Kreu Blog Faqe 1030

Ish-Presidenti George W. Bush: Mik i përhershëm i shqiptarëve!

0
Nga Frank Shkreli

Është një thënje anglisht që thotë se, “Once a friend, always a friend”, që shqip përafërsisht mund të përkthehet se një “mik i vjetër mbetet gjithmonë mik”. Në një njoftim të portalit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë thuhet se Ish-Presidenti i Amerikës, George W. Bush është takuar me një grup studentësh nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët punojnë gjatë verës në Shtetet e Bashkuara, në bazë të një programi të Departamentit Amerikan të Shtetit për të punësuar studentë ndërkombëtarë për sezonin e verës në Amerikë. Ky grup studentësh shqiptarë që pasqyrohen në foton më poshtë, të botuar në portalin e Ambasadës Amerikane në Tiranë, janë takuar me Presidentin Bush në vendin e punës së tyre – një restorant në Kennebunport të shtetit Maine – që siç duket është restoranti i preferuar i Presidentit Bush në atë qytet, ku familja Bush ka një shtëpi verore.

U.S. Embassy-Tirana 

Dërgesë speciale nga Presidenti Bush! Studentët nga Shqipëria dhe Kosova që po punojnë gjatë verës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë marrë një surprizë të veçantë kur ish-Presidenti i SHBA-së, George W. Bush, i bëri një vizitë së fundmi! Presidenti Bush u ndal në një nga restorantet e tij të preferuar, The Clam Shack në Kennebunk, Maine, ku studentët po punojnë si pjesë e programit të punës verore dhe udhëtimit të Departamentit të Shtetit. Studentët u kënaqën me takimin me ish-presidentin, i cili gjeti kohë për një foto me grupin jashtë (restorantit) The Clam Shack.”

Sa bukur, studentë nga Shqipëria dhe nga Kosova që po punojnë në Amerikë gjatë verës, takohen me ish-Presidentin George Bush në një restorant në mëhallën ku ai kalon verën, në Kennebunkport të shtetit Maine. Sa e vogël është bërë kjo botë! Një foto e studentëve shqiptarë me një president të Amerikës, i cili bëri aq shumë për shqiptarët, sidomos për Kosovën. Ishte gjatë asaj vizite në Tiranë, 16-vjet më parë, që George W Bush deklaroi se “mjaft është mjaft”! Përsa i përkiste zvarritjes së zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Kosovës;  se Kosova duhej të njihej, ndërkombëtarisht, si shtet i pavarur. Ishte kjo deklaratë e fortë e Presidentit Bush nga Tirana që, më në fund, vuri në lëvizje proceset që, një vit më vonë, çuan në shpalljen e Pavarësisë të Republikës së Kosovës dhe në njohjet ndërkombëtare. Në të vërtetë, ky muaj shënon 16-vjetorin e vizitës së Presidentit George Bush në Shqipëri. Data 10 qershor, 2007 është dita dhe viti, që shënohet në histori kur Presidenti George W. Bush u bë presidenti i parë në historinë e marrëdhënieve amerikano-shqiptare, që vizitoi Shqipërinë post-komuniste.

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush me një grup studentësh shqiptarë nga Kosova dhe nga Shqipëria në Kennebunport të shtetit Maine –Foto: US Embassy Tirana

Presidenti George W Bush gjatë asaj vizite në  Shqipëri, 16-vjet më parë, ashtu siç kishte premtuar presidenti demokrat i Amerikës, Woodrow Wilsoni 100-vjet më herët se zërin e tij do e përdorte në mbrojtje të Shqipërisë nga armiqtë e saj. Edhe Presidenti republikan i Amerikës, George W Bush, pothuaj një shekull më vonë, përballë pothuaj të njëjtëve armiq të Kombit shqiptar, deklaroi nga Tirana, gjatë një konferencë shtypi me ish-Kryeministrin e vendit, Z. Sali Berisha se: “Mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur”. Duke shprehur kështu moskënaqësinë e tij ndaj bisedimeve të pafund rreth pavarësisë së Kosovës. Media amerikane e kohës, e cila i pat bërë një jehonë të madhe vizitës së Presidentit Bush në Shqipëri 16-vjet më parë, interpretonte deklaratën e Presidentit amerikan si një deklaratë drejtuar Rusisë dhe aleatëve të saj në Ballkanin Perëndimor, që kundërshtonin Pavarësinë e Kosovës.

Gjatë asaj vizite u vendosën gjithashtu edhe themelet e antarësimit të Shqipërisë në NATO. Shqipëria mori ftesën për antarësim në Aleancën e Atlantikut Verior, në takimin e nivelit të lartë në Bukuresht më 2008 dhe më 1 prill, 2009, Shqipëria u bë anëtare e plotë e NATO-s. Nuk besoj të ishte një zhvillim i rastit që Pavarësia e Kosovës është njohur nga SHBA dhe shtete të tjera perëndimore në shkurt të vitit 2008, ndërsa Shqipëria u bë e anëtare e NATO-s, një vit më vonë; meritë e Presidentit Bush dhe Tiranës zyrtare të asaj kohe.

“Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë. Ka ardhur të na vizitojë miku më i madh e më i nderuar që kemi në botë; i të gjitha kohërave, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, udhëheqësi i botës së lirë”, citohej nga FOX-news e Amerikës, Kryeministri i Shqipërisë, në atë kohë, Z. Sali Berisha.

Kjo foto e ditëve të fundit e ish-Presidentit George Bush me studentët shqiptarë në shtetin Maine të Shteteve të Bashkuara vetëm pasqyron nëpërmjet këtyre të rinjve shqiptarë edhe njëherë, ndonëse simbolike, por kuptimplote, miqësinë dhe admirimin e shqiptarëve, përfshirë këta të rinj shqiptarë, kudo dhe pa dallim për Shtetet e Bashkuara. Ndërsa me bërjen pozë duke dalë në fotografi me këta të rinj shqiptarë –e ardhmja e Kombit shqiptar – Presidenti George W Bush tregon edhe njëherë vërtetësinë e asaj thënjes së vjetër amerikane: Once a friend, always a friend.” Miku i vjetër, gjithmonë mbetet mik!

Uroj dhe shpresoj që kjo gjeneratë e shqiptarëve, që përfaqësohen në këtë foto me Presidentin George Bush, të vazhdojnë t’i konsiderojnë marrëdhëniet shqiptaro-amerikane si të shënjta dhe të pazevëndësueshme midis dy kombeve tona e mbi të gjitha të mos harrojmë miqtë e vjetër – siç është Presidenti George W Bush.

Ja se si u sajua teza ‘Arnautaši’, sipas studiuesit Qazim Namani

3
Qazim Namani, studiues, Prishtinë
____
Misionarët rusë në terren për të sllavizuar toponimet dhe zhvilluar propagandë në popull në prag të krizës lindore 1877-1880
Verzioni i tezës ‘Arnautaši’ që thotë se shqiptarët e Kosovës janë serbë të shqiptarizuar, është sajuar nga dy shkrimtarë nacionalistë, Millosh Millojeviq dhe Spiridon Gopqeviq, në mes te viteve 1870- 1880. Milosh S. Milojeviqi, bëri udhë përshkrimin e viseve veriore shqiptare, pas vizitave të Johan George Voh Hahnit, me qëllim të sllavizmit të toponimeve dhe përvetësimit të objekteve të kultit. Më vonë misionin e tij e vazhdoi Todor Stankoviqi. Spiridon Gopqeviqi ishte një vllah i serbizuar i cili, mbështeti programet ruse për sllavizmin e popullatës shqiptare.
Në vijim ofroj detaje nga falsifikimi i toponimeve në trevat shqiptare.
Emrin e malësisë së Galabit, Milojeviq propozoj që të quhet Golak (Malësi e zhveshur nga gjelbërimi), në fakt ky emërtim nuk përshtatet me këtë malësi të pasura me pyje dhe gjelbërim.
Siç shihet nga Galab si e quanin banorët autokton, mundohet ta sllavizoj në Golube (Pëllumb), nga sot Golak, shkruan Milojeviq.
Po ashtu kur e viziton luginën në fshatin Matiqan, afër Prishtinës, nën shoqërimin e plakut Zymerit, dhe e dëgjon se delet kur e kullosin barin në këtë hapësirë, ju shkëlqen leshi si Dukat, Milojeviqi këtë rrëfim e shfrytëzon për ta emëruar luginën me emrin Zllatar!
Mund të jetë një imazh i duke studiuar, amë e biletës dhe teksti

A po futen mediat nën grilat e Qeverisë?!

0

Florim Zeqa 

Gazetaria është kontinuitet i shoqërisë civile, besnike ndaj së vërtetës, për të zbuluar lajmin, edhe atëherë kur nuk shihet apo tentohet të fshihet nga të tjerët, duke i bërë gjithmonë të qartë lexuesit; kjo është e vërteta dhe ky është interpretimi im analitik!

Mediet duhet ta thonë të vërtetën lakuriq

Fjala demokraci është fjala më e shpeshtë që del nga goja e qeveritarëve, e pushtetarëve të sotëm, shumica prej të cilëve e thonë vetëm si retorikë e nuk e kuptojnë çka në të vërtetë nënkupton fjala demokraci.

Demokracia rrjedhë nga fjala Greke “Isonomia”, që nënkupton barazinë e njerëzve para ligjit, më lirinë e shprehjes dhe më pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të popullit në vendim-marrje.

Në një shoqëri të lirë e demokratike fjala “Sekret” është e neveritshme, konspiracioni monolitik (një partiak) i pa pranueshëm, i cili ju besohet mjeteve të pa ndershme të informimit, për të përhap sferën e vetë të influencës.

Në demokraci, kur pushteti merret një herë nga totalitarët nuk lëshohet edhe aq lehtë. Për të mbajtur pushtetin i përdorin të gjitha mjetet antidemokratike e antiligjore për ruajtjen e pushtetit siç janë: armiqësitë në vend të zgjedhjeve të lira, kërcënimin në vend të drejtësisë, gorillat e natës (njerëzit me maska) në vend të ushtrisë së ditës.

Si rezultat i kësaj intelektualët mbesin në heshtje, asnjë krim nuk zbulohet, qytetarët tërhiqen nga debatet publike, mediat janë ato që e thyejnë heshtjen e nuk ndalen për asnjë çast.

Mediat (të shkruara dhe elektronike) janë regjistri i veprimeve tona, janë kujdestar i ndërgjegjes sonë, mbajtës i ngjarjeve tona, të cilave ju drejtohemi për të gjetë forcë dhe ndihmë me shpresën, që me ndihmën e tyre, njeriu të bëhet ai që ka lindë të jetë: i lirë dhe i pavarur.

Një fjalë e urtë gjermane thotë: “gazetarët shënojnë lindjen dhe përfundimin e një kohe”, që do të thotë se roli i medieve në një shoqëri demokratike është krucial dhe i pa zëvendësueshëm.

Qytetari i Kosovës duhet të shndërrohet në një qenie aktive politike, duke i shprehur lirshëm opinionet e veta, e jo të mbetet shikues apo monitorues i gënjeshtrave dhe mashtrimeve, i krimit dhe vjedhjes së organizuar të buxhetit të shterit. Qytetari në asnjë rrethanë nuk guxon të bie viktimë e heshtjes.

Në kohën kur gënjeshtra është bërë standard i jetës, i veprimeve të pushtetarëve dhe politikanëve në përgjithësi, kur njerëzve u ka humbur dashuria në mes tyre, kur janë të hapura shumë kriza morale, kulturore e sociale, janë Mediet ato të cilat duhet ta thonë të vërtetën lakuriqe për gjithçka dhe për çdo gjë, për të zbardhur të vërtetën e kamufluar të të gjitha prapësive të ndodhura në Kosovë, nga paslufta e deri në ditët e sotme.

Sfidat në gazetari janë të përditshme; për të ardhur deri të një e vërtetë, një gazetari i duhet shumë mund e kohë, dhe jo rrallë ndodhë që ajo e vërtetë e arritur nëpër sakrifica të mos plasohet për opinion, shkaku i presioneve nga qeveritarët që i bëhet mediumit për të cilin ai punon.

Gazetarët janë avangardë e shoqërisë njerëzore

Evolucioni i madhë i zhvillimit teknologjik ka ndikuar në zhvillimin e hovshëm të gazetarisë. Krahas një zhvillimi të tillë, lexuesit po përballen me fenomenin e krizës morale të gazetarisë moderne (portaleve dhe gazetave oneline). Imoraliteti i disa portaleve i ka kaluar të gjithë kufinjët e etikës njerëzore, përveq se janë bërë krah i fuqishëm i së keqës, krimit dhe korrupsionit, me promovimin e prostitucionit politik dhe seksual njëkohësisht janë shndërruar në porno-portale që dëmtojnë rëndë aspektin edukativ të moshave rinore.

Rrethanat politike shpesh herë prodhojnë presione, shantazhe, madje edhe kërcënime ndaj gazetarëve, gjëra të cilat për fat të keq kohëve të fundit janë në rritje e sipër! Por gazetarët e mirëfilltë duhet kuptuar një gjë; se misioni i tyre është i shenjt, ata janë avangardë e shoqërisë e jo e pushtetarëve. Asnjëherë nuk duhet humbur besimin për një gazetari të lirë, të pavarur dhe të pandikuar nga politikat ditore.

Gazetaria është sfidë në vete, nuk është në krizë vetëm në Kosovë, por në mbarë botën, madje edhe në shtetet me traditë të gjatë demokratike dhe civilizuese.

Pothuajse në të gjitha ndryshimet politike që ndodhin në vendet evro-perëndimore, gazetarët janë edhe protagonistët të ngjarjeve. Gazetaria nuk e nënkupton vetëm kërkimin e lajmit, përkundrazi e nënkupton kërkimin e së vërtetës mbi të gjitha ato ngjarje që janë në interes për shoqërinë, për qytetarët, për njerërzit e thjeshtë.

Gazetarët duhet të bëhen forcë kreativiteti dhe zë i fuqishëm dhe plural i ndryshimeve të pëgjithshme shoqërore, e jo të bëhen zë i pushtetarëve, por të shndërrohen në zë plural i respektuar nga opinioni i gjërë.

Tërheqja e çertifikatës së një kompanie mediatike është një akt jashtëzakonisht i rëndë dhe papranueshëm për një shoqëri të lirë dhe demokratike. Aktivizimi i aparatit shtetërorë kundër një televizioni privat, përveqse i papranueshëm për shoqërinë civile, i shkelë të gjitha standardet evropiane të lirisë së medias dhe e lirisë së shprehjes në veçanti.

Kryeministri Kurti : Kidnapuesit e policëve të Kosovës nga Serbia qëllimisht kanë dashur të lënë publikisht gjurmë të këtij kidnapimi

0

Prishtinë, 15 qershor 2023

Fjala e Kryeministrit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës

Faleminderit kryetar i Kuvendit, z. Glauk Konjufca,

Të nderuar deputetë, ministra

Të dashur qytetarë,

Sot dëshiroj që të filloj këtë fjalë timen në kuadër të këtij raporti para Kuvendit duke rikujtuar që situata në katër komunat në veri të Republikës së Kosovës është rezultat i përplasjes së dy paradigmave; asaj të sundimit të ligjit, të kushtetutshmërisë dhe asaj të sundimit të grupeve kriminale, të cilat kanë edhe primesa dhe premisa të fashizmit si ideologji e milicisë, si shprehje e dhunës ndaj institucioneve legjitime. Natyrisht, Republika e Kosovës, populli i saj, rendi ynë kushtetues dhe ligjor e ka përcaktuar qartë që qasja jonë e vetme, zgjedhja e zgjidhja jonë e vetme është paradigma e parë, pra kushtetutshmëria edhe ligjshmëria.

Pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale në katër komunat në veri të Republikës, dhe pas refuzimit edhe pse ju dha afati shtesë prej pesë ditëve të partisë Lista Serbe për të marrë pjesë në zgjedhje, Qeveria e Republikës së Kosovës e përmbushi detyrimin e saj për t’iu mundësuar hyrjen në zyrë kryetarëve të komunave të zgjedhur në mënyrë demokratike e ligjore përkundër daljes së ultë, pa faj të Kosovës, të qytetarëve në votime. Përmbushja e një detyrimi të këtillë nga ana e Qeverisë, më duhet të theksoj, nuk ishte as çështje simbolike e as formalitet ligjor. Ajo duhej përmbushur për të rrëzuar paradigmën e parë që janë grupet fashiste të milicisë, ato që përcaktojnë se kush hynë në ndërtesë e kush del, kur hynë e kur del, se kush do jetë kryetar i një komune në veri të Republikës dhe kush ka të drejtë e kush ka obligime. Pra, qasja jonë me datë 26 maj nuk ishte as çështje zgjedhjeje e as dëshire: ajo përbënte obligim jo vetëm kushtetues e ligjor, por edhe detyrim ndaj sovranitetit të shtetit e modelit qeverisës që Republika jonë duhet të garantojë në të gjithë territorin e saj.

Forhåndsvisning av bilde

Këto grupe ekstremistësh të dhunshëm, kjo milici fashiste nuk e duron as pluralizmin politik, as të drejtat e njeriut. Se të drejtat e njeriut e bëjnë bashkë universalitetin edhe barazinë. Ata nuk besojnë që njerëzit duhet të jenë të barabartë. Dhe, në anën tjetër nuk duan të lejojnë që të ketë më shumë se sa një parti të komunitetit serb, prandaj këto dy paradigma janë duke u ndeshur ashpër për shkak të kontrastit të thellë që kanë.

Pas ngjarjeve që kanë pasuar pas datës 26 maj, përfshirë sulmet e dhunshme të dirigjuara nga Beogradi ndaj Policisë së Kosovës, pjesëtarëve të KFOR-it e gazetarëve, Qeveria jonë u është përgjigjur me kujdesin maksimal. Ndërkaq, Policia e Kosovës me një vetëpërmbajtje të theksuar. Tërë kohën kemi qenë gjithandej të durueshëm, të qetë dhe të kujdesshëm që të mos nxitohemi. Megjithatë, ne as nuk u tërhoqëm e as nuk lejuam që ndokush të nënshtrohet prej milicisë fashiste të Vuçiqit, e cila shpeshherë shfrytëzonte si mburojë grupe të qytetarëve civil të thjeshtë, të cilët me shumicë dërrmuese, ose nuk kishin qare pa dalë në protesta sepse humbisnin vendin e punës në administratë publike, ose humbisnin vendin e punës në kompani të Radojçiqit, Veselinoviqit e të ngjashmëve. Dhe këta qytetarë civilë të thjeshtë u përdornin sikur në një skenar sulmi të organizuar prej shtetit autokrat që është fqinj i yni verior ndaj Republikës tonë demokratike. Policia e Republikës natyrisht që i mbronte institucionet publike nga milicia fashiste dhe me këtë rast identifikoi shumë prej tyre, të cilët natyrisht që edhe po përndiqen. Një ndër arsyet pse unë kam përmendur emrat e tyre në këtë Kuvend të Republikës, 33 sosh, më 2 qershor, ishin 5 të arrestuar e 28 në arrati. Sot që po flasim janë 6 të arrestuar e 27 në arrati, është pikërisht për të thënë që nuk e kemi me komunitetin serb, por me këta emra të përveçëm, të cilët janë përgjegjës për dhunën, për eskalimin dhe për përpjekjet e vazhdueshme për destabilizim. Unë ju garantoj që identifikimi dhe arrestimi i anëtarëve të apostrofuar është bërë në përputhje të plotë me standardet e drejtësisë penale të Republikës tonë, të drejtat në procedurë penale dhe standardet evidente të administrimit të provave. Policia e Republikës është njësia më e trajnuar profesionale në rajon, pikërisht për shkak të faktit që ajo është produkt i trajnimit të policive të shteteve mike, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar. Policia e Republikës nuk bënë gjueti shtrigash, ajo i nënshtrohet maksimalisht standardeve të provës e dëshmive faktike të mbledhura në mënyrë të ligjshme. Dhe këto shkolla, kurse e trajnime që i kanë kryer policët tanë nuk lejojnë politizimin e procedurave dhe të operacioneve. Unë Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam marrur vesh porsi ju për arrestimin e eksponentit të shquar të krimit të organizuar dhe njërit prej krerëve të mbrojtjes civile Milun Milenkoviç- Llune. Por, aq i madh është paniku tash te strukturat ilegale të Serbisë dhe te grupet kriminale, saqë mua më është krijuar përshtypja se ndoshta ende nuk jemi plotësisht të vetëdijshëm për përmasat e rëndësisë që për krimin e organizuar ka ky i arrestuar që ndodhet në paraburgim.

Qartazi nuk bëhet fjalë për një eksponent të krimit të organizuar, i cili na paska bërë vepër penale a shkelje ligji me 26 ose 29 maj. Kjo është bërë shumë e shumë vite më herët, rregullisht, deri kur u arrestua.

E pas arrestimit të tij, që në fakt pasoi sulmet e organizuar ndaj policisë sonë, ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve, Serbia ushtroi edhe një akt agresioni të pashembullt ndaj Republikës tonë, më 14 qershor, duke kidnapuar tre policë të rregullt kufitar të Republikës sonë. Ata që e ushtruan këtë akt ishin anëtarë special të Ushtrisë së Serbisë, të cilët, me makina pa targa të maskuar, thellë në brendësi të territorit të Kosovës kryen një akt agresioni të urdhëruar nga Beogradi zyrtar. Bëhet fjalë për njerëz të armatosur që i përkasin dy formacioneve. I pari është ai i Njësive Speciale Antiterroriste, që njihen me akronimin “SAJ”, dhe i dyti është të formacionit Njësitë Ushtarake Speciale, që njihen me emrin “Kobra”.  Më lejoni të them që një akt i tillë i kësaj policie militare të Serbisë është në variantin më të mirë një akt qyqar, i cili pasi kidnapoi tre policë që kishin mandat të qartë në mbrojtjen e kufirit nga grupet që kontrabandonin mallra përmes rrugëve ilegale, iku me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Dhe që të gjithë këta policë, të tre që u kidnapuan nuk ishin për herë të parë aty. Gjashtëmbëdhjetë rrugë ilegale që i kemi mbyllur në vitin e kaluar duhet të kenë policë të cilët nuk lejojnë që mbylljet fizike të mos jenë mbyllje e propagandës, sepse në ato rrugë ka interes që edhe më tej kontrabanda që ka super profit të vazhdojë. Andaj, i kemi ne edhe më tutje njësitet policore në këto 16 rrugë. Dhe këta policë natyrisht që nuk janë të pajisur për ta mbrojtur kufirin, jo vetëm pse thjeshtë këtë gjë do të duhej ta bënte në thelb ushtria, por për shkak se janë policë të cilët në një ambient fortë armiqësor, e kanë për detyrë parësore për çfarë edhe kanë trajnime e përvojë, luftimin e kontrabandës. Këta janë policë që ndalojnë një furgon me gjësende ushqimore a farmaceutike që kontrabandohet, po ndoshta edhe diçka tjetër. Mirëpo, Serbia i ka sjellur njësitet më elite që i posedon në një vend që dihet që gjatë tërë vitit kemi pasur policë, në mënyrë tinzare thellë në brendësinë e territorit të Republikës sonë.

Siç e tregon edhe fotografia e hartës ky vend ndodhet 670 metra larg kufirit me Serbinë, në brendësi të territorit të Kosovës, në drejtimin veri-verilindje, 1 km në drejtimin veriperëndim dhe 300 metra në drejtimin jugperëndim. Pra, është thellë në territorin e Kosovës, vendi ku janë kidnapuar tre policët e Republikës sonë. Dhe, asnjë prej policëve të cilët ndodhet në këto patrullime, asnjëherë nuk ka kaluar përtej vendit ku janë bllokuar rrugët ilegale.

Andaj, këto hapje hendeqesh në mes të rrugës, janë praktikisht vendi ku policia kujdeset që të mos ketë urëzim, këtu qëndron policia jonë, policia jonë vëzhgon që pengesat fizike të rrugëve ilegale të mos urëzohen nga grupet kriminale. Kaq bën. Tash akti i tillë nga perspektiva njerëzore qyqarë e pengmarrës përbën në anën tjetër një akt agresioni ndaj Republikës së Kosovës. Agresioni përbën vepër të ndaluar me të drejtën ndërkombëtare, kurse urdhërdhënësit e saj kanë konsumuar një vepër ndërkombëtare penale. Shtetet u binden rregullave bazike të së Drejtës Ndërkombëtare ose nëse jo represaliet do të duhet të pasojnë, kurse rregullat minimale të raporteve ndërshtetërore duhet të ndryshojnë. Se a duhet të shkojmë në një drejtim të tillë ne ende po e presim të shohim sjelljen e Serbisë dhe reagimin e faktorit ndërkombëtarë.

Më lejoni të ritheksoj që mbrojtja e vijës kufitare në pjesën veriore të Republikës sonë është përgjegjësi e përbashkët e KFOR-it dhe e Policisë së Kosovës. Në rastet kur agresioni është i përmasave ushtarake, përgjegjësia e mbrojtjes së vijës kufitare do të duhej të ishte e KFOR-it. Kjo, ndër të tjera, për shkak të mandatit ndërkombëtar të NATO-s dhe përgjegjësisë që ajo ka marrë kur e dakordoi një marrëveshje me ish- Kryeministrin Thaçi, duke parandaluar shkuarjen e ushtrisë së vendit tonë në atë pjesë të shtetit. Prandaj, ne ende jemi në pritje nga KFOR-i që ta marrë përgjegjësinë efektive për ushtrimin e funksionit të saj mbrojtës, duke e urdhëruar Serbinë që t’i kthejë në Kosovë policët e kidnapuar dhe ta ndëshkojë këtë shkelje flagrante të integritetit territorial, të sovranitetit të vendit tonë, por edhe të pikës 4 të Marrëveshjes së Kumanovës. Dje është shkelur pika 4 e Marrëveshjes së Kumanovës, Marrëveshjes Tekniko-ushtarake të datës 9 qershor 1999. KFOR-i pra nuk do të duhej të jetë i heshtur e as i përulur ndaj një sulmi kidnapues të cilin e kishte edhe mandat ta parandalonte. Nëse KFOR-i e shndërron këtë heshtje në normë, e një farë nënshtrimi të heshtur në ligj, që dihet publikisht, atëherë një gjë të tillë le të na e thotë hapur dhe ashtu do e mohojë një përgjegjësi ndërkombëtare që ishte dashur ta përmbushë efektivisht.

Agresioni kidnapues i ushtrisë së Serbisë ndaj tre policëve në territorin e Republikës sonë është bërë në shenjë hakmarrjeje ndaj aksioneve për sundim të ligjit në Republikën tonë. Një polici e cila me aq shumë sukses dhe efikasitet e arreston njërin prej kapove të krimit të organizuar, ka ngjallur edhe panik, por edhe ndjenjë hakmarrje. Ajo çfarë kemi parë dje është hakmarrje në njërën anë dhe agresion në anën tjetër.

Krijimi i hakmarrjes si një instrument ndaj veprimeve të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës është jo vetëm një mendësi barbare, mesjetare, por tregues i orientimit të udhëheqjes së Serbisë kah verilindja, kah despotët e verilindjes e jo kah Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hakmarrja në formën më ç’njerëzore, qyqare e të kundërligjshme ndërkombëtarisht duhet të denoncohet hapur dhe të kundërshtohet me forcën e ligjit.

Qeveria do të bëjë çdo gjë që është e mundur, duke punuar ditë e natë, që t’i lirojë nga kidnapimi tre policët e Republikës. Unë kam pasur biseda telefonike edhe mbrëmë me emisarin special amerikan Gabriel Escobar, me ambasadorin amerikan Jeffry Hovenier dhe në këtë takim po vij nga një takimi i përbashkët me të gjithë ambasadorët, zëvendësambasadorët, shefat e misioneve dhe diplomatët e tjerë të akredituar në Republikën e Kosovës, ku gjerë e gjatë ua kemi shpjeguar duke i informuar për ditën e djeshme dhe të sotme. Dhe tash kur po bëhen 30 orë të kidnapimit të tre policëve e ende nuk e kemi deklaratën zyrtare shpjeguese të KFOR-it, i cili ka qenë në vendin e ngjarjes, unë kam shprehur edhe protestën time për këtë heshtje, por edhe kërkesën për reagim urgjent.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmët e këpucëve e çizmeve që shkojnë në drejtim të Serbisë, të veturave pa targa, dhe sidomos të prangave të plastikës të forcave serbe. Pra ata jo vetëm që e kanë kryer kidnapimin, po njëkohësisht kanë dashur të lënë gjurmët publikisht të këtij kidnapimi. Bëhet fjalë për një agresion me arrogancë, nuk janë përpjekur t’i fshehin gjurmët e krimit, përkundrazi, synimi i tyre ka qenë që të dihet që ata ishin aty në atë kohë.

Unë sot i vizitova familjarët e Shemë Mustafës në Mitrovicë, dhe të Beqir Sefës dhe Rifat Zekës në Letanc dhe Peran të Podujevës. Unë tek ata e pashë natyrisht shqetësimin dhe ankthin e familjarëve, por njëkohësisht edhe qëndresën e tyre dhe mbështetjen e tyre për Policinë e Kosovës dhe institucionet e Republikës.

Këta tre, dy prej tyre kanë pasur edhe probleme shëndetësore. Njëri është 48 vjeçar, tjetri 57 dhe i treti 62. Këta tre policë me probleme shëndetësore nuk kanë qenë aty siç i paraqet Serbia, pjesëtarë superior të njësive elite speciale të vendit tonë. Pra, nuk është e vërtetë. Dhe tash kur faktorët ndërkombëtarë kanë nisur të mobilizohen për lirimin dhe për kthimin e tyre, kjo është një lloj dëshmie që të gjithë po e kuptojnë se në fakt kanë qenë në territorin e Kosovës.

Sepse po të ishin këta tre policë të armatosur thellë në territorin e Serbisë, atëherë askush nuk do të fliste për lirimin e tyre, dhe përveç kësaj edhe ne do të ishim në kundërthënie me vetë pjesëtarët tanë.

Jo vetëm nga vizita e familjeve, por edhe nga bashkëbisedimi me kolegët e tjerë policë të tyre të cilët e bëjnë ndërrimin, gjithçka është e qartë se kjo ka ndodhë në territorin e Kosovës. Dhe ky tash është edhe agresion pra, ndaj Republikës tonë, por edhe ndaj KFOR-it, përkatësisht ndaj NATO-s.

Ne nuk e legjitimojmë hakmarrjen si formë të marrëdhënies sonë qeverisëse e t’i përgjigjemi me të njëjtën mënyrë mendësisë së milicisë së Vuiçiqit.

Unë jam i interesuar në deeskalim të situatës në veri. Këtë e kam dëshmuar edhe të hënën kur i propozova përfaqësuesit të lartë të BE-së, një plan 5-pikësh.

Por, deeskalimi duhet të ndodhë në shërbim të normalizimit të plotë të situatës dhe marrëdhënieve, jo në dëm të shtetësisë sonë, sundimit të ligjit e nënshtrimit ndaj milicisë fashiste. Prandaj, hakmarrjeve të tilla do t’i përgjigjemi veçse me rend dhe me ligj, me qasje civilizuese shtetërore, por gjithashtu me fuqinë e plotë legjitime të Republikës sonë. Asnjë kthim mbrapa, as nënshtrim e as ndryshim të mendjes për të respektuar Kushtetutën e integritetin territorial, shtetin e së drejtës dhe vlerat evropiane të shtetit tonë të pavarur.

Kryeministri Kurti u takua me Përfaqësuesin e Përhershëm të ShBA-ve në OSBE, Ambasadorin Michael Carpenter

0

Strugë, 16 qershor 2023 

Takimin e radhës, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin e Prespës në Strugë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e zhvilloi me Përfaqësuesin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Ambasadorin Michael Carpenter.

Forhåndsvisning av bilde

Aty u bisedua për situatën në vend pas rrëmbimit nga forcat serbe të tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe për përkushtimin e institucioneve të vendit për depërshkallëzim dhe normalizim të plotë të situatës në katër komunat në veri të Republikës së Kosovës. 

Ambasadori Carpenter tha se sundimi i ligjit duhet të mbështetet, derisa theksoi kërkesën për lirimin e menjëhershëm dhe pakushte të tre zyrtarëve policorë të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia.

Forhåndsvisning av bilde

Në lidhje me veprimin agresor të Serbisë, Kryeministri Kurti, tha se ky akt është shkelje e Kushtetutës, rendit ligjor, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, si dhe kërkoi që agresioni të dënohet nga faktori ndërkombëtar. 

Edhe në këtë takim, i pranishëm ishte Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja.

Forhåndsvisning av bilde

Këngëtarja Donna Dafi e publikoi këngën e re “Bajat” , sot më 16 qershor 2023

0

Njoftim për media

Donna Dafi e publikon këngën e re “Bajat” , sot më 16 qershor 2023.

Këngëtarja Donna Dafi, në këngën “Bajat”, bën thirrje për t’u shkëputur dhe çliruar nga marrëdhëniet toksike dhe për të gjetur e festuar lumturinë e vërtetë shpirtërore. Gjatë videoklipit të kësaj kënge, me një kërcim dhe vokal të fuqishëm, i inkurajon dëgjuesit të njohin vetëvlerësimin e tyre, i nxit ata të ecin përpara dhe të shijojnë lirinë që vjen me heqjen dorë nga një marrëdhënie që nuk iu shërben më.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Për frymëzimin e saj rreth krijimit të këngës “Bajat”, Donna Dafi shprehet se: “Kjo këngë është shumë personale për mua. Ka të bëjë me udhëtimin tim për të zbuluar vetëvlerësimin tim dhe për të kuptuar se meritoj më mirë. Duhet të heqësh dorë nga marrëdhëniet toksike, për të gjetur lumturinë e vërtetë”.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ajo shton se: “Ndonjëherë të shohësh fundin e një historie dashurie, është fillimi i një kapitulli më të lumtur në jetën tënde”.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Edhe kjo këngë është në dy gjuhë: gjermanisht dhe shqip. Këngën e re të Donna Dafit, “Bajat”, mund ta shkarkoni këtu:

https://www.youtube.com/watch?v=5sDwEsNQscQ

Shteti është organizata që ka një monopol “legjitim” mbi dhunën brenda një zone të përcaktuar gjeografike

0

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike – ushtarake, SHBA

Bajga e stërzgjatur dhe i pavlerë është një mercenar i huaj.

Shqiptarët janë një popull shumë i çuditshëm. Ata nuk kanë aftësi (mundësi) të formojnë shtet. Edhe pse disa të huaj kanë ndihmuar në formimin e shtetit, ata ia shesin armikut, pjesë-pjesë. 

Servil të rraskapitur të cilët në raport me armikun e përjetshëm, vuajnë nga kompleksi i vlerës së ulët. Kemi më shumë tradhtarë se gjithë Evropa bashkë. Edhe më shumë kokëmish me shpëlarje truri që sakrifikojnë veten dhe familjen për të mbrojtur tradhtarët e ndyrë.

Para disa ditësh kam shkruar temën:

Shqipëria dhe Kosova kanë nevojë për një ushtri të pathyeshme

https://www.botasot.info/opinione/2004243/shqiperia-dhe-kosova-kane-nevoje-per-nje-ushtri-te-pathyeshme/

https://drini.us/shqiperia-dhe-kosova-kane-nevoje-per-nje-ushtri-te-pathyeshme/

https://www.zemrashqiptare.net/news/62382/aurel-dasareti-shqiperia-dhe-kosova-kane-nevoje-per-nje-ushtri-te-pathyeshme.html

https://merbraha.com/shqiperia-dhe-kosova-kane-nevoje-per-nje-ushtri-te-pathyeshme/

Një ushtri, që do t’i trishtonte armiqtë barbarë t’i afrohen kufirit të Kosovës (praktikisht Shqipërisë); do të pastronte në të njëjtën kohë plehrat më të pista të planetit në oborrin e tij të shtëpisë.

Shteti është organizata që ka një monopol “legjitim” mbi dhunën brenda një zone të përcaktuar gjeografike – sipas përkufizimit të famshëm të Max Weber.

Shëndet, Aurel Dasareti

Liri, Pavarësi, Demokraci!

0

 

Nga Frank Shkreli 

Presidentja e Republikës së Kosovës në Parlamentin Evropian

“Liri, Pavarësi, Demokraci
                         Freedom, Independence, Democracy
                           Liberté, Indépendance, Démocratie”

Këto tri fjalë: Liri, Pavarësi, Demokraci, nuk ishin vetëm fjalë të shqiptuara me pasion dhe në vazhdimësi nga Ati themeltar i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Këto ide, në fakt, kanë qenë vizion i popullit të Kosovës. Sot ai vizion i Rugovës, heronjve tanë dhe popullit tonë është realitet”,- filloi fjalimin e saj Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani para entit më të lartë politik, përfaqësues të popujve të Evropës në Strasburg.

Me këto fjalë në tri gjuhë e filloi fjalimin e saj Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ftuar të mërkurën në seancën plenare të Parlamentit Evropian. Në të vërtetë, këto janë fjalët e Presidentit të parë historik të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova të shqiptuara 25-vite më parë, me rastin e prezantimit Dr Rugovës të Çmimit ‘Sakharov’, nga Parlamenti Evropian. Çmimi u jepet individëve ose grupeve, të cilët promovojnë lirinë e mendimit dhe lirinë e fjalës. Fjalimi i Presidentes Vjosa Osmani në seancën plenare të Parlamentit Evropian – Presidente e Republikës së Kosovës – Dr. VJOSA OSMANI – SADRIU (president-ksgov.net)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani duke folur të mërkurën në Parlamentin Evropian.  Presidentja Vjosa Osmani: “Një vend dhe një demokraci nuk është më e fortë për shkak të ndonjë individi apo lideri, apo ndonjë reforme të caktuar. Forca e një vendi vjen nga forca kolektive e popullit të tij”.

Duke iu drejtuar Presidentes Roberta Metsola, politikanes konservatore nga Malta dhe deputetëve të Parlamentit Evropian, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, me qëllim i përshëndeti ata me këto tri fjalë: Liri, Pavarësi, Demokraci. Ishin këto fjalët e Dr. Ibrahim Rugovës shqiptuar me rastin e pranimit të Çmimit prestigjoz, ‘Sakharov’, dhënë atij 25-vjet më parë nga Parlamenti Evropian. Çmimi ‘Sakharov’ është një nderim që u akordohet individëve ose grupeve individësh, që kanë dedikuar jetën e tyre në mbrojtje të drejtave të njeriut dhe lirisë së të menduarit. Çmimi, që mban emrin e ish-shkencëtarit dhe disidentit rus, është themeluar nga parlamenti Evropian në vitin 1988.

“Këto tri fjalë të fuqishme, nuk ishin vetëm fjalë të shqiptuara me pasion dhe në vazhdimësi nga Ati themeltar i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Këto ide, në fakt, kanë qenë vizion i popullit të Kosovës. Sot ai vizion i Rugovës, heronjve tanë dhe popullit tonë është realitet”,0- filloi fjalimin e saj Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani para entit më të lartë politik, përfaqësues të popujve të Evropës në Strasburg.

Parlamenti Evropian në Strasburg të Francës

“Kosova sot është e lirë. Kosova sot është e pavarur. Dhe Kosova sot është një fener i demokracisë. 25 vjet më parë, këtu në Strasburg, lideri ynë vizionar, Presidenti Rugova u nderua me çmimin ‘Sakharov’ nga Parlamenti Evropian. Atë ditë ai u prezantua nga Presidenti i atëhershëm i Parlamentit Evropian (José Maria Gil-Robles, EP President 1997 – 1999) si, “Një njeri që është zëri i popullit të tij, një popull, zëri i të cilit rrallë mund të dëgjohet”.   Sakharov Prize 1998: Award ceremony Ibrahim RUGOVA – Kosovo | European Parliament Multimedia Centre (europa.eu).

Udhëheqësja e Republikës së Kosovës, si presidentja e parë e Kosovës, që iu drejtua këtij enti të lartë evropian – një brezi të ri deputetësh evropianë-, të cilët, për arsye të moshës së re, ndoshta as nuk kanë dëgjuar në të kaluarën për Ibrahim Rugovën,- i tha Parlamentit Evropian se Presidenti Rugova e ka “konsideruar Çmimin si njohje të sakrificës së popullit të Kosovës dhe luftës së tij për liri, por më e rëndësishmja ai përdori pikërisht këtë platformë për të kërkuar mbështetjen e deputetëve të atëhershëm evropianë për t’u bashkuar me ta në emër të vlerave, të cilat ky Union (Bashkimi Evropian) përfaqëson. Ai kërkoi që Evropa të bashkohej në mbrojtje të një populli të shtypur”,- është shprehur ajo. Zonja Osmani u kujtoi parlamentarëve evropianë se ajo ishte vetëm 16 vjeç kur tanket e ushtrisë serbe hynin në vendlindjen e saj në Mitrovicë dhe se gjithnjë mban mend se si dhënja e Çmimit ‘Sakharov’ Dr. Ibrahim Rugovës si dhe fjalët e tij në atë kohë, “na dhanë aq shumë shpresë.” Ishte një shenjë e fortë, theksoi ajo, se në Evropë, shqiptarët e Kosovës, “më në fund po dëgjoheshim”, se “Evropa jo vetëm që i kishte hapur dyert Presidentit Rugova, por kishte hapur zemrat dhe mendjet e saj për një popull të shtypur sistematikisht”.

Presidenti historik i Republikës së Kosovës, Dr Ibrahim Rugova, fitues i Çmimit prestigjoz, ‘Sakharov’ për lirinë e të menduarit dhe të fjalës, dhënë atij nga Parlamenti Evropian, 1998 – “Liri, Pavarësi, Demokraci”. “Shtëpia nuk mbahet pa miq”.

“Sot, duke qëndruar këtu në Strasburg, kam nderin të jem Presidentja e parë e Republikës së Pavarur të Kosovës, që po flas para Parlamentit Evropian, për t’ju falënderuar për kontributin e pamasë dhe të vazhdueshëm që ky institucion ka dhënë për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë tonë”, u shpreh ajo, në shenjë mirënjohjeje për ndihmën që ai ent ka dhënë në të kaluarën dhe tani për Kosovën. Presidentja Osmani u tha deputetëve evropianë se, në fjalën e tij 25-vjet më parë në Parlamentin Evropian, duke pranuar Çmimin ‘Sakharov’ të Lirisë së të Menduarit dhe fjalës së lirë, Dr. Ibrahim Rugova u ka kujtuar atyre fjalën e urtë e të vjetër popullore shqiptare se, “Shtëpia nuk mbahet pa miq”.  Zonja Osmani i tha brezit të ri të politikanëve të sotëm evropianë se – ashtu si atëherë në kohën e Rugovës Kosova ka nevojë edhe sot për miq dhe për ndihmën e tyre. “Kjo ishte e vërtetë për ne gjatë viteve ’90, por është po aq e vërtetë edhe sot, ndërsa ne kërkojmë të forcojmë aleancat tona dhe një ditë t’ju bashkohemi këtu në këtë familje kombesh”, theksoi ajo në fjalën e saj drejtuar Parlamentit Evropian. Kjo siç duket duke pasur ndër mend krizën e ditëve të fundit në vendlindjen e saj në Mitrovicë, në veri të Kosovës, të shkaktuar nga banda terroriste serbe të sponsorizuara nga Beogradi zyrtar në përpjekje për të destablizuar Kosovën, rajonin dhe më gjërë.

Pasojnë disa nga pjesët më pikante të fjalimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj para Parlamentit Evropian të mërkurën në Strasburg: “Presidentja Vjosa Osmani: “Unë kam folur sot se sa shumë ndajmë me BE-në – si Kosova ashtu edhe Ukraina – ,sepse dy vendet tona, pavarësisht distancës ndajnë një histori pikëllimi në tokën e përbashkët evropiane, por një të ardhme me potencial dhe mundësi të mëdha në familjen e përbashkët evropiane. Asgjë nuk e ilustron këtë më fuqishëm sesa ngjyrat e përbashkëta të flamujve tanë – e kaltërta dhe e verdha-. Së bashku, këto ngjyra përfaqësojnë shpresën për një agim të ri.”

Adem Demaçi, fitues i Çmimit prestigjoz, ‘Sakharov’ për lirinë e të menduarit dhe të fjalës, dhënë nga Parlamenti Evropian, 1991. Në Librin e Shenjtë thuhet: “E para ishte fjala”. Në kohën tonë mund të thuhet: “E para është fjala e lirë”, si hapi i parë dhe i domosdoshëm drejt demokracisë”. Sakharov Prize 1991: Award ceremony Adem DEMACI (Demaçi), Kosovo | European Parliament Multimedia Centre (europa.eu)

Presidentja Vjosa Osmani: “25 vjet më parë, këtu në Strasburg, lideri ynë vizionar, Presidenti Rugova është nderuar me çmimin ‘Saharov’ nga Parlamenti Evropian. Evropa jo vetëm që ia kishte hapur dyert Presidentit Rugova, por kishte hapur zemrat dhe mendjet e saj për një popull të shtypur sistematikisht.”

Presidentja Vjosa Osmani: “Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, populli dhe institucionet e Kosovës kanë nisur një rrugëtim të jashtëzakonshëm të transformimit, rritjes dhe prosperitetit të vazhdueshëm. Ne kemi punuar pa u ndalur për të forcuar institucionet tona, për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të konsoliduar demokracinë tonë.”

Presidentja Vjosa Osmani: “Ka ardhur koha që Kosova të bëjë hapa domethënës përpara në rrugën e saj drejt BE-së. Udhëtimi ynë është shënuar nga sakrifica, vendosmëria dhe nga një besim i palëkundur në vlerat, që lidhin kombet tona së bashku. Ne jemi të gatshëm t’i bashkojmë forcat tona me ju, për të kontribuar për një Evropë më të fortë, më të begatë dhe të bashkuar.”

Presidentja Vjosa Osmani: “ Republika jonë e re lindi nën ritmin dhe tingujt e Evropës.  Ashtu si shpirti i patrembur i një Republike të sapolindur, himni “Ode of Joy” rezononte me ndjenjat, që mbartnim në zemrat dhe shpirtërat tanë, duke adhuruar dhe përqafuar idealet e lirisë, paqes dhe solidaritetit.”

Presidentja Vjosa Osmani: “Fjalimin tim sot e nisa me Presidentin Rugova dhe dua ta përfundoj me një tjetër fitues të çmimit ‘Sakharov’ nga Kosova, Adem Demaçin, i cili kaloi gati 3 dekada të jetës së tij në burg për shkak të luftës së tij për një Kosovë të lirë, ku respektohen të drejtat e njeriut, për të gjithë. Duke folur me rastin e marrjes së Çmimit ‘Sakharov’ në vitin 1991, ai ka thënë: “Duke më nderuar mua, ju po nderoni popullin e Kosovës, një popull paqëdashës dhe liridashës, që po kalon vuajtje të mëdha”.

Presidentja Vjosa Osmani: “Zgjodha të flas edhe për të kaluarën tonë, sepse ajo ka formësuar të tashmen tonë dhe mbetet jetike teksa krijojmë të ardhmen tonë”.

Përceptimi – faktori detërminues në përcaktimin e fitorës apo humbjës

0
Korab Blakaj, Vjenë
___
Në marsin e vitit famoz 1918,Gjermania Perandorake po përgatitej të pranonte dorëzimin e Rusisë Cariste të shkatërruar nga lufta dhe pastaj nga revolucioni bolshevik. Në nëntor po të atij viti, ishte Gjermania ajo që për një periudhë të shkurtër, kur raporti ushtarak karshi Aleatëve ishte vënë në dyshim, gabimisht e përceptoi vetën si “e humbura e luftës” , përceptim ky që ishte fatal për Gjermaninë.
Në ndërkohë shërbimi sekret i SHBA-së kishte deshifruar mesazhe gjermane që kërkonin të bienin dakord për kushtet e ndërprerjës së luftës.Kjo i shtyri aleatët ta përceptonin Gjermaninë si të “mposhtur”. Komanda e Lartë Gjermane e kuptoi me vonesë këtë lëshim dhe mënjëherë u orvat tu kundërvihej atyre përceptimeve duke vendosur urgjentisht të ndryshonte kursin dhe të vazhdonte luftën.Por tani më ishte vonë.Hija defetiste nga përceptimi fatal i dobësisë kishte mbuluar Komandën e Lartë të Përandorisë Gjermane.
Opinioni publik gjerman u kthye shpejt nga solidarizimi me ushtrinë në modalitetin e “humbjes”, e pak më vonë evoluoi në narrativën e “tradhtisë“nga politikanët”. Ky nocion i lindur dhe kultivuar nga përceptimi se “humbja” mund të ishte shmangur, bashkë me të edhe “viktimizimi” dhe “penalizimi” padrejtësisht i Gjermanisë, krijuan hapsirën e duhur përceptuese se epilogu ishte dhe eventualisht duhej korigjuar.Ajo që pasoi pas armëpushimit të 11 nëntorit 1918 është histori; Versaja, reparacionet, Republika e Vajmarit, nacional-socializmi, riarmatimi dhe Lufta e Dytë Botërore. Ka shumë mësime këtu në kontekstin e luftës aktuale të agresionit rus kundër Ukrainës. Përceptimet dhe narrativat kanë një rëndësi të madhe për luftën,rezistencën,qëndrueshmërinë, ose per të kundertën, tërheqjën në opcion të paqes.
Suksesi ushtarak dhe reflektimi i përceptimeve -si Binjakët siamez
Rezultatet dhe përceptimet ushtarake gjenerojnë ndikimin e tyre më të madh të rritjës së ndërsjellë kur rezultati ushtarak nuk arrin një fitore bindese ose humbje të qartë. Paqartësia lë shumë hapësirë ​​për përceptime duke gjeneruar narrativa të ndryshme. Prandaj, ekziston një nevojë akute që retorika politike të përshtatet shumë përpara kohe konfor realitetit ushtarak në terren. Politikanët dhe mediat mbajnë një përgjegjësi të madhe dhe tejet vendimtare në këtë drejtim.
Naracioni historik se si gershetohen perceptimet dhe operacionet ushtarake duhet tu ketë shërbyer si një alegori paralajmëruese për të gjitha palët në luftën e Rusisë kundër Ukrainës Sikurse përceptimi i atëhershëm i Gjermanisë për atë që përbënte humbjen e saj, dhe përceptimi i aleatëve për atë që përbënte fitoren e tyre, nuk përputheshin. Narrativat e lindura nga këto përceptime që u përhapën në të dyja anët, krijuan aktualitetet e tyre politike, sociale,ekonomike në terren, duke i dhënë shkas dhe qasje një luftë tjetër shume me shkatërruese .Tani në këtë luftë aktuale, makineria mediatike e dezinformimit rus synon të formësojë dhe të projektojë përceptimet dhe narrativat e saja krejt të kundërta nga përceptimet në Perëndim dhe Ukrainë. Ky ballafaqim i përceptimeve është një fushë beteje që nuk duhet lënë rastësisë.
Dezinformimi si mekanizem që shtëmbëron përceptimet e fitores dhe humbjes
Operacionet e dezinformimit kanë një rëndësi të madhe për historinë e një komb ku përmes perceptimeve të fitores apo disfatës përcaktohen pozicionet relative gjeopolitike në botë. Narativat “historike” ushqejnë etjen psikologjike të popullit për shpjegime të thjeshta dhe koherente së “çfarë ndodhi”, në vend që të pranojë rrethanat,faktet dhe detajet. Këto naracione “historike” pasqyrojnë më së miri mënyrën se si një komb e sheh veten karshi të tjerëve .
Bashkëngjitur me përceptimet, integrohet ndërgjegja politike e shoqërisë si katalizator për vazhdimin e luftës ose paqes.Si duket Bashkimit Evropian arriti të trajtojë me sukses këto mesime nga “historia” e përceptimeve dhe krijoi një naracion të ri,atë të paqes, sigurisë dhe prosperitetit kolektiv.
Kuptohet se ka një ndryshim thelbësor me analogjinë e 1918-s: Aleatët atëherë ishin pak a shumë të bashkuar në përceptimin e tyre se çfarë përbënte humbjen gjermane dhe çfarë fitoren e aleatëve. Megjithatë, sot shtetet anëtare të BE-së dhe aleatët e NATO-s, kanë përceptime të ndryshme për atë që përbën humbjen dhe fitoren në luftën e Rusise kundër Ukrainës. Ky hendek i përceptimeve duhet të trajtohet me kujdese dhe sens për të nxjerrë konkludimet e duhura dhe historikisht të qëndrueshme .
Europa dhe Aleatët e saj duhet të ndikojnë në përceptimet jo vetëm në Evropë, por edhe në Rusi dhe në Jugun Global. Sa më i madh të jetë hendeku në përceptime, aq më e madhe është mundësia e paqëndrueshmërisë gjeopolitike, e cila mund të evoluojë në një tjetër përplasje ushtarake. Pasojat e narrativave të historisë, krenarisë kombëtare, viktimizimit dhe të drejtës nuk mund të injorohen lehtësisht . Rusia ka përdorur për një kohë të gjatë narrativa të tilla të dezinformimit proaktiv kudo që ajo e ka parë të arsyeshëm. dhe përfitues. Ekziston një nevojë urgjente për t’i trajtuar këto narrativa të dezinformimit masiv rus në nivelin përceptues , dmth., në nivelin emocional, në vend që thjesht t’i zhvlerësojmë ato me fakte aktuale. Angazhimi emocional me publikun do të bëhet gjithnjë e më i nevojshëm për një mbështetje afatgjatë për Ukrainën dhe jo vetem.
“Si të mendosh” dhe jo “Çfarë të mendosh”
Formimi i përceptimeve përbën esencën ,thelbin ,menaxhimin dhe ndikimin “si të mendosh” dhe jo “çfarë të mendosh”. Manipulimi i përceptimit është një shtyllë qëndrore e keq/dezinformimit të operacioneve hibride ruse, për të formuar përceptimet e asaj që përbën fitoren ose humbjen, shkaqet e luftës, sanksionet, pasojat etj. Përveç kësaj, makineria komplekse e dezinformacionit rus synon të shkaktojë sa më shumë fragmentime në shoqëritë evropiane, duke shfrytëzuar rendin dhe stabilishmentin e demokracive Përendimore. Andaj kërkohet jo vetëm për të luftuar dezinformimin, por edhe për formësimin dhe mënyrë proaktive të projektimeve të përceptimeve.
Sfidat e luftës ndaj përceptimeve armiqësore janë rezistuese, nuk mposhten lehtë,krijojnë narativa që janë shumë të vështira për t’u crranjosur. Aleatët Përëndimor duhet urgjentisht të hartojnë masa praktike për të krijuar përceptime efektive kundër dezinformimit “emotiv”, edhe aftësi kundërvuede për rikthimin dhe dominimin e hapësirës përceptuesew me narrativë Përëndimore demokratike.
Mënyra e veprimit në “kampin përëndimor ” gjerë me tani është për të kundërshtuar “si të mendosh” me ate se “çfarë të mendosh”. Ky kundërveprim mbështetët në të dhëna faktike, që janë të nevojshme por muk mjaftojnë për t’iu kundërvënë narrativave emocionale.
“Përëndimi ” duhet njëkohësisht të zhvillojë një “narrativë emocionale pozitive” të fuqishme (që bazohet në fakte). Evropa ka një histori të gjatë të emocioneve pozitive për të ndërtuar narativa të qëndrueshme që prodhojnë efekte të duhura dhe praktike.
Në këtë rrafsh, bota ruse dhe pjesa e madhe e botës sllave ;Bullgaria, Rumania, e sidomos Serbia kanë pranuar vijën zyrtare dhe e përceptojnë këtë luftë si një luftë e imponuar për mbijetesën e Rusisë kundër NATO-s, Përëndimit e jo një luftë kundër Ukrainës. Nga ana tjetër, Perëndimi e portreton këtë si një luftë të paligjshme, agresion nga një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër një shteti tjetër anëtar të Kombeve të Bashkuara, në kundërshtim jo vetëm me Kartën e OKB-së, por edhe me traktatet e ndryshme të nënshkruara mes atëherë Bashkimit Sovjetik dhe shtetit pasardhës të tij, Russë!
Përtej Evropës, një narrativë emocionale e koordinuar NATO-BE mund të luajë një rol kyç për të siguruar mbështetjen e Jugut Global, pasi shumë nga ata vazhdojnë ta përceptojnë luftën si një konflikt “evropian” që nuk i shqetëson ata. Përsëritja e fakteve në vazhdimësi nuk do t’i bëjë ato domosdoshmërisht të qëndrueshme. Naracionet emocionale u japin fakteve një kredibilitet më të qëndrueshem. Prandaj,për të arritur efektin e nevojshem duhët të fillohet me promovimin e narratives emocionale, duke e mbështetur me fakte.
Kjo do të ndihmojë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sa herë që të vijë koha për të pasur një përceptim të pranuar ndërkombëtarisht, që patjetër do të reflektojë në numrin e votave, si reflektim i fitores dhe humbjes karshi ligjeve ndërkombëtare. Për shembull, një narrativë mund të zhvillohet për të pasqyruar faktin se lufta ilegale e Rusisë është kthyer nga një provë e statusit të Fuqisë së Madhe (po të kishte arritur një fitore të shpejtë) në një luftë të zgjatur shkaterruese që mund të përceptohet si një humbje nga një shtet më i vogël dhe më i dobët si Ukraina. Një analogji me skenarin hipotetik të Polonisë në vitin 1939 për të qenë e (mos)suksesshme në ndalimin e Blitzkrieg-ut të Gjermanisë duke e detyruar atë në një luftë afategjatë rrënuese .
Duhet theksuar se një luftë e vazhdueshme sfidon në maksimum ekonominë, rritjen e borxhit kombëtar, ngarkesën ekonomiko financiare duke ndikuar njëkohësisht në evoluimin e përceptimeve brenda dhe jashtë vendit.Ky përceptim pastaj bëhet një komponent i rëndësishëm në betejën për përfitimin e zemrave dhe mendjeve të qytetareve të vet si dhe atyre në nivel global.Aplikimi i indekseve të dobëta ekonomike të Rusisë kontribuon në mënyrë konjuktive në një përceptim më të dobët të statusit të saj në Jugun Global .
Bota Përëndimore duhet me urgjencë t‘i bashkërendojë dhe harmonizojë veprimet në shërbim të përceptimeve dhe narrativave për të fituar zemrat dhe mendjet e qytetarëve. Ky është një proces shumë i ngadalshëm që duhet të rezultojë më rezultate të prekshme dhe të matshme përpara se të ekspozohet faza tjetër , ajo e përshkallëzimit apo ndërprerjes së luftës së armatosur. Të dy moduset kanë një katalizator të njejtë, thelbi i të cilit është përceptimi .

Monografia për shkollën e mesme profesionale “Ismail Dumoshi”, dokument historik me vlerë kulturore – arsimore

0

MONOGRAFIA – DOKUMENT HISTORIK  

Grup Autorësh, <SHKOLLA E MESME PROFESIONALE “ISMAIL DUMOSHI”,  

NËPËR KOHËRA>, Monografi, Kastriot (Obiliq) 2017. Botoi ProkultPress, Prishtinë 2017,  

Faqe 302. ISBN 978-9951-726-22-1  

Monografia <SHKOLLA E MESME PROFESIONALE “ISMAIL DUMOSHI”, NËPËR KOHËRA>, është përgatitur nga mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollës: Prof. Qamil Hasani, prof. Jahja Prestreshi, prof. dr. Izet Shehu, prof. Vehbi Sadiku, prof. Shaip Fazliu, prof. Ramadan Latifi dhe prof. Xhemë Binaku.  

*** 

Shkolla e Mesme Teknike në Obiliq, për vite të tëra e ka mbajtur emrin e shkencëtarit me famë botërore “Nikolla Teslla”, për të cilin thuhet se ka prejardhje shqiptare. Pastaj kjo shkollë është pagëzuar me emrin e një shkenctari tjetër “Hasan Tahsini”, po ashtu me origjinë shqiptare, që ishte njëri nga mendimtarët më të mëdhenj të Perandorisë Osmane në shekullin e XIX-të, ndërsa në vitin 2016, Shkolla e Mesme Teknike, është riemërtuar Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale “Ismail Dumoshi”.  

Për mua si lexues dhe si ish nxënës i kësaj shkolle, ky libër më emocionon tejmase, sepse risjell në kujtesën time profesorët tanë të nderuar, shoqët dhe shokët e gjeneratës dhe më aktualizon në memorien time edhe shumë kujtime të tjera që kanë të bëjnë me historikun e kësaj shkolle. Në ekipin e autorëve është edhe kujdestari i klasës prof. Shaip Fazliu. 

Monografia <SHKOLLA E MESME PROFESIONALE “ISMAIL DUMOSHI”, NËPËR KOHËRA>, ka shënime të shumta për rrugën dhe peripecitë nëpër të cilën kaloi Shkolla e Mesme Teknike në Kostriot. Bashkë me shkollat tjera dhe arsimin shqip në Kosovë, edhe kjo qendër e dikurshme teknike, e ka historinë e vet mjaftë të bujshme, ngase nga bankat e saj kanë dal personalitete të shumta të shkencës dhe dijes, duke u bërë emra të njohur, qoftë si profesor universitar në Unversitetin e Prishtinës ose drejtues të shquar profesional, shoqërorë dhe politik, në kuadër të Kombinatit Xehtaro-Energjetik-Metalurgjik-Kimik (KXEMK), “KOSOVA” në Obiliq, e disa sish edhe drejtues shkencor nëpër institucionet përkatëse vendore e ndërkombëtare. 

Monografia hapet me një vendim të Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, prof. dr. Arsim Bajrami, për riemërtimin e shkollës ”ISMAIL DUMOSHI“, i cili ishte pedagog dhe drejtues i kësaj shkolle. Në faqen vijuese është prezantuar Urdhëri ”Hero i Kosovës“, dhënë Ismail Dumoshit nga Presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga si dhe Vendimi i saj që mbanë datën 28 nëntor 2012. Këtyre dekorimeve i shtohet edhe Mirënjohja e datës 27.11.2008, dedikuar Ismail Dumoshit, (1939-1988), nga Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hashm Thaçi. 

Prof. Shaip Fazliu, ka shkruar parathënien e librit në të cilën thuhet: “Ideja për të shkruar këtë libër monografik për punën e Shkollës së Mesme të Lartë Profesionale në Kastriot lindi nga punonjësit e kësaj shkolle në tubimin e të gjitha gjeneratave mbajtur më 24.04.2010 në lokalet e kësaj shkolle. Këtë ditë u takuan numër i madh i punonjësve të gjeneratave të ndryshme, madje edhe të viteve të 60-70, ku evokuan kujtime për punën e tyre me nxënës, ngjarje dhe situata që i kanë përjetuar”, në këtë shkollë, që bashkë me personelin edukativo-arsimor dhe nxënësit e saj, janë një faqe e ndritur për historikun e kësaj qendre, pasi disa prej të cilëve janë emra të shquar të shkencës dhe dijes, e disa të tjerë kanë mbajtur burgje të gjata politike, kurse një gjeneratë e re, ishin luftëtar dhe disa sish sot janë dëshmorë të Kosovës. 

“Si mos të shkruhet për këtë shkollë, e cila dallohet nga shkollat tjera në Kosovë për kontributin e madh që ajo dha nëpër kohëra, në procesin mësimor për arsimimin dhe edukimin e të rinjve, por edhe kualifikimin profesional të të rriturve, pra të punonjësve nga marrëdhënia e punës”, ka theksuar në këtë shënim, autori i parathënies. Si i gjithë arsimi shqip në Kosovë edhe Qendra Shkollore Teknike, ka kaluar nëpër të gjitha etapat e zhvillimit jo vetëm të saj por nëpër të gjitha proceset shoqërore e politike që kaloi Kosova. Pra “nga kjo shkollë dolën shumë kuadro të profileve elektroteknike, makinerike, xehtare, teknologjike dhe kimike, kuadra këto të cilat mbajtën dhe mbajnë procesin e prodhimit, sidomos në Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës. Kontribut të madh kjo shkollë ka dhënë edhe për ndërmarrjet tjera, si në Kosovë, poashtu edhe në vendet jashtë saj, në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës, pra në të gjitha trevat shqiptare”, ka shkruar prof. Shaip Fazliu, i cili shton se “shkollimi i të rinjve shqiptarë në Kosovë ka qenë “therrë në sy” për pushtetin serb. Kështu, gjithmonë ky pushtet ka penguar zhvillimin e arsimimit të shqiptarëve. Madje edhe qytetarëve serbë të Kastriotit u pengonte prania e nxënësve shqiptarë nëpër rrugët e kësaj qyteze”.  

Në vitin 1989, Republika e Serbisë, njëanshëm i mbylli të gjitha shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Kosovë, këtë fat e përjetoi edhe “Shkolla e Mesme Profesionale në Kastriot”, të cilës me datën 21.01.1991, do t’iu ndërpritet marrëdhënia e punës të 106 profesorëve shqiptarë të kësaj shkolle, natyrisht me arsyetimet banale të asaj kohe që kishin marrë hov në mbështetje të shovinizmit serb i cili po radikalizohej dita-ditës. Pa dyshim, edhe në rrethanat e reja në të cilat u gjend kjo shkollë, falë kuadrit arsimor të saj, do të gjej zgjidhje për arsimin pararlel që u mbajt gjatë viteve të nëntëdhjeta, kuptohet në rrethana të rënda dhe me pozitë diskriminuese. 

Ashti siç e potencon prof. Shaip Fazliu se, “nga kjo shkollë dolën shumë kuadro të profileve të xehtarisë, elektroteknikës, makinerisë, kimisë etj.”, po ashtu “edhe në luftën e vitit 1998-99, punonjës dhe nxënës të kësaj shkolle u rreshtuan me ushtarët e UÇK-së për çlirimin kombëtar të Kosovës”, dhe tashmë dihet se në këtë luftë nga kjo shkollë pati të vrarë e të plagosur.  

Prof. Sahit Krasniqi, shkruan për sfidat nëpër të cilat kaloi arsimi shqip në Kosovë, së këndejmi edhe ”Qendra Teknike në Obiliq, në periudhën e viteve 70-80“, ndërsa Prof. Jahja Prestreshi shkruan për ”Pozitën Gjeografike të Komunës së Kastriotit, (ish-Obiliqit)“. Në fillim të këtij shënimi, prof. Jahja Prestreshi, i bënë një vështrim ”Historikut të kësaj shkolle“, e cila ishte bërë çerdhe e lëvizjes kombëtare. Pastaj në një pasus shkruan edhe për “diferencimin ideopolitik“, i cili qe shndërruar në fushatë antishqiptare. Më pas prof. Prestreshi shpjegon se, “Mësimi i orientuar në shkollat e mesme të Jugosllavisë”, ishte një reformë e pasuksesshme, kurse “segregacionin ndaj nxënësve shqiptarë”, ai e cilëson si veprim racist i pushtetit jugosllav. Në këtë hulumtim, me primesa shkencore, ai ka shkruar edhe për aneksimin e autonomisë së Kosovës nga politika serbe e cila kërkonte mënyra për ta aneksuar Kosovën. Më pas ai merret me mënyrën e arsimit në sitemin paralel, për aktivitetet kulturore e artsitike në këto rrethana, duke mos i harruar pronaret e “Shkollave Shtëpi”. Duke dhënë shumë informacione të tjera të cilat ilustrohen me fotografi, faksimile dhe me listën e emrave që kanë ndihmuar sistemin e shkollimit paralel në rrethanat e pushtimit klasik, profesor Prestreshi, ka arritur të jap një pasqyrim të kompletuar të gjendjes dhe rrethanave në të cilat u gjend arsimi shqip, së këndejmi edhe kjo shkollë. “Trajtimi i arsimit shqip në Kastriot”, nga prof. Jahja Prestreshi është i kompletuar edhe me kapitullin ”Lufta në Kosovë dhe pjesëmarrja e nxënëse dhe arsimtarëve të shkollës në të“; ku jepet një listë e dëshmorëve të kësaj shkolle në Luftën e Kosovës 1998-1999. Mua më bëri përshtyoje shënimi që i kushtohet profesorit të kimisë Xhevdet Stulqaku, (shok imi i klasës Sh.D.), i cili është ndërë të gjallët që ka pësuar shumë në Luftën e Kosovës. Prof. Prestreshi, duke e plotësuar shënimin e tij edhe me format e “Organizimit të mësimit pas përfundimit të luftës”, si dhe sfidat me të cilat u përball kjo shkollë gjer në vitin 2008, kur do të filloj mësimi në objektin e ri shkollor ka dhënë kontruibut thelbësor në kompletimin kaq të bukur e profesional të kësaj monografie.  

Prof. dr. Izet Shehu, shkruan: ”Qendra Shkollore Teknike ”Nikolla Teslla“, njësi e Elektroekonomisë së Kosovës në Kastriot“, studim ky shkencor i cili merret kryesisht me zhvillimin e industrisë së energjetikës në Kosovë, me historikun e minierave të Kosovës, me repartet e Kombinatit KXEMK “KOSOVA”, pastaj me përgatitjen e kuadrove të reja profesionale si dhe aftësimi i punëtorëve në Qendrën Shkollore Teknike “Nikolla Teslla” në Kastriot. Me skica dhe tabela profesionale prof. dr. Izet Shehu, ka dokumentuar për numrin e të punësuarve në KEK dhe për strukturën nacionale të të punësuarve nga viti 1952 – 1969, pastaj jepen statistika të tjera më të plota nëpër vite, duke e ilustruar studimin e tij me të dhëna statistikore të të gjitha kualifikimeve dhe udhëhqjes në këtë kombinat, i cili kaloi nëpër vite e etapa të ndryshme, të terrorit psikik e të presionit politik. Mund të themi se ky studimi, i publikuar edhe si “Raport i Sindikatës së Pavarur të KEK-ut”, është kapitulli më interesant për të parë jo vetëm rritën e Qendrës Shkollore Teknike, por edhe të vet Kombinatit “KOSOVA”, në Kastriot dhe të Kosovës në përgjithësi. 

Prof. Shaip Fazliu, ka përgatitur një tabelë me emrat e “Drejtuesve dhe udhëheqësve të kësaj Shkolle nga Themelimi i saj në vitin 1945, në kuadër të Kombinatit Xehtaro-Energjetik-Metalurgjik-Kimik (KXEMK)”, duke e bërë monografinë edhe më të pasur dhe më të kompletuar, kuptohet par nga ky këndvështrim. Në vazhdim janë publikuar edhe kujtimet e prof. Qamil Hasanit, si përjetime personale në Qendrën Shkollore ”Nikolla Teslla“. Këto kujtime janë tejet interesante sepse duke rrëfyer prof. Qamil Hasani, përmend emra të njohur të cilët kishin nisur karrierën edukative arsimore në këtë shkollë për të vazhduar shumë sish si profesor universitar ose udhëhqës në reparte e organizata të njohuar në Kosovë.  

Prof. Xhemë Binaku, ka bërë shënimin “Kujtime nga hapja e paraleleve të ndara të shkollës në Drenas (Gllogoc)”, që duket të jenë “evokime të Hysen Gollubovcit, profesor i gjeografisë”. Pastaj profesori i fizikës Shaip Fazliu, ka rrëfyer kujtimet e tij “Në Qendrën Shkollore Teknike “Hasan Tahsini”; (ish Nikolla Teslla), në Kastriot. Kujtimet e tij janë të ndara në dy pjesë: PJESA E PARË, merret me periudhën kohore 1971-1973, që duket të jenë shënime nga monografia kushtuar prof. Ismail Dumoshit, e përgatitur nga prof. dr. Izber Hoti, kurse PJESA E DYTË, përfshinë periudhat, 1973-1978 dhe 1981-1982. Brenda këtij shënimi, faqe 117, është publikuar edhe një fotografi e profesorit me nxënisit e Klasës së Dytë, drejtimi kimio-teknologjik, viti shkollor 1976-1977, që rezulton të jetë pikërisht, fotografija e klasës time, kur edhe unë isha nxënës i kësaj qendre dhe i profesorit Shaip Fazliu. Më pas prof. Ramadan Latifi, shkruan: “Periudha e punës të drejtorit të ShMT “Hasan Tahsini”, ish “Nikolla Teslla”. Në këto kujtime ai ka rrëfyer përvojën e tij si drejtor i shkollës, në rrthanat e reja që po hynte Kosova, sidomos shënimi, “Pranvera e nxehtë 1981 – Demonstratat e vitit 1981”, (faqe 131), e bëjnë rrëfimin më përjetues, sepse jane këto ngjarje që do t’i japin kahe tjetër të gjitha zhvillimeve shoqërore e politike jo vetëm në Kosovë, por në tërë hapësirën e Federatës Jugosllave. 

Një regjistër i gjatë me emrat e punonjësve shqiptarë, të cilët kanë punuar në Shkollën e Mesme Teknike “Hasan Tahsini”, (ish Nikolla Teslla), në Kastriot dhe në paralelën e ndarë në Drenas, është përfshirë në faqet 139-156, duke kompletuar edhe më tej me të dhëna statistikore këtë monografi, tabelë kjo e cila është përgatitur po ashtu nga prof. Shaip Fazliu, kurse nga faqja 157- 268, janë dhënë shënimet biografike, kualifikimet dhe koha kur kanë punuar si kuadër edukativo arsimor në këtë shkollë, ku një numër sish, pastaj janë bërë emra të njohur në fushën e dijes akademike e të kulturës, si dhe të shkencës e teknologjisë industriale që zhvillohej në Kosovë.  

Kjo monografia është e kompletuar edhe me një “ALBUM”, (faqe 269-296), në të cilin janë përfshirë fotografi të shumta, nga aktiviteti me nxënës e personelin arsimor, si dhe nga aktivitete të lira nga jeta kulturore e artistike. E, në faqën 297, është edhe shënimi: “Krejt në fund të librit”, që ka të bëjë me shpjegimin rreth emërtimit dhe riemërtimit të kësaj Qendre Shkollore. Po ashtu është botuar edhe një falënderim për Kuvendin Komunal në Kastriot, si dhe për inxhinierët: Rrustem Shahini dhe Gjokë Karaqi, të cilët kanë ndihmuar në kompletimin e monografisë, e cila falë punës ekipore të këtij Grup Autorësh, e kanë bërë Monografinë <SHKOLLA E MESME PROFESIONALE “ISMAIL DUMOSHI”, NËPËR KOHËRA>, dokument të rëndsishëm me karakter historik, dhe mjaftë mirë i kompletuar.  

CH – St. Gallen, 15 qershor 2023. 

 

Shefqet DIBRANI 

(ish-nxënës i kësaj shkolle)