë të ndryshëm dhe interesat strategjike që secili aktor shtetëror ka në rajonin e Ballkanit.
Disa nga arsyet kryesore që po ndikojnë në mbështetjen e Perëndimit ndaj Serbisë janë:
1. Stabiliteti rajonal: Perëndimi ka interes për ruajtjen me çdo çmim të stabilitetin në rajonin e Ballkanit.
2. Rruga drejt integrimit evropian: Perëndimi, duke përfshirë Bashkimin Evropian, ka shprehur interesin për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane. Dialogu midis Serbisë dhe Kosovës është parë si një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve midis tyre, që mund të kontribuojë në procesin e integrimit evropian për të dy vendet. Fatkeqësisht ky dialog tashmë ka marrë tatpjetën. Marrëveshja e 27 shkurtit dhe ajo e 18 marsit [2023], ka hy në rrugën e dështimit. Për këtë gjithësesi përgjegjëse është Serbia, por jo pa rol në këtë mes janë edhe ndërmjetsuesit.
3. Kontrolli i ndikimit të Rusisë: Ndërhyrja e Rusisë në Ballkan ka qenë dhe mbetet një faktor i rëndësishëm në këtë rajon. Së paku prej vitit 2007, pas fjalimit ët Putinit në Mynih, Serbia dhe Kosova është rikthyer plotësisht në agjendën vepruese ruse. Në këtë kontekst, Perëndimi ka shfaqur mbështetje ndaj Serbisë për të parandaluar rritjen e ndikimit të Rusisë në rajonin e Ballkanit, qoftë edhe në dëm të Kosovës dhe Bosnjës.
4. Lufta në Ukrainë: Vazhdimi i këtij pozicioni pro serb veçmas i SHBA-ve dhe Francës mbetet i ndërlidhur dhe ndërvarur nga vazhdimi dhe fundi i lufëts në Ukrainë.

Si u kthye Shqipëria nga vendi me popullsinë më të re në Europë, në vendin që do ketë popullin më të plakur në botë!

0

Nga: Koço Broka, analist ekonomik, Tiranë

Në datën 2 qershor 2023, INSTAT publikoi të dhënat për popullsinë më 1 Janar 2023, së bashku me faktorët kryesorë që ndikojnë në të, shtesën natyrore, (lindjet-vdekjet) dhe migracionin neto (emigracion-imigracion), përfshirë dhe shtrirjen e saj në qarqe.

Popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2023, rezultoi 2.761.785 banorë, me një pakësim jo të vogël prej -31.807 banorë, krahasuar me 1 janar 2022.

Kjo rënie kaq e lartë, ka ardhur si rrjedhoje e dy faktorëve, por para së gjithash e mbi të gjitha si rezultat i numrit të madh të migracionit neto. Kjo duket qartë nga fakti se treguesi i fundit migracioni neto, që është diferencë midis numrit të emigrantëve dhe imigrantëve vitin e kaluar ishte -32.497 persona.

Në kushtet kur shtesa natyrore e popullsisë po i afrohet zeros, për të qenë më pas negative, ose vetëm 690 persona, rezulton kjo rënie e madhe e popullsisë, si në terma absolute, por dhe në terma relative prej -1.1 për qind.

Nga grafiku nr 1, rezulton se duke filluar sidomos pas vitit 2018, rënia e popullsisë paraqitet kreshendo. Mjafton të mbajmë parasysh se krahasuar me vitin 2019, vetëm brenda 4 vjetëve popullsia ka rënë 100,642 banorë me një mesatare prej rreth 25 mijë veta në vit.

Grafiku nr 1

Ndërkohë kjo rënie ka ndodhur në kushtet kur popullsia mbi 65 vjeç është shtuar me 15.271 vetë. Nga paraqitja grafike rezulton se popullsia mbi 65 vjeç është rritur nga 367.907 persona më 1 Janar 2016, në 439.225 persona më 1 Janar 2023.

Në këto kushte ka një rritje shumë të shpejtë dhe të raportit të varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç), nga 18.6% në vitin 2016 në 24.4% më 1 Janar 2023. Kjo është shoqëruar me një rritje të dukshme të përqindjes të popullsisë mbi 65 vjeç ndaj popullsisë gjithsej – nga 12.8% në 1 Janar 2016, në 16.5%, 1 Janar 2023.

Grafiku nr 2

Këta janë tregues që flasin për dukurinë e moshimit të shpejtë të popullsisë së vendit tonë. Kështu nga vendi me popullsi me moshën më të re në Europë në vitin 1990, Shqipëria parashikohet të ketë në fund të këtij shekulli përqindjen më të lartë të popullsisë së moshuar në botë (sipas raportit të OKB, dhe projeksioneve të saj për popullsinë).

Kushdo le ta shohë atë drejtpërdrejt në grafikun Nr 3. Sipas Visual Capitalist”, mbështetur në të dhënat dhe parashikimet e divizionit të popullsisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), 49% e popullsisë së Shqipërisë do të jetë 65 vjeç e lart deri në vitin 2100. Kjo është  pesha më e lartë në botë dhe dyfishi i mesatares globale deri në atë vit.

Grafiku nr 3

Ndërsa përqindja e popullsisë mbi 65 vjec shtohet me ritme të shpejta, po pakësohet popullsia e moshës 0-14 vjeç  por edhe ajo e popullsisë në moshë pune 15-64 vjeç .

Sipas grafikut nr 4, për popullsinë 0-14 vjeç, shihet qartë se nga  531.607 persona që ishin më 1 Janar 2016, numri i tyre ka rënë  443.227 persona me një rënie rreth 11-12 mijë në vit. Kjo dukuri vihet re në pakësimin e lartë të numrit të nxënësve si në shkollën 9 vjeçare por edhe atë të mesme dhe të lartë.

Mjafton të mbahet parasysh se në vitin 2001, popullsia e moshës 0-14 ishte 905.131 persona, ndërsa në vitin 2013 ishte 581.717 persona, pra ka patur një rënie shumë të madhe, si rezultat i rënies të numrit të lindjeve nga 1991 në vitet më pas.

Grafiku Nr 4

Pakësimi i popullsisë nën moshën e punës është shoqëruar dhe nga rënia e popullsisë në moshë pune e cila mund të shihen në grafikun Nr 5 .

Grafiku Nr 5

Karakteristikë e të dhënave të këtij grafiku është se nga një rënie e lehtë ose thuajse stanjacion, në vitet e para të grafikut deri në vitin 2017, më pas ka një rënie në nivele shumë të larta të kësaj popullsie gjë që duket qartë në grafik.

Pakësimi i kësaj popullsie, ka qenë -8.420 persona në vitin 2019, në -32.565 persona në vitin 2021 dhe -34.217 persona, gjatë vitit 2022. Vetëm për periudhën 1 Janar 2019- 1 Janar 2023, pakësimi është  -101.725 vetë.

Kjo po ndjehet shumë qartë nga biznesi që ankohet për mungesë fuqie punëtore, por edhe në mbarë shoqërinë shqiptare.

Këtu ja vlen të evidentohet se gjatë  viteve të tranzicionit niveli i popullsisë në moshë pune ka qenë relativisht i lartë madje duke u rritur. Në vitin 2013 ka pasur nivelin më të lartë të tij pas vitit 1991, prej 1.979.358 persona.

Pas këtij viti, filloi rënia në terma absolute dhe me një nivel shumë të ulët, në terma relative, duke u rritur dukshëm në vitet vijuese, duke u thelluar e bërë evidente në vitet e tanishme.

Kjo dukuri mund të ishte e padukshme për biznesin dhe qytetarët e zakonshëm në ato vite. Por nuk mund të thuhet se ishte e paperceptueshme, e pakapshme dhe që nuk ishte e pritshme, prej  qeverive, apo institucioneve përkatëse. Kjo për faktin popullsia banuese, popullsia e Shqipërisë  sipas Censusit të 2011 rezultoi 2.800.138 banorë, duke u pakësuar jo pak krahasuar me rezultatet e Censusit 2001. Pra dukuria e emigracionit të lartë dhe rënies së numrit të lindjeve, ishin shumë të qarta pas fillimit të vitit 1991. Ato ishin evidente. Por nëse këto dukuri nuk janë shoqëruar deri në vitin 2013, me rënien e popullsisë në moshën e punës madje në fakt janë pasuar me rritjen e saj deri në vitin 2013, kjo ishte produkt i ndikimit të ndodhive demografike të së kaluarës para 1990, kur niveli i lindjeve ishte shumë i lartë.

Ishte çështje kohe që herët a vonë  kjo do reflektohej dukshëm dhe madje vrullshëm si po ndodh aktualisht dhe siç do jetë për fat të keq në vitet në vijim. Demografë si Prof. Dr. Arqile Bërxholi, Zv/Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Demografëve Tiranë ka tërhequr vëmendjen në artikullin “Pak fjalë mbi censusin e vitit 2011” botuar në DEMOGRAFIA, Nr. 1 Viti 2013.

Treguesit demografikë nuk kanë marrë vemendjen e nevojshme, duke u vetëkënaqur nga dividenti demografik i së kaluarës pa marë masat për t’iu përgjigjur situatës, qoftë edhe me një matje të saktë, sidomos të treguesve të migrimit të jashtëm.

Duke thënë këtë, nuk mohohet se vitet e fundit, problemet demografike janë bërë temë debati në media, në shoqëri, madje edhe në atakimin e zhurmshëm politik. Por kjo e fundit nuk ka ndihmuar në trajtimin adekuat të këtyre problemeve.

Matja dhe prognozimi i saktë i popullsisë banuese të vendit është reagimi më i shpejtë i domosdoshëm në këtë fushë, që kërkon ndërhyrjen dhe mbështetjen e qeverisë. Mjafton t’i hedhësh një sy krahasimit të projeksioneve të popullsisë më ecurinë faktike të saj, në rastin e skenarit me rritjen më të ulët (pa bërë fjalë për ato me rritje të mesme dhe të lartë). Siç shihet nga të dhënat e grafikut, sipas projeksionit të popullsisë nga INSTAT, me skenarin e rritjes më të ulët ishte e pritshme që popullsia në 2023 të ishte 2.809 109 banorë por në fakt  ka rezultuar vetëm 2.761.685 banorë ose 47.324 banorë më pak, pra me një diferencë të dukshme, në një periudhë relativisht të shkurtër, vetëm 4 vjet.

Grafiku Nr 6

Rënia e madhe e popullsisë më 1 Janar 2023, krahasuar edhe me projeksionin e skenarit të rritjes më të vogël, por ndërkohë rënia relativisht e vogël e kësaj popullsie krahasuar me rezultatet e censusit të vitit 2011, bëjnë apel!

Apel që treguesit demografikë dhe censusi i vitit 2023 të meritojnë vëmendjen e duhur, tej çdo ndërhyrje të pasaktë të politikës, apo politizimi të këtij problemi të madh social dhe ekonomik për vendin.

—-

Si u kthye Shqipëria nga vendi me popullsinë më të re në Europë, në vendin që do ketë popullin më të plakur në botë! – Gazeta Dita

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott

0

Prishtinë, 9 qershor 2023 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas telefonatës me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, mbrëmë takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott. 

Së bashku diskutuan për zhvillimet aktuale, me theks situatën e fundit në veri të vendit, rëndësinë për deeskalim të plotë dhe rrugën përpara. Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti, theksoi se sundimi i ligjit duhet të jetë parimi bazë për të ecur përpara.

Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale, ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen.

 

Kryeministri falënderoi ambasadorin Abbott për angazhimin dhe bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm në thellim dhe fuqizim të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Strategji e përbashkët për veriun e vendit!

0

Florim Zeqa  

Instrumentalizimi i serbëve të Kosovës nga Beogradi i filluar në vitet e ’80-ta nga Millosheviqi, fatkeqësisht por vazhdon edhe në ditët e sotme më të njëjtën retorikë dhe me të njëjtat veprime nga pasardhësi i tij, Aleksandër Vuqiqi. Pra, ndryshimi është vetëm në kohë, por jo edhe në përmbajtje.

Serbët e vriut të instrumentalizuar dhe të frustruar njëkohësisht

Ashtu sikurse instrumentalizimi i serbëve, edhe ndarja e veriut të Kosovës e ka një një histori. Ndarja faktike e veriut të vendit ndodhi me vendosjen e trupave “paqeruajtëse” të KFOR-it ruso-francez mbi Urën e lumit Ibër në Mitrovicë në qershorin e vitit 1999.

Nga ajo kohë e deri më sot, veriu vetëm në aspektin formal administrativ i përket Kosovës, kurse në rrafshin praktik është jasht kontrollit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Dikush mund të thotë se i kemi nën kontrollë pikat kufitare, e kemi policinë dhe gjykatat, por kur është në pyetje funksionaliteti i tyre, atëherë e vërteta na del të jetë e hidhur!

Sikur të ishte ndryshe, nuk do të lejohej paradoksi i mospërgjigjes së serbëve të veriut në të gjitha pagesat, në veçanti të rrymës, të cilat po e rëndojnë buxhetin e Kosovës tani e 24 vite më parë.

Kur jemi në këtë segment, asnjëra parti politike, asnjë liderë dhe asnjë politikan sikurse që nuk ka të drejt të krrekoset që ka bërë diçka për veriun përderisa nuk e arrinë ta shtrijë sovranitetin financiar në veri, ashtu nuk kanë të drejt as ta akuzojnë njëri tjetrin për dështimet me veriun e vendit.

Sovraniteti i mangët i shtetit në veri

Edhe përkundër ndërrimit të shpeshtë të qeverive në Kosovë, asnjëra prej tyre deri tek kjo e fundit nuk arritën ta shtrijnë sovranitetin financiar në veri të vendit, edhe pse secila prej tyre investuan me qindra miliona për çdo vit në pagimin e faturave të rrymës, ujit, tatimit në pronë, etj.

Sovraniteti i shtetit të Kosovës në veri jo vetëm që është i pjesshëm, është tepër i mangët, e mbase i tillë do të jetë edhe më tutje përderisa ‘Qeveria e Kosovës, cila do qoftë, ajo nuk i detyron serbët që t’i përgjigjen shtetit për të gjitha shpenzimet dhe obligimet qytetare siq i përgjigjen qytetarët jo serbë në Republikën e Kosovës.

Edhe përkundër dëshirës dhe vullnetit të madh për shtrirje të sovranitetit në veri nga ana e qeverisë aktuale, forca e Albin Kurtit nuk është në përputhje me forcën ndarëse të veriut të vendit.

Një gjë duhet ta kemi të qartë të gjithë, shtrirja e sovranitetit dhe bashkimi i pjesës veriore në përgjithësi nuk mund të bëhet asnjëherë në mënyrë të njëanshme, por gjithnjë në përputhje dhe në koordinim të plotë me forcat ndarëse. E thashë pikërisht kështu, për faktin se, për shtrirjen e plotë të sovranitetit në veri, duhet me e pasë një forcë shumfish më të madhe sesa të kundërshtarit, në të kundërtën gjithnjë do të thyhemi keq!

Strategji dhe unifikim i forcave politike

Nuk mjaftojnë deklaratat politike, as gjuha e ashpër pa forcën vepruese. E kjo forcë vepruese po i mungon Kosovës shkaku i ndarjeve të brendshme partiake dhe ideologjike. Si pasojë e ndarjeve dhe përçarjeve nuk po arrijmë dot ta ndërtojmë një strategji të përbashkët vepruese për veriun e vendit.

Gjuha jo diplomatike të cilën po e përdorë kryeministri ynë nuk po pëlqehet nga ndërkombëtarët, por askush nga ne nuk duhet t’i gëzohemi faktit që Albin Kurti po kundërshtohet nga qendrat e vendosjes ndërkombëtare.

Duhet ta bëjmë të pamundurën që ta ndihmojmë kryeministrin tonë me këshilla dhe sugjerime, duke i ofruar një platformë të qëndrueshme politike për dalje nga kriza e shkaktuar në veri, nëmënyrë që të mos ndëshkohet Kosova shkaku i lëshimeve dhe papjekurisë politike të Albin Kurtit, për shkak se, çdo ndëshkim ndaj tij është ndëshkim për Kosovën.

Çështja e hartimit të draft-statutit për Asociacionin nuk është çështje ekskluzive e kryeministrit, por çështje është e të gjitha subjekteve politike, e ekspertëve dhe njohësve të fushës në mënyrë të koordinuar. Për shkak se çdo sukses apo dështim duhet ta ndajmë të gjithë së bashku pa pasur nevojë të kryqëzohet askush, as Albin Kurti. Kur jemi të përçarë e mundshmja na bëhet e pamundshme, e kur jemi të bashkuar edhe e pamundura bëhet e mundshme.

Tellalli i Putinit Pirro Prifti 

2

Eshref Ymeri                                                                                                           

Në konferencën e shtypit që dha më 23 dhjetor 2021, Putinit   iu  drejtua një pyetje nga një gazetare angleze e kanalit televiziv “Sky News” lidhur me Ukrainën. Putini i dha përgjigjen në vijim:  

“E keni fjalën se kush e krijoi Ukrainën? Lenini e  krijoi. Vladimir Iliçi. Kur po krijonte Bashkimin Sovjetik. Sipas marrëveshjes së vitit 1922 për bashkimin e republikave dhe të vitit 1924, kur u aprovua Kushtetuta, ç’është e vërteta, pas vdekjes së tij, por po sipas parimeve të tij” (Citohet sipas: “Putini theksoi se kush e krijoi Ukrainën”. Faqja e internetit “RBK”. 23 dhjetor 2021). 

Paraprakisht, më12 korrik 2021, në faqen e internetit “kremlin.ru”, Putini pati botuar artikullin me titull “Për unitetin historik të rusëve dhe të ukrainasve”.  

Me artikullin e 12 korrikut dhe me konferencën e shtypit të 23 dhjetorit të vitit 2021, Putini, në radhët e opinionit publik, po shpërndante tezën mashtruese, sipas së cilës Ukrainën e paskej krijuar Lenini në vitin 1922. Fjala është për marrëveshjen e 30 dhjetorit 1922 për krijimin e Bashkimit Sovjetik. Në këtë mënyrë, Putini justifikonte politikën e vetë shoviniste në raport me Ukrainën. Ai mundohej t’i bindte lexuesit se Ukraina, si shtet, nuk paska ekzistuar kurrë! Se, gjoja, gjithë njerëzit që kanë pasë populluar atë territor, paskan qenë “rusë rrënjës”. 

Në të vërtetë, organizimi shtetëror ukrainas zë fill që në kohët e Rusës Kieviane. Për dijeninë e lexuesve, fjala rusa (në ukrainisht dhe në rusisht русь) ka pasë shërbyer si emërtim historik i tokave të sllavëve lindorë dhe i shtetit që qe formuar atje në shekujt e mesjetës. Fillimisht përmendet Rusa Kieviane dhe shtatë shekuj më vonë – Rusa Moskovitiane.  Rusa Kieviane kishte si kryeqendër Kievin, i cili është themeluar në fundin e shek. V (viti 482). Juri Dollgoruki (1090-1157), që pati themeluar Moskën, ishte princ kievian. Moskën, si kryeqendër e Rusës Moskovitiane, ai e pati themeluar në mesin e shek. XII (1147). Pra, kur Moska ishte në ndërtim e sipër, Kievi i lashtë ishte tashmë një qytet i zhvilluar, me tempuj, ndërtesa banimi dhe me një rrjet të dendur tregtar. Nga pikëpamja e zhvillimit, ndryshimi i Rusës Kieviane nga Rusa Moskovitiane, siç do të theksohet më poshtë, ka qenë shumë i madh. Prandaj të deklarosh që Ukraina qenka krijesë e Leninit dhe e bolshevikëve rreth tij, është mashtrim i kulluar. 

Marrëdhëniet mes Kievit dhe Moskës kanë një parahistori të gjatë, e cila është shoqëruar me mjaft ngjarje të rënda, që kanë lënë gjurmë të thella në vetëdijen kombëtare të popullit ukrainas. Ato marrëdhënie kanë kaluar nëpër një spirale tragjike. 

Përplasjet politike mes këtyre dy shteteve e kanë zanafillën shumë të hershme. Heroi kombëtar i popullit ukrainas, Bogdan Hmelnjicki (1595-1657), në Kuvendin e Perejasllavit, të mbledhur më 18 janar 1654, shpalli bashkimin me Rusinë, mbi bazën e të drejtave të barabarta, në kuadrin e dy shteteve të përbashkëta. Por pas vdekjes së Hmelnjickit, shovinizmi rusomadh e zhduku dokumentin e firmosur prej tij, që vërtetonte barazinë e plotë mes të dy shteteve, me qëllim që ta shndërronte Ukrainën në koloni të vetën. Ishte pikërisht pabesia e shovinizmit rusomadh ajo që e detyroi të birin e Bogdan Hmelnjickit, Juri Hmelnjickin (1641-1685), t’i shkëpuste lidhjet me Rusinë. Më vonë Ukraina përsëri ra nën zgjedhën e carizmit rus, zgjedhë kjo që vazhdoi deri në Revolucionin e Tetorit, por që u bë edhe më e egër nën sundimin e komunistëve sovjetikë.  

Rusia e pati zhdukur dokumentin që pati firmosur me Bogdan Hmelnjickin për barazinë mes dy vendeve, sepse, tradicionalisht, ajo ka qenë dhe vazhdon të mbetet kryekështjellë e krimit, e pabesisë dhe e mashtrimit.  

Qëndrim të pabesë pati mbajtur Rusia Cariste ndaj Napoleon Bonapartit (1769-1821), me të cilin cari Aleksandri I (1777-1825) pati nënshkruar Paqen e Tilzitit. Në shenjë hakmarrjeje, në vitin 1812 Napoleoni filloi fushatën kundër Rusisë. Atë luftë Rusia e pati fituar, por i kushtoi 300 mijë ushtarë të vrarë (Citohet sipas: “Humbjet në njerëz të ushtrisë ruse në luftën e vitit 1812 kundër Napoleonit”. Faqja e internetit “Politforum”. 29 qershor 2018). 

Qëndrim të pabesë pati mbajtur Bashkimi Sovjetik ndaj Hitlerit (1889-1963), me të cilin, më 23 gusht 1939, pati nënshkruar në Moskë Paktin Molotov-Ribentrop. Në shenjë hakmarrjeje, Hitleri, më 22 qershor 1941, filloi sulmin kundër Bashkimit Sovjetik. Atë luftë Bashkimi Sovjetik e pati fituar, por i kushtoi 6 300 000 ushtarë të rënë robër, nga të cilët 3 800 000 vetëm gjatë vitit 1941 (Citohet sipas: “Lufta e dytë botërore”. Faqja e internetit “Novaja gazeta”. 27 prill 2010), si edhe 26 600 000 të vrarë ushtarakë dhe civilë (Citohet sipas: “Lufta e dytë botërore”. Faqja e internetit “DW”. 31 gusht 2019). 

Prandaj kishte shumë të drejtë Bismarku (1815-1898) kur thoshte: 

“Një marrëveshje e nënshkruar me Rusinë nuk vlen as sa letra në të cilën është shkruar”. 

Në konferencën shtypit që u përmend më lart (23 dhjetor 2021), gazetarja angleze e televizionit “Sky News”, Diana Magi, i qe drejtuar Putinit me pyetjen: 

“A ka ndër mend Federata Ruse të sulmojë Ukrainën?”. 

Ja cila ishte përgjigjja e Putinit: 

“Moska nuk kërcënon askënd“ (Faqja e internetit “Sputnjik”. 23 dhjetor 2021). 

Kjo përgjigje më kujtoi shkrimtarin e njohur rus Ivan Turgenjev (1818-1883), i cili ka thënë: 

“Njeriu rus është gënjeshtari më i madh dhe më i paturpshëm në mbarë botën” (Citohet sipas: “Citate dhe aforizma për Rusinë dhe për rusët”. Faqja e internetit “Adskije novosti”. 19 shkurt 2015).  

Putini mashtronte pa pikë turpi, ndërkohë që plani për të sulmuar Ukrainën pas një muaji, tashmë ishte përgatitur me kohë.  

Për çudi, një intelektual shqiptar, Pirro Prifti, del e bëhet tellall i kryekriminelit Putin, duke mbështetur mashtrimet e këtij të fundit dhe të krejt lukunisë së propagandistëve gënjeshtarë të gërmadhinës rusomadhe, sipas të cilëve Ukrainën e paska shpikur Lenini më 30 dhjetor 1922. 

Në faqen e internetit të gazetës“Sot” të datës 25 maj 2023, lexova replikën e Pirro Priftit me Shaban Muratin. Replika titullohej “Holodomori si Genocid dhe Pasaktësitë e  z. Shaban Murati”. Në faqen e internetit të gazetës “Dita” të datës 24 maj 2023, ishte botuar artikulli i Shaban Muratit, me titull “Kuvendi të njohë holodomorin si gjenocid rus ndaj popullit ukrainas”. Në atë artikull bëhej fjalë për epideminë e vdekjes që diktatura staliniste pati përhapur në Ukrainë në vitet 1932-1933 nëpërmjet armës së urisë. Shaban Murati, ndër të tjera, thekson me shumë të drejtë: 

“Holodomori ishte një politikë dhe strategji paranaziste e Moskës për të nënshtruar Ukrainën dhe popullin e saj dhe për të eliminuar çdo përpjekje për identitet kombëtar dhe pavarësi”.  

Së pari, fjala holodomor duhet shkruar gollodomor (kompozitë e ukrainishtes dhe e rusishtes, e përbërë nga dy fjalë – gollod (uri) dhe mor (vdekje në masë), që do të thotë vdekje nga uria, kurse fjala holodomor, e cila duhet shkruar hollodomor, do të thotë vdekje nga të ftohtit, çka është krejtësisht tjetër gjë.  

Së dyti, në replikën me Shaban Muratin, Pirro Prifti, në rolin e tellallit të Putinit, i përcillte opinionit publik mbroçkullën e këtij të fundit, duke shtuar kot edhe gjëra nga vetja:   

“Dihet gjithashtu se Republika sovjetike Socialiste e  Ukrainës e asaj kohe, ishte një krijesë e bolshevikëve me qëllim që të krijonin një shtet buffer përballë një lufte të ardhshme me Gjermaninë Naziste”.  

Pra, Pirro Prifti, si servil mjaft i zellshëm i Ramës, mikut të Vuçiçit, e pasuron edhe më shumë zejen e servilizmit, deri në Rusi, duke dalë në mbrojtje të sulmit të ushtrisë fashiste ruse kundër Ukrainës, sepse, sipas gjykimit të tij, solidar me Putinin, Ukraina s’paska ekzistuar kurrë si shtet më vete, por paska qenë një sajesë e Leninit e vitit 1922. Në këtë mes, sipas Pirro Priftit, Ukraina na qenka thjesht një pjellë e bolshevikëve, jo një shtet me histori të lashtë kombëtare. Kur dikush vihet në shërbim të të huajve, dhe aq më tepër në shërbim të një shteti fashist, si Rusia, që ka në krye një kriminel me damkë, si Putini, të cilin Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka deklaruar person që duhet arrestuar për krime kundër njerëzimit, kjo do të thotë se ai ka kryer një akt tradhtie kundër vendit të vet.  

Me një deklaratë të tillë në mbështetje të Putinit, Pirro Prifti rreshtohet në anën e shovinizmit rusomadh, armikut të betuar jo vetëm të kombit ukrainas, por edhe të kombit shqiptar.  

Duke sulmuar padrejtësisht Shaban Muratin, diplomatin, analistin dhe publicistin me vetëdije të lartë kombëtare, tellalli putinist Pirro Prifti shpreh revoltën e vet që Shabani “merret vetëm me Rusinë, për të treguar se sa proamerikan është”. Pra, ata që simpatizojnë Amerikën, Pirro Prifti i matka me kutin e vetes, si simpatizant i Rusisë fashiste. 

Kësisoj, Pirro Priftit i sëmbon në zemër kur dikush demaskon shtetin fashist rus, si kryevatra e krimit kundër Ukrainës. Prandaj, një artikulli, të botuar në gazetën “Bota Sot” të datës 21 dhjetor 2017, ky tellall i Putinit i kishte vënë titullin : “Në Shqipëri nuk ka lob rus, por ka simpati për Rusinë”.  

Sigurisht, në Shqipëri ka simpati për Rusinë. Se në Shqipëri, në kohën e sundimit të kryekriminelit Enver Hoxha, u vendos diktatura më e egër komuniste, duke ndjekur pikërisht modelin e diktaturës staliniste në Bashkimin Sovjetik. Dhe domosdo, ajo diktaturë do ta ndotte shumë rëndë psikologjinë e pjesës së konsiderueshme të popullit tonë me ideologjinë komuniste, gjurmët e së cilës duken qartë edhe në ditët tona nëpër takimet e kryeneokomunistit Rama me delepopullin socialist. Pirro Prifti ështi i rreshtuar në radhët e këtij delepopulli socialist, prandaj edhe ushqen simpati për Rusinë. Madje duhet theksuar se midis shqiptarëve, ka edhe simpatizantë të Rusisë nga radhët e ish-ushtarakëve. Në një letërkmbim që kam pasur vitin e kaluar me një ish-ushtarakë të lartë, duke pasur parasysh që është specialist shumë i mirë i artit ushtarak, e pata pyetur se si e parashikonte fundin e agresionit të Rusisë fashiste kundër Ukrainës. Më befasoi përgjigjja e tij: “Rusia, – më shkruante, – do të dalë edhe më e fortë nga kjo luftë”. 

Në replikën me Shaban Muratin, Pirro Prifti deklaron se nuk mund të bëhet fajtor populli rus për vdekjet nga uria në Ukrainë, por regjimi stalinist, sepse Stalini nuk ishte rus!!! 

Domethënë, sipas Pirro Priftit, krimet e rënda kundër Ukrainës qenkan kryer për faj të Stalinit, i cili nuk ishte rus, se sikur në krye të Bashkimit Sovjetik, sipas tij, të kishte qenë një rus, krime të tillë nuk do të qenë kryer kurrë!!! Vajmedet për gjykimin e këtij intelektuali! Po sot, kur në krye të ngrehinës kriminale rusomadhe është një rus, kryekrimineli Putin, si qenka e mundur që ushtria fashiste ruse të kryejë krime kaq barbare kundër popullit ukrainas? 

Ai populli rus, për të cilin tellali i Putinit Pirro Prifti ushqen aq shumë simpati, sipas sondazheve që janë bërë, në shumicën dërrmuese, e ka përkrahur dhe vazhdon ta përkrahë fuqimisht sulmin e ushtrisë fashiste ruse të 24 shkurtit 2022 kundër Ukrainës. Në njërin prej sondazheve të kryera, jepet kjo e dhënë faktike: 

“Tre të katërtat e të intervistuarve (75%) kanë deklaruar se përkrahin veprimet e trupave ruse në Ukrainë” (Citohet sipas: “Përkrahja e operacionit special”. Faqja e internetit“RTVI”. 30 qershor 2022).  

Por në një tjetër sondazh, të kryer dy muaj më vonë, jepet një e dhënë sa skandaloze, aq edhe demaskuese për popullin rus: 

“Sipas rezultateve të një sondazhi, një përkrahje shumë më e madhe për veprimet e ushtrisë së Federatës Ruse vihet re në radhët e shtresës së më të moshuarve të popullsisë – 85%” (Citohet sipas: “Gjashtë muaj më vonë, 76% e rusëve janë në mbështetje të luftës në Ukrainë – sondazhi”. Faqja e internetit “Pravda.ru”. 02 shtator 2022). 

Pirro Priftit, si një të dashuruari pas Rusisë dhe rusëve, nuk i bëka përshtypje absolutisht gjenocidi i egër që ushtria  kriminale ruse ka kryer dhe vazhdon të kryejë në Ukrainë kundër popullsisë civile, nuk e shqetësuakan vrasjet e njerëzve, si në Buça, dhe groposjet në varre masive. Kur po transmetoheshin në youtube ato skena llahtarisëse të krimeve të ushtrisë fashiste ruse, më erdhën ndër mend vlerësimet që kanë bërë për rusët katër personalitete: një gjerman, një çeçen dhe dy rusë, të cilët po i rendis në vijim. 

Аdam Oleari (Adam Olearius – 1603-1671), udhëtar, gjeograf, orientalist, historian, matematikan dhe fizikan gjerman, në kujtimet e veta për rusët, shkruan:   

“Kur i këqyr rusët në aspektin e tipareve të tyre shpirtërore, e temperamentit dhe mënyrës së jetesës, ata, pa dyshim, nuk mund të mos i përfshish në sërën e barbarëve” (Citohet sipas: “Citate dhe aforizma për Rusinë dhe për rusët”. Faqja e internetit “Adskije novosti”. 19 shkurt 2015). 

Xhokar Dudajev (1944-1996), presidenti i parë i Republikës së Çeçenisë në vitet 1991-1996, i vrarë nga trupat fashiste ruse, ka shprehur këndvështrimin e vet mjaft objektiv për popullin rus. 

“I vetmi, ndoshta, popull mbi Tokë, i cili nuk beson në  asgjë, që është pa botë shpirtërore, pa moral dhe që ka mbetur prapa nivelit të zhvillimit të njerëzimit, një popull i pashpresë për një kohë të gjatë, është populli rus. Nuk ka kurrfarë besimi, asnjë besimi nuk i nënshtrohet, nuk është i prirur për kurrfarë bote shpirtërore, nuk njeh kurrfarë normash sjelljeje, kurrfarë morali. Dhe kjo, për fatkeqësinë e madhe po të vetë popullit rus, vihet re në një masë të konsiderueshme. Për këtë që po ndodh, Çeçenia shërben vetëm si pretekst. Por në thelb, ky është tipari themelor i karakterit të popullit rus, i një populli të sëmurë nga rusizmi, i një populli që udhëhiqet nga  ideologjia e urrejtjes. Por për një gjë të tillë ai duhet ta pësojë. Popullin rus e presin prova shumë të rënda dhe parashikimet janë ogurzeza. Mungojnë idetë, idetë e komunizmit, e socializmit, e krijimit të mundësive të ndryshme, rezultuan si flluska sapuni. Dhe kjo për arsye se gjithçka qe krijuar mbi bazën e rusizmit. Por përderisa mungojnë idetë, atëherë nuk mund të ketë një shtet juridik rus. Mungon legjitimiteti i vetë shtetit, nuk ekziston kurrfarë dege e pushtetit. Atëherë, kur mungojnë idetë, kur mungon legjitimiteti i shtetit dhe i degëve të pushtetit të tij, do të thotë se nuk ka vend për politikën, as për atë të brendshmen, as për atë të jashtmen. Në këto kushte, kur mungon komponenti i tretë, nuk ka vend as për ideologjinë. Për pasojë, mungojnë motivet, mungon stimuli. Këtu merr fund perspektiva. Kjo është njëra rrugë. Rruga tjetër e zhvillimit, e qytetërimit të njerëzimit, është bota shpirtërore. Rusi nuk është besimtar as i Krishtit, as i Muhametit, as i Budës, ai nuk beson në asgjë. Por që i tërë populli të bëhet me botë shpirtërore, për këtë duhet punuar derisa të kalojnë, minimumi, tre breza. Por edhe kjo rrugë është e mbyllur. Tani po përpiqen politika, ideologët, për të zgjedhur një rrugë të tretë – ky është sllavianizimi, bashkimi mbi bazë sllaviane. Por edhe nga kjo përpjekje, gjithashtu, nuk do të rezultojë asgjë, sepse komponenti kryesor përbërës i sllavianizimit – ukrainasit – nuk do të pajtohen kurrë me rusifikimin dhe me rusizmin… Popujt e ish-Bashkimit Sovjetik, të Rusisë së sotme ose të ndonjë aleance të ardhshme me Rusinë, janë të sëmurë nga rusizmi. Madje duhet theksuar se kjo është një sëmundje kronike shumë e rëndë dhe shumë e rrezikshme. Rusizmi është më i tmerrshëm se fashizmi, se nazizmi, se të gjitha ideologjitë e urrejtjes së njeriut për njeriun (Citohet sipas:”Youtube. Taras Kokovski. 15 prill 2022). 

Pjetri i Parë (1672-1725), perandori i parë i Rusisë, ja si i është shprehur për rusët: 

“Me popujt e tjerë evropianë mund ta arrish qëllimin me mënyra dashamirëse për njeriun, kurse me rusët ndryshon puna… Unë kam të bëj jo me njerëz, por me kafshë, të cilët dëshiroj t’i shndërroj në njerëz” (Citohet sipas: “Citate dhe aforizma për Rusinë dhe për rusët”. Faqja e internetit “Adskije novosti”. 19 shkurt 2015). 

Aleksandër Litvinjenko (1961-2006), ish-kolonel i sigurimit rus, i specializuar për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kritikoi haptas politikën e autoriteteve ruse dhe personalisht Putinin, të cilin e pati akuzuar për shumë krime dhe për luftën agresive kundër Çeçenisë. Pas kërcënimeve që ju bënë nga autoritetet shtetërore, u detyrua të arratisej familjarisht në Britaninë e Madhe, ku iu dha strehim politik. Por agjentët e Putinit edhe këtu e ndoqën pas, derisa më 23 nëntor 2006 e helmuan me polonium 210, një lëndë radioaktive kjo jashtëzakonisht e rrallë dhe e vështirë për t’u zbuluar. Vlerësimet e tij për popullin rus, si mbështetës i fuqishëm i kryekriminelit Putin në organizimin e luftërave agresive kundër etnive joruse, janë me të vërtetë befasuese. Ai shkruan: 

“Si mysafir te miqtë e mi çeçenë, ndoqa një film dokumentar dhe pashë se si makina ushtarake ruse i fshinte nga faqja e dheut qytete dhe fshatra, duke vrarë me egërsi dhe pa mëshirë gra, pleq dhe fëmijë. Për një orë e gjysmë isha dëshmitar i krimeve të përbindshme dhe i vuajtjeve të pabesueshme të atyre që patën fatin të lindin dhe të jetojnë në këtë botë si njerëz të lirë dhe krenarë. U duhet dhënë haku prodhuesve të filmit, në të cilin nuk ka vend kurrfarë propagande, ka vetëm të vërteta. Të vërteta dhe asgjë tjetër, veç të vërtetave. Dhe kur herën tjetër, nga ekrani i televizorit po më shikonte një plak i thinjur që kishte mbetur pa strehë mbi kokë, ose një vogëlush rreth pesë vjeç, me pamjen e një të rrituri, më erdhi tmerrësisht turp që jam rus. Madje, duke e ndier veten si të ndotur me pisllëk kokë e këmbë, doja që, me një leckë larëse, t’ia rrjepja lëkurën vetes, së bashku me përkatësinë kombëtare, si pjesë e popullit “të madh dhe të fuqishëm” rus. Duke ndjekur pamje të tmerrshme nga ajo luftë dhe vuajtjet e njerëzve të pambrojtur, shikoja se si burrat çeçenë shtrëngonin grushtet në heshtje, gratë çeçene qanin pa zë, kurse unë doja vetëm një gjë – një dush të nxehtë dhe të rrjepja, të rrjepja dhe vetëm të rrjepja gjithçka që e thërrasim me fjalën “rus” dhe që nga qenia ime të mos vijë më kurrë era e ndotur rusizëm. Vladimir Bukovski (1942-2019 – jurist, shkrimtar, publicist dhe aktivist shoqëror, njëri nga themeluesit dhe pjesëmarrës aktiv të lëvizjes disidente në Bashkimin Sovjetik, i larguar për në Angli në vitin 1976 – E.Y.), në gjykimin e vet për Rusinë dhe rusët, pati deklaruar: “Putini!? Nuk është rus. Vrasës dhe fundërrina të tilla nuk kanë kombësi. Rusë janë të tillë, si puna ime, Saharovi dhe Sollzhenjicini”. Nuk ka dyshim se Vladimir Bukovski edhe këtë herë ka të drejtë, se njerëz të tillë, si Putini, vërtet nuk kanë kombësi. Po atëherë si t’ia bëjmë hallit me 145 milionë të tjerë, pa pëlqimin e heshtur të të cilëve nuk do të kishte mbi tokë putinë dhe shëmtira e maskarenj si puna e tij? Dhe cilës kombësi i përkasin këto miliona krijesash të heshtura dhe të nënshtruara, të cilat, ende për forcë zakoni, e quajnë veten rusë? Atëherë cila është lumturia? Lumturi i thonë atëherë kur nuk e fsheh kombësinë tënde! Lumturi i thonë atëherë kur nuk të vjen turp për Atdheun tend! Lumturi i thonë atëherë kur nuk të pështyjnë nga pas vetëm e vetëm se ti je rus!” (Citohet sipas: Aleksandër Litvinjenko. “Çfarë është lumturia?”. Faqja e internetit “apocalypse-2012.com”. 08 shkurt 2008). 

Më lanë vragë të pashlyer fjalët e sipërcituara të Aleksandër Litvinjenkos: “… si t’ia bëjmë hallit me 145 milionë të tjerë, pa pëlqimin e heshtur të të cilëve nuk do të kishte mbi tokë putinë dhe shëmtira e maskarenj si puna e tij”. 

Kjo që po ndodh me shumicën dërrmuese të popullit të Shqipërisë Londineze, që i lejon vetes të ketë në krye Ramën, një  njeri me çekuilibrim të theksuar mendor, një njeri me komplekse të tmerrshme inferioriteti, një njeri që demonstroi faqe botës një sjellje prej rrugaçi me gjestin e turpshëm që kreu në Moldavi, duke iu turrur kryeministres italiane Giorgia Meloni, të cilën e puthi si i ndërkryer, dëshmon pa mëdyshjen më të vogël  se ajo shumicë dërrmuese është kopje e popullit rus, i cili çizmen e neocarit të Kremlinit e ka shumë qejf në qafën e vet, ndaj dhe nuk i bëjnë kurrfarë përshtypjesh mijëra e mijëra arkivolet me kufomat e ushtarakëve fashistë, të cilët, varganë-varganë, u përcillen nga Ukraina familjeve të tyre. Prandaj edhe Pirro Prifti, i ushqyer me psikologjinë e skllavit para agait të pushtetit, Ramës, ushqen simpati për popullin rus, për Rusinë, dhe, tërthorazi, urren Ukrainën, duke zbuluar ndjenja shoviniste ndaj saj.  

[Nuk mund të pritet qëndrim tjetër nga Pirro Prifti, i cili, nën shembullin e propagandistëve servilë të Putinit, si Vladimir Sollovjovi, Olga Skabejeva, Dmitri Kiselovi etj. në televizionin shtetëror “Rusia 1”, agait të vet, Ramës, pak më shumë se një vit pas ardhjes në pushtet, i pati kushtuar një artikull të posaçëm, në të cilin, që në titull, ndihej afshi i nxehtë i servilizmit të tij të papërmbajtur: “Edi Rama: Një hero i kohës sonë” (Faqja e internetit “Radio Kosova e Lirë”. 14 nëntor 2014). Faktet, deri tani, e kanë vërtetuar pa mëdyshjen më të vogël nëse Rama ka rezultuar “hero i kohës sonë”, apo turpi dhe faqja e zezë e kombit tonë, me shpopullimin katastrofik që i ka shkaktuar Shqipërisë që prej shtatorit të vitit 2013].  

Me këtë rast, dëshiroj të citoj fjalët e shkrimtarit rus Aleksej Tolstoj (1882-1945), i cili nxjerr në pah atë ndryshimin mjaft thelbësor që theksova më lart të Rusës Kieviane nga Rusa Moskovitiane. Ai shkruan: 

“Ekzistojnë dy Rusa. E para është Rusa Kieviane, e cila i ka rrënjët e veta në kulturën botërore ose, së paku, në kulturën evropiane. Idetë e mirësisë, e nderit, e lirisë, e drejtësisë, kjo Rusë i kuptonte ashtu siç i kuptonte gjithë bota perëndimore. Por ekziston edhe një Rusë tjetër – Rusa Moskovitiane. Kjo është Rusa Tajgore, mongole, e egër, shtazërore. Kjo Rusë, tiraninë gjakatare dhe mizorinë kafshërore, i ka kthyer në ideal të vetin kombëtar. Kjo Rusë Moskovitiane ka qenë që së lashti, është dhe do të jetë mohimi më i plotë i gjithçkaje evropiane dhe një armike e tërbuar e Evropës” (Citohet sipas: “Citate dhe aforizma për Rusinë dhe për rusët”. Faqja e internetit “Adskije novosti”. 19 shkurt 2015). 

Ja, pra, një shkrimtar i njohur rus, Aleksej Tolstoj, ka nxjerrë në pah më së miri dallimin e theksuar të Rusës Kieviane nga Rusa Moskovitiane, çka do të thotë se Rusa Kieviane ka pasë qenë Evropë që në mesjetë, kurse Rusa Moskovitiane në mesjetë ka qenë produkt i psikologjisë aziatomongole të Çingis Khanit dhe e tillë ka mbetur deri tani, në shek. XXI, çka dëshmohet më së miri nga krimet shtazërore që ushtria fashiste e Putinit ka kryer dhe po kryen në Ukrainë dhe nga përkrahja e shumicës dërrmuese të popullit shovinist dhe kurrizshtruar rus. 

Vetvetiu vjen përfundimi se urrejtja e bandës fashiste të Putinit kundër Ukrainës, zbulon urrejtjen e kësaj bande kundër Evropës. Kjo për arsye se ajo tmerrohet nga tre “infeksione” ndikuese: 

Së pari, Ukraina, si vend fqinj me Rusinë, me organizimin e vetë shtetëror, ndikon për rrëzimin e pushtetit neocarist në Kremlin. Ja një fakt tepër domethënës: 

Që prej vitit 1991, kur u shkëput nga Bashkimi Sovjetik, Ukraina, deri tani, ka votuar për gjashtë presidentët në vijim: 

Leonid Kravçuk  (1991-1994), Leonid Kuçma (1994-2005), Viktor Jushenko (2005-2010), Viktor Janukoviç (2010-2014), Pjetër Poroshenko (2014-2019), Vladimir Zelenski (2019 dhe në vazhdim). 

Po Rusia? Në vitin 1991 qe zgjedhur president Boris Jelcini, i cili, më 31 dhjetor 1999, u largua vetë nga pushteti. Ai pati ftuar Putinin në kabinet dhe postin e presidentit ia kaloi atij, deri në zgjedhjet presidenciale të 26 majit të vitit 2000. Që prej këtij viti dhe deri tani, domethënë 23 vjet, Putini vazhdon të jetë në krye të Rusisë. Pra, Rusia, në aspektin e organizimit shtetëror, ka krijuar një traditë neocariste: ai që vjen në krye të vendit, pushtetin e ka të përjetshëm, çka është karakteristike për mbretëritë dhe për diktaturat komuniste dhe neokomuniste, si në Shqipëri, ku Rama mbushi 25 vjet në pushtet dhe 18 vjet në krye të partisë së bujkrobërve socialistë.  

Së dyti, Ukraina vërtet ka qenë koloni e Rusisë, por populli ukrainas, në formimin e vet psikologjik, asnjëherë nuk e ka pasë ndier veten skllav të pushtetit, në dallim të theksuar nga populli rus, i cili carin, ashtu si edhe sekretarin e përgjithshëm të partisë dhe presidentin, i ka vlerësuar dhe i vlerëson si zëdhënës të Hyjnisë në Tokë. Kësisoj, kreu i shtetit në Rusi, popullin e trajton  si pronën e vet. Por edhe populli rus e pranon  me shumë kënaqësi një realitet të tillë dhe para kreut të shtetit vetëm di të shtrojë kurrizin. Por fqinjësia me Ukrainën, për bandën e Putinit, përbën një rrezik të përhershëm, sepse ndikon për humbjen e “pronësisë” mbi popullin rus. Përmbysja në Ukrainë më 22 shkurt të vitit 2014 e presidentit Janukoviç, agjentit të Moskës, pas revoltave të përgjithshme mbarëpopullore, i pati futur dridhmat Putinit dhe bandës së tij në Kremlin. 

Së treti, në Ukrainë, pas vitit 1991, u vendos një rend demokratik, çka ndikoi së tepërmi në zhvillimin e vendit dhe në rritjen e standardit të jetesës, i cili ngjallte zilinë e fqinjëve rusë, të cilët, në heshtje, mund të shtronin  pyetjen se pse fqinjët e tyre të jetojnë më mirë. Kjo përbënte një tjetër shqetësim të madh për Putinin, sepse populli mund të “infektohej” nga Ukraina, mund të ngrihej në revolta dhe ai të pësonte fatin e Janukoviçit. Por në artikullin e 12 korrikut, të përmendur më lart, Putini mashtronte fare paturpësisht, duke deklaruar: “Ukraina tani është vendi më i varfër i Evropës”. Madje theksonte se të ardhurat për frymë të popullsisë qenkan më të ulëta se në Shqipëri dhe në Kosovë. Pra, në mashtrimet e veta për Ukrainën, e gjeti rastin të shprehet edhe kundër Shqipërisë dhe Kosovës. Por si shpjegohet që ata ushtarët fashistë rusë, të cilët, kur futen nëpër apartamentet e pallateve në Ukrainë, të braktisura nga banorët pas goditjeve me raketa, lënë mendjen me pajisjet që gjejnë atje dhe u telefonojnë familjeve në Rusi? Prej andej u vijnë porosi të ngarkojnë gjithçka në makina, që nga enëlarëset, frigoriferët, rrobalarëset, sobat, stolitë e ndryshme, veshmbathjet, deri edhe të brendshmet e grave, dhe t’ua dërgojnë menjëherë. 

Pikërisht me këtë Rusinë shoviniste të Putinit dhe me popullin shovinist rus, i cili, në shumicën dërrmuese, tërhiqet zvarrë para tij, ka rënë në merak Pirro Prifti. Çuditërisht, atij nuk i bëjnë përshtypje absolutisht qëndrimet tradicionalisht armiqësore të përfaqësuesve dhe të krerëve të politikës ruse kundër shqiptarëve, duke filluar  nga përfaqësuesi i saj Hitrovo në Kongresin e Berlinit, ministri i jashtëm carist Sergej Sazonov, cari Nikollaj II, Josif Stalini, Nikita Hrushovi, Sergej Lavrovi, Evgjeni Primakovi dhe deri te Putini. Nuk i bën përshtypje fakti që, në vitin 1999, kur aviacioni i NATO-s po bombardonte Serbinë, në ministrinë ruse të mbrojtjes qenë regjistruar 70 mijë vullnetarë, për të shkuar si mercenarë në radhët e ushtrisë fashiste serbe për të vrarë shqiptarë. Nuk mund t’i bëjë përshtypje, sepse, në formimin e tij, gravitacioni i simpatisë për trekëndëshin Moskë-Beograd-Athinë është shumë më i fuqishëm sesa për të vërtetën. 

Kaliforni, 08 qershor 2023