Plagët që nuk shihen, janë plagët tona shpirtërore …!
Në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit dyshohet se janë kidnapuar tre zyrtarë kufitar patrullues
Prishtinë, më 14 qershor 2023
Policia e Kosovës (PK), në këtë rast njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.
Sot, në mesditë nga njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së.
Me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion. Në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësite tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policor janë kidnapuar nga forcat serbe.
Me qëllim që të ndërmerren veprime konkrete për sigurinë e zyrtarëve policorë që dyshohet të jenë kidnapuar nga forcat serbe, janë kontaktuar të gjitha mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që të njëjtit të lirohen sa më parë dhe të kthehen në Polici të Kosovës.
Po ashtu edhe media të ndryshme serbe kanë raportuar se pjesëtarët e njësiteve speciale serbe, kanë arrestuar zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Nën çdo kosh plehrash fshihet ndonjë këlysh shqipfolës
Nga Aurel Dasareti
Shqiptarët duhet të heqin dorë nga urrejtja ndaj vetvetes. Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Vendit dhe Kombit nga armiqtë e përjetshëm, qeveria dhe opozita duhet të luftojnë së bashku, të gjitha mosmarrëveshjet midis tyre mund të zgjidhen me përgjegjësi.
***
Dështakët e dy shteteve tona dhe servilët shqipfolës të FYROM-it, që gjatë 20-30 viteve pothuajse shkatërruan tërësisht shqiptarinë në të gjitha aspektet, janë një turmë e dhunshme mafioze mercenare që meriton të jetë në burg, jo të lavdërohet, jo të rizgjidhen që të mbesin në pushtet edhe pasi vdekja t`i dërgoj në ferr. Përbuzja ime ndaj “politikanëve” të tillë, hajdutë gjysmë analfabetë por me diploma false, është e pakufishme.
Cili është vendi juaj i lindjes? Është butësi për të kaluarën, për të tashmen, shpresë për të ardhmen. Është një dëshirë e zjarrtë që çdo kupë (filxhan) do të vërshojë me bekime të pasura dhe të përjetshme dhe që çdo rrugë të çojë drejt mirëqenies, ribashkimit kombëtar dhe paqes.
Ju duhet t’i merrni njerëzit me fjalën e tyre. Unë kurrë nuk kam qenë një pajtimtar i zjarrtë i teorive të vetëdijes së rreme ose formave të tjera të formimit të mendimit të pavetëdijshëm. Por kur shqiptarët thonë se e duan padronin që 20-30 vjet i shfrytëzon dhe shkatërron, por që ende voton për të, unë mendoj se ata thellë brenda janë blof, ndoshta viktima të një psikoze kolektive.
A është tradhti të dënosh tradhtarin? Pothuajse duket kështu. Ndoshta jo aq tabu sa zhytja e flamurit në një pellg, por mafia sigurisht që nuk është për plogështinë mes nesh.
Prindërit, veçanërisht nënat, duhet të trajnohen se si të rrisin fëmijët e tyre në mënyrë që ata të mos bëhen tiranë imoralë në fushat e jetës. Sjellja e keqe (dhe liria e pakufizuar për të bërë atë që duan) duhet luftuar herët, sepse morali dhe krimi janë të lidhura.
Një formë e re e robërisë-skllavërisë-feudalizmit do të zbresë mbi botën shqiptare. Një elitë e përbërë nga mafia dhe miliarderë tradhtarë, pseudo-media dhe elita politike bëjnë gjithçka që munden për të shtypur klasën e mesme. Vetëm ata që betohen për besnikëri ndaj shtetit të lartësuar vlerësohen. Njerëzit humbën vullnetin e tyre për liri dhe mirëqenie, dhe popullsia u drogua me bukë dhe cirk dasmash të shtrenjta, mijëra xhamish dhe kishave të financuara nga të huajt dashakeq për asimilimin-zhdukjen tonë përfundimtare. Tani, nga mungesa e shpresës, më tepër se gjysma e rinisë, intelektualëve dhe zejtarëve e kanë braktisur atdheun, shkollat pa nxënës, kanë mbetur pothuajse vetëm pleqtë, qytetërimi ynë pellazg-ilir-shqiptar po shpërbëhet, dhe kjo po festohet në rrugë. Qytetërimi ynë antik kryen vetëvrasje dhe gëzimi nuk përfundon kurrë. Sepse ne e meritojmë.
Shqiptarët janë aq naiv, të thjeshtë dhe aq të ngarkuar nga problemet e përditshme saqë një mashtrues profesionist i shtetit amë, gjen gjithmonë dikë që i lejon vetes të mashtrohet.
Ai është një mjeshtër në largimin e vëmendjes. Pasi ai krijon një problem serioz, që të mos merremi gjatë me të, krijon problemin e radhës…
***
Qëllimi djallëzor i strategjisë së Serbisë me «dialogun» nuk është asgjë tjetër veçse një shaka, të shtyjnë sa më shumë kohën (të përfitojnë sa më shumë në kohë) derisa të vije momenti i volitshëm për të sulmuar dhe pushtuar sërish Kosovën. Dhe, ata shpresojnë dhe presin që me kohën, interesi i Amerikës për Kosovën do të zvogëlohet, do të pushojë fare, apo forcat ushtarake do të tërhiqen prej andej (siç ndodhi në Afganistan). Nëse përbindëshit pushtojnë sërish Kosovën, atëherë është radha e hyrjes në thertore e shqiptarëve të FYROM-it, të cilët me një “krenari” tragjikomike e tjetërsojnë veten në çdo gjë tjetër të keqe, vetëm shqiptarë të mos mbeten.
Dhe, e gjithë kjo, jo vetëm me asistimin e BE-së që gjithmonë i ledhaton çetnikët gjakatar, por edhe me ndihmën e nudistit të stërzgjatur, sulltanit shqipfolës që asnjëherë nuk ka besuar në Zot megjithatë disa herë ka “ndryshuar fenë”. Vuan nga çrregullimet mendore, prandaj është dashuruar në “sivëllain” e tij, kryekriminelin e gërditshëm çetnik, i cili kur të kryej punë me shqiptarët jashtë kufirit të imponuar, do t`i vendosë në thertore edhe të gjithë shqiptarët e shtetit amë (përfshirë “sivëllain”), duke filluar me ata që lotojnë nga mallëngjimi kur në mes të Shqipërisë dëgjojnë muzikën e pistë terroriste të Serbisë.
Merrni shumë seriozisht këto që them. Unë nuk jam aq i ditur si “politikanët” e kënetave” dhe “analistët” e shumtë, por as që foli për havaje si ata. Detyra ime nuk është t`u jap të tjerëve atë që është objektivisht më e mira, por atë që është imja me sa më pastërti e sinqeritet që të mundem.
Unë nuk kam asnjë konflikt interesi në trojet arbërore. Zero. Nuk jam përkrahës i rregullt i asnjë partie, përveç që në rastet e veçanta mbështes punën e secilës nëse ajo është për të mirën e përgjithshme të çështjes kombëtare. Nëse nuk ju bashkon dashuria vëllazërore që nuk e keni aspak, atëherë le të ju bashkoje armiku i përbashkët (i përjetshëm), egërsira e etshme për gjak shqiptari, e cila nëse në momentin e caktuar ju gjen të përçarë dhe të dobët, do të ndalet vetëm pas eliminimit fizik të të gjithë juve pa marrë parasysh si quheni, çfarë fe, moshë e gjini keni, kë simpatizoni, ku jetoni…
***
Ne shqiptarët varemi në një fije të hollë, dhe ajo fije rrotullohet nga hija e rastësisë. Asgjë nuk është e rastësishme. Të gjitha situatat në jetë funksionojnë drejt një qëllimi të caktuar.
Shikoni një qiri, ai shkëlqen. Një simbol i shpresës dhe gëzimit. Shikoni një qiri, ai krijon hije. Një simbol i pikëllimit dhe humbjes. Shikoni një qiri, ai fiket. Një simbol i gjithçkaje që ishte por tashmë ka vdekur.
Me sa kam mundur të vërtetoj, armiku më i madh e korruptues për shqiptarin është shtysa e cila i ka rrënjët tek plogështia-apatia dhe nevoja për qetësi ndaj kolektivizmit, ndaj komuniteteve që merren si dogma të palëkundura, qofshin këto fetare apo politike. Ndryshe, mungesa e emocioneve të dukshme ose reagimet emocionale, letargjia, pandjeshmëria dhe indiferenca ndaj përshtypjeve.
Gjithçka varet nga guximi. Edhe më trimi shpesh e humbë atë dhe përfundon duke kërkuar programe, garanci, siguri. Guximi ka nevojë për arsyen, por s`është pjellë e saj, që vjen nga shtresa më të thella.
Kushdo që ngjitet në një pozicion të caktuar dhe merr përsipër detyra të rëndësishme, nuk duhet të ndihet më i lirë, por vetëm më i ngarkuar me përgjegjësi. Të jetë shembull, model për të tjerët.
“Unë jam i papërshtatshëm për ta sepse e dua timen, është më mirë që publiku të më dënojë sesa të tradhtoj vendin tim. Si dikush që ka lindur në Shqipëri, unë kurrë nuk do të gjunjëzohesha para dikujt që dëshiron që atdheu ynë të mos ekzistojë! Ushtrisë i dhashë gjithçka që munda, faleminderit për gjithçka”- Gjyshi im.
- Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Fadil Alimehaj, kameramani që zbardhi krimin makabër të 25 majit 1998 në Lybeniq

MSc. Adem Lushaj
Ishte 25 maj i vitit 1998, ditë e krimit makabër të kryer nga forcat kriminale të Serbisë, në fshatin Lybeniq të Pejës. Lajmin për krimin e ndodhur e dhanë media të shumta, e në veçanti mediet shqiptare. Pamjet ishin të tmerrshme të asaj dite. Ishin pamje të marrne fshehurazi nga dora e një kameramani profesionist. Kishte qenë kamera dhe duart e kameramanit që kishte emrin, Fadil (Shaban) Alimehaj, i cili kishte xhiruar krimin e kryer ndaj bashkëvendësve të tij, më 25 maj 1998, pamje të cilat ishin transmetuar përmes Radio Televizionit Shqiptar dhe medieve tjera shqiptare dhe botërore. Mirëpo, dora kriminale ishte hakmarrë ndaj tij, ku Fadili ishte në mesin e shumë bashkëvendësve që ishin ekzekutuar në masakrën tjetër të kryer në Lybeniq, më 1 prill 1999.
Se kush ishte Fadil Alimehaj, personi që zbardhi krimin gjenocidial serbo-sllavë të kryer në fshatin Lubeniq. Cila ishte veprimtaria e vazhdueshme e dëshmorit të kombit, i cili ishte trajtuar në mënyra barbare nëpër burgjet serbe. Këtë e tregon Fahrije Alimehaj Demaj-motra e Fadilit, familja e së cilës kishte përjetuar krimin makabër në Lybeniq të Pejës.
Fadili i lindur më 10 janar 1953 në Lybeniq, qysh në moshën 3 vjeçare i vdiqën prindërit, duke mbetur jetim, nën përkujdesjen e hallës Xufë dhe axhës Bajram. Kur halla u martua, ajo e mori me vete Fadilin, ngase nuk kishte kush të përkujdesej për të. Pas një viti qëndrim tek halla, axha Bajram dhe bashkëshortja e tij, Fatimja, të sapomartuar, e marrin Fadilin duke u bërë prindër për të. Pra, ishte “fëmiu” i parë për ta. Fadili ishte 5 vjeçar kur axhës i lindi një vajzë, e mandej edhe 3 vajza tjera, kështu qe Fadili ishte bërë me motra. Pra, Bajrami dhe Fatimja kishin 5 fëmijë. Fadili shkollën fillore e kreu në fshatin Raushiq, kurse gjimnazin në “Vëllezërit Frashëri” të Deçanit. I pasionuar për fotografi, Fadili shkon në Slloveni për t’a kryer kursin e fotografit. Me t’u kthyer në vendlindje, për vite punon si fotograf dhe kameraman. Pas qëndrimit të përkohshëm në Zvicër, Fadili kthehet sërish në Kosovë për të vazhduar angazhimet si fotograf dhe kameraman, kryesisht nëpër ahengje të ndryshme.
“Ishin vitet e 90-ta kur situata në Kosovë, çdo ditë vinte e përkeqësohej. Liria e lëvizjes po bëhej edhe më e vështirë. Fadili arrestohet nga policia serbe të ndihmuar nga serbët vendas, me pretekstin për “veprimtari armiqësore”. Për 4 muaj dënim ne burgun e Smrekovnicës, kishte përjetuar torturë të tmerrshme. Pas lirimit, Fadili përcillej në çdo hap nga serbët vendas të fshatit dhe të sigurimit shtetëror serbo-sllavë”,-ka treguar Fahrija, e cila Fadilin e kishte vëllain e vetëm, krahas e tri motrave tjera. “Më 25 maj 1998, Lybeniqi rrethohet me forca të shumta të Qeverisë kriminale të Millosheviçit. Pos që djegën shtëpitë e fshatit, i vranë 9 persona, 7 të familjes Hamzaj, një i familjes Alimehaj dhe një mysafir nga Deçani, i familjes Gogaj. Fadili me syrin e kamerës i xhiroi te gjitha ato pamje të tmerrshme që ndodhën atë ditë. Ishin pamje rrëqethëse, njerëz të masakruar në mënyrën më barbare, shtëpi të djegura, familjar të traumatizuar. Këto pamje i dërgoi në Shqipëri në Televizionin Shqiptar. Bota e pa se çfarë po ndodh me popullin e Kosovës”, është shprehur motra Fahrije, duke treguar se Fadili bashkë me disa bashkëfshatarë, nën breshrin e plumbave i kishin hapur varret për t’i varrosur kufomat e të masakruarve, që për dy ditë kishin qëndruar në xhamin e fshatit.
Fadili e ndjente se ditë të vështira po vijnë për banorët e fshatit të tij dhe të shqiptarëve në përgjithësi. Kështu që u rreshtua në Brigadën 131, përkrah luftëtarëve tjerë të lirisë. Ai donte të jetë në shërbim të vendit, me kamerë dhe pushkë në dorë.
Krimi serbë nuk kishte të ndalur, edhe pas fillimit të bombardimit të NATO-s mbi caqet serbe. Lybeniqi ishte sërish cak i krimit. Më 1 prill 1999, ndodhi masakra e tmerrshme, duke u vrarë, djegur dhe humbur pa gjurmë, dhjetëra qytetarë. Këtë fat e kishte, edhe Fadili që kishte shkuar për të parë se si ishte familja e tij.

“Mëngjesi i 1 Prill 1999, e gjeti fshatin Lybeniq të rrethuar nga forca të shumta kriminale, në mesin e të cilëve edhe paramilitarë të Arkanit. Baba Bajram, i kishte vërejtur këto forca që e kishin rrethuar fshatin, ndaj i kishte thënë Ilir Lokajt, që të shkon në mëhallën e epërm, e t’u tregon se jemi të rrethuar. Mirëpo, Ilirin e kapin kriminelët dhe e pushkatojnë bashkë me burrat tjerë të Lybeniqit. Njëjtën kohë, paramilitarë të Arkanit, kanë hy në shtëpi ku ishte edhe Fadili. Nën tytat e armëve dhe bajonetat nëpër duar, kanë nxjerrë gjithë familjarët në oborr, duke plaçkitur çdo gjë me vlerë dhe duke kërcënuar familjarët. Ata, e kishin ndaluar babën (Bajramin) dhe Fadilin, e të tjerëve iu kishin dhënë urdhër që të largohen sa më parë. Qysh më ka treguar vajza e Fadilit, pa u larguar as 50 metra, janë dëgjuar breshëri plumbash të shkrepur mbi trupat e tyre. Së bashku me kriminelët e Arkanit, breshëri plumbash mbi trupin e Bajramit dhe Fadilit, kishin shkrepur edhe serbët vendas të Lybeniqit, ngase Fadili ishte “halë” në sy për ta, duke qenë fajtori” që incizimet e krimeve të tyre ishin bërë publike në opinionin botëror”,-ka thënë në rrëfimin e saj, Fahrija, duke treguar se trupi i pajetë i Fadilit ishte gjetur në vitin 2004 në Pejë, e cila ishte dërgua në morgun e Rahovecit për obduksion. Kufoma e dëshmorit të kombit, Fadil Alimehaj ishte tërhjek nga TMK-ja dhe familjarët e tij, ku me nderime të larta ishte varrosur më 30.10.2005, në Kompleksin memorial në Lybeniq.
Deputeti Nikollë Camaj, një përfaqësues dinjitar i mbrojtjes e realizimit të të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi
![]()
Shkruan: Ramiz Tafilaj
Houston, Texas
6 Qershor 2023
Lajmin e mirë për fitoren e Shqiptarëve me 6 ulëse në Kuvendin disa etnishë të Malit të Zi (4 prej tyre të partive nacionale shqiptare) e pritëm me interes të veçantë dhe na përcjelli gëzim të madh në komunitetin shqiptaro-amerikan të Huostonit e të Dallasit në Teksas dhe në të gjithë SHBA, sepse tashti ma shumë e ma mirë se asnjëherë tjetër në historinë politike postkomuniste të këtij shteti të vogël ballkanik do të jenë një fuqi, faktor, forcë politike përcaktuese në përbërjen e Parlamentit, në formimin e Qeverisë së re, në zhvillimet politike-diplomatike-ekonomike-sociale-kulturore-ushtarake në Malin e Zi.
Sot, dua të ndaj me Ju, zoti Nikollë Camaj, lumturimin tim për zgjedhjen Tuaj deputet meritor në Kuvendin e Malit të Zi, si një përfaqësues dinjitar i mbrojtjes e afirmimit të të drejtave universale, kushteteuese dhe etnike të Shqiptarëve në Malin e Zi, si një zë i fuqishëm me përvojë e dituri i Koalicionit tuaj trepartiak “Forumi Shqiptar”; si politikan i njohur shqiptar e kombëtar në 34 vite veprimtari politike, nga sekretar i parë i subjektit të parë politik shqiptar, Lidhjes Demokratike në Malin e Zi (LDnëMZ, Tuz, 09.09.1990), prej kohësh Kryetar i Lidhjes Demokratike Shqiptare në MZ (Tuz/Malësi), më herët edhe kryesues i “Forumit Shqiptar” dhe i Kuvendit Komunal të Tuzit, si zyrtar i lartë në komunën e re me shumicë shqiptare të Tuzit, etj.
Dëshirojmë që Kuvendi i ri i Malit të Zi në seancën e tij më të parë të legjislaturës së re dhe Qeveria e re e Malit të Zi t’i vlerësojnë e t’i çmojnë përpjekjet, kontributet, vlerat e meritat tuaja të veprimtarisë politike e shoqërore në mbi 30 vite, duke iu dhënë vendin e funksione të merituara në legjislativ e ekzekutiv, pasi jeni një personalitet shumëdimensional, me integritet të lartë njerëzor e politik, keni një emër të mirë si njeri i traditës e bashkëkohësisë, si profesor në mbi 20 vite i letërsisë shqipe në gjimnazin e Tuzit, si politikan në dekadat e fundit, si përkthyes, si studiues, si publicist, si një personalitet mjaft i njohur e nderuar në Rajonin Ballkanik Shqiptar, në Mërgatën Shqiptare në Amerikë, ndër Shqiptarët në Europë.
![]()
I nderuari ynë, deputeti Nikollë Camaj, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të “Gazeta e Alpeve” – media PanShqipatre e NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës e Sanxhak-Maqedoni e Veriut), dua t’iu faleminderoj për punën Tuaj me plot përkushtim e sakrifica, me bashkëpunime cilësore, në detyrën tuaj misionare e vullnetare si Drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi, duke arritë që kjo gazetë të jetë e dyta në Malin e Zi (pas “Koha Javore”) në shpërndarje ndër lexuesit shqiptarë në Tuz e Podgoricë, në Ulqin e Tivar, në Plavë e Guci dhe në Rozhajë, duke kontribuar me shkrime mjaft cilësore nga ana Juaj, duke u përpjekur që edhe kjo gazetë t’iu shërbejnë sa më shumë e më mirë integrimeve e zhvillimeve panshqiptare e ndërballkanike në Malin e Zi e në Sanxhak.
Gjithashtu e çmojmë shumë edhe pjesmarrjen tuaj elitare si një ndër përfaqësuesit kryesorë të Shqiptarëve në Malin e Zi në veprimtaritë kombëtare, ndërballkanike e ndërkombëtare të “Gazeta e Alpeve”, si në “Takimi i madh i Shkodres” me 23 tetor 2021, ku mbajtët edhe një kumtesë me mjaft interes kombëtar e rajonal; në “Takimin e Parë të Plavë-Gucisë”(2019) dhe në “Takimi i Dytë i Plavë-Gucisë” (2021)-ku në këtë të fundit e mbajtët Fjalën e Hapjes; në “Takimi i Madh i Prishtinës” (13 maj 2022)- ku edhe përshendetët në emër të Shqiptarëve në Malin e Zi; në “Kuvendin e Madh të Ulqinit” (29 prill 2023), ku e mbajtët Fjalën e Mbylljes të këtij Kuvendi PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik.
Meqë po flasim për “Kuvendin e Madh të Ulqinit” dua të them edhe një herë tjetër, se kishim kënaqësi të madhe kur në sallën e Kuvendit e ndamë Çmimin e Lartë “Fisnikëri Shqiptare” për babain Tuaj, Rrok Pjetër Zeku i Camajve të Hotit e Tuzit/Malësisë, me motivacionin: “Personalitet i profilit e formatit të lartë për burrërinë tipike malësore, për virtytin e shquar njerëzor të humanizmit, për aktin fisnik të 19 dhjetorit 1972 të pajtimit të dy familjeve në Tuz deri përtej sakrificës; për vajtimet (brimtaritë) e tij me famë që kanë hyrë dhe në botime antalogjike të Shqiptarëve në Malin e Zi”. Edhe më e madhe ishte kjo kënaqësi e imja dhe e ne të gjithëve në Kuvendin e Madh të Ulqinit, kur djali i juaj, Dr. Klement Camaj– profesor i rregullt në “University of the Ëest Scotland” në Londër, e mori këtë vlerësim të madh për gjyshin e tij të nderuar.
Edhe tek ky fakt me 29 prill 2023 në Ulqinin historik, kulturor e turistik, pashë edhe një herë tjetër, se ndër breza genesh jeni një familje e mirënjohur në Malësi e Shqiptari, me tradita, virtyte, vlera atdhetare kombëtare dhe njerëzore; që rrezatoni me kontributet tuaja në Tuz e Malin e Zi, në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, në Shtetet e Bashkuara me vllaun tuaj elitar, dr. Pashko R. Camaj i Federatës PanShqiptare “Vatra”; i mjekësisë amerikane, i Komunitetit Shqiptar në Amerikë. Ju, të gjithë si familje, ndër breza, jeni një familje e nderuar shqiptare, por edhe një familje anglo-saksone, që i shërbeni Kombit Shqiptar, miqësisë me SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, me botën Euro-Atlantike.
Në përfundim të kësaj letre urimi e mirënjohje, më lejoni miku im i çmuar, deputeti ynë i nderuar, Nikollë Camaj, që t’i uroj suksese në detyrën e lartë si përfaqësues i Shqiptarëve në Kuvendin e Malit të Zi, si përfaqësues i të gjithë Shqiptarëve në trojet etnike në Malin e Zi, i Shqiptarëve në mërgatat shqiptare në Amerikë e Europë e kudo tjetër; i të gjithë shqiptarëve në shekuj që kontribuan për këtë vend e kohë, për viset etnike shqiptare në Malin e Zi.
Unë e di, i nderuari ynë, deputeti i ri Nikollë Camaj, se në Kuvendin e ri keni shumë përgjegjësi e mjaft angazhime të larta e të përditshme si përfaqësues i Shqiptarëve, si përfaqësues i partive nacionale shqiptare, i Forumit nacional Shqiptar, në mbrojtjen e realizimin e të Drejtave të Shqiptarëve në Kuvendin dhe në republikën e Malin e Zi, po jam e mbetemi të bindur se do t’ia dilni me sukses të plotë, në bashkari me deputetët e tjerë shqiptarë e me partitë e tjera shqiptare nacionale e qytetare, në kryerjen e këtyre detyrave misionare, kombëtare shqiptare, euroatlantike.
Ramiz Tafilaj Drejtor i përgjithshëm i Gazetës së Alpeve, është aktivist shqiptaro-amerikan që jeton e vepron në Houston, TX. Për kontributin e tij për kauzën kombëtare, ai është nderuar edhe nga Presidenti i SHBA-ve me Medaljen e Arritjes Jetësore. Ai është gjithashtu anëtar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. Dhe mban Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”
AKT i papresedan i një Kryeministri shqiptar!
Ik e ik o ikanak, poezi nga Gëzim Muçolli

Chicago Daily Tribune (1937) / Kur humbej sekretari i parë i legatës amerikane në Dajt — Ambasadori amerikan Hugh Grant dhe 150 burra në kërkim të ti

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Qershor 2023
“Chicago Daily Tribune” ka botuar, të hënën e 12 prillit 1937, në faqen n°13, një shkrim rreth humbjes së Benjamin Reath Riggs (sekretar i parë i legatës amerikane) asokohe në Dajt, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Gjendet i lënduar në kodrat shqiptare diplomati amerikan

Burimi : Chicago Daily Tribune, e hënë, 12 prill 1937, faqe n°13
Tiranë, Shqipëri, 11 Prill. — Benjamin Reath Riggs, sekretari i parë i legatës amerikane, i cili ishte zhdukur që prej mesditës së djeshme në një udhëtim gjuetie në malet e Dajtit, 20 milje në lindje të këtij vendi, u gjet sot në agim nga një grup kërkimi prej 150 burrash.
Riggs ishte shtrirë në fund të një përroske duke vuajtur nga një lëndim në bazën e kafkës dhe ballit. Ai ishte gjysmë i ndërgjegjshëm. Pasi e mori veten, ai tha se kishte goditur kokën në një degë dhe kishte rënë në përrua. Hugh Grant, ministri amerikan, mori pjesë në kërkim.
- Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, https://www.darsiani.com/la-gazette/chicago-daily-tribune-1937-kur-humbej-sekretari-i-pare-i-legates-amerikane-ne-dajt-ambasadori-amerikan-hugh-grant-dhe-150-burra-ne-kerkim-te-tij/.
Ekspozitë me 16.06. 2023 në Teatrin e Gjilanit, në ora 12-të : “ Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”
Projekti ynë synon të paraqes trashëgiminë kulturore të Sanxhakut të Pazarit të Ri përmes fotografive dhe dokumenteve arkivore
Projekti do të implemetohet në fushën e trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore.
Projekti do t’i ekspozojnë fotografitë, të cilat tregojnë autoktoninë shqiptare në Sanxhakun e Pazarit të Ri .
Projekti do të ndikoi në njohjen e opinionit vendor dhe ndërkombëtar me të kaluarën, kulturës dhe traditën e popullit shqiptarë në Sanxhakun e Pazarit të Ri dhe më gjerë. Rolin e fotografive dhe dokumenteve arkivore në ruajtjen historisë kombëtare. Hulumtimet që do të prezantohen në ekspozitat që do të hapën në qendrat e ndryshme në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri kanë për qëllim njohën e brezit të ri me të kaluarën jo të largët të Sanxhakut. Kontributi i ekspozitës do të jetë i madh për njohjen dhe ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore në përgjithësi dhe argumentimin e së kaluarës shqiptare në karhinën e Sanxhakut në veçanti. .
Të dhënat historike dhe gjetjet arkeologjike flasin se lugina e lumit Rashka (Arsa Ilire) që nga lashtësia ka qenë e banuar nga Ilirët dhe me dendësi shumë më të madhe sesa trevat tjera dhe më tepër sesa është menduar deri vonë. Këtë fakt ndër të tjera e dëshmojnë edhe shumë toponime të ruajtura deri në ditët e sotme, të cilët dëshmojnë për të kaluarën ilire.
Hulumtimet arkeologjike, të cilat janë bërë në Peshter, tregojnë se kjo rrafshnalta në tërësi ka qenë e banuar që në neolit – në të vërtetë, në fillim të epokës së bronzit.
Vetëm në një hapësirë të Peshterit, gjegjësisht në fushën e Koshtanës, janë regjistruar 13 nekropole me murana dhe dy vendbanime. Sipas shumë të dhënave, dihet se banorët më të vjetër të Peshterit dhe trevave përreth në përgjithësi kanë qenë të banuara nga fisi ilir- dardanët.
Është e sigurt se sllavët, duke pushtuar e populluar më vonë luginën e lumit Rashka, janë përballur me popullsinë autoktone ilire, me të cilët me shekuj të tërë kishin zonat nën ndikimin herë të njërës herë tjetrës- shpesh edhe të mundur e të asimiluar e që pjesërisht ishte e romanizuar, sikurse edhe një pjesë e kësaj popullate është tërhequr në trevat tjera pas ekspansionit sllav.

Ekspansioni i sllavëve, me procesin e asimilimit shkaktoi ndryshimin e përbërjes etnike të trevës së Sanxhakut. Sllavët e kanë banuar luginën e lumit Rashka nga shekulli i VII, e këndej.
Depërtimi i sllavëve në tokat e banuara me popullsi ilire-shqiptare dhe vllahe shkaktoi shkatërrime dhe masakra të mëdha, duke i zhvendosur banorët autoktonë nga tokat e tyre pjellore dhe duke i dëbuar sa më larg Sanxhakut në viset malore..
Kjo trevë në vazhdimësi ishte e banuar nga fiset ilire e së fundmi të fiseve të ndryshme si Kelmendasët, Kuçët, Hotët, etj.
Kjo popullatë iu nënshtrua asimilimit të gjatëshekullor duke u nënshtruar dhe du ke imponuar gjuhën dhe kulturën sllave fillimisht si mysliman dhe përfundimisht si boshnjak. Por, të gjitha dëshmitë flasin se kjo trevë edhe në ditët e sotme është e banuar nga shqiptarët, edhe pse pjesa dërmuese e tyre deklarohen boshnjak jo më larg se në brezin e dytë na dalin puro shqiptarë.
Trashëgimia kulturore është trashëgimi fizike e artefakteve dhe objekteve (atributeve) të një grupi ose të shoqërisë të cilat janë të trashëguara nga gjeneratat e kaluara, tek gjeneratat e tashme me qëllim të kujdesit për të mirën e brezave në të ardhmën. Trashëgimia kulturore e Sanxhakut përfshinë pronën kulturore,kulturën materiale, kulturën shpirtërore, (e të tilla janë: folklori, traditat, gjuha dhe veshjet tradicionale shqiptare, traditat, gjuha dhe ritet tradicionale), si dhe trashëgiminë natyrore (duke përfshirë peisazhet e rëndësishme kulturore dhe biodiversitetin).
Fotografitë e dokumentojnë thelbin e epokave të ndryshme më mirë se çdo medium tjetër, por janë më shumë se formë e dokumentimit. Ato inkorporojnë vlerat artistike- tregojnë histori të pa thëna apo të pa shkruara me fjalë. Sa i përket Sanxhakut forma më e mirë për të dëshmuar të kaluarën shqiptare të tij është fotografia.
Nëpërmjet fotografisë ne do të dokumentojmë traditën, mënyrën e jetesës, veshjen, kulturës, mjetet e punës, shtëpitë e banimit, ushqimit, si dhe toponimet të cilat do ti dëshmojmë edhe me fotografi.
Nëpërmjet fotografisë ne do t’i paraqesim edhe traditën e kësaj popullate, bie fjala dasmat, eposin e lahutarëve, folklorin dhe imazhet të ndryshme të vendbanimeve.
Përgatitja, ekspozimi, publikimi i katalogut, ruajtja e fotografive do të jep kontribut të madh shkencor. Vetë fakti se ekspozita do të hapen në 4 qendra të Kosovës, dy në Maqedoni, dhe dy qendra në Shqipëri, një në Mal të Zi, do të jetë një kontribut që do të zgjojnë interesim të madh të publikut dhe studentëve tanë në përgjithësi nga trojet shqiptare e edhe me gjerë.
Ekspozita do të ndikoj në masë të duhur tek studentët e aktual dhe te ata që vijnë që të merren me studimin e këtij rajoni, e cila jep kontribut të madh të ngritjes së vetëdijes kombëtare te viset shqiptare që janë pothuajse të asimiluara.
Shoqata “Kosova për Sanxhakun”

Ismet Azizi, kryetar
13 06 2023, Gjilan
Presidentja Osmani do t’i adresohet këtë të mërkurë Parlamentit Evropian
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, do t’i adresohet Parlamentit Evropian këtë të mërkurë. Kjo është hera e parë që një President i Republikës së Kosovës si shtet i pavarur, do t’i drejtohet seancës plenare të Parlamentit Evropian.
Presidentja Osmani do t’i adresohet deputetëve të Parlamentit Evropian lidhur me arritjet e Kosovës dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo do të shprehë mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për përkrahjen që Parlamenti Evropian ka ofruar për Kosovën që nga vitet e 90-ta.
Gjatë qëndrimit në Strasburg, ku po mbahet seanca e Parlamentit Evropian, Presidentja Osmani do të pritet fillimisht nga Presidentja e Parlamentit Evropian, znj.Roberta Metsola në një takim për të diskutuar bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe këtij institucioni, e pastaj do të takojë edhe udhëheqësit e grupeve kryesore politike të përfaqësuara në Parlamentin Evropian.
Përveç takimeve me përfaqësues të Parlamentit Evropian, gjatë qëndrimit në Strasburg, Presidentja Osmani do të takojë edhe përfaqësues të Këshillit të Evropës.



