Kreu Blog Faqe 1047

Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok

0

Prishtinë, më 26 maj 2023

Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend.

Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Presidentja Osmani priti në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, njëherësh kryesues aktual i OSBE-së 

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, njëherësh kryesues aktual i OSBE-së. 
 
Në takim me ministrin Osmani, Presidentja diskutoi për bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me OSBE-në përgjatë viteve, raportet bilaterale me Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në rajon dhe më gjerë. 
 
Presidentja Osmani u informua mbi prioritetet e ministrit Osmani dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut si kryesues të sivjetëm të OSBE-së, si dhe diskutuan mbi mbështetjen e OSBE-së për Republikën e Kosovës në të kaluarën, dhe bashkëpunimin aktual, në veçanti, Presidentja Osmani ka përmendur vazhdimin e bashkëpunimit për fuqizimin e vajzave, grave dhe rinisë, me theks të veçantë në Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. 
 
Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova vazhdon të jetë në ballë të progresit në rajon dhe më gjerë sa i përket forcimit të sundimit të ligjit dhe demokracisë, si dhe promovimit të të drejtave të njeriut, të cilat tanimë po njihen ndërkombëtarisht. Tutje, Presidentja Osmani shprehu përkushtimin e institucioneve të Republikës për vazhdim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e saj për ta avancuar rrugën euroatlantike të vendit tonë, i cili mbetet prioritet shtetëror.  

Forhåndsvisning av bilde Në temën e raporteve bilaterale me Republikën e Maqedonisë së Veriut, Presidentja Osmani ka vlerësuar rritjen e bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona, si dhe përkushtimin e ndërsjellë për thellimin e mëtejmë të tyre. 

Forhåndsvisning av bildePresidentja Osmani dhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Osmani kanë folur edhe për dialogun me Serbinë, me ç’rast, Presidentja Osmani ka theksuar shkeljet e vazhdueshme të Serbisë karshi marrëveshjeve të Brukselit, ndërsa ka përmendur angazhimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon.

Forhåndsvisning av bilde

Rezultatet zyrtare të regjistrimit në Serbi, jan manipulim me numrin e shqiptarëve

0
Refik Hasani
Më datën 28 prill, jan shpallur rezultatet zyrtare të regjistrimit në Serbi.
Dhe paraqitja jo e drejt, pasi ky numër  i regjistrimit është manipulim dhe mos pasqyrim i drejt e objektiv.
Enti Republikan i statistikave në Serbi,  ka  shpallur rezultatet dhe jan vetëm 61.687 qytetarë të përkatësisë shqiptare. Për Krahinën e Preshevës,që përfshin Medvegjë, Bujanoc e Preshevë.
Kujtoj se në Krahinën e Sanxhakut që shtrihet në Serbi dhe e përbëjn,si Komuna: Pazari i Ri, Sjenica, Tutin, Prijepolje, Priboj dhe Varosh i ri, jan publikuar shqiptarë në numër simbolik.
 Shpallja dhe publikimi i rezultatave të regjistrimit, dallon shumë nga rezultatet preliminare, apo themi dallimi është një përgjysmim  i popullatës shqiptare, kemi një manipulim.
Edhe pse ky regjistrimi i përgjysmuar e qëllimisht i minimizuar, i manipuluar e i kurdisur politikisht, kujtoj  që në vitin 2011, shqiptarët e kësaj  Krahine së Preshevës kan bojkotuar regjistrimin e popullsisë.
Tani ky regjistrim edhe pse i  përgjysmuar, ka krijuar një  rrethanë  të re,    si një gjendje  faktike dhe juridike e rrjedhimisht përfaqësimi i shqiptarëve në çdo institucion publik duhet detyrimisht e ligjërisht të bëhet në proporcion me përqindjen e pupullatës shumicë të kësaj krahine.
Duke ju referuar shifrave të publikuar, rezulton se: Në gjithë Serbin jetojn 61.687 shqiptarë, kurse vetëm në Krahinën e Pershevës  që përfshin: Preshevë, Bujanoc e Komunën e Medvegjës, rezulton se jan 57710 qytetarë Shqiptarë, kurse  Në Krahinën e Sanxhakut,si:
Komuna e Novi Pazarit  jan publikuar si të regjistruar  200 qytetarë shqiptarë, nga Komuna e Sjenicës jan publikuar si të regjistruar  26 qytetarë shqiptarë,nga Komuna e Tutinit jan publikuar si të regjistruar  16 qytetarë shqiptarë, nga Komuna e Prijepoljes jan publikuar si të regjistruar  2 qytetarë shqiptarë,
Në Krahinën e Sanxhakut, qytetarë të përkatësisë shqiptare,që jetojnë Republikën e Serbisë  me gjithë  Vojvodinën,  marrë parasysh të një  asimilimi  dhe  rezulton se  jan regjistruar  vetëm 3977 qytetarë shqiptarë!!!.
Në Krahinën e Sanxhakut kemi asimilim e një diskriminim, po ashtu në Krahinën Shqiptare të Preshevës  kemi një diskriminim,   më të madhë në këtë pjesë të Evropës, kur kemi  pasivizim të adresave dhe pastrim etnik në mënyrë institucionale, tani jan manipuluar, sepse numri prej 61.687 qytetarë të përkatësisë shqiptare, nuk është regjistrim i sakt-pra jemi shumë më shumë.
Shkruar nga: Refik HASANI
Të dhënat e publikuar bazohen,si në:
https://www.stat.gov.rs/sr-latn/vesti/20230428-konacnirezpopisa/ https://publikacije.stat.gov.rs/G2023/Pdf/G20234001.pdf Shenim: Në Krahinën e Sanxhakut, jan të përfshirë në këtë statistik në faqen 64 përkatësisht në faqen 80,për Krahinën e Preshevës, jan të përfshirë në këtë statistik në faqen 94 përkatësisht në faqen 106.

Kosova “multietnike”, eksperiment ndërkombëtar!

1

Florim Zeqa  

‘Pakoja e Ahtisarit’ përmes së cilës Kosova e shpalli Pavarësinë e 17 Shkurtit 2008, në preambulën e së cilës shkruan, “Kosova shtet multietnik” me mbi 95 përqind të popullatës shumicë autoktone shqiptare në trojet e veta, e paraqet paradoksin dhe padrejtësinë më të madhe historike ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Projeksionet e ndërrimit substancial të popullsisë në Kosovë

Pranimi me lehtësi i termit “multietnik” për shtetin më etnik në Ballkan dhe Evropë, ishte gabimi më fatal i klasës së atëhershme politike të Kosovës! Të gjithë ju gëzuam ri-shpalljes së pavarësisë së 17 Shkurtit 2008, por nëse i analizojmë me kujdes të gjitha zhvillimet politike dhe demografike, 15 vjet më pas, Kosova është krejt ndryshe nga ajo që ishte në vitin 2008!

Në Kosovë ka ndryshuar gjithçka në dëm të shqiptarëve.

Përgjatë kësaj kohe kanë ndodhur dy gjëra të dhimbshme; përmes emigrimit të vazhdueshëm të shqiptarëve drejt vendeve evroperëndimore ka rënë dukshëm numri i shqiptarve rezident në Kosovë dhe ka ndodhur ngritja dhe avancimi i pakicëse serbe në Kosovë.

Projeksionet e disa organizatave ndërkombëtare të cilat merren me çështjet demografike, tregojnë se brenda 5-6 viteve të ardhshme Kosova do të mbetet në vetëm në 700 mijë banor!

Ky parashikim i frikshëm pritet të jetë real pas heqjes së vizave në fillim të vitit të ardhshëm, me ç’rast gradualisht do të kemi ndërrim substancial të strukturës së popullsisë në Kosovë.

“Kosova Multietnike” është eksperiment ndërkombëtar për heqjen e identitetit kombëtar të shteteve dhe popujve. Suksesi në Kosovë i bashkësisë ndërkombëtare do t’i motivojë këta të fundit për aplikmin e multietnicitetit edhe në shtetet tjera të rajonit dhe më gjërë.

Albin Kurti e ç’montoi në tërësi personalitetin e tij!

Kryeministri aktual i vendit tonë, Albin Kurti gjersa ishte në opozitë admirohej nga qytetarët për parimet e fuqishme dhe premtimet e tij joshëse, kurse me ardhjen në pushtet i harroi parimet dhe premtimet e dhëna para qytetarëve.

Me ardhjen e Albinit në pushtet, qytetarët po e shohin një Albin tjetër nga ai i djeshmi si opozitarë! Albini i sotëm si pushtetarë nuk e mbajti asnjë parim dhe premtim të Albinit të djeshëm si opozitarë!

Përveq mos mbajtjes së premtimeve, pas ardhjes në pushtet, gafet e Albinit ngarendin njëri pas tjetrit. Se a është kjo mungesë e përvojës politike apo mosdijes, u mbetet ta vlerësojnë lexuesit e këtyre rreshtave.

Por akoma më keq se kaq, Albini dështoj me deklaratën e tij skandaloze për shfajsimin e Aleksandër Vuçiqit për krimet e Serbisë millosheviqiane dhe përkujtimet që i bëri për kriminelët serb! Me këto veprime Albin Kurti e ç’montoi në tërësi personalitetin e tij. 

Albin kështu hapen dyert e historisë! 

Mirëpo tek Albin Kurti vërehet qartë dëshira për të hyrë në histori. Meqenëse e ka shumicën në kuvend mbase edhe mund ta bëjë një gjë të tillë. Por, jo me deklarime gojore dhe akuza për dështimet e qeverive të kaluara, por me ndërmarrjen e veprimeve konkrete.

Albin Kurti mund të hyjë në histori nëse arrin t’i bëjë këto gjëra; që ta heqë nga preambula e Kushtetutës së Republikës së Kosovës termin “Shtet Multietnik”, ta anulojë në Kuvend ratifikimin e marrëveshjes së 19 Prillit 2013 në Bruksel për Asociacionin (Zajednicën), t’ia merr në Kuvend mandatin e Gjykatës Speciale, ta shkarkojë Gjykatën Kushtetuese dhe ta zgjedh në Kuvend një përbërje të re e cila e anulon vendimin e kësaj gjykate për eks-territorialitetin e kishave dhe manastireve serbe, me theks të veçantë për marrjen e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit, në mënyrë që ato prona t’i kthehen dy ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” dhe pronat e tyre si asete shtetërore dhe të futen në kuadër të Fondit Sovran, të cilin e ka themeluar vite me parë ‘Qeveria e Kurtit’, për të vazhduar me Kishën në pronën e Universitetit të Prishtinës, në Pjeterq të Klinës, Banjë të Pejës, Kllokot, Gurakoc të Istogu, Vitomericë të Pejës, Bernjakë të Rahovecit dhe shumë vende të tjera gjithandej Kosovës.

Albin mund të hyni në histori me anulimin e të gjitha vendimeve antishtetërore dhe antikombëtare të qeverive paraprake në Kuvendin e Republikës së Kosovës e assesi me deklarime dhe frazeologji të bukura përplot demagogji.

Të përshtatet apo restaurohet objekti i Universitetit të Punëtorëve në Preshevë

Foto: Objekti i Universitetit të Punëtorëve në Preshevë 

Shkruan : Xhemaledin SALIHU 

Lidhur me postimin e Kastriot Saqipit për objektin e Universitetit të Punëtorëve në Preshevë po bëhet një polemikë në FCB. Me shumë arsye, shumica e polemizuesve e mbrojnë këtë objekt të vjetër kulturor-arsimor, i cili deri më vitin 1981 luajti këtë rol të rëndësishëm, sepse më shkurt të vitit 1981 e gjithë veprimtaria kulturore-arsimore kaloi në objektin e ri të Shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica”, ku kjo veprimtari zhvillohet edhe sot. 

 Objekti i Universitetit të Punëtorëve në Preshevë, “Sokollana”(sallë gjimnastikore e sokolave) e mori emrin sipas Shoqërisë së Rinisë “Soko” në Jugosllavinë e Vjetër. Ajo pas Luftës së Dytë Botërore ishte ndërtesë e Universitetit të Punëtorëve dhe Shtëpisë së Kulturës, ku zhvilloheshin aktivitetet kulturore arsimore. “Sokollana” filloi të ndërtohet më 1934 me punë vullnetare e kontribute në të holla të zejtarëve dhe anëtarëve të Shoqërisë “Soko: nga Presheva/Slobodna rec, Vranje, od 02 jula 1993 godine. 

Salla e Sokollanës u bë gati në dimrin e vitit 1938, kur u organizua program kulturo e argëtues nga zejtarët dhe anëtarët e Shoqërisë Rinore “Soko” nga Presheva, Bujanoci dhe Kumanova, ndërsa plotësisht u krye më 1939./Slobodna Rec, Vranje, od 2 jula 1999.godine apo Xh. Salihu, Kultura shqiptare në Preshevë 1945-1995, Preshevë, 1999, f. 64 dhe 65/  

Pra, këtë objekt e ndërtuan mjeshtërit dhe tregtarët e Preshevës, duke dhënë kontribut në punë dhe në të holla, andaj edhe objekti i takon trashëgimisë kulturore ndërtimore të Preshevës dhe si i tillë duhet të ADAPTOHET APO RESTAUROHET, por të ruhet arkitektura e vjetër, e cila mund të zbukurohet me elemente të reja. 

Në Preshevë, para shumë viteve u shkatërrua Hamami i Vjetër të Xhamia e Poshtme dhe u ndërtua një godinë banesash, e cila ka mund të ndërtohet gjithëkund, por jo në themelet e Hamamit të Vjetër. Pra u shkatërrua një objekt i vjetër, për të cilin tashti më nuk e kemi si objekt ndërtimor të trashëgimisë kulturore. 

Kohëve të fundit, Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë vullnet dhe janë bë në shumë raste shkatërrues të trashëgimisë tonë kulturore: rasti i objektit të Universitetit të Punëtorëve, ku zhvillohej veprimtaria e bujshme bibliotekare, veprimtaria e kinemasë, veprimtaria e SHKA-së “Abdulla Krashnica”, veprimtaria kulturore-artsitike me koncerte e shfaqje të ndryshme dhe veprimtaria arsimore/lexo:Xhemaledin Salihu:”Kultura shqiptare në Preshevë “/, po shkatërrohet Kalaja e Preshevës, Teqja e Preshevës, Teqja e Tërrnavës, Varrezat e Krushqëve dhe Varrezat e Vjetra Ilire në Bukuroc e shumë asete të Trashëgimisë kulturore në Preshevë. 

Arkitekti Kushtrim Nasufi ka hartuar një projekt adaptimi shumë të mirë të objketit të Universitetit të Preshevës, sa kam një informatë edhe Komuna e Preshevës ka hartuar një projekt adaptimi. Cilido prej këtyre projekteve që planifikon adaptimin ose restaurimin e këtij objekti është i mirëseardhur, vetëm e vetëm mos të shkatërrohet i tëri, sepse po e humbim trashëgiminë tonë kulturore, traditën tonë, të kaluarën tonë dhe historinë. 

Projekti i Kushtrim Nasufit  

Objekti i Universitetit të Punëtorëve patjetër të ruhet dhe të ADAPTOHET APO RESTAUROHET SI ËSHTË MË SË MIRI NGA PROJEKTET E PËRMENDURA. 

TA RUAJMË E MBROJMË TRASHËGIMINË TONË KULTURORE TË PRESHEVËS. 

Kërkesë për shkarkimin e Zëvendës-ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, zt. Arbër Vokrri

0

Kërkesë drejtuar deputetëve të Kuvendit, Presidentes, Kryeministrit të Republikës së Kosovës.  

Duke qenë se në vazhdimësi studio, analizoj, përcjell pothuajse të gjitha shkrimet, komentet, videodeklarimet etj, të hoxhallarëve të cilët lidhen me radikalizmin, ekstremizmin, terrorizmin islamik etj. Kisha pa videodeklarimin e zt. Vokrri, ishte tepër skandaloze dhe shqetësuese për mua, sa që deri më sot, ka disa qindëra shkresa që kam dërguar në institucione të ndryshme ndërkombëtare, që trajtojnë çështjen e terrorizmit, e në veçanti terrorizmin islamik. 

Fatmirësisht, dita-ditës shohë që reagimi i qytetarëve, medieve etj në Republikë të Kosovës, është shtuar. Por kaq nuk mjafton, dihet se çfarë kërkohet, përgjegjësia politike, përgjegjësia penale dhe marrja e dënimit meritor.  

Përmbajtja e letrës dërguar deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës:  

Për: Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës 

Nga: Skender Jashari 

Kërkesë: 

Për kërkim përgjegjësie dhe shkarkimin e Zëvendës-ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, zt. Arbër Vokrri.  

I/e nderuar deputet/e e Republikës së Kosovës. 

Fillimisht, më lejoni të iu njoftoj, që unë nuk i kam taku asnjëherë asnjë partie politike dhe nuk kam votuar asnjëherë në Republikën e Kosovës, edhe pse kam shtetësinë. Gjithashtu më lejoni, të iu njoftoj kam qenë pjestarë në disa Luftëra tona Çlirimtare, kam studiuar drejtimin juridiko-penal dhe jam njohës i mirë i rrethanave politike dhe fenomenit të terrorizmit islamik, e që kam qenë viktimë edhe në territorin e Republikës së Kosovës, nga agjentët islamik të Serbisë( si rasti më 27.05.2009). 

Ju lutem, keni parasysh që kjo kërkesë e imja, është edhe në emër shumicës së popullit tonë. 

Në një tubim privat me rastin e përurimit të disa librave dhe të një darke( iftari) të Shefqet Krasniqit merr pjesë edhe zëvendës-ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal-zt. Arbër Vokrri. Arbër Vokrri, në fjalimin e tij propagandues të “Xhihadit Global” me fjalë tërësisht të një “agjenti islamik të Serbisë”, ku qartë kuptohen, citoj:”fatkeqësisht nuk mundet aq sa dojmë dhe aq shpesh sa kemi dëshirë ta materializojmë në punë të mira, në impakt në shoqëri, në  impakt në kahjen në orientimin qytetrimor të përgjithshëm të shoqërisë e kjo uroj dhe shpresoj që gradualisht do të korrigjohet.”1  

Kuptohet që orientimi i tanishëm Euro-Atlantik i Kosovës, të korrigjohet gradualisht kah orientimi qytetrimor Islamiko-Arabo-Aziatiko-Turk, e që falë këtij orientimi më shekuj të tërë ishim nën robërinë e Perandorisë Osmane në bashkësundim me sllavët( Patrikanën e Stambollit), derisa falë qytetërimit perëndimor dhe SHBA-së, ne fituam Lirinë, Shtetësinë e Republikës së Kosovës.  

Republika e Kosovës, ka edhe Strategji Kombëtare për Integrimin Europian, thekson:”  Republika e Kosovës, përkatësisht institucionet dhe populli i saj, janë plotësisht të përkushtuar ndaj procesit të integrimit evropian me synimin e qartë për t’u anëtarësuar në BE. Në mënyrë që të përmbushet kjo pritje, është thelbësore që të zhvillojmë më tutje dhe të ruajmë një konsensus mbarëkombëtar dhe vizion për integrimin evropian.”2 Kjo Strategji ” …pasqyron vizionin dhe qëllimin e Kosovës për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian dhe trajton mangësitë serioze me të cilat Kosova ende po ballafaqohet, si dhe shtjellon synimet që ne synojmë t’i arrijmë për ta afruar Kosovën me BE-në.3 Prandaj deklarimi i zëvendësministrit në fjalë, është kundër Orientimit të Kosovës, kundër kësaj Strategjie, kundër ekzsitencës së Republikës dhe Shtetit të Kosovës.  

Vazhdon më tej, zt. Vokrri, citoj:“Çfarë është përgjegjësia jonë si popull, kur them popull e kam fjalën në radhë të parë për etninë tonë, për Shqiptarët… Ne jemi produkt  i kombinimit të së paku dy qytetërimeve, por kulturalisht elhamdurilah që më shumë se 6  shekuj jemi nën ndikim të fuqishëm të qytetërimit islam dhe mundemi me thënë me siguri që jemi populli i vetëm me sinjifikancë politike që mundemi me u krenu që jemi produkt i prirjes së islamit për me u përhap kah perëndimi. Sepse një prej misioneve të islamit është që fjalën e Allahut ta çojmë në çdo shtëpi dhe të jetë pishtar i qytetërimit njerëzor, të jetë busolla morale dhe qytetrimore e gjithë njerëzimit. Natyrisht se kjo, ky nuk është mision i lehtë, natryisht që hasë në pengesa, ndodhin edhe luftëra. E ne shqiptarët, nëse e shikojmë historinë jemi produkt i kësaj përpjekje dhe këtij ballafaqimi, për shkak se nuk kemi ekzistuar si entitet i veçantë me këtë emërtim shqiptar, para se me ndodhë ky ballafaqim në Europë dhe jemi të vetmit, pra i vetmi produkt i gjallë i historisë së islamit dhe prirjes së përhapjes së tij drejt qendrës së qytetrimit që ende frymojmë, që ende zhvillohemi, ende jemi këtu. Pra përgjegjësia e jonë është e jashtëzakonshme edhe si popull. Po rallë shqiptarët dmth e kemi hark kohor prej Spanjës deri në këtë kohë, kur ne kemi mbijetuar për me i ofru diçka botës, pra ne atëherë kemi dështuar qytetrimi që e ka ngritë islami e ka pësu një godiotje të madhe, kështu që si qytetar të vetëdijsum fetarisht e moralisht edhe politikisht duhet ta kuptojmë misionin tonë që ështëg konsolidimi i jo vec i besimit tonë por edhe i ndikimit tonë, së pari në rrethin tonë ma të afërm, familjet tona, mandej në lagjet tona, rrethin tonë e tutje sepse e kemi potencialin dhe Allahu ka një premtim tu na kujtu se shumë grupe të vogla kanë ngadhënjyer mbi grupe të mëdha…”4  

Arsyetimi  

Duke qenë se Republika e Kosovës, është republikë parlamentare dhe se Qeveria e saj është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikave shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar( neni 4, paragrafi 4 i Kushtetutës). Derisa në pajtim me nenin 65 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për sa i përket kompetencave të Kuvendit, mes tjerash paragrafi 8, thekson “zgjedh Qeverinë dhe shpreh mosbesimin ndaj saj.” 

Në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 4, paragrafi 4, thekson:” Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikave shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar.” Për të vazhduar me nenin 92, paragrafi 2, të Kushtetutës, “ Qeveria e Kosovës ushtron pushtetin ekzekutiv në pajtim me Kushtetutën dhe ligj” dhe  paragrafi 3 ” Qeveria zbaton ligjet dhe aktet e tjera të miratuara nga Kuvendi i Kosovës dhe ushtron veprimtari tjera brenda përgjegjësive të përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj.”  

Kurse kompetencat e qeverisë rregullohen në nenin 93, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ashtu edhe neni 94, paragrafi 1, 2, 3,4, prej nga kërkoj që të shkarkoni zëvendësministrin zt. Vokrri. Në nenin 97, paragrafi 2, theksohet ” Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat mbajnë bashkëpërgjegjësinë për vendimet që merr Qeveria, dhe përgjegjësinë individuale për vendimet që marrin në fushat e përgjegjësive të tyre.”  

Ligjit NR.08/L-117 Për Qeverinë e Republikës së Kosovës, neni 27, paragrafi 1, “Gjatë kryerjes së detyrave të tyre, anëtarët e Qeverisë dhe të emëruarit e tyre duhet të sillen në përputhje me standardet e qeverisjes së mirë dhe me legjislacionin në fuqi.”  

Ju lutem! 

Keni parasysh, se deri më sot, asnjë qeveritarë në Republikën e Kosovës, nuk ka bërë ndonjë deklarim të ngjajshëm. Madje ju lutem krahasojeni dhe kërkoni nëse deklarime të ngjajshme mund të ketë diku në ndonjë vend tjetër, e aq më pak në ndonjë vend me komunitet musliman në Europë. Shikoni gjithashtu a gjeni ndonjë paralele në këtë fjalim me “Xhihadin Global”, terrorizmin islamik, kërcënimet konkrete të terroristëve më të “famëkeq” si Bin Laden, Al Bagdadi, Lavdrim Muhaxheri, Ridvan Haqifi a organizatat terroriste. Deklarativisht dhe publikisht zt. Vokrri, shpallë mision “xhihadin global”, xhihad kundër Perëndimit, duke rreziku dhe kërcënu rendin juridik dhe të sigurisë së Republikës së Kosovës, ku shumë hapur e tregon në “ orientimin qytetrimor të përgjithshëm të shoqërisë e kjo uroj dhe shpresoj që gradualisht do të korrigjohet” pra të drejtohet drejtë lindjes. E kjo është e qartë edhe për qytetarin më të thjeshtë të Republikës së Kosovës, që nënkupton rrezikim të ekzistencës dhe shtetësisë së Republikës së Kosovës, si dhe kërcënim dhe parapërgatitje për akte konkrete terroriste islamike kundër qytetrimit Europian, kundër  rendit kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës. 

Natyrisht, pasojat do vijnë në të ardhmen, e do jemi dëshmitar ocular të tyre dhe benefiteve që Serbia do përfitoj në arenën ndërkombëtare përballë Republikës së Kosovës. Prandaj që këto pasoja të evitohen a minimizohen së paku, nevoitet veprimi institucionale.  

Me respekt. 

Më: 25.05.2023

 

Nga: Skender Jashari  

Më: 25.05.2023  

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!  

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. 

Dy fjalë për Prof. Dr. Faton Bislimi  

0

Shkruar nga: Prof. Ass. Dr. Salih Krasniqi, Prishtinë 

Ka kohë që kam përcjellë me vëmendje punën e angazhimin e Dr. Faton Bislimit. Secilit që pak ka ndjenja për LDK-në besoj i kujtohen paraqitjet brilante të Fatonit nëpër mediet e Kosovës sa ishte deputet. Secili që me të vërtetë e ka ndjerë ndonjëherë vetën si përkrahës apo simpatizant i LDK-së nuk ka mund se si mos të ndjehet krenar. Përtej kësaj, ajo që e bënë Fatonin unikal është veprimtaria e tij e bujshme dhe e gjatë në SHBA si urë lidhëse e shqiptarëve me institucionet më të rëndësishme në Washington. Për secilin që mendon racionalisht, disa pyetje janë esenciale: si është e mundur që një njeri i tillë i përkushtuar për LDK-në të mos përfillet nga ata që e udhëheqin LDK-në sot? A thua cila mund të jetë agjenda e tyre? A thua pse nuk ishte Fatoni në udhëtimin e Kryetarit të LDK-së në SHBA? Pse u anashkalua ky djalë?  

Pasi e lexova letrën e dorëheqjes së tij nga Kryesia e LDK-së, e kuptova edhe ma thellë situatën dhe u bënë të kjarta përgjigjet në pyetjet e ngritura më lartë! Ekziston një dallim themelor në mes të Fatonit dhe Lumirit – bindja politike. Njëri duket se për bindje politike e ka vetëm udhën drejt pushtetit partiak se për atë shtetëror po duket zbehtë puna. Tjetri për bindje politike e ka kauzën kombëtare. E kauza kombëtare edhe sforcimi i mëtutjeshëm i Republikës së Kosovës nuk mund të bëhet nga një LDK që mohon vet vlerat e veta.  

Fatoni me punën e tij ka treguar rezultate konkrete, jo të pakta. Rezultate që po e cojnë përpara interesin kombëtar të shqiptarëve jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj, sidomos në Luginë, e ku pikërisht ai atakohet ulët e turpshëm. Sa e vështirë duhet të jetë t’i bësh ballë mosmirënjohjes e bile edhe sulmeve shpifëse? Shumë e vështirë. Por, ata burra që kanë predispozita për të qenë liderë, nuk ligështohen. Ata veç forcohen. 

Dorëheqja e tij është kambanë ogurbardhë për vet LDK-në. Si një nga themeluesit e LDK-së në Zagreb e mandej kontributdhënës i saj për dekada këtu në Prishtinë, e shoh si mundësi reale guximin e Fatonit për t’u ndarë nga një lidership që nuk e projekton LDK-në fituese, dhe për të paraqitur ofertën që realisht i duhet Kosovës dhe kryekëput LDK-së. Rikthimi tek vlerat autentike të LDK-së, për çka po angazhohet Fatoni është për t’u admiruar e përkrahur pa asnjë reserve nga secili anëtar i LDK-së. Fundja, demokracia ka formulën e vendimit të shumicës. Deri atëherë, kur kutia vendos, unë e shoh letrën e dorëheqjes së Fatonit si thirrjen më serioze, mirë të elaboruar, të arsyeshme, për LDK-në që i duhet Kosovës, për LDK-në që na kthen krejt neve besimin e nderin që dikur kemi pasur si akademi politike e vendit!  

U mbajt Konferenca e Para Ofertimit për Ankandin Solar 100 MW

0

Prishtinë, 25 maj 2023 

Teksa sot u realizua një hap i rëndësishëm në arritjen e objektivave të përcaktuara në Strategjinë Kombëtare të Energjisë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me Ambasadorin Amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mori pjesë në Konferencën e Para Ofertimit për Ankandin Solar 100 MW. 

Sipas kryeministrit, ankandi i parë diellor që po pritet të krijohet në Kramovik ka potencialin të sigurojë energji elektrike për pothuajse 20,000 familje, projekt ky i cili hap rrugën drejt projekteve të mëtejshme të energjisë së rinovueshme në Kosovë. 

“Kjo pasqyron angazhimin tonë për një axhendë kuptimplot të ndryshimeve klimatike, mirëqenien e qytetarëve tanë dhe kalimin tonë drejt një të ardhmeje të qëndrueshme energjetike. Për më tepër, ne jemi në proces të finalizimit të Ligjit për Energjitë e Rinovueshme, i cili përfshin praktikat më të mira globale në industrinë e energjisë së rinovueshme dhe ofron siguri ligjore dhe rregullatore për investitorët e mundshëm”, shtoi kryeministri.

Ai theksoi se investimi për ankandin e parë diellor përbëhet nga një marrëveshje mbi 200 milionë euro me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit për sistemet e ruajtjes së baterive, një marrëveshje ndërmjet Korporatës sonë Energjetike dhe General Electric për modernizimin e termocentralit “Kosova B”, dhe një marrëveshje prej 160 milionë euro me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të ndërtuar kapacitete të energjisë së rinovueshme. 

Tutje, duke përmendur elementet që e bëjnë Kosovën një destinacion tërheqës për investitorët, sikurse afërsia e saj me tregjet evropiane, fuqia punëtore e aftë, dhe një kuadër i fuqishëm rregullator, kryeministri veçoi se synimi ynë është të inkurajojmë investimet private dhe të krijojmë një klimë të favorshme investimi, të cilat edhe janë shtytës kyçë për rritjen ekonomike. 

Mirënjohjen e tij të thellë, kryeministri e shprehu edhe për ambasadorin Hovenier dhe Qeverinë e SHBA-së, si dhe Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), për mbështetjen e palëkundur në ndihmën e Kosovës në identifikimin dhe promovimin e potencialit të madh të burimeve të ripërtëritshme të energjisë. 

Njëkohësisht, ai u nda i kënaqur edhe me punën e ministres Rizvanolli dhe ekipin e saj, të cilët kanë mundur të zhvillojnë këtë iniciativë dhe të krijojnë një proces të hapur dhe transparent tenderimi në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Forhåndsvisning av bilde

Konferenca e Para Ofertimit për Ankandin Solar 100 MW u organizua nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me USAID.

Forhåndsvisning av bilde

Fjala e plotë e Kryeministrit Albin Kurti: 

Your Excellency Jeffrey Hovenier, Ambassador of the United States of America in Kosova,

Honorable Ms Artane Rizvanolli, Minister of Economy of the Republic of Kosovo,

Honorable Mr Liburn Aliu, Minister of Environment, Spatial Planning and Infrastructure in our Government,

Dear participants,

Distinguished guests, 

I am honored to address you today as we move forward with our first ever solar auction – a milestone for Kosova. 

We understand the crucial role that renewable energy plays in combating climate change and reducing our dependence on fossil fuels, and we understand the importance of private sector investment to build these renewable energy capacities.

Forhåndsvisning av bilde

Our first renewable energy auction serves as a critical step in achieving the goals set out in our National Energy Strategy, which aims to establish energy independence and a transition to green and sustainable sources. I am extremely pleased that Minister Rizvanolli and her team have been able to develop this initiative, and to create an open and transparent bidding process in line with international standards. 

The process we are utilizing will foster competition, and ensure fairness and transparency among prospective investors. This will have the added benefit of driving down costs, and will pave the way for further renewable energy projects in Kosova.

Forhåndsvisning av bilde

I would like to express my deepest gratitude to Ambassador Hovenier and the US Government, as well as the United States Agency for International Development (USAID), for their unwavering support in helping Kosova identify and promote the vast potential of renewable energy resources 

Despite challenges, we have made remarkable progress in the energy sector. 

Notable projects and agreements that will drive this change are an over 200-million-euro agreement with the Millennium Challenge Corporation for battery storage systems, an agreement between our Energy Corporation and General Electric to modernize power plant “Kosova B”, and a 160-million-euro agreement with the IMF to build renewable energy capacities. Today, I am proud to say that Kosova is taking bold steps towards building a sustainable and environmentally friendly economy by harnessing the power of renewable energy. As a result, we are on the right track to an accelerated and much-needed energy transition.

Forhåndsvisning av bilde

The solar auction we are holding for the site in Kramovik has the potential to provide electricity for almost 20,000 households. This project represents tangible, real-life progress in our energy transition and support for renewable energy solutions. And it is just the beginning for Kosova. 

As you know, our country offers excellent infrastructure and a strategically advantageous location that make it an appealing destination for potential investors. Its proximity to European markets, a vibrant and skilled workforce, and a robust regulatory framework contribute to its attractiveness as a profitable investment destination. Our goal is to encourage private investments and create a favorable investment climate, which are crucial drivers for economic growth.

Forhåndsvisning av bilde

In line with our ambitious National Energy Strategy, we have set targets to deploy over 1300 MW of renewable energy capacities. This reflects our commitment to a meaningful climate change agenda, the well-being of our citizens, and our transition to a sustainable energy future. Furthermore, we are in the process of finalizing the Renewable Energy Law, which incorporates the best global practices in the renewable energy industry and provides legal and regulatory certainty for potential investors. 

Forhåndsvisning av bilde

It is our vision that we achieve environmental sustainability but also that our energy sector becomes central to promoting economic expansion, increasing employment opportunities, and facilitating business growth within Kosova.

Forhåndsvisning av bilde

I extend my heartfelt gratitude to all of you for being a part of this significant event. Kosova will always be grateful for the unwavering support of the US Government in our pursuit of building a strong, prosperous, and democratic nation.

Forhåndsvisning av bilde

Thank you!

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri Kurti takoi sot Presidentin e Akademisë Papnore për Jetë, imzot Vincenzo Paglia

0

Prishtinë, 25 maj 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Presidentin e Akademisë Papnore për Jetë, imzot Vincenzo Paglia. 

Në një takim miqësor, të shoqëruar edhe nga Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl, u bisedua për rëndësinë e lirive fetare.

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri theksoi se Republika e Kosovës është shtet laik dhe se Kushtetuta e Kosovës e kuadri ligjor ofrojnë liri dhe garanci të zgjeruara për ushtrimin e fesë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri po ashtu e njoftoi për progresin e Kosovës në këto më shumë se dy vite të qeverisjes në avancimin e demokracisë dhe rritjes së mundësive ekonomike që i kontribuojnë mirëqenies së qytetarëve të të gjitha komuniteteve.

Forhåndsvisning av bilde

Imzot Paglia u shpreh se është i mbushur plot shpresë kur sheh avancimin e Kosovës në këto vite dhe progresin e arritur duke theksuar mbrojtjen e lirive dhe harmonisë fetare.

Kryeministri Kurti në festën me rastin e ditës së Pavarësisë së Malit të Zi

0

Prishtinë, 24 maj 2023

  • Kryeministri Kurti në festën me rastin e ditës së Pavarësisë së Malit të Zi: Integrimi e orientimi në strukturat trans-atlantike është vlerë, synim dhe angazhim i dy vendeve tona

“Shpallja e pavarësisë nga Mali i Zi ishte realizim i aspiratës së popullit të saj për një shtet të pavarur e sovran të lirë e demokratik e të integruar në strukturat euroatlantike”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në festën e organizuar nga ambasada e Malit të Zi në Kosovë, me rastin e ditës së Pavarësisë së Malit të Zi.

Kryeministri Kurti tha Kosova dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim dhe marrëdhënie shumë të mira dhe se integrimi e orientimi në strukturat trans-atlantike është vlerë, synim e angazhim që ndajmë si dy shtete fqinje.

Mali i Zi e njohu pavarësinë e Kosovës që në vitin e shpalljes në 2008. Jemi mirënjohës që në kohërat më të vështira, Mali i Zi u bë strehë shpëtimi për mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës dhe nuk harrojmë asnjëherë mikpritjen dhe solidaritetin, tha ndër të tjera kryeministri Kurti në adresimin e tij.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

I nderuari z. Bernard Çobaj, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë,

I nderuari z.Arben Jakupi, drejtor i Zyrës për Diasporë nga Mali i Zi,

I nderuari z.Arben Xhurreta, drejtor i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, në Mal të zi,

Të nderuar ambasadorë të vendeve mike,

Të nderuar përfaqësues të kabinetit qeveritar, ministra e zëvendësministra,

Deputetë të Kuvendit të Republikës, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare,

Të nderuar të pranishëm,

Zonja dhe Zotërinj,

Jam i nderuar të jem sonte me ju, në këtë shënim të hershëm të ditës së pavarësisë së Malit të Zi.

Mali i Zi është vend fqinj i Republikës së Kosovës me të cilin kemi bashkëpunim dhe marrëdhënie shumë të mira.

Shpallja e pavarësisë nga Mali i Zi ishte realizim i aspiratës së popullit të saj për një shtet të pavarur e sovran, të lirë e demokratik, si dhe të integruar në strukturat euroatlantike.

Kjo aspiratë u shpreh më së miri me anëtarësimin në NATO dhe progresin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Integrimi e orientimi në strukturat trans-atlantike është vlerë, synim dhe angazhim që ndajmë si dy shtete fqinje.

Pragu i lartë në referendumin e pavarësisë para 17 vjetëve, nuk mund të kalohej pa mbështetjen e shqiptarëve në Malin e Zi, të cilët në mënyrë masive e mbështetën pavarësinë, kontribut ky i cili vlerësohet e duhet vlerësuar.

Mali i Zi e njohu pavarësinë e Kosovës që në vitin e shpalljes në 2008. Sot, si dy shtete fqinje punojmë së bashku për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë.

Jemi mirënjohës që në kohërat më të vështira, Mali i Zi u bë strehë shpëtimi për mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës dhe nuk harrojmë asnjëherë mikpritjen dhe solidaritetin.

Kemi punuar për të nxitur tregtinë dhe investimet, lëvizjen mes njerëzve dhe mallrave dhe përpara kemi projekte infrastrukturore të cilat do të lidhin e fuqizojnë edhe më tej dy shtetet tona.

Urime Ditën e Pavarësisë!

Cestitamo Dan Nezavisnosti!