Kreu Blog Faqe 1035

Kryeministri Kurti në 145-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit: Lidhja na bashkon sot dhe do të na bashkojë çdo mot!

0

Prizren, 10 qershor 2023

Në këtë datë dhe ditë të rëndësishme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, si dhe me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Gluak Konjufca, morën pjesë në manifestimin qendror të 145-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Kryeministri tha se 10 qershori i vitit 1878  konsiderohet si fillimi i një udhëtimi të strukturuar politik të shqiptarëve, e i cili vazhdon dhe sot.

“Prandaj çdo 10 qershor, ne vijmë në Prizren për ta kujtuar Lidhjen Shqiptare nga vendi ku ajo u ngjiz dhe mori jetë pastaj, për tu shtrirë në krejt hapësirën shqiptare dhe tutje përpara në kohë deri te ne sot. Prandaj sot i kemi këtu edhe Presidentët e të dyja shteteve tona republikane, të Shqipërisë dhe të Kosovës, për ta mirëmbajtur linjën drejtuese institucionale të kultivimit të idealeve dhe interesave politike të kombit shqiptar. Prandaj jam dhe vetë këtu, si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, të përkujtojë rrënjët politike të qeverimit të shqiptarëve dhe të përforcojë lidhjet e qeverisë tonë me filozofinë politike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, ishin fjalët e kryeministrit Kurti.

Ai tha se ende kemi çfarë të mësojmë nga teoritë politike të Sami Frashërit dhe nga praktika diplomatike e Abdyl Frashërit; nga kuvendimet e Ilaz Pashë Dibrës dhe të Ymer Prizrenit si dhe nga organizimi ushtarak i Sulejman Vokshit e Ali Pashë Gucisë. Sepse rruga jonë e sotme, është rruga e tyre e dikurshme.

Më tej, kryeministri Kurti shtoi se duke qëndruar të lidhur mes nesh dhe duke ruajtur lidhjet tona me idealet politike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ne ruajmë traditën e shëndoshë politike të angazhimit tonë të përditshëm, për të çuar përpara interesat tona politike gjithnjë si një komb evropian.

“Vetëm të lidhur bashkë dhe besnikërisht rreth Lidhjes, si mendësi dhe vetëdije politike, mund të avancojmë në rrugën tonë për përforcimin politik të shteteve tona, bashkë me aleatët dhe partnerët tanë strategjikë evropianë e amerikanë”, dhe se për këtë, Lidhja na bashkon sot dhe do të na bashkojë çdo mot, tha ai në përfundim të fjalës së tij.

 

Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti:

Shkëlqësia juaj, Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës,

Shkëlqësia juaj, Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë, dhe zonja e parë, Armanda Begaj,

I nderuari, z. Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës,

I nderuari z. Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

E nderuara ministre e Ekonomisë,  znj. Artane Rizvanolli,

I nderuari ministër i Brendshëm, z. Xhelal Sveçla,

E nderuara zëvendëskryeministre e Qeverisë së Republikës së Kosovës, znj. Emilija Rexhepi,

Të nderuar përfaqësues të kabinetit qeveritar,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës,

Të nderuar të pranishëm,

Zonja dhe zotërinj,

Data e 10 qershorit është një ditë, që na kthen çdo vit këtu në Prizren, për të kujtuar Lidhjen Shqiptare, e cila u themelua në Prizren pikërisht më 10 qershor 1878, plot 145 vite më parë. Nga ajo ditë deri më sot, duke ecur nëpër etapa të ndryshme të historisë politike të tyre, në vazhdimësi shqiptarët janë kthyer dhe rikthyer me trup dhe me mendje kah Prizreni dhe kah Lidhja, për t’i përtërirë lidhjet e tyre politike mes vete dhe me të tjerët.

Por, çfarë ishte kjo lidhje atëherë kur nisi dhe çfarë është ajo sot që po e kujtojmë?

Një shekull e gjysmë më parë, Evropa u përballë me një fazë të re të asaj që ishte quajtur Kriza Lindore, e cila përfshinte përgjithësisht luftëra dhe rivalitete mes Perandorisë Osmane dhe Fuqive të Mëdha të Evropës. Mes tyre, ngjashëm sikur dhe sot, veçanërisht problematike ishte Perandoria Ruse, e cila pasi arriti ta mposhte ushtarakisht Perandorinë Osmane, më 1878 i imponoi asaj Traktatin e Shën Stefanit, me anë të të cilit parashiheshin shtete të mëdha pansllave dhe proruse në Ballkan. Të alarmuar nga kjo shtrirje e madhe ndikimi të drejtpërdrejtë rus në gadishull, Britania, Gjermania, Austro-Hungaria, Franca dhe Italia, organizuan një kongres diplomatik në Berlin, ku bashkë me rusët dhe osmanët do ta rishihnin traktatin e tyre.

Më 10 qershor 1878, tre ditë para se të fillonin punimet e këtij kongresi ndërkombëtar në Berlin, duke dashur t’i paraprijnë atij, rreth 300 përfaqësues nga tërë hapësira shqiptare, u mblodhën në Prizren, te xhamia Baraklije, fare pranë nga këtu afër, për ta artikuluar vullnetin e tyre politik në sferën ndërkombëtare të kohës, pa dallim krahine e feje. Nga ajo ditë e tutje, ata u organizuan gradualisht në kuadër të një organizate politike të njohur si Lidhja Shqiptare, e cila ngriti edhe komisionet e saj për punë të brendshme dhe të jashtme, si dhe për financa, para se të bënte edhe trupat e saj të armatosura dhe deri te një trup ekzekutive.

Gjatë katër viteve pasuese, Lidhja Shqiptare ishte tejet aktive në njërën anë në mbrojtjen e trevave shqiptare nga dhënia dhe pushtimi i tyre prej shteteve të Ballkanit, si dhe në anën tjetër për angazhimin dhe avancimin e të drejtave dhe pozitave politike të shqiptarëve në Perandorinë Osmane, me kërkesa dhe synime për mëvetësi. Betejat e Lidhjes me Fuqitë e Mëdha, me shtetet ballkanike dhe me Perandorinë Osmane, vazhduan të ishin po të njëjtat beteja të shqiptarëve edhe në tre dekadat e ardhshme deri më 1912-ën, kur u shpall shteti shqiptar. Andaj, 10 qershori, është në po atë regjistër datash të rëndësishme, si 28 nëntori dhe 17 shkurti.

Prandaj, 10 qershori i vitit 1878, konsiderohet si fillimi i një udhëtimi të strukturuar politik të shqiptarëve, e i cili vazhdon edhe sot. Prandaj, çdo 10 qershor, ne vijmë në Prizren për ta kujtuar Lidhjen tonë nga vendi ku ajo u ngjiz dhe mori jetë pastaj, për tu shtrirë në krejt hapësirën shqiptare dhe tutje përpara në kohë deri te ne sot.

Prandaj, sot i kemi këtu edhe Presidentët e të dyja shteteve tona republikane, të Shqipërisë dhe të Kosovës, për ta mirëmbajtur linjën drejtuese institucionale të kultivimit të idealeve dhe interesave politike të kombit shqiptar. Prandaj, jam dhe vetë këtu, si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, të përkujtoj rrënjët politike të qeverimit të shqiptarëve dhe të përforcoj lidhjet e qeverisë tonë me filozofinë politike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Sepse, ne ende kemi çfarë të mësojmë nga teoritë politike të Sami Frashërit dhe nga praktika diplomatike e Abdyl Frashërit; nga kuvendimet e Ilaz Pashë Dibrës dhe të Ymer Prizrenit, si dhe nga organizimi ushtarak i Sulejman Vokshit e Ali Pashë Gucisë. Sepse, rruga jonë e sotme, është  rruga e tyre e dikurshme. Në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, shqiptarët synonin bashkim forcash dhe avancim politik atëherë, siç duam dhe ne shqiptarët sot. Ne duam menaxhim racional të burimeve ekonomike, si dhe ngritje të kapaciteteve sot, siç donin shqiptarët e kohës së Lidhjes atëherë. Me fqinjët ballkanikë përreth, Perandorinë Osmane mbi krye dhe Fuqitë e Mëdha në mes, krerët politikë dhe vetë populli shqiptar i kohës së Lidhjes, mbrojtën territoret dhe interesat e tyre politike atëherë, siç duhet ta bëjmë edhe ne sot.

Me rëndësinë e saj historike dhe politike, Lidhja e Prizrenit na ka bashkuar këtu ne edhe si krerë institucionesh sot, siç i kishte bashkuar Lidhja shqiptarët dhe parinë e tyre atëherë, po këtu.

Duke qëndruar të lidhur mes nesh dhe duke ruajtur lidhjet tona me idealet politike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ne ruajmë traditën e shëndoshë politike të angazhimit tonë të përditshëm, për të çuar përpara interesat tona politike gjithnjë si një komb evropian. Vetëm të lidhur bashkë dhe besnikërisht rreth Lidhjes, si mendësi dhe vetëdije politike, mund të avancojmë në rrugën tonë për përforcimin politik të shteteve tona, bashkë me aleatët dhe partnerët tanë strategjikë evropianë e amerikanë.

Për këtë, Lidhja na bashkon sot dhe do të na bashkojë çdo mot!

Dialogu i lehtësuar apo i vështirësuar Kosovë – Serbi nga ana e BE-së

0

Gani I. Mehmeti 

Shpeshherë nëpër lajme, qoftë nëpër gazeta, portale, televizione e intervista të ndryshme, për bisedimet Kosovë_ Serbi thuhet për BE-në se është për  dialog të lehtësuar mes këtyre dy shteteve. 

Dhe, vëretet, ky fare dialog u inisur që prej para 12 vitesh e pa asnjë rezultat, vetëm sa ka thelluar hendekun e mosmarrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë, është bërë tejet i mërzitshëm, bajat, I padurueshëm e krejtësisht i pabesueshëm dhe i pamundur për një marrëveshje, mes këtyre dy shteteve. 

Ne dimë se në politikë nuk thuhen të gjitha për një kohë, por se pas një kohe, varet nga problemi, duhet të vijë edhe koha që të thuhet e tëra. 

Kështu po ngjet edhe me këtë fare dialogu të lodhtë të BE-së. Madje, ky farë dialogu edhe qenka nisur për të mos përfunduar kurrë, ose vetëm sa për të mashtruar dy shtetet në mosmarrëveshje, pse nuk shkon gjithmonë ngrihe e mos e këput, siç po veprojnë ndërmjetësuesit e BE-së, pse vijnë nga dy shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe këta, si njëri si tjetri, nuk do ia thonë në gojë Vuçiqit se Kosova është shtet i pavarur, duke mos e pasur guximin nga shtetet e tyre. Dhe, pikërisht me emërimin e këtyre dy emisarëve, sikur vetë BE nuk dëshiron që Kosova të jetë e pavarur, prandaj zgjasin e stërzgjasin bisedimet… 

Zgjasin sepse nuk duan ta thonë një realitet, nuk duan që Kosova të jetë e pavarur dhe në kufijt ekzistues, duke e shtyrë deri në pafundësi dialogun, pra, duke e gënjyer njërën palë, apo që të dyja. Dhe, vetë dialogu, ka nisur me hile, për të zvarritur marrëveshjen mes tyre. Ndryshe, çfarë dialogu kishte nevojë Kosova të bënte me Serbinë ? Hiç, kurrfare. Aq sa pati bërë dialog Kroacia me Serbinë, aq kishte nevojë Kosova të bënte dialog me Serbinë. Por, është dikush nga politikajt në BE e ndoshta edhe në SHBA proserb, dhe e shpiku këtë dialog tejet të dëmshëm.  

Dialogu me serbët brenda Kosovës, ndoshta do të ishte i nevojshëm, sikur të mos u kishte dhënë të drejta deri në privilegje serbëve Kushtetuta e Ahtisarit. Por, me Kushtetutën e Ahtisarit, më shumë të drejta e privilegje, nuk di se si do të kishin serbët në Kosovë. 

Dhe, për deri sa ndërmjetësuesit nuk kanë bërë asgjë në ardhejen deri në përfundimin e Marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, mund të themi se këta vetëm sa e kanë ndërlikuar e komplikuar marrëveshjen qëllimshëm, për çka, i jap të drejtë vetes të them se me ndërmnjetësimin e këtyre emisrëve të BE, nuk mund të quhet dialog i lehtësuar, por të kundërtën – dialog i vështirësuar nga vetë ndërmjetësuesit. Këta, që të dy, ka qenë dashur të mos e pranojnë një detyrë të tillë, deri sa i bëjnë biht punës e nuk e njohin shtetet e tyre Pavarësinë e Kosovës, që nënkupton se edhe këta të dy nuk kanë guximin ta pranojnë e t`i thonë hapur Serbisë se Kosova është shtet. Por, këta të dy, anojnë kah Serbia dhe përpiqen ta fajësojnë Kosovën, e cila nuk bën asgjë më shumë se në përpjekjen e sundimit të ligjit në mbarë territorin e saj. E, pikërisht këtu, bien ndesh edhe Lajçak, edhe Borell me të drejtën, duke i dhënë të drejtë Serbisë të plagosë edhe KFOR-in, edhe policinë e Kosovës e edhe gazetarët në proetsta të dhunshme në veri të Kosovës. 

E përsërisë edhe një herë se, ky nuk është dialog i lehtësuar por i vështirësuar, i komplikuar e shumë i ndërlikuar nga këta emisarë dhe nga vetë BE. 

Prandaj, BE-ja edhe SHBA, duhet të marrin seriozisht dhe ta përmbyllin çështjen e dialogun sa më parë dhe ashtu siç është, secili në vendin e vet dhe brenda kufijve të tyre ekzistuese. Vetëm kështu, do të ishte dialog i lehtësuar. 

Për 10 qershorin e vitit 1979 

4

Para fakultetit filozofik, qershor 1979, Prishtinë

Sinan Kastrati, Suedi

Kujtime nga jeta si student dhe ekskursionin në Shqipëri  

Sot, më shumë se çdo ditë e datë tjetër kisha dëshirë të shkruaj, të shkruaj për 10 qershorin e vitit 1878, 1978 dhe qershorin e të vitit 1979. 

Çuditërisht, më 10 qershor 1979, kishin kaluar 101 vjet ndërsa 145 vjet bëhen sot, më 10 qershor 2023, nga viti 1878 por për mua janë data e ditë domethënëse. 

Më 10 qershor 1979, në mënyrë të organizur dy degët e ish Albanogjisë, Letërsië dhe Gjuhës Shqipe që ishin ndarë për thellime të mëtejme e për studimi të thella të shkencës së gjuhëisë dhe letërsisë shqipe të ish Fakultetit Filozofik të ish Univerzitetetit të Prishtinës. 

Para fakultetit filozofik, Prishtinë, 10 qershor 1979. Shënim: shigjeta me të zeza, jam unë. Sinan Kastrati)

Të këthehemi pakëz në vitin 1979. 

Gjenerata ime, 1975/1976 -1978/1979 ishte gjenerata e tretë e Letërsisë që ishte ndarë, në vitin shkollor 1972/1973 nga Albanologjia që deri atëherë studjoheshin shkenca dhe diciplinat shkencore nga gjuhësia dhe letërsia. 

Ndoshta edhe viti 1972, viti i Kongresit të Drejtshkrimit në Tiranë (20- 25 nëntor të vitit 1972 në Tiranë u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit), ishte një hap që Kosova printe para Shqipërisë si nismëtare, iu printe shumë proceseve të zhvillimeve të kohës, në shkencë, në kulturë, letërsi e në gjuhësinë shqiptare. Prandaj me të drejtë edhe sot, mund të thuhët se Kongresi i Drejtshkrimit ishte data më e rëndësishme pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, 1912. 

Universiteti i Prishtinës kishte hapur shumë fakultetete e degë për studime në shkencat shoqërore, huminitare, teknike, mjekësore e të tjera dhe i bënte karrshillak Universitetit të Tiranës.  

Letërsia Shqipe, edhe pse ndër degët (katedrat) më të reja, si ish pasardhëse e Albanalogjisë (deri diku me Gjuhën Shqipe) printe në këto nisma. 

Më 1978, fetohej 100 vjetori i LSHP-së (Lidhjes Shqiptare të Prizreni), n¨Kosovë, në Prizren e në Prishtinë, madhërishëm si asnjëherë më parë. Në faqet e revistave mujore ”Jeta e re”, ”Përparimi” e ato të parjavashme ”Fjala”, ”Shëndija” dhe të përditshëm ”Rilindja”, gjeje shkrime, studime nga Rilindja e këndej. Ato ishin të mbushura me shkrime nga LSHP-ja e deri në ditët tona. Ishte viti kur edhe Tirana zyrtare mund të mësonte nga Prishtina, nga Universiteti i Prishtinës, Akademia e Shkencave, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë, Teatri Krahinor, Kosova Filmi e Radio Televizioni i Prishtinës etj.  

Para fakultetit filozofik në Prishtinë, Maj 1979

Gjenerata e tretë e Letërsisë dhe e Gjuhës Shqipe (dhe ajo e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe) në vitin shkollor 1978/1979, kishim kërkua nga Shefi i Katedrës së Letërsisë (Rexhep Qosja, që ishte edhe Drejtor i Institutit Albanoligjik) se dëshirojmë të shkojmë në Shqipëri, për një ekskursion mësimor e shkencor, që për politikën serbo sllave të ish Jugosllavisë, ishte ekskursion me peshë  politike, me prapavijë nacionaliste që kishte qëllim jo vetëme njohjen e bashkimin e gjuhës, letërisë, kulturës shqiptare që edhe ishte e kishte një gjuhë, një komb … por, sipas politikës serbe, kishte si qëllim të fundit edhe bashkimin trojeve shqiptare, të Kosovës me Shqipërinë. 

Për ta kuptuar më mirë këte, duhet të këthehemi dy vite prapa, më 1976 (Viti 1978, ishte viti  kur u festtua 100 vjetorit të LSHP-së). 

Në pranverën e vitit 1976, në Prishtinë mbahet Kampionati Ballkanik i Volejbollit për femra, në ish pallatin e sportit ”25 Maji”, që ishte pronë e UP-së, ngjitur me Menzën e Re të Studentëve, dhe ish lokalet tjera përcjellëse të Universitetit, e Qendrës së Studentëve, ose Qytetit të Studnetëve, ku ishin edhe zyret e ish gazetës së sudentëve ”Bota e Re” etj. 

Për herë të parë, më 1976 erdhën edhe basketbollistet nga ish RPSSH (Republ. Popull. Social. e Shqipërisë). 

Salla sportive ”25 Maji”, mbushej plot me shikues (3.000- 5.000 shikues?). Gjilpërën s`kishe ku ta les dhe po aq shikues pritnin jasht sallës se s`kishte vende tjera brenda. Shumica e shikuesve ishin studentë shqiptarë që e përkrahnin ekipin e vajzave nga Shqipëria. Një grup i vogël serbësh me një flamur jugosllav mundohej ta valviste flamurin e të këndonte këngë për Jugosllavinë. Atyre iu printe një student topall *), por ata ishin pakëz, ndoshta 20, 30 veta që dalloheshin me simbole e flamur jugosllav. 

Kur mbaronte ndeshjen ekipi i basketbollisteve nga Shqipëria, shikuesit dilnim nga salla, shenjë dalluese dhe e mjaftueshme për polikën serbe që ne studentët dhe të rinjët tjerë shqiptarë nga Kosova ishim me Shqipërinë e kundër Jugosllavisë, edhe në sport. 

Brenda sallës së madhe e të bukur këndoheshin këngë shqiptare (që këndoheshin në ish RadioTiranën). 

Policia hynte brenda sallës me qen që të tregoj forcën se këtu ushtë Jugosllavi, por kjo nuk na friskësonte neve. 

Policët civilë dhe agjentët e UDB-së jugosllave, rrugëve të Prishtinës, na ndalnin dhe na arrestonin, kur na shihnin se po i përcjellim basketbollostet shqiptare. 

Në Shqipëri, qershor 1979

Në mbrëmjën lamtumirëse, pas përfundimit të Kampionatit Ballkanik të Basketbollit për Femra, që aso kohe organizotore ishte Sekertariati Krahinor për Kulturë e Sport e Kosovës, shtron një darkë në ish hotelin ”Bozhur”, pëfaqësuesit e ish Jugosllavisë nga sporti dhe gazetarët nga Beogradi e thonë para gazetarëve të shumtë: 

”Nuk e kemi ditur që Jugosllavia në Prishtinë është mysafire” 

Këte ma ka thënë mua Azem (Osman) Zogaj, nga Turjaka, ish nip i Rexhep Zogajt, Drejtorit Gjeneral të Rilindjes i cili ka marrë pjesë në darkë. 

Natyrsiht se ”Rilindja” nuk shkruanta sepse kishte cenzurë 

Në fund të viteve 1970-ta, Kosova kishte ecur me hapa gjigant në të gjitha fushat e jetës, në ekonomi, tregti përgjithësisht e veçanërisht në arsim, kulturë e shkencë. Serbia me të drejtë ankohej që Kosova po i del nga dora dhe mundohej si i mbytyri në ujë të kapej për kashte, ta pengonte zhvillimin, afirmimin dhe afrimin e Kosovës me Shqipërinë. 

Titoja ishte me një këmbë në dhe e tjetrën nëdhe por edhe ai ishte i sigurtë se Kosova është formalisht njësi e Federatës (Jugosllavia kishte 8 njësi fedrative, 2 ish krahina, KSAK-ës dhe Vojvodinës dhe 6 republika, Sllovenia, Kroacia, B e H, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia) por që kishin Parlamentet e veta dhe mund tï bllokonin shumë nisma e propozime serbe në ish federatë, ishin të barabarta në shumë fusha brena ish Jugosllavisë dhe kishin të drjtën e vetos. 

Në këto vite, qëlloi që edhe unë të isha student, vitet më mira të jetës e më të plleshmet. Prandaj, si student kërkuam që të shkojmë në Shqipërinë nënë. 

Në Shqiperi, qershor 1978

Unë (Sinan Kastrati), isha komision bashkë me Isak Shemën, profesor i Letërsisë së Sotme Shqipe (Prozë) dhe Isa Bjqinca, profesor i disa lëndëve në degën e Gjuhësisë (dhe të Letërsisë) për numrin e studentëve dhe disa kritere që gjoja i ka kërkua Universiteti Shtetëror i Tiranës. 

Dekan i fakultetit Filozofik, nuk më kujtohet kush ishte, pas Ali Hadrit por Rektor Universiteti ishe Feriz Krasniqi nga katundi Tërpezë, tash komuna e Malishevës ndërsa ambasador i RPSSH-së në Beograd ishte Sokrat Plaka, ku duhej dhënë leja dhe vizat. 

Në midis të muajit maj 1979, ish profesorët tanë na lajmëruan që kërkesa jonë për me e vizitua Shqipërinë, ishte refuzua. 

Ne studentët jo vetëm që u mërzitëm por edhe u hidhëruam e u inatosëm. Ligjëratat në fakultet gati kishin përfundua. Edhe mësimi thuaje, kishin mbarua e ne studentët e Letërsisë (shumica) në shenjë hakmarrje ndaj refuzimit të kërkesës sonë që të mos e vizitojmë Shqipërinë, filluam ti bojkotojmë ligjëratat e ushtrimet mësimore. Shkonim vetëm sa me i marrë nënshkrimet dhe iknim nga fakulteti. Grupe, grupe pasi e hanim drekën në menzën e studentëve, ushqim të shishëm e me bollëk, dilnim në lindje të Koviktit nr 3 dhe 4, që atëherë ishin fusha me barë dhe bisedoninm e këndonim këngë për Skënderbeun, Mic Sokolin e për … Enver Hoxhën, Mehmet Shehun dhe Partinë e Punës dhe natyrisht, për ”Nënen Shqipëri”, deri në mbrëmje.  

Zhvillimit të hovshëm në Kosovë i priu hapja e Shqipërisë me Kosovën. Ardhja e profesorëve të Universitetit të Tiranës dhe studjuesve tjerë nga Instituti Alanologjik i Shqipërisë *), shoqëritë kulturore e artistike, Teatri Kombëtar dhe ai ”Migjeni” i Shkodrës, Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve, për Kosovën ishte si buka, kripa, uji e ajri. 

Shumë profesorë nga UP shkonin për vizita studimore në Shqipëri. Edhe studentëve shqiptarë nga Kosova iu hap rruga që të shkonin për studime 30-45 ditore për mbledhjen e materialit studimor për diplomimin në falultetet e UP.  

Ndër shumë të tjerë, ishim edhe unë, nga Letërsia e 3 studentë të Fakultetit Teknik, drejtimi i maqinerisë që kërkuam të shkojmë në Shqipëri, Bedri Xhafa, nga Shala e Bajgorës me vendbanim në Svaraqaku i Vushtrrisë, Milaim Reshani, gjithashtu nga Shala, me banim në Vushtrri dhe Xhavit Bytyqi nga një katund i Suharekës me vendbanim në Prizren, student të shkëlqyeshëm. 

Mua që kisha temën ”Poemat për fëmijë të Ismail Kadaresë”, mu refuzua kërkesa, me arsyetim se ka mjaft libra e literaturë tjetër të nevojshme për Ismail Kadarenë në Bibliotekat e Kosovës ndërsa. Bedriu dhe Xhaviti shkuan dhe e punuan temën e diplomës në Shqipëri ndërsa Milaimi nuk shkoi, nuk deshi të pres vizën dhe u diplomua në Prishtinë para tyre. 

Bedriu ka punua në Feroniklin e Gllogofcit, Xhaviti, në Ballkanin e Suharekës, kurse Milaimi, ka punua si inxhinier i maqinerisë dhe drejtor në Kosova B, të Obiliqit. 

Dhe ndodhi ajo që s`e prisnim, në fillim të qershorit 1979 erdhi lajmi më i gëzueshëm se më 10 qershor nisemi për Shqipëri, Ambasada e Shqipërisë na i kishte dhënë vizat për me vizitua Shqipërinë, si mysafirë të Universitetit të Tiranës.  

Para se të niseshim erdhi rektori i universitetetit, Feriz Krasniqi në sallën e vogël solemne të dekanatit të fakultetit, në katin e dytë dhe na mbajti një fjalim të shkurtër. Na këshilloi por ne nuk i dëgjuam këshillat e profesor Krasniqit … na përshëndeti dhe na dëshiroi rrugë të mbarë, studime e qëndrim të këndshëm. 

Në mëngjesin e 10 qershorit 1979, para fakultetetit u tubuam studentët që kishim dhe s`na pritej derisa të nisemi.  Kishin ardhur edhe studentët që për shkaqe të ndryshme, politike nuk kishin pasaporta dhe të tjerë e na shikonin me zili, lakmi e dëshirë që edhe ata e ato dëshironin të ishin me ne. Bëmë një fotografi para fakultetit, fotografi të vetmen që e kam vetëm unë, na fotografoi Xhavat Durmishi, ish shoku im, student mjekësie. 

Shqipëri, qershor 1979

Rrugë të mbarë na dëshiroi edhe ish shefi i katedrës, prof Rexhep Qosja dhe profesorë të tjerë. 

Deri në Qafë Thanë, rrugën e bëmë nëpër Han të Elezit (tsh kufiri shtetëror me Maqedoninë), Tetovën dhe Strugën, qytete 100 % shqiptare, me autobus ”Turist Kosova”. 

Me neve erdhën profesorët Isak Shema dhe Isa Bajqinca. Nga Qafë Thana, që ishte hyerja e vetme për turistë në kufirin jugosllvo-shqiptar, vazhduam rrugën me autobusin shqiptar për Pogradec, ku hëngrëm drekën … në qytetin e Lasgushit. Drejtori i Hotelit, kur mori ”vesh” se jemi nga student nga Kosova, qajti. Na tregoi se 1 vëlla në Luftën Nacional Çlirimtare iu kishte vrarë në Gjilan. 

Pas hëngrëm drekë, vazhduam rrugën për në Librazhd … 

(Librazhdi im sa fort të dua,  

buzë Shkumbinit o je ndërtua”)  

*) TOPALL mb. bised. 

  1. edhe shar. I çalë; çalaman. Plak (fëmijë) topall. Grua topalle. Ka një këmbë topalle. Është topall nga të dyja këmbët.

“Qeveria miraton mbylljen e Albanologjisë/ Kushi: S’kanë zbatuar ligjin. Akademia: Vendim politik!” 

https://dosja.al/live-updates/shkrihet-akademia-e-studimeve-albanologjike-kalon-ne-varesi-te-akad-i304806  

“Qeveria shpall mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike” 

https://www.reporter.al/2023/05/31/qeveria-shpall-mbylljen-e-akademise-se-studimeve-albanologjike/  

(Qeveria njoftoi të mërkurën se ka vendosur mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologike, duke e kaluar nën varësi të Akademisë së Shkencave).  

Vazhdon  

Malmö, 10 qershor 2023 

sinankastrati09@hotmail.com 

Antiamerikanizmi…, është komplot kundër shtetit të Kosovës

0

Miran Kelmendi, shkrimtar, Gjermani

Për një qasje racionale
Popull i shpërdoruar, kuptojeni se antiamerikanizmi kurtian është komplot kundër Shtetit të Kosovës. Meqë ky komplot po kamuflohet e po arsyetohet me të drejtën për të shtri sovranitetit qeverisës në gjithë Republikën e Kosovës, po ofroj një sqarim që do të ndihmonte edhe idiotët më injorantë të kuptojnë se sovraniteti shtetëror e kushtetues kufizohen ndonjëherë për shkaqe politike, gjeostrategjike.
1.
Për ata që nuk e dinin e duan ta dinë, Serbia më 9 qershor 1999, sipas të Drejtës Ndërkombëtare ishte shtet, anëtar edhe në OKB. Megjithatë USA (dhe NATO), me bombardime 74 ditore, ia kufizuan Serbisë ushtrimin e sovranitetit ushtarak shtetëror, “për ta evituar katastrofën humanitare” (ndaj shqiptarëve në Kosoë).
2.
Më 10 qershor 1999 Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi Rezolutën 1244, që ia njihte sovranitetit shtetëror Serbisë edhe në territor të Kosovës, por për shkak të kapitullimit ushtarak të firmosur në Kumanovë më 9 qershor 1999, Kosova do të administrohej nga OKB, për çka qe formuar UNMIK.
3.
Në këto rrethana të reja Serbia dhe Franca, rrjedhimisht RDB (Resor državne bezbednosti / Resori i Shtetror i Siguisë, pinjoll e ish UDB-së), dhe DGSE-ja simotër franceze, duke shpërdoruar divergjencat në NATO, pushtuan Veriun. RDB serbe dhe DGSE franceze, për të realizuar sa më letësisht pushtimin e Veriut, shfrytëzuan “ndërmarrjen e përbashkët kriminale”, e cila kishte kap “përfaqësimin ndërkombëtar” të UÇK-së. Ajo bandë tashmë ishte nën komandë të “kryeministrit” dhe “drejtorit politik” Hashim Thaçi, i cili ishte marionetë i RDB-së dhe DGSE-së. Këto shërbime të këtyre dy shteteve mike, për ta manipuluar Komandën e NATOs, kanë sajuar kontratë të falsifikuar, sikur qeveria serbe ia kishte shit gjatë lufte një kompanie franceze “Trepçën” për 650 milionë USD. Prandaj Franca ia kishte dal ta impononte kryeshef të UNMIK-ut Dr. med. Bernard Kouchenr. Kështu e realizuan enklavizimin serb të Veriut me kriminelë serbë nga gjithë Kosova…
4.
Megjithatë USA ia doli të imponon krijimin e Shtetit të Kosovës, i cili u realizuar me shpallje të pavarësisë më 17 shkurt 2008, duke ia ndaluar gjatë gjithë kohës Serbisë ta ushtron sovranitetin kushtetues shtetëror në Kosovë.
5.
Serbia bëri padi në Gjykatë Ndërkombëtare kundër shpalljes së pavarësië shtetërore të Kosovës. Fatmirësisht Gjykada Ndërkombëtare vendosi pro drejtësisë se shpalljes se Shtetit të Kosovës, por nuk vendosi që Serbia të mos kishte të drejtë ta mbante Kosovën si pjesë kushtetuese të Serbisë. Që do të thotë, republika e Serbisë vrazhdonte të ishte shtet legal, me Kosovën si territor të saj, sipas Rezolutës 1244. Megjithatë USA nuk e lejojë dhe nuk po e lejon Serbinë ta shtrinë sovranitetin në gjithë territorin kushtetues, shtetëror!
6.
Kur USA nga 9 qershori 1999 nuk e lejojë Serbinë fashistoide të ushtron sovranitetin kushtetues në Kosovë, përse nuk paska të drejtë e njëjta USA të ndalon ushtrimin e sovranitetin fashistoid të KM Kurti në Veri, edhe për shkak të shqetësimit që ka shkaktuar agresiviteti fashistoid i Rusisë në Ukrainë?
7.
Këto i dinë KM Kurti. Megjithatë, i kundërshton kërkesat e USA-ve (dhe BE-së)! Prandaj mua po më rezulton se Kurti i tanishëm është ana tjetër e medalës Thaçi të viteve 1999 deri sa e arrestoi kryeprokurori amerikan Smith.
8.
Zgjidhja: marinsat e USA-ve ta kidnapojnë Kurtin dhe ta izolojnë, mundësisht në Guantanamo, sepse Kurti po ia krijon rrethanat Putinit të plas luftë në Kosovë. Këtë shërbim USA do të duhej t’ia bëjë Shtetit të Kosovës, meqë Kosova nuk ka mundësi për ta izoluar këtë kuisling, meqë prapa, si perkrahës, i qëndrojnë Serbia, serbofilët antiamerikanë të gjithë botës dhe goxha shumë islamistë e kurtianë sektaristë!
Për keqkuptime shokuese që po ua shkaktoj kurtianëve, sidomos ish-bashhkëveprimtarëve, u kërkoj falje! Kam mirëkuptim për ta, sepse për shkak të manipulimit perfide janë bërë militantë të KM Kurti, duke besuar se po i shpërbëjnë Shtetit të Kosovës (si dikur kur Hydajet Hyseni me shokë u bën shegerta të kuislingut Ibrahim Rugova).
PS.:
KM Kurti, nëse nuk dorëhiqet apo nëse nuk ka shumicë parlamentare për ta rrëzuar, do të duhej të imitonte taktikën e sivllaut të tij ideologjik, Sllobodan Millosheviq (të dy ishin/janë “neomarksistë” antiamerikanë). Për ata që nuk e dinë, Millosheviq toleroi në Kosovë gjatë viteve 1989-1999 “shtet paralel”, “zgjedhje të lira”, “president” . Ajo taktikë e Millosheviqit përkrahej nga e gjithë “bota” dhe pëlqehej edhe nga “alternativa kosovare”! Kështu do të duhej të veprohej në Veri, deri sa bashkëqytetarët serbë të ambientohen dhe të integrohen në Shtetin e Kosovës…

At Gjergj Fishta: “Krenët e Shqyptarisë” – të Gegërisë dhe Toskërisë në Lidhjen e Prizrenit

0
Nga Frank Shkreli 

 

Lidhja historike shqiptare e Prizrenit, meriton të kujtohet, sidomos në këtë kohë të turbullt nëpër të cilën po kalon Kombi shqiptar në trojet e veta shekullore. Ngjashëm deri diku me situatën e sotme ndërkohë që jemi dëshmitarë të lojrave të të huajve me fatin e shqiptarëve. Autoritetet shqiptare të Lidhjes së Prizrenit 145-vjet më parë, pas vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlinit në kurriz të shqiptarëve, u mblodhën në Prizren, të vendosur dhe të bashkuar për të luftuar në mbrojtje të trojeve shqiptare dhe të interesave të kombit, në përgjithësi. Për t’u përballur me sfidat e asaj periudhe, aty morën pjesë përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare, pa dallim. Për herë të parë që prej kohës së Gjergj Kastriotit -Skënderbe për të biseduar mbi fatet e Kombit. Në këtë 145-vjetor, po e kujtojmë këtë ngjarje të madhe historike për Kombin Shqiptar: – me përvujtëri, modesti dhe me respektin më të madh për burrat e Kombit të Lidhjes së Prizrenit, – me ndihmën e Poetit të Kombit, At Gjergj Fishtës, i cili i ka dedikuar Lidhjes së Prizrenit, “Kangën e Nandë” të veprës së tij madhështore, “Lahuta e Malcisë”. Në këtë poemë, Fishta fton Zanën që së bashku me poetin të këndojë në “Lahutë”, ngjarjen historike të shqiptarëve – Lidhjen e Prizrenit. Ai e fillon vjershën me thirrjen e Ali Pashë Gucisë. Mbas vendimeve të Kongresit të Berlinit, Ali Pashë Gucia hedh kushtrimin anë e mbanë trojeve shqiptare për të mbledhur në Prizren burrat më në shenjë të kombit. “Krenët e Shqyptarisë”, të Gegërisë dhe Toskërisë. Duke iu përgjigjur kushtrimit të Ali Pashë Gucisë, turren kreshnikët e Kombit në qytetin zëmadh të shqiptarisë, në Prizen për të marrë pjesë në Lidhdjen Shqiptare të Prizrenit.

M’ato majë të Prizrenit

ku kanë ndejun rend pas rendit

me Ali Pashën në krye të vendit…

 

…Ai nuk asht, more lum vasha

tjetërkush veç se Ali Pasha,

që për të drejta të Shqyptarisë

vet ia jep zjarmin shtëpisë!

E s’i dhimben nanë as djalë,

për to jetën vet e falë.

 

Në qoftë se më lejohet të jem pak krahinor e të përmend që Fishta, përveç Ali Pashë Gucisë, ndër të tjerë pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit, në poemën kushtuar Lidhjes së Prizrenit, i dedikon disa rreshta edhe Vat Marashit- Bajraktarit të fisit të Shkrelit:

Ali Pashë Gucia

E njaj tjetri ma përtej

me ata dy mustakë të mëdhej

me i prekë m’shoq që ka për bri vedi.

Ai nuk ashtë, jo Diomedi,

por ashtë Bajraktari i Shkrelit.

Si njaj pyrgu m’ball të kështjellit,

që s’e tremb as topi, as shpata,

e i thonë emnit Marash Vata…

 

Natyrisht, se në poemën e tij Fishta përmend disa ndër pjesmarrësit dhe u këndon atyre si grup i dalluar dhe i zgjedhur ndër shqiptarët e asaj kohe e hapësire:

Jo që ka aty burra të tjerë,

Bajraktarë, Krenë e Beglerë,

që për fjalë e për urti,

për trimni, për bujari

nuk ia lëshojnë vendin kurrkuej,

as në Shqipni as ndër të huej…

Jo që ka aty burra të tjerë,

Bajraktarë, Krenë e Beglerë

që për fjalë e për urti,

Për trimni, për bujari

Nuk ia lëshojnë vendin kurrkuej

As në Shqipni as ndër të huej…

 

Në Epopenë Kombëtare të Fishtës, “Ora e bardhë e Shqipënisë”, i shef krerët e shqiptarisë: “Trima në za, burra me nderë”, të mbledhur aty në Prizren, nga mrizet e lartësive të malit më të lartë, Lubotenit, ku e Mira ka ndejën e vet dhe gëzohet, ndërsa thërret Zanën e Sharit…

 

“Në gjuhë të ambël të Shqyptarit,

thirrë i paska Zanës së Sharit”,

 

Dhe e pyet nëse i njihte ata burra të rreshtuar në Kuvendin e Prizrenit. Zana, disi e habitur para asaj pamjeje madhështore të “homeridëve të rinj”, mendon se shqiptarët e mbledhur aty, mund të jenë Akejt e vjetër, që dikur kishin “kallur” Trojën e vjetër ose, ndoshta mund të ishin Dardanët. Bën buzën në gaz Ora e maleve dhe i shpjegon Zanës motër se ata nuk ishin,

“As Akejë, as s’janë dardanë, as vigaj, as katallaj”, Por ishin pjesëmarrësit heronj shqiptarë: Ali Pasha, Marash Vata, Abdyl Frashëri, Prenk Bib Doda, Toptani, Zogolli, Gjetë Gegë Shllaku, Çun Mula, Mar’ Lula, Dod Preçi, Vrioni, Deralla, Shan Deda, Abdullah Dreni…

Ndërsa Abdyl Frashërin, Kryetarin e Lidhjes së Prizrenit, At Gjergj Fishta e portretizon kështu në poemën e tij, kushtuar Lidhjes së Prizrenit:

Abdyl Frashëri

A e she’ ‘i herë njat burrë zeshkan,
me kollçikë e me fistan?
Që m’a ka synin si zhgjeta,
që m’i bajn t’gjith t’u ngjatjeta,
e që folka ashtû pa u zé,
herë tue mâtë, mandej tue pré?
që prandej njat fjalë që e flet,
Mbreti as Krajli nuk i a shklet:
Pse edhè e tij bujare
larg permendë âsht n’tokë Shqyptare!
Për kah pupla e për kah dija,
pá të cilat s’rron Shqypnija
Ai âsht trimi Frashër Begu,
që gjithkund, ku e qiti shtegu,
i la naâm aj Toskënís,
faqe t’ bardhë i la Shqypnís.

 

Gjergj Fishta kujton në poemën e tij mbi Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit se, ndërkohë që Ora dhe Zana bisedojnë me njëra tjetrën, Abdyl Frashëri hap Kuvendin dhe flet me një gojtari të shquar, si i përket derës së tij letrare, mbi vjetërsinë e fisit shqiptar, kulturën e lashtë të tij, trimërinë e qëndresën gjatë shekujve, dashurinë për Atdhe dhe për luftërat shekullore të racës shqiptare për të ruajtur lirinë dhe pavarësinë.  Abdyl Frashëri vazhdon fjalën e tij, sipas poetit duke bërë thirrje për daljen zot të trojeve shqiptare të sakatuara. Për shpëtimin e tokave shqiptare, Hotit, Grudës e Plavë e Gucisë nga Mali i Zi. Ndërsa Bajraktari i Shalës, Mar’ Lula deklaron para Kuvendit se për të dhe për shqiptarët mbarë, si shkjau, si turku janë armiq të njëjtë. Në fund, sipas vjershës kushtuar Lidhjes së Prizrenit në “Lahutën e Malcis”, Ali Pashë Gucia propozon që nga Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit t’i dërgohej një letër fuqive të mëdha të asaj kohe dhe mbretit  në Stamboll– “Të shtatë krajlave dhe Mbretit të Stambollës”-, duke venë qartë në dukje se trojet shqiptare nuk janë as të italianëve, as të ‘hinglizëvet, as e francezëvet’, as ‘të gjermanëvet e as të sllavëve’ dhe ‘as otomanëve’, këndon Fishta. Ai ka përfunduar vjershën e tij kushtuar Lidhjes së Prizrenit, se Mbretit të Stambollit, i cili “do t’i falë Shkodër e Malci Knjazit të Malit të Zi, t’i bëhet e qartë se Shqipëria nuk “ashtë një shportë me fiq”, për t’ua shpëndarë miqve peshqesh, sipas oreksit të ditës.

 

“Por ashtë toka e t’Parvet tone!

Asht Atdheu, po, i Skanderbegut…

Prandej s’ka as Krajl as Mbret

që ket tokë e falë a e shet…

 

Po sot, a ka sot burra’ Shqiptaria’, si dikur motit, që të mbrojnë interesat kombëtare dhe të mos shesin, as mos të falin tokën dhe interesat kombëtare të shqiptarëve, përfshirë edhe ato ekonomike, për interesa afat shkurtëra, personale e partiake. Në këtë udhëkryq të historisë së shqiptarëve dhe në këtë përvjetor historik për Kombin Shqiptar, 145-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nga do t’ia mbajnë udhëheqësit e sotëm shqiptarë? Nga do e drejtojnë timonin e anijes kombëtare drejtë të ardhmes? Këtej apo andej? Drejt një rruge pa krye që çon në greminë, apo drejt horizonteve të reja, duke ndjekur shembullin e heroizmave, besës, burrërisë dhe të bashkimit kombëtar të Gjergj Kastriotit-Skenderbe dhe të trimave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit?

 

145-vjetori i Lidhjes historike Shqiptare e Prizrenit duhet të kujtohet, sidomos në këtë kohë të turbullt nëpër të cilën po kalojnë sot shqiptarët. Ngjashëm deri diku me situatën e sotme politike në Kosovë dhe në Shqipëri, ndërkohë që jemi dëshmitarë të lojrave të të huajve me fatin e shqiptarëve. Autoritetet shqiptare të Lidhjes së Prizrenit 140-vjet më parë, pas vendimeve të padrejta në kurriz të shqiptarëve të Kongresit të Berlinit, u mblodhën të vendosur dhe të bashkuar, për të luftuar në mbrojtje të trojeve dhe të interesave të kombit në përgjithësi. Për t’u përballur me sfidat e asaj periudhe të bashkuar dhe të bashkrenduar për të njëjtat objektiva në Prizren morën pjesë përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare pa dallim. Për herë të parë që prej kohës së Gjergj Kastriotit – Skënderbe, për të biseduar mbi fatet e Kombit. Po e kujtojmë këtë ngjarje të madhe historike për Kombin Shqiptar me përvujtëri, modesti dhe me respektin më të madh për burrat e Kombit, pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit, në mbrojtje të trojeve shqiptare, 145-vjet më parë.

LIDHJA E PRIZRENIT – (Lahuta e Malësisë – At Gjergj Fishta)

Shkrepi dielli buzës Cukalit
eja e t’këndojmë, oj Zanë e malit!
Eja e t’këndojme n’Lahutë t’Malsisë,
si ata krenat e Shqiptarisë!
Në Prizren na janë bashkue
për me folë se si me e pështue
prej capojve t’Malit t’Zi
që ka dyndun top e ushtri
me hi n’Plavë, me hi n’Gusi.
Me marrë Shkodrën me Malsi
der’ ku danë vendi me Dri.
Pse, po donë, Mbreti i Stambollës
dorë i dhanka Knjaz Nikollës.
Me ndezë zjarm ai n’votra tona,
me nga qetë ai n’ara tona,
me ba dru n’zabele tona,
e me gra e vasha tona,
me lujtë Shkjau harushë me ne
thue s’ka Shqiptarë mbi dhe?
Por po kisht’, besa, Shqiptarë
kisht’ Shqiptarë zemër bujarë
burra t’urtë, trima luftëtarë,
që s’po u tutshin këta me dekë
n’erz e n’tokë me pasë me i prekë…

E plotë në linkun më poshtë….

Gjergj Fishta – Lidhja e Prizrenit (teksteshqip.com)

At Gjergj Fishta në zyrën e tij

145 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ngjarje madhore që vuri në binarët historik pavarësinë kombëtare

0
Nga Jusuf BUXHOVI, shkrimtar dhe historian, Prishtinë
____
Paqja e Shën Stefanit dhe realitetet e krijuara prej saj, të cilat më së shumti qëllonin Shqiptarët dhe interesat e tyre, shtruan nevojën për një veprim të përbashkët të të gjitha forcave shqiptare, pavarësisht bindjeve dhe qëndrimeve që kishin rreth të ardhmes së Perandorisë Osmane, në mënyrë që përfundimisht të faktorizoheshin në raport ndaj Perandorisë Osmane dhe karshi faktorit ndërkombëtar të vendosjes. Në këtë gjendje, Shqiptarët kishin përpara disa rrethana që mund t’u shkonin për shtati për t’u vu në veprim, meqë krahas osmanëve, Paqja e Shën Stefanit, kishte për kundështarë edhe fuqitë e mëdha europiane, pa përjashtim, të cilat ndonëse luftën ruse-osmane e përcollën me njëfarë indiferencë, me të shpejtë kërkuan që marrëveshja të anulohet në tërësi.
Në këto rrethana, krahas hovit që mori lëvizja e protestës kundër Traktatit të Shën Stefanit, ishte edhe ideja për të kundërshtuar me armë vendimet që mund të merreshin në Kongresin e Berlinit në dëm të tërësisë tokësore të atdheut. Kështu, kërkesa për të formuar një lidhje të përgjithshme u bë mjaft popullore edhe për faktin se ajo ishte në përputhje edhe me qëndrimet e Perandorisë Osmane, e cila në këtë mënyrë ishte e interesuar që kongresin e ardhshëm europian, i cili do të mbahej në Berlin, ta shfrytëzonte sa më shumë për t’i riparuar dëmet e luftës dhe paqes me Rusët, por këtë herë me ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha europiane, të cilat njëherësh, si kundërshtare të Rusisë dhe planeve të saj, shfaqeshin edhe si mbrojtëse të saj. Kjo gjendje, pra, duhej shfrytëzuar me të gjitha mjetet dhe me të madhe. Andaj, çfarëdo proteste dhe çfarëdo programi, qoftë ai edhe luftarak me moton e mbrojtjes së vatanit, siç shfaqej ai i Shqiptarëve, me ç’rast kuptimi i “vatanit” mund të shikohej edhe i atdheut, pra i etnisë, siç ishte rasti me mbrojtjen e katër vilajeteve shqiptare, identifikohej me atë të përgjithshmin, gjë që kjo i shkonte për shtati Perandorisë Osmane. Për herë të parë nacionalizmi dhe osmanizmit shkonin bashkë, gjë që kjo ishte motivues.
Për t’u evituar përçarjet mbi rrymat e ndryshme ( atyre që kërkonin mbrojtjen e tokave shqiptare por nën flamurin e Kalifatit, të atyre që kërkonin një vilajet të përbashkët shqiptar dhe të tjerëve që kërkonin njëfarë Shqipërie Osmane si kalimtare deri te pavarësia), Komiteti i Stambollit, vendosi që përpjekjet për thirrjen e një lidhjeje shqiptare t’i bëjë nën moton e kundërshtimit të Traktatit të Shën Stefanit, duke u shprehur se ishte e gatshme që jetësimi i tij të ndalej edhe me anën e luftës që do të bëhej me moton e mbrojtjes së vatanit nga copëtimi, në të cilën do të merrnin pjesë që të gjitha rrymat pa dallim. Kjo njëherësh ishte edhe porosi që i shkonte Kongresit të Berlinit, i cili duhej të mbahej së shpejti dhe ishte më se e qartë që për pikënisje do të kishte anulimin e Traktatit të Shën Stefanit. Në këtë frymë ishin edhe disa prononcime të liderëve të Komitetit të Stambollit në mediet europiane drejtuar opinionit europian por edhe fuqive të mëdha, siç ishte ai i Abdyl Frashërit në “Messagerde Vienne”. Frashëri argumentonte të drejtat politike që i takonin popullit shqiptar me arsyetimin se nuk kërkon tjetër veçse të jetojë i liri, të dalë nga prapambetja dhe të zërë vendin që meriton në radhët e kombeve të qytetëruara të Europës.
Meqë koha po afronte dhe duhej dalë me një formë organizative para se të fillonte Kongresi i Berlinit, në mënyrë që Fuqive të Mëdha Europiane t’u tregohej se çfarë kërkonin në të vërtetë Shqiptarët dhe cilat ishin pozicionet e tyre politike, Komiteti i Stambollit, mori vendimin për t’u thirrur Kuvendi i Lidhjes. Bëhet e ditur se nga fundi majit, në Stamboll u zhvillua një takim i personaliteve më të dëgjuara të jetës politike nga vilajeti i Kosovës dhe ai i Shkodrës (Iliaz pashë Dibrën, Ali bej Gucinë, Ymer Prizrenin, Ahmet Korenicën, Zija Prishtinën, Mustafa pashë Vlorën, sheh Mustafë Tetovën, Vejsel bej Dinon dhe të tjerë, e ku merrte pjesë edhe Abdyl Frashëri, Mehmet Ali Vrioni, si përfaqësues i Komitetit të Stambollit dhe deputetë në parlamentin osman) me përfaqësuesit e lartë të pushtetit osman. Në këtë takim u tha se shqiptarët ranë në ujdi për një reagim të fuqishëm në mbrojtje të trojeve të rrezikuara”.
Andaj, jo rastësisht si vend u caktua Prizreni. Sepse, Vilajeti i Kosovës, si pjesë ku prekej drejtpërdrejt nga copëtimet serbo-malaziase, prej kohësh ishte kthyer në një qendër të protestave të mëdha të të gjitha shtresave: nga ato feudale, të moderuara dhe të klerikëve, me ç’rast prej të gjithëve ishte pranuar slogani atdhetar “mbrojta e vatanit”, i cili nënkuptonte mbrojtjen e atdheut dhe mbrojtjen e Perandorisë njëherësh.
Me organizimin e drejtpërdrejtë të veprimeve për thirrjen e Kuvendit u ngarkua një Komision i posaçëm, shumica e anëtarëve të të cilit ishin nga Prizreni dhe Gjakova. Ndërmjet tyre njihen Ymer Prizreni dhe Ahmet Korenica, ndërsa thirrjen për mbledhjen e Kuvendit e lëshoi qysh në fund të prillit një nga përfaqësuesit më të shënuar të qarqeve atdhetare Ali bej Gucia (më vonë Ali pashë Gucia), feudal vendor dhe kundërshtar i madh i Tanzimatit.
Kuvendi i Lidhjes u hap më 10 qershor 1878 në Prizren, në metresën e Mehmet Pashës, pranë Bajrak-Xhamisë. Edhe data e mbajtjes nuk ishte e rastësishme, meqë ajo duhej të mbahej para se të fillonte punimet Kongresi i Berlinit që ishte caktuar të mbahej më 13 qershor. Nga të dhënat e tanishme, të cilat janë të pakta, meqë është ruajtur vetëm një pjesë e protokolleve të mirëfillta të mbledhjes, merret vesh se në Kuvend kanë marrë pjesë më shumë se njëqind përfaqësues të shumë krahinave shqiptare, por ku mungonin delegatët e vilajetit të Shkodrës (nisja e të cilave thuhet se ishte penguar nga intrigat e valiut turk Hysen Pasha, por që arsyet janë pak më të thella), ndërsa nga Vilajeti i Janinës mori pjesë vetëm Abdyl Frashëri. Megjithatë, nga këta 110 emra që gjenden dhe shumica vinë nga Vilajeti i Kosovës, kryesisht janë personalitete që kishin marrë pjesë në kryengritjet kundër Tanzimatit, ndër të cilët shquhen Ali bej Gucia, Iljaz pashë Dibra, Hasan pashë Tetova, Ymer Prizreni (kryetar i komisionit organizativ të Kuvendit), Abdullah pashë Dreni, Ahmet Korenica, Shaban bej Prizreni, Jashar bej Shkupi, Shaban bej Peja, Filip Doda, SulejmanVokshi, Shuajip Spahiu, Ali Ibra e të tjerë. Në kuvend morën pjesë si delegatë disa feudalë boshnjakë dhe sulltanistë nga viset e Bosnjës-Hercegovinës. Aty mori pjesë edhe mytesarifi turk i Prizrenit, Qamil Beu bashkë me disa përkrahës së linjës sulltaniste, që bazuar në raportet e konsujve të pranishëm në Prizren, ishte mjaft aktiv. Kjo demanton pohimet se Lidhja u mbajt “fshehtë” dhe pa dijen e Portës.
Në bazë të dokumenteve me mangësi të shumta, megjithatë, kuptohet se Kryetar i Kuvendit u zgjodh Iljaz pashë Dibra, ndërsa aty foli Abdyl Frashëri, jo në cilësinë e “kryetarit” e as “të kryesuesit” të Lidhjes, siç është shënuar nga një pjesë e mirë e historiografëve Shqiptarë, por si përfaqësues i Komitetit të Stambollit, paçka se nga disa burime mohohet fare pjesëmarrja e tij në Kuvend.
Madje edhe nga ajo pjesë e ruajtur e asaj që kishte folur Abdyl Frashëri, siç ishte se “qëllimi i Kuvendit ishte që t’u presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë” , më shumë paraqet një thirrje patriotike se sa që shfaqej program politik. Atmosfera patriotike, jashtë ndonjë programi politik, bëhet e ditur sipas burimeve të konsujve të huaja nga Kuvendi, me ç’rast thuhet se kjo atmosferë manifestohej pa dallim se nga cili “krah” vine ajo.
Ajo që ishte më e rëndësishme, megjithatë kishte të bënte me faktin se Kuvendi ia doli të marrë vendimin për themelimin e një organizate me karakter politik e ushtarak, te një Lidhjeje (Ittifaku), me një qendër të vetme drejtuese dhe me degë të saj në të gjitha krahinat e vendit, e cila do të merrte përsipër detyrën që të mbronte me çdo mjet interesat e vendit. Sipas traditës, së bashku me formimin e Lidhjes, u shpall edhe një besë e përgjithshme, në bazë të së cilës duhej të pushonin menjëherë të gjitha veprimet e gjakmarrjes ndërmjet banorëve të krahinave që ishin përfshirë në Kuvendin e Prizrenit.
Kuvendi themeloi edhe organet e larta. Në krye të Lidhjes qëndronte Këshilli i Përgjithshëm me seli në Prizren, nga i cili do të vareshin degët krahi-nore. Kryetar i tij u zgjodh Iliaz pashë Dibra. U formua edhe Komiteti Qendror i Lidhjes i përbërë nga tri komisione: komisioni i punëve të jashtme me përgjegjës Abdyl Frashërin, komisioni i punëve të brendshme i drejtuar nga Haxhi Shabani dhe komisioni i të ardhurave financiare i drejtuar nga SuljemanVokshi.
Aktet e para të Kuvendit të Përgjithshëm ishin: një peticion për çështjen shqiptare, dërguar Kongresit të Berlinit, dhe një peticion, dërguar Portës së Lartë , Kararnameja (Akti i vendimeve-kanuni) dhe Talimati (Urdhëresa).
Kararnameja (Akti themelor) kishte gjashtëmbëdhjetë pikë, me të cilin mund thuhej se sanksionohej formimi i Lidhjes si organizatë politike (pika 16) dhe përcaktonte detyrat e saj më të ngutshme. Në pikën 1 theksohej karakteri mbrojtës, ndaj çdo qeverie, përveç asaj të Portës së Lartë, të veprojë aktivisht me të gjitha mjetet për të mbrojtur integritetin evendit.
Në nenin 4 kur thuhet se “me ligjet e lara të sheriatit, ne do të mbrojmë jetën, pasurinë dhe nderin e shokëve besnikë të besimit jomysliman, ashtu si për vete”, bën të ditur për ruajtjen e karakterit islamik, gjë që si formulim në ato rrethana ishte edhe i pashmangshëm.
Në të vërtetë, frymën kombëtare nga e cila ishte e privuar më 10 qershor ditën e hapjes së Kuvendit dhe veçmas nga kërkesat për bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një, që ishte një formë e autonomisë, me të cilën sigurohej mbrojta e vendit nga copëtimet e mëtutjeshme që kërcënonin nga të gjitha anët, Lidhja filloi ta animojë qysh në Kuvendin e Përgjithshëm, në Prizren, më 1 korrik 1878.
E kompletuar me 96 delegatë nga Kosova dhe me delegatët nga Shkodra (26 sish) dhe Vilajeti i Janinës (me 20), pas një diskutimi të gjerë, Kuvendi miratoi një Rezolutë ose Kanun të ri për Lidhjen e Prizrenit, me të cilin u bënë hapat e rëndësishëm në përpunimin e mëtejshëm të programit të Lidhjes. Sepse, Kanuni i ri, e shpalli botërisht organizatën e themeluar në Prizren si Lidhje Shqiptare dhe organin i saj qendror e quajti Komiteti Kombëtar.
Statuti i ri ishte pastruar nga ndonjë formulim me karakter fetar islamik dhe nga ideja e besnikërisë ndaj Perandorisë Osmane, që kishte pasur vend në Kararname. Në tekstin e Kanunit thuhej shprehimisht se Lidhja do të luftonte për të drejtat kombëtare shqiptare dhe se veprimtarinë e saj do ta shtrinte vetëm në trojet shqiptare. Ajo i jepte të drejtë Komitetit Kombëtar të formonte nën-komitete të Lidhjes në qendrat e sanxhaqeve të Shqipërisë, të organizonte një ushtri të armatosur për të mbrojtur trojet shqiptare, të shpallte mobilizimin ushtarak të të gjithë burrave të aftë për armë, të vilte, për nevojat e veta buxhetore, një sërë taksash të ndryshme dhe të jepte dënime penale kundër dezertorëve nga Lidhja Shqiptare, me çka mund të thuhet se Lidhja kishte krijuar rrethanat për marrjen mbi vete funksionet e një qeverie.
Kanuni i miratuar më 2 korrik 1878, shënon një fitore të rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në gjirin e Lidhjes së Prizrenit. Në të vërtetë, me këto të drejta, që u sanksionuan në kanunin e 2 korrikut 1878, Lidhja Shqiptare e Prizrenit fitoi bazën ligjore për të ngritur shkallë-shkallë një shtet autonom shqiptar brenda shtetit perandorak osman.
(Shkëputje nga libri “Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878”, botoi “Faik Konica” – Prishtinë dhe “Jalifa Publishing” – Houston, 2012).

The Lindsay Daily Post (1922) / “Shtretërit, skema e re e taksimit në Shqipëri” — Intervista me Kolë Thaçin, Ministrin e Financave

0

Kolë Thaçi (1886 – 1941)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Qershor 2023 

“The Lindsay Daily Post” ka botuar, të enjten e 1 qershorit 1922, në faqen n°7, një shkrim në lidhje me planifikimin e skemës së re të taksimit asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

E dhjeta biblike burimi i të ardhurave të Shqipërisë

Burimi : The Lindsay Daily Post, e enjte, 1 qershor 1922, faqe n°7

Burimi : The Lindsay Daily Post, e enjte, 1 qershor 1922, faqe n°7

Tiranë, Shqipëri, 6 maj. (Associated Press) — E dhjeta biblike është burimi kryesor i të ardhurave të Shqipërisë dhe deri tani ka qenë një politikë “takse e vetme”. Një politikë e re fiskale po prezantohet dhe në mesin e shumë artikujve të propozuar për taksim janë shtretërit, pasi në vendin e tyre primitiv një shtrat konsiderohet si një luks. 

Origjina e së dhjetës këtu mund të gjurmohet tek turqit, të cilët me shekuj e kanë mbledhur atë nga populli i Shqipërisë. Duke qenë një metodë e thjeshtë takse dhe një rrethanë me të cilën ishin mësuar të gjithë banorët, ajo u miratua nga qeveria e re e Pavarur si një mjet të ardhurash. Megjithatë, qeveria e re nuk e ka gjetur atë një lloj takse shumë produktive për shkak të aftësisë me të cilën tatimpaguesit mund të fshehin të ardhurat e tyre. Aq të aftë janë banorët në shmangien e një pjese të madhe të së dhjetës, saqë tani po vihen në zbatim metodat e taksimit. 

“E dhjeta është ende burimi ynë kryesor i të ardhurave,” tha Kolë Thaçi, Ministër i Financave të Shqipërisë, për korrespondentin e Associated Press. “Ne varemi prej saj për shpenzimet aktuale të qeverisë, por zbulojmë se nuk prodhon mjaftueshëm kthim për të mbajtur taksat tona në këmbë. Tashmë po planifikojmë një skemë të re taksimi. Është propozuar të vendoset një taksë për shtretërit, sepse për ne shtrati nuk është një domosdoshmëri absolute. Populli ynë është mësuar me shekuj të flejë në dysheme dhe vazhdon ta bëjë këtë edhe sot e kësaj dite. Sot shohim që shtretërit po futen gradualisht nga ata që kanë mundësi, ndaj ne propozojmë që të vendoset një taksë për këta shtretër si një artikull luksi.”

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania,  https://www.darsiani.com/la-gazette/the-lindsay-daily-post-1922-shtreterit-skema-e-re-e-taksimit-ne-shqiperi-intervista-me-kole-thacin-ministrin-e-financave/.

Gjuha e z. Agim Bahtiri, ndaj poetit dhe publicistit Halil Matoshi, e papranueshme

1
Nga: Arif Ejupi, gazetar

Gjuha e rrugës dhe bordeleve ka goxha kohë që është e pranishme në televizionet tona, sidomos në debatet me temë nga politika.

Mendojmë që kjo ka ardhur si pasojë e asaj që dyert për debate u janë hapur edhe atyre që nga politika kuptojnë aq sa unë, kuptoj nga literatura e shkruar në kinezishte.

Politika është art bukur i vështirë. Ajo e ka njëfarë alfabeti të veçantë, që s’mund të kuptohet nga të gjithë.

Bile, euforikët dhe tregtarët s’kanë çfarë të kërkojnë në politikë. Ata edhe nëse janë të mirë në shpirt mund të bien fare lehtë në kurthe, nga mosnjohja e lojës që e dikton kundërshtari dhe situatat.

Brezi ynë i fundviteve ‘50-të dhe fillimviteve ‘60-të, z. Halil Matoshi e njeh si njeri të përpjekjeve të pareshtura për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Çdo Lëvizje studentore brenda Universitetit të Kosovës, deshëm apo nuk deshëm e mbanë emrin e tij.

Ai për ta bërë më serioze në sy të botës vendosmërinë e shqiptarëve të Kosovës, për shkëputje nga Serbia, në janar të vitit 1990, me gjithë rrezikun vihet në krye të Parlamentit Rinor të Kosovës.

Kjo shoqatë rinore brenda një muaji tubon rreth vetes mbi 100 mijë të rinj. Në nëndegën e Orllanit të Gallapit, në krye të këtij forumi rinor emërohet Zahir  Qerim Pajaziti, pushkë e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të rinjtë e kësaj organizate rinore shumica studentë të Universitetit të Kosovës, të prirë nga plaku i mençur dhe i urtë, Anton Çetta, dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në pajtimin e gjaqeve, gjithandej trojeve tona.  Në pjesën dërrmuese të këtyre tubimeve ka qenë i pranishëm edhe z.Matoshi.

Më 7 prill të vitit 1990, Halili së bashku me kolegun e tij, Blerim Ali Shala dhe gjashtë veprimtarë të tjerë të këtij asociacioni rinor, mbahen në burgun e Prishtinës, vetëm pse e bëjnë publik helmimin misterioz të nxënësve tanë, nga sigurime të fshehta të Armatës dhe Policisë jugosllave, në medie vendore dhe ato të huaja .

Kur, Serbia nëpërmjet një procesi  të montuar politik pati përgatitur shpalljen e gjykimit të këtyre veprimtarëve nga SHBA-ës, vjen reagimi i drejtpërdrejtë dhe serioz, i diplomatit të njohur James Addison Beker.

Ai me reputacionin e tij prej avokati me famë ndërkombëtare dhe mbrojtësi të dalluar të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, i bënë trysni të vazhdueshme Beogradit.

Falë këtij intervenimi human më 18 prill të vitit 1990, nga Burgu i Qarkut të Prishtinës, lirohet grupi prej tetë të akuzuarve.

Këta të rinj po mbaheshin në këtë burg nën akuzën se kinse kanë inskenuar këtë ngjarje, së bashku me arsimtarë dhe nxënës të shkollave të Kosovës.

Përveç veprimtarisë atdhetare Halil Matoshi, shquhet edhe si krijues i të gjitha zhanreve të letërsisë.

Ai qëkur ishte nxënës i vitit të parë të gjimnazit “9 Maji” tani  “Ismail Qemali “ të Dardanës ( ish-Kamenicë) nisi të botojë në të gjitha gazetat dhe revistat e asaj kohe.

Atë edh pse ende fëmijë cilësia në shkrime e radhit përkrah krijueseve të njohur si: Azem Shkreli, Anton Pashku, Ali Podrimja, Din Mehmeti, Rrahman Dedaj, Sabri Hamiti, Mirko Gashi, Zejnullah Rrahmani, Shaip Beqiri, etj, etj.

Kur, kryekasapi i Ballkanit, Sllobodan Milloshoviq, ia vuri mu në buzë drynin informimit në Gjuhën shqipe, z. Matoshi, së bashku me kolegun e tij Blerim Shala, përkundër kërcënimeve dhe burgosjeve që u bëheshin, vazhduan me botimin ” Zëri Javor “ të Prishtinës .

Kjo revistë me tema të nduarnduarta nga trojet tona e tmerronte Serbinë. Andaj edhe konfiskohej  paarritur mirë në pikat e shitjes.

E, botuesit e saj çoheshin në burg ,ku mbaheshin 7-8 ditë, pa ujë e bukë në bodrumet e Burgut të Prishtinës. Atyre në orvatje për t’i thyer dhe klasifikuar si armiq të shembjes së ish- Jugosllavisë, u bënin kokat tullac.

Me gjithë përpjekjet  e Serbisë, për t’i detyruar të tërhiqeshin nga kjo veprimtari, ata nuk u ndalën për asnjë çast. Madje në të njëjtën kohë bashkëpunonin ngushtë edhe me të përkohshmen “Mladina” të Lubjanës.

Halili, Blerimi dhe kolegët e tyre me në krye disidentin dhe shkrimtarin Adem Demaçi, me kusht që bota ta kuptojë se çfarë po ngjet në Kosovë,u futën disa ditë radhas edhe në grevë urie.

Matoshi, autor e redaktor i dhjetëra librave, romaneve dhe tregimeve, me guxim të pashoq intervistoi edhe shumë personalitete të njohura, si në Kosovë, ashtu dhe jashtë saj.

Puna e tij shumë herë u vlerësua publikisht edhe nga Presidenti i  Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i cili me dëshirën më të madhe pranonte dhënien intervistë z. Matoshi.

Kur i ngushtohet hapësira për të krijuar dhe plasuar aty ku duhet të vërtetën mbi Kosovën, Halil Matoshi, shkon në Lubjanë të Sllovenisë.

Atje në kontakte me personalitete të njohura të politikës dhe kulturës sllovene, e pasqyron me argumente tërë dramën e Kosovës, duke përfshirë këtu burgosjet, vrasjet, dhe segregacionin në shkolla e spitale, që ushtronte asokohe Serbia, ndaj shqiptarëve, të harruar nga Bashkësia Ndërkombëtare, veçantë nga vendet e Perëndimit.

Matoshi në Lubjanë pati takime të shpeshta edhe më strukturat udhëheqëse të rinisë së Republikës së Sllovenisë . Ai me disa prej tyre ishte takuar edhe më herët  nëpërmjet z. Blerim Shala edhe në Prishtinë.

Konsultimet me të rinjtë sllovenë që ishin vënë në ballë të nismave për shkëputjen e Sllovenisë, nga Federata e ish-Jugosllavisë, Z. Matoshi,i vlerësonte të dobishme dhe i merrte si model për organizimet e radhës në Kosovë.

Veprimtaria e z. Halil Matoshi, me shtrirje edhe jashtë Kosovës, e sidomos vizitat e tij në SHBA-ës, merren si pretekst dhe ai kidnapohet befas, më 21 janar të vitit 1999,nga policia sekrete e Serbisë, në shtëpinë e tij në Hajvali , që në atë periudhë i përkiste rajonit të Prishtinës.

Matoshi mbahet në burgjet e Serbisë, gati 1 vit, nën akuzën për terrorizëm . Intelektualë të mirëfilltë brenda KMDLNJ-së, në Prishtinë, i njoftojnë rreth këtij rasti përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, në Gjenevë të Zvicrës, e këta me urgjencë i dërgojnë komisionarët e tyre në Beograd.

Falë, Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe njerëzve vullnetmirë brenda KMDLNJ-së, sot z. Matoshi, gjendet pranë familjes së tij dhe miqve të shumtë.

Kjo periudhë me arrestime, vrasje e presione të llojllojshme i është e panjohur zotit Agim Bahtiri .

Ai asokohe në cilësinë e azilkërkuesit po e shijonte erën e tulipanëve në parqet e Amsterdamit, të Holandës. Kurse, z.Matoshi, po vraponte në çdo cep të Kosovës, për të njoftuar opinionin e brendshëm dhe të jashtëm mbi vrasjet dhe burgosjet që i bënte Serbia.

Jo vetëm ndaj z. Halil Matoshi, por ndaj të gjithë atyre që rrezikuan veten dhe familjet e tyre për lirinë e Kosovës, duhet të tregohemi të përmbajtur dhe larg ofendimeve.

Entuziazmi i tepruar dhe trimëria e pakontrolluar shpeshherë çojnë në qafëthyere. Një i rinj nga Rrafshi i Dukagjinit, duke dashur ta imitoj në fluturim një parashutist profesionist e merr ombrellën dhe lëshohet nga majat e një lisi.

Gjatë këtij lëshimi ai i thyen dy brinjë . Shokët edhe pse të prekur nga rasti, të pushtuar nga të qeshurat  i thonë: Disaherë të tërhoqëm vërejtjen mos-mos-mos, e ti prapë me tënden.

Ai nën gjëmë tha : -Ah sa gazep qenka mos me ia dit vetes hallin …

Në Kosovën e lirë është fare lehtë me u tregua “Mic Sokol” dhe me premtua “parajsën” e munguar.

Mjerisht, gjendja reale në terren është krejt ndryshe . Nga zgjedhjet e shpallura si të ligjshme në Veriun e Mitrovicës, nga gojët e udhëheqësve tanë dje apo pardje u tha që këto zgjedhje duhet përsëritur. Napoleon Banaparte, gjeneral i famshëm i Ushtrisë franceze thotë “Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë”

Me këtë rast ashiqare shihet trysnia ndërkombëtare mbi Kryeministrin Albin Kurti, por para se të vije deri tek kjo duhet t’ lihen më një anë kapriçiot dhe inatet në mes veti, dhe të krijohet unitet dhe konsensus, kur në pyetje janë çështjet madhore të vendit.

Nëse vazhdohet dikush thumbit e dikush patkoit Kosova, do të mbetet laborator i përhershëm, ku  secili mund të eksperimentojë kur t’i teket .

Të gjithë ata që e ndjenë veten shqiptarë duhet të luftojnë për ruajtjen e atyre10 9082 km2, të Republikës së Kosovës, edhe ashtu të tkurrura.

Kosova ruhet nga copitmi apo bosnjëzimi vetëm me bashkim dhe qëndrime të përbashkëta të faktorit politikë shqiptarë, dhe me konsultim paraprak me miqtë tanë amerikanë, anglezë e gjermanë etj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës që dhanë jetë dhe shpenzuan miliarda në paqësimin e Ballkanit, e dinë  fare mirë që Kosova, pa Gjigantin Metalurgjik  “Trepça “dhe burimet ujore të Ujmanit, mbetet si një trup i pagjymtyrë.

Andaj, ato nuk hynë në kompromise me Serbinë, e cila çdoherë me përkrahjen e Rusisë, u mundua me qenë zaptuese jo vetëm e Kosovës, por e tërë rajonit.

Agim i dashur, tregohu shaljanë i vërtetë dhe kërkoi falje publike Z. Matoshi, për ofendimin e bërë në afekt, sepse vetëm kështu mund të thirresh në trashëgiminë e Isa Boletinit , Ukshin Kovaçicës dhe Bislim Bajgorës!

Deklaratë e Shoqatës atdhetare – kulturore “Labëria” , “Nderi i Kombit”

0
nga: Petrit Belliu
LABËRIA = ALBËRIA dhe Himara është pellasgo-iliro që në zanafillat e saj, në prehistorinë e thellë..! Provë e kësaj është edhe mithologjia përkatëse dhe etimologjia e emrit.

 

Më Hën, 15 maj 2023, 4:58 PM levizja kombetare <levizjakombetare@gmail.com> shkroi:

Deklaratë e Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Labëria”, “Nderi i Kombit”

Himara është vetëm shqiptare, ku që në lashtësi është banuar nga popullsi ilire me rrënjë tek fisi Kaonëve

Shoqata Laberia “Nderi i Kombit”, po ndjek me vëmendje zhvillimet në Himarë dhe deklaratat e kandidatit Fredi Bejleri, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore për blerje votash. Shoqata “Laberia” denoncon së pari të gjitha deklaratat antishqiptare të z. Beleri për të ashtuquajturin minoritet grek në Himarë pasi këto deklarata po sjellin rizgjimin e episodeve të përplasjeve greko-shqiptare në Himarë, prishjen e miqësisë, debatin shterpë, dhe ndezin tensione artificiale mes dy popujve. Zhurmnaja e ndezur nga qarqe shoviniste, për të ashtuquajturën etni greke në Himarë (zemrën e Labërisë), nuk është një risi e Belerit, pasi ka vite që përplaset si valët e detit në të dy brigjet e Jonit dhe prej vitesh vjen rrotull me batica e zbatica në elikën e politikës midis fqinjëve. Ajo në vite ka marrë trajta dhe forma si shprehje individësh, politikanësh, herë, herë grupesh ekstremiste dhe së fundi, prononcime të ndërsjella midis kryetarëve të shteteve. Deklarimi dhe shpërthimi i kandidatit për Kryetar Bashkie të qytetit të Himarës Fredi Beleri, se Himara është etni greke, nuk është as e re e as e papritur për opinionin shqiptar, por një ritual që është përsëritur prej shumë aktorëve antikombëtar në momente të ndryshme historike. Ajo që të indinjon dhe të revolton nga kjo sjellje, është se qeveritë tona në 33 vite nuk kanë mbajtur qëndrime parimore, por kanë toleruar dhe lejuar që të hyjnë e dalin në Himarë, deputet të Parlamentit grek, kryeministra dhe ministra si në shtëpinë e tyre, të cilët janë sjellur si zot shtëpie, pa u shqetësuar nga organet tona ligjvënëse. Sentenca e njohur antilabe e Napolon Zervës, se: “ Le të ketë një çik Shqipëri, por mos të ketë Labëri” ka prevaluar në të gjitha fushatat zgjedhore për pushtetin vendor dhe për një legjislacion kishim në krye të Bashkisë të Himarës Vasil Bollanon e OMONIES. S’është as e re as e papritur kjo situatë, që u krijua me Fredi Belerin, veçse një kopje e fushatave zgjedhore paraardhëse. Populli thotë: “ ç’të mbjellësh do të korrësh”. Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria “Nderi i Kombit”, ka 30 vjet që përballet me fenomenin e synimit për greqizimin e Himarës  dhe denigrimin e të drejtave të çamëve, që u përzunë me dhunë nga trojet e tyre.  Jo rastësisht Shoqata Labëria Kuvendin e saj të Tretë e bëri në 7 Maj të vitit 2005 në Himarë, për t’u thënë himarjotëve dhe sejmenëve të tyre se Himara është Labëri, nuk është Greqi. Por ndodhi ajo që pritej. Kryetari i Bashkisë së Himarës Vasil Bollano, nuk na lejoi ta zhvillonim kuvendin në sallat e institucionit të Bashkisë dhe u detyruam ta realizonim në një lokal privat të një labi nga Treblova e Vlorës. Atmosfera ishte rrënqethëse. Himara ishte mbushur me parulla në gjuhën greke, në gjithë fasadat e mureve të shtëpive, që shkruanin: “Poshtë Labëria”, “Himara është Greqi”, “Himara nuk është Labëri” “ Labëria s’ka vend në Himarë”, etj. Kjo situatë kondraverse nuk shqetësoi as partitë politike dhe as qeverinë që në heshtje i miratonte veprimet e Bollanos. Shoqata Labëria në këtë kohë po përballet edhe me një veprim tjetër antikombëtar lidhur me pasurinë shpirtërore të Labërisë, “polifoninë” që në UNESCO është regjistruar si “isopolifoni “, që e ka origjinën nga Sirenat greke dhe buron nga muzika kishtare bizantine. Ndaj dhe në këtë rast ne nuk do të heshtim. Do ta mbajmë si gjithmonë ndezur zjarrin atdhetar. Është rasti të përgëzojmë drejtësinë për qëndrimin institucional, duke mos lejuar politikën të diktojë mbi ligjin për çështjen e ndalimit të Belerit nga organet e drejtësisë. Himara si krahinë, që në lashtësi është banuar nga popullsi ilire, me rrënjë tek fisi i Kaonëve. Ajo është zemra e Labërisë dhe askush nuk do të luajë me të. Askush të mos harrojë gjeniun e letrave shqipe F.S. Noli i cili ka thënë: “ Kur lëngon Shqipëria zgjohet Labëria. Dhe kur të vdes të më shoqëroni me këngë labe”.

Timo deliranti, deformon historinë e Labërisë

0

Fitim Çaushi, Gjirokastër

Ka dy dekada që është kundërshtuar teoria për “isopolifoninë”, e muzikantit Vasil Tole dhe problemi vazhdon i pazgjidhur, sikurse edhe sulmet ndaj denocuesve kanë ardhur në rritje, jo prej autorit Tole, por prej mercenarëve të tij, të cilët mbajnë gadishmëri të lartë kur i ndërsejnë. Mes tyre më i përkushtuari mercenar, Timo Mërkuri, është kthyer në një teoricien të paparë, në fushën e etnomuzikologjisë, gjeografisë dhe historisë. Konstant në misionin e tij denigrues, Mërkuri sulmon kryetarin e Shoqatës “Labëria”, sepse shkruajti për Himarën me etnitet Shqipërie, dhe tenton të shtrëmbërojë edhe autoktoninë e Labërisë: “Lebërit erdhën në trevën e Himarës, u përshtatën ambinetit ku mikpritja himariote, miqësitë, krushqitë, aleancat kundër të njëjtit armik, krijuan një klimë të ngrohtë për këtë përshtatje. Këtu u njohën edhe me këngën polifonike me iso, e ndryshme nga kënga e tyre solo, u pëlqeu dhe e mësuan…” Çfarë bastardi!!!

Ja përse ka qenë e domosdoshme “çensura” në sistemin socialist, që delirantët. narcistët e sëmurë dhe elementë të degraduar shpirtërisht e në shërbim të të huajve, të mos lejohen të japin leksione historie, ndërkohë që kanë studiuar për arithmetikë, muratorë, gjeologë, gazetarucë e mësues, që nuk kanë shkruar asnjë rrjesht për trashëgiminë shpirtërore të popullit shqiptar.

Të paktën Timo Mërkuri të thoshte, se nga erdhën lebërit në Himarë? Kur erdhën? Kush e kishte dëgjuar këngën e tyre solo dhe jo polifonike! Po populli i Skraparit, Gramshit, etj. që nuk vajtën në Himarë, si e mësuan këngën polifonike?

“Eruditi” Timo Mërkuri, kërkon të imponojnë hipotezën greke, se Labëria është e ardhur në këto troje dhe kulturën popullore e mori nga Himara!!! Po Himara nga e mori këngën polifonike dhe në ç’shekull? Mërkuri nuk ka lexuar asnjë frazë historie, ndryshe do ta qartësonte veten tek akademiku jonë i shquar Pëllumb Xhufi, i cili e ka saktësuar në mijra dokumente problemin e Epirit, Himarës dhe Labërisë, në librin “Arbërit e Jonit”. Në antroponiminë e fshatit Himarë mbizotërojnë emra si: Gjon, Dedë, Progon, (Progër), Lekë, Meksh, Dhimo, Kolë, Gjin, Zhupe, Todër, Vlash, Lalë, Belush, Nikë, Marin, Laskë, Muzhak, Palush, Mëhilli, Kondi, Belsh, Mingul, Gjinpjetri, Martin etj. Pak a shumë po këto emra gjenden edhe në Dhërmi, ku në regjistrin osman të vitit 1583, përmëndet edhe familja e njohur e Bizhilëve. Nga padia, llogaritari Mërkuri mendon, se emrat e sipërpëmendur, kanë ekzistuar vetëm në Malsinë e Shqipërisë dhe nuk e percepton si realitet historik, se emra të tillë kishte e gjithë Arbëria qysh para pushtimit turk. Arbëria ka patur të njëjtin unitet shpirtëror Jug-Veri nëpër shekuj.

Nuk është Labëria, popullsi e ardhur nga Veriu i Shqipërisë, ajo është autoktone në trojet ku banon sot, së bashku me popullsinë himariote, por Mërkurit i duhet medoemos që populli i Labërisë të ketë ardhur prej viseve të Malsisë së Veriut, sepse Himara një ditë do të “shpallet” Gërqi dhe ajo duhet të “largohet” andej nga ka ardhur, sikurse larguan çamët!

Termi origjinal Arbër, na mëson akademiku Xhufi, është evidentuar në Labëri nga shumë autorë. Në 1481, fisniku shqiptar Kostandin Muzaka, i dërguari mbretit të Napolit, shkruante nga Kurveleshi, se kishte arritur të çlironte gjithë Arbërinë, bashkë me luginat e fshatrat e Himarës. “Sulltani kishte dërguar në vendet mbi Vlorë, një ushtri të madhe për të shkatërruar e zhdukur gjithë Arbërinë dhe vendet e Himariotëve”.

 Nga hulumtimi i shumë dokumenteve,  Akademiku Xhufi ka provuar, se popullsia e hershme e Himarës ka qenë me etnitet arbëror. Himara dëshmohet si peshkopatë që në vitin 1020, nën vartësinë e selisë mitropolitane të Ohrit, e duke filluar nga shek XV si sufragane e Janinës. Në kuptimin e përfaqësimit, kjo e bënte Himarën “kreun e gjithë Arbërit”. “Këtu qëndron arsyeja – konkludon prof. Xhufi – pse burimet perëndimore e emërtojnë “Himarë” gjithë trevën që përfshinte Himarën dhe Labërinë e sotme”. Kjo shfaqet gjithmonë në letrat, që vetë përfaqësuesit e Himarë-Labërisë i dërgonin kacelerive të huaja. Në shek XV-XVIII të huajt e konsiderojnë Himarën pjesë të Shqipërisë. Si territor, emri Himarë i atribohej qytetit dhe provincës Himarë, dallim që bëhej nga vetë Himariotët.

Në letrën dërguar Papës Grigor i XIII, më 1581, Himariotët i prezantojnë atij listën e fshatrave që sipas tyre përfshiheshin në konceptin Himarë: fshatra të Labërisë, e madje edhe nga Toskëria – Peshtan, Dragot, Damës, gjithset me 52 fshatra: DUCHATES [Dukat], BROCOTÒ [Brataj], CALOJERATES [Kallarat], TRUMBAZEI [Tërbaç], SOTIRIANE [Sotirë], BALASSA [Palasë], PANGALADES [Ngaladhë], DRIMADES [Dhërmi], HELIATES [Ilias], BUNAE [Vuno], CHAPERAS [Qeparo], CUDISSEI [Kudhës], PILURE [Pilur], CUZEI [Kuç], PROGONATES [Progonat], LUPESEI [Lopës], CASTELLI [Kalasë], NIVIZA [Nivicë], PICERNATES [Piqeras], BUNEZZE [Bunec], TURNECHEI [?], BUBAREI [Bubar], ORESTA [Orikum], BAFADES [Bathër], TERNA [Fterra], ZAROCORIZA [Zagoria?], CAMINIZZA [Kamenicë], FENECAE [Finiq], DAMISEI [Damës], LECHELTI [Lekli], DRAGOTES [Dragot], CARIANAE [Karjani], CHUNEHIZA [Këndrevica], PESTANAE [Peshtan], BERNACHUS [Borsh], CEPRIOTA [Qeparo], AIOS BASILES [Shën Vasil], ZULATES [Zhulat].

Sikundër shihet, Himara si njësi administrative shtrihej nga Dukati në Zhulat, Damës, Peshtan dhe përfundonte në Shën Vasil dhe Finiq. Në 12 korrik 1577, përfaqësuesit e popullsisë së Himarës i dërgonin letër Papës Gregor XIII: “O Papë, Kreu i Romës së Lashtë….Është e njohur për Ty se qysh nga epoka e sypatremburit Skënderbe, mbretit tonë të lavdishëm, i mbiquajturi Kastriot, askush më, as vetë armikja e fesë së krishterë, perandoria e egër dhe e mallkuar turke me të gjithë fuqinë e saj mizore, nuk ka arritur të na vërë nën zgjedhë, dhe pse çdo ditë e çdo orë nuk na lë të qetë me sulme të vazhdueshme…Për këtë qëllim pranë Shenjtërisë Tuaj po vijnë Gjikë Nikolla dhe Gjergj Katasi, bashkëqytetarët tanë, dhe të lutemi që t’u jepni atyre prova të mirësisë dhe bujarisë tuaj, në mënyrë që, me të marrë një ndihmë prej zemërgjerësisë tuaj, të mund të rimëkëmbim selinë e ipeshkvit tonë dhe të mund të blejmë armë për t’u bërë ballë të pafeve…Ndërsa nga Himara dhe nga fshatrat përreth të shënuara në vijim, mund të rekrutohen brenda ditës rreth dhjetë mijë burra dhe në një javë pesëdhjetë mijë…” Është e qarë se kjo sasi luftëtarësh nuk mund të dalë prej pesë fshatrave, por prej gjithë krahinës, sikundër kanë firmosur letrën.

Më 4 dhjetor 1635 Pleqësia e Himarës i dërguan dogjit të Venetikut, për t’u lidhur me Republikën e Venedikut: “I gjithë Arbëri është në bindjen tonë, sepse Himara është atdheu i Arbërit dhe po të na keni ne me vete, do të keni edhe të gjithë Arbërinë”. Madje këtë, ia kanë dërguar edhe careshës, Elisabeta Petrovna, më 1759 : “Besimi ynë është ortodoks; ne na drejton një peshkop dhe kishtarisht jemi nën Patrikun e Kostandinopojës. Flasim gjuhën shqipe, ashtu si në Arbërin fqinj”.

Akademiku Xhufi ka theksuar: “Rregjistrat kadastral provojnë, se Epiri doli nga Mesjeta dhe hyri në Kohën e Re si një trevë thellësisht shqiptare, pavarësisht nga dukuritë e emigrimit shqiptar dhe të emigrimit të popullsive vllahe e greke, që sollën helenizimin e vendeve të veçanta të tij. Edhe pse të gjitha këto regjistrime të popullsisë e të pasurisë, u kryen pas një hemoragjie të madhe që preku rajonin e Epirit klasik, ato provojnë se sasia e vendbanimeve në Epir vazhdonte të ishte e madhe dhe popullsia e tyre të ishte e dendur, duke e kaluar ndonjëherë numrin e 300 shtëpive për fshat. Antroponimia dëshmon për mbizotërim absolut të elementit shqiptar në atë territor”.

Elementi shqiptar ishte propocionalisht i shtrirë deri në ekstremin jugor të Epirit. Regjistri i livas në vitin 1583/4, shënon se nahija e Rogosit përfshinte edhe Prevezën me fshatrat e saj. Antroponimia e vendbanimeve si Shpata, Lëkurësi, Karula, Zalonga, Zermi, Poliofor, Nikolicë, Kravart, Libohovë, përmenden si lokalitete, ende deri në fund të shek të kaluar. Antroponimi shqiptare, ndeshim më shumë në zona të Sanxhakut të Janinës: Gjin, Gjon, Dedë, Dodë, Gjuro, Martin, Pal. Në nahijen e Konicës, fshati Katuna, ndryshe Leskovik, ka një antroponimi të artë shqiptare: Gjin Gjini, Gjin Nika, Dedë Nika, Gjon Deda, Gjin Kondi, Martin Gjini, Gjergj Dedeja, Koletho Leka etj. Kanë mizotëruar emrat e tipit: Lekë, Martin, Dedë, Gjikë, Gjin.

Mashtrimi i Timo Mërkurit, se zona e Labërisë e mori këngën polifonike nga Himara, korrespodon me pretendimin e Panajot Barkës: “Himara, me një kuptim gjeografik më të gjerë, shërbeu si bazë për kultivimin dhe zhvillimin e traditës popullore muzikore ekzistuese, në polifoninë e sotme tre dhe katërzërëshe…që këtej mënyra polifonike e interpretimit të këngës popullore u përhap edhe në krahina më të gjera”. (Th. Dino, Xhevat Avdalli…f. 67-68) Është e njëjta logjikë dhe aspitratë, midis Mërkurit dhe Barkës!

E dinim tendencën shoviniste të Panajot Barkës në shërbim të helenizmit të Himarës dhe Epirit të Veriut, por tani mësuam edhe aspiratën politike të Timo Mërkurit, i cili propagandon Himarën si eksportuese e këngës polifonike tek popullsia e Labërisë që këndonte “solo”! Nuk e kupton Vasi Tole, se mercenarë të tillë e diskretitojnë?! Të dy edhe Timo Mërkuri edhe Panajot Barka, përkthyesi në greqisht i studimit “Pse qajnë kuajt e Akilit” të Vasil Toles, janë trekëndësha të ngjajshëm, prandaj Barka shkruan: “…përsa i përket gjenezës së polifonisë 3-4 zërëshe kemi të bëjmë me fenomenin e monogjenezës, dëmethënë të lindjes së fenomentit në një vatër të vetme dhe përhapjes në një trevë më të gjerë me karakteristikat kulturore të përngjajshme, ose me një nështrat të përbashkët kulturor… nënshtrat të përbashkët muzikor të trevës së Epirit”(Thanas Dino – Xhevat Avdalli dhe Laver Bariu, “Mësonjltorja” 2004, f. 64-66)

Prof. Barka e ka përcaktuar sakt, gjeneza e polifonisë tre dhe katërzërëshe duhet kërkuar në trevën e Epirit. Por, gjatë rrugës, Barka  “ngatërrohet”: “Fenomeni i polifonisë tre-katërzërëshe, ashtu si polifionia dyzërëshe e jugut të Vjosës, bazohet mbi tre gjuhë, shqip, greqisht dhe vllahisht….” Ky konkluzion i prof. Barkës është i gabuar, sepse polifonia nuk bazohet mbi këto tre komunitete, bazohet vetëm mbi krijimtarinë shpirtërore të popullit shqiptar, i cili ka populluar Epirin: Mollosi-Thesproti-Kaoni.

 Dihet se vllehtë, si një komunitet nomadësh, nuk e kanë origjinën nga Epiri, por nga Karpatet dhe me kohë janë vendosur në zonën e Pindit dhe më vonë në Shqipëri.  Nuk e kanë patur vëllehët këngën polifonike në vendin e origjinës së tyre, e kanë huazuar nga bashkëjetesa me shqiptarët. Këtë e ka theksuar edhe prof. Çabej: “Pjesa dhënëse janë shqiptarët, sepse aromunët e grekët e tjerë, që nuk rrojnë pranë shqiptarëve, nuk i njohin këto melodi”.(Studime gjuhësore, Prishtinë, 1975, f.99-100)

Befasisht Barka sjell  një “surprizë”: “Himara, me një kuptim gjeografik më të gjerë, shërbeu si bazë për kultivimin dhe zhvillimin e traditës popullore muzikore ekzistuese, në polifioninë e sotme tre dhe katërzërëshe…që këtej mënyra polifonike e interpretimit të këngës popullore u përhap edhe në krahina më të gjera”. Nisur nga hershmëria e kësaj strukture muzikore, ne shpresojmë se Panajot Barka dhe Timo Mërkuri nga Himara, nuk kanë parasysh Himarën e sotme me gjashtë fshatra, por Himarën e hershme si qëndër e njësisë admistrative gjatë Perandorisë otomane (e ndoshta edhe gjatë Perandorisë Bizantine) kur përmblidhte pesëdhjetegjashtë  fshatra të zonës së Labërisë, të cilat ishin pjesëtare të së njëjtës njësi etnografike dhe administrative. Këto fshatra janë shtrirë në rrethet Sarandë, Vlorë, Gjirokastër dhe Tepelenë, përkatësisht në zonën e Labërisë. Sinjali i parë dokumentar për banorë grekë në kështjellën e Himarës, vjen nga vikari i Patrikut Athanas të Ohrit, Aleksandër Musela, në vitin 1614. Këtu fillon debati për Himarën, Palasën, Dhërmiun, me popullsi greke.

Përhapja e polifonisë popullore ka ndodhur nga zona e Labërisë, sepse aty ka arritur lëlëzimin e saj me faktufrat katërzërëshe, është përhapur në formën e rrathëve koncentrik, jo nga periferia në qendër, por nga qendra e Labërisë drejt periferisë, drejt Himarës, si fshat i veçantë, sikurse e ka konfirmuar prof. Ramadan Sokoli.

Përse Timo Mërkuri është i interesuar ta konceptojë Labërinë të ardhur në trojet e Himarës?  Mërtiri kërkon të fshehë, jo vetëm Vasdil Tolen, por edhe veten e tij, i cili e konsideronte Shqipërinë mesjetare në tre Vilajete. Gjatë përgatitjes së librit “Madhëria e saj Kënga Polifonike”, Mërkuri në vitin 2007, ma besoi librin për ta punuar dhe jo vetëm nuk kishte elementet fillestare, se si shkruhej për një studim folklorik, por  kishte përfshirë edhe këngën: Shqipëri tre vilajete/në mes të kralëve mbete, këngë e cila përjashtonte Vilajetin e Janinës. M’u desh të lodhesha duke e pyetur llogaritarin ”erudit”: cilin Vilajet ke hequr: të Kosovës, të Manastirit, të Shkodrës, apo të Janinës? Dhe i tregova këngën: Shqipe katër Vilajete/ Në mes të kralëve mete / Gjithkush të kërkon për vete/ I thonë Sulltanit jepe/ E jap po duan më vete/ I thonë dufekut lepe.

Timo kishte hequr Vilajetin e Janinës, ashtu sikurse, duke mbrojtur Vasil Tolen, i ka hequr Shqipërisë, me hartën e isopolifinisë deri në Shkumbin edhe Epirin e Veriut. Mërkuri e mban mend sesi ia përplasa lekët që dha për punën në surrat dhe u detyrua t’i kërkonte nëpër xhade. Besoj duhet t’i ket mbetur kaq ndërgjegje, sepse e di, që unë disponoj origjinalin që dha për ta punuar.

Përveç gjykatësit, Mërkuri duhet të bëjë edhe detyrën e avokatit të Vasil Toles. Timo nuk merret me probelemin shqetësues, “prejardhjen e polifonisë shqiptare prej sirenave greke”, por godet muzikantët, studiuesit dhe drejtuesit e Shoqatës! Madje merr përsipër teorizime e shtrëmbërime për të mjegulluar problemin. Timo nuk e ka hallin tek simpoziumi, por tek miku i tij Vasil Tole për të cilin ka shumë vite që leh badjava…se na paska botuar Hymnin kombëtar për të cilin ka patur shumë shkrime të gatshme të botuara nga të tjerë, se na paska botuar këngët partizane të Dhora Lekës , me të cilat kemi bërë mësim në fisarmonikë me Agim Prodanin dhe Aleko Karecon qysh në vitin 1963, të botuara edhe nga Shtëpia e Krijimtarisë Popullore, se na paska bërë një “opera” për Skënderbeun, kur Mërkuri as e ka pare atë oratorio jo opera,  që e vendos Skëndebeun në Kishë, pa veprim, pa dramë sikurse e kërkon një Opera serioze dhe e realizuar, duke dashur ta shpëtojë me emrin e Fan Nolit, ndërkohë që Noli nuk ka asnjë libret opere!

Ndodhur përpara diskretitimit, Mërkuri kërkon ta shpëtojë Vasil Tolen me falsifikimin, se Tole paska shkruar: “Enciklopedinë e Polifonisë me iso”, ndërkohë që emërtohet “Enciklopedia e isoplifonisë”, madje shkruan, se këtë vetër e sponsorizoi Ambasada Amerikane! Tole si zakonisht, nuk mungon të paraqesë edhe mbështetjen e strukturave të tjera jashtë profilit të etnomuzikologjisë. I ngarkuari me punë, pranë Ambasdës  Amerikane në Shqipëri z. Stephen A. Cristina, më 20 gusht 2007, i dërgon Toles këtë përgëzim: “Në emër të ish Ambasadores Amerikane  në Shqipëri Marcie B. Ries, dëshiroj t’ju përgëzoj për përfundimin e kësaj enciklopedie. Duket që materiali është mbledhur dhe përzgjedhur me pasion dhe dashuri për muzikën iso-polifonike shqiptare… Enciklopedia do të ndihmojë në edukimin e brezve të ardhshëm të Shqipërisë dhe do të nxisë vlerësimin dhe krenarinë e rinisë shqiptare për trashëgiminë e tyre kulturore dhe hulumtuesit e tjerë të interesuar  për të studiuar trashëgiminë muzikore të Shqipërisë.” thotë kjo diplomate në vlerësimet e saja. Por a janë të vërteta?

 Do ta përgëzonim këtë diplomate që edhe pse nuk i përket fushës së etnomuzikologjisë, merr përsipër të urdhërojë popullin shqiptar të studiojë “isopolifoninë”! Madje të vlerësojë e të përfytyrojë “suksesin” e këtij botimi edhe jashtë kufijve të Shqipërisë!  Më tej kjo punonjëse e ambasadës amerikane vijon të parashikojë se nga përdorimi i këtij botimi, studiuesit e huaj do nxjerkërkan “përfundime madhore” rreth traditave etnomuzikologjike shqiptare, pa kursyer në vlerësimet emoragjike e superlative të saja rreth ketij botimi divulgativ, pa standarte, të ripërsëritur e të deformuar jashtë traditave, që në titullin e tij.

Asnjë muzikant, etnomuzikolog dhe hulumtues shkencorë, vendas apo të huaj, nuk janë influencuar aspak nga pjella dështake e akademikut Tole. Simpoziumi i intelektualëve të Akademisë së Arteve dhe Shkencës në viitn 2015, me kryetar Artistin e Merituar Limos Dizdarin, si dhe simpoiziumi i Labërisë në 2023, kanë kërkuar një gjë fare të thjeshtë, që nuk shqetëson dhe nervozon askënd, madje as vetë Vasil Tolen, kanë kërkuar të saktësohet në UNESCO pasuria shpirtërore e popullit shqiptar, si produkt shpirtëror i popullit shqiptar, pa sirena greke dhe kore të kishës bizantine. Pse e ka neglizhuar Ministria e Kulturës këtë shqetësim prej vitesh? Është e kuptueshme, Vasil Tolen e ndihmon një force madhore, jo për princip parimor, por për “shërbime” të shquara, prandaj institucioneve tona shtetërore u dridhen këmbët kur kujtojnë Vasil Tolen. Vetëm Minsitri Bujar Leskaj e flaku Vasil Tolen jashtë Ministrisë për dallaveret e tij.

Kundër prejardhjes së këngës polifonike shqiptare prej këngës së sirenave greke,

 kanë protestuar muzikanëtë si: Limos Dizdari, Aleksandër Peçi, Zhani Ciko, Pirro Miso, Spiro Shituni, Bajram Lapi, Roland Çene, Ermir Dizdari, etj. Si mund të ketë kurajo një llogaritar delirant dhe mercenarë të tjerë, të mposhtin këta muzikantë që i njohin mirë studimet e etnomuzikologëve shqiptarë dhe i citojnë ata, ndërkohë që Timo Mërkuri dhe laro të tjerë nuk citojnë askënd prej tyre, sepse nuk i  njohin?

Në mënyrë vulgare dhe mizantropike, llogaritari Timo Mërkuri tenton të japi leksione edhe për etnomuzikologjinë: “Në qoftë se do më lejoni të bëj krahasime mes stileve të varianteve do ju thoshja se nuk shoh arsye të pranoj pohimin, se kënga labe ose labërishte është gjeneza e polifonisë, pasi kjo deklaratë, jo vetëm që nuk ka asnjë bazë shkencore dhe historike, por synon mënjanimin dhe zhvlerësimin e varianteve të zonës të Toskërisë.”

 Timo kërkon të ligjërojë për ato gjera që studiuesit shqiptarë i kanë shpjeguar e sqaruar për gati 50 vjet në mënyrën më shkencore, pa qenë nevoja për Timo delirantin që tjerr arsyetme në erë, sepse nuk e njeh konstatimin e prof. Sokolit për fakturat katërzërëshe. Mërkuri me fodullëk ligjëron dhe fantazon se “Vija melodike e këngës ka origjinë nga ligjërimi mortor dhe kjo duket te logatja”. Jo vetëm që askush deri tani nga etnomuzikologët nuk e ka provuar këtë tezë, veç kanë pranuar ekzistencën e septimës minore si prani e emocionit elegjiak, por janë shkruar shumë studime mbi ligjërimet gjatë ceremonialit mortor edhe me referenca nga Pukëvili, Hahni, Hjuz, Dozon, e deri te kronikani Evliha Çelebiu, të cilëti kanë përjetuar ceremoniale të tilla nga afër. Të spekullosh me fragmente të tilla, si përsiatje personale, është e neveritshme.

Mercenari veteran Sejmen Gjokoli, e falenderon Timo Mërkurin për shkrimin kundër kryetarit të Shoqatës Labëria për Himarën, dhe shpërnguljen e Labërisë prej Veriut të Shqipërisë: “Timo i dashur si gjithëmonë serioz dhe i përgjegjshëm në shkrimet e tua. Po dhe shumë i vëmendshëm për t’ju përgjigjur flakë për flakë gjuhës së drunjtë të cave ndër ne labërit. Jam i sigurtë, se në se nuk do të ishin në ca pozicione të mbajtura me “thonj”, dikush nga organizatorët e këtij të ashtuquajturi simpozium, megallomanë të pa ndreqshëm, më e pakta që mund të them, as kjo tollovi e frymë përçarëse nuk do të ndodhte. Kam qenë një kohë shumë të gjatë mes tyre, në forumet e pozicione kryesore të shoqatës, vetëm nga koha e shpalljes së vendimit nga Unesco plot 13 vite, dhe asnjëherë nuk është cekur një problem i tillë”.

Sejmeni karakterizohet nga egoizmi ekstrem dhe etja për përqëndrimin e të gjitha detyrave shoqërorë dhe inisiativat në duart e tij. Akuzon të tjerët për mbajtjen “me thonj” të detyrës së kryetarit të Shoqatës Labëria, ndërkohë që ka qenë ai element i destabilizimit të funksionimit organizativ të shoqatës Labëria dhe të disa organizimeve të tjera. Ai pranon mllefet që ka me kryetarin e shoqatës, dhe rolin e tij historik, se nuk na paska lejuar të preket teoria antikombëtare e Vasil Toles! Përse Sejmeni dhe Timo Mërtiri nuk e duan ndryshimin në UNESCO për prejardhjen e këngës polifonike shqiptare prej sirenave greke? Sepse në dosjen dërguar në UNESKO, ekziston emri dhe fotografia e Sejmenit, Niko Mihalit, Stefan Arsenit dhe të tjerëve si kordinatorë të katër odave për ruajtjen e isopolifonisë, kundrejtë financimeve të kërkuara nga UNESCO.

Dosjen e UNESKO-s e ka zbërthyer intelektuali i shquar që ka shërbyer vite në Ambasadat e Athinës dhe gjetkë, dërguar me shërbim nga Qeveria Shqiptare, Zeno Jahaj. Zenua është nga Vlora, ku banon edhe Sejmeni. Përse Sejmen Gjokoli nuk kërkon një takim për t’u konsultuar me këtë intelektual shëmbëllor, por përdridhet sikur pret nga Ministria e Kulturës shpëtim, ndërkohë që dihet se çfarë do të përgjigjet Ministria, sikurse edhe ajo e kohës së Limos Dizdarit?

Për interesa meskine, tërë sejmenë shesin çdo gjë të shenjtë te të huajt dhe ndërsehen nga Tole që hesht dhe bën sehir, se si shahen me njeri tjetrin shqiptarët, kur ai e ka përcjellë kulturën popullore shqiptare tek sirenat greke.