Kreu Blog Faqe 1038

N’Mitrovicë rrehi teli, Kangjallozin nuk e preu Neferi!

0

Florim Zeqa 

Gjëja më e lehtë për ta kthyer vëmendjen e mediave e një gazetari apo analisti, është pozicionimi në krahun e pushtetarëve apo e kundërta, duke kritikuar opozitarët. Mjafton një shprehje banale apo sharje primitive ndaj një krahu të caktuar politik për të nxitur reagimin e qytetarëve.

Kthimi i “Neferit” duarbosh nga veriu

Asnjëherë nuk e kam pëlqyer dhe as preferuar një qasje të tillë. Me qindra herë i kam pushtuar ballinat e gazetave të shkruara duke e thënë të vërtetën lakuriqe ashtu siq është e jo e asnjëherë të kamufluar me të pavërteta.

Thënja e të vërtetës nga një gazetarë apo analist në kohën kur gënjeshtra dhe mashtrimi janë bërë standard i jetës, për të mos thënë vepër heroike, është e vështirë dhe tepër sfiduese, për arsye se menjëherë të vërsulen me sharje, fyerje dhe kërcënime militantët dhe sekserët partiakë si nga ana e pushtetit ashtu dhe opozitës.

Nuk është hera e parë që shkojmë në veri dhe tërhiqemi! Pas çdo tërheqje nga veriu e kemi pësuar nga një humbje të radhës. Mirëpo kjo e fundit siq duket do të jetë më e rënda në këto 24 vjetët e fundit.

Shumë mbështetës të pushtetit besuan fuqishëm se Albin Kurti do ta çlirojë veriun dhe do ta bashkojë Mitrovicën, mirëpo edhe kësaj radhe, “N’Mitrovicë na rrehi teli por Kangjallozin nuk e preu Neferi” dhe Mitrovica bashkë me veriun mbeten të ndara dhe të kontrolluara nga Serbia!

“Neferi” (Albin Kurti) sikurse herave të tjera, edhe kësaj radhe po na u kthehet duarthatë me kokën ulur para “Kangjallozit” të Miskovit!

Mbrojtja e maçokut nga sulmi i miut

Jam i vetëdijshëm se edhe pas këtij shkrimi do të përballem me kritika të ashpra, ndoshta edhe me ofendime e këcënime pse nuk i thura lavde “Neferit”. Nuk i thura lavde sepse kryeministri ynë u dorëzua në momentin që pranoj për të shkuar në zgjedhje të reja duke shkelur mbi kryetarët e rinj të sapozgjedhur.

Jo vetëm unë, të gjithë u zhgënjyen me veprimet avantureske të kryeminsitrit tonë, i cili na i përkeqësoi marrëdhënjet të gjithë miqtë pa përjashtim duke ua rrezikuar jetën policëve dhe gazetarëve, por jo vetëm atyre, e rrezikoj edhe jetën e ushtarëve të KFOR-it.

Barrikadimi dhe mbrojtja e ushtarëve të KFOR-it me rrethoja të hekurta dhe tela me gjëmba nga një grusht serbësh në veri, sa e dhimbshme është po aq edhe qesharake.

Kjo situate i ngjet “mbrojtjes së maçokut nga sulmi i miut”!

Kjo situatë paradoksale është shkaktuar nga dy faktorë; nga veprimet avantureske dhe të pa koordinuara të kryeministrit Kurti në njërën anë dhe të veprimeve destabilizuese të Serbisë së Vuçiçit në anën tjetër.

Gjunjëzimi i KFOR-it apo Aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s, forcës së sigurisë së shtetit tonë nga serbët lokal në veri, na ka vënë në lajthitje të gjithëve. Mund të ketë progres, paqe dhe stabilitet të shkurtër politik, por jo zgjidhje dhe siguri afatgjate në Kosovë derisa bashkësia ndërkombëtare mos ta ndëshkojë “Kangjallozin” para “Neferit”.

https://www.youtube.com/watch?v=-9lAaid-7kQ

Presioni për depërshkallëzim ndaj Kurtit, i gabuar …!

0

Gani I. Mehmeti 

Që kur u bë fjalë për betimin dhe fillimin e punës së kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, ndërkombëtarët gabimisht, nëse nuk ishin në marrëveshje me Vuçiqin, kërkuan nga këta kryetarë që punën ta kryenin nga ndonjë zyrë tjetër alternative e jo në zyrat e tyre komunale, që janë për këto punë. Po e them se ndoshta ishin të marrur vesh edhe me Vuçiqin, sepse ishin kërkesa të njëjta e po përputheshin në kërkesa të ndërkombëtarëve me ato të serbëve, të cilët u çuan edhe në protesta për pengimin e tyre në kreyerjen e punëve. 

E kam thënë edhe më heret se, në shumë procese proserebe, u kanë prirë ndërkombëtarët, që ishin tërësisht kundër të drejtave të Republikëas së Kosovës si shtet. 

 Dhe, nga vetë kërkesa e ndërkombëtarëve, serbët u trimëruan dhe u ngritën në protesta  të dhunshme, jo të qeta, sa edhe fatkeqësisht, u plagosën 30 ushtarë të KFOR-it në përpjekje të mbrojtjes së  rendit e qetësisë në Kosovë nga serbët. Këta të plagosur, janë  heronj të gjallë të Kosovës. Dhe, përkundër këtyre protestave të përgjakshme, ndërkombëtarët sërish e përkëdhelën Vuçiqin, sërish po akuzojnë Qeverinë e Kosovës, plotësisht me të padrejtë, sepse Kosova nuk po kërkon territor nga askush. Kjo e bekuara po përpiqet të mbrojë territorin e vet, po përpiqet të shtrijë zbatimin e ligjit në tërë territorin e shtetit të vet. Mirëpo, këtë shtrirje të zbatimit të ligjit në mbarë territorin e shtetit, po e pengojnë serbët e tani edhe ndërkombëtarët, duke i thënë Kurtit që të tërhiqet nga e drejta e tij dhe të bie ndesh me ligjet e me kushtetutën e Kosovës, si dhe në dëm të Kosovës. Kjo është e palogjikshme, e paarsyeshme dhe e paparanushme. SHBA, si miku më i mirë i Kosovës, do duhej të merrte edhe mendimin e Qeverisë Kurti. 

Ja, Parlamenti Britanik, sot (5. 6. 2023) ka debatuar rreth ngjarjeve në veri të Kosovës dhe është plotësisht në vijat me Qeverinë Kurti, duke arsyetuar veprimin e tij në plotëni fdhe duke dënuar serbët që  në protesta sulmuan ushtarët e KFOR-it, polixcët e Kosvës dhe gazetarët në veri. 

Pengesa në shkuarje në vendin e punës është e kundërligjshme dhe kundër demokracisë. Kjo nuk ndodh askund në botë dhe , edhe po ndodhi, nuk arsyetohet. 

Nuk po mund ta dimë se, përse vetëm kërkesat e serbëve, qoftë nga Kosova, qoftë nga Vuçiqi, po aprovohen nga ndërkombëtarët në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, e asnjë nga kërkesat e Kosovës! Kjo është për keqardhje, jo e drejtë dhe kundër shtetësisë së Kosovës. 

Nuk i ka hipur në qafë Kurti  Vuçiqit, po Vuçiqi po kërkon tokë Kosove, sa që, po mundi, do ta mirrte të tërën,dhe sërish nuzk do të ngopej.  Se Vuçiqi, Daçiqi e të tjerët që sot janë në pushtet në Serbi, ishin bashkëpunëtorët më të ngushtë të  Millosheviqit, që të gjithë së bashku,  bënë gjenocid mbi shqiptarët, sa vetëm ndërhyrja e trupave të NATO-s, mundën të largojnë trupat ushtarake e paraushtarake serbe nga Kosova. 

Ne kemi mbajtur sy e vesh tek SHBA, se Europa është fajtore që ka copëtuar trojet shqiptare në të gjitha shtetet me të cilat jemi në kufi. Por, Serbia e Greqia kanë marrë më së shumti. Mali i Zi, gjithashtu, ndërsa sa i përket Maqedonisë, ishte një krijesë e qëllimshme për të dobësuar kombin shqiptar, se më shumë se gjysma ishte e shqiptarëve. Shkupi ishte kryetqendër e vilajetit të Kosovës.  

 Me një fjalë, nëse Amerika e ka përnjëmend, do duhet të na ndihmojë pa kushte, ashtu sikur thot Peskov për serbët: Rusia mbështet pa kushte Serbinë dhe serbët e Kosovës, BOTA SOT, më 31. 5. 2023. 

Dhe, gjithsesi, konsideroj se trysnia mbi Kurtin në përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës është gabim dhe i padrejtë. Trysnia doduhej të kalonte mbi serbët dhe Vuçiqin, që në raport me Kosovën dhe shqiptarët, ata janë e keqja më e madhe.  

5 qershor 2023 

6 Qershori – Festa Kombëtare e Suedisë  

Sinan Kastrati, Suedi

6 Qershori është Festa Kombëtare e Suedisë dhe ajo e flamurit 

  • Urime dita dhe festa e flamurit, popull suedez!

Sivjet, më konkretisht sot, e martë, 6 Qershor 2023, Suedia feston 500 vjetorin e shtetësisë së saj dhe fetën e flamurit.  

Të flasësh për Suedinë nuk është kollaj sepse është një ndër shtetet më të pasura të Skandinavisë dhe të Evropës për nga teknologjia, industria e rëndë. Suedia është shtet i vogël për nga numri i banorëve në krahasim me Gjermaninë, Francën, Italinë, Britaninë e Madhe por me një sipërfaqe shumë të madhe, tokë, male, dete, liqene etj. 

Për Suedinë ka shumë çka të flitet, për historinë e saj, për kulturën dhe gjuhën, për arsimin dhe shkencën, për bukuritë natyrore, për oqeanin, detin, liqenet, ujdhesat, kanalet që lidhin detin detin me oqeanin, lumenjët e gjatë me shumë ujë e të pastër, për të drejtat e njeriut, për përdorimin e gjuhëve (edhe të gjuhës shqipe) në shkolla, fillore e të mesme etj. etj. 

Sot në Suedi jetojnë ndoshta 80.000-100.000 shqiptarë. Ata (shqiptarë e shqiptare) janë pëfaqësues në organet komunale ato parlamentare e në BE. 

Shqiptarët kanë të gjitha të drejtat në Suedi, më shumë se shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi, në Preshevë, Bujanofc e Medvegjë dhe pa harrrua MITROVICËN e VERIUT, ZVEQANIN, LEPOSAVIQIN; ZUBIN POTOKUN dhe komunat tjera ”serbe” në Jug të Kosovës, Graqanicë, Shterpcë, ku e drejta elementare me ligj dhe kushtetutë për shqiptarët nuk respektohet: E drejta e përdorimit të gjuhës shqipe, shkrimi, simbolet kombëtare shqiptare dhe ato shtetërore.  

Këtu nuk ka diskriminim nacional nga ana e shtetit. Jemi të barabartë. 

Dashtë Zoti që edhe në Kosovë, shqiptarët (90% -të) të janë të barabartë me serbët (2-5%-të të popullsisë)  

Por meqë sot është një ndër festat më popullore, unë do të flas shumë shkurt për ato që janë më të rëndësishme për lexuesin shqiptar. Të dhënat i paraqes në fund të tekstit. 

 Mbreti i Suedisë është Carl Gustaf Folke Hubertus (lindur më 30 prill 1946 në Haga Palace në Solna, Stockholm County), është Mbreti i Suedisë dhe kreu i shtetit që nga 15 shtatori 1973, kur ai pasoi gjyshin e tij Gustaf VI Adolf. Ai është djali i princit Gustaf Adolf dhe princeshës Sibylla. Është martuar me Silvia Sommerlath në vitin 1976. Menjëherë pas pranimit të tij në fron në vitin 1973, 

Në vitin 1975, hyri në fuqi një formë e re qeverisjeje, sipas së cilës mbretit iu dhanë kryesisht detyra përfaqësuese dhe ceremoniale. Instrumenti i Qeverisë do të thoshte gjithashtu se Mbreti nuk është ai që emëron qeverinë suedeze. Në vitin 1980, linja e suedisë e pasimit ndryshoi, gjë që rezultoi në një pasim femëror dhe kështu princesha e kurorës Victoria është ajo në krye të linjës së pasimit, të cilën ajo nuk ishte në kohën e lindjes së saj në vitin 1977. 

Mbreti Carl XVI Gustaf është regjenti i shtatë i Shtëpisë së Bernadottes dhe që nga 26 prilli 2018 monarku më jetëgjatë në historinë e Suedisë.  

Suedia, Mbretëria e Suedisë, është një vend i vendosur në Gadishullin Skandinav në Evropën Veriore. Suedia ka kufij tokësorë në perëndim me Norvegjinë, në verilindje me Finlandën dhe ujërat territoriale ngjitur me Norvegjinë në perëndim-jugperëndim, Danimarkën në jugperëndim dhe Finlandën në lindje. Vendi ka vija bregdetare në gjirin e Bothnias, detin Bothnian, detin e Ålandit, detin Baltik, Tingullin, Kattegatin dhe Skagerrakun. 

Suedia kishte një popullsi prej 10,528,561, më 28 shkurt 2023, sipas Statistikave Suedia, ka një sipërfaqe (duke përfshirë liqenet) prej 447,425 km², vendi gjeografikisht i pestë më i madh në Evropë. 

Kryeqyteti i Suedisë është Stokholmi, qyteti më i madh i vendit me 1.4 milion banorë. Përveç Stokholmit (sued. Stockholm), Suedia ka tre qytete të tjera të mëdha për nga numri i banorëve me më shumë se 200,000 banorë: Göteborg, Malmö dhe Uppsala.  

Rreth 87% e popullsisë, një proporcion në rritje, jetojnë në zonat urbane me të paktën 200 banorë (në vitin 2016). Me përkufizimin e OECD-së – bazuar në të paktën 50,000 banorë – 41 për qind e suedezëve jetojnë në sistemet urbane, në qytete. Suedia është kështu një vend dukshëm rural, me një dendësi të ulët popullsie prej 22 banorë për km² dhe me një dendësi më të lartë në gjysmën jugore të vendit. 

Suedia është një monarki kushtetuese me demokraci parlamentare dhe një ekonomi të zhvilluar. Ka qenë anëtare e Kombeve të Bashkuara që nga nëntori i vitit 1946 dhe e Bashkimit Evropian që nga 1 janari 1995. 

Suedia ose mbretëria tradicionale Svea nga Svíar e Vjetër Norse, vetë ndoshta nga Norse Svitjod, më e hershme e dokumentuar si Swēorice në tërmetin Anglo-Sakson Beowulf rreth vitit 1000, Fillimisht iu referua një mbretërie të Betimit, një fis nga ana e tij më e hershme e dokumentuar nga historiani romak Tacitus në vitin 98 e. Kr. Emri “Suedi” rrjedh nga Svitjod. Swēoland (“toka Svea”) dhe Swēorīe (“mbretëria Svea”) ishin gjithashtu emra në anglishten e vjetër për një zonë pak a shumë kohezive që suedezët sunduan. Sundimtari i parë i mbretërisë së Sveas që dihet se është diçka e përcaktuar ishte Eriku fitimtar. 

Festa Kombëtare e Suedisë dhe Festa e Flamurit Suedez festohet më 6 qershor çdo vit dhe është festë madhështore në Suedi. Më parë, 6 qershori festohej vetëm si “Dita e Flamurit Suedez” (svenska flaggans dag) dhe vetëm në vitin 1983 festa (”dita” në përkthimin në ” google translate” përkthehet si si ”dag” si ”dita” por shqipes më shumë i përshtataete fjala ”festë”) mori edhe statusin e një dite kombëtare. Që nga viti 1996, Dita Kombëtare ka qenë një ditë përshëndetjeje dhe nga viti 2005 Dita Kombëtare është gjithashtu një festë publike.  

Dita Kombëtare festohet pjesërisht për të përkujtuar zgjedhjen e Gustav Vasës si Mbret i Suedisë më 6 qershor 1523, dhe pjesërisht për të përkujtuar nënshkrimin e Instrumentit të Qeverisë të vitit 1809 (i cili ishte në fuqi deri në Instrumentin e Qeverisë të vitit 1974) më 6 qershor 1809 *). Ai ishte mbret nga viti 970 deri në vitin 995. Erik Segersäll u pasua nga djali i tij Olof Skötkonung.  

Sveriges nasjonaldag – Wikipedia

Mbretëria u kristianizua në Mesjetë dhe u njoh nga mbreti Inge Plaku nga Papa Gregori VII në vitin 1080. Më vonë, të dy svear dhe goths u përfshinë nga rreth 1160. Suedia atëherë ishte pjesë e Bashkimit Nordik Kalmar nga viti 1397 deri në vitin 1523 (Kalmar Unionen). 

Gjatë epokës së Fuqisë së Madhe të viteve 1600, vendi u zgjerua ushtarakisht, por humbi shumicën e zonave jashtë Gadishullit Skandinav gjatë viteve 1700 dhe 1800. Gjysma lindore e perandorisë, më vonë Finlanda, e cila kishte qenë pjesë e mbretërisë që nga vitet 1100, u humb nga Rusia në vitin 1809.  

Lufta e fundit në të cilën Suedia u përfshi drejtpërdrejt ishte Luftërat Napoleonike në vitin 1814, kur Suedisë iu dha Norvegjia nga Danimarka në Bashkimin Suedezo-Norvegjez, një bashkim personal që zgjati deri në vitin 1905. 

Gjatë viteve 1900, politika e jashtme dhe e sigurisë e Suedisë u karakterizua nga mosalignimi ushtarak që synonte neutralitetin në luftë. Doktrina e neutralitetit u braktis në vitin 1995 në lidhje me hyrjen e Suedisë në BE. Pavarësisht mospërfilljes ushtarake, Forcat e Armatosura Suedeze morën pjesë në operacionet e huaja ushtarake nëpërmjet Partneritetit për Paqe të Bashkëpunimit të NATO-s dhe Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të BE-së. 

Doktrina ushtarakisht e parreshtur u braktis kur qeveria, me mbështetje të gjerë në Riksdag, vendosi në maj 2022 të paraqesë një kërkesë për anëtarësim në NATO.  

Kultura suedeze dallohet në matjet ndërkombëtare të vlerës me individualizmin, humanizmin dhe laicizmin e saj, si dhe me një besim të madh në shtetin, politikën dhe autoritetet midis qytetarëve. 

Që nga mesi i viteve 1900, politika ekonomike suedeze është dalluar ndërkombëtarisht për një ndarje publike shumë takuese të burimeve të popullit suedez, vendas dhe të huaj, dhe për një ekonomi të përzier (një përzierje e socializmit dhe ekonomisë së tregut). Ka konsensus midis partnerëve socialë, të njohur si modeli suedez. 

Vendi renditet i katërti në botë në indeksin e demokracisë të revistës The Economist (2021) dhe renditet i 7-ti në “Indeksin e Zhvillimit Njerëzor” të Kombeve të Bashkuara (2021-22). [ Vendi është një nga donatorët më të mëdhenj të Kombeve të Bashkuara dhe një nga vendet e pakta që përmbush objektivin e tij të ndihmës prej mbi 0,7 për qind të GNI-së. 

Sveriges nasjonaldag feires på Aker brygge – Dfly

Gustav Vasa ose Gustav, fillimisht Gustav Eriksson, sipas disa burimeve (12 maj 1496 – 29 shtator 1560) ishte Mbret i Suedisë nga viti 1523 deri në vitin 1560 dhe Regjent nga viti 1521 deri në vitin 1523, gjatë Luftës së Çlirimit … 

Roli i Gustavit në futjen e një monarkie trashëguese suedeze shihet sot si themelimi i shtetit-komb modern Suedia, dhe është 6 qershori – data kur ai u zgjodh mbret nga Riksdag në Strängnäs në vitin 1523 – që është festa (dita) kombëtare e Suedisë…. *)  

*) Sveriges nationaldag 

Sveriges nationaldag och svenska flaggans dag firas den 6 juni varje år och är en helgdag i Sverige. Tidigare firades 6 juni enbart som “svenska flaggans dag” och det var först 1983 som dagen även fick status som nationaldag. Sedan 1996 är nationaldagen en salutdag, och från och med 2005 är nationaldagen även en helgdag. 

Nationaldagen firas dels till minne av att Gustav Vasa valdes till Sveriges kung den 6 juni 1523, dels till minne av att 1809 års regeringsform (som gällde fram till 1974 års regeringsform) skrevs under den 6 juni 1809. 

https://sv.wikipedia.org/wiki/Sveriges_nationaldag  

*) Gustav Vasa 

Gustav Vasa eller Gustav, ursprungligen Gustav Eriksson, enligt flera källor född 12 maj 1496, död 29 september 1560 på Tre Kronor i Stockholm, var kung av Sverige 1523–1560 och riksföreståndare 1521–1523, under det pågående befrielsekriget. Hans makttillträde, inlett som ett uppror mot unionskungen Kristian II efter Stockholms blodbad, innebar slutet för Kalmarunionen. Gustav tillhörde Vasaätten, som genom honom blev den första monarkiska dynastin som regerade ett enat svenskt kungadöme som ett arvrike. Hans regering kännetecknas av införandet av ett starkt centralstyre i hela riket med en effektiv byråkrati och en evangelisk statskyrka grundad på Luthers lära. 

Gustavs roll i införandet av en svensk arvmonarki ses i dag som grundandet av den moderna nationalstaten Sverige, och det är den 6 juni – datumet då han valdes till kung av riksdagen i Strängnäs 1523 – som är Sveriges nationaldag. Han har senare, särskilt från det sena 1800‐talet, upphöjts till landsfader och har därmed blivit en viktig nationell symbol. I modern historiesyn har Gustav I utsatts för en mer kritisk analys där man poängterat hur han med brutala metoder och intensiv propaganda befäste sin makt och röjde motståndare ur vägen. Historikern Lars‐Olof Larsson har pekat på att Gustav med hänsynslöshet och maktlystnad i kombination med politisk skicklighet i mycket uppträdde i enlighet med den italienske politiske filosofen Niccolò Machiavellis principer för en furstes befästande av sin makt, något som den svenska historieskrivningen ofta uteslutit.  

https://sv.wikipedia.org/wiki/Gustav_Vasa  

“Sverige firar 500 år utan fastslagna traditioner: ”Det är väl mest en extra ledig dag när man kan ordna picknick” 

(“Suedia feston 500 vjet pa tradita të përcaktuara: “Ndoshta është kryesisht një ditë pushimi shtesë kur mund të organizosh një piknik“) 

Publicerad 06.06.2023 05:40. Uppdaterad 06.06.2023 05:46. 

https://svenska.yle.fi/a/7-10035607  

“Därför firar Sverige 6 juni 500 år efter Gustav Vasa“ 

(Pse Suedia feston 6 qershorin 500 vjet pas Gustav Vasa) 

Publicerad 06.06.2023 05:45. 

https://svenska.yle.fi/a/7-10035671  

Den 6 juni 1523 blev Gustav Vasa kung i Sverige – och därmed också i Finland. Sverige markerar nuförtiden det datumet som sin nationaldag. I år firar man 500-årsjubileet lite extra, men det är inte bara Gustav Vasa man firar. 

På en fråga om vad som är det viktigaste arvet efter Gustav Vasa, så här 500 år efter att han blev kung, svarar Anu Lahtinen, biträdande professor i Finlands och Nordens historia vid Helsingfors universitet, att hon efter ett besök på Kungliga slottet i Stockholm har börjat tänka att det är skatteförvaltningen. 

Kanske det arvet är speciellt viktigt för oss i Finland. 

När Finland efter kriget 1808–09 blev ett autonomt storfurstendöme under den ryska tsaren ändrades beskattningssystem inte. De skatter som skulle betalas, skattegrunderna och skattskrivningen fortsatte som de varit under den svenska kronan. 

– Det är många strukturer som byggdes på Gustav Vasas tid, säger Lahtinen till Svenska Yle inför årsdagen för Gustav Vasas maktkupp. 

Kalmarunionen var en skandinavisk union mellan kungarikena Danmark, Norge och Sverige som bildades 1397 och varade till 6 juni 1523. Unionen innefattade därmed områden som Finland, Island, Grönland, Färöarna, Orkneyöarna och Shetlandsöarna, och omfattade det största politiska samlade området i Nordens historia. Efter att Sverige lämnade unionen förblev Danmark och Norge i union fram till 1814, med betydande ändringar i formerna för denna år 1536. 

Unionen grundades vid ett möte i Kalmar 1397, där aristokratin från de tre länderna samlades för att kröna Erik av Pommern till kung över de tre länderna (med drottning Margareta som inledande samregent). Från mötet finns det så kallade unionsbrevet bevarat. Det finns olika uppfattningar bland historiker om hur brevet ska tolkas. Vissa menar att det inte utgjorde något juridiskt bindande fördrag. Oavsett detta så regerades de tre rikena av samma monark. Erik efterträddes av Kristofer av Bayern. Vid dennes plötsliga bortgång i januari 1448 saknades dock en given efterträdare och Danmark och Sverige valde varsin regent. Det dröjde till 1457 innan de tre rikena åter styrdes av samme kung, Kristian I. Detta blev dock kortvarigt och efterträdare som Hans och Kristian II styrde över Sverige endast under kortare perioder. I Sverige var unionen hela tiden ett politiskt alternativ ända fram till valet av Gustav Vasa till kung 1523. 

Historikern Gottfrid Carlsson karakteriserar unionen som en “förbundsstat” även om Kalmarunionen saknade lagstiftningsmakt på federal nivå.[1] Unionen var Europas största land till ytan. Historikern Dick Harrison beskriver unionen som: 

En stor, permanent (önskade man åtminstone) personalunion som syftade till att med gemensamma ansträngningar skapa en militär motvikt mot gemensamma fiender. „ 

Historikern Erik Lönnroth såg unionen som en politisk och ekonomisk nödvändighet för att dämma upp den tyska expansionen mot norr under 1300-talet. När tidigare utrikespolitiska hot, Hansan, Tyska orden och nordtyska furstar, bortföll på 1500-talet försvagades också unionstanken.[3]  

https://sv.wikipedia.org/wiki/Kalmarunionen 

Ky shkrim nuk duhët marrë 100 % si të bazuar pasi në Suedi edhe tekstet e historisë dhe të tjerat, si të gjuhës suedeze, angleze, matematikës, fizikës, kimisë, ka shumë dhe mësuesi zgjedh cilin tekst ta marrë e ta përdor por ka të tillë që faktet i marrin dhe mësuesja vetë harton tekste mësimore, teste, provime me shkrim etj.  

Herën tjetër do të shkruaj për një ushtrim ushtarak apo paraqitjen e Forcave Detare Suedeze, anijet luftarake, nëndetëset etj. e ku me lejen ushtarakut, përgjegës, mora pjesë edhe unë, fotografova, gjithnjë me lejen e tij.  

Në pamundësi që ta përkthej si duhët psh po e paraqes sued. E lexuesi ka mundësi ta përkthej në gjuh. shqipe nga sued. ose anglishtja ”Kalmarunionen var en skandinavisk union mellan kungarikena Danmark, Norge och Sverige som bildades 1397 och varade till 6 juni 1523 … ” (Bashkimi Kalmar (UNIONI) ishte një bashkim skandinav midis mbretërive të Danimarkës, Norvegjisë dhe Suedisë që u formua në vitin 1397 dhe zgjati deri më 6 qershor 1523. 

Përkthimi edhe pse jo i plotë, nuk është i përkryer por nuk është as përshtatje pos ndonjë fjale që nuk i përgjigjet shqipes e kam ndryshua. 

 Malmö, 6 qershor 2023
sinankastrati09@hotmail.com 

Gabriel Escobar: SHBA-ja është përkrahësja më e madhe e Kosovës, shpresoj të dëgjohemi

0
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se në Kosovë ka ardhur si përkrahës i madh i shtetit të Kosovës.
Escobar ka thënë se kërkesa e vetme është që të dëgjohet komuniteti ndërkombëtar.Escobar ka folur pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Është një unitet i madh transatlantik, mes SHBA-së, BE-së e NATO-s, që ka paraqitur kërkesat e njëjta. Shpresoj të dëgjohemi. Jemi në fillim të misionit. Një gja dua të them, erdha këtu si përkrahës i madh i Kosovës. Dam më të mirën për Kosovën, të arrijë të gjitha aspiratat. Jemi përkrahësit më të mëdhenj të sigurisë suaj, pavarësisë, sovranitetit, e integritetit territorial tuaj. Po kërkoj vetëm të dëgjohemi”, tha Escobar.

Ai ka thënë se e respekton Qeverinë e Kosovës dhe strukturën Kushtetuese të Kosovës, por ai ka thënë se po mundohet të gjendet një formulë për “harmoni mes grupeve etnike”.

Escobar ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan nga protestuesit e dhunshëm serbë.

Mjaft më, sulmeve të orkestruara ndaj shtetit të pavarur të Kosovës

0

Në vend të atakëve të sinkronizuara ndaj Republikës së Kosovës,ka ardhur koha që NATO dhe BE, përfundimisht ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe KFOR-i, ta ndryshojë urgjentisht mandatin nga mision paqeruajtës, në faktor mbrojtës të sovranitetit dhe kufijve të jashtëm shtetëror të Kosovës.

Vetëm në këtë mënyrë do të ndërpriteshin ndërhyrjet e vazhdueshme të kriminelit Vuçiq në çështjet e brendshme të Kosovës, do të neutralizoheshin bandat e organizuara serbe e ndërpriteshin trazirat në veri, si dhe do të shuheshin përfundimisht pretendimet e Serbisë hegjemoniste për ndarjen e Kosovës.

Kurse tregtarët mafioz të tokave të Kosovës dhe opozita servile, pro serbe, është momenti vendimtar që ta marrin dënimin e merituar, dhe të dërgohen përfundimisht në rs… nga qytetarët dhe populli i Kosovës.

Dëbimi me dhunë dhe terror, tanimë i heshtur, për të mos thënë edhe i harruar i mbi 14 mijë shqiptarëve autokton, pas përfundimit të luftës, nga veriu i Kosovës dhe këmbëngulja djallëzore e Serbisë fashiste, që pas spastrimit komplet të shqiptarëve ta bëjë edhe territorializimin një etnik serb të gjithë kësaj pjese jetike të territorit të Kosovës, me ndihmën e Thaçit & Co, mjerisht u bë realitet!

Kurse përpjekjet e Vuçiqit për lidhjen direkte tokësore të veriut me Serbinë dhe “përfaqësimin” e veriut të Kosovës si njësi territoriale vetëm e serbëve, kanë për qëllim ndarjen e dhunshme, me apo edhe pa asociacion, si dhe gllabërimin përfundimtar të veriut të Kosovës bashkë me Ujmanin dhe Trepçën, pa të cilat Kosova, më nuk mund të funksionojë as mbijetojë si shtet.

Në fakt të gjitha të këqijat filluan me vendosjen e fusnotës dhe neutralizimin e statusit të pavarësisë së Kosovës, nga kuislingu Hashim Thaçi, dhe prej atëherë Serbia ka diktuar në vazhdimësi dhe pa asnjë pengesë gjendjen, përveç në veri, edhe në brendësi të territorit të Kosovës, madje jo vetëm aty ku kishte serb.

Pas neutralizimit të statusit politik të Kosovës me vendosjen e fusnotës nga Thaçi dhe dobësive, shantazhimit e nënshtrimit të plotë, të tij me shokë ndaj Serbisë, Vuçiqi ka arritur pa asnjë pengesë, ta mbaj në fuqi konfliktin e hapur me Kosovën.

Madje Serbia hegjemoniste duke përdorur si argument fusnotën ,ka mbrojtur me sukses edhe para ndërkombëtarëve qëndrimin e saj, për kinse “statusin e pazgjidhur politik” të Kosovës dhe sipas pretendimeve të Serbisë, për përcaktimin e tij,” duhet” të kërkohet pëlqimi përfundimtar i Serbisë, qëndrim me të cilin, fatkeqësisht tanimë janë “familjarizuar” edhe ndërmjetësuesit proserb të BE-së dhe bashkësia ndërkombëtare!Kështu që pas formimit të “listës serbe”, Vuçiqi me ndihmën e saj, punoi pa asnjë pengesë në serbizimin sa më të gjerë të territorit të Kosovës, ndërsa pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe miratimit të formimit të “zajednicës” një etnike serbe me kompetenca ekzekutive, edhe në Kuvend të Kosovës, nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa me partitë e tyre, Vuçiqi parashtroi edhe kërkesën e eksterritorialitetit të kishave serbo-ortodokse.

Qëllimi i Vuçiqit ishte që me mbikëqyrjen e plotë në planifikimin hapësinor urban e rural nga “zajednica” dhe krijimin e një tërësie etnoterritoriale vetëm serbe, të ndarë nga komunat shqiptare, të krijonte edhe një republike serbe dhe shtet në shtet, brenda për brenda Kosovës, në mënyrë që të rrumbullakonte edhe zyrtarisht pretendimet e Serbisë për riokupimin e Kosovës, gjë që me lëshimet e ish udhëheqësve të shantazhuar të Kosovës dhe tolerimet e ndërkombëtarëve, pjesërisht edhe e arriti!

Ndaj duke parë gjithë këto zhvillime revizioniste të Serbisë fashiste, në veri të Republikës së Kosovës të cilat tash e mbi 20 vite nuk kanë të ndalur, është koha e fundit që SHBA, BE dhe gjithë faktori ndërkombëtar, ta shohin realitetin në sy dhe në vend të sulmeve të pamerituara ndaj Kosovës, të shuhen përfundimisht orekset e Serbisë për ndarjen e Kosovës, në mënyrë që të rivendoset qetësi afatgjate ndërmjet Kosovës dhe Serbisë fashiste, si dhe të sigurohet garantimi i paqes në rajon.

Pra në vend të sulmeve, të pakuptimta ndaj Kosovës, e cila në gjithë këtë katrahurë nuk ka asnjë faj dhe nuk është agresor por viktimë, e ekspansionizmit serbomadh, pikësëpari nga SHBA, BE dhe ndërkombëtarët, duhet të bëhet urgjentisht integrimi përfundimtar i veriut, të njihet pavarësia e vendit tonë nga NATO e BE, si dhe të bëhet riformulimi i mandatit të KFOR-it nga mision paqeruajtës, në faktor mbrojtës të sovranitetit dhe kufijve të jashtëm të shtetit të pavarur të Kosovës!

Vetëm në këtë mënyrë Serbia hegjemoniste, tregtarët mafioz shqiptar të tokave autoktone të Kosovës, opozita e inkriminuar shqipfolëse, e cila ka hy komplet në shërbim të presidentit kriminel të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit, dhe McGonigalët e ri amerikan si Christopfer Hill, e Gabriel Eskobar të cilët para se të punojnë për Amerikën, duket se punojnë për lekë e rroga e ndoshta edhe për pagesa “nën dorë”, pa harruar këtu edhe mbështetësit e Serbisë nga BE, do ta kuptonin përfundimisht se shteti i pavarur i Kosovës, është i pakthyeshëm dhe punë e kryer, nuk ka më, asnjë mundësi të revizionizmit serb mbi vendin tonë dhe ri-okupimi i Kosovës nga Serbia fashiste ka marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Përndryshe Kryeminstri Kurti duhet ta thërras Kuvendin që ti shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, që kësaj radhe ti fitojë deri në 70% të votave, në mënyrë që opozitën servile proserbe ta lëshojë nën pragun zgjedhor, për mënjanimin nga jeta politike të armiqve të brendshëm të shtetit të Kosovës dhe dërgimin e tyre në rs… me votën e lirë e demokratike të qytetarëve dhe popullit të Kosovës, për shpëtimin e vendit nga tradhtia e shqipfolësve dhe ruajtjen e paprekshmërisë territoriale të Republikës edhe nga  McGonigalët dhe “miqtë” e vënë në shërbim të Rusisë dhe të Serbisë hegjemoniste, të cilët nuk e kan për turp, ti bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës, për tërheqjen e policisë së shtetit tonë nga veriu, për ti bërë vend milicisë fashiste të Serbisë, të dërguar në mënyrë klandestine nga krimineli Vuçiq.

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Francës, Guerot dhe zëvendësambasadorin e Gjermanisë, Conrad

0

Prishtinë, 5 qershor 2023Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim sot në mëngjes Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot dhe zëvendësambasadorin gjerman në Kosovë, Matthias Conrad.Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në tre komunat në veri të vendit pas ditës së parë të punës së kryetarëve të rinj dhe dhuna e shkaktuar ndaj ushtarëve të KFOR-it, policëve të Kosovës dhe gazetarëve nga grupe ekstremiste serbe.U pajtuan për rëndësinë jetike të de-eskalimit të situatës. Kryeministri i njoftoi për profesionalizmin e lartë dhe integritetin e padiskutueshëm të Policisë së Kosovës në menaxhimin e situatës pa asnjë gabim apo defekt.

Forhåndsvisning av bildeVendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen. U theksua gjithashtu nevoja për zbatimin e plotë, të shpejtë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe Aneksit të saj.Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin dhe zëvendësambasadorin për interesimin e vazhdueshëm të Francës dhe Gjermanisë si dhe kontributin e tyre.

Një mbasdite me dr. Don Lush Gjergji

0

Në foto: Don Lush Gjergji

*

Nga: Petrit Aliaj

Në vazhdimësi të jetës,veprës dhe vlerave universale të nobelistes së paqes me origjinë shqiptare,nënë Tereza(Gonxhe Bojaxhiu), konsulli  i përgjithshëm i Rep.së Kosovës në Milano z.Diamant Kastrati me kohë kishte njoftuar organizimin e një takimi me dt.21.maj 2023 në qendrën Ambrosiano Milano,dedikuar figurës universale humaniste Nënë Tereza.  

Me këtë rast nderi i takoi dr.Don Lush Gjergji për të ligjëruar mbi veprimtarinë e kësaj gruaje të imët,të pa përkulur dhe me zemër të madhe. Hulumtimet e Don Lush Gjergjit mbi  jetën ,ambientin familjar ku ajo lindi,u rrit , mësoi,studjoi e punoi dhe se ç’farë e shtyu që në moshën 18 vjeçare të pagëzohej si murgeshë me emrin Tereza janë pasqyruar në të 17 librat e tij duke e afirmuar z.Lush Gjergji si biografin më të saktë të nënë Terezës. 

Në këtë mbas dite të këndëshme,përjetuam çaste të bukura me përshkrimet e shumta të takimeve personale dhe me episode nga autori i cili ka pasur fatin që për natyrën e tij të punës ta takonte shpesh nënë Terezën,por edhe ta shoqëronte atë në disa shtete të tjera. 

Me dr.Lush Gjergji jemi njohur në maj të viti 2019 në Prishtinë ku isha i ftuar nga MDIS së bashku me një delegacion të përfaqësuesve arbëreshë nga rajone të ndryshme të Italisë .Ndër vizitat e shumta na takoi të vizitonim edhe katedralen Nënë Tereza, ku na priti dhe na shoqëroi Don Lush Gjergji.Dhe për herë të dytë me 7 shtator 2019 në katedralen “San Niccolo” në Lecco(it.)në një organizim të përbashkët të shoq.”Stublla” dhe “Sofra Shqiptare” me rastin e 40 vjetorit të vlerësimit të nënë Terezës me çmimin nobël . 

      Mund të jetë një imazh i 8 persona Dhe tashmë në Milano,ku e pranishme ishte edhe zj.Lendita Haxhitasim, ambasadore e Rep.së Kosovës në Romë me të cilën patëm kënaqësinë të njiheshim e të takonim edhe me konsujt Besnik Maxhera, Driton Blaçkori,(Rep.e Kosovës) dhe konsullin Rezart Shkëmbi(Rep.e.Shqipërisë)me të cilët FEDERATA KOMBËTARE E SHOQATAVE SHQIPTARE – ITALI ka një bashkëpunim të përhershëm në fushën e emigracionit.Takimin e nderoi edhe prania e konsujve të përgjithshëm,akredituar në Milano,zotërinjtë; Stjepan Ribiç(Kroaci); z.Boris Antoliç(Slloveni);Dragan Mihaljeviç(Bosnje-Hercegovin) si edhe veprimtarët, Petrit Aliaj (president nderi i federatës FNAI);zj.Anila Hoxha Gjermeni soprano e famëshme shqiptare, debutuese në Teatrin Scala; prof.Dava Gjoka, drejtuese e koop. ”Ajka”; zj.Antoneta Nushi, koordinatore për italinë e Unionit Shqiptar të Shoqërisë Civile si edhe drejtues dhe veprimtarë nga shoqatat “Bashkimi Kombëtar” (Bassano del Grappa)” Dardania dhe  Zëri i Atdheut (Monte Belluno –Regio Emilia) ”Ardhmëria” (Arzignano) Nënë Tereza (Treviso) etj. 

Mund të jetë një imazh i 6 persona

Me këtë rast u takova me miq dhe bashkëpuntorë të shumtë si ing.Ragi Thaqi; Avdi Beqiri; av.Ermira Zhuri; Ferat Abdullahi; Gëzim Muçolli. 

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "Consolato Generale della Repubblica del Kosovo Milano |lConsole Generale della Repubblica del Kosovo Milano, il sig. Diamant KASTRATI èlieto di invitarvi alla presentazione delle opere letterarie pubblicate sulla grande figura della nostra nazione Santa Albanese Madre Teresa scritte da Don Lush GJERGJI Insieme allo scrittoree biografo di Madre Teresa- Don Lush GJERGJI alla presentazione prenderà parte anche l'Ambasciatorice Repubblica del Kosovo in Italia, S.E. Lendita HAXHITASIM. Domenica, 21 maggio 2023 Ore 18.00 Centro Ambrosiano, Aula (Arnida Barelli) Casa Cardinale Ildefonso Schuster Via Sant'Antonio 5, 20122 Milano RSVP: Tel: 02 667 E-mail: consulate.milano@rks-gov.net chiede gentile conferma entro 20 maggio 2023"

Nuk mungoi në takim, poetja dhe aktivistja e pa lodhur zj,Miradie Abdullahu si edhe mësues e veprimtarë të shumtë shoqërore të cilët prej vitesh punojnë dhe kontribojnë në emigracion për ta ruajtur dhe zhvilluar gjuhën tonë, lidhjet me komunitetin në planin e trashëgimisë kulturore për integrim në bashkëjetesë, me dinjitet dhe identitet kombëtar. 

Kur vdes ylli… , poezi kushtuar shkrimtares Miradije Maliqi

0

Nga: Milazim S. Maliqi 

Kushtuar Miradije Maliqi-t , shkrimtare, skenariste, hulumtuese e gjenezave të humbura që i ka gëlltitur feja dhe atdheu i huaj  por edhe  këshillëtare e pedagoge jo vetëm e familjes por edhe shembull për shoqërinë. Respekt !  

Në mesin e ditës plot dritë 

Shqipja ngatërroi emër 

“Dije, mos janë brenda duke na prit” 

Urdhëroi me emrin tënd një tjetër femër 

 

Telegrame erdhën për ngushëllime 

Nga Tirana, Shkupi dhe Prishtina 

secila thoshte : ishte Dija ime ! 

Diku larg qante si jetime ;  e jotja Angjelina  

 

deri sa shqiprti i të gjithëve qau 

dhe syri ishte vërshuar plot ;  nga  loti 

kur « Takimi i Vendlindjes » gotën me raki  për ne ndau 

e ndala atë kujtim të mos na ik  së koti ! 

 

E po, kur vdes ylli 

mallkohet galaktika 

as një varr vlerën dot si burg  nuk e mbylli 

mikun e mirë nuk e tret oqeani ;  e lëre  më  pika!  

Gjenevë,4.06.2023 

Shqiptarёt nё Luftёn e Dytё Botёrore 

0

Paskal Milo 

II  

Tiranё 2021  

  1. 59

Nё dallim nga pushtimi fashist italian, pushtimi nazist gjerman nё Shqipёri ishte mё i egёr dhe me rrjedhoja mё tё rёnda.  

  1. 64

Midis 12 dhe 13 gushtit 1943, Enver Hoxha ёshtё takuar nё Vithkuq me Safet Butkёn. Tё dy kishin dhёnё mёsim nё Liceun e Korҫёs, madje Safeti kish qenё mёsues i Enverit.Vёllai i Seferit, Muharremi, ishte bashkuar me partizanёt, ishte komandant i Qarkut tё Korҫёs, ndёrsa vёllai tjetёr, Fetahu, kish marrё pjesё nё Konferencёn e Pezёs, por mё vonё ishte bashkuar me Ballin Kombёtar. 

Tё dy premtuan bashkёpunim. Ende fryma e Mukjes nuk qe denoncuar publikisht.  

f.69 

Azis Ҫami, komandant i Ballit pёr Shqipёrinё e Jugut, i kёrkoi Frontit bashkёpunim. Por Liri Gega kish refuzuar, sepse sipas saj “ne nuk duam asnjё bashkёpunim nё luftё, luftёn e bёjmё vetё, pranojmё vetёm ata qё luftojnё si anёtarё tё Frontit Nacional- Ҫlirimtar.  

f.85 

1 tetori 1943 ёshtё kufi i gjithёpranuar nё historinё e marrёdhёnieve mes Frontit Nacional-Ҫlirimtar dhe Ballit Kombёtar. 

Tё dy palёt e dinin se Italia po kapitullonte, por vendi nuk do mbetej bosh, atё do e mbsuhnin trupar aleate qё mbanin tё pushtuar atё kohё Italinё e Jugut. 

Nё gjysmёn e dytё tё gushtit  udhёheqёsit e Ballit Kombёtar  (Mid-hat Frashёri, Hasan Dosti, Faik Quku), organizuan njё Kuvend nё Lurё tё Dibrёs, ku merrnin pjesё bajraktarёt e Dibrёs, Matit, Krujёs, Lurёs dhe Lumёs ku u shpall lidhja e besёs pёr “Bashkimin Kombёtar me frymёn nacionaliste. 

Kёtё e miratuan Muharrem Bajraktari, Hysni Dema, Aqif Lleshi, Murat Basha etj. Ishte i pranishёm edhe Abaz Kupi, anёtar i Kёshillit tё Pёrgjithshёm Nacional Ҫlirimtar. 

f.91 

Ali Kёlcyra, me 22 shtator 1943, nё Gjirokastёr, e akuzoi PKSH pёr prishjen e Marrёveshjes sё Mukjes. Bedri Spahiu u pёrgjigj: 

“Nuk mund tё bёjmё marrёveshje me njё organizatё qё ka parim mbrojtjen e kufijve etnikё, mbasi njё gjё e tillё na vё nё konflikt me aleatin tonё”. 

Ishte njё pёrgjigje e hapur por jo nё pёrputhje me atё qё u thanё Labinot: Ҫёshtja e Kosovёs dhe e Ҫamёrisё do tё zgjidhet nё bazё tё Kartёs sё Atllantikut, nё bazё tё parimit tё vetёvendosjes sё popujve. 

f.96 

Fronti Nacional-Ҫlirimtar u formua nё Konferencёn e Pezёs (shtator 1942) (Jo Kёshilli i Pёrgjithshёm?)  

f.98 

nё fillim tё tetorit 1943, Enver Hoxha dёrgoi tri letra pёr Komitetet Qarkore: 

“ne vemi drejt likuidimit tё Ballit dhe jo bashkimit me tё…Pёr kёtё arsye, nё ҫdo moment dhe kudo Ballin duhet me demaskue dhe mos me e lanё nё asnjё mёnyrё qё ai tё zen tokё…s’duhet tё harroni asnjё moment me pregatit grushtin qё duhet t’i jepni ushtarakisht. S’ka rrugё tjetёr”. 

Letrat e Enver Hoxhёs dёshmojnё, pa asnjё mёdyshje, se PKSH ishte nismёtarja e veprimeve tё armatosura kundёr Ballit Kombёtar  

f.102 

Abaz Ermenji, nё korrik 1944, u shkruante oficerёve britanikё se “Gjermania nuk ka asnjё lloj aspirate  mbi Shqipёrinё , se pushtimi gjerman ёshtё strikt, i pёrkohёshёm, i detyruar nga rrethanat e luftёs dhe gjermanёt kanё ndihmuar shqiptarёt e Kosovёs tё ҫliroheshin nga zgjedha serbe. 

Kёto argumente kish pёrdorё edhe Xhafer Deva. 

Me 11 tetor 1943, forcat e Brigadёs sё Parё tё Mehmet Shehut sulmuan ҫetat e Ballit Kombёtar nё zonat midis Ҫermёs e Divjakёs, ku pati tё vrarё e tё plagosur nga tё dy palёt. Me 21 tetor u zhvillua njё betejё tjetёr nё kodrat e fshatit Golem nё Dumre mes ҫetёs balliste tё Isa Manastirliut e Tefik Cfirit me njё battalion tё Brigadёs sё Parё, nё prani edhe tё komandantit tё saj. Forcat e Ballit pёsuan njё humbje tё rёndё, por mё tragjik ishte pushkatimi i 65 robёrve ballistё me urdhёrin personal tё Mehmet Shehut. 

Enver Hoxha e miratonte kёtё. 

Me 14 tetor nё Ҫermenikё, zёvёndёskomandanti i Brigadёs sё Parё, Tahir Kadare, e njofton Mehmet Shehun pёr njё urdhёr tё ardhur nga antari i Shtabit tё Pёrgjithshёm, Ramadan Ҫitaku, pёr ekzekutimin e 110 karabinierёve dhe 20 oficerёve robёr italianё, qё ndodheshin nё afёrsi tё Labinotit. Mehmet Shehu urdhёroi batalionin e dytё tё Brigadёs sё Parё, me komandant Xhelal Staraveckёn, pёr tё kryer pushkatimin, i cili nё raportin qё i dёrgoi nё 20 tetor Shtabit tё Pёrgjithshёm sqaronte se “I ekzekutuam qё tё gjithё nё mёnyrёn mё konspirative”. 

f.154 

Lidhur me dёrgimin e njё delegacioni tё FNҪ nё Londёr, Enver Hoxha e kundёrshtoi propozimin e Mustafa Gjinishit me arsyetimin: 

“Nuk ka dёrguar (delegacion) Jugosllavia, as Greqia dhe ne duhet mё parё tё marrim aprovimin e Moskёs, se jemi Parti Komuniste”  

f.167 

Nё Operacionin e Dimrit (qё nisi me 19 dhjetor 1943, nga njё forcё  6500 ushtarёsh gjermanё, kolaboracionistё, nё pesё grupe ushtarake nag Dibra, Librazhdi, Elbasani, Tirana dhe Mati), nё krah tё Enver Hoxhёs kanё qenё, krahas Spiro Moisiut, si komandant i Shtabit tё Pёrgjithshёm e Spiro Kolekёs, si anёtar i tij, edhe Nako Spiru, Ymer Dishnica, Sejfulla Malёshova, Kadri Hoxha, Baba Faja Martaneshi, Omer Nishani, Kostandin Boshnjaku, Fetah Ekmekҫiu, si anёtarё tё Shtabit apo tё Kёshillit tё Pёrgjitshёm, komandantё e komisarё tё batalioneve e tё grupeve partizane, drejtues e organizatorё tё prapavijave, toga partizane e shoqёrimit etj.  

Misioni britanik i ndёrlidhjes ka ndihmuar mё armatime e veshmbathje. Natёn e Krishlindjeve 1943, Dejvisi e pёrshkroi si njё dekor biblik, pasi u prit ngrohtё nё njё shtёpi nё Okshtun: 

“Darka ishte e denjё pёr njё pikturё biblike, rrethi i burrave ulur mbi dysheme, rreth njё sahani qё ishte vendosur nё sofrёn e ulёt. Hёngrёm me lugё druri nga sahani, ndёrsa pulёn e copёtuam me gishta. Nёpёr kamaret sipёr nesh, vareshin mijёra misra tё verdhё qё shkёlqenin nga drita e zjarrit, ndёrsa nga stalla pёrposhtё dёgjoheshin blegёrimat dhe kёmborёt e deleve”.  

f.151 

Operacioni i Dimrit i shkaktoi FNҪ dёme serioze. 

Me 13 shkurt 1944, Nako Spiru, si drejtuesi de facto i PKSH nё Tiranё njoftonte: 

“Tё gjitha ҫetat tona nga Shkumbini e lart kanё mbetur nga 10-12 vetё ose mё pak..Kёtej po shkohet drejt likuidimit tё forcave tona ushtarake. Populli nuk do tё luftojё”.  

Tri javё mё vonё, ai pohonte pёrsёri: 

“Brigatat II dhe III nuk ekzistojnё..partizanёt janё demoralizuar…fshatarёt jo bukё qё s’tё japin, por tё vejnё pushkёn”.  

f.186 

Balli Kombёtar kish marrё armatime nga qeveria kuislinge. 

Faik Quku jep shifrac mbresёlёnёse kur numuron se “Kadri Cakrani dhe Eqrem Peshkёpia kishin marrё nё emёr tё Ballit furnizime tё mёdah me armatime gjermane, 10 mijё pushkё, 500 mitraloza dhe dy atoblinda, Isuf Luzaj 2 mijё armё, Ibrahim Biҫaku njё mijё armё dhe Alush Lleshanaku 800 armё”. 

Nё Kujtimet e tij Kadri Cakrani shkruan se “pa ato armё nuk mund tё tё shkonte mendja tё sulmoje komunistёt”. 

Pas Kongresit tё Ballit nё janar 1944, regjenti Mehdi Farshёri mori njё kёrkesё nga udhёheqja e Ballit pёr ndihmё financiare.. Qeveria “Mitrovica” vuri nё dispozicion 6 milionё franga shqiptare.  

f.201 

Gjatё Operacionit tё Dimrit, u vranё rreth 1000 partizaanё dhe po aq dezertuan nga radhёt partizane. Dezertorёt dhe tё plagosurit u kthyen nё familjet e tyre ose nёpёr qytete. Shumica qendroi nё ilegalitet. Nё Tiranё kishte mbi 400 syresh. Nё Tiranё kishte edhe 1500 mercenarё tё sjellё nga Kosova, qё patrullonin nё qytet. 

Nako Spiru dhe Gogo Nushi menduan se “duhej tё sulmonin, po tё tёrhiqeshin, armiku do i ndiqte kёmba kёmёbs..Ktej nga Shqipnia e Mesme ёshtё e zorshme me sulmue, veҫ me njёsi tё vogla. (kuptoheshin edhe grupet guerilje)”. 

 U vendos tё kryheshin dy atentate ndaj personaliteteve tё mёdha, ministrit tё brёndёshёm Xhafer Deva  si simbol i kolaboracionizmit dhe Kadri Cakranit komandant i pёrgjithsёm i forcave tё Ballit Kombёtar. Atentati i parё u krye nё drekё, me 3 shkurt, para hotel Dajtit, ndaj makinёs sё Kadri Cakranit, duke menduar se ai ishte brenda. Nё fakt Kadriu ishte nё hotel duke pirё kafe. Njё nga rojat dhe nipi i Kadriut u plagosёn rёndё. Roja vdiq nё spital.. Rreth orёs 16, ndodhi atentati i dytё, kundёr makinёs sё Xhafer Devёs, por ministri nuk ishte nё makinё, ishte xhaxhai i tij, qё u vra. 

Reagimi ishte i shpejtё. U hartua njё listё njerёzish pёr t’u burgosё ose vrarё nё prani tё Hysni Demёs, Qazim Mulletit, Kadri Cakranit. I pranishёm ishte edhe Xhelal Mitrovica, kushёri i Xhaferit. 

Gjermanёt u njoftuan por nuk pranuan tё pёrzihen. 

Nuk ka shifra tё sakta tё viktimave. Nako Spiru thotё se ishin 80. Prokuroria thosh se 4 u vranё me 3 shkurt dhe 10 natёn duke u gdhirё 4 shkurti, pra 14.  Faik Quku thotё se ishin 42, nё fakt besonte se ishin 34. Asnjёherё nuk janё identifikuar me emёr tё gjitha viktimat. Kishte nga rrethet dhe tё huaj.  

f.210 

Bahri Omari, por edhe Kolё Tromara dhe Koҫo Muka, qё pranuan tё bёhen ministra nё qeverinё e njё vendi tё pushtuar, me siguri, kanё pёrjetuar dilema tё mёdha. Prapa tyre qendronte njё histori dhe jetё aktive e papёrlyer. Nuk besoj se ata nuk e shikonin fundin e Gjermanisё naziste. 

Nё qeveri tё tilla nuk shkohet as pёr patriotizёm dhe as pёr humanizёm. Shkohet vetёm pёr pushtet dhe objektiva tё mёdha tё strategjisё politike. 

Goditja e rёndё, qё pёsoi FNҪ gjatё operacionit tё dimrit u vlerёsua si eliminim i rivalit politik tё nesёrm. Kur Forcat Aleate do zbarkonin nё Shqipёri, do ngrihej njё qeveri kujdestare  pёr normalizimin e situatёs.  Nё kёtё qeveri do hynte Balli Kombёtar. Kjo ishte llogaria.

f.218 

Britanikёt nuk lёvizёn deri nё fund tё luftёs nga pozicioni i tyre, qё kufijtё e Shqipёrisё pas lufte do pёrcaktoheshin nё Konferencёn e Paqes.  

f.212 

Nё 21-22 shkurt 1944, njё pararojё e forcave gjermane qё luftonin me partizanёt e Myslim Pezёs, e pёrbёrё nga njё oficer dhe dy-tre ushtarё, u ndesh nё kodrёn e Maknorir me njё patrullё partizane. Komisari i batalionit, Maliq Muҫo, urdhёroi tё goditet patrulla dhe tё asgёjsohet. Me 23 deh 25 shkurt gjermanёt shkuan tё kёrkojnё trupat e tё vrarёve, por pa rezultat. 

Togeri i ri i vrarё, Voldemar von Essen, ishte nipi i feldmareshalit Herman Gering, njeriu i dytё i fuqishёm nё Gjermani. Prandaj komanda gjermane zhvilloi disa takime pёr marrёveshje me partizanёt. 

Enver Hoxha dhe shtabi i tij kundёrshtuan pёr ta kthyer trupin e togerit. Pas lufte, nёna e oficerit tё ri, suedeze, i kёrkoi Kryqit tё Kuq Ndёrkombёtar tё ndёrmjetёsonte. Qeveria shqiptare heshti, pastaj e mohoi se kishte dijeni pёr vendndodhjen e  varrit. Suedezja i kёrkoi Roza (Trёndafile)  Nishanit, gruas austriake tё Omer Nishanit, ndihmё. Kristo Themelko, ish komisari politik i Grupit tё Pezёs, zotёronte sendet personale tё von Essen. Ai refuzoi, nё fillim, t’i japё unazёn Rozёs, por pas ndёrhyrjes sё Enver Hoxhёs e dha. Dylbitё e von  Essenit Themelko ia kish dhuruar Enver Hoxhёs qё nё kohёn e luftёs, ndёrsa armёn e mbajti vetё dhe e dorёzoi nё vitin 1992, nё Minsistrinё e Brendёshme.  

f.294 

Shumica e shqiptarёve, sidomos nё Kosovё, e ruajtёn me fanatizёm urrejtjen dhe mosbesimin, pavarёsisht se cilёt serbё ishin pёrballё, kolaboracionistё, ҫetnikё apo komunistё. 

f.299 

Lёvizja Ҫetnike ishte pararoja agresive e nacionalizmit serb ndaj shqiptarёve tё Kosovёs dhe qё vazhdoi edhe gjatё luftёs masakrat kundёr tyre.  

Lidhje me Lёvizjen Ҫetnike tё Mihajlloviҫit u pёrpoq qё tё vendosё edhe bajraktari i Lumёs nё verilindje tё Shqipёrisё, Muharrem Bajraktari. Disa herё, pas vitit 1941. Qё nё verёn e 1942 me funksion antiitalian. Muharremi ka thёnё se ka bёrё takime me komandantёt e kёsaj Lёvizje nё Mal tё Zi por edhe nё qendrёn e vet, nё Ujmisht. 

  1. 324

Kur Kosova u bashkua me Shqipёrinё, nё gusht tё vitit 1941, pavarёaiaht se si dhe nga kush, tё gjithё shqiptarёt kёtej dhe andej kufirit tё imponuar nё vitin 1913, u gёzuan…Pёrkatёsia kombёtare ёshtё njё element pёrbashkuaes i kombit, qё tejkalon tё gjitha vlerat e tjera nё ngjizjen e tij. Ndaj edhe shqiptarёt, pёrtej bindjeve politike dhe fetare e mirёpritёn bashkimin. Ende nё atё kohё nuk ishin krijuar organizata politie kombёtare, qё ҫёshtja e bashkimit dhe e ardhmja e Kosovёs tё bёhej pjesё e platformave apo e debatit politik mes tyre. Do tё kalonte ca kohё qё Kosova tё bёhej “mollё sherri” midis PKSH deh Ballit Kombёtar. Por vija e demarkacionit e tyre do tё bёhej parrulla e “Shqipёrisё Etnike”, pas verёs sё vitit 1943.  

f.326 

Fryma e Konferencёs sё Mukjes u mirёprit nё Kosovё. Dakortёsia e PKSH me Ballin Kombёtar pёr “Shqipёrinё Etnike” u dha shpresё qarqeve nacionaliste shqiptare nё Kosovё qё ajo mund tё zgjerohej nё dy drejtime nё njё marrёveshje  mё tё gjёrё ndёr shqiptarё dhe nё njё mundёsi pёr tё kontaktuar me PKJ pёr tё negociuar pёr tё ardhmen e Kosovёs. 

Ymer Dishnica, pasi takoi pёrfaqёsues komunistё dhe nacionalistё tё Kosovёs, informon: 

 ‘Tё gjithё mendojnё njёsoj: Kosovёn e quajnё qё sot “shqiptare”. Tafil Buletini dhe Hasan Kryeziu shprehёn dёshirёn qё tё takoheshin edhe ata me pёrfaqёsuesit e Komitetit Krahinor komunist, sepse “duan tё bёjnё diҫka nё Kosovё sё bashku me shokёt tanё”. Hysni Peja dhe Fuat Dibra shkuan mё tej nё propozimet e tyre. “Tё dY shfaqёn dёshirёn qё sё bashku me disa krerё tё tjerё kosovarё tё hyjnё nё kontakt me shtabin jugosllav qё tё flasin mё konkretisht pёr punёn e Kosovёs.  

f.332 

 Me 29 korrik 1943, Miladin Popoviҫi propozoi qё ashtu si Istria t’Iikalonte Jugosllavisё, pasi kishte popullsi me shumicё sllovene, edhe Kosova t’i kalonte Shqipёrisё. Prandaj ai u pa me dyshim nё ushёheqjen jugosllave. 

Por Tito e qortoi rёndё dhe atёhere Popoviҫi ndyshoi qendrim. 

  1. 349

Me 28 mars 1944 , Gjilasi, nё emёr tё KQ tё PKJ, reagoi ashpёr ndaj letrёs sё Pavle Jeviҫeviҫit, rreth Konferencёs sё Bujanit, duke rёzuar shtyllat kryesore tё saj. (Konferencёs) 

f.350 

Vladimir Bakariҫ nё verёn e 1944, pas takimit me Kardelin dhe Rankoviҫin nё Vis, shkruante se “po tё zbatohej parimi i vetёvendosjes pёr Kosovёn, do zemёronte borgjezinё serbe dhe do dobёsonte luftёn Ncional-Ҫlirimtare nё Jugosllavi.” 

f.446 

Pёr vrasjen e Mustafa Gjinishit 

Gogo Nushi me 31 gusht 1944, shkruante pёr reagimin e Myslim Pezёs, qё kish thёnё: “Mustafanё e kanё vrarё shokёt, se ky qe mё i zoti se ata…Mustafai, pёrpara se tё largohej nga Pёrmeti, mё tha se do tё mё dёrgojnё nё Dibёr dhe atje do tё mё zhdukin. Mos isha unё dhe Mustafai, asgjё s’do tё ishte bёrё nё Shqipёri. Ne bёmё luftёn..tha se nuk do tё rrijё pa e marrё gjakun e Mustafait..Fjalёt e tij lanё pёrshtypje tё madhe te shumё nga ata qё qenё aty. 

f.448 

Njё muaj pas vrasjes sё Mustafa Gjinishit, thuajse po tё njёjtit njerёr eliminuan njё figurё tjetёr tё lёvizjes komuniste nё Shqipёri, Llazar Fundon. Operacioni ishte mё pak konspirativ se ai me Gjinishin. Tё dy kishin qenё antizogistё dhe nё rrugё e sipёr ishin bёrё komunistё liberalё dhe jo dogmatikё. Llazari ishte antar i organizatёs “Bashkimi” qё, bashkё me Fan Nolin, e lanё Shqipёrinё. Ai pёrqafoi bolshevizmin sovjetik. LLazari ishte ndёr 23 shqiptarёt qё bёnё shkollёn e Internacionales sё Tretё Komuniste nё Moskё. (Ali Kelmendi, Sejfulla Malёshova,Tajar Zavalani, Halim Xhelo, Selim Shpuza, Naum Prifti, Demir Godelli, Koҫo Tashko, Qamil Ҫela, Rexhep Ҫami, Mafuz Laze, etj). 

f.463 

Me 21 shtator 1944, Enver Hoxha ktheu pёrgjigje qё “nuk vihej nё dyshim ekzekutimi I Fundos”.  

Por, nё mёnyrё perverse, ai urdhёroi: 

“Zain e Fundos ta torturoni deri nё vdekje dhe pastaj ta pushkatoni! Tё vritej andej nё mёnyrё konspirative.”  

Dёrgoi edhe pyetjet qё i duheshin bёrё Fundos. 

Dali Ndreu njoftoi me 30 shtator se Fundo u ekzekutua. 

f.457 

Me 11 gusht 1944 mbёrriti nё Helmёs majori sovjetik Vladimir Ivanov. Gjithё ditёn dhe natёn nuk pushuan armёt dhe rakia nga gёzimi.

f.532 

Forcat aleate kryen rreth 200 sulme ajrore kundёr forcave gjermane qё tёrhiqeshin nё drejtim tё Tiranёs duke u shkaktuar atyre dёme njeёrzore e materiale tё mёdha. 

f.535 

Urdhёrat qё u dhanё me 17 nёntor 1944 pёr tё filluar gjuetinё e kundёrshtarёve politikё nёn pretekstin e kriminelёve tё luftёs e tё bashkёpunёtorёve kryesorё tё fashizmit, u kthyen nё ligje. 

f.536 

Me 18 nёntor 1944 nisёn arrestimet. Oficeri britanik i ndёrlidhejs. M.Thornton njofton se  

“Brenda pesё ditёve ishin arrestuar 800 vetё”  

Ndёr ta Bahri Omari, Kolё Tromara, Ismail Petrela, Mihal Zallari. Rrok Gora, Ibrahim Biҫaku, Koҫo Kota, Lef Nosi, Patёr Anton Harapi.. Shumё robёr gjermanё u vranё rrugёve nё kundёrshtim me marrёveshjet ndёrkombёatre. Gogo Nushi, gati njё javё pas ҫlirimit tё Tiranёs tha nё Berat se “janё vrarё 60 vetё nga qytetarёt. Litёn e kemi. Unё mendoj se asnjё nga ata nuk e meritonte tё vritej. Jemi tё sigurt se do ketё edhe tё tjerё. Numri do tё ketё kaluar 100”. 

Shqiptarët në luftën e dytë botërore, Vëllimi i II, Paskal Milo

f.537 

Gabimi kapital i udhёheqjes sё PKSh e FNҪ ishte se nё Berat ata vendosёn tё shikojnё mbrapa, tё merreshin me tё kaluarёn e jo tё vёshtronin pёrpara, tё diskutonin e tё gjykonin se si do ta ndёrtonin tё ardhmen. 

Ata vinin nga e shkuara, por nuk e dinin rrugёn e sё ardhmes. 

Ҫfarё vlere kishte analiza e rrugёs qё kishte kaluar PKSH, e politikёs sё saj nё kohёn e luftёs nё njё plenum tё posaҫёm e nё nёntor, nё prag tё Ҫlirimit? Nё vend qё ky plenum tё merrej me pёrpunimin e vijёs sё re pёr Shqipёrinё e pas Luftёs, ai hapi kutinё e Pandorёs, nxori nё shesh tё palarat e PKSH e tё LNҪ dhe dha njё shfaqje tё shёmtuar tё luftёs pёr pushtetin qё po vinte. 

Konspektoi Bardhyl Selimi, Tiranë, më 4 qershor 2023 

Lidhja e Prizrenit një kthesë vendimtare për Kombin

Nga Frank Shkreli * Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë*

Muaji qershor shënon dy data të rëndësishme në historinë e Kombit shqiptar. Me 1 Qershor 1839 ka lindur Abdyl Frashëri, Kryetari i Lidhjes së Prizrenit, i cili njëkohësisht, konsiderohet edhe si shqiptari i parë, që hodhi idenë e autonomisë së trojeve shqiptare nga perandoria turko-osmane dhe bashkimin e tyre në një vilajet të vetëm. Ndërsa me 10 Qershor, 1878 është themeluar zyrtarisht, Lidhja e Prizrenit, akti më madhështor ky, që nga koha e Gjergj Kastriotit -Skënderbe – e që shënoi një kthesë vendimtare për të ardhmen e Kombit shqiptar në trojet e veta shekullore. Frank Shkreli/ 8 Qershori – Dita e Besës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit | Gazeta Telegraf

Themelimit të Lidhjes së Prizrenit i paraprinë pothuaj pesë shekuj vuajtje e errësirë, që nga koha e Gjergj Kastriotit – Skënderbe; qëndresa e të cilit dhe ideja e mbrojtjes së identitetit kombëtar, të kulturës dhe gjuhës shqipe, u ruajt me aq përkujdesje nga Arbëreshët e Italisë, pasardhësit e Krye-Heroit të shqiptarëve matanë Adriatikut.

Lidhja e Prizrenit

Vura re vizitën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në trojet arbëreshe në Itali këtë fund jave. Uroj që Kryeministri Rama, gjatë kësaj vizite, të jetë i vetëdijshëm për rolin historik që kanë luajtur Arbëreshët e Italisë, ndër shekuj, në ruajtjen e cilësive dhe vlerave kombëtare të lirisë, trashëgimisë, identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës shqiptare ndër shekuj. Pesë shekuj besnikërie arbëreshe ndaj vlerave dhe identitetit kombëtar! Ashtu që, sot të gjithë shqiptarët që vërtet e vlerësojnë dhe i mbrojnë këto vlera, t’u jemi mirënjohës Arbëreshve tanë për ruajtjen e traditave dhe identitetit kombëtar, por edhe besnikërisë ndaj amaneteve të Gjergj Kastriotit -Skënderbe për një Shqipëri të lirë.

Që: “T’u jemi mirënjohës Arbëreshëve të Italisë, që kryen atë vepër të mistershme shpërblimi njerëzor e kombëtar që i Nalti Perëndi u shënjoi atyne, kur në një stinë duhije e tmerri – lanë brigjet e Atdheut dhe u mërguen në vis të huej, -me ikona fetare e me hire shqiptare.” (Ernest Koliqi). Ishin këto vlera dhe mbrojtja e tyre me çdo kusht, që më 8 qershor, 1878 atje në Prizren, çuan në mbledhjen e përfaqësuesve krahinorë nga të gjitha trojet shqiptare, pa dallim feje e krahine, me qëllim për të themeluar Lidhjen e Prizrenit, nën drejtimin e mendjendriturit të madh Abdyl Frashërit, për t’i thënë botës se fisi i shqiptarit, i vjetër sa vet njerëzimi, ishte gjallë dhe donte të vendoste vet fatin e tij.

Besëlidhja e Lezhës 2-mars-1444

Ishin ata burra të Lidhjes së Prizrenit nga të gjitha krahinat shqiptare dhe pa dallim, me Abdyl Frashërin në krye, të cilët ndoshta me mendime dhe përvoja që i dallonin nga njëri tjetri, por ndryshe nga liderët e sotëm aktualë të shqiptarëve, kishin qëllime të përbashkëta për Kombin.

Ndryshe nga politikanët e sotëm shqiptarë burrat e Lidhjes së Prizrenit, kur vinte puna tek interesat madhore të Kombit, ata i kishin të qarta dhe të përbashkëta objektivat jetësore në interes të shqiptarëve.

Ndryshe nga politikanët aktualë të shqiptarëve, burrat e Lidhjes së Prizrenit, pothuaj një shekull e gjysëm më parë, mbi çdo interes politik, personal, krahinor, fetar ose partiak, ishte mbi të gjitha, interesi kombëtar për të drejtat e të gjithë shqiptarëve pa dallim.

Abdyl Frashëri ishte njëri prej atyre burrave të Lidhjes së Prizrenit, të cilët me mish e me shpirt mbrojtën interesat jetike të Kombit, në një periudhë shumë e shumë më të vështirë e më të errët për të ardhmen e Kombit shqiptar, në krahasim me aktualitetin politik e kombëtar të shqiptarëve sot.

Lidhja e Prizrenit – një ringjallje e vërtetë shpirtërore dhe kombëtare për shqiptarët – shpëtoi edhe një herë Kombin shqiptar nga copëtimi e shkatërrimi, duke e venë “çështjen shqiptare”, në rendin e ditës të diplomacisë evropiane, si një çështje politike kombëtare dhe ndërkombëtare, që duhej zgjidhur më në fund. Lidhja e Prizrenit ishte një vazhdim i luftërave dhe përpjekjeve të shqiptarëve për mbijetesë si komb, për identitetin, për lirinë dhe pavarësinë e tij në trojet e veta, për gjuhën, nderin, traditat, besën dhe burrërinë, vlera këto kastriotiane, të ruajtura ndër shekuj.

Katër Vilajetet Shqiptare

Kushtrimi i Lidhjes së Prizrenit për njohje të Kombit shqiptar, për ruajtjen dhe paprekshmërinë e territoreve shqiptare dhe për bashkimin e tyre në një autonomi ose shtet të vetin, është dëgjuar anë e mbanë krahinave shqiptare të asaj kohe, por edhe më gjërë, si e vetmja rrugë për të realizuar bashkimin e trojeve shqiptare, në një kohë kur fqinjtë shovinistë slave e grekë, otomanët-turq dhe “ndërkombëtarët”, fuqitë e mëdha të asaj kohe, u mohonin shqiptarëve të drejtat e tyre bazë për liri, pavarësi dhe identitet kombëtar.

Lidhja e Prizrenit, ndihmoi, por edhe ndriçoi, ndër të tjera, edhe përpjekjet për zhvillimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, ashtu siç bënte Jeronim De Rada në komunitetet arbëreshe në shekullin e XVIII, duke grumbulluar dhe duke theksuar vlerat, identitetin, gjuhën, traditat dhe amanetet kastriotiane të Kombit: si zedhënsi i parë i ringjalljes kombëtare të shqiptarëve në gjysmën e parë të shekullit XVIII: si, “Apostulli i parë i Rilindjes sonë Kombëtare”, siç do ta cilësonte De Radën, Ernest Koliqi.

Megjithë optimizmin tim në jetë, më duhet të deklaroj, për fat të keq, se pas një vizite prej dy javësh, kohët e fundit në Shqipëri dhe shumë bisedave me njerëz të të gjithë niveleve të jetës dhe politikës në atë vend, idetë dhe vlerat kastriotiane, por edhe ideja e përbashkimit e Lidhjes së Prizrenit janë shumë larg realizimit. Megjithë përparimet e shënuara deri më sot, idealet kombëtare të shqiptarëve në rrugën e tyre drejt realizimit përfundimtar, sipas porosive të rilindasve të Kombit, vazhdojnë të hasin në pengesa të brendshme dhe të jashtme. Më shumë pengesa të brendshme, nga vetë shqiptarët, përballë mundimeve dhe vështirësive të mëdha! “Rreziku i Mbrendshëm”, siç është shprehur dikur At Gjergj Fishta, m’u duk kësaj rradhe, në vizitën time të fundit në Tiranë, më i rrezikshëm se kurrë më parë gjatë 30-viteve të tranzicionit, i prirë nga konfliktet politike dhe nga largimi i shqiptarëve nga Atdheu, ashtu si dikur u larguan Arbëreshët në Itali, pesë shekuj më parë.

Abdyl Frashëri

Thuhet se çdokush, përfshirë kombet, duhet të paguajë tagrin e vet, për një arsye ose për një tjetër, sidomos në periudha tranzicioni siç janë shqiptarët e kohës moderne, “post-komuniste”. Duket se shqiptarët për 30-vjet tani po e paguajnë këtë “tagër” me mundime të thella të mbrendshme dhe shpesh me keqkuptime të jashtme, ashtu si në kohën e Gjergj Kastriotit Skënderbe dhe të Lidhjes së Prizrenit. Në tre dekadëshin e shekullit XXI, diçka e dikush po e turbullon fillimin e një jete të re për shqiptarët: asaj idesë për një Shqipëri të lirë e demokratike e të përbashkuar të vlerave kastriotiane dhe të Lidhjes së Prizrenit, krah për krah me shtetet e botës perëndimore, aty ku e ka vendin përjetësisht dhe ku e donin rilindasit e vërtetë të Kombit shqiptar. Shqiptarët nuk kanë kujt t’i ankohen për marrëzitë e veta. Uroj që i Madhi Zot mos të humbas durimin me bashkatdhetarët tanë anë e mbanë trojeve shqiptare.

Kujtojmë Lidhjen e Prizrenit, një kthesë e vërtetë në historinë e Shqiptarëve, atëherë dhe sot dhe shembullin e Abdyl Frashërit njërit prej burrave të Lidhjes së Prizrenit, i cili përballë përpjekjeve të mëdha të armiqve të Kombit për të copëtuar tokat shqiptare, mbrojti, mbi të gjitha, interesat jetësore të gjithë shqiptarëve pa dallim.