Kreu Blog Faqe 1034

Shna Ndou – Shenjti i botës  

1

Don Lush Gjergji , Prishtinë  

Edhe pas shumë vitesh dhe shekujsh, Shna Ndou i Padovës është gjallë, shumë aktual, i dashur dhe i nderuar nga të gjithë,  të krishterë, besimtarë dhe jo besimtarë, si Shenjt ndërkombëtar, edhe më shumë: Shenjt i botës. 

Këtë e dëshmon përshpirtëria popullore, do të thoja plebiscitare, ju, prania dhe nderimi, dashuria në shumë kisha, shenjtërore, trupore, figura, altarë. Ndër ne në Kosovë në katër kisha: në Prishtinë, Gjakovë, Binçë dhe në Gllogjan. 

E nëse i mbarë botës, atëherë edhe i yni, i popullit tonë Shqiptar, sidomos me shenjtëroren e tij të njohur në Shqipëri, ndër Shqiptarë, në Laç. 

Fernando Bulioni, ashtu quhej Shën Ndou, lindi në Lisbonë të Portugalisëmë 15.VIII.1195, në festën e të Ngriturit të Zojës në Qiell, datë shënjuese dhe paralajmëruese se do të jetë Shenjt me përshpirtëri mariane. 

Prindërit e tij ishin Martin dhe Maria Bulioni, ndërsa Ferdinandi ishte fëmija i tyre i parë. Emri i tij Fernand në gjuhën vizigote d.m.th luftëtar i paqes. Fernando u rrit praktikisht në katedrale, në prehrin e dy nënave: nënës Mari dhe Virgjërës Mari. 

Urata dhe shembulli i mirë familjar, ndihmuan Fernandon të rritej në paqe dhe qetësi, në mirësi dhe dashuri. Babai i tij ishte kalorës i njohur, luftëtar I dalluar. Dëshira e tij ishte që edhe Fernando të bëhej kalorës. 

Mirëpo Fernandon e tërhiqte urata, më tepër se arma, jeta luksoze, lojërat dhe ahengjet e ndryshme të kohës. Prindërit e tij ishin të shqetësuar përse dhe si Fernando i tyre nuk tregonte interesim për punët familjare dhe dëshirat e tyre.   

Ferdinando – njeri në kërkim  

  • dëshirën e prindërve dhe të rrethit ishte kjo: që ai të vazhdonte traditën familjare: jetën e kënaqësive, zbavitjeve, begative materiale, të traditës, lavdisë dhe sukseseve familjare, ushtarake… 
  • dëshirën e tij ishte që të mësonte te etërit Augustinian, ku ishte shkolluar (1201-1210), të lutej, të jetonte një jetë të tërhequr dhe të përkushtuar. 
  • Cila ishte dëshira e Zotit? Ishte në kërkim dhe në pritje. Së pari iu  bashkëngjit etërve Augustinian, dhe për tetë vite qëndroi Koimbra, kryeqyteti i atëhershëm portugez, ku edhe ishte shuguruar meshtar, pas përgatitjes solide filozofike dhe teologjike, në vitin 1220. 

  Ferdinando meshtar  

Mendonte kështu:  tashmë vullneti i Zotit është plotësuar, jam meshtar dhe rregulltar augustinian, merrem me shkrime dhe lexime, me uratë dhe meditime. Mirëpo kjo kënaqësi zgjati shumë pak kohë. 

Tash i lindi një dëshirë tjetër, më e madhe, me e vështirë, më e rrezikshme: martirizimi, të vdiste për Krishtin! Thoshte: Ai ka vdekur për mua, për ne, e unë çka bëj për Të, për shëlbimin tim, të mbarë njerëzimit? 

Shoqëria, edhe meshtarët i thonin: lëri këtë “ëndërrime”, ti ke flijuar për Krishtin dhe për Kishën jetën, çdo gjë, çka të nevojitet tashmë edhe martirizimi? A nuk martirizohesh çdo ditë nga pak?  

Kjo dëshirë i lindi kur, nga Maroku, i sollën pesë françeskanë të cilëve myslimanët iu kishin prerë kokën, për t’i varrosur në Portugali, dhe pas varrimit madhështorë në të cilin mori pjesë edhe Don Fernando (Shna Ndou). 

Ata martirë, si t’i thoshin personalisht atij: ne e kryem misionin tonë, e vulosëm fenë dhe dashurinë për Krishtin dhe Kishën e Tij me gjakun tonë, e ti çka je i gatshëm për të bërë në këtë drejtim? 

Prapë një vendim i çuditshëm, nga ana njerëzore edhe absurd, por me frymëzim hyjnor: Dua t’i zëvendësoj ata për të zbutur urrejtjen ndërfetare dhe për ta dëshmuar dashurinë e dyfishtë, ndaj Jezu Krishtit dhe ndaj vrastarëve. 

Për realizimin e kësaj dëshire kishte nevojë të jetë tërësisht i varfër, pa asgjë, si françeskanët, për të qenë vërtet ilirë, i “pasur” vetëm me Krishtin.   

Fra Ndou – martir i dështuar  

Mu për këtë ishte larguar nga rregulli Augustinian, ku kishte fituar dijen dhe përshpirtërinë, dhe iu  kishte bashkuar Shën Françeskut të Asizit dhe rregullit të tij të varfër. 

Së fundi, i dukej se e kishte qëlluar udhën e Zotit. Ishte i lirë, i lumtur. 

Mbetej dëshira për martirizim në Maroko, ku ishin vrarë pesë françeskanët. Arriti t’i bindte eproret për këtë hap, por jo edhe Zotin. Gjatë një viti në Maroko (1220-1221) ishte i sëmurë, prandaj edhe martir i dështuar. 

Më vonë shkruante kështu: Maroko, predikimi dhe martirizimi atje, nuk ishte plani i Zotit, por dëshira ime. Mu për këtë dështova. 

Jeta – sfidë në vazhdimësi: Të kthehej  prej Marokos në Portugali, por valët e detin e bartin në Itali, ku pati një veprimtari  të bujshme si predikatar i palodhshëm (1222-1231), epror françeskan (1227-1230), rrëfyes, edukator, mrekullibërës deri në vdekje (1231). 

Shna Ndou qëndroi në Padovë, si  një lloj selie për atë, aq sa quhet Shna Ndou i Padovës.Aty derdhi fuqitë e fundit të jetës së vet në dobi të Kishës çdo njeriu, me synimin kryesor: SHËLBIMI I AMASHUAR.  

Pas predikimeve të përditshme të kreshmëve, pendesës së rëndë, punës baritore, rrëfime, shkrim lexim, Fra Ndou ishte i lodhur, shpesh i molisur. Gjendja e tij shëndetësore keqësohej çdo ditë e më tepër. Për të pushuar pak tërhiqet tek një bujar meemrin Tiso, jo larg Padovës. Edhe pse i kishte kushtet optimale për të pushuar dhe shëruar, kjo nuk ndodhi. 

Dëshira e tij e fundit tokësore: ishte e premte, më 13 qershor 1231. I tha dy vëllezërve françeskanë që ishin gjithnjë me të: Sa bukur do të ishte të vdesë sot! Dhe duke folur mbi Zojën e Bekuar, kryeveprën e dashurisë së Zotit, diku në mesditë, humbi vetëdijen. Kur u këndell pak, i shpreh dy dëshira: 

Të kthehet tek Ati në qiell, por para se të shkonte atje, dëshiron të kthehet në Padovë. Kështu, edhe pse në gjendje kritike,nisen për Padovë me dy vëllezër françeskanë. Pasi që ishte i lodhur, e nuk mund as të fliste mirë,u ndalen në Arcella, në një kuvend françeskan. Pasi mori sakramentet, vdiq në këtë kuvend më 13.VI.1231 rreth orës 16,në moshën 36 vjeçare.  

Varrimi i të ndjerit u bë në Padovë të martën më 17.VI.1231 në kishën e Shën Marisë, i udhëhequr nga ipeshkvi i vendit. Pas hulumtimeve të parapara për shenjtërim, jetës së tij, mrekullive të shumta, 34 të aprovuara nga autoriteti kishtar, u shpall shenjt nga Papa Gregori IX (30.V.1232).  

Sot varrin e Shenjtit dhe Bazilikën e tij në Padovë e vizitojnë rreth 4 milion shtegtarë në vit.  

Populli i krishterë ia ka dhënë Shna Ndout katër emërtime: postieri i Zotit, ndihma e shpejtë apo e parë,  specialisti për gjëra të humbura dhe “ekonomi” i Kishës dhe i të varfërve.   

Porosia për ne  

Po ta pyesim sot Shna Ndoun, si arriti të gjitha këto virtyte, shkallë të larta shenjtërie, vetëm pas 36 viteve të jetës tokësore? Përtgjigja e tij do të ishte shumë e thjeshtë dhe bindëse: 

Nëpërmjet uratës, pendesës dhe bamirësisë! Përcjellësja e jetës së tij ishte Virgjëra Mari, ndërsa shtylla, ushqimi, siguria, ishte Eukaristia. 

Thoshte shpesh kështu: qysh tash jam tejet i lumtur, me tri katedra: 

Për mësim: nëpërmjet Biblës – Kishën, për gjetjen e porosisë dhe vullnetit të Zotit; 

Për predikim: nëpërmjet jetës së virtytshme dhe dëshmisë së krishterë; 

Për shijim: të mëshirës, dashurisë dhe faljes – nëpërmjet rrëfimit apo pajtimit.  

Shna Ndou na mëson dhe udhëzon kështu: “Feja pa dashuri s’ka dobi. Dashuria është shpirti i fesë, sepse asaj ja jep jetën. Feja dhe shpresa janë dy krihet e zogut për të fluturuar”.  

Shna Ndou ishte i dashuruar në Krishtin, Kishën, çdo njeri, dhe donte Atë t’ia dëshmonte, tregonte dhe dhuronte gjithë botës. Si? Nëpërmjet fesë, shpresës dhe dashurisë, që dëshmohen me përsosmëri dhe shenjtëri.  

Jeta vazhdon. Mrekullia vazhdon. Shëlbimi vazhdon!  

Shna Ndou i Padovës – lutu për ne! 

Prapaskenat e diplomacisë frënge dhe beteja për Trepçën e Ujmanin

0

Pse çështja e Trepçës po merrë përparësi mbi marrëveshjen e Brukselit, duke pretenduar të shtyjnë për kalendrat greke zgjidhjen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Një vit më parë, me një urgjencë të pashpjegueshme publikisht, këshilltarët e sigurisë kombëtare amerikane ishin takuar me kolegët e tyre francez. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, Jake Sullivan, qe takuar me këshilltarin e Presidentit Francez, Emmanuel Bonn, në Uashington, më 3 qershor. Temë diskutimi kishin: NATO-n, Rusin, Kinën dhe Iranin, ishte shprehur zëdhënësja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë, Emily Horn, në një komunikatë me shkrim. “Ata diskutuan për takimin e ardhshëm të udhëheqësve të G7 dhe samitin e NATO-s. Gjithashtu objekt trajtimi ishin veprimet që synojnë forcimin dhe modernizimin e NATO-s, si dhe sfidat në lidhje me aktivitetet dashakeqe në hapësirën kibernetike dhe terrorizmin. Përveç kësaj, ata diskutuan për Rusinë, Kinën, Iranin dhe rajonin e Sahelit, ” ishte shprehur taksativisht Horn. Vetëm një ditë më parë këshilltarët e sigurisë kombëtare amerikane ishin takuar me kolegët e tyre gjerman. Për dallim nga takimi i 2 qershorit të homologëve amerikano-gjreman, ku temë diskutimi ishte edhe Ballkani, në të dytin, siç qe bërë e njohur po atë ditë, Ballkani ishte lënë anash. Atbotë, jo rastësisht, ishte sinjalizuar Franca nga ana e SHBA-ve për faktin se nuk pajtoheshin me prapaskenat e diplomacisë franceze në raport me Ballkanin Perendimor. Këto prapaskena megjithatë kanë vazhduar nën rrogoz, siç ishte vepruar edhe gjatë luftës së UÇK-së. Tashmë është sekret publik fakti se pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në malet e Berishës, kur intelegjencia amerikane po kërkonin të atashoheshin pran tij, kishte kohë që atë e kishte futur nën kontroll intelegjencia ushtarake frënge [Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake – DRM). Pasojat tashmë janë të njohura. Ky fakt do t’i jap përparësi këtij shërbimi të jetë përcaktues për ndarjen e Mitrovicës dhe promovimin e zonës gri në veri të Republikës… Shërbimi Ushtarak i Francës dhe Kosova me lidershipin që u katapultua në piramidën e pushtetit, vazhdojnë kështu të kultivojnë bashkpunim të thellë edhe pas qershorit 1999, madje të vazhdueshëm dhe të “suksesshëm” në shumë fusha të sigurisë dhe mbrojtjes.

Ka patur shkëmbime të rregullta të vizitave midis zyrtarëve ushtarakë dhe oficerëve francezë të sigurisë dhe ata kosovarë, duke përfshirë trajnimin e vazhdueshëm, zhvillimin e kapaciteteve ushtarake respektivisht mbajtjen e Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe më pas Forcave të Sigurisë së Kosovës në stadin e gjatë të vendnumrimit dhe ndërvartësisë së plotë të Kosovës në fushat e inteligjencës dhe sigurisë.

Franca de fakto ishte “partneri” më i rëndësishëm, madje në emër të ndihmës për formimin dhe zhvillimin e Kapaciteteve të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Kosovës, ia arriti që t’i vë nën kontroll të plotë segmente qenësor të Shtetit. Këto prapaskena jo vetëm të diplomacisë frënge kanë vazhduar dhe janë prezente edhe sot e kësaj dite. Produkt i tyre ishte imponimi i takimit të presidentes sonë, shkëlqesisë së saj Vjosa Osmani, në margjinat e samitit të dytë të Komitetit për Politika të Europës organizuar në kryeqendrën e Moldavisë, me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Ndërkohë, mirret vesh se produkt i këtyre prapaskenave është edhe dokumenti ekskluziv që flet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, që publikoi portali Albanianpost,[1] sipas të cilit Asociacioni do ketë edhe autoritet administrativ, me identitet të dallueshëm juridik, por që nuk formon pushtet të tretë. Këtë dokument, u muar vesh, i pari e publikon portparolli i këtyre qarqeve të diplomacisë serbo-frënge, Albanianpost. Për këtë qëllim fundja, me gjasë edhe e kanë krijuar. Por kjo është temë tjetër. Duke arsyetuar insistimin për themelimin sa më të shpejtë të Asociacionit me kompetenca të kësaj natyre, siç shihet në dokumentin e publikuar, ai, pra Asociacioni, mund të jetë një mekanizëm që funksionon me pushtet të ndarë nga organet legjislative dhe qeveritare, por në të njejtën kohë ai nuk po formoka nivel të tretë të pushtetit!

Për ta sqaruar këtë ide, dokumenti sjellë si ilustrim, respektivisht referencë “rastin me Parlamentin Sami në Suedi” dhe funksionimin e tij “si një përzierje institucionale”. Natyrisht hartuesit e dokumentit as që janë lodhur të kenë në konsideratë faktin historik se Parlamenti Sami është institucion i një popullsie indogjene, ndërkaq serbët në Kosovë janë kryesisht kolon të sjellur pas vitit 1913 dhe madje edhe të tillë që erdhën edhe në periudhën e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milosheviqit. Ndërkaq që absurdi të jetë edhe më i madhë, ndryshimi rapid i hartës demografike të veriut qe bërë pas çlirimit të Kosovës, në sy të KFORit frances, në natën e 3 e 4 shkurtit të vitit 2000, me ç’rast qenë vrarë 12 qytetarë dhe dëbuar nga veriu i qytetit të Mitrovicës rreth 15.000 veta. Pas përfundimit të luftës, forcat serbe dhe milicët filluan një fushatë të organizuar dhe të dhunshme për dëbimin e popullsisë shqiptare nga pjesa veriore e Mitrovicës dhe zonat tjera me shumicë shqiptare. Dëbimi i 15,000 qytetarëve shqiptarë nga pjesa veriore e Mitrovicës ishte vazhdimi I ushtrimit të gjenocidit serb në rretha paqeje dhe në sy të administratës së UNMIK-ut dhe njësive elitaret të KFORit frëng. Ky fakt dëshmon se edhe përcaktimi që zona franceze e kontrollit të jetë pikërisht veriu, ka qenë I kalkuluar mirë dhe në koordinim me Serbin.

Beogradi maksimalizon armiqësinë ndaj shqiptarëve Protestat e organizuara nga presidenti serb këto ditë në veriun e Kosovës, sidomos ato që kanë epiqendër Zveçanin dhe dhuna e ushtruar ndaj trupave të KFOR-it nga policia fashiste serbe, nuk mund të jenë të shkëputura nga këto lojra të prapaskenave të koordinuara mes diplomacisë franceze, natyrisht në bashkëpunim me homologët e tyre serb dhe falangave fashiste që ushtruan dhunë edhe mbi forcat e KFOR-it. Intelektuali serb Ljubomir Madžar në një vështrim të tij publikuar së fundmi në javoren Vreme, si duket nuk i drejtohet vetëm vozhdit serb aktual, por edhe diplomacisë perendimore, tek shkruan se “është koha e fundit që garnitura drejtuese e Beogradit, por edhe serbët në Kosovë, të kuptojnë se nuk ka mbijetesë të sigurt dhe paqësore të serbëve në Kosovë pa pajtim dhe pa sigurimin e një baze të përhershme për bashkëjetesë me shqiptarët e Kosovës. Dhe Beogradi po bën gjithçka që të gjithë popullatën shqiptare ta bëjë armiq të betuar të saj dhe, natyrisht, armiqtë e vetë serbëve të Kosovës… Politika e Beogradit po bën gjithçka për të maksimizuar armiqësinë ndaj shqiptarëve të Kosovës: nuk ka asnjë akt të vetëm të vullnetit të mirë që është bërë ndaj këtij populli. Koncesionet e shumta, marrëveshja e Brukselit si dhe ato të arritura para dhe pas saj, u bënë nën presionin e Perëndimit dhe aspak si një akt vullneti të mirë nga ana e autoriteteve lokale. Një politikë e tillë neveritëse dhe destruktive ndaj autoriteteve të Kosovës nuk mund të mos depërtojë në masë të madhe mbi popullatën, prandaj është një nga faktorët kyç në përkeqësimin e vazhdueshëm të pozitës së serbëve në Kosovë.”[2] Ky qëndrim me mendësi prej kolonialistësh, jo vetëm i Beogradit, por edhe i një lagjeje të mirë të diplomacisë perendimore, prandaj është kaq kontraproduktiv edhe në komunikimin me garniturën shqiptare të maturuar politikisht që fatmirësisht drejton Republikën sot. Në këtë marri të vozhdit serb, pse duhet të bashkohet edhe kjo lagje e diplomacisë perendimore dhe jo pak nga liderët xhuxh të politikës shqiptare?! Pozicionimi pro Vuçiqit d.t.th automatikisht pozicionim edhe pro policisë fashiste egërshane, siç e pamë në Zveçan më 29 maj në përballe me forcat e KFOR-it.

Mars 2000 – Në horizontin e 10-të në Trepçë

Më 11 mars të vitit 2000, në cilësinë e bashkautorit dhe përkthyesit, kisha shoqëruar mikun tim Andrea Myller, atbotë redaktor i emisionit të njohur të TV zviceran DRS, gazetar shumëvjeçar i zonave në luftë, përfshirë edhe Bosnjën dhe Ugandën, për një reportazh edhe në minierën e Trepçës. Në horizontin e 10-të zbritëm me inxhnjerët që kishin marrë përsipër pregaditjen e minierës për punë. Derisa në horizontin e 11-të nuk zbrisnim dot, meqë ishte përmbytur nga ujërat dhe kërkonte kohë për pastrim, ne vizituam galeri të veçanta të horizontit 10-të. Inxhinjerët tanë na sollën edhe në një prej galerive ku shihej se si eksploatusit serbë kishin braktisur minierën në shpejtësinë më të madhe të mundshme, tek po largoheshin tok me ushtrin serbe në qershor të 1999-ës, duke lënë mbrapa kafshimin e egër të minierës dhe vegla pune të shpërndara gjithandej. Njërit prej inxhinjerëve, tek na shpjegoi këtë fenomen tipik prej kolonilistësh, i ranë dy pika loti, që prekën thellë edhe zemrën time. Derisa po e përktheja edhe gjuhën e trupit dhe arsyen pse rrodhën lotët, miku im, Andi, më kërkoi ta ripërsëritja fjalinë, meqë edhe ai ishte prekur keq dhe i kishte ikur vëmendja e duhur, ndërkaq kameramani nuk fshehu fare emocionet tek po i afrohej inxhinjerit ta ngushëllonte. Siç më shpjegoi më vonë ai kishte reprizuar dhe shikuar disa herë pamjet që kishim xhiruar në atë hapësirë të restaurantit të Trepçës me shpuza të shpërndara gjithandej e të brendshme grash të gjakosura, ato ambiente që dikur konsideroheshin si përbërës të një prej restauranteve më të mirë në Kosovë, me gjakun në mure e dysheme, e veshjet e brendshme plot gjak të grave të dhunuara të shpërndara gjithandej… Miqtë zviceran kështu sikur kishin marrë me vete, jo vetëm në memorien teknike të kameramanit , por edhe në ndjesitnë e tyre shpirëtrore për ta kujtuar gjithmonë faktin se Kosova për lirinë e saj ka pauar çmim të lartë.

Tek po rishikonim më pas xhirimin tok, në ambientet e hotelit në Prishtinë, Andrea më ofroi një varg dokumentesh që kishte me vete, në mesin e të cilave edhe një listë me aksionarët që kishin investuar në Trepçë gjatë kohës së Milosheviqit, madje ca prej tyre edhe në prag të lufëts. Lista ishte e gjatë, tepër e gjatë; plot 35 subjekte nga e gjithë Europa. Listës i prinin gjithësesi aksionarët francez dhe ata grek.

Rikthimi i Trepçës tok me rikthimin e gjeopolitikës

Në një emision special të TV TANJUG-ut këto ditë, derisa përgjigjej në pyetjen se përse ishte përqëndruar protesta para së gjithash në Zveçan, Dushan Janjiq, drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, ish oficer i Shërbimeve sekrete serbe, si pa dashje nxori nga goja emrin e Trepçës dhe interesave rreth saj, por nuk la pa potencuar edhe faktin se pikërisht aty ka fituar Vetëvendosja dhe aty është përqëndruar edhe rezistenca e palës kosovare. Duke vepruar kështu, qeveria e Kosovës, është e rëndësishme të theksohet, ka vepruar konform interesave nacionale dhe obligimeve kushtetuese, që pritet të prodhojnë efekte pozitive konceptuale për praktikën politike. Një vështrim i shpejtë në këtë rrafsh përgjatë dy dekadave të pasluftës [1999–2021], pa shmangur në këtë kuadër edhe marrëdhëniet me jashtë, do t’na mundësonte të konkludonim se rrethanat më të mira për të vepruar janë pikërisht tani. Tandemi franko-gjerman ka humbur unitetin, fuqinë novatore dhe integruese si dhe mbështetjen. Zgjerimi drejt lindjes i BE-së nuk i dha fund domosdoshmërisht ndarjes së kontinentit, përkundrazi zbuloi edhe shenjat e thella që kishin lënë pas gjysmë shekulli zhvillime të ndryshme në shoqëri dhe politikë. Në vend që të ishte në gjendje të thellonte më tej integrimin, BE-ja duhej të pranonte largimin e vendit të tretë anëtar më të madh – Britania e Madhe. Prosperiteti i Evropës u kthye në nivelin e para vitit 2007 nga tregu financiar, krizat e euros dhe ajo e shkaktuar nga virusi Korona, por edhe rendi i paqes evropiane u trondit thellë nga veprimet ushtarake të Rusisë në Gjeorgji dhe Ukrainë. Së fundmi, forcimi i populizmit ka treguar se modeli liberal i demokracisë, shtetit të së drejtës, tolerancës dhe hapjes po vihet në pikëpyetje edhe në vendet e tij historike të origjinës, në Evropë dhe në SHBA — dhe jo vetëm atje: populistët janë gjithashtu popullor në Amerikën Qendrore dhe Jugore.[3] Perspektivat e komunitetit botëror për të zotëruar sfidat globale kanë rënë në mënyrë të konsiderueshme. Ndarja në blloqe tashmë është evidente. Përpjekja për ta përfituar Serbinë duke i bërë koncesione në Bosnjë e Mal të Zi dhe duke i ankoruar mundësinë për veprim afatgjatë në defunksionalizimin e Republikës së Kosovës, qoftë përmes një autonomie territoriale, qoftë përmes asociacionit me sa më shumë kompetenca, pa kursyer edhe ato që reprizojnë efektet e Republikës Serbska në Bosnjë, janë evidente. Fundi i historisë nuk është materializuar; përkundrazi, kërcënon rikthimi i gjeopolitikës me ndeshtrashat e saj edhe në rajonin tonë dhe me këtë përplasjen e pritshme mes fuqive të mëdha globale. Siç tregojjnë rrjedhat me karakter ndërkombëtar si: “ konflikti tregtar SHBA-Kinë, projektet gjeostrategjike si BRI dhe diskutimi për shkëputjen ekonomike, ky rivalitet, ndryshe nga Lufta e Ftohtë, luftohet më pak me mjete ushtarake dhe diplomatike sesa me mjete ekonomike dhe teknologjike”.[4] Kjo përbën një sfidë dhe një mundësi për Kosovën. Sfida nuk është të mbetemi objekt i konkurrencës së fuqive të mëdha, por të pozicionohemi si subjekt sa më qartë dhe gjithmonë në përputhje edhe me interesat tona gjeostrategjike. Në këtë rrafsh Kosova dhe Kombi shqiptar nuk ka dilema. Është Serbia ajo që ka mëdyshjet e veta dhe po pretendon të përfitoj duke kalkuluar përfitimin në rast se do t’ia dalë të ndërrojë krah. Mundësia qëndron në faktin që Kosova dhe Kombi ynë do të fitojë fuqi relative nëse konkurrenca mes fuqive të mëdha kalon plotësisht në sferën ushtarake. Lufta në Ukrainë, shih për këtë, i ka dhënë përparsi Polonisë në raport me Gjermanin dhe Francën. Pse mos ta shfrytëzojmë edhe ne këtë mundsi ideale që na ofron momentumi politik.

Liqeni i Ujmanit (Gazivoda)

Veriu i Kosovës ka qenë pikë neuralgjike për interesat gjeopolitike të shumë aktorëve gjatë historisë politike moderne, përfshirë SHBA-të dhe Francën. Kjo zonë ka qenë objekt i konsiderueshëm i rivalitetit dhe konkurrencës së tyre strategjike në rajon. Disa faktorë që kanë ndikuar në interesat e tyre janë:

1. Siguria dhe stabiliteti rajonal;

2. Burimet natyrore: Trepça, Ujmani…

3. Rivaliteti mes tyre: SHBA-ja dhe Franca kanë pasur një rivalitet të shënuar në politikën ndërkombëtare. Këto dy shtete janë pjesë e aleancës politiko-ushtarake më të madhe në botë, siç është NATO, por vazhdojnë t’i kenë interesat e tyre të veçanta në rajon. Veriu i Kosovës ka qenë një nga fushat ku kto rivalitete kanë qenë më të dukshme.

Derisa interesat gjeopolitike ndërthuren në Veriun e Kosovës edhe mes SHBA-ve dhe Francës, është e rëndësishme të theksohet se secila prej palëve ka qëndrime dhe strategji të veçanta. Rivaliteti dhe konkurrenca mes tyre, por edhe bashkëpunimi dhe koordinimi, kur interesat u përputhen, janë elemente që kanë shenjuar edhe periudhën gjatë luftës dhe këtë të ndërtimit të shtetit pas çlirimit të Kosovës.

Prestigjozja britanike “Financial Times” bëri publik një linjë të prapaskenave të diplomacisë së aleatëve të Serbisë brenda shteteve të fuqishme perendimore. Ndërkohë ajo i ka kushtuar një artikull shitjes së armëve nga Serbia në Ukrainë, duke pohuar atë që ndërkohë ishte shndërruar në sekret publik me vetë sjelljet e një lagjeje të mirë të diplomacisë perendimore: arsyet reale të ndryshimit të qëndrimit ndaj Serbisë pas shpërthimit të tensioneve në veri të Kosovës. Sipas tre diplomatëve perëndimorë në rajon, linja e furnizimit që dërgon municionet serbe në frontin ukrainas ka qenë një faktor vendimtar në një ndryshim të dukshëm pasi SHBA, NATO dhe BE së fundmi mbështetën Serbinë pas një ndezje të tensioneve në Kosovë. I pyetur nëse ishte një hap i qëllimshëm për të fituar miratimin e kryeqyteteve perëndimore, Vuçiç ka pohuar se Beogradi u përpoq të vepronte në një “mënyrë neutrale”[5], por pa mohuar faktin se Serbia i ka shitur monucion Ukrainës.

***

Prapaskenat e diplomacisë frënge ndërlidhen si gjitmonë me betejën për Trepçën, por jo më pak edhe për Ujmanin dhe Majën e Pançiqit.[6] Diplomacia franceze ka shfaqur interes të veçantë në lidhje me çështjen e Trepçës, që njihet si një nga minierat më të mëdha në botë të metaleve të rralla, madje fill pas pushtimit serb të Kosovës. Ky interes së fundmi vjen nga fakti se kompania e pasurive minerare e Francës, Eramet, ka pasur shpërfaqur interes të konsiderueshëm në partneritetin e mundshëm me Trepçën. Diplomatët francezë kanë qëllim të inkurajojnë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për të imponuar një zgjidhje që do të nënkuptonte ndarjen e Trepçës dhe sigurimin e trashëgimisë së aksioneve që kanë ndërmarrjet frënge edhe nga koha e Milosheviqit. Një prej synimeve të tyre është që të sigurojnë një marrëveshje të favorshme për Serbin, që nënkupton edhe menaxhimin e burimeve minerare në mënyrë që të sigurohet një përfitim i konsiderueshëm edhe për palën serbe. Diplomacia frënge prandaj është hedhur në veprim për të imponuar Asociacionin me kompetenca shtesë, që nënkupton edhe menaxhimin e pasurive nëntoksore ose imponim të një marrëveshjeje ekstra për Trepçën. Një marrëveshje e tillë e imponuar, do të kërkonte pajtimin e të dyja palëve dhe do të përfshinte ndarjen e përfitimeve në mënyrë të rregullt. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se, çështja e Trepçës mbetet tutje tejet komplekse dhe ka sfida të mëdha. Ka shumë interesa të ndryshme, prapaskena dhe sfida juridike që janë të lidhura me këtë çështje. Ndarja e saj fill pas luftës në dy njësi, gjithësesi nuk ishte e rastësishme. Ndërkaq kur kësaj i shtohet edhe Ujmani dhe Maja e Pançiqit si element të pastër gjeostrategjik e gjeoekonomik, mirret me mend se përse ky përqëndrim i

protestave ndodhë pikërisht në Zveçan. Prandaj, shtrirja e sovranitetit të Republikës në veri dhe ngritja e flamurit në Zveçan, për interesat jetike të Kosovës dhe të Kombit, merrë përmasat reale që ka. Siç duket angazhimi i drejtpërdrejt i presidentit të Francës ndërkohë pasi pala serbe ka bërë të qartë se, nuk do ta implementojë planin frëngo-gjerman, tashmë të dakorduar si marrëveshje më 24 shkurt në Bruksel, hedhë dritë mbi arsyet reale përse pala serbe po kalon gradualisht nga kërkesa për Asociacion tek ajo për Autonomi territoriale të veriut. Kjo d.t.th se, si për palën serbe, e me gjasë edhe për diplomacinë frënge, çështja e Trepçës po merrë përparësi mbi marrëveshjen e Brukselit dhe anekset e saj të arritura më 18 mars në Ohër, ndërkaq dokumentet që qarkullojnë ndërkohë si parakusht për palën kosovare, lënë nën hije zgjidhjen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me këtë sjellje, jo vetëm Serbia, por edhe Franca si palë ndërmjetësuese, madje tok, po nëpërkëmbin pavarësinë e Kosovës, ligjin ndërkombëtar dhe respektimin e sovranitetit të Republikës.

___________________

1. https://albanianpost.com/dokumenti-ekskluziv-me-propozimin-nderkombetar-asociacioni-do-jete-edhe-autoritet-administrativ-me-identitet-te-dallueshem-juridik-por-qe-nuk-formon-pushtet-te-trete/

2. https://www.vreme.com/vreme/zal-za-lucidnoscu-knjazevske-diplomatije/

3. https://www.swp-berlin.org/10.18449/2020S18/#hd-d68634e573

4. https://www.swp-berlin.org/10.18449/2020S18/#hd-d68634e573

5. https://www.ft.com/content/204813e0-7006-4ec6-aa66-938c346ec70d

6. https://www.nzz.ch/schnittstelle_von_politik_und_wissenschaft-ld.693005?reduced=true

Të ndarë dhe përçarë, shqiptarët e Luginës së Preshevës jo produktiv për çështjen nacionale! 

0

 Shkruan Luan- Asllan Dibrani  

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, dhuna serbe mbi popullsinë e këtyre trevave u rrit dhe, për rrjedhojë, shpërtheu një konflikt i armatosur midis shqiptarëve dhe forcave serbe, i cili zgjati gjatë gjithë vitit 2000. Ky konflikt përfundoi me një marrëveshje jo e  interesave kombëtare siç veprojnë  serbët e Kosovës në  koordinim me Beogradin.  

-Pas kësaj periudhe mijëra shqiptarë u detyruan të largohen për në Kosovë e gjetkë, ndërsa lufta politike e shqiptarëve për realizimin e të drejtave njerëzore vazhdon pa ndërprerë , por shumë  të përçarë e të pa  koordinuar!!!   

Deri më tani, në 20 vitet e fundit, nuk kemi pasur qasje serioze, si dhe vullnet politik të  organizmave politike atje,  ndaj zgjidhjes së çështjes politike të Luginës së Preshevës?. 

Serbet   barrikadojne , luftojnë shantazhojnë   diskriminojnë  , injorojnë   shtetin tonë deri ne  skajshmëri  vetëm   e vetëm për  formimin  e një  republike  brenda  Kosovës! 

Pra, përballë diskriminimit e shtypjes nga Beogradi, refuzimit të vazhdueshëm të integrimit, përfaqësimit të pamjaftueshëm në institucionet rajonale dhe republikane në Serbi  të komunitetit shqiptar ,atje  akoma  nuk  ka organizim as  dirigjim e koordinim as nga shteti amë Shqipëria as nga Kosova!?. Në Republikën e Kosovës   serbët   barrikadojnë , luftojnë shantazhojnë ,  diskriminojnë  dhe  injorojnë   shtetin tonë te  dirigjuar nga  Beogradi , vetëm  e vetëm për  formimin  e një  republike  brenda  Kosovës,  e në portalin “ Preshevë jonë”dhe  disa  portale e stacione  televizive atje   sot  ka një  aktivitet    ma shumë për xhamia  e  fe se sa për zgjedhjen e problemit të shqiptarëve atje. 

 Shembull konkret  shfletoni   portalin “Presheva  jonë “  sa i kushton rëndësi  çështjes  kombëtare  e sa asaj fetare??? Portal   vegël  e Beogradit. 

Mos ta lëmë   atë popull  qe të zhduket fare me programet  më shumë antikombëtare  dhe fetare, se sa kombëtare që veprojnë! 

Prandaj këtu   përmes këtij artikulli do i bëjmë   thirrje   autoriteteve  nga  “Shqipëria dhe Kosova në bashkërendim e bashkëpunim me Luginën duhet që përmes një qasjeje strategjike e programatike më një platformë të përbashkët te  aktivizohen më shumë  dhe të  internacionalizohet ky problem e mos ta lëmë   atë popull  qe të zhduket fare me programet  më shumë antikombëtare se sa kombëtare që veprojnë” .   

 Në trevat  e Medvegjes   Bujanocit dhe Preshevës  veç  një  numri të madh u mohohet  edhe   qëndrimi atje  duke  i  fshire nga librat amze e nga  evidentimi   i tyre si qytetar të atyre trevave  ,Madje  edhe   duke  iu mohuar   tokat   e tyre  shekullore. 

 Lugina duhet të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare  paralel  kërkesave    të  20,000 mijë serbëve në  Kosovë …   

Andaj, me të drejtë, Lugina edhe duhet të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare  paralel  kërkesave    të  20,000 mijë serbëve  qe  në fushën politike  janë  shumë aktiv  për interesat  e veta në krahasim me  shqiptarët  e Luginës. . 

Për shkak të dallimeve politike në mes veti as ne  elektoratin  e zgjedhjeve nuk dalin unik ,por gjithmonë me  bajraktarlleqe  qe politikisht  përfundojnë ne  koshin  e plehrave edhe  pa  angazhimin e  Beogradit. 

“Shqipëria dhe Kosova duhet të rreshtohen në mbrojtjen dhe avancimin e shqiptarëve në Luginë jo vetëm si nevojë por domosdoshmëri e kohës prandaj koha është  ti lëmi   gjamiat  e ta qesim çështjen  kombëtare  përpara . Abetaret   për shkollat   shqipe nëpër ate rajon   kanë qenë me  vite të  ndaluara  në pikën kufitare  me Kosovën   a për libra  fetare  kurrë Serbia nuk   e ka  bërë  probleme   . Kurani ne  ato  zona   jo qe ndalohet, por  librat   fetare e posaçërisht kuranin    vet Serbia është  duke   financuar  . Shembulli konkret qe ka te  bëjnë me këtë fenomen   dhe  kulturën  shqiptare  e kundërshtojnë  siç  vepruan  dje  me arrestimin  e artisteve tanë  ne  përpjekje qe të  shfaqin  filmat shqip ne  kinematë e këtyre rajoneve  shqiptare  . As qe  u   diskutua  ne   instanca me të  largëta,  pos ndo një  reagimi  nëpër portalet  shqipe  .Është turp për  faktorin shqiptar te rrinë spektator  pranë një  fatkeqësie  kombëtare  te atyre rajoneve  tona… 

Pse qendrat e fuqisë nuk veprojnë drejt për Kosovën?

2

Prof. Dr. Hakif Bajrami , historian, Prishtinë 

  • Pabarazia në rrafshin e të kuptuarit të diturisë  

Për ta spjeguar esencën e titullit, duhet spjeguar se me çfar parametrash mirret njeriu apo institucioni me plitikë, diplomaci, shkencë dhe kulturë. Zotëri Gabriel Eskobar bje fjala ka ardhur në diplomaci me pozicione të njohura amerikane të arsenalit fuqisë. Zotëri A. Vuçiq ka ardhur në pushtet me pozicione të njohura serbe nga arsenali i rreshtimit, me çmim mininimal për krijimin e Serbisë Madhe. Zotëri Ibrhaim Rugova, si personalitet i respektuar në popull, pati ardhur në krye të LDK (1989), me pozicionin kulturor të ish sekretarit të LKJ-ës në Institut dhe ish antarit të Komisionit të LKK për Ideologji. Por gradualisht ai formoi çmim të ri politik, dhe për maksimum të veprimit politik, kishte pavarësinë e Kosovës. Për çmim mininal, kishte Kosovën Republikë në kuadër të Federatës së mbetur. Ndërsa, me kujtohet kur tre historian të Institutit Histrisë u pranuan në Komisionin e Historisë pranë LKK-ës me pozita shkencore e jo politike e kulturore, që do të thot se ishin të majtë por nuk ishin në pozita ideologjike sikurse ata që kishin “topuz” politik dhe folnin në çdo kohë në emër të LNÇ-ës dhe luftës tyre të drejtë. Lidhur me këtë, pas vitit 1989 shumë punëtor shkencor në Kosovë u reformuam dhe muarëm pozita se qëndrimi ynë maskimal (i cili u përputh në plotëni me UÇK-ën më vonë) është Kosova Republikë e pavarur dhe sovrane, jashtë çdo lloj Jugosllavie. Çmimi maksimal shkencor pas daljës në skenë publikisht të UÇK-ës e sido os pas bombardimeve të NATO-s kundër RFJ-ës, pozicioni ynë u avansua dhe ishte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. E kur do të ndodhë, ky realitet është çështje politike edhe e Kryeministrit Albin Kurti, se so do të pozicionohet. Mu për këtë ky pozicion e bën të vështirë çdo kontakt me Eskobarët sepse Eskobari vjen nga pozicioni dhe tretmani se: Kosova nuk ka fuqi momentale, prandaj me reagensa diplomatik, nuk është problem që punon për ta bërë partner edhe atë që nuk është me te, siç është Serbia. E ta përfundojë, këtë pozicionim spekulativ shekncor me një shembull problematik, se Fatos Nano i pati thënë Milloshit në Kretë se: “Çështja e Kosovës është punë e brendëshme e Serbisë”. Këtu sot edhe Vuçiçi nuk largohet nga ëndrra, që ia ka siguruar blanko një faqezi shqiptar i shkollës Esat Pashës dhe llozës Zogolliane, prandaj Vuçiçi mund të gjejë gjuhë të përbashkët edhe me Eskobarin se fjala është për politikë.

Zotëri Gabriel Eskobar shqiptarët ju kuptojnë, por nuk ka pasë, nuk ka dhe nuk mundet të ketë simerti në mes Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo e dyta është pro ruse dhe shqiptarët e dijnë më mirë se askush tjetër kush mund të jenë edhe më tutje Rusia dhe Serbia. Ja një shembull: për ta kuptuar çdo politikan realitetin ku është puna e tij, së pari duhet ngritur krahasime në mes veprimeve që ndodhin. Lidhur me këtë Kryetari i Serbisë A. Vuçiq, me të gjitha forcat është duke e IMITUAR Hitlerin, Stalinin, S. Millosheviqin dhe V. Putinin. Kjo për faktin sepse faktorët e Fuqisë në Glob, opozita në Kosovë dhe Edi Rama me kompani në Shqipëri, i kanë krijuar hapësirë. Ja shembulli foljor që e shprehu A. Vuçiç para dy ditëve: “Nuk është problemi te Vuçiçi, por te Serbia”. Millosheviqi: Nuk është problemi te i pari i Serbisë, por te e drejta e Serbisë që ta mbrojë Jugosllavinë”; Hitleri: Ne kemi mision ta krijojmë racën ariane dhe për këtë qëllim do të luftojmë me të gjitha mjetet”. Lexo që ta mbrojë Serbia iden e “Naçertanisë” (Serbinë e Madhe).Çdo komnet tjetër është i tepërt. Dhe Perendimi është kah e përkdhelë, ashtu si e bëri Millosheviqin “Paqebërës” pas atyre mizorive në Dejton më 1995. Ja krahasimi edhe më eklatant, krimineli Aleksandër Vuçiç dhe statisti në krime Ivica Daçiq me popat dhe oficerët, janë në liri dhe funksione. Ndërsa, ata që bërën luftë të drejtë në Kosovë, janë parapa grillave në Hagë, madje po dënohet edhe 26 vjetë burg, pa asnjë adresë të krimit. Vërtetë drejtësi makiaveliste sikurse në kohën e Kongresit Berlinit (1878), që tregohet se historia mundet edhe të përsëritet.

Krimi i bërë dhe i shkruar kanë dallime- ky i dyti është gjenocid me paramendim 

Pas disa rrëfimeve nepër televizione sidomos, hapur po dëshmohet se Draft Statutin e dërguar për Makronin dhe Sholcin, edhe pse Edi Rama pohon se e: “kanë shkruar profesionistët eminentë”, katërciprisht po del se e ka shkruar Baton Haxhiu dhe ekipi i ekspertëve nga Beogradi. Ndërsa stafetën për dorëzim në “vendin e duhur”, e ka marrë Edi Kristaç Rama. E vërteta, fjalimi i Edi Ramës para gazetarëve dhe opinionit, ishte aq domethënës sa që katundi që shihet nuk don kallauz fare. Në esencë, ky draft statut “ilegal” dhe sekret, është një atentat ndaj shtetësisë së njomë të Republikës Kosovës. Dhe, nuk është e çuditëshme kjo dukuri sepse me këta persona populli tani është mësuar me zejtarinë e tyre, dhe nuk skuçën çafrdo që u thuhet. Shkurt janë bërë imun në pafytyrësi, sepse Esat PASHA për ta është vetëm një insekt i vogël, por zejtaria e tij u ka mbetur si një medikament helmues, sepse këta pretendojnë të avnasohen në insekte infektive me përmasa të kërcnimit ala Sergej Lavrov, para katër ditëve. Ec e mos thuej se janë sinkron në veprime. Së këndejmi ishalla nuk kam të drejtë. Por Gabriell Eskobar nuk do të mundet për ta nzierr Serbinë nga ideologjia fashiste. Në lidhje me këtë le të shiqohet çka i është premtuar S. Millosheviqit për ta ruajtur Jugosllavinë. Zotëri Eskobar dokumentet i ke në State Departament. Lexoi dhe dil e prononcou. Ne kemi dëshirë që Ballkani të shndërrohet në rregjon paqe. Por Serbinë ngatrrestare nuk e lejon kurrë Rusia e nxitjeve të luftërave lokale.

Pse opozita në Kosovë po fol me një zë?  

Në Kosovë dihet se partitë nuk po flasin me një zë për shtetësinë. Por, po flitet se jemi në krizë të thellë dhe këtë askush nuk e mohon. Por shtrohet pyetja, me fajin  e kujt është kjo gjendje. Dhe në këtë aspekt nuk duhet të çuditemi se kemi të bëjmë me një lagje politike që “dinë shumë”, madje e din edhe cila është filozofia politike e SHBA-ve. E këta të “ditur” madje e dijnë në gjumë edhe politikën e Brukselit. Si duket, ky realitet i mentalitetit feudal ka mbetë nga koha e mesjetare, kur koha dhe kuvendi kanë folë me mesele. Ec e evitoje atë mentalitet sot pa një rrevolucion mendor, arsimor e edukativ, ec e evitoje atë strallim që është ngjizuar si amalgam në realitetin tonë njerëzor, madje deri në politikë.

Ato personalitete të jashtëme, që sot janë rreshtuar për ta “zbardhur” fatin e Kosovës, po harrojnë se si para syve tanë zhvillohej drama e përgjakëshme 1981-1999, por që “iluminstët” tanë politik mbanin ders për: nacionalizëm, iridentizëm, kontrarevolucion, dhe deri te zgjedhjet parlamentare, që u forcuan aq shumë në bindjet e tyre sa që propogandonin se kemi ndërtuar shtet paralel. Po, edhe politikën e Gabriel (Xhebrail) Eskobarit në Kosovë këto ditë, disa çarqe po e spjegojnë ashtu si jipen progonzat sportive, nga simpatizantët që gjithë ditën rrijnë me huliganë, por huliganë nuk janë, janë diçka më tepër, janë rrënues të dinitetit shtetëror. Si duket, edhe bota akademike dhe politike në Shqiptari, nuk e njeh funksionimin e pushtetit efektiv të SHBA-ve. Është ky realitet për gjynah edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri dhe kudo, madje edhe te ata shqiptarë që krekosën se janë të shkolluar nëpër univerzitet e njohura. E pse mos ta them troq, këtë fakt shumë të dhimbshëm, për herë të parë. Stejdepartamenti i SHBA kurrë nuk e ka njohur realitetin në Kosovë, sepse ky instutucion prestigjioz ka një përvojë të gjatë që ushtron pushtet dhe “fuqi” kushtetuese, ku asgjë nuk i pengon të janë origjinal në stilin strategjik nga poshtë lartë dhe anasielltas. Realitetin në Kosovë në anën tjetër e kanë njohur dhe diktuar deri në miqësi speciale që nuk është parë ndonjë herë në histori një drejtësi shtetërore e tillë në veprim si : Shtëpia e Bardhë, Kongresi, Senati dhe Pentagoni (SHBA). Në anën tjetër Stejdepartamenti jo vetëm në rastin e Kosovës, disi nga largësia vrehet  se e ka një “rreligjion special” protestant, për kushtet amerikane, në veprime karshi çështejeve botërore. Prandaj, neve na duket se vetëm tani SHBA kanë ndarë mendim për Kosovën. Po, dikush do të pyet: pse Presidenti Xho Bajden nuk po e përdorë fuqinë e të ekzaminohet çështja e Kosovës, ashtu si është e drejta dhe si vepron në vija të gjata politike. Aq më parë duhet të kuptohet ky realitet në shqiptari, sepse po mendohet se SHBA-t janë një xhigant politik, që tani për tani nuk kanë kufijë të perceptimit apo të konkurencës. Dhe me të drejtë kështu mendon trusti popullor shqiptar për fat të mirë jo vetëm të kombit. Por aty ku ka kriza, esenca e tyre nuk kuptohet drejtë, në shumë instanca në shqiptari, sidomos kur nuk dihet anatomia e tragjedisë sonë sespe jemi të ndarë në pesë copëza, sepse aty ku adresa e krizës nuk dihet, sepse kur nuk e ke fuqinë në një komandë kulmore, kot diskuton për medikamentin postoperativ të “pacientit me pesë palgë” në trupin e tij tragjik.

Pse mos të dihet edhe kjo “msheftësi” 

Jemi duke jetuar në një krizë globale, që e ka përfshirë globin: diken e ka përfshirë kriza në inflacion, diken në luftë, diken në politikë, diken në prodhim, se nuk i shitet prodhimi sepse ka tepër prodhim të varfërisë që vjen nga paarsimimi dhe injoranca, vjen nga shtypja e egër që e ka për bazament kapitalizmi si diktaturë ekonomike, diken kriza e ka kapluar nga korrupasioni dhe padrejtësitë e çdo lloji, që janë shndërruar në rreligjion.

Së pari sot KS OKB-ës është në pozitë të Ligës së Kombeve në prag të Luftës Dytë Botërore. Ky realitet është krijuar për faktin se V. Putin është në luftë speciale në Ukrainë dhe ndaj tij pritet shumë shpejtë të ngritët një padi penale për krime kundër njerëzimit. Të paktën kështu janë renditë trustet e fuqisë politike dhe ushtrake. Së kënjemi, krimet ruse, jo vetëm ndaj pushtetit të Kievit, por në rastin e pozicionimit të Serbisë nazifashiste (pozicion ky që tolerohet), janë çështje alarmante në anën tjetër, për Ballkanin dhe Evropën. Dhe në çdo destabilizim që po e luan Rusia fashiste në Azi, të njejtin destabilizim politik po e laun Serbia në Ballkan dhe Evropë. Dhe Perendimi me që nuk po ka fuqi ta nxjerr Ukrainën nga “humnera”, po provon së pakut ta nxjerr Serbinë nga “gremina e gjarpinjëve helmues”, duke i dhuruar koncesione duke e pozicionuar sukurse në Konferencën e Londrës më 1913. Si profesionist i politikës dhe historisë ballkanike, mendoi se Perendimi, e sidomos SHBA e kanë të kotë nëse investojnë në dhurata në formë karotash, drejtuar Serbisë nazifashiste, ashtu si e lazdruan më 1919 në Versaj dhe më 1946 në Paris. Lidhur me këtë, me duket se politika e Stej Sepatamentit është në iluzione sikurse më 1938, nëse mendon se Serbia do të largohet nga programi i Naçertanisë parafashiste. Kjo për faktin se në Serbi nuk kie ku e vjerr asnjë mendim pozitiv, sepse ata që po provojnë të konvertohen në demokrat, sepse dihet e kaluara e tyre që duhet për t` i shërbyer idesë Serbisë së Dushanit (1346-1355). Prandaj e them pa hamendje se nuk mund të avansohet tigri në dash, pa një evolucion rrënjësor trodimnzional: në gjërësi, gjatësi dhe lartësi.

Megjithë atë këto ditë ndodhi kthesa si dritë në fund të mjegullës 

Sulmi me dronë në Moskë, shpërthimi i digës së ujit për t` ua bërë të pamundur tankeve të rënda “ukrainase” që ta thyejnë makinerinë ruse, është një përgjegje sado e thjeshtë, por strategjikisht gjeniale, luftë kjo që e kanë përdorë në shumë raste shqiptarët, kur ushtria Osamne me kuaj dhe janiqerë shumë të fuqishëm, merrte hov për të diegur katunde shqiptare, me qëllim që t` i diciplinojë. Dhe shqiptarët duke e pasë droen nga okupatori si çështje kujdestare, në shumë katunde akumulonin penda ujë për mbrojtje. Lidhur me këtë, posa diktohej nga kodrat vrojtuese se ushtria JENIÇERE osmane, po merr turr për sulme krimianle, nga pendat lëshohej ujë i rrëpishëm dhe frenohej sulmi. Mos të largohemi nga tema bosht.

Kryeministri Albin Kurti e ka dorëzuar një statut për Veriun 

Ka kohë që Kryeministri Albin Kurti është prononcuar se jam dakorduar në Qeveri që ta dorzojmë një Statut për Veriun e Kosovës, që ka për bazë pozitën e serbëve në Kroaci. Por në asnjë variantë nuk pranohet shembulli i serbëve në Bosnje e Hercegovinë. Jo vetëm kaq, por në Dubrovnik më 9 VI 2023 Kryeministri deklaroi se Marrëveshjet e nënshkruara do të zbatohën në Republikën e Kosovës pa kushte. Dhe menjëherë shtrohet pyetja: Çka donë zotëri Gabriel Eskobar më tepër.  Lidhur me këtë Kryeministri, është së pari i vetëdishëm se sa ka investuar bashkësia ndërkombëtare për çlirimin e Kosovës, dhe, sa ka kontribuar në ndërtimin e demokracisë. Prandaj orkestrimi i opozitës në Kosovë si dhe zërat e disa gansgterëve politik si opinonistë janë në shiqim si qëndrime tendencioze dhe shumë të ulta. Në këtë drejtim, mund të numrohen në gishta kush janë bajraktarët e kësaj fushate antishqiptare me e pa vetëdie. Për shembull Baton Haxhiu me vetëdie lajmërohet në shumë debate, por e luan rrolin e njeriut të “painformuar qëllimisht” aty. Në këtë detyrë meskine është i zhytur edhe Edi Rama e që të dy na dalin si argat të A. Vuçiqit, kuptohet terthorazi por populli jonë ka kuptuar që moti politikën e ujkut dhe çingjit dhe shumë kujtë ia lexon qëndrimet në xhep, ku i pushon pesha e peshqeshin që e ka marrë për shërbim. Këtë realitet duhet ta dinë se e kemi të njohur: piktiori nga Tirana, tezgaxhiu nga Prishtina dhe “krentarët” nga jashtë, kushdo qofshin, se jemi lodhë nga pesha e padrejtësive. E këto çaste, Eskobar majftueshëm doli me pleqërimin se: Albin Kurti është partner i SHBA-ve, por është i vështirë, sepse drejtësinë nuk e lakon për asnjë çmim”.

Në Kosovë Serbia nazifashiste e ka gjetë çelsin e mbetjës në “zgjidhjën e problemit”, kur është pyetje shqiptaria. Kot është tash të mbajmë derse se është dashtë mos të lëshohemi në negociata me Beogradin. Negociatat ia kanë imponuar Kosovës qendrat e fuqisë në Vjenë, në Brksel, në Ohër, gjithnjë me kërcnime sikurse ngjanë edhe këto ditë, lidhur me veriun e Kosovës. Por një gjë duhet ta kuptojë populli se: Serbia nuk mundet më e marrë Veriun e Kosovës më: as me luftë e aq më pak me diplomaci. Në këtë çështje është kah flitet për Eskobarin se mundet: “Himalajën për ta bërë Panoni”, me akrobacone diplomatike, por çdo gjë për Kosovën ka përfunduar në Kumanovë më 9 qershor 1999. Këtë realitet Gabriel Eskobar e dinë se e ka krijuar UÇK dhe NATO së bashku në një front. Por, situata në Kosovë në disa çaste po bëret edhe më e nderë, kur Opozita në Kosovë e ka përzier luftën për pushtet, në vend se të luftojë për shtet, madje ky realitet nuk i jep shqiptarisë asnjë të drejtë në emër të Kumanovës të mbjell anarki dhe padrejtësi, aq më pak për fatin e pakicave. Po, është e vërtetë, se kurrë nuk kemi pasë opozitë më të “pashkollë”, se sa kjo që është sot në parlament, po edhe në tërë Kosovën në rrafshin politik. Kjo politikë e opozitës është kah sillet në rreth dhe vetëm shiqon majtas-djathtas, pale mos po i del ndonjë llogari për të grabitë pozita politike tenderiste dhe aty pushon çdo “diersitëje e tyre për vatan”.

Pse Turqia solli forca shtesë në Kosovë 

Turqia nga zdhjet Presidenciale doli më e fuqishme se kurrë më parë. Ky lajm është spektakular edhe për Kosovën, aq më parë kur në Vatikan, Spanjë dhe Sllovaki nuk ka shenja se do ta pranojnë Republikën e Kosovës. E fjala realitet fuqizohet në dobi të shtetësisë Kosovës sepse Ankaraja ka edhe interes ekonomik: ka ndërtuar autostrada të nivelit evropian, ka në posedim shitjën e rrymës, e ka në menaxhim Aeroportin “Adem Jashari”, ka edhe shumë firma të njohura dhe të panjohura, me të cilat ka një çarkullim finansiar shumë të lartë  në nivel të Republikës Kosovë, edhe pse lira turke është kah devalvohet tmerrësisht. Mu për këtë, Tutrqia e Erdoganit këto ditë i solli forcat ushtarke shtesë në Kosovë, jo ekskluzivisht vetëm për Veriun por për ruajtjën e sigurisë, pra për të gjitha investimeve në tërë vendin. Prandaj kot provon Edi Rama me kapot e tij ta shtrojnë në TV  teorinë e Sergej Lavrovit se: “në Kosovë gjendja është eksplozive”. Dhe shih për ta penguar “më të keqën”:  Edi Rama paska dërguar: “Draft Statut për Makronin dhe Shullcin në Paris dhe Berlin”. Largë ka shkuar Piktori me këtë rregji të Baton Haxhiut dhe A. Sorosit dhe cinizmit të Berat Buzhalës . Vërtetë të gjithë këta, rrugën nuk do ta kanë shumë të gjatë, por shumë shpejtë do ta kuptojë, se kanë notuar në rrethin pa ajr të thatë.

Ultimatumi drejtuar Albinit është prodhim ekstra nga labaratori i Sorosit 

Për të goditë qëllimin gjithnjë A Sorosi me ndihmën e trabandëve që dihën dhe nuk shihën ka për qëllim me goditë sidomos shqiptarët, dhe me shitë armë nga Serbia dhe Qiproja, duke trilluar çdo ultësi sidomos në Veriun e Kosovës, ku Beogradi ka labartore të drogës dhe krimit të çdo lloji. E vërteta, shqiptarët u janë mirënjohës ushtarëve të KFOR-it dhe shprehin keqëardhje për plagosjet e tyre. Por bota sot është plot sy e vesh dhe informata nuk po ka fuqi që të konzervohet në dobi apo në dëm të askujtë, sepse fotografitë dhe fuqia e gazatarëve trima, sidomos disa femra, nuk mund të abortohën. Informata me gojë dhe fotot e kamrmanëve heronjë, tregojnë histiorinë reale dhe nuk mund të shprehet se ka anime.

Tani edhe masa në Kosovë e ka të njohur se kush është në të njejtin pentagram me A. Sorosin dhe Edi Ramën. Janë pra Edi Kristaç Rama (imam) , Baton Haxhiu (meizin), Berat Buzhala (Cinik dhe suflerë), gati tërë një garniturë politike pushtetore në Serbi, dhe në disa qendra të Evropës, që po lansojnë lajme se në Kosovë: “do të kthehen ditët e cenzurës lirisë”. E le të dihet se populli shqiptar nuk e beson këtë lojë të rrezikshme, por që për fatin e Kosovës ka rrugëdalje e atë rrugëdalje do ta krijojë Qevera e Kosovës, pa hezitim nëse donë të ketë shansë që në zgjedhjet kur të mbahen t` i fitojë vota e sovranin pa konkurencë të madhe, duhet t` i identifikojë miqët e vërtetë nepër botë por mos të kënaqet nën hien e tyre.

Kur e dëgjova për të dytën herë Edi Kristaq Ramën më 9 qershor 2023, minuti mu duk një muaj, ora mu duk një vit duke bredhur kot, dita mu duk një dekadë dokrra, dhe më fund nga korrneri lansuesi i pasigurisë në Kosovë e mori autogol. Referi dhe vari golin e ka pranuar dhe kah t` ia mbajnë tash trilluesit, dihet do të krijojnë alibi dhe do të provojnë kriza tjera.

Si po sillet ndaj Kosovës ambasadori Kris Hill në Beograd 

E njoh Kristofer Hillin nga oscilimet dhe drafetet katastrofale të tij për statusin e Kosovës, të paktën ato për vitin 1998. Ky ‘serbian’ i shartuar, të cilit i mungon vetëm shajkaça, po rrëfehem para kombit tim, se së pari gjithnjë shkonte nga Shkupi në Beograd, për instrukxione nga Milloshi. Pstaj, vinte në Kosovë për të shpërndarë mjegulla dhe kërcnime “Indullgencione” se “jeni terroristë ju të UÇK-ës”! Hapin e fundit e kishte gjithnjë më 1998, në Zyrën e Adem Demaçit. Ta themi një fakt të pamohueshëm e që e kemi diskutuar në Zyre me Bacin Demë. Krist Hilli për neve ka qenë shumë i dobishëm, sepse kemi zhvilluar politike kundër nazifashizmit serbian në qendër të Prishtinës, e ai realitet në kokat e shqiptarëbve edhe sot është gati i pazbërthyer se: ose kemi qenë “spiunë”, ose na ka ndihmuar politika e Kristë Hillit:” Ngreh e mos këput”, ku Zyra i ka shërbyer Kristës dhe Milloshit si një ÇADËR që i mbronte nga breshëri, duke na thënë publikisht se “jeni terrorist, se UÇK është terroriste”, por me që nuk kemi më të mirë, na nevoiteni. Po ky tik i diplomatit nuk mundet të regjenerohet në asnjë labaratorium sot, dhe nuk është plasuar në Beograd, në qendrëne nazifashizmit rastësisht.

Dhe më në fund kur duhej të lindëte liria për Kosovën, shumë shpejtë Zyra Poilitike e UÇK-ës nuk ekzistinte më, sepse u minua për brenda nga ata që ishin të etshëm për pushtet fiktiv dhe me pasoja, të cilat e mbajmë në kurriz sot (lexone Marrëveshjën e Rambujesë). Lidhur me këtë nuk ësht[ me rëndësi se disa herë kanë dështuar atentatet e kurdisura edhe nga disa mercenarë shqiptarë, të cilët tani shetisin nepër Kosovë lirshëm, madje flasin edhe nepër televizinonet e këpurdhave infektive. E lexues të nderuar, Eskobar gati e ka gati të njejtin zanat dhe obligim sot sikure Krist Hilli dje dhe sot nga Stej Departamenti. Tani për tani, Albin Kurti  e ka pozitën teorike të Adem Demaçit më 1999.  Po kualifikohet sikurse e kualifikonte Ismail Kadare nga Parisi me alarm se: “Adem Demaçi është kundër tërë botës”. E nuk ishte, por mbetej në lidhje vllazërore me Madlin  Olbrajtin. E për atë miqësi dëshmojnë kujtimet e mbetura të Janez Dernovshekut dhe dëshmia publike e Hetem Ramadanit si ndërmjetsues.

Të përfundojmë  

1.Nga tërë ajo që u tha rrezulton se A. Vuçiç, deklarohet këto ditë që zgjedhjet në Veri të Kosovës nuk janë të pranuara për derisa ato t` i organizojë Serbia;

  1. Gabriel Eskobar deklarohet se: E kemi partner Kosovën dhe Serbinë, ashtu si flet ambasadori Hill në Beograd. E ju them në vogëlsinë time se ky “partenrizëm” nuk është i vërtetë sepse e njoh Serbinë dhe Shqiptarinë. Kosova dhe të gjithë shqiptarët janë më PRO AMERIKANËT në Botë. Kurse Serbia dhe gati të gjithës serbianët janë armiqë të SHBA-ve, janë pro rus dhe pro bukpërmbysës.
  2. 3. Në rrethanat që janë krijuar nga prononcimet e G. Eskobarit rrezulton se fajtore për çdo problem në relacionin Kosovë-Serbi është tani për tani Kryeministri i Kosovës Albin Kurti-Kosova. Të paktën kështu ka folë deri me tash;

4.Edi Kristaç Rama me draftin që e lansoi duke ua dërguar Makronit dhe Shullcit, provoi t` i ndihmoi A. Vuçiçit, duke ia shpërndarë tragjedinë Putinit, duke u maskaur në të njejtën kohë se hapur po provon ta plagosi ose ta likuidojë Albin Kurtin dhe në postin e tij ta sjellë ndonjë laro që ia sugjeron Beogradi;

  1. 5. Lufta tani për tani në qarçet politike, kishtare dhe ushtarake në Serbi zhvillohet që çdo marrëveshje të deshtojë, pra mos të realizohet dhe Vuçiq-Daçiq të mbesin në lojë;
  2. 6. Terhiekja e tërë apartit administrativ serbian nga katër komunat në Veri të Kosovës, ka për qëllim që ta përgatitë qëndrimin e faktorit të jashtëm se ajo pjesë e Kosovës, duhet t` i takojë Serbisë, duke marrë vendime në tavolinë ose me ndonjë terhiekje të KFOR-it nga ato pozicione atje, duke u prononcuar se: “mjaftë kemi investuar në lirinë e Kosovës, tash e tutje jeni të lirë dhe bëni pazare me Beogradin”.

Me përkushtim Luftës UÇK-ës dhe NATO-s, sepse pa përkushtimin e Ushtrisë Adem Jasharit dhe NATO-s së Bil Klintonit, nuk do të kishim pavarësi të Kosovës. Lavdi!

Prishtinë, më 11 . 06. 2023 

Nato në Kosovë dhe trupat ruse në Prishtinë

0
Nga Jusuf BUXHOVI, historian
____
Reagim
___
– Prej vitesh, politika në Kosovë, për qëllime të veta, ka filluar të ngatërrojë qëllimisht fillimin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë nga 12 deri më 17 qershor 1999 me çlirimin jashtë fakteve historike dhe jashtë realiteve politike të kohës të përcaktuara me rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Rasti më eklatant i këtij diskursi shfaqet 11 qershori si “ditë e çlirimit” të Prishtinës, kur dihet se po ketë ditë, në kryeqytetin e Kosovës, hynë forcat ruse dhe masakruan shumë shqiptarë.
Me këtë rast po sjell shkrimin “NATO në Kosovë dhe trupat ruse në Prishtinë, më 11 qershor”, nga libri “KOSOVA 1945-1999”, i përfshirë edhe në versionin e librit në anglisht.
***
Më 10 qershor 1999 bota do të presë me interesim të madh dhe lehtësim ngjarjet që do të ndodhin në trekëndëshin Nju Jork – Kumanovë – Bruksel. Zgjidhja paqësore e çështjes së Kosovës shfaqej si pako e ndërlidhur, ku nënshkrimi i marrëveshjes tekniko-ushtarake midis gjeneralëve të NATO-s dhe atyre të Armatës Jugosllave në njërën anë, Rezoluta e Këshillit të Sigurimit 1244 në tjetrën anë, duhej të ndikonin te Komanda Supreme e NATO-s dhe sekretari gjeneral që të suspendohej fushata ajrore. Gjatë bisedimeve të gjata dhe të mundimshme midis ndërmjetësve ndërkombëtarë (Ahtisaarit, Talbotit dhe Çernomyrdinit) me Millosheviqin ishte arritur pajtimi që Rezoluta e Këshillit të Sigu-rimit të OKB-së të aprovohej çastin që do të merrej lajmi për nënshkrimin e marrëveshjes së Kumanovës dhe pas saj vinte edhe reagimi i NATO-s për suspendimin e përkohshëm të fushatës ajrore, në mënyrë që të krijoheshin kushtet për tërheqjen e verifikueshme të të gjitha forcave ushtarake dhe policore jugosllave nga Kosova bashkë me pajisjet dhe armatimet e gjithëmbarshme në një interval kohor prej shtatë ditësh.
Pas shumë e shumë zvarritjeve dhe “sqarimeve” për hollësi, me të cilat matej edhe kredibiliteti i një marrëveshjeje, në mbrëmjen e 9 qershorit, pikërisht në orën 23,45 minuta, në Kumanovë, u nënshkruar marrëveshja midis gjeneralëve të NATO-s dhe gjeneralëve jugosllavë, në mënyrë që pas njëzet minutash, pikë-risht më 10 qershor në orën 0,05 Këshilli i Sigurimit i OKB-së të aprovojë Rezolutën 1244 me të cilën përcaktoheshin që të gjitha hollësitë e vënies së përkohshme të Kosovës nën administrimin e OKB-së, që do të sigurohej nga Forca Ndërkombëtare e Sigurisë, hollësitë e së cilës u përcaktuan me aneksin II të Marrëveshjes së Kumanovës, që do të pranohet si pjesë zyrtare e këtij dokumenti.
Gjysmë ore më vonë edhe Sekretari Gjeneral i NATO-s, Havier Solana, dekretoi vendimin për suspendimin e përkohshëm të fushatës ajrore, por jo edhe të misionit mbikëqyrës që do të verifikonte tërheqjen e forcave jugosllave sipas marrëveshjes së Kumanovës. Me marrëveshjen e Kumanovës, NATO dhe Armata Jugosllave kishin formuar trupën e përbashkët të mbikëqyrjes dhe të verifikimit të të gjithë operacionit, që si do të shihet, do të funksionojë në tërësi në përputhje me këtë marrëveshje as pa më të voglin incident.
Ngritjen e dollive për marrëveshjen paqësore të zgjidhjes së krizës së Kosovës, që do të bëhet nga të gjitha anët, me të shpejtë do ta zbehë dhe madje edhe do ta ndalojë lajmi që do të vijë nga kompanitë e mëdha televizive botërore BBC, CNN, N-tv, Euronews dhe të tjera, me të cilin bëhej me dije se një batalion rus nga njësiti i misionit SFOR në Bosnjë dhe Hercegovinë sapo kishte kaluar urën e Drinës te Bjelina, ishte drejtuar për në Kosovë pa dijeninë e NATO-s dhe të faktorit ndërkombëtar që merrej me çështjen e Kosovës. Madje, njësia ruse, nuk kishte marrë as lejen paraprake nga komanda e SFOR-it në Bosnjë dhe Hercegovinë (për çdo lëvizje i duhej njoftimi katër muaj më herët), pos që kishte njoftuar se “në Kosovë shkonte me urdhrin e ministrit të mbrojtjes, Sergejev, që t’u bashkohej Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë”.
Duket se lajmi do të ketë befasuar edhe kreun e NATO-s dhe vetë gjeneralin Klark, i cili do të njoftohet rreth lëvizjes së trupave ruse në drejtim të Kosovës, ani pse ai pranon se gjatë bisedave të fundit që i dërguari i tij në Moskë, gjenerali Foglesong, kishte pasur me gjeneral-kolonelin Ivashov, insistimet e tij që Rusët të kishin një sektor të veçantë nën mbikëqyrje – dhe madje atë të Veriut – ia ki-shin bërë të ditur orekset e tyre, por nga informatat që kishte nga ushtarakët amerikanë dhe ata të NATO-s që bisedonin me Rusët, nuk kishte fituar përshtypjen se këtë kërkesë, e cila kundërshtohej nga Amerikanët, ata do të fillonin ta jetësonin në mënyrë të njëanshme, pra dhunshëm. Kështu, çështja me të shpejtë do të alarmohet nga pikëpamja ushtarake po edhe ajo politike, njëherësh. Gjenerali Klark do të kontaktojë me gjeneralin Xhekson, komandantin e Komandës Europiane të Aleancës të Korpusit për Reagime të Shpejta, nga i cili do të kërkojë të merren të gjitha masat që Rusët të pengoheshin të hynin në Kosovë. Sipas tij nuk mund të merrej me mend që Rusët të okuponin aeroportin e Prishtinës. Gjenerlit Xhekson do t’i thotë se ”dëshiroj të sigurohem që KFOR-i atje të arrijë i pari. Nuk dëshiroj të përshëndetem nga një batalion rus, i cili pohon se dominon aeroportin, e pastaj të jemi të detyruar të zhvillojmë negociata me ta për shfrytëzimin e tij”.
Ato që gjenerali Ivashov, po atë mbrëmje, me mjaft arrogancë, i kishte deklaruar “se Rusia kishte vendosur të hipë në trenin e vet”, bënin me dije se Rusia, me anën e ushtarëve rusë që shkonin në Kosovë, kishte filluar të luftojë për sektorin e vet në Veri dhe jo vetëm për aq. Madje, ai kishte deklaruar se Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244 nuk përcaktonte sektorë dhe as mandat se kush ishte përgjegjës për to, kështu që Rusia ia jepte të drejtën vetes, që nëse NATO dërgon në Kosovë 50 mijë ushtarë, atje të dërgojë një kontingjent prej 10 mijë ushtarësh.
Rreth qëllimeve ruse që në Kosovë të shkohet brenda gjashtë orësh, pra para NATO-s dhe atje të vendoseshin në sektorin e Veriut, gjenerali Klark njoftohet pas pak nga një thirrje telefonike e gjeneralit Georg Caseyt nga Moska, ku ai ’ia bënte me dije përmbajtjen e bisedës që kishte pasur para një ore me zëvendësministrin e jashtëm rus, Andrejev, i cili ia kishte konfirmuar fjalët e gjeneralit Ivashov se “rusët në Kosovë do të marrin sektorin që donë”.
Lajmet që do të vijnë nga Moska, për NATO-n dhe Perëndimin që përcillte me brengosje ato që po ndodhnin, do të jenë kundërthënëse dhe kjo do të pasqyrojë atë që më vonë do të sqarohet si përpjekje për realizimin e skenarit të fshehur të ushtarakëve rusë me Millosheviqin për ta ndarë Kosovën, plan ky që sipas të gjitha gjasave kishte funksionuar jashtë dijenisë së Jelcinit, edhe pse do të ketë të tillë që do të besojnë se ai kishte qenë i njoftuar, por ishte shtirur në pritje të përgjigjes që do ta merrte prej amerikanëve. Ato që mund të kuptohen nga gjenerali Klark, nga ndërmjetësuesi amerikan Talbot, gjeneralët e NATO-s, të cilët në Moskë kishin zhvilluar bisedime me gjeneralët rusë si dhe nga Çernomyrdini dhe Ivanovi, mund të kuptohet se ishte linja e ushtarakëve nacionalistë-komunistëve, të cilët nuk ishin nën mbikëqyrjen e qeverisë së Stepashinit, të cilët kryemëvete kishin përgatitur një skenar të fshehur me Millosheviqin dhe ushtarakët e tij që ta ndanin Kosovën në dy pjesë: në veriun serb dhe në jugun shqiptar. Zaten, ky opsion ishte i pranueshëm për Serbët dhe ata që nga koha e Qosiqit e këndej, disa herë Shqiptarëve u kishin dërguar sinjale se ishin të gatshëm të hynin në këtë lojë.
Ndërmjetësuesi Marti Ahtisaari, pas gjithë atyre që kishte pasur rastin të përjetonte gjatë takimeve me Rusët, kishte përshtypjen se gjeneralët rusë ishin destruktivë, dhe se ata punonin nën plaf dhe sipër tij. “Jo rrallë ndodhte që Çernomyrdini dhe Ivanovi, të mos kishin gjuhë të përbashkët me ushtarakët e Sergejevit dhe kjo sillte telashe”, thotë diplomati finlandez, i cili shfaqjen e ushtarëve rusë dhe okupimin e aeroportit të Prishtinës prej orës tre në mbrëmjen e 11 qershorit 1999 do ta shohë si pjesë të skenarit për ndarjen e Kosovës.
“Ushtarakët jugosllavë qëllimisht kishin zvarritur bisedimet e Kuma-novës, që të përgatiteshin për të depërtuar rusët në Kosovë para NATO-s. Midis ushtarakëve rusë dhe atyre jugosllavë ekzistonte plani që sapo të nënshkruhet marrëveshja teknike-ushtarake dhe të aprovohet rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ushtarët rus të marshonin drejt Kosovës për ta okupuar veriun në emër të së drejtës që të marrin pjesë në Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë. Aeroporti i Prishtinës ishte zgjedhur, jo rastësisht, sepse ai paraqiste nyjën e infrastrukturës dhe të logjistikës ushtarake prej nga trupat ruse duhej të zbarkonin në të dhe njëherësh të pengonin NATO-n që të kishte një aeroport për të zbarkuar nga ajri.
Ato që Ahtisaari do t’i paraqesë si dyshime të hapura rreth skenarit të fshehur rus për okupimin e aeroportit të Prishtinës dhe sektorin rus në Veri, me të cilin do të ndahej Kosova në dy pjesë, gjejnë konfirmim tek vlerësimet e gjeneralit Klark, po edhe te disa burime të tjera, që do t’u referohen zhvillimeve dramatike të atyre ditëve, të cilat, megjithatë, epilogun e kënaqshëm do ta fitojnë në samitin e nivelit më të lartë amerikanorus të 18 qershorit 1999 në Helsinki midis Klintonit dhe Jelcinit, kur që të dy kryetarët do të merren vesh për partneritet rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës në vend të konfrontimit, pa marrë parasysh dallimet midis dy vendeve.
Para se të mbahet ky samit, dhe para se në relacionet Uashington-Moskë të ulen tensionet, të cilat plot dyzet e tetë orë do ta mbajnë botën në një gjendje, të ngjashme me atë të kohës së luftës së ftohtë, vlen të theksohen së pari tensionimet midis vetë strukturës së NATO-s (nga se komanda e saj supreme do të bllokohej nga konsensuset politike-nacionale), pastaj midis Aleancës Veriatlantike dhe Uashingtonit si dhe midis vetë amerikanëve. Gjenerali Klark, si komandant i përgjithshëm i NATO-s do të kërkojë qartësi dhe veprim, që Rusët të parandaloheshin që të hynin në Kosovë, qoftë edhe me anën e konfrontimit ushtarak. Shi për këtë arsyet gjenerali Xhekson, që ishte Komandant i Komandës Europiane të Aleancës të Korpusit për Reagime të Shpejta, kishte kërkuar që Rusëve t’u ndër-pritej rruga me anën e bllokadës ajrore. Kur për këtë kishte marrë njoftimin se nuk mund të operohej me njësitë e helikopterëve, sepse kjo binte në kundërshtim me marrëveshjen ushtarako-teknike të Kumanovës, të nënshkruar një ditë më parë, Klark kishte kërkuar që Rusët të ndaloheshin në hyrje të Kosovës. Por edhe kjo nuk kishte qenë e mundur ngaqë për një operacion të tillë trupave të NATO-s, po ashtu u duheshin mbi dhjetë orë që të depërtonin deri në Veri. Madje, ky depërtim nuk ishte pa probleme, sepse edhe për të duhej njoftuar Jugosllavët, të cilët kishin filluar tërheqjen e forcave të tyre dhe kishin bllokuar të gjitha rrugët nga Ferizajt e Prishtina në drejtim të Podujevës dhe kjo mund t’u shërbente si alibi për të ngadalësuar tërheqjen. Mbetej, pra që NATO të arrinte para Rusëve në aeroportin e Prishtinës dhe aty të bllokonte rrugët. Edhe ky opsion teknikisht nuk mund të realizohej, sepse trupave aleate u duheshin dy orë më shumë kohë që të arrinin para Rusëve atje, gjë që nuk e kishin në dispozicion. Gjenerali Klark kërkoi nga gjenerali Xhekson që eskadrilat e helikopterëve nga Shkupi të fluturonin drejt Prishtinës dhe të zbarkonin njësitë e desantit në aeroportin e Prishtinës, por edhe për këtë Xhekson do t’ia paraqesë mandatin që duhej të vinte nga Këshilli Ushtarak i NATO-s, sepse fjala ishte për një mision jashtë mandatit që kishin. Xhekson po ashtu do të bëjë me dije se ishte në kontakt me ministrin e mbrojtjes të Britanisë dhe për të vlente rekomandimi britanik, gjë që dukej se misioni i NATO-s ndodhej jo vetëm para një krize komanduese, por edhe konceptuale në çastet më kritike kur investimi shtatëdhjetë e gjashtë ditësh i operacioneve ajrore mund të shkonte huq nëse Rusët do t’ia përcaktonin kriteret konceptit të forcës mbrojtëse të sigurisë që duhej të stacionohej në Kosovë në kuadër të misionit ndërkombëtar siç e kishte përcaktuar rezoluta e KS të OKB-së sapo ishte aprovuar.
Këtu do të vijë deri te tonet e ashpra, sepse gjenerali Klark do të hetojë se gjenerali Xhekson, i cili për nga pozita ushtarake dhe komanda duhej t’u nënshtrohej urdhrave të tij, po bishtnonte urdhrat. Madje, një moment Xhekson do t’i thotë:
”Zotëri, unë nuk do ta filloj me urdhrin tuaj Luftën e Tretë Botërore!”
Gjenerali Klark, më vonë do të pranojë se kishte vepruar si ushtarak dhe jo si politikan. Por, ishte pesha e misionit dhe rëndësia që kishte, që e kishte shtyrë të mendonte si ushtarak dhe vlerëson se për këtë kishte të drejtë. Me këtë rast kishte harruar se kjo ishte një çështje që kërkonte zgjidhje politike. Sepse, konfrontimi me rusët, qoftë i një përmase të “eksesit” për momentin do të thoshte më shumë se çështje e prestigjit ushtarak. Andaj, autoriteti i komandës, pa marrë parasysh se çfarë mund të jetë ajo, i nënshtrohej autoritetit politik. Këtë do ta kuptojë gjenerali Klark gjatë atyre dy ditëve tejet të vështira, që ai i quan ndër më tensionueset me të cilat ishte ballafaquar në karrierën e tij të gjeneralit me katër yje. Kjo madje, atij do t’i kushtojë edhe me post, sepse do të jetë Pentagoni, me të cilin kishte pasur shumë telashe pikërisht pse operacionin ushtarak të NATO-s në Kosovë kishte dashur ta zgjidhte me mjete ushtarake, duke e pensionuar tre muaj para kohe.
Gjatë dyzet e tetë orëve të ardhshme, skena politike botërore sikur kishte kaluar nëpër një fazë të ringjalljes të luftës së ftohtë të së kaluarës, të kombinuar me politikën e paqes së ftohtë të së tashmes, që skenarit të fshehur të ushtarakëve rusë për ndarjen e Kosovës i kishte dhënë fund pikërisht me mjetet e saj. Uashingtoni dhe Londra, pra Klinton dhe Bler, menjëherë kishin rënë në kontakt me Jelcinin, siç kishte kontaktuar Ollbrajt me Ivanovin, dhe nga dorë e parë ishin njoftuar se nuk ishte ai që kishte urdhëruar nisjen e ushtarëve rusë për në Kosovës, por ishin ushtarakët, në krye me Ivashovin dhe të tjerët, që kishin vepruar pas shpinës së tij.
Se a ishte kjo qind për qind ashtu, për Klintonin dhe Blerin, nuk kishte rëndësi fare. E rëndësishme pra ishte që të veprohej me gjakftohtësi në mënyrë, që, në njërën anë të ndihmohej Jelcini, që të merrte përsipër punët, po qe se vërtet ishte se “ushtarakët i kishin dalë nga dora” dhe, në tjetrën anë, të neutralizoheshin ushtarakët rusë, po qe se ata përnjëmend Jelcinit i kishin dalë nga dora, në mënyrë që pa iu dhënë rasti për konfrontim me Perëndimin t’i thyenin dhëmbët nga brenda, siç kishte ndodhur para tetë vitesh kur Jelcini kishte fituar luftën me Jazovin dhe puçistët e tij.
Pasi që të jenë marrë vesh edhe hollësitë e tjera të planeve të invadimit ushtarak rus në Kosovë me 10 mijë ushtarë, që tashmë pritnin në Shën Petërbug për të fluturuar për në Prishtinë, Uashingtoni menjëherë do të marrë masat që aeroplanëve rusë t’u ndalohej hapësira e fluturimit. Kështu, Hungaria, Rumunia dhe Bullgaria do ta mbyllin hapësirën ajrore për aeroplanët rusë. Këto tri shtete që tashmë kishin raporte partneriteti me NATO-s, menjëherë do të ndihmojnë me mbylljen e hapësirës ajrore dhe me këtë Rusëve teknikisht u pamundësohej zbarkimi i mijëra ushtarëve në Prishtinë.
Se a e kishin ditur Rusët se do të mund të ballafaqoheshin me këtë bllokadë, edhe kjo lë për të dyshuar?
Gjykuar nga reagimet nervoze të Millosheviqit dhe të ushtarakëve të tij në Beograd në pritje të zbarkimit ajror të mijëra ushtarëve rusë në Prishtinë, mund të thuhet se gjeneralët rusë, jashtë kanaleve zyrtare, mund të kenë marrë miratimin e heshtur për fluturim nga gjeneralët rumunë apo bullgarë, që edhe ka mundur të jetë e maskuar si kërkesë për fluturime civile dhe të ngjashme, por pa garanci se hapësira ajrore e këtyre dy vendeve do të mund të mbetej e hapur po qe se do të pasonte ndërhyrja e kreut politik ndaj atij ushtarak, që atë ta mbyllë, siç do të ndodhë.
Nga ato që do të merren vesh pak më vonë, gjendja megjithatë kishte qenë dramatike dhe me tensionime të larta midis Uashingtonit dhe Moskës, ngaqë dukej se gjeneralët rusë, së paku për disa orë, kishin dalë jashtë mbikëqyrjes së Jelcinit. Ata, edhe përkundër njoftimit nga Hungaria, Rumania dhe Bullgaria se nuk u lejoheshin fluturimet, kishin nisur dy aeroplanë ushtarakë “Antonov” me mbi katërqind ushtarë në drejtim të Kosovës. Nga Shën Petërbugu, për dy orë e gjysmë kishin arritur në hapësirën e Ukraninës, dhe pasi që mbi të do të jenë sjellë edhe një orë, do të zbresin në Soçi të Krimesë. Mbetet e paqartë se ndërprerja e fluturimit të aeroplanëve rusë në drejtim të Kosovës a ishte bërë pse kishin qenë të detyruar këtë ta bënin nga kërcënimi se mbi hapësirën ajrore të Hungarisë, Rumanisë apo të Bullgarisë do të pengoheshin të fluturonin qoftë edhe me dhunë, apo pse më në fund, Jelcini kishte kthyer situatën në duart e veta dhe ushtarakët puçistë ishin bindur se NATO nuk e kishte për mahi, por ndaj tyre do të përdorej forca? Vetë Perëndimi, pra SHBA-të dhe NATO nuk kishin dhënë kurrfarë detajesh rreth asaj pse dhe si aeroplanët rusë kishin kthyer fluturimin, meqë askujt nuk i shkonte për shtati që gjendjen ta tensiononte. E rëndësishme ishte se Uashingtoni dhe Moska kishin kaluar testin e parë të vështirë që nga koha e krizës së Kubës e këndej.
Meqë opsioni i dërgimit të trupave ruse nga ajri ishte parandaluar, ndërsa në rrugë tokësore po ashtu ishte i pamundur, ushtarakëve rusë që kishin depërtuar në Kosovë, gjatë kalimit nëpër Serbi duke u përshëndetur dhe celebruar nga klerikët ortodoksë serbë si shpëtimtarë – dhe po atë natë, pasi që në Prishtinë ishin pritur si çlirimtarë nga mijëra serbë, që do të harbohen fare (do të vrasin disa qytetarë të Prishtinës dhe do të terrorizojnë shumë e shumë të tjerë pa ngurruar që t’ua vejnë zjarrin dhe shumë shtëpive të tyre) – nuk do t’u mbetet tjetër pos që të nesërmen në mëngjes të depërtojnë në aeroportin e Prishtinës dhe atje të shkëputur, të mbyllur dhe të rrethuar nga forcat e NATO-s, të mbesin pa ujë dhe ushqime.
Megjithatë, nisja e Rusëve për Kosovë dhe depërtimi i tyre në Prishtinë mbrëmjen e 11 qershorit 1999 dhe pastaj pozicionimi i tyre në aeroportin e Prishtinës, në Sllatinë në mëngjesin e të nesërmes, nuk kishte qenë vetëm brengë e NATO-s dhe e perëndimorëve, por edhe e Shqiptarëve. Veçmas njësive të “Ush-trisë Çlirimtare të Kosovës” nga Zona Operative e Llapit, të cilat mbikëqyrnin rrugët nga duhej të kalonin Rusët. Edhe pse po atë ditë Zona Operative e Llapit ishte njoftuar për marshutën e Rusëve, me ç’rast ushtaraku britanik pranë kësaj Zone kishte bërë me dije se UÇK nuk duhej të ndërmerrte kurrfarë veprimesh luftarake meqë kjo ishte çështje e NATO-s, njësitë operative të Zonës së Llapit, të stacionuara në Koliq, pa respektuar urdhrin e oficerit ndërlidhës të NATO-s, kishin zbritur në Prishtinë dhe disa orë para se të hynin trupat ruse, ishin futur në qytetet. Me këtë rast, në një gjendje të plotë të gatishmërisë luftarake, ishte përcjellë lëvizja e Rusëve për të vepruar nëse ajo do të dilte nga marshuta që kishte NATO, pra arritja në aeroport, duke kaluar nëpër qendër të Prishtinës, e cila kishte dalë jashtë mbikëqyrjes kur trupat ruse ishin futur në Prishtinë dhe atje ishin pritur nga mijëra serbë të entuziazmuar, të cilët kishin kryer disa krime në qendër të Prishtinës, duke vrarë disa shqiptarë, por që pas dy orësh ishin lar-guar në drejtim të Aeroportit, ku edhe kishin arritur para forcave të NATO-s dhe ishin pozicionuar atje. UÇK ishte ndaluar që të reagonte në këtë rast, gjë që kjo nuk do të ndodhë të nesërmen, kur do të ketë një “fërkim” me një njësit të UÇK-së nga zona e Drenicës, i cili me të shpejtë ishte ndërprerë pas ndërhyrjes së gjeneralit Xhekson.
Gjatë atyre tri ditëve kritike, ku do të provohet pafuqia e ushtarakëve rusë që të kërcënojnë botën dhe të diktojnë kushte, siç kishte ndodhur dikur – politika qeveritare ruse nëpërmes Ivanovit dhe zëvendësministrit Andrejev, po edhe në-përmes kryeministrit të papërvojë, Stepashin, i cili ditë më parë nga ana e Jelcinit kishte zëvendësuar nacionalistin Andropov – me të shpejtë do të korrigjojë atë që, si thuhej, kishin dashur ta prishnin ushtarakët e Sergejevit të kryesuar nga gjenerali Ivashov.
Ivanovi nga fillimi i shfaqjes së krizës së ushtarëve rusë do të deklarojë se fjala ishte për “një gabim”, dhe se Rusët nuk do të hyjnë në Kosovë pa marrëveshje me NATO-n dhe para kohe. Madje, ai do t’i telefonojë dy herë sekretares amerikane të shtetit, Ollbrajt, se Rusët nuk kishin kurrfarë qëllimesh të tjera pos atyre që tashmë ishin harmonizuar me Perëndimin rreth Kosovës, ndërkohë që çështja e sektorit rus dhe prania e tyre në mision duhej të rregullohej bashkërisht dhe me marrëveshje. Edhe përkundër këtij premtimi, trupat ruse pas mesnate do të futen në Kosovë dhe do të arrijnë në Prishtinë. Depërtimi i tyre nëpër Serbi dhe hyrja në Kosovë, që do të rikthejë gjakun nëpër rrugët e Prishtinë, shikuar shkëputur dhe jashtë atyre që politika lëvizte nëpër kuluaret e fshehura, sikur paralajmëronte se kriza e Kosovës po ashpërsohej, pikërisht atëherë kur pritej që pas marrëveshjeve dhe Rezolutës së KS të OKB-së, të ndodhte e kundërta. Por, do të shihet se kriza e paraparë dhe e paramenduar nga disa, qoftë edhe për kal-kulime të vogla, (lëre më që asaj nuk mund t’i përjashtohen qëllimet siç ishin ato për ndarjen e Kosovës), do të mungojë.
Perëndimi në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kishte udhëhequr me sukses fushatën ajrore kundër forcave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë, do t’ia dalë që me mjaft gjakftohtësi të menaxhojë krizën e parë të Kosovës, pasi që ajo të përmbyllet me marrëveshjet e paqes si dhe të fitojë legjitimitetin në forumin më të lartë botëror. Në Helsinki ministrat e jashtëm e të brendshëm amerikanë dhe rusë, Ollbrajt – Kohen dhe Ivanov – Sergejev, do të nënshkruajnë marrëveshjet rreth modaliteteve të përfshirjes së trupave ruse në misionin ndërkombëtar në Kosovë, e cila nga Uashingtoni dhe Moska zyrtare do të përshëndetet si hap i rëndësishëm drejt rikthimit të mirëbesimit midis dy vendeve, me çka mosmarrëveshjet lidhur me Kosovën dhe krizën e saj liheshin pas. Marrëveshja amerikano-ruse rreth dizajnimit të strukturës së sigurisë që do të marrë përsipër përgjegjësinë për kohën kalimtare, pra atë të vënies së Kosovës nën protektorat ndërkombëtar, tregon për rëndësinë e problematikës së Kosovës në nivel botëror dhe për rëndësinë e përmasave të çështjes së saj. Kjo, pra, e bën edhe më komplekse luftën e Perëndimit për Kosovën.

Dilema: “Kush e çliroi Kosovën?”

3
Gëzimin e një plaku shqiptar mu në ditën e çlirimit, duke e puthë armën e ushtarit të NATO-s.
Fotoja është shkrepur saktësisht 24 vjet më parë (11 qershor 1999)

Nga: Kolonel Dilaver Goxhaj , Tiranë

10 Qershor 1998 – 10 Qershor 1999 

Dilema: “Kush e çliroi Kosovën?”, ka përmbi dy dekada që vijon të jetë në diskutim një temë mbarë kombëtare prej shumë medjave shqiptare, por edhe të huaja. Ky është një fakt i rëndësishëm historik, që tregon se temat me të vërtetë kombëtare, nuk janë tema abstrakte dhe as jashtëkohore, por janë motive që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me rrugën e Kosovës drejt progresit; me ndeshjen e forcave përparimtare me reaksionin serb e atë shqiptar të djeshëm e të sotëm, që përpiqen ta mohojnë atë kryengritje heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke përdorur një lloj forme “demokratike”, duke na treguar titujt e gradat shkencore, apo me emra të bukur partishë e shoqatash të ndryshme “intelektualësh”.  

Që të jemi sa më të qartë në këtë diskutim sa profesional aq dhe historik e politik, saktësoj se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila e ka fillesën e bumit të saj në Luftën e Prekazit 5-8 mars 1998, gradualisht erdhi duke u shndërruar në një ushtri tipike guerile e oganizuar, me një komandë unike. Si e tillë, ajo nuk mund të bënte strategji të madhe, (organizimin e betejave të mëdha), pasi po ta bënte atë lloj strategjije, do të ishte mundur sikundër edhe u mund gjatë verës së vitit 1998. Dhe, pse nuk bëri UÇK-ja këtë “strategji të madhe”, apologjetët tanë “intelektualë” e “patriotë” na dalin me teorinë se: “Kosovën as e çliroi dhe as kishte mundësi ta çlironte UÇK-ja”!  

Duke qenë sa janë profanë në fushën ushtarake, po aq dhe dashakeqë, “teoricienët” analistë shqiptarë të formateve të ndryshëm nuk mund ta kuptojnë, edhe sikur të duan, se pse UÇK-ja gjeti strehë kryesisht në strategjitë guerile, (e luftës së vogël), dhe jo në atë të betejave të mëdha. Por, duke qenë se nuk kanë haber se ç’janë luftrat çlirimtare, duke u manipuluar prej ideologjisë pacifiste, edhe u falet nëse nuk e kanë nga urrejtja për UÇK-në, ngaqë ajo vërtetoi se politka pacifiste në Kosovë ishte politikë antokombëtare.  

Luftimet e shpeshta e me forca të vogla, që përzgjodhi UÇK-ja, përbëjnë strategjinë e vogël, që është shumë më e tmerrshme se strategjia e madhe. Kjo lloj strategjije që aplikoi UÇK-ja është një lloj beteje pa anë e pa fund.  

Quhet “betejë pa anë e pa fund” sepse luftimet zhvilloheshin në të gjithë hapësirën e Kosovës: nëpër pyjet, kodrat, malet, grykat, rrugët, depot e armikut; kudo ku stacionohej e lëvizte armiku. Këto lloj luftime, edhe pse nuk i shkaktonin armikut përgjakje shumë të ndjeshme, ato e shkurajuan vijimisht atë, prandaj dhe më në fund Serbia pranoi të ulej në tavolinën e bisedimeve. 

Këtë lloj strategjije të UÇK-së e pohon edhe gjenerali serb Bozhidar Deliç, (komandant i Br.549 me bazë në Prizren), i cili, kur dëshmoi në Gjyqin që i bëhej Millosheviçit në Hagë, tha: “Mënyra e luftimit të UÇK-së ishte duke iu shmangur çdo lloj luftimi të drejtpërdrejtë. Ata përdonin taktikën: godit dhe ik”.(Božidar Delić, July 5th, 2005, Milošević). 

Kjo metodë luftimi, në artin ushtarak botëror quhet edhe metoda e tërthortë, pasi e mposht armikun jo me beteja, por me luftime të vogla e të shumta; që do të thotë jo ndeshje direkte: ushtri me ushtri me sulme ballore; por në mënyrë të tërthortë, me luftime të befasishme, që ndryshe quhet: me luftime guerile, se vetëm ashtu i hiqet armikut liria e veprimit. Me një fjalë, lufta e UÇK-së ishte betejë pa anë e pa fund. 

Pra, gjatë luftës në Kosovë u ndeshën dy ushtri, njëra me strategji të madhe, sikundër ishte ushtria e Serbisë, dhe tjetra me strategji të vogël, sikundër ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Dhe faktikisht fituam ne që përdorëm strategjinë e vogël. 

Ne duhej të fitonim dhe fituam, pavarësishtë se ata që nuk kishin besim tek ne dhe ata që na urrenin e na urrejnë, si dhe ca politikanë e “analistë” që nuk marrin vesh aspak nga arti ushtarak, duan ta mohojnë fitoren tonë, duke thënë: “Kosovën e çliroi aviacioni i NATO-s”.   

Mirëpo, këtë mburje dashakeqe të tyre e kundërshton vetë Komandanti i Përgjithshëm i forcave të NATO-s, gjenerali me katër yje Uesli Klark, i cili drejtoi luftën e parë në historinë e saj. Në kujtimet e tij për atë luftë që bënte me aviacion kundër forcave serbe në Kosovë, krahas UÇK-së, në bisedat që ai bënte shpesh me Gjeneral Edvin H.Burba, (mentor i programit trajnues të Komandes së Ushtrise Amerikane për Beteja), me Ruper Smith, (gjeneral-leitnant në Ushtinë Britanike, zv.Komandat Suprem i NATO-s), dhe me Dieter Stockmann, (gjeneral i Ushtrisë Gjermane, Shef Shtabi i forcave të NATO-s), midis të tjerave ai thekson: “Përderisa mbrëmjeve qëndroja ulur me mikun tim të vjetër dhe mentorin Ed Burba dhe pasqyronim progresin tonë gjat takimve tona çdo pasdite me Rupert Smithin dhe me Dieter Stockmannin, opsioni tokësor ishte në mënyrë konstante në mendjet tona. Ekzistonin kufij se çfarë mund të arrijë realisht fushata ajrore. Forca Ajrore mund të kërcënojë, të dënojë, të shkatërrojë objekte dhe të sulmojë forcat në tokë. Por, pa një forcë tokësore, nuk ekzistonte garanci se ne do të mund ta dëbonim Milosheviçin nga Kosova. Ishte e panjohur se a do të mund ta bënim këtë gjë nga ajri.” (U.Klark,”Të bësh luftë moderne”,Tiranë, 2003, f.303). 

Por kjo që pranon gjenerali Ueli Klark është provuar edhe në shumë luftra të tjera. Dhe, të mos harrojmë se historia të mëson me anën e shembujve. Dhe ja disa shembuj që e vërtetojnë këtë gjë: 

  1. Hitleri, me urdhërin e tij nr.17, datë 1 gusht 1940, urdhëroi Geringun që me  

forcën e aviacionit të ulte Anglinë në gjunjë. Dhe ai pasi ndërtoi me qindra aeroporte ushtarake dhe grumbulloi që nga Kanali la Manshit dhe deri thellë në Norvegji 3358 avionë Junkers, Dornier, Heinkes, Stukas dhe Messermid, një forcë e paprecedentë dhe tepër shokuese dhe, duke kryer nga njëmijë sulme në ditë, nuk e mposhti dotë Anglinë, edhe pse kishte një spiun brenda në kabinetin e luftës së Anglisë, i cili jepte të dhënat për MKA dhe forcave të tjera angleze, duke e mundësuar aviacionin gjerman të godiste me preçizion, edhe pse Anglia kishte prodhuar radarin, që nuk e kishte atëherë asnjë shtet tjetër. 

            2. Nga viti 1943 deri në vitin 1945 bombardimet e pandërprera të SHBA dhe të Anglisë ndaj qyteteve gjermane nuk e detyruan dot të kapitullonte Hitleri, ushtra e të cilit kapitulloi kur u takuan ushtria amerikane me atë sovjetike në territorin e Gjermanisë në 25 prill 1945, në Qytetin Torgau, mbi Lumin Elbë, shumë larg Berlinit, në perëndim të tij.  

             3. “Në Kore, – thekson historiani ushtarak amerikan Sam C. Sarkesian, – ne mësuam se vetëm me fuqinë detare dhe atë ajrore nuk mund të fitohet lufta, ashtu siç nuk mund të fitohet edhe vetëm me forcat tokësore të pamjaftueshme”.(S.C.Sarkesian “Përtej fushës së luftimit”, Tiranë,1995,f.122). 

             4. Këtë pamundësi të mposhtjes vetëm me aviacion e pamë 12 vjet rresht në luftën midis Vietnamit të Veriut dhe aviacionit të SHBA, 1960-1972,  ku edhe pse ai aviacion e plugoi gjithë Vietnamin, por më në fund ishin SHBA ata që i propozuan Vietnamit të Veriut të uleshin në bisedime. 

            5. Lufta kundër Irakut, si për çlirimin e Kuvajtit edhe në pushtimin e Irakut (1991 dhe 2003) u fituan vetëm sepse goditjet ajrore u pasuan nga ndërhyrja tokësore. 

             6. Zgjati gati 10 vjet, 2012-2022, lufta në Siri ku aviacioni i 30 shteteve të Perëndimit e të Lindjes së bashku luftuan kundër ISIS-t, madje në një terren krejtësishtë fushor, ndryshe nga terreni kodrinor, malor e i pyllëzuar i Kosovës, dhe nuk po e mposhtën dot. Apo edhe kësaj këta “strategë” duan t’i vendosin ndonjë vegje, e të thonë se “nuk deshën ta mposhtnin”?! E kemi dëgjuar edhe këtë përrallë. 

Analogjitë historike është e vërtetë që janë delikate, për shkak të ndryshimeve në kohë, por këta shembuj janë më se kuptimplotë dhe më se bindës për të rrëzuar shpifjet dhe idetë nihiliste për kontributin e UÇK-së në çlirimin e Kosovës, duke bindur cilindo se fitorja e një lufte vetëm me goditje ajrore është absurde.  

Realizimi që matet me sasinë e avjonave, raketave dhe bombave, çon në mosrealizimin më të keq. Të hedhësh bomba nga 6000 metra lartësi nuk mund të konsiderohet luftë. E këtë askush nuk e beson. 

Por, për ta bërë sa më bindëse këto që theksuam më lartë, po citoj shkrimtarin e njohur anglez, Frederik Forsyth, ish-pilot ushtarak pjesmarrës në atë fushatë ajrore të NATO-s, se çfarë shkruante ditët e fundit të muajit prill 1999, për mundësitë e mos-fitores së luftës vetëm me aviacion nga ana e NATO-s kundër Serbisë, që çuditërisht koinçidon me letrat që ne si SHP i dërgonim po ato ditë Gjeneral Uesli Klarkut, për të na furnizuar me armatim e municion: “60 për qind e misioneve tona të bombardimit u ndërprenë për shkak të reve; pilotët tanë, të përgatitur për sulme në kuota të ulëta, në Kosovë janë duke kërkuar të gjejnë topat dhe tanket e fshehur nga një lartësi prej 15.000 këmbë (6000 metrash D.G.) (si ish-pilot mund të siguroj se nuk është e mundur) dhe kemi arritur deri aty sa kemi goditur fshatarët kosovarë… Më keq akoma, as NATO nuk mund të përballojë gjashtëdhjetë ditë. Në Romë, Paris e Berlin, e Majta po kërcënon se do të rrëzojë qeverinë (e çuditshme, nëse e mendojmë se po luftojnë një regjim fashist që bën masakra të mëdha); Greqia mbështet Serbinë unanimisht, të paktën në nivel popullor; të gjitha qeveritë, përveç asaj britanike, vazhdojnë të mos besojnë atë që tashmë është e qartë: që Kosova nuk mund të çlirohet pa forcat tokësore, sepse nuk mund të bllokohet makina e genocidit nga 5000 metra lartësi. Ka vetëm një rrugëdalje nga ky ferr: të dërgohen 40.000 të rinj vullnetarë kosovarë nga vendi i tyre i origjinës, të pajisur me çdo lloj arme që janë në gjendje ta përdorin; t’u hedhësh armë nga lart atyre qindra mijëra të rinjve kosovarë të tjerë që fshihen në male dhe pyje në brendësi të krahinës; t’u jepen disa nga njerëzit tanë të stërvitur të forcave special siç janë ërdoruesit e pajisjeve të transmetimit dhe të lokalizimit të objektivit armik; duke u siguruar gjithashtu një mbështetje ajrore të plotë. Nuk ka asnjë të dhënë që të provojë se ushtarët dhe policët serbë, për të mos folur për paraushtarakët psikopatë të Beogradit, të jenë më të mirë se kosovarët brenda vendit të tyre”, (“Lufta kundër luftës”, Tiranë,2001,f.164-165) 

Sikundër shihet, më realist dhe besim më të madh në luftën tonë çlirimtare ka pas ky ish-pilot ushtarak anglez, për mundësitë e “forcës tokësore” që quhej UÇK, dhe në strategjinë e saj të vogël, duke bëshkëvepruar me aviacionin e NATO-s. Por, ajo që të indinjon së tepërmi është fakti se shumica e inteligjencës kosovare dhe e të rinjve e të rriturve kosovarë që morrën arratinë jashtë Kosove, si dhe ajo pjesë e inteligjencës së këtejme, përfshi edhe shumë nga ish-ushtarakët tanë me grada e tituj shkencorë, flasin tërë kompetencë “shkencore”: “UÇK-ja nuk mundej ta çlirimte Kosovën e vetme”,  

Këtyre “atdhetarëve të mençëm”, këtej e andej kufirit politik midis dy Shqipërive aktuale, po u japim shembuj të disa ushtrive të ngjashme me UÇK-në: 

  1. Edhe në Malajzi, ku ushtria e saj guerile kishte jo më shum se 10.000 veta,  

(ndërkohë që UÇK-ja arriti në gati 30.000 veta), u deshën rreth 80.000  britanikë, krahas 40.000 trupave malajzeze, për gati 13 vjet për ta mundur këtë kundërshtar guerilas, i cili nuk kishte ndonjë mbështetje të jashtme të rëndësishme, apo linja të sigurta komunikimi por dhe mundësi të pakta për të shtuar numurin e tyre;ndërkohë që UÇK -ja kishte shtetin amë, si dhe e rrethuar vetëm nga shqiptarë.  

b). Nuk e tepërojmë aspak t’ju kujtojmë këtyre trimave të kafeneve se, sado e madhe të jetë forca ndëshkuese, ajo asnjëherë nuk mund të jetë e mjaftueshme kundër një ushtrie guerilase, bazat e furnizimit e të cilit ndodhen në mbarë popullin, si dhe jashtë vendit, sidomos kur ai ka  vullnet të çelniktë. Per shembull:  Lufta ne Vietnamin e Jugut zgjati 10 vjet, 1965 – 1975, por amerikanet dhe aleatet e tjere edhe pse angazhuan 643.000 trupa, (nga të cilat 485.000 ishin amerikane), por ne prill 1975 Presidenti Ford u detyrua te shpallte fundin e luftës, ku u vrane 12.716 ushtarë, prej të cilëve 11.365 amerikanë. 

c). Edhe në Afganistan NATO-ja e filloi më 7 tetor 2001 dhe në prill 2021, pas 20 vite luftë me talebanët, Presidenti Bajden vendosi tërhiqjen e trupave nga Afganistani. Dhe interesantja është se askush nuk ka dhënë llogari për 3.586 ushtarë të vrarë, (prej të cilëve 2.442 amerikanë), dhe 20.666 të plagosurve si dhe për 2 trilionë dollarët e harxhuar, edhe pse ishin humbës(!); ndërkohë që guerilen UÇK, edhe pse ishte fituese, e ndëshkuan, duke e çuar në Gjyq Ndërkombëtar! Mos vallë ngaqë ishte fituese kundër pushtuesit serb? 

Dhe këta “strategët” tanë, ish-ushtarakë e intelektualë, po mundohen të na bindin se UÇK-ja nuk e çlironte dot e vetme Kosovën(!). Ky vetëmashtrim i tyre vjen, ose ngaqë nuk e kanë të qartë se në Kosovë kishte më shumë shqiptarë se sa serbë që ishn gati të vdisnin për Kosovën e lirë dhe të luftonin sa të ishte nevoja për të përzënë serbët; ose janë njerëz cinikë të mësuar të shohin vetëm të ligën, ta sanksionojnë atë duke mos dashur ta vënë re të mirën. Pyetja që mund të shtrohet është: çfarë e nxit këtë kontigjent nihilistësh të kontributit të UCK-së? Susta lëvizëse e tyre duhet të jetë fyerja që i ka bërë lufta e UCK-së krenarisë së tyre të sëmurë, për të  justifikuar  mos-aktivizimin e tyre të detyrueshëm në atë moment historik të jashtëzakonshëm mbarë kombëtar. 

      * * *  

PËRFUNDIMISHT: Mund të themi, se Kosovën e çliroi bashkëveprimi luftarak midis UÇK-së dhe aviacionit të NATO-s, duke mos e ia hëngër hakun aspak njëra-tjetrës. Por, duhet thënë e pranuar me guxim se: Roli i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ishte dhe mbetet faktori vendimtar për çlirimin e Kosovës. Për ketë le t’u referohemi protagonistëve të NATO-s pjesmarrës në atë luftë, historianëve, analistve ushtarakë si dhe politikanve: 

  • “Së pari, ne nuk ishim në gjendje të bënim në mënyrë efektive planet e vërteta  

për veprim në tokë, përderisa Kongresi të mos njoftohej rreth gjurmimit të pashmangshëm (për forcat serbe në terren,D.G), neve nuk na lejohej të shpenzonim fonde për përgatitjen e stacionimit. U përpoqëm të anashkalojmë këtë problem, duke shfrytëzuar personelin amerikan, i cili tashmë gjendej në Shkup, por, këtyre njerëzve, u mungonte kualifikimi i nevojshëm për të kryer gjurmimin. (Uesli Klark “Të bësh Luftë Moderne”, Prishtinë, 2003, f.236-237) Dhe këtë “gjurmim të pashmangshëm” për aviacionin e  NATO-s e realizoi në mënyrë të pandërprerë, gjatë gjithë  atyre 78 ditëve, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. 

  • Admirali James Ellis, komandant i forcave jugore të NATO-s gjatë luftës kundër  

Serbisë, ka pranuar se: “NATO-s i mungonte jo vetëm një plan koherent i fushatës dhe objektivi, por edhe stafi për të krijuar një plan të detajuar, kur ishte e qartë se një plan i tillë ishte i nevojshëm.” (James O. Ellis, “A View from the Top,” briefing slides, summer 1999, emphasis in original). 

  • Në raportin që Departamenti i Mbrojtjes i jep Kongresit amerikan, theksohet: “Në  

fillim të muajit Maj moti u përmirësua, megjithëse ishte përsëri i dobët. Pentagoni vlerëson se moti ishte një faktor kryesor në pesëdhjetë e katër ditët e vitit të luftës shtatëdhjetë e tetë ditore. Për ta thënë ndryshe, mbulimi i reve ishte më i madh se 50 për qind të qiellit të Kosovës në më shumë se 70 për qind të rasteve, misioneve”.(Report to Congress: Kosovo/Operation Allied Force After-Action Report (U.S. Department of Defense, 2000), p.60.) 

  • “Përpjekja taktike ajrore u bë më efektive drejt fundit të luftës. Në fund të muajit  

Maj dhe në fillim të Qershorit, NATO raportoi se po godiste dy deri në katër duzina armësh të rënda në ditë, duke përfshirë artilerinë, tanket, transportuesit e blinduar të personelit, mortajat dhe infrastrukturën e mbrojtjes ajrore”.(Report to Congress: Kosovo/Operation Allied Force After-Action Report,p.87. )&(Ivo H. Daalder & Michael E. O’Hanlon “Winning ugly. NATO’s ëar to save Kosovo”, Wuashington,D.C.,2000, f.145) 

* * *  

Më 10 qershor 1998 u themelua Shtabi i Përgjithshëm (SH.P) i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës. Ndoshta jo rastësisht, përkon me 10 qershorin e para 120 viteve, 10 qershorin e vitit 1878, kur u themelua Lidhjja Shqiptare  Prizërenit për të organizuar vetëmbrojtjen politike dhe ushtarake të trojeve shqiptare. SHP i UÇK-së ishte  bërthama intelektuale e strukturimit dhe e përdorimit të UCK-së, thënë më qartë, trupa e posaçme e përbërë kryesisht prej oficerë, për t’u dhënë mundësi komandantëve të zonave operative dhe të brigadave që të udhëhiqnin, secili në sferën e vet, për komandimin dhe drejtimin e trupave që u ishin besuar. SHP e realizoi këtë duke ndjekur dhe studjuar gjëndjen luftarake, përgatitjen dhe drejtimin e planeve, urdhrave e udhëzimeve, më qëllim që komandat vartëse të mos humbisnin kohë për zhvillimin e luftimeve, plotësimin e nevojave jetësorë e luftarake të përditshme të efektivave si dhe kontrollin e zbatimit të detyrave. SHP i UÇK-së veproi sipas modelit  të UNÇ SHqipatare, duke ruajtur në vijimësi gatishmërinë e saj luftarake, nën drejtimin e kolonelit Bislim Zyrapi. 

Njëkohësisht data 10 qershor, përkon me 10 qershorin e vitit 1999, që është dhe data e nënshkrimit të kapitullimit të Serbisë para luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe aviacionit të NATO-s. 

The Christian Science Monitor (1938) / Kur presidenti amerikan uronte mbretin e shqiptarëve me rastin e festës së Pavarësisë

0

Franklin Delano Roosevelt (1882 – 1945), presidenti i 32-të i SHBA-ve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Qershor 2023 

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të hënën e 28 nëntorit 1938, në faqen n°5, telegramin e urimit të Franklin Delano Roosevelt (president i SHBA-ve) dërguar asokohe Mbretit Zog me rastin e festës së Pavarësisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Roosevelt uron ‘Ditën’ e Shqipërisë

Burimi : The Christian Science Monitor, e hënë, 28 nëntor 1938, faqe n°5

Burimi : The Christian Science Monitor, e hënë, 28 nëntor 1938, faqe n°5

Uashington, 28 nëntor (AP) — Presidenti Roosevelt i dërgoi sot, nëpërmjet telegrafit, urimet e tij Zogut I, Mbretit të shqiptarëve, në përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. 

“Në këtë ditë kur festohet Pavarësia e Shqipërisë, jam i lumtur të shpreh urimet e mia dhe urimet më të mira të popullit amerikan”, tha Presidenti.

Prot(f)estat në Veri!

0

Florim Zeqa 

Protestat e serbeve në veri tashmë kanë hyrë në javën e tretë dhe kanë marrë përmasat tragjikomike për Kosovën. Ato filluan në menyrë të vrullshme dhe të dhunshme ndaj forcave të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe mediave, per t’u kthyer se fundmi në protesta paqesore dhe festë njëkohësisht!

Prot(f)esta e serbëve në kundërshtim me vendimet e ‘Qeverisë së Kosoves’

Në fillim u përleshën dhunshëm me KFOR-in, por tani, duket sikur e kanë gjetur mirëkuptimin me ta, me ç’rast gjatë ditës zhvillojnë edhe aktivitete sportive me pjestarët e KFOR-it, të cilëve serbët ju ofrojnë edhe pije freskuese.

Kësaj çfarë po ndodhë tani nuk i thuhet më proteste por puro festë në perballje me qeverinë e Kosovës. Festa çdo herë është shenjë e fitores e jo e humbjes. Kur festohet nuk protestohet!

E quajta kështu për faktin se serbët protestën e kthyen në fitore politike të tyre dhe jo vetëm.

Nuk ka si të mos jetë ndryshe, kur BE dhe SHBA e trajtojnë Serbinë partnere në bisedime, e në të njëjtën kohë Kosovën e konsiderojnë jo bashkëpunuese, kurse kryeministrin e vendit e tonë e konsiderojnë destruktiv dhe të padëshiruar në bisedime!

Kjo është një situate tejët e palakmueshme për Kosovën.

Pozicionimi i kryeministrit tonë kundër rekomandimeve të miqve ndërkombëtarë, në veçanti SHBA-së, ka bërë që këta të fundit të përgatisin sanksione të reja kundër shtetit të Kosovës!

Sanksionet në ardhje ndaj Kosoves janë produkt i një hendeku të paparë politik mes Kosovës dhe SHBA-ve.

Situatë e rëndë dhe sfiduese për Kosovën

Situata është më serioze saqë mendohet. Përafrimi i BE-së me Serbinë nuk është risi dhe as befasi, por befasi dhe papritur mbetët përafrimi i SHBA-ve më shtetin të cilin 24 vitë më parë e bombarduan për ndaljen e dhunës dhe gjenocidit serb në Kosovë.

Kjo bëhet akoma më zhgënjyese për Kosovën, kur dihet se presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuqiq ishte ministër dhe këshilltarë i parë i Millosheviqit 24 vite më parë, atëherë kur makineria vrastare e tyre kryente krime dhe masakra gjithandej Kosovës.

Ky ndërrim i kursit politik për 360° i SHBA-ve, aleatit numër 1 të Kosovës, përveq ndërrimit të rrethanave gjeostrategjike pas luftës në Ukrainë, është produkt edhe i gjuhës së ashpër dhe aspak diplomatike të kryeministrit Albin Kurtit në raport me amerikanët, i cili e injoron sekretarin e shtetit amerikan dhe jo vetem, i kundërshton të gjitha propozimet e tyre dhe i kundërshton të gjitha rekomandimet ambasadorëve të shteteve të Quint-it të akredituara në vendin tonë, dhe as që i merr në konsideratë emisarët evropian dhe amerikan si ndërmjetës të dialogut me Serbinë në Bruksel.

Na mbetet të shpresojmë që kryeministri ynë të këndellet 5 minuta para orës 12 për të mirën e shtetit të Kosovës, duke i pranuar të gjitha rekomandimet e mira të SHBA-ve, në të kundërten, Albin Kurti me kryeneqësinë e tij do t’i shkaktojë dëmin më të madh historik, e ndoshta të pariparueshëm në këtë fazë kritike nëpër të cilën po kalojmë si shtet.

Kryengritja gjeopolitike

0
Korab Blakaj, Vjenë
____
Sa më shumë që një Rend i Ri Botëror me vendet e BRICS dhe Organizates se Bashkëpunimit të Shangait (SCO)po merr konturat gjithnjë më qarta, aq më e zymtë, kontradiktore dhe konfrontuese duket gjeopolitike globale.
Që nga rënia e Murit të Berlinit, SHBA-ja ka arritur të vendosë hegjemoninë globale duke tërhequr në gjirin e sai një mori kombesh dhe vendesh të ndryshme të joshura nga koncepti i tregut të hapur,ndikimit kulturor, arsimor, ekonomik, financiar dhe sigurisë.
Rendi i ri synon ta sposton dominimin ekonomiko-financiar dhe monopolin e SHBA-së.Në retrospektivë ky mund të jetë cikël historik.Bota ka pasur një mori luftërash brutale,ngritje dhe rënie të përandorive për shkak të dekadencës dhe përkeqësimit të shoqërive ose qytetërimeve të medha.Sipas mendimtarit rus, Nikolai Danilevsky, qytetërimet njerëzore, janë organizma që lindin, moshoheh dhe vdesin. Në veprën e tij të titulluar Rusia dhe Evropa, ai parashtroi një teori se Rusia dhe Evropa Perëndimore ishin “tipe të dallueshme kulturore historike”.Sipas teorisë se tij, ai botën e shef si një shesh qyteti nga i cili,rrugë të ndryshme (dmth. qytetërime të ndryshme) shpjejnë në drejtime të ndryshme. Çdo lloj kulture historike është në thelb e veçantë, dhe si rrjedhojë zhvillohet në kushte dhe specifika dalluese nga të tjerat.
Ndërsa Oswald Spengler argumenton në ngritjen dhe uljen ciklike të qyteteve, qytetërimeve me një shoqëri tregtare dhe kur kjo shoqëri i ka shteruar të gjitha mundësitë e saj ajo gradualisht shuhet. Përëndimi nuk ka arritur të bëjë një marshim përpara drejt Lindjes së Largët dhe Jugut Global në terma të përgjithshëm,përjashto nga ky ekuacion Japoninë dhe Korenë e Jugut.
Përplasja për një ndarje globale, një veprim dhe orvatje shumë brutale Makiaveliane e veshur me petkun e shekullit 21 ,padyshim se do të prodhojë zhvendosje tektonike me pasoja për botën në përgjithësi . Ndoshta krejt ky stratagjem me kalkulimet afatgjata strategjike të SHBA-së mund të jetë një kurth për kinezët. Në rast se Evropa demokratike me lëvizjet e saj të cakorduara nuk e lexon saktë synimin strategjik të SHBA-së por qaset pas joshjes se tregut kinez, burimeve të bollshme të energjetikës dhe mineraleve ruse, përspektiva për t’i përballuar furisë se vendeve të BRICS dhe Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) duket e zymtë dhe mjaft e mjegulluar.

Në 145 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit festime në qytetin historik

0

Nga Behlul Jashari, Prizren

 -Përvjetorët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Kosovë janë shënuar tradicionalisht në kërkim të lirisë, edhe kur ishte e ndaluar/

-Para 20 viteve, Presidenti historik Ibrahim Rugova në akademinë solemne kushtuar 125 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku si gjithmonë thekonte mirënjohjen më të madhe dhe miqësinë e përhershme të Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Jemi krenarë me Lidhjen e Prizrenit që reflekton edhe në kohën tonë për të mirë. Lidhja e Prizrenit ishte përcaktuar për t’u inkuadruar me shtetin e vet shqiptar në botën perëndimore. Në 10 Qershor të vitit 1878 në Prizren delegatë nga të gjitha viset shqiptare themeluan institucionet: Kuvendin Kombëtar, Qeverinë, Sektorin Diplomatik dhe Forcat Mbrojtëse – Ushtrinë e vet/ 

 PRIZREN, 10 Qershor 2023/ Festimet tradicionale kanë nisur edhe në këtë 10 Qershor 2023 në kryeqytetin e Lidhjes Shqiptare në Prizren, me pjesëmarrje të shqiptarëve e përfaqësuesëve institucionalë e politikë të tyre edhe nga të gjitha trojet tjera etnike.

Kremtimi i 145 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është  në axhendën treditëshe të aktiviteteve të Komunës së Prizrent, qytetit më të madh jugor të Kosovës afër kufirit me Shqipërinë, ku edhe vendosen lule në monumentin e Lidhjes së Prizrenit e do ketë edhe koncerte festive e manifestime tjera edhe për 24 vjetorin e lirisë.

Forhåndsvisning av bilde

Në 24 Maj 2023 Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar Këshillin Organizativ për shënimin e 12  Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kosovës dhe të 10 Qershorit – përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

 Shtatoret e tre liderëve historikë Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit dhe Ymer Prizrenit në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit janë përuruar në 25 Nëntor 2018, në vitin e 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në kuadër  të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në një veprimtari ku kanë marrë pjesë drejtues të lartë institucionalë e politikë të Shqipërisë e të Kosovës.

Në 24 vitet e lirisë në Prizren e në qytetet e tjera kosovare aktivitetet e përvjetorëve të Lidhjes Shqiptare vijojnë me festimet e ditëve të çlirimit, duke nisur me Ditën e Lirisë e Paqes – 12 Qershorin, ditën kur në vitin 1999 forcat shpëtimtare të NATO-s prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën të hyjnë në Kosovën e shkatërruar nga lufta, me mëse 12 mijë shqiptarë të vrarë e 6 mijë të zhdukur, afër një milon të dëbuar – shumica drejt Shqipërisë, me 400 qytete e fshatra të djegura. Gjatë luftës forcat serbe kanë djegur edhe Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i cili u rinovua në Kosovën e lirë.

Forhåndsvisning av bilde

Përvjetorët e Lidhjes Shqiptare janë shënuar tradicionalisht në Kosovë, në qytetin e Prizrenit, në kërkim të lirisë, edhe kur ishte e ndaluar, në rrethanat e rënda të dhunës dhe okupimit nga regjimi serb.  Edhe në atë kohë veprimtaritë kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit i kam raportuar vit pas viti për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare, duke nisur si korrespondenti i parë nga Kosova i mediave të Shqipërisë – nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste presidenciale e parlamentare në Kosovë.

Në 10 Qershorin  e vitit 1997 të pragluftës derisa isha në aktivitetet e shënimit të përvjetorit të Lidhjes Shqiptare me ekipin e gazetës së përditshme të rezistencës “Bujku”-Rilindja, bashkë me fotoreporterin Ilaz Bylykbashi e shoferin Faik Binça,  u ndaluam nga policia serbe në Prizren, e cila po na mbante në shënjestër të armëve dhe na mori e asgjasoi fotot – filmin e aparatit fotografik, por kurrë nuk arriti të ndalojë aktivitetet dhe raportimet për Lidhjen Shqiptare.

Edhe në atë ballafaqim me forcat okupator serbe arritëm të shpëtojmë fotot që kishim fshehur dhe u botuan me raportin duke nisur nga faqja e parë me legjendën “Vizitorë të shumtë dhe orë historike, dje në Komplksin Memorial të Lidhjes së Prizrenit”. Raporti që e shkruaja i botuar në numrin e 11 Qershorit 1997 në gazetën e rezistencës “Bujku”  në ballinë kishte mbititullin “Në Kosovë u shënua 119-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, titullin “Program kombëtar edhe për sot e të ardhmen” dhe nëntitujt “Në Prizren dje u mbajt akademia solemne në temën: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, roli i saj dhe porosia politiko-kombëtare.-Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e vizituan mijëra shqiptarë nga gjithë Kosova e trojet e tjera etnike”.

Forhåndsvisning av bilde

Një nga mestitujt ishte “Mesazhet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit aktuale deri në bashkimin kombëtar”. Në raportin që vijonte edhe në faqen e dytë të gazetës theksohej edhe: “Derisa ktheheshin nga Prizreni, në të dalë të qytetit, policia ndaloi rreth gjysëm ore, bastisi e i pyeti për qëllimin shkuarjes në Prizren edhe ekipin e reporterëve të “Rilindjes” – “Bujkut”, që po ktheheshin në Prishtinë, (Behlul Jasharin, Iljaz Bylykbashin dhe Faik Binçen)”.

Përvjetorët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Kosovë festohen në liri vetëm nga Qershori i vitit 1999, i hyrjes së forcave shpëtimtare të NATO-s.

“Në saje të përpjekjeve të përbashkëta dhe me ndërhyrjen e NATO-s më 12 Qershor të vitit 1999 Kosova u lirua”¸ theksonte Presidenti historik Ibrahim Rugova në akademinë solemne kushtuar 125 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku si gjithmonë thekonte mirënjohjen më të madhe dhe miqësinë e përhershme të Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Forhåndsvisning av bilde

“Jemi krenarë me Lidhjen e Prizrenit që reflekton edhe në kohën tonë për të mirë”, shprehej Rugova para 20 viteve dhe theksonte se, “Lidhja e Prizrenit ishte përcaktuar për t’u inkuadruar me shtetin e vet shqiptar në botën perëndimore”.

“Më 10 Qershor të vitit 1878 u mblodhën në Prizren delegatë nga të gjitha viset shqiptare, themeluan institucionet: Kuvendin Kombëtar, Qeverinë, Sektorin Diplomatik dhe Forcat Mbrojtëse – Ushtrinë e vet”, shprehej  Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova.

Atëherë, në vitin 2003, gjatë tre ditëve, duke filluar nga data 9 Qershori, Kosova festonte 125 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me manifestime të organizuara nën përkujdesjen e Presidentit Rugova, i cili ditën e parë njoftonte se ka dekoruar 37 personalitete të njohura nga Kosova, Shqipëria, viset e diaspora shqiptare, si dhe nga Shtetetet e Bashkuara të Amerikës e vende të tjera të botës me Dekoratën Medalja e Artë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.Njëherësh, Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova ka dekoruar të gjithë themeluesit dhe veprimtarët e Lidhjes së Prizrenit me Dekoratën Hero i Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

Rugova i ndjerë, dikur …

“Në kuadër të shënimit të 125 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në bazë të kompetencave kushtetuese të gjithë themeluesit, duke filluar nga Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri, Sylejman Vokshi, Vaso Pashë Shkodrani, Ferid e Shaqir Curri, e veprimtarë të ndryshëm i kam shpallë Hero të Kosovës”, theksonte Presidenti Rugova.

Në akademinë solemne kushtuar 125 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit merrnin pjesë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës, përfaqësues të pushtetit lokal të asambleve komunale, përfaqësues nga Shqipëria, Maqedonia dhe nga të gjitha trevat shqiptare, si dhe nga diaspora. Ishte i pranishëm në këtë solemnitet edhe Naltmadhnia e Tij trashëgimtari i Fronit Shqiptar Leka Zogu I me bashkëshorten.

“Kufiri i ëndrrës” ishte reportazhi futuristik që kam shkruar në fundvitin 1997, botuar 3 Janar 1998 në Prishtinë në gazetën e rezistencës e pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, e që sfidonte ndalimin e gazetës së vetme shqipe në Kosovë Rilindja nga regjimi okupues serb. Në atë reportazh në kohë të rënda okupimi paralajmëroja “festimin gjithëkombëtar të pritjes së vitit jubilar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kuvendit historik për kufijtë e atdheut”, ku do shkonte edhe personazhja, vajza nga Lurasi, që po mbaronte studimet në Gjirokastër, e nisur nga jugu-Janina drejt veriut të “kufirit të ëndrrës” – Mollës së Kuqe…

Forhåndsvisning av bilde

Gazetari Behlul Jashari me Presidentin Rugova

Ishte ky reportazhi i tretë i ardhmërisë në kohën e viteve të rënda të okupimit, kur me shkrimet futuristike e shihja dhe e përshkruaja Kosovën e së ardhmes, të lirë, shtet, të ëndërrave.

I pari ishte reportazhi futuristik me titull “Një ditë e një viti që vjen”, i shkruar dhe  dërguar nga Prishtina drejt Tiranës në 27 Dhjetor 1995.

Forhåndsvisning av bilde

Ndërsa, reportazhi i dytë futuristik ishte “Udhëtimi për në Prizren…”, botuar në Prishtinë e Tiranë në 31 Dhjetor 1996.

Forhåndsvisning av bilde

Shumë nga ato që shkruaja në reportazhet futuristike atëherë e që dukeshin si ëndërra,  që ishin ngjarje të fantazuara-parashikuara, tashmë janë realizuar në Kosovën e lirë nga Qershori 1999 dhe të pavarur tashmë 15 vite nga 17 Shkurti  historik 2008, të njohur deri tani nga 117 shtete të botës.