













Ajo edhe pse në një ambient krejt ndryshe,nga ai i vendit të saj, si një entuziaste e madhe dhe me elan për punë i kap me kohë fijet e jetës .
Dija që shoqe e shokë e quanin nga respekti me këtë shkurtesë, pas përvetësimit të gjuhës gjermane, regjistrohet në Shkollën e Lartë ,seksioni Sociologji- Psikologji në Cyrih të Zvicrës.
Ajo studimet në këtë degë të shkencave humane i përfundon me sukses dhe pas kryerjes së praktikës, specializohet në lëmin e terapisë preventive, për adoleshentë dhe të rritur.
Me gjithë angazhimet e shumta Miradija, prirjet e saj për poezinë dhe prozën nuk do t’i lë anash në asnjë mënyrë. Ajo para lexuesit vjen më 1995, me romanin e saj të parë “Kthimi i mërgimtares së tradhtuar “botuar nga shtëpia botuese “Mirazh” e Tiranës.
Zonjës, Maliqi botimi i këtij romani sikur ia shton oreksin për punë. Ajo pas daljes së tij nga shtypi do t’i botojë edhe 13-të, romane të tjera në prozë dhe poezi.
Me stilin e saj të veçantë të shkrimit Maliqi, ka fituar çmime dhe mirënjohje të shumta, në konkurse të ndryshme letrare të organizuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Diasporë.
Prandaj ,vdekja e saj në kulmin e krijimtarisë letrare e ka varfëruar mjaft letërsinë tonë.
Kujtime nga jeta dhe puna me zonjën, Maliqi,ka rrëfyer aktori Ramadan Morina, nga Malësia e Vogël e Rahovecit të Kosovës, cili që nga vitet e 90-ta, jeton në Gjermani.
Ai në cilësinë e udhëheqësit të këtij komemoracioni ka thënë: “familjarë, bashkëveprimtarë dhe bashkëkrijues të zonjës Maliqi, dal para jush me dhembjen plumb, për humbjen e parakohshme të kësaj zonje të madhe, që së rreshti së punuari për evoluimin dhe pasurimin e letërsisë dhe kulturës sonë.
Pastaj, momente të shumta me emocione dhe lot nga puna e përbashkët me krijuesen dhe veprimtaren e dalluar Miradije Maliqi, ka shpalosur edhe zonja, Shukrije Ramadani, zyrtare e lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.
Zonja, Ramadani që me Miradijen ishte njohur që në fillimet e mërgimit të saj në Cyrih të Zvicrës, tha:
“Derisa sëmundja e rëndë e shtriu në shtrat Miradija,nuk e ndali asnjëherë punën. Përveç që na dhuronte thesare të shumta letrare dhe artistike, ishte kudo përkrah nesh, si në aktivitete të karakterit kombëtar ashtu edhe në ato të bamirësisë.”
Zonja, Ramadani në fund të fjalës së saj tha:”Derisa të jem gjallë do ta kujtojë Miradijen,si mike dhe krijuese, që ikja e saj e hershme në përjetësi,na vetmoi dhe na la zbrazëti të madhe, që vështirë kompensohet”
Salihu tha : “Zonja, Maliqi lexuesit shqiptar dhe atij të huaji me punimet e saj letrare dhe artistike të një niveli të lartë përgjatë tri dekadave i ka ofruar freski dhe vlera.”
“Vdekja e saj e papritur komunitetin tonë krijues në Zvicër e më gjerë e ka hendikepuar shumë”

Shqipe Bytyçi, po ashtu krijuese dhe shoqe e pandarë e Dijes, ende ndihet e tronditur nga kjo vdekje e rëndë dhe me humbje, jo vetëm për familjen po për gjithë shoqërinë.
Ajo me lot në sy thotë” mallin dhe dhembjen për familjen dhe vendlindjen na e zbuste Dija, duke na dhënë forcë e kurajë që çlirimi i shumëpritur i tokave tona të pushtuara nga serbët e maqedonasit do të vijë patjetër”
Bytyçi, e merr Miradijen edhe si model të një gruaje shembull. Ajo edhe pse e zhytur në pikëllim që kishte humbur vajzën e saj Rajmonda Maliqi, më 16 korrik të vitit 2013, gjente forcë për të ndihmuar në integrimin e femrës shqiptare në shoqërinë zvicerane.
Kurse, Hyrije Jusufi, një krijuese tjetër nga Presheva, që valët e jetës e kanë përplasur në Zvicër, dhembjen e madhe për humbjen e koleges dhe mikeshës së saj Miradije Kurtishi Maliqi, e shpreh nëpërmjet poezisë “Pasqyrë”
Kjo poezi si një lamtumirë e fundit me Dijen e bëri me lot, bashkëshortin e Miradijes, Rexhën dhe dy djemtë e saj Fisnikun dhe Rilindin, si dhe renë Ardita Kapedani Maliqi.
Zonja, Jusufi pamundur të përmbahet nga lotët tha:” vdekja tinëzare dhe e papritur na i prishi planet, ngaqë me Dijen, pushimet e verës së sivjetme, patëm planifikuar që t’i kalojmë në Shqipëri e Gostivar.
Pas leximit të kësaj poezie të dhimbshme dhe tejet prekëse për të pranishmit është shfaqur dokumentari kushtuar Atdhetarit dhe poetit tonë të njohur Josif Jovan Bageri.,me regji të Kujtim Gjonajt dhe skenar të zonjës tani të ndjerë Miradije Kurtishi Maliqi.
Familjes, Maliqi dhe Kurtishi që nga kumtimi i lajmit mbi vdekjen e Miradijes u kanë ardhur dhe vazhdojnë t’u vijnë telegrame të shumta ngushëllimi, nga shoqata e klube kulturore të trojeve tona, si dhe nga individë të shumtë, miq të Miradijes.
Në këtë tubim përkujtimor përveç atyre që evokuan kujtime nga jeta dhe aktiviteti me Miradijen, morën pjesë edhe krijues nga pjesë të ndryshme të Zvicrës si: Gani,Bytyçi, Besnik Camaj, Xhevdet Kallaba, Blerim Shabani, Fatime Kalimashi Hoti, Milazim Maliqi etj.
Në mbyllje të këtij tubimi përkujtimor të gjithë ata që ndanë dhembjen me familjen Maliqi, i ka falënderuar nga zemra djali i madh i Dijes, Fisnik Maliqi.
Ai tha “dera e familjes Maliqi, do të jetë çdoherë e hapur për shoqet dhe miqtë e shumë të nënës, me jetën dhe veprën e së cilës do të krenohemi përherë”./arif ejupi/rajonipress/

Hakif Bajrami , historian, Prishtinë
(Studimi duhet lexuar me kujdes të shtuar !)
Amerika nuk mundet në shekullin XXI- në shekullin e informatave për t` i respektuar shqiptarët dhe serbët njësoj, sepse ambicjet dhe rreshtimet Perendimore nuk i kanë të njejta. Mu për këtë pozicion disa politikanë amerikan “dukën naiv” në disa segmete, sespe Ballkanin po e “regjenerojnë” jo përmes labratoriumit demokratik, por me vizore të fuqisë, që i afrohet diktaturës e jo diktaturës shumicës, ku kushtetuta përcakton çdi të drejtë. Mu për këtë, jemi populli më pro amerikan në botë. Të huajtë Perendimor, gati nuk po e dijnë se dikur kur shkonin të rinjët serb ushtar, tërë fshati apo kvarti në qytet ishte në dasmë-këngë. Në anën tjetër, kur nisej i riu shqiptar për të shkuar në ushtri, të gjithë shqiptarët qanin, sepse prindët sidomos, e dinin se gjasat janë që mos të kthehet i gjallë në shtëpi, sespe gati të gjithë oficerët i mbanin “këmbët e gjarprit” nën jastak. Dhe nuk është e rastësishme që Adem Demaçi e shkroi romanin: “Gjarpijtë e gjakut”. Edhe më kjartë, të gjithë serbianët edhe sot thonë: Nëna Rusi. Në anën tjetër nuk mund të gjindet asnjë shqiptar që nuk e quante Madlin Ollbrajtin NËNA E MADHE, Amerika e Madhe, sepse Nëna e pavdekshme për shqiptarët jashtë Shqipërisë Bregdetare, është Shqipëria Etnike vet. Prandaj, deklarta e Albin Kurtit është lëshuar nga goja logjike e përceptimit të tërë rrethit substancial shoqëror dhe politik, nga filozofia popullore, me të cilin realitet bota Perendimore po komunikon qe 25 vite me Kosovën. Se në cilën pozitë gjënden shqiptarët e Kosovës, më së mirë e zbërthen Çështja e VIZAVE. Si është e mundur që vetëm shqiptarët e Kosovës të janë të izoluar në Evropë. Mos janë infektues, mos janë të pasigurtë, mos janë bukpërmbysës? E nuk janë. A nuk flet kjo për një politikë koloniale ndryshe: “Pranone Serbinë dhe vizat i keni si qytetar të saj të sigurta në çdo komunë”. Këtij realiteti i thonë: “Po të pres në fyt dhe nuk do të dhemb fare, se nuk je më i gjallë”. Ja, në këtë gjendje është e trajtuar në BE çështja shqiptare dhe e Kosovës, e nepërkëmbur nepër kongrese dhe konferenca të Fuqive evropiane, qe dy shekuj. Dhe është lëshuar në një moment psikologjik duke mos vulosë një qëndrim joparimor amerikan, sepse shqiptarët e duan Amerikën dhe për këtë pozicion nuk mundet askush t` u konkurojë. Ndërsa serbët e urrejnë Amerikën, dhe për këtë nuk kanë konkurencë as nga iranianët. E kotë është, serbët janë të rreshtuar kah “nëna Rusi”, që tragjikisht po sharron në nazifashizëm, së pari ndaj popullit të vet, e pastaj ndaj Ukrainës. Por mu këto ditë lufta në Ukrainë ka marrë pozicione të tjera gjeostrategjike, për faktin se është sulmuar Moska me dronë, dhe ai sulm është spejguar si i brendëshëm, shumë më i rrezikshëm se sa të ishte nga jashtë. Faktori i dytë, që e ka trazuar BE-n është se në Veriun e Kosovës kanë “marrë pushtet kryetarër shqiptar”, ku Beogradi, BE dhe sidomos Rusia fashiste planifikojnë ta krijojnë një: “Republikë serbe, brenda Kosovës”. Në këtë ndryshim për BE, Rusinë dhe Serbinë është alarmanet se Turqia që sot është mike e kombit shqiptar, po dërgon ushtarë shtesë në kuadër të NATO-s.Ndërsa Serbia deri sa t` i jep komandë Putini nuk e terhjek ushtrinë në gjendje lufte, pranë kufirit Kosovës. Dhe për t` i ndihmuar fashizmit serbian, prononcohet Sergej Lavrov këto ditë se: “Po përgatitet eksplodimi në Evropë”. Ka dëshirë i gjori ta shpërndaj tragjedinë që po e ushtron në Ukrainë. Nuk ka rëndësi në anën tjetër po na duket se pse BE e Llajçakur dhe Borrelit, ta studiojnë: a është “ekspoldimi i Lavrovit” nga organizata “Vagner” apo nga rrezitenca rezonante qytetare në Veri të Koosvës me premisa terroriste serbiane”. Me rëndësi është se Eskobar më 5 qershor 2023, do të jetë në Kosovë. Kjo do të thot se miqësia është në nivel të rrethanave dhe SHBA dhe Kosova janë në maje të miqësisë.
Shqiptarët e Kosovës e kanë vetëm një shpresë në SHBA
Historia shqiptare, sidomos ajo e shekullit XX-të, nuk mund të mendohet pa shpresën e shqiptarëve në Shtete e Bashkuar të Amerikës. Në këtë përcaktim burimin e gjejë te qëndrimi i Haxhi Zekës më 1902, kur hapur iu folë shqiptarëve: “Në Berlin (1878) Evropa na coptoi duke na i aneksuar në favor të Serbisë dhe Malit Zi viset më të çmueshme të komjetit tonë. Ne e kemi pasë shturar çështjën shqiptare në Lidhjën e Pejës më 1899 dhe nga ajo kohë kemi ardhë në pikën treguese se: Fuqitë evrpiane jo që janë ndalë më 1879, duke na i caktuar kufijtë etnik si u konvenon rusëve dhe të gjithë kralëve të Ballkanit, por po planifikojnë coptime të reja” (Haxhi Zeka më 1902 te Verrat e Llukës. Hulumto Prof Mehmet Vokshi-Shqipëria e të gjithë shqiptarëve 1930). Për këtë fakt Haxhi Zekën e vranë pas shpine me hjekësi kriminale, thuhet për të humbur gjurmë ‘nga një shqiptar”.
Më 1913 Konferenca e Londrës jo që nuk u ndal aty ku kishte ngulë “hudut” Kongresi i Berlinit (1878), por ia sharroi thikën pas shpine shqiptarisë, sa që e “kulaifikoi” për invalid të përjetëshëm, duke e coptuar në pesë copa. Të kuptohemi se fajet i kemi edhe vet, sepse jo vetëm gjatë shekullit XIX por edhe gjatë gjithë shekullit XX drejtuesit kryesor të kombit ka dalë se janë narcisoid, duke u shkri për pushtet dhe duke tradhtuar për “derë dhe për dritare”.
Më 1919 në Konferencëne Versajit ishte Wudro Villsoni ai që e shpëtoi Shqiptarinë nga një politikë masone e shfarosjës në stilin: “pjesë-pjesë, duhet shkëputur gjymtyrët”. E vërteta, Vudro Villsoni e tha një fjali që u bë TAPI për shqiptarinë se SHQIPËRA DUHET TË EKZISTOJË. E mos harroni shqiptarë, se në vend se në Versaj të flasim me një ZË, aty shkuan TETË delegacione shqiptare. Seicili delegacion më karagjoz se tjetri. Madje, në Versaj nuk ishte Rusia fare, por Franca dhe Anglia me Italinë u përkujdesën që viset shqiptare të vihën në ankand, jo për interesa blloqesh, që kishin dalë nga lufta të përgjakura, por për intersa meskine rregjimesh dhe bajraktarësh të mëhallëve sikurse ngjan edhe sot me rastine Kosovës, së cilës më shumë po i shkaktohen plagë pavarsisë saj brendia, se sa nga Evropa që si duket i ka ra PISHMAN pse na kanë ndihmuar në luftën tonë të drejtë më 1999. Shiqoni shqiptarë të dashur se çka flasin disa laro, madje mu në Parlament. Këta vëtëm kritikojnë si papagall dhe nuk japin asnjë shenbull milimetrik se ku është zgjidhja për Veriun e Kosovës. Këta nuk e shohin as “Vagnerin, as Vuçiqin, as Putinin, e shohin vetëm pozitën e pushtetit për t` i vazhduar hajnitë aty ku i kanë lënë në gjysmë të rrugës”, sipas tyre. Kthehemi te shpresa e popullit.
Kush ishte Wudro Vilsoni
Wudro Vilsoni u lind më 1856. Ishte një kohë të gjatë pofesor universiteti. Kishte doktoruar në drejtësi, dhe kishte filluar me njohuri solide të mirret me politikë. I takoi Partisë Demokratike. Më 1910 zgjidhet guvernator i shtetit Nju Xhersi. Ndërsa, më 1912 në zgjidhjet prresidentciale zgjedhet kryetar i 28 i SHBA-ve. Në lidhje me këtë Wudro Vilnsoni ka mbetur si arkitekt i ligjeve progresive. Në fillim të Luftës Parë Botërore ishte neutral. Por më 1917 SHBA do të hyjnë në luftë si borqli në anën e Antantës, dhe dolën nga lufta si superfuqi botërore. Në këtë pozicion në janar 1918 Wudro Villsoni i publikoi 14 pikat e tij, me të cilat e krijoi filozofinë e re të paqës në botë. Së këndejmi ishte iniciator i krijimit të Shoqatës së Kombeve, por në saje të vendimit të Kongresit SHBA kurrë nuk u bërën antatre e saj. Më 1920 Wudro Villsoni tërhiet nga jeta politike. Më 1920 vdes duke u kujtuar në çdo kohë se ishte fitues i Çmimit Novel për paqe.
Kontaktet e shqiptarëve me Wudro Villsonin
Janë ruajtur shënimet e migrimeve të para shqiptare në SHBA. Nga ato shënime mësojmë se shoqata e parë shqiptare më emrin “Vllaznia” krijohet më 1904. Më 1905 krijohen shoqëritë: “Dashuruia” në Boston dhe “Pellazgu” në Bufallo. Po ato shënime na japin të dhëna se deri më 1912 pason vala e dytë e themelimit të shoqatave shqiptare si: “Malli i Memdheut” në Bufallo më 1906, “Koha e Lirisë” në Nju Jork, “Besa Besë” në Boston më 1907 dhe “Flamuri i Krujës” më 1911 në Boston. Por, kulmi i themelimit të shoqatave shqiptare në SHBA do të arrihet me Shoqatën “Vatra” e themeluar në prill 1912. Shoqatën “Vatra” e themeluan: Fan Noli, Llambi Çikori, Kristo Kirka, Fail Komica, Kristo Floçi etj. Gjithnjë sipas shënimeve arkivore shoqata “Vatra” deri në mbatrim të Luftës Parë Botërore do të avansohet në një “ambasadë” gjithëshqiptare. Lidhur me këtë më 15 mars 1918 “Vatra” do ta publukojë një deklaratë se: “ Është qëndrim i të gjithë shqiptarëve që të përcaktohen që t` i mbrojë një komb i madh, komb ai që nuk ka ambicje për t` i nënshtruar apo për të përfituar teritore prej tyre. Në frymën e këtij përcaktimi një delegacion shqiptar më 4 korrik 1918 do të marr pjesë në Kongresin e Kombeve të Shtypura në Vashington. Nga ky kongres delegatët shqiptarë do ta shoqërojnë: Presidentin Wudro Villson deri te varri i Gjorgj Vashingtonit. Në këtë takim do të kërkohet që Villsoni ta mbrojë Çështjën shqiptare, në kuadër të 14 pikave të tij. E të themi shkurt se nga biseda shqiptarët do të kuptojnë se Wufro Villsoni do të shprehet: “Në Konferencën e Paqës unë kam një zë dhe atë do ta përdori në favor të Shqipërisë”. Në frymën e këtij pozicionimi të drejtë më 9 dhjetor 1919 Wislon i dha fund pretendimeve të Greqisë, Serbisë dhe Italisë, duke e forcuar këtë qëndrim më 6 mars 1920 se: “Nuk do ta pranojë kurrë që Mbretërisë SKS t` i jipet asnjë cep i Shqipërisë Veriore”. Me këtë kërcnim do të merr fund Plani sekret e Konfrencës së Londrës së vitit 1915 për ricoptimin e tokave shqiptare.
Në mes dy luftave botërore, çështja shqiptare në SHBA do të përkrahet për aq sa lëshonte hapësirë pushteti i Tiranës, por që nuk mund të flitet për një miqësi të dlirë, sepse shumë qeveri e sidomos Mbreti Zog me sielljet e tij bëri që Shqipëria të mos “virret” as në tokë e as në ajr, por jo edhe në ujë nga Fuqia botëroe e SHBA-ve.
SHBA në Luftën e Dytë Botërore ishin në anën e Aleatëve antifashist: Angli, Rusi dhe popujtë që me luftë të drejtë e luftuan nazifashizmin, e ku ishte edhe shqiptaria kryengritëse. Në atë luftë do të dëshmohet edhe Kombi shqiptar, siq ka thënë Sejfulla Maleshova (Lame Kodra): “Me të dy duart jemi të drejtuar kah Amerika. Por trurin duhet ta shpërlajmë nga e majta ekstreme, sepse SHBA dhe Anglia janë protestante, sikurse janë të pozicionuar Fan Noli me vepra dhe Faik Konica me alegori artistike”.
Nëse mirren dokumentet e Luftës Dytë Botërore katërciprisht rrezulton se SHBA ishin pak për çështje trategjike të viseve shqiptare, pak për faktin se në luftën antifashiste ishim popull që nuk kishte nevojë ndonjë mund i madh për të na bind se nazifashizmi ishte ideologji meskine, e këtë misionarët amerikanë e kuptuan kur e mësuan se Hebrenjët janë më të sigurit në Ballkan kur janë pranë, ose në mesin e shqiptarëve, nepër familjët e tyre. (Raport i: “ASIME” Kosovës nga Stambolli, janar 1943).
Mos ta harrojmë Presidentin Hari Turman për qëndrimin e tij më 1946
Hari Truman është i lindur më 1884. I takoi Partisë Demokratike. Më 1934 zgjidhet senator. Ndërsa në zgjedhjet presidenciale të SHBA më 1944 zgjidhte nënpresident. Pas vdekjës së Ruzvelltit në prill 1945 zgjidhet President i SHBA. Është i njohur si kreator i Palnit Marrshal. Është kreator i krijimit të bazave amerikane nepër të gjitha meridianet e botës. Zgjidhet për herë të dytë Presidnet i SHBA më 1948. Kreator i ligjit për sigurinë e brendshme të SHBA-ve. Gjatë sundimit të parë të Truamnit, Senatori Papen (pro grek) ishte ai që bëri një rezolutë dhe e plasoi në Kongres. Dokuemnti Papen si u quajt kërkonte që: Korça, Gjirokastra dhe Saranda t` i takojnë Greqisë. Senati amerikan përkundër lutjeve të patriotëve shqiptar e votoi rrezolutën. Madje para se të votohet Fan Noli e luti Papenin (pro grek) që ta tërheqë rezolutën. Por Papen asqë e pranoi Fan nolin në bisedë. Në emër të shqiptarëve, më vonë Papen e pranoi Kostë Çerkezin, por atëherë çdo gjë ishte vonë, sepse Rezoluta kishte hy në rend dite në Kongres. Rezolutën e senatorëve nuk e nënshkroi pastaj në porcedurë Presidenti Harri Truman. Dhe ajo rrezolutë, nuk pati asnjë vlerë për Shqipërinë e jugut, për çka Greqia nuk e shfuqzoi “Ligjin e Luftës” edhe pse Qeveria kuisllinge e Rexhep Mitrovicës e kishte shfuqizuar. (Shiqo: Programi i Qeverisë Rexhep Mitrovoca 1943; “Fletorja Zyrtare” nr. 93/43, i botuar në Kosovë më 1997 nga H.B.). E vërteta, respekti ndaj Amerikës nga populli shqiptar kurrë nuk ka qenë i shkëputuar, aq më parë kur atje gjente strehim patrioti dhe shkrimtari Fan Syilian-Noli. Dhe jo vetëm kaq, më 1946 kur e mori fjalën Enver Hoxha në Konferencën e Paqës në Paris, në fillim salla ishte e shprasur. Por kur e filloi polemikën me përfaqsuesin grek, salla u mbush sa që njerëzit rrinin edhe në këmbë. Le të shkojnë ngjarjet ashtu si rrjedh uji. Pra më 1958 Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë dërgoi një ankesë ndaj Jugosllavisë se: “shqiptarëve në jugosllavi po u shkelën të gjitha të drejtat”. Dy vite më vonë (1960) Shqipëria doli de fakto nga Pakti i Varshavës. Më 1968 Shqipëria doli edhe de jure nga Pakti i Varshavës. Më 1974 Shqipëria e sigurioi ushqimin e popullit pa ndërhyrje nga jashtë. Më 1975 nuk e nënshkroi Marrëveshjën e Helsinkut për mosndryshimin e kufijëve. Në vijim Shqipëria filloi ta REGJENEROI karburantin për raketa, dhe filloi të flasi edhe më fuqishëm për të drejtën e Kosovës në Republikë. Lidhur me këtë, më kujtohet kur në Tiranë më 1977 më parti intervistuar një funksionar shumë i lartë. Më duket se quhej Kadri Hazbiu. Ai filli të pyes: Do ta ngisni Kosovën në Republikë? Unë. Po, me ndihmën e Lindjës apo të Perendimit. Ai: Keni program për këtë. Unë: Po kemi program dhe atë e ka shkruar Adem Demaçi më 1963 ku thuhet: Nuk ka rëndësi a do të na ndihmon Lindja apo Perendimi, me rëndësi është që lufta jonë është e drejtë”. Ai po ky program për neve është i njohur. Unë e di prandaj, po ju them të vërtetën. Ai: Po kush mendoni se ka mundur të na e sjellë? Unë: Po është një partiote që quhet Bije Vokshi, që për demonstrantët e vkitit 1968 thot hapur ata-ato janë fëmijët e mi”. Ai: e doni ju Amerikën? Unë e duam Amerikën sespe atje demokracia po hapë shtugje të reja për popujtë e shtypur. Ai: Pse shqiptarët në Kosovë janë musliman rreth 98%. Unë: Sepse turku kur erdhi e gjeti një popullsi buzë shpërthimit sespe ishte i detyruar të punojë për feidalin 2 ditë në javë. E Osmanlia kur erdhi proklaoi se duhet punuar 4 ditë në vit. Dhe kur e pyetja një shqiptar në “Dajti” pastaj e don ti socializmin? Mu përgjegj: E dua atë që ma sigurion një patate më tepër. Po kur erdhi në pushtet Pjetër Arbnori pati deklaruar: “Duhet ta shkatrrojmë farën e kuçe të patatës”. E me këtë “logjikë” vandaliste, a nuk u shkatrrua ekonomia edhe në Kosovë? Po. Do të pahguajmë haraç një kohë shumë të gjatë, plus kur t` i shtohen pengesat e ish okupatorit, duhet mirë të mendojmë e të dalim në zgjedhje së pakut nja 80-91% e t` i tregojmë botës civilizuar se demokracinë e kuptojmë fare mirë sepse kemi rini të shkolluar, që nuk është inferiore në asnjë instancë Perendimore.
Letra drejtuar Lindon Xhonsonit për tragjedinë shqiptare në Jugosllavi
Jo për herë të parë përfaqsuesit e “Lidhjës Kosovare” do t` i shkruajnë Presidentit Lyndon B. Johonson më 26 shkurt 1964. Në letër shoqata e njohton Johonsonin se Shqipëria është coptuar nga Fuqitë evropiane në Konferencën e Londrës më 1913. Në letër theksohet mëtej se tragjedia e Kosovës dhe Çamërisë, e mbi të gjitha politika e shpërnguljës së shqiptarëve nga trojet e veta si pasojë e pazareve greko turke (Konferenca e Llozanës 1923) dhe Jugosllavo turke ( konventa 1933, 1934, 1938 dhe 1953). Së këndejmi si rezultat i politikës së drejtë të SHBA-ve ndaj popujve të robëruar, nuk është e rastit që Kongresi i parë i “Lidhjës Kosovare” u mbajt më 24-25 Nëntor 1973 në Çikago.
Rrezoluta e Senatit SHBA për Kosovën më 1986
Sipas shënimeve tona politika e jatëme e SHBA merr kurs të ri ndaj çështjës shqiptare në përgjithësi e ndaj Kosovës në veçanti më 1986. Në lidhje me këtë, pas themlimit të LDK-ës në fund të vitit 1989 do të shtrohet çështja strategjike se: Çfar kursi duhet të ndjekin shqiptarët në arenën ndërkombëtare?. Në Mbledhjen e parë më 1991 “Kah duhet rreshtuar shqiptarët”, çështja do të rrumbullaksohet se duhet fokusuar në dy mundësi aleternative: në Gjermaninë dhe Vatikanin. Por në mbledhjen e dytë do të dominojë qëndrimi se shqiptarët duhet me të gjitha mjetet të kërkojnë mbështetje në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, dhe ashtu ndodhi historia. Së këndejmi, politika dhe lufta e drejtë shqiptare do të gjejë përkrahje sidomos në Vashington, duke u mbështetur në qëndrimin burrëror të Bushit Vjetër me fjalinë historike të: “vijës kuqe”; do të avansohet me qëndrimin e Klintonit me kërkesë që agresioni serbian ndaj shqiptarëve të ndeshkohet duke u bombarduar. Bombardimi nga 24 marsi e deri më 10 qershor 1999 është i njohur në histori si aksion “humanitar”! Por, duhet të dihet se lufta e UÇK-ës i dha këtij bombardimi të drejtë që të kërkohet KAPITULLMI i Serbisë në okupimin e mëtejmë të Kosovës, akt ai që u nënshkrua në Kuanovë më 9 qershor 1999. Së këndejmi, nëse Wudro Villson mirret si shpëtimtar i Shqipërisë më 1919, atëherë Bushi i Ri më 2006, mirret në çdo shtëpi shqiptare si kumbar i Republikës Kosovës, ndërsa Bill Klintoni mirret si organizator i Pranverës shqiptare për liri. Këto fakte shqiptaria me BESË nuk i harron.
Me prononcimin e Blinkenit SHBA e mjegulloi miqsinë shqiptaro-amrikane
Blinken dhe BE kur janë pozicionuar në anën e Serbisë, sigurisht se kanë pasë për bazë një fakt se në anën lindore të Ibrit shtrihen minjerat të cilat i lakmon çdo shtet industrual. Së këndejmi Bashkimi Evropian, vetëm ata që nuk duan të kuptojnë, se Brukseli moti është venë hapur në anën e agresioniot serbian, këto ditë është shumë i aktivizuar. Kjo për faktin se:1. ka bërë investime të konsiderueshme në Serbi, e ato investime duhet të ruhën. 2. Se ka emruar dy përfaqsues që të drejtojnë bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë, por që ato shtete prej kah vijnë këta përfaqsues deklarojnë se: 3.Kurrë nuk do ta njohin Kosovën”. Ky fakt flet hapur se janë në anën e Serbisë, që ka të njejtin qëndrim, se Kosovën ëndrron që ta kthejë sërish në koloni.
Tani Kosova është në udhëkryq shumë të rrezikshëm, me këto qëndrime. Aq më parë kur Shqipëria është palsuar në anën e politikës nëntokës që e drejton A. Sorrosi. Edhe më targjiksiht kur Opozita shqiptare në Kosovë është rreshtuar hapur në anën e okupatorit serbian sipas asaj që mendon dhe flet, sespe opozita shqiptare, çdo veprim në Kosovën Veriore e kualifikon si jo të drejtë!
Këtu nuk po dihet se kush po i kualifikon mjegullat për “drejtësi”, por po dihet se kush po favorizon luftë lokale, pale mos po i hapet ndonjë llogari në Nikozo, për të shitë armë dhe fashizmi i Putinit në Ukrainë me mbetë nën hie, ose me u shpërnda tragjedia në vënmendje edhe në anën tjetër të botës, sepse Rusia po ushtron hapur gjenocid në Ukrainë, qe dy vite. Atje, Rusia nuk mundet për ta fituar luftën, por nuk guxon as ta humbë atë. Ndërsa, Serbia e ka humbë luftën në Kosovë, por hapur po KURAJOHET që ta rifillojë dhe t` i jipet e drejta se: “e ka me vend që e mban çështjën e Kosovës në preambullën e Kushtetutës”. E Qeveria e Kosovës këtë politkë e ka të njohur në detale. Prandaj, falë qëndrimit të popullit, popullariteti i saj dhe Albin Kurtit sa vejn e po rritët. Në lidhje me këtë, nëse VV ka fituar në zgjedhjete fundit paralmentare 52% . Sot, në maj 2023, ajo përqindje po të mbaheshin zgjedhjet, do të ishte 73% në favor të Albin Kurtit. Parndaj, Antoni Blinken si burrshteti shumë ingtelegjent, duhet t` i besoi popullit dhe drejtësisë, duke nënkuptuar se Kosova është shteti më PROAMERIKAN në botë, e jo të shiqojë për t` i barazuar llogaritë shqiptarore serbe, sepse ato si është relaiteti në pushtetin e Beogradit, nuk do të kuptohen drejtë për deri sa Serbia të detyrohet për t` i paguar dëmet e luftës palës shqiptare për dy shekuj rresht. E që të arrihet ky realitet, mendoi se Kosova dhe Serbia të gjejnë gjuhë të përbashkët si fqinjë është naive dhe gati e pamundur tani për tani. Po, nuk jam përkrahës që nuk duhet lëvizur gjërat. Por ato duhet saktësisht me ua zbuluar diagnozat. E pastaj, pasojnë medikamentet ose operacioni ala Bil Klinton, sespse nazifashizmi serbian i nxituar nga “Nëna Rusi” nuk njeh gjuhë tjetër përpos forcën. Unë mendoi se pushteti në SHBA më në fund do ta kuptojë se jemi të lodhur nga nazifashizmi serbian qe dy shekuj pa shkëputje. Shqiptarët e duan Amerikën, e kjo që e them nuk është demagogji, por realitet. Në rregull, mos të na donë askush, por si ka thënë Arkimedi: Mos na i prekni rrathët tanë- mos na i ricpotoni tokat tona!
Shkrimin ia kushtoi Gjyshës sime Qamile Bajranit dhe Akademik prof Dr Fehmi Aganit, që më mësuan me folë drejtë e pa prapavi!
Më 4 qershor 2023
MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË
Për :
Shtëpinë e Bardhë, Uashington
Sekretarin Blinken
Bashkimin Europian, Bruksel
Mërgata Shqiptare në Botë edhe më parë ju kemi dërguar shkrime për shqetësimet tona për ngjarjet që po përcjellin popullin dhe shtetin e Ri të Kosovës , sepse ne, mërgimtarët, jemi nga ato troje.
Ndihemi të shqetësuar, njëherit dhe përgjegjës, për të vepruar në të mirë të shtetit me format, të cilat janë me frytëdhënëse.
Kosova mbi dy dekada në liri dhe nga 2008 shtet i pavarur eovran, e pranuar nga mbi 115 shtete të Botës si dhe me verdiktin e gjykatës ndërkombëtare e vërtetuar se, pavarësimi i Kosovës s’bie ndesh me konventat dhe parimet ndërkombëtare mbi të drejtat e një populli për pavarësi dhe liri.
Ecuria e shtetit të Kosovës , ishte me shumë situata të dhimbshme që nga vera e vitit 2000, kur popullata Shqiptare dëbohet nga veriu i Mitrovice nga Serbët dhe nën ndihmën e përkujdesjen e KFOR-it francez, si dhe përfaqësuesit Shqiptar me reputacion, duke ndaluar që populli mos të kthehet në shtëpitë e tyre për të jetuar.
Kjo pjesë e territorit te Republikës së Kosovës u shndërrua në një zonë ku mbizotëronte çdo gjë jashtëligjore dhe e pa vëzhguar nga organet sovrane të Republikës së Kosovës, sepse qasja e tyre iu është pamundësuar nga faktori ndërkombëtar vetëm për të ruajtur një “qetësi”, por duke u shfrytëzuar nga grupe krimo-mafioze të dirigjuara nga Serbia për të lulëzuar biznese të jashtëligjshme.
Kjo situatë vazhdoi edhe pas 2008, por me intezitet të rritur për të penguar shtrirjen e ligjëshmërisë edhe në atë pjesë të Kosovës, edhe këtu duhet cekur se faktori i mbrendëshem përgjegjës i Kosovës, me keqardhje e themi se, ishin të vetëliruar për veprimet kushtetutare për shtrirje sovraniteti në atë pjesë, sepse ishin të joshur tejmase për përfitime materiale jashtëligjore si dhe fuqizime grupore për të qëndruar në pozita të paprekshme, prandaj dhe mbajnë përgjegjēsi për krijim hapësire që grupet krimo-mafioze serbe të dirigjuara nga Beogradi për të ngulfatur sovranitetin e Republikës së Kosovës në pjesën veriore.
Është tejet shqetësuese për Mërgatën Shqiptare në Botë këmbëngultësia e Vuçiqit për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, për këtë ne u kemi shkruar edhe më parë, por po e cekim përsëri se kërkesa e tillë , s’është se serbët në Republikën e Kosovës s`i gëzojnë të drejtat e tyre, por është që asiciacioni të jetë një kancer, i cili dalëngadalë do e dëmtojë jashtë mase ecurinë dhe zhvillimin e një shteti të ri ligjor, prandaj është i papranueshëm asociacioni njëetnik, sepse bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Zhvillimet e fundit vetëm sa vërtetojnë vazhdimësinë e veprimeve të bandave të rrezikshme të dirigjuara nga Vuçiqi për destabilizimin e rajonit, sepse ky është i mbështetur nga Putini, por për habi, njëherit edhe shqetësuese, se BE dhe SHBA bëjnë një përkëdhelje të Serbisë, duke tentuar për bindshmëri të saj për orientimin drejt BE, ndoshta dhe kjo e ka bërë edhe më vepruese në sjellje destabilizuese.
Çdo veprim ligjërisht i organeve kompetente të Kosoves për shtrirje të sovranitetit në çdo pjesë te Republikës së Kosovës për Mërgatën Shqiptare në Botë është e pranueshme, prandaj kemi bindjen se BE dhe SHBA kanë qëllimin e tillë, sepse vetëm me sovranitet mbrohen vlerat e shtetit dhe liria e popullit.
Situatën në veriun e Mitrovicës po e diktojnë grupet krimo-mafioze të dërguara nga Vuçiqi, këtë konstatim e mbulojnë veprimet e fundit të cilat me përdorimin e forcës, shkopij gome, shufra metali dhe gjësende të forta, duke i përdorur kundër forcave të rendit, gazetarëve por edhe kundër ushtarëve të KFOR-it, çka është tërësisht e paparanueshme.
Kërkesat e atyre që përdorën mjetet e lartcekura ishin: largimi i forcave speciale të Republikës së Kosovës, largimin e kryetarëve të zgjedhur legjitim nga objektet e kuvendeve si dhe kthimin e atyre kryetarëve dhe punonjësve që me vetëdeshirë janë larguar nga institucionet komunale, por ajo çka është brengosëse se, të njëjtat kërkesa janë dërguar institucioneve te Kosovës edhe nga figura me shumë peshë në BE dhe SHBA, dhe kjo vetëm sa i bën edhe më veprues grupet krimo-mafioze në veri të Kosovës.
Mërgata Shqiptare ne Botë është e interesuar për jetësim të ligjëshmërisë në Republikën e Kosovës në tërë territorin e saj sovran, njëherit me bindëshmeri për një bashkëveprim të BE dhe SHBA që të bëjnë përgjegjës agresorin, Serbinë, udhëheqësit e saj për çdo veprim që destabilizon rajonin, sepse trysnia ndaj viktimës s`do jetë frenim i agresorit, por e kundërta , vetëm sa do jenë më agresivë.
Është domosdoshmëri demokratizimi i Serbisë, sepse kjo udhëheqësi është trashigimi i kasapit të Ballkanit Millosheviq, e cila s`do levizë nga koncepti për Botën Serbe, duke u mbështetur nga Rusia.
Deklaratat e Vuçiqit janë të qarta sa i përket integrimit të Serbisë në BE, lidhshmëria me Putinin s`i jep hapësirë dhe as të drejtë që Serbia të integrohet në organizatat Euroatlantike, prandaj një demokratizim do të ndryshojë vetë Serbinë dhe do të japin shpresë stabiliteti të rajonit në tërësi
Mërgata Shqiptare kërkon nga politikat e brendshme të saj dhe faktorit ndërkombëtar veçmas nga SHBA, që ta zbatojë në përpikmëri ligjëshmërinë sipas Kushtetutës se Kosovës si organi më i lartë i shtetit të Kosoves dhe njëkohësisht të kërkojë Reciprocitet nga të dy palët për zgjidhjen e drejtë të çështjës se dy shteteve, që tani janë të barabarta si dy shtete sovrane dhe të pavarura ndërkombëtarisht, si Serbia ashtu edhe Kosova.
Mënyra më e mirë për të shkuar proceset pilitike mirë dhe drejtë është vetëm reciprociteti në të gjitha rrafshet politike e diplomatike.
Çdo përpjekje tjetër, proceset vetëm sa do t`i vonojë dhe zgjidhjet mbesin të pazgjidhura por edhe të rrezikshme, për vetë dy shtetet Kosovë-Serbi edhe në tërë rajonin, ku këtu bën pjesë edhe vet Europa.
Reciprociteti është forma më e mirë dhe me e drejtë politikisht dhe juridikisht. Kosova këtë e ka kërkuar qysh kur është formuar Qeveria e Albin Kurtit dhe se nuk ka rrugë tjetër.
Përpjekje tjetër për stabilizimin e gjendjës politike mes Serbisë dhe Kosovës është e pamundur dhe jo e pranueshme.
Mërgata Shqiptare në Botë shpreson dhe uron që në këto procese politike, ndërshtetërore, sidomos në këtë nivel të civilizimit pēr tē triumfuar, në shprehje duhet të vijë drejtësia, profesionalizmi dhe objektivizmi.
Më 3. 6. 2023 Për MSHNB: Bahri Ramadani
NJU-JORK

Sinan Kastrati, Suedi
Edhe sivjet u mbajt Festa për fëmijë, në Beijers Parken në Malmö, 3 qershor 2023
Ngjarjeve në Kosovë, tensioneve në Veriun e saj, edhe atyre iu erdhi fundi.
Të mëdhenjët e kanë kapur për fyti Albinin e Vjosën. Ai e ajo (Vjosa veq është dorëzua) duhet të zmbrapset që të k`thehet ”normaliteti” në Kosovë, të kënaqen serbët e fjala e Vuqiqit të shkoj në vend.
Me siguri se serbët e Kosovës, të nxitur me urrejtje shoviniste kundër shqiptarëve të Kosovës me ndihmën dhe përkrahjen ashiqare të Evropës, fatkeqësisht edhe të SHBA-së, iu dhanë krahë serbëve si dikur në vitet 1987-1991, Sllobodan Millosheviqi që thonte: serbëve asnjë qime e flokut nuk ka me iu mungua. Ku ka vorr serbi, aty është Serbi …. Serbët tash do ti ladrojnë makinat e tyre me targat ”KM”, ”PR” e të qytetve tjetra të regjistruara në ish KSAK-së, kah të iu do qefi e shpirti. Nuk janë as ”Zgjedhjet e jashtëzakonshme” për katër komunat e Veriut të Kosovës. Arësyet pse do të përsëriten ato, janë banale, sepese tash serbët po duan pushtet, sepse po iu thot Vuqiqi.
Protestave të dhunshme e mitingjeve serbe, në përkrahje të kërkesave të serbëve të Veriut, tash kanë fillua të dalin edhe serbët në Jug të Kosovës, në Graqanicë.

-Albin, gabove por, mos gabo më!
Kosovën nuk e kemi çlirua ne.
Rusët, serbëve (në Beograd), pas çlirimit (1944, 1945) iu kanë thënë:
”Ne iu kemi çlirua, ne kemi me iu …i” *)
Dje në park në qytetin e Malmö-s, për të dytïn vit me radh u festua 1 Qershori-Dita e fëmijëve.
Nga Shqipëria kishte ardhur këngëtarje zëmadhe Manjolla Nallbani. Asaj i ndihmua edhe Beqir Shaqiri, vëllai i Ilir Shaqirit dhe këngëtarë e vullnetarë të tjerë që jetonin në Malmö e qytetet tjera në Suedi. Kishin ardhur shumë familje shqiptare me fëmijët e tyre (nxënës) nga Malmö e qytete tjera (por shumë më pakë se vitin e kaluar).
Vetëm nga Borås-i, qytet afro 300 km larg Malmö-s kishin ardhur me autobu 51 veta, mësues, prindër e nxënës aty ku dikur edhe unë kisha punua edhe unë (plot 7 vite, si mësues) me ata e kisha mësua fëmijët e tyre.

Me ata Ishe Igballja, Muharremi …
Igballja më foli por unë nuk e njoha.
-Sinan, Sinan, më thirri disa herë derisa unë përshëndetesha me disa ish familjarë të nxënëseve të mi.
-Jam Igballja. Më ke harrua?
Me Igballen kemi qenë bashkë në shkollë, në kursin suedisht ”Albanska B”, në KOMVUX, një semestër, në vitin shkollor 2002/2003 në Borås.
-Fëmijët e mi kanë qenë nxënës tuaj, në fillore e në Gjimnaz.
Mu kujtua Igballja dhe pasi u përshëndetëm si miq të vjetër, ajo më tregoi se fëmijët e saj kanë vazhdua studimet dhe i kanë kryer ato. Njëri djalë jeton e punon në Londër ndërsa, vajza e vogël është drejtoreshë e një ndërmarrje të madhe në Suedi.

Sa më erdhi mirë.
Nuk kishte ndryshua shumë por shihej se pleqëria e (e sëmundja) kishte bërë të vetën. Në fyt dhe një pjesë e fytyrës i shiheshin rrudhat nga lodhja e pleqëria (?).
-Sinan kam kancer që nga viti 2009 por e kam mundur dhe ende po punoj në ”Arbetsförmedling”.

Me Manjolla Nallbani, Malmö 3 qershor 2023
Pastaj erdhi një ish prind e më kapi për krahu:
-Nuk po më njeh?
-Jo i thash.
-A po të kujtohet … Smajl e Besim Bushi?
-Po.
Jam shok e fqinj me ta. Punoj si shofer autobusi ….
Një prind tjetër nga Oxie, lagje afër Malmö, Osmani (baba I Erlisit, ish nxënës imi) erdhi me vajzën e vogël që tash shkonte në shkollë. Ai ë falenderoi por dhe u ankua …
Nuk vonoi shumë e Osmani e erdhi me vëllain binak, të flas e ti kaj hallet …

Dhe numri I nxënëseve e prindërve që vinin të më takonin dhe përshëndesnin, ishte i madh.
Një ish mësues më tha:
Është kënaqësi e madhe kur nxënësit nuk të harrojnë.
U takuam edhe me Muratin, Mediu, Shpresën, Sirinë dhe burrin e saj, Fatimen e Myzaqetin

Me prindin, Osmanin dhe vajzën e Osmanit Malmö, 3 qershor 2023
Koha ishte e mirë, me diell. Fëmijët luanin. Të rejat e të rinjët vallëzonin dhe këndonin duke e shoqërua Manjollën. Të gjithë mbanin telefonat në duar, fotografonin.
Kur doja të ikja, erdhi edhe nxënëset Elmira e … Rina dhe Lejla (me motrën e vogël, Lijana Thaçi, dhe me disa shoqe moshatare të tyre nga shkollat tjera, që unë nuk kisha punua.

Ato dëshironin që ti takoja edhe prindëret e tyre. Pranova me kënaqësi. Gjeta tri nëna ulur këmbëkryq në bari: Nënë e Ensarit dhe Elmirës, të Rinës dhe nënë e Lejlës. U ngritën në këmbë dhe më falenderuan për ato 5 vite që kisha punua. Nëna e Lejlës më tha:
-Sinan shkova me i folur një njeriut që mu duk si ti
Ajo që më ra në sy, ishte se nuk kishin ardhur ish nxënëst e mia: Eliza, Emma, Elma, Erva, Elona, Yllza e Erza Shylemaja që kishim pregatitur programe të pasura kulrurore e artistike për festat tona kombëtare e të tjera, kishim këndua për mësuesit e për nënat tona.
Eh sa nxënës e nxënëse kisha, me qindra, në Småland, në Halland, në Kalmar Län, në Borås e pa harrua Kosovën.
Shumica janë martua e kanë krye univerzitete, njohin shumë gjuhë e punojnë në shkolla si mësues e vende tjera, me nam.
I lash duke këndua, vallëzua e fëmija, luanin. Erdha para kohe në shtëpi me ndjenja të përziera mallëngjimi për nxënësit e prindërit e dikurshëm.
Dhe vërtetë ia vlen të rrish e ti dëgjosh ata e ato nxënëse që të flasin si dikur, këthehesh në kohë, e lodhjën e harron. Puna e mundi kanë dhanë frytet, kur nxënësit nuk të harrojnë.
Fotografi me nxënës nga viti shkollor 2022
*) ”Ne iu kemi çlirua, ne kemi me iu …i”, Kjo duhët të kuptohet për situatën aktuale në Kosovë
Nuk munda ta gjej se kur është thënë dhe nga kush por është e sigurtë se e kam lexua serbisht.
Malmö, 4 qershor 2023

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Qershor 2023
“Carmel Valley Outlook” ka botuar, me 7 shkurt 1968, në faqen n°13, një shkrim për shqiptarin e shquar Nelo Drizari (studiues, gazetar, publicist, gjuhëtar dhe shkrimtar), me rastin e promovimit të biografisë së tij për Skënderbeun, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : Carmel Valley Outlook, 7 shkurt 1968, faqe n°13
Znj. Louise Gorton Grigsby (në mes), nga Carmel Valley Manor, kryesoi si mikpritëse në festën e koktejit dhe bufesë së shtruar nga biografi Nelo Drizari (i dyti majtas) në shtëpinë e tij në Carmel kohët e fundit.
Znj. Grigsby i ofron mikpritësit një bakllava shqiptare për ëmbëlsirë, ndërsa vajza e saj, artistja Mary Agnes Lansdowne (majtas) vepron si ndihmës asistente.
Profesor Adalbert Fekeci (djathtas), aktualisht kryetar i Departamentit shqip në “The Defense Language School”, mori pjesë në festën ku u kremtua 500 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, një kalorës i shekullit të 15-të, biografia e të cilit nga z. Drizari sapo u shfaq në libraritë e mbarë vendit.

Burimi : Carmel Valley Outlook, 17 janar 1968, faqe n°10
* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/carmel-valley-outlook-1968-nelo-drizari-bakllava-shqiptare-dhe-biografia-per-skenderbeun-me-rastin-e-500-vjetorit-te-vdekjes/.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Teksa ka vizituar punimet në segmentin e rrugës Plavë-Sharr, Kurti në një deklarim për media tha se të njëjtit kanë marrë pjesë në organizim, orkestrim e nganjëherë edhe aktivisht në sulme të dhunshme kundër ushtarëve të NATO-s, policëve të Kosovës dhe gazetarëve.
Tutje, Kurti tha se është sundimi i ligjit dhe proceset e drejtësisë ato të cilat do ta vërtetojnë gjithçka.

“Mirëpo ne videot, fotografitë i kemi pa që të gjithë. Nuk jetojmë në shekullin e XIX, që mos të dihet çka ka ndodh në një vend tjetër. Në kohë reale është përcjellur një dhunë brutale e elementeve ekstremistë të cilët edhe dirigjohen, edhe paguhen nga Beogradi zyrtar”.

“Dhe Lista Serbe kur i ka braktisur institucionet me datën 5 nëntor të vitit të kaluar e ka bërë gabimin kardinal. Pastaj e kanë pasur me gabimin e dytë që i kanë bojkotuar zgjedhjet, pastaj kanë thirrur të tjerët për bojkot të zgjedhjeve dhe për këto gabime të njëpasnjëshme që janë pasojë e qëllimeve të gabuara duhet të paguajnë ata, jo Republika jonë”, përfundoi ai.
Nga Aurel Dasareti
Gjithnjë e më shumë shtete theksojnë respektin për “punët e tyre të brendshme”. Ku janë kufijtë e sovranitetit të shteteve sot?
***
Në politikën ndërkombëtare, shumica e koncepteve kontestohen. “Sovraniteti” është një prej tyre. Çfarë do të thotë që një shtet të jetë sovran dhe çfarë kufijsh vendos për veprimet e shteteve të tjera? Sot, termi është i lidhur ngushtë me idetë nëse ndërhyrja në politikën e shteteve të tjera mund të jetë e justifikueshme, dhe si rrjedhim cila mund dhe duhet të jetë detyra e një “bashkësie ndërkombëtare”. Në mënyra të ndryshme, sovraniteti është thelbësor për shumë nga konfliktet e sotme ndërkombëtare.
Çfarë nënkuptohet me një shtet sovran?
Një shtet, ose shteti, është autoriteti më i lartë që sundon mbi një zonë ose territor gjeografik; mundësisht të quhet edhe një vend. Prandaj, vetë një vend quhet gjithashtu “shtet”, si “shteti i Shqipërisë”, “shteti i Kosovës” ose “shteti i Gjermanisë”. Një vend që vetëqeveriset në këtë mënyrë quhet edhe shtet sovran.
Por, a është një shtet sovran Shqipëria e kapur nga krye-mafiozi i droguar që fle në shtrat me kryekriminelin serb (nuk më interesojnë aspak marrëdhëniet homoseksuale mes tyre por dëmtojnë Kombin tim), nudisti i stërzgjatur që i përkulet paturpësisht Serbisë fashiste, naziste, terroriste, pan-sllaviste e cila gjatë shekujve, me ndihmën apo indiferencën e të huajve “të civilizuar” ka kryer shumë gjenocide ndaj shqiptarëve?!
A është shtet sovran Kosova që në këto çaste shumë tragjike-dramatike për Kombin dhe Vendin, nuk mbrohet nga të gjithë shqiptarët (bashkarisht, pa dallime partiake, ideologjike, fisnore, krahinore, fetare…), përkundrazi, më tepër sulmohet nga bastardët analfabetë shqipfolës, qentë e zgjebur të rrugëve (“opozitarët”) dhe shumë fundërrina tjera të vetëshpallur “gazetarë” e “analistë” – se sa nga nazistët, terroristët, fashistët, pan-sllavistët e egër ardhacak dhe pushtues që duan ta instalojnë një Serbi tjetër në territorin e Dardanisë pellazge-ilire-shqiptare?!
Parimi i sovranitetit në të drejtën ndërkombëtare.
Arsyeja pse sistemi funksionon në këtë mënyrë është për shkak të parimit të sovranitetit. Bëhet fjalë që të gjitha shtetet të jenë sovrane, të vendosin lirisht mbi veten e tyre dhe jo të qeverisen nga të tjerët kundër vullnetit të tyre. Parimi i sovranitetit është baza e së drejtës ndërkombëtare.
Çfarë do të thotë parimi i sovranitetit dhe mosndërhyrjes?
Parimi i mosndërhyrjes, i njohur edhe si parimi i sovranitetit shtetëror, është një parim që të gjitha shtetet kanë të drejtë të qeverisin veten pa ndërhyrje apo kërcënime nga jashtë (sidomos nga fqinjët pushtues). Parimi e ka origjinën në Paqen e Vestfalisë në 1648, kur traktati i paqes shpalli sovranitetin e shtetit dhe i dha fund Luftës Tridhjetëvjeçare.
Sqarim (plotësim): Më 25 tetor 1648, marrëveshja e paqes u shpall nga bashkitë në dy qytetet e negociatave Osnabrück dhe Münster në Westphalia. Marrëveshja i dha fund Luftës Tridhjetëvjeçare në Gjermani dhe Luftës Tetëdhjetëvjeçare të Pavarësisë në Holandën e Bashkuar, duke rezultuar në pavarësinë holandeze nga Spanja.
Çfarë do të thotë termi sovranitet?
Sovraniteti është një e drejtë ekskluzive për të sunduar mbi një rajon gjeografik. Termi është qendror për shkencat politike dhe të drejtën ndërkombëtare dhe është i lidhur ngushtë me idetë për shtetin, qeverisjen dhe demokracinë.
Cili është ndryshimi midis sovranitetit të brendshëm dhe të jashtëm?
Shpesh bëjmë dallimin midis sovranitetit të jashtëm dhe të brendshëm: sovraniteti i jashtëm ka të bëjë me kontrollin që shteti duhet të ketë mbi kufijtë dhe burimet e vendit kundrejt botës së jashtme. Sovraniteti i brendshëm do të thotë që shteti duhet të ketë kontroll dhe ndikim mbi atë që ndodh brenda shoqërisë.
Cili është ndryshimi midis një kombi dhe një shteti?
Në fjalimin e përditshëm, fjalët “vend”, “komb” dhe “shtet” përdoren shpesh si sinonime, por si terma të përcaktuar dallohen nga njëra-tjetra:
Çfarë duhet për t’u bërë shtet?
Që diçka të konsiderohet shtet në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare, duhet të plotësohen këto kushte:
Sovraniteti – është një term i së drejtës ndërkombëtare që autorizon të drejtën e pakufizuar të një shteti për të udhëhequr territorin e tij pa ndërhyrje nga të tjerët. Një shtet nuk është i detyruar nga marrëveshje të tjera përveç atyre që ai ka pranuar vetë. Anëtarësimi në BE, për shembull, nënkupton një shkallë të caktuar të heqjes dorë (vullnetare) të sovranitetit.
Sovraniteti – është një e drejtë ekskluzive për të ushtruar autoritet të vetëm mbi një rajon gjeografik ose grup njerëzish, si një komb ose fis. Sovranitetin në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare e ka një shtet, por në një gjuhë tjetër thuhet gjithashtu se një qeveri ose një individ mund të ketë sovranitet. Një monark që sundon mbi një komb sovran nganjëherë quhet sovran i atij kombi.
Një diktator i shtetit amë Shqipërisë, ndryshe tradhtar, servil e mercenar i armiqve të përjetshëm që ka kapur gjithë pushtetet, ka vjedhur gjithçka dhe qëllimi i të cilit është shpopullimi i Shqipërisë nga shqiptarët autokton dhe zëvendësimi i tyre me të huaj nga i gjithë rruzulli tokësor, nuk është gjë tjetër përveçse një termit i qelbur.
Termitet janë insekte me metamorfozë jo të plotë, në ndryshim nga milingonat, të cilat kanë stade larvore me metamorfozë të plotë në milingona të rritura.