ARKIVI:
3 Gusht 2026

Policia e Kosovës për protestat e dhunshme të serbëve në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan

Shkrime relevante

Serbia e burgos të vërtetën, në vend se t’i burgos kriminelët e luftës

E Përgatiti dhe përktheu: Lirim Gashi, Prizren ___ Autor: Jovan Golubovic ___ Është e rëndë...

Shqipëria përballë vështirësive të reja strategjike (1)

Safet Sadiku, Zvicër ___ Shembuj dhe fakte  ___ Sovraniteti territorial, ekonomik dhe digjital në epokën...

Konsulata e naivitetit në Shkodër, diplomacia e vogël dhe loja e madhe gjeopolitike!

Luljeta Pula, Prishtinë ___ Vendimi për hapjen e konsullatave të ndërsjella midis Shqipërisë...

Shpërndaj

Prishtinë, më 31 maj 2023

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, kanë vazhduar angazhimet në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave të cilat janë mbajtur edhe sot pranë komunave Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Fillimisht protesta ishte e qetë, por në orët e pasdites në intervale të ndryshme kohore disa persona të dyshuar kanë hedhur gurë në drejtim të tri automjeteve të Policisë së Kosovës, ku dy prej tyre iu janë shkaktuar dëme materiale duke iu thyer xhamat. Si pasojë e sulmeve nga mjetet e forta një zyrtar policorë ka pësuar lëndime.

Forhåndsvisning av bilde

Po ashtu gjatë protestës së realizuar sot, disa media/gazetarë janë penguar e sulmuar, si dhe automjetet e tyre ishin vandalizuar nga individ/grupe kriminale. Pengimi i gazetarëve në detyrë cenon të drejtën e shprehjes, informimit dhe lirinë e shtypit.

Forhåndsvisning av bilde

Ne jemi të përkushtuar të hetojmë këto akte kriminale dhe të parandalojmë shfaqjen e dhunës. Njëkohësisht Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë protestuesve që të përmbahen nga dhuna dhe të shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu