Kreu Blog Faqe 1042

“Kërkimet shkencore s’janë askund”, Buxhovi kritika të forta akademikëve shqiptarë

0

Historiani Jusuf Buxhovi ka bërë kritika të forta ndaj akademikëve shqiptarë duke thënë se kërkimet shkencore të Shqipërisë nuk janë në asnjë vend të botës.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se shkenca jonë nuk është e prezantuar nga institucionet ndërkombëtare ashtu siç do të duhej.

“Po shoh se gjithë puna shkencore dhe akademike në Shqipëri po kërkon që të reformohet, pra në njëfarë mënyre të kthehet aty ku ishte para disa viteve. Për mua nuk ka rëndësi forma, por ka rëndësi përmbajtja. Institucioni shkencor këto 20 vjetët e fundit, nuk ka qenë në përputhje me kërkesat që i ka imponuar tranzicioni i dy shteteve tona. Ne jemi pas në shumë pikëpamje. Shkenca jonë nuk është e prezantuar nga institucionet ndërkombëtare ashtu siç do të duhej. Ne nuk jemi të pranishëm në institutet amerikane, Në bibliotekat amerikane mungojnë tekstet elementare të Shqipërisë”- tha ai.

“Qendra” në qendër (të vëmendjes) 

0
Philippe Sollers (1936-), French writer. In 1959. (Photo by adoc-photos/Corbis via Getty Images)

(Romansieri i mirënjohur, Philippe  Solleres, te lexuesit e vet vjen me një  vepër të re letrare që, si çdo herë më parë, mënjëherë gjendet në qendër të vëmendjes se opinionit publik francez. Ribotohet me rastin e ndarjës nga jeta 1936-2023 të këtij romancieri e intelektuali francez) 

Bajram Sefaj , Prishtinë

Super romani, që lirisht mund të quhet roman i volumit të vogël (ka gjithsejtë 112 faqe) dhe titull të shkurtë e të qartë, “Centre”, (Qendra) i Philippe Sollers, ma prishë për cazë terezinë. Për disa gradë ma shton temperaturën, për disa shkallë ma ngrite kriterin e naivitetit tim fluturues, sikur me qorton: pa nguti në vlerësim! 

Ngadalë beg se ka hendek!  

Ka, po si nuk ka, letërsia vepra e kryevepra që të lenë pa dy fije mëndësh. Që lapsin ta ngrijnë ose ta rrëmbejnë nga dora krejt e nuk ta kthejnë kurrë më. Mirë bëjnë që nuk ta kthejnë kurrë më. Mirë për autorin e pa talent vetë, mirë për letërsinë që e shpëtojnë nga  gjithfarë broçkulla! 

Me veshtë e mi e dëgjoj Yann Moix, një tjetër shkrimtar të madh francez, në një emision shumë të shikuar televiziv francez, tek thotë: Philippe Sollers është shkrimtari më i mirë i gjallë i letërsisë se re franceze!  

Kjo mjafton që, të nesërmen me sabah, të gjendem në FNAC (Fédération National des Auteurs et des Compositeurs), e blej dhe, me kënaqësinë më të madhe, t’ i koptisëm leximit me pasion. Me pasion, njëmend. “Centre” sikur t’ish shkruar jo vetëm për mua por edhe për shumë e shumë të tjerë t, të njëjtit fat me timin, kur gjuhën frënge nuk e kemi gjuhë të nënës. Leximi në origjinal e ballafaqon lexuesin sikletesh siç janë siklet pengesat në shtigjet e vrapimit! 

“Nora, dyzet vjeçare. Është psikanaliste. Miku i saj (dashnori), një romancier kontrovers francez, nobelist i mundshëm, nga afër interesohet për Frojdin e Lacanin. Gjithashtu, ai synon të kuptojë përse, tash frik qendra e të gjitha të papriturave, Parisi sërish rikthehet në  qendër të një bote te re dhe sekrete ”.  

Me (këto) pak fjalë të shënuara nga vet autori Sollers, të shtypura në kapakun mbyllës të librit, në mënyrën më të mirë të mundshme shpjegohet syzheu i kësaj vepre të tij të hollë për nga vëllimi, por të madhe, monumentale, për nga vlera artistike.  

Romanin “Qendra”  që zë vetëm 112 faqe të formatit të standard (20 më 14 cm.), Autori brumin e ndanë, e pjesëton në 26 kapituj,  me gjatësi të njëjtë milimetrike, me sasi të njëjtë, me numër me të njëjtë rreshtash të njehsuar rigorozitet. Secili kapitull ka titullin e vet dhe trajton një temë aktuale në veti që, përmes bisedave e debateve me psikanalistën e tij Nora, strukturohen  dhe marrin formën e romanit. Ja, vetëm disa nga titujt e kapitujve: Fjalët, Bizarrëritë 1 e 2, Negacioni, Progresi,  Sharmi, Sherllock-u e Frojd-i, Roma, Incesti,  e të tjerë e të tjerë, sa për ilustrim. 

Kur shih ti, në faqen 73 të romanit Qendra, në kapitullin gjegjës, të 16-tin me radhë, hasi në befasinë e befasive, kur gjej të zezën mbi të bardhën, që një shkrimtar i mirë, shkrimtari më i mirë i gjallë francez Philippe Sollers, pa fije ngurrimi,  xhelozie, smirëzi  e shpirtngushtësi, për kolegun e tij, më të ri sigurisht, Michel Houellebecq, thotë se është shkrimtari më i mirë francez i gjallë, ndërkombëtarisht célèbre dhe shton se fragmentin (që zë një faqe të plotë të roman të tij, (vj. ime!), me lot për faqe, e ka përshkruar nga një vepër autobiografike të sivëllait të tij, Houellebecq. (Me këtë nuk synohet gjë tjetër pos të bëhet një pyetje monumentale: a ka ndodhë dhe a do të ndodhë ndonjëherë, kur do qoftë, që një shkrimtar shqiptar të vlerësoi dhe lartësoi (si)vëllamë e tij shkrimtar shqiptar, me përjashtim të një rasti të vetëm, kur Dritëro  Agolli, kurrë pavdekshëm, diku në Pekinin e madh, ia pranon epërsinë  Ismail Kadarés, e çmon si më të njohur dhe më të famshëm! 

Kjo ka ndodhur, kur e si, në ç’rrethana ka ndodhur, por supozohet se nuk do të ndodhë kurrë më! 

Në kapitullin numër katërmbëdhjetë gjenet një detaj më pak i njohur. Kafka i atakuar vuajtjesh,  (shëndetlig siç ishte!) një mjeku të tij, njëherë i thotë: “Nëse nuk me vrisni, ju vetë jeni një  vrasës”. 

Të gjithë kapitujt e tjerë trajtojnë nga një temë aktuale dhe me interes të gjerë publik ose më mirë të thuhet, midis fletëve të këtij libri fshihen shumë gurë margaritarësh. E për vlerën e gurëve të çmuar, nuk merr bojë të shkruhet dosido. 

Sollers është autor rreth njëqind veprave të zhanreve të ndryshme letrare dhe, si pjesën më të madhe të krijimtarisë së tij edhe romanin e tij më të ri “Centre” e ka botuar Shtëpia më e madhe botuese në Francë, Gallimard-2018. 

Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë do t’i shtohet bukuria me vënien në funksion edhe të kumonares së dytë

1

Nga: Arif Ejupi

Misionet katolike shqiptare në qytetet  Aarau, Luzern dhe Sirinach të Zvicrës, me datë 3 qershor 2023, ora 19:00, në adresën : Schulzentrum Niedermatt – Zentralstrasse nr.30,  Birr 5242, mbajnë takim pune në përpjeke për të siguruar mjete të nevojshme, për vendosjen e Kumonarës së Dytë në Katedralen “Nënë Tereza “në Prishtinë.

Me këtë rast të pranishmëve me një fjalë rasti do t’u drejtohet edhe ipeshkvi ynë Mons. Dedë Gjergji.

Pastaj për të gjithë donatorët do të shtrohet darkë dhe gjatë bashkëbisedimit, do të trajtohen shumë çështje, që kanë të bëjnë me Mërgatën tonë dhe gjendjen aktuale në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë lindore.

Shpresojmë që edhe kësaj radhe mërgimtarët tanë do të tregohen solidarë, ngase është fjala për një institucion që mban emrin e nobelistës dhe shenjtores sonë, Nënë Tereza, Agnes Gonxhe Bojaxhiu, nënë e gjithë njerëzimit.

Në rast paqartësish informacione shtesë mund të merren tek Don. Albert Jakaj, në numër celulari: 00 41 79 206 14 99

Policia e Kosovës për protestat e dhunshme të serbëve në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan

0

Prishtinë, më 31 maj 2023

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, kanë vazhduar angazhimet në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave të cilat janë mbajtur edhe sot pranë komunave Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Fillimisht protesta ishte e qetë, por në orët e pasdites në intervale të ndryshme kohore disa persona të dyshuar kanë hedhur gurë në drejtim të tri automjeteve të Policisë së Kosovës, ku dy prej tyre iu janë shkaktuar dëme materiale duke iu thyer xhamat. Si pasojë e sulmeve nga mjetet e forta një zyrtar policorë ka pësuar lëndime.

Forhåndsvisning av bilde

Po ashtu gjatë protestës së realizuar sot, disa media/gazetarë janë penguar e sulmuar, si dhe automjetet e tyre ishin vandalizuar nga individ/grupe kriminale. Pengimi i gazetarëve në detyrë cenon të drejtën e shprehjes, informimit dhe lirinë e shtypit.

Forhåndsvisning av bilde

Ne jemi të përkushtuar të hetojmë këto akte kriminale dhe të parandalojmë shfaqjen e dhunës. Njëkohësisht Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë protestuesve që të përmbahen nga dhuna dhe të shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore.

Politikanët e Kosovës të dëgjojnë rekomandimet e SHBA 

0

Nga: Pirro Prifti

Ngjarjet në Kosovë nuk janë gjë tjetët përveçse zbatim i politikave të politikanëve kosovare të cilët nuk janë në akord me këshillat e Departamentit të shtetit amerikan dhe pikërisht përfaqësuesit amerikan Blinken. 

 Deklarata e Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken shkruan: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës. Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën. i bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndezë tensionet dhe do të nxisë konfliktin“. 

Është e vërtetë se për shkak të problemeve të pazgjidhura të veriut të Kosovës qoftë nga ana e pa-aftësisë së qeverisë së Kosovës e cila padahsje apo me dashje nuk zbaton rekomandimet e miqve amerikanë dhe të BE por edhe për shka të presioneve të qeverisë serbe e cila vazhdon të mendojë se Kosova është territory i tyre  duke mbajtur gjallë dëshirat e të kaluarës së errët kur Serbia mbantë të pushtuar Kosovën pas Konferencës  famëkeqe të  Ambasadorëve në 1913 e deri më 1999 kur UÇK dhe forcat e NATO-s çliruan Kosovën duke ndërprerë masakrat e Millosheviçit nga popullatës autoktone. Dëshira e çfrenuar e politikës serbe që ka indoktrinuar Serbinë mund të shprehet me deklaratën e tenistit Novak Gjokoviç i cili dje ri-përsëri në mënyrë reflective dëshiën e politikës serbe dhe ka shkruar: “Kosova është zemra e Serbisë. Stop dhunës” në objektivin e kamerës pas ndeshjes së tij të raundit të parë në Roland Garros të hënën, dhe më pas u mbrojt duke thënë: “Kosova është djepi ynë, kalaja jonë, qendra e gjërave më të rëndësishme për vendin tonë”. 

Me këto mendësi të Politikënve serbë të cilët kanë sugjestionuar veen se Kosova është tërritor i tyre vazhdon të jetë edhe një pjesë e popullatës serbe kryesisht brezi i vjetër. 

Realizimi i çlirimit të Kosovës nga NATO dhe UÇK NË 1999 dhe shpallja Republikë në 2007 i dha fund varësisë nga Serbia. 

Nëse Kosova dhe politikanët e saj do të bashkëpunonin ngushtë me Shqipërinë atëhere Republika e Kosovës do të pranonte shumë më lehtë rekomandimet e Departamentit të shtetit Amerikan dhe ato të BE. Mesa duket një pjesë e politikanëve të Kosovës janë ndarë në dy rryma `kondrapedale` : rryma proamerikane & proeuropiane dhe rryma `radikaliste`, e cila priret të krijojë një shtet kriptomysliman, dhe ti qëndrojë larg BE  por edhe Shqipërisë mëmë. 

Dihet se sipas një sondazh të Euroneës Albania Barometrit në vitin 2021 tregoi se 79.2% e shqiptarëve në Shqipëri mbështesin bashkimin me Kosovën. Sipas një sondazhi të dhjetorit 2022 nga UBO Consulting, 60% e qytetarëve kosovarë ishin pro bashkimit me Shqipërinë (Unification of Albania and Kosovo – Ëikipedia) 

 

 

 Që këtu fillon në politikën kosovare kundërshtimi ndaj rekomandimeve të SHBA dhe BE si dhe ndaj këshillave miqsore të SHqipërisë e cila edhe ajo ka të drejtën e vet për të konsideruar Kosovën si pjesë të vetën të ndarë me dhunë para 110 vitesh nga Konferenca e Ambasadorëve dhe ato ë erdhën më pas deri në vitin 1925, kur u sanksionua kufiri i Shqipërisë, me Mbretërinë Serbo-Kroate dhe me Greqinë.  

Arësyseja e dytë është se Marëveshja 1224  e Ahtisarit është miratuar në OKB edhe nga pala shqiptare dhe jo më kot, ndërkombëtarët përfshinë Shqipërinë në kërkesën për një Kosovë të Pavarur, po ashtu dhe në Marëveshjen e Rambujesë ku nënëshkruan Thacci, Rugova, V. Surroi dhe R. Qosja në 1999. 

 Politika kosovare asnjëherë nuk e ka marrrë seriozisht jo vetëm profesionalitetin dhe vesnikërinë e politikës shqiptare ndaj SHBA dhe BE por edhe interesat që ka Shqipëria si një shtet e cila u copëtua me pa të drejtë 100 vite më parë nga Konferneca e Ambasadorëve. 

Problemi kryesor në ditët e sotme dhe në ngjarjet e freskëta në veri të Kosovës  qëndron tek respektimi nga ana e qeverisë kopsovare të rekomandimeve amerikane nëpërmjet Blinkenit dhe rekomandimet me dy kuptime të BE e cila akoma nuk po kupton se, integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE qoftë nëpërmjet realizimit të Procesit të Berlinit qoftë nëpërmjet inisjativave të tjera të rekomanduara nga SHBA, do të ishte një mënyrë më e lehtë zgjidhje për të fashitur armiqësitë shekullore që ekzistojnë për shkak të padrejtësive ndaj shqiptarëve të Kosovës nga ana e shteteve të favorizuara dikur po nga ato shtete europiano perëndimore që ndihmuan Serbinë të gllabëronte Kosovën.  

priftipirro2017@gmail.com

Kosova, përsëri vatër e krizës e fuqi baruti në Ballkan  

0

Mshoj se e ban Kosova (Karikaturë, marre nga Koha, Jeton Mikullovci)

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Këaj radhe Kosova e mori edhe një dajak shpinës  

Shtypi dhe televizioni suedez për ngjarjet në Kosovë dhe tensionet në Veri 

Nuk kemi as aleatë të përjetshëm dhe as armiq të përhershëm (A. Blinken) 

Është e habitshme dhe e dhimshme, nëse SHBA-të na kthejnë kurrizin   

Pas pranverës së vitit 1999, 24 mars, 12 qershor 1999, shtypi dhe televizionu suedez, i kanë kushtua një vendin kryesor ngjarjeve në Kosovë dhe tensioneve në Veri, krahas luftës në Ukrainë, zgjedhjeve presidenciale në Turqi dhe vizitës së Sekret. të Punëve të Jashtme të SHBA-së Antoni Blinken në Suedi 

Me tone kaq të ashpra, e gjuhë terse e kërcnuese do të thoja unë foli Blinken dhe ambasodori i SHBA.së nëPrishtinë, Jeffrey Hovenier. 

Nuk e di a vlen të thuhët ”100 pite për 1 laknur”, për amerikanët apo apo për shqiptarët por nëse deri dje, përfaqësuesit amerikanë, ambasadorët kanë thë se Kosova është shteti i vetëm që e përkrah Amerikën dhe ata do të jeni gjithnjë me neve, si është e mundshme që përnjëherë ”Amerika” të deklarohet publikisht dhe para mediave vendore e të huaja se ”nuk kemi as aleatë të përjetshëm dhe as armiq të përhershëm” (Blinken). 

Ndoshta më së miri kësaj do ti përgjigjej Seerwer *) ”Serwer: SHBA po mbështetë 100% Serbinë”. 

E kuptoj shqetësimin e tyre sepse ne jemi një popull i vogël, një shtet me udhëheqës që vetëm për vete kanë ”luftua”, punua e vjedh por ne dhe unë, të vetmen shpresë, përveç Zotit në qiell (e tokë), i kemi besua SHBA-së, të gjitha qeverive, sidomos nga ajo e Xhorxh H. W. Bush-it (plakut)*) , “Bill” Clinton*)  dhe George Walker Bush (i biri, i riu)*) dhe të tjerëve, para e pas tyre. 

Ngjarjet e këtyre muajve, që nga tetori i vitit të kaluar (2023) e sidomos këto të fundit të muajit maj (2023), Evropa dhe SHBA-ja po i shikojnë me syze, jo me sy ajo çka në të vërtetë po ndodh ku srbët, 2, 3 % të popullsisë së përgjithshme dua të sundojnë në Kosovë, e tash edhe duan ta ndajnë Kosovën.  

Bashkësia ndërkombëtare, duhët ta sheh drejt problemin e pazgjidhur 111 vjeçar (1012) kur Kosova padrejtësisht iu dhe Sërbisë, pastaj Mbretësrisë Serbo- Kroate-Slloven (1 dhjet. 1018) e kështu edhe pas Luftës Nacional Çlirimatare (1941-1945). 

Edhe ngjarjet e vitit 1998, 1999, lufta apo konlikti, që Serbia përzuri me dhunë mbi 1 milion shqiptarë (dhe të tjerë, kryesisht pakica joserbe), prap Serbia nuk u ndëshkua por u përdhel nga Evropa e tash edhe nga SHBA-ja, që është për keqardhje. 

Bashkësitë serbe nëse kanë deri në 5.000 banorë kanë komunë, sikurse Prishtina, Prizreni e Peja që kanë nga 100.00 e më shumë banorë. Kanë afro 10 komuna (nuk jam i sigurtë, 9, 10 apo 11), kanë 10 vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës, 1 zv. Kryeministër dhe 2 ministri, gjuhën dhe shkrimin (cirilik) me kushtetutë dhe me ligj, në të gjitha dokumentet zyrtare ndërsa në teren është ndryshe. Në komunat ”serbe”, nuk respektohet gjuha shqipi dhe alfabeti latin.  

Serbët, përveç privilegjeve, që nuk i kanë të tjerët, ata edhe sot e gjithë ditën (4 komunat veriore) nuk paguajnë taksat e tatimit Kosovës, nuk paguajnë rrymë, ujin e shërbimet tjera komunale ndërsa shqiptarët në pjesën jugore të Mitrovicës dhe pjesët tjera, paguajnë edhe pjesën e serbëve. 

Blinke, Borrel e ti Lajqak, a i dini ju këto? 

Në shtetet prej nga vini ju, që po ndani ”pleqni” në Kosovë, e paguhet energjia e hargjuar, uji … ? 

A keni me vete Kuti e Kanar me i mat të drejta e shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi me të drejtat që i kanë serbët në Kosovë? 

Vërtet më vjen keq por është dashur së pakut të keni nga një hartë «politike», historike, gjeografike e të popullsisë dhe më së pakut nga 4 vjet shkollë fillore që të ndani drejtësi sepse, ju i keni marrë të gjithë frenjët në Kosovë, në drejtësi, në polici. 

Ndaluni se nuk jeni duke e qetësuar situatën por po ia shtini flakën Kosovës. Po i përkrahni bandat kriminale dhe shtetin fashist që u ngin me gjak e luftëra»  

Ngjarjet e pranverë kosovare, (2023) gjerësit iu paraqitën edhe suedezëve, nëpër mjet të shtypit dhe të televizionit. 

Një nga gazetarët dhe korrespondentët e huaj më të famshëm të Suedisë është Rolf Porseryd. Ai ishte i ftuar në TV-4 dhe komentoi ngjajet në Veri të Kosovës por pa mbajt anën e askujt.  

Ngjarjet tjera nga shtypi e televizioni suedez: 

USA kastar ut Kosovo från militärövning i Europa (sued.) 

https://www.msn.com/sv-se/nyheter/utrikes/usa-kastar-ut-kosovo-fr%C3%A5n-milit%C3%A4r%C3%B6vning-i-europa/ar-AA1bUROf  

SHBA hedh Kosovën jashtë stërvitjes ushtarake në Evropë (shq. përkth i lirë) 

Kosova përjashtohet nga Defender 23, një stërvitje ushtarake e udhëhequr nga SHBA që po zhvillohet në Evropë. Kjo është njoftuar nga Jeffrey Hovenier, ambasadori i SHBA në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, sipas AFP. 

”Për Kosovën, stërvitja ka mbaruar,” i tha ai medias vendase. 

Hovenier kërcënon gjithashtu se Shtetet e Bashkuara mund të ndalojnë lobimin ndërkombëtar për më shumë vende për të njohur pavarësinë e Kosovës. 

Ky është sanksioni i parë i SHBA-së kundër Kosovës pasi kryetarët e komunave shqiptare etnike u emëruan në disa komuna, gjë që ka rritur tensionet me pakicën serbe të vendit dhe ka çuar në dhunë. 

Ndër të tjera, në përleshje janë plagosur 30 ushtarë nga forca paqeruajtëse e KFOR-it e udhëhequr nga NATO, disa prej të cilëve rëndë. 

Shtetet e Bashkuara konsiderohen si aleati më i afërt ndërkombëtar i Kosovës. 

Linket e lidhura: 

SHBA kritikon kryeministrin e Kosovës për rritjen ”e panevojshme” të tensioneve (TT) 

Hovenier ishte haptazi kritik ndaj kryeministrit Albin Kurti (AFP) 

NATO dërgon 700 trupa të tjera në Kosovë (AP) 

Lexo më shumë për konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë në Omni  

”Hård amerikansk kritik mot Kosovo – utesluts från övning 

KOSOVO” 

Expresse, Publicerad 31 maj 2023 kl 02.39 

”Kritika e ashpër e SHBA-së ndaj Kosovës – përjashtohet nga ushtrimi 

KOSOVA’ 

Spänningarna i Kosovo har ökat efter beslutet att tillsätta etniska albaner som borgmästare i flera kommuner 

(Foto: GEORGI LICOVSKI / EPA / TT)  

USA stoppar Kosovos deltagande i militärövningar som en första sanktion mot landet efter dess beslut att tillsätta etniskt albanska borgmästare i flera kommuner. 

Text 

 TT 

Tensionet në Kosovë janë rritur pas vendimit për emërimin e shqiptarëve etnikë si kryetarë në disa komuna 

Fotografia: GEORGI LICOVSKI / EPA / TT 

PrevNext 

Shtetet e Bashkuara po pezullojnë pjesëmarrjen e Kosovës në stërvitjet ushtarake si sanksion i parë kundër vendit pas vendimit të saj për emërimin e kryetarëve shqiptarë etnikë në disa komuna. 

Teksti 

 TT 

USA kritiserar Kosovo – utesluts från övning 

UPPDATERAD IDAG 05:28 PUBLICERAD IDAG 03:45 

https://www.svt.se/nyheter/utrikes/usa-kritiserar-kosovo-utesluts-fran-ovning  

USA kritiserar Kosovo – utesluts från övning 

Världen USA stoppar Kosovos deltagande i militärövningar som en första sanktion mot landet efter dess beslut att tillsätta etniskt albanska borgmästare i flera kommuner. 

SHBA kritikon Kosovën – përjashtohet nga ushtrimi 

Shtetet e Bashkuara po ndalojnë pjesëmarrjen e Kosovës në stërvitjet ushtarake si sanksion i parë kundër vendit pas vendimit të saj për të emëruar kryetarë etnikisht shqiptarë në disa komuna. 

Hallands Nyheter, 02:41 – 31 maj, 2023 

https://www.hn.se/nyheter/v%C3%A4rlden/usa-kritiserar-kosovo-utesluts-fr%C3%A5n-%C3%B6vning-1.100937382  

”Nato förstärker i Kosovo” 

”NATO forcohet në Kosovë” (Dërgon trupa shtesë në Kosovë). 

PUBLICERAD IGÅR 16:17 

https://www.svt.se/nyheter/snabbkollen/nato-forstarker-i-kosovo 

Të tjera: 

”USA kritiserar Kosovos premiärminister för att ”helt i onödan” ökat spänningarna (TT)” 

”Hovenier var öppet kritisk mot premiärminister Albin Kurti (AFP)” 

”Nato skickar 700 fler soldater till Kosovo (AP)” 

”SHBA kritikon kryeministrin e Kosovës për rritjen “e panevojshme” të tensioneve (TT)” 

”Hovenier ishte haptazi kritik ndaj kryeministrit Albin Kurti (AFP)” 

”NATO dërgon 700 trupa të tjera në Kosovë (AP)” 

(Läs mer om Konflikten mellan Kosovo och Serbien på Omni) 

Lexo më shumë për konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë në Omni  

Shtypi shqiptar për ngjarjet në Kosovë 

”Blinken tha se nuk kemi as aleatë të përjetshëm dhe as armiq të përhershëm – Reagon ashpër Berisha, kritikon Kurtin” 

NGA: A.SH MË: 2 SHKURT 2023 NË ORA: 08:43 

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1941384/blinken-tha-se-nuk-kemi-as-aleate-te-perjetshem-dhe-as-armiq-te-perhershem-ndash-reagon-ashper-berisha-kritikon-kurtin/  

”Blinken: Qeveria Kurti të tërheqë forcat policore; Vuçiç të ulë nivelin e gadishmërisë së ushtrisë” 

https://www.zeriamerikes.com/a/7116101.html  

”Për 15 vjet shtet, së paku tre raste mospajtimesh mes Kosovës e SHBA-së” 

https://zeri.info/aktuale/493551/per-15-vjet-shtet-se-paku-tre-raste-mospajtimesh-mes-kosoves-e-shba-se/  

“Macron fajëson Kosovën për tensionet në veri” 

https://www.koha.net/arberi/379797/macron-fajeson-kosoven-per-tensionet-ne-veri/  

“Macron: Autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësi për trazirat që janë rritur ndjeshëm” 

https://zeri.info/aktuale/493593/macron-autoritetet-e-kosoves-mbajne-pergjegjesi-per-trazirat-qe-jane-rritur-ndjeshem/  

“Serwer: Për situatën në veri, SHBA po mbështetë 100% Serbinë” 

https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=638726  

*) Daniel P. Serwer është Profesor i Menaxhimit të Konflikteve si dhe Drejtor i Menaxhimit të Konflikteve dhe Programeve të Politikës së Jashtme të SHTETEVE të Bashkuara në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare Johns Hopkins. Serwer është gjithashtu studiues në Institutin e Lindjes së Mesme në Uashington D.C.

Sinan Kastrati, me Kaltrinën, Halmstad, qershor 1999, kur mbaroi lufta e u ”çlirua” Kosova

*) Xhorxh H. W. Bush 

Xhorxh H. Bush (George Herbert Walker Bush, i lindur më 12 qershor 1924) është një politikan amerikan i cili shërbeu si Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1989 deri në 1993, dhe Zëvendës Presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara (1981-1989). Një republikan, ai ka shërbyer më parë si kongresmen, ambasador, dhe drejtor i CIA-s. Ai është ish-presidenti dhe zëvendës presidenti më i vjetër që jeton. Ai është gjithashtu ish-presidenti i fundit i gjallë i cili është veteran i Luftës së Dytë Botërore. Bush shpesh referohet si “George H W Bush”, “Bush 41”, “Bush Plaku”, apo “George Bush Sr.” për ta dalluar atë nga djali i tij, ish-presidenti George W. Bush. Para presidencës së djalit të tij, ai ishte i njohur thjesht si Xhorxh Bush, apo presidenti Bush. 

*) William Jefferson “Bill” Clinton 

Bill Klintën (William Jefferson Clinton) lindi më 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas, SHBA. Bill Klintoni është një politikan amerikan i cili shërbeu si President 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001. Ai ka shërbyer më parë si Guvernator i Arkansas nga viti 1979 deri në vitin 1981 dhe nga 1983 deri në vitin 1992, dhe si Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Arkansas nga viti 1977 deri më 1979. Klinton është anëtar i Partisë Demokratike. Ideologjikisht ai i përkiste demokratëve të rinj, dhe shumë prej politikave të tij reflektonin një filozofi të rrugës të tretë centriste të qeverisjes. 

Bill Klintoni gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-s për ndërhyrjen e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999. 

Burgu i Prishtinës, tash muze. Gusht 2022, fotogr. Sinan Kastrati. Kosova në burg ( nga ndërkombëtarët, 2023)

*) George Walker Bush (sq. Xhorxh Uokër Bush) lindi më 6 korrik të vitit 1946 në New Haven, Connecticut. Ai është një politikan republikan i ShBA-së dhe presidenti i 43-të i vendit. I ati i tij George H. W. Bush ishte presidenti i 41-t i ShBA-së. Filloi pune si president ne 20 janar 2001. 

Burgu i Prishtinës, tash muze. Gusht 2022, fotogr. Sinan Kastrati. Kosova në burg ( nga ndërkombëtarët, 2023)

Është djali më i madhi i ish presidentit amerikan George H. W. Bush. Para se te zgjidhej si president ka qenë governatori i 46-shtë i Teksasit qe prej 1995. Bush u rizgjodh president në vitin 2004.  

Malmö, 31 maj 2023 

sinankastrati09@hotmail.com

Veriu i Kosovës – Interes jetik i Kombit

Nga: Sadri Ramabaja, Prishtinë

Përpjekja për ta kthyer Serbinë kah Perendimi, duke e shkëputur atë nga ndikimi rus, është ilizion politik. Ky iluzion tashmë e ka përmbysur pozicionin amerikan kundruall Kosovës, por ai asesi nuk do të duhej ta mbërthente Tiranën zyrtare.

Ky ishte reagimi i kryeminsitrit të Shqipërisë politike, Edi Rama, pas ngjarjeve të së premtes në veriun e Kosovës:
“A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!
Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.”
Ta krahasojmë këtë deklaratë me atë të deputetes konservatore për Rutland dhe Melton dhe Kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, në një postim në Twitter: “qëndrimi që po mbahet ndaj Kosovës është joproporcional. Mungesën e bllokimit ndaj Beogradit tregon mungesë ekuilibri dhe moskoherencë strategjike.”
E pakrahasueshme!

Kosova të premtën përmbushi detyrimet e saj ligjore dhe kushtetuese. Kryemisnistri Rama ra në lajthitje të inercionit tipik të apologjetëve të Vuçiqit që ka kohë veprojnë brenda korpusit politik shqiptar. Në këët amoralitet politik duket se e tërhoqi edhe inercioni tipik I shtetarëve shqiptarë të këtyre dekadave që ata më shumë janë vasal se sa shtetar.
Diplomacia perendimore për interesa të pastra geopolitike ka kohë që ka paralajmruar rishikimin e qëndrimit ndaj Serbisë, me kushtin që ajo të shkëputet nga ndikimi rus. Ky qëndrim politik tepër gjenerues u reflektua qartë edhe gjatë procesit sa u arrit marrëveshja e Brukselit (27 shkurt 2023) dhe ajo e Ohrit (18 mars 2023). Nuk ka se si shpjegohet ndryshe tolerimi i Aleksandër Vuçiqit, madje edhe atëherë kur ai fyente rënd diplomacinë perendimore.
Arsyen reale të kësaj sjellje duket se e shpjegon më së mirë analistja amerikane, Ivana Stradner. Në një prononcim të saj së fundmi, ajo potencon qartë se, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po ndjek plotësisht hapat e homologut të tij rus, Vladimir Putin, në karrierën e tij të hershme politike, kur Perëndimi besonte me naivitet se Putini mund të ishte properëndimor. Vuçiqi ia ka dalë ta bind diplomacinë perendimore se është ai i vetmi politikan në Serbi, që kontrollon gjendjen pavarësisht ndeshtrashave të mëdha që I sjell prezenca ruse, prandaj ai paskërka nevojë të mbështetet!
Shteti po bën përpjekje krejtësisht normale, kushtetuese, që të zbatojë të drejtat e tij në tërësinë e tij.

Liqeni i Ujmanit (Gazimestanit)

Në prag të zhvillimeve politike me interes të theksuar për të ardhmen e Republikës, interesi nacional kërkon qëndrim unik të koordinuar mes Tiranës e Prishtinës.
Do të ishte krejtësisht në përputhje me logjikën dhe thirrjen e momentit historik që kryeministri i Shqiprësië politike, Edi Rama, pas urdhërit të Vuçiqit për marshim të ushtrisë drejt kufijve të Kosovës, të ishte zëri i Kombit.
Ai do të duhej pa humbur kohë të ftonte ambasadorin serb në audiencë dhe t’i dorëzonte një notë proteste.
Fill pas saj ai do të duhej të paralajmronte hapat tjerë për të paralajmruar partnerët tanë se reagimi ndaj kërcnimeve të Beogradit do të jetë i tërë Kombit.
Veriu i Kosovës duhet të trajtohet ashtu si është: INTERES JETIK I KOMBIT, rrjedhimisht i pacenueshëm.
Është koha që kryeministri i Shqipërisë politike të marrë iniciativën për krijimin e Komandës së Përbashkët të dy ushtrive tona dhe të paralajmroj referendumin për krijimin e Federatës Shqiptare.
SHBA-të kanë keqëvlerësuar ndërkohë situatën në Kosovë dhe raportet e saj me serbët dhe Serbinë. Kërkesa për tërheqjen e Policisë, respektivisht Njësive Speciale të saj nga veriu, tok me largimin e kryetarëve nga institucioni i Komunës, në përputhje të plotë me ultimatumin serb, e bën të pashmangshme autonomin territoriale të serbëve në veri. Aneksimi i plotë i veriut të Republikës, pas këtij kamuflimi të përkohshëm nën statusin e autonomisë, do të ishte hapi pasues pas një periudhe që do ta gjykonte Beogradi si “të arsyeshme“.

Administrata amerikane ndërkohë, respektivisht segmente të saj që drejtoojnë DASH, tashmë janë pozicionuar pro Serbisë. Këtë shqeto e pohoi në intervisëtn e gjatë dhënë RTK-së këtë të martë që lamë pas, profesori amerikan Daniell Server. Në themel të këtij pozicionimi janë interesat gjeopolitike të bazuara në iluzionin për gjoja pozicionimin e pritshëm të Serbisë pro Perendimit dhe kështu shkëputjen e saj përgjithmonë nga ndikimi rus.
Këto segmente të DASH-it tashmë po mbështesin tërësisht projektin e Botën Serbe. Nuk është e qartë ende se a qëndrojnë në këtë linjë edhe agjencitë e inteligjencës?
Terroristët e dirigjuar nga Aleksandër Vuçiqi në veri të Kosovës kërcënojnë paqen, ndërkaq qeveria dhe kryeministri i Kosovës akuzohen! Në kor hidhet edhe kuaziopozita kosovare parlamentare, që është nusprodukt i krimit dhe koketimit për njëzetë vjet me bandat në veri dhe vet instrumentin politik të Beogradit të instaluar në Kosovë – Listën Serbe, duke ngatrruar luftën për shtet me atë për pushtet!
Në këtë situatë javët dhe muajt në vijim do të jemi dëshmitarë të rishikimit të hartës politike të Ballkanit Perendimor në dobi të Serbisë. Rezistenca megjithë mbështetjen ameriakne për këtë proces, do të jeët e madhe. Bota Serbe është vështirë të pranohet pa një luftë të re, që duket se mund të filojë në veriun e Kosovës, por që flakët e saj do ta përfshijnë gjithësesi edhe Malin e Zi, Bosnjën, por me gjasë edhe Maqedonin e Veriut.
Por, nëse lufta do të shpërthej sërish në këtë hapësirë të Europës pas 25 viteve, ajo do të ishte e paparashikueshme që të mbahet e lokalizuar, siç ndodhi gjatë procesit të shkërmoçjes së Jugosllavisë.

Në kohën kur Kombi ka nevojë për unitet veprimi dhe trajtim të veriut të Kosovës si interes jetik të tij, po ndodhë e kundërta. Twitri i kryeministrit Rama dhe veprimet e disa figurave publike në Kosovë, po dëshmon , pikërisht atë që paralajmronte Fishta ynë “Shqiptarët janë bash njashtu si i do hasmi”! Maskat po bien.

Shqiptarët duhet të mbajnë qëndrim pozitiv kur gjërat janë të vështira

0

Nga Aurel Dasareti

Të huajt tallen me shqiptarët sepse e dinë se ne nuk respektojmë vetveten si individ, si komb, si shtet, dhe  vuajmë nga kompleksi i vlerës së ulët në raport me ta. 

*** 

Në vend që të mendoni se sa e vështirë është gjithçka, mendoni se si gjërat mund të jenë më mirë – mendoni përpara – problemet gjithmonë kanë një potencial për zgjidhje. 

Një qëndrim pozitiv është çelësi i suksesit. Pra, çfarë të bëjmë kur situata bëhet e vështirë? 

Ne shpesh e kemi zakon të rrëmbehemi nga emocionet tona, duke përfshirë emocione të tilla si frika dhe zhgënjimi. Këto ndjenja nga ana tjetër ndikojnë në mentalitetin tonë. Kur jeta na hedh probleme dhe sfida që nuk i kemi parë të vijnë, ka të bëjë me mënyrën se si i kuptojmë sfidat dhe deri në çfarë mase i konsiderojmë ato të pakapërcyeshme ose diçka për të cilën mund të bëjmë diçka. Ne gjithmonë mund të bëjmë diçka për të ardhmen. E kaluara është e kaluar dhe nuk mund të ndryshohet. Prandaj, është e rëndësishme të mendoni përpara, pa marrë parasysh sa joshëse është të ndjeni tërheqjen e emocioneve në atë që është. Në fund të fundit, emocionet janë një pjesë e rëndësishme e jetës. Për shumë njerëz, ato janë vetë jeta. Pra, këtu është e rëndësishme të marrësh kontrollin e ndjenjave dhe të mendimeve, për të krijuar vend për mendime të reja që mund të krijojnë përvoja të reja që nga ana e tyre krijojnë ndjenja dhe përvoja të reja. Të shkundësh të vjetrën, atë që ndodhi dje, apo bisedën e pakëndshme që bëmë sot, kërkon diçka nga ne; kërkon aftësinë për të menduar përpara. 

Bëjeni zakon të përkuleni përpara, mbi të gjitha nga vetja. Thuaj vetes se “problemet ekzistojnë për t’u zgjidhur” dhe mendoni se kjo jep një qëndrim më të mirë se “unë/ne nuk do të mund ta bëjmë kurrë këtë” ose “tani do të jetë vërtet e vështirë”. Edhe nëse është pjesërisht e vërtetë se ka “diçka” – pjesë e së tërës – që nuk mund ta “ia dalësh” në situatën aktuale, është e dëmshme për mendjen – dhe rezultatet tuaja të ardhshme – ta pikturoni të nesërmen si të zezë. Pjesa që nuk mund ta “përballoni”, ndoshta nuk duhet të shpenzoni burime. Mendo përpara. Nesër mund të takoni një person që ju kthen përmbys idetë dhe ju jep mundësi të reja që nuk i kishit menduar se ishin të mundshme nga errësira në të cilën u ulët një ditë më parë. Ose mund të mendoni mendime të reja që ju japin mundësi të reja. Mund të krijoni mundësi. Kështu që mendoni përpara. Lërini mundësitë të vijnë tek ju dhe shfrytëzoni mundësi të reja. Personi që humbet më shumë duke qenë në mbrojtje, jeni ju. 

Disa këshilla praktike: 

1.Merrni pak kohë pushimi dhe udhëto larg 

Hiqni një hap nga drama dhe dy hapa larg problemit. Fikni nevojën për kontroll dhe reagime emocionale automatike dhe shikoni që gjërat të funksionojnë me ose pa ndikimin tuaj gjithashtu. Lejoni disa ditë për të çliruar veten nga presioni dhe stresi emocional ose mendor. Lironi hapësirë ​​në mendjen tuaj për zgjidhjet më të mira! Kthejeni fuqinë tuaj. Jepini jetë vizioneve të reja. 

2.Përqendrohuni te qëllimi 

Ne mund të bëjmë disa devijime ndonjëherë për shkak të rrethanave të paparashikuara, por nuk është kurrë vonë për të përfunduar atë që keni filluar. Nëse dikush mendon se keni hequr dorë, le ta besojë, por mos lejoni që qëllimi juaj të zhduket nga sytë. Askush nuk mund të vjedhë ëndrrat tuaja. Askush nuk mund të sabotojë qëllimet afatgjata. Ju vendosni kursin, çdo ditë. Ju vendosni strategjinë tuaj të përballimit dhe si do t’i arrini qëllimet tuaja. Ju mund të rimerrni kontrollin në çdo rrethanë. Mos lejoni që faktorët e jashtëm të dëmtojnë integritetin tuaj. Qëndroni për atë që jeni, jo për atë që ndodh. Shkruani qëllimet tuaja të mëdha dhe ëndrrat më të mëdha, pavarësisht se në cilën rrugë jeni. Lëreni qëllimin t’ju kthejë atje ku duhet të jeni. Ka gjithmonë mundësi të reja. Jini të përgatitur për të.  

  1. Përqendrohuni në zgjidhjet

Krijoni idetë tuaja me veten ose me dikë që është të paktën po aq vizionar dhe pozitiv. Pesimistët ose dramaturgët mund të përpiqen t’ju mashtrojnë. Më pas është e rëndësishme të njihni kufijtë se ku ndalon problemi dhe ku fillojnë zgjidhjet. Kur Titaniku u mbyt, problemi kishte ndodhur, por pas kësaj u vendosën disa masa sigurie që do të thoshte se anijet nuk vazhdonin të lundronin në ajsbergë. Kur të keni qenë në fund të detit, kontrolloni nëse ka zgjidhje për të parandaluar që të përfundoni përsëri atje, ose mendoni; Nëse mund ta bëj këtë, mund të bëj gjithçka. Krijoni zgjidhje të mira për veten dhe të tjerët. Mendoni afatgjatë. Flisni për zgjidhjet, krijoni një arenë për të diskutuar zgjidhjet e ardhshme. Shkruajini ato. Përpara ditarit që të mos i humbisni të gjitha idetë e mira gjatë rrugës. Një ditë do të gjeni përdorim edhe për detajet më të vogla.  

“Zbulimi më i madh i çdo brezi është se një qenie njerëzore mund të ndryshojë jetën e tij duke ndryshuar qëndrimin e tij.” 

  1. Merrni të dhëna pozitive nga të tjerët

Kur diçka është bërë e vështirë, mos u mbyllni me problemet. Pyesni miqtë dhe kolegët për kontribut pozitiv. Thuaj drejtpërdrejt se ke nevojë për dikë që mund të mendojë pak përpara me ty. Thuaj se keni nevojë për të dhëna pozitive. Jini të përulur për kompetencën dhe dëshirën e njerëzve të tjerë për të ndihmuar. Guxoni të tregoni veten të pambrojtur, në mënyrë që të tjerët të kenë mundësinë të ngrihen. Guxoni të kërkoni ndihmë dhe dijeni se një problem i përbashkët shpesh ndihet shumë më i lehtë më pas. Flisni së bashku për zgjidhjet dhe mbani një qëndrim pozitiv ndaj njëri-tjetrit. Jini miq të mirë me njëri-tjetrin. 

  1. Siguroni vetë-bisedë pozitive

Flisni vetë. Shkruani një listë të gjithçkaje në të cilën jeni të mirë dhe keni përvojë, duke përfshirë atë që jeni të motivuar të provoni. Lista “Kam bërë” dhe “Do të bëj”. Shkruajeni atë në një ditar të veçantë për planet e ardhshme dhe lexoni atë çdo ditë. Krijoni ditarin tuaj të kompetencave. Mos ngurroni të shkruani diku në opinione që kontrolloni çdo ditë gjithashtu. Ju gjithashtu mund të shkruani se çfarë ka të bëjë me rrjetëzimin dhe çfarë burimesh keni në dispozicion nëse thjesht guxoni të bëni disa telefonata atje ku duhet, të shkoni në disa seminare dhe të anoni përpara drejt së ardhmes. Kujtojini vetes të gjitha burimet që prisni për t’u mobilizuar. 

  1. Mos harroni se rrethanat nuk zgjasin kurrë përgjithmonë – e vetmja konstante është ndryshimi

Asgjë nuk zgjat përgjithmonë, shoqëria vazhdimisht po formësohet. Do të hapen vende të reja pune. Disa po krijojnë vendet e tyre të punës dhe gjithnjë e më shumë po bashkëpunojnë nëpër sektorë dhe interesa. Lëreni veten të frymëzoheni nga mundësitë dhe problemet e së ardhmes. Zbuloni se si problemet synohen të zgjidhen, në mënyrë që të mund të ndikoni në rrethanat tuaja me qëndrimin dhe mentalitetin tuaj. Jini të orientuar drejt zgjidhjes dhe praktik. Krijo të ardhmen tënde sa më mirë të mundesh. 

*** 

PS: Një nga truket më të mira për të fituar respekt (sidomos nga të huajt e fuqishëm që të nënçmojnë për shkak se janë të paguar nga armiqtë e tu të përjetshëm, për shkak se tek ju shohin servilë joserioz që nuk respektojnë vetveten, për shkak se jeni të përçarë dhe shumica prej jush kokëmish, për shkak të përkatësisë tënde kombëtare, fetare…) është të mësoni të ngriheni për veten tuaj dhe të flisni në një mënyrë të duhur dhe serioze. Nëse dikush (kushdo qoftë ai, edhe nëse do të ishte biri i Krishtit apo i Muhamedit), të thotë diçka të vrazhdë, duhet të këmbëngulësh dhe të thuash se nuk është në rregull. Kjo kërkon shumë praktikë dhe besim, pasi buzët e atyre që ju shajnë dhe poshtërojnë, priren të mos heqin dorë aq lehtë nga ngacmimet.  

Kështu fitoni respekt. Ju duhet të respektoni të tjerët, por edhe ju duhet të respektoheni! Zbuloni se si të fitoni respekt dhe merrni këshilla se si t’u tregoni të tjerëve (atyre që e meritojnë) më shumë respekt. 

Çfarë do të thotë të respektosh veten? 

Vetë-respekt do të thotë të jesh i qëndrueshëm me veten, pa marrë parasysh rrethanat. Do të thotë të bësh atë që thua, të thuash atë që mendon dhe të besosh atë që mendon pa ndërhyrje nga jashtë. Të respektosh veten do të thotë të jetosh në përputhje me vlerat e tua. 

  • Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan bën thirrje për veprim të menjëhershëm kundër Serbisë për nxitje të dhunës dhe sulm ndaj trupave të NATOs në Kosovë

0
Uashington D.C. – 31 Maj 2023 Jemi dëshmitarë të akteve të dhunës së kryer nga grupe të organizuara pro-ruse nga Serbia ndaj policëve të Kosovës, trupave paqeruajtëse të NATO-s dhe gazetarëve në veriun e Kosovës. Aktet e serbëve etnikë që dhunshëm tentuan të hyjnë në objektet qeveritare, orkestruar direkt nga rexhimi i Beogradit, dëshmojnë kërcënimet e përsëritura ndaj paqes dhe sigurisë në një kohë tejet të tensionuar në Evropë.  Këto akte dhune nga Vucici dhe falangat e tij, brenda territorit sovran të Republikës së Kosovës, nuk mund të kalojnë pa një reagim të ashpër nga komuniteti ndërkombtar. Ne jemi të shqetësuar se qëllimi i rexhimit të Beogradit, në përputhje me lojalitetin e tyre ndaj Rusisë, është që konflikti të shpërthejë dhe të përhapet në vendet fqinje, duke ndezur potencialisht luftëra të reja në Ballkan – për të hapur një front tjetër në Evropë.  Është e domosdoshme që SHBA dhe aleatët e saj të kuptojnë më në fund peshën e rëndë të situatës dhe të marrin një qëndrim të vendosur kundër shantazhit nga Serbia në vend të përkëdheljes së vazhdueshme ndaj provokimeve të saj. Është thelbësore që Serbia të kuptojë përkushtimin e Perëndimit drejt paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe më gjerë, dhe se pasojat e veprimeve në kundërshtim me këtë do të jenë të rrepta. Ne inkurajojmë qeverinë e Kosovës dhe partitë opozitare që të ndërtojnë një front të përbashkët kundër provokimeve dhe shantazhit serb, dhe të koordinohen ngushtë me aleatin kryesor të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Përkundër mungesës së fundit të masave të domosdoshme kundër Vucicit dhe ndërmarrjes së tij kriminale, Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar të jenë mbështetës i fuqishëm i sigurisë dhe sovranitetit të Kosovës – përkushtuar për të mbështetur demokracinë e saj pa përjashtim. Po ashtu, para se të bëhet vonë, i bëjmë thirrje administratës amerikane që t’i japë fund politikës së saj të përkëdheljes ndaj Serbisë dhe të insistojë që çdo dialog për normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore të udhëhiqet nga SHBA dhe të ketë në qendër njohjen reciproke të Kosovës dhe Sërbisë, siç është deklaruar qartë Presidenti Biden dhe katër presidentët para tij. Duke forcuar partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, të dy vendet mund të punojnë drejt përfundimit të ciklit të dhunës dhe arritjes së një paqeje të qëndrueshme në Ballkan, duke evituar ndikimin dhe agresionin rus dhe kinez në Evropën Juglindore.
Albanian American Community Calls for Immediate Action Against Serbia for Inciting Violence and Attacking NATO Troops in Kosova
Washington, D.C. – 31 May 2023,We are witnessing disturbing acts of aggression perpetrated by pro-Russian, organized groups from Serbia against NATO peacekeeping troops, journalists, and local police officers in Kosova’s northern municipalities.  The actions of  ethnic Serbs who violently tried to enter the government buildings, orchestrated directly by the Belgrade regime, show repeated threats to peace and security amidst a tense situation in Europe.  These acts of aggressions by Vucic and his cronies, within the sovereign territory of the Republic of Kosova, must not go unanswered by the international community. We are deeply concerned that Belgrade regime’s goal, in line with their Russian allegiance, is for the conflict to erupt and spill over into neighboring countries, potentially igniting new wars in the Balkans – to open another front in Europe.  It is imperative that the United States and its allies finally recognizes the gravity of the situation and take a firm stance against Serbia’s blackmail, rather than continuing to appease its provocations.  It is essential that Serbia understands the resolve of the West to uphold peace and security in Kosova and the region and that the consequences for any attempt by Belgrade to undermines this will be severe. We encourage the government of Kosova and opposition parties to build a unified front against Serbian blackmail and provocations, and to coordinate closely with Kosova’s main ally, the United States of America.  Regardless of the recent absence of much needed and deserved, harsh measures against Vucic and his criminal enterprise, the United States has remained a steadfast supporter of Kosova’s sovereignty and security – committed to support its thriving democracy without fail. Likewise, before it is too late, we call once again upon the US administration to end its policy of appeasement toward Serbia and insist that any continuing dialogue for normalization is led by the US, centered unequivocally on mutual recognition between Kosova and Serbia – as declared clearly by President Biden and the four preceding Presidents before him. By strengthening the partnership between Kosova and the United States, both nations can work towards ending the cycle of violence and achieving a sustainable peace in the Balkans, fending off Russian and Chinese aggression and influence in Southeast Europe.
Signatories of the Statement, Albanian American Organizations:Pan-Albanian American Congress (PAAC)Pan Albanian Federation of America VATRABatalioni Atlantiku – Atlantic BattalionAlbanian-American Community of Illinois (AACI)Malesia e Madhe Association, New YorkMalesia e Madhe Association, MichiganAlbanian Diaspora Business NetworkPeja – New York AssociationKraja AssociationUlqini Association – ChicagoÇameria AssociationPrespa Association – ChicagoUskana AssociationPlavë Guci FoundationAna e Malit AssociationValet e Liqenit AssociationJehona Association – MichiganLukaj FoundationDardania – Albanian American Association of Greater Houston

Nëse sigurinë kombëtare e shohim si një pikë të largët , armiqtë shekullore do i gjejmë brenda në shtëpinë tonë

0

Në këtë foto shihet Gjenerali Bozhidar Jankoviq i Serbisë, pasi e kishte masakruar Krahinën e Lumes në Shqipëri. Ushtarët e tij kur e pushtojnë Durrësin, deklaroheshin se ky është “Deti i Serbisë”. Një kohë të gjatë Hani i Elezit, në kufi me Shkupin, kryeqytetin e Maqedonisë Veriore, e ka bartur emrin e tij – Gjeneral Jankoviq, deri në pjesën e dytë të Qershorit 1999, kur forcat e NATO-s e çliruan Kosovën.

Božidar Janković (Serbian Cyrillic: Божидар Јанковић)

___

U bë ditë që pres të dëgjoj a të lexoj një analizë prej ekspertëve të sigurisë që paguhen nga shteti në lidhje me përplasjen e dhunshme të ndodhur në Kosovë ditët e fundit. Si e mendon Kosovën politika shqiptare? Si një shtet kufitar me të cilin nuk na lidh asgjë?
Për shumë arsye faktike, sidomos në fushën e sigurisë kombëtare (për të mos përmendur atë ndërkombëtare ku ne jemi inekzistente) Shqipëria ka treguar në dekada që nuk ka kurrfarë mendimi e strategjie analitike, progresive në kohë e në hapësirë përsa i përket studimit të fushave e disiplinave të caktuara, sidomos atyre që lidhen me jetën e sigurinë e vendit.
Unë nuk dua të bëj asnjë analizë se çfarë sjell tensioni që po përjeton rishtas Kosova qoftë për Kosovën vetë, qoftë për Shqipërinë e për rajonin sepse mendoj se Shqipërisë nuk i mungojnë ekspertët analitikë që paguhen për këtë punë. Por doja vetëm të sillja në vëmendje të votuesit e qytetarit të thjeshtë shqiptar se nëse ne vazhdojmë e konsiderojmë sigurinë kombëtare si një pikë të largët e të parëndësishme në axhendën e përditshme politike, do të vijë momenti që armiqtë shekullore do i gjejmë brenda në shtëpinë tonë.
Ai bregdeti që ne e duam për të bërë plazh e për të ngrënë dreka e darka nëpër restorante, ato kullat që kanë mbirë kudo, ato pallatet e ndërtuara, tokat, pronat e mijëra gjyqet e hapura për to në dekada që kurrë s’u zgjidhën, ato varret e mijëra shqiptarëve në dekada të vrarë për çeshtje prone, ato kursimet e bëra me lekë gjaku e emigracioni për të blerë një apartament, vetë jeta e çdo qytetari etj etj, janë të gjitha pjesë e sigurisē kombëtare për të cilat duhet të kujdeset shteti. Kjo është detyra primare e shtetit me strategji të veçanta pikësëpari në mbrojtje e më pas në zhvillim të vendit e të jetës.
Po sikur t’i shkrepë në mendje serbëve të mësyjnë ushtarakisht nesër në Prishtinë e në Tiranë, çfarë bëjmë ne????? Apo nuk bën me mendu kaq larg?
Sigurisht ne do presim derisa miqtë tanë perendimorë, të cilët as në mesin e tyre nuk na pranojnë politikisht, të kujtohen se çfarë duhet të bëjnë, ne na ka dalë flaka e tymi përtej kufinjve.
(Ushtria serbe në tetor 1912, Shkup
___
ps. Problemet tona të pazgjidhura me fqinjët armiqësorë e të mbartura deri sot janë produkt i brumit politik të gatuar prej atyre që ne i shohim si shpëtimtarë e paaftësisë tonë për të ndërtuar shtet në një shekull të paktën, e të kishim sot numrin më të lartë të popullsisë në rajon.
Ushtria serbe në Shqipëri, në vitin 1912
___
Ka 2500 vjet Pitagora që ka thënë: numrat përbëjnē forcën! Por ne nuk nxjerrim mësime prej të urtëve, as prej të kaluarës e as prej gabimeve tona. Ne zgjedhim copën e bukës e vendin e punës kur votojmë, kaq na mjafton, Shqiperia le te rrijë në mjerim se ne ikim, ikim nëpër Europë! Kur ne nuk duam veten si mund të presim të na duan të tjerët?

Na današnji dan (22.10.1912) oslobođena je Priština / Në ditën e sotshme (22.10.1912) , është  “çliruar” Prishtina!

(Ushtria serbe, Lumë, dhjetor 1912)

(Ushtria serbe, Lumë, dhjetor 1915)

Serbi Vojislav Tankosić, i fotografuar jashtë shtëpisë së Isa Boletinit në vitin 1911, me veshje shqiptare, pra i maskuar si shqiptar, gjatë bisedimeve për bashkëpunim kundër Perandorisë Osmane.

Mund të jetë një imazh bardhezi i 1 person, flokë bjonde dhe duke buzëqeshur
Në foto: Ervina Toptani