ARKIVI:
27 Korrik 2026

Albin Kurti: Janë identifikuar edhe 28 pjesëmarrës në protestat e dhunshme në veri

Shkrime relevante

Një tubim nostalgjik në Malet e Idriz Seferit

Më 26 korrik,në Malet e Idriz Seferit (Karadak),në trojet shqiptare ngelur...

Çlirimi nuk është metaforë artistike – është sakrificë, kujtesë dhe ndërtim shteti

Agim Vuniqi, Vashington Liria nuk lind nga metaforat, as nuk mbrohet vetëm...

Pa një ekspertizë të pavarur shkencore, çdo analizë mbetët vetëm një interpretim politik”

Safet Sadiku, Zvicër a) Trajtime metodologjike: "Nëse administrata digjitale e Bashkimit Evropian rrit...

Rruga Bernicë – Muhoc, e rëndësishme për banorët e Malësisë së Bujanocit, tashmë e përfunduar

Rruga Breznicë–Muhoc tashmë e përfunduar! Sot përfunduan punimet në rrugën Breznicë–Muhoc, në...

Shpërndaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të shtunën se organet e sigurisë i kanë identifikuar edhe 28 persona të cilët kanë marrë pjesë në protestat e mbajtura në veri të vendit.

Teksa ka vizituar punimet në segmentin e rrugës Plavë-Sharr, Kurti në një deklarim për media tha se të njëjtit kanë marrë pjesë në organizim, orkestrim e nganjëherë edhe aktivisht në sulme të dhunshme kundër ushtarëve të NATO-s, policëve të Kosovës dhe gazetarëve.

“Ndërsa, sa i përket atyre emrave që i kam përmendur në seancën plenare të Kuvendit të Republikës, i kam përmendur 5 që janë arrestuar dhe organet tona të sigurisë i kanë identifikuar edhe 28 të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në organizim, orkestrim e nganjëherë edhe aktivisht në sulme të dhunshme kundër ushtarëve të NATO-s, kundër policëve të Kosovës dhe kundër juve gazetarëve, siç mund ta keni parë edhe vet”, u shpreh kreu i ekzekutivit kosovar.

Tutje, Kurti tha se është sundimi i ligjit dhe proceset e drejtësisë ato të cilat do ta vërtetojnë gjithçka.

“Mirëpo ne videot, fotografitë i kemi pa që të gjithë. Nuk jetojmë në shekullin e XIX, që mos të dihet çka ka ndodh në një vend tjetër. Në kohë reale është përcjellur një dhunë brutale e elementeve ekstremistë të cilët edhe dirigjohen, edhe paguhen nga Beogradi zyrtar”.

“Dhe Lista Serbe kur i ka braktisur institucionet me datën 5 nëntor të vitit të kaluar e ka bërë gabimin kardinal. Pastaj e kanë pasur me gabimin e dytë që i kanë bojkotuar zgjedhjet, pastaj kanë thirrur të tjerët për bojkot të zgjedhjeve dhe për këto gabime të njëpasnjëshme që janë pasojë e qëllimeve të gabuara duhet të paguajnë ata, jo Republika jonë”, përfundoi ai.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu