Kreu Blog Faqe 1041

Ku ishim e ku jemi tash Endrit, Hashimi, babi yt është fajtori më i madh 

0

Hashim i dëgjon me vëmendje ”këshilllat” e Putinit

Sinan Kastrati, Suedi

Pak llafe me Endritin se për me reagua kundër Endriti, ai duhët ti ketë ”muskujt” e Hashimit.  

Desha s`desha nuk mund të largohem nga ato të po ndodhin në Kosovë me ngjarjet në Veriun e Kosovës, tensionet, gjuajtjën me sende të forta e plumba e kriminelëve serb mbi PK (Policinë e Kosovës), KFOR-in, gazetarët shqiptarë që raportojnë, sulmet mbi të rinjët shqiptarë dhe çdo gje shqiptare.  

Por ajo që edhe kësaj radhe më shtuy të reagoj ishte Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi. Për me qenë objektiv, Hashimi kurrë nuk ka qenë president por për hir të objektivitetit dua ta citoj besnikërisht. 

E për me qenë besnikë, po ua paraqes çka shkruan Endriti:   

NACIONALE POLITIKË 

“ENDRITI POSTON FOTOGRAFITË E ISH-PRESIDENTIT THAÇI ME PRESIDENTËT AMERIKANË: JA KU ISHIM! POR KU JEMI TANI?” 

“Endriti poston fotografitë e ish-presidentit Thaçi me presidentët amerikanë: Ja ku ishim! Por ku jemi tani?” 2 DITË MË PARË 

“Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, nëpërmjet një postimi në Instagram (insta-storie), ka ripublikar fotografi të arkivës së Hashim Thaçit, i fotografuar në takimet me disa presidentë amerikanë.  

Në fotografitë e ndara nga Endrit Thaçi, shihen pesë fotografi të Thaçit me presidentët Clinton, Bush, Obama, Trump dhe Biden duke dashur të tregojë lidhjet e forta që Hashim Thaçi ka pasur me Shtetet e Bashkuara. 

Në këtë postim, Endriti Thaçi ka shkruar: “Ja ku ishim, e ku jemi tani.” 

Në fund të shkrimit të Endritit shihet në fotografi: Hashimi më pesid. Tump, Gjorgh Bush (i biri, jo plaku), me Obamën, me Bidenin dhe në fund me Bill Klintonin.  

Më vjen keq me u shpreh ate që e merito Endriti, një analfabet, djalë analfabeti, një antikombëtar dhe njeri rrezikshëm dhe I dëmshëm për Kosovën. Ai ishte problemi bashkë me “shokët” e ish lpk-së që erdhi deri kjo që sot qeveria e Albin Kurtit duhët të përballet me pasojat. 

Endrit, babai yt e ka pru gjendjen për të keq deri këtu duke u këshillua me ish armiqt e Kosovës, që nga Fatos Nano e Klosi, Edi Rama, Vlladimir Putin, Aleksandër Vuqiq e Ivica Dacic, si spiun i Francës e kundër Ibrahim Rugovës e Sali Berishës.
Hashimi, baba yt Endrit deklaronte se “kam qenë fronteve të luftës” ndërsa në Kosovë, thonte: 

Unë i kam pri luftës, 

Unë e kam çlirua Kosovën, 

Unë e kam shpallë ”pavarësinë” … në të vërtetë, ai ishte për ndarjen e Kosovës. 

Këto janë fakte Endrit, o fëmi i lazdruar. 

Ti Endrit do të ishte mirë të na tregosh qysh e bëtë gjithë at pasuri, si në kohën e perandarisë Osmane? 

-Trego! 

-Trego edhe sa shqiptarë i burgosi, i keqtrajtoi dhe … u zhdukën e u vranë kur baba babai yt ishte drejtot politik në ish ushtrinë fantazmë? 

Endrit, ai ishte Hashimi (baba yt) «që luante koqe me amerikanët»?  

“Skandali/ Publikohet përgjimi i Hashim Thacit: Do tall k … me amerikanët!” 

https://dritare.net/skandali-publikohet-pergjimi-i-hashim-thacit-do-tall-k-me-amerikanet/  

“Hashim Thaçi: “Hajt se luaj koqe me ta“ 

(Xhafer Shatri Blog) 

https://www.youtube.com/watch?v=Kd4EoAWdzC4 

Baton Haxhiu, Llavrov dhe Edvin Kristaq Rama 

 Endrit, lexoj të tjerat, më poshtë, titujt dhe linkat dhe bindu për të bëmat e pista të babës tënd:  

“Thaçi takon Putinin, thotë se Rusia mbështet marrëveshjen Kosovë-Serbi“ 

https://telegrafi.com/thaci-takon-putinin-thote-se-rusia-mbeshtet-marreveshjen-kosove-serbi/  

“Ragime të ashpra pas takimit Thaçi-Putin“ 

Bekim Shehu 

13/11/201813 Nëntor 2018 

https://www.dw.com/sq/ragime-t%C3%AB-ashpra-pas-takimit-tha%C3%A7i-putin/a-46273524 

(Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do ti njoftojë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës për takimin që zhvilloi në Paris me Presidentin e Rusisë Vlladimir Putin. Opozita reagon ashpër.)  

“Takimi Thaçi-Putin në Francë nxit reagime të ashpra në Kosovë“ 

Kallxo Emirjeta Vllahiu 

13.11.2018 – 11:49 

https://kallxo.com/shkurt/takimi-thaci-putin-ne-france-nxit-reagime-te-ashpra-ne-kosove/ 

(Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për herë të parë takoi presidentin e Federatës së Rusisë, Vladimir Putin në Paris të Francës.)  

“Thaçi tregon se si erdhi deri te takimi me presidentin rus, Vladimir Putin“, November 16, 2018 

https://gazetaimpakt.com/thaci-tregon-se-si-erdhi-deri-te-takimi-me-presidentin-rus-vladimir-putin/  

“Thaçi-Putin, vazhdojnë reagimet (VIDEO)” 

 13.11.2018 20:12 

https://klankosova.tv/thaci-putin-vazhdojne-reagimet-video/  

“Enver Hasani: Takimin Thaçi-Putin e kishte organizuar Vuçiq”, 5:36 / 11 November 2022 

http://sot-news.com/?p=17258  

“Grafitet Vladimir Thaçi dhe Hashim Putin“ 

ttps://www.youtube.com/watch?v=akmaSaq9quk  

“Bugajski pajtohet me Kurtin: Deklarata e Blinkenit ka qenë naive, SHBA-ja do të duhej të aplikonte masa ndaj Serbisë”, May 31, 2023 – 21:47 

https://zeri.info/aktuale/493680/bugajski-pajtohet-me-kurtin-deklarata-e-blinkenit-ka-qene-naive-shba-ja-do-te-duhej-te-aplikonte-masa-ndaj-serbise/ 

“Hill: Kosova do t’i bartë pasojat sepse nuk i dëgjoi këshillat e SHBA-së“ 

https://telegrafi.com/hill-kosova-ti-barte-pasojat-sepse-nuk-degjoi-keshillat-e-shba-se/ 

“The Guardian: Britanikët të shqetësuar që SHBA dhe BE po e ndëshkojnë Kurtin“ 

https://www.gazetaexpress.com/the-guardian-britaniket-te-shqetesuar-qe-shba-dhe-be-po-e-ndeshkojne-kurtin/ 

“Edward Joseph për situatën në veri: Kryeministri i Kosovës meriton kritika, mirëpo SHBA e ka kaluar limitin“ 

https://kallxo.com/lajm/edward-joseph-per-situaten-ne-veri-kryeministri-i-kosoves-meriton-kritika-mirepo-shba-e-ka-kaluar-limitin/  

“Nëse sigurinë kombëtare e shohim si një pikë të largët, armiqtë shekullore do i gjejmë brenda në shtëpinë tonë“ 

https://drini.us/nese-sigurine-kombetare-e-shohim-si-nje-pike-te-larget-ne-axhenden-e-perditshme-politike-do-te-vije-momenti-qe-armiqte-shekullore-do-i-gjejme-brenda-ne-shtepine-tone/ 

 “Helikopterët fluturojnë në kufi, Rusia kërkon që Serbia të fusë ushtrinë e policinë në Kosovë“ 

https://a2news.com/2023/05/30/helikopteret-fluturojne-ne-kufi-rusia-kerkon-qe-serbia-te-fuse-ushtrine-e-policine-ne-kosove/ 

 “Ministri serb viziton ushtrinë në kufi: Kemi vija të kuqe, nëse dikush vret serbët, nis lufta“ 

https://a2news.com/2023/05/31/ministri-serb-viziton-ushtrine-ne-kufi-kemi-vija-te-kuqe-nese-dikush-vret-serbet-nis-lufta/#:~:text=Fjala%20%C3%ABsht%C3%AB%20p%C3%ABr%20skenar%C3%AB%20ku%2C%20Zoti%20na%20ruajt%2C,kur%20Serbia%20nis%C3%AB%20t%C3%AB%20veproj%C3%AB%E2%80%9D%2C%20tha%20ministri%20serb.  

“Ambasadori amerikan në Beograd paralajmëron pasoja të tjera për Kosovën“ 

https://www.koha.net/arberi/379830/ambasadori-amerikan-ne-beograd-paralajmeron-pasoja-te-tjera-per-kosoven/  

(“Jemi Shqiptarë! Duam të shohim tokën e stërgjyshërve”) 

May 19, 2023 

https://historiashqiptare.net/jemi-shqiptare-duam-te-shohim-token-e-stergjysherve/?fbclid=IwAR3MyQ5lsoAp1MgOlmlOcg3L2nm20fZPEwtwTR4fbgH7UiUfSNErqQg90MY  

“Endriti poston fotografitë e ish-presidentit Thaçi me presidentët amerikanë: Ja ku ishim! Por ku jemi tani?” 

https://nacionale.com/politike/endriti-poston-fotografite-e-ish-presidentit-thaci-me-presidentet-amerikane-ja-ku-ishim-por-ku-jemi-tani  

“Murphy fajëson Kosovën për krizën në veri, kërkon “angazhim agresiv” të SHBA-së në Ballkan“ 

https://gazetablic.com/murphy-fajesiiiiion-kosoven-per-krizen-ne-veri-kerkon-angazhim-agresiv-te-shba-se-ne-ballkan/ 

(Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, Chris Murphy, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen “në mënyrë agresive” në Ballkan dhe fajësoi autoritetet e Kosovës për tensionet aktuale në veri të vendit…)  

“Kurti për Hovenier: Kam respekt të veçantë, por mua më ka zgjedhur populli e jo ambasadori!” 

https://gazetablic.com/kurti-per-hovenier-kam-respet-te-vecante-por-mua-me-ka-zgjedhur-populli-e-jo-ambasadori/ 

 “Kurti bën deklaratën e fortë: Kam respekt për Hovenier, por mua më ka zgjedhur populli e jo ambasadori“ 

http://gazetashqiptare.al/2023/06/01/kurti-ben-deklaraten-e-forte-kam-respekt-per-hovenier-por-mua-ka-zgjedhur-populli-e-jo-ambasadori/  

(“‘Thaçi rikthehet së shpejti si president’, ish-këshilltari poston videon”),14:44, 24/05/2021 

https://www.syri.net/syri_kosova/lajme/254441/thaci-rikthehet-se-shpejti-si-president-ish-keshilltari-poston-videon/  

(Ish këshilltari i Hashim Thaçit ka uruar ish-shefin e tij për ditën e presidentit. 

Artan Behrami ka thënë se Thaçi do të rikthehet së shpejti si president i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Artan Behrami shen ëndërra, syhapur, ditën, po nuk ka faj se iu ka ndalur tagjia shën.imi) 

 “Për herë të parë Thaçi tregon çfarë i tha Putin pas kamerave“, 25/02/2019, 21:11 

https://lapsi.al/2019/02/25/per-here-te-pare-thaci-tregon-cfare-i-tha-putin-pas-kamerave/ 

“‘Çmendet’ Edi Rama, puth dhe përqafon kryeministren e Italisë“ 

https://indeksonline.net/cmendet-edi-rama-puth-dhe-perqafon-kryeministren-e-italise/#:~:text=%E2%80%98%C3%87mendet%E2%80%99%20Edi%20Rama%2C%20puth%20dhe%20p%C3%ABrqafon%20kryeministren%20e,puthur%20e%20p%C3%ABrqafuar%20kryeministren%20e%20Italis%C3%AB%2C%20Giorgia%20Meloni. 

“Pranojmë çdo zgjidhje me Kosovën që i përshtatet Serbisë!” 

https://konica.al/2021/10/lavrov-ne-beograd-pranojme-cdo-zgjidhje-me-kosoven-qe-i-pershtatet-serbise/ 

 “Ambasadori amerikan Hill: Më vjen keq që u bombardua Serbia“ 

https://konica.al/2022/12/ambasadori-amerikan-hill-me-vjen-keq-qe-u-bombardua-serbia/ 

 “Për Edi Ramën dhe Ali Ahmetin: Dilni nga “Ballkani i Hapur” i Serbisë së ministrit të Millosheviçit e ndihmojeni Kosovën“ 

https://drini.us/per-edi-ramen-dhe-ali-ahmetin-dilni-nga-ballkani-i-hapur-i-serbise-se-ministrit-te-milloshevicit-e-ndihmojeni-kosoven/ 

Malmö, 2 qershor 2023 

sinankastrati09@hotmail.com 

Kryeministri Kurti bisedoi me Zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jonathan Finer

0

Kryeministri e falënderoi për telefonatën dhe tha se është i angazhuar të punojë së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partner e aleat strategjik i Kosovës në çlirimin e zhvillim e Kosovës për de-eskalimin e situatës në veri të vendit.

Kurti theksoi se është e rëndësishme që krimi të dënohet dhe ndëshkohet dhe krahas dënimit të sulmeve mbi ushtarët e KFOR-it, duhet të dënohet edhe sulmi mbi Policinë e Kosovës dhe mediat.

Ai tha që është me rëndësi, që turmat e dhunshme e grupet kriminale të dirigjuara e kontrolluara nga Serbia, të largohen nga afërsia e objekteve komunale dhe që dhuna të ndalet, në mënyrë që situata të qetësohet

Po ashtu, Kurti të enjten bashkëbisedoi me telefon edhe me tre senatorët amerikanë.

“Gjithmonë është mirë të flasësh me ChrisMurphyCT Senator Ricketts Senator Shaheen. I falënderoj për mbështetjen e tyre të gjatë të Kosovës. Largimi i turmave të dhunshme para ndërtesave të komunave dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes B, është rruga drejt de-përshkallëzimit deri në zgjedhje të reja”, shkroi Kurti.

 

 

Novak Gjokoviç : « Kosova është zemra e Serbisë » !

Mathieu Aref, pellazgolog, Paris
Pak histori
Pas trazirave në veri të Kosovës (Mitrovicë) Novak Gjokoviç u përball me rregullat ndërkombëtare të neutralitetit në një fushë tenisi : në turneun ndërkombëtar i tenisit Roland Garros në Paris ai deklaroi, pa keqardhje, se “Kosova është zemra e Serbisë” !!! Si mund të ketë paqe në rajonin ballkanik me këtë lloj qëndrimi armiqësor dhe urrejtsor nga ana e një tenisti, qytetarëve të caktuar serbë dhe mbi të gjitha një regjimi despotik që ende nuk denjon të njohë pavarësinë e Kosovës pas vitesh armiqësie serbe ndaj Kosovarët, pas shumë krimeve të kryera nga Millosheviqi : kjo luftë dukej më shumë si një etnocid i kryer nga serbët.
E gjithë kjo për shkak të një shovinizmi të përkeqësuar, për shkak të një urrejtjeje mizore dhe shekullore ndaj të vetmit popull autokton të Evropës Juglindore : popullit pellazgo-iliro-shqiptar. Të gjithë autorët antikë pohonin se Pellazgët ishin një popull parahelen dhe i vetmi i njohur në Evropë. Nga të gjithë sllavët në jug të vettmit janë kroatët që pranojnë se banorët e lashtë të trojave të tyre ishin Ilirët (pasardhës të Pellazgëve), paraardhësit e drejtpërdrejtë të Shqiptarëve të sotëm dhe duke përfshirë mbetjet e trojave të dikurshme të jug-lindjës të Evropës (nga të dy brigjet e Danubit deri në Epir dhe nga Adriatiku në Detin e Zi).
Por ja që në sh. VI/VII të erës sonë hordhitë e paraardhësve të sllavëve të jugut dhe bullgarëve, të ardhur nga rrafshnaltat e Pamirit në Azinë Qendrore, erdhën për t’u vendosur në të gjitha rajonet e banuara nga Ilirët dhe Trakët, pasardhës të drejtpërdrejtë të Pellazgëve të lashtë që kanë banuar, që nga agimi i kohës, Greqinë, Ishujt e Egjeut dhe Azinë e Vogël perëndimore para ardhjes së pushtuesve Hellenë pas shekullit të 8-të para erës sonë. Më pas i pasuan në shekullin e 9-të (pas erës sonë) : erdhën Hungarezët nga ultësira e Uralët. Më në fund, Ciganët që erdhën nga rajoni indian në Azi u vendosën atje pothuajse kudo si “arixhi”. Bëj një përjashtim për Rumunët me prejardhje nga Dako-Gjetët (fise trake), të cilët ishin një popull autokton, vendi i të ciliëve u pushtua dhe u romanizua nga perandori romak Trajani në shekullin e parë pas erës sonë. Kjo, pra, është historia e këtyre popujve që erdhën vonë në Evropë nga disa rajone aziatike.
Por më pas, në shekullin e IX, u shfaqën dy murgj të krishterë të lindur në Selanik, të njohur si “Apostujt e Sllavëve” : Kirili dhe Metodi u dhanë sllavëve alfabetin e tyre të parë (cirilik) dhe tekstet e tyre të para fetare (ungjilli, psalteri, epitret, shërbimet fetare).
Pikërisht me kërkesën e një princi sllav të Moravisë, autoritetet fetare të Bizantit i kishin ngarkuar dy murgjit grekë Kiril dhe Metodi me një mision ungjillizimi në Moravi. Nisja e misionit të tyre të ungjillëzimit filloi se pari në Maqedoninë e sotme dhe veçanërisht rajonin e Liqenit të Ohrit, më pas ata u ngjitën në Moravi, Moldavi, pastaj u shtri në vendet e tjera sllavishtfolëse (Ukrainë, Rusi, Bjellorusi…).
Mund të jetë një imazh i 2 persona
Kjo është arsyeja pse fanatizmi i verbër serbo-rus është i lidhur ngushtë me Ortodoksinë dhe sidomos me Greqinë (një nga shtyllat e Ortodoksisë). Në mesin e Serbëve ka dy shovinizma : kombëtar dhe fetar. Për Grekët është e njëjta gjë : përmendja e fesë ishte e detyrueshme në pasaporta dhe ishte nën presionin e Bashkimit Evropian në vitin 2000 që kjo përmendje u hoq ! Sido që të jetë, në gjenet greke është shkruar se “çdo ortodoks mund të jetë vetëm grek” !! Kjo është arsyeja pse Greqia ka kërkuar gjithmonë një pjesë të Shqipërisë së Jugut sepse ka një shumicë ortodokse !!!
Zemra e Serbisë është në Azi qendrore !
Zemra e Greqisë është tek semito-egjiptianët !
Peut être une image de 1 personne, foule et texte

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali

0

Prishtinë, 1 qershor 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali.

Në takim u bisedua mbi progresin që Kosova e ka bërë në proceset e integrimit evropian dhe zhvillimin e vendit. Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadoren dhe mbi procesin e dialogut, veçanërisht takimet e mbajtura muajin e kaluar në datat 2 dhe 15 maj.

Mbi zhvillimet e fundit dhe situatën në veri të vendit, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi nevojën dhe domosdoshmërinë për dënimin ashpërsisht të sulmeve të bandave kriminale të dirigjuara e orkestruara nga Beogradi ndaj qytetarëve, KFOR-it, Policisë së Kosovës e gazetarëve.

Për Edi Ramën dhe Ali Ahmetin: Dilni nga “Ballkani i Hapur” i Serbisë së ministrit të Millosheviçit e ndihmojeni Kosovën

0

Shkruan Ekrem Krasniqi, Bruksel

Në momentet kur Serbia e Aleksandar Vuçiçit është duke sulmuar sovranitetin e Kosovës dhe presioneve të rrepta ndaj Kosovës për ta shndërruar atë në një Bosnjë e Hercegovinë të paralizuar, minimumi që Edi Rama dhe Ali Ahmeti mund dhe duhet që të bëjnë në mbështetje të Kosovës është që të dalin pa vonesë nga “Ballkani i Hapur” i Serbisë së ish-ministrit të Sllobodan Millosheviqit e që të përqendrohen 100% tek “Procesi i Berlinit” i udhëhequr nga Gjermania bashkë me Bashkimin Evropian.

Kosova ka nevojë për ndihmën e Shqipërisë dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut tash në këto momente.

Dalja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga projektet e maskuara të Vuçiçit do të ishte porosia më e duhur, pikërisht në këto momente, se Kosova nuk është e vetmuar, të paktën jo nga Tirana dhe Shkupi.

Mbështetja e sovranitetit të Kosovës, nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, dhe solidariteti me Kosovën të cilën të dy shtetet në fjalë e kanë njohur për të pavarur dhe sovrane dhe respektimi i këtyre njohjeve nga Tirana dhe Shkupi prej sulmeve të Serbisë së Vuçiçit kërkojnë vepra konkrete nga Tirana (Edi Rama ) dhe Shkupi (Ali Ahmeti) e jo heshtje, dhe sidomos jo projekte të përbashkëta të tyre me Aleksandar Vuçiçin dhe të kontrolluara e dominuara nga Serbia agresive e tij.

Prandaj, Edi dhe Ali, té paktén dilni nga kthetra “Ballkani i Hapur” e/i Vuçiçit dhe ndihmojeni Kosovën TASH.

(Autori është themelues i agjencisë së lajmeve dtt-net.com në gjuhën angleze për Ballkan dhe BE)

Presidentja Osmani Presidentit Zelenskyy: Asgjë nuk mund ta pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, në kuadër të samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili po mbahet në Kishinau të Republikës së Moldavisë.

ZPRK-47

Presidentja Osmani, Kryeministri i Norvegjisë Jonas Gahr Støre dhe Presidenti i Ukraines, Volodymir Zelenski

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Asgjë nuk mund ta pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë. Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreha solidaritetin tonë të plotë Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.

Askush nuk e kupton dhimbjen dhe qëndresën e tyre më mirë se Kosova.

Identiteti dhe integrimi në pluralizëm 

0

Prof. Dr. Nail Draga , Ulqin

Tema dhe dilema 

Në mozaikun e popujve në Mal të Zi bëjnë pjesë edhe shqiptarët të cilët janë të vetmit me përkatësi etnike josllave, duke sfiduar rrethanat shoqërore të kohës për të mbijetuar, çështje e cila është e pranishmë edhe në pluralizëm, sepse koncepti i integrimit modern rrezikon identitetin kombëtar të shqiptarëve në këtë mjedis, ndërsa angazhimi i  shqiptarëve, me  përfaqësuesit e tyre  autentik, por edhe të tjerë, me kërkesa konkrete ndaj  qeverisë, duhet të jetë mision i vazhdueshëm në favor të avancimit të pozitës  dhe statusit  të tyre në këtë mjedis  

Në fjalorin politik çështja e  integrimit është bërë pjesë e përfaqësuesve të gjitha partive politike dhe institucioneve qeveritare, duke theksuar se Mali i Zi si mjedis multinacional dhe multikulturor këtë çështje e ka prioritare në politikën aktuale vendore e ndërkombetare. Por, në këtë aspekt të pjesëtarët e popujve të ndarë sikurse janë shqiptarët kjo çështje ka përmasa të veçanta, sepse integrimi paraqet rrezik për identitetin kombëtar, andaj, në këtë aspekt shqiptarët me të drejtë kanë rezervat e tyre çështje e cila meriton qasje të veçantë. 

E vetmja popullsi josllave 

Në mozaikun kombëtar të popullsisë në Mal të Zi, shqiptarët janë e vetmja popullsi me prejardhje josllave, e dhënë kjo që i bën të veçantë nga pjesëtarët e popujve të tjerë. Dhe s‘ka si të jetë ndryshe, sepse shqiptarët si popull autokton kanë identitetin e tyre të veçantë nga të tjerët, si nga gjuha, kultura, historia e tradita. Andaj duke marrë parasysh këto veçori, me të drejtë bëhët pyetja, se si qendron çështja e identitetit  dhe e integrimit të shqiptarëve në këtë mjedis. Pavarësisht rrethanave të reja shoqëror jemi dëshmitarë  se edhe në pluralizëm ekzistojnë vështirësi të natyrave të ndryshme sa i përket integrimit të tyre në Mal të Zi, nga fakti se këtu gjithnjë është i pranishëm mentaliteti i kohës së monizmit.  

Retorika monotone 

Shqiptarët nuk dëshirojnë të jetojnë në geto, por përkundrazi ata dëshirojnë të integrohen, por me identitetin e tyre. Duke marrë parasysh se numërikisht janë pak, rreth 5% sipas statistikës zyrtare nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, duhet një përkujdesje e veçantë nga strukturat e pushtetit qendror për të  mbrojtur identitetin kombëtar, e kjo ka të bëjë sidomos në fushën e arsimit, gjuhës, informimit, kulturës etj. Po ashtu përkujdesje duhet kushtuar  edhe në investime e punësim, konformë përqindjës së pjesëmarrjës në kuadër të popullsisë së përgjithshme. Por, përvoja e deritashme dëshmon se për ndryshime cilësore në këtë aspekt duhet të ekzistojë vullneti politik i pushtetit, e jo të dëgjojmë retorikë monotone që në shumë raste i ngjanë demagogjisë.  

Sindromi i hegjemonizmit 

Nuk ka dilemë se mbrojtja  e identitetit kombëtar të shqiptarëve nuk rrezikon askend në Mal të Zi, përveç individ apo subjekte të ndryshme politike e jo politike, të cilët vuajnë nga sindromi i hegjemonizmit.Vetëm duke mbrojtur identitetin e popujve të vegjël, përkatësisht  popujve të ndarë, duke  mbrojtur  dhe valorizuar  trashëgiminë  kulturore, si dëshmi e identitetit të tyre, Mali i Zi do të ishte në praktikë  shtet  multikulturor sipas standardëve ndërkombëtare. 

Integrimi mbarëkombëtar  

Me miratimin e pluralizmit me të drejt është pritur se pengesat ideologjike të së kaluarës  do të eliminohen dhe shqiptarët do të angazhohen për integrimin e tyre  mbarëkombëtar. Një qasje të tillë kishin të gjithë shqiptarët, duke marrë parasysh se kemi përjetuar një periudhë ndarje dhe izolimi për pesë dekada, e cila ka lënë pasoja që janë të pranishme edhe në ditët tona. Dhe  s’ka  si të jetë ndryshe sepse kemi t pasur të bëjmë me një popull të ndarë, me pamundësi komunikimi me shtetin amë. Pra kemi pasur të bëjmë me procesin e mbijetesës së shqiptarëve në Mal të Zi,  duke sfiduar rrethanat shoqërore të kohës.  

Ndonëse në pluralizëm janë bërë ca përpjekje në çështjet integruese mbarëkombëtare nga subjekte të ndryshme dhe shoqëria civile në këtë drejtim të arriturat janë minimale. Për ndryshime pozitive në këtë drejtim  bartës të këtij procesi duhet të jenë institucionet shtetërore nga shteti amë-Shqipëria, e po ashtu edhe  Kosova. Këtu kemi parasysh integrimin në fushën e kulturës, artit, arsimit, informimit, botimeve, turizmit etj., të cilat mund të realizohen duke mbeshtetur projekte përkatëse. Pasi integrimi  është koncept i gjerë, fillimisht janë këto fusha  ku duhet insistuar sepse janë në favor të identitetit tonë kombëtar.   

Bashkimi kulturor shqiptar  

Theksojmë më këtë rast pjesëmarrjen  e shqiptarëve nga Mali i Zi  në Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër(2015) që është ndër veprimtaritë e rralla në nivelin mbarëkombëtar  me koordinim nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë. Veprimtari të ngjajshme duhet të organizohen nga institucionet shtetërore edhe në fushat e tjera ku duhet të ftohen shqiptarët nga hapësira e tyre etnogjeografike që është në favor të njohjes, këmbimit të përvojave e sidomos  të  bashkimit kulturor kombëtar. Por, mungesa e shqiptarëve në Mal të Zi ne programin vjetor te kalendarit kombëtar kulturor  në Ministrinë e kulturës në Shqipëri nuk mund të arsyetohet me asgjë. 

Duke eliminuar paragjykimet e kaluara në pluralizëm  veprimtaritë e tilla mbarëkombëtare nuk cenojnë interesat e popujve të tjerë në Mal të Zi, por janë në favor të identitetit kombëtar të shqiptarëve e si të tilla edhe  në favor të konceptit multikulturor  si kudo në vendet demokratike europiane. Andaj, mbetet obligim moral, profesional dhe kombëtar që  të angazhohemi në këtë drejtim  me të gjitha kapacitetet  sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët.  

(Maj 2023)

Ndëshkimi i papritur për Kosovën!

0

Florim Zeqa 

Përçasje rreth realitetit politik

Me të (pa) drejtë të gjitha shigjetat janë drejtuar kah kryeministri Albin Kurti, jo pse nuk ka të drejt në shtrirjen e sovranitetit të shtetit edhe në veri të vendit, por për faktin se ky i hypi nga bishti e jo nga koka e “Kalit të Trojes” në Veri.

Njëanshmëri e (pa) pritur e amerikanëve

Të vetmit që i kemi llogaritë miq të vërtetë i kishim amerikanët, por edhe këta kanë nisë me na lëshu prej dore, e ne nuk kemi kah ja mbajmë tjetër kah, veç me u lidhë me besa-besë për mëmëdhenë e me e shpëtu atë që është e mundur të shpëtohet në këto momente.

Atë çka e ka hëngër ujku nuk kthehet më, kurse ne kemi mbetë si çyçja n’rremë pa asnjë strategji dalëse nga ky labirinth i rrezikshëm politik!

Pa përkrahje ndërkombëtare nuk bëhet, por edhe vartës të ndërkombëtarëve nuk bën të mbetemi përgjithmonë! “Ra ky mort e u pamë” (popullore), ranë trazirat e serbëe në veri dhe u zhveshën edhe amerikanët, për evropianët e kemi ditur gjithmonë se nuk i kemi miq!

Pra, për Evropën e kemi ditur se ishte dhe është në mbështetje të Serbisë, por asnjëherë nuk e kemi pritur këtë njëanshmëri të amerikanëve në mbështetje të serbëve protestues në veri!

Pse është Amerika partner kaq i fuqishëm i Serbisë nuk?!

Pergjigja në këtë pyetje është e gjatë dhe thellë, por po i bie shkurt. Përderisa ne shqiptarët e Kosovës për 24 vjet nga çlirimi kemi vrapuar vetëm pas interesave personale, serbët kanë punuar vetëm për shtetin e tyre!

Përjashtimi i Ushtrisë së Kosovës nga stërvitjet ushtarake “Defender Evrope 23”

Situatën e kemi më të keqe se asnjëherë më parë që nga përfundimi i luftës e deri më sot. BE-ja po na mbanë të izoluar dhe në “Geto” që 15 vite nga shpallja e pavarësisë, së fundmi as Amerika nuk po na “do” siq na deshi në të kaluarën!

Kemi mbetur shtet në udhëkryq të madh historik dhe pa alternativë të qartë për të ardhmen!

Është i vështirë dhe sfidues për ne konfrontimi me perendimin, por nuk kemi qare pa i sfidue ngapak edhe miqtë tonë, për t’u siguruar se a i kemi aleatë të vërtetë apo jo!

Për shkak se në politikë, për të mos thënë fare, ka pak miqësi e më shumë interes!

Fati ynë për t’u çliruar më shpejtë dhe më lehtë nga Serbia ishin interesat e supërfuqisë botësore, SHBA-së, përkatësisht NATO-s, aleancës më të fuqishme ushtarake dhe politike në botë të cilat ishin të ndërlidhura me fatin tonë, ndryshe, jo vetëm se lufta nuk do të përfundonte lehtë dhe shpejtë, veç Zoti e di në çfarë rrethanave do të ishim sot si komb, ngase nocioni shtet për Kosovën nuk do të ekzistonte në hartën gjeopolitike të Evropës.

Ne, për ndihmën e pakursyer të miqve e kemi treguar dhe dëshmuar në vepër falenderimin dhe mirënjohjen tonë deri në përulje për SHBA-të, NATO-n dhe shtetet e BE-së.

Ne kemi bërë e vepruar gjithçka që na kanë sugjeruar miqtë tonë, duke pranuar kompromise të dhimbshme në dëmin tonë, gjë e cila na u kthye dhe po na kthehet bumerang ndaj të ardhmes së shtetit tonë.

Ne në vijimësi i kemi respektu dhe plotësu të gjitha kërkesat e miqve gjithnjë duke besuar në vlerat sublime të demokracisë dhe civilizimit evro-perëndimorë.

Përjashtimi i FSK-së nga stërvitja e NATO-s për qëllime politike, është goditja më e madhe për Kosovën si vend nikoçir i këtij evenimenti të madh ushtarak! Përjashtimi i Ushtrisë së Kosovës nga stërvitjet ushtarake “Defender Evrope 23”, përveqse lajm i keq, është edhe alarm i kuq për Kosovën.

Mirëpo edhe përkundër këtij veprimi, e vetmja forcë mbrojtëse e sovranitetit dhe integritetit territorial për Kosovën mbetet NATO (SHBA) dhe e vetmja garanci për Kosovën është anëtarësimi në NATO!

Pse ndëshkim i papritur për Kosovën

Askush përeq pesimistëve më të mëdhenj dhe armiqve tonë shekullorë nuk e ka pritur që të ndëshkohet Kosova në vend të Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare! Në vend që të ndëshkohet dhe të gjykohet Serbia për krimet e luftës në Kosovë, po ndodhë e kundërta në Gjylatën Speciale të Hagës!

Në vend që të ndëshkohet Serbia për obstruksionet e vahzdueshme në implementimin e marrëveshjeve edhe ashtu të dëmshme për Kosovën, po ndodhë e kundërta e saj, por po ndëshkohemi ne që e ulëm qafën para çdo presioni ndërkombëtar!

Deri kur kështu?!

Deri atëherë kur ne të vetëdijësohemi si popull në radhë të parë, derisa të piçemi politikisht dhe derisa të forcohemi ekonomikisht.

Deri atëherë duhet të bëhemi unik kur është në pyetje interesi i shtetit dhe i kombit. Nuk ka vlerë asnjë parti politike, asnjë pikëpamje ideologjike, ka vlerë ndjenja e jonë shpirtërore, gjegjësisht ndërgjegjësimi ynë i përgjithshëm kombëtar.

Vetëm atëherë kur ne jemi të unifikuar dhe të flasim me një zë para bashkësisë ndërkombëtare, atëherë do të ndërroj çasja e tyre ndaj nesh.

Ata që e duan veten i do edhe Zoti!

Zot bekoje bekoje popullin tim me mend dhe atdhedashuri!

Policia e Kosovës u bënë thirrje qytetarëve të shpërfillin thirrjet për pjesëmarrje në protestë

0

Prishtinë, më 01 qershor 2023

Policia e Kosovës është në dijeni se, nëpër media të ndryshme sociale, nga persona dhe profile të ndryshme, janë duke qarkulluar postime me thirrje ndaj qytetarëve shqiptarë, për pjesëmarrje në gjoja protestë masovike, sot në ora 12:00, në Jug të Mitrovicës dhe me synim kinse për marshim në Veri të vendit.

Dëshirojmë të sqarojmë se, pas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë është vërtetuar se shumë nga këto profile janë të dyshimta dhe se postimet mund të jenë qëllimkëqija, në dëm të vet qytetarëve dhe interesave të Republikës së Kosovës.

Prandaj, Policia e Kosovës fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e asnjë gjoja organizimi nga persona të panjohur, por të lënë institucionet e sigurisë, institucionet e Republikës së Kosovës të trajtojnë situatën me profesionalizëm.

Garantojmë qytetarët se institucionet e Kosovës në përgjithësi, e në veçanti Policia e Kosovës, janë plotësisht të aftë dhe të përkushtuar për të garantuar siguri, rend dhe qetësi për të gjithë qytetarët pa dallim.

Ne e vlerësojmë lartë bashkëpunimin dhe mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend.