Engjëll Gishti për ndihmesën antishqiptare të udhëheqësve pseudo-shqiptarë rreth krijimit të “minoritetit grek” në Himarë




Engjell Gishti, Roland Luçi Sa te dale vendimi i shkalles se pare, Bejleri eshte automatikisht i shkarkuar nga detyra! Ai do beje rekurs pas rekursi (e sa te mbaroje ai do kalojne nja 3 here keto 4 vite), por formulari (qe e kam plotesuar edhe vete para 4 viteve) perjashton nga detyra kedo qe ka nje denim nga gjykata!
Achille Teti , Miku im me vjen jashtezakonisht por jashtezakonisht keq qe mendon se ka greker ne Himare.
Maratona prej 1.621 minutash, film artistik!
Nga Bajram Sefaj
Tiranë, e premte, 22 gusht
Fletë ditari nga Festivali i parë Veror Ndërkombëtar i Filmit Artistik në Durrës (23 – 31 gusht 2008).
Maratona prej 1.621 minutash, film artistik!
(një ditë para ditës se parë!)
Çdo ardhje në Tiranë, të gëzon njësoj, sikur për herë të parë të gjendesh në këtë qytet, që sikurse shënova, jo një herë, kurrë nuk është i njëjti. Përherë është më i ri. Më i mirë. Më i bukur. Më i dashur…
Herën e parë në jetë, kur erdha në Tiranë, në vjeshtën e vitit 1991, me priti krah hapur dhe ngrohtë, Festivali i Nëntë Kombëtar i Filmit Artistik, që në Tiranë u zhvillua midis datës shtatëmbëdhjetë dhe njëzet e gjashtë nëntor 1991. Kësaj radhe na pret Festivali i parë Veror Ndërkombëtar i Filmit Artistik, që midis datës njëzet e tre dhe tridhjetë e një gusht (ky vit), zhvillohet në qytetin tonë bregdetar, në Durrës.
Në Tiranë vi një ditë para se Festivali i Filmit në Durrës të hap “siparin”. Tre miqve të tij (Josif Papagjonit, Saimir Kumbaros dhe Mujë Buçpapës), Gani Mehemetaj, publicist i shquar nga Kosova, ua nis (për kujtim) dy publikimet e tij të fundit. Të parit, “Magjia e ekranit – kritikë filmi” (2005) kurse dyve të fundit, “Shqiptarët në vlimet ballkanike” (2008). Unë ndërkaq, kam në takim të parë (inaugurues, surprizë) me malaziasin, Nikolla Sudar, që është lindur, rritur dhe zhvilluar në qyteti Shijak, të cilin aq shumë e do. Lexuesit paksa më të vëmendshëm mund t’i kujtohet ky emër, kur është i shquar, në lëmin e shqipërimeve, veçmas nga gjuha e madhe ruse në gjuhën e lashtë shqipe… Ai ma dhuron librin voluminoz STARS – nga jeta private e yjeve të kinemasë (çfarë koincidence, o zot, një dhurate e dashur në çastin e duhur, kur i shkoja në përqafim pikërisht një bote yjsh të kinemasë kombëtare dhe asaj botërore), në Durrësin tonë mijëvjeçar, kur supozohet se po aq sa është i madh e i bukur mbi dhe, aq më i bukur dhe i madhërishëm duhet të jetë edhe nën tokën që i rri përfundi!. Si e do rendi, në raste të këtilla, unë atij (Nikollës),ia dhuroi romanin tim modest, atë me titull “Parisi kot”. Një takim tjetër, është i paevitueshëm, kur është i dashur dhe që “detyrimisht” (ri)prodhohet, sa herë gjendëm në Tiranë. Është ai me zotëri Krenar Zejon, një krijues specifik, krejt i veçantë, një poet “par exellance”, që njëherazi është edhe drejtor i galerisë së vogël në hapësirë “Zenit”, por që është e madhe në veprimtari. Midis të tjerash, edhe të asaj botuese. Para se për suksese të tjera, Krenarin do e përgëzoi për krijimin e tij, krejt origjinal dhe të pa yrnek tjetër në poezinë tone, për vëllimin e tij të dytë me poezi “Promenada” që e lexoj, më mirë të them e gëlltis ëmbëlsisht. Kësaj radhe dua ta takoj sa për t’ia lënë një si amanet, që t’ia kalojë përshëndetjet mia me të sinqerta, z. Astrit Cani, për shqipërimin maestral të romanit “Pyesni Pluhurin”, të shkrimtari amerikan John Fante (1909-1983). Një me shumë se përkthim i mrekullueshëm, që ma pasuron dhe fisnikëron verën (time) në Dhërmi…
Por, mbese shumicën e këtyre “aktiviteteve protokollarë” do të ngelin të parealizuara nga se sot, në Tiranë, “kam punë” më zonjën Anila Varfi, mysafir i paftuar dhe disi tejet i dhunshëm do të jem në Festivalin e parë Veror Ndërkombëtar të Filmit Artistik në Durrës, drejtoreshë e të cilit është ajo vetë. Një ditë, para çeljes se këtij evinementi të madh, jo vetëm kinematografik por edhe kulturor (po, dhe politik, pse jo!), përmes celularit zonja Anila, thotë së është në “tym!”. Njëmend, duhet kuptuar drejt shqetësimin, hallin dhe ankthin e saj, të ditës së fundit (përgatitore), vetëm një ditë para ditës se parë të hapjes se portave të një festivali dhjetëditor ndërkombëtar të filmit.
e shtunë, 23 gusht…
Të gjitha rrugët sot çojnë në Durrës. (Tirana sot,nuk është tjetër, pos një paradhomë e ngjarjes se madhe ndërkombëtare në Durrës. Cila ngjarje kulturore (me element internacional, në thelb, zhvillohet në Tiranë. Thuaj, thuaj pse ngurron!).
Bashkë më shumë dasmorë, përfundimisht, jemi në Durrës. Qyteti ynë më i madh bregdetar, sot frymon solemnisht. Mushkëritë e tij i tij, Sheshi i ri, “oborri” i Teatrit “Aleksandër Moisiu”, janë stolisur me flamuj e afishe dhe pankarta, jo vetëm të gjashtëmbëdhjetë filmave konkurrentë por edhe shumë të tjerëve, që kanë ngadhënjyer në dymbëdhjetë festivalet e kaluara kombëtare. Midis afisheve, figura muskulore Gladiatorit me shokë, dominon mbi krejt hapësirën dhe sikur lëshojnë zë:”Ja, ku jam:”, (siç thotë Ardit Gjebrea në këngë!). Regjisorët, më të suksesshëm janë ata që, bashkë me aktore, do t’i rrëmbejnë, pas nëntë netëve.
Sot, sidomos sot, zonja Anila Varfi, s’është në tym, siç tha një ditë më parë Tiranë, ajo sot është tërësisht e humbur në mjegull. Ndonëse Teatri “A. Moisiu”, ku do të zhvillohet kjo maratonë, dhjetëditore (kur bëhen ujdisjet dhe stolisjet e fundit), “nusja” godine e Teatrit dhe të jehojë sa më solemnisht, zonja Anilë me bashkëpunëtorë e bashkëpunëtore të saj të vyer, është jashtëzakonisht skofiare, e përzemërt dhe mikpritëse. Mbi të gjitha ajo është efikase: koha nuk premton. Avitet çasti i hapjes solemne të festivalit e pastaj të do t’i çilen dyert garës oficiale dhe shumë manifestimeve komplementare. Çdo gjë është gati. Çdo gjë është në vend të vet. Sheshi i Ri, i tëri, cep me cep, është mbushur me afishe, me pano të mëdha, dimenzionale, si vitrinë e një tryeze të pasur kinematografike, e cila veçse nuk është shtruar. Në ballë të godinës, tempullit teatror, “A. Moisiu”, është shpalosur pëlhura përmasash të mëdha, në sfondin e kuq të së cilës janë derdhur shkronjat që sajojnë emrin e festivalit: “International Summer Fest Film of Durrës. (Pse vetëm në gjuhën angleze, a jemi në Durrësin tonë, mos jemi gabim!!!). Gjithandej valojnë flamujt kuqezi mbi shtiza. Në të katër anët, si roje të ishin, janë renditur statujat e shumëzuar të “Gladiatorit” (vepër e artistit skulptor Sadik Spahia). Ata sikur ruajnë fshehtësinë e enigmës, në duar të kujt to të shkojnë, kush do t’i rrëmbejë si trofe…
Çdo gjë është gati. Beteja gladiatorësh midis regjisoreve, aktorëve dhe aktreshave, mund të filloi. Dhe, kjo do të ngjajë, pas pak çastesh. Në momentin që në platonë e hyrjes se teatër, mbi tapetin e kuq (ngjashëm me atë të Kanës!) të shfaqet kryebashkiaku i Durrësit, z. Vangjush Dako, me pak fjalë, por të zgjedhura do te çelë këtë manifestim në ballë të cilit shkëlqen motoja: “Arti, Mbiemri i Qyteti Tim”. Tanimë zonja Anilë mund të del nga tymi dhe mos të digjet më në flakë, tok më zotërinë, Xhevdet Ferri, kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, bashkërealizues kryesorë të këtij evinementi.
Veçse fishekzjarrët të shqyejnë qiellin blu të Durrësi, gara fillon. Sonte, mbrëmjen e parë të festivalit, shfaqet filmi artistik shqiptar-gjerman, “Koha e Kometës”, i regjisorit Fatmir Koçi, kur i bie hise të nis maratonën. Fill pas tij do të shfaqet filmi i kinematografisë serbe, “Kuajt vrëçër” – vjeshta erdhi, Dunja ime, i regjisorit dhe aktorit, dikur të popullarizuar, Lubisha Samarxhiq.
Mbrëmja e parë u “dogj” me recepcionin shumë të pasur organizuar në majë të një grataqielli, në bar Flay.
e diel, 24 gusht…
Nis me konferencën për gazetarë. Në përballjen me përfaqësuesish të shtypit dhe dashamirësh të tjerë të artit të filmit dhe autorëve të atij arti. Derisa, regjisori shqiptar, Fatmir Koçi, me një pjesë të stafit të tij stoikisht u paraqit para masmedias dhe dha sqarime të ndryshme, kryesisht rreth skenarit që mbështetej në veprën letrare të Ismail Kadaresë, “Viti i mbrapshtë”, regjisorin serb sikur e kishte përpirë nata. Ai nuk u duk asgjëkund. E natyrshme kjo, ngase derisa filmi “Koha e Kometës”* i regjisorit shqiptar ishte pritur relativisht mirë dhe se premiera e tij botërore ishte shpërblyer me duartrokitje relativisht të gjata, filmi serb nuk e kishte përjetuar një gjë të tillë. Ata pak (shumë) shikues që e ndoqën, e panë se ky ishte një imitim i pasuksesshëm i tjetrit regjisor serb, Emir Kusturica. Bile filmat e tij, vlojnë nga ndyrësirat, me thi të majmur, me gjela, pula, pata, majmunë, arinj të murrmë e të zi dhe cigani të tjera, tipike për papazianitë e tij, filmi i Lubishës “Kuajt vrëçër”, nuk i kishte as ato! Këto kishim ndërmend t’ia themi regjisorit serb, aty, faqe botës, në konferencën për gazetarë.
Synopsis*
[“Shqipëria në vitin 1941. Princi i Gjermanisë Wield është caktuar Mbret i Shqipërisë. Duke marrë një letër nga ekstremistët myslimanë i kërkohet të bëhet synet, por ai kundërshton. Myslimani Shestan dhe katër miq të tij fanatikë myslimanë kërkojnë të mbrojnë vendin e tyre me luftë. Shestani takon një katolike që është që është dërguar në Shqipëri për të përcjellë misionin kundër vullnetit të saj. Dashurohen të dy. Shestan dhe luftëtarët e tjerë nuk luftojnë dhe çdo gjë ndryshon. Shestan gjeti dashurinë dhe braktisë luftën duke marrë Agnes në shtëpi”]
Sido që të jetë, konferenca për shtyp, me F. Koçin dhe ekipin e tij, nuk dha ndonjë fryt (informacion) për të qenë. Më shumë u fol për disa çështje anësore, teknike dhe imtësi të tjera, se sa që u fol për diçka të qenësishme, jetike dhe të njëmendta artistike. Shumë kohë mori biseda dhe reflektimi se vepra madhore letrare e I. Kadaresë dhe vështirësitë që ajo sjell për t’u ekranizuar, për t’u lexues përmes kamere filmike dhe përgjithësisht, për t’u regjistruar në lentën e filmit.
Sonte në programin zyrtar të festivali janë dy filma të tjerë artistikë: “Instalimi i dashurisë”, bashkëprodhim i Kroacisë dhe Gjermanisë, si dhe filmi grek “Korrigjimi”. T’i shohin pastaj bisedojmë…
e hënë, 25 gusht…
Mbrëmë në sallën e rinovuar dhe të riparuar të Teatrit “A. Moisiu”, të qytetit, u shfaqën dy filma të mirë dhe tejet korrekt. I pari ishte filmi “Instalimi i dashurisë”, i regjisores Maja Weis. Ky film është kooperacion midis Sllovenisë dhe Gjermanisë. “Është një satirë bizare, film brenda filmi… unik sa i përket mënyrës se si tregohet”. Kurse filmi i dytë i mbrëmjes ishte ai me titull “Korrigjimin”, prodhim i Greqisë. Regjinë e të cilit e ka bërë, autori relativisht i ri, Thanos Anastopulos. “Një njeri i liruar nga burgu, nuk ka ku të shkojë dhe endet në realitetin e ditëve të sotme si një Uliks përmes Athinës e cila është e mbushur me emigrant¨, shumica prej të cilëve janë të pa strehë…”, e tjera e tjera.
Secili nga këta dy filma është i spikatur, në mënyrën e vetë. Derisa i pari, “Instalimi…”, vlon nga moderniteti, standardi i lartë dhe mirëqenia, ekstravaganca, filmi tjetër, “Korrigjimi”, ndërkaq, trajton një temë të mprehtë sociale sikurse është papunësia, bie fjala. Për shikuesin shqiptar, ky filmi ishte posaçërisht interesant, nga se në te trajtohej (shkarazi) rasti i njohur edhe për opinionin botëror, i vrasjes mizore të një shqiptari të ri, pas ndeshjes futbolli Greqi-Shqipëri, kur ngadhënjyese doli Shqipëria. Në një vorbull varfërie e mizërie, në një mjedis të rrezikshëm gjendet edhe një shqiptare e re dhe tejet e bukur me një fëmijë që, falë rastësisë takon Jorgon (kështu quhet personazhi kryesor i filmit), në një restorant në periferi të Athinës dhe kështu krijohet trio i rrëfimit.
Në vend e kronikës nga konferenca për shtyp që, si zakonisht nuk dha ndonjë rendimet të lartë, me përjashtim të paraqitjes se aktores shqiptare tejet fotogjenike dhe të talentuar, Ornela Kapetani, kur ishte e mrekullueshme, në rrëfim mund të hyj shfaqja e një dokumentari spektakolar me titull “Jeta në film”, kushtuar jetës dhe veprës madhore kinematografike, regjisorit të njohur Stenli Kjubrik (Stanley Kubrick). Për te dhe punën e tij gjigante në fushën e artit filmik, folën e dëshmuan, bashkohanikët dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, sikurse se janë, fjala vjen, Peter Ustinov, Martin Scorses, Steven Spielbergr, aktori i famshëm (më i ri) Tom Kryz e shumë e shumë të tjerë, aktorë e regjisorë që punën kolosale të Kjubrikut e njihnin nga afër nga se kishin punuar bashkë.
Mbrëmja po afron. Në program janë dy vepra filmike, “Sentencë e gjallë”, prodhim i përbashkët Itali-Francë dhe filmi shqiptar “Mao Ce Dun”.
e martë, 26 gusht…
Mbrëmë janë shfaqë dy filma të mirë. Të realizuar bukur, secili në mënyrën e vetë. I pari ishte filmi artistik shqiptar, “Mao Ce Dun”* i regjisorit Besnik Bisha, i cili i shoqëruar nga skenaristi Besnik Mustafaj, shkrimtar i shquar dhe ish ministër i jashtëm i Shqipërisë, ishte i pranishëm në sallë. Dy Besnikët, bashkë me bartësin e rolit kryesor, Fadil Hasa dhe ndonjë tjetër, u ngjitën në skenë. U shfaqën para publikut filo-film durrsak dhe të tjerëve, të cilët këtë film shumë përpara, qysh se ka filluar eksploatimi i tij, e ka shpërblyer me duartrokitje të ngrohta. Kjo vepër, për nga tema që trajton, detyrimisht kushtëzon krahasimin e saj me filmin tjetër, atë shqiptar-francez “Parullat” të Gjergj Xhuvanit, që me shumë sukses u shfaq në festivalin më prestigjioz të filmit në Kanë dhe gjithandej, u prit mirë. Për “Mao Ce Dun”, disa thanë se, madje është me i mirë se ai. Disa thanë se nuk i afrohet “Parullave”. Për dhe kundër, si gjithherë. Unë për vetën time, po them se ishte film mjaftë korrekt. Me temë interesante. Një shikim (jo nga ura!), por nga kjo perspektivë e të bëmave dhe ngjarjeve të ndodhura gjatë diktaturës se egër enveriane në Shqipëri. Ishte një film, me humor të zi e sarkazëm, i ndërtuar mbi motivet e romanit “Daullja prej letre” të Besnik Musrafajt, kur prej tij vetë nxor (bëri) edhe skenarin për këtë film.
Në konferencën për shtyp (për çdo ditë në orën dhjetë paradite), u zhvillua një dialog i gjatë midis gazetareve, dashamirëve të tjerë të filmit dhe regjisorit, Besnik Bisha. Ashtu sikurse edhe pritej, komplimentet më të zgjedhura iu drejtuan (krye)personazhit Fadil, kur në këtë film artistik në karrierën e tij të pasur si artist estrade, kishte dhënë një kreacion të bukur dhe mbresëlënës. “Ne festivalin ndërkombëtar të filmit në Moskë, deri në çastet e fundit isha kandidat kryesor, potencial, për shpërblimin e parë për interpretim të rolit mashkullor” – e pohoi me gojën e vete, Fadili dhe shtoj se: “ngado që është shfaqur para publikut me këtë film, është pritur dhe përcjellë mirë e me ovacione nga ana e publikut më të gjerë”. Të gjithë të pranishmit i besuan Fadilit, pa fije dyshimi, edhe atëherë kur publikisht falënderoj regjisorin Besnik për besimin që kishte ndaj tij, besim që e kishte arsyetuar. Besnik Bisha, njësoj si (krye)personazhi, ishte i kënaqur me këtë vepër të tij dhe anonsoj se më zëmadhe është duke punuar në realizimin e një projekti të, një film të ri artistik, “Takimi në qiell”, ashtu disi, apo si ia tha titullin saktësisht, atij filmi?
Synopsis*
[“Një temë e gjetur, provokuese dhe humor gri, shpërfaq realitetin e një vendi komunist të viteve 1970, përmes syve dhe zgjedhjeve të mençura të një cigani te thjeshtë. Ngjarjet zhvillohen në një qytet të vogël të Shqipërisë, në Evropën Juglindore. Një komunitet ciganësh është vendosur në këtë qytet të civilizuar dhe mirëorganizuar. Rrjedha e qetë e jetës së tyre turbullohet nga lindja e një fëmije. Djali, i nënti në familjen cigane do ti sjell gëzim jo vetëm kësaj familjeje, por gjithë komunitetit cigan. Në fakt lindja dhe mënyra kryesore e tij e jetesës u bënë çështja kryesore e agjendës midis zyrtarëve shqiptarë dhe kinezë. E çfarë mund ta shqetësonte më shumë një vend të fortë komunist të asaj kohe? Lindi një fëmijë. Jo një fëmijë i zakonshëm. Ai quhej Mao Ce Dun. Një Mao Ce Dun cigan i vitit 1970”.]
e mërkurë, 27 gusht…
Natën e katërt të Festivalit të parë Veror Ndërkombëtar të Filmit, në Durrës, pikërisht në thelbin e tij, u shfaq filmi norvegjez me titull “Blonsband” (norvegjisht) ose shkurt “Mirush”* (shqip). Kush do të thoshte se pikërisht ky filmi, si i heshtur të ishte, do të jetë një sihariq, një surprizë për tërë festivalin. Ndodhi kjo në saje të interpretimit të shkëlqyer të të riut (fëmijë ky), me emrin Nazif Muharremi, nxënës i gjimnazit shqiptar në Shkup. Kur spikerja paralajmëroi se tani para publikut në skenën e teatrit “A. Moisiu” , do të paraqitet i vetëm, pa asnjë tjetër anëtar nga “stafi” i filmit, personazhi kryesor Nazifi, të gjithë shikuesit i mbërtheu një skepsë, nga se Nazifi në skenë të madhe, ngjante në një pikë ujë në shkretëtirë. Po me të hapur të “siparit” të këtij filmi, ja befasia, ja sihariqi. Nazifi nuk ishte fëmija i pakmëparshëm, i strukur dhe i ngathet, por tashti ishte Mirush tamam. Njëmend bartës i rolit të parë, (njëmend) kryesor. Gjatë njëqind minutave, sa zgjatë rrjedha e këtij filmi, ai vazhdimisht do të jete në skenë, dhe asgjë nuk do të ndodhë pa praninë e tij. Të gjithë aktorët e angazhuar në këtë projekt të regjisorit norvegjez, Marius Holst, qoftë edhe Enrico Lo Vreso vetë me kompani (Enver Petrovci, Mirjana Karanoviq, Bajrush Mjaku, e të tjerë), ishte anësor. Në qendër të filmit (të vëmendjes) ishte vogëlushi Mirush, alias Nazif Muharremi. Me lojën, interpretimin e tij të shkëlqyer, i riu Nazif i shembi muret, midis aktorit amator (natyrshqik) dhe atij profesionist. Interpretimi i tij ishte aq i fuqishëm sa qe asgjë më i mirë nuk dukej as interpretimi i aktorit nga Zagrebi, Rade Sherbexhia, që gëzon reputacion dhe afirmim në arenën ndërkombëtare të filmit. Ndryshe, filmi kroat, “Mrekullia e zotit” (Pravo çudo) ishte vërtetë një mrekulli, pos temës problematike që trajtonte,
Dalja e Nazifit para gazetarëve, në konferencë shtypi, i vetëm, ishte ironik dhe një plotësim, shlyerje formaliteti. Asgjë tjetër!
Synopsis*
[ “Mirush largohet nga Kosova me shpresën për të gjetur të atin në Norvegji, i cili braktisi familjen e tij kur ishte shumë i ri. Tani babai i tij menaxhon një restorant në Oslo, por gjithashtu ia ka një borxh shumë të madh mafias shqiptare. Mirush fillon të punojë në restorantin e babait të tij, pa i treguar se është djali i tij. Gjatë kohës sa njihen më njeri tjetrin, por Mirush nuk e përballon dot atë ç’ka zbulon për të atin. Ai është i detyruar të bëjë një zgjidhje me pasoja për të dy”]
e enjte, 28 gusht…
Mbrëmja e mbrëmshme lirisht mund të pagëzohet mesatare, për të mos thënë e dështuar fare. Dy filmat e shfaqur: “Sekretet”, bashkëprodhim Shqipëri-Kosovë, me regjisor Spartak Pecanin dhe filmi, “Të gjallët dhe të vdekurit”, gjithashtu prodhim i bashkëpunimit kroat-boshnjak e hercegovas, vepër e regjisorit Kristijan Miliq. Për shikuesit shqiptarë, sidomos ata të Kosovës, sidomos por edhe të Bosnjës dhe të Hercegovinës, përgjithësisht, për atë pjesë shikuesish që kanë përjetuar tmerret e luftës se fundit në ish Jugosllavi (kujto Srebrenicën, Kosovën, tokë të djegur dhe gati të boshatisur fare), vështirë se ky film që, pëlcet nga breshëritë e paprera të kallashëve dhe eksplodime të forta që të kallin datën dhe në palcë të fusin tmerrin, vështirë të shikohet fare, e aq më pak të ndiqet me interesim dhe kënaqësi. Këtë vërejtje ia them troç, në sy, regjisorit kroat Kristijan, faqe botës, aty ku ishte vendi, në konferencën për gazetarë. Ai nuk pati nga t’ia mbajë pos detyrimisht të pajtohet me këtë qëndrim (timin) ndaj këtij filmi, të cilin dikush tjetër, nga kolegët e mi më të ri, e quajti madje film holivudien, sigurisht duke menduar në standardin e realizimit teknik, që njëmend ishte në nivel të lakmueshëm. Edhe loja (interpretimi) i aktorëve ishte e mirë. Ky film ishte i veçantë edhe për një detaj tjetër: ishte i vetmi film i shfaqur në ketë festival, par rol femre, hiç fare! Interesant, kjo a?
Ndërkaq filmi tjetër, kësaj radhe, shqiptaro-shqiptar, “Sekretet”*, i Spartak Pecanit, përkundër skuadrës se fortë të artistëve të angazhuar, kujto vetëm Ndriçim Xhepën, më të ndriçimin ndër ta, nuk arriti të kënaq shikuesit dhe të arsyetoi interesimin e madh që mbretëronte nderë masa për ketë filmi. Kishim përshtypjen se as tema që trajtonte filmi, disi nuk shkonte. Në qendër të vëmendjes ishte një qen (bir qeni) fort i shëmtuar, mbase qëllimisht, rreth të cilit silleshin të shkretët aktorë. Duke llogaritur këtu edhe primadonën Drita Pelingu, e cila ani pse paraqitet një rol të vogël, episodik, ishte e shkëlqyer. Por, mbase e vetmja pikë e shndritshme e skuadrës interpretues në këtë film, kur tetëdhjetë e tetë minutat e djegëses se tij të duken edhe njëherë aq e më të gjatë, ishte aktorja e re Ernela Teli, e cila, bashkë me partnerin e saj në film, Neritan Licaj, në emër të regjisorit Pecani, që atë ditë, mungonte me arsye, nga se ishte i zëne në Kajro të Egjiptit, ku shfaqte këtë film të vetin atje, doli para gazetarëve dhe i mblodhi lëvdatat më të mira për rolin e saj.
Synopsis*
[“Një lagje qyteti zgjohet në mes të natës nga lehje të egra dhe të frikshme. Gjithsesi nuk janë të lehura të një qeni, por të një banori të vetmuar të quajtur Landi. Pasi lajmërohet nga komshinjtë, ai dërgohet në një spital psikiatrik. Aty, një mjeke përpiqet të zbulojë arsyet e kësaj gjendjeje mendore dhe nëpërmjet rrëfimeve të Landit zbulohet fati i individit të zakonshëm në Shqipërinë e tranzicionit. Një individ që është ngritur dhe është rrënuar serish nga ndryshimi i sistemeve sociale-politike, sisteme që nuk i japin asnjë shans të shpreh identitetin e tij. Nga gjithë ky kaos, Landi mbetet vetëm dhe aksidentalisht miqësohet me një qen të humbur. Zbulohet që qeni i përket një ambasade të huaj dhe një grup gjysmë mafioz po e kërkon për interesat e tyre. I paaftë për të mbrojtur vetën gjatë gjithë jetës se tij, Landi me forcë mbron qenin, mikun e tij të vetëm të vërtetë”]
e premte, 29 gusht…
Ndonëse u shfaq i dyti me radhë, filmi estonez “Georg”, i regjisorit Peeter Simm, ishte i pari dhe, mbase, vepra më e realizuar filmike, shfaqur në këtë garë ndërkombëtare në Durrës, deri në këtë çast. Ata njëqind e shtatë minuta, sa në fakt është kohëzgjatja e këtij filmi, fluturojnë sakaq, si pesë minuta të ishin. Gjë që nuk mund të pohohet për njëqind e pesë minutat e filmit “Mbrapsht” (Prevrteno), prodhim i trios FYROM-Kroaci-Serbi. Regjisor i filmit është Igor Ivanov, kurse bartës kryesor i investimeve buxhetore ishte Maqedonia.
Në konferencën e radhës për shtyp, në këtë “meshë të mëngjesit”, para medias u paraqit vetëm trio maqedonas. Kryeaktori, zbuloi sekretin kur tha se me profesion është montator, kurse të tjerët, vetë regjisori Ivanov, kënaqi kërshërinë e gazetarëve me ndonjë plotësim informacioni lidhur me këtë film që lirisht edhe mund të anashkalohej. Ishte vërejtje e përgjithshme se në të (në te sidomos) kishte tepricë seksi në të vrazhdët, veçanërisht kur është fjala për ambientet e konsumit të tij. “Seksi ishte në funksion të filmit” – e çfarë të thoshte tjetër regjisori Ivanov, duke kthyer topin e pingpongut! Në vrojtimin tjetër se filmi bythë-prapë, ishte kooperim madje në mes tri shteteve të ish Jugosllavisë (Maqedoni-Kroaci-Serbi), por nuk ishte i vetmi, edhe filmi “Të gjallë dhe të vdekur”, ishte prodhim i Kroacisë bashkë me Bosnjën dhe Hercegovinën, (tash shumë shpejt fillon diku në Shqipëri, xhirimi i filmit serbo-shqiptar, me regjisor Goran Paskaleviqin, a do të thotë kjo se, paksa si shpejt u harruan hasmëritë dhe krimet, sidomos, serbe ndaj të tjerëve. Ivanov, tha se kjo është një gjë e mirë. Ky ishte komenti i tij sa i takon këtij bashkëpunimi në fushën e prodhimit të filmit.
e shtunë, 30 gusht…
Mbrëmë ishte nata (dita) e parafundit e Festivalit të parë Veror Ndërkombëtar të Filmit në Durrës. (Në “historinë” e ditarit tim nga ky manifestim jo vetëm i kinematografik, por edhe kulturor përgjithësisht, detyrimisht hyn edhe fragmenti i vizitës që i bëj Gërdecit, aty pranë). Si për ironi nga Gërdeci, që mi ngall plagët nga tragjedia e madhe, po thuaj se ashtu, siç isha i pluhurosur dhe i vrerosur, deri në thelb të zemrës, futëm në sallë për të parë filmin irakian “Ahlaam Dreams” të regjisorit Mohamed Al-Daradji. Filmi ishte një dështim, ishte i kotë fare, apo vetëm mua me dukej ashtu. Mbesim mbështetur, siç ia thonë fjalës, kur prodhuesit e këtij filmi (irakianë e britanikë bashkë) me notë krenaria deklaruan se ky film i tyre, ndërkohë, ishte shfaqur në madje në tetëdhjetë festivale (sa shumë qenkan, o zot i lumë!) dhe se, që andej ishte kthyer si ngadhënjyes me më shumë se njëzet e një shpërblime! (Aman!). “Mos helbete, në filmin tuaj rolin kryesor e ka interpretuar qyteti i djegur dhe i rrënuar krejt, Bagdadi vetë”, pyetja (ime) ishte tejet transparente në ironinë e saj të zhveshur. Konferencën e mbërtheu, një heshtje e trashë. Çdo gjë mori fund.
Për koincidencë, çdo gjë mori fund, thuaj se edhe festivali u krye krejt, posa u shfaq edhe filmi çek “Unë i kam shërbyer mbretit anglez”, të regjisorit Jirzhi Mencel. Tashmë u pa qartë se në duart e kujt të shkoi “Gladiatori i artë”. E natyrshme, filmi ishte vepër e të njëjtit autor, i cili qysh në vitin e largët 1968 e kishte rrëmbyer shpërblimin më prestigjioz në botë, OSCAR, për filmin “Trenat e kontrolluar rreptësisht”, si filmi më i mirë i huaj. Me çastin e shfaqjes se filmit tij të ri “Unë i kam shërbyer mbretit anglez”, sikur shkrepat e valëve u shuam, deti “mbi” Durrës u qetësua. Fitimtari u duk.
Sonte do të shfaqën edhe dy filma në kompeticion: “Trishtimi i zonjës Shnajder”*, bashkëprodhim Shqipëri-Republika Çeke, i regjisorëve, Pirro Milkani – Eno Milkani (atë e
bir), dhe filmi turk “Engjëlli i bardhë”, i regjisorit Mahsun Kirmizigul. Filmi i mirë, fjalë nuk ka, por, paksa melodramatik e shumë folklorik, për të mos thënë dika më tepër.
Synopsis*
[“Histori romantike e tre studentëve të shkollës së filmit, një shqiptar, një çek dhe një sllovak në Pragë, në verën e vitit 1961, në një fshat të Çekisë gjatë xhirimit të një filmi diplome. Historia e dashurisë pamundësisht të realizueshme për studentin Lekë Seriani me znj. Shnajder, një grua misterioze dhe e trishtuar, është boshti kryesor i kësaj romance dashurie në një sezon veror. Vetizolimi i Shqipërisë nga blloku komunist dh pjesa tjetër e botës mbart pasoja edhe në raportet dhe fatet njerëzore. Një dramë historike që kujton ato vite të shqetësuara. Një film me nota të theksuara autobiografike”]
Ishte ky një film i mirë, motiv vendimtar që të marr rrugë të largët deri në Durrës, ishte pikërisht ky film, dhe nuk jam pishman për ketë.
e diel, 31 gusht…
Sado që “Trishtimi i zonjës Shnajder”, ishte film i mirë, më i mirë dhe shumëfish më i realizuar, ishte një tjetër film çek, ai i Jirzhi Mencelit. Ai edhe rrëmbeu “Gladiatorin e Artë”, të festivalit. Edhe çmimet e tjera (ai i Jurisë, për filmin më i mirë shqiptar, për aktoren dhe aktorin më mirë si dhe çmimi i karrierës), juria ndërkombëtare, në përbërje të Elena Giuffrida, kryetare, Burbuqe Berisha, Ronald Sejko, Maria Tutui, Xavier Lamburs dhe Mimmo Mongelli, anëtarë, i ndau sipas njohurive, shijes dhe bindjeve të veta morale, estetike dhe artistike.
Mirë u pafshim në Festivalin… tjetër, në Durrësin e vitit 2009!
Kalashnikov po zgjerohet për të prodhuar më shumë dron sulmues
A woman, a member of a military club, takes a Kalashnikov gun at a weapon exhibition during a military show, outside St. Petersburg, Russia, Sunday, Feb. 5, 2023. (AP Photo/Dmitri Lovetsky)
Prodhuesi i armëve Kalashnikov po krijon një ndarje të re për të prodhuar të ashtuquajturat dron kamikaz.
Këta janë dronë të pajisur me një mbushje që shpërthen ndërsa droni godet objektivin. Deri tani, forcat ruse kanë blerë kryesisht dronë Shahed të prodhuar nga Irani për këtë qëllim.
Në të njëjtën kohë, ata kanë punuar për të rritur prodhimin e tyre dhe tani kallashnikovi rus, i njohur më së shumti për armën automatike AK-47, njofton se po rrisin ndjeshëm prodhimin.
“Këto pajisje janë projektuar për shkatërrimin me precizion të lartë të objektivave të largëta individuale dhe grupore. Në vitin 2024, ne do të shumëfishojmë prodhimin e dronëve, tha presidenti kallashnikov Alan Lushnikov, por nuk dha shifra specifike.
Në maj, Rusia ka dërguar valë të qëndrueshme dronësh në objektivat në Ukrainë. Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar rritjen e prodhimit të dronëve të tij dhe autoritetet kanë vlerësuar se do të jenë në gjendje të prodhojnë 18,000 dronë në vit deri në vitin 2026.
Kur Kallashnikovi lëshoi dronët e tij KUB në vitin 2019, ata u deklaruan se kishin një shpejtësi midis 80 dhe 130 kilometra në orë. Ata mund të mbajnë tre kilogram eksplozivë dhe të fluturojnë deri në 30 minuta, sipas The Defense Post.
Marrë nga: Document.no
Problemi me serbët është mësymja e tyre e pangopshme ndaj territoreve shqiptare, secili lëshim që mund tu bëhet, ua shton orekset dhe etjen ekspansioniste





Doli ne treg Albumi i pare nga Ish Miss Kosova 2010 Keshtjella Pepshi!
Ish Miss Kosova Univers 2010 dhe kengetarja Keshtjella Pepshi, para pak ditesh ka lancuar Albumin e saj (Space in Time ).
Keshtjella , ne vitin 2010 u zgjoodh Miss Kosova Univers dhe prezantoj shtetin e Repuplikes te Kosoves ne Miss Univers, ku u mbajt ne Las Vegas.

Ne vitin 2018 ish missi dhe kengetarja , Keshtjella Pepshi hodhi ne treg kengen e saj te pare: Too Many Miles , e cilla u degjuar dhe transmetua edhe ne MTV , Europa.Ne viti 2020 ne Kohe pandemie , lansoje kengen e dyte : Who Cares , kenge kjo qe u mireprit nga Radiot europiane , Keshtjella , perndryshe njihet si nje kengetare me nje Vokal dhe Interpretim te larte artistik , e cilla pritet Ta pushtoje tregun europian dhe boteror.

Rrnoft Policia e Republikës së Kosovës! Rrnoft integriteti territorial i shtetit të Kosovës!

Vjosa Osmani: Sovraniteti i vendit është i pacënueshëm, ai mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj
Deklaratë e Presidentes Osmani
Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm, ndaj mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj. (Neni 2 i Kushtetutës)
Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim.
Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë.
Bashkë, jemi gjithnjë më të fortë!
Angazhimet policore në mbarëvajtje të sigurisë
Prishtinë, më 26 maj 2023
Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saj policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend.
Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.
Informatë shtesë:
Me qëllim të pengimit të hyrjes së kryetarëve të komunave në vendet e tyre të punës, pranë hyrjeve të objekteve komunale të tri komunave janë tubuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, për të mos lejuar hyrjen e tyre dhe stafit përcjellës në objektet zyrtare të komunave.
Përveç personave të angazhuar dhe automjeteve/mjeteve të tyre të vendosura në afërsi dhe pranë objekteve komunale, në komunat veriore janë lëshuar edhe alarmet të cilat përdoren nga strukturat kriminale për mobilizim dhe tubime.
Policia e Kosovës ka angazhuar njësitet relevante policore, me qëllim të menaxhimit të situatës dhe rrethanave të krijuara nga ana e qytetarëve të tubuar, të cilët pengonin organet e rendit dhe zyrtarët shtetëror në ushtrimin e së drejtës së tyre legjitime.
Zyrtarët e rendit publik vazhdimisht kanë biseduar me qytetarët e tubuar, duke kërkuar që të njëjtit të largohen dhe të mos pengohet puna e zyrtarëve shtetëror, të lirohet rruga dhe të lejohet hyrja e tyre në vendet e punës, mirëpo të njëjtit kanë refuzuar në vazhdimësi.
Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë (5) zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore.
Po ashtu janë shkaktuar dëme materiale ndaj katër (4) automjeteve zyrtare, njërës prej tyre ia kanë vënë zjarrin. Dyshohet se në afërsi janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por që ende nuk dihet lokacioni i saktë.
Duke parë rrezikun e drejtpërdrejtë të jetës së zyrtarëve policorë, njësitet policore relevante në vetëmbrojtje janë detyruar të reagojnë dhe të përdorin mjetet e ligjshme, përfshirë gazin lotsjellës për shpërndarje të turmës, dhe për t’ua mundësuar hyrjen kryetarëve në objekte komunale.
Lidhur me veprimet e deritanishme Policia ka bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet me organet e drejtësisë, të cilët rastin e kanë cilësuar si “Sulm Kundër Rendit Kushtetues”.
Policia e Kosovës do të vazhdojë të mbajë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim, si dhe do të ndërmarrë masa ligjore ndaj veprimeve të kundërligjshme, që në çfarëdo mase do të rrezikonin sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin në vend.
Një lektorium për Ministren Margariti

Fitim Çaushi, Gjirokastër
Po kalojnë mbi dy muaj, që Shoqata “Labëria” Nderi i Kombit, i ka dërguar Ministres së Kulturës Ilva Margariti, Rezolutën e Simpoziumit “Polifonia shqiptare, vlerë e krijimtarisë shpirtërore të popullit shqiptar” dhe ende nuk ka marrë përgjigje, ndonse problemi është fare i qartë: Vasil Tole, depoziton individualisht në UNESCO dosjen për “isopolifoninë” shqiptare, motivuar me prejardhje nga sirenat, mbështetur teorikisht edhe prej studimit “Odisea dhe sirenat grishje drejt viseve isopolifonike të Epirit”. (Vasil. S. Tole, Enciklopedia e isopolifonisë, UEGEN 2007, f. 129)
Në esencë shqetësimi i Shoqatës “Labëria” dhe shumë intelektualëve, muzikantëve, studiuesve është: “deformimi i emërtesës së Polifonisë shqiptare në “isopolifoni” me prejardhje nga sirenat, të cilat Vasil Tole i vendos në Epirin e Jugut me etnitet grek dhe shtrirje deri në Shkumbin”. Për Ministrinë e Kulturës, duhet të sjellë shqetësimin, se; kultura polifonike e popullit shqiptar, është e prejardhur prej kulturës së lashtë greke, e cila ka lulëzuar në trojet e Epirit, ku sot banojnë shqiptarët!
Këtë e dëshmon edhe libri i Vasil Toles, në UNESCO: “Festat për nder të Dionisit shënonin fillimin e sezionit të shfaqeve teatrore në Athinë. Pjesëmarrësit në to, dashje pa dashje shndroheshin në bartësit e parë të trashëgimisë folklorike që po lindte në një truall shumë të begat etnografik, siç ishte në fakt Greqia e lashtë”.(Vasil S. Tole, Odisea dhe sirenat… f 59) Vasil Tole e ka futur librin e sirenave në dosjen e UNESCO-s, për të dëshmuar, se bartësit e parë të trashëgimisë folklorike në truallin Ballkanik, kanë qenë grekët e lashtë të Athinës, jo ilirët e lashtë! Tole për studimin e trashëgimisë shpirtërore të popullit shqiptar, hulumton jo në territorin shqiptar, por në Greqinë politike, në Epir! Çduan festat dionisjake në Epir, ndërkohë që në epokën antike s’ka patur grek? Atje kanë banuar Thesprotët!
Pasi u ekspozua keq nga simpoziumi i Shoqatës “Labëria”, Tole, tek emisioni i Mustafa Nanos, mashtroi opinionin shoqëror, se gjoja në UNESCO kishte futur “polifoninë me iso”, jo “isopolifoni”, por nga “përkthimi anglisht”, fjala “iso” ka dalë përpara emrit”! Kjo manovër e prezanton Vasil Tolen si karakter të degraduar, sepse në librat shqip: “Odisea dhe sirenat…”, “Enciklopedia e isopolifonisë” dhe “Pse qajnë kuajt e Akilit”, në mënyrë konstatante ka stampuar qindra herë termin “isopolifoni” dhe jo “polifoni me iso”, çka provon, se në UNESCO, nuk ka influencuar anglishtja për emërtesën “isopolifoni”.
Jemi të detyruar t’u sjellim specialistëve të Ministrisë së Kulturës dhe Akademisë së Shkencave, disa spekulime të Vasil Toles: ”Në lidhje me këtë veçori tingullore të sirenave, na vjen mirë të pohojmë, se ka një përqasje me mendimet më të përhapura mbi veçoritë e zërave këngëtorë të iso-polifonisë së shqiptarëve“ (Odisea dhe sirenat…f. 15) Për Vasil Tolen, ekzistojnë dy “isopolifoni” të ndryshme; “isopolifonia” e sirenve në Greqi dhe “isopolifonia” shqiptare, të cilat kanë përqasje mes tyre, pavarësisht se ndodhen në vende të ndryshme; sirenat në Epirin e jugut dhe shqiptarët në Epirin e veriut. Kjo dinakëri e Vasil Toles e kushtëzon polifoninë shqiptare në djepin e sirenave greke: “Lidhja e udhëtimit të Uliksti…se ai do të ballafaqohej me sirenat, është tjetër dëshmi e lidhjes që kanë Sirenat dhe kënga e tyre, me prejardhjen dhe shtratin e vërtetë të dukurisë së jashtëzakonshme muzikore të iso-polifonisë”.( Odiseu dhe sirenat …f.14)
Sipas Vasil Toles, dukuria e “isopolifonisë”, e ka shtratin e vërtetë te kënga e sirenave! Për ta vulosur “shpikjen” anormale, akademiku Tole e njeson këtë gjenezë edhe me polifoninë labe: ”Zëri i Sirenave ishte i veçantë për shkak të teksturës vajtimore iso-polifonike të tyre, veçori të cilën ende sot e gjejmë tek iso-polifonia labe, në ish trojet e Epirit të dikurshëm antik. Mjaft tipike është borobitja labe (mbartëse e isopolifonisë së fshehur) si dhe i kënduari i njohur si dy dhe tre vetçja isopolifonike e Dukatit.”(Odisea dhe Sirenat… f.24-25) Vetëm Vasil Tole mund të dëgjojë te polifonia e sotme labe, ende zërin e sirenave greke! Këtë pseudoargument të librit, Vasil Tole e ka futur edhe në videofilm dërguar UNESCO-s: “Ne besojmë se zëri i Sirenave ishte karakteristik, jo vetëm për shkak të bukurisë së tyre në vetvete, por çka ishte më e rëndësishme, për shkak të tekstit iso-polifonik vajtues, një veçori që e gjejmë akoma në Iso-polifoninë Labe të sotme në territoret e ish Epirit të lashtë”. (videofilmi në linkun: “archives/multimedia/document-610”) shih titrat në minutazhin 1.41- 1.53 të videofilmit).
Vasil Tole përpiqet të imponojë tezën, se polifonia labe e ka prejardhjen e largët nga sirenat greke! Si e dëgjoi Vasil Tole zërin e sirenave, tek kënga polifonike Labe, ndërkohë që sirenat si qenie ireale nuk kanë kënduar kurrë? Edhe për strukturën e polifonisë katërzërëshe të Shqipërisë së Jugut, Tole i referohet sirenave: “Nga vëzhgimi etimologjik i emrave të Sirenave, rezulton se Ligea është mbartëse e të qarit me dënesë, (me ligje, siç e themi ne e që lidhet aq ngushtë me vajtimin), Thelxipea është magjiplotë, Aglaopea e veçantë dhe Peisinoe e bindur. Mbështetur në një përqasje të këtyre veçorive etimologjike, duket se gjejmë në tiparet e tyre, tashmë si këngëtare, edhe një rreshtim strukturor të ngjajshëm me strukturën e vendosjes së zërave në iso-polifoninë popullore shqiptare. Më konkretisht të zërit të parë Marrësit si magjiplotë, II, Kthyesit si të veçantë dhe të zërit të III, Isos, e cila s’është gjë tjetër veçse zëri i së bindurës Peisione.”(Odiseu dhe sirenat…f. 37)
Më të qartë se kaq Ministria e Kulturës dhe Akadamia e Shkencave, nuk do ta gjenin spekulimin e Vasil Toles për prejardhjen e “isopolifonisë” shqiptare prej sirenave mitologjike greke, madje mund edhe ta shikojnë në faqen zyrtare të UNESCO-s: Formulari “UNESCO ENTRY FORM” (videofilmi në linkun: “archives/multimedia/document-610”) është pikërisht “Dosja për Regjistrim në UNESCO” që kanë paraqitur, në vitin 2005, me nënshkrimin Vasil Tole.
Në librin, futur në UNESCO, Tole e ka theksuar prejardhjen e sirenave si qenie mitologjike greke: “Në mitologjinë e lashtë greke sirenat paraqiteshin gjysmë gra, gjësmë zogj.” (Vasil S. Tole, Odiseja dhe sirenat… f. 10) Këtë konstatim, e kanë legjitimuar dhjetra botime në Greqi, veçanërisht Fjalori i Mitologjisë Greke. Përderisa sirenat janë qënie mitologjike greke, përse të konsiderohet e prerjardhur prej saj “isopolifonia” shqiptare! Në “Dosjen për Regjistrim në UNESCO”, shkruhet: Etnomuzikologjia ka vërejtur ekzistencën e Sirenave në mitologjinë e stërgjyshërve tanë”. (Shih titrat në minutazhin 1.12-1.19 të videofilmit). Nuk e kuptojmë, se si Ministria e Kulturës pranon ekzistencën e sirenave në mitologjinë e stërgjyshërve të tyre? Ndoshta Vasil Tole rrjedh nga stërgjyshër grekë, po nuk ndodh që të parët e Mnistrisë së Kulturës të kenë qenë grekë? Si mundet të vazhdojë Ministria e Kulturës Shqiptare, të miratojë prejardhjen e polifonisë shqiptare prej sirenave greke? Pavarësisht se çfarë soji janë punonjësit e Ministrisë së Kulturës, këngën polifonike e kanë krijuar stërgjyshërit e shqiptarëve jo të grekërve!
Vasil Tole, duke futur në UNESCO sirenat e Epirit, si djepi i polifonisë shqiptare, operon me terma antike dhe jo politike. Në linkun “archives/multimedia/document-610”, domethënë në Formularin “Dosja për Regjistrim në UNESCO”, shkruhet: “Muzika iso-polifonike është përhapur në një territor gjeografik ku përfshihet shumica e Shqipërisë Jugore. Dy zona të mëdha gjeografike dallohen në këtë territor gjeografik: Toskëria dhe Labëria. Gjysma jugore e këtij vendi ka qenë quajtur Epir dhe ajo veriore është quajtur Iliria (Shih titrat në minutazhin 0.22-0.31 të videofilmit).
Me këtë ndarje, Tole e shkëput Shqipërinë e Jugut si Greqi, ndërsa Shqipërinë e Veriut e legjitimon si Iliri! E gjithë bota e qytetëruar komunikon zyrtarish me gjeografinë politike: Shteti i Turqisë, Shteti i Qipros, Shteti i Greqisë, Shteti i Shqipërisë, Shteti i Italisë, Shteti i Bullgarisë etj, ndërsa Vasil Tole shpie në UNESCO shtetin e Epirit (!) i cili nuk ekziston asgjëkundi! UNESCO, si institucion i OKB, nuk i njeh komunikimet antike dhe etnike, respekton institucionet shtetërore politike. Duke depozituar në dosjen e UNESKO-s Epirin, të cilin Tole e konsideron grek, me “isopolifoninë” e sirenave, depoziton në UNESCO kulturën e popullit grek: “Me të drejtë thuhet se arti i Greqisë së lashtë kaloi nga idea e kaosit tek ideja e botës harmonike … Iliada dhe Odisea përbëjnë burimin e parë historik, monumentin e parë të shkruar, i cili përshkruan aktet e trimërisë së parahelenëve në këtë epokë”. (Odisea dhe sirenat….f. 65-66)
Me këtë deklarim, Tole dëshmon se poemat epike Iliada dhe Odisea na përbëkan burimin e parë historik për aktet e trimërisë së parahelenëve! Ndonse pretendon se ka futur në UNESGO polifoninë shqiptare, Vasil Tole mohon kategorikisht ekzistencën e parailirëve tek Iliada dhe Odisea, në të cilat ka ngjarje, beteja dhe heronj me origjinë Dardane dhe Epiriote. Dr Hahn, gati 200 vjet përpara, ka shkruar: “Ne kemi arritur në përfundimin se maqedonasit dhe ilirët, të cilët ishin farefis midis tyre, formojnë një degë të madhe të mëvehtësishme të trungut ilir…si popuj më të vjetër se grekët në Ballkan”. (Hahn Georg von ”Albanessche Studien. Jena”, f.224)
Madje ish sekretari i Akademisë së Shkencave të Francës, shkrimtari i madh Moris Drynon, ka deklaruar: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në Luftën e Trojës të udhëhequr nga Akili në njërën anë dhe Hektori në anën tjetër”( Horoskop, nr 4, 1999) Sigurisht ne nuk mund të jemi kategorik në këto argumente, sepse ka edhe teza të kundërta, ky privilegj i takon historianëve dhe gjuhëtarëve, por të deklarosh se poemat epike të Homerit janë me origjinë parahelene del qartësisht, se edhe të katër elementët e librit: Odiseja, sirenat, isopolifonia dhe Epiri, janë etnitete greke, për rrjedhojë edhe “isopolifonia” shqiptare që “buron” nga sirenat e “Odisesë”, na qenkërka greke!
Vasil Tole “studion” polifoninë shqiptare në antikitet dhe shkruan vetëm për artin grek: “Me të drejtë Homeri konsiderohet si përfaqësuesi më i spikatur i artit Apolonian, si pasqyrë e epokës dhe e njerëzve që e kanë kristalizuar panteonin e famshëm Olimpik”. (Odisesa dhe sirenat….f. 65-66) Të tilla vlerësime për artin grek në botën Homerike të poemave Iliada dhe Odisea. janë me shumicë në dosjen për polifoninë shqiptare në UNESCO! Këtë produkt të popullit shqiptar, Vasil Tole e ka precizuar: “kulturë polifonike te grekët e Epirit”.
Akademiku Demiraj e hedh poshtë këtë tezë: “Emri Epir me burim nga greqishta Eperios, është përdorur kryesisht nga grekët për të emërtuar vise në veriperëndim të trevave të mirëfillta greke…viset e të ashtuquajturit Epir, nga pozicioni i tyre gjeografik, duhet të kenë banuar qysh herët. Ndër të tjera atje duhet të ketë banuar edhe një popullsi më e lashtë, që zakonisht njihet me emrin pellazg. Banorët e kësaj zone, në lashtësi konsideroheshin nga grekët “barbarë”, flisnin një gjuhë ndryshe nga greqishtja. Mendimi i disa dijetarëve, sidomos grekë, që ata flisnin një dialekt të greqishtes nuk del i mbështetur. Përndryshe do të duhej pranuar që stëgjyshërit e banorëve shqipfolës të kësaj zone, kanë zëvëndësuar një popullsi të mëparëshme greqishtfolëse, çka nuk mbështetet as historikisht dhe as nga rrethanat e njohura. Mund të pohohet, se gjuha amtare në të ashtuquajturin Epir gjatë shekujve, duke përshirë edhe periudhën e lashtësisë, nuk ka qenë e ndryshme nga ajo e stërgjyshërve a shqiptarëve në përgjithësi.” (Sh. Demiraj, ”Epiri, Pellazgët…” f. 93-94)
Vasil Tole, për t’i dhënë Epirit përkatësi greke, me inisiativën private, apo urdhëra padronësh, i ka pasaportizuar sirenat në Epir: “Ne i përmbahemi idesë, se vendndodhjen e sirenave mund ta lokalizojmë pranë brigjeve të sotme shqiptare…” (V. S.Tole, Odisea dhe Sirenat… f. 41) Sikundër shihet, Tole i vendos sirenat pranë brigjeve të sotme të Shqipërisë politike, jo pranë brigjeve të Shqipërisë antike, ku fltet për sirenat. Në brigjet e Shqipërisë së sotme, Vasil Tole ka vendosur edhe kufirin greko-shqiptar: “Ende sot pika e kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë, mbart togfjalëshin kuptimplotë “Qafa e Botës”, ku shtrihet Shqipëria e Jugut.”( Pse qajnë kuajt e Akilit, f. 54)
Ndryshe ka pretenduar Tole: “Studimi “Odiseja dhe Sirenat…” niset nga shqetësimi i kahershëm për të zbuluar prejardhjen e tejlashtë të iso-polifonisë shqiptare… ekzistencën e iso-polifonisë qysh në kohrat e qytetërimeve antike.”(Vasil. S. Tole, Odisea dhe Sirenat, f. 7)
Ndonse pranon hershmërinë antike të studimit “isopolifonik”, Tole i vendos sirenat në kufirin shtetëror me Shqipërinë politike, por kufiri antik shqiptaro-grek, nuk shtrihet në “Qafë Botë”, shtrihet në Gjirin e Ambrakisë, Prevezë, sikurse e ka theksuar edhe akademiku Shaban Demiraj. (Epiri, Pellazgët, Etruskët dhe Shqiptarët, Tiranë 2008, f.52) Atje duhet t’i kishte vendosur Vasil Tole sirenat, jo pranë Qafë Botës në Konispol.
Për ta prezantuar territorin matanë “Qafë Botës” si Greqi, Vasil Tole përdor si mbështetje krahinën e Sulit: “…ky territor i nëntokës, ku gjenden sipas Homerit kori i sirenave vajtore… mbitoka e tij e ruan ende sot, një ndër të vetmet tradita shumëzërëshe më origjinale të trashëgimisë shpirtërore botërore: vajtimin iso-polifonik dhe iso-polifoninë në tërësi”. (V.S. Tole, Pse qajnë kuajt e Akilit…f. 53) Shihet qartë tentativa diversioniste e Vasil Toles për ta konsideruar krahinën e Sulit dhe tërë Çamërinë si territor grek, e bashkë me këtë tërë Epirin deri në Shkumbin, ku Vasil Tole ka shtrirë hartën e “isopolifonisë”. Përderisa sirenat kanë pasaportën greke, përse Vasil Tole i pashaportizon ato si banore të Sulit dhe Çamërisë, të cilat etnikisht i përkasin arbërit? Shqyrtimi i çështjeve jashtë-etnomuzikologjike, sidomos kur shprehen mendime me karakter historik mbi Epirin dhe Çamërinë, mbi kufijtë jugorë të Shqipërisë, duhet të ishte objekt i veprimtarisë kërkimoro-shkencore të studiuesve të profesionit. Në rastin konkret, si objekt kryesor i etnomuzikologjisë, është kultura muzikore e banorëve të lashtë ilirë dhe ska pse Tole të vihet në rolin e historianit, etnologut, gjeografit.
Martin Liku, 220 përpra, do të shkruante: “Suliotët janë një farë e Çamërisë, njëra prej katër degëve të popullsisë shqiptare”. Edhe Pukëvili ka shkruar për këtë realitet: “Republika e Sulit rreth vitit 1660 përbëhej nga katër fshatra: Suli ose Kakosuli, Qafa, Avariko, Samoniva, fshatra këto me regjime të veçanta që ndiqnin traditat e lashta të shqiptarëve. Gjatë 40 vjetëve popullsia u shtua në shtatë fshatra të rinj…Tukididi thotë se epiriotët e mësuan gjuhën greke nga ambrasiotët që ishin fqinjë të tyre, provë kjo që dikur këta jetonin në Epir…” (F. Pouqueville, Voyage de la Grece, Paris, 1826, v. 3, f. 82)
Dr. Zeno Jahaj në gazetën Panorama, nga faqia zyrtare e UNESCOS, ekspozon këtë dokument: “Polifonia greke “Carevan” ruhet vetëm në zonën e Epirit në Greqinë Veriperëndimore, e regjistruar në UNESCO në Listën përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore jomateriale të njerëzimit”. (Panorama 17 maj 2023) Sikundër shihet, polifonia greke e Epirit ka hyrë në UNESCO para polifonisë shqiptare; prandaj Vasil Toles nuk i mbetej veçse ta prezantonte polifoninë shqiptare si derivat të polifonisë greke, me origjinë prej saj! Për polifoninë epiriote, të regjistruar në UNESCO si Kryevepër e Njerëzimit, studiuesi grek Nikos Dionisopulos më 6 tetor 1989, kumtoi në simpoziumin ballkanik të polifonisë organizuar në Tiranë: “Kushdo që studion këngën tradicionale greke, menjëherë e vërteton praninë e dy sistemeve të ndryshme muzikore. Të parin e hasim në Greqinë Kontinentale, në Steria, Epirius dhe Thesali…Për mendimin tim kjo është një polifoni primitive dhe rudimentale, një rast unik në një shumëllojshmëri të madhe melodish në këtë rajon. Në fund do të formulonim dy pyetje: A është rastësore që këto dy raste të polifonisë rudimentare në Karpathos, të lidhen me praninë e gajdes dhe ceremonisë së dasmës, dhe a janë këto, fenomene polifonike, apo janë dy raste pa implikime të mëtejshme si përjashtime më interesante të rregullës së monofonisë në muzikën lindore? (Kultura Popullore, nr 1, 1990, f. 94-96)
Një polifoni dyzërëshe rudimentare, primitive në kufi me Shqipërinë politike, ka hyrë në UNESCO, ndërsa polifonia shqiptare, e pangjajshme me një tjetër për nga pasuria melodike, strukturat dhe fakturat katërzërëshe, futetn në UNESCO nga Vasil Tole si “isopolifoni” me prejardhje nga sirenat greke! Ku e mori këtë guxim Vasil Tole, që e tjetërsoi krijimtarinë shpirtërore të popullit shqiptar, duke ia përcjellë një populli tjetër? Tole nuk ka sjellë qoftë edhe një sirenë për demostrim folklorik, apo e ka çuar në Ministrinë e Kulturës për festivalin folklorik? Ose Sirena të vijë në Ministrinë e Kulturës dhe Akademinë e Shkencave, ose ndryshimi në UNESCO, rrugë tjetër nuk ka. Vetëm kështu zgjidhet problemi. Shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë, se trashëgima e tyre shpirtërore është e prejardhur prej sirenave greke dhe një populli tjetër. Këtu do të mbyllej diskutimi dhe thesi i thashethemeve të Vasil Toles dhe mercenatëve të tij.
Qysh në vitin 2004, etnomuzikologu Sokol Shupo, ka shkruar: “Të dy “tezat” e mësipërme të Z. Tole, fshehin poshtë tyre një të tretë – tezën që termi iso Shqipëri vjen e përdoret i filtruar përmes kulturës dhe gjuhës greke”. (Panorama, 4-5 maj 2023)
Përkundër Vasil Toles, që e prezanton Uliksin si etnitet grek, Prof. Çabej sqaron: “Në artikullin e tij “Gjendja e sotme e studimeve ilire”, Karl Keren, shënon se prehistoriani gjerman Carl Schuchardt shikon te Odiseu “Ilirinë e vërtetë”, sepse ky mbretëron mbi ishuj që janë të sferës ilire dhe dallohet “me urtësinë dhe e me gjakun e ftohët të tij” prej heronjve të tjerë të Iliadës: Gjithçka te Odiseu është detari, gjithçka lot në Mesdheun perëndimor, gjithçka është mënyrë jetese dhe legjendë ilire”.(Eqrem Çabej, Studime gjuhësore, Rilindja 1975, f. 100)
Me siguri Ministria e Kulturës nuk duhet ta dijë konfuzitetin e Vasil Toles në UNESCO: “Iso-Polifonia shqiptare rrjedh nga muzika kishtare bizantine”, linku- “albanian-folk-iso-polyphony-00155” Studiuesi italian Lorenco Tardo, ka pohuar traditën e lashtë tek arbëreshët: “Meloditë liturgjike në kompleksin e tyre të përgjithshëm i përkasin mbarimit të shek XIV dhe fillimit të shek XV, sepse shqiptarët morën me vete… një traditë provinciale dhe arkaike, një traditë, që duke qenë ruajtur në 400-tën dhe 500–ën, rrjedh nga koha e bazilejve e ndofta nga një kohë edhe më e lashtë”( Lorenco Tardo, “L’antica melurgia bizantina” Grotta-ferrata, 1938 f. 111) Duke e çuar djepin e polifonisë në kohën e bazilejve shek IV-V të erës sonë, e ndofta edhe në një kohë më të lashtë, studiuesi italian i etnomuzikologjisë, e ka përjashtuar ngjajshmërinë me isonin e korit kishtar bizantin, spse isoni bizantin ka lindur disa shekuj pas këngës shqiptare. Përse duhet ta fuste Vasil Tole këtë element kompromentues për polifoninë shqiptare në UNESKO? A nuk kanë të drejtën studiues, muzikantë dhe qytetarë të thjeshtë t’i kontenstojnë këto veprime diversioniste të Vasil Toles?
Prof. Ramadan Sokoli qysh në Konferencën parë të Studimeve Albanologjike në nëntor 1962, e ka saktësuar: “Meqënëse në muzikologji mbizotëron mendimi se grekët dhe romakët e lashtë nuk këndonin këngë polifonike, është shtruar çështja nëse polifonia e siujdhesës ballkanike është me prejardhje të lashtë, e mbijetuar deri në kohën tonë, apo kemi të bëjmë me diçka të ardhur! Disa hulumtues e kanë kundruar polifoninë popullore të kësaj siujdhese, si rrjedhojë e ndikimit të liturgjisë bizantine, por ky hamendësim as është vërtetuar as është miratuar, madje është pohuar e kundërta: huazimet e liturgjisë kishtare nga traditat popullore…Polifonia popullore shqiptare, e cila shtjellohet në shkallë të gjymta pentatonike, nuk ka ndonjë lidhje morfologjike me literarurën bizantine, e cila shtjellohet në shkallë modale heptatonike. Vetë tiparet origjinale të polifonisë sonë dëshmojnë se është trashëgimi e një tradite të lashtë që ka lindur këtu në vend.”(Konferenca e parë Albanologjike, Tiranë 1965, f. 334)
Profesor Sokoli e ka sqaruar përfundimisht problemin për prejardhjen e këngës polifonike nga muzika bizantine, pa qenë nevoja që Tole ta shtrinte këtë problem deri në UNESCO. Kush ia kërkoi këtë ngjajshmëri të isos shqiptare me isonin bizantin, Vasil Toles? Prof. Beniamin Kruta ka theksuar: “Një fakt i rendësishëm që e bën kompleks problemin e gjenezës së burdonit dhe në të njëjtën kohë i vë një pikëpyetje ekzistencës së tij herët në këngën bizantine, është kënga polifonike e kishës ortodokse të arbëreshve të Italisë, e cila me gjithë lashtësinë e saj, nuk e njeh ison. Melurgjia liturgjike bizantine deri në shek. e XIV, kohë në të cilën nisin emigrimet arbëresheve për në Itali, ne truallin jugor të Shqipërisë zhvillohet pa iso-n”. (B. Kruta “Kultura Popullore”, 1991, nr. 1) Vasil Tole e kishte këtë pasuri shkencore nga profesorët e tij, sepse Beniam Kruta ka dhënë lëndën e etnomuzikologjisë në Institutin e Lartë të Arteve.
Etnomuzokologu Spiro Shituni, ka shkruar: “Vasil Tole u shfaq si mohues i tërë veprimtarisë kërkimoro-shkencore etnomuzikologjike të kryer nga studiuesit etnomuzikologë shqiptarë të mëparshëm, të vdekur ose të gjallë” Polifonia shqiptare është pasuri shpirtërore e tërë popullit shqipar dhe si e tillë ka fituar anonimatin. Askush nuk mund ta përvehtësojë dhe ta falsifikojë atë. Askush nuk e ka caktuar Vasil Tolen për ta falsifikuar dhe përvehtësuar këtë pasuri të shenjtë, sikur ta kishte pronë private, pavarësisht, se ai diti ta fshihte diversionin e tij kundër kulturës popullore shqiptare me bujën marramendëse të “Kryeveprës botërore”! Populli shqiptar donte ta gëzonte kulturën e tij, si kryevepër botërore, në vlerën e saj origjinale, si produkt i popullit shqiptar, jo si produkt i sirenave greke.
Të ushqyer me urrejtje ndaj Shoqatës “Labëria”, ndonjë mercenar i Vasil Toles, pyet: “Cili studiues shqiptar ka propoganduar, se polifonia shqiptare e ka origjinë në Labëri”? Këtë duhet t’i jipte përgjigje sektori i muzikës në Ministrinë e Kulturës, por kemi rastin t’i kujtojmë babain e etnomuzikologjisë shqiptare prof. Ramadan Sokolin: “Polifonia jonë popullore në djepin e saj dhe në shtresimet e saj më të hershme, mund të duket si më e zhvilluar se në rrezatimet anësore. Nga kjo pikëpamje mund të mendohet se qendra e rrezatimeve të polifonisë sonë popullore është Labëria, aty ku kemi fakturat katërzërëshe, të cilat vijnë duke u pakësuar sa më shumë largohemi së andejmi”. (“Amza Letrare, 20 mars 2004, f.14)
Megalomani Tole ka patur kurajon ta poshtëronte kulturën popullore të zones veriore: “Iso-polifonia jonë popullore duhet konsideruar ashtu siç është: një fenomen elitar i të menduarit muzikor shqiptar e më gjerë ” Vaso Tole – Folklori muzikor -Polifonia shqiptare 1, Shtëpia botuese e librit universitar Tiranë 1999 f.16) Të pranosh se muzika tradicionale shumë-zërëshe e Shqipërisë së Jugut është elitare në krahasim me muzikën tradicionale një-zërëshe të Shqipërisë së Veriut, s’është veçse një qëndrim i njëanshëm estetik, një interpretim i gabuar i tipareve të tyre melodiko-modalë, një paragjykim apo qëllim i fshehur. As një dialekt muzikor nuk është superior ndaj një dialekti tjetër muzikor. Dialektet themelorë të muzikës tradicionale shqiptare, geg, tosk, lab, sikurse edhe grupimet muzikorë strukturoro-formalë bazë të saj, estetikisht, mbeten të barabartë.
Si mund të vazhdojë të pranojë Ministria e Kulturës, poshtërimin që Vasil Tole i ka bërë trashëgmisë shpirtërore të popullit shqiptar, si produkt kulturor i popullit grek?! Më i çmuar për Ministrinë e Kulturës dhe Akademinë e Shkencave, na qenka një spekulator që poshtëron popullin shqiptar dhe krijimtarinë e tij shpirtërore, se sa populli shqiptar dhe intelektualët e tij muzikantë, kompozitorë dhe studiues?



