Kreu Blog Faqe 1031

Vetëdorëzimi i “milicëve” politik

0

Nga: Gani Qarri

  • Pamje e përsëritur e një TURPI-i të pa përshkruar!

Apo si mund të emërtohet vërtetë, ndryshe ky rast i rëndë, nëse jo vetë-dorëzim; shantazh, pa aftësi, a sabotim e mision tradhtie, ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës?!

Përndryshe, siç dihet, ushtarët e UÇK-së, kur janë nisur në beteja për ta çliruar vendin dhe mbrojtur istikamet në front me okupatorin, kurrë nuk kanë pasur kaq shumë armatim, sa shihet në fotografi, që kishin policët e (vet)dorëzuar.

Madje, gjatë gjithë kohës së luftës, UÇK është përballur në vijimësi edhe me mungesë aq të theksuar municioni, sa që ushtarët e lirisë, është dashur ti numërojnë edhe fishekët, për të pasur secili nga pak municion, për tu përballur me falangat terroriste e gjeniocidiale të Serbisë fashiste.

Kështu që duke pasur në kujtesë gatishmërinë e djemve dhe vajzave tona, që përkundër vuajtjeve dhe sakrificave të jashtëzakonshme, për ti dalë Zot Atdheut dhe flijuar edhe jetën për te, nuk e kuptojë se si policëve të tillë, nuk u vije turp, që vetëm dy javë, pasi 30 ushtarë të KFOR-it, të ardhur nga vende të huaja, u plagosën, disa edhe me armë zjarri, vetëm për ti mbrojtur objektet e komunave veriore të Kosovës por nuk u zmbrapsën para kriminelëve serb, kurse 3 “milic” të Kosovës, u vetëdorëzuan pa fije turpi dhe për faqe të zezë, të armatosur deri në dhëmbë, pa shkrepur asnjë plumb, për mbrojtjen e vetes dhe vendit të tyre!

Nuk e di si nuk u kujtuan këta policë të vetë-dorëzuar, se sa e rëndë është ti shohin sot, ish ushtari Xh. Qeriqi dhe shumë luftëtar tjerë të plagosur e sakatuar për gjithë jetën, në luftë me Serbinë okupatore, se si ata u dorëzuan pa asnjë rezistencë me gjithë atë armatim, kur dihet se ushtarët e UÇK-së, përkundër të gjitha mungesave, pengesave dhe sfidave që ndodhin gjatë luftës, sidomos në një vend si Kosova, që duhej të fillonte nga ZERO dhe kishte vështirësi të jashtëzakonshme për sigurimin e armatimit, shumë nga ta, kanë vdekur por nuk janë dorëzuar, para okupatorit serb.

Kurse “milicët” që i shohim në këtë fotografi poshtërimi, për turpin e tyre dhe të shtetit të brishtë të Kosovës, megjithëse ishin të armatosur, me disa lloje armësh, deri në dhëmbë, 24 vite pas çlirimit, nuk janë në gjendje të shkrepin asnjë plumb për shtetin e tyre të pavarur dhe u dorëzuan pothuajse me “vetdëshirë”, para policisë së ish okupatorit serb, në thellësi të territorit tonë shtetëror, brenda vetëm 2-3 minutave, pa asnjë rezistencë?!

Këtu duhet të jetë e përzier thellë dhe rrastë edhe politika e inkriminuar, madje PDK, me gjithë betimin e dhënë, për ti shërbyer vendit dhe marrjen përsipër të mandatit ligjor, të dy kryetarët e dy komunave veriore nga radhët e saj, nuk i lejon as ta kryejnë funksionin e vet në ndërtesat komunale në Zveçan e Zubin Potok, gjë që është sabotim i hapur dhe i qëllimshëm i shtetit, ligjit, kushtetutshmërisë dhe tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës!!!

Dhe megjithëse ato janë objekte institucionale të Republikës së Kosovës e jo pasuri private e minoritarëve as shtëpi personale të kriminelëve serb, PDK po dëshmon publikisht se ende nuk është çliruar nga shantazhimi që asaj i bën Serbia dhe Vuçiqi, prandaj në fakt Qeveria e Kosovës, do duhej ti shpallte urgjentisht zgjedhjet e jashtëzakonshme në Zveçan dhe Zubin Potok, për mos përmbushjen e mandatit ligjor të kryearëve nga PDK-së.

Për aq më tepër PDK e ka të vështirë të ndryshoj qasje ndaj bandave serbe në veri dhe vet Serbisë fashiste, ngase ajo bashkë me AAK-në, për më tepër se dy dekada me radhë kanë lejuar kontrabandën dhe mbajtur të pashkëputura asnjëherë marrëdhëniet me bandat kriminale të veriut, sidomos me kapon e krimit të organizuar në veri, Milan Radojçiq i cili, jo fort moti edhe pritej si hero në zyrat e kryeministrisë së Kosovës.

Prandaj ju lutem shumë, kini kujdes dhe mos e fajësoni, pa masë KFOR-in, pse nuk del me asnjë informatë, sepse ata, kur dalin, duhet ta thonë të vërtetën, e cila mund të na dhembë fort dhe bëjnë HORË-Krejt, ngase KFOR, duket që ka informacione të sigurta, se “milicët” e Kosovës janë VETËDORZUAR!

Vetëm shikoni armët para hundëve të tyre, këta edhe po të ishin dërguar “Sy-Mbyllur” në detyrë, kështu si duken në fotografinë e turpshme, do duhej arsyetuar mbajtjen e armës dhe uniformës së policit të një vendi të pavarur si Kosova, që mëton të jetë shtet dhe mbrohet nga pjesëtarët e organeve të sigurisë së vet, me dinjitet!!!

Përndryshe një vetë-dorëzim i tillë, nuk di se si mund të “arsyetohet”, përveç mundësisë që ata të kenë pasur paraprakisht dakordim dhe marrëveshje konfidenciale edhe me ndokënd, nga politika vendore, për shantazhimin e Qeverisë dhe shfaqjen qesharake të shtetit të Kosovës, para serbëve, opinionit të brendshëm dhe atij botëror, me premtimin se pas lirimit nga Serbia, do të marrin azil, në ndonjë vend të tretë?!

Dhe për fund, nuk di as se çfarë të them tjetër, përpos “Zot ruaje Kosovën dhe shqiptarët”, nga gjendja në të cilën na solli si vend dhe popull, politika e inkriminuar dhe totalisht e çakorduar shqipfolëse, gjë që këtij vendi mund t`ia kenë dëshiruar vetëm armiqtë më të mëdhenj të trojeve tona dhe mund ti kushtojë shumë shtetit të Kosovës, popullit dhe kombit shqiptar! 

Kërkohet zbatimi i ligjeve ndërkombëtare

0

Nga: Fahri Dahri, studjues i çështjes çame

Z. Hyqmet. Nuk kam lexuar në vitin 2018, kur e paskeni shkruar këtë artikull, të cilin e lexova sot. Asnjë intelektual i ardhur çam, apo i pasardhur, nuk e harron atë gjenocid ndaj banorëve shqiptarë të Çamërisë. Mbas 1991 dhe hapjes së rrjeteve të ndryshme sociale, veç atyre të vërtetave që u panë dhe janë dëshmuar për “Çështjen Çame”, burime informimi të pa shtershëm gjenden dhe më vjen mirë që në shumicë shkruhen për ti mësuar të gjithë. Të njihen dhe ti mësojnë ato masakra të zhvilluara në emër të kryqit të “megalloidesë” dhe të urrejtjeve etnike të matanë kufirit, si dhe heshtjeve, trysnive, nënvlerësimit, censurës së këndej kufirit.

Të gjitha i kemi trajtuar në shkrime të ndryshme, madje me vështirësi të ndryshme edhe janë botuar libra nga autorë, shumica çamë të ardhur, por dhe bijtë e bijat e tyre, me autorë nga Shqipëria, Kosova, diaspora dhe historianë e studjues nënshtetas grekë, etj.

Të gjitha këto dihen. Dhe ju, jo vetëm si profesionist, por dhe si bir i atyre banorëve që u sakrifikuan për ide dhe identitet, i keni treguar në shkrimet dhe librat e botuara.          ● Shqetësimi që keni ngritur 5 vite më parë, është prezent edhe sot. Siç jeni shprehur këto ditë, lidhur me një strukturë të vetme (brenda territorit të RSH) të ngritur në vitin 1991, për të informuar, organizuar, sensibilizuar shoqërinë mbarëshqiptare dhe institucionet politike e juridike Botërore, sot mbas 32 viteve nuk dihet nëse ka një emër që kryeson SHPAÇ (nga ju e kam dëgjuar se i paskan ndryshuar dhe emërin!).

Kjo situatë mjerane, është këmbanë alarmi që duhet të dëgjohet, jo vetëm nga pasardhësit e fisit thesprot, më i vjetri pellazgjik, por nga mbarë etnia. Është detyrim Kushtetues ndaj shtetit shqiptar për të vepruar, po ashtu nga euroatlantikët për të zbatuar ligjet dhe konventat ndërkombëtarisht të miratuara. Koha ikën, sepse nuk ka qendresa për të na pritur neve. Ne detyrohemi të veprojmë për të përfituar nga koha që ti shtojmë asaj, ngjarjet pozitive. Për të rivendosur në kohë zgjidhjet e problemeve të krijuara nga gabimet, fajet, paaftësia, pabesia, tradhtia, të cilat nuk kanë rreshtur kundër kombit tonë.

Ngjarjet e mëdha, kthesat e forta në politikë, ekonomi, shoqëri, dihet formohen në vartësi me kushtet kohore, mbarënjerëzore. Kapërcimet e rendeve ekonomiko-shoqërore, ndodhin si në përgjithësi të shoqërisë njerëzore, por dhe në shoqëri të veçanta. Në të gjitha rastet ndjehet nevoja e elementit cilësor të personaliteteve që ta drejtojnë dhe ta udhëheqin. Në këtë zgjedhje, nuk kemi patur fatin të përfaqësohemi nga personalitete që ti përkushtohen krijimit të kushteve më të mira për të ardhmen e shoqërinë, përkundrazi lidershipi tek ne është prirur fuqishëm drejt fushatave zgjedhore, për  interesat personale apo të grupnjerëzve të afërt, pavarësisht nga nivelet e aftësive dhe përgjegjshmërive. Ky ngërç, na bën të pafuqishëm për të përparuar. Kjo ka ndodhur e ndodh në të gjitha strukturat organizative të shoqërinë tonë, ashtu dhe në strukturën SHPAÇ, sidomos mbas vitit 2004, kur hyri në lojë tek lidershipi, interesi personal i pasuar dhe me përfaqësimet nepotike apo materiale. Ndërrimi i kursit nga përfaqësimi i denjë, i ndërgjegjshëm e i përgjegjshëm i një komuniteti, viktimë e gjenocidit ortodoks grek, në synimet për të zënë vende në parlament apo për t’u emëruar në administratat shtetërore, siç është vepruar realisht, nuk i përgjigjet as karakterit, as moralit dhe as “amanetit” të atyre që u masakruan dhe u dëbuan ç’njerëzisht nga trojet e tyre. Të kuptohemi, qoftë vendet në parlament, apo në administratat shtetërore, nuk i trajtoj të panevojshme, ato janë shumë të nevojshme, por nuk duhen kushtëzuar me qenien apo jo të anëtarësimit në SHPAÇ, apo në ndonjë strukture tjetër. Nuk ka qenë e nuk duhet të jetë qenia a mos qenia në anëtarësi të ShPAÇ për tu zgjedhur apo emëruar në strukturat drejtuese të shtetit shqiptar, këto të drejta e detyra janë në vartësi të profesionit, aftësive e moralit të çdo nënshtetasi shqiptar. Ka raste që vërtetojnë zgjedhjet dhe emërimet në strukturat e ndryshme shtetërore, të pa kushtëzuara me anëtarësime në SHPAÇ, si para dhe mbas krijimit të saj. Madje, është për tu theksuar, se mbas vitit 2004, u bënë shumë përpjekje që anëtarësimi në SHPAÇ, apo në  parti politike, të ndikonte në zgjedhje apo emërime në administratat shtetërore. Praktika tregoi se, personat e zgjedhur apo të emëruar nën ndikimin e kësaj rryme, shumë pak, ose aspak nuk i kanë shërbyer subjektit në fjalë.

Si rezultat i këtij ndërrim kursi nga ajo e vitit 1991 deri në vitin 2004, sot ndodhemi në atë që z. Hyqmet shkruan që nuk i dihet emëri kryetarit të SHPAÇ (në këndvështrimin tim kuptohet nga mos kryerja e veprimtarisë).

Megjithëse është përsëritur shumë herë, por ja që duhet theksuar se “Çështja e Gjenocidit grek ndaj banorëve të Çamërisë” është çështje kombëtare, mbrohet dhe trajtohet nga shteti shqiptar dhe nga institucionet Ligjore Ndërkombëtare, mbasi janë shkelur brutalisht Ligjet dhe Konventat Ndërkombëtare, të cilat duhet doemos të gjejnë zbatim.

– Institucionet përfaqësuese të të Drejtave Ndërkombëtare të Njeriut, të zgjohen, të kryejnë me përgjegjësi mbrojtjen dhe zbatimin e Ligjeve dhe Konventave Ndërkombëtare.

– 80 vjet heshtje për gjenocidin grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe mos vënie para përgjegjësive, është një tjetër përgjegjësi, e cila do të gjykohet në kohë për anësi të theksuar në dëm të viktimës dhe favorizim agresorëve.

P.s. Artikulli synon për të ndihmuar në rrugën e zgjidhjes së problemit të Çamërisë dhe trashëgimtarëve të banorëve çamë, të masakruar dhe dëbuar tërësisht nga trojet e tyre autoktone.

 Me 15. 06. 2023

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Sveçla në konferencën për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës

0

Prishtinë, 15 qershor 2023 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti: 

Të nderuar gazetarë të pranishëm,

Të dashur qytetarë, 

Mirëmëngjesi dhe ju falënderojmë që i jeni përgjigjur ftesës sonë për këtë konferencë për media. 

Sapo përfunduam Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, që u mbajt duke marrë si temë veprimin agresor të Serbisë dje, e cila rrëmbeu tre zyrtarë të Policisë së Kosovës në brendi të territorit të Republikës sonë.

Forhåndsvisning av bilde

Me anëtarët e Këshillit të Sigurisë diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë, me theks te katër komunat në veri të vendit dhe brezit kufitar me Serbinë. Institucionet e sigurisë dhanë vlerësimet e tyre, ndanë të dhënat më të fundit dhe gjithashtu propozuan rekomandime. 

Rasti i djeshëm ishte agresion ndaj shtetit tonë demokratik, hakmarrje ndaj Policisë së Kosovës që po lufton krimin dhe intencë për përshkallëzim e destabilizim në kohën kur ne tashmë kemi propozuar planin 5-pikësh për depërshkallëzim, pra deeskalim dhe për normalizim. 

Për këto arsye institucionet tona të rendit dhe sigurisë kanë e rritur nivelin e gatishmërisë.

Forhåndsvisning av bilde

Për arsye të sigurisë, si hap i menjëhershëm dhe i domosdoshëm, janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, duke kufizuar qarkullimin dhe duke shtuar kontrollet e automjeteve që vijnë nga Serbia, sidomos ato transportuese. 

Cenimi i djeshëm i kufirit nga Serbia, na detyron që të rrisim kontrollet kufitare, që varësisht nga analizat dhe vlerësimet e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë mund të përfshijnë edhe ndalesa të qarkullimit në rastet kur vlerësohet se mund të përbëjnë apo nuk mund të garantohet siguria 

Veprimet e radhës do të merren në bazë të rekomandimeve të institucioneve përkatëse. 

Synimi ynë është siguria e siguria fillon te kufijtë.  

Ne edhe një herë kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policorë dhe u bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që ta dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë dhe të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar.

Forhåndsvisning av bilde

Serbia nuk ka ndryshuar asnjëherë në qëllime, motive dhe apetite. Nuk është se po na befason me sjelljen e saj. Ajo çfarë është e çuditshme është heshtja dhe toleranca e faktorëve ndërkombëtarë ndaj veprimeve të Serbisë, e cila vazhdimisht kërkon pretekste për eskalim dhe destabilizim. E kur nuk ka, atëherë është e gatshme dhe sigurisht e aftë që t’i krijon ato. Rrëmbimi i tre Policëve të Kosovës është dëshmia më e qartë dhe më e freskët për këtë. 

Ju falemnderit e tash po ia kaloj fjalën Ministrit të Punëve të Brendshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Xhelal Sveçla. 

Forhåndsvisning av bilde

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla: 

I nderuar Kryeministër,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të dashur qytetarë, 

Ligjshmëria dhe kushtetutshmëria në një shtet janë parime normale e vlera të demokracisë. Si shtet me aspirata dhe orientime demokratike, jemi kundër antitezave të saj dhe gjithmonë në përkushtim të plotë të ruajtjes së rendit dhe një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim. Javëve të fundit, Republika e Kosovës është përballur me tentativa për destabilizim të vendit e përshkallëzim të situatës në veriun tonë. Këto tentativa, adresat e urdhëresat i kanë në Beograd, tek fqinji ynë fatkeqësisht armiqësor ndaj nesh, e që qasjen e tillë e përsërit në mënyrë konstante e në vazhdimësi.

Forhåndsvisning av bilde

Ajo çfarë kemi parë e kemi qenë dëshmitarë gjatë javëve të fundit, janë grupet e maskuara kriminale të dirigjuara dhe orkestruara nga Beogradi, të cilët paturpësisht kanë sulmuar jo vetëm Policinë e Kosovës, por edhe KFOR-in, juve mediave e qytetarët tanë. Ata janë sulmuar me armë zjarri, shok bomba, molotova e mjete të tjera të forta. Pra, ndonëse që dy vite Policia dhe të gjithë ne ballafaqohemi me sulme e me akte kriminale të bandave në veri, 3 javët e fundit kanë qenë më aktive dhe natyrisht kjo vjen si revoltë ndaj veprimeve tona me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjshmërisë në atë zonë.  Forhåndsvisning av bilde

Si pasojë e këtyre sulmeve, një numër i konsiderueshëm i ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës kanë mbetur të lënduar. Dëshmi këto që tregojnë për masën e dhunës së ashpër dhe burimin e këtyre akteve kriminale. Protestat nuk kanë qenë të qytetarëve, por të prirura nga grupe kriminale famëkeqe e të dërguara me porosi nga Beogradi si “Rojat e Urës”, “Mbrojtja Civile”, “Night Wolves”, “Severna Brigada”.

Liderë të këtyre grupeve të ardhura nga Beogradi, nuk janë të panjohur për autoritetet tona, pasi njihen veprat e aktet e tyre kriminale ndër vite. Një nga ta, udhëheqës në “Mbrojtjen Civile”, Milun Milenkovic-Llune, falë punës së shkëlqyer të Policisë së Kosovës, u arrit të arrestohej. Historiku i dosjes së tij kriminale, tregon për aktivitetet dhe sulmet e paligjshme të ndërmarra ndër vite, lista e të cilave është shumë e gjatë e përmban sulme dhe terror ndaj qytetarëve por edhe forcave të rendit e forcave ndërkombëtare të sigurisë në të shkuarën e në të tashmen.

Forhåndsvisning av bilde

Të acaruar nga prishja e planeve të tyre, nga puna jonë për ruajtjen e rendit dhe ligjit në vend dhe vënia para drejtësisë e këtyre kriminelëve, Beogradi ndërmori një hap të papranueshëm dhe të dënueshëm duke kidnapuar tre zyrtarë tanë policorë. Kidnapimi i ndodhur ditën e djeshme, është zhvilluar sipas një plani të planifikuar nga Njësiti Special Anti-terror në kuadër të xhandarmërisë së Serbisë (SAJ – Specijalna antiteroristička jedinica)dhe Njësiti Special i Ushtrisë së Serbisë “Kobra” në zonën kufitare Bare – Tresave (Leposaviq).

Forhåndsvisning av bilde

Ditën e djeshme kam vizituar lokacionin ku ka ndodhur ngjarja, i cili ndodhet rreth 1 km brenda kufirit tonë. Bëhet fjalë për një rrugë ku më herët ka pasur kontrabandë dhe pikërisht ajo rrugë është bllokuar nga ana jonë. Pra, rruga është e ndarë në mes, me dy gropa të njëpasnjëshme dhe ka qenë e pamundur që policët të kalojnë në territorin e Serbisë, ashtu sicc propaganda e Beogradit thotë. Kjo është pastër një deformim i ngjarjeve në terren, për t’i ikur përgjegjësisë së tyre, realisht planit të tyre për kidnapim. Në këtë lokacion, në prapavijë në territor të Republikës së Kosovës ka pasur edhe drunj që kanë bllokuar rrugën me qëllim të bllokimit eventual të njësive asistuese të Policisë së Kosovës.

Është e qartë se ky akt kriminal është bërë në shenjë hakmarrje për arrestimin e kriminelit Llune. Ajo çfarë është duke ndodhur është sjellja e një Serbie kriminele, e cila me vite e dekada është duke vepruar njëjtë përmes akteve të tyre kriminale duke u munduar që të minojnë shtrirjen e sovranitetit tonë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. 

Për ne dhe besoj që kështu duhet të jetë dhe për të gjithë botën demokratike, kjo jo vetëm që është e papranueshme por është një incident jashtëzakonisht i rëndë. Ky akt kriminal, duhet të dënohet ashpërsisht nga faktori ndërkombëtar, sepse përfaqëson një shkelje të rëndë dhe shfaq edhe një herë fytyrën e vërtetë të Serbisë. Bëjmë thirrje urgjente për lirimin e zyrtarëve tanë policor dhe kthimin e tyre në Kosovë, pranë radhëve të Policisë së Kosovës dhe pranë familjeve të tyre, me të cilët bashkëndjejmë për padrejtësinë e bërë nga Beogradi.

Forhåndsvisning av bilde

Dua të ritheksoj se ne nuk do të ndalemi e nuk do të zmbrapsemi, në kërkim të drejtësisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend. Nuk do të ndalemi në kërkim të rendit dhe ligjit dhe një ambienti të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Ne jemi në të drejtën tonë dhe do të vazhdojmë të veprojmë sipas ligjit dhe principeve të demokracisë. Çdokush i cili shkel ligjin do të përballet me pasojat ligjore. Askush nuk është imun në këto shkelje. Asnjëri nga këta kriminel nuk është më i fuqishëm se shteti, nuk është më i fuqishëm se institucionet e Republikës së Kosovës prandaj secili prej tyre do të sillet para drejtësisë. 

Republika e Kosovës është sovrane dhe demokratike. Qytetarët tanë nuk do të shtypen e nuk do të shkelen, përkundrazi, do të mbrohen. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për aktet e saj. 

Ju faleminderit. 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti: 

Atëherë para se t’ju përgjigjemi pyetjeve tuaja, këtu e kemi një foto të hartës, në të cilën mund të shihni se si vendi ku janë kidnapuar tre policët tanë, ndodhet një kilometër, 300 metra dhe 670 metra larg prej kufirit në thellësi të territorit të Kosovës. 

Pra, kidnapimi, rrëmbimi i tre policëve të Kosovës ka ndodh në këtë vend, i cili është thellë në territorin e Kosovës dhe i cili është pra, 1 kilometër larg kufirit në njërën anë, që i bie të jetë pjesa veriperëndimore, pastaj 670 metra larg, që i bie pjesa veriore dhe në pjesën jugperëndimore 300 metra; 1 kilometër, 670 metra dhe 300 metra. 

Në të njëjtën kohë, këtu kemi edhe fotografitë e rrugës së prerë, në të cilën shihet qartazi se nuk kanë mundur këta të kalojnë tutje siç pretendon Serbia, që paskan shkruar në Serbi dhe atje qenkan arrestuar. Pra, nuk bëhet fjalë për arrestim në Serbi, por bëhet fjalë për kidnapim në Kosovë dhe kjo rruga e prerë këtu është bërë për t’i ndalur këto 16 shtigjet ilegale të kontrabandës, që janë bërë gjatë vitit të kaluar dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë kalimi të policisë përtej kufirit të Serbisë siç pretendohet, madje as përtej rrugës së prerë, e cila pra ndodhet 1 kilometër, 670 metra dhe 300 metra. 

Edhe kjo është një fotografi tjetër, e cila tregon këtë rrugën e prerë dhe pretendimet e rrejshme të Serbisë. 

Në vendin e ngjarjes kanë qenë KFOR-i, ka qenë Policia e Kosovës dhe aty janë gjetur edhe gjurmët e çizmeve, këpucëve të huaja e në drejtim të Serbisë, por janë gjetur edhe prangat lidhëse plastike. 

Pra, si është e mundur që ata pretendojnë se janë arrestuar policia në Serbi, kur lidhëset e tyre të plastikës si pranga, janë pikërisht në këtë vendin ku po themi ne, 1 kilometër, 300 metra dhe 670 metra larg kufirit me Serbinë dhe në brendi të territorit të Kosovës. 

Ajo çfarë mua vazhdon të më habis, është fakti që as të nesërmen me këtë të vërtetë që ne po e shpërfaqim para juve, nuk del zyrtarisht KFOR-i. 

Cili është kuptimi, që të nesërmen, e një ngjarjeje, e cila nuk ishte në mbrëmje, por në mesditë, KFOR-i ende nuk del me shpjegim zyrtar se ku është ky vend. Ky vend qartazi është në Republikën e Kosovës dhe a e dini çfarë, edhe në këtë moment ne jemi në atë vend, nuk është Serbia, edhe automjeti edhe ushqimi që kanë ngrënë policët, gjithçka është thellë në territorin e Kosovës. 

Pra, siç e theksoi ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, bëhet fjalë për dy formacione të armatosura të Serbisë se kanë hyrë në territorin e Kosovës dhe me të cilët do të duhej të merret KFOR-i, është Njësia Speciale Anti-terroriste, që ata e quajnë SAJ dhe është Njësia Speciale Ushtarake, që ata e quajnë “Kobra”. Pra, “SAJ” dhe “Kobra” janë njësitë, të cilat duket që kanë bërë vëzhgim dhe më pastaj edhe kidnapim. Nuk bëhet fjalë për kurrfarë arrestimi. Arrestimin e ka bërë Policia e Kosovës të këtij kreut të krimit të organizuar e të kontrabandës, Milun Milenkoviq Lune, ndërkaq vetë policët kanë përjetuar hakmarrjen e Serbisë për këtë arrestim të tyre, për këtë luftim të krimit të organizuar dhe të korrupsionit. 

Atëherë, tash mund t’ju përgjigjemi pyetjeve. 

Të bashkëngjitura gjeni fotografitë e prezantuara nga Kryeministri Kurti në konferencë. 

https://kryeministri.rks-gov.net/blog/fjala-e-plote-e-kryeministrit-kurti-dhe-ministrit-te-puneve-te-brendshme-svecla-ne-konferencen-per-media-pas-mbledhjes-se-keshillit-te-sigurise-se-kosoves/

Tavolinat e zbrazëta n’Gjakovë dhe poshtërimi i shtetit n’Veri!

0

Florim Zeqa 

Pa dyshim, lajmi më i keq i javës është anulimi i mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, e cila ishte parashikuar të mbahej më 14 qershor në Gjakovë. Ky veprim i njëanshëm i kryeministrit shqiptar, Edi Rama erdhi në ditët më të vështira që po kalon Kosova nga përfundimi i luftës e deri më sot.

Niveli më i ulët kombëtar

Kur pritej që më 14 qershor, në qytetin e Gjakovës do të uleshin sërish përballë në takimin e tyre të nëntë në përpjekje për të vazhduar me bashkëpunimin mes dy shteteve të të njëjtës kombësi, tavolinat mbetën të zbrazëta: Kjo erdhi nga një vendim i papritur dhe paparashikuar nga ana kryeministrit të shtetit shqiptar.

Anulimi i mbledhjes së nëntë mes dy qeverive është tregues i mjaftueshëm se marrëdhëniet e dy vendeve janë në nivelin më të ulët historik. Për fat të keq veprimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama janë të koordinuara dhe të sinkronizuara me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe mbështetësit e tij evropian.

Kjo përveqse alarmante për situatën në të cilën ndodhet vendi, është një simbolikë dhe mesazh i keq, është edhe tronditës për shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Luginë, Maqedoni, Mal të Zi dhe për të gjithë mërgimtarët që jetojnë në Diasporë.

Nën arsyetimin absurd të Edi Ramës, “në kushtet e agravimit të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike, takimi mes dy qeverive nuk mund të mbahej në formatin e parashikuar”, ky edhe një herë e dëshmojë veten se është në të njëjtën linjë me Vuçiçin dhe pro-serbët evropian.

Ky vendim për anulimin e mbledhjes nga ana e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama erdhi si hakmarrje për hedhjen poshtë nga ‘Qeveria Kurti’ dhe forcat politike të Kosovës të draftit të tij të rekomanduar nga ana e Beogradit.

Takimi mes dy qeverive tona do të ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme për trajtuar me seriozitetin më të madh kombëtar dhe me urgjencë situatën në veri të Kosovës, për të ndërmarrë hapat dhe veprimet e koordinuara si dy shtete të një kombi të ndarë padrejtësisht nga fuqitë e mëdha një shekull më parë.

Anulimin e mbledhjes së dy qeverive shqiptare duhet shikuar përtej aspektit politik, pra duhet shikuar nga aspekti i homogjenizimit kombëtar. Nëse deri dje ishim një hap prapa, sot jemi 10 hapa pas, kurse nesër mund të jemi me qindra kilometra largë idesë së bashkimit kombëtar.

Kidnapimi i policëve, moment reflektimi i partive politike

Sipasojë e ndarjeve dhe përçarjeve tona të brendshme, Serbia po na provokon dhe po tallet me ne njëkohësisht. “Të keqja nuk ka kufinj” (popullore), i tillë ishte edhe kidnapimi i tre pjestarëve të Policisë së Kosovës në territorin e Republikës së Kosovës. Shtrirja për tokë e policëve është poshtërim i sakjshëm i shtetit tonë.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë arrestuar nga forcat e uniformuara të Serbisë dhe se kjo është bërë në shenjë hakmarrje për arrestimin një ditë parë të serbit Millun Millenkoviq. Kjo e paraqet aktin më brutal të agresionit ndaj shtetit tonë.

Kjo situatë e rëndë dhe të turpshme nuk guxon të përdoret nga partitë opozitare për sulm ndaj ‘Qeverisë Kurti’ dhe as për fushatë elektorale, por duhet unifikuar i gjithë spektri politik si një trup i vetëm për t’i dhënë përgjigjen e merituar Serbisë dhe për t’i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare që ta dënojë ashpër agresionin e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, për shkak se ky nuk është rasti i parë dhe as nuk do të jetë as i fundit!

Sikur të ndodhte e kundërta, e kidnapimit të pjestarëve xhandarmërisë serbe nga ana e pjestarëve të Policisë së Kosovës, menjëherë do të ngrihej në këmbë e tërë bota, do të mbahej mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ne do të ndëshkoheshim ashpër nga “bota demokratike”.

Kidnapimi i tre policëve shqiptarë nga xhandarmëria e Serbisë duhet të jetë moment reflektimi dhe unifikimi i forcave politike shqiptare, e jo shfrytëzim për konsum politik ditorë nga ana e pushtetit dhe opozitës, për shkak se të njëjtën situatë tashmë e përjetuan të dy palët, pra poshtërimin e përjetuam të gjithë pa dallim.

Bashkëndjejë shqetësimin tim personal me familjet e policëve të kidnapuar, duke ju dhënë forcë dhe kurajo për tejkalimin e kësaj situate të rëndë, duke uruar që më të dashurit e tyre të ju kthehen që sa më parë shëndosh dhe mirë në familjet e tyre.

La Nuova Italia (1930) / Pse duhet lexuar libri “Shqipëria e Mbretit Zog” i Gustavo Traglia-s ?

0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Qershor 2023 

“La Nuova Italia” ka botuar, të martën e 10 qershorit 1930, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me librin “L’Albania di Re Zog — Shqipëria e Mbretit Zog” të Gustavo Traglia-s, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Kronikat letrare

“Shqipëria e Mbretit Zog”

Burimi : La Nuova Italia, e martë, 10 qershor 1930, faqe n°3

Burimi : La Nuova Italia, e martë, 10 qershor 1930, faqe n°3

Herë pas here, shtypi boton lajme fantastike, absurde, tendencioze dhe tronditëse për Shqipërinë në botë. 

Fakti përsëritet shpesh edhe nëse, për shkak të përdorimit të tepërt, nuk krijon më përshtypjen që do të donin popullarizuesit. 

Informacioni fantastik sipas të cilit një anije italiane zbarkoi në Shkodër tre mijë ushtarë italianë me një sasi të bollshme topash dhe mitralozësh është shumë i freskët. 

Lajmi ishte edhe më fantastik për faktin se (dhe asnjë gazetë që e botoi atë nuk u mundua të shqyrtonte një hartë gjeografike) nuk ka det në Shkodër. 

Kështu që ky libër i ri dhe i dokumentuar nga Gustavo Traglia (1) është i mirëpritur. Ky gazetar ka qëndruar për shumë vite në Shqipëri, ka qenë dëshmitar okular i rilindjes këmbëngulëse të një populli që nuk u përkul kurrë as nga braktisja shekullore dhe as nga dominimi i huaj. 

Sado i gjymtuar në kufijtë e tij — më shumë se një milion shqiptarë vuajnë nga dominimi jugosllav — kombi shqiptar po ndjek politikën e tij të rindërtimit me siguri dhe besim. 

Shteti i vogël, por trim, ka shprehur që në gjirin e tij një njeri që ka ditur t’u transmetojë të gjithë njerëzve një ritëm të ri jete. 

Gustavo Traglia na jep një panoramë të plotë të këtij kombi shumë të ri, ai ilustron karakteristikat e një race që ka jetuar për shekuj e izoluar nga pjesa tjetër e botës, e distancuar dhe e mbrojtur prej saj nga barriera e paprekshme e maleve të saj. Rezultati, në një Evropë të nxituar, të standardizuar dhe të padurueshme, është një oaz ngjyrash që nuk mund të mos magjepsë. 

Autori ringjall skenat dhe episodet e freskisë së këndshme : kapitali intrigues për mungesën absolute të zakonit ndaj politikës; jeta e fiseve malësore krenare, përçmuese dhe fantastike; ndihma e vazhdueshme dhe vëllazërore e Italisë; personaliteti vendimtar i mbretit Zog, një figurë që duket se ka dalë nga një epos. E gjithë kjo ringjallet mprehtësisht, qartësisht, pikërisht në këtë vepër të re të Gustavo Traglia-s, e cila, jemi të sigurt, do të ketë të njëjtin sukses si botimet e tjera të tij. Në të vërtetë, në të nuk gjetëm vetëm shkrimtarin e gjallë të “Oriente”, të “Duce libico”, por edhe poetin e “Per amare Colombina”, që mbetet një nga veprat e shquara të poezisë së dekadës së fundit. 

Në “Shqipërinë e Mbretit Zog” ka faqe kaq të gjalla përshkruese, saqë libri shpesh merr rëndësinë e një vepre letrare të konceptuar mirë dhe të shprehur mirë. Në këtë renditje idesh, pasazhet që na pëlqejnë më shumë janë ato që lidhen me vizitën e Krujës, kryeqytetit të Skënderbeut, të shtëpisë së Dervishit dhe të Beratit. 

Dokumentacioni i bollshëm dhe i saktë që lejon veprën e Traglia-s të jetë një nga traktatet më të plota për Shqipërinë e sotme, shpërndahet me shumë takt dhe shkrihet në mënyrë harmonike me pjesën përshkruese dhe episodike, në mënyrë që lexuesi të mos zhgënjehet kurrë nga interesi që lind, i gjallë, që në faqet e para dhe që e shoqëron me intensitet gjithnjë e më të madh deri në kapitullin e fundit. 

  1. mon.

 (1) Shqipëria e Mbretit Zog — Botimet Tiber, Romë. — 30 Lireta.

 * Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/la-nuova-italia-1930-pse-duhet-lexuar-libri-shqiperia-e-mbretit-zog-i-gustavo-traglia-s/.

Për një kukull të viktimizuar, pa vizion dhe pa përgjegjësi politike!

0

Shkruan: EDONË MADANI, Lion, Francë

“Bluja dhe e verdha ngjyrat e Kosovës, ngjyrat e Ukrahinës, ngjyrat e Evropës, ngjyrat e lirisë” thot presidenjta e shtetit të Kosovës, që i duket vetja përfaqësuese e “shqiptarëve në tokat e tyre në Kosovë”, siç thoshte dikur dikush.

Bluja dhe e verdha janë edhe nuancat e atyre 7 falenderimeve “thank you, thank you so muuuuuuch for having us, for giving us this opportunity” teksa takon at presidenten e parlamentit evropian. Pyes veten sinqerisht në çfarë hipokrizie duhet me jetu, në çfarë verbërie ndaj marrëdhënieve ndërkombtare me përzi kaq “rrush e kumbulla”, kaq kontekste të ndryshme në thelb e në qëllime, e nga çfarë idiotësie duhet me u drejtu si njeri “gjasma parimtar” për me u krenu me atë kaltërtën dhe të verdhën që veç thelbin e popullit shqiptar të Kosovës nuk e përfaqësojnë!

Nëse sot për sot jam shumë e pasigurt mbi këndështrimet e mia, zonja presidente ja ka dal me më befasu, më keq se ç’do herë madje, pasi e mora at guximin me qënë e sigurt mbi paqëndueshmërine e njeriut që ajo përfaqëson!

Kukull e viktimizuar, pa vizion dhe pa përgjegjësi politike!

Edhe derisa ideali i saj të jetë një “shtet” iluzionar që do ta transformojë në komb, dhe Shqipërinë ta ketë qëllim vetëm marrëdhëniesh diplomatike dhe jo si shtet amë, derisa dashakeqësia e saj hipokrite të jetë prezente në interpretimin e saj të historisë nuk mund ta ndaloj veten nga iritimi prej atyre “thank you-ve” të saj të pakuptimta (pasi të përsërituara 7 herë jo vetëm për obligim mirsjelljeje!) Do kisha thënë: e llastuar nga disa pseudoparime (mjat mirë të trashëguara nga idolët e saj) , e llastuar nga vetë llastimi i idolëve të saj të afërt, e pagdhendur për të qënë e përgjegjshme!

Disi mu kujtua ajo novelëza e Migjenit “Idhujt pa krena”. Pa u fut në filozofinë që analiza e Migjenit na përçon, mua mu kthye disa herë në mendje teksa dëgjoja fjalimin e zonjës Osmani, vetëm ajo pjesa: ‘Duen t’adhurojnë, po ç’ka t’adhurojnë? Idhuj pa krena?…Duen të besojnë, por ç’ka të besojnë? Idhujt pa krena?’

Problemi i këtij paralelizmi është vet fakti se idhujt pa krena dikur kanë qenë me krena, të denjë për adhurim, kurse Zonjën Osmani në rolin e “idhullit”, nuk e pashë kurrë me krye! Prandaj e kam të vështirë ta kuptoj admirimin e disave ndaj njeriut politik që ajo përfaqëson!

Në kujtim të disidentit, studiuesit dhe poliglotit Ymer Adem Llugaliu

0
Në foto: Gazetari Arif Ejupi me Ymer Adem Llugaliun

Nga: Arif Ejupi

Më 13 qershor të vitit të kaluar në moshën 86 vjeçe kaloi në përjetësi disidenti, studiuesi dhe poligloti Ymer Adem Llugaliu.

Ymeri, nga familjarë, shokë e ish-edukatorë kujtohet si nxënës e studiues i zellshëm, e mbi të gjitha si njeri i dinjitetshëm.

Përkundër vuajtjeve dhe ferrit të përjetuar Ai, i tillë mbeti deri në vdekje. Nivelet e shkollimit Fillor dhe të Mesëm, i kreu në Podujevë e Prishtinë, me nota të shkëlqyera.

Pastaj, vazhdoi me frekuentimin e mësimeve në Normalen e Prishtinës, e cila gjatë viteve 1953-1954, ishte transferuar nga Gjakova në Prishtinë.

Meqenëse, shkollat shqipe asokohe ishin të pakta dhe mungesa e mësueseve ishte e madhe Ymeri, ende pa i mbushur të njëzetat, nisi të punojë si mësues, në fshatin Sfeqël të Podujevës.

Abdyl Sokoli, arsimtar në pro-gjimnazin e atëhershëm të Podujevës, që e jepte lëndën e Matematikës, duke i parë prirjet e Ymerit, në këtë fushë, i sugjeron studimin e kësaj disipline shkencore në Fakultetin e Beogradit.

Sugjerime të ngjashme Ymeri, merr edhe nga arsimtarët e tij, të Matematikës në Normalen e Prishtinës.

Mirëpo, ai kaherë e kishte ndarë mendjen që të arratisej në pjesën tjetër të Atdheut, pa i shkuar asnjëherë mendja që parajsa e ëndërruar do t’i kthehet në ferrë, nga vëllazëritë e tij, të një gjaku e gjuhe.

Vendimin për të kaluar matanë Bjeshkëve të Nemuna, Ymeri e kishte ndërmarrë nga dashuria për Gjuhën dhe kombin shqiptar.

Ai idhull e kishte rilindësin tonë të njohur Millosh Gjergj Nikolla -Migjeni, të cilin e konsideronte llambë ndriçimi të relievit të përthyer shqiptar.

Dashurinë mbi studimin e Gjuhës shqipe, Ymerit ia kishte shtuar edhe një debat i nxehtë me arsimtarin e serbishtes në pro-gjimnazin e Podujevës, Zhikica Jovanoviq.

Jovanoviq, gjatë një ore mësimi kishte thënë “Kam përshtypjen që Gjuha shqipe, është një përzierje  shumëgjuhësore çfarë lë me dyshue, a mundet me u quajt gjuhë në vete, apo jo.

Ka latinizma, ka turqizma, ka serbizma, ka…”

Në formë kundërshtimi Ymeri kishte thënë ”jo – jo mësues gabim e keni”. Pjetër Budi, librin “Doktrina kristiane”, e ka shkruar qartë dhe pastër në gjuhën shqipe, qysh më 1618.

Ai, madje e ka pasuruar gjuhën edhe me neologjizma të burimit shqip, 49 -vjet më herët se Johon Milton, gjuhën angleze me poemën “Parajsa e Humbur”.

Duke menduar që debati mësues- nxënës duhet të jetë i shëndosh dhe konstruktiv Ymeri, kishte vazhduar diskutimin e tij me gjuhën e argumenteve.

Ai kishte thënë: ”Mësues nga hulumtimet e mia shoh që serbishtja juaj është tamam një gjuhë laramane, me rusizma e bullgarizma të dyja varianteve egjeiane dhe gjevgjeliane, si dhe me mishmashin e gjuhëve të tjera sllave.

Jovanoviq i revoltuar dhe i pakënaqur me debatin, Ymerin e paraqet në Drejtorinë e shkollës, si nxënës provokator dhe me pikëpamje nacionaliste.

Ai mbase do ta denonconte edhe në Polici, por se lejonte sedra e sëmur dhe inatçore me pohuar që në debate me nxënësin e tij, çdoherë dilte humbës.

Urrejtja e papërmbajtur e shovenve serbë del në shesh me arrestimin e arsimtarit të Historisë,Ibrahim Demolli, nga UDB-a, jugosllave.

Ai  ishte arrestuar vetëm pse i kishte bërë vërejtje tekstit të Historisë, për klasën e – Ill- të, në të cilin fillim e mbarim ishte falsifikuar origjina e shqiptarëve autokton.

Ymeri lajmin mbi arrestimin e arsimtarit të Historisë, Ibrahim Demolli, e kishte pritur me dhembje dhe indinjatë të thellë.

Ai druante që fare lehtë mund ta ketë fatin e mësuesit të tij, të cilin për reagimet e tij konkrete dhe në kohë e quante edhe si mësues “Shtylla”.

Kjo ndjenjë pasigurie dhe mosdurimi ndaj shovenëve serbë e pati detyruar Llugaliun, që në gusht të vitit 1958, të kalojë në tokën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, me origjinë nga Kastri i Hasit të Prizrenit, me banim në Mat, me ngadhënjimin në Krujë, që shekullin  e – XV- e bëri EPOKË  të  ARBANISË.

Llugaliu, i hipi krahut të ëndrrës dhe kaloi matanë maleve, i bindur që edhe ai është një krah i shkabës dykrenore. Ai ishte i sigurt që pas dy muajsh së bashku me vëllezërit e motrat e tij, do të fillojë studimet në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Universitetit të Tiranës.

Ymeri, edhe pse kishin kaluar gati gjashtë dekada si më të rëndën në jetën e vet e kujtonte ditën, kur merr një letër tejet dëshpëruese nga  Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, në të cilën thuhej; se ai duhet të shkoj në Kampin e punës në Seman të Fierit.

Gjatë qëndrimit në këtë Kamp, ai do të punojë në fermën bujqësore “Çlirimi” Në nëntor të vitit 1962 vije një urdhër i organeve udhëheqëse të Partisë së Punës, që të gjithë të arratisurit kosovarë mund të ktheheshin në Kosovë.

Këtë urdhër Ymer Llugaliu e kundërshton kategorikisht,duke thënë “s’kthehem dot pa i mbaruar studimet për çfarë edhe kam ardhur.”

Meqenëse në këtë periudhë edhe në Shqipëri mësuesit ishin të pamjaftueshëm Ymer Llugaliu, me normale të përfunduar në Kosovë, nga Ministria e Arsimit shqiptar, caktohet mësues në fshatin Siqecë të Mallakastrës.

Një vit më vonë Llugaliu, njoftohet nga Skënder Backa, përgjegjës i Zyrës së emigracionit të Shqipërisë, se i është dhënë e drejta e studimeve në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Ymeri, thoshte nga gëzimi qaja, sepse pas shumë vuajtjesh dhe peripecish mu dha e drejta e studimeve, të cilat i ëndërroja qyshkur isha nxënës, i pro-gjimnazit në Podujevë.

Pas përfundimit të studimeve më 1967 me sukses shembullor të gjithë prisnin që Ymeri, do ta bëjë  punën e ndihmës profesorit (asistentit) në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Pedagogë e studentë duke parë përkushtimin e Ymerit, për studime të avancuara të Gjuhës shqipe, e quanin Linguisti.

Madje, profesor Eqrem Çabej, përpara të gjithëve kishte thënë “dua që Ymeri së shpejti të jetë pjesë e Katedrës sonë.”

Mirëpo, një ditë fundgushti atij pa kurrfarë paralajmërimi i jepet urdhri që të shkojë në Krahinën më të prapambetur dhe më të persekutuar të vendit, në Mirditë.

I njohur me virtytet e tij prej burri dhe pedagogu profesionist plot nëntë vjet punon në shkollën e Mesme në Rrëshen, dhe në atë 8-vjeçare në Kurbnesh.

Llugaliu përkundër kushteve të vështira për punë detyrën e tij të mësuesit të Gjuhës Shqipe, dhe letërsisë, siç ishte emërtuar kjo lëndë atëherë e kryente me sukses.

Me përvojën e tij të gjatë ai ishte në gjendje që nëpërmjet procedurave të testimit ta bëjë edhe matjen e inteligjencës të secilit nxënës.

Po ashtu llogaritjen e pikëve për notë e bënte saktë dhe pa i hyrë askujt në hak. Vazhdimisht nxënëseve të tij ua përsëriste thënien “Shumë shpejt e keni kryer punën, nëse e keni kryer si duhet.”

Llugaliu, përveç aftësive intelektuale dhe organizimeve dallohej edhe për respektimin dhe dashurinë e treguar ndaj malësorëve të Mirditës .

Mania e pansllavistëve kokëbosh dhe këlysh të Stalinit nëpërmjet “fabrikave “të llojit kovaçhane, banorët e kësaj zone i detyronte të bëjnë punë skllavi si në feudalizëm.

Ata që kundërshtonin shpalleshin armiq të popullit, dhe përfundonin në kampe internimi, ku vite më radhë thanin këneta e moçale.

Grupi tjetër i “vullnetarëve “amator ndërtonte “pallate “me qerpiç e baltë. Çdonjërit veç e veç, apo si kolektiv për një normë të parealizuar i avullonte jeta.

Këtë diktaturë ekzemplar tmerri disa të verbëruar e altoparlant të monizmit e përshkruanin si parasë, vetëburgimin liri, diktaturën demokraci .

Kurse, Hoxha gjirokastritin pejgamber ,sepse kështjellën e rezistencës së Gegnisë,të ndërtuar me djersë e gjak nga Buzuku, Bardhi, Bogdani, Budi, Veqilharxhi, Pashko Vasa, Mjeda, Fishta e Migjeni etj, e kishte bërë rrafsh me tokë, nga frika që pasardhësit e tyre po e lidhnin Arbanin me Vatikanin dhe Perëndimin.

Llugaliu si bir i traditës kësaj çmendurie paranoiake i kundërvihet me vargjet revoltë të Migjenit”: Oh, si s’ po kam një grusht të fuqishëm Malit( diktaturës) që vret mu në zemër me ia ngjesh”.

Më 10 nëntor të vitit 1976, nën pretekstin e “ Agjitacion e propagandë” Llugaliu u arrestua dhe u dënua me 14- vjet burgim të rëndë.

Arrestimit të tij i parapriu spiunimi i një “kolegu “në ekskursionin me nxënës në Pllajën e Valmorit.

Ai e kishte provokuar mësueses Ymerin,duke i thënë : – Or kosovar si të duket Valmori ?…

Ymeri, modest dhe pa u mburrur këtij të shituri që ishte si gacë e mbuluar me shumë shtresa shpuze iu kishte përgjigjur:” Valmori është i bukur, ama shumëfish më e bukur është Fusha e Kosovës”.

Të nesërmen “kolegu “i tij, një kuisling që regjimi diktatorial e kishte bërë rregëzinë, duke sajuar edhe njëqind gënjeshtra të tjera, raporton tek padronët e tij të Sigurimit të Shtetit.

Pastaj, ata bëjnë atë që s’ kishte arritur ta bëj vëllai i tyre ideologjik Zhikica  Jovanoviq. Llugaliun e mbyllin në burgun e Spaçit . Atje i ballafaquar çdoherë me uri dhe etje detyrohet që të kryejë punët më të rënda fizike.

Pas daljes nga burgu rehabilitimin e tij dhe avancimin në pozita, diktatorët gardianë të ferrit të kuq komunist e kushtëzojnë me kërkesën që ai me shkrimet e tij të glorifikoj Kryediktatorin, duke i thurur  në të njëjtën kohë elozhe edhe kolektivizimit të vendit, që ishte kthyer në varr të hapur të shqiptarëve.

Llugaliu guximtar dhe frontal, siç janë zakonisht malësorët kësaj oferte i bën refuzim të dyfishtë, jo për mungesë talenti, por nuk donte me u bë në asnjë mënyrë nallban për me mbath kuaj të xhelatëve komunistë, të cilët gjatë 50 vjetëve- shekuj, likuiduan figurat më të ndritura të kombit tonë.

Pas këtij refuzimi atij gojën ia mbyllin e lapsin ia kthejnë në kazmë, duke e izoluar dhe internuar në zona të thella malore, ku 19- vjet rresht, nuk i lejohet kontakti me njeri.

Atë ushqim të paktë dhe pagrimë shije të shumtën e herëve ia hidhnin nëpër sportelet e thurura me thupra hekuri sikur luanit në kafaz.

Edhe pse ishte me qafë nën shpatën e Demokleut, alias Diktatorit, Enver Hoxha, më 13 gusht të vitit 1983,ai bëhet shembull guximi dhe besnikërie. Me katër- pesë shokë e bënë varrosjen e disidentes së parë Shqiptare, Musine Kokalari, e cila kishte vdekur në vetmi dhe vuajtje të paimagjinueshme, në një kasolle të Rrëshenit .

Pas përmbysjes së Diktaturës, Llugaliu, më1992, një ditë të vonuar pranvere kthehet në vendlindje, ku e kishte lënë të ndryme rininë e tij të hershme.

Atij i bëhet pritje madhështore. Surkishi ato ditë ishte vend pelegrinazhi, i të gjithë llapjanëve.

Pushtuesit serbë që ishin instaluar në hyrje të këtij fshati me të kuptuar se Llugaliu, ishte kthyer në Dardani, në tokën e të parëve të tij, e arrestojë dhe ia plaçkitin të gjitha peshqeshet, dhe të hollat e dhuruara nga familjarë, shokë e miq.

Pas katër- pesë ditëve e dëbojnë matanë kufirit të vendosur me dhunë e gjak. Llugaliu që ishte flijuar  për Shqipërinë Etnike, shkon në Elbasan, ku fillon punën e mësimdhënësit të Gjuhës Gjermane në shkollën e Mesme të Gjuhëve të huaja.

Ymer llugaliu ishte një poliglot i vërtetë . Ai i fliste pa kurrfarë theksi dhe i shkruante gjermanishten,anglishten,frëngjishten,italishten,serbo-kroatishten etj.

Disa vite radhas pas lirimit nga burgu punoi edhe si mësimdhënës i gjermanishtes dhe anglishtes në të dyja anët e Atdheut.

Ai po ashtu kontribuoi në të gjitha Lëvizjet për liri dhe demokraci të Shqipërisë. Më gjithë ferrin e përjetuar Llugaliu, pedagog dhe krijues më 1993, e boton në “Euro-rilindja” Tiranë, librin me poezi, “Luani i Prishtinës”.

Pas këtij libri ai ka botuar edhe shtatë- tetë libra të tjerë me temë nga historia, kultura dhe gjuhësia.

Sidomos vëmendjen e atyre që studiojnë Gjuhën shqipe, e kanë zgjuar librat me analiza të ngjeshura nga Fonetika, Morfologjia dhe Sintaksa” Gjuhësi e letrarizueme” dhe ai “ Ma i lashti dhe ma i riu”

Llugaliu, fondin e tij krijues e pasuron edhe me fejtone të shumta të botuara në Gazetat e ditës dhe ato javore në Shqipëri e Kosovë.

Po ashtu është më rëndësi të theksohet që ai më 2005, pati botuar studimin dygjuhësor shqip- anglisht “Pretendimet serbe rreth Kosovës dhe realiteti kosovar”. “ Serbian claims about Kosova and kosovarian reality “.

Llugaliu, ka lënë në dorëshkrim edhe disa tema nga fusha e Gramatikës së Gjuhës shqipe, dhe diku mbi 300 poezi, të cilat kohë pas kohe botohen, post-mortem nga Skënder dhe Elida  Buçpapaj, krijues dhe pronarë të platformës mediatike “Voal.ch”

Mirditorët edhe pse ka kaluar gjysmëshekulli ndihen krenar me ish- mësuesin e tyre të dalluar Ymer Adem Llugaliu.

Ata të nxitur nga respekti i pakufishëm ndaj tij, më 24 nëntor të vitit 2019, në mënyrë të organizuar e patën vizituar atë, në fshatin e tij të lindjes Surkish të Podujevës.

Më 7 mars të vitit 2020,ngjashëm me shokët e tij, pati vepruar dhe politikologu e publicisti i njohur Luan Rama, i cili Ymerin e kishte 7-8 muaj, arsimtar të Gjuhës shqipe, në 8-vjeçarën e Rrëshenit.

Llugaliu ,takimin me ish-nxënësit e tij mirditorë e vlerësonte lart duke thënë: Unë në moshë të shtyrë u lirova nga burgu, dhe s’mund ta ktheja dot rininë e humbur. Meqë jam i pa trashëgimtar ish-nxënësit dhe nxënëset e mia, i konsideroi fëmijë të mi.

Vizita e tyre do të m’i shtyjë edhe nja dy-tri vite të jetës. Llugaliu në çdo bisedë thoshte: shkova në tokën pellazgo-ilire me marr krah. M’i vunë prangat në këmbë e duar dhe drynin në buzë.”

Veç kësaj së bashku me mua e pranguan edhe Mirditën, duke i vrarë e burgosur malësorët trima dhe bukëdhënës të kësaj krahine, që asnjëherë nuk u gjunjëzuan, nga pushtimet e huaja, e as nga shpata e Kalifit të pashpirt Enver Hoxha.

Mirditorët duke pasur konsideratë të veçantë ndaj figurës dhe veprës së Ymer Llugaliut, kanë marrë iniciativa që një nga shkollat apo sheshet e Mirditës, të mbaj emrin e ish-mësuesit dhe edukatorit të tyre, nga rajoni i Llapit të Kosovës.

Mendojmë që të njëjtin hap duhet ta bëjë edhe komuna e Podujevës, në shkollat e së cilës Ymer Llugaliu, dha një kontribut të jashtëzakonshëm, qoftë si këshilltar pedagogjik, qoftë si mësimdhënës.

Përshpirtëria e Nënës Tereze: Ungjilli është i mundshëm

0

Don Lush Gjergji, Prishtinë

“Më duhet ta shpall Ungjillin e Mbretërisë edhe në qytete të tjera, sepse për këtë punë jam dërguar. E predikonte nëpër sinagoga të Judesë.” (Lk  4, 43-44)                                                                                         

“Ungjilli për mua është Fjala e Jetës, është Jezusi që na flet dhe mëson sot në Kishë, nëpërmjet Kishës.” (Nëna Tereze) 

Jezu Krishti dhe krishterimi janë pjesë përbërëse e kulturës dhe traditës, qytetërimit evropian, pjesërisht edhe botëror. Shumë njerëz, sot, e vlerësojnë Krishtin dhe krishterimin nga këndvështrimi kulturor, shoqëror, pasi që ka frymëzuar dhe krijuar vepra të artit në drejtime të ndryshme. Ky do të ishte roli historik i krishterimit, sipas disave, që çmojnë dhe vlerësojnë, pranojnë atë si një ndër faktorët e rëndësishëm të historisë së njerëzimit. 

Një këndvështrim tjetër, mund të jetë radikalizmi i të rinjve, sot, që mund ta shprehim edhe kështu: Jezu Krishti ishte i mrekullueshëm, ideal, i jashtëzakonshëm…, por vetëm si projekt, që fatkeqësisht nuk është zbatuar kurrë plotësisht, sepse njeriu, rrënjësisht dhe thellësisht është egoist, egocentrik, kështu që vijnë deri te ky përfundim: KRISHT PO, KISHA JO! Disa madje kanë arritur deri te pohimet e skajshme, sa që me ironi thonë: i krishteri i vetëm dhe i vërtetë ishte Jezu Krishti! 

Radikalizmi i Jezu Krishtit, kërkesa e tij që të braktisim gjithçka dhe gjithkënd, edhe vetveten, pastaj “çmenduria e kryqit” dhe flijimit të dashurisë dhe për dashuri, iu duket shumë njerëzve gjëra tejet të vështirë, mos të them e pamundshme. Fatkeqësisht edhe shumë të krishterë mendojnë dhe jetojnë kështu: si të ishte Jezusi vetëm një ideal i paarritshëm, si ftesa e tij të ishte për pakicën elitare, ndonjë grup apo individ i privilegjuar, ndoshta për meshtarë dhe rregulltarë a rregulltare… 

Ta marrim një shembull të Ungjillit: djaloshin e ri dhe të pasur (krhs. Mk 10, 17-22), i cili, deri te një pikë e kishte pranuar dhe jetësuar Jezusin me besnikëri, kishte pasur një jetë shembullore, aq sa Jezusit mund t’i thotë: “Mësues, të gjitha këto i kam zbatuar që prej rinisë sime.” (Mk 10, 20) 

I lumi ai, përgëzime dhe urime, meriton vërtet nderim tejet të madh dhe mirënjohje! 

Shi për këtë, Jezusit i pëlqeu. “Atëherë Jezusi e shikoj ëmbël, i pëlqeu dhe i tha: “Të mungon edhe një gjë: shko, shit çka ke, ndajau skamnorëve e do të kesh thesar në qiell; atëherë kthehu e eja pas meje!” (Mk 10, 21) 

I riu i pasur ia bëri Jezusit një pyetje shumë të rëndësishme dhe vendimtare: “Mësues i mirë, çka duhet të bëj për të fituar jetën e pasosur?” (Mk 10, 17) 

Kjo do të duhet të ishte pyetja e secilit prej nesh, të cilën do të duhej ta bënim në çdo çast dhe rast të jetës tonë. 

Pjesa e parë e takimit mes Jezusit dhe të riut shkoi shumë mirë, sepse i riu ishte besnik ndaj Ligjit të Moisiut dhe traditës: shumë i zellshëm dhe besnik. Duke u nisur nga kjo përvojë, Jezusi shkon përtej kësaj, depërton në shpirtin e tij, ia ofron dhe mundëson përsosmërinë, braktisjen e të mirave dhe pasurisë materiale, për t’i pasur ato qiellore. Me fjalë tjera, Jezusi i ofrohet, zbulohet dhe dhurohet të riut, si Pasuria e vetme dhe e amshuar, që do ta bënte atë të lirë, të mirë, të lumtur. Jezusi e ftoi të riun e pasur që të ishte nxënësi, ndjekësi dhe bashkëpunëtori i tij për Mbretërinë e qiellit. 

Oferta e Jezusit ishte tejet angazhuese dhe vendimtare: JEZUSIN OSE PASURINË? I riu i pasur, vendosi për pasuri, braktisi Jezusin, sepse nuk pati guxim të flijonte  pasurinë dhe të flijohej ai për Jezusin dhe Mbretërinë qiellore. Ai nuk kuptoi, nuk pranoi, nuk arriti ta vlerësonte mundësin, shansin, rastin që ia kishte dhuruar Jezusi, vetveten, miqësinë, bashkëpunimin, së fundi edhe amshim e lumtur. 

Ungjilli thotë: “Djaloshi u prish kur e dëgjoi këtë fjalë e i trishtuar, u largua, sepse kishte prona të shumta.” (Mk 10, 22) 

Ta analizojmë dhe aplikojmë këtë takim për veten tonë. Ta pyesim dhe t’i kërkojmë edhe ne Jezusit: çka duhet të bëjmë, si duhet të jetojmë, për ta fituar jetën e pasosur? Ta presim përgjigjen e tij, e cila na vjen prej Ungjillit, Kishës, bashkësisë së krishterë, famullisë, ndërgjegjes, rrethanave… 

A mund të themi edhe ne, si i riu i pasur, që iu kemi përmbajtur të gjitha urdhërimeve të Zotit, të Kishës, ndërgjegjes dhe qëndrimeve të krishtera? Edhe pse kemi shumë mangësi, dobësi, lëshime, mëkate, Jezusi na do, na falë, na ka zgjedhur që të jemi të krishterë, domethënë nxënësit e Tij, disa ndoshta edhe miqtë e Tij nëpërmes thirrjes së shenjtë meshtarake apo rregulltare. Kushti i vetëm i Jezusit është ky: që të jemi plotësisht të lirë prej çdokujt dhe çdo gjëje, që të mund të ecim me Të deri në kryq, në ngjallje! Të lirë prej mëkatit, prej pasurisë, prej misht dhe gjakut, prej veseve, prej krenarisë dhe çdo të keqeje… 

Të zbulojmë së bashku me Jezusin: çka më mungon mua – na mungon ne, për ta njohur, dashur, jetësuar dhe dëshmuar Jezusin? 

“Thirrja jonë është Jezusi… Zoti më do, nuk jam në botën vetëm për ta zënë një vend, për të qenë një numër. Më ka zgjedhur për një qëllim. E di. Do ta realizojë këtë nëse unë nuk i bëjë pengesa. Nuk më detyron. Ai ka pasur mundësi ta detyronte Virgjërën Mari, por ka dashur që Maria të thoshte po. E njëjta gjë vlen edhe për ne, Zoti nuk na detyron, por dëshiron që ne t’i themi po.” (Nëna Tereze) 

Sot, Kisha, bota ka nevojë për dëshmitarë burimor të Krishtit, Ungjillit, që do të tregonin me jetë dhe në jetë, që kërkesat ungjillore janë të mundshme gjithmonë, pra, edhe sot, me fuqinë e fesë dhe me frymëzimin e dashurisë, me bashkëpunimin tonë. 

Kjo do të ishte përgjigja më e mirë atyre që Krishtin, Kishën katolike do të dëshironin ta shihnin dhe vlerësonin vetëm në prizmin kulturore, të artit, të së kaluarës, të arkivave apo muzeut, të njerëzimit, si dhe të atyre që do të donin ta pranojnë Krishti, por jo edhe Kishën katolike. 

Duke jetuar thellësisht fenë tonë, do të rrënohej zbrazëtia mes Krishtit dhe Kishës, Kishës së dikurshme nga kohët apostolike, dhe asaj të ditëve tona, sepse do të ishte një JEZU KRISHT, Ai historik dhe aktual – dhe një KISHË –  ajo e Krishtit dhe e të krishterëve, për çdo kohë dhe hapësirë. 

Porosia e krishterë nuk është vetëm porsi që e ka shprehur dhe thënë Jezusi, ajo që ne e gjejmë në Ungjill, por Fjala e gjallë, që shqetëson, provokon, sfidon, zgjon doemos ndonjë përgjigje, zgjidhje, përcaktim… 

Thirrja e Zotin në shenjtëri, përvujtëri, falje, dashuri edhe ndaj armiqve, përsosmëri, mund të duket e vështirë, e paarritshme… 

Edhe Nëna Tereze, pati shumë vështirësi, dyshime, frika, pasiguri në fillim të thirrjes së dytë, si “Misionare e Dashurisë”: mospërfillja dhe dëbimi i arqipeshkvit të Kalkutës, gjendja politike dhe shoqërore në Indi, moskuptimi bashkësisë rregulltare të “Motrave të Loretos”, qëndrimi i kundërshtimit të Selisë së Shenjtë… 

Ja si e përshkruante Nëna Tereze “tundimin e komoditetit: “Kisha nevojë për një strehë për t’i mbledhur të braktisurit nëpër rrugë. Fillova të kërkoj… Eca, eca pa ndërprerë deri sa s’kisha më fuqi. Vetëm atëherë e kuptova se deri në çfarë pike të varfrit e vërtetë janë të stërlodhur për pak ushqim, mjekim, gjithçka. Kujtimi për qetësinë materiale që e kisha në kuvendin e Loretos, më është paraqitur atëherë si një tundim. Atëherë u luta kështu: “O Zoti im, për zgjidhje të lirë time dhe për dashuri ndaj Teje, dua të mbesë këtu, për të bërë atë çka kërkon vullneti yt. Jo, jo, nuk do të kthehem më mbrapa!” (Nëna Tereze) 

 “Ky ungjillëzim apo lajmërim i Krishtit i bërë me dëshminë e jetës dhe me fjalën fiton njëfarë ngjyre specifike dhe në veçanti të frytshme prej faktit së zhvillohet në jetën e përditshme të botës.” (LG 35) 

Ky dërgim nuk është për ndonjë pakicë elitare, për meshtarë, rregulltarë dhe rregulltare, por për të gjithë të pagëzuarit. Çdo shekullar duhet të jetë edhe dëshmitar i Krishtit, anëtar aktiv i Kishës, veprimtar për Ungjill. Të gjithë së bashku, dhe secili për vete, me fuqinë e Shpirtit Shenjt, jemi shpallës dhe dëshmitarë të Ungjillit kudo në botë për të qenë vërtet të lumtur dhe të plotë në këtë jetë dhe në amshim.  

Shekullarët apo laikët, të gjithë të krishterët, janë “ajo që shpirti është për trupin, ajo të jenë edhe të krishterët për botën.” (LG 38) 

“Duhet të vlerësohen në mënyrën e duhur të gjitha shoqatat e apostullimit, pastaj ato që hierarkia sipas nevojave të kohës dhe të vendit, i ka lavdëruar ose këshilluar apo ka vendosur t’i krijojë si më urgjente, duhet të vlerësohen maksimalisht prej meshtarëve, rregulltarëve dhe laikëve dhe të nxiten sipas natyrës vetjake të secilës prej tyre.” (AA 21) 

Dëshmia e Krishtit dhe Ungjillit është mbi të gjitha dashuria, e cila, zbërthen në bamirësi dhe në shërbim. “Të krishterët, duke pasur karizma të ndryshme, duhet të bashkëpunojnë në çështjen e Ungjillit, secili sipas mundësive, mjeteve, karizmave dhe mbarështimit të vet.” (AG 28) 

“Të gjithë besimtarët, si gjymtyrë të Krishtit të  gjallë, në të cilin janë inkorporuar dhe asimiluar nëpërmjet pagëzimit, krezmimit dhe eukaristisë, kanë detyrën e madhe të bashkëveprojnë në shtrirjen dhe përhapjen e trupit të tij, në mënyrë që ta çojnë sa më shpejtë të jetë e mundur në plotësinë e tij.” (AG 36) 

Prishtinë, 14 qërshor 2023        Radio Maria – Kosovë        Don Lush GJERGJI 

Esad-pash Toptani ishte i vetmi shqiptar që e donte e gjithë Serbia! 

0

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

I dyti është Edi Rama, kryemistri aktual i Shqipërisë që e don Aleksandar Vučić, Ivica Dačić, Војислав Шешељ, Milorad Dodik dhe Vladimir Vladimirovitj Putin (ryska: Влади́мир Влади́мирович Пу́тин). Po të ishte gjallë, Slobodan Milošević ([slɔˈbɔdan miˈlɔːʃɛvitɕ] uttal (info)) (serbiska: Слободан Милошевић) ish presidenti serbe, dhe nga burgu, lakmi ia kanë Радован Караџић, Ратко Младић ish udhëheqësit politik e e ushtarak të serbëve të Bossnjës. 

Edi Ramë, krenohu se po rreshtohesh kraha tyre. Edhe ata kanë qenë burra të pushtetshëm  

Korit të kukuvajkave me Edvin Kristaq Ramën në përkrahje të Aleksandar Vučić, president, Ivica Dačić, serb nga Kosova, lindur në Prizren (1966) iu bashkuan edhe opozita ogurzezë e Kosovës brenda jashtë parlamentit, Behgjet Pacolli e Fatmir Lima, Abdixhiku: ”Mbetëm edhe pa Shqipërinë”. 

-Jo Abdixhik, pa Shqipërinë por mbetshum pa Edi Ramën  

Vazhdon nga numrat e kaluar me tituj:  

“Për 10 qershorin e vitit 1979” dhe 

“Pash gjinin që ta kam dhânë, martou me shqiptare të Kosovës!” të publikuara më 10, 11, 12 dhe 13 Qershor 2023  

Nga Ditari im 

Sinan Kastrati, ish ushtar i APJ-se

Pjesa e tretë (3)  

Ngjarjet e ditëve të fundit në Kosovë, përsëri më shtyn të bëjë një pushim të vogël për mos me thënë ta ndërprej fejtonin në disa vazhdime e ti këthehem pastaj, aty ku e kisha lënë “Kujtimeve të mia si student dhe ekskursionin në Shqipëri”, në qershorin e vitit 1979 e të publikuara më 10, 11 e 12 e 13 qershor 2023.  

Është hera e parë që dola me u rrezit në pllazh e me u la në dett, edhe pse detin nuk e kam më larg se 30 metra. 

Edhe në qershorin e vitit 1979, diku kah mesi i muajit jemi larë për herë të parë në detin shqiptar, në Durrës, Sarandë e Vlorë. 

Por po i kthehem temës. 

Në kujtimet e mia, si student, në ekskursionin në Shqipër, përmenda disa nga takimet që kam pasur me disa nga krerët, majat e letërsisë shqipe, Agollin, Kadarenë, Musarajin dhe natyrisht Sylejman Krasniqin, Sylejman podrimçakun, shkrimtarin e romanierin më të madh nga Kosova por që jetoi në Shqipëri, që shkruajti romane e drame me temë historike që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit. 

Sot në mëngjes i shkruajta Albanës, qikës së bacës Sylë dhe pata qef që të flas me te. Nuk vonoi shumë e ajo më shkruajti:  

”Përshëndetj i nderuar, si jeni? Ju, a jeni nga Hoça e Vogël”? (Në Hoçë të Vogël ka familje të fisit Kastrat, shën. plot. Imi) 

Nuk iu gjegja pyetjes por shkruajta: 

”Albanë, a bën të marrë, nese je e lirë? 

Dhe pa një, pa dy, ajo më thirrri. Kishte qenë në Prishtinë. Biseduam gjatë. I tregova kush jam dhe qysh e kur u njoha me bacën Sylë.  

-Albanë, ti nuk ke pasur më shumë se 7 vjet kur baca Sylë erdhi me nënen tënde dhe me Sokolin në ”Arbëria” e më mori në banesë (Qershor 1979) Atëherë të mora për dore, ndërsa tash je bërë nënë … 

-Po, jam martuar me Naim Malajn (ish ambasador i Kosovës në Zvicërr (shën. imi) dhe jam nënë e dy vajzave. Atëherë kam pasur 8 vjet. 

Pasi i tregova se kemi bisedua, para 5 viteve, nuk e di a ju kujtua a jo por unë i tregova se për bacën Sylë kam folur e kam shkruajtur, disa herë. 

Ajo u bë kurreshtare dhe fliste pse kishte shkua në Kosovë dhe më pyeste edhe mua, për ato që i tregoja për bacën Sylë, për motrën (Bahrijen) dhe shkrimet e mia për bacën Sylë. 

Albana mu lut që t`ja dërgoj pjesët që kisha shkrua për bacën Sylë por para saj u arsyetova se nuk mund ti gjej dhe me të vërtetë e kam të vështirë se i kam bërë lesh e li, as vetë nuk mund ti gjej ku janë. Jam handikap në komjuter. Asaj i lexova fregmente nga kujtimet e mia, për ekskursionin në Shqipëri, në qershorin e largët, kur ajo ishte vetëm 8 vjeç (ajo më tha se më 1979, kam pasur 8 vjet), për amanetin e bacës Sylë për me e viztua motrën në Studençan, Bahrijen dhe porositë, që ia kam kryer. Nuk shkova vetë te motra e bacës Sylë, e mora edhe Fetah Berishën, që ajo e njihte dhe S. Gashin. 

Albana më ndihmoi që ti përmirësoi disa pasaktësi rreth asaj që kam thënë për bacën Sylë, për çka edhe e falenderoj  

Ajo më tha se asnjë pëllëmbë të tokës nuk e kanë shitur motrat e babës sa ishte baca Sylë në Shqipëri dhe nuk i kanë dërgua paratë e ”arës së shitur” nga toka siq e kam thënë unë … (lexo: ”Pash gjinin që ta kam dhânë martohu, me shqiptare të Kosovës!”). 

Albana kishte qenë në Prishtinë. Biseda me Albabën ishte shumë e sinqertë dhe dashamirëse e do të thoja edhe familjare. Vëllai, i vogël i Albanës, pas Sokolit, Berandi po jetonte në Kosovë dhe po punonte në Prishtinë.  

Bisedat për njerëzit që i ke njohur e nuk jetojnë më, nëse rastësisht i takon, një djalë a vajzë, siq u takuam ne me Albanën, janë kujtime malli për kohën e vendin, është sikur po e takon përsëri njeriun që e ke njohur, e kujton mallin e dashurinë që kishim për Shqipërinë dhe Kosovën, mall që e kishte djegur bacën Sylë. … 

Sa ishim në Shqipëri takuam edhe poetin e mirënjohur, gjenerata e dytë, pas treshes së madhe: Agolli-Arapi- Kadare, Xhevahir Spahiun *), me të cilin më kujtohet se kur përshëndeteshim, na shterngonte dorën si me dana*) e mengene*).  

Po edhe ne e kishim Fuat Krasniqin nga Dajkovci i Metush Krasniqit, tash i ndjerë që kur përshëndeteshim i thonim: 

-Fuat, dorën po ta jap, por mos ma shtrëngo! 

Kur i erdhi radha që Fuati të përshëndetej me Xhevahirin, ne filluam të qeshim sepse e dinim se janë të dy mejdan (gji) *). 

I shtrënguan tamam si heronjët e kreshikët e Veriut dhe u shikuan pa i ia lëshua dorën njëri tjetrit. … 

Për vizitat në Durrs, Gjirokastër, Berat, Sarandë, Vlorë, Krujë dhe Shkodër dhe takimet e mbresat, do të flas në vazhdimet tjera të ardhshme.  

Tash dua edhe unë të solidarizohem të përkrah e të protesoj me sa fuqi kam për ato që po ndodhin në Kosovë. 

”Enver Hoxha më 1946: Kosova nën Serbi është mirë, ka liri, ka shkolla”

“Sherrin gjithonë Kosova ia ka pa Shqipnisë” 

Duket fjalë e rëndë por kështu na thonin pleqtë e mençur, për udhëheqësit shqiptarë që nga Enver Hoxha, Fatos Nano e deri te Edvin Kristaq Rama. 

Dyshime për udhëheqjen shqiptare, ka pasur edhe më herët që nga Luftërat Ballkanike, Lufta e -I- dhe ajo e -II- Botërore por kjo nuk është dashur të ndodh më 1998, 1999 me ”fatosat” dhe tash me Edi Ramën, me ”Ballkanin e hapur” e Shqipërinë e shitur apo të falur dreqit, Serbisë. 

 

Është për keqardhje por sa herë Kosova ka pasur nevojë për ndihmë dhe është vendosur për fatin e Kosvës dhe shqiptarëve në ish Jugosllavi, udhëheqja e Shqipërisë aty ku ne kemi pasur ymyd, ka mbajtur qëndrim “neutral” ose është bërë me armikun tonë, Serbinë. 

Kjo po shihet sidomos tash kur udhëheqja e kalbur e dalë nga rregëzinat *) e ish PPSH-së, ndihmon Serbinë, e ajo na shtyp *) më lehtë. 

A mos do ta arsyetoj Edi Rama pushtetin fashist serb edhe sot kidnapimin e tre policëve shqiptar nga bandave terroriste serbe? Ata hynë pabesisht brenda teritorit shqiptar, në brendësi të Kosovës dhe i kidnapuan? 

Edi Rama, pleqëtë te ne në Kosovë kanë thënë: 

– Kur vritet vëllai? (Ti vëlla e ke Vučić-in)   

Edhe nëse e gjen vëllain me grua (”fjetur” në shtrat) nuk duhët vrarë. Vëllai të gjindet kur ke më së shumti nevojë kundër hasmit (lexo: armikut),për mbrojtjen e fytyrës e atdheun. 

-Lëshoje gruan (daju nga gruaja) e merre një grua tjetër, por mos e vraj vëllain! 

-Atëherë, kur duhet vrarë vëllain pra? 

– Vëllai vritet kur bâhet me hasmin *) 

Edi Ramë, edhe vëllezërit serb, të kohës së babës tënd e të Enverit (Душан Мугоша për cilin thuhët se ka thënë ”Ku e kam shti këmbën, e kam shti edhe …in”(kështu si ti me Aleksandar Vučić, ata kanë qenë vëllezër me Душан Мугоша– en) 

Pra nuk është larg mendësh që edhe ti e ju jeni vëllezër e nipa të serbëve e malazezëve. 

O popull shqiptar, qysh pranoni e po mund ta duroni një poshtërsi të tillë, një njeri si Edi Rama që na fut thikën pas shpine, Kosovës, ta mbani për kryeministër? 

… 

”Të ndarë nga veriu e deri sot, në Gjakovë” 

Lexoni e (mos) besoni)! 

Nëntitujt që zgjodha janë vetëm disa nga ajo që ndodhi ditëve të fundit e sot në Kosovë 

Gazeta serbe: Esad-pash Toptani ishte i vetmi shqiptar që e donte e gjithë Serbia,  January 23, 2022  admin 

https://ministrialajmeve.com/gazeta-serbe-esad-pash-toptani-ishte-i-ventmi-shqiptar-qe-e-donte-e-gjithe-serbia/ 

 

”Rama propozon draft për asociacionin e komunave me shumicë serbe, VOA: E paqartë nëse dokumentin e ka hartuar qeveria shqiptare apo i është ofruar…” 

 

http://gazetashqiptare.al/2023/06/08/rama-propozon-draft-per-asociacionin-e-komunave-shumice-serbe-voa-e-paqarte-nese-dokumentin-e-ka-hartuar-qeveria-shqiptare-apo-eshte-ofruar/ 

 

“Vuçiq: Kam respekt për Ramën, por ai s’është i autorizuar ta bëjë statutin e Asociacionit“, Gazeta Express, 13/06/2023 10:32 

https://www.gazetaexpress.com/vuciq-kam-respekt-per-ramen-por-ai-seshte-i-autorizuar-ta-beje-statutin-e-asociacionit/ 

 

”Enver Hoxhaj i PDK-së: Draftstatuti i Asociacionit të Ramës duhet të ketë mbështetje në Kosovë” 

https://reporteri.net/lajme/enver-hoxhaj-i-pdk-se-draftstatuti-i-asociacionit-te-rames-duhet-te-kete-mbeshtetje-ne-kosove/ 

 

”Behgjet Pacolli merr në mbrojtje Ramën/ “Drafti i tij nuk e dëmton Kosovën”, 8 QERSHOR 2023, 22:51, KOSOVA & BOTA 

https://www.cna.al/kosova-bota/behgjet-pacolli-merr-ne-mbrojtje-ramen-drafti-i-tij-nuk-e-demton-kos-i363924 

 

”Pacolli: Rama gjithmonë është interesuar për Kosovën, ka arsye të fortë për propozimin e Asociacionit”, 8 June 2023, 19:15 

https://www.pacensure.com/pacolli-rama-gjithmone-eshte-interesuar-per-kosoven-ka-arsye-te-forte-per-propozimin-e-asociacionit/ 

 

Memli ”Krasniqi: Alarmuese, kemi nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë” 

https://www.gazetaexpress.com/krasniqi-alarmuese-kemi-nevoje-per-shqiperine-me-shume-se-kurre-kur-te-gjithe-aleatet-jane-te-zhgenjyer-me-qeverine/ 

 

”Kurti: Rama t’ia propozojë Vuçiqit draftin e asociacionit për shqiptarët në Serbi”, Arjana Berisha 

https://kallxo.com/lajm/kurti-rama-tia-propozoje-vuciqit-draftin-e-asociacionit-per-shqiptaret-ne-serbi/ 

 

”Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti gaboi”, 02/06/2023, 22:55 

https://lapsi.al/2023/06/02/rama-ne-bbc-shba-dhe-be-kane-te-drejte-kurti-gaboi/ 

 

LIVE: “Tre policë të Kosovës kidnapohen në veri nga forcat serbe” 

https://www.koha.net/arberi/381604/live-tre-police-te-kosoves-kidnapohen-ne-veri-nga-forcat-serbe/ 

 

“Kurti: Hyrja e forcave serbe në Kosovë, agresion dhe synim për destabilizim“ 

https://www.koha.net/arberi/381601/kurti-hyrja-e-forcave-serbe-ne-kosove-agresion-dhe-synim-per-destabilizim/ 

 

“Kosova ndalon hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia” 

https://www.koha.net/arberi/381602/kosova-ndalon-hyrjen-e-te-gjitha-mallrave-nga-serbia/ 

 

“Albin Kurti i përgjigjet Ramës. E ironizon keq propozimin për asocacionin 

Rama kurti asocacioni” 

“Le t’ia propozojë Vuçiçit në mbledhjet e Ballkanit të Hapur, që ta zbatojë për shqiptarët e Preshevës” 

https://lapsi.al/2023/06/13/albin-kurti-ironizon-keq-propozimin-e-rames-per-asocacionin/ 

 

“Shqiptaria e jeton epokën e turpit të vet politik”, Nga Kim Mehmeti – 21:46, 13/06/2023 

https://www.syri.net/op-ed/600422/shqiptaria-e-jeton-epoken-e-turpit-te-vet-politik/ 

 

“Bushati: Kurti më mirë të takojë origjinalin, Vuçiçin sesa Ramën”, 09:22, 14/06/2023 

https://www.syri.net/politike/600483/bushati-kurti-me-mire-te-takoje-origjinalin-vucicin-sesa-ramen/ 

 

”Gazeta austriake: Rama, miku i Vuçiçit, anulon samitin me Kosovën”, 09:44, 14/06/2023 

https://www.syri.net/politike/600496/gazeta-austriake-rama-miku-i-vucicit-anulon-samitin-me-kosoven/ 

 

”Der Standard: Pavarësisht protestave masive, SHBA po përkrah Vuçiçin”, 10:12, 14/06/2023 

https://www.syri.net/politike/600504/der-standard-pavaresisht-protestave-masive-shba-po-perkrah-vucicin/ 

 

”BE përgatit pako sanksionesh ndaj Kosovës”, 20:47 – 13.06.23 

http://gazetashqiptare.al/2023/06/13/be-pergatit-pako-sanksionesh-ndaj-kosoves/ 

 

“Rama i shërben planit të ndarjes së Kosovës”- Vasili: Është kthyer në renegat të Vuçiçit! Anulimi i mbledhjes së dy qeverive dhe klithmat për sanksione janë pjesë e skenarit”, Jun 14, 2023 | 9:40 

http://www.panorama.com.al/rama-i-sherben-planit-te-ndarjes-se-kosoves-vasili-eshte-kthyer-ne-renegat-te-vucicit-anulimi-i-mbledhjes-se-dy-qeverive-dhe-klithmat-per-sanksione-jane-pjese-e-skenarit/ 

 

”Anulimi i mbledhjes Kosovë- Shqipëri/ Rama “ia hedh fajin” Kurtit: Për fat të keq duhet të them që…”, E MARTË 13 QERSHOR 2023, 19:43 

https://www.gazeta-shqip.com/aktualitet/anulimi-i-mbledhjes-kosove-shqiperi-rama-ia-hedh-fajin-kurtiti-per-fa-i1219913 

 

“Të përbashkuar”/ Tapeti i kuq “pret” dy qeveritë, si duket sot Gjakova pas anulimit të mbledhjes Shqipëri-Kosovë”, E MËRKURË 14 QERSHOR 2023, 10:00 GAZETA SHQIP 

https://www.gazeta-shqip.com/aktualitet/te-perbashkuar-tapeti-i-kuq-pret-dy-qeverite-si-duket-sot-gjakova-pas-i1219963 

 

“Mero Baze: Në Gjakovë nuk shkohet për suxhuk” 

Përtej etikës së përdorur nga Edi Rama në konferencën për shtyp, mbledhja e përbashkët e dy qeverive duhej të anulohej. I vetmi takim që ka kuptim është takimi mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit për të provuar nëse mund të bien dakord për rolin e Shqipërisë në këtë konflikt. Nëse Albin Kurti nuk e duron dot në një takim vetëm për vetëm Edi Ramën, nuk ka pse krekoset në një mbledhje formale me një qeveri që e konsideron armike 

https://shqiptarja.com/lajm/mero-baze-nje-gjakove-nuk-shkohet-per-suxhuk 

 

”Fatos Lubonja: Rama na ka treguar që ka aftësi të veçanta në intrigë”, 22:00 – 13.06.23 

http://gazetashqiptare.al/2023/06/13/fatos-lubonja-rama-na-ka-treguar-qe-ka-aftesi-te-vecanta-ne-intrige/ 

 

”Opozita: Mbetëm edhe pa Shqipërinë” 

https://www.epokaere.com/opozita-mbetem-edhe-pa-shqiperine/ 

 

“Anulimi i mbledhjes së përbashkët, Peci: Nuk ka asnjë arsye që të na mbetet hatri pse Shqipëria nuk po dëshiron të mbytet me ne“ 

https://telegrafi.com/anulimi-mbledhjes-se-perbashket-peci-nuk-ka-asnje-arsye-qe-te-na-mbetet-hatri-pse-shqiperia-nuk-po-deshiron-te-mbytet-ne/ 

 

Dështimi e mbledhjes “Të përbashkuar në Gjakovë”, krejt çka ndodhi pas një konference të jashtëzakonshme të kryeministrit Rama 

https://www.gazetaexpress.com/deshtimi-e-mbledhjes-te-perbashkuar-ne-gjakove-krejt-cka-ndodhi-pas-nje-konference-te-jashtezakonshme-te-kryeministrit-rama/ 

 

“Të ndarë nga veriu” në Gjakovë”, 14 qershor 2023, 08:40 

https://www.koha.net/arberi/381534/te-ndare-nga-veriu-ne-gjakove/ 

 

”Politikani serb në gjuhën shqipe uron Kosovën për Ditën e Çlirimit dhe denoncon Millosheviqin e Vuçiqin” 

https://zeri.info/aktuale/494979/politikani-serb-ne-gjuhen-shqipe-uron-kosoven-per-diten-e-clirimit-dhe-denoncon-millosheviqin-e-vuciqin/ 

 

”Biserko: Vuçiqi po e nxitë dhunën në Kosovë” 

https://gazetablic.com/biserko-vuciqi-po-e-nxite-dhunen-ne-kosove/ 

 

Grenell: “Albin Kurti ua tregoi gishtin e mesëm SHBA-së dhe BE-së” 

https://gazetablic.com/grenell-albin-kurti-ua-tregoi-gishtin-e-mesem-shba-se-dhe-be-se/ 

 

“Anulimi i mbledhjes ndërqeveritare, reagon Kosova: Vendimi i njëanshëm!” Publikuar më: 13/6/2023, ora 21:47 

https://telegrafi.com/anulimi-mbledhjes-se-dy-qeverive-deklarata-e-rames-dhe-reagimi-qeverise-se-kosoves/ 

 

“Edi Rama anulon mbledhjen mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë“ 

“Anulimi i mbledhjes mes qeverive/ Berisha: Rama zbatoi urdhrin e Vuçiç, akt i neveritshëm ndaj Kosovës”, June 13, 2023 

 

”Berisha: Rama me urdhër të Vuçiqit anuloi takimin me Qeverinë e Kosovës” 

 

“Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, deklarata e Ramës dhe reagimi i Qeverisë së Kosovës“ 

Sot në Gjakovë, për herë të dytë si nikoqir, e për herë të tretë në më pak se 2 vjet, ishte planifikuar të mbahet mbledhja e nëntë e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë” 

 

*) Xhevahir Spahiu  

Xhevahir Spahiu (Malind, 1 mars 1945) është poet dhe gazetar i njohur shqiptar. 

Studioi në fakultetin histori-filologji, dega gjuhë-letëresi shqipe. 

Që nga viti 1968 ka punuar si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, redaktor në revistën “nëntori”, mësues dhe libretist në Teatrin e Operas e Baletit në Tiranë. 

Është i nderuar me çmimin “Migjeni” dhe është fitues i çmimit të parë në konkursin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut. 

Është autor isumë veprave letrare. 

 

*) DARË f. 

  1. Vegël e metaltë, e përbërë nga dy krahë me kokë të harkuar, që lëvizin si gërshërë dhe shërbejnë për të kapur e shtrënguar diçka a për të shkulur gozhdë, dhëmbë etj. Darë e vogël (e madhe). Darë marangozi. Darë kovaçi. Darë dhëmbësh. Kap (shtrëngon) me darë. Shkul (nxjerr, e heq) me darë. E këputi telin me darë.

 

*) MENGENE f. 

* Vegël prej druri a prej metali, me një mbajtëse si darë e madhe, që përdoret për të shtrënguar diçka që të mos lëvizë kur e sharrojmë, e limojmë ose e punojmë. Mengene druri (hekuri). E shtrëngoi në mengene. 

* E vuri në mengene dikë e shtrëngoi me forcë dhe e detyroi të tregojë, të flasë, të bëjë diçka etj. 

 

*) MEJDAN m. vjet. 

  1. Vend i hapur; shesh. Shtëpi në mejdan. Dolën në një mejdan. Në atë shesh, në atë mejdan. kr. pop.
  2. Vendi i luftës a i dyluftimit, shesh lufte; fig. luftim, ndeshje e hapur.

Armët e mejdanit. Në mejdan të luftës. Në fushën e mejdanit. Dilnin (ndesheshin) në mejdan. 

* Del në mejdan (në shesh) shih te SHESH, ~I. E ndau mejdanin me dikë 

  1. a) vjet. e caktoi ditën për dyluftim me dikë;
  2. b) i shkoqiti mirë punët me dikë, i ndau hesapet. Është i shejtanit e i mejdanit shih te SHEJTAN,~

 

*) RREGËZINË f. 

Një copë leckë e trashë që vihet nën këmbë në opingë; rrip leshi i thurur për të mbështjellë këmbët në vend të çorapeve. 

E bëri rregëzinë e qortoi shumë rëndë, s’i la gjë pa thënë, e bëri leckë. 

 

*) Shtyp 

… 

fig. E mbaj të nënshtruar dikë, e mbaj nën zgjedhë; e shfrytëzoj. Shtypnin popullin (klasën punëtore, fshatarësinë). 

  1. fig. E mposht, e dërrmoj, e asgjësoj a i jap fund me dhunë e me forcën e armëve. Shtypin kundërrevolucionin. Shtypëm komplotet e armiqve. E shtypën kryengritjen. E shtypën me zjarr e me hekur (pa mëshirë). Përpiqen të shtypin lëvizjet kombëtare.

 

*) Miladin Popović 

 Miladin Popović (Serbian Cyrillic: Миладин Поповић; 23 September 1910 – 13 March 1945) 

 

*) Dushan Mugosha 

 Dushan Mugosha (serbisht dhe malazisht: Душан Мугоша Dušan Mugoša, Leskopole, 7 janar 1914 – Beograd, 8 gusht 1973) ishte komunist jugosllav, i dërguar në Shqipëri nga Partia Komuniste Jugosllave (PKJ) për të organizuar Partinë Komuniste në Shqipëri i njohur në ilegalitet si Sala. 

Mugosha përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”. 

 

*) Svetozar Vukmanović Tempo 

 Svetozar Vukmanović Tempo (Podgor, kod Cetinja, 3. avgust 1912 — Reževići, kod Petrovca, 6. decembar 2000) bio je komunistički revolucionar, učesnik Narodnooslobodilačke borbe, društveno-politički radnik SFRJ i SR Crne Gore, junak socijalističkog rada i narodni heroj Jugoslavije. 

 

*) HASM m. 

Ai që është në gjak me dikë për shkak vrasjeje, ai që është në hasmëri me dikë (sipas zakonit të kohës së kaluar, kur kishte armiqësi ndërmjet dy familjesh a fisesh). Hasmi i vjetër. Në derë të hasmit. E kishte hasm. 

bised. Armik i dikujt; armik i brendshëm ose i jashtëm. Hasmi i pabesë. M’u bë hasm. Lufta kundër hasmit. Na kishte pushtuar hasmi. Hasmin e kishim në derë. Ujët fle, hasmi s’fle. fj. u. 

Për fund: lus redaksinë që mos të ia heq asnjë fjalë opinionit tim ose mos ta publikoj fare. 

 

vazhdon 

 

Sinan Kastrati, Suedi 

Malmö, 14 qershor 2023 

sinankastrati09@hotmail.com 

 

BE dhe Kosova – deri te masat!

1

Gani I. Mehmeti 

Gjithçka nisi nga targat! Vijuan dorëheqjet e krytarëve të komunave në veri të Kosovës, erdhën zgjedhjet. Së pari herë u shtynë me kërkesën e ndërkombëtarëve. Së dyti herë u mbajtën, përkundër që serbët i bojkotuan ato.  

Zgjedhjet u pranuan të ligjshme edhe nga vendorët edhe nga ndërkombëtarët. 

Mollë sherri u bë vendi i punëve të kryetrëve të rinj në komunat në veri të Kosovës. Këtë mollë sherri e shkaktuan vetë ndërkombëtarët me kërkesën e tyre që, me forcë të mos shkonin në vendet e tyre të punës, aty ku e kanë vendin kryetarët e komunve, pra në zyrat e tyre, në vend se të thonin se ata duhet të shkojnë në vendet e tyre të punës. 

Sikur ndërkombëtarët të mos e thoshin këtë, sikur ndërkombëtarët të përkrahnin kryetarët e komunave në zyret ku e kanë vendin, nuk do të ndodhte asgjë. 

Mirëpo, këtyre protestave dhe kundërshtimeve të serbëve u prinë vetë deklaratat e ndërkombëtarëve, për çka u dhanë zemër serbëve që të protestojnë e të kundërshtojnë kryetarët e rinj në këto komuna, duke e prerë në besë edhe Kurtin. 

 Protestuesit qenë të dhunshëm si ndaj policisë së Ksoovës, ashtu edhe ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve.  

Dhe, për gjithçka, po fajësohej Kosova.  

Dhe, fajësohet Kosova sepse është e pa krah. Nuk e ka një Rusi prapa, nuk e ka një armatim që e ka Serbia, se kurrë nuk do të fajësohej. Do i jipej e drejta për të kontrolluar dhe për të zbatuar ligjin në mbarë territorin e saj. Mirëpo, shpesh, kur mungon forca e dikujt, ndaj tij nuk zhvillohet as drejtësia.  

Prandaj, Serbia, që ka armatimin më të përsosur të marrë nga Rusia dhe Kina, Serbia që e ka prapa vetes pa kushte Rusinë, Serbia që ka kundërshtuar SHBA, BE e NATO  në vënien e sanksioneve ndaj Rusisë për sulmin e saj ndaj Ukrainës, Serbia që sulmon me okupim territorial veriun e Kosovës – “nuk” është fajtore sepse e ka fuqinë, sepse, ka forcën – prandaj ka botën me vete! 

Serbia është edhe ajo që nuk zbaton Marrëveshjen e Ohrit, për çka ka deklaruar menjëherë pas “Marrëveshjes” dhe sërish nuk është fajtore. Fajtore mbetet Kosova, sepse kryeministri Albin Kurti vazhdimisht ka kërkuar zbatimin e kësaj Marrëveshjeje, sa kërkon edhe takim me Vuçiqin në prani të ndërmjetësuesëve Borell e Lajçak, por këta e akuzojnë se nuk po kontribuon për deeskalim të situatës në veri të Kosovës! Po përpiqet të zbatojë ligjin në mbarë Kosovën, pa e ditur se tjerët paraqesin pengesa, pse nuk duan zbatimin e ligjit, përkundër që ndaj qeverive të mëparme e kërkonin këtë, sepse nuk po zbatohej!  

Ka diçka interesante në këtë botë, kur nuk je vetë i zoti për të mbrojtur vetveten e duhet shtrirë qafën si të thonë të tjerët!  

Mirëpo, si do që të veprojnë ndërkombëtarët, e kanë kot, edhe po t`ia japin krejt Kosovën, e jo vetëm veriun e Kosovës, ajo nuk heq dorë nga Rusia. Këtë le ta kenë të qartë. Ajo nuk e lë Rusinë as për BE-në. 

Ose, nëse nuk gaboj, emisarët amerikanë, nisur nga ambasadori Hill në Beograd dhe Escobari janë blerë nga Serbia, për çka ata po i japin të drejtë asaj e jo Kosovës. Hill dhe Escobar, ka mundësi të jenë shitur, meqë janë edhe në miqësi me Serbinë. Blinkeni nuk është shitur, por mendon ashtu si i thonë dy të parët, që Kosovën do ta çojnë në greminë, pas gjithë asaj miqësie, pas gjithë atij partneriteti me Kosovën sa i dhanë edhe lirinë, tani tentojnë ta kthejnë sërish nën Serbi, kjo është çmendurake edhe për ndërkombëtarët e sidomos për Kosovën.  

Sa u perket Lejçakut e Borellit, ata nuk kanë nevojë të shiten, sepse janë proserb dhe shtetet prej nga vijnë ata nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. 

E them këtë, sepse nuk është punuar logjikshëm e arsyeshëm, sepse po cënohet territori i Kosvës, sepse Vuçiqi ka thënë se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe sërish përpiqen ta marrin me të urtë e me të butë, në vend se t`i tregojnë atij shkopin, i afrojnë karrotën. 

Me një fjalë, kësaj i thonë: S`ka çka i ban gomarit e i sjell samarit! 

Dhe tjetra: Mjerë tepsia shpisë, që e pret mazen e kojshisë!  

Sa i përket Edi Ramës, me anulimin e takimit të dy qeverive Kosovë –Shqipëri në Gjakovë, është ndikimi i Vuçiqit.