Kreu Blog Faqe 1043

Sulejman Krasniqi :“Kur erdha në Shqipëri thashë mëmëdhe të dua edhe kështu siç je”

Nga Flori Bruqi ,PHD
 
Pasqyrimi i historisë në veprat letrare të  shkrimtarit kosovar Sulejman Krasniqit
 
Sulejman Krasniqi, U lind në Hoçë të Vogël, në afërsi tëRahovecit  (1937) gjatë kohës së Mbretërisë Serbosllave. 

 
 Arsimin fillor e ndoqi në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm në Prizren   dhe në Krushë të Madhe. 
 
Suljeman Krasniqi shumë shpejt u dallua për angazhimin e tij në çështjen kombëtare si shkrimtar  dhe poet kombëtar.

 
 Ai u burgos nga regjimi serb për veprimtarinë e tij patriotike, ndërsa në vitin 1958 u arratis drejt Shqipërisë, ku kreu studimet e larta pranë Universitetit të Tiranës.
 

 Pas vdekjes së babait të tij në rrethana të mistershme, urrejtja e Krasniqit ndaj regjimit serb ishte rritur. 

Ai kishte mbajtur dënimin me burg në Rahovec, Prizren dhe Kalluxherska Bare, në kohëzgjatje prej 1 vit e 2 muaj. 

Ai ishte dënuar nën akuzën se shpërndante hapur armiqësi ndaj pushtuesit serb, se i ka ndihmuar shqiptarët që të arratisen për në Shqipëri. 

Sulejman Krasniqi në vitin 1958 largohet për në Shqipëri, ku qëndroi në kampet e punës për disa kohë.

 Pas 41 vjetëve ai kthehet në Kosovë më 3 korrik 1999.

Atje shkoi i vetmuar, kurse u kthye vetë i katërti. Sulejman Krasniqi punoi gjatë gjithë jetës së tij për çlirimin e trojeve shqiptare. Ai mendonte ta bënte këtë me armë por, pas burgosjeve e internimeve, iu rrek penës. Proza e Sulejman Krasniqit, veçanërisht romanet e tij, frymëzohen kryesisht nga historia e popullit shqiptar. 

Duke dashur ta nxisë ndjenjën kombëtare te shqiptarët e robëruar, në radhë të parë në Kosovë, ai u jep atyre modele të luftëtarëve të shquar për liri kombëtare çfarë janë: Mic Sokoli, Oso Kuka, Bajram Curri, Azem dhe Shotë Galica etj. Mbi këtë platformë ideoestetike, të themi kështu, bazohen edhe tre romanet që janë objekt i punimit tonë: “Prijësja e komitëve”, “Pushka top, Bajram Curri!” dhe “Oso Kuka”.

Për shumë vite punoi si mësues në shkollat e mesme në Mat dhe Tiranë, ku botoi mijëra tregime dhe artikuj në shtypin periodik.


Sulejman Krasniqi është autor i një numri të madh romanesh, novelash dhe veprash eseistike të botuara në shqip, ndër të cilat veçohen romanet Mic Sokoli, Rebeli i Bajraqeve dhe Makthi i Hijeve. 

Për kontributin në fushën e letrave, Sulejman Krasniqi është laureuar me “Çmimin e Republikës”, dhe është dekoruar me “Urdhrin e Punës” nga Kuvendi i Shqipërisë.
 
U nda nga jeta në Tiranë më 16 07. 2011.
 

Opusi letrar i Sulejman Krasniqit është i gjerë. Ai është autor i mbi 20 veprave letrare, kryesisht në gjininë e prozës dhe të dramës. Krijimtaria letrare e këtij autori nuk merr fund me kaq. Janë disa vepra të pabotuara në dorëshkrim të cilat autori i ka përmendur më 2007. Ato janë: “Vajza e shtypshkronjës”, “Të jetosh midis dashurive”, “Shtegtimi i prostitutave”, pastaj një vëllim me artikuj politiko-shoqërorë, si dhe një vëllim me tregime. Sulejman Krasniqi i takon atij brezi që përjetoi si fëmijë shtypjen e egër të regjimit serb të kohës së Rankoviçit. Ishte mashkulli i vetëm në familje. Ai ishte edukuar nga prindërit me frymë kombëtare.

Në romanin “Prijësja e komitëve” është e dukshme përfshirja e rrëfimtarit në historinë që tregon. Autori ka gjurmuar me vite në Malsinë e Gjakovës për të marrë informacione të bollshme për gratë e asaj pjese, të cilat shërbejnë si prototip (model) i Shotë Galicës. Romani “Prijësja e komitëve” trajton bëmat e femrës kaçake, përpjekjet e saj për liri. Boshti rreth të cilit zhvillohet ngjarja prej fillimit të romanit deri në mbarim ka të bëjë me dy linja tematike: e para ka të bëjë me luftën ndërmjet Shotë Galicës dhe Ukë Gunës për ta marrë drejtimin e komitëve, udhëheqjen e tyre (Shotë Galica kishte përkrahjen e popullit, kurse Ukë Guna përkrahjen e disa fshatarëve), kurse linja e dytë tematike ka të bëjë me luftën e pakompromis të Shotë Galicës ndaj forcave serbe. Romanin “Prijësja e komitëve” e përbëjnë edhe disa mikrotema, si: tema e vëllavrasjes, tema e marrjes së Ramës binjak nga Milan Ivanoviçi etj. Sulejman Krasniqi romanin “Prijësja e komitëve” e shkruan në vetën e tretë njëjës (ajo). Narratori në këtë roman flet për ngjarje të përfunduara dhe të njohura për lexuesin. Autori trajton nëpërmjet figurës së Shotës barazinë në luftë në mes të gruas dhe burrit.

Edhe romanet “Pushka top, Bajram Curri!” dhe “Oso Kuka” flasin për bëmat e heronjve emrat e të cilëve qëndrojnë në titujt e këtyre veprave: Bajram Curri dhe Oso Kuka. Si të tilla këto vepra i kanë shërbyer çlirimit të Kosovës, sepse kanë nxitur mendjet dhe shpirtrat e bijave dhe bijve të Kosovës për t’i zgjedhur rrugët dhe mjetet e luftës për liri.

Te romani “Pushka top, Bajram Curri!”, autori paraqet kronologjikisht veprimtarinë e Bajram Currit, jetën e tij prej lindjes deri në vdekje, paraqet bëmat e tij, luftërat e tij, fitoret dhe humbjet. Lufta e tij ishte heroike. Ajo konkretizohet me fitore dhe me respektin që fiton në masë. 

Vepra “Pushka top, Bajram Curri!”, ka strukturë të mirëfilltë letrare.

 Vepra përbëhet nga dymbëdhjetë kapituj, në një mori personazhesh.

 Vepra ka 223 faqe. Narratori ka të bëjë me pikën e shikimit, personin që e tregon ngjarjen. 

Ngjarja në romanin “Pushka top, Bajram Curri!” rrëfehet në vetën e parë, rrëfim ky që Volfgang Kajzeri (teoricien gjerman) e quan (Ich-Form). 

Narratori, tregimtari i romanit, i cili është vetë Bajram Curri, na tregon se kishte lindur në karrocë të burgut. Bajram Curri në cilësinë e tregimtarit, tregon ngjarjet që i kanë ndodhur hap pas hapi. “Kur mbusha tetë vjeç, ndodhi një ngjarje, e cila na detyroi të braktisnim Gjakovën dhe të ngjiteshim në malësi, ku babai bënte një jetë gjysmë komiti”. 

Te romani tjetër me temë historike “Oso Kuka”, autori paraqet luftërat e popullit shqiptar karshi atij malazez, në pjesën veriore të Shqipërisë. 

Oso Kuka portretizohet në aspektin fizik dhe moral si njeri i fuqishëm e trim, njeri i cili kishte ndikim te shokët. Sulejman Krasniqi, autor i shumë romaneve me temë historike, shkroi romanin “Oso Kuka”, duke pasur në mendje gdhendjen si skulptori në gurë figurën e Oso Kukës. 

Oso Kuka është figurë e kompletuar letrare. Ai ka bërë shumë peripeci jetësore deri në vetëflijim për lirinë e atdheut. 

Me pak fjalë, ideja themelore e romanit është ta duam atdheun, të punojmë për të mirën e tij, ta duam gjuhën shqipe, t’i duam heronjtë kombëtarë dhe ta respektojmë të kaluarën tonë. Struktura letrare e romanit përbëhet nga tri pjesë të ndara në tridhjetë e dy kapituj. 

Pjesë përbërëse e librit janë Defteri i Oso Kukës dhe Buletini i Shkodrës. 

Buletini i Shkodrës paraqet kohë pas kohe ngjarjet kryesore në Shkodër.

 Romani përbëhet nga 354 faqe. 

Pjesë përbërëse të romanit janë edhe letrat dërguar Oso Kukës nga shokë dhe familjarë që janë elemente të romaneve sentimentale. Kapitujt e romanit kanë unitet të plotë gjuhësor dhe tematik, ato paraqesin para lexuesve luftën e pakompromis të popullit shqiptar për liri. 

Narratori në romanin “Oso Kuka” është në vetën e tretë “ai”. Po e shënoj një pjesë nga romani, ku faktohet kjo: “Kur u mbyll dosja e vrasjes së Hulinsanit me shënimin ‘Oso Kuka u mbyt në liqen, faji duhet t’i vishet ndonjë tjetri që çon peshë në kandarin e arnautëve’>!…”.3

Vepra e Sulejman Krasniqit në përgjithësi ka kultivuar guximin, trimërinë, shpirtin e sakrificës ndër breza.

Gjuha e veprave të Krasniqit është kryesisht gjuhë e pasur dhe e gjallë shqipe e pasuruar me elemente të ligjërimit popullor. 

Nëpërmjet saj autori bën paraqitjen e botës shpirtërore të personazheve, karakteristikat e tyre, bëmat e tyre.

Plani rrëfimor i autorit nuk mbështetet vetëm në fiksionin, që është shtjella e shkrimit artistik, por edhe në dokumente arkivore e në shkrime historike, ku proza e Krasniqit i afrohet konkretes.

 Proza e shkrimtarit nuk është trajtuar meritueshëm në kuadrin e historisë së letërsisë shqipe. 

Proza e tij është mundësi e hapur për studime dhe vlerësime dhe e meriton të jetë afër lexuesit tash edhe në të ardhmen.

Vetëm pasi të lexohet në tërësi proza e tij, krijohet një pasqyrë më e qartë rreth saj dhe mund të konkludojmë se krijimtaria dhe jeta e Sulejman Krasniqit janë plotësim i njëra-tjetrës, pra jetës dhe krijimtarisë së tij. 

Nëse merremi me njërën prej tyre, do të mësojmë edhe tjetrën. Vepra e tij letrare e ka pasuruar letërsinë shqipe, sidomos duke veçuar cilësinë e rrëfimit që është një nga arritjet më të mëdha të krijimtarisë letrare të këtij shkrimtari.

Sulejman Krasniqi i shkroi shumicën e romaneve të tij me patos patriotik, për çka edhe u kritikua ndonjëherë. 

Nuk është përpjekur të thellohet më tepër apo për të kapur më shumë tema të reja në mënyrë që ta mos përsërisë vetveten.

 Sa i përket organizimit të jashtëm, anës formale të romaneve, Sulejman Krasniqi nuk ka arritur ndonjë lëvizje të theksuar novatorizmi, por ai e ndjek vazhdimisht modelin e njëjtë të një rruge të trasuar nga të tjerët.

Personazhet e romaneve të Krasniqit janë kryesisht luftëtarë trima, por edhe njerëz të thjeshtë të popullit. 

Personazheve kryesore autori u ka bërë një trajtim më të gjerë dhe shumëdimensional. Njohim botën e tyre, shpirtin e tyre, peripecitë dhe sfidat e tyre në kohë të ndryshme.

 Personazhet e veprës së Krasniqit janë njerëz atdhedashës të cilët sakrifikojnë jetën e tyre për të mirën e vendit. 

Shumica prej tyre janë persona realë, si: Mic Sokoli, Bajram Curri, Oso Kuka, Shotë Galica, Sulejman Vokshi, Ymer Prizreni, Bejtë Kuka, Shaqir Curri, Mehmet Ali Pasha, Azem Galica etj., por në romanet e tij ka edhe personazhe të trilluara të cilat janë pjellë e imagjinatës së shkrimtarit. Bajram Curri, Oso Kuka dhe Shotë Galica gjatë jetës së tyre u shquan si prijës popullorë, si luftëtarë të paepur, si strategë tejpamës.

Vepra e Sulejman Krasniqit është e rëndësishme. Si e tillë ajo meriton të studiohet për disa arsye.

Vepra e Sulejman Krasniqit ka rëndësi të veçantë për paraqitjen e figurave përfaqësuese të kohës. Vepra e Sulejman Krasniqit paraqet në mënyrë realiste të kaluarën e popullit shqiptar. Ajo është një model pak a shumë i veçantë në letërsinë shqipe.

Vepra e Sulejman Krasniqit paraqet një konstrukt gjuhësor e cila meriton të studiohet edhe më tej. Vepra e Sulejman Krasniqit nuk është studiuar sa duhet, në aspektin tematik, formal, në aspektin historiko-letrar. Mbi të gjitha, vepra e Sulejman Krasniqit është një ndër dëshmitë letrare më të fuqishme në ndërlidhjen histori-letërsi, e arritur në një nivel të lartë artistik, brenda letrave shqipe. Prandaj, studimi i saj është një kontribut për ndriçimin e vlerave letrare dhe historike të autorit në fjalë.

Nga studiues të ndryshëm veprimtaria atdhetare dhe krijimtaria letrare e tij është krahasuar me shkrimtarin francez Honore dë Balzak, i cili konsiderohet baba i romanit realist në Francë.

Ngjarjet në veprën e Sulejman Krasniqit zhvillohen në një pjesë të madhe të territorit shqiptar, duke filluar nga Bujanoci, Gjakova, Drenica, Shkodra, Vranina, Shpella e Dragobisë, Malësia e Gjakovës, Fushë-Kruja etj., të cilat çdoherë kanë qenë epiqendër të luftërave për liri. Nga këto vende kanë dalë trima të dalluar të cilët kanë kontribuar për çështjen kombëtare.

Stili i veprave të Sulejman Krasniqit është kryesisht epik, i përshtatet përmbajtjes së veprave të Sulejman Krasniqit, jetës së tij, veprimtarisë patriotike të tij.

Vepra romanore e Sulejman Krasniqit paraqitet si një univers kompleks, ku gazi e loti, dashuria e urrejtja, urtësia e çmenduria fqinjërojnë me njëra-tjetrën dhe së bashku realizojnë kuptime të shumëfishta dhe përplotësuese, duke krijuar ndjesi gjithmonë befasuese.

Sulejman Krasniqi qëndron në radhën e shkrimtarëve që i kanë ofruar lexuesit vepra letrare me përmbajtje të pasur artistike. 

Raporti histori-letërsi në romanet e Sulejman Krasniqit (Prijësja e komitëve, Pushka top, Bajram Curri! dhe Oso Kuka) 

Për relacionin histori-letërsi, për dallimet ndërmjet këtyre dy fushave, është debatuar qysh në antikë. Aristoteli në veprën Poetika, shkruan “… puna e një poeti nuk është të tregojë atë që ka ndodhur, po atë që mund të ndodhte, dmth. gjërat që mund të ngjasin sipas gjasës ose nevojës”.1 Një studim serioz për interesimin e shkrimtarëve shqiptarë për historinë e bëri prof. Agim Vinca në librin Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe (1945-1980). “Duke filluar nga gjysma e dytë e viteve ’60, posaçërisht nga viti 1968, mund të thuhet se zë fill interesimi i shtuar i shkrimtarëve bashkëkohorë shqiptarë për historinë, lashtësinë dhe mitologjinë kombëtare, si dhe për historinë dhe mitologjinë në përgjithësi”.2 Prof. Vinca edhe në librin Kursi i teorive letrare bën dallimin ndërmjet letërsisë dhe historisë. “Historia flet për njerëz dhe ngjarje konkrete, kurse letërsia flet më tepër gjëra “të përgjithshme”, nocion ky që tek Aristoteli ka pak a shumë atë kuptim që te realistët do të ketë fjala “tipike”.3

Përfaqësuesi i rëndësishëm i dramës dhe romanit historik shkrimtari i njohur italian Aleksandër Manconi mendon se historia na ofron ngjarjet, të cilat, të thuash, i njohim së jashtmi, ndërsa letërsia tregon ç’kanë ndier njerëzit.

Studiuesi i romantizmit tonë – kritiku dhe historiani i njohur i letërsisë, akademik Rexhep Qosja, duke u marrë me figurën e Skënderbeut në vizionin e rilindësve, “thekson se historia e shënon të kaluarën e popujve të ndryshëm me indiferencën që shquan shkencat, pa u interesuar për ndjenjat që mund t’u kenë prirë apo mund t’u kenë pasuar ngjarjeve dhe dukurive të ndryshme. Ndërkaq, letërsia si art zhytet në thellësitë e ndjenjës së individit dhe të mbarë popullit, duke shprehur dialektikën e përjetimeve të tij”.4

Binomi histori-letërsi në veprën e Sulejman Krasniqit është i pandashëm. Autori u kundërpërgjigjet edhe kritikave të atyre të cilët mendojnë se veprat e tij kanë tematikë të tepruar historike, duke thënë se populli shqiptar i Kosovës ishte popull i pushtuar me shekuj dhe nuk kishte se si të mos shkruante për tema kombëtare.

Atdhetar i patrembur për çështjen kombëtare dhe lexues i devotshëm i librave historikë, ai merr guximin që ato të cilat i kishte dëgjuar nga më të vjetrit nëpër oda, ato të cilat i kishte përjetuar vetë, ato të cilat i kishte lexuar nëpër libra historikë, t’i ringjallë dhe t’i bëjë romane me vlerë dhe lexueshmëri. Studiuesi Bajram Krasniqi në veprën e tij “Poetika e romanit historik shqiptar”, shkruan “(…) romani historik nuk shkruhet me qëllim që t’ia bëjë të njohura lexuesit ngjarjet dhe faktet pozitive nga e kaluara, sepse atë e bën më mirë dija e historisë, por do t’ia zbulojë artistikisht atë që ai ka mësuar nga historiografia”.5

Autori ka paraqitur fatin e popullit shqiptar si individ, e nëpërmjet tij si kolektiv, bëmat e tij, vuajtjet, gjendjen e rëndë ekonomike e sociale, duke ngritur në piedestal luftën dhe bëmat heroike të Mic Sokolit, Bajram Currit, Oso Kukës, Ymer Prizrenit, Sulejman Vokshit etj. Populli shqiptar është ndër popujt më të vjetër të Ballkanit, një popull i cili me shekuj ishte i pushtuar nga perandori të ndryshme. kështu që historia e popullit shqiptar është e larmishme, me vuajtje, dhunë, masakra, por edhe me trima të ndryshëm të cilët i prodhoi historia kohë pas kohe.

Për t’i lexuar veprat e Krasniqit duhet të kemi njohuri paraprake të ngjarjeve historike, periudhave të lavdishme historike, për individë të cilët punuan për çështjen kombëtare.

Studiuesi Begzad Baliu shkruan se vepra e Krasniqit mund të bëhet objekt studimi në shumë fusha: “Konteksti historik i veprave të tij: antikiteti dardan në romanin Dardanët, Lidhja Shqiptare e Prizrenit në romanin historik Qielli i përflakur, ripushtimi i Ulqinit në romanin historik Oso Kuka dhe Lëvizja Kaçake në romanin më me ndikim Prijësja e komitëve, Lufta e Dytë Botërore në romanin Shpella e banditëve”.6 Ngjarjet e këtyre romaneve vendosen në hapësirë gjeografike të ndryshme, si në Shqipërinë Veriore, Kosovë, Mal të Zi etj.

Albana Sulejman Krasniqi, thotë mes tjerash :“Në veprën e fundit babi, në jetëshkrim, ka treguar se ku u lind. U lind në Hoxhë të Vogël dhe ne si fëmijë gjatë gjithë fëmijërisë tonë, gjatë rinisë tonë, por edhe në moshë madhore e kemi ndjerë Hoxhën e Vogël të pranishme në çdo hap tonin, megjithëse nuk e kishim parë asnjëherë. Kur u kthyem në ’99 dhe kur kaluam nga Zhuri, babai na tregoi me një emocion të jashtëzakonshëm se këtu kam ecur, kam kaluar kufirin për në Shqipëri”.

Sipas saj, kthimi në Hoxhë të Vogël ka qenë një moment shumë emocionues. “Ka qenë një moment shumë drithërues, sepse gjetëm Hoxhën e Vogël me tymin që dilte nga çatitë, për shkak të dhunës që ishte ushtruar ndaj këtij fshati, si ndaj gjithë Kosovës”.

“Peripecitë që babi ka përjetuar në Shqipëri i ka përjetuar edhe në Kosovë. Pak më herët ishim në zyrën e kryetarit të komunës dhe një nga historianët i pranishëm tha se “Kur erdha në Shqipëri thashë mëmëdhe të dua edhe kështu siç je”.

Dua ta huazoj këtë shprehje, tha Krasniqi, pasi babi e ka dashur gjithmonë mëmëdheun ashtu siç ka qenë.

Vajza e shkrimtarit të madh tregoi se “ai ka vuajtur gjithmonë qoftë këtu, qoftë atje, asnjëherë nuk ka marrë hakmarrjen si pikënisje për të lidhur marrëdhëniet për të tjerët, gjithmonë ka marrë faljen, pa harruar asgjë. Pa harruar asgjë, as këtu, as atje”.

Ajo e cilësoi babain e saj, si shkrimtari i shqiptarisë. “Ai e ka ndjerë veten shqiptar në të gjithë dimensionet e saj”, tha Krasniqi.

Sulejman Krasniqi është njohës i mirë i historisë. Ai gdhendi figurat historike. Historia duke paraqitur të kaluarën, formëson të ardhmen. Autori ka qëllim që nëpërmjet historisë së letrarizuar, të përçojë te lexuesit ndjenjën e atdhedashurisë, ndjenjën e besnikërisë, ndjenjën e trimërisë. Sikurse në romanet e tjera të tij, edhe në romanet “Prijësja e komitëve”, “Pushka top, Bajram Curri!” dhe “Oso Kuka” paraqitet lufta epike e popullit shqiptar për liri.

Vend meritor për Sulejman Krasniqin, do të zë këto ditë në Tribunën publicistiko -Shkencore të Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës, në Festivalin e Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës që mbahët gjatë muajit qershor në Prishtinë, Prizren dhe Kukës,ku do referojnë shumë studiues të veprës së Sulejman Krasniqit.

Romani “Mic Sokoli”, i botuar vetëm një vit pas përkujtimit të Lidhjes së Prizrenit krijoi një tipologji të veçantë në letrat shqipe . Ai krijoi nga një mjedis i vogël dhe lokal, heroin e përmasave kombëtare që fatin dhe veprimtarinë e vet ia nënshtroi ideve të mëdha kombëtare. 

Sulejman Krasniqi mund të themi me plot gojën se është pena e tij që ka gdhendur një personazh që në vetvete bashkë me kompleksitetin e personazheve të tjerë si Ahmet Koronica, Shuaip Spahiu, Haxhi Zeka, Zef Kosharja etj, krijoi universin shqiptar të heroizmit që bie ndesh me agresivitetin shovinist të fqinjëve sllavë keqpërdorimin si plaçkë tregu të shqiptarëve nga pushteti perandorak osman dhe paragjykimi orientalist i fuqive perëndimore”…

Pavarësisht se personazhet nuk shfaqen e dalin nga një vepër në tjetrën, ato kanë një kuptim narrativ që është pak a shumë historia e vetë kombit shqiptar.

 Gama e tematikave dhe karaktereve që krijoi janë të ndryshëm, por ato i bashkon vetëdija etnike, identiteti i veçantë historik dhe skalitja e ngjarjeve të mëdha të kombit. Linealiteti jo i rregullt i ngjarjeve historike që trajtoi në romane jo domosdoshmërisht krijon vështirësi për të lexuar eposin historik “Krasniqian”, por nëpërmjet identifikimit të veçantë të personazheve heronj skaliten dhe mbeten më mirë në mendje, njerëz dhe ngjarje që kanë shenjuar kujtesën tonë kolektive dhe historinë kombëtare”.

Në vitin 1990, Sulejman Krasniqi kishte arritur maturinë e vet si shkrimtar, prandaj ai  ka arritur të përcjellë mesazhe të forta historike letrare përmes penës së vet për gjithë shqiptarinë që ngriti në mit figurat historike të popullit tonë.

Sulejman Krasniqi, Jetëshkrim, Neraida, Tiranë, 2011, f. 5.

 Sulejman Krasniqi, Pushka top, Bajram Curri!, f. 18.

Sulejman Krasniqi, Oso Kuka, f. 19.

Aristoteli, Poetika, Buzuku, Prishtinë, 2003, f. 72.

Agim Vinca, Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe (1945-1980), f. 263.

Agim Vinca, Kursi i teorive letrare, Libri shkollor, Prishtinë, 2002, f. 51

Agim Vinca, Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe (1945-1980), f. 266.

Bajram Krasniqi, Poetika e romanit historik shqiptar, Rilindja, Prishtinë, 1985, f. 14-15.

Begzad Baliu, Sulejman Krasniqi i munguar, Metafora, f. 17-18.

Albert Mustafa,Raporti histori-letërsi në romanet e Sulejman Krasniqit,Epoka e re, 30 maj 2023.

Mosdënimi i agresorit, nxitje për destabilitet, jo për pajtim

0

Gani I. Mehmeti 

Kërkohet paqe e paqeja nuk gjendet me shtetin më destabilizues në Europë. 

Kërkohen bisedime e bisedimet nuk zhvillohen me atë që ka shkaktuar katër luftëra vetëm në vitet e nëntëdhjeta në fund të shekullit 20, deri sa nuk është dënuar si aggressor. 

I bëhen lëshime, në vend se të kërkohen llogari prej tij. 

Ia japin krahun agresorit, nuk ia thonë shkurt e para syve se Kosova është shtet dhe i pavarur.  

I bëjnë lajka në vend se t’ia thonë realitetin. 

E lusin, në vend se ta detyrojnë! 

E shpërblejnë, në vend se ta dënojnë! 

Prandaj humbin të gjitha sukseset e bisedimeve me gjaksorin.  

Vrasësi mbetet vrasës, dhe sa më shumë ta tolerosh, ai bëhet edhe më mizor. 

Nëse do të vësh rregulla, duhet zbatuar ato.  

Nëse do ta zbatosh drejtësinë, duhet të kesh ligje me prokurorë e gjykatës të mirëfilltë, të drejtë e të dinjitetshëm për zbatim. 

Mirë, edhe nëse do bisedime, duhet të dihet qëllimi i tyre dhe fundi se për çka bisedohet e deri kur do të zgjasin.  

Pra, shkaktarin e luftës, kur edhe e humb luftën, ai duhet të dënohet, jo të shpërblehet, qoftë me financime e me lëshime tjera politike e ushtarake. 

Unë mbaj mend kur Gjermania paguante dëmet e luftës, pse ajo e kishte shkaktuar Luftën e Dytë Botërore. Përse Serbia nuk u dënua të paguajë të gjitha dëmet si shkaktare e luftërave me Slloveninë, Kroacinë, Bosnje e Hercegovinën dhe me Kosovën? 

Po nuk u disiplinua agresori, ai e vazhdon. 

Prandaj, ajo nuk ndalet .

Martinoviqët serb , të kryqëzuar si Jezu Krishti prej shqiptarëve ! 

8

Sinan Kastrati, Suedi

Vetëm serbët janë viktima  

Nuk dua të flas as të fle me ty 

Kisha serbe e shpalli Martinoviqi të shenjtë  

Mu kujtua një pjesë nga një tregim, tregim dashurie “Nuk dua të flas as të fle me ty” 

Ishte dashnori ai që shkruan “të dashurës”, histori e harruar. 

Eh çdreq më shtyri “koft larg”, “naleti”, ti përdori fjalët “Nuk dua …”?  Kështu thonte gjyshja, rahmet shpisrti i pastë dhe lëkundej nga vendi, i lidhte duart dhe me me të dyja duart i lutej Zotit. 

Sa e sa femra serbe, kroate, boasnjake kanë qenë të martuara me boshnjakë e krotë, serbë? 

 Kur filloi lufta në ish Jugosllavi, më 1991, 1992 … 1995, sidomos ajo në Kroaci erdha në Suedi. Në ”kampet” *), kështu quheshin vendbanimet ku banonim të huajtë që kishim ikur nga vendet tona e kërkonim strehë mbi kokë.   

Pjesa më e madhe e grave dhe burrave me martesa të përziera ishin nga Bosnja. Afër banesës sime ku banoja unë, shpesh i dëgjoja se si flitshin me zë të lartë, shaeshin (serbisht) për shkakaun se lufta i kishte ndarë familjet në Bosnjë. 

Një familje boshnjake nga Gorazhda, nëna me vajzën dhe dy djem kishin ardhur por burri (baba) kishte mbetur në Gorazhdë. Pas disa muajve erdhi edhe ai. U gëzuan fëmijët dhe gruaja. U gëzuam edhe ne. Ai na tregoi tmerrin që kishte parë. Fqinjët serb (mjerishte duhët ta them) nuk na mbronin por duhej ikur nga ta. Këtheheshim natën që të marrim ndonjë gjë që kishte mbetur për të ngrënë e ndonjë teshë për tu mbuluar, aty ku na zinte nata. Në fund, kur vendosa ta le shtëpinë, vendosa brenda pragut të shtëpsë disa mina, dinamit e bomba që kushdo që tenton ta thej derën, ta thej qafën.  

Një mësuese boshnjake nga Banjalluka tregonte se fqinja e ime e parë, shoqja e shkollës, serbe erdhi me të shpejtë te dritarja, kur më pa se jam në shtëpi e më tha: 

-Ikni se baba, vëllai, dhe serbët e tjerë të gjithë fqinj, me ish ushtrinë serbe të Bosnjës*) po vijnë dhe nëse iu gjejnë kanë me iu dhunue juve ndërsa babain tënd, e vrasin.  

Nuk di se çka ndodhur më tej por njërin nga djemt e bosnjakit nga Bosnja e kam takua në Malmö. Më luti që të shkoj por nuk kisha kohë e nuk ia mora as telefonin. 

Sa ngjarje të tmershme kanë ndodhur në ish jugosllavi dhe qysh është e mundshme që përveç organizatave e shoqatave humanitare, asnjë organizatë siq është OKB-ja apo BE-ja nuk e dënuan Serbinë, ish trashëgimtaren e Jugosllavisë për gjenocid, krime kundër njerëzimit, depërtim të popullsisë civile, dhunim të grave, vjedhje, djegje etj. dhe sot kur para syve të tyre, e njëjta gjë dëshiron të përsëritet në Kosovë (në Veriun e Kosovës), bashkësia ndërkombëtare, shumica e dënojnë Qevrinë e Kosovës (Albin Kurtin)   

Edhe sot, mendja, sytë e veshtë i kemi në Kosovë. Nuk ka se si të mos pëlcas njeriu nga inati kur dëgjon gjithë at mori fjalësh kallaballëk, akuza të përfaqësuesve ndërkombëtarë, ambasadorë e diplomatë se si vjellin kundër Qeverisë së Kosovës. Nëse asnjëherë nuk e kam përkrahur Qeverinë e Kosovës, kësaj radhe publikisht e përkrah pa asnjë mëdyeshje e dyshim.  

Sovraniteti i Kosovës nuk duhët lënë askujt, as miqëve të djeshëm, kushdo çofshin ata. 

E vërteta serbe 

“Qeveria të tërhiqet nga instalimi i kryetarëve në veri”,  

“Simbolet e pushtimit rus në automjetet e Policisë dhe të KFOR-it në veri”, 

“Kina mbështet Serbinë rreth tensioneve në Kosovë”, 

“Rusia kërkon nga Perëndimi të mos i fajësojë serbët” 

A nuk janë të mjaftueshëm këta tituj që I zgjodha për sot se si Serbia, nga agresori, pushtuesi paraqitet para botës viktimë`? 

Serbët i filluan manifestimet e protesta në Fushë Kosovë dhe i vazhduan nëpër vise të ndryshme të ish Jugosllavisë, derisa sa sharra ia dhe gozhdës në Slloveni. 

Fjalimi i Sllobodan Millosheviqit në Fushë Kosovë dhe në Gazimestan, hapi rrugët për shkatrrimin e jugosllavisë dhe krijimin e shteteve të reja.  

Ishin serbët e Fushë Kosovës, Kecmani e bandat serbe që mbanin mitingje kundër shqiptarëve. 

Ata nuk kurseni asgjë, as … Rasti i Gjorgje Martinoviqit kur “shishen e fut në anus” (në bythhë), “vuajtjet e gruas së Prekallës” që shkonte “në arë me fëmijë ngryk e pushkën në krah”, “dhunimet e grave serbe-plaka nga shqiptarët”, e shumë e shumë inskenime të tjera deri tek rasti PANDA në Pejë, mendoni për ngjarjen e sotshme në pjesën veriore të vendit, pasi jam i mendimit se me të madhe filluan inskenimet e tjera, shkruante një miku im (B. K.). 

Kanë kaluar 10 vjet (19 prill të viti 2013) që kur Hashim Thaçi, ish kryeministër i Kosovës nënshkroi marrëveshje me kryeministri i atëhershëm i Serbisë, Ivica Daçiq, me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, politikanes britanike Ketrin Eshton (Catherine Margarte Ashton, Baroness Ashton, 1956- )”, marrëveshja me të cilën filloi ”normalizimi i marrëdhënieve” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë 

Dhe, çfarë rastësie, kur plasi sherri në Veriun e Kosovës, dje erdhi Hashim Thaçi në Kosovë. 

Sa herë që kanë ardhur Fatos Nano, Edi Rama e tash edhe Hashimi, Kosovën e presin ditë të zeza, si qyqja kutr këndon në pemët e shtëpisë së fikur.   

“Borrell flet për situatën në veri: Kosova të pezullojë operacionet policore rreth ndërtesave të komunave” 

https://telegrafi.com/borrell-flet-per-situaten-ne-veri-kosova-te-pezulloje-operacionet-policore-rreth-ndertesave-te-komunave/  

“Zveçan, grupet kriminale serbe dëmtojnë veturat e mediave” 

https://telegrafi.com/zvecan-grupet-kriminale-serbe-demtojne-veturat-e-mediave/  

“Protestuesit serbë përplasen me KFOR-in në veriun e Kosovës” 

https://www.zeriamerikes.com/a/7114022.html  

“Protestuesve në Zveçan u kërkohet të shpërndahen” 

https://www.evropaelire.org/a/proteste-zvecan-tensione-ne-veri-/32435382.html  

“Ushtarë të lënduar të KFOR-it në Zveçan” 

https://www.evropaelire.org/a/ushtaret-e-lenduar-te-kfor-it/32433957.html 

”Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi…”  

“Dhunë, gaz, tension: Zhvillimet në veri në dy minuta” 

https://www.evropaelire.org/a/zhvillimet-ne-veri-ne-dy-minuta/32434117.html  

”Kupchan: Qeveria të tërhiqet nga instalimi i kryetarëve në veri” 

https://www.evropaelire.org/a/kupchan-per-zhvillimet-ne-veri-te-kosoves/32434031.html  

“Simbolet e pushtimit rus në automjetet e Policisë dhe të KFOR-it në veri” 

https://www.evropaelire.org/a/simbolet-z-pushtimit-rus-ne-veri-/32435372.html  

“Kina mbështet Serbinë rreth tensioneve në Kosovë” 

https://www.evropaelire.org/a/kina-serbia-protestat-ne-kosove-/32435159.html  

“Ministri gjerman Jam i shqetësuar për gjendjen në Kosovë” 

https://www.dw.com/sq/reagime-p%C3%ABr-kosov%C3%ABn-%C3%ABsht%C3%AB-mbushur-kupa/a-65769001 

“Një ditë pas dhunës ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës, politikanë të ndryshëm nga Gjermania dhe Evropa e kanë dënuar dhunën dhe kanë paralajmëruar zero tolerancë…”  

“Lëndimi i 30 pjesëtarëve në veri, NATO-ja angazhon forca shtesë në Kosovë” 

https://sinjali.com/lendimi-i-30-pjesetareve-pas-perleshjes-nato-ja-angazhon-forca-shtese-ne-kosove/  

“Daçiq bën thirrje për “mbrojtjen e popullit serb në Kosovë” 

https://sinjali.com/daciq-ben-thirrje-per-mbrojtjen-e-popullit-serb-ne-kosove/  

“Serbët dalin me kërkesë të re: Nëse të arrestuarit nuk lirohen nesër, do të ketë protesta masive” 

https://sinjali.com/ish-kryetari-i-zvecanit-nese-te-arrestuarit-nuk-lirohen-neser-do-te-vijojne-protesta-masive/  

“E pritshme: Rusia kërkon nga Perëndimi të mos i fajësojë serbët” 

https://sinjali.com/e-pritshme-rusia-kerkon-nga-perendimi-te-mos-i-fajesoje-serbet/  

“Vuçiq viziton ushtrinë serbe afër kufirit me Kosovën” 

https://insajderi.org/vuciq-viziton-ushtrine-serbe-afer-kufirit-me-kosoven/  

“KFOR-i fillon vendosjen e telave gjemborë në Zveçan” 

https://zeri.info/aktuale/493438/kfor-i-fillon-vendosjen-e-telave-gjembore-ne-zvecan/  

“Digjet flamuri serb në Graçanicë, pamjet bëhen virale” 

https://zeri.info/aktuale/493418/digjet-flamuri-serb-ne-gracanice-pamjet-behen-virale/  

“Grupe serbësh përpiqen të hyjnë në komunat në veri” 

https://www.evropaelire.org/a/protesta-ne-veri-/32432604.html  

“Ish-presidenti Thaçi vjen në Kosovë, shkak gjendja e përkeqësuar shëndetësore e nënës së tij” 

https://telegrafi.com/ish-presidenti-thaci-vjen-ne-kosove-shkak-gjendja-e-perkeqesuar-shendetesore-e-nenes-se-tij/  

“Gjykata Speciale: Hashim Thaçi në Kosovë” 

https://www.koha.net/arberi/379530/gjykata-speciale-hashim-thaci-ne-kosove/  

Pamje nga Zveçani 

Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë ndërhyrë ndaj protestuesve serbë, të tubuar para ndërtesës së komunës së Zveçanit. 

Përleshje mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it  

https://www.evropaelire.org/a/32432216.html  

Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë 

29 maj15:20 

https://www.epokaere.com/hashim-thaci-ndodhet-ne-kosove/  

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që nga ora 12:30 ka ardhur sot në Kosovë. Bëhet e ditur se arsyeja e ardhjes së Thaçit në Kosovë është për të vizituar nënën e tij, e cila ditë më parë kishte disa probleme shëndetësorë.  

DHJETË VJET NGA MARRËVESHJA E PARË E BRUKSELIT 

Nga admin -21 Prill 2023 

https://fjala.info/dhjete-vjet-nga-marreveshja-e-pare-e-brukselit/  

“Në Bruksel po diskutohen masa ndaj Kosovës e Serbisë në rast se i refuzojnë hapat e propozuar për shtensionim” 

https://gazetablic.com/ne-bruksel-po-diskutohen-masa-ndaj-kosoves-e-serbise-ne-rast-se-i-refuzojne-hapat-e-propozuar-per-shtensionim/  

“Në objektin e komunës në Leposaviq futen ushtarët amerikanë” 

https://www.kosova-sot.info/lajme/677183/ne-objektin-e-komunes-ne-leposaviq-futen-ushtaret-amerikane/  

*) KAMP m. 

  1. Vend qëndrimi a banimi të përkohshëm, zakonisht në çadra; vend pushimi, larg qendrave të banuara, ku punonjësit qëndrojnë për pak kohë; qendër pushimi për pionierë ose të rinj; pushimore. Kamp ushtarak. Kamp sportiv. Kamp veror (dimëror). Kamp ditor. Kamp pushimi. Kampi i pionierëve qendër pushimi, edukimi e kalitjeje për pionierët. Kampi i aksionistëve. Kamp me drekë. Fletë kampi fletë me të cilën pajiset një punonjës për të kaluar diku pushimet. U hapën (u çelën) kampet.
  2. Vend i rrethuar dhe i ruajtur nga rojet, ku mbahen të burgosurit ose robërit e luftës. Kamp përqendrimi. Kampet e shfarosjes (e vdekjes) vende të tilla ku nazistët hitlerianë mbanin në kushte shumë të këqija robërit e luftës e të burgosurit, të cilët më në fund i vrisnin ose i digjnin.
  3. fig. Grupim politik e shoqëror i disa vendeve, organizatave etj., që mbrojnë interesa të njëjta; rrymë politike e ideologjike e njëjtë. Kampi revizionist. Kampi borgjez. Kampe të kundërta (ndërluftuese). Kamp politik (ideologjik, filozofik). Ishin ndarë në dy kampe. Bën pjesë (u hodh) në kampin tjetër.


Sinan Kastrati, në Bjeshkët e Sharit, korrik 1979

*) ‘Ratko Mladić 

Mladić Trial Judgement (crop).jpg 

Ratko Mladić i Haag 2017. 

Information 

Smeknamn “Bosniens slaktare” 

Född, 12 mars 1942 (81 år) 

Božanovići, Kungariket Jugoslavien (i nuvarande Bosnien och Hercegovina) 

I tjänst för Flag of Yugoslavia (1946-1992).svg Socialistiska federativa republiken Jugoslavien 

State Flag of Serbian Krajina (1991).svg Serbiska republiken Krajina 

Flag of the Republika Srpska.svg Republika Srpska 

Försvarsgren Logo of the JNA.svg Jugoslaviska folkarmén 

Emblem of the Army of Republika Srpska.svg Republika Srpskas armé 

Tjänstetid 1965–1996 

Grad 3 kov – general pukovnik.gif Generalöverste 

Slag/krig 1) Kroatiska självständighetskriget 

Slaget om Šibenik 

2) Bosnienkriget  

Operation Vrbas 

Belägringen av Sarajevo 

Operation Koridor 

Belägringen av Srebrenica 

Ratko Mladić (uttal: [râtko mlǎːdit͡ɕ], serbiska: Ратко Младић), född 12 mars 1942 i Božanovići i Kungariket Jugoslavien (nuvarande Bosnien och Hercegovina), är en bosnienserbisk före detta general och dömd krigsförbrytare. 

År 2017 dömde Internationella krigsförbrytartribunalen för det forna Jugoslavien (ICTY) Mladić till rättens högsta straff (livstids fängelse) [4] för krigsförbrytelser begångna av bosnienserbiska styrkor mot bosniaker och bosnienkroater under Bosnienkriget (1992–1995).  

Ratko Mlladiq 

Ratko Mlladiq (1993) 

Ratko Mlladiq (Serbisht: Ратко Младић; lindi më 12 mars 1943) është ish general i Forcave e Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë në periudhën nga 1992 deri në vitin 1995. Në vitin 2017, ai u shpall fajtor për kryerjen e krimeve të luftës, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë (ICTY) dhe u dënua me burgim të përjetshëm. 

“Kur serbi futi shishen në prapanicë, për të fajësuar shqiptarët në Gjilan” 

http://aktualitet.al/2020/10/05/kur-serbi-futi-shishen-ne-prapanice-per-te-fajesuar-shqiptaret-ne-gjilan/  

“Shishja që e nisi luftën në Kosovë” 

https://kosovalb.com/2021/02/23/shishja-qe-e-nisi-luften-ne-kosove/  

*) “36 vjet nga rasti i turpshëm ”Martinoviq” (VIDEO)” 

https://klankosova.tv/36-vjet-nga-rasti-i-turpshem-martinoviq-video-1/ 

Rasti Martinoviq (1984) është një segment i Doktrinës së shenjtë serbe gjatë luftës speciale në Kosovë të zhvilluar në periudhën 1981-1990. 

Ky rrastë ka ndodhur më 1984, në periudhën kur Sllobodan Millosheviqi synonte okupimin e Kosovës, çdo ditë lansohej nga një gënjeshtër për kinse presione të shqiptarëve ndaj serbëve, dhunime të plakave serbe, dëmtime të varrezave serbe, metodë kjo shumë e njohur që nga lufta e dytë botërore kur nazistët akuzonin hebrenjtë për të gjitha te këqijat. 

Rasti më eklatant i një gënjeshtre të tillë antologjike, është vetëplagosja e kolonelit jugosllav Martinoviq, në vitin 1984, i cili gjatë seancave të vetëkënaqësisë, u lëndua rëndë duke shqyer zorrën e trashë me shishe xhami. Edhe pse ai fillimisht në Emergjencën e Klinikës Kirurgjike në Prishtinë, kishte deklaruar se lëndimi ishte vepër e tij, ai nën presionin e sigurimit shtetëror serb të asaj kohe, ndërroj deklaratën e dhënë më parë, për qëllime politike “patriotike”, dhe akuzoj shqiptarët për këtë vepër. 

Pas publikimit të deklaratës së Martinoviqit në mediat Jugosllave reagojnë gjitha subjektet jugosllave nën ndikimin serb dhe këto reagime i vullos edhe Akademia e Arteve dhe Shkencave në Beograd duke e gjykuar me rreptësinë më të madhe dhunën shqiptare ndaj serbëve e cila sipas tyre kishte arritur një kulminacion të ri. 

Propaganda e sistemuar antishqiptare nga entet dhe institucionet serbe si Radio Televizioni, Akademia dhe Qeveria të koordinuara nga Akademia në Beograd, në atë kohë me muaj të tërë nuk kishte të ndalur lidhur me rastin Martinoviq Ky rast arriti edhe në faqet e shtypit ndërkombëtar.  

Si pasojë e këtij rasti ishtin edhe paraburgimet e shqiptarëve 

Malmö, 30 maj 2023 

sinankastrati09@hotmail.com 

Beogradi do ta rirobëroj krejt Kosovën

1

Akademik Hakif Bajrami , historian, Prishtinë

Nja tri orë më parë një patriot nga diaspora më porosi atdhetare, më sugjeroi të shkruaj për përçarjet në mes shqiptarëve. Patrioti  nga diaspora quhet Ukë LAHA. Nga realiteti i Kosovës sot, po e nxjerr këtë aksiomë që po e ushtron ish okupatori kundër qenjës sonë kombëtare qe dy shekuj. Realiteti me këtë shkrim, nxirret edhe nga një porosi e UDB-ës, shkruar më 1955 drejtuar milicisë serbiane se si duhet të sillet ndaj shqiptarëve:

 “ Rreh shqiptarë me zingjirë, t` i shfarosim pa mëshirë”!  

E shqiptari përgjigjet: Ma ngadale o ujku plak, se ta laj trupin me xhak, se edhe baba ia pati qëndisë krahërorin osmanlisë. Se jam shqiptar xhak i Drenicës, Ta qes shpirtin në teh të sakicës”!

Kryeministri Albin Kurti këto ditë maji të vitit 2023, është vënë në mes kullës dhe çekanit. Po në atë ditë që ka marrë për ta drejtuar qeverinë, po në atë moment ka metastazuar armiqësia e lakuriquar serbiane, sepse e ka pasë të njohur se nuk do të ketë më nënshkrime për hatër të kryqzatës evropiane. Lidhur me këtë, Qeveria Albin Kurti, me një anën ndrydhet nga ndërkombëtarët, në anën tjetër po shtrydhet nga opozita injorante dhe ambicioze shqiptare, për pushtet. Mbi të gjitha, Albini po sulmohet me çdo mjet nga pala serbiane, e cila për gjithëmonë e ka humbur Kosovën, me luftë të drejtë të UÇK-ës, sepse Kosova kurrë nuk ka qenë historikisht pjesë serbiane. Mbi këtë realitet joaksidentalisht, Veriu i Kosovës disi ka mbetë më 1999: “bombë e kurdisur me sahat”, për tërë Ilirinë, me sknenar rus dhe rregji të popave serbian, ku oficerët dhe masonët përmes telallëve të tyre sërish po ushtrojnë terror, së pari mbi popullin e vet, e pastaj atë terror po shpresojnë ta përhapin edhe kundër të gjithë shqiptarëve.

Është realitet, se serbët janë të përkdhelurit e Evropës, të cilët gjenocidin ndaj shqiptarëve më 1878 në Berlin e mbyllën me një nënshkrim, thua se nuk ka ndodhë asgjë më 714 katundet e Sanxhakut Nishit. Më 1913 në Londër, prap  fuqitë evropiane e vulosën tragjedinë shqiptare, duke e coptuar në PESË COPA. Kjo tragjedi u nënshkruar në Versaj më 1919, dhe u shndërrua në invalid të “përjetëshëm”, më 1946 në Paris.

E vërteta, tërë invaliditeti i tokave të robëruara shqiptare u kthye në një “tapi serbiane” në Rambuje më 1999, duke nënshkruar me dorën tonë se: “jemi në kuadër të një shteti që duhej të shpallej gjenocidal ndërkombëtarisht. Dhe tash, jemi kah e paguajmë haraçin e pacifizimit dhe tradhtisë ndaj luftës së UÇK-ës dhe gjakut saj për liri. E Albin Kurti, këtë “zingjir tragjedie” e njeh shumë mirë dhe në nivel të rrënjës katrore, po lufton për ta zbërthyer peshën e saj në kohë, mjerisht pa ndihmën e Tiranës në aspektin hapësiror. Kështu si janë ngjarjet, Albini deshti nuk deshti, duhet të ushtrojë pozitën si politikan e jo si burrshteti që e kishte të projektuar, duke krijuar kushte dhe rrethana për bashkim kombëtar, sespe tani është sulmuar nga çdo anë.

Tani jemi para dilemës politiko-diplomatike, kur Bota është kthyer kah tragjedia në Ukrainë, tragjedi kjo që ushtrohet nga një shtet nazifshist si është Rusia gati qe TRE shekuj.Rusia është tani ndaj popujve më të vegjël dhe më fatmurg kah ushtron gjenocid ashtu si ka ushtruar Serbia ndaj shqiptarëve, e mësuar dhe me pazare të Stambollit zyrtra. E Kosova fatmurge, ku është në këtë projeksion të masonerisë në pozitën si miza: “ që bren hekur në Saharë”? Kosova, pa fajin e shqiptarëve, disi është mbështet më 2000- 2023 rreth një çështje që ka mbetë vetëm si fitili i bombës. Është pra veriu i Kosovës, i cili sipas Beogradit projektohet të konvertohet në një “Repiblikë serbe” brenda Kosovës, ala ajo që u kurdis në Dejton të Ohajos më 1995 në SHBA për Bosnjën. Madje në Dejton Sllobodan Millosheviqi u quajtë “paqebërës”. Atij Hitleri të Ballkanit iu rritë mendja, se mundet të sillet me shqiptarë sikur t` i kishte pronë private.

Në anën tjetër, nga njeriu më kompetent në Republikën e Kosovës këto ditë u mësua se ka logjikë politike dhe juridike që Veriu i Kosovës, ta marri një status sikurse e kanë serbët në Kroaci. Tani statusi “Boshnjak” dhe statusi “Kroat”, për Veriun e Kosovës, janë në çarkullim të politikës që vulos dhe nënshkruan Booreli spanjoll dhe Llajçaku sllovak, të dya këto shtete që nuk e njohin Kosovës, sikurse Serbia dhe Rusia. Në lidhje me këtë, qëndrimi ndërkombëtar nuk dihet se cilin model e preferon saktësisht, tani për tani për vriun e Kosovës. Për serbët dihet, se duan modelin boshnjak. Për pushtetin e tanishëm në Republikën e Kosovës, për Veriun është oportun të pranohet si model  statusi i serbëve në Kroaci. Ndërsa, për Opozitën shqiptare, sikurse propogandohet, statusi kroat është i preferuar, por duke notuar në këtë pozicion, opozita shqiptare në Kosovë po HARGJOHET duke ëndrruar dhe llomotitur nepër agjensi si SNN, BBS etj. që paralelisht gjatë kësaj lufte, ta grabit sërisht pushtetin, dhe të rifilojë “historia bizantine”, aty ku  e kanë lërë më 2013 dhe 2015, me plotë plagë në trupin arbëror, sespe fare pak kanë mësuar nga rastet e: Urës mbi Ibër, Debëlldesë, Çakorit dhe Kullës, rasti i dorëzimit të mësuesëve turq. Mbi të gjitha nga lakmia për pushtet,është kah vlon në Kosovën e vogël së cilës Kushtetuta që quhet e Ahtisarit, serbëve të Kosovës u garanton privilegje, pra jo vetëm të drejta të barabarta si askujt në Evropë. Ky realitet po i ngjanë pozitës së dahinjëve osmanli të Beogradit dikur.

Po t` i afrohesh sot Urës së Ibrit në Mitrovicë, aty për aty mëson se këtu është plasuar fati i Murit Berlinit, në një dizajn tjetër, pasi që ai më nuk ekziston. E andej ure, serbët kanë instaluar një permendore që është e kthyer me dorë kah Kosova, e që ia kanë falsifukuar emrin, pa qenë kurrë “Car” Lazar. Dhe shqiptarët e tolerojmë, fare nuk i pengon. Dhe jo vetëm kaq, aty për reth statusë së “Carit” inekzistent valojnë me qindra flamuj të Serbisë, të cilëve nepër mure u bashkangjitën edhe parulla se: “këtu është Serbi”. Edhe ky realitet tolerohet nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët.

E Flamuri i Republikës Kosovës, për herë të parë valoi andej Ibrit këto ditë. Madje Flamuri i Republikës Kosovës valoi edhe nepër hyrje të qendrave komunale si në: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

 Kush po e ndihmon neofashizmin e A. Vuçiqit me vetëdie? 

Në këtë rrëmujë që e ka krijuar Putini me KGB-ën dhe Vuçiqi me BIA-n, çdo fjali që është klithë këto ditë nga Opozita politike shqiptare në Kosovë, drejtë për drejtë e ka ndihmuar nazifashizmin serbian. Deshtëm nuk deshtëm, ky fakt është për mejdani. Pra ky fakt duhet të dihet e të mësohet. Madje, jo vetëm Vuçiqin por edhe bandat e drogës dhe vrasësit profesional të Vagnerit dhe Aleksander Sorrosit krimin serbian janë kah e  KURAJOJNË. Këtu nuk mungon edhe pozicionimi i diplomacisë BE-ës dhe ndonjë diplomat i Gjermanisë, që ëndrrojnë luftëra të kufizuara për t` i harruar ngjarjet e LDB-ës.

Shtrohet pyetja: pse ndodhë ky fenomen. Këtë fenomen duhet spjeguar paksa me “kajde”, se Izralei për çdo javë është në konflikt me palestinezë. SHBA-t publikishgt e çortojnë qeverinë Izraelite. Por në të njejtën kohë, janë me Tel Avivin. Pra qortimi ndaj Kosovës, ka spjegim bivalent. A ka ngjashmëri rasti i Kosovës-po. Por nuk ka ngjashmëri me rastin e Palestinës fare me Kosovën sespe ne jemi komb evropian?

Nga tërë kjo histori e re, këto ditë drejtuesëve të pacifizmit iu ka rritë “krediti”. Dhe janë pozicionuar se: “pushteti i tyre historik e paska ditë, kur ka klithë drejtuar UÇK-ës më 1998/99 se: “Kot po luftoni, se fati i jonë vondoset në Bruksel dhe Nju Jork”! Po e pata mësuar nga një profesor kroat se “në njëfar zamani shejtani e paska mbush një thes me gurë dhe provoi ta shetis Ilirinë. Kur vjen mbi majën “DEMË AHMET” i çkyhet thesi dhe aty nga gurët e tij bijnë minjerat e Trepëçs”, të cilat do të mbesin “mollë sheri dhe lakmi” për çdo fuqi.Pra, ia paskemi parë sherrin dreqit dhe duhet të themi çdokujtë: Ma ngadale o ujku pal, se ua lajmë trupin me xhak; Se edhe baba ia pati qëndisë, krahërorin osmanlisë. Minjerat janë tonat pra. Nuk na i ka dhuruar dreçi, por na i ka falë Zoti.

E prap shtrohet pyetja: ku është Tirana zyrtare në këtë histori me “vlerë të shtuar” proserbiane këto ditë, kur lufta jonë është kthyer në stilin: Dy duar për një kokë. Po, këto ditë duhet të dihet se fati i Kosovës po palsohet sikurse fati i Sanxahkut Nishit, fat ky që nuk po ndryshon si projeksion serbian dhe sidomos pansllavist, nga viti 1878 e këndej. Tani shtrohet pyetja e pyetjeve, a do të pozicionohet pushteti i Kosovës mëtutje në forcë apo në dhunë, për ta kthyer normalitetin në Veriun e Kosovës. Përgjegja është: “hip se të vrava, zbrit se të vrava”, duhet kordinim me miqët tanë të shtrenjët në Perendim. Pra, pavarësia e Kosovës nga shumë shtete është parnuar, por ato shtete që kanë “Kosova brenda”, me të gjitha mjetet këto ditë kanë ngritë kokë dhe po luftojnë në rrafshin diplomatik, që çështja e Kosovës sërish të mbetët në “gjysmë të rrugës”.

E pse Kosova të mbetët në gjysmë të rrugës. Kjo për faktin se në Hagë është instaluar një Gjykatë Speciale, prej së cilës çarqet masone patën shpresuar se do të nxierrin përfitime për “gjirollogaritë e tyre në tri pika të botës, ku projektohën krizat lokale për të shitë armë si në: Nikozi, në Lozanë dhe Patrikanën e Stambollit.

I rilexova këto ditë dokumentet e: Rambujesë, Kumanovës, Aktakuzën e Hagës, Marrëvesjet e Brukselit dhe Ohrit, por fare pak mësova që me ndonjë fjalë t` i drejtohet dikush nga qendrat e fuqisë Beogradit që ta: “hjek nga Preambula e Kushtetutës nominimin se: “Kosova është pjesë e Serbisë”. E kjo lojë në një portë është fare indikative, se në çdo etapë serbët do të mbesin luftënxitës në Ballkan, aq më parë kur vetëm me një gjysëm zëri i thuhet: “hiqni dorë nga Ruisa fashiste”, sespe reparacione ndaj shqiptarëve nuk do të paguani kurrë”. Po pse të hiekun dorë serbët, kur kanë dobi prej kësaj politike botërore, sepse pikërisht shtetet më të fuqishme finansiare po investojnë miliarda në Serbi dhe ato investime duhet t` i mbrojnë, qoftë edhe me grabitjën e ndonjë pjese tokësore të Kosovës, sespe pozitën koloniale të shqiptarëve të Krahinës Preshevës, nuk e zë në gojë asnjë Borell, Llajçak apo Blinken. E kjo politikë e lojës “symbullas” e kurajon neo Hitlerin që quhet tani për tani Vlladimir Putin me nxënsit e tij që quhën A. Vuçiq dhe I Daçiq, si klysh të Sheshelit dhe Millosheviqit, që e duan Kosovën të rirobëruar, e nuk do të jetë më kurrë.

Më 30 maj 2023 

Presidentja Osmani priti në takim Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm për Paqe, Siguri dhe Mbrojtje në EEAS, Charles Fries

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm për Paqe, Siguri dhe Mbrojtje në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), z. Charles Fries, i shoqëruar nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Ndër të tjera, në takim u diskutua për progresin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, me ç’rast Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për integrimin euroatlantik. Ne veçanti, Presidentja ka informuar Z. Fries për progresin e bërë në fushën e sundimit të ligjit, që përfshinë edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe për reformat demokratike dhe për përafrimin e plotë të politikës së jashtme dhe të sigurisë me atë të BE-së. Tutje, Zëvendës Sekretari Fries vlerësoi lart bashkërendimin e Kosovës për dënimin publik dhe sanksionet kundër Rusisë si dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës.

Presidentja Osmani dhe Zëvendës Sekretari Fries diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në veri të Republikës së Kosovës. Presidentja ka përsëritur dënimin e fuqishëm për sulmet e strukturave ilegale serbe të shndërruara në banda kriminale kundër policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve. Presidentja Osmani ka potencuar se këto banda kriminale, të mbështetura nga Vuçiqi, kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit, prandaj veprimet e tyre të rrezikshme duhet të dënohen nga të gjithë.

Forhåndsvisning av bilde

Tutje, Presidentja Osmani vuri theksin në nevojën e koordinimit me partnerët ndërkombëtarë, si hap i domosdoshëm në mënyrë që të sigurohet paqe dhe stabilitet afatgjatë në vend e rajon, ndërsa ka përmendur rëndësinë e sundimit të ligjit dhe përballjen me drejtësinë për bandat kriminale dhe veprimet e tyre të kundërligjshme.

E dashura ime Kosovë!

0

Eglantina Shehu, GjakovëUnë bija jote ”Gërnaqja” nga Gjakova me banim në Suedi,sapo e kryeva obligimin tim moral dhe shpirtëror…VOTOVA.Votova për vendim tim e për babën tim që jeton diku në viset e tua.Votova me shpresën që ty të rikthehet dinjiteti ashtu siç e kishe dikur.Votova me dëshirën më të madhe që ti një ditë do të jesh shembull i nderit e sakrificës.Votova me lutjen që gjaku i shumë familjarëve që humbëm gjatë luftës të shpërblehet me lavdi e nder.E dashura ime Kosovë!Unë bija jote apo ”Gërnaqja” që një pjesë e analfabetëve dhe injorantëve na quajnë ,lus zotin që ti të dalësh faqebardhë nga kjo situatë e këto zgjedhje.E dashura ime Kosovë!Neve ”Gërnaqave” të gyrbetit shpirti na djeg e zemra na plas për ty….Të duam më shumë se bukën,ajrin e ujin.Je oksigjen për ne.Me ty zgjohemi e jetojmë çdo ditë!Me ndjenjën e atdhedashurisë rrisim e ushqejmë fëmijët tanë…S’të harrojmë për asnjë moment,as atëherë kur shkojmë në punë e dëgjojmë kolegët tanë tek flasin gjuhën e tyre.E dashura ime Kosovë!Të dua ty,dashuroj gjuhën time dhe adhuroj traditat e vendit tim.Në ty u linda,u rrita u shkollova por ….pa dëshirën time u detyrova që të tradhëtoj e të lë.Të lash për të vetmen arsye sepse nuk më ofrove punë ku unë mund të siguroja bukën time e të familjes sime.E dashura ime Kosovë!Sot,çdo familje e ka nga një ”Gërnaq” që jeton larg vendit të tij e nuk e shijon frymën,aromën e dashurinë tënde.Nuk jam e vetmja ”Gërnaqe”që bredhi nëpër botë e si gjuhë zyrtare flas një gjuhë tjetër e jo atë të vendit tim.E dashura ime Kosovë!Një gjë ta premtoj se gjuhën shqipe e mbaj në zemër e në damarë deri atëherë kur të jap frymën e fundit, e zotit do të ia rikthej shpirtin.E dashura ime Kosovë!Më beso që po të shkruaj nga zemra ,me dorën që më dridhet e syrin që lot më pikon….Ta siguroj që ”Gërnaqat e tu shpeshherë flasin me vehte nga mërzia vetëm e vetëm që të dëgjojnë artikulumin e ca fjalëve shqip.Gërnaqat kur të mërziten për ty shpeshherë kthehen nga muri e flasin me të.I thonë të thënat e të pathënat e tyre….E dashura ime Kosovë!E di që ti nuk ke faj.E di që ti nuk ke forcë. E di që ty të kanë mbërthyer kthetrat e shumë politikanëve kriminelë….Por një gjë ta premtoj nga thellësia e shpirtit që kur ti të kesh nevojë për ne ”Gërnaqat”do të përgjigjen pa hamendje.Kur ti të kesh nevojë për ajër”Gërnaqat”do të ta sigurojnë.Kur ti të kesh nevojë për dashuri gjithmonë llogarit tek ne”Gërnaqat” e përvëluar për ty.Kur ti të kesh nevojë për ndryshim prapë llogarit tek ”Gërnaqat” e tu të cilët asnjëherë nuk do të lënë në baltë e do të përgjigjen me ato pika djerse nga puna ditore,javore e mujore.Unë ”Gërnaqja” jote të premtoj që çdo ditë lus zotin për ty sepse vetëm tek ai gjejmë forcën e ndryshimit.E juve politikanë,injorantë e kriminelë do të ju zërë haku e djersa e të gjithë atyre që ju mallkuan.Qofshi faqezi se pikë dinjiteti nuk keni….Mbes me shpresë që vota ime do të ndryshoj vendin tim,do të ndihmojë familjarët  tanë e do të ta rikthej buzëqeshjen ashtu siq e kishe dikur e bukura ime.Kosovë,je unike e ”Gërnaqja” jote të do edhe më shumë se dje.E kam shkruar me fjale shpirti,pak para zgjedhjeve te fundit ne Kosove!

Loja cilësore e FC Kick-in të Kosovës pjesëmarrës i turnirit ndërkombëtar të futbollit ”Meyrin Cup 2023” impresionon të gjithë

Akademia e Futbollit Kick-in nga Kosova edhe pse e formuar vetëm para dy viteve po tregohet mjaft e suksesshme.

Ajo dy herë radhas me grup moshat U-11, merr pjesë në turnirin ndërkombëtar të futbollit“Meyrin Cup“ të Republikës dhe kantonit të Gjenevës.

Udhëheqësit e kësaj Akademie Gazmend Haliti dhe Kushtrim Munishi, ish-futbollistë të njohur të Prishtinës, në këtë Akademi kanë tubuar fëmijë me talent të rrallë në futboll.

Ata në këtë turnir tashmë tradicional të futbollit, ku marrinë pjesë ekipe të njohura të Anglisë,Italisë, Spanjës, Francës dhe Zvicrës, vitin që shkoj kanë luajtur në finale.

Suksesi i vit të kaluar për akademikët e vegjël të Kosovës, do të përsëritej edhe sivjet fare lehtë sikur FC. Kick-in, të kishte vetëm pak më tepër fat.

Këtë skuadër me futbollistë të shkëlqyeshëm dhe shpresë e ardhshme e futbollit të Republikës së Kosovës, jashtë ciklit final kësaj here e lë ekzekutimi i penalltive dhe një lëshim i Arbitrit, mbase i paqëllimshëm në ndeshjen All*Soccker – FC Kick-in 1:0.

Këta fëmijë të mrekullueshëm të Kosovës edhe pse me mungesë palestrash dhe fushash të futbollit, me angazhimin dhe disiplinën e treguar gjatë dy ditëve, sa edhe ka zgjatur turniri ,u kanë rënë në sy të gjithë shikuesve.

Veç kësaj edhe pse ende të njomë dhe me një orar të stërngarkuar të ndeshjeve kanë demonstruar lojëra cilësore me raste të shumta shënimi.

Gent Munishi qendërsulmues i FC Kick-in të Kosovës, që muajin e kaluar i ka mbushur 11 vjet për portierët e skuadrave kundërshtare ka qenë rrezik i vazhdueshëm.

Ai ndaj FC Champel të Gjenevës ka shënuar katër gola të bukur nga pozita që portieri dhe mbrojta kundërshtare i vlerësonin si të pamundshme për të shënuar.

Munishi një talent i vërtetë i futbollit i disponuar për t’u dhuruar momente gëzimi mërgimtarëve tanë të shumtë, që po i përcillnin lojërat e FC. Kick-in, bën hetrik edhe në ndeshjen FC Kick-in -Grand Saxonnex 3:0.

Ai kuotën e shënimeve do ta shtojë në 12 gola, secili më i bukur se tjetri, duke shënuar edhe ndaj skuadrës FC Juventus Academy-FC Kick-in 0:1.

Munishi shënon dy gola edhe ndaj FC Lausanne të Zvicrës. Ky takim në kohë të rregullt përfundon me rezultatin baras 2:2.

Pasi që patjetër duhej të përcaktohej fituesi i këtij takimi pason ekzekutimi i penalltive. Me këtë rast më me fat janë llozanasët,të cilët nga 11-metërshi e mundin FC.Kick-in 2 me 1.

Gent Munishi që nga trajnerë e referë të këtij turniri u pa si një shpresë e ardhshme e futbollit kosovar, me gola që rrallë shihen i ka mposhtur edhe portierët e skuadrave finaliste US Mauguio Carnon dhe DB Academy të Francës.

Njohësit e futbollit si favorit të këtij turniri i kanë paraparë anglezët, kosovarët eventualisht spanjollët.

Mirëpo loja e futbollit e karakterizuar me befasi dhe të papritura i ka çuar në ballafaqim në ndeshjen finale skuadrat franceze US Mauguio Carnon të regjionit Occitanie dhe DB Academy të Parisit.

Minutat e rregullt të këtij takimi final kanë përfunduar me rezultatin baras 3:3. Më të saktë në gjuajtje të penalltive tregohen 11vjeçarët e DB Academy të Parisit dhe Kupa e turnirit “MEYRIN CUP 2023”shkon në sirtarët e klubit të tyre.

Lojë interesante dhe me shumë kthesa ishte edha ajo ndërmjet FC Deportivo la Coruna dhe FC Kick-in të Kosovës.

Spanjollët që në minutat e parë të ndeshjes vinë në epërsi 1 me 0. Kur të gjithë menduan që takimi do të përfundojë në favor të tyre, lojtari nga Kosova, me origjinë kroate Marko Malsiq ,me në gjuajtje të rrëmbyeshme barazon rezultatin në 1:1.

Edhe këtu ngadhënjyesin e përcaktojnë penalltitë. Akademikët e vegjël kosovarë sikur janë të pafat, pësojnë edhe nga moshatarët e tyre spanjollë me rezultat të ngushtë 12:11.

Në këtë odisejadë penalltish i fundit për ekipin e tij gjuan portieri Rene Kuqi, i cili godet shtyllën pingule, në anën e majtë nga brenda, por për fatin e tij të keq topi nuk e kalon vijën e portës dhe fitues dalin spanjollët, që nuk ishin asnjë grimë më të mirë se moshatarët e tyre nga Kosova.

Të 15-të lojtarët e FC Kick-in ishin të mrekullueshëm si në lojë ashtu edhe në sjellje. Mirëpo me lojën e tyre brilante kërshërinë e tifozëve e zgjojnë Munishi i shpejtë dhe preciz në gjuajtje dhe mbrojtësit Diar Xhogoviq e Leart Sinani.

Madje, Xhogoviq jo vetëm që i evitoi të gjitha rreziqet që i vinin portierit të skuadrës së tij Rene Kuqi, por edhe shënoi dy herë, nga një distancë bukur e madhe.

Falë dy golave të Diar Xhogoviq dhe bashkëlojëtarëve të tij Riad Muçaj dhe Dren Krasniqi, FC Vevy e kantonit Vaud të Zvicrës mposhtet 4: 0.

Shumëkujt i kanë bërë përshtypje edhe kërcimet në ajër për mrekulli të qendërmbrojtësit Leart Sinani.

Ai gjakftohtë dhe i sigurt të gjithë topat që i shihte me rrezik për portierin e skuadrës së tij Rene Kuqi i largonte me kokë, sikur të ishte 18 apo 20 vjeç.

Përveç lojtarëve të përmendur përfaqësim të denjë klubit të tyre i bënë edhe futbollistët e tjerë si: Jon Goxhuli, Norik Berisha, vëllezërit binjak Altin e Altar Nikqi, Muhamed Bajra, Erion Gajraku, që me shpirt luftonte për çdo top të humbur.

Po ashtu  vërehej edhe vetëmohimi i Andi Halilit dhe portierëve Rene Kuqi dhe Ubejd Ramadani.

Trajnerët Haliti dhe Munishi duke e pasur parasysh moshën e këtyre vocërrakëve u treguan profesionistë të vërtetë, ku me shumë gjentilesë i morën në konsideratë të gjitha kërkesat e tyre.

Edhe në lokalet e zhveshjes nuk dëgjohej kurrfarë zhurme, secili lojtarë dëgjonte me vëmendje këshillat dhe detyrat që i jepnin trajnerët Haliti e Munishi.

Kur të kihet parasysh fakti se në këtë turnir morën pjesë 24 ekipe që kanë emër në Evropë dhe jashtë saj, pozicionimi i FC Kick-in, nga Kosova në vendin e 8-të, është për çdo lëvdatë.

Po ashtu kur pamë që përkrah flamujve të Anglisë, Italisë ,Zvicrës, Francës dhe Spanjës valonte edhe flamuri i Republikës së Kosovës, të gjithë u ndjemë krenarë dhe përjetuam një kënaqësi të veçantë.

Duhet pranuar që ardhja e kësaj skuadre të Kosovës në këtë ngjarje të madhe sportive nuk do të realizohej sikur të mos ishte ndihma e vëllezërve Salihu dhe e disa familjeve bujare të cilat prej vitesh jetojnë në Gjenevë. Sistemimin e fëmijëve në këto familje e ka programuar me kohë z.Avni Salihu.

Në mënyrë që fëmijët tanë nga Kosova të ndihën sikurse në shtëpitë e veta, pritjen dhe përcjelljen e tyre në Aeroportin e Gjenevës, së bashku me axhën Avni e kanë bërë djem dhe vajza të familjes Salihu.

Ngjashëm me ta ka vepruar edhe Milazim Maliqi,një mërgimtar i hershëm nga Busovata e komunës së Dardanës.

Në mungesë informimi apo arsye të panjohura për ne, përfaqësuesit diplomatik të Kosovës dhe ata të Shqipërisë të akredituar në Bernë dhe Gjenevë të Zvicrës, askush nuk i ka vërejtur në këtë ngjarje të madhe sportive.

Pjesë nga libri, Çamëri, ne kurrë nuk të harrojmë

0
Fahri Dahri, Studiues i trevës së Çamërisë
_____
Njëqind vjet më parë, “mënçuria e kohës”, gjeti çelsin çudibërës: popullsia e planetit të ndahej në dy anë: në të krishterë dhe në islamikë. Këtë e vulosën në Lozanë. Sa vlera pati ajo çmenduri e tregon realiteti i sotëm.
Për ta përkujtuar atë datë, po sjell për lexuesin shkrimin “Fantazma e shënjave”.
        FANTAZMA E SHENJAVE
(Pjesë nga libri: Çamëri, ne kurrë nuk të
       harrojmë. fq.126-132- autor FD)
72 vite më parë, në vitin e dytë që ishte hapur shkolla jonë, mësuesi na mësonte, veç të tjerash edhe vjersha. Njëra prej tyre më ka mbetur në mendje, më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës.
Në ato kohë, nuk mund të them se kishte qetësi, sepse nuk kishte natë që të mos dëgjoje batare pushkësh në fshat dhe të nesërmen qarkullonin fjalët “vesh më vesh”, se ishte vrarë ky apo ai kriminel etj.
Kjo situatë bënte që ne, fëmijët të rrinim disi të ndrojtur, pse jo dhe të trembur, prandaj kur mësuesi na lexonte vjersha, të cilat i përgjigjeshin aktualitetit të kohës, me imagjinatën e asaj moshe, përfytyronim lëvizjet sipas vargjeve të vjershave. Nuk më janë shqitur nga mendja disa vargje të një vjershe:
“E vrave, të vrafshin kur dilte nga shtëpia,
Me shportën në dorë,
Të mblidhte kafshatën për foshnjat e tija,
Dhe ti e shtrive kurban për tradhëtorë…”
Familja ime ishte emigrante në ato vite, e ndjenim peshën e emigrimit, jo fort në gjendjen ekonomike, por se si na dukej vetja, sikur na shikonin të habitur, na dukej sikur kishim ndonjë “shenjë”,” njollë” dalluese për të tjerët. Në të vërtetë përpiqesha të kuptoja shenjën time, por ishte e pamundur. Flisnim shqip, si ne dhe ata. Mësonim, loznim, qeshnin, njëlloj, edhe dhembjet, kur na hynte ndonjë gjemb në këmbë i kishim njëlloj. Koha, vitet i rridhte si lumë, bashkë me vitet, vinin dhe iknin edhe njerëzit.
“Shenja” jonë.Të jem i sinqertë nuk na ndahej, na rrinte si hije ngado. Por seç kishte diçka tek ajo shenjë, herë dukej dhe herë zhdukej, ndofta ishte frika tek ata që i shërbenin që shenja të ishte. Në
të gjitha mjediset që jetohej, bashkësia nuk e dallonte shenjën.
Të folurit e gjuhës, zakonet, mikpritjet, respektet ndaj njëri-tjetrit (vendas-emigrantë) njëlloj, sikur na kish pjellë një nënë!
Megjithatë “shenja” nuk na ndahej. Vërtet sa vinte e mpakej, ishte shkëputur nga dallimi i theksuar i fillimviteve, por rrinte e strehuar në disa sirtarë të qeverisjes qendrore dhe lokale. Kishte dhe raste që shenja nxirrte veshët si kërmilli, jo mëngjeseve me vesë, por kur gjëmonin bubullimat dhe rrufetë në lartësitë e pushtetit, rrufetë politike të brendshme dhe të jashtme. Pasojat e rrufeve me lehtësi shkarkonin dallimet e mëdha tek komuniteti me shenjë.
Po, përherë të heshtur, të veçuar, të dënuar nga “shenja” që nuk ishte shenjë e vërtetë, por ja që edhe shenjat e sajuara ngjiten dhe nuk të shqiten.
Në fillim u kuptua sikur shenja ishte rrjedhojë e të qenurit emigrant, më pas ajo shenjë u qartësua, mbasi u vërtetua që ishim njëlloj dhe, në truallin “Amë”. Nuk ishte e thënë, shenja na paskesh qenë e mbartur. Na kishte paraprirë, ajo ishte vendosur mes politikanëve të të dy krahëve, të atyre që ndërtuan mashtrimet dhe kryen masakrat dhe këtyre që druanin të mbronin gjindjen e tyre nga vendosësit e shenjave që ndër shekuj nuk kishin gjetur strehë. Ndodhën përmbysjet e mëdha në sistemet shoqërore. Iku epoka e mizorive njerëzore, epoka e luftrave, epoka e vuajtjeve, iku nazi-fashizmi, dhe pas tij edhe diktaturat.
Po “shenja”?. Jo, nuk u fshi.
U fshinë “shenjat” mes shteteve që prodhuan gërmadhat dhe holokaustet. Lindën marrëdhëniet miqësore, bashkëjetesa paqësore mes shteteve ndërluftuese. Por ndaj një komuniteti të vogël, që luftërat botërore ranë në trojet dhe shtëpitë e tyre, duke qenë se atyre u ishte ngjitur “shenja”, mbetën në shënjestrën e armëve të të shënjestruesve. Ka shumë mendime të logjikshme dhe jo të logjikshme se “shenjat” edhe sikur të jenë të vendosura drejt tek sendet, objektet vjen një kohë dhe zveniten. Por nuk është e thënë që edhe objektet, të cilëve shenjat u janë vendosur padrejtësisht, që koha t’i zhbëjë.
Kësaj kategorie i takon komuniteti i shqiptarëve të Çamërisë.
Atyre me shpifje, mashtrime i u vendos shenja e “bashkëpunëtorit” me okupatorin. U vranë, u dogjën dhe u dëbuan nga shteti grek si të padëshiruar për të qëndruar në vendin e tyre. Ata u “njollosën” me bojën e sajuar të nazi-fashistëve grekë të kohës, njollë e cila i përcolli edhe në anën e këndejme të kufirit.
Pushtuesit italo-gjermanë që zaptuan Greqinë, u larguan me mbarimin e luftës në vendet e tyre, por nuk u “shenjuan”. Emri “nazi-fashistë” mbeti si simbol i më të keqes dhe i urrejtjes nga mbarë kombet, por pa pasoja pasardhëse tek popujt e
atyre vendeve. Shteti grek me ato shtete është në paqe, miqësi dhe ndihmojnë njëri-tjetrin si miq të vërtetë. Ndërsa ndaj një komuniteti, ku në territorin e tij, ushtarët “pushtues” dhe bashkëpunëtorët e tyre grekë, kaluan një periudhë kohe si miq, vendosën dhe i vunë “shenjën” si bashkëpunëtorë të armiqve “imagjinarë”. Kjo “shenjë” i mbeti banorëve vendas dhe në saje të përpunimit ushtarak, ndaj tyre filluan masakrimet dhe dëbimet masive nga vendi autokton.
Çfarë shenje ishte ajo? Ishte akuza ndaj çamëve, si “bashkëpunëtorë me armiqtë e shtetit grek”. “Shenja” u gatua me dinakërinë greke dhe u përkrah nga “armiqtë” dhe miqtë e shteti grek. “Shenja” u përpunua me kujdes, u përhap edhe në hapësirat shqiptare, u arrit që etnonimi ”çam” të mos përfaqësojë prejardhjen e vendit të tij, por mori kuptim me ngjyrim keqësues, përçmues ndaj atij komuniteti. Etnonimi “çam”, nënkuptonte njeriun e pabesë, bashkëpunëtorin me pushtuesit.
E vërteta e këtij kuptimi ngjyrosës të së keqes për etnitetin çam, ishte abstrakt, nuk ishte ngritur mbi baza reale. Kishte një përdorim të përgjithshëm përçmues, ndikonte në atmosferën e përgjithshme shoqërore, tek diferencimet seleksionuese në fushat politike, ekonomiko-sociale. Ndërsa në mjediset shoqërore, mes individëve apo grupeve shoqërore, kuptimi me ngjyrosje të së keqes për etniteti çam, humbiste terren. Gjeneza triumfonte dukshëm ndaj pasioneve, keqdashjeve dhe egërsive, të cilat zveniteshin, strukeshin, por në pritshmëri të situatave për të vepruar.
Shqiptarët çamë ishin në truallin e tyre, pushtuesit nazi-fashistë erdhën tek ata bashkë me forcat luftarake të EDES-it dhe i trajtuan armiq. EDES-i, me dyfytyrësinë e saj, arriti që edhe misionerët anglezë, “Aleatët”, të mos interesoheshin për atë komunitet, lejuan masakrat, dëbimet tërësore të
çamëve myslimanë. Logjika e shëndoshë, e drejtë, nuk mund të justifikojë dhe pranojë akuzën ndaj çamëve si “bashkëpunëtorë” me okupatorin, kur me ish okupatorin qeveria greke dhe EDES-i (operonte në hapësirën territoriale të rajonit të Çamërisë), kishin të njëjtën kauzë, pra ishin miq të të njëjtit qëllim. Kuptohet, akuzat e “bashkëpunëtorit” janë shpifje, mashtrime, pa baza, pa gjyqe. Nuk mendoj se ndonjë njeri normal të mos arrijë të dallojë mashtrimin nga e vërteta. Por çamëve u mbeti “shenja”.
Në respekt të lexuesave dhe të personaliteteve brenda dhe jashtë vendit, e ndjej të nevojshme të pasqyroj nja dy-tre të vërteta, që tregojnë falsitetin e “shënjës” që kanë aplikuar nazi-fashistët grekë të asaj kohe. Po ashtu t’u jap mundësinë neo-fashistëve të sotëm, matanë kufirit dhe “suflerëve” në anën tonë të kufirit për tu njohur, nëpërmjet dokumentave të tyre zyrtare, me frikën e daljes në dritë të të vërtetave, rrëzimin e mashtrimeve, shpifjeve, kamuflimeve, që kanë ndërtuar kalanë prej rëre të “shenjës”për çamët myslimanë.
I.- Drejtoria e Shërbimeve Kriminale e Ministrisë së Rendit në Greqi, ish kryeprokurorit Vasilios Xhavellas, i ka dërguar një shkrersë zyrtare duke i kërkuar që t’i vinte në dispozicion të gjitha dosjet me çështjet penale, që shteti grek kishte hartuar ndaj popullsisë çame. Pasi është njohur me kërkesën, ish kryeprokurori i Janinës, Vasilios Xhavellas, ka caktuar me hollësi në dokumentin e datës 29 shtator 1976, në emër të Gjykatës së
Diktimit në Janinë, me shkresën nr. Prot.1837 (në kuadër të një korrespondence zyrtare intensive të atyre kohëve) ku i ka kthyer përgjigje Ministrisë së Rendit Publik të Greqisë, se urdhëri Nr.17835/1976 i Ministrisë së Drejtësisë e detyronte atë të shkatërronte dhe të zhdukte përgjithmonë të gjitha dosjet me çështjet penale, që shteti grek kishte hartuar ndaj popullsisë çame. Në bazë të atij urdhëri kryeprokurori i zhduku të gjitha ato dosje.
Ish kryeprokurori Vasilios Xhavellas arsyetonte se në bazë të urdhërit që kishte marrë nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, kishte për detyrë të “avullonte” të gjitha dosjet e proceseve gjyqësore penale të hartuara për disa persona të popullsisë çame, konkretisht:
1)Të atij të diktimit 5 dhe 3 anëtarësh të Janinës deri në vitin 1970.
2)Të Gjykatës Penale të Kolaboracionistëve të Janinës, Artës, Prevezës deri edhe në vitin 1950.
3)Si edhe të Gjykatës Speciale të Janinës për kolaboracionistët.
Urdhëri dhe vënia në zbatin e tij për zhdukjen e dosjeve, me proces verbalet gjyqësore penale ndaj çamëve, argumenton qartë dhe të pa dykuptimshme, se gjyqet ishin të sajuara, mungonin faktet e veprimeve apo mos veprimeve të çamëve për “bashkëpunim me okupatorët” dhe se nga zhvillimi i gjyqeve, qofshin dhe në mungesë të të akuzuarve, rezulton se nuk janë marrë vendime gjyqësore për të shpallur fajtor të akuzuarit e ashtuquajtur. Mungesa e fakteve dhe mos dalja e vendimeve gjyqësore, afër mendsh ka çuar organet e drejtësisë dhe sigurisë greke në urdhërat e zhdukjes së dokumentave, kjo masë,  sipas tyre, ishte një veprim “shpëtimi” nga zbulimi i mashtrimeve.
Njëkohësisht tregon se “shenja” e vendosur ndaj çamëve myslimanë dhe që sorollatet si fantazmë edhe sot tek mendjet dhe deklarimet e segmenteve të caktuara shtetërore dhe kishtare
greke, po i vjen fundi, ajo do varroset ashtu siç “avulluan” edhe dosjet me proçeset e sajuara greke.
II.- Sot qeveritë e dy shteteve, Shqipëri-Greqi, po zhvillojnë negociata për të sheshuar dhe dhënë zgjidhje problemeve të krijuara nga e kaluara, dhe që artificialisht rrijnë si “çekiç” mbi kokë. Po negociohet për të krijuar atmosferë bashkëpunimi, bashkëjetese dhe të vihen në vend të drejtat e njeriut, nën atmosferën e frymës së re europiane. Pikërisht në kulmin e shpresave për vë llazërimin mes dy popujve dhe rindërtimit të fqinjësisë së mirë, na paraqitet tepër i shqetësuar dhe i nervozuar një “ekstremo-nacionalist” duke deklaruar me tone kërcënuese që Tirana të mos përmendë “Çështjen Çame”, sepse tek ai komunitet, sipas tij, nuk qenka hequr “shenja”.
Le të njihemi me deklarimet e ditëve të fundit të presidentit të shtetit fqinj. Presidenti grek Prokopis Pavlopulos vijon me deklaratat e forta kundër Shqipërisë për çështjen çame. Pas kërcënimit pak ditë më parë, ku deklaronte se “Shqipëria nëse don
BE-në, të mos flasë për çamët”, ai vazhdon sërish: “Udhëheqja shqiptare bën gabim të madh që mbështet të drejtat e disave që ishin bashkëpunëtorë të nazistëve. Nuk mund të kesh aspirata europiane dhe të kërkosh të drejtat e bashkëpunëtorëve të nazistëve.Kur Tirana të ketë një qëndrim tjetër, atëherë Greqia është këtu ta ndihmojë vendin fqinj për në “BE”.
III.- Risku dhe e ardhmja.
Është një fjalë e urtë: “Kur i mënçuri ndodhet përballë personave të ngurtë, të trullosur (stupid) i hap rrugën dhe i thotë: ”Unë nuk jam si ti, o njeri”, dhe vazhdon rrugën e tij.”Kemi dhe një thënie tjetër për të tilla marrëzira: “Po ai që vodhi lopën, nuk ka asnjë faj?”
Mediokriteti çdo herë është në shumicë dhe, si të tillë, asfiksohen dhe vrasin pakicën që dihet është më e ditur. Kjo ka ndodhur me pakicën e banorëve të Çamërisë nga shumica mediokre e Greqisë.
III. Rrugëdalja nga një situatë e tillë, ku narcizmi mbizotëron.
Si një anëtar i komunitetit çam, do të pëlqeja që Presidenti ynë, Kryeministri dhe ekspertët e takimit dypalësh, për zgjidhjen e dy problemeve të komunitetit çam, me banim në vendin “Amë” (të drejtat e njeriut dhe gjenocidin grek ndaj tyre), në rastin kur nuk arrihet trajtimi, të kalohet në variantin që siguron suksesin e dëshiruar mes dy popujve, duke i u drejtuar bashkëbiseduesve:
”Z. Prokopis, ju deklaroni se çamët ishin bashkëpunëtorë me okupatorin. Ne themi që komuniteti shqiptar i çamëve nuk ka marrë pjesë në luftë me asnjë pushtues kundër Greqisë, por përkundrazi, mbreti dhe qeveria juaj në atë kohë, ishin me nazi-fashizmin”.
“Me që ju dhe ne kemi që ndrime të kundërta, është detyrim njerëzor që “Çështjen Çame” ta zgjidhim në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës”. Ky variant për zgjidhjen përfundim-tare të këtij problemi mes dy shteteve, kërkon detyrimisht të
trajtohet në marrëveshjen që do të nënshkruhet nga të dy palët, atje të theksohet: “Çështja Çame”, si problem i paarritshëm për zgjidhje mes Shqipërisë dhe Greqisë, u vendos nga të dyja palët në takim, që shteti shqiptar t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për gjykimin e problemit të “Çështjes Çame”.
Mendoj se ky veprim është më i drejtë për të zgjidhur dhe për t’i dhënë fund një problemi shekullor. Me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, sigurohet mbyllja e këtij kapitulli dhe
arrihet në marrëdhëniet normale mes dy shteteve dhe popujve tanë. Dyshoj nëse pala greke do ta mirëpresë këtë variant, sepse akuzat e tyre janë të pabazuara, ata janë të ndërgjegjshëm se drejtësia do vendosë në të drejtat e çamëve myslimanë.
Personalisht nuk shpresoj se pala greke do veprojë me ndërgjegje dhe përgjegjshmëri njerëzore, mbasi kam parasysh deklaratën e kryeministrit të Greqisë, Karamanlis, i cili në takimin me z. Berisha ka thënë: “Turqia, Maqedonia dhe Shqipëria, ta bëjnë dhëmbin kaq, nuk futen në BE, pa zbatuar agjendën tonë kombëtare”.
Ai që ka “tru” – le ta kuptojë këtë fjali që, e thënë ndaj nesh, është e qartë dhe pa interpretime.
Në mbyllje: Prindërit tanë dolën nga shtëpia, për të siguruar jetesën e fëmijëve, por vrasësit i vranë dhe i quajtën tradhëtorë!!?
___
Itali më, 10.02.2018.

Kurti ka vetëm një dëshirë, që të shkaktoj konflikt në Kosovë, ka thënë Vuçiq!

0

Gani I. Mehmeti 

Pas deklaratës së Vuçiqit për ngjarejt e sotme në veri të Kosovës: 

“Edhe pse ne e kemi thënë qe disa muaj që Kurti ka vetëm një dëshirë, që të shkaktojë konflikt në Kosovë, pak njerëz deshën ta dëgjojnë të vërtetën. Në tre ditët e fundit, secili mund ta kuptojë se çfarë është përgatitur për sot”, ka thënë ai. Pra, ai ia hedh Kurtit atë që e mendon vetë. 

 “Gjithçka është organizuar nga Albin Kurti që të nxitet një konflikt mes serbëve dhe NATO-s, dhe ai është përgjegjësi i vetëm. Ai dëshiron që t’i lajë duart e tij dhe të thotë që kjo situatë s’ka të bëjë asgjë me të”, ka thënë Vuçiq. 

Sipas mediave serbe, pas adresimit të tij në Beograd, ai do të shkojë për vizitë te kufiri me Kosovën, ku është vendosur edhe armata serbe.  

Pas kësaj deklarate të Vuçiqit, domosdo lind pyetja se a është Kurti Ministër i Mbrojtjes së Serbisë që ta fusë Serbinë në luftë me NATO-n, deri sa ai akuzon Kurtin për ngjarjet në veri. Vuçiq, në njërën anë akuzon Kurtin e në anën tjetër, ai sonte do të shkojë  për vizitë te kufiri me Kosovën, ku është vendosur edhe armata serbe. Po, deri sa Vuçiqi është “kundër” luftës, çka kërkon në armatën e Serbisë, posaçërisht sonte? Apo, ka shkuar sipas “porosisë” së Albin Kurtit atje! Mos Kurti e paska ngritur në gjendjen më të lartë gatishmërisë e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën! 

Pra, në njërën anë përpiqet ta fajësojë Kurtin pse kërkon të shtrijë ligjet në mbarë Republikën e Kosovës, ndërsa në anën tjetër, Vuçiqi shkon tek armata serbe për t`u dhënë zemër atyre nëse vie deri tek intervenimi ushtarak në Kosovë!  

Pra, dëshirën e tij, ia hudh tjetrit. Vetë Vuçiqi është ai që kërkon luftë dhe përgatitet për luftë në Kosovë. Vetë ai kërkon të hyjë në luftë me NATO-n, nuk mundet Kurti ta fusë në luftë Serbinë, po nuk deshi Vuçiqi. 

Kurti nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të Serbisë as të Vuçiqit. Kurti nuk ka plagosur pjesëtarë të KFOR-it e as të policisë së Kosovës. Këta i ka plagosur Vuçiqi përmes grupeve kriminale e terroriste të tij të mirë përgatitura.  

Vuçiqi duhet të dijë kufirin mes Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, prandaj, ai duhet të kërkojë për qetësi edhe në veri të Kosovës, sepse, edhe ai vetë thotë se janë komuna të Kosovës.  

Të gjitha akuzat e drejtuara ndaj Kurtit, janë akuza të Vuçiqit i cili  vazhdimisht ka kundërshtuar njohjen e Republikës së Kosovës dhe qëllimi i tij është shkëputja e këtyre komunave prej Kosovës. 

Vuçiq vazhdimisht e ka akuzuar Kurtin, Daçiqi e kush tjetër, duke e quajtur edhe hitler, pa marrë asnjë aksion luftarak ndaj aslkujt, por vetëm pse kërkon zbatimin e ligjit në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. Hitler e fashist është vetë Vuçiqi me bashkëpunëtorët e tij, si pasardhës e bashkëpunëtorë të Millosheviqit, që pati shkaktuar katër lufta në Jugosllavi. 

Tani, pse nuk u ndëshkua nga OKB, NATO, BE e tjera për dëmshpërblimin e dëmeve për këto luftëra si agresore, Serbia kërkon të shkaktojë sërish luftë, qoftë kundër Kosovës, qoftë kundër NATO-s.  

Bazuar në krejt këtë që u tha, Vuçiqi na del kontraverz me atë që bën dhe me atë që e thot, por lehtë është kjo të shihet.

Jo çdo shpresë humbet

0

Aurel Dasareti , specialist i psikologjisë ushtarake, SHBA

Nëse Perëndimi ka motivimin dhe dëshirën për të mbrojtur vlerat dhe rregullat perëndimore dhe ndërkombëtare, siç është ligji ndërkombëtar i luftës dhe të drejtat e njeriut, atëherë duhet të pritet të jetë i gatshëm të mbrojë këto vlera dhe rregulla (edhe në shtetin e Kosovës, që vazhdimisht terrorizohet nga kriminelët barbarë serb, të njëjtit që masakruan shqiptarë të pambrojtur gjatë gjenocidit të fundit (1998-99) nëse ndonjë burrështetas mendjendritur beson se ato duhet të respektohen.

***

Opozitës (buburrecave) dhe “analistëve” gjysmë-analfabetë të Kosovës që heshtin, i gëzohen situatës  apo kritikojnë qeverinë aktuale (deri tani serioze) të vendit që t`u bëjë lëshime të pakufishme bandave terroriste serbe:

Serbia naziste-terroriste po punon për pushtimin e gjithë Dardanisë ilire-shqiptare dhe shfarosjen biologjike të të gjithë juve dhe familjeve tuaja, ju servilë të mallkuar kokëmish. Në vend që të bashkoheni, ju edhe më tepër largoheni nga njëri-tjetri dhe copëtoheni.

Turpi qoftë mbi ju, kokëmish të shitur, të pavlerë e të panderë. Për secilin prej jush që e meriton: Mjerë dheu që të lindi o torollak…abortimi do të kishte qenë alternativa e pakontestueshme.