Kreu Blog Faqe 1044

The Missionary Herald (1894) / Gjerasim Qiriazi, predikuesi i parë protestant shqiptar

Pastor Gjerasim D. Qiriazi (1858 – 1894)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Maj 2023 

“The Missionary Herald” ka botuar, në maj të 1894, në faqen n°199, një shkrim homazh për Gjerasim Qiriazin, predikuesin e parë protestant shqiptar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Predikuesi i parë protestant shqiptar

Nga J. W. Baird, pastor i Manastirit

Burimi : The Missionary Herald, maj 1894, faqe n°199

Burimi : The Missionary Herald, maj 1894, faqe n°199

Pastor Gjerasim D. Qiriazi, predikuesi i parë protestant shqiptar, lindi në Turnovë, afër Manastirit, më 1858; por së shpejti me prindërit e tij u largua në Manastir dhe ndoqi shkollën greke të atij vendi deri në moshën e duhur për të mësuar një zanat, kur ai u bë praktikant tek një këpucar. Kur misionarët amerikanë shkuan në atë qytet, më 1873, ai ndonjëherë ndiqte shërbesat pjesërisht nga kurioziteti dhe pjesërisht nga dashuria për ligësinë. Duke u interesuar, ai shpejt pranoi dhe ndoqi të vërtetën, ndonëse hasi në kundërshtime të konsiderueshme. Shpejt ai filloi të ndiente se Zoti e kishte thirrur për të qenë predikues dhe, pasi dha prova të mira të devotshmërisë së thellë dhe aftësisë së mirë, ai u prit në shkollën e misionit në Samokov, ku, në vitin 1882, mbaroi kursin, duke lënë një reputacion të shkëlqyer për diturinë, aftësinë, besnikërinë, energjinë, gjenialitetin dhe devotshmërinë. 

Ndërsa predikonte në bullgarisht, në Shkup, ai u thirr në mbikëqyrjen e librave të Shoqërisë Biblike Britanike dhe të Huaj në Maqedoni dhe Shqipëri. Duke parë këtu një hapje pune mes bashkatdhetarëve të tij, të lënë pas dore shpirtërisht prej shekujsh, ai hyri dhe iu përkushtua ungjillëzimit të shqiptarëve, duke përkthyer, duke shpërndarë libra në shtyp, duke shkruar himne dhe duke predikuar ungjillin. Gjatë një prej turneve të tij, në nëntor 1884, ai u kap rob nga banditë dhe u mbajt peng për gjashtë muaj, duke vuajtur sprova intensive dhe të zgjatura. Ishte një mrekulli që edhe përbërja e tij e fortë kishte duruar një sforcim të tillë. Pasi u lirua, ai rifilloi punën e tij me një zell të ri, jo vetëm duke predikuar, por veçanërisht duke biseduar me njerëzit për gjërat shpirtërore dhe duke nxitur mbi ta pretendimet e Perëndisë. Për këtë punë të fundit ai kishte një talent të veçantë. Ai planifikoi një shkollë për vajza dhe, pas shugurimit të tij si ungjilltar, në vitin 1890, u vendos përgjithmonë në Korçë dhe me ndihmën e së motrës filloi shkollën, e cila, megjithë kundërshtimin e ashpër të klerikëve grekë, u rrit shpejt. Ai pati sukses në marrjen e fondeve për të blerë një vend për një shkollë dhe kishë. Kjo është ndoshta e vetmja shkollë shqiptare për vajza që është hapur. Kisha greke, së cilës i përkasin të gjithë shqiptarët e jugut që nuk janë bërë myslimanë, është përmbajtur kategorikisht të mbështesë shkollat shqipe, të inkurajojë çdo libër fetar apo përdorimin e gjuhës shqipe në kisha, kështu që deri më sot ajo nuk u ka dhënë atyre qoftë dhe një faqe lexim në gjuhën e tyre amtare dhe tani me kënaqësi do të pengonte këdo që të përdorte gjuhën shqipe. Meqenëse shtypja e trakteve nuk ishte e mundur, z. Qiriazi u shkroi shumë letra të njohurve për tema fetare. I rraskapitur nga puna, e kapi një ftohje e madhe dhe ndonëse kërkoi ndihmë në Manastir, vdiq në këtë qytet të konsumit, më 2 janar 1894. Ditët e fundit të tij ishin të qeta. 

  1. Qiriazi ishte një udhëheqës i lindur, një punëtor i palodhur, një predikues tërheqës dhe mbresëlënës dhe një njeri me mendje shpirtërore. Ku është njeriu ose njerëzit që do të marrin përsipër punën për të cilën Zoti e ka thirrur këtë ungjilltar pionier?

*Aurenc Bebja, Francë.  https://www.darsiani.com/la-gazette/the-missionary-herald-1894-gjerasim-qiriazi-predikuesi-i-pare-protestant-shqiptar/.

Propagandat serbe çdoherë mbesin të njejta

3

Afrim Musliu, Suedi

Pleqtë tanë gjithnjë thoshin se “serbët janë në gjendje që edhe fëmijët e tyre ti vrasin për arritjen e qëllimeve të tyre hegjemoniste e ekspansioniste”.

Që nga viti 1981, Serbia ka filluar me inskenimet e rasteve e nxitjen situatave të ndryshme në Kosovë, që serbët e Kosovës përmes mediave të tyre shtetërore t’i paraqesin si, kinse, viktima, të shtypur, të dhunuar, të përndjekur e të vrarë nga shqiptarët.

Po i tregoj dy raste me njerëz që i kam njoftë personalisht: Në vitin 1987, një i njohur, i cili ishte njëri prej ekonomëve më të mirë e me pozitë në Trepça – Komerc, i’a huazon veturën e tij një kolegu serb. Në veturë e kishte edhe një gazetë “Rilindja”, i cili si shumë kush që e bënte, e kishte dorëshkruar edhe emrin e tij me stil nënshkrimi në krye të ballinës së gazetës.

Serbi që e kishte huazuar veturën e tij, rrugës për Prishtinë, diku te Millosheva, ndalet dhe e merr një femër serbe e cila bënte autostop, e cila del nga vetura me të hyrë në Prishtinë. Ajo femër serbe, pasi që zbret nga vetura, gërvishet e i shqyen rrobat e saj dhe shkon në Sekretariatin e Punëve të Brendshme të asajë kohe dhe e paraqet rastin në milici si e dhunuar nga një shqiptar. Ajo milicisë ua tregon edhe markën edhe targat e veturës, por i’u qet përpara edhe gazetën Rilindja , me emër të personit që ajo e kishte marrë nga vetura. Para mbrëmjes, shqiptari arrestohet në shtëpinë e tij në Mitrovicë me akuzat për dhunim në baza nacionale, me ç’rast dënimet ishin mes 7 dhe 10 vite burg. Kur e vërteton ky alibin e tij dhe se gjatë tërë ditës veturën i’a kishte huazuar një kolegu të tij serb, hetuesi i SPB-së shkon dhe e merr në pyetje kolegun e tij serb, i cili tregon se kishte marrë një femër autostopere, të cilën e kishte zbarkuar në hymje të Prishtinës dhe se asgjë e çuditshme nuk kishte ndodhur.

Atëherë, hetuesi shqiptar shkon në Prishtinë dhe e shtrëngon atë femrën serbe të cilën e detyron ta tregoj të vërtetën. Kur hetuesi e pyet, pse ke gënjy?, atëherë ajo thotë se në pyetje ishin 6000 marka gjermane, që dikush i’a kishte ofruar që të gënjente.

Një rast tjetër ishte në vitin 1989 derisa unë kthehesha me autobus nga liqeni i Ujmanit. Në Zubin Potok në autobus hyjnë 5-6 djem të rinj, të gjithë me plisa të bardhë në kokë. Së pari, e çuditshme ishte që në Zubin Potok , ku kryesisht banonin serb, të hyjnë aq shumë persona me plisa në kokë, çudia e dytë ishte se nuk ishte e zakonshme që djemtë e rinjë të bartin plisa. Prandaj, edhe zgjoi kurreshtjen time dhe të shumë të tjerëve që ishim në atë autobus.

Kur shiqoj më mirë, e shoh se e njihja njërin. Ishte Zorani, djali i Dragicës nga Svinjari, një fshat afër Mitrovicës i banuar kryesisht me serb, e cila mbi një dekadë na shiste qumësht neve dhe disa fqinjëve tanë, ku në shumë raste e ndihmonte edhe djali i saj që atë ditë hypi në autobus me plis të bardhë në kokë. Prandaj edhe e njihja.

Në mbrëmje, në lajmet e Ditarit të TVP-së, raportohet se ishin sulmuar murgeshat serbe në kishën serbe në fshatin Llaushë të Drenicës.

Ndërsa në disa fshatra afër Vushtrrisë , ku jetonin serb, sulmuesit kishin vënë flakën disa tubave me sanë nëpër oborret e shtëpive serbe. Në të gjitha këto raste ishin parë një grup meshkujsh me plisa të bardhë në kokë e që supozohej se i kishin kryer këto sulme.

Pastaj, të rikujtojmë fotografinë e vitit 1984 të një serbeje nga Prekalla e komunës së Istogut, e cila me pushkë në krah e me fëmijë për dore shkonte t’i punonte arat. Pushkën e mbante, kinse, me i mbrojtë fëmijët e saj nga sulmues shqiptarë. Ajo fotografi, përveç se u shpall fotografia e vitit në ish-Jugosllavi, poashtu u publikua edhe nëpër shumë media evropiane. Para ca viteve doli e vërteta se e tëra ishte e inskenuar nga një grup gazetarësh të gazetës “Politika” të Beogradit, gjersa as pushka nuk ishte e saj, por ishte pushka e gjuetisë e një fqiu të saj.

Poashtu, në vitin 1989, një gazetë italiane e publikon një fotografi tē një murgeshe serbe ne pushkë në krah , e cila kinse atë e kishte për mbrojtjen e saj nga sulmuesit shqiptarë në Kosovë.

Të gjitha këto raste ishin të inskenuara nga qarqet e intelegjencës dhe politikës serbe, që në masë të madhe të nxitet nacionalizmi dhe shovenizmi serb, që Millosheviqi të mundet ta justifikojë suprimimin e autonomisë së Kosovës në vitin 1989, si dhe dërgimin e afro 120 mijë forcave policore dhe ushtarake në Kosovë me pretekstin që me i mbrojtë serbët nga shqiptarët, e që t’i vendosë masat e dhunshme të cilat i mbanë qytetarët e Kosovës në represion të tmerrshëm plotë dhjetë vite. Shumë kënd e ndëgjoj që e veçojnë Millosheviqin nga politikanët e mëparshëm serb. Shumë kënd e ndëgjoj që thoshte se po të ishte Ivan Stamboliçi, ai apo ky në vend të Millosheviqit, kurrë nuk do të ndodhnin luftërat e viteve të 90-ta në ish-Jugosllavi. Shumë kënd e ndëgjoj që thotë se po të ishte Zoran Gjingjiqi në vend të Vuçiqit ndryshe kishte me qenë raporti me serbët në Kosovë.

Mirëpo, shumica e inskenimeve të rasteve të ndryshme, si dhe të proçeseve të montuara politike, si kinse dhunimet e serbeve nga shqiptarët, si kinse sulmet ndaj kishave dhe murgeshave serbe, si raste të tjera e të panumërta që kinse shqiptarët kanë ushtruar presion ndaj serbëve vetëm që ata të ikin për në Serbi, shumica ndodhën para se me ardhë Millosheviqi në pushtet.

Millosheviqi ishte vetëm ekzekutori kur të gjitha këto inskenime e arritën nivelin e përcaktuar të nxitjes së nacionalizmit serb që Serbia të fillojë me realizimit të projektit të tyre për krijimin e një Serbie të madhe. Edhe pse në Serbi pas Millosheviqit erdhi një gjeneratë e re e politikanëve, edhe pse është një gjeneratë e re popullatës serbe, qëllimi i tyre serbomadh mbetet i njejti , siç ishte çdoherë.

Edhe metodat e nxitjes së nacionalizmit serb deri në një luftë, janë poashtu të njejta edhe sot. Duhet ndjekur mediat e armikut për ta kuptuar qëllimin e tyre. Sot, mediat serbe i nxirrnin para kamerave disa serb në komunat veriore të Kosovës me duar të lidhura me fashë, të cilët thonin se ishin lënduar nga Policia e Kosovës, e pastaj edhe nga KFOR-i amerikan. Gjersa në ekran, me shkronja të mëdha shkruante si 92 serb janë plagosur nga sulmet e snajperistëve shqiptarë. Ja se ç’farë propagande e tmerrshme nxitëse!

Dhe, duke i shiquar në retrospektivë të gjitha propagandat serbe që nga viti 1981, unë jam mëse i bindur se inskenimet dhe propagandat serbe kanë me qenë edhe më intensive e me raste shumë më të rënda, sepse qëllimi i politikës serbe është që të futet si gangrenë në Kosovë, që kurrë të mos e lejojnë konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Unë shpresoj se udhëheqësit e institucioneve të Kosovës janë të vetëdishëm se me ç’farë lloji kanë punë. Nuk është dashtë që Serbisë t’ia afrojnë kënaqësinë dhe mundësinë që serbët e stërprivilegjuar në Kosovë t’i paraqet si viktima para Bashkësisë Ndërkombëtare. Mirëpo, dëmi dhe gabimi veç ka ndodhë. Nuk mund të ç’bëhet ajo që ka ndodhë.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës duhet pasur kujdes tani që gabimet e tyre të mos mundohen me i regullu me gabime të tjera, siç ka ndodhë tashmë për të tretën herë brenda një viti e gjysmë. Ata duhet të zbresin me dy këmbët në tokë dhe ta ftojnë tërë spektrin politik në vend, si dhe kokat dhe trurin vendit në një takim të përbashkët që ta zgjedhin mënyrën më të mirë të mundshme që shteti i Kosovës të dalë me faqe të bardhë nga kjo situatë.

Ishte gabim shumë i madh i dy kryetarëve të posazgjedhut të dy komunave veriore , që janë nga partia në pushtet, që të mos pranojnë të takohen me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë. Duhet pasur besim në shtetin që na ndihmoi të çlirohemi, që na mundësoi të pavarësohemi, që na i sollën shumicoe njohjeve ndërkombëtare, që na e ushtruan dhe armatosën ushtrinë dhe policinë, po besa edhe që na i mbrojnë kufijtë e shtetit dhe vetë ekzistencën e shtetit tonë.

Kur SHBA-të na thojnë “jump”, ne vetëm duhet pyetur “how high?”.

Vetëm kështu mund t’ia dalim në krye me shovenizmin serb , që e ka një Rusi të madhe e të fuqishme mbrapa.

25 ushtarë të KFOR-it, të plagosur në Zveçan

0

KFOR-i ka njoftuar se 25 ushtarë të këtij misioni janë plagosur në Zveçan gjatë protestave nga qytetarët serbë.

Përmes një përgjigje për Kohën, KFOR-i ka thënë se pasditen e sotme njësitet e KFOR-it janë dislokuar në 4 komunat e veriut të Kosovës për të frenuar demonstratat e dhunshme që ndodhën pasi kryetarët e sapozgjedhur të komunave u përpoqën të ushtrojnë detyrën nga ndërtesat e kuvende komunale.

Gjatë protestave, KFOR-i ka thënë se disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara.

Sipas këtij misioni, ushtarët kanë pësuar thyerje në pjesë të ndryshme të trupit dhe kanë marrë djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse.

KFOR-i ka thënë se ata kanë marrë trajtim mjekësor të menjëhershëm nga njësitet mjekësore të KFOR-it dhe aktualisht janë nën vëzhgim të ekipeve mjekësore.

“Komandanti i misionit të KFOR-it, gjenerali i divizionit Angelo Michele Ristuccia, personalisht po e përcjell zhvillimin e situatës dhe shpreh keqardhjen e tij për burrat dhe gratë e misionit të lënduar gjatë përleshjeve. Ai theksoi se sulmet e paprovokuara ndaj njësive të NATO-s janë të papranueshme dhe KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij në mënyrë të paanshme” kan thënë burime të KFOR-it.

Shih videon e suleve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it:

(5) Watch | Facebook

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë

0

Prishtinë, 29 maj 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, takoi ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Shkas dhe temë kryesore e takimit ishin zhvillimet e fundit në veri të vendit, sidomos veprimet e dhunshme dhe kriminale të protestuesve ekstremistë ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe pjesëtarëve të medieve. Edhe pse në këto grumbullime sot ka edhe protestues paqësorë, kryeministri vlerësoi se këto nuk janë protesta paqësore, por turma ekstremistësh të dirigjuara nga Beogradi zyrtar.

Grafitet nacionaliste shoviniste serbe dhe aso pro-kremlinit me ekstremistë të maskuar, që targetojnë, vandalizojnë dhe sulmojnë çdo gjë jo-serbe, është treguesi kryesor i motiveve prapa veprimeve të dhunshme, e të cilat duhet të dënohen ashpër nga të gjithë.

Duke i informuar për gjendjen në veri dhe zhvillimet e sotme atje, kryeministri theksoi rëndësinë dhe nevojën për de-eskalimin e situatës, si dhe shprehu gatishmërinë për të punuar me shtetet e QUINT-in drejt këtij qëllimi.

Ata u dakorduan që të mbajnë komunikim të dendur orëve dhe ditëve në vijim.

Intervistë tjetër pas sa vitesh me Amina Nurajn, tashmë të rikthyer në Novi Pazar

0

Foton me Amina Nurajn e kam bërë në korrik të vitit 2019, në restorantin “Trofta” në Istog

___

Nga: Gjergj – Bajram Kabashi

___

Pas sa e sa vitesh sërish e kërkova dhe e gjeta Amina Nurajn. I kapluar nga punët në profesion dhe obligimet e tjera jetësore, e kisha lënë anash përkujdesjen për këtë vajzë nga Masbjeshka (Sanxhaku), andaj pasi mëkot e kërkova në rrjetet sociale, megjithatë përmes një mikje virtuale nga Prishtina, e gjeta numrin e saj të telefonit dhe i shkrova. Nuk vonoj shumë dhe mu lajmërua Amina Nuraj.

Tash po jetonte në Novi Pazar, pas disa vitesh që kishte jetuar në Kosovë.  

Pas një debati që e bëra në mirëbesim me të, ajo u bind se duhej të rikthehej, të ishte sociale sikurse më parë, duke marrë pjesë aktive në debatin publik ndërshqiptar rrjeteve sociale.

Amina Nuraj, tashmë pa asnjë mëdyshje mund të konsiderohet si njohësja më e mirë e historisë së Masbjeshkës (Sanxhakut), andaj ndihmesa e saj mund të jetë edhe më tej e dobishme për rinjohjen ndërmjet banorëve shqiptarë të Masbjeshkës dhe Shqiptarëve përgjithësisht. 

Drini: Ka një kohë që nuk ishe e pranishme me mendimet tuaja në rrjetet sociale, madje ishe larg fokusit të mediave të Kosovës. Ku ishte Amina Nuraj? Pasi të kërkova dhe gjeta në Novi Pazar , përmes të njohshmve të përbashkët, u riktheve sërish me mendimet tuaja që pëlqehen nga një masë e madhe njerëz në mbarë hapësirën shqiptare.

Amina Nuraj: Shumë gjëra ndodhën në jetën time për të cilat nuk kam dëshirë as të flas, që ndikuan të largohesha pak dhe të pushoja e merrja frymë në qetësi. Më duhej të mendoja e reflektoja , sado pak, për vetën time. U riktheva tek familja dhe të afërmit në Treg të Ri (Novi Pazar). Natyrisht kisha një lidhje tashmë shumë emocionale me Kosovën, me njerëzit e kulturës, mediave, me njerëz që më donin dhe i doja. Qysh pata rrëfyer në intervistën e parë me ty pak para vitit 2017 , une pa i mbushur 18 vite jete e pata kuptuar nga rrëfimet në familje, nga rrëfimet e babait dhe të afërmve që i dëgjoja përanash, se nuk isha boshnjake, por shqiptare.

Kjo më pati nxitë të mendoja shumë.

Gjykoja dhe e vrisja mendjen se pse duhej fshehur identitetin. Ne , pra , ishim shqiptarë që e kishim fshehur identitetin tonë etnik dhe për ta fshehur identitetin tënd duhet të ketë ekzistuar një dhunë e madhe, një ikje e madhe detyruese prej identietit, një përshtatje për të shpëtuar. Ne kishim pas qenë ata Shqiptarët që flisnin në një gjuhë tjetër, quaje si të duash: boshnjake apo serbe. E kuptova ndërkohë se zemra ime flet në një gjuhë tjetër, në gjuhën e ndjekur shqipe. Eshtë e vërtetë se një masë e madhe e njerëzve me të cilët këmbej mendime në rrjetet sociale i pëlqejnë mendimet e mija, ashtu siç i pëlqej edhe une mendimet e tyre.

Kjo më ka bërë e më bënë shumë të fortë që të eci përpara, të mos ndalem.

Drini: Amina…, a mund të na tregosh se çka është ndryshe tashmë apo gjithçka po ecën me të vjetrën? Me çka po merret Amina Nuraj tash në Novi Pazar …?

Amina Nuraj: Kur më pate intervistuar në fillim . gjendja ishte shumë e keqe, pothuaj zhgënjyese dhe e pa shpresë. Pleqtë dhe të rinjt kishin frikë të madhe nga organet e sigurisë së Serbisë që të tregonin se kush ishin. Pas bisedës së parë me ju dhe intervistës sonë të parë me ju, shumëçka ka ndryshuar. Siç shihet edhe nga pamjet që i shpërndaj rrjeteve sociale, të rinjtë shqiptarë tashmë e kanë hequr qafe atë frikë të madhe nga Serbia. Një frikë që e kishin trashëguar nga familjet e tyre të ndjekura, të rrahura, të dëbuara e të vrara , vetëm e vetëm se ishin shqiptare, visheshin dhe silleshin si shqiptarë. Fakti se ishin të tjerë në një mjedis që duhej shfarosë e dëbuar, ishte një barrë e rëndë në shpirtërat e njerëzve. Ne ishim shqiptarët e pjesës më të skajshme të etnikumit shqiptar, fakt që na e vështirësonte jetën në një mjedis të disponuar armiqësisht ndaj nesh. Domosdo, kjo dhunë e madhe ka ndikuar që në mungesë më elementare njerëzore të harronim se kush ishim, ta harronim gjuhën shqipe që nuk kishim të drejtë ta përdornim askund përtej familjeve, as në shkolla, as në administratën komunale, se nuk na lejohej arsimimi në gjuhën shqipe. Duhej ose të shpërnguleshim në Turqi apo në Bosnjë, apo të mirreshin rrugët e mërgimit në mbarë botën. Kjo ishte perspektiva jonë e zymtë. Mungesa e shpresës për ne. Ata që mbetën duhej të kishin identitet tjetër, identitet të porositur nga Serbia dhe SANU (Akademia e Shkencave të Serbisë), që fillimisht të ishin “Musliman” e pas luftës së Bosnjes, Boshnjak. Me rëndësi ishte që në asnjë mënyrë të mos ndiheshin Shqiptarë.

Kjo është tragjedia e kësaj pjese të popullit tonë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Drini: A je e pranishme në jetën publike në këtë qytet të banuar prej boshnjakësh (siç vetquhen, pasi para lufte quheshin musliman!), apo vetëm debaton gjithandej hapësirës shqiptare me shqiptarët rrjeteve sociale ?

Amina Nuraj: Siç u përgjigja pak a shumë në pyetjen paraprake, mund të them se shumçka ka ndryshuar në kuptimin e thjeshtë se Shqiptarët e Sanxhakut (Masbjeshkës) kanë nisë me iu rikhtye pejardhjes së vet kombëtare, në një proces të ngadalshëm ndërgjegjësues kombëtar, por gjithsesi të pandalshëm. Une mirrem me punët e rinisë së Sanxhakut , me problemet e tyre aktuale siç janë punësimi, arsimimi, ardhmëria në vend e të tjera. Sido qoftë, puna më e veçantë për mua mbetët ajo kombëtare. Angazhohem që njerëzit mos ta fshehin identitetin e vet kombëtar apo tjetër se, fundja, të gjithë jemi njerëz pavarësisht prejardhjes etnike, fetare e të tjera. Mbetët barrë e rëndë në ndërgjegjën e njeriut nëse ai detyrohet të ikë prej identitetit të tij kombëtar, qysh kanë ikur pa dëshirën e tyre shumë familje në Masbjeshkë, Sanxhak.

Drini: A ke pasur ndonjë problem me organet e sigurisë në Novi Pazar, për shkak të gjuhës që e përdorni në rrjetet socale?

Amina Nuraj: Po, normal që kam pasë probleme të kësaj natyre, po une nuk frikësohem prej askujt për gjërat që më takojnë mua, siç është prejardhja etnike apo eventualisht ajo fetare. E kam dëshmuar më herët dhe do ta dëshmoj gjithnjë se me shpirt dhe zemër jam e angazhuar për çështjen kombëtare.

Drini: Ti në postimet tuaja vazhdimisht dëshiron të flasësh dhe të tregosh për të kaluarën shqiptare të atyre banorëve të Masbjeshkës, duke i risjellë fotot e tyre në rroba kombëtare dikur. Mirëpo, Amina, ata që ishin shqiptar dikur, thonë që janë boshnjak sot, apo jo?

Amina Nuraj: Problemi është se qysh moti, gati për pothuaj një shekull na ka harrue e s’asht kujtue për ne Shqipëria, diplomacia e shtetit shqiptar, e mund të them se pas vitit 2008 , qyshkur u pavarësua , edhe Kosova. Në këtë mes ka fituar armiku që ka dashur të na dëboj gjithandej në botë, të mos na lë të shkolloheshim në gjuhën amtare, që të na detyronte ta harrojmë gjuhën e prindërve, Shqipen, pra që të na shndërronte në mysliman – boshnjak apo në “mysliman – serb”. Në kohën e “fshatit global” , ku rrjetet socale i afrojnë njerëzit nga skajet e ndryshme të botës, nuk po arrijnë më ti fshehin gjurmët e prejardhjes sonë shqiptare. Shumë familje shqiptare kanë nisur t’i shpalojnë gjurmët e prejardhjes së vet etnike, duke treguar që ishin shqiptarë , por se ishin të detyruar ta fshehin identitetin e vet kombëtar, se të ishe shqiptar në Masbjeshkë, Sanxhak, do të thotë se ishe me shenje, se duhej të zhdukeshe sa më shpejtë. Duhej të vriteshe apo burgoseshe.

Tash rinia po lexon dhe po informohet e edukohen për ditë e më shumë. Ajo që më gëzon më shumë është se shqiptari i informuar dhe edukuar kombëtarisht po dëshmohet si faktor që e ndihmon ringjalljen kombëtare, rizgjimin tonë të vonuar kombëtar. Ma merr mendja se kjo është koha e jonë , koha e kombit tonë.

Amina para shtëpisë së saj në Novi Pazar (Pazari i Ri).

Drini: Pse nuk përpiqesh të formosh një Organizatë Joqeveritare në Novi Pazar (OJQ) , përmes së cilës do të angazhoheshe në gjetjen e gjurmëve të tilla në tradita e histori, në mënyrë legale, pasi atë e lejon edhe Kushtetuta e Serbisë, por vazhdon në këtë mënyrë… ?

Amina Nuraj: Me e hapur një OJQ duhet me “kërcy” e punuar qysh thotë Serbia, bazuar  me zakonat tyre. Prandaj, mendoj se ma mirë është të vazhdoj kështu e lirë, jo që kam ndonjë gjë për të fshehur, por kjo më jep liri angazhimi se rigjetja e identitetit kombëtar për këdo është ndër të drejtat elementare njerëzore, qoftë për mua si shqiptare apo për ndonjë serb, boshnjak etj

Drini: Pasi i ke të kryera dy fakultete , qysh tregoje më herët, a ke bërë përpjekje për të gjetur punë dhe ku do të dëshiroje ta gjeje me ëndje atë?

Amina Nuraj: I kam dërguar dokumentat-dy diplomat e mija në Ministrinë e Arsimit në Prishtinë , por nuk më kanë dhënë asnjë përgjigje. Punë s’kam gjetë ende, por kisha dëshiruar me punuar në Republikën e Kosovës në polici apo doganë, sepse kam fakultetin e kryer për Polici dhe Doganë.

Boksieri nga Masbjeshka – Sanxhaku(Pazari i Ri), Haris Çalakoviq

Drini: A je në kontakt me gazetarët dhe gazetaret që më herët të ftonin në e-misione televizive në Prishtinë?

Amina Nuraj: Jo , me askend, përpos me ty që jam në kontakt. Askush nuk është interesuar për mua nga ajo kohë kur vendosa të jem sado pak e tërhequr këtu. Ti ishe i vetmi që “më gjete” këtu në Novi Pazar (Tregu i Ri) , pas një kohe të gjatë që kisha vendosur të jetoja pak e tërhequr. Ti me gjete dhe arrite të më bindje të rikthehem si person tashmë i njohur në rrjetet sociale. Ju falemnderit.

Drini: Çka ke dashur dhe nuk munde ta realizoje në Kosovë e që vazhdon të preokupohesh e mendosh rreth saj?

Amina Nuraj: Ndihem e brengosur që nuk munda të gjeja punë në Kosovë deri tash, në Kosovën dhe Prishtinën që e dua me gjithë zemër. Të punoja tek njerëzit e mij, populli im që e rigjeta si fëmijë. Tek ai popull e ajo familje që iu riktheva.

Drini: Qe sa kohë nuk ishe në Kosovë dhe po të vije një ditë, me kend do të kontaktoje me dëshirën më të madhe?

Amina Nuraj: Dëshira ime më e madhe është ta takoja Lulzim Jasharin, djalin e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Dhe me të gjithë ata shqiptarë e shqiptare që i dua e që ata janë tepër shumë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Drini: A mendon se duhet të specializohesh në ndonjë drejtim në fushën e historisë dhe konkretisht në cilën fushë?

Amina Nuraj: Kisha pasur dëshirë të madhe që të thellohesha në studimin e historisë së pa hulumtuar të Masbjeshkës (Sanxhakut) , pasi konsideroj se kjo trevë është shumë pak e hulumtuar nga historianët e mirëfilltë. Po ashtu, do të dëshiroja që të specializohem në historinë e vjetër të popullit shqiptar, për ti gjetur rrënjët tona, historinë tonë të mohuar e përvetësuar prej të tjerëve.

Drini: Si i sheh ngjarjet në Kosovë dhe prej nga informohesh për to; nga tv-ët e Serbisë , apo nga kontaktet që ke përmes rrjeteve sociale me të njohshmit në Kosovë e Shqiptari?

Amina Nuraj: Këto ngjarje që ndërlidhen me Kosovën i përcjellë në vazhdimësi. Serbia për fat të keq ende nuk po mund të pajtohet me faktin se Kosova është shtet i pavarur, shtet që i ka të gjitha institucionet e konsolidura. Kosova po bëhet për ditë e më shumë një shtet modern, shtet i fortë në kuptimin e mirë të fjalës. Një shtet që i respekton dhe trajton të gjithë njësoj. Une kisha dashur që njësoj si po trajtohen serbët në Kosovë, në të njejtën mënyrë të trajtohen banorët e Masbjeshkës.

Ne do të ishim shumë, tepër të lumtur , sikur ti kishim të njejtat të drejta që i kanë serbët në Kosovë. 

Vënja e shtetit në rrezik nga Albin Kurti!

0

Florim Zeqa

Pa dyshim, ai që ngritet kundër Amerikës, BE-së dhe NATO-s duhet të jetë më i forti ose më i krisuri në botë, ose duhet ta ketë ushtrinë më të fortë dhe më të përgatitur në botë ose duhet të jetë abnormal dhe sadist i llojit të vet, i cili është i gatshëm të shkelë mbi kufomat e policisë së shtetit që drejton për të kënaqur egon e vet personale!

Realitet i dhimbshëm për Kosovën

Sa do të drejta t’i duken veprimet e veta Albin Kurtit, duhet të jenë shqetësuese për kryeministrin e vendit tonë, kur të gjitha qendrat e vendosjes i kundërshtojnë ato dhe dalin hapur në përkrahje të serbe të Vuçiçit në veri të vendit!

Shqetësuese dhe e rrezikshme për vendin tonë është kur i dëgjon të gjitha shtetet mike të Kosovës të dalin në mbrojtje të serbëve të Kosovës!

Ky realitet i dhimbshëm për Kosovën nuk erdhi rastësisht!

E gjitha erdhi nga kryeneqësia e njeriut më të “fortë” në botë, Albin Kurtit, i cili asnjëherë dhe për asgjë nuk i përfilli kërkesat e miqve perëndimorë, në veçanti të SHBA-ve, të atyre që na shpëtuan nga shfarosja, na sollën lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë!

Është e shqetësuese kur i dëgjon të gjitha shtetet e QUINT-it pa përjashtim duke e dënuar ‘Qeverinë e Kosovës’ në vendosjen e kryetarëve të rinjë (pa legjitimet zgjedhor) nën masa të dhunshme dhe me forca të mëdha policore.

Mjafton të dëgjosh deklaratat e zyrtarëve perëndimor pas ngjarjeve të fundit në veri për të kuptuar shkallën e rrezikut para të cilit ndodhet Kosova. Të gjithë janë në të njëjtën vijë të kundërshtimit, në të njëjtën vijë kundërshtuese janë edhe ato të qendrave tjera të vendosjes në botë, përkatësisht të NATO dhe SHBA.

Pra sipas zyrtarëve perëndimorë ‘masë e dhunshme’ konsiderohesh nëse ju imponohesh si kryetar shumicës që nuk të kanë votuar.

Bojkoti i serbëve i filluar tashmë një kohë të gjatë nuk është zgjidhur me zgjedhje. Këtë e di fare mirë Albin Kurti i cili fillimisht nuk i dëgjojë ndëkombëtarët për problemin e shkaktuar me ‘Targat’ duke bërë veprime aventureske në veri. Këto verpime të pamatura politike, i dhanë një alibi serbëve në veri për tensionimin e situatës me barrikada dhe tërheqje kolektive nga institucionet shtetërore në të gjitha nivelet, duke përfshirë prokurorët dhe gjyqtarët bashkë me të gjithë shërbyesit civil.

Albini sikurse që nuk i dëgjojë miqtë ndërkombëtar për çeshtjen e tragave, nuk i degjojë as për mosmbajtjen e zgjedhjeve që nuk prodhojnë legjitimitet në veri. Duke e ditur mirë Albin Kurti që serbët e Veriut nuk i pranojnë kryetarët që nuk i kanë zgjedhur vetë, i dërgoi atje me dhunë, për të nxitur dhunë. Serbia është duke e shfrytëzuar çdo hapësirë që Albin Kurti po ua mundëson me politikat e mamatoreske dhe avantureseke.

Albini më i forti apo më i krisuri në botë!?

Nuk e di dhe as që mund ta akceptojë “guximin” një kryeministri që injoron të gjitha shtetet mike, shtetet më të fuqishme të botës nga të cilat varet sovraniteti dhe ekzistenca e shtetit tonë në përgjithësi!

Të mos i dëgjosh dhe t’i kundërshtosh më të fortët e botës, duhet të jesh më i fortë se ata ose ndryshe, duhesh të jeshë i krisur dhe abnormal!

Ndoshta Albinit i duket se e ka një intelegjencë tepër të lartë, por po (vet) mashtrohet keq, se “çdo herë keziston dikush që është më intelegjent sesa ti” (F.Z). Në fakt, Albini nuk është më intelegjenti sikurse që nuk është më i forti në botë, për shkak se intelegjenca e një drejtuesi shtetërorë duhet të jetë në përputhje me forcën ushtarake dhe ekonomike që posedon shteti që drejton!

Vënja në rrezik e shtetit nga kryeministri janë pasojë e gjykimit të gabuar, paaftësisë qeverisëse, mungesës së ndërgjegjës dhe e dashurisë për vendin, nga mbivlerësimi i vetëvetes apo mendjemadhësia e të qënurit në krye të qeverisë së një gjysëm shteti!

Nuk ka gjë më abnormale sesa të sillesh si supërfuqi botërore pa u bërë akoma shtet! Nuk ka absurditet më të madh sesa t’i tregosh “muskujt” e një skeleti shtetërorë kundër një supërfuqie botërore siq është Amerika dhe NATO!

Të ngrihesh kundër Amerikës, të injorosh këshillat e tyre është njësojë sikur të ngrihesh kundër krijuesit (Zotit). E ai që ngrihet kundër krijuesit të shtetit të vet duhet të jetë i krisur dhe abnornal ose duhet të jetë i ngarkuar me mision për shkatërrimin e shtetit!

Pa Amerikën, jo vetëm Veriun, do ta humbim edhe shtetin në tërësi!

Çdo përplasje me SHBA-të do të jetë katastrofale për Kosovën!

Vënja e shtetit në rrezik nga Albin Kurti duhet të dënohet nga të gjithë!

Veriu i Kosovës, “zemra, djepi serb”, apo “Kosova është Serbi”?

0

Sinan Kastrati, Suedi  

Ngjarjet e fundit dhe tensionet në Veriun e Kosovës, më larguan nga puna që kisha përpara rreth 2 librave që i kam gati, më qitën nga binarët.  

Dje (e diel, 28 maj 2023) kisha dëshirë vetëm të lexoj. Të lexoj tema për natyrën, për tokën, për nënen e për gruan, për detin e për malin.  

Duke shfletua shtypin, gazetat, që mjerisht nuk shtypen e nuk shitën më në Kosovë, gjeta një tregim të I. Kadaresë, “*****Kur më 1972 shkela për herë të parë në fushën, për të cilën kisha dëgjuar të flitej aq shumë, ishte muaji tetor. Ajo shtrihej e qetë, me pak mjegull anëve, e ftohtë në prag të dimrit, “Fusha e Mëllenjave” (tregim i Ismail Kadares). 

Ismaili ishte në fotografi, me Elenën ndërsa, i shoqëronte Azem Shkreli, në Fushën e Kosovës ashtu qysh i njoha unë, të rinj, të fortë e të afërt me lexuesin e Kosovën, me elitën intelektuale të kohës, kohë që më nuk këthehet më. 

Më kishte marrë malli të lexoja tregime e kujtime nga vitet e 1970-ta që edhe isha ri, si nxënës e student. Tregimin e Kadaresë e lexova me një frymë, prej fillimit deri në fund.  

“Një monument prej guri në trajtë pirgu, në zgavrinën e të cilit mund të ngjiteshe gjer në majë të tij, ishte ngritur për kujtim të betejës. Përballë, jo shumë larg, ishte një tyrbe myslimane, ku janë varrosur jo trupi, por gjaku dhe rropullitë e sulltan Muratit I. Monumenti dhe tyrbja kanë gjashtë shekuj që rrinë përballë, ai, i lartë e krenar, ajo e pikëlluar e pa madhështi, siç janë shpesh vendvarrimet myslimane. Një vizitor që nuk di asgjë nga historia do të kujtonte se monumenti simbolizon fitimtarët dhe tyrbja të mundurit. Në të vërtetë, është e kundërta. Ky është paradoksi i parë, sidoqoftë i falshëm, ngaqë jemi në tokën ballkanase, ku njerëzit e përfytyrojnë historinë sipas ëndjes së tyre. 

Mashtrimi fillon shkallë-shkallë te muret e monumentit, atje ku janë ngjitur pllaka bronzi, që flasin për betejën. Në ato pllaka flitet vetëm për serbët. Lart, në një tarracë, prej nga vizitorët mund të sodisin fushën, është një pllakë tjetër, e cila shpjegon betejën. Atje përsëritet e njëjta gjë. Është falsifikuar thelbi i betejës: pjesëmarrësit në të.


Me Selman Latifin dhe Shpresën, nusen e Selmanit, nga Kërçova gjatë konferencës. Malmö, 25 maj 2023

E gjithë kjo është tejet e trishtueshme. Një luftë, që duhej të ishte simboli i miqësisë së popujve që luftuan bashkë kundër fatkeqësisë së përbashkët, është kthyer në të kundërtën: në minierë të urrejtjes dhe të krimit”. (pjesë nga “Fusha e Mëllenjave”, tregim i Ismail Kadares)  

Në tavolinë time të punës kisha një gota me ujë që kur të më thahet goja, të pijë ujë të ftohtë e ta shpërlaj fytin. Kafenë turke e kisha pirë, bashkë me një ëmbëlsirë. Kështu, kjo tashmë te unë është bërë rutinë. Në çdo mëngjes, pije kafe turke, shetis në breget, sa në kohën kur shëtisnim në burg (15-30 min.) dhe pastaj, hap kompjuterin dhe lexoj e shkruaj. I shkruaj kujtimet nga rinia ime, tregimet për “tiransen” e për “podrimçaken”, për çoabanët, Asllan Islamin e ndjerë e Kamer Ilazin, që nuk di të mplaket.   

Në skajin tjetër të tavolinës, kam një grumbull me letra, postën që nga e premtja ende nuk e kisha hapur dhe ditarin me shënimet e përditshme, ngjarjet që ndodhin në Malmö, ku unë jetpj dhe në Kosovë. 

Mbrëmë, isha ftuar në një tubim që paska pas me ardhur (Glauk Konjufca; nuk di a ka ardhur a jo, për shkak të ngjatjeve në Kosovë). Nuk desha se nuk dua të marrë pjesë në “fushata elektorale”. Para disa ditëve ishte edhe Avdullah Hoti I ldk-së. Tubimi kishte qenë “i hapur”, vetëm për kryesinë e ngushtë” . Avdullahin e kishte qit rruga. Kishte qenë në Kopenhagë dhe hajt, kishte thënë ai “po shkoj edhe në Malmö”, tamam si ai plaku turjakas kur del natën në “yzerhane”, e iu qet kashtë e tallë edhe kive të zjellës. 

Memli I pdk-së po vinte të shtunën, bashkë me Elmi Reqicën e Ganën në Borås. Më thirri Isuf Topilla por nuk do të shkoj ta shoh djalin e ish shokut të studimeve, Milazim Krasniqit.  

Përsëri, “Podrimçaken”, “Gonën” e kisha lënë në rend duke pritur radhën dhe nuk e di a do të vazhdoj edhe më tej a jo? Ajo nuk është keq, le të rrije atje ku është, në vreshtat e Podrimes apo në krahët e burrit (plak apo i ri). Ka punë ajo tash si “nuse”, me fshi e me la.  

Ngjarjet e javës së kaluar (25 e 26 maj) në Malmö, gati sa kisha fillua ti “harroj” por jo edhe  profesorët Bardhyl Demirajn e Enver Hysajn, studjueset e reja, pedageget dhe profesoreshat, Miranda Spahin e Olimbi Velajn, Shpend Rukiqin, Lutfi Selmanin, ish vendasin e Shaqir e Selman Sadikun, ish shokë të studimeve, në Prishtinë, Medi Behramin e Poterën, një buurë që kishte ardhur nga Kosova. 

Takimi me Lutfi Selmani e Kërçovës. 

Lutfiu më tregoi se Shaqiri pasi ka dalur nga burgu (pas ngjarjeve të Pranverës së vitit 1981), ka lujjt mendësh dhe nuk jetoi gjatë, vdiq.  

Shaqir Sadiku ishte ndër studentët më të mirë të Albanalogjisë, gjenerata e fundit. Pastaj, dega e Albanalogjisë, për studime më të thella, ndahet në Letërsi dhe në Gjuhë.  

Më preku. Shaqiri mu dhimt. Ai më ka ndihmua shumë kur unë pregatisha për provime, si student i vitit të parë. Ai ishte në vitin e katërt. Ishte padyshim studenti më i mirë i gjeneratës. 

Por, ngjarjet në Veriun e trazuar të Kosovës, vazhdojnë të jenë në qendër. 

Nuk më pritej të marrë vesh çka po ndodh në Kosovë. Hapa kompjuterin ndërsa telefonin e mençur (ajfon-in) e mbaja afër se mos po më thërret apo shkruan ndonjë mik. Nganjëherë nuk kënaqesha e nuk më mjaftonte kompjuteri por e çelja ajfonin dhe shikoja më të “rejat”, që s`kishin të ndalur, serbët janë qu peshë. Një plakë thonte kur dikush nuk ndalej me prapësira “e hëngërt kryet e vetë”. Nemët, plakat i thonin kur nuk kishin forcë me e ndikua e ndryshua ate që e shihnin para syve.  

Në Shqipëri, ku takuam edhe Agollin, Kadarenë, Sh. Musarain, etj. 1979

Shqiptarët nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe  

“Von Cramon në Zveçan i drejtohet policit: Ku është rreziku, çka dreqi ju solli këtu?”, 

“Von Cramon policëve të Kosovës në Zveçan: Çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi?”  

“Kusari-Lila i quan ofenduese deklarimet e Von Cramonit për Policinë e Kosovës”, 

Serbët sërish tentuan të hyjnë me forcë në objektet komunale në veri, Policia: U detyruam të “ndërhyjmë” 

“Forca të shtuara të KFOR-it në veri – policia hedh gaz lotsjellës në Zveçan” 

“Përfaqësuesit e Listës Serbe negociata me KFOR-in, kërkojnë largimin e Policisë së Kosovës”, 

“Hovenier thërret në takim katër kryetarët e komunave në veri”, 

“Konfirmohet zyrtarisht: Erdogan është fitues i zgjedhjeve në Turqi”, 

“QUINT dhe BE me deklaratë të re – Qeveria mos të marrë masa të reja për të hyrë me forcë në objektet e komunave në Veri”, 

“Sekretari i NATO’s kërkon deeskalim: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues”, 

“Kongresmeni amerikan: SHBA ta mbështesë Kosovën, Blinken t’i kundërvihet mobilizimihtarak të Serbisë” 

“Turmës në Zveçan i bashkohet edhe Lista Serbe”, 

“Zveçan, komandanti i KFOR-it paralajmëron Rakiqin e Simiqin që të shpërndahet turma”, 

“Policia: Protestuesit shfaqën dhunë, situata nën kontroll” 

“Kryetarët e komunave veriore takohen me ambasadorin Hovenier në orën 09:00”  

”DREJTPËRDREJT Kryetari i Zubin Potokut në takim me ambasadorin Hovenier” 

2 orë më herët, Radio Evropa e Lirë, 

“QUINT: Kosova të mos ndërmarrë masa të reja për hyrje me forcë në ndërtesat komunale”, 

“NATO dhe BE: Kosova të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm”, 

“Policia e Kosovës: Protestuesit gjuajtën gaz lotësjellës në Zveçan, iu përgjigjem me sprej”, May 29, 2023 – 08:34, 

“Situata në veri, deputeti gjerman: Nuk duhet harruar që shteti i Kosovës po përpiqet të zbatojnë ligjin”, May 27, 2023 – 13:37 

Deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Knut Abraham ka shprehur mbështetjen e tij për sundimin e ligjin në Kosovë. 

“Kurti bisedë telefonike me Borrellin, flasin për situatën në veri”, May 29, 2023 – 08:38 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se mbrëmë vonë kishte një telefonatë nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.”, 

“Viola Von Cramon: Jemi të shqetësuar, Kosova s’ka legjitimitet të hyjë në ndërtesat komunale në Veri”. 

“Daçiq: Shqiptarët nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe”. 

Janë disa titujt e shtypit tonë për ngjarjet e tri ditëve të fundit në Veriun e Kosovës.  

Asnjëherë, këto 24 vite të “çlirimit”, shtypi në gjuhën shqipe nuk ka pasur më shumë tema të nxehta, akuza ndërkombëtare kundër pavarësisë së Kosovës, KUNDËR KOSOVËS, kundër shqiptarëve të Kosovës. 

Me Kadarenë, Tiranë, qershor 1979

A nuk është marre që përfaqësuesit ndërkomabetar të lejojnë e ta “përtypin” me bukë çka thonë Aleksandër Vuqiq e Daqiq? “Shqiptarët nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe”.  

Po serbët, bojkotuan zgjedhjet, pse? 

Ministra e deputetë serb u larguan nga qeveria e Kuvendi. 

A nuk është turp për “pleqtë” evropianë që edhe kësaj radhe të na coptojnë tokat shqiptare si dikur, me ndihmën e Rusisë cariste kur iu falën Malit të Zi (Tivari e Ulqini; Plava e Gucia dhe … Liqeni i Shkodrës, 2 të tretat), Nishi, Prokupla, Leskovci, Vranja dhe tash së fundit edhe përveç Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, duan të ia japin Gjysmën e Mitrovicës, Zveqanin, Zubin Potokin dhe Leposaviqin, Serbisë?  

Medi Behrami (mjeshri i kompjuterit), pa te cilin edhe Konfernca e mësuesve nuk do të ishte ai që ishte, madheshtore

Evropë e ju borrelë, lajqakë, turpi ju mbuloftë! 

A jeni njerëz ju? 

Në shtetet prej nga vini ju, a kanë të drejta pakicat kombëtare apo në shtetet e juaja ka vetëm “spanjollë”, “sllovakë” etj. Në Kosovë, nëse një katund është i banuar me serb, ka më shumë të drejta se komunat me shumicë shqiptare (Shterpca, Graqaqnica etj) se sa Deqani, Peja e Prizreni. Sepse, në Deqan, është “Manastiri serb”, në Pejë, “Patriarka”, në Prishtinë “Tyrbja e Sulltan Muratit”, aty ku u zvllua “Beteja e Kosovës” (“serbe”?). 

Dhe në fund, vargut të gjatë iu paska vardis edhe njeriu që dikur rrihte gjoks” “Haliti për tensionet në veri: Kosova ra në grackën e Vuçiqit”, 28 maj16:02, turpi e mbuloftë edhe Xh. Halitin! 

“Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se Qeveria e Kosovës ka rënë në grackën e përgatitur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Sipas tij, Vuçiq ka pasur si qëllim që të shkaktoheshin këto trazira në mënyrë që ta shmangte dialogun”. 

“Zekë” zeza duhët ta dije se ish shefi i tij Hashimi dhe Edita, dialoguan disa vite, e çka fitoi Kosova? 

-Kosova fitoi asociacionin.   

Evropa shtrigë, po e përkrah Serbinë fashiste e cila bëri 4 lufta brenda ish jugosllav. Vrau e griu në Kroaci, Bosnjë e në Kosovë, djegi e bëri shkrum e hi dhe ajo që mbeti, e vodhi. Askujt nuk i pagoi dëmshpërblimet e luftës ndërsa Gjermania, ende paguan dëmet për të dy luftërat, (Luftën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore).  

Kjo po ngjet edhe tash, me Kosovën. Bota po e përkrah të keqen, po e ndihmon të keqin, agresorin serb. Kjo Evropë, harroi gjenocidin serb në Srebrenicë, harroi shpërnguljen e mbi 1 milionë shqiptarëve me dhunë në Shqipëri e Maqedoni, në Evropë, Amerikë e Australi. 

Për këto ngjarje u fol e u shkrua edhe nåë Suedi. Shtypi dhe televizioni suedez, nuk e lanë pa e përmendur Kosovën, me fotografi e flamuj serb nga Mitrivica (Mitrovica Veriore, ështe¨fakt) pas zgjedhje presidenciale në Turqi dhe luftës në Ukrainë. 

Malmö, 29 maj 2023 

sinankastrati09@hotmail.com 

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë e Realizoi me Plotë Sukses Konferencën e XVIII me radhë në Kosovë

1

Shkruan Hajriz Mamaj 

Prishtinë/Berlin 

“Ta ndihmosh atdheun vetëm me fjalë nuk është asgjë! 

Ta ndihmosh me punë dhe sakrificë është nder dhe mburrje” 

                                                                                    “Kini” 

Javën që e lamë pas e karakterizojnë dy ngjarje me rëndësi të shqiptarëve mërgimtarë. Me këtë rast duhet thënë me plotë mburrje se mërgata për ditë e më tepër po tregon gatishmëri që  njohurit e fituara në diasporë sa më parë ti aplikojnë në fusha dhe lami të caktuara. Në “ Hotelin Sirius” u mblodhën mjekë nga shumë qytete evropian për ti shpalosur njohurit e tyre para kolegëve shqiptarë në Kosovë dhe anasjelltas ata Kosovarë  paraqiten punime e tyre shkencore që me përkushtim i kishin   përgatitur  nergut për këtë Konferencë. Në anën tjetër në Klan Arena Shoqata  “ Germin” në bashkëpunim edhe me shoqata tjera simotra  kishin ftuar shumë mërgimtarë me moton” Diaspora flet” .

Open photo

Albin Kurti në bisedë me delegacionin e federatës

Duke parë rëndësinë e këtij takimi  Kryesia e federatës së bashku me Bordin Internacional të Federatës të kryesuar nga Kryetarja e kësaj federate zonja Dr. Aurora Dollenberg ne shoqërim të Kryetares së Degës së kësaj federate për Kosovën, zonjën  Dr. Edita Sadriu si dhe  Dr. Negjip Sopa dhe   Dr. Bernarda  Radonqiq dhe Gjergj Pashaj ,nga bordi Ndërkombëtar i Federatës vendosën që në këtë datë të organizojnë Konferencën e  XVIII me radhë pasi interesimi ishte tejet i madh. Gjatë paradites të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua në Klan Arena edhe Kryeministri i republikës së Kosovës zotëri Albin Kurti si dhe zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës zonja Liza Gashi.

Open photo

Delegacionin e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë e vizitoi në këndin e kësaj Federate edhe Kryeministri Kurti ,ku për pak qaste morri informacione për aktivitetin e federatës nga Kryetarja Dr. Aurora Dollenberg e cila e njoftoi kryeministrin për rrolin dhe aktivitetet që ka zhvilluar kjo federatë në të gjitha vendet shqipfolëse dhe në shumë qendra evropiane , ku kjo federatë ka degët e saja.  Edhe pse  kryeministri ishte me agjent të ngjeshur prezantimi i aktivitetit të federatës nga ana e zonjës Dollenberg e bëri të dëgjoj me vëmendje dhe e ftoi për bashkëpunim dhe gjetjen e rrugëve që diaspora shqiptare të jetë e pranishme me kontribut në Kosovë me veprime konkrete  dhe këshilla profesionale në fusha të mjekësisë.  Zonja Dollenberg pa pritur asnjë minutë e njoftoj kryeministrin se sot pasdite në “Hotel Sirius” fillon punimet Konferenca e XVIII e  Federatës së Mjekëve Shqiptarë  në Evropë ku punimet e tyre do i prezantojnë shumë mjekë nga Diaspora dhe shumë mjekë nga Kosova ,anëtarë të federatës sonë. Zoti Kurti e përshëndeti këtë aktivitet dhe nëpërmjet zonjës Dollenberg i përshëndeti të gjithë mjekët pjesëmarrës në konferencë dhe atyre iu uroi punë të mbarë. Përderisa paraditen e 18 majit e shoqëronte motoja 

Open photo

Dr.Arben Vitia Ministër i Shenderësisë së Kosovës përshendet pjesëmarrësit

 “ Diaspora flet” pasditen do e shoqëroj  slogani “Mjekësia evropiane flet shqip”  që për temë qendrore kanë “Sëmundjet post Covid”. Sa herë që Federata organizon konferenca të tilla interesimi është tejet i madhe nga ana e mjekëve dhe studenteve të Fakultetit të mjekësisë. Nga 1000 të paraqitur për ti ndjekur punimet e konferencës vetëm  300 prej tyre iu është konfirmuar pjesëmarrja pasi salla ku do mbahet konferenca ka vetëm 300 ulëse. Kështu pohoi Dr. Edita  Sadriu,  kryetare e degës së Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë për Kosovë. 

Si zakonisht pjesa e parë i takon fjalëve përshëndetëse që këtë herë pjesëmarrësit u nderuan me nga një fjalë rasti nga Kryetarja e degës Zonja Dr.Edita Sadriu dhe Kryetarja e Federatës zonja Dollenberg për ti ftuar në foltore më pas dy personalitete të shquara  në fushën e mjekësisë zotëri Dr. Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës dhe Princeshën e Luksemburgut Zonjën Tessy  Antony de Nassau , Specialiste e Mjekësisë Alternative, nene e katër princërve dhe Kapitene Ushtarake. Ne fjalën përshëndetëse ministri Vitia  vlerësoj lart kontributin e federatës dhe zonjës Dollenberg e cila me një përkushtim të jashtëzakonshëm po përpiqet ti bëjë bashkë ekspertet e mjekësisë në diasporë dhe për të tretën herë në Kosovë po i bashkon mjekët dhe studentët për të diskutuar dhe këmbyer përvojat në fushën e mjekësisë. Edhe Princesha nga Luksemburgu në fjalën përshëndetëse e falënderoj zonjën Dollenberg për ftesën që sot ajo të jetë në mesin e mjekëve shqiptarë në Prishtinë dhe të këmbejnë përvojat me të tjerët në fushën e mjekësisë. Me një respekt të veçantë e përgëzoj ministrin Vitia dhe i uroj atij me të gjithë popujt e botës të cilët gëzojnë një mbrojtje shëndetësore nga shteti e kosovarët edhe pas 15 vite shtet formim nuk e gëzojnë këtë të drejtë.  Punimet e Konferencës i përshëndeten dhe i uruan  punë të mbar edhe , Fatmire Kollqaku, Kryetare e Komisionit Parlamentar  për shëndetësi në Parlamentin e Kosovës, Profesor Pranvera Selmani, prorektorë në Universitetit i Prishtinës, Edmond  Hajrizi, Rektor i Universitetit  UBT në Prishtinë, dhe Erdi Rexha , anëtar i bordit të studentëve vullnetarë në degën e federatës në Kosovë.

Open photo

Dr.Nexhip Sopa Danimarkë

Përshëndetjet dhe motivimi për punë sikur i dhanë forcë mjekëve pjesëmarrës që sa më parë të kalojnë tek fillimi i pjesës së dytë ku mjekët do paraqesin punimet e tyre të përgatitura për prezantim në këtë Konferencë. Pjesën e dytë të konferencës e nisi  Dr. Negjip Sopa, Specialist i Gjinekologjisë nga Danimarka i cili prezantoi studimin e tij: 

 “ Trajtimi i Infertilitetit dhe parandalimi i kancerit të gjirit” ,studimi i bërë në Danimarkë e që në konferencë zgjoi interesim tek pjesëmarrësit të cilët shtruan pyetje të ndryshme rreth studimit të Dr. Negjip Sopaj. Pytjet dhe përgjigjet e marra tregojnë që ky punim u mirëprit nga të pranishmit.  Gjatë konferencës nuk munguan as lidhjet direkt nëpërmjet Zoomit që e bëri konferencën të jetë sa më e plotë me ekspert nga vende të ndryshme ku federata ka degët e veta. Nga Norvegjia u paraqit DR. Gazmend Berisha,Anestezist/ Reanimacion Palliativ dhe Urgjences në Norvegji: Doktorr Berisha shpalosi  punimin e tij   me temën : 

” Parandalimi i PTSD Perinatale për gratë shtatzëna”, ndërsa nga Akademia e Shkencave të Lidershipit në  Zvicër u paraqit Prof. Dr. Fadil Çitaku me temën Modeli i kompetencave të lidershipit/ Drenica. Tema që trajtoj Profesor Çitaku ishte  e mirëseardhur për të pranishmit dhe u plotësua me shumë pyetje dhe përgjigje që morën të pranishmit në Konferencë.

Open photo

Dr. Bujar Gjikolli.Dr.Afrim Shabani dhe Dr. Negjip Sopa drejtues të konferencës shkencore

Kosova për tema të tilla natyrisht se po dhe atë sa më ma parë ngase ligjërata të tilla mungojnë.  Një temë që zgjoi interesim tek të pranishmit ishte ajo që prezantoi Dr. Bujar Gjikolli, Specialist i Radiologjisë dhe njëherë Dekan në Kolegjin ABC. Si çdo herë Doktor Gjikolli  në çdo konferencë sjellë para të pranishmëve më të rejat në fushën e radiologjisë. Të interesuarve në pyetjet e shtruara iu përgjigj me argumentim të saktë shkencor. 

Open photo

Znj. Tessy Antony de Nassau, Princesha e Luksemburgut përshendet Konferencën në Prishtinë

A ka nevojë Punimi i   Dr. Mehmet  Gjihollaj specialist i mjekësisë interne nga dega e AMFE në Gjermanin Jugore, e që u realizua nëpërmjet Video Linkut me temën: “ Sigurimi Shëndetësor i diasporës për shërbimet ambulatore dhe spitalore në institucionet spitalore” . Kjo temë u mirëprite, dhe që zgjoi interesim nga të pranishmit pasi në Kosovë ,mërgimtarët hasin në shumë pengesa në realizimin e të drejtës së sigurimeve shëndetësore nga vendet prej nga ata vinë. 

Open photo

Dr. Edita Sadriu dhe Dr. Arben Vitia

Dr. Ekrem  Hyseni ,Specialist i Onkologjisë u prezantua me punimin “ Sëmundjet nga COVID dhe Kanceri në Kosovë” Dr. Hyseni  në studimin e tij solli shumë të reja nga fusha e onkologjisë të bëra në periudhën post COVID, punim ky i bërë me përkushtim dhe që për studiuesit në këtë fushë dhe studentet paraqet një literaturë shtesë për studime të mëtejshme. Nga Shqipëria me një punim  tejet frytdhënës u paraqit Gjergj Pashaj, Specialist i Shëndetit Publik i cili për temë kishte zgjedhur “ Sfidat e shëndetit publik në parandalimin e sëmundjeve. Konferencën e XVIII shkencore e përmbylli Dr. Edona Sopaj, specialiste e Radiologjisë në Spitalin “Oliva” dhe ligjëruese në  Kolegjin AAB në Prishtinë e cila në punimin e saj “ Diagnoza MRI e neuropatisë  paraneoplastike  trigeminale dhe rehabilitimi” e bëri shumë të kapshëm për të pranishmit duke e konkretizuar fjalën dhe hulumtimin e saj me foto dhe sllajde konkretizuese që për të pranishmit u qartësua në detale. Duhet shtuar se Dr. Sopaj është anëtarja më e re e Federatës dhe punimi i saj u mirëprite nga mjekët dhe studentët e mjekësisë.

Pas temave nga fusha e mjekësisë organizatori i kësaj konference dega e federatës në Prishtinë dhe dega qendrore në Gjermani për të pranishmit  kishin menduar një moment relaksimi duke e sjellë para mjekëve ,gazetaren dhe moderatorën e Televizionit të Kosovës zonjën  Alketa Gashi  Fazliu me Librin më të ri “ Ato Gdhendin Dhimbjen” Ky libër ngjalli emocione  tek mjekët dhe në momente i përfshiu në lot ngase autorja në libër kishte mbledhur  15 rrëfime të nënave që kishin humbur më të dashurit e tyre në Luftën  për çlirimin e Kosovës.

Open photo

Në mbrëmje kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë zonja Dollenberg shtroi një darkë për stafin organizativ dhe studentët që ndihmuan organizimin e kësaj konference. Gjatë darkës u diskutuan e dhe format e organizimit dhe të financimit të aktiviteteve të federatës.

Open photo

dr.Aurora Dollenberg

Zonja Dollenberg ua bëri të ditur të gjithëve se aktiviteti ynë është vullnetar dhe financimi bëhet në baza vullnetare. Në perëndim e sidomos në Gjermani çdo pronar firme apo Ordinance e ka të drejtën e Sponzorimit. Këtë të drejtë po e praktikoj edhe unë dhe natyrisht se për një vendim të tillë duhet bazuar në vullnetin e mirë, qëllimin dhe sakrificën.

Open photo

Dr.Aurora Dollenberg me zonjën Liza Gashi zëvendësministre për punë të jashtme dhe diasporë

Unë këto i kam ber bashkë dhe ja sot po e përmbyllim Konferencën e XVIII me radhe në këto baza. Ka edhe të atillë që nuk e shohin suksesin apo mundohen ta ndalin, apo suksesi i të tjerëve i pengon. Ajo çka unë mund të them se Federata është e hapur për të gjithë që dëshirojnë të realizojnë projektet e tyre në ndihmë pacientëve janë të mirëseardhur në çdo kohë dhe nga cili do vend që vjen.

Open photo

Dr.Edona Sopaj, specialiste e radiologjisë

Federata është e hapur për punë vullnetare për të gjithë. Ata që në shpirt e kanë fitimin dhe biznesin le të kërkojnë rrugë të tjera. Me këtë dolli përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë që pa asnjë interes e kanë lartësuar emrin e federatës me punën e tyre të deritashme. Faleminderit!  

Open photo

Aurora Dollenberg me Arben Vitinë

Harper’s Bazaar (1899) / Futja e makinave qepëse “Singer” në Shqipëri, një bekim për gratë e këtij vendi –

Burimi : Harper’s Bazaar, e shtunë, 4 mars 1899, ballinë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Maj 2023 

Revista amerikane “Harper’s Bazaar” ka botuar, të shtunën e 4 marsit 1899, në faqen n°189, një shkrim mbi futjen dhe përdorimin e makinave qepëse asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Singer — Seriali i kostumeve kombëtare

Turqi (Shqipëri)

Burimi : Harper’s Bazaar, e shtunë, 4 mars 1899, faqe n°189

Burimi : Harper’s Bazaar, e shtunë, 4 mars 1899, faqe n°189

Shqiptarët, që jetojnë në rajonin pjellor në veri të Greqisë, janë nënshtetas të Sulltanit të Turqisë, edhe pse disa fise pranojnë besnikërinë e njëri-tjetrit vetëm në kohë lufte. Pastaj ata dërgojnë me dëshirë kuotën e tyre të burrave, sepse shqiptarët janë një komb luftëtarësh — muskuloz, aktiv dhe i ngritur, por mizor dhe hileqar. Fotografia shoqëruese përshkruan, më gjallë se fjalët, karakterin dhe veshjen e shqiptarit mesatar. 

Burrat rrallëherë janë pa pistoleta, të cilat i futin nëpër brezat e tyre të gjerë dhe që shpesh janë kryevepra të realizuara nga argjendarët. 

Gratë janë thjesht skllave, të gjata dhe të forta, të paarsimuara dhe të keqtrajtuara. Futja e makinave qepëse SINGER në këtë vend ka dëshmuar një bekim të madh për gratë e tij, të cilat bëjnë të gjitha teshat nëpërmjet qëndisjes, e cila përbën një nga eksportet kryesore. 

Shitet me këste. Mund të provoni një falas. Makinat e vjetra merren në këmbim.

Kompania Prodhuese Singer

Zyrat në çdo qytet të botës