Kreu Blog Faqe 1033

Kosova dikur dhe sot!

0

Florim Zeqa

Republika e Kosovës gjendet një situatë më të keqe sesa përgjatë viteve të ’90-ta kur ishim të okupuar, pasiqë e kishim pushtetin moral në duart tona, e kishim mbështetjen e SHBA-ve dhe vendeve të botës demokratike. Asokohe nuk kishim shtet, por kishim lidership të urtë e të përgjegjshëm, kurse sot kemi shtet, por po na mungon lidershipi i përgjegjshëm!

Diplomaci shterpë dhe inerte

E gjithë kjo po ndodhë fajin e lidershipit aktualë dhe gjithë spektrit politik në Kosovë. Sot përveqse nuk kemi lidership politik të mençur, të urtë dhe të përgjegjëm, i cili nuk është në gjendje që t’iu përulet miqve ndërkombëtar kur është në pyetje interesi i shtetit, siç bënte presidenti historik Ibrahim Rugova për ruajtjen dhe mbrojtjen e qenjes sonë kombëtare.

Më ligjore dhe më demokratike ka qenë Kosova shqiptare në rrethanat e okupimit klasik të Serbisë sesa që është sot. Më të fuqishëm e ka pasur pushtetin moral klasa politike në shtetin paralel sesa sot në shtetin e lirë dhe të pavarur.

Përderisa në vitet e ’90-ta e kemi pasur një diplomaci aktive dhe të hapur ndaj botës, sot e kemi një diplomaci shterpë, inerte dhe inekzistente e cila nuk po arrin ta bëjë asnjë hap para në avancimin e Kosovës në arënën ndërkombëtare.

Dikush mund të mos pajtohet me konstatimin tim, por janë faktet ato që e dëshmojnë realitetin e hidhur të diplomacisë kosovare. Asnjë njohje ndërkombëtare dhe as një progres në politikën e jashtme.

Përderisa për lidershipin e viteve të ’90-ta hapeshin të gjitha kancelaritë e SHBA-ve dhe të vendeve tjera evroperëndimore, lidershipi i sotëm sorrollatet korridoreve në vigjile të ndonjë konference ndërkombëtare në stilin e gazetarëve për ta takuar ndonjë lider perëndimor apo ambasador të një shteti mosnjohës sa për t’u fotografuar, për ta plasuar më pas në media si lajm të lobimit për njohje të Kosovës.

Dështimet ngarendin njëri pas tjetrit

Dështimet nuk janë vetëm në planin e jashtëm, por edhe të brendshëm. Klasa aktuale politike në pushtet dhe opozitë ka dështuar të avancojë çështjen e zhvillimit ekonomik dhe të shtetndërtimit të Kosovës si shoqëri e lirë dhe demokratike, dhe bërjen shtet të barabartë për të gjithë qytetarët.

Nodhë pikërisht kështu për faktin se pushtetit aktual po i mungon një opozitë e fuqishme dhe konstruktive, po i mungon një shoqëri civile aktive dhe e organizuar, por po i mungon edhe një mërgatë siq ishte viteve të ’90-ta, e painstrumentalizuar nga partitë politike, e cila e ndihmon pushtetin kur punon mirë për shtetin, kurse e ndëshkon dhe bojkoton pushtetin kur e dëmton interesin e shtetit.

E sot nuk ka interes më të madh për shtetin sesa ruajtja dhe forcimi i raporteve me miqt historik dhe tradicional të vendit tonë, siq janë SHBA-të dhe disa prej shteteve të Bashkimit Evropian.

Për fat të keq lidershipi ynë po e bën të kundërtën, duke kultivuar ideologji politike dhe fetare

të cilat janë në kundërshtim të plotë me interesat afatëgjata historike dhe me ardhmërinë e vlerave perëndimore të shqiptarëve.

Sot ndodhemi para një situate tejët serioze, të diskutimit ndërkombëtar të çështjes së Kosovës pas 24 viteve në liri. E gjitha po ndodhë shkaku i mungesës së vizionit pragmatik dhe kryeneqësisë së liderëve shtetërorë. Pasi të gjitha qeveritë e deritanishme deri tek kjo e sotmja nuk ofruan zgjidhje të problemit të veriut. Mirëpo, për dallim nga qeveritë paraprake, kjo e tanishmja më shumë po shkakton sesa po zgjithë probleme, duke u larguar nga partneriteti dhe bashkëpunimi me miqtë ndërkombëtar.

Sa më shpejtë dhe sa më parë duhet të dalim nga ky çark i mbyllur, nga kjo situatë vetë-rrënuese, e cila mund të evitohet me një përulje dhe kërkim falje të sinqertë ndaj miqve ndërkombëtar, ndaj atyre që na ndihmuan në çlirimin e vendit dhe bërjen e Kosovës shtet.

Ai i cili nuk e derdh një pikë gjak dhe një pikë djersë për tokën dhe shtetin e vet, nuk ka të drejt as të vorroset në të.

145 Vjetori i Kongresit të Berlinit, ngjarja që ndryshoi kahun e politikës së Europës

0
Nga Jusuf Buxhovi, historian
____
Për popujt e Evropës dhe jo vetëm të Evropës, Kongresi i Berlinit i vitit 1878 shënon një ngjarje të rëndësishme, meqë nga rrjedhat dhe vendimet e tij do të ndikohen jo vetëm realitetet shoqërore të kohës, por edhe ato historike në përgjithësi, të cilat do të marrin kahun e krizave që do të vazhdojnë në forma të ndryshme për t´u kthyer deri tek ajo që mund të quhet planimetri e re gjeostrategjije dhe gjeopolitike. “Natyrisht se shkas për një zhvillim të tillë paraqitnin, në njërën anë, dobësimi i vazhdueshëm i Perandorisë Osmane, që nuk kishte si të përfundonte ndryshe veçse me rrënim dhe në tjetrën anë lindja e fuqive të reja, Gjermanisë dhe Italisë, që bënte të ruhej baraspesha e deriatëhershme ndërkombëtare.“
Ky ekuilibër u prish sidomos pas fitores së Rusisë mbi Turqinë në vitin 1877 dhe pas nënshkrimit të ngutshëm të Paqes së Shën Stefanit, në mars 1878, me ç´rast Rusia, nëpërmjet krijimit të shtetit të Bullgarisë po fitonte pjesën më të ndjeshme të Ballkanit dhe po dilte në Mesdhe.
Ishte më se e qartë se Bullgaria e madhe e Shën Stefanit nuk paraqiste tjetër përpos një dorë të djathtë të Rusisë, e cila kështu po realizonte ëndrrën e kamotshme për depërtim të thellë në Ballkan dhe për një hegjemonizëm në këtë pjesë nevralgjike të Evropës, pikërisht aty ku historikisht zhvillohej ndeshja midis Perëndimit dhe Lindjes dhe në njëfarë mënyre edhe mbaheshin çelësat e gjeostrategjisë botërore.
Paqja e Shën Stefanit me ato që solli, dridhi me të drejtë që të gjitha fuqitë Evropiane, të cilat nuk kishin si të mos përqendroheshin kundër realiteteve që solli ajo në planin politik dhe diplomatik. Kështu, Anglia, e cila kishte depërtuar thellë në Lindjen e Mesme dhe që edhe më tutje kërkonte shtigje të reja tutje Indisë, me një paqe të tillë, siç ishte ajo e Shën Stefanit, e detyruar nga Rusët, shihte se po i rrezikoheshin interesat vitale, veçmas ato që i kishte përcaktuar Paqja e Parisit e vitit 1856 dhe status quoja e saj. Ndërsa, Austro-Hungaria dhe Italia, sidomos kjo e para, me krijimin e shtetit të madh bullgar në Ballkan, kishte frikë të madhe se mos Rusia, pas një traktati të tillë, po ua mbyllte dyert të tjerëve në këtë pjesë të Evropës.
Pra, përpos shumicës së popujve të Ballkanit, që ishin të pakënaqur me Traktatin e Shën Stefanit, edhe fuqitë e mëdha, në krye me Anglinë, iu kundërvunë vendimeve të tilla. Bile, dukej se nëse Rusia do të vazhdonte të ngulte këmbë se paqja e Shën Stefanit ishte fjala e fundit e saj, atëherë nuk mbetej tjetër përveçse një luftë e pashmangshme midis Anglisë dhe Rusisë, në të cilën do të përfshiheshin edhe të tjerët. Për këtë arsye, u shtrua nevoja e ngutshme e një takimi ndërkombëtar, ku fuqitë e mëdha do të bisedonin shtruar për të gjitha çështjet, para se këtë ta bënin armët. Në këtë drejtim, Gjermania u tregua më e angazhuara dhe pothuajse mori përsipër që të gjitha ndërmjetësimet, qoftë të uljes së tensionimeve që u shfaqën, qoftë rreth përgatitjes së një kongresi të madh, ku përveç Rusisë dhe Perandorisë Osmane, Anglisë e Austro-Hungarisë, Italisë dhe Francës do të merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e popujve, të cilët luftonin për pavarësi kombëtare, por që aty nuk do të ishin për të vendosur, por për të parë si do të vendosnin fuqitë e mëdha. Bizmarku, që kishte bërë aq shumë për unitetin dhe prosperitetin e shtetit të ri gjerman, tashmë gjendej para një detyre tejet të rëndë, që në njërën anë sa më shumë që të ishte e mundur t´i pajtonte të gjitha kundërshtitë dhe konfliktet në shpërthim e sipër midis fuqive të mëdha dhe në tjetrën anë, të minonte sa më shumë vendimet e Shën Stefanit, ku Rusia do të mbahej sa më larg Evropës, por që një gjë e tillë të arrihej pa ndonjë shqetësim të madh a luftë midis superfuqive.
Por, si të arrihej diçka që „Mishi të piqej e helli të mos digjej“, kur gjendja pas marrëveshjeve të Shën Stefanit ishte aq e nderë dhe e ashpërsuar njëherësh sa që shpesh dukej se qëllimi i tillë madje ngjante i paarritshëm. Vetë Bizmarku, që mori rolin e ndërmjetësuesit të shkathët dhe për këtë u mbiquajt edhe makler i madh, thotë se „Gjermanët nuk kishin ndonjë interes të drejtpërdrejtë në Ballkan a më larg, në një kohë kur edhe më tutje kishim probleme të brendshme, por gjithsesi ishim të shqetësuar se çfarë po ndodhte përreth nesh dhe mund të kishte ndikim te ne. Rusia ishte e thelluar shumë në Ballkan dhe kjo bëri që Austro-Hungaria disa herë të protestojë dhe filloi të nxiste Anglinë që të lidhnin një aleancë kundër Rusëve. Po ashtu edhe Italia, e cila po përgjonte se ç´ndodhte, po shqetësohej. Franca, megjithaqë parapelqente dobësimin e boshtit Vjenë-Berlin, edhe ajo tregonte interes për ato që ndodhnin dhe nuk pajtohej me gjendjen e re që të jetë me favore të njëanshme për Rusinë. Pra, ishte më se e qartë se fuqitë e mëdha do të rrokeshin keqas me njëra-tjetrën dhe kjo përleshje, dashur padashur do të përfshinte edhe Gjermaninë, e cila nuk ishte e interesuar të futej në ndonjë konflikt. “Prandaj, kush përpos nesh”, thoshte Bizmarku, “duhej ta merrte rolin e një pajtuesi? Ne ishim të vetmit që nuk kishim dorë në Ballkan dhe në Lindjen e Afërme. Neve pra na binte barra e përgatitjes së takimit të tillë, ku për herë të parë do të bisedohej që të mos ndodhte një konflikt midis fuqive të mëdha.“
Si e tillë, sipas shumicës së studiuesve të kohës, Gjermania njëmend ishte shteti më i përshtatshëm për ndërmjetësime të tilla, ndërsa Bizmarku politikani më energjik, i cili do të duhej të ndërmjetësonte midis ëve të elektrizuara.
Natyrisht se për të marrë një rol të tillë nuk ishte shumë lehtë, sepse, siç thotë Emil Ludvig, njëri ndër studiuesit më të mirë të Bizmarkut dhe të Kongresit të Berlinit, „Rrethanat atëbotë ishin të tilla që kërkonin një personalitet të fortë, i cili do ta gjunjëzonte në mënyrë diplomatike Rusinë dhe do të bënte që baraspesha e forcave prapë t´u shkonte për shtati atyre që ishin kundër Rusisë, gjë që e gjithë kjo duhej të bëhej me një diplomaci finoke. Këtë mund ta bënte vetëm Bizmarku“.
Kështu, periudha prej marsit të vitit 1878 e deri në qershor të po këtij viti, kur do të fillonte punimet Kongresi i Berlinit, nuk mund të ishte ndryshe përveçse përplot vlime diplomatike, ku përvijoheshin vijat e qarta të vendimeve që do të pasonin në Kongres. Bizmarku ishte figura kryesore e këtyre bisedimeve. Ky, me anën e kanaleve diplomatike bënte për-pjekje që t´i harmonizonte qëndrimet para se t’i fillonte punimet Kongresi. Nga të dhënat që mund të shihen, del se pas kërcënimeve të para të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Anglisë, që erdhën menjëherë pas nënshkrimit të Paqes së Shën Stefanit (në fund të marsit dhe në fillim të prillit) me ç´rast Rusia haptas hodhi poshtë propozimin e Anglisë për mbajtjen e një kongresi të ri pas Shën Stefanit, forcat e tjera përreth, si Austro-Hungaria dhe Franca filluan të ofronin rezoluta dhe propozime për kapërcimin e krizës që solli Paqja e Shën Stefanit. I njohur është, për shembull, propozimi i Austro-Hungarisë i 26 marsit të vitit 1878, që i ka bazat në Marrëveshjen e Rajhshtatit të vitit 1876 dhe Konventa ruse-austro-hungareze e 15 janarit të vitit 1877. Konventa ruse-austro-hungareze e vitit 1877, përveç të tjerash, parasheh që pas shkatërrimit të Perandorisë Osmane në Ballkan të krijoheshin shtetet e pavarura: Bullgaria, Rumelia dhe Shqipëria. Sipas burimeve gjermane, çështja e Shqipërisë së pavarur, sipas kësaj marrëveshjeje, është jo gjithaq e sqaruar, sepse zihen në gojë dy terma: vetëqeverisje dhe autonomi, të cilat i përdornin Andrashi dhe Goroshkovi.
Pra, ofroheshin zgjidhje, të cilat, në të vërtetë, kundërshtonin vendimet e marra pak më parë në Shën Stefan, por pa iu mbyllur rruga realiteteve të reja të krijuara pas Luftës ruse-turke, e fituar nga Rusia, e cila, dashur a padashur, nuk mund ta kthente gjendjen ku ishte, pa iu dhënë njëfarë kundërshpërblimi Rusisë, por mendohej që ky shpërblim të ishte sa më i vogël dhe sa më i parëndësishëm në planin strategjik.
Në këtë kohë edhe vetë Rusia, e shtyrë nga gjendja e krijuar ndër-kombëtare, që do të mund të shpinte në një aleancë të re midis Anglisë, Austro-Hungarisë dhe Francës kundër saj, do të lëshojë pe në të mirë të pranimit të bisedimeve të drejtpërdrejta, duke treguar në këtë mënyrë se megjithatë, është e gatshme të heqë dorë nga Shën Stefani në dobi të faktorizimit të mëtejshëm të saj në sferën ndërkombëtare, si fuqi e pashmangshme e kohës. Shuvalovi, kryeministër rus, brenda një kohe të shkurtër vizitoi dy herë Berlinin, ku u takua me Bizmarkun. Më 9 maj të vitit 1878 dhe më 20 maj Bizmarkut iu ofrua besimi i shtetit rus rreth organizimit dhe mbajtjes së një kongresi ndërkombëtar, ku do të shqyrtoheshin çështjet që dolën pas Luftës ruse-turke. Kështu, më 22 maj Shuvalovi do të presë në Petersburg një delegacion anglez dhe kjo jepte të kuptohej qartazi se një kongres i tillë do të organizohej. Më 28 dhe 29 maj edhe Austro-Hungaria do të bëjë të ditur propozimin përfundimtar për zgjidhjen e çështjes lindore.
Punët, pra, po shkonin mbarë. Fuqitë e mëdha nëpërmjet kanaleve të shumta diplomatike dhe takimeve të njëpasnjëshme kishin përballuar atmosferën e kërcënimit me luftë dhe i afronin qëndrimet e tyre para se ato përfundimisht t´i hidhnin në tryezën e bisedimeve të Kongresit të Berlinit, që do të mbahej pas pak. Për vetë kongresin mbetej ratifikimi përfundimtar i marrëveshjeve dhe çështje të tjera që merreshin si anësore, e që nuk do të duhej të luanin ndonjë rol aq të madh, pa marrë parasysh rëndësinë që mund ta kishin më vonë.
Thelbi i marrëveshjeve ishte ky: Rusia duhej të hiqte dorë nga depërtimi i madh në Ballkan përmes Bullgarisë dhe se do të bëheshin përpjekje që Perandorisë Osmane nëpërmes status quo-s prapë t´i zgjatej jeta në pjesën Evropiane, ani pse ishte krijuar bindja se kjo nuk paraqiste tjetër veçse përpjekje për të fituar kohë të domosdoshme nga të gjithë për të vendosur se si do të mbushej hapësira që për pesë shekuj ishte mbikëqyrur dhe sunduar nga Perandoria e Bosforit.
Anglia në këtë drejtim ishte posaçërisht aktive dhe kërkonte që para se të fillonte Kongresi i Berlinit shumë gjëra të bëheshin të qarta, qoftë në raportet e saj me Rusinë, qoftë me Turqinë, si dhe me situatën në Ballkan. Kështu, më 30 maj, pas shumë ndërmjetësimeve të ës gjermane, asaj franceze dhe deri diku italiane, bëhet takimi i njohur midis Shuvalovit dhe lordit Solsberi. Në këtë takim historik Rusët përfundimisht do të dorëzohen dhe do t´i pranojnë qëndrimet dhe propozimet për modifikimin e Paqes së Shën Stefanit. Çdo gjë tjetër pas këtij takimi ishte formalitet, meqë rrugët e marrëveshjes tashmë ishin të hapura. Rreziku i konfrontimit midis Rusisë dhe Anglisë ishte kapërcyer.
Ishte më se e qartë se Evropa, për herë të parë, në një përbërje të tillë do të shqyrtonte çështje aq të rëndësishme, të cilat do t´i ndërrojnë raportet e kohës.
Më 3 qershor, gjashtë përfaqësuesit e fuqive të mëdha: të Anglisë, të Rusisë, të Austro-Hungarisë, të Francës, të Italisë dhe të Gjermanisë, morën ftesat për të marrë pjesë në Kongresin e Berlinit, i cili duhej të fillonte punimet më 13 qershor. Po ashtu, në këtë Kongres u thirrën edhe përfaqësues të shumë popujve, të cilët asokohe luftonin për pavarësi në Ballkan dhe në Lindjen e Afërme. Ata do të vinin në Kongres si vëzhgues.
Në Kongres nuk u thirrën përfaqësuesit e popullit shqiptar, e kjo as që mund të pritej, meqë ata në kuadrin e Perandorisë Osmane kishin tretmanin e milleti-osman, pra nuk trajtoheshin si kombësi, edhe pse kjo çështje tashmë kishte filluar të animohej nga një grup intelektualësh shqiptarë në Stamboll, por që nga Porta e Lartë ishte refuzuar me anatemën se diç e tillë çonte te rrënim i Perandorisë, ndërkohë që edhe kërkesat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e cila filloi tri ditë para se të fillonte punimet Kongresi i Berlinit, shprehnin përcaktimin e fortë për t’i mbrojtur tokat e tyre nga copëtimet, por jo kërkesën për një autonomi shqiptare brenda Perandorisë Osmane siç do të dalë më vonë, kur Lidhja do të konfrontohet me Perandorinë Osmane dhe me fuqitë e mëdha.
Me këtë rast gjithsesi se ka vend për një sqarim, që ka të bëjë me një paqartësi, që shfaqet në “Historinë e Popullit Shqiptar”, vëllimi i dytë, i botuar në Tiranë në vitin 2002, ku thuhet se “në Kuvendin e Përgjithshëm të Lidhjes të mbajtur më 1 korrik 1878, ishte kthyer nga Berlini edhe delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Abdyl Frashëri, që kishte shkuar atje për t’u paraqitur Fuqive të Mëdha të mbledhura në Kongres peticionin me kërkesat e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit!”
Pavarësisht këtyre insinuatave me të cilat edhe sot manipulohet, megjithatë çështja e bashkimit të Shqiptarëve në një vilajet, si dhe ato për autonomi, që do të animohen gjatë kohës kur Lidhja do të ndryshojë kërkesat e veta nga ato të mbrojtjes se territoreve perandorake te autonomia, nuk mbeti si çështje e shurdhër, si thuhet shpesh. Përkundrazi, për vetë faktin se Perandoria Osmane tashmë i kishte ditët e numëruara, ndërkohë që telashet që linte ajo prapa, nuk mund ta përjashtonin edhe çështjen shqiptare, dashur a pa dashur disa nga fuqitë e rëndësishme Evropiane shtetin shqiptar kishin filluar ta projektonin si një faktor që do të përfshihej në sferat e tyre të interesave dhe madje në këtë plan edhe të punonin, siç do të veprojë Anglia, e cila do ta autorizojë Lordin Edmond Fitzmauricie, që në përputhje me artikullin XVIII dhe XXIII të Kongresit të Berlinit, Portës t´i kërkojë që të krijojë një Shqipëri autonome në një vilajet, që do të bashkonte vilajetet e Shkodrës, Janinës, Kosovës dhe Manastirit, që do të mbetej nën suzerenitetin e Sulltanit.
Në konferencën e Kostandinopojës më 20 prill 1880, para Komisionit Ndërkombëtar për Reformat e brendshme të cilat Porta do t´i zbatonte, Lordi Fitmauricie, deklaroi se fliste në emër të Lordit Beaconsfield, i cili porosiste se krijimi i një Shqipërie të fortë autonome është në interes të Evropës. Historiani gjerman Hanns Dieter Schanderl, në librin këtë e thekson si qëndrim të rëndësishëm me të cilin do t´i hapet drita e gjelbër shtetit të ardhshëm shqiptar. Schanderl, duke cituar një dokument të Forin Officit të 26 majit 1880, bën të ditur se Lordi Fitmauricie, gjatë takimit me ministrin e jashtëm turk, Sawa Pashën, do t´ia dorëzojë një memorandum me projektin e Shqipërisë si vilajet autonom.
Megjithatë, nga protokollet e mbledhjes së shtatë, të tetë, të dhjetë, të dymbëdhjetë dhe të trembëdhjetë, bie në sy se përfaqësuesit e delegacionit të Portës, Aleksandër Karateodor Pasha dhe Mehmed Ali Pasha, kur konkretisht u bisedua rreth zgjerimit të Malit të Zi dhe të Serbisë me territoret e banuara me Shqiptarë, por edhe kur u bisedua për kërkesat e Greqisë ndaj Epirit dhe të Thesalisë, flisnin në emër të Shqiptarëve dhe madje shfaqen edhe në rolin e mbrojtësit të tyre gjithnjë në përputhje me mandatin që edhe shqetësimet e tyre të trajtohen si të të gjithë shtetasve të tjerë të Perandorisë Osmane, pra si milleti-osaman, të cilët nuk dëshirojnë të bëhen pjesë e kusuritjeve midis shteteve të ndryshme. Nga ky këndvështrim duhet vënë në pah deponimet e përfaqësuesve të delegacionit të Portës së Lartë, siç ishte i Karateodori Pashës në mbledhjen e dhjetë kur ai do ta paraqesë qëndrimin e Portës rreth mospajtimit që Tivari t´i jepet Malit të Zi dhe për këtë ai përmend disa arsye pse kufijtë e Shqipërisë nuk duhet të ndryshohen. ”Porta nuk ka asnjë kundërshtim për Spican, por insiston se Tivari është shqiptar, se malazeztë aty mund të mbesin vetëm me dhunë, kundër vullnetit të popullatës shqiptare.” Ai përmend sulmet e vazhdueshme të ndërsjella mes Shqiptarëve dhe Malazezve dhe thotë se qeveria e tij ka marrë telegrame brengosëse. Edhe Mehmed Ali Pasha në mbledhjen e dymbëdhjetë, do të kërkojë që viset shqiptare Plava, Gucia dhe Tivari të mos shkëputën nga etnia e tyre dhe këtë e konsideron të padrejtë dhe shton se a nuk do të ishte më mirë të parandalohet që popujt e racave dhe të kulturave të ndryshme të vendosen pa ndonjë domosdoshmëri të madhe nën pushtetin e një race të jashtme? Për këtë arsye, ai kërkon që gjatë zmadhimit të territorit aktual shtetëror të Malit të Zi, këtij vendi t’i jepen vetëm territore, banorët e të cilave janë të së njëjtës racë, e kryesisht edhe të të njëjtit religjion si Malazeztë dhe jo territoret shqiptare. Sipas tij, do të ishte më e drejtë që nga ana e Shqipërisë Malit të Zi t’i jepen Kuçi, Drekaloviqi dhe rrjedha e Moraçës, deri te liqeni i Shkodrës, ndërsa në Turqi të mbeten qarqet shqiptare të Plavës dhe Gucisë, si dhe qyteti i Podgoricës, me një rajon të mjaftueshëm për mbrojtje. Me të njëjtat argumente kërkon që qyteti i Tivarit të mos ndahet nga Shqipëria. Tone të ngjashme kishte edhe paraqitja i Karateodori Pashës në mbledhjen e trembëdhjetë kur do të përkujtojë të pranishmit se Epiri dhe Thesalia nuk janë të banuar vetëm me popullatë greke, siç thoshin përfaqësuesi grek, ata rus dhe francez, por ka edhe të tjerë që kundër-shtojnë kalimin në shtetin grek dhe me këtë rast zë në gojë peticionet 15, 19 dhe 23, të dërguara nga popullata e këtyre viseve që tashmë gjenden në tryezën e bisedimeve, peticione këto që në regjistrin e letrave që i janë drejtuar Kongresit cilësohen si protesta të Shqiptarëve kundër copëtimit të trojeve të tyre.
Por edhe përkundër kësaj, se përmendet etnia shqiptare, por në të Shqiptarët përmenden si milleti-osman, historiani gjerman Petër Bartle konstaton se „Shqiptarët, jo vetëm që nuk u thirrën në Kongresin e Berlinit, ku vendosej edhe për fatet e tyre, por ata nuk patën as ndonjë mbrojtës të tyre, i cili sadopak do të fliste për ta“, që do të thotë se përfaqësuesit e Portës në Kongresin e Berlinit kishin mandatin që të flisnin për mbrojtjen e vilajeteve shqiptare që hapësira e tyre sa më pak t´u jepej të tjerëve, dhe këtë e bënin duke e theksuar edhe fjalën Shqipëri si tërësi etnike, por assesi që asaj nga aty t´i paracaktohej çfarëdo statusi autonom. .
Kongresi i Berlinit i filloi punimet zyrtarisht më 13 qershor 1878 dhe zgjati deri më 13 korrik të po këtij viti. Ai pati 20 seanca dhe gjatë tërë kohës punimet i mbajti në ndërtesën e Raihskancelarit në Vilhelmstrase. Nën udhëheqjen e Bizmarkut, në tryezën e bisedimeve u ulën: delegacioni i Anglisë, i prirë nga lordi Solsberi, delegacioni i Rusisë, i kryesuar nga Shuvalovi dhe Goroshkovi, i Perandorisë Osmane, i kryesuar nga Sadullah Bej dhe Mehmed Ali Pasha (Maxharr Pasha), i Austro-Hungarisë, i kryesuar nga Andrashi, si dhe delegacioni i Francës dhe ai i Italisë. Në Kongres morën pjesë gjithashtu edhe shumë përfaqësues të shtypit të kohës, vëzhgues dhe politikanë nga Gjermania dhe vendet fqinje. Për opinionin dhe për të pranishmit, me një interes të veçantë ishte pjesë-marrja e personaliteteve të larta, si e Goroshkovit, kryeministër rus, pastaj pjesëmarrja e kryeministrit të Anglisë Baconsfield, prezenca e ministrit të Punëve të Jashtme të Francës Velington. Nga përbërja e delegacioneve dhe e paraqitjes së tyre mund të shihej fare lehtë se këto ë që gjendeshin para një konflikti të armatosur (Anglia dhe Rusia), në Berlin kishin ardhur për të demonstruar edhe forcën politike dhe atë diplomatike. Ishte pra, më se e dukshme që përkundër bisedimeve paraprake, të cilat u zhvilluan gjatë dy muajve të fundit (në prill dhe në maj), megjithatë arena kryesore historike do të jetë në Berlin.
Sipas protokolleve origjinale të Kongresit të Berlinit, që në fillim të seancës së dytë pati njëfarë fërkime midis Anglisë dhe Rusisë. Kryeministri britanik, në gjuhën angleze protestoi kundër pranisë së flotës ruse në afërsi të Kostandinopojës, ndërsa kryeministri rus Goroshkov tha se pikërisht prania angleze në atë pjesë të detit ka bërë që edhe Rusët të mos tërhiqen.
Bizmarku, si udhëheqës i Kongresit, kërkoi që këto akuza të ndërpriten dhe të mos përqendrohet vëmendja tek ekseset që mund ta çrregullonin punën e paraparë. Ai, bile, edhe pse ato ditë u bë një atentat kundër mbretit Vilhelmi i Parë, nuk deshi që tubimi të shpërqendrohej nga ajo ngjarje.
Punimet e Kongresit nuk ishte e mundur të kishin rrjedhë fare të qetë, meqë fjala ishte për çështje të mëdha dhe tejet të rëndësishme, të parat të një natyre të tillë. Shqetësimet dhe kacafytjet qenë më të ndjeshme midis seancës së katërt dhe të gjashtë, sepse zhvillohej një betejë e madhe për largimin e ndikimit, por edhe të pranisë së drejtpërdrejtë të Rusisë nga Ballkani, edhe pse gjatë bisedimeve paraprake dukej se rreth saj ishte arritur një pajtim parimor edhe nga rivalët më të fortë, Anglia dhe Rusia. Kështu, në seancën e pestë dhe të gjashtë u pranua propozimi i Austro-Hungarisë që Rusia brenda gjashtë muajsh të largohej nga Rumelia Lindore, brenda nëntë muajsh të largohej edhe nga Bullgaria, e cila u nda në dy pjesë. Rusia duhej të largohej edhe nga Rumunia brenda dymbëdhjetë muajsh. Në seancën e tetë u bisedua për njërën ndër pikat më të ndjeshme të Kongresit – për çështjen e Bosnjës dhe Hercegovinës. Me propozimin e Anglisë, Kongresi do të duhej t´i hapte rrugë Austro-Hungarisë për në këtë krahinë. Andrashi kishte luajtur një rol të madh në këtë drejtim, me ç’rast në saje të shkathtësisë së tij që para fillimit të Kongresit kjo çështje kishte filluar të zgjidhej në dobi të Vjenës.
Në seancën e tetë u hoq përfundimisht nga rendi i ditës çështja e Bosnjës dhe Hercegovinës, ndërsa për Serbinë u vendos të bëhej shtet i pavarur. Me këtë rast u tha se ajo duhet të respektonte kombet e tjera brenda kufijve të saj, bashkë me përkatësitë fetare dhe identitetin etnik. Po ashtu, në këtë seancë që u mbajt më 26 qershor, Serbia, me insistimin e përfaqësuesit të Perandorisë Osmane, Mehmed Ali Pasha dhe të Andrashit, mori për obligim se do të ketë qëndrim të drejtë ndaj popullatës joserbe në pjesët jugore që iu dhanë, me çka zotohej se nuk do të ndërmerrte asnjë veprim që popullatën e këtyre vendeve ta detyronte të braktiste trojet e veta. Kryeministri i Serbisë Ristiq, në emër të princit Milan, lexoi një deklaratë, me të cilën ky vend merr përsipër mbrojtjen e të gjitha të drejtave të popullatës joserbe që do të përfshihej në hapësirën e shtetit serb, që nga ushtrimi i lirë i religjionit e deri te mbrojtja e pronës. Sipas pikës 36, Serbia zgjerohej me Kurshumlinë dhe me një pjesë të krahinës së Vranjës, bashkë me qytetin e Vranjës.
Në seancën e trembëdhjetë, që u mbajt më pesë korrik, për herë të parë u bë fjalë për çështjen e autonomisë lokale për popullatën katolike të Mirditës. Ky propozim doli nga përfaqësuesi i Austro-Hungarisë dhe ai i Francës, që u arsyetua si „çështje e imunitetit të privilegjeve që malësorët mirditas kanë gëzuar gjatë gjithë kohës, e cila në të ardhmen duhet të garantohet“.
Rreth këtij propozimi reagoi Memed Ali Pasha, i cili theksoi se nuk mund të flitet për kurrfarë privilegje, sepse kjo do të kishte pasoja zingjirore, por që Porta, në kuadër të reformave zotohet se do të ketë parasysh edhe rastet e veçanta. Pas një shkëmbimi mendimesh me përfaqësuesin e Anglisë dhe atë të Francës, Sadullah Bej, do të propozojë një zgjidhje kompromisi sipas të cilës Porta nuk do të ndryshojë statusin e Mirditës, që do të thotë se atyre edhe më tutje u mbesin ato që u quajtën „privilegje“ me çka si duket u plotësua ai që në parakushte u quajt koncesion evropian ndaj Rusisë dhe Sllavëve të Jugut se në kongres nuk do të bisedohet për kurrfarë autonomie tjetër, pos asaj të Bullgarisë, me arsyetimin se çfarëdo kërkesash të ngjashme, që do të paraqiten, duhet të barten në kuadër të zotimeve të Perandorisë Osmane për reformat e brendshme, që ajo mori në Kongres.
Përkundër trajtimit si objekt kusuritjesh, përmendja e kazave shqiptare, e qyteteve që po ashtu quhen shqiptare (si Ulqini, Tivari, por edhe Prokupja, Kurshumlia) si dhe futja e tyre në protokolle me këtë trajtim dhe emërtim, tregon për pranimin e etnisë shqiptare si faktor të gjallë dhe të pakapërcyeshëm, dhe kjo për historinë ka rëndësi, me çka bie poshtë çfarëdo aludimi rreth përkufizimit të tyre gjoja si „kuptim gjeografik“, me të cilin është spekuluar shumë nga ana e historiografisë serbe. Madje, etnia shqiptare si e lidhur, gjeti vend edhe në të gjitha hartat që Kongresi mori në shqyrtim për t´u pasqyruar si e tillë edhe në atë përfundimtaren, ku mbi shtrirjen e katër vilajeteve u shënua Albanien.
Megjithatë, nga moria e materialeve të ndryshme që ruhen në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë në Bon dhe arkivat e tjerë, si në atë të Berlinit, Ahenit dhe të Koblencit, mund të thuhet se Shqiptarët dhe çështja e tyre, nëse në tryezën e bisedimeve të Kongresit u trajtuan ashtu si u trajtuan, pra si etni me tretmanin e milleti-osman, jashtë Kongresit, ishin të pranishëm në faqet e shtypit gjerman, i cili u kushtoi një vëmendje të duhur, jo vetëm nga pikëpamja informative, por edhe e trajtimit analitik dhe politik të gjithë problematikës së tyre, që u intensifikua para, gjatë dhe mbas mbajtjes së Kongresit për të vazhduar edhe më vonë deri tek shpallja e pavarësisë kombëtare. Ky qëndrim i shtypit gjerman ndaj çështjes shqiptare në një çast aq të rëndësishëm, ishte edhe për t´u pritur nëse kihet parasysh se në fokusin e vrojtimit gjerman Shqiptarët do të futen që moti, qysh në shekullin e dymbëdhjetë e tutje, për të vazhduar edhe më vonë me shtrirjen e tyre në fushën e kulturës dhe të hulumtimeve të shumta që nga historia, etnografia dhe veçmas gjuhësia, ku kjo e fundit, në saje të interesimit të madh të misionarëve gjermanë që kaluan nëpër Ballkan, por edhe të konsujve dhe kronistëve të ndryshëm, që nga mesjeta e hershme e tutje, gjeti një vend të rëndësishëm, me ç´rast disa nga shkencëtarët e rëndësishëm të këtij populli, me studimet e tyre të çmueshme, do t´ia dalin që popullit shqiptar t´ia përcaktojnë vendin e vet në kuadër të qytetërimit antik, si pasardhës të ilirëve, ndërsa gjuhën shqipe ta quajnë bijë e ilirishtes. Mjafton këtu të përmenden disa nga emrat e studiuesve dhe hulumtuesve gjermanë që popullit shqiptar i kanë dhënë shumë, që nga kalorësi Arnold von Harf, Ksylanderi, Hahni, Lamberci e deri te Gustav Majeri, i cili në kohën e mbajtjes së Kongresit të Berlinit nxori „Fjalorin etimologjik të gjuhës shqipe“, që paraqet një monument të madh të gjuhësisë shqiptare. Kështu, një populli thuajse të harruar dhe që politikisht dëshirohej të shihej, por edhe të mbahej sa më larg hapësirës së civilizimit evropian – pa ngurruar që nga disa vende sllave dhe ortodokse, si Serbia, Rusia, po edhe Greqia, të anatemohej edhe si rrënues i saj dhe shpifje të tjera, në mënyrë që t´u pamundësohej themelimi i shtetit në përputhje me shtrirjen etnike, që shfaqej ndër me kompaktet në gjithë hapësirën Evropiane që mbante Perandoria Osmane – iu bë pra nga ky shtyp një nder dhe një shërbim i madh.
Shikuar në tërësi, Kongresi i Berlinit i vitit 1878 ia doli të zhvlerësonte Traktatin e Shën Stefanit që u imponua nga fitorja e tetë me radhë e Rusisë ndaj Turqisë dhe me këtë të pengonte një luftë të mundshme midis Anglisë dhe Rusisë, siç do t´ia zgjasë edhe për pak kohë jetën Perandorisë Osmane në Ballkan, por me këtë nuk do të sigurohet as paqja e as stabiliteti i qëndrueshëm, siç thuhej në disa nga kryeqendrat Evropiane. Përkundrazi, me faktin që në këtë Kongres Austro-Hungaria do të vërë dorë mbi Bosnjën dhe Hercegovinën, me arsyetimin se do të mund të parandalohej të rrënohej ajo që merrej si baraspeshë midis fuqive të mëdha rivale të kontinentit të vjetër, do t´ua hapë rrugën gjithë atyre zhvillimeve pak a shumë do t´i ndikojnë ngjarjet që do të çojnë te krizat tjera edhe më të thella të cilat do t´u paraprijnë luftërave ballkanike dhe asaj botërores. Kështu, Ballkani dhe hapësira e tij do të kthehet në një poligon të paqëndrueshëm jo vetëm politik, por edhe strategjik në përgjegjësi, ku do të përvijohen interesat e ndryshme të fuqive të mëdha.
(Shkëputje nga librti “Kongresi i Berlinit 1878”, botoi “Faik Konica”, Prishtinë, 2008.)
Mund të jetë një imazh i harta dhe teksti

Disa zyrtarë nga vende të Gjirit…, vijnë në vendet shqipfolëse jo vetëm për t’i radikalizuar, por me qëllime të fshehta

2
Në foto është kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me Ministrin e Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite, dr. Abdulatif Al Sheikh
Nga: Mathieu Aref, pellazgolog, Paris
___
Ka që shkruajnë këtu menjëherë dhe me hov pa menduar. Është një fjalë frenge e urtë që thotë : « Disa njerëz nuk dinë se çfarë mendojnë derisa të kenë dëgjuar se çfarë thonë » !!.
Këtu do të bëj një përgjigje të grupuar për disa ndërhyrje në faqen time të FB. Ka disa (shqiptarë dhe të tjerë) që përpiqen të minimizojnë dëmin që po i bëhet Islamit të vërtetë dhe i moderuar për shkak të prozelitizmit tendencioz të islamit “ekstremist” që është i shfrenuar aktualisht në vendet shqipfolëse. Selefizmi dhe Vehabizmi janë një fenomen i ri, ndërsa më parë (si në kohën time n’Egjipt) ishin grupe të vogla pa shumë ndikim. Këtë fenomen, që duket se po bëhet modë në vendet myslimane dhe për më tepër po eksportohet në Evropë e gjetkë (në Francë e shoh vetë), nuk e kam përjetuar në Egjipt dhe në vendet e tjera arabe ku kam punuar (28 vjet përvojë) : te disa Imame si dhe disa ndërhyrje nga disa vende të Gjirit apo Turqia dhe që bëjnë lumturinë të armiqve tonë. Kjo bëhet në mënyrë tinëzare përmes disa Imamëve të cilët predikojnë (pikërisht përsa i përket veshjes) ideologjinë e tyre « macho », e cila nuk ka të bëjë fare me themelet e Islamit apo besimit. Disa zyrtarë të vendeve të Gjirit (milionerë apo thjesht me para) vijnë në vendet shqipfolëse jo vetëm për t’i radikalizuar, por me qëllime të fshehta : për t’u dhënë para apo edhe rroga ME KUSHTE QË GRATË TË MBULOHEN DHE BURRAT TË MBAJNË MJEKRAT ! Ky fenomen po përhapet aq shpejt sa disa stilistë shpikin veshje të veçanta (duke respektuar thelbësoret e asaj që është e autorizuar nga Imamet ekstremist) por duke i stilizuar, plot ngjyra…që kjo veshje të pranohet dhe të përhapet që të bëhet e zakonshme…madje edhe “modë” !!!
Cili është qëllimi parësor i papranuar i këstij machismo që nuk ka të bëjë fare me fenë :
Ruajtja e gruas nga dëshira e burrave, por në të vërtetë është për shkak të xhelozisë dhe për t’i dominuar më mirë ato, kjo nuk ka të bëjë fare me Islamin e vërtetë të moderuar që kam njohur në Egjipt dhe në vende të tjera arabo-myslimane. Nga ana tjetër, në këtë nivel, përvoja ime më ka mundësuar të shoh në terren se : “burri” i ka të gjitha të drejtat në jetën e një çifti !…
***
Ka afërsisht tre muaj pas operacioni (16 janar) në synë e majtë kisha filluar të ndërhyj në FB shpesh në dëm të syve. Mjekët në spitalin ku isha operuar më kishin ndaluar (jo vetëm…por edhe më çuar makinën…prandaj e kam shitur) të kaloja jo më shumë se një orë para ekranit të kompjuterit. Fatkeqësisht, unë e injorova (sepse pasioni për të shkruar ishte më i fortë) urdhrin e tyre (kokëfortë si shumë Shqiptarë…e kemi gjenetik !). Kjo është arsyeja pse nuk do t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve dhe do të shkruaj gjithnjë e më pak artikuj. Falëminderit për mirëkuptimin tuaj.

Gegnishtja është “gjuhë” dhe jo dialekt, është gjuha e Zeusit, e perëndive dhe e poemave epike si Iliada dhe Odisea

0
Mathieu Aref, pellazgolog, Paris
____
Një herë e përgjithmonë, ja çfarë u them të gjithë atyre që ende besojnë në marrëzitë dhe manipulimet e regjimit ish-komunist : “E ashtuquajtura” gjuhë e standardizuar është një gënjeshtër e dukshme sepse në vitin 1972 Enver Hoxha kishte vetëm një obsesion”…të lëj mënjanë ose të eliminojë “gegënishtën” që është “gjuhë” dhe jo dialekt, është gjuha e Zeusit, e perëndive dhe e poemave epike (Iliada dhe Odisea) pothuajse gjithë antroponimet (dhe toponimet, oronimet, eponimet, teonimet, etj) e tyre i kam shpjeguar falë gegënishtës. Gjuha e njohur si “greqishtja e lashtë” është një gjuhë e bazuar në pellazgjishtën e lashtë e transmetuar pushtuesve helenë me ndërmjetësimin e “Jonianeve” (të « Jonët ») pellazg dygjuhësh që u bënë helen.
Kur hapni një fjalor shqip, mund të shihni lehtësisht se baza e tij gjuhësore, leksikore dhe fonetike bazohet në “toskërishtën”, që është një dialekt i vonshëm i ndikuar nga afërsia e tij me Greqinë (asgjë veç rotacizmit dhe dyfishimit të bashkëtingëlloreve janë tipike greke dhe injoruar në gegënishtën dhe tek Pellazgo-jonikët të lashtë). E them këtë dhe e përsëris nëse e përmend këtë absolutisht nuk është për të denigruar toskërishtën që është një nga dy përbërësit e pellazgo-shqipes dhe aq më pak për të urryer Toskët që janë vëllezërit tanë të pandarë dhe as për të krijuar përçarje mes këtyre dy grupeve të etnisë shiptare. Për të ilustruar atë që sapo thashë, nuk do të bëj një ekzegjezë të gjatë për “toskërishtën”, por thjesht do të vë në dukje dallimet thelbësore midis toskërishtës dhe gegënishtës dhe ky është vetëm një “vëzhgim” që askush nuk mund ta kundërshtojë. Pra, ja një përmbledhje e shkurtër :
Gegënishtja flitet nga një rresht mbi qytetin e Elbasanit deri në Shqipërinë veriore dhe Malin e Zi jugor, në Kosovë, Preshevë që është në Serbi (Kosovë lindore) dhe Maqedoni perendimore. Gegët e veriut e kuptojnë njëri-tjetrin pavarësisht disa dallimeve rajonale dhe veçanërisht fonetike.
Toskërishtja flitet nën këtë vijë deri në Epirin e Jugut (Çamëri). Ky dialekt më i vështirë se gegënishtja karakterizohet nga rotacizmi i tij (frekuenca, në shqiptim, të bashkëtingëllores “r”, brenda ose në fund të një fjale) si dhe nga disa veçori të tjera leksikore ose fonetike që do të gjejmë gjatë këtij studimi të shkurtur.
Ndryshe nga dialekti gegë, i njohur për nazalizimin e zanores së theksuar « â » (shndërrohet, në dialektin toskë, në « ë ») përpara bashkëtingëlloreve. Toskërishtja karakterizohet mbi të gjitha nga rotacizmi i saj (përdorimi i shpeshtë i « r-së » që shpesh zëvendësohet me shkronjën « n » në gegënishtën). Ja disa shembuj të këtyre dallimeve :
kâmë (gegë) = këmbë (toskë); zâni, zë (gegë) = zëri, (toskë); bâj, bâna, do (gegë) = bëj, bëra (toskë); hâna, hanë (gegë) = hëna, hënë (toskë); dimën (gegë) = dimër (toskë); Shqipni, emër amtare i Shqipërisë (gegë) = Shqipëri (toskë); lishoj (gegë) = lëshoj (toskë); likurë (gegë) = lëkurë (toskë)…
Një karakteristikë tjetër e këtyre dallimeve dialektore është shndërrimi i disa bashkëtingëlloreve të buta (dialekti gegë) në të ashpra (dialekti toskë) :
gegë…. toskë….
f – v = hof hov
= sklaf sklav
f – h = raf rah
= ngref ngreh
k /q – g = lak lag,
= lânk lëng,
= larq larg,
l /n – r = Albëni Arbëri
m – mb= kamë këmbë,
n – r = Vlona Vlora (Aulona e antikitetit)
p – b = qelp qelb,
s – z = bres brez,
t – d = munt mund
= vent vend,
th – dh= garth gardh
= lith lidh……..
Dialekti gegë nuk njeh “dyfishimin të bashkëtingëllores” (nganjëherë zanores), ndryshe nga toskërishtja :
toskërishte = gegënishte
mbarë = marë
mbaj = maj
mbetja = metja
pyetja = pytja, petja
vdiq, vdek = diq, dek .
Deri në fund të luftës së dytë, dy analfabetë, njëri (malsor) nga veriu dhe tjetri (fshatar) nga jugu nuk mund të kuptoheshin vetëm përmes një përkthyesi !
Paskajorja perifrastike, një formë shumë e lashtë e ruajtur në dialektin gegë si « me bâ » (« për të bërë », toskërisht), nuk ekziston në të folmen toske, e cila, nga kjo formë, përfundoi duke krijuar të sajën : për të bërë .
Albanë, Albënët (Fis ilirë) krijuar në greqisht : « Arvanos, Arvanitis ». Latinë i quajtë « Alban » dhe të gjitha variantet e tjera të saj : Albanian (anglosaxon), Albanais (françës), Albanesi (italian), etj. Përkundrazi Turqit përvetësuan një variant të arvanos grek = Arnavut / Arnaut.
GJITHË KËTO NUK KANË NDYSHUAR dmth dialekti toskë mbeti thelbi i gjuhës zyrtare e quajtur standarde në vitin 1972.
Ndre Mjeda :
Geg’ e Toskë, Malci jallia
janë komb, m’u da s’duron,
fund e maje nji a Shqipnija,
e nji gjuhë t’gjithve na bashkon…

Mendime për librin e Zyrafete Manajt, ”Hieroglifët e shpirtit në trajtat e kohës”

0
Nga: Ilir Canhasi, Suedi
____
”Hieroglifët e shpirtit në trajtat e kohës”, quhet libri më i ri i autores Zyrafete Manaj.
Libri i dedikohet kryekëput gruas shqiptare, vuajtjeve dhe burgosjeve politike të vajzave dhe grave gjatë viteve ’80.
Atë që autoren e bënë të reagojë ashpër është që edhe përkundër rolit të madh të grave shqiptare në shtet bërjen e vendit dhe kontributit të njëjtë si të burrave ajo ende përbuzet dhe pyet veten pse ndodhë kështu vallë?!
Citoj; ”Pse bota vajzë të vlerësohej ndryshe nga bota djal, pse të mos jehonin malet dhe të mos kërciste pushkë edhe për to?!”
E unë do ti ndihmoja autores këtu duke i pyetur këta burra se po nuk lindën vajza kush do ti lindë këta djem – burra për të mbrojtur atdheun!
Sipas konsullit freng, Hekard, ishin gratë shqiptare që lëshuan zërin e kushtrimit dhe i nxitën burrat e djemtë të rrokin armët kundër sulltanit kur ai deshi t’ju merrte lirinë dhe priviligjet që kishte Shkodra.
Ajo që të bie në sy në këtë libër është kërkesa e autores që të mos harrohen edhe nanat që nuk ishin të shkolluara për shkaqe të ndryshme e që luajtën një rol të rëndësishëm në luftën kundër pushtuesit, këtu ajo bënë lutje që historianët të merren më shumë me këto nëna heroina.
Elena Gjika, për femrën thotë: ”Në një vend luftarak grat kanë shpirt luftarak jo më pak se burrat”, e këtë e vërtetojnë heroinat siç ishin Musine Kokalari, Marije Shllaku, Bije Vokshi, Hyrije Hana, Xhevë Lladrovci, Hyr Emini, Have Shala, Teuta Hadri, Qefsere Mala, Lumnie Azemi, Nëna Ajshe, Hazbije Mala, Shukrije Bunjaku e shumë të tjera.
E si të mos lotojnë sytë kur ajo e përshkruan njërin nga personazhet e librit Etja (Myrveti) arrestimin e saj gjatë protestave kundër okupatorit serb, këtu më kujtoi rininë time ku edhe unë merrja pjesë në këto demostrata dhe shpesh më zinte nata duke fjetur nëpër familje shqiptare që më hapnin derën për strehim.
Lirisht mund të them se këto vajza ishin shumë më trime se shumë shokë të mi që asnjëri nuk kishte guximin të merrte pjesë në këto protesta që mbaheshin në Prishtinë ballë për ballë me policët e armatosur deri në dhëmbë.
Dhe në fund në libër gjej edhe vendin tim të lindjes Çabratin legjendar, aty ku u zhvillua beteja mes luftëtarëve të Uçk-së dhe forcave serbe, aty ku bjen dëshmore poetja Yllka Domi në moshën 17 vjeçare.
Vërtetë më mallëngjeve shumë me këtë libër, të lumtë dhe të dëshiroj suksese të mëtutjeshme!
Unë për ju zgjodha tri poezi nga libri tjetër i saj ”Poezi të zgjedhura”.
Mund të jetë një imazh i teksti
Poezitë janë të përkthyera edhe në suedisht nga albanologu i njohur, miku i shqiptarëve z. Ullmar Qvick.
Ka kohë që nuk kam lexuar poezi kaq të bukura.
Dallgë jete
E lash dheun
për ta mbajtur jetën,
jetën e fëmijëve të mi.
Erdha këtu,
humba fëmijët;
së bashku me ta
humba dhe shpirtin.
O njerëz, a besoni
a s’jeni dhe ju si unë?!
Duke ruajtur kujtimin
(Të rënëve në Gjakovë)
Natës iu këputën yjet
Gjakova u skuq dhe një herë
Çabrati mblidhi gjoksin
Sa ëndrra u vranë
Bedenave mbeti fjalë e pa thënë
U treten mijëra dëshira
Dhe Krena ndali gurgullimën
Heshtja preku Radoniçin
Morti ra …
Po ti i lashti qytet
Që rrugëtimin e bën mbi histori
Plagët tua të thella
Po më e fortë po lind jeta në ty.
Kujtimi do të ruhet ndër breza
E gjak do pikojë historia
Po kurrë jo nuk bie Gjakova
Flasin rrënjët e saja.
Ullmar Qvick
(Mikut të madh të shqiptarëve)
Përmbi gjuhë
Përmbi kombe
Përmbi raca
Tek ti është njerëzorja.
Përmbi fe
Përmbi kulte
Mbi të gjitha
Tek Ti është mirësia.
Me të mirën
Me njerëzoren tok u rrite,
Prandaj mendja
Zemra jote
Sheh veç dritën.
***
Disa fjalë mbi poeten
____
�Zyrafete Kryeziu-Manaj, veterane e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe autore e disa librave, në këtë fillim të vitit 2020 sjell para lexuesit veprën e saj më të re, kushtuar patriotit të shquar dhe veprimtarit të pareshtur, Halil Malaj. E lindur në Suharekë, Zyrafetja studimet e larta i ndoqi në Prishtinë dhe punoi një kohë në arsim, kurse aktualisht jeton në Suedi. �Duke qenë veprimtare e lirisë së Kosovës, më 1982 regjimi pushtues e dënoi me burgim për ta përplasur burgjeve, ku vazhdoi krijimtarinë, sidomos në poezi, në të cilat shprehte dashurinë për atdheun e saj dhe urrejtjen për pushtuesit gjakatarë serbë e jugosllavë. Me të dalë nga burgu poetesha Zyrafete Kryeziu i botoi poezitë e saj në revista dhe më vonë në përmbledhjen poetike me titull „Loti i tronditur“, për të vazhduar me librat, „Vasha e valëve“ (2010), „Mbi uraganin e dhimbjeve“ (2012), „Aty ku prehen dashuritë“, (2014), „Gulqim në metaforë“ (2016), „Poezi të zgjedhura“, shqip-suedisht, (2014) dhe libri më i ri „Halil Malaj një jetë histori”, monografi (2019).

Poezi nga Argjira Ukimeri

0
Argjira Ukimeri, Prizren
____
Kushtuar Lidhjes së Prizrenit
___
Themelet që u vunë
100 vjet më parë
Tash po hedhin shtat
Në shtetin e ri shqiptar
*
Kosovën Dardane
Bijën e Ilirisë
Tani po e ngrohë dielli
Me rrezet e pavarësisë
*
Ku i thonë bukës bukë
Edhe ujit ujê
Është tokë e të parëve
Nuk ia lëmë askujt.
*
Që nga Konispoli
Gjerë te Molla e Kuqe
Shqipëria me Kosovên
Do të shkëlqejnë si nuse.

POEZI PËR HEROIN KOMBËTAR

SALIH  SHABANI

Heej, Kabash fortesë Dardane

Nëpër shekuj me stuhi

Gjithmonê në ballë krenar qëndrove

Për ta mbrojtur Nënën Shqipëri

 

Çifteli një dru prej mali

Dridhi telat si kurrë më parë

T’i këndojmë Salih Shabanit

Trim i madh e atdhetar

 

Thonë me këmishë e lindi nëna

Këtë vigan të Dardanisë

Në Baqevc rrezë maleve të Sharrit

Dridhi carët e Rusisë

 

Në fushë të thatë afër një shkëmbi

Shkrepi armën e trimërisë

E qëlloi në lule të ballit

Spirrë çetnikun e Shumadisë

 

Mori hakun e vendasve

Që u vranë nga një barbar

Busti i tij me shtatë kolosi

Përshëndetje çdo kalimtar.

 

DREJTË BASHKIMIT KOMBËTAR

 

Ngrihu në këmbë shqiptari

Për Atdhe ta bëjmë kuvendin

Si vepruan burrat e Kombit

Abdyl Frashëri e Ymer Prizreni.

 

Erdhi koha me ngrit zërin

Për bashkim në një Atdhe

Mjaft vajtuam njëri-tjetrin

Dhe tallen armiqtë me ne.

 

Një flamur ne e kishim

Trashëgim nga Skënderbeu

Sot shumë të tjerë që sollën të huajt

Hije të keqe i bëjnë Atdheut.

 

Shkabën tonë shumë e pengojnë

Me valuar lirshëm në hapësirë

Në troje të lashta të Ilirisë

Me na nxeh i njëjti diell.

 

S’jemi grekë, as maqedonë

Malazezë e Serbian

Po të gjithë jemi shqiptarë

Në këto treva gjithmonë të parë

 

Trojet tona na i copëtuan

Në Berlin edhe në Londër

Fqinjët tanë keq na tradhtuan

Na helmuan bukën në sofër.

 

Në 6 shtete sot jetojmë

Që s’ka shembull kund në botë

Në shumë aspekte na injorojnë

Të barabartë s’jemi në Europë.

 

Është e drejtë ndërkombëtare

Tokat tona me i bashkuar

Çdo kund ku janë trojet amtare

Në një shtet të gëzuar.

 

Fajin më të madh e kemi vetë

Që nuk çajmë kokën për Atdhe

Kemi formuar mbi 100 parti

Vetëm për vete ato mendojnë.

 

Të përçarë, të çoroditur

Ardhmëri nuk do të kemi

Në familjen europiane

Të përbuzur do të jemi.

 

Pse nuk ecim në këmbët tona

po gjithmonë me paterica

Asnjëherë nuk do ta arrijmë cakun

Në errësirë nuk agon dita.

 

E gjithë bota na vështron

Masin pulsin e shqiptarëve

Në Europë s’na duan të gjithë

Të bashkuar s’na duan fare.

 

Nëse gishtin ia vëmë kokës

E mendojmë me mençuri

Veç një shtet në mes të Europës

Do ta kemi SHQIPËRINË.

____

Argjira Ukimeri (Ma.Sc. Pedagoge), Prizren

Pash gjinin që ta kam dhânë, martou me shqiptare të Kosovës!

0

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar me titull: “Për 10 qershorin e vitit 1979”,  

“Kujtime nga jeta si student dhe ekskursionin në Shqipëri” publikuar më 10 e 11 Qershor 2023  

Nga Ditari im (Pjesa e dytë)  

Rrugës nga Pogradeci, për në Tiranë, nuk ndalëm në Librazhd por në Elbasan ku hëngrëm darkë dhe përsëri vazhduam rrugën.  

Edhe pse kanë kalua 44 vjet, mundohem të mos i harroj e ti kap fijet e lamshit por pa i këputë pejtë për ngjarjet e qershorit të vitit 1979. Ditari, bashkë me disa fletore me shënime që i mbaja dhe i shënoja ngjarjet e rëndësishme, me shumë revizta (”Drita”, ”Shqipëria e re”, ”Nëntori”, libra, fotografi e materiale tjera, mu kanë zhdukur e nuk kam shpresë se do ti gjej ndonjëherë, më 1981 ndërsa ato që më kishin mbetur, më 1999, kur kallet *) Kosova, edhe ato pakë letra e shënime, libra, revista e dokumente tjera, pasaportën që isha në Shqipëri, mu dogjën *) në Mihaliq, katund në Vushtrri e në Turjakë  

Si e pash atëherë Shqipërinë dhe qysh ishte në të vërtetë ajo ? 

Lajmin se kanë ardhur vizat e mësuam jo më shumë se 1 javë, 10 dtë përpara se të niseshim 

Kishim kohë sa për me i marrë teshat me mbush çantën me robat e trupit dhe higjenën personala. Dinë Haxhisë, një kusheri nga Turjaka ia mora hua 100 marka e Rasim Brahimit, djalit të Asllan Pagarushës nga Damaneku ia mora setrën *).   

-O Sinan, për Shqipëri, jo setrën time që e kam vesh qe dy vjet po edhe arën e shes nëse ke nevojë e ta blej një setër tjetër të re, vetëm shko e udha e marë të koft.  

Në Prishtinë e qova setrën në pastrim kimik dhe e pastrova dhe pasi mora gjërat më të nevojshme, u nisa herët në mëngjes nga Konvikti nr 3. Xhevati më përcolli dhe nga mëngjesi i 10-të qershorit kam dy fotografi, një në Ulpianë duke ecur me çantë në dorë, vetëm dhe tjetrën, me studentë të gjeneratës, para fakultetit filozofik 

Nuk na pritej që të shkojmë në Shqipëri. Akrepat e orës më dukej se ishin ndalur e nuk ecnin, derisa sa ta kalojmë Strugën dhe Drinin e Zi. Autobusi ngjitej një kodre jo të të lartë që ishim afrua kufirit, Liqenin të Ohrit në të dy anët e kufirit Drinin i kishim lënë mbrapa, bashkë me qytetine Strugës, qytetin e Mbrëmjeve të Poezizsë e, lundërzat me peshkatarë këtheheshin nga gjahu i natës. Kjo ma kujtonte Poradecin, vjershat për liqenin, për barkat e për Malin e Thatë. 

Në Shqipëri, qershor 1979

Kur hymë në Shqipëri 

Propaganda që përhapte nëpërmes valëve Radio Tirana e shkrimet e Zëri të Popullit, ishin aq të fuqishme sa popullsia brenda Shqipërisë, nuk e besoj se i besonte por shqiptarët jashtë atdheut kijuan përshtypjen se varfëria, skllavëria, shtypja nuk ka vend në vendin e shqiponjave, ka marrë fund varfëria në Shqipëri qysh kur hynë partizanët në qytetin e Tiranës, më 17 nëntor 1944. Nuk ka më varfëri as shtypje sepse, varfërisë ia kishte zënë vendin ”Diktatura e proletariatit” me ”popullin në këmbë e partinë në ballë”, parulla të kohës që i shihje kudo, në male e ara, në fabrika e uzina, nuk kishte më shtypje e shtypës, shfrytëzues e sundimtarë. Ne i besuam asaj që thuhej në Radio Tiranën e shkruhej në Zërin e Popullit, që s`ishte tjetër pos si një vesë e mengjesit që e kishte mbulua Shqipërinë sikur mjegulla e Bunës Rozafatin por që ajo mjegullnajë nuk u largua nga Shqipëria për afro 50 vjet.  

Kjo u vërejt më së miri në vizitën që i bëmë Shqipërisë, ne studentë shqiptarë të UP-së më 1979. 

Unë nuk kam të drejtë të flas për përshtypjet e të tjerëve por do të shkruaj vetëm ato që unë i pash e njerëzit që i takova. 

Vizitat dhe takimet  

Pas Pogradecit, vazhduam rrugës së vjetër, një xhade *) që më shumë i ngjante rrugëve që lidhnin Rahovecin me Malishevën, Kijevën, Orllatin e Duhlën në Kosovë, se sa rrugët kryesore që lidhin qytetet, Shkupin, Tetovën e Strugën me Pagradecin, Elbasanin e Tiranën dhe shtetin e Maqedonisë me Shqipërinë. Ishte një rrugë e ngushtë gjarpërore me asfalt të prishur e gropa të shumta. Por edhe s`kishte makina. Rrallë mund të shihej ndonjë autobus, traktor ose makinë ushtarake. 

Në të dy anët e rrugës shiheshin kooperativistet me flamuj brigade të ngulur në ara, me veglat e punës në duar, shat, drapër e … që prashitnin grurin, çudia e Zotit në grupe të mëdha e të vogla. Ato gra, nuk ishin më gra por vegla pune që vetëm flasim ndërsa jo edhe femra. Ne ishim ulur në autobusin turistik që mbrapa lente zhurmën e tymin, dhe e kishim mbushur barkun me ushqim të shishëm, e i përshëndesnim të gjorat gra me grushtin përpjetë. 

Si e kanë ndier ato gra vehtën kur ne i kemi përshëndetur me grushti e Pavel Vllasovit ? 

Me siguri keq sepse përshëndetja me grusht, iu ka dalë për hune. 

Gratë e ngrata kanë qenë të detyruara të punojnë err e terr e dielli iu ka djegur lëkurën sikur të ishin lëkura bulli e jo femra, gra e vajza. Punonin si të burgosura e qendra tjera internimi që vetëm mund ti lexoje në librat e shkrimtarëve disidentë e filmat për krimet e komunizmit kundër njerëzimit por jo edhe në jetë. Por për çudi dhe tash më vie ianti pse ne iu gëzoheshim vuajtjeve të tyre.  

Ato gra që iu kishte mbetur vetëm hieja, punonin pa guxua as kryet me e qu. Ato janë gra që i kishte kalit partia, janë veprat e PPSH-së dhe Enver Hoxhës që as sot e gjithë ditën nuk harrohën. E ato gra kishin harrua pse kanë lindur, për dashuri e punë apo punë të detyrueshme e mjerim.   

 

Me Ismail Kadarene, qershor 1979, Tiranë

Vizitat tona në qytetet shqiptare dhe takimet me personaleitet kulmore të letërisë. 

Çdo vizitë deri në detaje në Shqipëri ishte e planifikuara dhe ato përcilleshin nga puntorët e sigurimit shtetëror shqiptar.  

Ne edhe pse ishim mysafirë të Universitetit të Tiranës, na shoqëronte vetëm një asistent e një grua ”sistente” që nuk dihej se a punonin në universistet a jo dhe dy puntor të sigurimit. Njëri e kishte emrinë Dedë. 

Sjelljet e tyre vëreheshin kudo. Ishin sjellje policës, artificiale dhe me plote gojën, lavde për Partinë e Punës dhe shokun Enver, tjetër nuk dinin. 

Asnjë institucion shkollor e shkencor nuk e vizituam. Në Fakultetin Filologjik që pritëm se do të na presin studentë e profesorë, kjo nuk ndodhi. Na pritën 2, 3 profesorë të panjohur për neve dhe për shkencën albanologjike.  

Në pyetjen tonë: 

-Ku janë studentët e letërsisë e të gjuhës, përgjigja ishte qesharake: 

-Janë në pushime vjetore dhe nuk e kanë «ditur», ishte përgjigja e tyre. 

Në qytetin e Fierit, në një kafe që i ngjante më shumë mejhaneve turke, «rastësisht» e gjetëm poetin dhe Kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Dritëro Agollin. 

Në Ulpianë, Prishtinë. Qershor 1979

Nuk ka dyshim se u gëzuam. 

Unë u ula afër Dritëroit dhe pas përshëndetjes iu drejtove Agollit: 

-Shoku Dritëro, çka doni me pi? 

-Kam pirë 12 kafe e 12 gota raki, tha ai. 

-Do të pish edhe një kafe dhe një gotë me raki, ngula këmbë unë dhe filluam bisedën për poezinë, për gruan, për tokën e për rakinë e fortë e specin e sertë. 

Biseda me Agollin ishte e sinqertë dhe shumë e lirë. Ai fliste sikur të ishte rritur e jetuar në katundet tona. Pinte duhan ”Partizan” e ne e dëgjonim. Kishim mbyllur gojët e i kishim hapur sytë e veshët. 

Për më shumë, për takimin dhe bisedën me Agollin, do të shkruaj ndonjëherë tjetër. 

Në shtepinë e Lidhjës së Shkrimtarëve në Tiranë, na pritën Ismail Kadare dhe Shefqet Musarai, një takim i planifikuar. 

Të dytë folën për poezinë, prozën, romanin shqiptar gjatë kohës së luftës (”Para agimit” …) dhe poezinë e sotme (Kadareja, poemat ”Përse mendohen këto male”, romanin ”Gjenerali … ”etj.)  

Në fund, përveç debatit, pyetje e përgjigjeve, bëmë edhe disa fotografi me Kadarenë. Me Sh. Musarain, nuk më kujtohët se a kemi bërë por ndoshta, dikush nga ish studentët e Prishtinës ka ndonjë fotografi edhe me Musarain, një burrë thatanik si Nezir Cufa i Turjakës, kusheri imi, bujk i njohur që bereqtin ia merrte arave me zor.   

Në Tiranë, në hotelin “Arbëria”, tash Ministria e Drejtësisë, aty ku u vvendosëm erdhën shumë burra e gra, familjarë, të cilët ishin ndarë padrejtësisht, të gjithë shqiptarë nga Kosova që kishin ikur nga Kosova nga zullumi serbe dhe kërkonin a mos është dikush nga ai katund që ata kishin ardhur. Dëshironin të merrnin vesh më shumë për njerëzit e tyre, të parët e për tokën që e kishin lënë batall. 

Mua më thirri recepcionisti i hotelit. Të kërkojnë vëllezërit kosovarë. Dola në teracë dhe pash se disa që kishin ardhur e më kërkonin, drejtuan sytë nga unë. Ishte Sylejman Krasniqi *, nuk e njihja pos që e dija se është romansier që shkruan me tema historike, për Kosovën. Ishte edhe Myzafer Xhaxhiu*), profesor fakulteti. Profesor Xhaxhiut, edhe tash nuk e di se kush i kishte tregua që unë kam temë diplome në fakultet “Poemat për fëmijë të Ismaik Kadaresë”. Ai kishte pasur një studim, ese në revistën “Drita” apo në “Nentori” dhe ma dorëzoi në dorë revistë me eseun për veprën e Kadaresë. Nuk besoj se ka ndejtur ai me pi një kafe me mua por nderin dhe respektin e profesor Xhaxhiut, nuk e harroj. 

Pastaj në radhe më priste Syla, Sylejman Krasniqi, i ikur në fund të viteve 1950.-ta, nga një fshat i komunës së Rahovecit, prej nga vija edhe unë. 

Baca Sylë kishte ardhur me gruan, një drenicake, vajzën e vogë, Albanën, tash e martuar për ish ambasadorin e Kosovës në Zvicërr, me mbiemrin Mala. Baca Sylë e kishte marrë edhe djalin e vogël, Sokolin.  Më vonë, Albana më ka thënë se iu ka lindur edhe 1 vëlla. 

Baca Sylë nguli këmbë që unë të shkoja te ai, në banesë që nuk ishte larg hotelit, Pranova. Shkuam këmbë. Rrugës dhe në banesë me tregoi se nëna kur kishte ardhur, pas një kohe i kishte vdekur por dëshira e saj kishte qenë që ai të martohej me një vajzë shqiptare nga Kosova e pastaj, e lumtur kishte vdekur. 

Disa nga librat që i kishin mbetur, baca Sylë mi dha mua “Qiellin e përflakur” e “Toka të nëndheshme”, sepse më tha baca Sylë, nëna kushdo që vinte mysafir nga Kosova, ia falte librat.  

Edhe për bacën Sylë kam shkruajtur e do të shkruaj përsëri por kësaj radhe do të tregoj vetëm disa porosi e amanete të bacës Sylë që mi ka dhënë dhe unë ia kam krye. 

Baca Sylë, kështu i thoja unë, më tregoi se pas shumë vitesh, nënes iu kishte lejua leja e qëndrimit në Shqipëri. Kur ajo erdhi, nuk kisha banesë timen. Banoja si mos më keq por më vonë me punë vullnetare, banorët e lagjës e ndërtuam një pallat dhe unë isha njëri nga ta që mora banesë, aty ku unë shkova dhe rrija, si mysafir. 

Nuk mbaj shumë mend se si ishte banesa, a ishte e mobiluar mirë, a kishte bibliotekë të pasur sepse malli që kishim për Shqipërinë, asgjë të ligë e të keqe nuk e shihnim. Më kujtohet se televizor bardhë e zi, kishte. Kishte edhe një makinë shkrimi. 

-Unë, doja të fejohesha me një vajzë të një nga personaliteteve më të njohura të shkencës në Shqipëri, tregonte baca Sylë por nëna më tha: 

-Djali jem pash gjinin që ta kam dhânë, mos u marto me qika t`Shypnisë por merre gruen nga Kosova. 

Gjatë bisedës që kam pasur me vonë me Albanën, vajzën e bacës Sylë i kam tregua disa nga ngjarjet që mi ka thënë baca Sylë, kur ishte ushtar në Suboticë të Vojvodinës, për dashurinë që kishte pasur ai, me një maxharre (hungareze), kur ndahet nga grueja që baba e kishte martua, në Hoç të Rahovecit. I kishte tregua se nuk don të jetoj në Kosovë dhe nuk don të ketë fëmijë …  

Dhe fati deshti e ata nuk kishin fëmijë, pasi baca Sylë kishte vendosur me ni mene, me ikur në Shqipëri … dhe për një lidhje dashurie që kishte pasur me një vajzë nga Shqipëria, para se të martohet, i pata tregua Albanës, edhe pse ajo nuk ma tha, nuk i erdhi mirë sepse më nuk më shkruajti.   

Ajo ma dërgoi me postë librin autobiografik të bacës Sylë por bashkë me librin që më humbi, më humbi edhe adresa e numri i telefonit i Albanës. 

Baca Sylë më porositi që kur të këthehem nga Shqipëria në Kosovë, të shkoj në katundin Studençan, te motra e vogël, emrin ia kam harrua por, tha ai, ajo është e martuar për Hajdar Gashin dhe nëse pyetni sigurisht se iu tregojnë ku e ka shtëpinë. 

Amanetin e kam krye. Kur kam ardhur në Kosovë, diku në fund të muajit korrik ose fillim të muajit gusht kam shkua këmbë nëpër bjeshkët e Turjakës deri në Zatriq, 3 orë, në katundin e gjyshërve të mi. Në Zatriq kam hëngër drekë te Isuf Nushi, pulë, pite e sugjuk shtëpie. Xilaja, gruaja e Isufit, qika e Sylë Hajrullahit nga Rudi, ishte aq e shpejtë dhe e zonja, sa me hy në zjarr, nuk kallej. Ende pa i pi kafet erdhi me sofër Xilaja. Buka ishte gati. Pas hëngrëm bukë e dhe e shikova e u shmalla me Zatriqin, Isufi më përcjelli deri afër Drenofcit, sepse atje doja të shkoja te djemtë e Hasan Makshanës. Rruga nga Zatriqi ishte një tatpjetë që duhej pasur kujdes kah ecja, duke u kapur për shkoza e drunj frashëri se mund të rrotulloheshe si top. Per me zbrit nga Zatriqi, në Drenofc nuk bënte me shumë se 20 min ndërsa nga Drenofci për me ardhur në Zatrqiq, së pakut 2 orë këmbë ose me kalë. Rrugë nuk kshte pos rrugë dhive e dhenëve. Në Drenofc, të nesrëmen bashkë Skënder Gashin dhe Fetah Beisishën kemi në Rahovec. Aty kemi fjetur të Isuf Kafexhiu, ish përkthyes në Gjykatën Komunale, shok shkolle me Featahun e ai, të nesërmen me makinën e tij ka ardhur me ne te Hajdar Gashi, në Studençan.  

Edhe për këto, shkurt kam folur. 

Një tjetër ngjarje interesante që ma tregua baca Sylë, po tregoj, pjesë nga ngjarja. 

Sylejman Krasniqi ka kur nga Kosova, më 1958. Në Kosovë kishte lënë nënen plakë dhe 3 motra. Më vonë ka shkruajtur një libër me titull “Tri motra, tri histori” që iu kushtohet tri motrave, libër që nuk e kam pasur, pra nuk e kam lexua. 

Motra që shkuam te ajo, unë Fetahu, Skënderi dhe na voziti Isuf Kafexhiu, më kishte tregua baca Sylë se kur erdhi nëna në Shqipëri, dyert e oborrrit të shtëpisë u mbyllën. Oxhaku nuk tymonte e motrat më nuk kish kush shkonte me i marrë. Mërzia e malli ishte i madh. 

Motra e vogël, kishte vendosur me e shitur një arë në marrëveshje edhe me dy motrat tjera dhe paratë e tokës së shitur me ia dërgua bacës Sylë në Shqipëri. Kur e kishte marrë vizën për me shkua te vëllai në Shqipëri, 15.000 marka i kishte mëshehur… dhe ia kishte dhënë në dorë vëllait. Kështu na tha edhe motra e vogël, kur e vizituam në Studençan.   

Përveç me Muzafer Xhaxiun, Sylejman Krasniqin, Agim Gjakovën, Adem Istrefin, sportistë, aktorë e të tjerë, një natë erdhi edhe Hysen HasanTahiraj nga Belegi Deçanit që kishte ikur në Shqipëri e tash jetonte në Lushnjë . 

Ai erdhi bashkë me gruan, Vasilikën, vajzën, Leonorën dhe djalin Agimin për me e pa Imetin që babëgjyshat i kishin våellezër. Gjithë natën nuk fjetëm duke bisedua në dhomën e hotelit, ku unë isha me Ismet Tahirajn.  

Ulpianë, Prishtinë, 10 qershor 1979

*) XHADE f. 

  1. bised. Rrugë e gjerë zakonisht e shtruar (jashtë qendrave të banuara), ku kalojnë mjetet dhe njerëzit; rrugë për automjete. Xhade e gjatë (e gjerë). Xhadeja e vjetër (e re). Xhade e shtruar.
  2. përd. mb. edhe fig. I shtruar, i rrafshët, i sheshtë që nuk ka pengesa a vështirësi, shesh me lule. E bënë fare xhade. E ka rrugën xhade. Jeta nuk është xhade. fj.u.

*) KALL II kal. krahin. 

Ndez. Kalli zjarrin (cigaren, eshkën). Kalle një! ndize një cigare! 

* I kalli (i dha) barut shih te JAP.  

*) DJEG kal. 

  1. I vë zjarrin diçkaje a e hedh në zjarr dhe e bëj shkrumb e hi, e shkatërroj, e asgjësoj a e prish në zjarr; e dëmtoj diçka me zjarr a me një send shumë të nxehtë, e shkrumboj. Djeg drutë (barin, kashtën). I dogjën shtëpinë. Djeg me benzinë. Djeg në zjarr (në flakë). E dogji fare. I dogjën kufomat. Dogji flokët (vetullat). Dogji këmishën (fustanin, pantallonat). E dogji rrobën me hekur. …

*) SETËR f. 

Xhaketë burrash; xhaketë prej cohe të trashë a prej shajaku. Setër prej leshi (prej pambuku). Me setër krahëve.    

*) Shevqet Musaraj (Matogjin, 27 prill 1914 – Tiranë, 28 korrik 1983) ka qenë poet, satirik, tregimtarm romansier dhe partizan shqiptar.  

*) Sulejman Krasniqi (Hoçë e Vogël, 7 dhjetor 1937 – Tiranë, 16 korrik 2011) ka qenë shkrimtar dhe arsimtar shqiptar. 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Sulejman_Krasniqi  

*) Muzafer Xhaxhiu (Gjirokastër, 15 maj 1921 – 28 janar 2012) ka qenë studjues, shkrimtar dhe përkthyes shqiptar. 

Biografia 

I diplomuar në Beograd dhe në Moskë, për letërsinë klasike greke dhe latine, jeta e tij i është kushtuar gjithmonë klasikëve të mëdhenj të njerëzimit. Shkrimet e para letrare të profesorit kanë të sigluar vitin 1939. Veprimtaria krijuese është e shtrirë në atë shkencore, letrare, në përkthime etj. Si studiues profesor Xhaxhiu do të punonte për etnogjenezën e shqiptarëve, si pasardhës të pellazgëve dhe ilirëve. Krijimtaria letrare e tij përmendet që nga “Lirikat” në vitin 1957 dhe deri në “Këngët e Mjellmës”, botim i vitit 1999. Ndërsa, dy nga veprat e tij më të spikatura janë “Letërsia antike greke” dhe “Letërsia romake”. Muzafer Xhaxhiu mbante titullin “Mjeshtër i Madh” dekoruar nga Presidenti i Republikës për punën e tij afro shtatëdhjetëvjeçare dhe kontributin e çmuar për letërsinë dhe fjalën shqipe.  

*) Agim Gjakova (Gjakovë, 11 korrik 1935) është shkrimtar shqiptar autor i 32 librave, 22 romane dhe 10 përmbledhje poetike.  

*) Adem Istrefi, lindi me 14.3.1942 në fshatin Strellc i Epërm të Pejës. Në moshën 14-vjeçare u largua nga vendlindja për në Shqipëri (1956). Studimet e larta i kreu ne Universitetin e Tiranës (dega Gjuhë e Letërsi shqipe). Ndër të tjera ka punuar edhe si redaktor në revistën “Nëntori “.  

“A dini me folur shqip?” , në vazhdimin tjetër  

Vazhdon  

Malmö, 12 qershor 2023 

sinankastrati09@hotmail.com 

Presidentja: Sot shënojmë përvjetorin e një prej ditëve të rëndësishme në historinë e kombit tonë

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe me kryeministrin Albin Kurti, për nder të 12 qershorit – Ditës së Çlirimit, kanë bërë homazhe te varri i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, te varri i veprimtarit Adem Demaçi si dhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Liderët institucional, gjithashtu kanë bërë nderime edhe tek Pllaka Përkujtimore për ushtarët e NATO-s.

Presidentja Osmani ka thënë se sot shënojmë përvjetorin e një prej ditëve të rëndësishme në historinë e kombit tonë, një prej ditëve më të rëndësishme në historinë e Republikës së Kosovës.

“Sot shënojmë përvjetorin e një prej ditëve të rëndësishme në historinë e kombit tonë, një prej ditëve më të rëndësishme në historinë e Republikës së Kosovës, ditën kur shteti ynë u çlirua, pas një lufte, e cila rezultoi me gjenocid ndaj një populli të pafajshëm, popullit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani ka thënë se sot nderuam ata që i vënë themelet e forta të shtetit që e gëzojmë sot.

“Në mëngjes ne sot nderuam vizionarët e shtetit tonë, nderuam dëshmorët e shtetit tonë, nderuam ata që i vënë themelet e forta të shtetit që e gëzojmë sot, dhe tani këtu nderojmë ushtarët e NATO-s, ata që nga 10 qershori e tutje hynë në Republikën e Kosovës për t’ia dhënë vulën çlirimit të vendit tonë”, ka theksuar Presidentja.

Më tej, Presidentja Osmani ka thënë se jemi mirënjohës përherë për të gjithë ata që vendosën themelet e shtetit tonë.

“Jemi mirënjohës përherë dhe e përsërisim këtë mirënjohje në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, siç e thash për vizionarët e shtetit, për Presidentin Rugova, gjithë aktivistët që dhanë gjithçka që të vendosen këto themele, për komandantin legjendar Adem Jashari dhe gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që vënë jetën e tyre në rrezik, dhanë jetën e tyre për lirinë tonë. Por, edhe mirënjohje e përjetshme për të gjithë miqtë tanë, të cilët na ndihmuan që lirinë, pavarësinë dhe demokracinë ta kemi realitet të cilin sot e gëzojnë të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka theksuar Presidentja.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

Në kombëtaren e futbollit të Zvicrës, edhe Uran Bislimi

0

Murat Yakin, dikur lojtar i kombëtares së Zvicrës, e tani përzgjedhës i saj në listën e lojtarëve, që do të përballën më 16 qershor dhe 19 qershor 2023, kundër Andorës, gjegjësisht Rumanisë, në kuadër të garave kualifikuese “EURO 2024” që mbahen në Gjermani e ka përfshirë edhe mesfushorin e FC. Lugano, Uran Bislimi.

Bislimi karrierën prej futbollisti e ka filluar në  skuadrën juniore të FC. Basel të Zvicrës.

Konkurrenca e madhe në ekipin e parë të FC Basel, kampion i shumëfishtë i Zvicrës, e detyron Bislimin, që në vitin 2019, të kaloj në radhët e FC Schaffhausen, anëtar i të ashtuquajturës Challenge League të Zvicrës.

Ai në këtë ekip si lojtar i repartit të sulmit do t’i luajë 84 ndeshje. Bislimi në  petkun e FC Schaffhausen, shënon 6 gola.

Forma e mirë dhe demonstrimi i lojërave të shkëlqyera bëjnë që kah Bislimi, busullën ta orientojnë skuadra të shumta të Super Ligës së Zvicrës.

Më  20 korrik të vitit 2022,Uran Bislimi  nga FC Schaffhausen,kalon në skuadrën tiçineze FC. Lugano, anëtare e elitës së futbollit zviceran.

Urani 24 vjeç, shtatgjatë dhe driblues i mrekullueshëm edhe në FC. Lugano, do të jetë njëri nga sulmuesit më të mirë.

Së bashku me Uran Bislimin në këtë skuadër të Zvicrës, italishtfolëse, luajnë edhe Amir Shaipi (portier) Albian Hajdari dhe Kreshnik Hajrizi, mbrojtës.

Bislimin kësaj radhe me lojtarët më të mirë të kombëtares së Zvicrës, e ka tubuar një lëndim i papritur dhe goxha serioz, i lojtarit me origjinë kameruneze Breel Embolo.

Derisa në kontingjentin e lojtarëve të kombëtares zvicerane gjenden edhe Haris Seferoviq, Renato Steffen dhe Noah  Okafor, nuk mund të prognozojmë se a do të jetë apo jo nga fillimi i ndeshjeve në 11-shin, e parë edhe Uran Bislimi.

Rreth kësaj vendos kryetrajneri i Zvicrës, Murat Yakin, me ndihmësit e tij Vincent Cavin. Sidoqoftë evoluimi dhe progresi kaq i shpejtë i Bislimit është për t’u admiruar !

Dita e Lirisë së Kosovës – 12 Qershori 1999, festohet 24 vjetori 

0

 -Në 12 Qershor 1999 – Ditën e Lirisë  së Kosovës raportoja drejtpërdrejë nga kolona e tankeve të para të NATO-s që prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës hynin në Kosovë, duke filluar nga ora 05 e 17 minuta të përcjella nga helikopterët Apaçë/ 

 -Liria Kosovës po i vinte më pak se tre muaj pas 24 Marsit 1999 të fillimit të ndërhyrjes së aviacionit të NATO-s me bombardimin e pozicioneve të forcave kriminale serbe që bënin spastrim etnik, masakra e gjenocid kundër shqiptarëve/ 

-Viti 2005 – Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova për 12 Qershorin – Ditën e Lirisë: Dita më e madhe në historinë e re të Kosovës…/  

 

Nga Behlul Jashari , Prishtinë   

PRISHTINË, Qershor  2023/ Kosova feston Ditën e Lirisë dhe Paqes – 12 Qershorin. 

Para 24 viteve Kosovës nisi t’i ndodhte liria dhe paqja: Ishte ora 05 e 17 minuta e mëngjesit në 12 Qershorin historik 1999, kur prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tanket e para të NATO-s të përcjella nga helikopterët Apaçë nisën të hynin në Kosovë, kalonin kufirin nga Maqedonia në Bllacë-Han të Elezit. Lajmin e madh për gjithë shqiptarët e botën e raportoja drejt Tiranës për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe Radio Televizionin Shqiptar nga kolona e tankeve të para të focës ushtarake më të madhe planetare, e cila të nesërmen merrte në kontroll edhe kryeqytetin, Prishtinën, ndërsa  duke kaluar kufirin nga Shqipëria nëpër Morin-Vërmicë shkonte edhe drejt Prizrenit… 

 Uturima e fortë e helikopterëve Apaçë dhe e kolonës së gjatë të tankeve të NATO-s, që hyri në Kosovë në mëngjesin e hershëm të 12 Qershorit 1999 nuk kishte kend ta zgjonte në qytezën kosovare Hani i Elezit, mu në pikën e kufirit me Maqedoninë. Forca më e madhe e botës, NATO, kalonte nëpër qytezën fantazmë, të mbetur pa banorët e dëbuar, të boshatisur nga jeta, të djegur e bërë shkrum nga gjenocidi e spastrimi etnik i forcave okupatore të Serbisë mbi popullin shqiptar të Kosovës. 

Me përshkrimin e kësaj pamje të tmerrshme të Kosovës së mbetur pa njerëzit e saj, por edhe me gëzimin më të madh se në atë mëngjes plot shkërqim të diellit që po lindëte kishte ardhë ajo dita e ora e madhe e ëndërrave – Dita e Lirisë së Kosovës, po vazhdoja të japë me telefon raportin e nisur në orën 05 e 17 minuta, me kryelajmin më të madh në botë:  “Taknet e para të NATO-s hynë në Kosovë, në këtë orë të lume, në këtë mëngjes të 12 Qershorit 1999, në këtë ditë të madhe historike për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët…” 

Më shumë se lajm ishte një shpërthim ndjenjash, që në reportazhin e asaj dite mundohesha t’i tregojë edhe me këto fjalë: “Çlirimi i Kosovës nuk është ëndërr, është më shumë se gëzim, po ndodhë…” 

Me një ndjenjë krenarie erdhën pastaj pëshëndetjet për NATO-n në Kosovë nga një grup i luftëtarëve të lirisë, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili doli të presë e përshëndes forcen aleate. Ishin me uniformat dhe simbolet e ushtrisë me shqipnjën dykrenare, e të paarmatosur. 

Uniforma të tjera dhe ushtarë të tjerë nën armë, pjesëtarë të forcave serbe, u gjetën ca më vonë në një tunel, tek në ikje minonin për t’ia mbyllë rrugën NATO-s. Ata u çarmatosën dhe u detyruan vet t’i heqin minat, dhe marshi i NATO-s vazhdoi pas një ndalje e vonese te tuneli. 

Një ndalje e gjatë e kolonës, më se katër orë, ishte te Ura e Kashanit mbi lumen Lepenc në Grykën e Kaçanikut. Njësitet britanike të xhenios, ushtarë nga Nepali dhe Anglia , brenda asaj kohe zhvilluan operacionin për mënjanimin e rreziqeve të mundshme nga minat dhe për t’u siguruar se mbi urë do të mund të kalojnë tanket dhe makineritë e tjera të renda luftarake. Testimi i urës u bë edhe me zbarkimin e helikopterëve mbi të, fillimisht helikopterë më të lehtë e në numër më të vogël, e pastaj githënjë e më të rëndë e në numër më të madh… 

Forhåndsvisning av bilde

Kishte kaluar ora 15 e pasditës dhe ura po kalohej… 

 Kishte edhe rreziqe e pengesa të tjera në terrene të luftës së sapopërfunduar. “Asnjë hap jashtë asfalti”, ishte urdhëri për gazetarët që ishim në kolonën e NATO-s. Mina të vendosura nga forcat serbe mund të kishte kudo. 

Në Grykën e Kaçanikut forcat serbe kishin lënë prapa edhe shumë grafite në faqe shkëmbinjësh. Për grafitin serb “Kosova është zemra e Serbisë” si një antigrafit ishte komenti i  një gazetari: “E si mund të jetë zemra jashtë trupit?!”. “Serbia deri në Durrës” ishte një nga grafitet që shkonin në të pamundurën e edhe shumë më larg: “Serbia deri në Tokio”,  “Serbia deri në Sidnei”, që pretendonin se edhe Japonia dhe Australia qenkan Serbi. Gazetarët nga gjithë bota, me të cilët në kolonën e tankeve të para të NATO-s në Kosovë isha bashkë me korrespondentin nga Shkupi të gazetës shqiptare tradicionale të Kosovës Rilindja, Bedri Sadiku, ato grafite i shikonin si një çmenduri serbe dhe qeshnin, fotografonin, filmonin, raportonin… 

Forhåndsvisning av bilde

Për të hyrë me NATO-n në Kosovë “të akredituar deri natën e 11/12 Qershorit,  diku pas mesnate,  ishin më shumë se 1500 gazetarë nga gjithë bota”, ka shkruar Bedriu në gazetën historike Rilindja, për të cilën ka shkruar-raportuar e fotografuar në 12 Qershor 1999, kur kishim fatin historik të hyjmë në Kosovë me NATO-n që sillte lirinë… 

Përtej grafiteve të përçudshme serbe, si një përgjigje dhe realitet se çka është Kosova u shfaq imazhi i Flamurit Kombëtar Shqiptar i ngritur si fluturim shqiponje dykrenare e si në majën më të lartë të festimeve në gjithë botën në qytetin e Kaçanikut, ku në 7 Shtator 1990 ishte shpallur Republika e Kosovës dhe miratuar Kushtetuta e saj në një mbledhje historike të Kuvendit të Kosovës, në kushte të rënda dhe plot rreziqe okupimi, e që pasonte Deklaratën Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës të 2 Korrikut 1990 të miratuar para dyerve të mbyllura të ndërtesës së Kuvendit kosovar në Prishtinë nën shtetrrethim edhe me tanke e snajperë të forcave okupatore të Serbisë. 

 Një pjesë e forcave të NATO-s u ndal në Kaçanik, ndërsa kolona vazhdoi rrugën drejt Fushës së Pajtimit dhe qytetit të Ferizajt, në orët e pasditës… 

 Ora 16. Mbi qytetin e Ferizajt shiheshin re tymi. Për të pritur e përshendetur NATO-n me lulet që i vënin mbi tanke e shtronin rrugën, dhe me brohoritjet “NATO, NATO”, “Kosova, Kosova”, “NATO-Kosova e Lirë”, kishin dalë ata pak banorë shqiptarë që kishin mbetur në Ferizaj. Ata kishin dalë përkundër kërcënimeve e shumë rreziqeve se ende forcat serbe nuk kishin ikur. “Forcat serbe edhe sot po e djegin Ferizajn, duan ta djegin të tërin në largim e sipër”, tregonin banorët shqiptarë. 

Forhåndsvisning av bilde

 Në një cep të rrugës ishin ndalur ushtarakë të NATO-s dhe fëmijëve u shpërndanin bombone - ëmbëlsira. Fëmijtë ishin tërë gëzim. Një vajzë 10-vjeçare, shumë smpatike, po shtrëngonte ëmbëlsirën në grusht te zemra dhe thërriste shumë e lumtur: “Do ta ruaj tërë jetën për kujtim”. Për ta ruajtur, veç një herë e afroi te buzët bombonin ajo vajzë që muaj të tërë as s’kishte parë ëmbëlsira e kishte vujtur edhe nga uria në mungesë të bukës. Vajza tregonte se ajo është Shega Asllani dhe se është nxënëse shembullore e klasës së katërt të tetëvjeçares. Një e afërme e saj, Bardha Asllani, me gazetarët spanjollë fliste spanisht, ndërsa për të shprehur falenderimin e madh të gjithë fëmijët përreth brohorisinin për Solanën, atëherë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, për Presidentin Amerikan Clinton, Kryeministrin Britanik Bler… 

Forhåndsvisning av bilde

Pas ndonjë ore edhe fushat rreth Lipjanit u mbushen tanke të NATO-s, të cilat para mbrëmjes arrijnë deri afër Prishtinës, por hyrja në kryeqytet mbetet për të nesërmen… 

Me gazetarët që nuk u pritej u nisëm për në Prishtinë edhe pse rreziku ishte i madh para se të hynin forcat e NATO-s. Ishte edhe festë lajmi që e jepja drejt Tiranës se po hyja në Prishtinë dhe afër ishin forcat e NATO-s që do hynin… 

Po kthehesha në Prishtinë, para mbrëmjes së 12 Qershorit, duke kujtuar edhe largimin drejt kufirit jugor të Kosovës pasi në mbrëmjen e 24 Marsit 1999  në kushte të pamundshme të ndërprerjes së linjave telefonike dhe dritave, me lidhje satelitore që e mundësoi vëllai Demë Jashari nga Zvicëra, nga banesa plot edhe me refugjatë në qytetin në luftë e në shtetrrethim, derisa shkallëve të ndërtesës në lagjen Ulpiana dëgjoheshin rrapllimat e zërat e forcave serbe, kisha raportuar  nga Prishtina në Tiranë për goditjet e para të aviacionit të NATO-s e të nesërmën në mëngjes për “qytetin fantazmë” e masakrat e reja të forcave serbe në shtëpitë e shqiptarëve gjatë natës… 

Atë parambrëmje të 12 Qershorit 1999 në qendër të kryeqytetit, te Hotel Grandi, shihej se rreziku ishte edhe më i madh se që ishte paramenduar. Në të gjitha anët kishte të shtëna armësh. Kudo kishte policë, ushtarë, paramilitarë serbë, të gjithë të armatosur, shumë prej tyre edhe të dehur… 

 Edhe në atë situatë, mes shumë rreziqesh, po bëja një raportim edhe për gazetën Rilindja, e cila pas ndalimit nga forcat serbe në Kosovë vazhdonte të dalë në Zvicër, Shqipëri…Nuk dola fare nga automjeti që u ndal para hotelit, dolën vetëm gazetarët nga bota. 

 Paramilitarët serbë i ndoqën gazetarët ende pa hyrë në hotel, dhe nëpër një rrëbesh shiu që largoi njerëzit nga rruga po largoheshim me shpejtësi me automjetin ku ishim… 

Po ku të shkonim, ku ta kalonim natën, kur ende nuk mund të shkoja në banesën time ku kishin hyrë forcat serbe… 

Shkojmë drejt adresës së telefonatës së 6 Majit 1999 nga Prishtina, që u bë lajm…“Ai lajm na dha shpresë shpëtimi”, u shprehën me falënderim të ngujuarit atje, që na dhanë çelësin e një banese të boshatisur. 

Në lajmin e 6 Majit 1999, natyrisht, në rrethanat që ndodheshin të ngujuarit në Prishtinë, mes forcave kriminale, nuk përmenda burimin, telefonatën nga posta e re e Prishtinës që ishte bërë mes rreziqesh, po duke iu referuar “burimeve” tregova çka po ndodhëte, që “bota ta marrë vesh”. 

Forhåndsvisning av bilde

“Shqiptarët në Prishtinë – mburojë e gjallë”, ishte titulli i lajmit që kisha raportuar nga Kufiri jugor i Kosovës në 6 Maj 1999, ku theksoja: “Shumë banorë të Prishtinës po mbahen peng dhe
po përdoren nga serbët si mburojë e gjallë. Ata janë detyruar të qëndrojnë në shtëpitë dhe banesat pranë vendeve ku janë fshehur
armë dhe mjete të mekanizuara ushtarake si dhe nëper objekte që
mund të bombardohen nga NATO-ja”… 

Në kryeqytetin e Kosovës edhe gjatë gjithë natës së 12-13 Qershorit 1999 breshëritë e armëve serbe vazhdonin dhe plumbat qorr binin mbi kulmin e banesës së boshatisur, ku u strehuam. Nata e fundit e forcave serbe në Prishtinë ishte plot tmerre dhe ankthe, kishte shqiptarë të vranë në shtëpitë e tyre, edhe shumë djegie e plaçkitje. 

Në mëngjesin e 13 Qershorit 1999 qielli mbi Prishtinë mbulohej nga helikopterët e NATO-s, ndërsa kolona e tankeve dhe makinerive tjera ushtarake shihej tek zbriste nga kodrina e Veternikut dhe mbushte sheshet dhe rrugët e Prishtinës. “NATO po e merr kontrollin në Prishtinë dhe po detyron forcat serbe të largohen…” Lajmi që po raportoja për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë dhe drejtpërdrejtë i lidhur edhe me Radio Televizionin Shqiptar po shkonte nga Prishtina në Tiranë me telefonin me lidhje zvicerane satelitore, sepse lidhjet tjera telefonike ishin të pamundura. Telefonin që më mundësonte raportimet – lidhjet me Tiranën  ma kishin sjellë familjarë nga Zvicëra – djali Guri Jashari derisa isha në Maqedoni refugjat lufte.   

Në Prishtinën e shkatërruar ndihej erë shkrumi e shtëpive e obekteve tjera të djegura. Nga forcat serbe ishin djegur edhe selia e Zyrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe selia e Presidencës së Kosovës. Dyqanet dhe klubet të gjitha ishin të mbyllura dhe të plaçkitura. Hotel Grandi ishte i hapur, por ende jo për shqiptarët. Thuhej se bodrumet e hotelit ishin shndërruar në qendër turturash për shqiparët e rrëmbyer e të arrestuar nga forcat serbe. 

Vetëm edhe një lokal-klub tjetër i vogël përball hotelit ishte i hapur. Ai ishte i mbushur plot me njerëzit që pinin kafenë e parë në Prishtinën e lirë. Në Kosovë, edhe në Prishtinë, ku po ndodhte liria… 

Forhåndsvisning av bilde

Pas një nate që e përshkruaja “plot rreziqe dhe e tensionuar, me të shtëna të shumta armësh të serbëve dhe me provokacione kundër shqiptarëve dhe forcave paqësore”,  vazhdoja raportimet nga Prishtina: “Kosova qysh dje dhe sot është e lirë në shumë pjesë të saj. Kurrë nuk janë parë njerëz më të gëzuar se dje e sot me hyrjen triumfale të forcave të NATO-s në Kosovë dhe kryeqytetin e saj, Prishtinë. Në Prishtinë qysh sot, NATO po vendos kontrolle…” 

Pasditen e 13 Qershorit 1999, bashkë me korrespondentin e Zërit të Amerikës,  Isak Ramadani, e gazetarin tjetër nga Shkupi, Arben Ratkoceri, që erdhën në Prishtinë duke sjellë edhe numrin special të gazetës tradicionale kosovare Rilindja të botuar atje me raportimet për ngjarjen historike të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë,  kalova edhe një herë rrugën nga kishin hyrë forcat e para të NATO-s një ditë më parë. Edhe gazeta Rilindja, të cilën e shpërndanim në Kosovën që po çlirohej,  në ballinë kishte te kryetitulli orën që kisha raportuar: “Dje në orën 5.17 – Trupat e NATO-s hynë në Kosovë”. 

Forhåndsvisning av bilde

Edhe editoriali “Normandizimi i Kosovës dhe kapitullimi serb”, shkruar nga Blerim Reka, ishte i botuar në faqen e parë të gazetës Rilindja, me foto nga ngjarja historike e ndërhyrjes shpëtimtare të NATO-s, e ku shkruhej edhe: “Qeveria e përkohshme e Kosovës punon për kthimin e popullsisë.-Kryeministri Hashim Thaçi vizitoi Austrinë”.   

Dhe, vazhdoja raportimin: “Sot duket krejt e çliruar pjesa e Kosovës nga kufiri me Maqedoninë, përgjatë rrugës që të çon në Han të Elezit, Kaçanik, Ferizaj, Lipjan e deri në kryeqytet. Në Kaçanik, Han të Elezit dhe në lokalite të tjera takuam dhe ushtarë të UÇK-së që kthenin jetën dhe rregullin.
Flamuri shqiptar – flamuri i lirisë valonte në kulmin e ndërtesës 12-katëshe në qendër të qytetit të Kaçanikut, mbi kulmin e shkollës tetëvjeçare ‘Jusuf Gërvalla’ në fshatin Nikaj dhe lokalitete të tjera. 

Në vendkalimin kufitar në Bllacë ndërmjet Kosovës dhe Maqednisë sot nuk ka më flamuj serbë, të cilët janë hequr. Në kufi figurojnë marinsat amerikanë”. 

Në qytetin e Kaçanikut, në jug të Kosovës, ushtarët e Ushtirisë Çlirimtare të Kosovës ishin vendosur në ndërtesën e Stacionit të Policisë, prej nga kishin ikur forcat serbe… 

Kështu ishte 24 vite më parë… 

 Në Kosovë liria po vinte më pak se tre muaj pas 24 Marsit 1999 të fillimit të ndërhyrjes së aviacionit të NATO-s me bombardimin e pozicioneve të forcave kriminale serbe të kasapit të Ballkanit, Milosheviç, i cili përfundoi në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë. 

Lufta e përfunduar kishte bilanc tragjik të masakrave, spastrimit etnik e gjenocidit kundër shqiptarëve: Mëse 12 mijë të vrarë, mbi 6 mijë të zhdukur,  shumë prej tyre të groposur në varreza masive, edhe të fshehura në Serbi, e afër një milion të dëbuar – shumica  drejt Shqipërisë… 

Forhåndsvisning av bilde

Kosovës i vinte era tokë e djegur, ua kishin vënë flakën mëse 400  fshatrave e qyteteve, 120 mijë shtëpive të shqiptarëve… 

Lufta përfundoi me Marrëveshjen e Kumanovës, ndërmjet NATO-s dhe RFJ-së, që u nënshkrua në 9 Qershor e  hyri në fuqi në 11 Qershor 1999. 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s në atë kohë, Havijer Solana, në 10 Qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas të cilës në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete. 

Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian. Michael Jackson, gjeneral britanik, ishte komandanti i parë i forcës paqëruajtëse të NATO-s në Kosovë – KFOR. 

Ligji për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, i miratuar në Kuvend në 21 Maj 2008, i shpallur me Dekretin e Presidentit të Republikës të 15 Qershorit 2008, përcakton 12 Qershorin – Ditë të Paqes. 

Dekretimi i  këtij ligji si dhe i 40 ligjeve tjera të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet e ditës së 15 Qershorit 2008 të hyrjes në fuqi të Kushtetutës, e cila është miratuar nga Kuvendi  poashtu para 15 viteve në 9 Prill, më pak se dy maj pas 17 Shkurtit historik të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të njohur deri tani nga 117 shtete të botës anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara… 

  Forhåndsvisning av bilde

MIRËNJOHJE DHE FALËNDERIM PËRJETSHËM PËR MIRËPRITJEN E PËRKUJDESJEN VËLLAZËRORE SHQIPTARE PËR TË DËBUARIT NGA KOSOVA - REFUGJATË TË LUFTËS SË PËRFUNDUAR NË PRANVERËN E LIRISË TË VITIT 1999 

Si korrespondent në Prishtinë i Agjencisë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencisë Telegrafike Shqiptare nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë, në vitin 1999 të kohës së luftës, të dëbimit të mëse 1 milion shqiptarëve nga Kosova, për rreth dy muaj “selia” e raportimeve të mia ishte kufiri jugor i Kosovës, si dhe Tetova e fshati i afërt Dobrosht – shtëpia e familjes së Mesut Veselit, ku më parë kishin mbërritur njerëz të familjes sime të dëbuar nga forcat serbe… Raportoja edhe nga Shkupi e vende tjera në Maqedoni. 

 Akreditimi mu dha nga Ministria e Informatave e Maqedonisë të njëjtën ditë të kërkesës dërguar me telefax nga Agjencia Telegrafike Shqiptare në 5 Prill 1999. Ishte mëngjesi i ditës sime të parë refugjat jashtë kampit të Bllacës, ku pas qëndrimit disaditësh natën kisha kaluar kufirin… 

Mirënjohje dhe falënderim të përjetshëm për mirëpritjen e përkujdesjen vëllazërore shqiptare për të dëbuarit nga Kosova refugjatë të luftës së përfunduar në pranverën e lirisë të vitit 1999. 

  Forhåndsvisning av bilde

VITI 2005 – MESAZHI I FUNDIT I PRESIDENTIT HISTORIK DR. IBRAHIM RUGOVA PËR 12 QERSHORIN, DITËN E LIRISË SË KOSOVËS 

PRISHTINË, 12 Qershor 2005/ Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Lirisë të Kosovës, u ka drejtuar qytetarëve të Kosovës një mesazh urimi me këtë përmbajtje: 
Me rastin e 12 Qershorit, 6 vjetorit të Ditës së hyrjes të trupave të NATO-s në Kosovë, që është Ditë e Lirisë së vendit tonë, Ju shpreh urimet e mia të përzemërta. 
Dita e 12 Qershorit, pra Dita e Lirisë së Kosovës, është një ditë e madhe që e siguroi qenien tonë nacionale e njerëzore dhe të ardhmen më të lumtur për të gjithë ne. 
Në këtë Ditë feste, urime të përzemërta i shprehim Komandantit të KFOR it, Gjeneralit Iv dë Kermabon dhe ushtarëve të Tij. 
Njëherësh urime të sinqerta i shprehim UNMIK-ut dhe OSBE-së. 
Urime të sinqerta po ashtu u shprehim përfaqësive diplomatike në kryeqytetin e vendit tonë, në Prishtinë.
Dhashtë Zoti që 12 Qershorin e ardhshëm, Ditën e Lirisë, ta festojmë me njohjen formale të pavarësisë së Kosovës. 

 12 QERSHOR 2005 - PRESIDENTI RUGOVA: 12 QERSHORI MBETET DITA MË E MADHE NË HISTORINË E RE TË KOSOVËS 

PRISHTINË, 12 Qershor 2005/ Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova në mbrëmjen e 12 Qershorit 2005 në Prishtinë shtroi një darkë solemne për nder të Ditës së Lirisë – 6 vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë. Të ftuar ishin përfaqësues të lartë ndërkombëtarë dhe vendorë. 

Në këtë solemnitet Presidenti Rugova deklaroi se Kosova është e lirë falë ndihmës së NATO-s. Ai gjithashtu u shprehu mirënjohje popullit të Kosovës dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për përpjekjet e bërë për lirinë dhe pavarësinë. 

“Kjo do të jetë dita më e madhe në historinë e re të vendit tonë, sepse me të u kurorëzua liria e kombit tonë, që ishte ëndërr dhe përpjekje e shumë gjeneratave”, theksoi në fillim të fjalës së tij Presidenti Rugova. 

Duke folur për periudhën e pasluftës, Presdenti Rugova vlerësoi se gjatë këtyre gjashtë vjetëve Kosova ka pasur një progress të madh në të gjitha fushat e jetës, të cilin e ka arritur “me NATO/KFOR-in, që ka bërë dhe po bën sigurinë e Kosovës, si dhe bashkë me UNMIK-un e me OSBE-në në planin civil”. 

Ndërsa, duke folur për momentin aktual, ai tha se institucionet po punojnë në përmbushjen e standardeve prioritare dhe në vlerësimin e progresit, që do të krijonte mundësi për pavarësinë e vendit tonë simbas rrugës ndërkombëtare. 

“Por, siç e dini, unë insistoj në njohjen e drejtpërdrejtë të pavarësisë së Kosovës nga SHBA dhe BE sa më shpejtë. Kështu Kosova si vend i pavarur e demokratik është e vendosur për integrim në BE e në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA. Kjo do të qetësonte këtë pjesë të Europës e të botës dhe do të krijonte sigurinë e të ardhmes së të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ritheksoi edhe me këtë rast Presidenti Rugova. 

Në vazhdim të fjalës së tij, Presisdenti Rugova lavdëroi punën e paqeruajtësve në Kosovë, duke thënë se “NATO/KFOR-i për gjashtë vjet ka bërë një punë të shkëlqyer në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit për të gjithë qytetarët. Kështu KFOR-i mbetet forcë e dashur dhe e nderuar nga i gjithë populli i Kosovës”. 

Ai u shprehu mirënjohje ushtarëve të KFOR-it, që në kryrje të detyrave humbën jetën e tyre.
“Në këtë ditë i përkujtojmë të gjithë ata që ranë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. 

 Njëherësh i shprehim mirënjohje popullit të Kosovës dhe luftëtarëve të UÇK-së për përpjekjet e bëra për lirinë dhe pavarësinë e tonë”, theksoi Presidenti Rugova, duke përshëndetur me këtë rast Presidentin Bush, Kryeministrin Bler, Presidentin Shirak, Kancelarin Shrëder dhe Kryeministrin Berluskoni, që përkrahin Kosovën. 

Poashtu ai përkujtoi me pietet të lartë Papa Gjon Palin II që ka ndihmuar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe përshëndeti Atit e Shenjtë Benedikti XVI, me dëshirë që të lutet për njohjen formale të pavarësisë së vendit tonë. 

Presidenti Rugova e luti gjeneralin Kermabon që t’ua përcjellë ushtarëve të KFOR-it urimet e tij të përzemërta dhe të popullit të Kosovës për Ditën e Lirisë së Kosovës, 12 Qershorin, Ditën e NATO-s në Kosovë.
Komandanti i KFOR-it Iv de Kermabon theksoi se përkushtimi i NATO-s dhe bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë për ndërtimin e paqes dhe stabilitetit mbetet i njëjtë si përpara gjashtë viteve, kur u vendosëm në Kosovë. 

“Është e rëndësishme të përkujtojmë se KFOR-i nuk vepron i vetëm. Puna që ne bëjmë me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe liderët vendorë mbetet esenciale për ndërtimin e paqes. Pra, partneriteti ynë nuk është vetëm ndërmjet KFOR-it dhe UNMIK-ut, por përshinë edhe partnerët tanë vendorë dhe mbështetja e tyre është esenciale”, tha Kermabon. 

Ndërsa Shefi i Zyrës Amerikane në Prishtinë Filip Goldberg duke folur në emër të përfaqësive diplomatike në Prishtinë theksoi se ata ndihen krenarë për atë që bënë më 1999. 

“Ne jemi shumë krenarë për atë që bëmë në vitin 1999 dhe duam të mbetemi të tillë për atë që do të ndodhë më 2005, 2006 dhe 2007, që do të thotë një Kosovë e cila do të reflektojë vlera demokratike në respektim të njëri-tjetrit, pa marrë parasysh etnitë apo besimin. Janë këto vlera që ne i sollëm më 1999”, theksoi Goldberg. 
Në këtë darkë solemne Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova dekoroi ushtarët e KFOR-it me Medaljen e Sigurisë. 

12 QERSHOR 2019: KOSOVA 20 VJET LIRI, NË FESTËN E MADHE AMERIKA -CLINTON , ALBRIGHT, PALMER… 

Në 12 Qershor 2019 kam raportuar për Gazetën DIELLI, mes tjerash: Festë të madhe sot ka Kosova për 20 vjetorin e lirisë, është festë e gjithë shqiptarëve, urime e përgëzime vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera të botës së lirë e demokratike. Presidenti Amerikan Bill Clinton dhe Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeline Albright, nga koha e luftës dhe e fitores së paqes e lirisë në Kosovë, si dhe zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit Amerikan, Mattheë Palmer, ishin sot dhe mbajtën fjalime në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë në Sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë. Mes shumë pjesëmarrësve ishe edhe ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark, i cili ka drejtuar ndërhyrjen shpëtimtare-humanitare në kohën e luftës në Kosovë. Në festimin madhështor ishin drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës, të Shqipërisë dhe përfaqësuesit e shqiptarëve nga të gjitha trojet etnike dhe diaspora. 

Më Prishtinë sot bëhet edhe përurimi i Bustit të Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeline Albright në sheshin me emrin e saj, afër American School of Kosova – te Newborn. 

Pjesë e festës, mbrëmjen e djeshme u mbajt koncerti i Filarmonisë së Kosovës, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë. 

Kosova po feston jubileun e 20 vjetorit të lirisë, përgjithmonë mirënjohëse dhe falënderuese për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë botën demokratike.